As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Hud 11:119–123
11:119Page 235
إِلَّا مَن رَّحِمَ رَبُّكَۚ وَلِذَٰلِكَ خَلَقَهُمۡۗ وَتَمَّتۡ كَلِمَةُ رَبِّكَ لَأَمۡلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ ٱلۡجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ أَجۡمَعِينَ ١١٩
Except whom your Lord has given mercy, and for that He created them. But the word of your Lord is to be fulfilled that, "I will surely fill Hell with jinn and men all together."
...Përveç atyre të cilët i ka mëshiruar Zoti yt. -Këta janë ata të cilët i udhëzon Allahu te njohja e të vërtetës dhe në veprat e sinqerta sipas kësaj të vërtete. Këtyre u paraprin mirësia dhe përkujdesi nga Allahu i Gjithëmëshirshëm, i Cili u ka dhënë sukses të plotë. Ai u mundëson sukses qoftë në mësimin e të vërtetës, qoftë në punën e sinqertë sipas kësaj të vërtete, të sjellë me Shpallje dhe profetë. Ndërsa të tjerët janë ata që mbështeten tërësisht në forcat e veta dhe aspak tek Allahu, duke mos kërkuar udhëzimin prej Tij, prandaj e meritojnë devijimin dhe largimin nga rruga e drejtë. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:Për këtë edhe i krijoi ata. -Me urtësinë e Tij, Allahu i Lartësuar i krijoi njerëzit në atë mënyrë që prej tyre të ketë fatbardhë dhe të tjerë që meritojnë të jenë fatzinj, që disa të ndjekin rrugën e drejtë dhe disa të kundërshtojnë të ndjekin rrugën e drejtë. Allahu i Lartësuar e udhëzon grupin e parë, sepse ata i mbështeten Atij dhe e kërkojnë udhëzimin e Tij. Ndërsa të tjerët e meritojnë devijimin nga e vërteta, sepse ata vetë e shpërfillin udhëzimin e sjellë prej Tij përmes profetëve dhe shpalljeve. Kështu do t’u bëhet e qartë robërve drejtësia dhe urtësia e Allahut të Lartësuar. Kështu do të dalë haptaz gjithçka që është mbajtur e fshehtë në zemër, e mirë apo e ligë qoftë. Të gjithë do të paraqesin atë çka fshehin përbrenda vetes në tregun e xhihadit dhe të ibadeteve, në tregun e përpjekjes për ta adhuruar Allahun dhe për të jetuar me devotshmëri. Këto nuk mund të zbuloheshin, nëse ata nuk do të sprovoheshin. Allahu i Lartësuar i krijoi për t’i sprovuar, në mënyrë që të dalë qartë ajo çfarë fshehin brenda vetes dhe ajo çfarë shfaqin.Vendimi i Zotit tënd do të përmbushet: “Unë do ta mbush Xhehenemin me xhinde dhe njerëz bashkë.” -Zjarri do të mbushet me ata që e meritojnë të hyjnë në të. Po ashtu, edhe Xheneti do të mbushet me ata që e meritojnë të hyjnë në të. Secili grup do të bëjë në këtë botë ato vepra që i përputhen atij vendi ku ata do të përfundojnë. Xhenetlinjtë bëjnë punë të banorëve të Xhenetit. Ata janë të bindur, të nënshtruar dhe të përkushtuar në adhurimin e Allahut. Ndërsa të tjerët bëjnë punët e banorëve të Zjarrit dhe do ta meritojnë ndëshkimin e atjeshëm.
11:120Page 235
وَكُلّٗا نَّقُصُّ عَلَيۡكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ ٱلرُّسُلِ مَا نُثَبِّتُ بِهِۦ فُؤَادَكَۚ وَجَآءَكَ فِي هَٰذِهِ ٱلۡحَقُّ وَمَوۡعِظَةٞ وَذِكۡرَىٰ لِلۡمُؤۡمِنِينَ ١٢٠
And each [story] We relate to you from the news of the messengers is that by which We make firm your heart. And there has come to you, in this, the truth and an instruction and a reminder for the believers.
Pasi përmendi disa nga historitë e profetëve, Allahu i Lartësuar tregon qëllimin dhe urtësinë e tyre:Gjithçka që po ta rrëfejmë nga historitë e profetëve – me të forcojmë zemrën tënde. -Allahu i Lartësuar i tregoi të gjitha këto histori që zemra jote të forcohet, të qetësohet dhe të jetë e qëndrueshme në rrugën e drejtë, ashtu sikurse ndodhi me më të përzgjedhurit e profetëve të Zotit. Nuk ka dyshim se shpirti qetësohet duke marrë si shembull të ngjashmin e tij dhe bëhet më optimist për të kryer punë të mira, që të garojë dhe të afrohet tek Allahu. Duke përmendur gjithë këto histori, e vërteta qartësohet dhe pasuesit e saj shtohen.Në këtë Shpallje të ka ardhur e vërteta, këshilla dhe kujtimi për ata që besojnë. -Në këto ajete të ka ardhur e vërteta e sigurt. Ngjarjet e përmendura këtu nuk kanë asnjë lloj dyshimi. E vërteta e sigurt është ndër mirësitë më të mëdha që mund t’i dhurohet njeriut. Nga ana tjetër, këto ajete janë këshilla dhe kujtim për besimtarët, sepse ata qortohen dhe këshillohen, nxjerrin mësime dhe përvojë. Në këtë mënyrë, ata largohen nga punët e ndaluara dhe nxiten për të kryer punë të mira, në bindje ndaj Allahut të Lartësuar. Nëpërmjet këtyre historive ata mësojnë se cilat janë punët e dashura për Allahun e Lartësuar dhe cilat janë ato që Ai i ka ndaluar. Edhe ata mund të sprovohen, prandaj vazhdimisht kanë nevojë t’i kujtojnë këto vepra të mira, të cilat Zoti i do dhe ato vepra të këqija që Zoti nuk i do. Kjo është një ndihmë e madhe për të jetuar sipas porosive të Allahut të Lartësuar. Por nga këto ajete mund të përfitojnë veçse ata që e besojnë Allahun e Lartësuar dhe Shpalljen e Tij. Ndërsa jobesimtarët nuk mund të përfitojnë kurrsesi nga këshillat dhe paralajmërimet e Kur'anit madhështor, prandaj Allahu i Lartësuar thotë më pas:
11:121Page 235
وَقُل لِّلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ ٱعۡمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمۡ إِنَّا عَٰمِلُونَ ١٢١
And say to those who do not believe, "Work according to your position; indeed, we are working.
Thuaju atyre që nuk besojnë: “Bëni çfarë të mundeni në tuajën, se edhe ne do të bëjmë tonën.” -Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin (a.s.) që t’u thotë atyre të cilët nuk besojnë, edhe pse atyre u kanë ardhur shumë argumente dhe shenja për vërtetësinë e kësaj Shpalljeje: “Bëni çfarë të mundeni në tuajën, se edhe ne do të bëjmë tonën.”. Domethënë, punoni sipas asaj që ju besoni, sepse edhe ne do të punojmë sipas asaj që na urdhëron Zoti ynë. Vazhdoni të prisni atë që na pret ne, se dhe ne do të vazhdojmë të presim atë që do të ngjajë me ju. Allahu i Lartësuar ka bërë dallimin mes dy grupeve dhe u tregon besimtarëve të Tij të sinqertë ndëshkimin e të këqijve dhe shpërblimin e të mirëve. Allahu i Lartësuar i ndihmon besimtarët e Tij të sinqertë dhe u jep sukses atyre që në këtë jetë. Ndërsa jobesimtarët i ndëshkon dhe ata vazhdojnë të jenë të çoroditur në mosbesimin e tyre. Secili do ta marrë shpërblimin të plotë Ditën e Gjykimit, kur të dalë para Allahut të Lartësuar.
11:122–123Page 235
وَٱنتَظِرُوٓاْ إِنَّا مُنتَظِرُونَ ١٢٢
And wait; indeed, we are waiting."
وَلِلَّهِ غَيۡبُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَإِلَيۡهِ يُرۡجَعُ ٱلۡأَمۡرُ كُلُّهُۥ فَٱعۡبُدۡهُ وَتَوَكَّلۡ عَلَيۡهِۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ ١٢٣
And to Allāh belong the unseen [aspects] of the heavens and the earth and to Him will be returned the matter, all of it, so worship Him and rely upon Him. And your Lord is not unaware of that which you do.
Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje. -Allahu i Lartësuar i di të gjitha të fshehtat e qiejve dhe të Tokës. Qoftë veprat, qoftë ata që i bëjnë veprat, të gjithë do të dalin para Allahut të Lartësuar, atëherë kur do të dallohet qartë i miri nga i keqi.Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje! -Përkushtohu në adhurimin ndaj Allahut. Adhurimi i sinqertë është plotësimi i gjithçkaje që Ai na ka urdhëruar dhe largimi nga gjithçka që Ai na e ka ndaluar. Allahu i Lartësuar na urdhëron që ne të përkushtohemi në adhurimin ndaj Tij, duke kryer të gjitha urdhëresat me sinqeritet ndaj Tij dhe duke u larguar nga të gjitha ndalesat me vazhdimësi. Të përkushtohemi në adhurim duke shpenzuar të gjitha energjitë dhe kapacitetet tona, por duke mos harruar atë që është më e rëndësishmja: mbështetjen tek Allahu dhe jo në forcat tona.Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja. -Gjithmonë kujtoni këtë fakt, i cili do t'ju freskojë dhe gjallërojë në rrugën drejt Tij: Allahu i Lartësuar nuk është i pavëmendshëm ndaj punëve tuaja të mira apo të këqija. Ai di gjithçka që ju bëni. Ai ka shkruar çdo vepër tuajën dhe ka për t’ju shpërblyer me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij.Këtu përfundon tefsiri i sures Hud. Vetëm Allahut i takon falënderimi, lavdia e plotë dhe mirënjohja e thellë! Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut të Madhëruar qoftë mbi Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences