As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Hud 11:27–57
11:27Page 224
فَقَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ مَا نَرَىٰكَ إِلَّا بَشَرٗا مِّثۡلَنَا وَمَا نَرَىٰكَ ٱتَّبَعَكَ إِلَّا ٱلَّذِينَ هُمۡ أَرَاذِلُنَا بَادِيَ ٱلرَّأۡيِ وَمَا نَرَىٰ لَكُمۡ عَلَيۡنَا مِن فَضۡلِۭ بَلۡ نَظُنُّكُمۡ كَٰذِبِينَ ٢٧
So the eminent among those who disbelieved from his people said, "We do not see you but as a man like ourselves, and we do not see you followed except by those who are the lowest of us [and] at first suggestion.1 And we do not see in you over us any merit; rather, we think you are liars."
Paria e jobesimtarëve nga populli i tij, tha:... -Ashtu sikurse ndodh vazhdimisht, të ashtuquajturit "paria" apo krerët e popullit e kundërshtuan ftesën e Nuhut (a.s.), duke qenë madje të parët për këtë. Ata pretenduan se shkaku ishte fakti se ai qe veçse një njeri i zakonshëm, ashtu si ata. Ata thanë:“Ne nuk shohim tek ti asgjë tjetër përveçse një njeri, siç jemi edhe ne....” -Domethënë, si të besojmë ty si i dërguari i Zotit, kur ti je thjesht një njeri?! Por ky pretendim ishte tërësisht i kotë dhe i padrejtë. Përkundrazi, asnjë zgjedhje tjetër nuk mund të ishte më e drejtë se kjo që bëri Zoti për sjelljen e mesazhit të Tij te njerëzit. I Madhërishmi e vendosi të jetë kështu, në mënyrë që njerëzit të kishin mundësinë të merrnin mesazhin e Tij lehtësisht e qartësisht nga vetë lloji i tyre. Kështu, ata do të kishin mundësinë të mësonin dhe këshilloheshin me profetët e tyre në çdo kohë e për çdo çështje, gjë kjo që nuk do të ndodhte nëse të dërguarit do të ishin melekë. Kjo është arsyeja që pretendimi i tyre qe i pabazë. Një arsye po aq qesharake, që ata e paraqisnin si justifikim për mospranimin dhe mosbesimin ndaj profetëve, ishte edhe:“...Ne po shohim se nuk po të pason askush tjetër përveç të pavlerëve, që nuk mendojnë gjatë.” -Ky ishte gjykimi i tyre për pasuesit e profetëve. Sipas tyre, vetëm njerëzit më të ulët dhe të parëndësishëm ishin bërë pasues të profetëve. Njerëzit më të përçmuar dhe të ulët ishin bërë besimtarë, prandaj dhe ata nuk mund të uleshin në atë nivel. Ndërkaq, realiteti është krejt i kundërt me këtë gjykim të poshtër dhe të padrejtë. Pasuesit e profetëve janë njerëzit më të nderuar e më të lartë. Ata janë të urtët dhe të logjikshmit, mendjet dhe arsyeja e të cilëve është ndriçuar për të pranuar të vërtetën dhe për t'iu nënshtruar asaj. Këta fatlumë qëndrojnë shumë më lart nga ata të ashtuquajtur "paria", që e poshtërojnë veten duke u bërë pasues të shejtanit, të cilët janë të shfrenuar e të papërmbajtur në përmbushjen e epsheve. Ata të mjerë janë nënshtruar për të adhuruar gurët, drurët dhe çdo gjë tjetër, veç Allahut të Madhërishëm. Atyre u përgjërohen dhe u përulen, atyre u dedikojnë përkushtime. A ka më të poshtër, të përçmuar dhe më pa mend se kjo kategori njerëzish? Këta të mjerë çuditërisht thonë se pasuesit e denjë të profetëve janë njerëz që “që nuk mendojnë gjatë” dhe e ndjekin rrugën e tyre, pa logjikuar me qetësi. Sipas tyre, ata e pranojnë ftesën thjesht që me thirrjen e parë, pa pikën e logjikës dhe të vetëdijes. Më këto fjalë, këta pretendojnë që pasuesit e Profetit nuk janë të qartë në atë që bëjnë dhe besojnë. Por harrojnë ata se besimi i vërtetë vjen krejt natyrshëm, që një logjikë e pastër dhe e çliruar e pranon menjëherë. Mjafton që t'u paraqitet e vërteta, dhe të urtët e njohin menjëherë dhe, me bindje e sinqeritet të plotë, e pranojnë atë. Besimi i saktë dhe i vërtetë nuk është një çështje e koklavitur, që nuk mund të kuptohet. Përkundrazi, ai është shumë i thjeshtë dhe lehtësisht i kuptueshëm, i tillë që nuk ka nevojë të mendohet gjatë. Një tjetër arsyetim i tyre është:“Ne nuk shohim as që të jeni më të mirë se ne. Madje, ne mendojmë se ju jeni gënjeshtarë!” -Ne nuk shohim tek ju ndonjë cilësi që t'ju bëjë të meritueshëm për t'ju bindur këshillave dhe ligjeve tuaja. Veç kësaj, - thoshin ata, - ne mendojmë se ju jeni thjesht mashtrues në pretendimet tuaja. Sigurisht, kjo qe një shpifje e ulët nga ana e tyre, sepse ata panë dhe dëshmuan shenja dhe mrekulli të shumta, që Zoti i dhuroi Nuhut, për ta mbështetur e faktuar si profet të vërtetë. Ato ishin mëse të mjaftueshme që ata të bindeshin se ai ishte Profet besnik i dërguar nga Zoti. Atëherë, Nuhu (a.s.) u drejtohet atyre dhe u thotë:
11:28Page 224
قَالَ يَٰقَوۡمِ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّي وَءَاتَىٰنِي رَحۡمَةٗ مِّنۡ عِندِهِۦ فَعُمِّيَتۡ عَلَيۡكُمۡ أَنُلۡزِمُكُمُوهَا وَأَنتُمۡ لَهَا كَٰرِهُونَ ٢٨
He said, "O my people, have you considered: if I should be upon clear evidence from my Lord while He has given me mercy from Himself but it has been made unapparent to you, should we force it upon you while you are averse to it?
“Ai tha: “O populli im! Shihni, nëse unë mbështetem në një argument të qartë nga Zoti im, e Ai më ka dhuruar mëshirë nga ana e Tij,...” -Në këto ajete, nëpërmjet fjalëve të Nuhut a.s. i madhëruari shprehet qartë se, ashtu si të gjithë Profetët e tjerë edhe Profeti i fundit, Muhammedi (a.s)është shembulli më i përkryer dhe i plotë për krijesat. Arsyet dhe logjika e të gjithë mendimtarëve të urtë, në krahasim me arsyen dhe logjikën e Muhamedit, janë të papërfillshme. A nuk është e mjaftueshme që ai dëshmon për këtë Kur’an?! A nuk mjafton dëshmia e Muhamedit (a.s)për të qenë të sigurt për vërtetësinë e tij? Përveçse Profeti ishte në nivelin më të lartë të arsyes dhe intelektit, përveçse Zoti e kishte pajisur me oratori të përsosur dhe të pakundërshtueshme, i Madhëruari na tregon se këtë njeri të zgjedhur Ai e kishte mbuluar me mëshirën e Tij të pakufishme. Allahu i Lartësuar e pajisi këtë njeri me udhëzimin më të plotë dhe e bëri Profetin më të zgjedhur. Ai e ndriçoi me dituri hyjnore dhe e forcoi që të jetonte e të punonte sipas saj, si edhe ftonte njerëzit në këtë rrugë. Më parë, Profeti (a.s)nuk dinte asgjë rreth Shpalljes dhe imanit, por i Gjithëmëshirshmi zgjedh atë që Ai dëshiron për t’i shpallur udhëzimin. Megjithatë, të verbërit nuk mund ta shohin këtë të vërtetë hyjnore, prandaj i Madhëruari thotë:“...që ju nuk arrini ta shquani....” -Ju nuk e kuptoni këtë mirësi të Profetit (a.s)dhe nuk arrini ta njihni të vërtetën që ai e solli nga Allahu i Madhëruar. Juve ju duket shumë e vështirë që ta pranoni këtë të vërtetë dhe e urreni të jetoni sipas saj. Nëse ju nuk shprehni asnjë interes për ta gjykuar drejt ftesën e Zotit, si mund t'ju detyrojmë - thuhet në ajetin më pas - që ta pranoni atë dhe të jetoni sipas saj?!“...Vallë, a mund t’ju detyrojmë që ta pranoni të vërtetën, kur ju e urreni atë?” -Si mund t'ju detyrojmë ta pranoni atë për të cilën ne jemi krejt të sigurt, ndërkohë që ju e urreni dhe keni dyshime rreth saj?! Ju e urreni aq shumë këtë ftesë, saqë shpenzoni të gjitha energjitë për të refuzuar atë Shpallje që unë solla prej Zotit tim. Por kjo nuk e cenon aspak sigurinë tonë në vërtetësinë e asaj që besojmë. Fjalët dhe shpifjet tuaja rreth nesh dhe fesë sonë kurrsesi nuk mund të na pengojnë nga adhurimet që ne ia përkushtojmë Zotit tonë. Maksimumi që mund të arrini me to është privimi i vetes suaj nga e vërteta, që në sytë tuaj është diçka e kotë. Kur gjendja juaj ka arritur në këtë nivel, atëherë ne nuk mund t’ju detyrojmë të pranoni fenë e Zotit, që ju e keni refuzuar me urrejtje. Detyra e Profetit është veçse qartësimi i të vërtetës. Kush e trajton këtë ftesë me respekt dhe drejtësi, duke kërkuar vërtet udhëzimin e drejtë të Zotit, ka për ta gjetur atë. Ndërsa kush e shpërfill ftesën dhe e lëshon veten në prehrin e pakujdesisë dhe shfrenimit, nuk ka për ta gjetur rrugën e vërtetë.
11:29Page 225
وَيَٰقَوۡمِ لَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مَالًاۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِۚ وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْۚ إِنَّهُم مُّلَٰقُواْ رَبِّهِمۡ وَلَٰكِنِّيٓ أَرَىٰكُمۡ قَوۡمٗا تَجۡهَلُونَ ٢٩
And O my people, I ask not of you for it any wealth. My reward is not but from Allāh. And I am not one to drive away those who have believed. Indeed, they will meet their Lord, but I see that you are a people behaving ignorantly.
“O populli im! Unë nuk ju kërkoj ndonjë pasuri për këtë. Shpërblimi im është vetëm nga Allahu.” -Unë nuk ju kërkoj ndonjë pasuri në këmbim të pranimit të ftesës sime në rrugën e drejtë, që ju të pretendoni se po rëndoheni.“Unë nuk kam për t'i dëbuar kurrë besimtarët.” -Me sa duket, ata i kërkuan Profetit që t'i dëbonte besimtarët e varfër, të dobëtit dhe jo të fismit. Por ai u përgjigj: Unë nuk i përzë kurrë besimtarët. Kjo është padrejtësi, prandaj unë nuk mund ta bëj atë. Përkundrazi, unë jam urdhëruar që t’i pres e t'i trajtoj ata me dashuri, dhembshuri, bujari e mirësjellje.“Ata do të takohen me Zotin e tyre;...” -Është Allahu i Madhëruar Ai që ka të drejtën e llogarisë dhe të shpërblimit të robërve . Ai do t’i shpërblejë robërit e Tij besimtarë për imanin dhe devotshmërinë e tyre, duke i futur në Xhenetin e mirësisë.“...kurse ju, po shoh se jeni njerëz që nuk dini.” -Kërkesa juaj për të përzënë eulijatë e Allahut është injorancë e thellë. Është injorancë, gjithashtu, që ju refuzoni të vërtetën për shkak se atë e kanë pranuar këta njerëz. Padituri është edhe justifikimi juaj se unë qenkam thjesht një njeri si ju dhe nuk ka pse të kem ndonjë përparësi ndaj jush.
11:30Page 225
وَيَٰقَوۡمِ مَن يَنصُرُنِي مِنَ ٱللَّهِ إِن طَرَدتُّهُمۡۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ٣٠
And O my people, who would protect me from Allāh if I drove them away? Then will you not be reminded?
“O populli im! Kush mund të më mbronte mua nga Allahu, nëse do t'i dëboja ata?” -Kush mund të më mbrojë mua nga dënimi i Allahut, nëse bëj atë vepër që ju më kërkoni? Sigurisht, dëbimi i besimtarëve të mirë e të sinqertë e bën të meritueshëm ndëshkimin prej Allahut të Madhërishëm, të cilin askush nuk mund ta ndalë.“A nuk do t'a pranoni këshillën?” -A nuk është më mirë ta mendoni se cila është gjetja më e dobishme për ju? A nuk po e mendoni më thellë çështjen?
11:31Page 225
وَلَآ أَقُولُ لَكُمۡ عِندِي خَزَآئِنُ ٱللَّهِ وَلَآ أَعۡلَمُ ٱلۡغَيۡبَ وَلَآ أَقُولُ إِنِّي مَلَكٞ وَلَآ أَقُولُ لِلَّذِينَ تَزۡدَرِيٓ أَعۡيُنُكُمۡ لَن يُؤۡتِيَهُمُ ٱللَّهُ خَيۡرًاۖ ٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا فِيٓ أَنفُسِهِمۡ إِنِّيٓ إِذٗا لَّمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ ٣١
And I do not tell you that I have the depositories [containing the provision] of Allāh or that I know the unseen, nor do I tell you that I am an angel, nor do I say of those upon whom your eyes look down that Allāh will never grant them any good. Allāh is most knowing of what is within their souls. Indeed, I would then be among the wrongdoers [i.e., the unjust]."
“Nuk po ju them se tek unë gjenden depot e Allahut, as se unë di të fshehtën,” -Unë nuk pretendoj asgjë nga këto. E shumta që ju them është se unë jam i Dërguari i Allahut, si përgëzues e si qortues për ju. Unë nuk kam nën kontroll asgjë. Depot e mirësive të Allahut nuk janë në administrimin tim. Nuk është në dorën time që t'i jap kujt të dua dhe të privoj kë të dua. Unë as nuk pretendoj se e di të fshehtën, që të mund t'ju njoftoj rreth të fshehtave e sekreteve tuaja.“as nuk po ju them se unë jam melek.” -Kuptimi: Unë nuk pretendoj ndonjë gradë mbi atë që jam në të vërtetë. Unë jam thjesht ai që Zoti më ka përcaktuar: jam një rob adhurues dhe profet i dërguar prej Tij. Unë nuk mund të gjykoj mbi njerëzit thjesht sipas mendjes sime.“Unë nuk kam për t’u thënë atyre, të cilët sytë tuaj i nënçmojnë se Allahu nuk ka për t’u dhuruar asnjë të mirë.” -Besimtarëve të dobët e të varfër, të cilët paria e pasur mohuese i nënçmon, unë kurrë nuk mund t’u them: "Allahu nuk ka për t’u dhuruar asnjë të mirë."“Allahu e di më mirë se ç’kanë ata në shpirt.” -Mesazhi është i njëjtë edhe për ta: Nëse jeni të sinqertë në besimin tuaj, do të keni mirësi e begati të shumta. Por nëse nuk jeni të tillë, dijeni se llogaria juaj është tek Allahu i Madhëruar.“Po ta bëja këtë unë do të isha i padrejtë.” -Nëse unë do t'u thoja atyre diçka nënçmuese, do të bëhesha njeri i padrejtë. Këto fjalë shërbenin si sqarim përfundimtar për parinë mohuese të popullit të Profetit, që as të mos e mendonin se ai do t’i largonte nga tubimet e tij të varfërit dhe njerëzit e thjeshtë. Ai kurrsesi nuk do t’i urrente e dëbonte besimtarët dhe kjo do të ngulitej thellë në mendjet e parisë mosbesimtare. Këto fjalë ishin tepër bindëse dhe të mjaftueshme për ata që mendonin drejt dhe me urtësi. Kur paria e popullit e kuptuan se ai kurrë nuk do t’i përgjigjej propozimit të tyre dhe kështu nuk do ta arrinin qëllimin, i thanë:
11:32Page 225
قَالُواْ يَٰنُوحُ قَدۡ جَٰدَلۡتَنَا فَأَكۡثَرۡتَ جِدَٰلَنَا فَأۡتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٣٢
They said, "O Noah, you have disputed [i.e., opposed] us and been frequent in dispute of us. So bring us what you threaten us, if you should be of the truthful."
Ata thanë: “O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate shumë me polemikën tënde. Na e sill, pra, atë për të cilën na ke paralajmëruar, nëse thua të vërtetën!” -Sille atë dënim - thoshin ata - me të cilin na kërcënon, nëse je i sinqertë dhe i të vërtetë me atë që pretendon. Sa injorantë dhe të humbur ishin ata që ia thanë këto fjalë të shëmtuara atij Profeti të dashur e këshillues?! Nëse vërtet do të synonin gjetjen e rrugës së drejtë, ata do të thoshin: ‘O Nuh! Shumë ke folur, me dashuri e dhembshuri, për të na sqaruar e udhëzuar, por ne ende nuk e kemi të qartë se për çfarë na fton. Prandaj të kërkojmë që të na sqarosh edhe më tepër, që ne të përqafojmë udhëzimin tënd. Gjithsesi, të jemi mirënjohës për sqarimet dhe përkushtimin tënd.’ Nëse do të flisnin me këtë gjuhë, vërtet ato do të konsideroheshin si fjalë të drejta dhe të logjikshme të disa njerëzve që janë ftuar të besojnë një çështje, por ende nuk janë bindur për të. Porse fjalët e tyre tregojnë se ata ishin gënjeshtarë dhe qëllimkëqij. Ata nuk paraqitën asnjë arsye, sado të vogël, për mospranimin e ftesës, e aq më pak të paraqesnin ndonjë argument të pranueshëm. Prandaj, edhe për shkak të injorancës dhe padrejtësisë që i karakterizonte, nxituan të kërkonin përshpejtimin e ndëshkimit. Me këtë kërkesë, a thua po sfidonin Zotin e Lartësuar. Por kësaj sjelljeje kaq të ulët Nuhu (a.s.) iu përgjigj:
11:33Page 225
قَالَ إِنَّمَا يَأۡتِيكُم بِهِ ٱللَّهُ إِن شَآءَ وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ ٣٣
He said, "Allāh will only bring it to you if He wills, and you will not cause [Him] failure.
Ai tha: “Atë jua sjell vetëm Allahu, po qe se dëshiron, dhe ju nuk do të mund ta pengoni.”- Nëse urtësia dhe dëshira e Tij e kërkojnë që ta zbresë ndëshkimin mbi ju, kjo do të ndodhë dhe askush nuk mund ta ndalë atë. Në këtë rast, askush nuk mund t'ju shpëtojë prej Allahut. Ndëshkimi juaj nuk është një çështje që ndodhet në dorën time. Madje asgjë nuk është në dorën time.
11:34Page 225
وَلَا يَنفَعُكُمۡ نُصۡحِيٓ إِنۡ أَرَدتُّ أَنۡ أَنصَحَ لَكُمۡ إِن كَانَ ٱللَّهُ يُرِيدُ أَن يُغۡوِيَكُمۡۚ هُوَ رَبُّكُمۡ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٣٤
And my advice will not benefit you - although I wished to advise you - if Allāh should intend to put you in error. He is your Lord, and to Him you will be returned."
“Këshilla ime nuk ka për t'ju bërë dobi, edhe pse dua shumë t’ju këshilloj, nëse Allahu dëshiron t’ju lërë në humbje.” -Kuptojeni mirë se udhëzimi është tërësisht në dorën e Allahut. Nëse Ai, për shkak të refuzimit tuaj të padrejtë të së vërtetës, dëshiron t'ju lërë në humbje, përpjekjet e mia për t'ju këshilluar e qortuar nuk kanë për të sjellë ndonjë dobi. Edhe sikur të përdorja format më të fuqishme të këshillës, - që në fakt ai e bëri, - kjo nuk do t'ju sillte asnjë dobi. Dijeni, o të mjerë, se:“Ai është Zoti juaj dhe vetëm tek Ai ju do të ktheheni.” -Ai është Krijuesi juaj dhe vepron me ju ashtu si dëshiron, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Asnjëherë mos e harroni se ju do të ktheheni tek Ai, i Cili do t'ju shpërblejë sipas veprave tuaja. Prandaj nxitoni të pranoni ftesën e Zotit dhe të jetoni sipas saj, para se të jetë shumë vonë!
11:35Page 225
أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۖ قُلۡ إِنِ ٱفۡتَرَيۡتُهُۥ فَعَلَيَّ إِجۡرَامِي وَأَنَا۠ بَرِيٓءٞ مِّمَّا تُجۡرِمُونَ ٣٥
Or do they say [about Prophet Muḥammad (ﷺ)], "He invented it"? Say, "If I have invented it, then upon me is [the consequence of] my crime; but I am innocent of what [crimes] you commit."
Mos po thonë, vallë se "ai e trilloi atë."? - Kujt i referohet përemri “ai” në këtë ajet, Nuhut apo Muhamedit a.s? Janë dy mendime dijetarësh për këtë çështje:1. Në ajet flitet për Nuhun, sepse shihet në kontekstin e historisë së këtij Profeti me popullin e tij dhe polemikat mes tyre. Atëherë, pyetja kuptohet: Vallë, ata po thonë se Nuhu trillon gënjeshtra e shpifje ndaj Allahut të Lartësuar?! A po thonë se Nuhu gënjen se po i jepet Shpallje nga Zoti? Le ta dinë ata të mjerë se Allahu i Madhëruar e urdhëroi profetin Nuh të thotë: “Thuaj: “Nëse unë e kam trilluar atë, atëherë ai do të ishte gjynahu im. Por unë jam i pastër nga gjynahet që bëni ju.”” Pra, nëse është e vërtetë kjo që thoni, atëherë ky është një krim që rëndon mbi mua, por ju, gjithsesi, do të pyeteni për krimet tuaja. Askush nuk do të mbajë barrën e tjetrit.2. Ka mundësi të bëhet fjalë për Muhamedin (a.s.). Në këtë rast, ky do të ishte një ajet i përmendur mes historisë së Nuhut (a.s.) me popullin e tij. Edhe ky është një mendim i konsiderueshëm dhe i pranueshëm. Allahu i Madhëruar e solli historinë e Nuhut dhe popullit të tij në Kur'an si argument që tregon besnikërinë e Muhamedit (a.s)dhe vërtetësinë e Shpalljes së tij. Në këtë kontekst, i Madhëruari përmend kundërshtimin e Shpalljes së Zotit nga populli i Muhamedit a.s: "Mos po thonë, vallë, se ai e trilloi atë?" Në fakt, ky lloj pretendimi i sjellë nga mohuesit është i pavërtetë dhe tepër i çuditshëm, sepse të gjithë e dinë se profeti Muhamed (a.s)nuk dinte as shkrim, as lexim. Të gjithë e dinë që ai nuk kishte udhëtuar e as nuk kishte takuar më parë ndonjë çifut apo të krishterë, nga ku të mësonte apo studionte historinë e profetëve. Atëherë, nga i erdhi gjithë ai informacion, që mund ta dinte veçse një profet?! Si është e mundur që ai të sillte një libër kaq madhështor, madje t'i sfidonte duke i ftuar të sillnin qoftë edhe një sure të shkurtër të ngjashme me të?! Nëse ata i thonë këto fjalë, atëherë është thjesht një pretendim i thatë, që tregon se ata janë injorantë, kokëfortë, mohues dhe mosbesues. Në një rast të tillë, nuk ka më dobi nga polemika dhe ftesa e tyre. Madje, veprimi më i drejtë është distancimi prej tyre.Prandaj dhe Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij:Thuaj: “Nëse unë e kam trilluar atë, atëherë ai do të ishte mëkati im, por unë jam i pastër nga krimi që ju kryeni!” -Kuptimi: Nëse unë do të shpifja gënjeshtra, ky do të ishte vërtet një krim shumë i madh, që do të meritonte ndëshkimin më të rëndë. Por, pa mendoni pak në të njëjtën mënyrë edhe për veten tuaj: nëse unë jam i pastër nga kjo akuzë, gjë për të cilën dëshmojnë faktet dhe mrekullitë e shumta që Zoti më ka dhuruar, atëherë kush do t’ju mbrojë ju nga ndëshkimi i merituar për këtë krim të shëmtuar? A nuk është ky një krim, për të cilin duhet të mendoheni mirë?! Nëse mendoni në këtë mënyrë, atëherë pyetja që duhet të shtrohet është: përse ju e përthelloni mohimin tuaj?
11:36Page 225
وَأُوحِيَ إِلَىٰ نُوحٍ أَنَّهُۥ لَن يُؤۡمِنَ مِن قَوۡمِكَ إِلَّا مَن قَدۡ ءَامَنَ فَلَا تَبۡتَئِسۡ بِمَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ ٣٦
And it was revealed to Noah that, "No one will believe from your people except those who have already believed, so do not be distressed by what they have been doing.
Nuhut iu shpall: “Askush nga populli yt nuk do të besojë më, përveç atyre që tashmë kanë besuar, prandaj mos u brengos për veprimet e tyre!” -Zemrat e tyre janë ngurtësuar, prandaj nuk kanë për të besuar. Për këtë arsye, mos u trishto dhe as mos u kushto rëndësi atyre. Kuptoje se tashmë Allahu i Madhëruar i urren ata dhe ka vendosur që ndëshkimi mbi ta të mos kthehet mbrapsht.
11:37Page 225
وَٱصۡنَعِ ٱلۡفُلۡكَ بِأَعۡيُنِنَا وَوَحۡيِنَا وَلَا تُخَٰطِبۡنِي فِي ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ إِنَّهُم مُّغۡرَقُونَ ٣٧
And construct the ship under Our observation and Our inspiration and do not address Me concerning those who have wronged; indeed, they are [to be] drowned."
“Ndërtoje një anije nën Sytë Tanë dhe sipas Shpalljes Sonë e mos m’u drejto Mua(më)për ata që kanë bërë padrejtësi! Ata do të përmbyten.” -Ndërtoje anijen nën mbikëqyrjen, përkujdesin dhe kënaqësinë Tonë. Mos kërko prej Meje që të kthej pas vendimin për ndëshkimin e tyre. Vendimi i Zotit për ta ka marrë fund dhe ata do të mbyten. Kështu, Nuhu (a.s.) filloi ndërtimin e anijes, duke zbatuar urdhrin e Zotit të tij.
11:38–39Page 226
وَيَصۡنَعُ ٱلۡفُلۡكَ وَكُلَّمَا مَرَّ عَلَيۡهِ مَلَأٞ مِّن قَوۡمِهِۦ سَخِرُواْ مِنۡهُۚ قَالَ إِن تَسۡخَرُواْ مِنَّا فَإِنَّا نَسۡخَرُ مِنكُمۡ كَمَا تَسۡخَرُونَ ٣٨
And he constructed the ship, and whenever an assembly of the eminent of his people passed by him, they ridiculed him. He said, "If you ridicule us, then we will ridicule you just as you ridicule.
فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ مَن يَأۡتِيهِ عَذَابٞ يُخۡزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيۡهِ عَذَابٞ مُّقِيمٌ ٣٩
And you are going to know who will get a punishment that will disgrace him [on earth] and upon whom will descend an enduring punishment [in the Hereafter]."
Ai nisi të ndërtonte Anijen! Sa herë që kalonte pranë tij, paria e popullit të tij e përqeshte. -Kur kalonte pranë profetit Nuh dhe e shihnin çfarë po ndërtonte, populli tallej me të. Por ai u përgjigjej:Ai u thoshte: “Nëse ju talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju. Por shpejt do ta mësoni se kë do të zërë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të bjerë dënimi i përhershëm.” -Atëherë do ta marrim vesh se kush do të befasohet nga ndëshkimi: ne apo ju. Dhe, vërtet, ata e përjetuan me dhimbje e tmerr ndëshkimin, kur i përfshiu me ashpërsinë e tij.
11:40Page 226
حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَمۡرُنَا وَفَارَ ٱلتَّنُّورُ قُلۡنَا ٱحۡمِلۡ فِيهَا مِن كُلّٖ زَوۡجَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِ وَأَهۡلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيۡهِ ٱلۡقَوۡلُ وَمَنۡ ءَامَنَۚ وَمَآ ءَامَنَ مَعَهُۥٓ إِلَّا قَلِيلٞ ٤٠
[So it was], until when Our command came and the oven overflowed,1 We said, "Load upon it [i.e., the ship] of each [creature] two mates and your family, except those about whom the word [i.e., decree] has preceded, and [include] whoever has believed." But none had believed with him, except a few.
Kur erdhi urdhri Ynë dhe burrimet e tokës gufuan,... -Kur afroi caktimi i Zotit për të ndëshkuar atë popull, uji nisi të vërshonte nga çdo anë, nga qielli, nga toka, madje edhe furrat, të cilat normalisht janë plot zjarr, pra, edhe prej tyre shpërtheu ujë. Kështu vazhdoi, derisa uji arriti atë nivel që ishte caktuar. Kur u afrua çasti i ndëshkimit, Allahu i Madhëruar i tha Nuhut“Ngarko në të nga një çift(mashkull e femër) prej çdo krijese,...” -Ai e urdhëroi që nga çdo lloj kafshe e krijese të merrte nga një çift: një mashkull e një femër, në mënyrë që të ruhej lloji i tyre. Ndërsa të tjerat u lanë jashtë, sepse në anije nuk kishte vend të mjaftueshëm.“...familjen tënde, - përveç atyre për të cilët është dhënë vendimi i ndëshkimit, -...” -Nuhu u urdhërua që të merrte në anije edhe familjen e tij, pëveç atyre që nuk e besuan, siç ishte djali i tij, i cili u mbyt bashkë me të gjithë mohuesit e tjerë.“...dhe besimtarët.” Por vetëm pak besuan në të. -Profeti Nuh u urdhërua që të fuste në anije edhe të gjithë ata që e besuan, që, në fakt, ishin shumë pak.
11:41Page 226
۞ وَقَالَ ٱرۡكَبُواْ فِيهَا بِسۡمِ ٱللَّهِ مَجۡر۪ىٰهَا وَمُرۡسَىٰهَآۚ إِنَّ رَبِّي لَغَفُورٞ رَّحِيمٞ ٤١
And [Noah] said, "Embark therein; in the name of Allāh [are] its course and its anchorage. Indeed, my Lord is Forgiving and Merciful."
E ai tha: “Hipni në të! Me emrin e Allahut, ajo lundron dhe ndalet.” -Kjo qe një lutje, që Nuhu i porositi të gjithë besimtarët ta thoshin. Ishte i Madhëruari që e urdhëroi Nuhun për t'i hipur në anije ata, dhe po Ai i mësoi si t’i luteshin Atij. Anija lundron e pluskon me urdhrin e Allahut. Ajo udhëton me mëshirën dhe urdhrin e Tij. Është Ai që e udhëzon atë me butësinë dhe përkujdesin e Tij për robërit e Tij besimtarë:“Vërtet, Zoti im është Falës i madh e Mëshirëplotë.”. -Allahu na fali e na i mbuloi të metat tona dhe na mëshiroi, duke na shpëtuar nga populli zullumqar dhe ndëshkimi i ashpër. Pastaj i Madhëruari përshkruan lundrimin e asaj anijeje sikur ta shihje vetë me sy:
11:42Page 226
وَهِيَ تَجۡرِي بِهِمۡ فِي مَوۡجٖ كَٱلۡجِبَالِ وَنَادَىٰ نُوحٌ ٱبۡنَهُۥ وَكَانَ فِي مَعۡزِلٖ يَٰبُنَيَّ ٱرۡكَب مَّعَنَا وَلَا تَكُن مَّعَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٤٢
And it sailed with them through waves like mountains, and Noah called to his son who was apart [from them], "O my son, come aboard with us and be not with the disbelievers."
Kështu Anija lundronte me ta përmes valëve të larta si male. -Anija, së bashku me Nuhun dhe ata që hipën me të, lundronte mes dallgëve, që ishin të larta si male. Por për atë anije dhe udhëtarët e saj përkujdesej vetë Zoti i qiejve dhe i tokës. Ai ishte Mbrojtësi dhe Ruajtësi i tyre.Nuhu thirri të birin, që ishte veçuar nga të tjerët:... -Nuhu (a.s.) iu drejtua të birit, i cili qëndronte diku larg anijes, duke e ftuar që të hipte në anije. Ato ishin fjalë të buta e prindërore:“O biri im! Hip bashkë me ne e mos u bëj me mohuesit!” -Profeti e ftoi që të distancohej nga mohuesit, sepse ndëshkimi do të përfshinte çdo jobesimtar. Do të shpëtonin vetëm ata që do të hipnin në anijen e besimtarëve. Por djali i tij, duke i treguar të atit se nuk e besonte që vetëm besimtarët do të shpëtonin, e refuzoi ftesën e babait të tij dhe i tha:
11:43Page 226
قَالَ سَـَٔاوِيٓ إِلَىٰ جَبَلٖ يَعۡصِمُنِي مِنَ ٱلۡمَآءِۚ قَالَ لَا عَاصِمَ ٱلۡيَوۡمَ مِنۡ أَمۡرِ ٱللَّهِ إِلَّا مَن رَّحِمَۚ وَحَالَ بَيۡنَهُمَا ٱلۡمَوۡجُ فَكَانَ مِنَ ٱلۡمُغۡرَقِينَ ٤٣
[But] he said, "I will take refuge on a mountain to protect me from the water." [Noah] said, "There is no protector today from the decree of Allāh, except for whom He gives mercy." And the waves came between them, and he was among the drowned.
“Unë do të ngjitem në mal, që do të më mbrojë nga uji.” -Unë do të ngjitem në mal, dhe kështu do të shpëtoj nga mbytja. Atëherë Nuhu i thotë:Nuhu i tha: “Sot asgjë nuk mund të shpëtojë(ndonjë)prej ndëshkimit të Allahut, përveç atyre që Ai i ka mëshiruar...” -Asgjë nuk mund të të shpëtojë sot prej përmbytjes, çfarëdo qoftë e kudo qoftë. Asnjë shans shpëtimi nuk ekziston sot, veç mundësisë së vendosur nga Allahu i Madhëruar: “...përveç atyre që Ai i ka mëshiruar.”Ndërkaq, dallga hyri mes tyre e djali qe nga ata që u mbytën. -Pasi i Madhëruari i përmbyti mohuesit dhe shpëtoi Nuhun dhe të gjithë që ndodheshin në anije, atëherë urdhëroi ujin që të tërhiqej.
11:44Page 226
وَقِيلَ يَٰٓأَرۡضُ ٱبۡلَعِي مَآءَكِ وَيَٰسَمَآءُ أَقۡلِعِي وَغِيضَ ٱلۡمَآءُ وَقُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ وَٱسۡتَوَتۡ عَلَى ٱلۡجُودِيِّۖ وَقِيلَ بُعۡدٗا لِّلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ٤٤
And it was said, "O earth, swallow your water, and O sky, withhold [your rain]." And the water subsided, and the matter was accomplished, and it [i.e., the ship] came to rest on the [mountain of] Jūdiyy. And it was said, "Away with the wrongdoing people."
Pastaj erdhi urdhri: “O tokë, gëlltite ujin tënd, dhe ti, o qiell, ndale shiun tënd!” -Zoti urdhëroi tokën: “Tërhiqe ujin që doli prej teje dhe që ra mbi ty! Tërhiqe atë në brendësinë tënde!” Zoti urdhëroi edhe qiellin të ndalte ujin (shiun) që lëshonte mbi tokë.Uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe Anija u ndal në(malin)El Xhûdij. -Si qielli, ashtu edhe toka iu nënshtruan urdhrit të Allahu të Madhëruar. Toka e thithi ujin e saj dhe qielli reshti së lëshuar ujë, dhe kështu toka doli përsëri në pah. Atëherë, çështja mori fund. Ndëshkimi i mohuesve u krye dhe besimtarët shpëtuan me mëshirën e të Gjithëmëshirshmit. Ndërsa anija qëndroi mbi malin e njohur El Xhudij, afër Meusilit (në Irak).Pastaj erdhi fjala: “Mallkuar qoftë populli keqbërës!” -Pas ndëshkimit, mohuesit u goditën edhe nga ky mallkim, që do t’i ndiqte përgjithmonë nga pas.
11:45Page 226
وَنَادَىٰ نُوحٞ رَّبَّهُۥ فَقَالَ رَبِّ إِنَّ ٱبۡنِي مِنۡ أَهۡلِي وَإِنَّ وَعۡدَكَ ٱلۡحَقُّ وَأَنتَ أَحۡكَمُ ٱلۡحَٰكِمِينَ ٤٥
And Noah called to his Lord and said, "My Lord, indeed my son is of my family; and indeed, Your promise is true; and You are the most just of judges!"
Nuhu i'u drejtua Zotit të vet dhe tha: “O Zoti im! Biri im është prej familjes sime. Nuk ka dyshim se premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i Drejtë.” -Nuhu (a.s.) iu drejtua Allahut të Lartësuar për të birin, duke i thënë: O Zoti im! Biri im është prej familjes sime. Nuk ka dyshim se premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i drejtë. Premtimi yt është i vërtetë dhe ti më urdhërove që në anije të fus nga një çift të çdo lloj gjallese dhe familjen time. Dhe unë jam i bindur se premtimi yt nuk ndryshon kurrë. Me sa duket, Nuhu (a.s.) ishte tejet i trishtuar për djalin e tij dhe shpresonte se premtimi i Allahut e përfshinte edhe atë. Ai mendoi se urdhri i Allahut ishte që të hipte në anije të gjithë familjen e tij, pa përjashtim, si ata që besonin, edhe ata që nuk besonin. Megjithatë, ai e la çështjen plotësisht në dorë të Zotit, me një edukatë të shkëlqyer. Nuhu (a.s.) ia la çështjen Atij që i takon urtësia absolute. Por i Madhëruari tha:
11:46Page 227
قَالَ يَٰنُوحُ إِنَّهُۥ لَيۡسَ مِنۡ أَهۡلِكَۖ إِنَّهُۥ عَمَلٌ غَيۡرُ صَٰلِحٖۖ فَلَا تَسۡـَٔلۡنِ مَا لَيۡسَ لَكَ بِهِۦ عِلۡمٌۖ إِنِّيٓ أَعِظُكَ أَن تَكُونَ مِنَ ٱلۡجَٰهِلِينَ ٤٦
He said, "O Noah, indeed he is not of your family; indeed, he is [one whose] work was other than righteous, so ask Me not for that about which you have no knowledge. Indeed, I advise you, lest you be among the ignorant."
Ai(Allahu)tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, sepse ai ishte, vërtet një punëkeq.” -Ai nuk është pjesë e familjes tënde, për të cilën të premtova që do ta shpëtoj. Familja që të premtova se do ta shpëtoj dhe të urdhërova që t'i hipësh në anije janë vetëm pjesëtarët besimtarë.“Prandaj ti mos më kërko Mua diçka, për të cilën nuk ke dijeni!” -Lutja për të shpëtuar një mohues, një njeri që nuk beson Allahun dhe Profetin e Tij, është një vepër jo e mirë. Kështu, mos m’u lut për diçka së cilës nuk ia di pasojat dhe në është e mirë apo jo!“Unë të këshilloj, që të mos bëhesh si të paditurit.” -Unë të jap këshillën e mrekullueshme, në mënyrë që të bëhesh i përkryer dhe të jesh i ruajtur nga cilësitë e injorantëve. Atëherë, Nuhu (a.s.) u pendua shumë për atë që bëri dhe tha:
11:47Page 227
قَالَ رَبِّ إِنِّيٓ أَعُوذُ بِكَ أَنۡ أَسۡـَٔلَكَ مَا لَيۡسَ لِي بِهِۦ عِلۡمٞۖ وَإِلَّا تَغۡفِرۡ لِي وَتَرۡحَمۡنِيٓ أَكُن مِّنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٤٧
[Noah] said, "My Lord, I seek refuge in You from asking that of which I have no knowledge. And unless You forgive me and have mercy upon me, I will be among the losers."
O Zoti im! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde që kurrë të mos kërkoj prej Teje atë për të cilën nuk kam njohuri. Në qoftë se Ti nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, unë do të jem, vërtet ndër të humburit.” -Vetëm me faljen dhe mëshirën e Zotit, robi mund të shpëtojë nga shkatërrimi. Kjo tregon se Nuhu (a.s.) nuk e dinte se lutja e tij për shpëtimin e djalit ishte e ndaluar dhe përfshihej në fjalën e Allahut: “...e mos m’u drejto Mua (më) për ata që kanë bërë padrejtësi! Ata do të përmbyten.” Duke u mbështetur në fjalën e Zotit: “Ngarko në të nga një çift prej çdo krijese, familjen tënde... ", Nuhu mendoi se në "familjen" bënte pjesë edhe djali i tij jobesimtar. Por pas kësaj, atij iu bë e qartë se është e ndaluar lutja dhe ndërmjetësimi për mohuesit.
11:48Page 227
قِيلَ يَٰنُوحُ ٱهۡبِطۡ بِسَلَٰمٖ مِّنَّا وَبَرَكَٰتٍ عَلَيۡكَ وَعَلَىٰٓ أُمَمٖ مِّمَّن مَّعَكَۚ وَأُمَمٞ سَنُمَتِّعُهُمۡ ثُمَّ يَمَسُّهُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٞ ٤٨
It was said, "O Noah, disembark in security from Us and blessings upon you and upon nations [descending] from those with you. But other nations [of them] We will grant enjoyment; then there will touch them from Us a painful punishment."
Erdhi fjala: “O Nuh! Zbarko me paqe nga Ne, me bekime të shumta për ty dhe për popujt që janë me ty(në anije).” -Për “çdo popull”, domethënë për njerëzit dhe çiftet e kafshëve që kishin hipur në anije, Allahu dhuroi begati të madhe, aq sa mbushën tokën në çdo skaj të saj.“Por do të ketë popuj që do t’u japim kënaqësi(për njëfarë kohe), por pastaj do t’i godasim me një ndëshkim të dhembshëm”. -Kuptimi: Do të ketë popuj që Allahu do t'u mundësojë një jetë të begatshme në këtë botë. Por fakti që Allahu i Madhëruar i shpëtoi nga përmbytja, nuk e pengon Atë që pas kësaj, këdo që mohon dhe tregohet i pabindur, ta ndëshkojë. Ai do t’i furnizojë sa ta kenë të caktuar, por ata gjithsesi do të merren në llogari për veprat e tyre. Pasi i tregoi me hollësi Profetit të Tij këtë histori të gjatë, të cilën mund ta dinin veçse ata që Ai i zgjodhi për profetë, Allahu i Madhëruar thotë:
11:49Page 227
تِلۡكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ ٱلۡغَيۡبِ نُوحِيهَآ إِلَيۡكَۖ مَا كُنتَ تَعۡلَمُهَآ أَنتَ وَلَا قَوۡمُكَ مِن قَبۡلِ هَٰذَاۖ فَٱصۡبِرۡۖ إِنَّ ٱلۡعَٰقِبَةَ لِلۡمُتَّقِينَ ٤٩
That is from the news of the unseen which We reveal to you, [O Muḥammad]. You knew it not, neither you nor your people, before this. So be patient; indeed, the [best] outcome is for the righteous.
Këto janë disa nga tregimet për të padukshmen, që t’i kemi shpallur ty, të cilat nuk i ke ditur as ti, as populli yt para këtij (Kur'ani). -Edhe populli yt, ashtu sikurse ti, nuk dinin gjë për këto ngjarje, prandaj nuk mund të thonë se ti i dije ato më parë. Ti lavdëroje e shprehi mirënjohjen Zotit tënd, bëj durim dhe ji i qëndrueshëm në këtë fe të mrekullueshme, që të ka dhënë Zoti. Përqendrohu në rrugën e thirrjes për në rrugën e drejtë të adhurimit të një Zoti të vetëm. Gjithashtu, kujto vazhdimisht se:Prandaj bëj durim, sepse fundi i lavdishëm u takon të devotshmëve. -Përfundimi i mirë u takon të devotshmëve, atyre që ruajnë veten nga shirku, poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Zotit. Prandaj gëzohu dhe le të qetësohet zemra jote, se ti do të triumfosh kundër çdokujt që të lufton, ashtu sikurse Zoti e ndihmoi dhe e lartësoi Nuhun mbi popullin e tij jobesimtar.
11:50Page 227
وَإِلَىٰ عَادٍ أَخَاهُمۡ هُودٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۖ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا مُفۡتَرُونَ ٥٠
And to ʿAad [We sent] their brother Hūd. He said, "O my people, worship Allāh; you have no deity other than Him. You are not but inventors [of falsehood].
Edhe tek Adët dërguam vëllain e tyre, Hudin. -Në popullin e Adit dërguam një profet, i cili ishte vëllai i tyre nga gjaku. Adët ishin një fis i njohur, që jetonin në krahinën Ahkaf, në Jemen. Allahu i Madhëruar dërgoi një profet nga mesi i tyre, Hudin, që t’u mësonte fenë dhe diturinë e dobishme. Ky profet i sinqertë u tha atyre:“O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër që meriton adhurimin, veç Tij. Ju veçse trilloni!” -Ai i urdhëroi që të adhuronin Allahun si Një të Vetëm dhe i ndaloi nga çdo adhurim tjetër, që ata nuk ia përkushtonin Allahut. Hudi u bëri të ditur se, duke adhuruar dikë tjetër veç Allahut, ata kishin trilluar mashtrimin më të madh dhe më të dënueshëm. Nuk ka krim më të madh se një mashtrim i tillë dhe rënia në idhujtari. Për këtë arsye, profeti Hud i këshilloi ata që të ktheheshin nga kjo rrugë dhe u mësoi se adhurimi i një Zoti të vetëm është detyra më e madhe. Çdo lloj adhurimi tjetër është i kotë dhe i gabuar. Më pas, ai i kujton se nuk kishte asnjë pengesë që ata t’i bindeshin thirrjes së tij, sepse:
11:51Page 227
يَٰقَوۡمِ لَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ أَجۡرًاۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَى ٱلَّذِي فَطَرَنِيٓۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ٥١
O my people, I do not ask you for it [i.e., my advice] any reward. My reward is only from the one who created me. Then will you not reason?
O populli im! Unë nuk po kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për këtë(mesazh). Shpërblimi im vjen vetëm prej Atij që më krijoi. -Unë nuk po ju kërkoj të më jepni pasurinë pasi t’i bindeni thirrjes sime. Kështu, ju nuk mund të thoni: Ti po na fton në këtë fe, me qëllim që të përfitosh nga pasuria jonë. Unë po ju mësoj pa pasur asnjë lloj interesi vetjak. Unë nuk kërkoj shpërblim prej jush, sepse: “Shpërblimi im vjen vetëm prej Atij që më krijoi.”A nuk e kuptoni këtë?! -A nuk logjikoni dhe ta analizoni me kujdes se për çfarë ju ftoj? Nëse vërtet mendoni thellë, patjetër do ta pranoni ftesën. Kështu do të ndodhë, sepse nuk ka asnjë pengesë logjike për ta pranuar.
11:52Page 227
وَيَٰقَوۡمِ ٱسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّكُمۡ ثُمَّ تُوبُوٓاْ إِلَيۡهِ يُرۡسِلِ ٱلسَّمَآءَ عَلَيۡكُم مِّدۡرَارٗا وَيَزِدۡكُمۡ قُوَّةً إِلَىٰ قُوَّتِكُمۡ وَلَا تَتَوَلَّوۡاْ مُجۡرِمِينَ ٥٢
And O my people, ask forgiveness of your Lord and then repent to Him. He will send [rain from] the sky upon you in showers and increase you in strength [added] to your strength. And do not turn away, [being] criminals."
“O populli im! Kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij të penduar!” -Kërkoni falje për idhujtarinë e gjynahet e kaluara, dhe pastaj pendohuni vazhdimisht për çdo gjynah e mangësi në të ardhmen. Gjithmonë të jeni të kthyer te Zoti juaj, me pendim të sinqertë dhe me bindje. Nëse ju e bëni këtë, atëherë Allahu i Madhëruar thotë:“Ai do t’ju lëshojë shi me bollëk...” -Nëpërmjet shirave të bollshëm, toka do të lulëzohet dhe begatohet. Kështu, ju do të lumturoheni me mirësitë e shumta të dhuruara nga Ai. Veç kësaj:“...do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj...” -Adët ishin nga popujt më të fuqishëm që Zoti ka krijuar ndonjëherë, aq sa thoshin: "E kush është më i fuqishëm se ne?!" Prandaj Allahu i Madhëruar u premtoi që, nëse besonin dhe ktheheshin të penduar e të bindur, Ai do t’ua shtonte edhe më shumë forcën e tyre.“...ndaj mos refuzoni e mos u bëni zullumqarë!” -Mos i ktheni shpinën kësaj ftese bujare të Zotit, Krijuesit tuaj! Mos u bëni bisht porosive të Tij! Mos tregoni kryeneçësi ndaj adhurimit të Allahut! Mos tregoni guxim të paturpshëm që të shkelni kufijtë e Tij! Duke refuzuar ftesën e Profetit të tyre, ata thanë:
11:53Page 227
قَالُواْ يَٰهُودُ مَا جِئۡتَنَا بِبَيِّنَةٖ وَمَا نَحۡنُ بِتَارِكِيٓ ءَالِهَتِنَا عَن قَوۡلِكَ وَمَا نَحۡنُ لَكَ بِمُؤۡمِنِينَ ٥٣
They said, "O Hūd, you have not brought us clear evidence, and we are not ones to leave our gods on your say-so. Nor are we believers in you.
Ata thanë: “O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument...” -Nuk na solle ndonjë argument a provë të qartë, që ne të besojmë. Nëse me fjalën ‘argument’ kishin për qëllim argumentet që ata propozonin vetë, le ta dinin se e vërteta e Zotit nuk ka nevojë për të tilla fakte. E vërteta nuk varet nga argumentet që ata propozojnë me mendjen e tyre. E nevojshme është vetëm që profeti të sjellë një shenjë nga Zoti i tij, e cila të mbështesë e të vërtetojë saktësinë e mesazhit që ai sjell. Nga ana tjetër, nëse kishin për qëllim të thoshin se Profeti nuk u solli asnjë shenjë e argument që të faktonte se mesazhi prej Zotit ishte i vërtetë, atëherë kjo qe një gënjeshtër, sepse nuk ka pasur asnjë profet që Zoti të mos e ketë pajisur me shenja e argumente të mjaftueshme që njerëzit ta besonin. Por edhe sikur ai të mos u sillte asnjë shenjë të dukshme nga shqisat, do t'u mjaftonte vetëm kumtimi i qartë i mesazhit, që ai i porositi për ta besuar e për t’iu nënshtruar. Profeti i ftoi të ishin tërësisht të sinqertë me Allahun, Krijuesin e tyre. Ai i këshilloi t’i përkushtoheshin tërësisht adhurimit të Zotit si Një, të Vetëm dhe të Pashoq. Ai i urdhëroi për vepra të mira e të dobishme dhe për virtyte të larta. I Dërguari i ndaloi nga idhujtaria, nga kjo vepër kaq e shëmtuar dhe poshtëruese. I ndaloi nga poshtërsitë e padrejtësitë, si dhe nga fjalët e veprat e ulta, të shëmtuara dhe të dëmshme. Të gjitha këto porosi dhe këshilla të mrekullueshme ua solli Hudi (a.s.), njeriu me cilësitë dhe virtytet më të mira që mund të ketë një njeri fisnik. Ai i kumtoi ato me çiltërsinë dhe besnikërinë më të madhe. A nuk mjaftojnë të gjitha këto si argumente për vërtetësinë e mesazhit që ai përcolli nga Zoti i tij?! Madje, mund të themi me bindje se të urtët dhe të mençurit i shohin këto lloj argumentesh si më të rëndësishme dhe më të forta sesa thjesht disa ngjarje të jashtëzakonshme, të cilat, nga një grup njerëzish, shihen si të vetmet mrekulli dhe fakte bindëse. Ndër shenjat dhe argumentet treguese të vërtetësisë së tij ishte edhe fakti se ky profet qe i vetëm, pa ndihmës e mbështetës. Por edhe pse i vetëm dhe pa mbështetje, Ai e thirri popullin me zë të lartë, duke i sfiduar e duke iu thënë: "Mblidhuni të gjithë me komplote kundër meje e mos më jepni asnjë afat!" Unë i jam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj. Nuk ka asnjë nga gjallesat, që Ai të mos e ketë nën sundim. Vërtet, Zoti im është i Drejtë." Ata ishin armiq të betuar të Profetit. Ata kishin fuqi ushtarake të jashtëzakonshme. Dëshira e tyre më e flaktë ishte që të shuanin dritën që Hudi (a.s.) përhapte. Atëherë, me çfarë sigurie fliste ky profet dhe ata që ishin me të, ndërkohë që ata mund t’i shfarosnin me fuqinë e tyre?! Si është e mundur që ata tiranë të mos i bënin dot asnjë gjë profetit dhe atyre që i besuan atij?! Vërtet, kjo qe një sfidë dhe një argument shumë i qartë për ata që logjikojnë.“...ndaj ne nuk i braktisim zotat tanë për fjalën tënde...” -Ne nuk e lëmë adhurimin e idhujve tanë thjesht prej fjalëve të tua, të pambështetur në argumentet që duam ne.“...dhe nuk të besojmë ty.” -Kështu ata donin të këpusnin çdo shpresë se mund të besonin. Kurrë nuk kemi për të besuar - thanë ata - dhe do të vazhdojmë me mospërfilljen ndaj ftesës tënde.
11:54Page 228
إِن نَّقُولُ إِلَّا ٱعۡتَرَىٰكَ بَعۡضُ ءَالِهَتِنَا بِسُوٓءٖۗ قَالَ إِنِّيٓ أُشۡهِدُ ٱللَّهَ وَٱشۡهَدُوٓاْ أَنِّي بَرِيٓءٞ مِّمَّا تُشۡرِكُونَ ٥٤
We only say that some of our gods have possessed you with evil [i.e., insanity]." He said, "Indeed, I call Allāh to witness, and witness [yourselves] that I am free from whatever you associate with Allāh
“Ne themi se ndonjë prej idhujve tanë të ka goditur me ndonjë të keqe!” Ai tha: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju që unë distancohem nga idhujt që ju adhuroni veç Tij.” -Ne besojmë se zotat tanë duhet të të kenë ndëshkuar me çmenduri, prandaj dhe ti na thua gjëra të palogjikshme e të papranueshme. Subhanallah! I Lartësuar dhe larg çdo të mete është Allahu! Vërtet, ato ishin zemra të vulosura. I Madhëruari i vulosi ato për shkak se ishin të mbushura me padrejtësi e ligësi. Si mund të flitet kështu për njeriun më të sinqertë dhe më të plotë, i cili sjell mesazhin e Zotit?! Çdo njeri me logjikë të shëndoshë do të kishte turp madje edhe t’i përcillte këto fjalë nga ata, sikur të mos i kishte cituar vetë Zoti i Madh për të treguar padrejtësinë e tyre. Profeti Hud (a.s.) ua bëri të qartë se ishte tepër i sigurt dhe i qetë se kurrsesi nuk mund të cenohej nga idhujt e tyre apo nga intrigat e vetë atyre arrogantëve, duke u thënë:
11:55Page 228
مِن دُونِهِۦۖ فَكِيدُونِي جَمِيعٗا ثُمَّ لَا تُنظِرُونِ ٥٥
Other than Him. So plot against me all together; then do not give me respite.
“Mblidhuni të gjithë me komplote kundër meje e mos më jepni asnjë afat.” -Planifikoni dhe ndërmerrni çdo masë për të më dëmtuar mua, të gjithë ju, me çdo rrugë e mjet që mundeni. Mos më afatizoni aspak, por veproni si t'ju vijë për mbarë. Mua më mjafton Allahu, Zoti im.
11:56Page 228
إِنِّي تَوَكَّلۡتُ عَلَى ٱللَّهِ رَبِّي وَرَبِّكُمۚ مَّا مِن دَآبَّةٍ إِلَّا هُوَ ءَاخِذُۢ بِنَاصِيَتِهَآۚ إِنَّ رَبِّي عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٥٦
Indeed, I have relied upon Allāh, my Lord and your Lord. There is no creature but that He holds it by its forelock [i.e., controls it]. Indeed, my Lord is on a path [that is] straight.
“Unë i jam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj.” -Në të gjitha çështjet e mia unë i jam mbështetur Allahut, sepse Ai është Krijuesi i të gjithëve dhe Sunduesi i çdo gjëje. Është Allahu që përkujdeset dhe rregullon çështjet e të gjitha krijesave. Edhe ju nuk dilni jashtë sundimit dhe mbretërimit të Tij.“Nuk ka asnjë nga gjallesat, që Ai të mos e ketë nën sundim.” -Asgjë nuk mund të lëvizë apo të qëndrojë në prehje pa lejen e Tij. Mësojeni, o të mjerë, se nëse mblidheni e organizoheni të gjithë, pa përjashtim, për të më dëmtuar me diçka që Zoti nuk e lejon të ndodhë, kurrë nuk keni për ta realizuar. Por edhe nëse Ai ju lejon ta bëni diçka të tillë, dijeni se do të ndodhë me urtësinë e Tij absolute, nga e cila ju kurrë nuk mund të dilni.“Vërtet Zoti im është i Drejtë.” -Zoti im është i Drejtë, i Mirë dhe i Urtë. Ai është i Lavdëruar për çdo përcaktim në ekzistencë. I drejtë e i urtë është ligji i krijimit dhe i funksionimit të ekzistencës, ashtu siç është edhe ligji që Ai e dëshiron që ne ta zbatojmë e jetojmë sipas tij. I drejtë e me urtësi është edhe ligji i Tij i shpërblimit e i ndëshkimit. Veprat e Zotit janë të mrekullueshme dhe kurrë nuk dalin nga drejtësia dhe urtësia, prandaj Ai është i lavdëruar për të gjitha këto. Ai meriton të madhërohet e t'i shprehet mirënjohja duke e adhuruar si Një të vetëm.
11:57Page 228
فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَقَدۡ أَبۡلَغۡتُكُم مَّآ أُرۡسِلۡتُ بِهِۦٓ إِلَيۡكُمۡۚ وَيَسۡتَخۡلِفُ رَبِّي قَوۡمًا غَيۡرَكُمۡ وَلَا تَضُرُّونَهُۥ شَيۡـًٔاۚ إِنَّ رَبِّي عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٍ حَفِيظٞ ٥٧
But if you turn away, then I have already conveyed that with which I was sent to you. My Lord will give succession to a people other than you, and you will not harm Him at all. Indeed my Lord is, over all things, Guardian."1
Nëse ata kthejnë shpinën(thuaju): “Unë tashmë jua kam përcjellë qartë atë me të cilin jam dërguar te ju.” -Edhe nëse i ktheni shpinën ftesës sime, unë e kam kryer detyrën ndaj jush. Unë jua përçova qartë dhe saktësisht mesazhin, prandaj nuk kam asnjë përgjegjësi për ju. Dijeni, gjithashtu:“Zoti im mund t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, ndërsa ju nuk mund t’i bëni Atij kurrfarë dëmi.” -Zoti im është i fuqishëm që të sjellë pas jush një popull tjetër, që të përkushtohen në përkryerjen e adhurimeve ndaj Tij dhe ta adhurojnë si Një, të Vetëm dhe të Pashoq. Dëmi i shpërfilljes dhe i mosbesimit tuaj rëndon thjesht mbi ju. Allahun e Madhërishëm nuk e dëmton mosbindja e të pabindurve, ashtu sikurse nuk i sjell dobi apo rritje të pushtetit bindja e të bindurve. I Madhëruari thotë: "Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve ." [Fussilet 46] Ose: "Kush bën vepra të mira, bën për vete e kush bën vepra të këqia, bën kundër vetes. Në fund, te Zoti juaj do të ktheheni." [Xhathije 15]. Më pas, i Madhëruari i kërcënon me llogarinë e Tij të drejtë dhe thotë:“Vërtet, Zoti im është Mbikëqyrës i çdo gjëje”. -Allahu i ka ruajtur të gjitha veprat e tyre, në bazë të të cilave edhe do t’i shpërblejë. Në fakt, ndëshkimi i tyre filloi që në këtë botë, kur i përfshiu një furtunë e fuqishme, sikurse thotë i Madhëruari në ajet tjetër: "(Kujto) Edhe Adin, kur Ne lëshuam kundër tyre furtunën shkatërrimtare, që nuk la gjë pa e shndërruar në mbeturinë." [Dharijat 41, 42]. Allahu i Madhëruar na tregon se Ai e shpëtoi Hudin nga ky ndëshkim, bashkë me besimtarët e tjerë:
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences