As-Sa'diYusuf · 12:102–110

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Yusuf 12:102–110

12:102Page 247

ذَٰلِكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ ٱلۡغَيۡبِ نُوحِيهِ إِلَيۡكَۖ وَمَا كُنتَ لَدَيۡهِمۡ إِذۡ أَجۡمَعُوٓاْ أَمۡرَهُمۡ وَهُمۡ يَمۡكُرُونَ ١٠٢

That is from the news of the unseen which We reveal, [O Muḥammad], to you. And you were not with them when they put together their plan while they conspired.

Pasi i tregoi këtë histori të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar i drejtohet profetit të tij të dashur, Muhamedit a.s, dhe i thotë:Këto janë nga ato ngjarje të panjohura, që Ne po t’i shpallim ty. -Këto histori që po të tregojmë ishin të panjohura për ty, dhe nëse nuk do të ishte shpallja e Zotit, ti nuk do të dije asgjë rreth tyre. E kush mund të ta sjellë ty këtë shpallje madhështore, përveç Zotit të Madhërishëm, që kujdeset për shpalljen e Tij?! Ti nuk kishe asnjë mundësi informacioni rreth këtyre ngjarjeve.Ti nuk ishe pranë tyre kur ata vendosën për çështjen e tyre dhe kur thurën intrigat e tyre. -A ishe ti i pranishëm me vëllezërit e Jusufit kur ata planifikonin për ndarjen mes Jusufit dhe të atit? Në atë gjendje ata nuk i vështronte dhe mbikëqyrte askush, përveçse Zoti i Madhërishëm, që i di mirë intrigat e shejtanit të mallkuar. Askush nuk mund të ta silltë këtë informacion kaq të detajuar dhe korrekt, veçse Ai që i di të gjitha. Po kështu i tha Allahu i Lartësuar Muhamedit a.s, pasi i tregoi historinë e Musait: “Ti nuk ishe në anën perëndimore, kur Ne i besuam Shpalljen Musait, e as nuk ishe dëshmitar në këtë ngjarje. Pastaj, Ne krijuam brezni të tjera, që jetuan shumë gjatë. Ti nuk ke banuar mes banorëve të Medjenit, që t’iu lexosh ajetet Tona, por Ne të dërguam ty si Profet. Ti nuk ke qenë as pranë kodrës Tur, kur Ne e thirrëm atë (Musain). Kjo është mëshirë nga Zoti yt, për t’i tërhequr vërejtjen një populli, të cilit nuk i kishte ardhur ndonjë profet para teje, që të merrte mësim.” [Kasas 44-46]. Gjithashtu, në lidhje me historinë e Merjemes, nënës së Isait a.s. Ai thotë: "Këto janë disa nga historitë e panjohura, që po t’i përcjellim ty. Ti nuk ishe atje, kur ata hidhnin short se cili prej tyre do të bëhej kujdestar i Merjemes. Ti nuk ishe pranë tyre as kur ata grindeshin me njëri-tjetrin." [Al Imran]. Ose shembull tjetër: "Po kështu, Ne të shpallëm edhe ty Shpirtin (Kur'anin). Ti nuk e dije se çfarë qe Libri apo besimi, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën udhëzojmë në rrugë të drejtë ata që dëshirojmë prej robërve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Ta dini se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Shura 52-53]. Të gjitha këto tregojnë qartë se Muhamedi ishte i dërguari besnik dhe i zgjedhur i Allahut të Madhëruar.

12:103Page 247

وَمَآ أَكۡثَرُ ٱلنَّاسِ وَلَوۡ حَرَصۡتَ بِمُؤۡمِنِينَ ١٠٣

And most of the people, although you strive [for it], are not believers.

Allahu i Madhëruar i drejtohet profetit të tij të dashur, Muhamedit a.s, dhe i thotë:Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti. -Kështu ndodh, sepse si njohuritë e tyre, ashtu edhe qëllimet e tyre janë të prishura dhe plot ligësi. Edhe sikur të mos ekzistonte asnjë pengesë, këshillat e dashamirësve dhe besimdrejtëve nuk do t’u sillnin asnjë dobi këtyre të padrejtëve kryeneçë. Besimdrejtët i ftojnë vazhdimisht këta mendjemëdhenj, që janë të vetëkënaqur në botën e tyre, për të ndjekur rrugën e mbarë dhe për t’u ruajtur nga e liga. Megjithatë, ata nuk përgjigjen, edhe pse besimdrejtët këmbëngulin në këtë ftesë bujare dhe nuk kërkojnë asnjë lloj shpërblimi prej tyre. Ata nuk ndikohen edhe sikur t’u sjellësh çdo lloj fakti nga i madhi Zot.

12:104Page 248

وَمَا تَسۡـَٔلُهُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ ١٠٤

And you do not ask of them for it any payment. It is not except a reminder to the worlds.

Ti nuk po kërkon prej tyre ndonjë shpërblim për kumtimin e të vërtetës. Ai(Kur'ani)nuk është gjë tjetër, por veçse këshillë për mbarë botën. -Përmes Shpalljes, ata mësojnë të mirën dhe nxiten që të punojnë dhe të jetojnë sipas saj. Gjithashtu, ata mësojnë të ruhen nga e keqja dhe të shpëtojnë prej saj.

12:105Page 248

وَكَأَيِّن مِّنۡ ءَايَةٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ يَمُرُّونَ عَلَيۡهَا وَهُمۡ عَنۡهَا مُعۡرِضُونَ ١٠٥

And how many a sign within the heavens and earth do they pass over while they, therefrom, are turning away.

Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, pranë të cilave kalojnë, por u kthejnë shpinën. -Janë të shumta argumentet e shfaqura në qiej dhe në tokë, që tregojnë për njëshmërinë e Zotit dhe faktin se Ai është i vetmi që duhet adhuruar, por ata i kthejnë shpinën dhe e shpërfillin. Edhe nëse ata besojnë diçka, përsëri besimi i tyre është i përzier me idhujtari, prandaj i Madhëruar i thotë:

12:106Page 248

وَمَا يُؤۡمِنُ أَكۡثَرُهُم بِٱللَّهِ إِلَّا وَهُم مُّشۡرِكُونَ ١٠٦

And most of them believe not in Allāh except while they associate others with Him.

Shumica e tyre e besojnë Allahun veçse duke bërë idhujtari. -Edhe pse mund të besojnë se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi dhe Administruesi që përkujdeset dhe ka në dorë të gjitha çështjet e krijesave, ata sërish bien në idhujtari dhe nuk e njësojnë të Madhëruarin në adhurim. Këta njerëz që kanë arritur në këtë gjendje nuk presin gjë tjetër, veçse të përfshihen nga ndëshkimi i të Madhërishmit të Plotpushtetshëm, Allahut të Lavdëruar. Ata do të befasohen nga ndëshkimi i Zotit pikërisht atëherë kur do të ndihen të sigurt. Thotë i Madhëruari:

12:107Page 248

أَفَأَمِنُوٓاْ أَن تَأۡتِيَهُمۡ غَٰشِيَةٞ مِّنۡ عَذَابِ ٱللَّهِ أَوۡ تَأۡتِيَهُمُ ٱلسَّاعَةُ بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ١٠٧

Then do they feel secure that there will not come to them an overwhelming [aspect] of the punishment of Allāh or that the Hour will not come upon them suddenly while they do not perceive?

Mos vallë, ata janë të sigurt prej dënimit të Allahut, që mund t’i përfshijë, apo nga Ora(e katastrofës), që do t’u vijë befas, pa e ndier?! -Mos vallë kanë marrë ndonjë siguri këta idhujtarë, që i kthejnë shpinën dhe e shpërfillin të vërtetën e Zotit, se nuk do të përfshihen nga ndëshkimi?! Le ta dinë ata se i pret ose ndëshkimi i Zotit, që do t’i përfshijë të gjithë dhe do t’i shfarosë, ose Ora e Kijametit, që do t’i gjejë në befasi. Le të kenë frikë dhe të kthejnë rrugë këta të mjerë, se tashmë e kanë bërë hak ndëshkimin e Zotit. Le të pendohen dhe të kthejnë rrugë sa nuk është vonë, se ndëshkimi i të Drejtit do të jetë i ashpër.

12:108Page 248

قُلۡ هَٰذِهِۦ سَبِيلِيٓ أَدۡعُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِۚ عَلَىٰ بَصِيرَةٍ أَنَا۠ وَمَنِ ٱتَّبَعَنِيۖ وَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ١٠٨

Say, "This is my way; I invite to Allāh with insight, I and those who follow me. And exalted is Allāh; and I am not of those who associate others with Him."

Allahu i Madhëruar i drejtohet profetit të tij të dashur, Muhamedit a.s, dhe i thotë:Thuaj: “Kjo është rruga ime.” -Thuaju njerëzve o Muhamed, kjo është rruga ime në të cilën unë ju ftoj! Ajo është e vetmja rrugë që ju çon drej Allahut dhe vendit të Tij të bujarisë dhe mirësisë së përjetshme. Kjo rrugë është e ndërtuar mbi diturinë e vërtetë, të saktë dhe korrekte nga shpallja e Zotit dhe të punuarit me sinqeritet sipas saj për të kënaqur të vetmin të adhuruar me meritë, Allahun e Lartësuar. Rruga ime është: të dorëzuarit tërësisht për të adhuruar Zotin si një të vetëm dhe për të jetuar sipas Ligjit të Tij, duke i dhënë përparësi Atij mbi gjithçka tjetër të kësaj bote.Unë dhe pasuesit e mi i ftojmë njerëzit në rrugën e Allahut, me dituri të qartë. -Unë dhe ata që më pasojnë mua ftojmë njerëzit që ta duan Allahun dhe të bëjnë punë të mira, që të afrojnë tek Ai. Unë paralajmëroj që të ruhen dhe të largohen nga ato vepra e besime që shkaktojnë zemërimin dhe pastaj ndëshkimin e të Drejtit të Plotpushtetshëm dhe largimin nga Ai. Allahu i Madhëruar më ka pajisur mua me dituri të qartë për fenë në të cilën po i ftoj krijesat. Unë jam tërësisht i bindur në saktësinë dhe vërtetësinë e Shpalljes që Zoti im më ka dhuruar, pa asnjë dyshim e ngurrim në të. Po kështu janë edhe pasuesit e mi: edhe ata ftojnë në rrugën e Allahut, duke qenë të ditur dhe të qartë në fenë ku i ftojnë të tjerët.I lartësuar qoftë Allahu! Unë kurrë nuk do të jem nga idhujtarët. -Allahu është i pastër dhe larg çdo të mete dhe besimi të kotë, që njerëzit trillojnë. Besimet e sajuara dhe të nxitura nga shejtani i mallkuar nuk i japin Zotit madhështinë që i takon, por bien ndesh me lartësinë dhe madhështinë e Tij të plotë. Unë nuk jam si idhujtarët dhe distancohem nga veprat e tyre të liga dhe devijuese. Unë i jam dedikuar tërësisht adhurimit të Allahut si një i vetëm dhe sipas porosive dhe Ligjit të Tij. Pastaj, i Madhëruari thotë:

12:109Page 248

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ إِلَّا رِجَالٗا نُّوحِيٓ إِلَيۡهِم مِّنۡ أَهۡلِ ٱلۡقُرَىٰٓۗ أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۗ وَلَدَارُ ٱلۡأٓخِرَةِ خَيۡرٞ لِّلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ١٠٩

And We sent not before you [as messengers] except men to whom We revealed from among the people of cities. So have they1 not traveled through the earth and observed how was the end of those before them? And the home of the Hereafter is best for those who fear Allāh; then will you not reason?

Ne dërguam para teje si të dërguar vetëm se burra nga banorët e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. - Kuptimi: Nuk kemi dërguar melekë ose krijesa të tjera si profetë për njerëzit, por kemi zgjedhur burra nga vetë radhët e popujve. Atëherë, përse habitet populli yt për profetësinë tënde?! Edhe ti je si të gjithë profetëtpara teje, madje më i zgjedhuri mes tyre. Zoti u shpalli të gjithëve udhëzime hyjnore. Allahu i Madhëruar i përzgjodhi ata nga banorët e qyteteve të mëdha, sepse ata dalloheshin për logjikën më të shëndetshme, por edhe që çështja e tyre të përhapej më shpejt dhe më lehtë.A nuk udhëtojnë nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i më të hershmëve? -Nëse nuk të besojnë ty, atëherë pse nuk udhëtojnë nëpër tokë dhe të shohin se si ishte përfundimi i brezave të mëparshëm?" A nuk i shohin vendbanimet e tyre të shkretuara, për të kuptuar se si i ndëshkoi Zoti ata, për shkak të mosbesimit dhe refuzimit të Shpalljes së tij? Kjo duhet t’ju japë një mësim të mirë, që të mos bëni të njëjtin krim si ata dhe pastaj të meritoni të njëjtin ndëshkim si ata. Kujtoni, gjithashtu, edhe një fakt tjetër shumë të rëndësishëm:S’ka dyshim se jeta e ardhshme është shumë më e mirë për ata të cilët ishin të devotshëm. -Bukuritë dhe begatitë e Xhenetit janë të përjetshme dhe të posaçme për ata të cilët janë ruajtur. Ata i druhen ndëshkimit dhe zemërimit të Zotit, duke përmbushur me korrektësi dhe sinqeritet urdhëresat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Ata e dinë mirë se dynjaja, me të gjitha stolitë e saj,është një kënaqësi e përkohshme, e shoqëruar me mundime e vuajtje dhe që një ditë do të marrë fund. Ndërsa mirësitë e ahiretit janë të plota, të përkryera e të pastra nga çdo mangësi. Ato kurrë nuk kanë për të përfunduar apo për t'u zbehur, madje do të jenë në shtim e zbukurim të përjetshëm e të pandërprerë.A nuk po logjikoni, atëherë? -A nuk keni aq logjikë sa për t’i dhënë përparësi asaj që është më e mirë kundrejt diçkaje që është e papërfillshme dhe e përkohshme?!Nga mëshira e madhe e për krijesat,Krijuesi dërgoi ndër ta profetë, sipërgëzues e qortues. Ata u bëjnë tënjohur njerëzve qëllimin e jetës së tyredhe ua prezantojnë saktësisht Zotitn etyre, ashtu sikurse është në të vërtetë, tëlartësuar e të pastër nga çdo e metë.Kush është Allahu, cilët janë emratcilësitë e atributet e Tij? Çfarë dëshiron Aiprej nesh, për çfarë na urdhëron e ngaçfarë na ndalon. Çfarë shpërblimi ka ai qëi bindet e çfarë ndëshkimi ka ai që nuk ibindet? Kështu këta profetë janëndërmjetësit mes Zotit dhe krijesave, përsa i përket transmetimit të qartë tëmesazhit të Tij. Ata përcjellin mebesnikëri e korrektësi mesazhin e Zotitpër krijesat e Tij. Ata u mësojnë dhe iedukojnë njerëzit me atë që u bën dobinë dynja dhe në ahiret. Ata u bëjnë tëqartë njerëzve çdo gjë që e kënaq Zotin etyre dhe çdo gjë që e zemëron Atë.Kështu, njerëzit duhet të bëjnë atë qëZoti do dhe pëlqen dhe duhet të largohene të ruhen nga çdo gjë që e zemëron tëMadhërishmin. Nevoja e njerëzve përprofetët është shumë e madhe. Madje,sikurse thotë Imam Ibn Kajimi (Allahu emëshiroftë!), nevoja e tyre për profetëtdhe Sheriatin e Zotit është jetike. Ajoështë shumë e rëndësishme, madje më erëndësishme se çdo nevojë tjetër.Sheriati të jep mundësinë e njohjes sëçdo gjëje që kënaq Allahun e Madhëruar.Nëpërmjet Sheriatit, i Madhëruari namëson urdhëresat e Tij dhe na shtjellonrrugët e mira për realizimi e tyre. Sheriatina mëson se cilat janë veprat qëshkaktojnë zemërimin e të Madhërishmitdhe që Ai na i ka ndaluar. Ai na mësonligjet e adhurimit të Zotit, por edhe ligjete marrëdhënieve ndër njerëzore në tëgjitha aspektet. Për këtë arsye, njeriu, -me përzgjedhjen e tij të lirë, - duhet tëadhurojë Zotin e tij nëpërmjet këtijSheriati, i cili mund të përftohet veçsepërmes Shpalljes së dhënë nga Zotipërmes profetëve. Sado të përpiqet ehulumtojë logjika e njeriut, ajo kurrë nukmund të gjykojë me saktësi se çfarëdëshiron Zoti prej tij. Kjo njohuripërftohet thjesht dhe vetëm nga Shpalljae Zotit. Imam Ibn Kajimi vazhdon më tej:"Nëse njeriut i pengohet frymëmarrja,ushqimi e pija, e shumta që atij do t’indodhë është vdekja e trupit dhe largimi ishpirtit nga trupi. Por nëse atij i ndalohetSheriati e privohet nga njohja e Shpalljessë Zotit, kjo do të sjellë shkatërrimin ezemrës dhe të shpirtit, gjë që ështëshumë herë më e frikshme dhe edhimbshme sesa thjesht vdekja trupore.”[Shih "Zadul Mead"]. Disa parime në lidhje me besimin nëprofetët e Zotit:1. Profetësia është një dhunti nga Allahu iMadhëruar, që nuk mund të përfitohetapo kultivohet nga vetë njeriu.2. Nevoja e njerëzve për profetët ështëdomosdoshmëria më e madhe.3. Profetët janë të shumtë, edhe arsyetpër këtë janë të shumta.4. Besimi te profetët është një themel irëndësishëm i besimit Islam.5. Ai që mohon një profet konsiderohetse i ka mohuar të gjithë.6. Profetët dhe lajmëtarët e Zotit janë mëtë mirë se çdo njeri tjetër. Kushdo qëpretendon se ndonjë njeri është më idalluar dhe i përzgjedhur se profetët,është qafir.7. Profetët e Zotit janë më tëkompletuarit mes të gjithë njerëzve, në tëgjitha aspektet.8. Profetët e Zotit janë të pastër ngashpifjet dhe trillimet e mosbesimtarëve.9. Profetët u përzgjodhën të jenë prejnjerëzve dhe jo prej melekëve.10. Profetët janë të gradave të ndryshmedhe më i miri është Muhammedi a.s.Disa nga veçoritë e profetëve:1. Atyre u vjen Shpallja nga Zoti.2. Ata janë të ruajtur nga gjynahet emëdha dhe cenuese të personalitetit, porjo nga gjynahet e vogla. Mendimi më isaktë është që ata bëjnë gjynahe të vogla,por Allahu nuk i lë të vazhdojnë në to. Atapendohen dhe nuk i përsërisin më ato.3. Sytë e tyre flenë, por zemra e tyre nukfle, sikurse është shënuar nga Buhariudhe Muslimi.4. Atyre u jepet leja për të përzgjedhur nëmomentin e vdekjes, sikurse thuhet nënjë hadith tek Buhariu dhe Muslimi.5. Toka nuk e ha (tret) trupin e profetëve.Nëse hap varrin e çdo profeti do ta gjeshsikurse është varrosur, i pacënuar, sepseAllahu i lartësuar ia ka bërë haram tokësqë ta tresë trupin e profetëve, sikursethuhet tek Ebu Daudi dhe Nesaij me isnadsahih.6. Profetët janë varrosur mu atje ku kanëndërruar jetë. Kështu Profeti (a.s) vdiq nështëpinë e tij dhe po atje u varros.7. Profetët nuk lënë pas trashëgimipasurore e materiale. Pasuria materialeqë ata lënë konsiderohet sadaka. Kjothuhet në një hadith te Buhariu dheMuslimi.8. Profetët lënë si trashëgimi diturinë:Profeti (a.s.) ka thënë: "Profetët nuk lënëtrashëgimi dirhem e dinarë, por lënëtrashëgimi diturinë. (Ebu Daudi me isnadsahih).9. Profetët kanë qenë burra dhe kurrëfemra. Ata kanë qenë njerëz të lirë dhekurrë skllevër.10. Ata mbeten njerëzit më të plotëfizikisht, moralisht dhe në çdo aspekttjetër.11. Urimi: “Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem”është i posaçëm për ta. Mbase mund tëlejohet edhe për njerëzit e tjerë, me disakushte, por për ta është e veçantë.12. Ata janë të zgjedhur e të dalluar ngavetë Zoti.13. Çdo profeti, Zoti i ka mundësuar njëlutje të pranuar. (Buhariu dhe Muslimi)14. Çdo profet do të ketë haudin (pusin) etij në Ditën e Gjykimit. (Ahmedi me isnadhasen).15. Profetët kanë qenë banorë tëqyteteve të mëdha, dhe jo endacakë aponomadë e beduinë.16. Ata nuk shihnin ëndrra prej shejtanit,nga të cilat të ejakuloheshin në gjumë,sepse kjo vjen prej shejtanit, dhe shejtaninuk mund të ketë pushtet mbi profetët.

12:110Page 248

حَتَّىٰٓ إِذَا ٱسۡتَيۡـَٔسَ ٱلرُّسُلُ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُمۡ قَدۡ كُذِبُواْ جَآءَهُمۡ نَصۡرُنَا فَنُجِّيَ مَن نَّشَآءُۖ وَلَا يُرَدُّ بَأۡسُنَا عَنِ ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ١١٠

[They continued] until, when the messengers despaired and were certain that they had been denied, there came to them Our victory, and whoever We willed was saved. And Our punishment cannot be repelled from the people who are criminals.

Allahu i Madhëruar na tregon se kur Ai i dërgonte profetët e Tij të nderuar, njerëzit e këqij dhe kriminelë nuk i besonin ata, por i quanin gënjeshtarë. Ai i afatizonte ata, që të kishin mundësi të kthenin rrugë dhe të besonin të vërtetën e sjellë nga të dërguarit. Por refuzimi i tyre zgjaste aq shumë, saqë edhe profetët - me besimin dhe sigurinë e tyre të plotë në premtimin dhe ndihmën e Allahut, - ndoshta në zemrat e tyre gati e humbnin shpresën dhe mendonin me pesimizëm se ishin refuzuar përfundimisht nga popujt e tyre. Por pikërisht në këtë gjendje, atyre u vinte ndihma e Zotit:Atëherë kur të dërguarit gati e humbin shpresën dhe mendojnë se janë trajtuar si gënjeshtarë, atëherë u ven ndihma Jonë. Dhe, ata që i duam, ne i shpëtojmë. Por, dënimi Ynë kurrë nuk mund zbrapset nga një popull keqbërës. -Të shpëtuarit ishin profetët dhe pasuesit e tyre. Ndërsa ata që ishin kriminelë dhe guxonin të mos i përuleshin të Madhërishmit, ata nuk mund të gjenin forcë ku mund të mbështeteshin apo ndihmëtar që mund t’i shpëtonte.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском