As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
يوسف
Yusuf
Joseph · Meccan · 111 ayahs
12:1Page 235
الٓرۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ ١
Alif, Lām, Rā.1 These are the verses of the clear Book.
Elif, Lam, Ra. Këto janë ajete të Librit të qartë! -Allahu i Lartësuar na tregon se këto janë ajete të një Libri të qartë dhe lehtësisht të kuptueshëm. I qartë është teksti i tij, të qarta janë edhe kuptimet e tij. Kur'ani është libër i qartë, i shtjelluar plotësisht nga Allahu i Lartësuar. Ai u shpall në gjuhën e pastër arabe, e cila është gjuha më fisnike, më e pasura dhe më e plota për të qartësuar çështjet. Nëpërmjet saj, njerëzit sqarohen për të gjitha çështjet e nevojshme dhe të dobishme për të cilat kanë nevojë. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar na tregon se ky qartësim dhe sjellja e Kur'anit në gjuhën arabe është bërë për një qëllim të caktuar:
12:2Page 235
إِنَّآ أَنزَلۡنَٰهُ قُرۡءَٰنًا عَرَبِيّٗا لَّعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ ٢
Indeed, We have sent it down as an Arabic Qur’ān1 that you might understand.
Ne e zbritëm Kur'anin në arabisht, që ju të mund të mësoni urtësinë. -Kuptimi: E zbritëm Kur'anin, me qëllim që ju të mendoni dhe të përfitoni nga ky libër, duke mësuar se cilët janë kufijtë e vendosur nga Allahu i Lartësuar, cilat janë çështjet themelore që duhet të njohë çdo njeri, që të jetë në rregull me Allahun e Lartësuar, madje edhe ato çështje jo kryesore. Këto ajete zbritën që ju të njihni urdhëresat dhe ndalesat e Allahut të Lartësuar. Nëse meditoni dhe i studioni me vëmendje ajetet e Zotit, do të arrini siguri të plotë në besimin dhe fenë tuaj. Kur zemrat mbushen me dituri të pastër rreth ligjeve të Allahut të Lartësuar, frytet janë të mrekullueshme: vepra të mira dhe nënshtrim ndaj porosive të Allahut të Lartësuar. Gjithashtu, duke medituar e duke analizuar vazhdimisht këto ajete, që përmbajnë kuptime të mrekullueshme, mendjet tuaja do të ndriçohen, do të plotësohen dhe do të ngrihen në një nivel më të lartë. Përmes meditimit në këtë libër madhështor, mendja dhe shpirti juaj pastrohen dhe kompletohen. Më pas, Allahu i Lartësuar vijon dhe thotë:
12:3Page 235
نَحۡنُ نَقُصُّ عَلَيۡكَ أَحۡسَنَ ٱلۡقَصَصِ بِمَآ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ وَإِن كُنتَ مِن قَبۡلِهِۦ لَمِنَ ٱلۡغَٰفِلِينَ ٣
We relate to you, [O Muḥammad], the best of stories in what We have revealed to you of this Qur’ān although you were, before it, among the unaware.
Ne po të përcjellim ty më të bukurën e historive në këtë Kur'an që të kemi shpallur.... -Allahu i Lartësuar e ka quajtur Kur'anin: "Ahsenel Kasas", domethënë, rrëfimin më të bukur, sepse ai është një rrëfim i vërtetë, në të cilin nuk ka asnjë dyshim. Ai nuk është një trillim imagjinate, por një realitet. Kur'ani është përcjellë përmes fjalëve dhe shprehjeve më të bukura dhe më të zgjedhura. Ai përmban kuptime të gjera, të thella dhe të mrekullueshme, nga të cilat përfitohen shumë dobi dhe mirësi. Nuk ka dyshim se Kur'ani është fjala më e bukur, më e plotë dhe më e dobishme e sjellë nga Allahu i Lartësuar. Bukuria e tij qëndron pikërisht në urtësitë dhe mësimet e mrekullueshme që ai përmban. Me shpalljen e këtij libri madhështor dhe të pakrahasueshëm, Allahu i Lartësuar e dalloi profetin Muhamed (a.s)dhe umetin e tij mbi të gjithë të tjerët. Kjo ishte thjesht një mirësi dhe dhuratë nga Allahu i Lartësuar, i Cili është Bujar dhe i Gjithëmëshirshëm:Përpara kësaj ti ishe ndër ata që nuk dinin. -Kuptimi: Ti nuk e dije se çfarë ishte Shpallja dhe çfarë ishte feja, përpara se Allahu i Lartësuar të të shpallte ty Kur'anin madhështor. Allahu i Lartësuar, sikurse thotë në një ajet tjetër,e ka bërë Kur'anin “dritë”, me të cilën ndriçon dhe udhëzon ata që Ai dëshiron. Allahu i Lartësuar e lavdëron Kur'anin, duke e përshkruar atë si “rrëfimi më i mirë dhe më i bukur”. Asnjë fjalë tjetër nuk mund t’i afrohet mirësisë dhe bukurisë së këtij libri. Pas lavdërimit të Kur'anit, Allahu i Lartësuar vijon që të tregojë një ndër historitë më të bukura dhe më dobiprurëse, atë të Jusufit (a.s):Bëhet fjalë për suren El Shura, ajetet52-53, ku Allahu i Madhëruar thotë: “Pokështu Ne të shpallëm ty Libër(jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarëishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne ebëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmënë rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmëprej robërve Tanë. Pa dyshim, edhe tiudhëzon në rrugën e drejtë, Në rrugën eAllahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dheç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahukthehen të gjitha çështjet.”
12:4Page 235
إِذۡ قَالَ يُوسُفُ لِأَبِيهِ يَٰٓأَبَتِ إِنِّي رَأَيۡتُ أَحَدَ عَشَرَ كَوۡكَبٗا وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ رَأَيۡتُهُمۡ لِي سَٰجِدِينَ ٤
[Of these stories mention] when Joseph said to his father,1 "O my father, indeed I have seen [in a dream] eleven stars and the sun and the moon; I saw them prostrating to me."
Në hyrje të sures Allahu i Lartësuar tha se po i tregonte Profetit të Tij të dashur një nga historitë më të bukura në këtë libër madhështor. Pastaj fillon historia e zgjeruar e profetit Jusuf. Allahu i Madhëruar tregon gjithçka që ndodhi me familjen e bekuar të Jakubit (a.s). Kjo histori vjen në Kur'an e plotë dhe pa asnjë mangësi, e mjaftueshme për t’u kuptuar shumë mirë. Prandaj, kushdo që pretendon se mund ta "plotësojë" këtë histori apo ta “zbukurojë” më shumë atë, duke sjellë rrëfenja nga tradita hebraike, të cilave nuk u njihet saktësia dhe që, në fakt, shumica e tyre janë mashtrime dhe trillime, pa dyshim që bën një gabim të madh. Askush tjetër nuk mund të sjellë rrëfim më të hollësishëm dhe më të bukur se ai që Allahu i Lartësuar ka treguar në Kur'an. Si mund të pretendosh se mundesh të plotësosh diçka, për të cilën Allahu i Lartësuar thotë se e ka sjellë të plotë dhe në formën më të bukur?! Shumë tefsire janë mbushur plot me hollësira, që janë shumë herë më të gjata sesa vetë kjo sure. Ato përmbajnë trillime dhe episode të shëmtuara, që bien në kundërshtim me atë që vetë Allahu i Lartësuar ka treguar në këtë sure. Njeriu duhet të përpiqet ta kuptojë këtë sure duke u bazuar në vetë fjalën e Allahut të Madhëruar dhe të duhet të largohet nga çdo lloj shpjegimi i panevojshëm, që nuk ka bazë në traditën e saktë të Profetit (a.s)dhe burimet e Sheriatit. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:Kujto kur Jusufi, i tha të atit(Jakubit): “O babai im! Unë pashë(në ëndërr)njëmbëdhjetë yje dhe Diellin dhe Hënën. Unë i pashë duke më bërë mua sexhde.” -Babai i Jusufit ishte Jakubi, ky ishte i biri i Is'hakut, dhe ky i biri i Ibrahimit (a.s), të dashurit të Allahut të Lartësuar, - paqja dhe bekimet e Allahut qofshin me të gjithë ata dhe Profetin tonë a.s. Kështu, Jusufi i tregoi të atit: “Unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe Diellin dhe Hënën. Unë i pashë duke më bërë mua sexhde.”. Kjo qe një ëndërr, e cila paralajmëronte gradën e lartë të Jusufit (a.s) në këtë jetë dhe në ahiret. Ëndrra ishte një përgëzim për atë që do të ndodhte më vonë me këtë djalosh të mrekullueshëm dhe të përzgjedhur. Kur dëshiron të realizojë një çështje madhështore, Allahu i Lartësuar i paraprin asaj me shenja të ndryshme, si lehtësim për robërit e Tij të dashur, që të mund të fillojnë parapërgatitjen. Ai i ndihmon ata duke u dhënë forcë dhe durim, për të përballuar çdo lloj vështirësie në sprovat që pasojnë. Pa dyshim, kjo tregon për butësinë, bamirësinë, mëshirën dhe dashurinë e madhe të Allahut të Lartësuar për robërit e Tij. Jakubi (a.s) e interpretoi ëndrrën duke thënë se dielli simbolizonte nënën e Jusufit, hëna simbolizonte babain e tij, ndërsa yjet ishin vëllezërit e tij. Gjithashtu, ai parashikoi se më vonë, përgjatë jetës, situata do të vinte në një pikë të tillë që të gjithë vëllezërit e tij do t’i nënshtroheshin dhe përuleshin atij, duke i rënë në sexhde, në formë nderimi dhe respekti. Por, sigurisht, të gjitha këto do të ndodhnin përmes rrugësh dhe sebepesh të përcaktuara nga Allahu i Lartësuar. Ai i ndihmon dhe u gjendet pranë atyre të cilët i ka përzgjedhur dhe i ka dalluar mbi të tjerët. Ndër shkaqet e lartësimit dhe krenarisë së njeriut janë dituria e gjerë dhe e dobishme fetare dhe puna e sinqertë sipas saj. Është Allahu i Lartësuar që u mundëson të dashurve të tij dituri të thellë dhe punë të sinqertë, përmes së cilës afrohen tek Ai. Kështu, Ai sjell triumfin dhe krenarinë e të dashurve të Tij në tokë. Kjo mirësi e premtuar nga Allahu i Lartësuar përmes një ëndrre do të përfshinte të gjithë familjen e Jakubit (a.s), domethënë edhe vëllezërit e tij, të cilët u penduan më pas.
12:5Page 236
قَالَ يَٰبُنَيَّ لَا تَقۡصُصۡ رُءۡيَاكَ عَلَىٰٓ إِخۡوَتِكَ فَيَكِيدُواْ لَكَ كَيۡدًاۖ إِنَّ ٱلشَّيۡطَٰنَ لِلۡإِنسَٰنِ عَدُوّٞ مُّبِينٞ ٥
He said, "O my son, do not relate your vision to your brothers or they will contrive against you a plan. Indeed Satan, to man, is a manifest enemy.
Ai(babai)tha: “O biri im(i dashur)! Mos ua trego ëndrrën vëllezërve të tu, se ndoshta të bëjnë ndonjë dredhi. -Jakubi (a.s.) e këshilloi të birin që të ruhej dhe të mos ua tregonte vëllezërve ëndrrën, sepse ata mund t’i kapte zilia dhe urrejtja, kur të kuptonin se Jusufi kishte cilësi më të larta sesa ata. Për t’i ndërprerë rrugën kësaj të keqeje, ai e porositi djalin që të mos ua tregonte vëllezërve ëndrrën e tij. Kjo masë duhej, sepse sikurse thotë i Lartësuari:Shejtani është, vërtet armik i betuar për njeriun." - Shejtani nuk heq dorë kurrë nga lufta dhe përpjekjet për të devijuar njeriun dhe për të futur urrejtje, smirë dhe armiqësi mes vëllezërve. Ai punon fshehtazi dhe haptazi. Kështu, largimi nga çdo rrugë dhe shkak që i lejon Shejtanit i mallkuar të të dëmtojë, është detyrë që duhet përmbushur dhe që nuk duhet neglizhuar për asnjë çast. Dhe, vërtet, Jusufi (a.s) e zbatoi porosinë e babait të tij, duke mos ua treguar vëllezërve të tij ëndrrën.
12:6Page 236
وَكَذَٰلِكَ يَجۡتَبِيكَ رَبُّكَ وَيُعَلِّمُكَ مِن تَأۡوِيلِ ٱلۡأَحَادِيثِ وَيُتِمُّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكَ وَعَلَىٰٓ ءَالِ يَعۡقُوبَ كَمَآ أَتَمَّهَا عَلَىٰٓ أَبَوَيۡكَ مِن قَبۡلُ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡحَٰقَۚ إِنَّ رَبَّكَ عَلِيمٌ حَكِيمٞ ٦
And thus will your Lord choose you and teach you the interpretation of narratives [i.e., events or dreams] and complete His favor upon you and upon the family of Jacob, as He completed it upon your fathers before, Abraham and Isaac. Indeed, your Lord is Knowing and Wise."
Kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty që të të mësojë shpjegimin e ëndrrave. Ai do ta plotësojë mirësinë e Vet ndaj teje dhe ndaj familjes së Jakubit, sikurse bëri më parë ndaj etërve të tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. -Allahu i Lartësuar të dalloi ty mbi të tjerët e kësaj kohe, duke të veçuar me cilësi dhe virtyte të larta. Ndër to është dhe aftësia për të shpjeguar ëndrrat. Përveç shpjegimit të ëndrrave, Ai do të të mësojë ty edhe kuptimin e saktë të shpalljeve dhe porosive të Tij. Ai ka për ta plotësuar mirësinë e Tij ndaj teje si në dynja dhe në ahiret. Në këtë dynja do të të japë të mira dhe begati të shumta, por në ahiret mirësitë e Tij janë të papërshkrueshme. Allahu do ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje, ashtu sikurse bëri me paraardhësit e tu, Ibrahimin dhe Is'hakun. Allahu i Lartësuar i dalloi dhe bekoi ata njerëz të nderuar dhe të zgjedhur me mirësi të shumta si në fe, ashtu edhe çështjet e kësaj jete:Zoti yt është i Gjithëditur dhe i Urtë. -Dituria e Allahut të Lartësuar është përfshirëse e gjithçkaje, madje edhe e ndjenjave e mendimeve që fsheh kraharori, qofshin ato të mira apo të këqija. Allahu i Lartësuar ka për t’i dhënë çdokujt ashtu siç orienton urtësia dhe madhështia e Tij. Allahu është i Urtë, që çdo gjë e vendos në vendin e vet, duke i dhënë gjykimin që i takon. Pasi ia shpjegoi ëndrrën, Jakubi (a.s) i drejtohet të birit dhe i thotë:
12:7Page 236
۞ لَّقَدۡ كَانَ فِي يُوسُفَ وَإِخۡوَتِهِۦٓ ءَايَٰتٞ لِّلسَّآئِلِينَ ٧
Certainly were there in Joseph and his brothers signs for those who ask, [such as]
Në historinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij ka, vërtet shumë mësime për të gjithë ata që pyesin(për të vërtetën). -Në historinë e Jusufit dhe vëllezërve të tij ka shumë mësime për të kuptuar shumë çështje të larta dhe të rëndësishme. Këto mësime u shërbejnë të gjithë atyre që pyesin rreth kësaj historie dhe kanë dëshirë të përfitojnë dobi prej saj. Ata që vërtet përfitojnë nga ajetet e Allahut të Lartësuar dhe mësimet që gjenden në to janë pikërisht ata që interesohen dhe pyesin por, çka është më e rëndësishme, ata duan të mësojnë dhe të binden për të punuar sipas atyre mësimeve. Ndërsa ata që i kthejnë shpinën dhe i lënë në harresë ajetet e Allahut të Lartësuar nuk kanë për të përfituar kurrë asnjë dobi.
12:8Page 236
إِذۡ قَالُواْ لَيُوسُفُ وَأَخُوهُ أَحَبُّ إِلَىٰٓ أَبِينَا مِنَّا وَنَحۡنُ عُصۡبَةٌ إِنَّ أَبَانَا لَفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ ٨
When they said, "Joseph and his brother1 are more beloved to our father than we, while we are a clan. Indeed, our father is in clear error.
Vëllezërit e tij thanë: “Babai ynë do më tepër Jusufin dhe vëllanë e tij(të vogël)sesa ne. Por ne bëhemi një grup i fortë. -Ata filluan të diskutonin për Jusufin dhe Beniaminin, që ishte vëllai i tij nga nëna. Ata thanë: “Ne bëhemi grup i fortë dhe jemi shumë më të dobishëm se ata. Atëherë, përse babai ynë i do ata më tepër sesa ne?! Pse ai tregohet më i butë dhe më i afruar me ta?Babai ynë po gabon dukshëm.” –Kuptimi: Babai ynë po gabon qartë, sepse po preferon ata të dy, pa pasur ndonjë shkak që ne ta shikojmë ose ta kuptojmë. Kështu, nën trysninë e kësaj smire, ata u mbushën me urrejtje dhe vendosën diçka të tmershme:
12:9Page 236
ٱقۡتُلُواْ يُوسُفَ أَوِ ٱطۡرَحُوهُ أَرۡضٗا يَخۡلُ لَكُمۡ وَجۡهُ أَبِيكُمۡ وَتَكُونُواْ مِنۢ بَعۡدِهِۦ قَوۡمٗا صَٰلِحِينَ ٩
Kill Joseph or cast him out to [another] land; the countenance [i.e., attention] of your father will [then] be only for you, and you will be after that a righteous people."1
Vriteni Jusufin ose hidheni diku, në ndonjë vend të largët, që babai t’ju dojë vetëm ju dhe më pas bëhuni njerëz të mirë!. -Ata vendosën që ta largonin Jusufin nga sytë e babait, diku në një vend të largët. Shejtani i mallkuar ua zbukuroi këtë vepër, duke i bërë të mendonin se, nëse do të vepronin ashtu, atëherë babai do t’i donte më shumë: duke mos e pasur Jusufin pranë, sytë dhe vëmendja e tij do të përqendroheshin tërësisht tek ata. Sipas mashtrimeve të Shejtanit, babai tani do të tregohej më i dashur, më i dhembshur dhe më i afuar me ata, ndryshe nga gjendja e deriatëhershme, kur zemra e tij ishte tërësisht e përkushtuar ndaj Jusufit. Shejtani i mallkuar ua bëri të lehtë këtë vepër, duke u thënë: “...dhe më pas bëhuni njerëz të mirë”. Pra, thjesht pendohuni më vonë dhe kërkojini falje Allahut, bëhuni përsëri njerëz të mirë, dhe kështu keni për ta arritur qëllimin tuaj! Edhe vëllezërit e Jusufit vendosën të pendoheshin, edhe pse akoma nuk e kishin kryer veprën e planifikuar. Domethënë, për t'ua lehtësuar poshtërsinë, Shejtani i mallkuar u përmendi atyre faktin që mund të pendoheshin dhe t’i rregullonin çështjet më vonë. Kjo ishte vërtet një hile e madhe, që bëri punë me ta.
12:10Page 236
قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ لَا تَقۡتُلُواْ يُوسُفَ وَأَلۡقُوهُ فِي غَيَٰبَتِ ٱلۡجُبِّ يَلۡتَقِطۡهُ بَعۡضُ ٱلسَّيَّارَةِ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ ١٠
Said a speaker among them, "Do not kill Joseph but throw him into the bottom of the well; some travelers will pick him up - if you would do [something]."
Njëri prej tyre tha: “Mos e vrisni Jusufin por, nëse doni të bëni diçka me të, hidheni në pus, që ta gjejë e ta marrë ndonjë karvan udhëtarësh”. -Njëri nga vëllezërit e Jusufit propozoi: “Mos e vrisni Jusufin, sepse vrasja është krim shumë i rëndë. Qëllimi ynë mund të arrihet edhe thjesht me largimin e Jusufit nga babai, pa qenë e nevojshme që ta vrasim.” Si përfundim, ata vendosën që ta linin në një pus, duke e kërcënuar që të mos tregonte për ata. Madje, ata e urdhëruan Jusufin që të hiqej sikur ishte një skllav i arratisur, në mënyrë që karvanet ta merrnin dhe ta dërgonin në ndonjë vend ku nuk do të dëgjohej asgjë prej tij. Sigurisht, ky që foli ishte më i dashur dhe kishte mendimin më të mirë mes vëllezërve të Jusufit. Të këqijat nuk janë të gjitha në një nivel. Një e keqe më e vogël është më e pranueshme sesa një tjetër më e madhe. Kështu, të gjithë vëllezërit ranë dakord me këtë propozim të fundit.
12:11Page 236
قَالُواْ يَٰٓأَبَانَا مَا لَكَ لَا تَأۡمَ۬نَّا عَلَىٰ يُوسُفَ وَإِنَّا لَهُۥ لَنَٰصِحُونَ ١١
They said, "O our father, why do you not entrust us with Joseph while indeed, we are to him sincere counselors?
Kështu, vëllezërit e Jusufit, pasi vendosën se çfarë do të bënin, iu drejtuan babait të tyre dhe i thanë:O baba! Përse nuk na e beson neve Jusufin? -Përse nuk na e beson neve Jusufin? Ne jemi vëllezërit e tij dhe i duam të mirën. Ti nuk ke pse të kesh merak që Jusufi të vijë së bashku me ne.Ne veç i duam të mirën atij. -Ne jemi të kujdesshëm dhe e duam Jusufin. Ne duam për të atë që duam edhe për veten tonë. Nga këto fjalë kuptohet se Jakubi (a.s) nuk e lejonte Jusufin që të shkonte me vëllezërit e tij nëpër udhëtime apo kur ata kullosnin bagëtinë në mal. Kështu, përveç arsyetimeve për të larguar çdo lloj frike e meraku nga zemra e babait, ata po tregonin se për Jusufin do të kishte dobi largimi dhe udhëtimi me ta. Jusufi do të kënaqej me këtë udhëtim, - sipas tyre - dhe kjo do të kënaqte edhe vetë Jakubin. Qëllimi ishte që të bëhej më e thjeshtë që babai ta lejonte Jusufin të shkonte me ta:
12:12Page 236
أَرۡسِلۡهُ مَعَنَا غَدٗا يَرۡتَعۡ وَيَلۡعَبۡ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ ١٢
Send him with us tomorrow that he may eat well and play. And indeed, we will be his guardians."
Lëre nesër të vijë me ne, të gëzohet dhe të luajë. Të sigurojmë se do ta ruajmë e do kemi kujdes për të. -Lëre të vijë me ne në kullotat e malit, që të luajë e të kënaqet! Ne do ta ruajmë dhe do të jemi të kujdesshëm, që asnjë e keqe të mos i kanoset. Jakubi (a.s) u përgjigjet:
12:13Page 236
قَالَ إِنِّي لَيَحۡزُنُنِيٓ أَن تَذۡهَبُواْ بِهِۦ وَأَخَافُ أَن يَأۡكُلَهُ ٱلذِّئۡبُ وَأَنتُمۡ عَنۡهُ غَٰفِلُونَ ١٣
[Jacob] said, "Indeed, it saddens me that you should take him, and I fear that a wolf would eat him while you are of him unaware."
Ai(Jakubi) tha: “Do të mërzitem, po të largohet prej meje.” –Kuptimi: Thjesht largimi i tij prej meje më trishton pa masë. Nuk duroj dot asnjë çast pa e parë atë. E dua shumë, prandaj më merr malli shpejt për të. Veç kaq mjafton që të mos e lejoj të vijë me ju. Por përveç kësaj është edhe një pengesë tjetër.Pastaj, kam frikë se mos e ha ndonjë ujk, kur ju të mos e keni mendjen. -Kam frikë, gjithashtu, se mund ta sulmojë ndonjë ujk në kohën kur ju s’e keni mendjen tek ai. Ai është i vogël dhe nuk është i aftë që të mbrohet prej ujqërve. Por ata thanë:
12:14Page 236
قَالُواْ لَئِنۡ أَكَلَهُ ٱلذِّئۡبُ وَنَحۡنُ عُصۡبَةٌ إِنَّآ إِذٗا لَّخَٰسِرُونَ ١٤
They said, "If a wolf should eat him while we are a [strong] clan, indeed, we would then be losers."
Ata thanë: “Nëse atë e ha ujku ndër ne që jemi grup i madh, atëherë, ne mos qofshim fare!” -E si mund ta hajë ujku, kur ne jemi shumë, madje të përkushtuar që ta ruajmë atë?! Nëse kjo ndodh, atëherë ne do të jemi njerëz të padobishëm e të pavlefshëm. Kjo do të ishte një ulje e madhe për ne. Kështu, pasi e parapërgatitën terrenin dhe pasi i shpjeguan arsyet përse duhet t’u besonte dhe ta dërgonte Jusufin me ta, Jakubi (a.s) lejoi që ai të shkonte me ta, që të kënaqej pak duke lodruar në bjeshkët e bukura.
12:15Page 237
فَلَمَّا ذَهَبُواْ بِهِۦ وَأَجۡمَعُوٓاْ أَن يَجۡعَلُوهُ فِي غَيَٰبَتِ ٱلۡجُبِّۚ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡهِ لَتُنَبِّئَنَّهُم بِأَمۡرِهِمۡ هَٰذَا وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ١٥
So when they took him [out] and agreed to put him into the bottom of the well...1 But We inspired to him, "You will surely inform them [someday] about this affair of theirs while they do not perceive [your identity]."
E kështu, ata e morën atë(Jusufin) dhe e hodhën në një pus. Dhe Ne i futëm në zemër(këto fjalë): “(Një ditë)Ti do t’ua thuash atyre të vërtetën e kësaj që ata po bëjnë tani dhe ata nuk do të të njohin.” -Kështu, pas lejes së dhënë nga babai i tyre, vëllezërit nisën të zbatonin planin për të cilin kishin rënë dakord. Ata e lanë Jusufin në një pus, siç propozoi njëri prej tyre. Megjithatë, Allahu i Lartësuar, që deshi ta mëshironte dhe lartësonte Jusufin mbi vëllezërit e tij, pikërisht në këto momente aq të vështira për të, i shpall Jusufit dhe i thotë: “Ti do t’ua thuash atyre të vërtetën e kësaj që ata po bëjnë tani dhe ata nuk do të të njohin.” Pra, do të vijë dita që ti do t’i qortosh ata për këtë që po të bëjnë tani. Kur të vijë ajo ditë, ata nuk do ta kuptojnë se je ti. Ky qe një përgëzim për Jusufin (a.s) se ai do të shpëtonte dhe asnjë e keqe nuk do t’i ndodhë. Ky ishte një premtim se Allahu i Lartësuar do ta bashkonte Jusufin përsëri me familjen dhe vëllezërit e tij, që po silleshin aq keq me të në në ato çaste. Madje, kur të ribashkoheshin, Jusufi do të ishte ballëlartë e krenar, ndërsa vëllezërit e tij do të ishin të përulur dhe atëherë do ta kuptonin gabimin. Pasi bënë këtë padrejtësi, vëllezërit u kthyen në mbrëmje te babai i tyre.
12:16Page 237
وَجَآءُوٓ أَبَاهُمۡ عِشَآءٗ يَبۡكُونَ ١٦
And they came to their father at night, weeping.
Në mbrëmje ata u kthyen te babai i tyre duke qarë. -Ata u vonuan atë natë më shumë se zakonisht. Madje, u kthyen duke qarë, si provë për pafajësinë në lidhje me Jusufin. Menjëherë filluan të justifikoheshin duke thënë:
12:17Page 237
قَالُواْ يَٰٓأَبَانَآ إِنَّا ذَهَبۡنَا نَسۡتَبِقُ وَتَرَكۡنَا يُوسُفَ عِندَ مَتَٰعِنَا فَأَكَلَهُ ٱلذِّئۡبُۖ وَمَآ أَنتَ بِمُؤۡمِنٖ لَّنَا وَلَوۡ كُنَّا صَٰدِقِينَ ١٧
They said, "O our father, indeed we went racing each other and left Joseph with our possessions, and a wolf ate him. But you would not believe us, even if we were truthful."
Dhe thanë: “O baba! Ne shkuam të bënim gara, kurse Jusufin e lamë te rrobat tona, e në këtë kohë atë e hëngri ujku.” -Ne po bënim gara me njëri-tjetrin, duke vrapuar dhe duke u stërvitur me shigjeta e heshta, dhe e harruam Jusufin tek rrobat ose çadra jonë. Ne e lamë atje që ai të ishte rehat, të luante vetë dhe të kënaqej. Por gjatë kësaj kohe, atë e sulmoi dhe e vrau ujku.E dimë që ti nuk do të na besosh, edhe pse po të themi të vërtetën. -Kuptimi: Ne thjesht po të tregojmë arsyet, edhe pse duket që ti nuk ke për të na besuar. Për shkak të dashurisë dhe dhembshurisë së madhe që ke për Jusufin, nuk do të na besosh. Megjithatë, kjo nuk na pengon ne që të tregojmë arsyet tona. Me këto fjalë, vëllezërit donin që të bindnin babanë e tyre. Madje, për këtë ata sollën një provë të falsifikuar:
12:18Page 237
وَجَآءُو عَلَىٰ قَمِيصِهِۦ بِدَمٖ كَذِبٖۚ قَالَ بَلۡ سَوَّلَتۡ لَكُمۡ أَنفُسُكُمۡ أَمۡرٗاۖ فَصَبۡرٞ جَمِيلٞۖ وَٱللَّهُ ٱلۡمُسۡتَعَانُ عَلَىٰ مَا تَصِفُونَ ١٨
And they brought upon his shirt false blood.1 [Jacob] said, "Rather, your souls have enticed you to something, so patience is most fitting. And Allāh is the one sought for help against that which you describe."
Ata i sollën këmishën e tij(Jusufit)të lyer me gjak të rrejshëm. -Ata sollën këmishën e Jusufit me një gjak të gënjeshtërt, për ta bërë babain e tyre të mendonte se Jusufin e kishte ngrënë vërtet ujku. Sidoqoftë, babai i tyre nuk pranoi asgjë nga këto:Ai(Jakubi)tha: “Jo. Nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka mes jush.” –Kuptimi: Ky është thjesht një plan dinak, që nefsi jua ka zbukuruar, me qëllim që të më ndani mua nga djali im. Jakubi (a.s) e kuptoi se ajo që thanë ata nuk ishte e vërtetë, duke u nisur nga argumentet që kishte njohur më parë, mes të cilave edhe ëndrra e Jusufit, që ai do të ishte një ditë njeri i ngritur dhe të gjithë do t’i përuleshin atij. Nuk mund të ishte e vërtetë që djali i tij kishte vdekur, me gjithë ato shenja dhe atë ëndërr të mrekullueshme, shpjegimi i të cilës ishte i qartë dhe i sigurt. Prandaj Jakubi tha:Durimi është gjëja më e mirë për mua. -Kuptimi: Mësojeni, o bijtë e mi, se detyra ime, - të cilën unë do ta zbatoj me përkushtim, - është që thjesht të jem i duruar. Durimi im do të jetë shembullor në këtë sprovë që po kaloj. Unë nuk kam për t’u zemëruar dhe bërtitur dhe as nuk kam për t’iu ankuar njeriu. Unë thjesht do t’i mbështetem Allahut të Lartësuar dhe aspak në forcat e mia. Dhe, vërtet, Jakubi (a.s) e përmbushi këtë detyrë që ia vendosi vetes:Allahut i kërkoj të më ndihmojë në këtë që ju po trilloni.-Kur ankesa bëhet tek Allahu i Lartësuar, që është Krijuesi i gjithçkaje, kjo nuk bie ndesh me durimin e mirë dhe të shpërblyeshëm. Sigurisht, kur një profet premton diçka, e mban fjalën.
12:19Page 237
وَجَآءَتۡ سَيَّارَةٞ فَأَرۡسَلُواْ وَارِدَهُمۡ فَأَدۡلَىٰ دَلۡوَهُۥۖ قَالَ يَٰبُشۡرَىٰ هَٰذَا غُلَٰمٞۚ وَأَسَرُّوهُ بِضَٰعَةٗۚ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِمَا يَعۡمَلُونَ ١٩
And there came a company of travelers; then they sent their water drawer, and he let down his bucket. He said, "Good news! Here is a boy." And they concealed him, [taking him] as merchandise;1 and Allāh was Knowing of what they did.
Aty kaloi një karvan udhëtarësh dhe dërguan dikë për të marrë ujë. -Jusufi qëndroi në pus derisa aty pranë kaloi një karvan, i cili ishte drejtuar për në Misir (Egjipt). Ata dërguan pararojën e tyre, që të shikonte për ujë. Zakonisht, pararojat përgatisnin vendin dhe puset për karvanet. Pararoja shkoi aty dhe hodhi kovën në pus për të marrë ujë. Në këtë moment, Jusufi kapet pas kovës, dhe ngjitet lart. Kur pararoja shikon Jusufin që del nga pusi, thotë:Ai e lëshoi kovën brenda(në pus)dhe, befas, tha: “Oh, sa gëzim! Këtu qenka një djalosh!” Ata e morën dhe e fshehën djalin si mall tregtie, por Allahu e dinte shumë mirë se çfarë po bënin.” -Ai gëzua shumë dhe tha: “Ky duket si djalë i fisëm. Qenka i mrekullueshëm!”. Atëherë, vëllezërit e tij, që qëndronin aty rrotull, u afruan. Karvani kërkoi që ta blinte këtë djalosh prej tyre dhe ata e shitën Jusufin me çmim të lirë.
12:20Page 237
وَشَرَوۡهُ بِثَمَنِۭ بَخۡسٖ دَرَٰهِمَ مَعۡدُودَةٖ وَكَانُواْ فِيهِ مِنَ ٱلزَّٰهِدِينَ ٢٠
And they sold him for a reduced price - a few dirhams - and they were, concerning him, of those content with little.
Ata e shitën atë shumë lirë, vetëm për disa grosh. Dukeshin që ata nuk lakmonin më shumë. -Ata e shitën me një çmim tërësisht të papërfillshëm. Ata e shitën për pak dirhemë, duke treguar se ai ishte tejet i parëndësishëm dhe i panevojshëm për ta. Ata nuk kërkuan çmim të lartë, sepse qëllimi i tyre i vetëm ishte thjesht ta largonin atë nga babai i tyre. Ata nuk kishin qëllim që të përfitonin ndonjë çmim nga shitja e tij. Me fjalë të tjera, udhëtarët e karvanit, kur e nxorën këtë djalosh nga pusi, donin ta përvetësonin si një pasuri, që ta shisnin së bashku me mallrat dhe skllevërit e tjerë. Por atje afrohen vëllezërit e tij, që pretendojnë se ai ishte një rob i arratisur prej tyre, prandaj dhe karvani u detyrua ta blinte prej tyre, por me një çmim të parëndësishëm. Vëllezërit e Jusufit kërkuan nga ata që të ishin të kujdesshëm, sepse ai mund edhe të arratisej.
12:21Page 237
وَقَالَ ٱلَّذِي ٱشۡتَرَىٰهُ مِن مِّصۡرَ لِٱمۡرَأَتِهِۦٓ أَكۡرِمِي مَثۡوَىٰهُ عَسَىٰٓ أَن يَنفَعَنَآ أَوۡ نَتَّخِذَهُۥ وَلَدٗاۚ وَكَذَٰلِكَ مَكَّنَّا لِيُوسُفَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلِنُعَلِّمَهُۥ مِن تَأۡوِيلِ ٱلۡأَحَادِيثِۚ وَٱللَّهُ غَالِبٌ عَلَىٰٓ أَمۡرِهِۦ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ ٢١
And the one from Egypt1 who bought him said to his wife, "Make his residence comfortable. Perhaps he will benefit us, or we will adopt him as a son." And thus, We established Joseph in the land that We might teach him the interpretation of events [i.e., dreams]. And Allāh is predominant over His affair, but most of the people do not know.
Atë e bleu dikush nga Misiri, i cili i tha së shoqes: “Le të jetojë i nderuar mes nesh!” -Karvani që bleu Jusufin nga vëllezërit e tij shkoi në Misir (Egjipti i sotëm) dhe atje e shitën. Ai që e bleu ishte një fisnik. Kur e pa djaloshin, i pëlqeu shumë, prandaj e porositi gruan e tij: “Le të jetojë i nderuar mes nesh!”Ai do të na sjellë dobi të shumta ose do ta birësojmë. - “Djali do të na shërbejë ashtu si skllevërit e tjerë ose do të kënaqemi me të, njëlloj sikur ta kemi fëmijën tonë.” Ai e tha këtë, sepse ndoshta ata nuk kishin fëmijë.Kështu e venduam Jusufin në tokë... -Pjesë e planit madhështor të Allahut të Lartësuar ishte që bëri të mundur që ai i cili do të blinte Jusufin të ishte një ministër në Egjipt. Ishte Allahu i Madhëruar Ai që e bëri të mundur që Ministri ta vlerësonte Jusufin në këtë mënyrë. Ky ishte fillimi i ngritjes dhe i fuqizimit të Jusufit....dhe i mësuam shpjegimin e ëndrrave. -Në këtë mënyrë, Jusufi kishte liri dhe kohë të mjaftueshme që t’i përkushtohej më tepër dijes. Ai ishte i zoti në shumë fusha të dijes, por Allahu i Lartësuar e dalloi duke i dhënë privilegjin e njohjes së shpjegimit të ëndrrave.Allahu është Mbizotërues i të gjitha çështjeve, -Çfarë vendos Allahu i Lartësuar, pikërisht ajo ka për t’u zbatuar. Askush nuk mund ta refuzojë apo ta pengojë vendimin e Allahut të Lartësuar, ashtu si askush nuk mund ta mposhtë pushtetin e Tij apo ta ndalë fjalën dhe caktimin e Tij....por shumica e njerëzve nuk e dinë. -Ata nuk dinë, prandaj veprojnë në këtë mënyrë. Të mjerët njerëz përpiqen që të mposhtin apo të kthejnë pas caktimin e Zotit të Lartësuar, por ata nuk e kuptojnë se janë shumë shumë të dobët për diçka të tillë, që është thjesht e pamundur.
12:22Page 237
وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُۥٓ ءَاتَيۡنَٰهُ حُكۡمٗا وَعِلۡمٗاۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٢٢
And when he [i.e., Joseph] reached maturity, We gave him judgement and knowledge. And thus We reward the doers of good.
Kur Jusufi arriti pjekurinë, Ne e bëmë gjykues të aftë dhe i falëm dituri. -Kur Jusufi arriti moshën e pjekurisë, qoftë nga ana intelektuale, qoftë dhe nga ana fizike, dhe kur u bë i aftë të përballej me sprova të vështira dhe të mbante peshën e profetësisë dhe Shpalljes, Allahu i Lartësuar thotë që:Ne e bëmë gjykues të aftë dhe i falëm dituri. - Domethënë, e bëmë një profet të ditur dhe një edukator të mirë e të dhembshur, që t'i udhëzojë njerëzit në rrugën e Allahut të Lartësuar.Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. -Ata janë bamirës në aspektin e kryerjes së adhurimeve ndaj Krijuesit, duke shfrytëzuar diturinë dhe çdo aftësi të tyre në këtë aspekt. Por, gjithashtu, janë bamirës edhe me robërit e Allahut, duke bërë çdo përpjekje e duke dhënë çdo gjë që kanë mundësi, për t’i ndihmuar dhe udhëzuar në rrugën e drejtë. Për shkak të kësaj bamirësie, mes shpërblimeve të shumta që do u dhurohen është edhe dituria e dobishme, që Allahu i Lartësuar ua shton. Sa më shumë të përkushtohesh në adhurimin ndaj Allahut të Lartësuar dhe sa më i dobishëm të jesh për krijesat, aq më shumë të nderon Allahu i Lartësuar, duke të dhuruar dituri të gjerë dhe duke të mundësuar që të punosh sipas saj. Ky ajet tregon se Jusufi (a.s) e arriti gradën e ‘vepërmirit’ ose të ‘ihsan-it’. Veç kësaj, Allahu i Lartësuar i dhuroi atij aftësi për të gjykuar drejt mes njerëzve, dituri të madhe dhe, mbi të gjitha, gradën e profetësisë.
12:23Page 238
وَرَٰوَدَتۡهُ ٱلَّتِي هُوَ فِي بَيۡتِهَا عَن نَّفۡسِهِۦ وَغَلَّقَتِ ٱلۡأَبۡوَٰبَ وَقَالَتۡ هَيۡتَ لَكَۚ قَالَ مَعَاذَ ٱللَّهِۖ إِنَّهُۥ رَبِّيٓ أَحۡسَنَ مَثۡوَايَۖ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ ٢٣
And she, in whose house he was, sought to seduce him. She closed the doors and said, "Come, you." He said, "[I seek] the refuge of Allāh. Indeed, he1 is my master, who has made good my residence. Indeed, wrongdoers will not succeed."
Nuk ka dyshim se kjo sprovë ishte shumë herë më e rëndë për Jusufin, sesa ajo që pësoi nga vëllezërit e tij. Durimi i nevojshëm për të dalë faqebardhë nga kjo sprovë duhej të ishte shumë më i madh, sepse aty ishin të gjitha mundësitë që të bëhej gjynahu. Kjo sprovë kërkonte që t’i jepej përparësi dashurisë për Allahun e Lartësuar mbi dëshirën e fortë të epshit. Ndërsa në sprovën që i shkaktuan vëllezërit e tij durimi ishte i paevitueshëm, sepse nuk kishte ç’të bënte tjetër. Ai i ngjante rastit të sëmundjeve apo fatkeqësive, në të cilat njeriu nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, veçse të bëjë durim. Të paktë janë ata që bëjnë durim me bindje dhe përkushtim ndaj Allahut dhe duke llogaritur shpërblimin e Tij. Profeti Jusuf (a.s) kaloi një kohë të gjatë në shtëpinë e këtij Ministri. Ai ishte i nderuar në familjen e tij. Por Jusufi dallohej për një bukuri të rrallë dhe përsosmëri fizike, gjë që shkaktoi të gjithë atë ngjarje. Thotë Allahu i Lartësuar:Zonja e shtëpisë ku ndodhej Jusufi nisi ta tundonte, kundër dëshirës së tij. -Jusufi ishte shërbëtori i saj dhe nën urdhrat e saj. Ata jetonin në të njëjtën banesë, prandaj ishte e mundur që turpi të bëhej mjaft thjeshtë, pa u dalluar dhe pa u hetuar nga askush. Përveç kësaj, sprova u bë edhe më e rëndë kur gruaja mbylli dyert e dhomës. Kështu ata ishin të sigurt se askush nuk do t’i shqetësonte:Ajo i mbylli të gjitha dyert dhe i tha: “Eja, jam e gatshme për ty!”. -Me fjalë joshëse, ajo i tha: “Eja tek unë dhe të bëjmë atë gjë që është e ndaluar nga Allahu i Lartësuar.” Jusufi u gjend përballë kësaj situate, ndërkohë që ishin të shumta shkaqet që mund ta bënin të dorëzohej. Mendohu pak! Ai ishte një i huaj në atë shtëpi, domethënë, nuk ishte mes familjes së tij, që të ishte më i kujdesshëm. Ai ishte larg atdheut dhe larg njerëzve që e njihnin. Ai ishte thjesht një shërbëtor nën urdhrat e asaj zonje, që ishte e pushtetshme, por edhe e bukur. Akoma më të vështirë këtë sprovë e bën fakti se Jusufi ishte atëherë ende i pamartuar. Aq më tepër që gruaja e Ministrit e kërcënoi që, nëse nuk do t’i bindej, atëherë do ta fuste në burg ose do ta ndëshkonte ashpër. Pavarësisht nga të gjitha këto, Jusufi (a.s) duroi përballë kësaj ftese për poshtërsi dhe mosbindje ndaj Allahut të Lartësuar, megjithëse të gjitha forcat dhe rrethanat e nxisnin për të kundërtën. Ai u distancua prej saj për hir të Allahut të Lartësuar, sepse i dha përparësi asaj çfarë kërkonte Allahu i Lartësuar kundrejt çfarë kërkonte nefsi i tij, i cili sigurisht që urdhëron për të këqija. Përmes diturisë dhe besimit, Jusufi arriti të shihte argumentet e Allahut të Lartësuar, me dritën që i kishte dhënë përsëri Allahu i Lartësuar. Kjo e bëri atë që të largohej nga harami, të vetëpërmbahej dhe të ishte i kujdesshëm.Por ai tha: “Allahu më ruajtë! Zotëria im (bashkëshorti yt), me plot bujari, më nderoi e më strehoi. S’ka dyshim se keqbërësit nuk shpëtojnë kurrë.” -I kërkoj Allahut të Lartësuar që të më ruajë dhe të mos e bëj këtë vepër të shëmtuar! Kjo vepër shkakton zemërimin e Allahut të Lartësuar dhe largimin tim prej Tij. Gjithashtu, kjo konsiderohet tradhti dhe pabesi edhe ndaj zotërisë tim, i cili më ka respektuar gjatë gjithë këtyre viteve. Si mund t’ia “shpërblej” atij me këtë poshtërsi?! Kjo është padrejtësi e madhe, që sjell fatkeqësi. Kush bën të tilla padrejtësi, kurrë nuk ka për të fituar dhe kurrë nuk ka për të shpëtuar.
12:24Page 238
وَلَقَدۡ هَمَّتۡ بِهِۦۖ وَهَمَّ بِهَا لَوۡلَآ أَن رَّءَا بُرۡهَٰنَ رَبِّهِۦۚ كَذَٰلِكَ لِنَصۡرِفَ عَنۡهُ ٱلسُّوٓءَ وَٱلۡفَحۡشَآءَۚ إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُخۡلَصِينَ ٢٤
And she certainly determined [to seduce] him, and he would have inclined to her had he not seen the proof [i.e., sign] of his Lord. And thus [it was] that We should avert from him evil and immorality. Indeed, he was of Our chosen servants.
Ajo e dëshiroi fort atë, aq sa edhe ai do ta kishte lakmuar atë, sikur të mos shihte provën e Zotit të vet. Kështu, Ne vendosëm që të largonim prej tij të keqen dhe poshtërsinë. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë. -Ajo që e ndaloi Jusufin të binte në këtë poshtërsi ishte devotshmëria ndaj Allahut të Lartësuar. Ai e respektonte madhështinë e Allahut të Lartësuar dhe i frikësohej Atij. Së dyti, Jusufi dinte të respektonte njerëzit, dhe sidomos ata që e kishin trajtuar mirë. Ai u kujdes që të mos shkelte nderin e zotërisë së tij, i cili e kishte mbajtur mirë për një kohë aq të gjatë. Devotshmëria kërkonte që Jusufi të ruhej nga padrejtësia, sepse i padrejti kurrë nuk shpëton. Diçka tjetër që e shpëtoi Jusufin nga gjynahu ishte drita e imanit, që Allahu i Lartësuar kishte vendosur në zemrën e tij. Kjo dritë e detyron njeriun të zbatojë urdhëresat e Allahut të Lartësuar dhe t’u largohet ndalesave të Tij. Megjithatë, ajo që i përmbledh të gjitha ato më sipër ishte mëshira dhe butësia e Allahut të Lartësuar me robin e Tij, duke ia larguar të këqijat dhe çdo shkak që të shtyn në poshtërsi. Kështu vepron Allahu i Lartësuar me ata që janë të sinqertë në adhurimin ndaj Tij. E si të veprojë ndryshe, kur Allahu i Lartësuar i zgjedh ata mbi të tjerët për të qenë të devotshëm?! Ai i përzgjedh, i kompleton me cilësi të larta dhe largon prej tyre çdo gjë që i njollos. Kjo është mëshira dhe bujaria e Allahut të Lartësuar me robërit të cilët i nënshtrohen dhe tregohen të sinqertë ndaj Tij. Pa dyshim që ata janë më të zgjedhurit dhe më të dalluarit mes krijesave.
12:25Page 238
وَٱسۡتَبَقَا ٱلۡبَابَ وَقَدَّتۡ قَمِيصَهُۥ مِن دُبُرٖ وَأَلۡفَيَا سَيِّدَهَا لَدَا ٱلۡبَابِۚ قَالَتۡ مَا جَزَآءُ مَنۡ أَرَادَ بِأَهۡلِكَ سُوٓءًا إِلَّآ أَن يُسۡجَنَ أَوۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ ٢٥
And they both raced to the door, and she tore his shirt from the back, and they found her husband at the door. She said, "What is the recompense of one who intended evil for your wife but that he be imprisoned or a painful punishment?"
Që të dy vrapuan drejt derës dhe, në këtë kohë, ajo i grisi këmishën nga mbrapa. -Jusufi (a.s) e refuzoi fort kërkesën e zonjës për të bërë atë turp të madh dhe bëri të ikte, për të shpëtuar prej saj. Ai nxitoi drejt derës, por edhe ajo vrapoi dhe arriti që ta kapte për rrobash. Aq fort e kapi, saqë i grisi edhe këmishën. Pikërisht në këtë moment, kur të dy arritën tek dera, aty u shfaq bashkëshorti i saj. Një skenë e tillë sigurisht që ishte shumë e rëndë për sytë e Ministrit, prandaj dhe gruaja nxitoi të jepte justifikimet. Kështu, ajo menjëherë akuzoi Jusufin për agresion:Tek dera, ata hasën zotërinë(burrin)e saj. Ajo tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që tentoi të bënte keq në familjen tënde, përveçse burgosjes ose diçkaje tjetër më të dhembshme?” -Siç shihet, ajo nuk tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që i bën keq familjes tënde”, por tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që tentoi të bënte keq në familjen tënde”. Në këtë mënyrë, ajo deshte së pari të justifikonte veten e saj, por, në njëfarë mënyre, të tregonte se ai nuk kishte arritur t’i bënte gjë, por gjithçka mbeti thjesht në tentativë. Dhe menjëherë më pas, ajo foli për ndëshkim: “...përveçse burgosjes ose diçkaje tjetër më të dhembshme?” Por Jusufi (a.s) mbrojti vetveten dhe e hodhi poshtë këtë akuzë të padrejtë kundër tij, duke thënë:
12:26Page 238
قَالَ هِيَ رَٰوَدَتۡنِي عَن نَّفۡسِيۚ وَشَهِدَ شَاهِدٞ مِّنۡ أَهۡلِهَآ إِن كَانَ قَمِيصُهُۥ قُدَّ مِن قُبُلٖ فَصَدَقَتۡ وَهُوَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ ٢٦
[Joseph] said, "It was she who sought to seduce me." And a witness from her family testified, "If his shirt is torn from the front, then she has told the truth, and he is of the liars.
Ai(Jusufi)tha: “Qe ajo që kërkoi të më tundonte mua, kundër dëshirës sime.” -Atëherë, në këtë gjendje njëri nga ata ose thoshte të vërtetën, ose mashtronte. Por askush nuk e dinte se cili ishte i vërteti dhe cili mashtruesi, prandaj Allahu i Lartësuar bëri që e vërteta të ketë shenja dalluese të saj. Shpesh, njerëzit mund të arrijnë që t’i shohin e kuptojnë këto shenja, por ka raste që ata nuk mund t’i zbulojnë ato. Megjithatë, në këtë rast, Allahu i Lartësuar bëri të mundur që e vërteta të dilte në shesh përmes fakteve e provave, sepse Ai e donte të pastër figurën e profetit dhe të zgjedhurit të Tij, Jusufit (a.s). Kështu, Allahu i Lartësuar bëri të mundshme që të vinte dikush nga familja e gruas, që të gjykonte përmes fakteve, se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Ai tha:Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: “Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të vërtetën, kurse ai gënjen.” -Nëse këmisha është grisur nga përpara, ai është mashtrues, sepse kjo tregon se është ai që e ka sulmuar, ndërsa ajo ia ka grisur këmishën, duke u përpjekur që të çlirohej prej tij. Por, në rastin tjetër.
12:27Page 238
وَإِن كَانَ قَمِيصُهُۥ قُدَّ مِن دُبُرٖ فَكَذَبَتۡ وَهُوَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٢٧
But if his shirt is torn from the back, then she has lied, and he is of the truthful."
E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai thotë të vërtetën”. -Nëse këmisha është grisur nga prapa, atëherë ka qenë ajo që ka kërkuar ta kapë nga pas dhe e ka tërhequr me forcë këmishën e tij. Kjo dëshmi u dha pa u parë ende se nga çfarë ane ishte grisur këmisha, nga para apo nga pas.
12:28Page 238
فَلَمَّا رَءَا قَمِيصَهُۥ قُدَّ مِن دُبُرٖ قَالَ إِنَّهُۥ مِن كَيۡدِكُنَّۖ إِنَّ كَيۡدَكُنَّ عَظِيمٞ ٢٨
So when he [i.e., her husband] saw his shirt torn from the back, he said, "Indeed, it is of your [i.e., women's] plan. Indeed, your plan is great [i.e., vehement].
Por, kur ai(burri i saj)e pa këmishën që ishte grisur nga prapa, tha: “Kjo është një nga dredhitë tuaja(të femrave).” - Tani e kuptuan që Jusufi ishte i sinqertë dhe i pastër nga akuza. Atëherë bashkëshorti i drejtohet gruas së vet dhe i thotë:Me të vërtetë, dredhitë tuaja janë të mëdha. -E ku ka intrigë më të madhe sesa ajo e kësaj gruaje, e cila dëshironte vetë atë që dëshironte, dhe pastaj akuzoi një njeri të pastër të dëlirë për një krim që kurrë nuk e kishte synuar? Pastaj bashkëshorti i saj iu drejtua Jusufit dhe i tha:
12:29Page 238
يُوسُفُ أَعۡرِضۡ عَنۡ هَٰذَاۚ وَٱسۡتَغۡفِرِي لِذَنۢبِكِۖ إِنَّكِ كُنتِ مِنَ ٱلۡخَاطِـِٔينَ ٢٩
Joseph, ignore this.1 And, [my wife], ask forgiveness for your sin. Indeed, you were of the sinful."
Jusuf, qëndro larg kësaj! -Domethënë, harroje këtë çështje dhe mos ia trego askujt. Në këtë mënyrë, ai dëshironte që ta fshihte këtë ngjarje që ndodhi brenda shtëpisë së tij. Pastaj iu drejtua të shoqes:Kurse ti tjetra kërko falje për gjynahun tënd, se, vërtet ti je fajtorja! -Kështu, ai urdhëroi Jusufin që ta harronte këtë çështje dhe të mos fliste me njeri, dhe pasataj urdhëroi të shoqen të kërkonte falje dhe të pendohej për këtë gabim. Ky ishte vendimi i çasteve të para pas ngjarjes.
12:30Page 238
۞ وَقَالَ نِسۡوَةٞ فِي ٱلۡمَدِينَةِ ٱمۡرَأَتُ ٱلۡعَزِيزِ تُرَٰوِدُ فَتَىٰهَا عَن نَّفۡسِهِۦۖ قَدۡ شَغَفَهَا حُبًّاۖ إِنَّا لَنَرَىٰهَا فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ ٣٠
And women in the city said, "The wife of al-ʿAzeez is seeking to seduce her slave boy; he has impassioned her with love. Indeed, we see her [to be] in clear error."
Disa nga gratë e qytetit thanë: “Gruaja e zotërisë i është vërsulur marrëzisht shërbëtorit të vet.” -Kjo tregon se lajmi u përhap gjerësisht në qytet, aq sa gratë e atjeshme po e përmendnin shpesh në bisedat e tyre. Sipas gjykimit të tyre, kjo ishte një ngjarje shumë e shëmtuar. Një grua e një sëre të lartë, me burrin ministër, kishte rënë nivel aq të ulët, sa të ngacmonte shërbëtorin e saj. Ajo kishte rënë marrezisht në dashuri me të, siç thoshin ato:Asaj i ka hyrë në loçkë të zemrës dashuria për të. - Dashuria për të ka arritur në thellësi të zemrës së saj. “Shegaf”ose “loçka” është pjesa më e thellë dhe më e fshehtë e zemrës. Kur dashuria arrin deri aty, tregon se kjo ndjenjë është tepër e fuqishme. Gratë thoshin gjithashtu:Me siguri që ajo e ka humbur fare! -Kjo gjendje nuk ka lidhje me nivelin e saj. Ajo është shumë e kritikueshme për njerëzit e sërave të larta. Megjithatë, nëpërmjet këtyre fjalëve, ato nuk donin thjesht që të ulnin figurën e asaj gruaje, por dëshironin që edhe ato të kishin mundësi ta shikonin Jusufin. Ato donin ta shikonin me sytë e tyre këtë djalë, që bëri për vete atë grua të bukur dhe me pushtet. Ato donin ta bënin gruan e Ministrit që të detyrohej t’i thërriste dhe t’ua prezantonte këtë djalosh kaq të bukur, me qëllimin që ato ta jusifikonin pastaj. Prandaj dhe në ajet fjalët e tyre quhen “mekra”, pra, kurth. Allahu i Lartësuar thotë:
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences