As-Sa'diAr‑Ra'd · 13:1–17

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

الرعد

Ar-Ra'd

The Thunder · Medinan · 43 ayahs

13:1Page 249

الٓمٓرۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِۗ وَٱلَّذِيٓ أُنزِلَ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَ ٱلۡحَقُّ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يُؤۡمِنُونَ ١

Alif, Lām, Meem, Rā.1 These are the verses of the Book; and what has been revealed to you from your Lord is the truth, but most of the people do not believe.

Elif, Lam, Mim, Ra. Këto janë ajetet e Librit. -Allahu i Lartësuar na tregon se Kur'ani përmban ajete të mrekullueshme, që sqarojnë gjithçka që robërit kanë nevojë, qoftë në lidhje me çështjet themelore të fesë dhe të besimit, qoftë edhe për detajet e saj. Në këto ajete tregohet se gjithçka që Allahu i shpalli Profetit të Tij është e vërtetë e qartë dhe e padiskutueshme. Urdhëresat dhe ndalesat e Tij janë vetë drejtësia dhe mirësia. Ky libër është i mbrojtur dhe i vërtetuar me shumë argumente dhe fakte të prera, që tregojnë se është Shpallje e të Madhërishmit. Ai që i përkushtohet Kur'anit dhe e përvetëson diturinë e tij bëhet dijetar, që e njeh të drejtën dhe të vërtetën. Nëse je i sinqertë në marrjen e kësaj diturie, pa dyshim që do të nënshtrohesh që të punosh sipas saj, duke kryer çdo vepër të mirë që Zoti e do dhe pëlqen, që ndryshe përkufizohet edhe si “adhurim”.E tërë ajo që t’u shpall ty nga Zoti yt është e Vërteta, por shumica e njerëzve nuk besojnë. -Shumica nuk e besojnë këtë Kur'an. Mosbesimi i tyre vjen nga shkaqe të ndryshme. Për shembull, disa janë të paditur rreth madhështisë së këtij Kur'ani, sepse e kanë shpërfillur dhe i kanë kthyer shpinën atij, duke mos i dhënë interesin, rëndësinë dhe vlerësimin që meriton. Ndërsa të tjerë e dinë shumë mirë madhështinë dhe mrekullinë e tij, por nga arroganca, inati dhe armiqësia e tyre me të vërtetën dhe mbartësit e saj, ata e mohojnë atë. Pikërisht për këtë arsye, shumica e njerëzve nuk arrijnë të përfitojnë nga ky libër kaq i begatë dhe plot mirësi. E si të përfitojnë prej tij, kur ata vetë ia kanë mbyllur vetes çdo portë që bën të mundur udhëzimin?!

13:2Page 249

ٱللَّهُ ٱلَّذِي رَفَعَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ بِغَيۡرِ عَمَدٖ تَرَوۡنَهَاۖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ يَجۡرِي لِأَجَلٖ مُّسَمّٗىۚ يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَ يُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لَعَلَّكُم بِلِقَآءِ رَبِّكُمۡ تُوقِنُونَ ٢

It is Allāh who erected the heavens without pillars that you [can] see; then He established Himself above the Throne1 and made subject2 the sun and the moon, each running [its course] for a specified term. He arranges [each] matter; He details the signs that you may, of the meeting with your Lord, be certain.

Allahu është Ai që i ngriti qiejt pa shtylla që mund të shihen nga ju, dhe më pas Ai qëndroi mbi Fron(Arsh). -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i Vetëm, i Pashoq dhe Absolut në pushtetin e Tij për të krijuar dhe administruar çështjet e krijesave. Ai është i vetmi Sundues i gjithësisë dhe Ai është madhështor në mbretërimin e Tij. Të gjitha këto tregojnë se Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë. Çdo adhurim duhet t’i dedikohet vetëm Atij me sinqeritet dhe saktësi, ashtu si dëshiron Ai. I Lartësuari thotë: "Allahu është Ai që i ngriti qiejt pa shtylla që mund të shihen nga ju." Është Allahu i Madhëruar, që me fuqinë dhe madhështinë e Tij, i krijoi qiejt pa shtylla të dukshme nga ne. Më tej, pasi përfundoi krijimin e qiejve dhe të tokës, u lartësua dhe qëndroi mbi Fronin e Tij madhështor, i cili është krijesa më madhështore, që qëndron sipër të gjitha krijesave të tjera të Zotit. Lartësimi dhe qëndrimi i Tij mbi Fron është ashtu si i takon madhështisë së Tij, që është absolut në të gjitha emrat, cilësitë dhe veprat e Tij.Ai e nënshtroi Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar. -Allahu i Madhëruar nënshtroi Diellin dhe Hënën, këta trupa madhështorë, që t'u shërbejnë robërve dhe përmbushjes së çdo nevoje për ta, për kafshët e tyre dhe për bimësinë. Allahu i Lartësuar thotë për Diellin dhe Hënën se ata lëvizin sipas përcaktimit, ligjit dhe rregullit të vendosur nga Ai, që është Ngadhënjimtar, i Plotpushtetshëm dhe i Gjithëditur. Ata lëvizin në rrugë dhe kohë të përcaktuar, sipas një rregulli preciz, dhe kurrë nuk dalin nga ky rregull, derisa të vijë momenti i përcaktuar kur Allahu i Lartësuar do ta zhbëjë këtë botë, për të filluar bota e ahiretit, që do të jetë e përjetshme. Atë ditë, Allahu i Lartësuar do t’i palosë qiejt dhe do t’i shndërrojë ata në të tjerë qiej dhe do ta ndryshojë tokën në një tjetër tokë. Dielli dhe Hëna do të mbështillen dhe do të bashkohen me njëri-tjetrin dhe pastaj do të hidhen në Zjarr. Kështu, çdokush që ka adhuruar Diellin dhe Hënën do ta kuptojë qartë se ata nuk meritonin të adhuroheshin, dhe zemrat e tyre do të mbushen plot dëshpërim. Atë ditë, mohuesit do të binden se ishin gënjeshtarë dhe trillues kotësirash.Ai rregullon të gjitha çështjet dhe i sqaron argumentet me hollësi, që ju të jeni të bindur për takimin me Zotin tuaj. -Allahu i Lartësuar në këtë ajet përmend dy vepra të Tij: Ai administron dhe rregullon çështjet; Ai qartëson argumentet e ligjit të Tij dhe Shpalljen hynore. Këtu përmenden bashkë dy vepra madhështore të Allahut të Lartësuar, që janë krijimi dhe ligjvënia. Allahu i Lartësuar u ngrit dhe qëndroi mbi Fronin e mbretërimit të Tij, duke u marrë vetë me administrimin dhe rregullimin e çështjeve e botës së sipërme dhe asaj të poshtme. Ai nuk i ka lënë askujt pushtet në këtë aspekt. Është veç Allahu që krijon dhe furnizon, që pasuron dhe varfëron, që krenon popuj dhe njerëz dhe që poshtëron dhe nënshtron të tjerë. Ai dhuron fitoren dhe krenarinë dhe Ai poshtëron dhe turpëron. Me urtësinë dhe diturinë e Tij, disa i ul dhe disa i ngre. Me mëshirën dhe bujarinë e Tij, Allahu i Madhëruar largon fatkeqësitë duke sjellë çlirimin dhe shpëtimin e të përvuajturve. Është Ai që ekzekuton çdo përcaktim të Tij në kohën dhe masën e përcaktuar prej Tij, përcaktime të cilat i ka bazuar me hollësi në diturinë e Tij dhe të cilat i ka shkruar me korrektësi lapsi i Tij. Allahu urdhëron melekët e Tij që të zbatojnë çdo urdhër të Tij në rregullimin e çështjeve të robërve . Ky është pushteti i Tij i krijimit dhe rregullimit të çështjeve të robërve , që përmenden në ajet me fjalët: “Ai rregullon çështjet”. Ndërsa thënia e Tij "jufassilul ajat" (“sqaron argumentet”) tregon se Allahu i Lartësuar është i vetmi që ka të drejtën t'u vendosë robërve ligje sipas të cilëve duhet të jetojnë. Ai u shpalli libra hyjnorë profetëve të Tij. Përmes këtyre shpalljeve, Ai u ka sqaruar robërve çdo ligj të domosdoshëm, çdo urdhëresë, ndalesë dhe çdo porosi të nevojshme për të ndërtuar jetën e tyre sipas kënaqësisë së Tij. Allahu i Madhëruar i ka qartësuar dhe shtjelluar në detaje shpalljet dhe ligjet e Tij. Për të mbështetur ligjet dhe shpalljet, Ai ka sjellë shenja dhe mrekulli të shumta, të cilat shfaqen dukshëm qoftë në madhështinë e krijimit të Tij, qoftë në mrekullitë e shumta, me të cilat pajisi profetët. Edhe Kur'ani është një mrekulli e pakrahasueshme, që ka një qëllim të lartë: "...që ju të jeni të bindur për takimin me Zotin tuaj." Vërtet, argumentet e shumta, të qarta dhe të shtjelluara mirë, janë ndër shkaqet kryesore që sjellin sigurinë e plotë rreth të gjitha çështjeve hyjnore, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet madhore të besimit, si: besimi në ringjalljen apo besimi për llogarinë para Krijuesit. Allahu i Lartësuar është Hakim - i Urtë, dhe si i tillë kurrë nuk do t’i krijonte krijesat pa qëllim dhe t’i braktiste ata, duke i lënë të çoroditur dhe të paudhëzuar. Ai ka një qëllim të madh dhe shumë të rëndësishëm me robërit e Tij. Duke qenë se Allahu i Madhëruar dërgoi ndër ta profetë dhe u zbriti shpallje hyjnore, përmes të cilave i urdhëron se si ta adhurojnë dhe të jetojnë sipas ligjit të Tij, atëherë pa dyshim Ai ka për t’i çuar ata nga varret dhe ka për t’i ringjallur në një botë tjetër, në të cilën ka për t’i gjykuar dhe shpërblyer me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Punëmirët kanë për të marrë shpërblimin më të mirë, ndërsa të pabindurit dhe të padrejtët do t’i ndëshkojë me drejtësinë e Tij, sipas ligësisë së tyre.

13:3Page 249

وَهُوَ ٱلَّذِي مَدَّ ٱلۡأَرۡضَ وَجَعَلَ فِيهَا رَوَٰسِيَ وَأَنۡهَٰرٗاۖ وَمِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ جَعَلَ فِيهَا زَوۡجَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِۖ يُغۡشِي ٱلَّيۡلَ ٱلنَّهَارَۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ ٣

And it is He who spread the earth and placed therein firmly set mountains and rivers; and from all of the fruits He made therein two mates; He causes the night to cover the day. Indeed in that are signs for a people who give thought.

Është Ai, që e shtroi Tokën, dhe vendosi në të male e lumenj dhe të gjitha llojet e frutave i bëri çift, dy e nga dy. -Allahu i Lartësuar e krijoi tokën për robërit e Tij, e bëri atë të gjerë dhe të begatshme për ta. Me mëshirën e Tij, Ai e shtroi dhe e sheshoi tokën, duke vendosur mirësi të shumta, pa të cilat njeriu nuk mund të jetojë. I Lartësuari thotë: "vendosi male të mëdha, që toka të jetë e qëndrueshme për krijesat”. Nëse Allahu i Lartësuar nuk do të vendoste malet si shtylla, toka me shtresat e saj do të ishte e paqëndrueshme. Me gjithë atë ujë oqeanesh dhe me konstruktin e saj të luhatshëm, ajo mund të qëndrojë e palëkundur veçse nëpërmjet maleve të mëdha, që Allahu i Lartësuar i ka bërë si shtylla mbajtëse. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar ka krijuar në tokë lumenj për njerëzit, për kafshët dhe bimësinë e tyre. Nëpërmjet tyre ujiten dhe rriten pemët, drithërat, frutat dhe mirësi të shumta. I Madhëruari thotë: “prej secilit fryt bëri dy lloje" Pra, bëri nga dy lloje (çift), siç u nevojiten njerëzve. Në vijim, i Lartësuari thotë:Ai bën që nata ta mbulojë ditën. -Allahu i Madhëruar e mbështjell ditën me natë dhe errësira mbulon horizontin. Çdo krijesë pushon në vendin e vet dhe çlodhen nga aktiviteti dhe mundimet e ditës. Pasi krijesat plotësojnë nevojën e tyre për gjumë, Allahu i Lartësuar e mbështjell natën me ditë, kur përhapet drita e agimit dhe krijesat dalin për punët e tyre dhe për të grumbulluar të mirat që iu nevojiten. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: "Prej mëshirës së Tij, jua bëri natën dhe ditën për të pushuar dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj jini mirënjohës!" [Kasas 73].Vërtet, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që mendojnë. -Në të gjitha këto ka shenja të qarta, që na udhëzojnë për të kuptuar qëllimet hyjnore. Por këto shenja u vlejnë dhe u bëjnë dobi atyre që meditojnë dhe i vështrojnë me kujdes ato, me qëllimin për të nxjerrë mësime. Vetëm duke i trajtuar në këtë formë shenjat dhe argumentet e Zotit, ata kuptojnë shumë qartë se Ai që ka krijuar, përkujdeset dhe rregullon çështjet e gjithë botës është Allahu i Lartësuar, prandaj vetëm Atij i takon adhurimi dhe nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Allahu është i Gjithëdituri rreth të fshehtave dhe atyre që shfaqen. Ai është gjithashtu i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti në çdo gjë që buron prej Tij, qoftë në ligjin e krijimit, qoftë në ligjin e fesë dhe besimit, sipas të cilit ka urdhëruar të jetohet, qoftë në ligjin e shpërblimit. Allahu është i lavdëruari plot begati dhe mirësi në gjithçka që ka krijuar dhe urdhëruar. Ndër shenjat madhështore që tregojnë për pushtetin e plotë dhe veprat e mrekullueshme të Allahut është edhe fakti që:

13:4Page 249

وَفِي ٱلۡأَرۡضِ قِطَعٞ مُّتَجَٰوِرَٰتٞ وَجَنَّٰتٞ مِّنۡ أَعۡنَٰبٖ وَزَرۡعٞ وَنَخِيلٞ صِنۡوَانٞ وَغَيۡرُ صِنۡوَانٖ يُسۡقَىٰ بِمَآءٖ وَٰحِدٖ وَنُفَضِّلُ بَعۡضَهَا عَلَىٰ بَعۡضٖ فِي ٱلۡأُكُلِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ ٤

And within the land are neighboring plots and gardens of grapevines and crops and palm trees, [growing] several from a root or otherwise,1 watered with one water; but We make some of them exceed others in [quality of] fruit. Indeed in that are signs for a people who reason.

Në Tokë ka hapësira që qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, ka vreshta dhe fusha të mbjella, ka palma që janë me shumë degë, por edhe pa të tilla. -I Lartësuari ka mundësuar që në tokë të mbijnë lloje të ndryshme frutash dhe bimësie. Sa të bukura janë vreshtat dhe pemishtet, sa të domosdoshme janë drithërat dhe sa të begatshme dhe të mira janë palmat dhe frutorët e ndryshëm! Ka palma që janë të degëzuara, por ka edhe të tilla që zhvillohen të drejta e pa degëzime. Që të gjitha këto pemë e bimë ujiten nga i njëjti ujë dhe ushqehen nga e njëjta tokë, ashtu sikurse ndriçohen, ngrohen dhe rriten nga i njëjti diell dhe në të njëjtat kushte. Megjithatë, ato prodhojnë fruta të ndryshme, që dallojnë në shijet e tyre.Të gjitha ujiten me të njëjtin ujë, por Ne i kemi bërë me shije të veçanta e të dallueshme nga njëra-tjetra. -Ato ndyshojnë në ngjyrën, shijet, vlerat dhe dobitë e tyre, si edhe në kënaqësinë që të japin. I Madhërishmi edhe tokat i ka bërë të ndryshme. Ka toka të mira, të cilat rrisin larmi bimësh, pemësh dhe drithërash ushqyese. Ka edhe toka të tjera, që nuk mbijnë dhe nuk mbajnë as ujin, por ai humbet në thellësinë e tyre, pa bërë asnjë dobi për njerëzit dhe kafshët. Por ka të tjera që vërtet nuk mbijnë, por shërbejnë për të grumbulluar ujin. Ka toka ku mbin një lloj bimësie dhe jo të tjera. Sigurisht, që të gjitha këto ndryshime janë përcaktim i Ngadhënjimtarit, Mëshirëplotit. Pas kësaj, Allahu i Lartësuar thotë:Vërtet, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që kuptojnë. -Ka fakte për ata të cilët kanë logjikë dhe arsye, që i udhëzon në gjërat e dobishme. Një logjikë e pastër dhe arsyetim i drejtë e udhëzon robin tek e mira dhe e ndihmon atë që të kuptojë qartë porositë e Zotit. Ndërsa ata që gjithmonë u kthejnë shpinën urdhëresave të Zotit dhe mendjelehtët, që, pa u menduar fare, u përkushtohen veçse dëshirave të unit, këta enden të çoroditur në errësirat ku janë zhytur. Ashtu, të pasigurt dhe të përhumbur në vetëmashtrimin e tyre, nuk e gjejnë dot udhën drejt Zotit të tyre dhe nuk arrijnë të kuptojnë asnjë mesazh të dhënë prej Tij.

13:5Page 249

۞ وَإِن تَعۡجَبۡ فَعَجَبٞ قَوۡلُهُمۡ أَءِذَا كُنَّا تُرَٰبًا أَءِنَّا لَفِي خَلۡقٖ جَدِيدٍۗ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِرَبِّهِمۡۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ ٱلۡأَغۡلَٰلُ فِيٓ أَعۡنَاقِهِمۡۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٥

And if you are astonished,1 [O Muḥammad] - then astonishing is their saying, "When we are dust, will we indeed be [brought] into a new creation?" Those are the ones who have disbelieved in their Lord, and those will have shackles2 upon their necks, and those are the companions of the Fire; they will abide therein eternally.

Nëse ti çuditesh, është edhe më e çuditshme kur ata thonë: “A do të krijohemi sërish pasi të jemi bërë dhé?” -Kuptimi i ajetit: “Nëse ti, o Muhamed, çuditesh dhe mrekullohesh nga madhështia e Allahut të Lartësuar dhe faktet e shumta që tregojnë njëshmërinë e Tij, dije se është më e çuditshme mohimi i këtyre fakteve nga ana e atyre që nuk besojnë shpalljet e Allahut dhe e quajnë gënjeshtër ringjalljen. Është shumë çudi kur ata thonë: “A do të krijohemi sërish pasi të jemi bërë dhé?” Sipas tyre, kjo është diçka e pamundur. Sipas arsyes së tyre të dobët, pasi të jenë tretur dhe bërë një me dheun, është shumë e çuditshme dhe e pamundur që Allahu t’i rikthejë në jetë. Shkaku i këtij përfundimi është se ata e krahasojnë fuqinë e Krijuesit me aftësitë e mangëta të krijesës. Duke qenë se krijesat e kanë të pamundur ringjalljen e të vdekurve, ata gjykojnë se kjo është e pamundur edhe për Krijuesin, duke harruar se ishte Allahu i Lartësuar ai që i krijoi nga hiçi, kur ata nuk ekzistonin. Ky ishte njëri nga kuptimet e ajetit. Një kuptim tjetër i ajetit është edhe ky që vijon: “Nëse çuditesh, o Muhamed, që ata mohojnë ringjalljen, ke të drejtë, sepse kjo është vërtet diçka e çuditshme. Si është e mundur që dikujt t’i qartësohen faktet rreth ringjalljes, dhe pastaj ai t’i mohojë sërish ato?! Kjo është e çuditshme dhe e papranueshme. Por, sigurisht, çdo gjë mund të pritet nga ata të cilët nuk besojnë Zotin e tyre, nuk pranojnë njëshmërinë e Tij dhe nuk besojnë edhe çështjet më të qarta.Këta janë ata që mohojnë Zotin e tyre. Ata ndëshkohen me pranga në qafë. -Prangat që kanë në qafa i pengojnë për të arritur udhëzimin. Ata ftohen për të besuar, por refuzojnë, atyre iu ofrohet udhëzimi, por nuk nënshtrohen të jetojnë sipas tij. Prandaj zemrat dhe shpirtrat e tyre vulosen dhe përmbysen, si ndëshkim për refuzimin e besimit dhe udhëzimit të Zotit, kur u ofrohet fillimisht. Për këtë, Allahu i Lartësuar thotë:Ata janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. -Ata nuk kanë për të dalë kurrë prej Zjarrit.

13:6Page 250

وَيَسۡتَعۡجِلُونَكَ بِٱلسَّيِّئَةِ قَبۡلَ ٱلۡحَسَنَةِ وَقَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِهِمُ ٱلۡمَثُلَٰتُۗ وَإِنَّ رَبَّكَ لَذُو مَغۡفِرَةٖ لِّلنَّاسِ عَلَىٰ ظُلۡمِهِمۡۖ وَإِنَّ رَبَّكَ لَشَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٦

They impatiently urge you to bring about evil before good,1 while there has already occurred before them similar punishments [to what they demand]. And indeed, your Lord is the possessor of forgiveness for the people despite their wrongdoing, and indeed, your Lord is severe in penalty.

Ata kërkojnë prej teje përshpejtimin e ndëshkimit para së mirës,... -Allahu i Lartësuar na tregon rreth injorancës së thellë që i karakterizon mohuesit e Profetit të Tij, të zhytur në idhujtari dhe padrejtësi. Ata u këshilluan dhe qortuan nëpërmjet kësaj shpalljeje madhështore, por nuk nxorën mësim. Atyre iu dhanë fakte dhe argumente të qarta, por sërish nuk u nënshtruan dhe e refuzuan Shpalljen e Zotit. Ata e shfaqën haptazi mohimin e tyre duke u argumentuar çuditërisht me butësinë e Allahut të Lartësuar, që edhe pse është i Plotpushtetshëm e Ngadhënjimtar, tregon mëshirë ndaj tyre. Duke qenë se Allahu i Lartësuar është i Gjithëmëshirshëm dhe i Butë, Ai nuk nxitohet që t’i ndëshkojë ata për gjynahet e tyre, kurse ata e lexuan këtë mosndëshkim si provë se janë me të vërtetën. Të vetëmashtruar dhe plot arrogancë, ata i kërkonin Profetit (a.s)që t'ua përshpejtonte ndëshkimin, a thua se po e sfidonin atë. Dikush prej tyre tha: “Nëse ky (Kur'an)është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë Dënim të rëndë!”. [Enfal 32].... edhe pse para tyre ka pasur dënime të ashpra. -Të mjerët i thoshin këto fjalë kur, para tyre, Zoti kishte bërë shumë popuj shembuj për të tjerët, me mënyrën se si i kishte ndëshkuar ata. A nuk e shihnin veten se si ishin katandisur?! A nuk kishin frikë nga ndëshkimi i Zotit?! Sigurisht, kjo qe një injorancë e thellë e tyre, nga e cila duhet të largoheshin sa më parë, që të shpëtonin. Ata duhet të dinin se:Me të vërtetë, Zoti yt e ka faljen të madhe për njerëzit, me gjithë padrejtësitë e tyre,... -Mirësia, bujaria, mëshira dhe falja e Zotit zbresin vazhdimisht dhe i përfshijnë njerëzit, të cilët, fatkeqësisht, dinë të tregojnë veçse sherrin, mosbindjen, mosmirënjohjen dhe mohimin. Ata e mohojnë Zotin, tregohen mosmirënjohës e mospërfillës ndaj Tij, ndërkohë që janë aq të varfër dhe nevojtarë për mëshirën e Tij. Ndërsa i Lartësuari i fton me butësi, dashuri dhe mëshirë drejt portës së Tij, ata vazhdojnë të zhyten në krime dhe padrejtësi. Megjithatë, i Gjithëmëshirshmi nuk i privon dhe as i përjashton ata nga përkujdesja, mirësitë dhe bujaria e Tij. Nëse ata pendohen dhe kthehen tek Ai të mbushur me keqardhje dhe të nënshtruar, Ai bëhet i Dashuri i tyre dhe i ka njoftuar se Ai i do të penduarit dhe i do ata që pastrohen. Nëse nuk pendohen, Zoti përkujdeset që t’i mjekojë dhe pastrojë ata. Ai i sprovon ata me fatkeqësi, për t’i pastruar nga gjynahet, por përsëri thotë me dashuri dhe mëshirë: Thuaj: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, sepse Allahu i fal të gjitha gjynahet! Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Dhe, kthehuni te Zoti juaj (me pendim dhe bindje)dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. Dhe përmbajuni më të mirës që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos e ndjeni.” [Zumer 53-55]. Por duke synuar t’i kthejë në rrugën e mbarë, Zoti di t’i mjekojë ata edhe duke i kërcënuar:... por të jeni të bindur se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë. -Ai është Ndëshkues për këdo që vazhdon në gjynahe dhe refuzon të kthehet i penduar, të kërkojë falje dhe t’i përgjërohet Atij, që është Ngadhënjimtari dhe Falësi i madh. Le të frikësohen robërit e mençur nga ndëshkimi i Ngadhënjimtarit dhe të Drejtit, që është një dënim i pashmangshëm mbi kriminelët! Le ta kujtojnë vazhdimisht se zemërimi dhe ndëshkimi i Zotit është i dhembshëm dhe i ashpër.

13:7Page 250

وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡهِ ءَايَةٞ مِّن رَّبِّهِۦٓۗ إِنَّمَآ أَنتَ مُنذِرٞۖ وَلِكُلِّ قَوۡمٍ هَادٍ ٧

And those who disbelieved say, "Why has a sign not been sent down to him from his Lord?" You are only a warner, and for every people is a guide.

Mohuesit kërkojnë që t’u japësh disa shenja ose mrekulli, sipas dëshirave të tyre, duke thënë: “Përse nuk i zbret atij ndonjë Shenjë nga Zoti i tij?” Dhe me këtë ata nënkuptonin ato shenja dhe mrekulli që ata dëshironin dhe ia kërkonin Profetit a.s. Në fakt, ky qe thjesht pretekst për të arsyetuar mosbesimin dhe kundërshtimin e tyre, sepse ata e dinin shumë mirë që Profeti (a.s)ishte thjesht qortues, paralajmërues dhe përcjellës besnik i mesazhit të Zotit dhe, si i tillë, nuk kishte asnjë çështje në dorë. Është vetëm Allahu i Lartësuar Ai që përcakton dhe vendos për shenjat dhe mrekullitë, me të cilat Ai mbështet profetët e Tij. Ata i dinin shumë mirë këto çështje, por fjalët e tyre ishin veç justifikime, për të arsyetuar mosbesimin që kishin ndaj Profetit. Në fakt, Allahu i Lartësuar i dhuroi edhe Muhamedit (a.s)argumente të qarta, fakte të pamohueshme dhe mrekulli të shumta, të cilat i kuptonte çdokush që kishte sadopak logjikë të shëndoshë. Përmes tyre e gjen rrugën e drejtë ai që e dëshiron të vërtetën. Ndërsa mohuesit, të cilët janë të zhytur në errësirën e injorancës, të padrejtësisë dhe të shthurjes, nuk pranojnë të ndjekin rrugën e Profetit, prandaj bëjnë të tilla propozime. Kërkesat e tyre janë të kota, mashtrime, syfaqësi dhe justifikime për të mos u nënshtruar dhe për të mos besuar Profetin e Zotit. Diçka është e sigurt: edhe sikur atyre t’u jepeshin të gjitha shenjat dhe mrekullitë që ata kërkonin, ata përsëri nuk do të besonin dhe nuk do të nënshtroheshin për të jetuar dhe adhuruar Zotin sipas mësimeve të Profetit. Në të vërtetë ata nuk i pengonte fakti se nuk kishin se kush t’ua qartësonte të vërtetat e Zotit, pasi ato iu sqaruan në formë të përkryer dhe bindëse. Ata thjesht ndiqnin dëshirat e veta dhe nuk denjonin që të nënshtroheshin dhe të adhuronin Allahun e Madhëruar.Çdo popull ka pasur udhërrëfyes. -Çdo popull ka patur udhërrëfyesin e vet, që do të thotë se, në çdo popull, Allahu i Lartësuar ka zgjedhur njerëz, të cilët ftonin në udhën e drejtë dhe të pastër të Tij. Ata që Allahu i Lartësuar i ka përzgjedhur për të ftuar njerëzit në rrugën e drejtë kanë qenë profetët dhe pasuesit e profetëve. Sigurisht, që Allahu i Lartësuar këta ftues në rrugën e drejtë i ka mbështetur gjithmonë me argumente dhe fakte të qarta, që tregojnë për vërtetësinë e Shpalljes, të cilën ata e përhapin ndër njerëz, dhe vërtetësinë e atyre vetë si përçues. Allahu i Lartësuar i ka pajisur me argumente të shumta, të cilat shërbejnë si mbështetje për udhëzimin e qartë, në të cilin ata ftojnë njerëzit.

13:8Page 250

ٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا تَحۡمِلُ كُلُّ أُنثَىٰ وَمَا تَغِيضُ ٱلۡأَرۡحَامُ وَمَا تَزۡدَادُۚ وَكُلُّ شَيۡءٍ عِندَهُۥ بِمِقۡدَارٍ ٨

Allāh knows what every female carries1 and what the wombs lose [prematurely] or exceed.2 And everything with Him is by due measure.

Allahu e di çfarë bart çdo femër dhe çfarë pakësojnë e çfarë shtojnë barqet e tyre. -Dituria e Allahut të Lartësuar është gjithëpërfshirëse, mbikëqyrja e Tij mbi krijesat është e plotë dhe Ai e ka nënshtruar gjithçka me pushtetin e Tij. Ai thotë: “Allahu e di çfarë bart çdo femër…", domethënë, çdo femër e njerëzve apo e krijesave të tjera. Gjithashtu, Ai është i gjithëditur për “...çfarë pakësojnë e çfarë shtojnë barqet e tyre." Pra, Ai e di se cili fryt prishet dhe nuk do të dalë në dritë dhe Ai e di mirë çfarë zhvillohet brenda barkut të krijesave, çfarë shtohet e çfarë pakësohet brenda tyre.Tek Ai çdo gjë është me masë të caktuar. -Askush dhe asgjë nuk mund ta kalojë masën apo kohën që Zoti ia ka përcaktuar. Allahu i Madhëruar ka përcaktuar çdo gjë me urtësinë dhe diturinë e Tij absolute.

13:9Page 250

عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ ٱلۡكَبِيرُ ٱلۡمُتَعَالِ ٩

[He is] Knower of the unseen and the witnessed, the Grand, the Exalted.

Ai e di të padukshmen dhe të dukshmen. Ai është i Madhi dhe i Lartësuari. -Allahu është i Madhi në Qenien e Tij, por edhe në emrat dhe cilësitë e Tij. Gjithashtu, Ai është i Lartësuari mbi të gjitha krijesat e Tij. Allahu është i Lartësuar në Qenien e Tij, në atributet e Tij dhe në pushtetin e Tij absolut për të nënshtruar gjithçka. I Madhëruari e përshkruan Veten e Tij duke thënë:

13:10Page 250

سَوَآءٞ مِّنكُم مَّنۡ أَسَرَّ ٱلۡقَوۡلَ وَمَن جَهَرَ بِهِۦ وَمَنۡ هُوَ مُسۡتَخۡفِۭ بِٱلَّيۡلِ وَسَارِبُۢ بِٱلنَّهَارِ ١٠

It is the same [to Him] concerning you whether one conceals [his] speech or publicizes it and whether one is hidden by night or conspicuous [among others] by day.

Për Atë është njëlloj nëse dikush e fsheh fjalën, apo e shpreh atë haptazi, nëse vepron fshehtas natën, apo vepron haptazi ditën. -Përballë diturisë, dëgjimit dhe shikimit të Zotit janë njëlloj të gjithë: si ata që e shfaqin fjalën dhe ata që e fshehin atë, si ata që veprojnë gjatë natës, edhe ata që fshihen gjatë ditës në shtëpi, shpellë e kudo qofshin.

13:11Page 250

لَهُۥ مُعَقِّبَٰتٞ مِّنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦ يَحۡفَظُونَهُۥ مِنۡ أَمۡرِ ٱللَّهِۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُغَيِّرُ مَا بِقَوۡمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُواْ مَا بِأَنفُسِهِمۡۗ وَإِذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِقَوۡمٖ سُوٓءٗا فَلَا مَرَدَّ لَهُۥۚ وَمَا لَهُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَالٍ ١١

For him [i.e., each one] are successive [angels]1 before and behind him who protect him by the decree of Allāh.2 Indeed, Allāh will not change the condition of a people until they change what is in themselves. And when Allāh intends for a people ill,3 there is no repelling it. And there is not for them besides Him any patron.

Për çdo njeri ka mbikëqyrës para dhe prapa tij, të cilët, me urdhrin e Allahut, e ruajnë atë. -Çdo njeriu i janë përcaktuar melekë shoqërues, që ndërrohen me njëri-tjetrin gjatë natës dhe ditës. Ata qëndrojnë para dhe pas njeriut, duke e ruajtur atë, me urdhërin e Allahut. Melekët e ruajnë trupin dhe shpirtin e njeriut nga çdokush që i dëshiron të keqen. Ata, gjithashtu, shkruajnë edhe veprat e Tij. Kështu, njeriu nuk duhet të harrojë se, përveç faktit që Allahu i Lartësuar di gjithçka për gjendjen, nevojat dhe veprat e tij, Ai ka caktuar edhe melekë si shoqërues të njeriut, të cilët mbikëqyrin çdo gjendje dhe aktivitet të tij. Njeriu duhet të jetë i bindur se asnjë veprim, fjalë apo gjendje e tij nuk humbet dhe harrohet.Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë në veten e tyre. -Nëse Allahu i Lartësuar i ka dhuruar një populli lumturi, mirësi dhe begati, kurrë nuk ka për t'ua larguar këto mirësi, derisa ata vetë të bëhen shkak për këtë gjë. Robi bëhet shkak për humbjen e mirësive, duke braktisur imanin, për të rënë në kufër, duke braktisur bindjen ndaj Zotit, për të rënë në poshtërsi dhe gjynahe, duke braktisur mirënjohjen ndaj mirësive të Allahut të Lartësuar, për të rënë në arrogancë dhe mosmirënjohje. Kështu, Allahu i Lartësuar ua heq mirësitë dhe begatitë, pikërisht për këtë arsye. Nga ana tjetër, nëse njerëzit e ndryshojnë gjendjen e tyre për mirë, duke u larguar nga poshtërsia dhe mosbindja ndaj Zotit dhe duke u kthyer të nënshtruar dhe të bindur ndaj Allahut të Lartësuar, Ai ka për ta transformuar gjendjen e tyre, nga fatkeqësia, dëshpërimi dhe dhimbja, në mirësi, lumturi, bollëk dhe mëshirë.Por, kur Allahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë(ndëshkim)nuk ka kush ta sprapsë... -Nëse Allahu i Lartësuar vendos të godasë me vështirësi e fatkeqësi, gjë që njerëzit nuk e duan, nuk ka dyshim se dëshira dhe vullneti i Tij do të realizohen dhe askush nuk mund ta ndalojë Atë.... dhe ata nuk do të gjejnë mbrojtës tjetër veç Tij. -Askush nuk mund të marrë përsipër çështjet e tyre, t’i ndihmojë të arrijnë atë që duan apo t’i mbrojë nga gjërat që u druhen. Për këtë arsye, le të jenë të kujdesshëm dhe të ruhen të mos bëjnë ato gjëra që Zoti i urren, në mënyrë që të mos i godasë ndëshkimi i Zotit, i cili është i pakthyeshëm kundër një populli kriminel.

13:12Page 250

هُوَ ٱلَّذِي يُرِيكُمُ ٱلۡبَرۡقَ خَوۡفٗا وَطَمَعٗا وَيُنشِئُ ٱلسَّحَابَ ٱلثِّقَالَ ١٢

It is He who shows you lightning, [causing] fear and aspiration, and generates the heavy clouds.

Është Ai që jua shfaq rrufenë, që të frikësoheni dhe të shpresoni -Rrufeja shkakton frikë dhe shpresë: frikë nga shkatërrimi që ajo mund të sjellë në jetët, të mbjellat dhe në pasurinë e njerëzve, por njëkohësisht edhe shpresë për shiun, që ajo paralajmëron.dhe është Ai që i krijon retë e dendura. -Retë që janë të rënduara dhe të mbushura me ujë, aq të dobishëm për njerëzit.

13:13Page 250

وَيُسَبِّحُ ٱلرَّعۡدُ بِحَمۡدِهِۦ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ مِنۡ خِيفَتِهِۦ وَيُرۡسِلُ ٱلصَّوَٰعِقَ فَيُصِيبُ بِهَا مَن يَشَآءُ وَهُمۡ يُجَٰدِلُونَ فِي ٱللَّهِ وَهُوَ شَدِيدُ ٱلۡمِحَالِ ١٣

And the thunder exalts [Allāh] with praise of Him - and the angels [as well] from fear of Him - and He sends thunderbolts and strikes therewith whom He wills while they dispute about Allāh; and He is severe in assault.

Bubullima e madhëron Atë me lavdinë e Tij; e po kështu bëjnë edhe melekët, nga frika ndaj Tij. -“Er-rad” quhet zëri i fuqishëm i bubullimës, që buçet nga mesi i reve dhe që është shumë i frikshëm. Kjo bubullimë është e nënshtruar ndaj Zotit dhe ajo e madhëron Atë në këtë mënyrë kaq madhështore. Edhe melekët, - sikurse thuhet në ajet, - bëjnë tesbih, duke deklaruar pastërtinë e Zotit nga çdo mangësi. Ata bëjnë tesbihnga frika e madhe që kanë prej Zotit dhe prej ndëshkimit të Tij. Pastaj Allahu i Lartësuar, për t’i frikësuar robërit e Tij dhe për të treguar madhështinë e Tij, thotë:Është Ai që i dërgon rrufetë dhe godet me to kë të dojë dhe ata(idhujtarët)që guxojnë të polemizojnë rreth Allahut, kur Ai është një ndëshkues i ashpër. - Rrufeja është drita e fuqishme dhe përvëluese, që del nga mesi i reve. Allahu i Lartësuar na tregon se, me këtë krijim të Tij, Ai godet çfarë të dëshirojë. Për këtë arsye, le të frikësohen robërit nga i Madhërishmi, të Cilit i janë nënshtruar gjithçka në qiell dhe në tokë, se Ai është “Shedidul Mihal”, që do të thotë: i Plotfuqishëm dhe asgjë nuk mund ta ndalojë atë që Ai dëshiron. Për Allahun nuk është e vështirë asgjë dhe ndëshkimit të Tij nuk mund t’i shpëtojë a shmanget askush. Allahu i Madhëruar është i vetmi që ka fuqinë të krijojë retë dhe të dhurojë shiun, burimin e ujit, që është jetik për krijesat. Është Ai që administron dhe rregullon çështjet e krijesave. Allahut i nënshtrohen me frikë edhe krijesat më të mëdha, nga të cilat njerëzit tmerrohen. Ai është i Fuqishmi, Nënshtruesi dhe Mposhtësi i gjithçkaje. Duke qenë se këto janë cilësitë e Tij, Allahu është i vetmi që meriton të adhurohet pa shok.

13:14Page 251

لَهُۥ دَعۡوَةُ ٱلۡحَقِّۚ وَٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَسۡتَجِيبُونَ لَهُم بِشَيۡءٍ إِلَّا كَبَٰسِطِ كَفَّيۡهِ إِلَى ٱلۡمَآءِ لِيَبۡلُغَ فَاهُ وَمَا هُوَ بِبَٰلِغِهِۦۚ وَمَا دُعَآءُ ٱلۡكَٰفِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ ١٤

To Him [alone] is the supplication of truth. And those they call upon besides Him do not respond to them with a thing, except as one who stretches his hands toward water [from afar, calling it] to reach his mouth, but it will not reach it [thus].1 And the supplication of the disbelievers is not but in error [i.e., futility].

Lutje e vërtetë është vetëm ajo që i drejtohet Atij. -Vetëm Allahut i dedikohen adhurimet, si Një, i Vetëm dhe i Pashoq. Vetëm Atij duhet t’i drejtohesh sinqerisht me lutje, me të dyja format: lutjet e adhurimit dhe lutjet e e kërkesës.Vetëm Allahut duhet t’i drejtohet dhe dedikohet lutja, vetëm Atij duhet t’i frikësohesh, ta shpresosh dhe duash me gjithë zemër. Për shpërblimin e Tij duhet të sakrifikosh dhe garosh dhe prej ndëshkimit dhe zemërimit të Tij duhet të druhesh dhe të largohesh. Vetëm tek Allahu duhet të kthehesh i penduar me keqardhje dhe i nënshtruar. Të gjitha këto adhurime duhen bërë me sinqeritet vetëm për Allahun dhe sipas mënyrës që Ai ka shpallur. Ky është adhurimi i vërtetë dhe i dobishëm. Çdo adhurim që i bëhet dikujt tjetër ose jo me mënyrën e përcaktuar prej Allahut është i pavlefshëm, sikurse thotë i Madhëruari më pas:Ndërsa idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten veç Tij, nuk kanë për t’iu përgjigjur kurrë. -Çdo gjë që ata adhurojnë, si: idhuj, puta dhe zota, e që i konsiderojnë si ortak me Allahun, të gjithë nuk kanë asnjë mundësi për t’iu përgjigjur lutjeve dhe adhurimeve të tyre. Ata nuk kanë në dorë asnjë mirësi të dynjasë dhe të ahiretit dhe nuk kanë fuqi të të mbrojnë nga fatkeqësitë dhe vuajtjet në të dyja jetët. Ata të mjerë që shpresojnë në të tillë zota dhe idhuj janë ashtu sikurse i përshkruan Allahu i Madhëruar, kur thotë:Ata i ngjajnë atij që shtrin duart drejt ujit, që ai t’i shkojë në gojë, por që kurrë nuk ka për t’i shkuar. -Ata janë si ai njeriu që zgjat duart në drejtim të ujit, që ndodhet shumë larg prej tij, me shpresën e kotë se, duke zgjatur duart, do të shkojë diçka në buzët e tij. Megjithëse është i etur, ky veprim nuk ka për t’ia larguar kurrë etjen. Të tillë janë mohuesit e Zotit dhe idhujtarët. Putat apo idhujt e tyre nuk mund t’i ndihmojnë, nuk mund t’u përgjigjen lutjeve të tyre, nuk u sjellin asnjë lloj dobie apo t’i ruajnë nga fatkeqësitë dhe dhimbjet, madje edhe në çastet më të vështira, kur nevoja është jashtëzakonisht e madhe. Si lutësit, edhe të luturit janë të varfër dhe nuk kanë në dorë asnjë mundësi dhe fuqi, as në tokë e as në qiell. Ata nuk kanë pjesë në mbretërimin dhe sundimin e qiejve dhe të tokës dhe kurrë nuk kanë për të ofruar ndonjë ndihmë dhe mbështetje për ata që i luten dhe i adhurojnë. Prandaj i Madhëruari thotë më pas:Lutja e jobesimtarëve është veçse një kotësi. -Çdo gjë që ata lusin dhe adhurojnë, veç Allahut, është e kotë, prandaj dhe adhurimet e tyre janë të kota. Nëse qëllimet janë të kota, po të tilla konsiderohen edhe rrugët ose mjetet e arritjes së tyre. Me fjalë të tjera, çdo rrugë dhe mjet që të çon në haram, në shirk, mohim ose poshtërsi, është haram, shirk, mohim ose poshtërsi në fenë e Zotit. Duke qenë se Allahu i Lartësuar është Mbretëruesi, Sunduesi i vërtetë dhe i Pashoq, atëherë adhurimi i kushtuar Atij është i drejtë dhe dobiprurës. Adhurimet e sinqerta kushtuar Allahut të Vetëm dhe të Pashoq, me mëyrën që Ai e ka përcaktuar në Shpalljen e Tij, janë të vetmet adhurime që i sjellin dobi njeriut në të dyja jetët. Shëmbëllimi i mohuesve që i luten dikujt tjetër veç Allahut me atë " ….që shtrin duart drejt ujit, që ai t’i shkojë në gojë, por që kurrë nuk ka për t’i shkuar.", është nga krahasimet më të bukura. Ashtu sikurse është e pamundur arritja e ujit në gojën e atij njeriu, ashtu është e pamundur arritja e dobive dhe plotësimi i kërkesave të tij përmes lutjeve drejtuar idhujve. Nëse dëshiron të tregosh se sa e padobishme është diçka, sill një shembull të ngjashëm, që e ilustron këtë pamundësi. Kjo është një metodë shumë efikase për qartësimin e çështjeve, dhe që Allahu i Lartësuar e ka përdorur shpesh në Kur'an, si për shembull: "Nuk ka dyshim se atyre që mohojnë Argumentet Tona dhe tregohen kryeneçë ndaj tyre, nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhenet derisa deveja të futet në vrimën e gjilpërës. Kështu i shpërblejmë Ne keqbërësit." [A'raf 40, 41].Shiko tefsirin e ajetit 186 të sures Elbekare.

13:15Page 251

وَلِلَّهِۤ يَسۡجُدُۤ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ طَوۡعٗا وَكَرۡهٗا وَظِلَٰلُهُم بِٱلۡغُدُوِّ وَٱلۡأٓصَالِ۩ ١٥

And to Allāh prostrates whoever is within the heavens and the earth, willingly or by compulsion, and their shadows [as well] in the mornings and the afternoons.

Gjithçka në qiej e në Tokë i bën sexhde vetëm Allahut, me hir a me pahir, e po kështu edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje. -Gjithçka që ndodhet në qiejt dhe në tokë i nënshtrohet dhe i bën sexhde Zotit. Kjo përulje bëhet në dy mënyra: Me dëshirë, siç ndodh me besimtarët. Me pahir, siç ndodh me mohuesit, që tregohen mendjemëdhenj dhe nuk duan të nënshtrohen dhe t’i bien në sexhde Zotit. Megjithatë, vetë qenia e tyre kërkon të kundërtën dhe i nxit për të qenë të nënshtruar ndaj Zotit. Gjithashtu, Allahut të Madhëruar i bien në sexhde të gjitha krijesat të cilat bëjnë hije mbi tokë, në fillim të ditës dhe në fund të saj. Në këtë mënyrë, çdo krijesë i bie në sexhde Zotit, me mënyrën e vet të caktuar: "Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin (tesbihun) e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh." [Isra 44]. Atëherë, duke qenë se të gjithat krijesat i janë nënshtruar Allahut të Lartësuar, me hir apo me pahir, atëherë vetëm Ai e meriton që të jetë i Adhuruari i tyre i vërtetë, ndërsa adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë. Për të treguar kotësinë e adhurimeve të çdo gjëje tjetër, Allahu i Madhëruar sjell fakte dhe argumente, duke thënë:

13:16Page 251

قُلۡ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ قُلِ ٱللَّهُۚ قُلۡ أَفَٱتَّخَذۡتُم مِّن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ لَا يَمۡلِكُونَ لِأَنفُسِهِمۡ نَفۡعٗا وَلَا ضَرّٗاۚ قُلۡ هَلۡ يَسۡتَوِي ٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡبَصِيرُ أَمۡ هَلۡ تَسۡتَوِي ٱلظُّلُمَٰتُ وَٱلنُّورُۗ أَمۡ جَعَلُواْ لِلَّهِ شُرَكَآءَ خَلَقُواْ كَخَلۡقِهِۦ فَتَشَٰبَهَ ٱلۡخَلۡقُ عَلَيۡهِمۡۚ قُلِ ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّٰرُ ١٦

Say, "Who is Lord of the heavens and earth?" Say, "Allāh." Say, "Have you then taken besides Him allies not possessing [even] for themselves any benefit or any harm?" Say, "Is the blind equivalent to the seeing? Or is darkness equivalent to light? Or have they attributed to Allāh partners who created like His creation so that the creation [of each] seemed similar to them?"1 Say, "Allāh is the Creator of all things, and He is the One, the Prevailing."2

Pyeti: “Kush është Zoti i qiejve dhe i tokës!” Thuaju: “Allahu!” -Drejtoju këtyre idhujtarëve, që, veç Allahut, adhurojnë puta dhe idhuj, të cilët i duan sikurse Allahun dhe u përkushtojnë atyre lloj-lloj adhurimesh dhe kurbanesh, dhe thuaju: “Vallë, e humbët logjikën kur i lejuat vetes që të merrni si mbrojtës këta idhuj dhe t’u përkushtonit atyre adhurime, edhe pse ata nuk meritojnë aspak adhurim? A nuk ia bëtë këtë pyetje vetes tuaj?!Thuaj: “Mos, vallë, keni zgjedhur zota të tjerë veç Tij, që edhe vetes së tyre nuk mund t’i bëjnë as dobi e as dëm?” -Mendoni pak për ata që ju i adhuroni veç Allahut:Thuaj: “A është i barabartë i verbri me atë që sheh, dhe a janë të njëjta errësirat me dritën?” -Allahu i Lartësuar është Absolut dhe i Plotë me emrat dhe cilësitë e Tij. Ai është Pronari i të gjallëve dhe të vdekurve. Në dorën e Tij është krijimi, administrimi i çështjeve të krijesave dhe vetëm në dorën e Tij është dëmi dhe dobia. Atëherë, si e lini adhurimin e Allahut dhe tregoheni mosmirënjohës ndaj përkujdesit dhe mirësive të Tij? Adhurimi i Zotit si një dhe i vetëm kurrë nuk mund të jetë njëlloj si adhurimi i idhujve, ashtu sikurse nuk mund të jenë njëlloj ai që shikon me të verbërin dhe as drita me errësirat. Idhujtarët pretendojnë se Allahu ka ortakë, të cilët mund të krijojnë e bëjnë ashtu si krijimi i Tij dhe kanë pushtet si pushteti i Tij, por këto pretendime janë fryt i dyshimeve dhe paqartësive të tyre. Atëherë, ti, o i dërguar, dhe çdokush që kryen misionin tënd, largojua këto dyshime dhe paqartësira! Mësoju atyre se Allahu është i vetmi i Adhuruar, përmes argumenteve dhe fakteve!Apo, mos vallë, besojnë se Allahu ka ortakë, të cilët kanë krijuar ashtu siç krijoi Ai, dhe tashmë ky krijim iu ngjan njëlloj? -Është e pamundur që diçka të krijojë vetveten dhe po ashtu është e pamundur që të ekzistojë vetë, pa pasur një krijues. Atëherë, është e padiskutueshme që ekziston vetëm një Krijues, që nuk ka shokë në pushtetin për të krijuar dhe për rregulluar çështjet e krijesave të Tij. Vetëm Ai duhet të adhurohet, se Ai është Një dhe i Vetëm, dhe gjithashtu, Ai është El Kahar– domethënë, Nënshtruesi i gjithçkaje me pushtetin e Tij absolut.Thuaj: “Allahu është i vetmi Krijues i çdo gjëje; Ai është i Vetmi dhe Ngadhënjimtari!” -Askush tjetër veç Allahut nuk i ka këto cilësi njëkohësisht: i Vetëm dhe Unik, si edhe Ngadhënjimtar dhe Nënshtrues i gjithçkaje. Krijesat nuk mund të jenë të tilla. Mbi çdo krijesë ka një krijesë tjetër më të fortë, që e nënshtron dhe e mposht atë; por edhe mbi këtë ka një tjetër më të fortë dhe të pushtetshëm, derisa të përfundojmë te Sunduesi absolut, te Nënshtruesi i gjithçkaje, që është Allahu i Lartësuar. Askush nuk është mbi Allahun. I plotpushtetshmi duhet të jetë domosdoshmërisht i vetëm e i pashoq, dhe i tillë është veçse Allahu i Madhëruar. Ky është një argumentim logjik, që tregon për njëshmërinë e Allahut të Lartësuar. Kjo tregon gjithashtu se çdo gjë që krijesat adhurojnë, veç Allahut të Lartësuar, është e pafuqishme e nuk ka në dorë asgjë prej krijimit dhe pushtetit të vërtetë, prandaj adhurimi i tyre është i kotë e i pavlerë.

13:17Page 251

أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَسَالَتۡ أَوۡدِيَةُۢ بِقَدَرِهَا فَٱحۡتَمَلَ ٱلسَّيۡلُ زَبَدٗا رَّابِيٗاۖ وَمِمَّا يُوقِدُونَ عَلَيۡهِ فِي ٱلنَّارِ ٱبۡتِغَآءَ حِلۡيَةٍ أَوۡ مَتَٰعٖ زَبَدٞ مِّثۡلُهُۥۚ كَذَٰلِكَ يَضۡرِبُ ٱللَّهُ ٱلۡحَقَّ وَٱلۡبَٰطِلَۚ فَأَمَّا ٱلزَّبَدُ فَيَذۡهَبُ جُفَآءٗۖ وَأَمَّا مَا يَنفَعُ ٱلنَّاسَ فَيَمۡكُثُ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ كَذَٰلِكَ يَضۡرِبُ ٱللَّهُ ٱلۡأَمۡثَالَ ١٧

He sends down from the sky, rain, and valleys flow according to their capacity, and the torrent carries a rising foam. And from that [ore] which they heat in the fire, desiring adornments and utensils, is a foam like it. Thus Allāh presents [the example of] truth and falsehood. As for the foam, it vanishes, [being] cast off; but as for that which benefits the people, it remains on the earth. Thus does Allāh present examples.

Ai zbret nga qielli ujë, që rrjedh nëpër lumenj me masë, ndërsa vala nxjerr shkumën mbi sipërfaqe. Edhe ajo që del nga shkrirja(e xeherorit)në zjarr për të bërë me të ndonjë stoli ose ndonjë mjet, është shkumë e ngjashme si ajo. Kështu e sqaron Allahu shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës. Sepse zgjyra zhduket si shkuma, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, mbetet në tokë. Kështu i shpjegon Allahu shembujt. -Në këto ajete, Allahu i Lartësuar bën një krahasim të mrekullueshëm, që tregon rëndësinë e madhe të udhëzimit, që Ai solli nëpërmjet profetëve dhe shpalljeve të Tij, për t’u dhënë jetë zemrave dhe shpirtrave. Allahu i Madhëruar e krahason Shpalljen me ujin që zbret nga qielli, i cili është i domosdoshëm për jetën e krijesave. Udhëzimi i sjellë nga Zoti përmes Shpalljes përmban dobi gjithëpërfshirëse dhe të shumta, të cilat janë domosdoshmëri për krijesat, ashtu sikurse edhe uji. Pastaj Allahu i Lartësuar prezanton llojet e zemrave, në lidhje me udhëzimin dhe përfitimin prej tij. Zemrat krahasohen me shtretërit e përrenjve dhe të lumenjve. Ka shtretër të vegjël, që mbajnë pak ujë, dhe të tilla janë zemrat e vogla, që mbajnë pak dituri. Por ka edhe shtretër të mëdhenj, që mbajnë me shumë ujë, që simbolizojnë zemrat e mëdha, të cilat mbajnë shumë dituri. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar jep edhe një shembull tjetër, për të na bërë të kuptojmë mirë ndikimin e keq të dëshirave të pakontrolluara, kur zemrës i paraqitet e vërteta dhe udhëzimi. Këto dëshira të pakontrolluara janë si shkuma që qëndron mbi ujin e pastër dhe që mundohet ta turbullojë atë, ose si skorjet që dalin mbi floririn e pastër. Shkuma e ujit ose skorjet duhet të largohen, në mënyrë që të bëhet i dobishëm uji ose floriri i kulluar. Të tilla janë dyshimet, që ngacmojnë shpirtrat e njerëzve, si edhe dëshirat e pakontrolluara, të cilat i largojnë zemrat nga Allahu i Lartësuar dhe qëllimi përse janë krijuar. Por nëse njeriu vazhdon të luftojë kundër këtyre dy sëmundjeve, duke i urryer ato, duke kërkuar dritën e sjellë nga Zoti përmes Shpalljes dhe duke pastruar qëllimin e tij, që të jetë me sinqeritet vetëm për Zotin, atëherë zemra pastrohet dhe sëmundjet largohen. Pas përpjekjeve të shumta të sinqerta me vetveten dhe pas kërkimit të dritës së Zotit, këto zemra bëhen të pastra dhe mbushen me dituri rreth të vërtetës, me dashuri të madhe për të, duke i dhënë përparësi mbi gjithçka tjetër. Në të tilla zemra nuk mbetet më vend për të kotën, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: "Thuaj: “Erdhi e vërteta dhe u zhduk e kota”. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur." [Isra 81]. Ndërsa në fund të këtyre ajeteve, Allahu i Lartësuar thotë: "Kështu i shpjegon Allahu shembujt." Kështu, Allahu i Lartësuar e bën këtë që të dallohet qartë e vërteta nga e kota, udhëzimi në rrugën e drejtë nga devijimi.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском