As-Sa'diAl‑Isra · 17:55–82

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Isra 17:55–82

17:55Page 287

وَرَبُّكَ أَعۡلَمُ بِمَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَلَقَدۡ فَضَّلۡنَا بَعۡضَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ عَلَىٰ بَعۡضٖۖ وَءَاتَيۡنَا دَاوُۥدَ زَبُورٗا ٥٥

And your Lord is most knowing of whoever is in the heavens and the earth. And We have made some of the prophets exceed others [in various ways], and to David We gave the book [of Psalms].

Zoti yt di gjithçka për ato që janë në qiej e në Tokë. Ne i patëm dalluar disa profetë mbi të tjerët dhe Daudit i dhamë Zeburin. -Allahu di për të gjitha krijesat në qiell e në Tokë. Çdokujt ka për t’i dhënë atë që meriton, ashtu siç e ka përcaktuar me urtësinë e Tij. Me diturinë e urtësinë e Tij, Ai ka vendosur dallime mes tyre si në aspektet fizike, ashtu edhe ato shpirtërore. Po kështu, Ai ka bërë dallime edhe mes profetëve, të cilët i bashkon fakti se janë transmetues të Shpalljes së Tij. Secilin nga ata Ai e ka dalluar me veçori të shumta. Secili nga ata dallohet për moralin e lartë e përshkrime të lavdërueshme, me punë e fjalë të mira. Ai i ka dalluar edhe në drejtim të pasuesve të tyre, të shumtë a të paktë. Disave prej tyre, Allahu i ka shpallur libra të mëdhenj, që përmbajnë ligje dhe norma të besimit të drejtë. Kështu Daudit i dhuroi Zeburin, librin e njohur. Atëherë, duke qenë se Allahu i Madhëruar dalloi shumë profetë më parë dhe disave prej tyre u dhuroi libër e shpallje të qartë, atëherë përse nuk e pranojnë mashtruesit e mohuesit faktin se edhe Muhamedit Allahu i Madhëruar i dhuroi Kur'anin dhe e bëri profet të zgjedhur?!

17:56Page 287

قُلِ ٱدۡعُواْ ٱلَّذِينَ زَعَمۡتُم مِّن دُونِهِۦ فَلَا يَمۡلِكُونَ كَشۡفَ ٱلضُّرِّ عَنكُمۡ وَلَا تَحۡوِيلًا ٥٦

Say, "Invoke those you have claimed [as gods] besides Him, for they do not possess the [ability for] removal of adversity from you or [for its] transfer [to someone else]."

Thuaj: “Thërrisni(për ndihmë)ata, të cilët i menduat si zota përveç Tij! ”-Idhujtarët kishin idhuj që i adhuronin ashtu si Allahun, duke iu lutur e përgjëruar atyre. Allahu i Madhëruar u drejtohet atyre që të mendonin se si të argumentonin besimin dhe pretendimet e tyre, nëse i besonin si të vërteta: Thirrini ata që i mendoni si zota përveç Tij! Lutjuni idhujve dhe shikoni se çfarë do t’ju sjellin!Ata nuk mund t'jua largojnë fatkeqësitë dhe as nuk mund t'i(lehtësojnë e)zhvendosin ato(diku tjetër)”. - Ata nuk mund të largojnë prej jush sëmundjet, varfërinë, vështirësitë e belatë. Jo vetëm që nuk mund t’i largojnë nga ju, por as nuk mund t’i zhvendosin ato prej jush tek dikush tjetër apo t’ua lehtësojnë disi. Nëse janë në këtë farë gjendjeje, të varfër e të pafuqishëm, atëherë përse u drejtoheni atyre me lutje?! Vetëm Zoti është i Ploti dhe Absoluti në të gjitha drejtimet, ndërsa të gjithë të tjerët janë krijesa dhe, si të tillë, janë të mangët e të dobët, të varfër e nevojtarë. Ata nuk janë të plotë dhe nuk kanë asnjë mundësi e fuqi për të ndihmuar njeri. Të konsiderosh ata si zota, që mund t’u lutesh, është cenim i themelit të besimit të drejtë, por është edhe cenim i logjikës e i mendjes së shëndoshë. Idhujtaria është mendjelehtësi e devijim nga natyra e pastër. Në sajë të praktikimit të vazhdueshëm dhe trashëgimit të saj ndër breza, nga etërit e humbur e të devijuar tek fëmijët e paditur, ndodh diçka e çuditshme; Ajo fillon të trajtohet dhe të shihet nga këta pasues të verbër si besimi më i drejtë dhe logjika më e pranueshme. Ndërsa përkushtimin e fesë vetëm për Zotin e vërtetë, që është i Vetëm i pashoq, i vetmi që përkujdeset dhe u 594dhuron mirësi krijesave, ata e shohin si besim të gabuar. Adhurimin e një Zoti të vetëm, që është edhe ftesa dhe mesazhi i të gjithë profetëve gjatë gjithë kohërave, idhujtarët e trajtojnë si mendjelehtësi dhe diçka nga e cila duhet të çuditesh. Ata thonë: “A mos kërkon ai t’i bëjë të gjithë zotat një Zot të vetëm?! Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!” [Sad 5]. Në vijim, i Lartësuari na njofton se edhe ata të cilët idhujtarët u përkushtohen në adhurime, janë të angazhuar me diçka shumë të rëndësishme. Ai thotë:

17:57Page 287

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ يَبۡتَغُونَ إِلَىٰ رَبِّهِمُ ٱلۡوَسِيلَةَ أَيُّهُمۡ أَقۡرَبُ وَيَرۡجُونَ رَحۡمَتَهُۥ وَيَخَافُونَ عَذَابَهُۥٓۚ إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ كَانَ مَحۡذُورٗا ٥٧

Those whom they invoke1 seek means of access to their Lord, [striving as to] which of them would be nearest, and they hope for His mercy and fear His punishment. Indeed, the punishment of your Lord is ever feared.

Edhe vetë idhujt të cilëve këta po u luten(përveç Allahut), kërkojnë afrimin(tek Allahu), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. -Profetët, melekët e njerëzit e mirë të cilëve u luten idhujtarët, edhe vetë për veten e tyre kërkojnë afrimin tek Zoti. Madje, ata garojnë që të jenë sa më afër Zotit dhe japin gjithçka që kanë dhe shfrytëzojnë çdo çast për punë të mira, që të afrojnë tek Zoti dhe mëshira e Tij. Ata me përunjësi e përkushtim shpresojnë në mëshirën e Tij dhe me përvuajtje e frikërespekt i druhen ndëshkimit të Tij, duke iu larguar gjithçkaje që shkakton zemërimin e Tij. E si mos të jenë të tillë, kur Allahu thotë:Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t’iu ruajtur. -Nga ky ndëshkim duhen të ruhen të mençurit dhe nga rrugët e tij duhet të largohen të urtët e të diturit. Kështu afrohesh te Zoti: me dashurinë për Të, me shpresën për shpërblimin e Tij dhe me frikën nga dënimi e zemërimi i Tij. Këto tri ndjenja janë baza e çdo mirësie dhe e lumturisë. Nëse ato janë të plota në zemrën e njeriut, çështjet e tij janë të mbara e të plotësuara. Por nëse zemra është e zbrazët nga këto ndjenja, mirësitë janë të larguara nga ajo dhe është mbushur me ligësi e errësirë. Shenja e dashurisë për Zotin - ashtu siç e përmend vetë Zoti - është përpjekja dhe synimi për kryerjen e çdo vepre që të afron tek Ai, përpjekja e vazhdueshme që çdo adhurim të bëhet veçse me sinqeritet për Allahun, me dëshirën për rregullim e përmirësim dhe me kryerjen e saj në formën më të plotë të mundshme. Çdokush që mendon apo pretendon se e do Zotin pa bërë këto gjëra, ai është gënjeshtar.

17:58Page 287

وَإِن مِّن قَرۡيَةٍ إِلَّا نَحۡنُ مُهۡلِكُوهَا قَبۡلَ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ أَوۡ مُعَذِّبُوهَا عَذَابٗا شَدِيدٗاۚ كَانَ ذَٰلِكَ فِي ٱلۡكِتَٰبِ مَسۡطُورٗا ٥٨

And there is no city but that We will destroy it1 before the Day of Resurrection or punish it with a severe punishment. That has ever been in the Register2 inscribed.

Ne kemi për ta shkatërruar para Ditës së Kijametit çdo popull e vendbanim(që e mohojnë të Vërtetën), ose do ta ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër. Kjo është e shkruar në Libër (Lehvi Mahfudh). -Allahu i Madhëruar na njofton se çdo popull që refuzon dhe lufton profetët e Tij, ka për t'u goditur nga ndëshkimi i ashpër e shkatërrimi, para Ditës së Gjykimit. Ky është një vendim që Zoti e ka shkruar që të ndodhë. Kjo e vërtetë është një nxitje dhe qortim i fortë për refuzuesit, që ata të pendohen dhe të kthehen të nënshtruar në rrugën e drejtë të adhurimit të një Zoti të vetëm dhe besimit në profetët, përpara se vendimi i ndëshkimit për ta të mos kthehet më pas.

17:59Page 288

وَمَا مَنَعَنَآ أَن نُّرۡسِلَ بِٱلۡأٓيَٰتِ إِلَّآ أَن كَذَّبَ بِهَا ٱلۡأَوَّلُونَۚ وَءَاتَيۡنَا ثَمُودَ ٱلنَّاقَةَ مُبۡصِرَةٗ فَظَلَمُواْ بِهَاۚ وَمَا نُرۡسِلُ بِٱلۡأٓيَٰتِ إِلَّا تَخۡوِيفٗا ٥٩

And nothing has prevented Us from sending signs [i.e., miracles] except that the former peoples denied them. And We gave Thamūd the she-camel as a visible sign, but they wronged her. And We send not the signs except as a warning.

Allahu i Lartësuar tregon për mëshirën e Tij të madhe për krijesat. Ai nuk ua plotësonte kundërshtarëve kërkesat e tyre për mrekullitë që ata kërkonin, dhe këtë e bënte nga mëshira e Tij. Ai thotë:Ne nuk na pengon asgjë që t’ju sjellim Shenja, por popujt e parë i përgënjeshtruan ato. - Ai nuk i sillte mrekullitë që kërkonin ata, sepse ata përsëri do t’i mohonin, dhe kështu mbi ta do të godiste i dhembshëm ndëshkimi pa asnjë vonesë, ashtu sikurse ndodhi edhe me popujt më të hershëm, të cilët mohonin dhe përbuznin mrekullitë e sjella prej Tij.Ne i dhamë Themudit devenë si një Shenjë të qartë, por ata e mohuan atë. -Ndër shenjat më të mëdha ishte ajo që Allahu solli si plotësim i kërkesës së popullit të Themudit. Ajo ishte një deve e madhe dhe e mahnitshme. Me qumështin e saj ushqehej një popull i tërë. Megjithatë, ata e mohuan atë si mrekulli të Zotit, prandaj i goditi ajo që Zoti e ka treguar në Librin e Tij. Po kështu do të ndodhte me umetin e fundit, nëse do t’u vinin argumentet më të mëdha e të pashembullta dhe ata nuk do të besonin. Duhet të jemi të bindur për një fakt shumë të rëndësishëm: jobesimtarët nuk i kanë mohuar mrekullitë që Zoti solli nëpërmjet profetëve se ato ishin të paqarta apo se të linin mëdyshje a ishin të vërteta apo jo. Jo, ata nuk kishin asnjë dyshim në vërtetësinë e atyre shenjave e mrekullive. Profetët sollën prej Zotit aq shumë fakte e argumente, saqë ishin të mjaftueshme për udhëzimin e atyre që kërkonin e synonin udhëzimin. Të gjitha shenjat e Zotit janë të ngjashme, për sa i përket madhështisë dhe mjaftueshmërinë së tyre si fakte për ata që dëshirojnë e synojnë dritën e udhëzimit. Ai që dëshiron dritën e Zotit do ta shohë atë si me njërën mrekulli, ashtu edhe me tjetrën. Ndërsa ai që nuk do që ta shohë dritën, s’ka për ta parë atë, as me njërën e as me tjetrën shenjë e mrekulli që ai kërkon. Duke qenë kështu, moszbritja e shenjave të kërkuara nga jobesimtarët është më e mirë sesa zbritja e tyre; kjo është më e dobishme për të gjithë. Pastaj duhet të mendojmë me kujdes edhe në një fakt tjetër, shumë të domosdoshëm për t’u kuptuar: zbritja e shenjave ka një qëllim ne vetvete, që Zoti na i shpjegon dhe thotë:Shenjat Ne i dërgojmë si paralajmërim (për t'u larguar nga e keqja). -Qëllimi i mrekullive nuk është që ato të prodhojnë besim në zemrat e atyre që i shikojnë dhe, përmes tyre, besimi të bëhet i pashmangshëm. Qëllimi i vërtetë i këtyre shenjave është që njerëzit të frikësohen e të kthehen nga rruga e humbjes e të ndjekin rrugën e drejtë, pra, nënshtrimin për ta adhuruar Zotin përmes ligjit të Tij dhe rrugës së sjellë nga profetët.

17:60Page 288

وَإِذۡ قُلۡنَا لَكَ إِنَّ رَبَّكَ أَحَاطَ بِٱلنَّاسِۚ وَمَا جَعَلۡنَا ٱلرُّءۡيَا ٱلَّتِيٓ أَرَيۡنَٰكَ إِلَّا فِتۡنَةٗ لِّلنَّاسِ وَٱلشَّجَرَةَ ٱلۡمَلۡعُونَةَ فِي ٱلۡقُرۡءَانِۚ وَنُخَوِّفُهُمۡ فَمَا يَزِيدُهُمۡ إِلَّا طُغۡيَٰنٗا كَبِيرٗا ٦٠

And [remember, O Muḥammad], when We told you, "Indeed, your Lord has encompassed the people."1 And We did not make the sight which We showed you2 except as a trial for the people, as was the accursed tree [mentioned] in the Qur’ān. And We threaten [i.e., warn] them, but it increases them not except in great transgression.

Kujto kur Ne të thamë: “Zoti yt i ka përfshirë(me diturinë e pushtetin e Tij)të gjithë njerëzit. -Allahu i Madhëruar përfshin gjithçka me diturinë dhe pushtetin e Tij. Krijesat nuk kanë ku të gjejnë strehim e mbrojtje që t’i mbrojë nga Zoti. Ky mesazh është i mjaftueshëm për këdo që ka mend, që ai të largohet nga ato gjëra që Zoti nuk i do. Një i mençur kurrë nuk do të lejonte që të zemëronte Atë që di dhe ka nën sundimin e Tij gjithçka.Atë pamje që ta treguam dhe pemën e mallkuar të përmendur në Kur'an, Ne i bëmë veçse si sprovë për njerëzit. -Shumica e mufesirinëve janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për atë që Profeti pa gjatë udhëtimit të Israsë. Ndërsa “pema e mallkuar” është pema e Zekumit, që mbin në tabanin e Xhehenemit. Të dyja këto u bënë një provë shumë e fortë, që i bëri mohuesit e të vërtetës edhe më këmbëngulës dhe më të shfrenuar në mohimin e tyre. Ndërsa disa prej atyre që ishin me iman të dobët u tronditën fort, sepse ato ishin ngjarje të jashtëzakonshme e të pabesueshme në dukje. Edhe njoftimi për një pemë që mbin mu në taban të zjarrit të Xhehenemit është diçka e jashtëzakonshme. E si mund të mbijë një pemë e lagësht, e djegshme dhe të jetojë në mes të zjarrit?! Vetëm tregimi për udhëtimin e Israsë dhe për pemën në Xhehenem i bëri mohuesit që ta kundërshtonin edhe më tepër Profetin. Po si do të reagonin ata fatzinj nëse do të dëgjonin për ngjarjet e tjera të jashtëzakonshme që dëshmoi Profeti (a.s)?! Sigurisht që ata do ta tepronin edhe më tepër me sherrin e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i mëshiroi dhe u kujdes që sherri i tyre të mos e kalonte masën. Në Kur'an dhe në Sunet nuk u përmendën shumë gjëra që do të ndodhnin në të ardhmen. Mospërmendja e tyre ka urtësi dhe është më mirë për krijesat. Shumë gjëra të cilat nuk kishin shembull në atë epokë kur zbriste Shpallja, po të përmendeshin atëherë, do të bënte që zemrat e njerëzve t’i mohonin. Madje, edhe zemrat e besimtarëve do të lëkundeshin. Kjo do t’i largonte njerëzit nga pranimi i Islamit e nga nënshtrimi ndaj besimit të vërtetë. Atëherë, Allahu i Madhëruar ka përmendur vetëm me terma të përgjithshme atë që pritet të ndodhë. Kohë pas kohe, Ai sjell shenja për të frikësuar njerëzinë:Ne i frikësojmë ata, po kjo nuk u shton atyre asgjë tjetër, përveç rebelimit. -Por atyre kjo ua shton edhe më tepër shfrenimin dhe padrejtësitë. Vëreni me kujdes! Allahu thotë se kjo ua shton më tepër rebelimin, për të treguar se sa të zhytur janë ata në ligësi dhe sa shumë e duan të keqen, sa e urrejnë të mirën dhe sa shumë e refuzojnë nënshtrimin ndaj Zotit. Aq shumë e urrejnë të vërtetën dhe nënshtrimin, saqë tejkalojnë kufijtë duke bërë të kundërtën.

17:61Page 288

وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ قَالَ ءَأَسۡجُدُ لِمَنۡ خَلَقۡتَ طِينٗا ٦١

And [mention] when We said to the angels, "Prostrate to Adam," and they prostrated, except for Iblees.1 He said, "Should I prostrate to one You created from clay?"

Kur Ne u thamë melekëve: “Bëni sexhde për Ademin!”, ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. -Allahu i Madhëruar i njofton robërit e Tij për armiqësinë e egër të Shejtanit të mallkuar dhe për luftën e tij për devijimin e tyre. Allahu na tregon se kur Ai krijoi Ademin dhe urdhëroi që të binin në sexhde para tij, Shejtani i mallkuar refuzoi t’i bindej urdhrit të Allahut. Ai tha me mendjemadhësi:Ai tha: “A të bie në sexhde para atij që Ti e krijove nga balta?!” – Ai pretendonte se ishte më i mirë se njeriu, sepse ai vetë ishte krijuar prej zjarrit, ndërsa njeriu u krijua prej baltës. Sigurisht që ky lloj arsyetimi është i kotë dhe i gabuar në shumë aspekte, ashtu sikurse e kemi thënë më parë. Kur Iblisi e pa se Allahu i Madhëruar e nderoi dhe e dalloi Ademin (a.s), iu drejtua Zotit e tha:

17:62Page 288

قَالَ أَرَءَيۡتَكَ هَٰذَا ٱلَّذِي كَرَّمۡتَ عَلَيَّ لَئِنۡ أَخَّرۡتَنِ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَأَحۡتَنِكَنَّ ذُرِّيَّتَهُۥٓ إِلَّا قَلِيلٗا ٦٢

[Iblees] said, "Do You see this one whom You have honored above me? If You delay me [i.e., my death] until the Day of Resurrection, I will surely destroy1 his descendants, except for a few."

Pastaj tha: “A e sheh këtë, që Ti e vlerësove mbi mua? Nëse më jep afat deri në Ditën e Kijametit, unë do t’i devijoj pasardhësit e tij, përveç një pakice.” - Kam për t’i devijuar dhe do t’i mbush me mashtrime e shpifje. Por pastaj tha: "...përveç një pakice." E dinte shumë mirë i poshtri se do të ketë gjithmonë njerëz që nuk do ta pasojnë e as do t’i binden.

17:63Page 288

قَالَ ٱذۡهَبۡ فَمَن تَبِعَكَ مِنۡهُمۡ فَإِنَّ جَهَنَّمَ جَزَآؤُكُمۡ جَزَآءٗ مَّوۡفُورٗا ٦٣

[Allāh] said, "Go, for whoever of them follows you, indeed Hell will be the recompense of [all of] you - an ample recompense.

Zoti tha: “Ik! Kushdo që të vjen pas, xhehenemi do të jetë shpërblimi juaj – një shpërblim i plotë.” - Çdokush që e parapëlqen të Mallkuarin dhe e përzgjedh atë mbi Zotin, i Cili është i vetmi që kujdeset për krijesat, do të ketë këtë kërcënim. Ky ndëshkim është gati për ju, si shpërblim për punët dhe përzgjedhjen tuaj. Në vijim, Allahu i Madhëruar i thotë të Mallkuarit që të bëjë çdo gjë që ka mundësi, për të larguar njerëzit nga rruga e drejtë:

17:64Page 288

وَٱسۡتَفۡزِزۡ مَنِ ٱسۡتَطَعۡتَ مِنۡهُم بِصَوۡتِكَ وَأَجۡلِبۡ عَلَيۡهِم بِخَيۡلِكَ وَرَجِلِكَ وَشَارِكۡهُمۡ فِي ٱلۡأَمۡوَٰلِ وَٱلۡأَوۡلَٰدِ وَعِدۡهُمۡۚ وَمَا يَعِدُهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ إِلَّا غُرُورًا ٦٤

And incite [to senselessness] whoever you can among them with your voice and assault them with your horses and foot soldiers and become a partner in their wealth and their children and promise them." But Satan does not promise them except delusion.

Mashtroje me zërin tënd kë të mundesh prej tyre... - Këtu bëhet fjalë për çdo zë që i fton krijesat për poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit.... dhe mblidhe gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde kundër tyre! -Këtu përfshihet çdokush që nxiton drejt poshtërsive, qoftë hipur, qoftë në këmbë. Këta konsiderohen prej këmbësorisë së Shejtanit të mallkuar. Qëllimi këtu është për të treguar se Allahu i Madhëruar i ka sprovuar njerëzit me këtë armik të hapur dhe të përbetuar, i cili i fton dhe tundon për poshtërsi e mosbindje, me fjalët dhe me veprat e tij.Merr pjesën tënde në pasurinë dhe në fëmijët e tyre dhe mbushi me premtimet e tua! - Nëse do të njohësh se si i Mallkuari përfshihet te pasuria dhe fëmijët e njerëzve, atëherë shiko të gjitha llojet e gjynaheve që kanë lidhje me pasurinë e fëmijët. E tillë është mosdhënia e zekatit apo mosplotësimi i kompensimeve dhe detyrimeve pasurore. Po kështu është mosedukimi i fëmijëve me sjelljen e mirë, mosbrymosja e tyre me dashurinë për të mirën dhe urrejtjen për të keqen. E tillë është marrja ose fitimi i pasurisë në mënyrë të paligjshme, madje ose harxhimi i saj në harame. Shumë mufesirinë kanë përmendur si shembull të pjesëmarrjes së shejtanit në pasuri e fëmijë edhe mosthënien ‘Bismilah’para ushqimit, pijes e marrëdhënieve intime. Nëse njeriu nuk e përmend Zotin në këto raste, shejtani i mallkuar merr pjesë në kryerjen e tyre. Diçka e tillë është përmendur në hadithe. Në ajet përmenden edhe “premtimet e shejtanit”. Këtu bëhet fjalë për premtimet e zbukuruara, që janë thjesht mashtrime.Por shejtani nuk u premton gjë tjetër, përveç mashtrimit. -Ai ju premton veçse kotësira dhe iluzione. I mallkuari jua zbukuron poshtërsitë dhe besimet e kota e të devijuara. Ai ju premton shpërblime dhe ju bën të besoni se jeni në udhë të mbarë. I Madhëruari thotë: “Shejtani ju frikëson me varfëri dhe ju urdhëron për të këqija, ndërsa Allahu ju garanton falje e begati. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur.” [Bekare 268]

17:65Page 288

إِنَّ عِبَادِي لَيۡسَ لَكَ عَلَيۡهِمۡ سُلۡطَٰنٞۚ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ وَكِيلٗا ٦٥

Indeed, over My [believing] servants there is for you no authority. And sufficient is your Lord as Disposer of affairs.1

Pasi na tregoi planet e fëlliqura të shejtanit kundër nesh, Allahu i Madhëruar na mëson mënyrën e mbrojtjes prej ligësisë dhe sprovave që vijnë nga ai. Ajo është rruga e adhurimit të Zotit, besimi i pastër dhe i drejtë, mbështetja e plotë vetëm në madhështinë e Zotit. Ai thotë:Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie mbi robërit e Mi. –Ti nuk ke asnjë fuqi reale për t’i devijuar e humbur robërit e Mi me mashtrimet e tua. Përmes adhurimit të saktë, Allahu i mbron ata nga çdo ligësi e shejtanit të mallkuar. Allahu i ruan nga shejtani dhe u ofron mbrojtje të mjaftueshme kundër kurtheve e intrigave të Tij.Mjafton që Zoti është mbrojtësi i tyre. - Allahu është mëse i mjaftueshëm për këdo që i mbështetet dhe i plotëson urdhëresat e Tij.

17:66Page 288

رَّبُّكُمُ ٱلَّذِي يُزۡجِي لَكُمُ ٱلۡفُلۡكَ فِي ٱلۡبَحۡرِ لِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ كَانَ بِكُمۡ رَحِيمٗا ٦٦

It is your Lord who drives the ship for you through the sea that you may seek of His bounty. Indeed, He is ever, to you, Merciful.

Është Zoti juaj Ai që mundësoi lundrimin e anijeve në det, që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është Mëshirëplotë ndaj jush. -Allahu i Madhëruar u përmend njerëzve anijet dhe të gjitha mjetet e lundrimit, që u ka lehtësuar atyre. Është i Madhëruari Ai që i ka mësuar dhe udhëzuar se si t’i krijojnë ato. Është Ai që i bart këto anije mbi dallgët e detit, që njerëzit të përfitojnë duke udhëtuar nëpër botë, por edhe duke transportuar sendet e tyre për tregti. Kjo është nga mëshira e madhe e Allahut për njerëzit. Përkujdesi i Allahut është i vazhdueshëm dhe i pandërprerë. Ai vazhdon t’u japë krijesave gjithçka që u sjell dobi dhe që ata e kërkojnë.

17:67Page 289

وَإِذَا مَسَّكُمُ ٱلضُّرُّ فِي ٱلۡبَحۡرِ ضَلَّ مَن تَدۡعُونَ إِلَّآ إِيَّاهُۖ فَلَمَّا نَجَّىٰكُمۡ إِلَى ٱلۡبَرِّ أَعۡرَضۡتُمۡۚ وَكَانَ ٱلۡإِنسَٰنُ كَفُورًا ٦٧

And when adversity touches you at sea, lost are [all] those you invoke except for Him. But when He delivers you to the land, you turn away [from Him]. And ever is man ungrateful.

Kur gjendeni në rrezik në mes të detit, harrohen ata të cilëve ju u luteni zakonisht, përveç Atij(Allahut). Por pasi Ai ju shpëton e ju nxjerr në tokë, ju sërish i ktheni shpinën. Njeriu është mohues i madh. -Është një shenjë treguese e mëshirës së Allahut dhe e faktit se Ai është i vetmi që meriton adhurimet se: kur njerëzit janë në rrezik në det, kur ata tmerrohen tek shohin valët që janë gati t'i gllabërojnë, atëherë harrohen ata të cilëve u luteshin gjatë kohës kur ishin të sigurt dhe në rehati; a thua se nuk u janë lutur ndonjëherë atyre! Ata humbasin nga kujtesa e tyre, sepse e dinë mirë se janë të pafuqishëm për t'i ndihmuar e për t'i shpëtuar nga rreziku. Në ato çaste ata ulërasin dhe i luten me përgjërim vetëm Shpikësit të qiejve dhe të Tokës, të Cilit i luten të gjitha krijesat për nevojat e tyre dhe gjatë vështirësive. Në ato momente të vështira tregohen të sinqertë në lutjet që i drejtojnë Allahut. Megjithatë, pasi Ai i shpëton e i nxjerr në tokë, ata i kthejnë shpinën përsëri, duke e harruar se për çfarë i janë lutur Allahut. Ata i kthehen idhujtarisë, duke iu lutur sërish atyre krijesave që nuk mund t'u sjellin dobi ose dëm, nuk munden as t'u japin e as t’i privojnë. Ata humbasin sinqeritetin me Zotin, që është Krijuesi dhe Kujdestari i tyre. Ky është tregues i injorancës së madhe të njeriut dhe mohimit të tij. Njeriu është një mohues i madh i mirësive të Allahut, përveç atyre që Allahu i udhëzon dhe u dhuron logjikë të shëndoshë. Këta arrijnë ta gjejnë udhën e drejtë dhe e dinë mirë se Ai që mund të të shpëtojë nga çdo rrezik dhe vështirësi është Allahu i Madhëruar. Vetëm Ai e meriton ta njësosh duke e adhuruar si Një të Vetëm, me sinqeritet për Të, në çdo gjendje, në vështirësi dhe rehati, në kohë mirësie dhe në kohë fatkeqësie. Ndërsa ata që janë lënë të mbështeten në mendjen e tyre të ngushtë i luten Allahut veçse në kohë vështirësie dhe nevoje. Me t'u larguar rreziku, ata mendojnë se Allahu nuk i ka më në kontroll dhe as që u shkon mendja për përfundimin e keq të padrejtësisë së tyre në jetën e kësaj bote, e shumë më pak mendojnë për ahiretin. Prandaj Allahu i Madhëruar i kujton ata, duke u thënë:

17:68Page 289

أَفَأَمِنتُمۡ أَن يَخۡسِفَ بِكُمۡ جَانِبَ ٱلۡبَرِّ أَوۡ يُرۡسِلَ عَلَيۡكُمۡ حَاصِبٗا ثُمَّ لَا تَجِدُواْ لَكُمۡ وَكِيلًا ٦٨

Then do you feel secure that [instead] He will not cause a part of the land to swallow you or send against you a storm of stones? Then you would not find for yourselves an advocate.

A mos jeni të sigurt vallë që Ai nuk do t'ju fundosë në tokë ose nuk do t’ju dërgojë ndonjë rrebesh gurësh e ju të mos gjeni asnjë që t'ju mbrojë? -Ai ka fuqi dhe pushtet për gjithçka. Nëse dëshiron, Ai jua sjell ndëshkimin nga poshtë këmbëve me shembje ose rrëshqitje masive të tokës. Por Ai mund t’jua sjellë ndëshkimin edhe nga sipër, që ju shndërron në kufoma. Ky është një mesazh i qartë: Kurrë mos mendoni se ndëshkimi ju vjen vetëm në det, por ai mund t'ju vijë befas në çdo kohë dhe në çdo vend.

17:69Page 289

أَمۡ أَمِنتُمۡ أَن يُعِيدَكُمۡ فِيهِ تَارَةً أُخۡرَىٰ فَيُرۡسِلَ عَلَيۡكُمۡ قَاصِفٗا مِّنَ ٱلرِّيحِ فَيُغۡرِقَكُم بِمَا كَفَرۡتُمۡ ثُمَّ لَا تَجِدُواْ لَكُمۡ عَلَيۡنَا بِهِۦ تَبِيعٗا ٦٩

Or do you feel secure that He will not send you back into it [i.e., the sea] another time and send upon you a hurricane of wind and drown you for what you denied?1 Then you would not find for yourselves against Us an avenger.2

Apo jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju kthejë përsëri(në det),... -Edhe nëse mendoni se në tokë jeni të sigurt, a nuk mendoni se ju mund të ktheheni sërish në det? Ju nuk jeni të sigurt që gjatë jetës suaj, ju të gjendeni në të njëjtën situatë në mes të detit....e t’ju lëshojë ndonjë furtunë shkatërrimtare që t’ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj... -Atëherë, Ai ju lëshon një furtunë, që shkatërron çdo gjë që i del përpara. Allahu ka fuqi për gjithçka.... e ju të mos gjeni asnjë që të ankohej kundër Nesh për ju. -Kurrë nuk do të keni mundësi të refuzoni dhe rrëzoni gjykimin e drejtë të Allahut, i Cili nuk i bën padrejtësi askujt, as sa një thërrmijë.

17:70Page 289

۞ وَلَقَدۡ كَرَّمۡنَا بَنِيٓ ءَادَمَ وَحَمَلۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِ وَرَزَقۡنَٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَفَضَّلۡنَٰهُمۡ عَلَىٰ كَثِيرٖ مِّمَّنۡ خَلَقۡنَا تَفۡضِيلٗا ٧٠

And We have certainly honored the children of Adam and carried them on the land and sea and provided for them of the good things and preferred them over much of what We have created, with [definite] preference.

Ne i nderuam pasardhësit e Ademit(njerëzit),... - Ky është tregues i bujarisë dhe bamirësisë së pakufishme të Zotit, që askush nuk mund ta përkufizojë. Në sajë të kësaj bujarie, Ai e nderoi llojin njerëzor në shumë aspekte. Zoti e dalloi njeriun me aftësinë e të menduarit dhe me dituri. Ai dërgoi ndër njerëz profetë dhe u shpalli libra e ligje hyjnore. Nga mesi i tyre nxori evlijatë dhe të dalluarit, që janë të pastër e të kulluar në adhurimet që i përkushtojnë Atij. Ai i begatoi ata me shumë mirësi të dukshme dhe të fshehta. Ndër mirësitë e shumta që Zoti u dha njerëzve, është:... u mundësuam të udhëtojnë në tokë e në det,... -Allahu u mundësoi transportin me kafshë, si: devetë, mushkat, kuajt, por edhe me mjetet e tjera tokësore që Ai i krijoi dhe do të vazhdojë të krijojë e mundësojë për ta. Ai u mundësoi edhe transportin ujor përmes anijeve e mjeteve të shumta, që njerëzit - në sajë të diturisë së Zotit - i prodhojnë.i begatuam me ushqime të mira... -Ushqimet, pijet e kënaqësitë trupore. Çdo lloj kënaqësie për të cilën ata kanë nevojë, Allahu ua ka sjellë me mënyrën më të thjeshtë.... dhe i dalluam ata me një dallim të madh mbi shumë prej krijesave që Ne krijuam. -I Lartësuari e dalloi llojin njerëzor me veçori e mirësi që nuk i ka asnjë krijesë tjetër. Edhe në këtë ajet, mesazhi është shumë i qartë: A nuk po bëheni mirënjohës ndaj Atij që ju dhuroi këto mirësi dhe ju shpëtoi nga çdo e keqe?! Njeriu duhet të ketë forcën dhe mençurinë që mirësitë e shumta që Zoti ia ka dhuruar, të mos i bëhen pengesë për adhurimin e Atij, që ia dhuroi. Ai nuk duhet të harxhojë tërë kohën me grumbullimin dhe shtimin e pasurisë, duke cenuar adhurimin dhe në dëm të ahiretit; aq më keq nëse i përdor ato mirësi për të plotësuar dëshirat e sëmura në poshtërsi e mosbindje ndaj Zotit.

17:71Page 289

يَوۡمَ نَدۡعُواْ كُلَّ أُنَاسِۭ بِإِمَٰمِهِمۡۖ فَمَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ فَأُوْلَٰٓئِكَ يَقۡرَءُونَ كِتَٰبَهُمۡ وَلَا يُظۡلَمُونَ فَتِيلٗا ٧١

[Mention, O Muḥammad], the Day We will call forth every people with their record [of deeds].1 Then whoever is given his record in his right hand - those will read their records, and injustice will not be done to them, [even] as much as a thread [inside the date seed].

(Kujto)Ditën kur Ne do t'i thërrasim të gjithë njerëzit, bashkë me prijësin e tyre. -Allahu i Madhëruar na njofton për gjendjen e krijesave në Ditën e Gjykimit. Atë ditë, Ai do të thërrasë dhe tubojë krijesat dhe me secilin grup do të jetë edhe udhëheqësi ose ftuesi i tyre për në rrugën e drejtë, pra, profeti dhe ata që kryejnë misionin e tyre, siç janë dijetarët. Kështu do të tubohet çdo umet dhe, së bashku me të, Profeti i cili i ftoi në udhën e Zotit. Pastaj do të shihen veprat e popujve në krahasim me udhëzimin ku i ka ftuar Profeti i tyre, a janë në përputhje me të apo jo. Kështu ata do të ndahen në dy grupe:Ata, që libri i tyre do t'u jepet nga e djathta,... - Këta janë pasuesit e profetëve. Këta e gjetën dhe e pasuan udhëzimin e Shpalljes së Zotit, prandaj veprat e tyre të mira janë të shumta dhe të këqijat e tyre të pakta. Për këta Allahu i Madhëruar thotë:... do ta lexojnë(me kënaqësi)librin e tyre dhe nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. -Ata e lexojnë librin e veprave të tyre me gëzim e kënaqësi, sepse e tillë është përmbajtja e tij. Ata do ta marrin të plotë shpërblimin e veprave të mira dhe kurrë nuk do t’u bëhet padrejtësi, duke iu pakësuar ndonjë e mirë që kanë bërë.

17:72Page 289

وَمَن كَانَ فِي هَٰذِهِۦٓ أَعۡمَىٰ فَهُوَ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ أَعۡمَىٰ وَأَضَلُّ سَبِيلٗا ٧٢

And whoever is blind1 in this [life] will be blind in the Hereafter and more astray in way.

Dhe kush ka qenë i verbër në këtë botë, i verbër do të jetë edhe në botën tjetër dhe i humbur nga rruga e drejtë. -Ata që në jetën e kësaj bote tregohen të verbër ndaj së vërtetës dhe nuk e pranojnë atë, ata ndjekin devijimin dhe humbjen. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë që do të jenë të verbër në ahiret, në rrugën drejt Xhenetit. Ashtu si tregohen të verbër në këtë botë ndaj rrugës që të shpie në Xhenet, edhe në ahiret ata nuk do të mund të ecin në atë rrugë. Shpërblimi jepet sipas punës. Si të bësh, do të ta bëjnë. Ky ajet tregon se çdo popull do të tubohet në Ditën e Gjykimit dhe do të gjykohet rreth librit dhe fesë së tij. Ata do të pyeten a punuan sipas fesë, besimit dhe shpalljes që Zoti solli apo jo. Pra, ata nuk do të gjykohen për ligjin e shpalljen e një profeti që nuk janë urdhëruar të pasojnë. Ajeti tregon, gjithashtu, se Allahu nuk ndëshkon asnjë pa ia qartësuar të vërtetën. Vetëm pasi qartësohet e vërteta dhe njerëzit e refuzojnë atë, atëherë bëhet i merituar ndëshkimi. Bamirësve do t’u jepet libri i veprave nga e djathta dhe ata do të përjetojnë kënaqësi e mirësi të shumta. Ndërsa me keqbërësit do të ndodhë krejtësisht e kundërta. Ata nuk do të mund të lexojnë librin e tyre me të këqija, nga dëshpërimi, brenga dhe tmerri për ndëshkimin që i pret.

17:73Page 289

وَإِن كَادُواْ لَيَفۡتِنُونَكَ عَنِ ٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ لِتَفۡتَرِيَ عَلَيۡنَا غَيۡرَهُۥۖ وَإِذٗا لَّٱتَّخَذُوكَ خَلِيلٗا ٧٣

And indeed, they were about to tempt you away from that which We revealed to you in order to [make] you invent about Us something else; and then they would have taken you as a friend.

Allahu i Madhëruar tregon mirësitë e mëdha që i dhuroi Profetit të Tij dhe mbrojtjen e madhe që i bëri kundër armiqve të tij, të cilët ishin shumë të përkushtuar për ta dëmtuar atë.Ata(idhujtarët) synuan të të largojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, që ti të trilloje diçka krejt tjetër nga ajo(Shpallja). -Ata ngritën kurthe kundër teje, por që kurrë nuk arritën t’i realizonin. Me shumë dinakëri, ata të nxisnin që të shpifje për Allahun, dhe kështu të shkoje pas dëshirave të tyre. Me dinakëri dhe ligësi, ata të ftonin që të miratoje dëshirat e tyre dhe të lije anash Shpalljen e Zotit. Nëse do të bëje këtë, ata do të të bënin mik të ngushtë:Nëse do ta kishe bërë këtë atëherë ata do të të merrnin për mik (të afërt). -Nëse do të bëje çfarë ata dëshironin, do të të bënin mik të zgjedhur, më të vyer e më të afërt sesa familjarët e tyre. Arsyeja ishte se Allahu i Madhëruar të dalloi e të stolisi me moralin dhe edukatën më të lartë, e cila respektohet dhe nderohet nga të gjithë, të afërm apo të largët, miq apo armiq qofshin. Atëherë, mësoje dhe dije mirë se ata të luftojnë dhe të shprehin armiqësinë veçse për shkak të së vërtetës që sjell nga Zoti yt, e jo për shkak të personit tënd: “Ne dimë se ty të brengos ajo që ata të thonë. Ata, në të vërtetë, nuk të mohojnë ty, por ata keqbërës mohojnë me forcë argumentet e Allahut.” [El en’am]. Sidoqoftë, është Allahu Ai që të forcon ty kundrejt synimeve tinëzare të tyre:

17:74Page 289

وَلَوۡلَآ أَن ثَبَّتۡنَٰكَ لَقَدۡ كِدتَّ تَرۡكَنُ إِلَيۡهِمۡ شَيۡـٔٗا قَلِيلًا ٧٤

And if We had not strengthened you, you would have almost inclined to them a little.

Nëse nuk do të të kishim forcuar, ti do të kishe anuar pak nga ta. -Nëse nuk do të të forconim në të vërtetën dhe të të ruanim me mirësinë e mëshirën Tonë, që të mos i përgjigjeshe ftesës së tyre: “…ti do të kishe anuar pak nga ta.” Edhe mund të anoje pak nga ftesa e tyre, për shkak të nxitjeve të shumta dhe për shkak të dëshirës tënde të madhe për t’i udhëzuar ata në rrugën e drejtë.

17:75Page 289

إِذٗا لَّأَذَقۡنَٰكَ ضِعۡفَ ٱلۡحَيَوٰةِ وَضِعۡفَ ٱلۡمَمَاتِ ثُمَّ لَا تَجِدُ لَكَ عَلَيۡنَا نَصِيرٗا ٧٥

Then [if you had], We would have made you taste double [punishment in] life and double [after] death. Then you would not find for yourself against Us a helper.

Atëherë, Ne do të të bënim të vuaje mundimin e dyfishtë në këtë jetë dhe pas vdekjes... -Nëse do të anoje sado pak nga kërkesat e tyre: “Ne do të të bënim të vuaje mundimin e dyfishtë në këtë jete dhe pas vdekjes..." Ndëshkimi yt do të ishte i dyfishuar qoftë në jetën e kësaj bote, qoftë në ahiret. Kështu do të ndodhte, sepse mirësia e Zotit mbi ty është e plotë dhe dituria jote rreth Tij është shumë e madhe, që ti të mund të bije në një gabim të tillë. Një njeri me të tillë dituri dhe mirësi të Zotit meriton ndëshkim shumë të ashpër, nëse do të ndiqte dëshirat e të shfrenuarve dhe do të braktiste Shpalljen e Zotit. Ai thotë:... dhe pastaj nuk do të gjeje asnjë ndihmëtar kundër Nesh. -Askush nuk do të mund të të shpëtonte nga ndëshkimi, që do të të gllabëronte. Por Allahu i Madhëruar të ruajti nga çdo portë sherri e intrige. Ai të ruajti nga sprovat e njerëzve dhe ta forcoi zemrën tek e vërteta. Ai të udhëzoi në rugën e drejtë. Prandaj ti, o i Dërguar, kurrë nuk re në grackën e tyre dhe nuk anove aspak drejt dëshirave e devijimit të ofruar nga të ligjtë. Mirësitë dhe dhuratat e Zotit për ty janë të plota e të mrekullueshme.

17:76Page 290

وَإِن كَادُواْ لَيَسۡتَفِزُّونَكَ مِنَ ٱلۡأَرۡضِ لِيُخۡرِجُوكَ مِنۡهَاۖ وَإِذٗا لَّا يَلۡبَثُونَ خِلَٰفَكَ إِلَّا قَلِيلٗا ٧٦

And indeed, they were about to provoke [i.e., drive] you from the land [i.e., Makkah] to evict you therefrom. And then [when they do], they will not remain [there] after you, except for a little.1

Ata të shtrënguan në tokë, me qëllim që të të dëbonin prej saj. Por, atëherë, edhe ata nuk do të mbeteshin gjatë pas teje. -Për shkak të urrejtjes së madhe që kanë për ty, ata nuk e durojnë dot qëndrimin tënd mes tyre, prandaj përpiqen me çdo mjet për të dëbuar prej vendit tënd. Por nëse do ta bënin diçka të tillë, ata nuk do të qëndronin gjatë pas teje, sepse ndëshkimi do t’i përpinte shumë shpejt. Ky është ligji i pandryshueshëm i Zotit për të gjithë popujt. Çdo popull që refuzon profetin e vet dhe e dëbon nga vendi, e kapi dënimi që në këtë jetë. Kështu ndodhi edhe me ata që bënë komplot kundër Muhamedit (a.s) dhe e dëbuan atë nga Meka. Mbi ta goditi dënimi i Zotit ditën e Bedrit. Atë ditë u vranë krerët më të rëndësishëm të Kurejshve dhe u zbeh fuqia dhe fama e tyre. Allahu qoftë i lavdëruar për gjithçka! Këto ajete tregojnë se nevoja e robit për Zotin është shumë e madhe. Robi gjithmonë ka nevojë për forcim e plotësim të imanit të tij nga Zoti. Robi gjithmonë duhet të jetë i lidhur fort me Zotin e tij dhe t’i përgjërohet Atij për t’ia forcuar besimin. Nga ana tjetër, robi duhet të kryejë çdo gjë që bën të mundur forcimin e konsolidimin e imanit të tij. Me përpjekje të sinqerta dhe të vërteta, me adhurime e vepra të mira dhe me mbështetje të plotë te Zoti, duke iu lutur Atij për qëndrueshmërinë e imanit, arrihet qëndrueshmëria e vijueshmëria në besim. Mendoni pak! Zoti i drejtohet Profetit të Tij dhe i thotë: “Nëse nuk do të të kishim forcuar, ti do të kishe anuar pak nga ta.” Kur Profeti është në këtë nevojë të madhe për Zotin, që ta forcojë dhe ruajë nga devijimi, atëherë si mund të mendosh për gjendjen e të tjerëve, që janë shumë poshtë tij?! Ky ajet është, gjithashtu, një kujtim i Zotit për mirësitë që i ka bërë Profetit të Tij, duke e ruajtur nga e keqja dhe devijimi. Kjo tregon se Allahu i Lartësuar e dëshiron dhe kënaqet që njerëzit t’i kujtojnë mirësitë e shumta që Ai u ka dhuruar, më e rëndësishmja e të cilave është ruajtja nga devijimi në kushte jashtëzakonisht të vështira, që janë larguese nga besimi. Le të kujtojnë gjithmonë se si Allahu i ka ruajtur mes furtunës së sprovave dhe i ka forcuar në besimin e tyre. Nga ajeti kuptojmë se sa më të shumta të jenë mirësitë e Zotit ndaj robit dhe sa më e lartë të jetë grada e tij, aq më i madh e i shumëfishuar është gjynahu dhe përgjegjësia, nëse njeriu bie në gabim, sepse Allahu i tha Profetit të Tij: “Atëherë, Ne do të të bënim të vuaje mundimin e dyfishtë në këtë jetë dhe pas vdekjes, dhe pastaj nuk do të gjeje asnjë ndihmëtar kundër Nesh.”

17:77Page 290

سُنَّةَ مَن قَدۡ أَرۡسَلۡنَا قَبۡلَكَ مِن رُّسُلِنَاۖ وَلَا تَجِدُ لِسُنَّتِنَا تَحۡوِيلًا ٧٧

[That is Our] established way for those We had sent before you of Our messengers; and you will not find in Our way any alteration.

Ky ka qenë ligji për të gjithë të dërguarit para teje; në ligjin Tonë nuk gjen ndryshime. -Nga ajeti kuptojmë se kur Allahu ka vendosur për të ndëshkuar një popull, atëherë do ta shohësh atë popull duke e tepruar me krimet dhe padrejtësitë e tij. Dhe kur ata të bëjnë diçka të tillë, atëherë vjen urdhri i Zotit për ndëshkimin e tyre. Kështu ndodhi edhe me popujt që luftuan dhe dëbuan profetët e tyre.

17:78Page 290

أَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ لِدُلُوكِ ٱلشَّمۡسِ إِلَىٰ غَسَقِ ٱلَّيۡلِ وَقُرۡءَانَ ٱلۡفَجۡرِۖ إِنَّ قُرۡءَانَ ٱلۡفَجۡرِ كَانَ مَشۡهُودٗا ٧٨

Establish prayer at the decline of the sun [from its meridian] until the darkness of the night1 and [also] the Qur’ān [i.e., recitation] of dawn.2 Indeed, the recitation of dawn is ever witnessed.

Fale namazin... -Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij të dashur, Muhamedin (a.s) që ta përkryejë namazin, qoftë në lidhje me veprat e dukshme të tij, qoftë në lidhje me aspektin e brendshëm. Ai e udhëron që ta falë namazin në kohët e përcaktuara, si më poshtë:...kur nis e ulet dielli... -Në kohën kur dielli anon drejt perëndimit, pasi zbret nga zeniti. Këtu flitet për namazin e drekës dhe atë të ikindisë....dhe kur erret nata. -Këtu është fjala për namazet që kryhen gjatë natës, pra, për namazin e akshamit dhe atë të jacisë.Dhe lexoje Kur'anin e agimit. Vërtet, leximi i Kur'anit të agimit është i dëshmuar. -Ky është namazi i sabahut, në agim. Allahu e ka quajtur “Kur'ane el fexhri” - Kur'ani i agimit, sepse gjatë këtij namazi lexohet më gjatë Kur'an sesa në namazet e tjera. Gjithashtu, arsye tjetër është edhe se leximi gjatë kohës së namazit është shumë i dobishëm dhe i shpërblyeshëm. Ky namaz dëshmohet nga Allahu në mënyrë të veçantë dhe nga melekët e natës dhe të ditës, që ndërrohen me njëri-tjetrin pikërisht në atë kohë. Në këtë ajet janë përmendur pesë vaktet e namazit. Kështu, namazi në këto vakte është detyrim, sepse është ka një urdhër të posaçëm për t’u falur në këto vakte. Nga ajeti kuptohet se hyrja e kohës është kusht i domosdoshëm për saktësinë e namazit dhe, gjithashtu, është shkak për detyrueshmërinë e namazit. Hyrja e kohës është trajtuar nga feja si shkak që e bën të detyrueshëm namazin. Pa hyrjen e kohës, namazi nuk është i saktë dhe nuk është detyrë të falet, sepse Allahu urdhëroi që të falemi kur të hyjë koha në këtë vakt. Gjithashtu, duke qenë se Allahu i përmend bashkë kohën e drekës dhe ikindisë, ndërsa kohën e akshamit me të jacisë, kjo tregon se në raste nevoje mund të bëhet bashkimi i namazit të drekës me atë të ikindisë, ndërsa namazi i akshamit me atë të jacisë. Në këto ajete tregohet rëndësia dhe dobia e madhe e namazit të sabahut. Tregohet gjithashtu se është e pëlqyeshme që të zgjatet leximi i Kur'anit në këtë namaz. Gjithashtu, ajeti tregon se leximi i Kur'anit gjatë namazit është shtyllë e domosdoshme e tij, pa të cilin namazi nuk pranohet. Emërtimi i një adhurimi me emrin e një pjese të tij tregon se kjo pjesë është shtyllë e domosdoshme e këtij adhurimi.

17:79Page 290

وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَتَهَجَّدۡ بِهِۦ نَافِلَةٗ لَّكَ عَسَىٰٓ أَن يَبۡعَثَكَ رَبُّكَ مَقَامٗا مَّحۡمُودٗا ٧٩

And from [part of] the night, pray1 with it [i.e., recitation of the Qur’ān] as additional [worship] for you; it is expected that2 your Lord will resurrect you to a praised station.3

Dhe në një pjesë të natës falu me të (me këndimin e Kur’anit)si shtesë për ty! -Falu edhe gjatë kohës së natës, për t’u ngritur në grada. Allahu thotë “nafileten lek” - si shtesë për ty. Pra, që të jetë namazi i natës shtesë e mirësive dhe ngritje më lart në grada tek Allahu. Kjo ishte për Profetin (a.s.), ndërsa për të tjerët ky namaz ka për të qenë vetëm falje gjynahesh. Ka mundësi që kuptimi i “nafileten lek” - si shtesë për ty, të jetë si vijon: Pesë namazet janë farz për ty dhe për besimtarët, gjithashtu. Ndërsa namazi i natës është farz vetëm për ty, e jo për besimtarët. Ky është një dallim e nderim për ty tek Allahu. Për vetë gradën tënde të lartë tek Allahu, edhe detyrat e tua janë më të shumta se të tjerët. Kjo bëhet që shpërblimet e tua të jenë më të mëdha, dhe kështu të ngrihesh në gradën më të lartë, që quhet Mekamu Mahmud- Grada e Lavdërimit.Zoti yt do të të ngrejë në një gradë të lavdishme. - Ai që do të jetë në këtë gradë do të lëvdohet nga të parët dhe të fundit dhe ai do të bëjë ndërmjetësimin më të madh Ditën e Gjykimit. Atë ditë, krijesat do të kërkojnë që profetët të ndërmjetësojnë për të filluar llogarinë, sepse janë në një gjendje pritjeje torturuese. Kështu, ata shkojnë dhe i drejtohen fillimisht Ademit, pastaj Nuhut, pastaj Ibrahimit, pastaj Musait, pastaj Isait, por të gjithë largohen dhe tregojnë pamundësinë për këtë çështje kaq të madhe. Pastaj njerëzia i drejtohet më të mirit të bijve të Ademit dhe i kërkojnë të ndërmjetësojë, që Allahu t’ua lehtësojë pritjen torturuese. Kështu, Muhamedi (a.s) do të ndërmjetësojë tek Zoti dhe Ai do ta pranojë ndërmjetësimin e tij. Pastaj, Allahu do ta ngrejë Profetin në një vend të lavdishëm, që do ta kenë zili të gjithë njerëzit, nga i pari deri tek i fundit. Profeti Muhamed (a.s.) është më i miri i krijesave, që do t’i ndihmojë atë ditë.

17:80Page 290

وَقُل رَّبِّ أَدۡخِلۡنِي مُدۡخَلَ صِدۡقٖ وَأَخۡرِجۡنِي مُخۡرَجَ صِدۡقٖ وَٱجۡعَل لِّي مِن لَّدُنكَ سُلۡطَٰنٗا نَّصِيرٗا ٨٠

And say, "My Lord, cause me to enter a sound entrance1 and to exit a sound exit2 and grant me from Yourself a supporting authority."

Dhe thuaj: “O Zoti im! Më fut në një vend të mirë (në Medine) dhe më nxirr(prej Mekes)në mënyrë të ndershme...” -Të gjitha hyrjet dhe daljet e mia bëji të mira! Bëji ato në emër të bindjes ndaj Teje dhe për kënaqësinë Tënde! Bëji ato të kryhen me sinqeritet, vetëm për kënaqësinë Tënde dhe sipas porosive e ligjeve të Tua!... dhe më dhuro nga ana Jote fuqi ndihmëtare (kundër çdo armiku) - Më jep argument të qartë e të dukshëm, më jep fakte të prera në të gjitha çështjet me të cilat përballem. Kjo është gjendja më e mirë që mund të arrijë robi në lidhjen e tij me Zotin. Kjo është ajo gjendje kur të gjitha veprat e fjalët e tij janë mirësi dhe afruese tek Allahu i Madhëruar. Në këtë gjendje, në çdo çast robi do të jetë i mbështetur nga Zoti i tij me argument të qartë e të pakundërshtueshëm për të vërtetën që ai mëton. Sigurisht, kjo gjendje kërkon: së pari, që njeriu të jetë i pajisur me dije të dobishme dhe të jetojë sipas kësaj diturie; së dyti, që njeriu të ketë dituri të hollësishme rreth çështjeve të fesë dhe rreth argumenteve të Shpalljes.

17:81Page 290

وَقُلۡ جَآءَ ٱلۡحَقُّ وَزَهَقَ ٱلۡبَٰطِلُۚ إِنَّ ٱلۡبَٰطِلَ كَانَ زَهُوقٗا ٨١

And say, "Truth has come, and falsehood has departed. Indeed is falsehood, [by nature], ever bound to depart."

Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota!” -E vërteta është ajo që Allahu ia shpalli Profetit të Tij, Muhamedit (a.s). Allahu e urdhëroi Profetin e Tij që ta thotë haptaz, se: erdhi e vërteta, që asgjë nuk mund ta ndalë dhe ta pengojë. Ndërkohë e kota u tret dhe u zhduk.Vërtet, e kota gjithnjë do të zhduket! -Ky është përshkrimi i duhur për të kotën. Ajo tretet e zhduket. Por ndodh që e kota të përhapet dhe të ketë njëfarë ndikimi ndër njerëz, nëse përballë saj nuk vihet e vërteta. Por nëse shfaqet e vërteta, e kota zhduket pa asnjë gjurmë. E kota shfaqet e përhapet ndër njerëz veçse në ato kohë dhe vende që janë bosh nga dituria rreth shpalljeve e argumenteve të Zotit.

17:82Page 290

وَنُنَزِّلُ مِنَ ٱلۡقُرۡءَانِ مَا هُوَ شِفَآءٞ وَرَحۡمَةٞ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ وَلَا يَزِيدُ ٱلظَّٰلِمِينَ إِلَّا خَسَارٗا ٨٢

And We send down of the Qur’ān that which is healing and mercy for the believers, but it does not increase the wrongdoers except in loss.

Ne të shpallëm Kur’anin, që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve u shton veçse dëshpërim. -Kur'ani është shërim e mëshirë, por jo për të gjithë. Kjo u mundësohet besimtarëve të Allahut, që e besojnë vërtetësinë e ajeteve e mesazheve të tij, që punojnë me kumtet e urdhëresat e tij. Ndërsa për të padrejtët, që nuk besojnë në vërtetësinë e ajeteve dhe nuk zbatojnë urdhëresat e tij, ajetet e Kur'anit kanë për t’iu shtuar veçse dëshpërimin e humbjen. Ata nuk do të kenë më justifikim e arsyetim para Zotit. Shërimi që përmban Kur'ani është i përgjithshëm, për të gjitha llojet e sëmundjeve. Ai është shërim për zemrat nga sëmundjet e dyshimeve, pasigurisë, paditurisë, arsyetimeve të prishura e dëmtuese, devijimit shkatërrues dhe prej qëllimeve të sëmura e të liga. Kur'ani i shëron këto lloj sëmundjesh të zemrës përmes diturisë së sigurt që përmban. Kjo dituri largon çdo dyshim, paqartësi dhe pasiguri. Me këshillat e porositë e tij të shndritshme, ai shëron çdo sëmundje të epshit dhe të dëshirave të pakontrolluara, që bien ndesh me urdhëresat e Zotit. Kur'ani është shërim edhe për sëmundjet fizike, sepse largon dhimbjet dhe vuajtjet e trupit, me lejen e Zotit. Kur'ani është edhe mëshirë. Me mënyrat e mjetet për arritjen e udhëzimit dhe të mirësisë, që Kur'ani nxit, mund të themi me bindje se njerëzit fitojnë lumturinë, sepse gjejnë rrugën drejt mëshirës së Zotit. Nëse i përfshin mëshira e Zotit, ata fitojnë lumturinë e përjetshme dhe shpërblimet e Tij në këtë jetë e në ahiret.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском