As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Isra 17:83–111
17:83Page 290
وَإِذَآ أَنۡعَمۡنَا عَلَى ٱلۡإِنسَٰنِ أَعۡرَضَ وَنَـَٔا بِجَانِبِهِۦ وَإِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ كَانَ يَـُٔوسٗا ٨٣
And when We bestow favor upon man [i.e., the disbeliever], he turns away and distances himself; and when evil touches him, he is ever despairing.
Kur e begatojmë njeriun(me të mira), ai prapësohet(nga besimi)dhe largohet(nga Rruga e Drejtë). -Kjo është natyra e njeriut, si krijesë e dobët, e prirur drejt injorancës dhe padrejtësisë. Përjashtim bëjnë vetëm ata që Allahu i Madhëruar i udhëzon. Kur Allahu e begaton me të mira, njeriu gëzohet, dhe e tepron me gëzimin e tij, duke u bërë arrogant. Kjo e bën atë që t’i kthejë shpinën e të largohet nga Zoti i tij: as nuk e kujton Atë e mirësitë e Tij dhe as nuk tregon mirënjohje për to.Kur e godet e keqja, ai e humb shpresën. -Kur atë e godet ndonjë sprovë, si për shembull sëmundje, e shikon atë pesimist të plotë, që nuk pret më asnjë të mirë. Kështu, Ai nuk shpreson më te Zoti i vet dhe mendon se halli në të cilin ndodhet do të vazhdojë përgjithmonë e nuk do të largohet prej tij. Por nuk janë kështu ata që Allahu i ka udhëzuar. Këta të zgjedhur dhe fatlumë, kur janë mes mirësive, nënshtrohen para Zotit të tyre, për t’i shprehur Atij mirënjohjen me adhurime e me vepra që Ai ka përcaktuar për këtë çështje. Ndërsa kur janë në sprovë e vështirësi, shpresojnë në shpëtimin dhe mëshirën e Allahut për t’ua larguar atë. Kjo ua lehtëson sprovat dhe u sjell qetësi e prehje, urtësi e maturi.
17:84Page 290
قُلۡ كُلّٞ يَعۡمَلُ عَلَىٰ شَاكِلَتِهِۦ فَرَبُّكُمۡ أَعۡلَمُ بِمَنۡ هُوَ أَهۡدَىٰ سَبِيلٗا ٨٤
Say, "Each works according to his manner, but your Lord is most knowing of who is best guided in way."
Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet...” -Çdokush do të punojë sipas synimeve që ka. Secili do të bëjë ato punë që i shkojnë për shtat. Nëse është nga të zgjedhurit bamirës, që kanë qëllime të larta, do të mund të bëjë veçse vepra që kënaqin Zotin e botëve. Por nëse nuk është nga këta, por është prej qëllimkëqijve, atëherë do të punojë jo për Zotin, por për krijesat, sipas interesave të tyre të ngushta e të varfra.“por Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugën më të drejtë.” - Allahu e di mirë se kush është i përshtatshëm dhe kush e meriton udhëzimin, prandaj e udhëzon në këtë rrugë. Ai e di edhe për ata që nuk e meritojnë udhëzimin, prandaj i lë në qëllimet e tyre të këqija të enden nëpër humbje.
17:85Page 290
وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلرُّوحِۖ قُلِ ٱلرُّوحُ مِنۡ أَمۡرِ رَبِّي وَمَآ أُوتِيتُم مِّنَ ٱلۡعِلۡمِ إِلَّا قَلِيلٗا ٨٥
And they ask you, [O Muḥammad], about the soul. Say, "The soul is of the affair [i.e., concern] of my Lord. And you [i.e., mankind] have not been given of knowledge except a little."
Të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim...” -Në këto ajete shihet një qortim i hapur për të gjithë ata që bëjnë pyetje keqdashëse, pa patur qëllim mësimin e diturisë, por provokimin dhe vënien në pozitë të atij që pyesin. Të tillë njerëz, gjithashtu, nuk pyesin për ato gjëra që janë vërtet të rëndësishme. Kështu, ata të pyesin rreth shpirtit, që është ndër çështjet e fshehta të Zotit. Jo çdokush mund të japë shpjegim të saktë për të. Ata bëjnë të tilla pyetje, ndërkohë që kanë shumë nevojë për atë diturinë e domosdoshme. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e urdhëroi e Profetin e Tij që kësaj pyetje të tyre t’i përgjigjet duke u thënë:“... dhe juve ju është dhënë shumë pak dituri.” - Shpirti është një ndër krijesat e Zotit, që Ai i urdhëroi të bëhen dhe ata u bënë. Në fakt, në pyetjet rreth shpirtit nuk ka ndonjë dobi të madhe për njeriun, sidomos kur ai nuk ka as njohuritë më të domosdoshme. Nga ky ajet mëson se, kur dikush pyetet për diçka, por sheh se në realitet pyetësi ka nevojë për diçka tjetër më të rëndësishme, atëherë është me e udhës që t’i shmanget asaj pyetjeje dhe t’i tregojë atij atë që ka më shumë nevojë për ta mësuar.
17:86–87Page 290
وَلَئِن شِئۡنَا لَنَذۡهَبَنَّ بِٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ ثُمَّ لَا تَجِدُ لَكَ بِهِۦ عَلَيۡنَا وَكِيلًا ٨٦
And if We willed, We could surely do away with that which We revealed to you. Then you would not find for yourself concerning it an advocate against Us.
إِلَّا رَحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَۚ إِنَّ فَضۡلَهُۥ كَانَ عَلَيۡكَ كَبِيرٗا ٨٧
Except [We have left it with you] as a mercy from your Lord. Indeed, His favor upon you has ever been great.
Po të kishim dashur, Ne do të ta merrnim ty (nga zemra)atë që ta shpallëm dhe ti nuk do të gjeje asnjë mbrojtës që të të ruante nga Ne. Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje është, vërtet e madhe. -Allahu i Madhëruar na njofton se Kur'ani dhe e gjithë Shpallja që ia zbriti Profetit të Tij është mëshirë e dhuruar prej Tij për Profetin dhe për të gjithë krijesat. Shpallja është absolutisht mirësia më e madhe që Ai i ka dhënë Profetit të Tij. Mirësitë dhe dhuratat e Zotit për Profetin janë aq të shumta dhe të mëdha, saqë askush nuk mund t’i përcaktojë. Kështu, Ai që t’i dhuroi këto mirësi është Allahu. Nëse Allahu dëshiron të t’i largojë, askush nuk mund ta pengojë Atë, madje nuk ka ndonjë që do të mund të ndërhynte tek Allahu për largimin saj. Atëherë, ji mirënjohës për këtë mirësi të pakrahasueshme që Zoti të ka dhuruar dhe kënaqu me këtë dhuratë të vyer! Le të qetësohet zemra jote me të! Mos u trishto nga mohimi i mashtruesve dhe tallja e të humburve! Ata janë fatzinj, sepse kur iu afrua mirësia më e madhe që ekziston, ata e refuzuan, prandaj edhe nuk e meritojnë që Zoti t’ua japë këtë mirësi.
17:88Page 291
قُل لَّئِنِ ٱجۡتَمَعَتِ ٱلۡإِنسُ وَٱلۡجِنُّ عَلَىٰٓ أَن يَأۡتُواْ بِمِثۡلِ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ لَا يَأۡتُونَ بِمِثۡلِهِۦ وَلَوۡ كَانَ بَعۡضُهُمۡ لِبَعۡضٖ ظَهِيرٗا ٨٨
Say, "If mankind and the jinn gathered in order to produce the like of this Qur’ān, they could not produce the like of it, even if they were to each other assistants."
Thuaj(o Muhamed): “Sikur njerëzit dhe xhindet të bashkoheshin të gjithë bashkë, për të sjellë një Kur’ân si ky, nuk do të mund t’ia arrinin kurrë të sillnin as një të ngjashëm me të edhe po ta ndihmonin njëri-tjetrin”.Ky është një argument i prerë dhe fakt i qartë që tregon për vërtetësinë e Shpalljes, që Muhammedi (a.s.) solli nga Zoti, dhe për besnikërinë e tij si profet i Zotit. Allahu i sfidon njerëzit dhe xhindët që të sjellin një libër të ngjashëm me Kur'anin dhe na tregon se ata kurrë nuk mund ta bëjnë diçka të tillë. Edhe sikur të bashkëpunojnë të gjithë për këtë gjë, ata nuk do të mund t’ia arrijnë këtij qëllimi. Dhe e vërteta është se ndodhi ashtu siç njoftoi Allahu i Madhëruar. Rrethanat e mohuesve dhe armiqve të Shpalljes ishin të gjitha të favorshme që ata të bënin gjithçka për të refuzuar të vërtetën. Ata njiheshin për oratorinë dhe aftësinë e tyre gjuhësore e letrare, prandaj nëse do të kishin edhe më të voglën mundësi për t’ia arritur qëllimit, do ta kishin bërë. Por duke qenë se nuk e bënë, kjo tregon se ata u nënshtruan dhe u dorëzuan përballë sfidës së Zotit për ta kundërshtuar. E si është e mundur që një krijesë e krijuar nga dheu, të mendojë diçka të tillë?! Ata janë të dobët dhe të mangët nga çdo aspekt. Ata nuk kanë dije, pushtet e forcë, as dëshirë e motivim, madje as që mund të flasin e artikulojnë diçka, pa dëshirën dhe pa lejen e Zotit. E si mund të mendohet që krijesa të tilla të kundërshtojnë fjalën e Zotit të qiejve dhe të Tokës, i Cili sheh të gjitha fshehtësitë, i Cili është i Plotë e Absolut në çdo aspekt?! Vetëm Atij i takon lavdia dhe madhështia, të gjitha lavdërimet dhe mirënjohja. Nëse do të bashkoheshin të gjitha detet e botës, madje të shtoheshin disafish, e të ishin bojë për të shkruar, ndërsa të gjitha pemët të ishin lapsa e pena për të shkruar, të gjitha do të harxhoheshin e mbaronin, por fjalët e Zotit kurrë nuk do të mbaronin. Ashtu sikurse asnjë nga krijesat nuk mund t’i përgjasojë Zotit në cilësitë e atributet e Tij, po ashtu nuk mund t’i përgjasojnë edhe në fjalën e Tij. Fjala e Zotit është prej cilësive të Tij dhe, si e tillë, nuk mund të ketë të ngjashme me të. Askush nuk është si Zoti në Qenien e Tij, në emrat e cilësitë e Tij dhe as në veprat e Tij. I Lartësuar qoftë Allahu! Mos paftë të mira ai njeri që nuk bën dallimin mes fjalës së Krijuesit dhe fjalës së krijesës dhe shpif se Muhamedi e trilloi Kur'anin, duke mashtruar për Zotin!
17:89Page 291
وَلَقَدۡ صَرَّفۡنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ مِن كُلِّ مَثَلٖ فَأَبَىٰٓ أَكۡثَرُ ٱلنَّاسِ إِلَّا كُفُورٗا ٨٩
And We have certainly diversified for the people in this Qur’ān from every [kind of] example, but most of the people refused except disbelief.
Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj të çdo lloji, por shumica e njerëzve zgjedhin veçse mohimin. -Ne kemi sjellë shumë këshilla dhe shembuj në Kur'an. Ne i kemi i përsëritur shpesh dhe në forma të ndryshme ato, që njerëzit t'i kujtojnë vazhdimisht dhe asnjëherë të mos i harrojnë. Kështu ata mund të kujdesen për të arritur devotshmërinë. Megjithatë, veçse një pakicë e vogël e tyre përfitojnë prej këtyre këshillave, të sjella bukur dhe të përsëritura aq shpesh në mënyrë të larmishme. Përfituesit janë veçse ata që u paraprin e mira dhe lumturia nga Zoti, ata që Allahu i ndihmon duke u dhënë udhëzimin e plotë. Ndërsa shumica e njerëzve refuzojnë. Ata i përgjigjen mirësisë më të madhe, Kur'anit dhe gjithë Shpalljes, me mosmirënjohje e refuzim.
17:90Page 291
وَقَالُواْ لَن نُّؤۡمِنَ لَكَ حَتَّىٰ تَفۡجُرَ لَنَا مِنَ ٱلۡأَرۡضِ يَنۢبُوعًا ٩٠
And they say, "We will not believe you until you break open for us from the ground a spring
Edhe pse Profeti i Zotit u solli atyre Kur'anin madhështor, që përmban çdo argument e mrekulli, mosbesimtarët i kërkonin shenja dhe mrekulli të tjera.Ata thanë: “Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të na nxjerrësh burime prej tokës; -Ata i kërkonin që të çahej toka dhe të dilnin lumenj prej saj.
17:91Page 291
أَوۡ تَكُونَ لَكَ جَنَّةٞ مِّن نَّخِيلٖ وَعِنَبٖ فَتُفَجِّرَ ٱلۡأَنۡهَٰرَ خِلَٰلَهَا تَفۡجِيرًا ٩١
Or [until] you have a garden of palm trees and grapes and make rivers gush forth within them in force [and abundance]
Ose të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh që mes e tyre të rrjedhin vazhdimisht lumenj; –Na bëj kopshte të tilla, që të mos kemi nevojë të dalim t’i gjejmë apo t’i blejmë.
17:92Page 291
أَوۡ تُسۡقِطَ ٱلسَّمَآءَ كَمَا زَعَمۡتَ عَلَيۡنَا كِسَفًا أَوۡ تَأۡتِيَ بِٱللَّهِ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ قَبِيلًا ٩٢
Or you make the heaven fall upon us in fragments as you have claimed or you bring Allāh and the angels before [us]
Ose, ashtu sikurse mëton ti (se do të na dënojë Zoti), le të bjerë mbi ne qielli copa-copa; ose derisa të na sjellësh Allahun dhe melekët pranë nesh; - Le të bierë qielli mbi ne me copa ndëshkimi, ashtu siç na kërcënon. Ose le të vijë Allahu dhe melekët, që t’i shohim me sytë tanë, e të dëshmojnë që ti je profet.
17:93Page 291
أَوۡ يَكُونَ لَكَ بَيۡتٞ مِّن زُخۡرُفٍ أَوۡ تَرۡقَىٰ فِي ٱلسَّمَآءِ وَلَن نُّؤۡمِنَ لِرُقِيِّكَ حَتَّىٰ تُنَزِّلَ عَلَيۡنَا كِتَٰبٗا نَّقۡرَؤُهُۥۗ قُلۡ سُبۡحَانَ رَبِّي هَلۡ كُنتُ إِلَّا بَشَرٗا رَّسُولٗا ٩٣
Or you have a house of ornament [i.e., gold] or you ascend into the sky. And [even then], we will not believe in your ascension until you bring down to us a book we may read." Say, "Exalted is my Lord! Was I ever but a human messenger?"
Ose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh lart në qiell. Madje, edhe sikur të ngjitesh lart në qiell, ne nuk do të të besojmë, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë. –Na sill një shtëpi të zbukuruar me flori e gurë të çmuar. Ose ngjitu në qiell dhe ne ta shohim se si ngjitesh. Megjithatë, ne nuk kemi për të të besuar edhe sikur të ngjitesh në qiell, derisa të na sjellësh një libër, që ne ta lexojmë. Në fakt, të gjitha këto nuk ishin gjë tjetër, veçse teka nga njerëz mendjelehtë dhe të padrejtë, që po tregonin moralin më të keq me Zotin. Ata mëtonin se ishte Profeti ai që mund t'ua sillte mrekullitë. Prandaj Allahu e urdhëroi Profetin që të thotë:Thuaj: “I madhëruar qoftë Allahu! A mos jam unë tjetër, përveçse një njeri profet?” -I pastër dhe i dëlirë është Zoti im nga të gjitha shpifjet dhe fjalët tuaja. Allahu është i Dëlirë dhe i Madhëruar. Ligjet dhe shenjat e Tij kurrë nuk mund t’u nënshtrohen epsheve dhe dëshirave të prishura të njerëzve.
17:94Page 291
وَمَا مَنَعَ ٱلنَّاسَ أَن يُؤۡمِنُوٓاْ إِذۡ جَآءَهُمُ ٱلۡهُدَىٰٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ أَبَعَثَ ٱللَّهُ بَشَرٗا رَّسُولٗا ٩٤
And what prevented the people from believing when guidance came to them except that they said, "Has Allāh sent a human messenger?"
Njerëzit nuk i pengoi asgjë që të besojnë, kur u erdhi shpallja, por ata thoshin: “A thua Allahu e dërgoi njeriun si profet?!” -Unë jam thjesht një njeri dhe nuk kam në dorë asgjë nga këto që thoni ju. Është pikërisht ky fakt që i pengoi shumë njerëz që të besonin fenë e drejtë. Ata nuk mund të pranonin që profetët të ishin njerëz, por kërkonin që të ishin melekë.
17:95Page 291
قُل لَّوۡ كَانَ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَلَٰٓئِكَةٞ يَمۡشُونَ مُطۡمَئِنِّينَ لَنَزَّلۡنَا عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَلَكٗا رَّسُولٗا ٩٥
Say, "If there were upon the earth angels walking securely,1 We would have sent down to them from the heaven an angel [as a] messenger."
Thuaj: “Sikur të kishte në Tokë melekë që ecin qetë(si njerëzit), Ne do t’u çonim atyre nga qielli melekët si profetë.” -Nëse do të shfaqeshin në tokë melekë që ecnin, ndërsa njerëzit t’i shihnin dhe të përballonin kontaktin me ta, atëherë Zoti do t’i kishte bërë që profetët të ishin melekë, dhe kështu njerëzit të mund të merrnin mesazhe prej tyre.
17:96Page 291
قُلۡ كَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدَۢا بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡۚ إِنَّهُۥ كَانَ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرَۢا بَصِيرٗا ٩٦
Say, "Sufficient is Allāh as Witness between me and you. Indeed He is ever, concerning His servants, Aware and Seeing."
Thuaj: “Mjafton Allahu si dëshmitar mes meje dhe jush, Ai di dhe sheh gjithçka për robërit e vet”. -Ndër dëshmitë e shumta dhe më të forta të Allahut për besnikërinë e Profetit të Tij, janë ajetet e Kur'anit dhe kjo shpallje madhështore. Tjetër është edhe fitorja që Allahu i dha Profetit (a.s.) mbi të gjithë armiqtë dhe kundërshtarët e tij. Nëse Profeti do të gënjente për Zotin, ai do të ndëshkohej menjëherë, sikurse thuhet në Kur'an: “Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me të djathtën Tonë, E pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.” [El hakka 44-47]. Allahu i Madhëruar është Habirun Basir, pra, di gjithçka në imtësi dhe shikon gjithçka. Atij nuk mund t’i fshihet asgjë e krijesave.
17:97Page 292
وَمَن يَهۡدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلۡمُهۡتَدِۖ وَمَن يُضۡلِلۡ فَلَن تَجِدَ لَهُمۡ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِهِۦۖ وَنَحۡشُرُهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمۡ عُمۡيٗا وَبُكۡمٗا وَصُمّٗاۖ مَّأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ كُلَّمَا خَبَتۡ زِدۡنَٰهُمۡ سَعِيرٗا ٩٧
And whoever Allāh guides - he is the [rightly] guided; and whoever He sends astray1 - you will never find for them protectors besides Him, and We will gather them on the Day of Resurrection [fallen] on their faces - blind, dumb and deaf. Their refuge is Hell; every time it subsides, We increase [for] them blazing fire.
Atë që Allahu e drejton në Rrugë të Drejtë, ai është i udhëzuar e atë, që Ai e lë të humbur, për ata nuk do të gjesh asnjë ndihmëtar përveç Tij. -Allahu i Madhëruar na njofton se Ai është i vetëm dhe i pashoq në fuqinë për të udhëzuar krijesat ose për t’i lënë në humbje ato. Allahu ua lehtëson dhe ua largon vështirësitë atyre që ka vendosur t’i vërë në rrugë të drejtë. Këta janë të udhëzuarit e vërtetë. Ndërsa ata të cilët i ka lënë në humbje, ata i ka braktisur dhe i ka lënë të mbështeten në veten e vet. Askush nuk mund t’ua mundësojë këtyre udhëzimin përveç Allahut.Në Ditën e Kijametit Ne do t'i tubojmë ata duke i tërhequr zvarrë me fytyra përmbys, të verbër, memecë dhe të shurdhët. - Nuk ka ndonjë mik e mbështetës që do të mund t'i ndihmonte këta të mjerë dhe t’i shpëtonte nga dënimi i Zotit, ditën kur Ai t’i ringjallë ata me fytyrë përtokë, të poshtëruar, të verbër e memecë. Ata as nuk do të shohin dhe as do të mund të flasin kur të përjetojnë ndëshkimin.Vendi i tyre është xhehenemi. Sa herë që duket se flaka po shuhet, Ne do t'ia shtojmë flakërimin. - Vendqëndrimi i tyre i përjetshëm është Xhehenemi. Sa herë që duket se do të shuhet, atij i shtohet sërish nxehtësia. Ata do të përjetojnë një ndëshkim të vazhdueshëm, që kurrë nuk u zbutet. Ata as nuk vdesin dhe të shkatërrohen tërësisht dhe as nuk u lehtësohet ndëshkimi ndonjëherë. Allahu i Madhëruar nuk u bën asnjë padrejtësi, por i ndëshkon për mohimin e ringjalljes, për refuzimin e besimit, për të cilin folën profetët dhe librat. Duke mohuar ringjalljen, ata e konsiderojnë Zotin të pafuqishëm që t’i kthejë edhe një herë në jetë dhe t’i shpërblejë me drejtësinë e Tij.
17:98Page 292
ذَٰلِكَ جَزَآؤُهُم بِأَنَّهُمۡ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَقَالُوٓاْ أَءِذَا كُنَّا عِظَٰمٗا وَرُفَٰتًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ خَلۡقٗا جَدِيدًا ٩٨
That is their recompense because they disbelieved in Our verses and said, "When we are bones and crumbled particles, will we [truly] be resurrected [in] a new creation?"
Ai është dënimi i tyre i merituar, sepse ata mohuan Argumentet tona dhe thanë: “A pasi të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi si krijesë e re?!” -Sipas tyre, kjo është e pamundur. I tillë është gjykimi i mendjeve të tyre të prishura.
17:99Page 292
۞ أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّ ٱللَّهَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ قَادِرٌ عَلَىٰٓ أَن يَخۡلُقَ مِثۡلَهُمۡ وَجَعَلَ لَهُمۡ أَجَلٗا لَّا رَيۡبَ فِيهِ فَأَبَى ٱلظَّٰلِمُونَ إِلَّا كُفُورٗا ٩٩
Do they not see that Allāh, who created the heavens and earth, is [the one] Able to create the likes of them? And He has appointed for them a term, about which there is no doubt. But the wrongdoers refuse except disbelief.
A nuk e shohin ata se Allahu i Cili krijoi qiejt e Tokën, është i Plotfuqishëm që të krijojë të ngjashëm me ta? -Krijimi i qiejve dhe i Tokës është shumë më i madh sesa krijimi i njeriut. A nuk mendojnë ata, se Ai që ka këtë fuqi madhështore mund t’i rikrijojë njerëzit? Sigurisht që Allahu është i Fuqishëm për gjithçka.Ai u ka caktuar një afat(për vdekjen e ringjalljen)për të cilin nuk ka dyshim; - Allahu vendosi një afat se kur do ta bëjë realitet këtë gjë. Ai afat është i sigurt dhe kurrë nuk mund të ndryshohet. Nëse do të dëshironte, Allahu do t’ua sillte Kijametin menjëherë, por Ai ka vendosur një çast të caktuar se kur do të ndodhë....po keqbërësit dinë veç të refuzojnë. -Me gjithë argumentet dhe faktet e shumta për këtë çështje, keqbërësit, që janë të zhytur në padrejtësi, e mohojnë dhe e shpërfillin ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para Krijuesit. Sigurisht, ky mohim dhe shpërfillje buron nga padrejtësia dhe vetëkënaqësia me trillimet e dëshirat e tyre.
17:100Page 292
قُل لَّوۡ أَنتُمۡ تَمۡلِكُونَ خَزَآئِنَ رَحۡمَةِ رَبِّيٓ إِذٗا لَّأَمۡسَكۡتُمۡ خَشۡيَةَ ٱلۡإِنفَاقِۚ وَكَانَ ٱلۡإِنسَٰنُ قَتُورٗا ١٠٠
Say [to them], "If you possessed the depositories of the mercy of my Lord, then you would withhold out of fear of spending." And ever has man been stingy.
Thuaj: “Sikur t’i kishit në dorën tuaj depot e begative të Zotit tim, përsëri do të ishit koprracë nga frika se po shpenzohen. Njeriu është dorështrënguar.” -Edhe sikur të kishit në dorë çelësat e mëshirës dhe mirësive të Zotit, që kurrë nuk shterojnë, ju përsëri do të tregoheshit koprracë e nuk do të jepnit, nga frika se do të mbarohen. Edhe pse është e pamundur të shterojnë mirësitë e Zotit, njeriu përsëri do të kishte frikë të shpenzonte, sepse natyra e tij është koprrace, që e do pasurinë për vete.
17:101Page 292
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَىٰ تِسۡعَ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖۖ فَسۡـَٔلۡ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ إِذۡ جَآءَهُمۡ فَقَالَ لَهُۥ فِرۡعَوۡنُ إِنِّي لَأَظُنُّكَ يَٰمُوسَىٰ مَسۡحُورٗا ١٠١
And We had certainly given Moses nine evident signs, so ask the Children of Israel [about] when he came to them and Pharaoh said to him, "Indeed I think, O Moses, that you are affected by magic."
Ne i patëm dhënë Musait nëntë Shenja (mrekulli) të qarta. - Ti je Profet i Allahut dhe Allahu të ka ndihmuar me shenja e mrekulli. Mësoje se ti nuk je i pari profet që njerëzit e refuzojnë. Para teje, Ne dërguam ndër njerëz Musain, të birin e Imranit, që u quajt El Kelim, domethënë, ai që Zoti i foli. Ne e dërguam atë tek Faraoni dhe rrethi i tij. Ne i dhamë atij nëntë mrekulli të mëdha. Secila prej tyre do të mjaftonte e vetme që dikush, i cili synon dhe e dëshiron të vërtetën, ta gjente dhe pasonte atë. Këto shenja ishin: gjarpri, shkopi, tufani, karkalecat, morrat, bretkocat, gjaku, e ashtuquajtura er-rixhz, një sëmundje që u zbriti nga lart dhe ndarja e detit në dymbëdhjetë rrugë të thata. “Atëherë Ne lëshuam kundër tyre (mjerime): përmbytje, karkaleca, parazitë, bretkosa dhe gjak, Shenja të qarta njëra pas tjetrës. Por ata u treguan arrogantë, sepse ishin njerëz keqbërës. Sa herë që binte ndëshkimi mbi ta, ata thoshin: “O Musa! Lutju Zotit tënd për ne, sipas premtimit që të ka dhënë. Nëse na e largon ndëshkimin, ne do të të besojmë ty dhe do t’i dërgojmë bijtë e Izraelit me ty.” Por sa herë që Ne ua largonim ndëshkimin, për t’u lënë një afat të caktuar, ata e thyenin premtimin. Kështu, Ne i ndëshkuam ata dhe i fundosëm në det, ngaqë ata i konsideruan gënjeshtra argumentet Tona dhe u treguan mospërfillës ndaj tyre.” [El ea'raf 133-136]. Nëse ke dyshim në ndonjë nga këto çështje, pyet atëherë.Pyeti(o Muhammed)bijtë e Izraelit, kur ai(Musai) ishte mes tyre dhe faraoni i tha: “O Musa, unë mendoj se ti je i magjepsur.” - Edhe pse i solli të tilla mrekulli të dukshme dhe të padukshme, Faraoni i tha: “O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur.” Ky ishte reagimi ndaj atyre mrekullive. Atëherë, Musai tha:
17:102Page 292
قَالَ لَقَدۡ عَلِمۡتَ مَآ أَنزَلَ هَٰٓؤُلَآءِ إِلَّا رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ بَصَآئِرَ وَإِنِّي لَأَظُنُّكَ يَٰفِرۡعَوۡنُ مَثۡبُورٗا ١٠٢
[Moses] said, "You have already known that none has sent down these [signs] except the Lord of the heavens and the earth as evidence, and indeed I think,1 O Pharaoh, that you are destroyed."
Ai(Musai)tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato(mrekullitë)nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës.” -Ju e dini shumë mirë dhe jeni plotësisht të sigurt se këto mrekulli i zbriti Zoti i qiejve dhe i Tokës, që sytë e njerëzve të hapen dhe ata të pranojnë të vërtetën. Këto fjalë që thua, as ti vetë nuk i beson si të vërteta, por i thua për të justifikuar vendimin dhe mosbesimin tënd, me qëllim për ta bërë atë të besueshëm para popullit tënd, të cilët po i përçmon dhe po i devijon nga e vërteta. “Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar.” –Ti do të jesh i urryer dhe do të flakesh në ndëshkim. Mjerë ti për mallkimin vuajtjet dhe dënimin që të pret!
17:103Page 292
فَأَرَادَ أَن يَسۡتَفِزَّهُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ فَأَغۡرَقۡنَٰهُ وَمَن مَّعَهُۥ جَمِيعٗا ١٠٣
So he intended to drive them from the land, but We drowned him and those with him all together.
Ai deshi t’i dëbonte ata nga vendi, por Ne e përmbytëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të. -Faraoni tentoi që t’i dëbonte nga vendi, por Allahu thotë: "...Ne e përmbytëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të.” Kështu Zoti ua la në trashëgim bijve të Israelit tokën dhe pasuritë e Faraonit:
17:104Page 292
وَقُلۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِۦ لِبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱسۡكُنُواْ ٱلۡأَرۡضَ فَإِذَا جَآءَ وَعۡدُ ٱلۡأٓخِرَةِ جِئۡنَا بِكُمۡ لَفِيفٗا ١٠٤
And We said after him [i.e., Pharaoh] to the Children of Israel, "Dwell in the land, and when there comes the promise [i.e., appointment] of the Hereafter, We will bring you forth in [one] gathering."
Pas tij, Ne u thamë bijve të Izraelit: “Banoni në këtë vend! Por kur të vijë Dita e Fundit, Ne do t'ju sjellim të gjithëve të përzier”. - Banoni në këtë vend, por dijeni se kur të vijë koha e premtimit të fundit, pra, koha e ringjalljes, çdokush do të shpërblehet për atë që ka bërë.
17:105Page 293
وَبِٱلۡحَقِّ أَنزَلۡنَٰهُ وَبِٱلۡحَقِّ نَزَلَۗ وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا مُبَشِّرٗا وَنَذِيرٗا ١٠٥
And with the truth We have sent it [i.e., the Qur’ān] down, and with the truth it has descended. And We have not sent you, [O Muḥammad], except as a bringer of good tidings and a warner.
Ne e zbritëm atë (Kur'anin)plot urtësi – Kur'ani ka zbritur me të vërteta të mëdha. Ai u shpall për t’u mësuar njerëzve urdhëresat dhe ndalesat e Zotit, rregullat dhe ligjet e Tij. Ai u shpall për t’u treguar atyre, gjithashtu, shpërblimet dhe ndëshkimet që meriton secili grup, në varësi të plotësimit ose jo të porosive të tij.... dhe me të vërtetën (e besnikërisht)është zbritur. –Pra, edhe mënyra si u shpall ky Kur'an është e vërtetë e sigurt, e ruajtur nga çdo shejtan i mallkuar. Ai u shpall përmes Xhibrilit, melekut besnik, te Muhamedi - profeti besnik.Ne të dërguam ty veçse si përgëzues dhe qortues. - Profeti është përgëzues dhe sjell lajmin e mirë për këdo që i bindet Allahut. Ai i përgëzon besimtarët se do të kenë shpërblime të përshpejtuara që në këtë botë, por edhe shpërblimet e pafundme dhe të pashembullta në jetën tjetër. Profeti (a.s) u dërgua edhe si qortues e paralajmërues për të gjithë ata që nuk i binden Allahut, se ata i pret një ndëshkim i rëndë jo vetëm në këtë botë, por edhe në jetën tjetër, që është e përjetshme. Që një profet të meritojë cilësimin “përgëzues e qortues”, duhet sigurisht që t’u sqarojë njerëzve ato vepra për të cilat premtohet shpërblim dhe rrugët e realizimit të tyre. Edhe për të qenë qortues i mirë, ai duhet të sqarojë veprat e qortueshme, rrugët për t’u larguar prej tyre dhe ndëshkimet për to. Sigurisht, Profeti i sqaroi të gjitha këto në formën më të plotë, të kuptueshme e të thjeshtë.
17:106Page 293
وَقُرۡءَانٗا فَرَقۡنَٰهُ لِتَقۡرَأَهُۥ عَلَى ٱلنَّاسِ عَلَىٰ مُكۡثٖ وَنَزَّلۡنَٰهُ تَنزِيلٗا ١٠٦
And [it is] a Qur’ān which We have separated [by intervals] that you might recite it to the people over a prolonged period. And We have sent it down progressively.
Ne e shpallëm Kur'anin si dallues(të së vërtetës nga e kota)... -Ne e kemi zbritur Kur'anin mufer-rikan - si dallues mes të vërtetës dhe të kotës, mes udhëzimit në rrugën e drejtë dhe devijimit....për t’ua lexuar njerëzve dalëngadalë... -Që t’ua lexosh dalëngadalë, në mënyrë të tillë që ata të mund të meditojnë rreth domethënieve dhe kumteve të tij, si edhe të nxjerrin mësime e urtësi....dhe ashtu e shpallëm atë, pjesë pas pjese. -E shpallëm atë pjesë-pjesë, për 23 vjet rresht
17:107Page 293
قُلۡ ءَامِنُواْ بِهِۦٓ أَوۡ لَا تُؤۡمِنُوٓاْۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ مِن قَبۡلِهِۦٓ إِذَا يُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ يَخِرُّونَۤ لِلۡأَذۡقَانِۤ سُجَّدٗاۤ ١٠٧
Say, "Believe in it or do not believe." Indeed, those who were given knowledge before it1 - when it is recited to them, they fall upon their faces in prostration,
Pasi është bërë e qartë se Kur'ani është i vërtetë dhe i tillë që nuk ka asnjë dyshim rreth tij, atëherë thuaju atyre që nuk besojnë dhe e konsiderojnë atë të kotë:Thuaj: “Besoni në atë(Kur’anin)apo jo...” –Dijeni, o jobesimtarë, se Allahu nuk ka asnjë nevojë për ju dhe besimin tuaj. Dijeni se ju nuk mund të dëmtoni kurrë Atë. Të vetmit të dëmtuar në këtë mes jeni ju. Allahu ka besimtarë dhe të devotshëm, të cilët kanë cilësi të mrekullueshme. Këtyre Allahu u ka dhënë diturinë e dobishme.... atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë)para tij, kur u lexohet(Kur'ani)lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.” -Nga kjo dituri e madhe, kur lexojnë ajetet e Allahut, ata ndikohen shumë e bien në sexhde. Ata e besojnë Allahun dhe nënshtrohen për të jetuar sipas Shpalljes së tij.
17:108Page 293
وَيَقُولُونَ سُبۡحَٰنَ رَبِّنَآ إِن كَانَ وَعۡدُ رَبِّنَا لَمَفۡعُولٗا ١٠٨
And they say, "Exalted is our Lord! Indeed, the promise of our Lord has been fulfilled."
Dhe thonë: “I Lartësuar qoftë Zoti ynë! Premtimi i Zotit tonë është përmbushur.” -I pastër dhe i dëlirë është Allahu nga çdo mangësi, me të cilën e përshkruajnë idhujtarët. Ata thonë: “Premtimi i Zotit tonë për ringjalljen, llogarinë dhe shpërblimin me drejtësi për veprat është i vërtetë”. Ky premtim është i pakthyeshëm, dhe nuk ka dyshim që do të plotësohet.
17:109Page 293
وَيَخِرُّونَ لِلۡأَذۡقَانِ يَبۡكُونَ وَيَزِيدُهُمۡ خُشُوعٗا۩ ١٠٩
And they fall upon their faces weeping, and it [i.e., the Qur’ān] increases them in humble submission.
Ata lëshohen me fytyrë në tokë duke qarë dhe ai(Kur'ani)ua shton edhe më shumë përuljen. -Ata lëshohen me fytyrë në sexhde duke qarë. Kur'ani, kur e lexojnë dhe e dëgjojnë, ua shton edhe më shumë imanin e frikërespektin. Ky është një përshkrim për ata besimtarë të devotshëm që pranuan Islamin pasi kishin qenë ndjekës të Librave të parë, si Abdullah Ibn Selami etj., por edhe për ata që do të besonin më pas e do të hynin në Islam grupe-grupe.
17:110Page 293
قُلِ ٱدۡعُواْ ٱللَّهَ أَوِ ٱدۡعُواْ ٱلرَّحۡمَٰنَۖ أَيّٗا مَّا تَدۡعُواْ فَلَهُ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ وَلَا تَجۡهَرۡ بِصَلَاتِكَ وَلَا تُخَافِتۡ بِهَا وَٱبۡتَغِ بَيۡنَ ذَٰلِكَ سَبِيلٗا ١١٠
Say, "Call upon Allāh or call upon the Most Merciful [ar-Raḥmān]. Whichever [name] you call - to Him belong the best names." And do not recite [too] loudly in your prayer or [too] quietly but seek between that an [intermediate] way.
Thuaj: “Lutuni (me emrin) Allah ose lutuni (me emrin)Er Rahman - me cilindo (prej emrave) që t'i luteni, emrat e Tij janë më të bukurit. -Me cilindo emër që ta lusni Allahun, emrat e Tij janë të gjithë të bukur. Allahu thotë: “…emrat e Tij janë më të bukurit.” Ai nuk ka asnjë emër jo të bukur ose të tillë që të jetë e ndaluar ta thërrasësh me të. Të gjithë emrat e Tij janë të bukur, prandaj me cilindo emër t’i drejtoheni Atij, ka për t’u realizuar qëllimi. E mira është që për çdo rast të përzgjedhësh emrin më të përshtatshëm me lutjen.E ti mos e ngri zërin(duke kënduar) në namazin tënd dhe as mos e ul tepër në të,... - As mos e ngre lart zërin gjatë leximit të Kur'anit dhe as ta ulësh fare atë. Të dyja rastet janë të qortueshme. Ngritja e zërit gjatë leximin e Kur'anit ndoshta i bën mohuesit e Kur'anit të tallen me të, me fenë dhe me Profetin (a.s). Por edhe nëse e ul zërin fare, atëherë nuk arrijnë të përfitojnë ata që duan ta dëgjojnë e të udhëzohen prej tij. Prandaj Allahu thotë:... por kërko mes kësaj një rrugë mesatare. -Gjej një rrugë të ndërmjetme mes dy rasteve!
17:111Page 293
وَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي لَمۡ يَتَّخِذۡ وَلَدٗا وَلَمۡ يَكُن لَّهُۥ شَرِيكٞ فِي ٱلۡمُلۡكِ وَلَمۡ يَكُن لَّهُۥ وَلِيّٞ مِّنَ ٱلذُّلِّۖ وَكَبِّرۡهُ تَكۡبِيرَۢا ١١١
And say, "Praise to Allāh, who has not taken a son and has had no partner in [His] dominion and has no [need of a] protector out of weakness; and glorify Him with [great] glorification."
Dhe thuaj: “I Lavdëruar qoftë Allahu,” -Të gjitha lavdërimet dhe përlëvdimet i qofshin Allahut! Ai është i Ploti në çdo aspekt. Allahu është i pastër dhe i dëlirë nga çdo mangësi e defekt.i Cili nuk ka fëmijë dhe nuk ka shok në sundim! -I gjithë pushteti, sundimi e mbretërimi i takon Allahut, të vetmit që sundon gjithçka. Bota e sipërme dhe e poshtme, të gjithë janë pronë e Allahut dhe nën mbretërimin e Tij. Askush tjetër nuk ka pushtet dhe fuqi të pavarur.Ai nuk ka nevojë për ndihmëtarë. - Allahu nuk ka nevojë për t’u mbështetur nga ndonjë krijesë, që të forcojë pozitat e Tij, sepse Ai është El Ganij - i Pasuri dhe i Vetëmjaftueshmi. Allahu është El Hamid – i Lavdëruari, i Përlëvduari, i Lavdishmi. Ai nuk ka nevojë për asnjë e asgjë nga krijesat e Tij, as ato tokësore e as ato qiellore. Nëse Allahu zgjedh ndonjë prej krijesave të Tij si uelij - të dashur, këtë e bën si bamirësi e ndihmë për të, si mëshirë e butësi për të zgjedhurit e Tij, sikurse thotë: “Allahu është Mbrojtësi (i dashur) i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare 257].Dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon! - Madhëroje Allahun duke përmendur emrat dhe cilësitë e Tij madhështore, duke e përlëvduar shumë e duke shprehur mirënjohjen për veprat e Tij të mrekullueshme. Madhëroje duke e adhuruar si Një të vetëm, përmes atyre adhurimeve që Ai të ka mësuar përmes Shpalljes! Madhëroje Allahun, duke ia përkushtuar besimin, fenë dhe çdo adhurim vetëm Atij dhe me sinqeritet të plotë!Këtu përfundon dhe tefsiri i sures Isra.Allahut i takojnë të gjitha Falënderimet e lavdërimet! Paqja, bekimet dhe të gjitha begatitë qofshin mbi Muhamedin
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences