As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Kahf 18:82–106
18:82Page 302
وَأَمَّا ٱلۡجِدَارُ فَكَانَ لِغُلَٰمَيۡنِ يَتِيمَيۡنِ فِي ٱلۡمَدِينَةِ وَكَانَ تَحۡتَهُۥ كَنزٞ لَّهُمَا وَكَانَ أَبُوهُمَا صَٰلِحٗا فَأَرَادَ رَبُّكَ أَن يَبۡلُغَآ أَشُدَّهُمَا وَيَسۡتَخۡرِجَا كَنزَهُمَا رَحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَۚ وَمَا فَعَلۡتُهُۥ عَنۡ أَمۡرِيۚ ذَٰلِكَ تَأۡوِيلُ مَا لَمۡ تَسۡطِع عَّلَيۡهِ صَبۡرٗا ٨٢
And as for the wall, it belonged to two orphan boys in the city, and there was beneath it a treasure for them, and their father had been righteous. So your Lord intended that they reach maturity and extract their treasure, as a mercy from your Lord. And I did it not of my own accord. That is the interpretation of that about which you could not have patience."
Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ishte një thesar dhe babai i tyre kishte qenë njeri i mirë. Prandaj, Zoti yt dëshiroi që ata dy(jetimë)ta arrinin pjekurinë e tyre dhe ta nxirrnin vetë thesarin e tyre. -Muri që rregullova ishte i dy jetimëve, që kishin nevojë për kujdes. Ata ishin të vegjël dhe nuk kishin njeri që të kujdesej për ta. Allahu donte t’i ruante dhe t’i ndihmonte ata edhe për shkak të dy prindërve të tyre, të cilët ishin besimtarë të mirë. Poshtë tij, ata kishin një thesar, ndërsa babai i tyre ishte njeri i mirë. Kështu, Zoti yt deshi që ata dy, kur të arrinin moshën e pjekurisë, ta nxirrnin vetë thesarin e tyre. - Kështu, kur të vijë koha që ata të piqen dhe të bëhen të aftë për vetveten, Allahu do ta shembë murin dhe do ta nxjerrë jashtë thesarin, për ta marrë jetimët.Kjo ishte mëshira e Zotit tënd(ndaj tyre). -Kjo që unë bëra ishte si mëshirë nga Zoti yt, i cili e bëri të realizohej nëpërmjet meje.Dhe unë nuk bëra asgjë sipas dëshirës sime(por sipas udhëzimit të Zotit). -Unë nuk bëra asgjë nga vetja ime. Gjithçka ishte e urdhëruar nga Allahu dhe një shenjë mëshire nga Ai.Ky, është sqarimi për ato gjëra, për të cilat nuk munde të kesh durim. -Ky ishte kuptimi i atyre ngjarjeve, që nuk pate durim të prisje për ta treguar. Kjo histori e mrekullueshme dhe e çuditshme përmban shumë mësime, ligje dhe dispozita shumë të rëndësishme. Ne do të përmendim disa prej tyre, me lejen dhe ndihmën e Allahut të Lartësuar:1. Rëndësia dhe vlera e lartë e diturisë dhe e udhëtimit për kërkimin e saj. Kjo konsiderohet ndër çështjet më të rëndësishme dhe më të shpërblyeshme. Vetë Musai, ky profet i zgjedhur, ndër më të mirët e profetëve udhëtoi gjatë në kërkim të diturisë dhe kaloi shumë vështirësi, për hir të kësaj çështjeje të rëndësishme. Madje, ky qëllim i lartë e bëri që, gjatë kësaj kohe, ai të largohej nga bijtë e Izraelit dhe t’i ndërpriste mësimet që u jepte atyre. Musai zgjodhi kërkimin e diturisë për vetë vlerën dhe shpërblimin e lartë të kësaj vepre të mirë.2. Është e udhës që të fillohet me gjërat më të rëndësishme dhe pastaj ato më pak të rëndësishme. Shtimi i diturisë është më i rëndësishëm sesa qëndrimi në të njëjtin nivel. Angazhimi me mësimin e të tjerëve, duke lënë veten në vend-numëro, nuk është zgjedhja më e mirë. Harmonizimi i të dyja mirësive sigurisht që është gjëja më e përkryer.3. Lejohet marrja e një shërbëtori ose ndihmësi për të përballuar vështirësitë dhe punët e mëdha, kur je në udhëtim ose jo. Qëllimi mund të jetë për të lehtësuar vështirësitë, por edhe për të kërkuar rehatinë, ashtu siç veproi Musai (a.s).4. Udhëtari në kërkim të diturisë ose për xhihad, ose edhe për qëllime të tjera të mira, nëse gjykon se është më e dobishme ta shfaqë hapur qëllimin,atëherë mund ta bëjë. Disa nga këto dobi janë: përgatitja më e plotë për atë punë, marrja e masave dhe dhënia kurajo vetes për ta kryer sa më mirë. Në këtë mënyrë del në pah edhe vlera e lartë e këtyre adhurimeve. Musai e kishte vendosur ta bënte udhëtimin dhe e tha haptazi këtë. Po kështu veproi edhe Profeti (a.s) kur vendosi të nisej për në luftën e Tebukut. Edhe pse e kishte zakon që të fshihte qëllimet e tij kur nisej për luftë, për atë betejë Profeti (a.s.) veproi ndryshe, sepse ashtu ishte më e dobishme. Kjo bëhet gjithmonë në varësi të situatës.5. Atribuimi i ligësive dhe shkaqeve të tyre shejtanit të mallkuar, sepse është ai që nxit për të këqijat dhe ua zbukuron njerëzve ligësinë. Nuk ka dyshim se çdo gjë ndodh veçse me kaderin dhe dëshirën e Zotit, por për sa i përket nxitjes për të këqija është shejtani ai që e bën këtë. Kështu veproi djaloshi i Musait, kur tha: “E sheh? Kur qëndruam te shkëmbi, unë e harrova fare peshkun. Përveç shejtanit, askush tjetër nuk më pengoi që të ta kujtoja peshkun, që, në mënyrë krejt të çuditshme, u nis e fut vetë në det.”6. Lejohet që njeriu të tregojë për nevojat e natyrës së tij njerëzore, si uria, etja, lodhja, nëse bëhet jo për të treguar pakënaqësi dhe as duke gënjyer. Musai tha: “Na jep ushqimin tonë, sepse u lodhëm shumë nga ky udhëtim!”7. Shërbëtori ose punëtori duhet të jetë i mençur, i shkathët dhe i vëmendshëm. Këto janë cilësi të pëlqyeshme të atij që ka këtë detyrë.8. Është e pëlqyeshme që njeriu t’i ushqejë shërbëtorët ose punëtorët e vet me ushqimin që ha vetë, madje të hajë së bashku me ta. Kjo kuptohet nga fjala e Musait, kur tha: “Na jep ushqimin tonë, sepse u lodhëm shumë nga ky udhëtim!” Shihet se ai e tha në shumës, që tregon se do të hanin të dy së bashku.9. Zoti e ndihmon njeriun për sa kohë ai është duke punuar për të zbatuar urdhëresat e Zotit. Ata që u përkushtohen porosive të Zotit fitojnë ndihmën dhe mbështetjen e Tij. Këtë privilegj nuk e kanë ata që nuk e bëjnë këtë gjë. Musai (a.s) e ndjeu lodhjen vetëm pasi e kishin kaluar pak vendin që synonin, domethënë, pikëtakimin e dy deteve. Ndërsa nga udhëtimi para kësaj pike ata nuk u ankuan për lodhje, edhe pse rruga kishte qenë shumë herë më e gjatë. Madje, pas udhëtimit të gjatë, ata pushuan natën dhe u nisën të nesërmen, pasi ishin çlodhur. Pikërisht në kohën e drekës, Musai tha: “Na jep ushqimin tonë, sepse u lodhëm shumë nga ky udhëtim!” Ky ishte momenti kur Musai u kujtua se e kishin kaluar tashmë vendin për ku ishin nisur.10. Njeriu që takoi Musai nuk ishte profet, por një besimtar i mirë dhe adhurues i sinqertë. Allahu i Madhëruar thotë se ishte një (rob) adhurues, të cilit i kishte dhuruar mëshirë dhe dituri. Allahu i Madhëruar nuk thotë se Hidri ishte profet. Nëse do të ishte profet, Allahu i Madhëruar do ta kishte përmendur, ashtu siç ka bërë për të tjerët. Për sa i përket fjalës së Hidrit në fund të kësaj ndodhie: “Nuk e bëra nga vetja ime”, ajo nuk tregon se ai ishte profet, por thjesht se ishte frymëzim që Zoti u jep njerëzve në përgjithësi, jo profetëve. I ngjashëm me këtë është rasti i nënës së Musait, për të cilën Allahu thotë: “Ne e frymëzuam atë që t’i jepte gji (Musait)”. Ose rasti i bletës: “Zoti yt e ka udhëzuar bletën që të ndërtojë koshere nëpër male, nëpër pemë dhe nëpër ndërtesat e tyre (njerëzve).” [Nahl 68].11. Dituria që Allahu u mëson krijesave të Tij është dy llojesh: 1) Dituri e cila mund të fitohet me përpjekje e mund nga njeriu. 2) Dituri e dhuruar nga Allahu. Allahu ia jep këtë lloj të dytë diturie ndonjë prej adhuruesve të Tij, sikurse thotë në Kur'an: "...i kishim mësuar një dituri të posaçme nga ana Jonë”.12. Edukata në marrëdhëniet me mësuesin është e shpërblyeshme dhe e inkurajuar nga Zoti. Me mësuesin duhet folur me fjalët më të buta dhe më të zgjedhura, plot respekt e modesti. Shikoni si tha Musai: “A pranon të vij me ty, që të më mësosh atë që të kanë mësuar ty, si udhëzim i drejtë?” Ai iu drejtua me një stil të butë, si për t’i kërkuar mendim dhe leje. Gjithashtu, Musai pohoi se do të mësonte prej tij, ndryshe nga mendjemëdhenjtë, të cilët nuk duan të duken se kanë nevojë për diturinë e mësuesve, por hiqen sikur janë të barabartë me ta, a thua se po bashkëpunojnë, madje edhe më keq, sikur u japin mend mësuesve të tyre. Nxënësi duhet të shfaqë nevojën për diturinë që merr, sepse ky është nga nxitësit më të mirë për mësuesin që t’i përkushtohet dhënies së diturisë.13. Njeriu duhet të jetë modest përballë mësuesit, edhe pse mund të qëndrojë shumë më lart se ai. Nuk ka dyshim se profeti Musa (a.s.) ishte shumë më lart se Hidri.14. Lejohet, madje inkurajohet që edhe njeriu i cili ka shumë dituri, të kërkojë e të mësojë atë gjë që ende nuk e di nga një njeri që është më poshtë në dituri se ai, por që në atë lloj disipline është më me përvojë dhe më i ditur. Kështu, Musai (a.s) ishte një nga më të zgjedhurit e pesë profetëve më të mëdhenj, të cilëve Zoti u dhuroi një dituri që nuk ia kishte dhënë askujt në botë, por në atë lloj njohurie dhe përvoje të veçantë, Hidri kishte avantazh ndaj Musait (a.s). Sidoqoftë, dituria e lartë nuk e pengoi Musain që, me modesti e mirësjellje, të kërkonte mësime nga Hidri. Duke u nisur nga ky shembull, themi se, dijetari i fikh-ut ose hadithit, nëse ka mangësi në gramatikë ose fusha të tjera, ai nuk duhet të ketë turp ta marrë këtë dituri nga të specializuarit në ato fusha, duke pretenduar se ata nuk janë dijetarë fikh-u apo hadithi.15. Të gjitha mirësitë, mes të cilave edhe dituria, i atribuohen Allahut, dhe ky është një fakt që duhet pohuar dhe deklaruar haptazi e me përunjësi. Gjithashtu, duhet shprehur mirënjohja për Allahun, që t'i dhuroi ato mirësi. Vërej me kujdes se si i tha Musai Hidrit: “A pranon të vij me ty, që të më mësosh nga ajo që të kanë mësuar ty (nga Zoti ), si udhëzim i drejtë?”16. Dituri e dobishme është ajo që të tregon udhën drejt të mirave. Kështu, çdo dituri që të qartëson rrugën e drejtë, të paralajmëron dhe tregon si të mbrohesh nga e keqja, ose është mjet për të plotësuar dy aspektet e mësipërme, është dituri e dobishme. Ndërsa dituritë e tjera ose janë të dëmshme, ose thjesht të padobishme. Musai i kërkoi Hidrit të mësonte atë lloj diturie që ofronte udhëzim e mirësi, si edhe të largonte nga të këqijat.17. Kërkuesi i diturisë duhet të ketë durim të madh gjatë kërkimit të diturisë dhe në marrëdhëniet me mësuesin e tij. Në varësi të mungesës së durimit cenohet edhe dobia e përfituar nga dituria dhe dijetari. Ai që nuk ka durim nuk ka për të mësuar kurrë. Ai që e ushtron veten me durim e qëndrueshmëri ka për të arritur qëllimin. Kjo duket qartë kur Hidri i thotë Musait: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua.”18. Një ndër faktorët kryesorë të kalitjes së durimit është njohja e thellë e çështjes për të cilën duhet të durosh. Kështu, ai që nuk e njeh një çështje, që nuk ia di qëllimin dhe përfundimin, dobitë dhe frytet, sigurisht që nuk mund të bëjë durim për arritjen e saj. Hidri i tha Musait: “E si mund të durosh për diçka që nuk e di?!” Shkaku i mosdurimit është mosnjohja e plotë e çështjes dhe e rëndësisë së saj.19. Është detyrë dhe shumë e këshillueshme vetëpërmbajtja dhe mosnxitimi për të gjykuar mbi veprimet apo fjalët e dikujt, pa ditur mirë qëllimin e tyre.20. Nëse njeriu do të bëjë diçka në të ardhmen, duhet të thotë: “Insha Allah” (Në dashtë Allahu).21. Dëshira dhe vendosmëria për të bërë diçka është krejt ndryshe nga vënia në jetë e saj. Ato as nuk presupozojnë domosdoshmërisht njëra tjetrën. Kështu, Musai tha: “Nuk do të ndalem derisa ta arrij në pikëtakimin e dy deteve ose do të vazhdoj udhëtimin për një kohë të gjatë.”. Pra, ai vendosi që të ishte i durueshëm, megjithëse nuk ia doli ta realizonte atë që pati qëllim.22. Mësuesi mund ta këshillojë nxënësin që të mos bëjë pyetje, derisa t’ia sqarojë ai çdo çështje. Kjo është e lejueshme dhe varet nga dobia. Kjo mund të bëhet edhe në ato raste kur nxënësi nuk ka arritur ta kuptojë mirë çështjen, prandaj është më mirë që të dëgjojë deri në fund për të kuptuar, ose kur pyet për gjëra që nuk janë aq të rëndësishme për të, ose kur nxënësi shpërndahet në të tjera tema, që nuk kanë lidhje me çështjen. Në gjitha rastet duhet parë dobia.23. Lejohet udhëtimi në det, përveç rasteve kur është shumë e rrezikshme për jetën.24. Kush bën diçka nga harresa nuk merret në përgjegjësi as nga Allahu, as nga krijesat. Musai i tha Hidrit: “Mos më qorto pse harrova..."25. Prej njerëzve merr atë që ata ta japin me dëshirë. Mos i ngarko ata më tepër sesa mbajnë e mos i mundo ata. Në të kundërt, ata do të largohen prej teje dhe do të urrejnë. Merr prej atyre atë që ata e kanë më të lehtë ta japin!26. Kur japim një gjykim, ne bazohemi në faktet që shfaqen haptazi. Kështu veprohet në të gjitha çështjet, si ato civile, edhe ato penale. Musai e kundërshtoi Hidrin kur ai çau anijen ose vrau fëmijën e pafajshëm. Ai veproi kështu, sepse në dukje ato ishin krime të dënueshme, dhe Musai nuk mund të heshtte ndaj tyre. Por në rastin tonë, kur ai po shoqëronte Hidrin, që kishte vendosur kusht të mos kundërshtohej, Musai duhej të heshtte. Megjithatë, Musai nxitoi që të gjykonte me faktet e dukshme, ashtu sikurse duhet vepruar për gjykimet e kësaj bote, duke harruar se kishte të bënte me një rast të veçantë, në të cilin duhet të bënte durim dhe të heshtte.27. Rregulli i artë dhe i mrekullueshëm thotë: Lejohet kryerja e një të keqeje më të vogël, për të shpëtuar nga e keqja më e madhe. Po kështu i jepet rëndësi të mirës më të madhe, edhe nëse na humbin mirësi të tjera më të vogla. Në rastin e Musait, nuk ka dyshim se vrasja e djalit ishte e keqe, por lënia e tij që të sprovonte dhe mundonte prindërit e vet ishte një e keqe edhe më e madhe. Nga ana tjetër, lënia e djalit gjallë dukej si diçka e mirë, por ruajtja e fesë dhe besimit të dy prindërve të tij ishte edhe më e mirë, prandaj Hidri e vrau. Ky rregull përfshin shumë çështje. Kështu duhet të gjykojë njeriu në lidhje me dobinë dhe dëmin.28. Këtu mbështetet edhe një rregull tjetër që thotë: Lejohet ndërhyrja në pasurinë e dikujt tjetër, edhe pa marrë leje prej të zotit, nëse synohet rregullimi ose ruajtja e saj nga shkatërrimi, madje edhe nëse kjo mund të shkaktojë prishjen e një pjese të kësaj pasurie. Në këtë mënyrë veproi Hidri kur e çau anijen e të varfërve, që ajo të bëhej me defekt, dhe kështu të shpëtonte nga mbreti grabitqar dhe tiran. Për shembull, nëse në një shtëpi bie zjarr, atëherë lejohet ndërhyrja për shembjen e një pjese të saj, me qëllim për të shpëtuar pjesën tjetër, edhe pa marrë lejen e pronarit të shtëpisë.29. Lejohet të punosh në det, njëlloj siç lejohet të punosh në tokë. Allahu thotë për marinarët e anijes se “punonin në det”, pa përmendur ndonjë ndalesë.30. Edhe pse mund të ketë një punë me të cilën ushqehet, njeriu mund të vazhdojë të quhet ‘miskin’, pra, i varfër, nëse nuk i plotëson të gjitha nevojat e veta. Allahu na tregon se ata kishin anije, e megjithatë, i quajti ‘të varfër’.31. Vrasja është nga gjynahet më të mëdha, sepse Musai tha për vrasjen e djaloshit: “Bëre një krim të rëndë.”32. Vrasja e dikujt në formë dënimi nuk është e gabuar, sepse Musai e përjashtoi këtë rast kur tha: “A e vrave një njeri të pastër, që nuk ka lënduar asnjë?!" Njeriun e mirë e besimtar e ruan Allahu, qoftë në pasuri, qoftë edhe në pasardhësit e tij.33. Shërbimi ndaj besimtarëve të mirë dhe atyre që kanë lidhje me ta është shumë më i shpërblyeshëm sesa bamirësia ndaj të tjerëve. Kur Hidri rindërtoi murin e jetimëve, tha: “…babai i tyre ka qenë njeri i mirë.”34. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe me edukatë kur flasim për Zotin e Lartësuar. Shihni edukatën e Hidrit kur thotë: “Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që punonin në det, e unë e bëra me të meta, sepse para tyre ishte një sundues, që grabiste çdo anije.”. Pra, Hidri ia atribuoi të keqen vetes. Ndërsa kur foli për të mirën, tha: “Për sa i përket murit, ai ishte i dy djemve jetimë të atij qyteti. Nën të kishin një thesar. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë. Prandaj, Zoti yt dëshironte që ata dy (jetima) të arrinin moshën e pjekurisë dhe ta nxirrnin vetë thesarin e tyre.” Po kështu ka thënë edhe Ibrahimi (a.s): “Kur sëmurem, Ai më shëron.” Ose xhindët kur thanë: "Ne nuk e dimë a është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në Tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë." [Xhin 10]. Edhe pse çdo gjë ndodh me kaderin dhe vendimin e Zotit, ne duhet të kemi edukatën që të keqen t'ia atribuojmë vetes tonë dhe të mirën t'ia atribuojmë Allahut të Madhëruar.35. Asnjëherë nuk duhet braktisur shoku i udhës, derisa ta kesh qortuar mjaftueshëm apo të kesh arsye të pranueshmë për ndarjen. Kështu veproi Hidri me Musain.36. Miratimi dhe mirëkuptimi mes shokëve në çështjet që nuk janë të ndaluara është një prej shkaqeve që e forcojnë miqësinë, ashtu sikurse kundërshtimi e konfliktet e dobësojnë dhe prishin miqësinë.37. Veprimet e Hidrit ishin thjesht vendimet e Zotit, që i bëri të ndodhnin nga dora e Hidrit, këtij burri të mirë e besimtar. Qëllimi ishte që njerëzit të kuptojnë disa nga fshehtësitë e Zotit në vendimet e Tij. Ato ndodhën që ne ta kuptojmë se, ndonjëherë, Allahu cakton për njeriun gjëra që ai i urren shumë, por që në fakt janë në të mirën e fesë dhe besimit të tij, siç ndodhi me vrasjen e djaloshit. Por ato mund të jenë edhe në të mirën e çështjeve të kësaj bote, siç ndodhi në rastin e anijes. Kështu, Allahu u tregoi njerëzve disa shembuj të butësisë dhe mëshirës së Tij, që ata të kënaqen me caktimet e Tij, edhe kur ato janë të dhimbshme dhe të vështira. Sigurisht që njeriut nuk i lejohet tëmarrë rolin e Hidrit, sepse kjo është epamundur dhe e palejueshme.
18:83Page 302
وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَن ذِي ٱلۡقَرۡنَيۡنِۖ قُلۡ سَأَتۡلُواْ عَلَيۡكُم مِّنۡهُ ذِكۡرًا ٨٣
And they ask you, [O Muḥammad], about Dhul-Qarnayn. Say, "I will recite to you about him a report."
Ata të pyesin për Dhulkarnejnin. -Idhujtarët ose ithtarët e Librit e pyetën Profetin rreth historisë së Dhulkarnejnit. Atëherë, Allahu e urdhëron Profetin e Tij të thotë:Do t’ju tregoj disa gjëra rreth tij. -Do t’ju tregojmë disa fakte të dobishme dhe interesante rreth Dhulkarnejnit. Ndërsa fakte të tjera rreth tij, që nuk ju shërbejnë për gjë, nuk do t’ju tregojmë në këtë libër.
18:84Page 303
إِنَّا مَكَّنَّا لَهُۥ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَءَاتَيۡنَٰهُ مِن كُلِّ شَيۡءٖ سَبَبٗا ٨٤
Indeed, We established him upon the earth, and We gave him from everything a way [i.e., means].
Ne i dhamë pushtet në tokë dhe mjete për çdo gjë. - Allahu i Madhëruar i dha pushtet dhe mundësi të tilla, që ai të lëvizte e të shkonte në çdo skaj të botës dhe njerëzit t’i bindeshin atij. Allahu i mundësoi fuqi dhe mundësi që të nënshtronte vendet dhe të udhëtonte ku të dëshironte. Dhulkarnejni i shfrytëzoi mirë të gjitha mjetet dhe mundësitë që ia dhuroi Zoti. Në fakt, jo çdokush që ka në dorë një mjet ose mënyrë për të bërë diçka, arrin dhe e përdor atë patjetër. Po kështu, jo çdokush mund të jetë i zoti a i fuqishëm për ta përdorur atë. Kësisoj, nëse një njeri ka pushtetin, mjetet dhe mundësitë dhe, veç kësaj, i vë në përdorim të gjitha këto në mënyrën e duhur, atëherë mund të realizohen të gjitha qëllimet. Nëse mungon njëra prej tyre, nuk arrihet objektivi i kërkuar.
Kështu, ai ndërmori një udhëtim. - Këto mjete dhe mënyra që Zoti i dhuroi ne nuk i dimë, sepse nuk na kanë treguar për to as Allahu e as Profeti (a.s.). Gjithashtu, nuk kemi asnjë të dhënë autentike të përcjellë nga njerëzit, nga mund të përfitojmë rreth kësaj çështjeje. Për këtë arsye, ne duhet veçse të heshtim dhe as të mos u hedhim shikimin gojëdhënave izraelite apo burimeve të tjera. Sidoqoftë, një gjë e kemi të sigurt: ato ishin mjete të shumta dhe të fuqishme. Ato ishin forca të brendshme, por edhe të jashtme e fizike, nëpërmjet të cilave Dhulkarnejni formoi një ushtri të madhe dhe të mirë-organizuar, që mposhtte çdo armik. Allahu na tregon se Dhulkarnejni mundi të shkonte nga lindja në perëndim me lehtësi të madhe.
18:86Page 303
حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ مَغۡرِبَ ٱلشَّمۡسِ وَجَدَهَا تَغۡرُبُ فِي عَيۡنٍ حَمِئَةٖ وَوَجَدَ عِندَهَا قَوۡمٗاۖ قُلۡنَا يَٰذَا ٱلۡقَرۡنَيۡنِ إِمَّآ أَن تُعَذِّبَ وَإِمَّآ أَن تَتَّخِذَ فِيهِمۡ حُسۡنٗا ٨٦
Until, when he reached the setting of the sun [i.e., the west], he found it [as if] setting in a body of dark water,1 and he found near it a people. We [i.e., Allāh] said, "O Dhul-Qarnayn, either you punish [them] or else adopt among them [a way of] goodness."
Vazhdoi rrugën, derisa arriti atje ku perëndonte dielli. Ai pa se dielli perëndonte në një burim të zi dhe atje gjeti një popull. -Allahu i dha mundësinë e mjetet e nevojshme Dhulkarnejnit për të arritur në perëndim të diellit, ku e pa se dielli perëndonte mbi një burim uji të zi. Kështu ndodh me ata që ndodhen në një vend që ka ujë (lumë i madh, liqen, det a oqean) në perëndim të horizontit: për ta dielli perëndon dhe futet nën ujë. Pikërisht në një vend të tillë ndodhej një popull, për të cilët Allahu i tha Dhulkarnejnit:“O Dhulkarnejn! Ata mund t’i dënosh ose mund t’i trajtosh mirë.” -Kuptimi: Ose ndëshkoji ata, duke i vrarë e robëruar, ose trajtoji mirë. Me sa duket, në atë popull ishin të gjithë keqbërës dhe jobesimtarë, ose ishin shumë të përhapur. Në të kundërt, nëse do të ishin besimtarë e jo keqbërës, ai nuk do të lejohej që t’i ndëshkonte. Por Dhulkarnejni ishte i shquar për politikën e tij, e cila buronte nga Sheriati dhe për të cilën u lavdërua nga vetë Zoti, i Cili edhe ia mësoi. Kështu, ai vendosi t’i ndante ata njerëz në dy grupe:
18:87Page 303
قَالَ أَمَّا مَن ظَلَمَ فَسَوۡفَ نُعَذِّبُهُۥ ثُمَّ يُرَدُّ إِلَىٰ رَبِّهِۦ فَيُعَذِّبُهُۥ عَذَابٗا نُّكۡرٗا ٨٧
He said, "As for one who wrongs,1 we will punish him. Then he will be returned to his Lord, and He will punish him with a terrible punishment [i.e., Hellfire].
Ai(Dhulkarnejni)tha: “Atë që vazhdon me padrejtësi, ne do ta dënojmë. Pastaj, ai do të kthehet te Zoti i vet, i Cili do ta dënojë me një ndëshkim të tmerrshëm” -Atë që bën padrejtësi dhe mohon Zotin: “ne do ta dënojmë. Pastaj, ai do të kthehet te Zoti i vet, i Cili do ta dënojë me një ndëshkim të tmerrshëm.” Pra, ai do të marrë dy ndëshkime: në këtë botë dhe në ahiret.
18:88Page 303
وَأَمَّا مَنۡ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَلَهُۥ جَزَآءً ٱلۡحُسۡنَىٰۖ وَسَنَقُولُ لَهُۥ مِنۡ أَمۡرِنَا يُسۡرٗا ٨٨
But as for one who believes and does righteousness, he will have a reward of the best [i.e., Paradise], and we [i.e., Dhul-Qarnayn] will speak to him from our command with ease."
Ndërsa ai që beson dhe bën vepra të mira, do të ketë shpërblimin më të mirë... -Kësaj kategorie i premtohet Xheneti dhe pritja më e mirë te Zoti, Ditën e Kijametit....dhe ne do t’i japim lehtësira. -Atij do t’i japim shpërblim, lehtësira dhe do ta trajtojmë butësisht. Kjo tregon se Dhulkarnejni ishte mbret i urtë, i mirë dhe i dashur, si edhe gjykatës i drejtë dhe i ditur, sepse ai vepronte ashtu siç kënaqet Zoti, duke e trajtuar çdo grup sipas meritave.
Më pas, ai u nis sërish për udhë. - Dhulkarnejni tani vijoi rrugën drejt lindjes, me ato mjete e lehtësira që ia kishte dhuruar Zoti. Ashtu vazhdoi, derisa mbërriti në lindje të diellit:
18:90Page 303
حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ مَطۡلِعَ ٱلشَّمۡسِ وَجَدَهَا تَطۡلُعُ عَلَىٰ قَوۡمٖ لَّمۡ نَجۡعَل لَّهُم مِّن دُونِهَا سِتۡرٗا ٩٠
Until, when he came to the rising of the sun [i.e., the east], he found it rising on a people for whom We had not made against it any shield.
Vazhdoi derisa arriti atje ku lindte dielli. Ai pa se dielli lindte atje ku ishte një popull, të cilin e kishim bërë të pambrojtur prej tij(diellit). -Atje ku lindte dielli, ishte një popull që nuk kishte mbrojtje nga dielli, ose për shkak se ata ishin primitivë dhe nuk dinin të ndërtonin shtëpi, ose për shkak se dielli nuk perëndonte kurrë atje, siç ndodh, për shembull, në lindje të Afrikës Jugore. Kështu, Dhulkarnejni ndodhej në një vend për të cilin asnjë banor i Tokës nuk dinte gjë, e aq më pak të kishte shkuar vetë tek ata e t’i shihte. Sigurisht që e gjithë kjo ndodhi me caktimin dhe mundësitë e dhëna nga Zoti. Ishte Zoti që i dha Dhulkarnejnit mundësinë dhe diturinë për këtë vend:
18:91Page 303
كَذَٰلِكَۖ وَقَدۡ أَحَطۡنَا بِمَا لَدَيۡهِ خُبۡرٗا ٩١
Thus.1 And We had encompassed [all] that he had in knowledge.
Kështu ndodhi dhe Ne dinim gjithçka për të(për forcën dhe sundimin e tij të drejtë). -Zoti i dinte mirë të gjitha mjetet e mundësitë që i kishte dhënë Dhulkarnejnit. Ai e ndihmoi robin e Tij në çdo udhëtim e mision që ai ndërmerrte.
Pastaj mori një rrugë tjetër. - Shpjeguesit e Kur’anit thonë se, më pas, Dhulkarnejni u nis drejt veriut, derisa mbërriti në një luginë mes dy maleve të njohura në atë kohë.
18:93Page 303
حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ بَيۡنَ ٱلسَّدَّيۡنِ وَجَدَ مِن دُونِهِمَا قَوۡمٗا لَّا يَكَادُونَ يَفۡقَهُونَ قَوۡلٗا ٩٣
Until, when he reached [a pass] between two mountains, he found beside them a people who could hardly understand [his] speech.
Vazhdoi derisa arriti mes dy maleve. Atje gjeti një popull, që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë tjetër. - Prapa maleve gjeti një popull, që gati nuk kuptonin asnjë gjuhë, sepse edhe gjuha e tyre ishte e rrallë dhe e panjohur, ashtu siç ishin edhe zakonet dhe mentaliteti i tyre. Por Allahu i Madhëruar i dha Dhulkarnejnit aftësi dhe mjete, që mund të kuptonte gjuhën dhe mënyrën se si ata mendonin e gjykonin dhe hyri në bisedime me atë popull. Ata i kërkuan ndihmë dhe iu ankuan Dhulkarnejnit për të keqen e madhe që u vinte nga jexhuxhët dhe maxhuxhët. Këta ishin dy popuj të mëdhenj prej njerëzve në atë kohë.
18:94Page 303
قَالُواْ يَٰذَا ٱلۡقَرۡنَيۡنِ إِنَّ يَأۡجُوجَ وَمَأۡجُوجَ مُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَهَلۡ نَجۡعَلُ لَكَ خَرۡجًا عَلَىٰٓ أَن تَجۡعَلَ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَهُمۡ سَدّٗا ٩٤
They said, "O Dhul-Qarnayn, indeed Gog and Magog1 are [great] corrupters in the land. So may we assign for you an expenditure that you might make between us and them a barrier?"
Ata i thanë: “O Dhulkarnejn! Jexhuxhët dhe maxhuxhët po sjellin shkatërrime në tokë.” -Ata vrasin, grabisin dhe terrorizojnë njerëzit.“A pranon që të të paguajmë dhe të na ngresh një mur mes nesh dhe atyre?” - A pranon të të paguajmë, që të ndërtosh një barrierë mes nesh dhe atyre? Kjo tregon se ata nuk ishin në gjendje që ta ndërtonin vetë, prandaj i ofruan shpërblim Dhulkarnejnit, që ta kryente ai. Ata i përmendën edhe shkakun për këtë kërkesë të tyre: shkatërrimi që ata popuj keqbërës përhapnin në tokë. Por Dhulkarnejni nuk ishte nga ata që kërkonin shpërblime materiale. Sidoqoftë, ai nuk mund të hiqte dorë nga kujdesi për njerëzit e pambrojtur, prandaj e pranoi t’i ndihmonte. Ai nuk mori asnjë shpërblim për atë punë jashtëzakonisht të vështirë, por falënderoi dhe lëvdoi Zotin për forcën dhe mundësitë që i kishte dhuruar:
18:95Page 303
قَالَ مَا مَكَّنِّي فِيهِ رَبِّي خَيۡرٞ فَأَعِينُونِي بِقُوَّةٍ أَجۡعَلۡ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُمۡ رَدۡمًا ٩٥
He said, "That in which my Lord has established me is better [than what you offer], but assist me with strength [i.e., manpower]; I will make between you and them a dam.
Ajo që më ka dhënë Zoti im është shumë herë më e mirë... -Është shumë herë më e mirë se shpërblimi material që më ofroni ju. Ajo që ju kërkoj është vetëm pjesëmarrja juaj e drejtpërdrejtë:...por ju më ndihmoni me fuqi punëtore, që të ngre një mur të fortë mes jush dhe mes atyre! -Më ndihmoni fizikisht që ta ndërtojmë këtë mur, në mënyrë të tillë që jexhuxhët dhe maxhuxhët të mos kenë mundësi që ta kapërcejnë.
18:96Page 303
ءَاتُونِي زُبَرَ ٱلۡحَدِيدِۖ حَتَّىٰٓ إِذَا سَاوَىٰ بَيۡنَ ٱلصَّدَفَيۡنِ قَالَ ٱنفُخُواْۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَعَلَهُۥ نَارٗا قَالَ ءَاتُونِيٓ أُفۡرِغۡ عَلَيۡهِ قِطۡرٗا ٩٦
Bring me bars of iron" - until, when he had leveled [them] between the two mountain walls, he said, "Blow [with bellows]," until when he had made it [like] fire, he said, "Bring me, that I may pour over it molten copper."
Më sillni hekur! -Dhulkarnejni u kërkoi hekur dhe ata ia dhanë.Pasi e ngriti në nivel me dy shpatet e maleve, tha: “Ndizeni tani!” -Ndezi zjarr të fuqishëm, që e bëri hekurin të shkrinte e të vlonte:Kur nisi të vlonte, tha: “Më sillni bakër të shkrirë, që ta hedh këtu!”. -Pasi shkriu hekurin, hodhi bakër të shkrirë, duke e bashkuar atë me hekurin.
18:97Page 303
فَمَا ٱسۡطَٰعُوٓاْ أَن يَظۡهَرُوهُ وَمَا ٱسۡتَطَٰعُواْ لَهُۥ نَقۡبٗا ٩٧
So they [i.e., Gog and Magog] were unable to pass over it, nor were they able [to effect] in it any penetration.
Në këtë mënyrë, ata nuk mund ta kapërcenin e as ta çanin më. - Përzierja e hekurit me bakrin e shkrirë bëri një masë shumë e fortë dhe e pathyeshme, që askush nuk mund ta çante. Kështu njerëzit do të ishin të sigurt nga e keqja e jexhuxhëve dhe maxhuxhëve. Pasi kreu këtë vepër mirësie madhështore e të pashembullt, Dhulkarnejni ia atribuoi menjëherë atë Allahut, duke thënë:
18:98Page 304
قَالَ هَٰذَا رَحۡمَةٞ مِّن رَّبِّيۖ فَإِذَا جَآءَ وَعۡدُ رَبِّي جَعَلَهُۥ دَكَّآءَۖ وَكَانَ وَعۡدُ رَبِّي حَقّٗا ٩٨
[Dhul-Qarnayn] said, "This is a mercy from my Lord; but when the promise of my Lord1 comes [i.e., approaches], He will make it level, and ever is the promise of my Lord true."
Ai(Dhulkarnejni)tha: “Kjo ishte mirësi nga Zoti im. -Kjo ishte mirësia dhe bujaria e Zotit ndaj meje. Të tillë duhet të jenë udhëheqësit e mirë, kur Allahu u jep një mundësi. Atyre u shtohet edhe më tepër mirënjohja dhe përulësia ndaj Zotit, siç bëri Sulejmani (a.s) kur i sollën përpara këmbëve fronin e mbretëreshës Belkisë: “Kur e pa atë (fronin) të vendosur pranë tij, tha: “Kjo është mirësia e Zotit tim, që të më sprovojë mua nëse do ta falënderoj apo do të jem mosmirënjohës. Kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet dhe kush mohon, atëherë Zoti im është Jonevojtar e Bujar! [Neml 40]. Ndryshe ndodh me tiranët, të cilët janë arrogantë dhe shtypin popujt e tyre. Kur u jepet ndonjë mirësi e madhe, atyre u shtohet edhe më tepër e keqja dhe tirania, siç qe Karuni, të cilit Allahu i dha thesare të mëdha. Allahu thotë për të: “Karuni ishte nga populli i Musait, por ai i kaloi kufijtë me ta. Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri, saqë çelësat e tij mezi i bartnin edhe disa njerëz të fuqishëm. Populli i vet i tha: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i do të shfrenuarit! Me atë që të ka dhënë Allahu, kërko botën tjetër dhe mos e lër atë që të takon nga kjo botë. Bëj mirë, ashtu siç të ka bërë Allahu ty dhe mos bëj të këqija në tokë, se Allahu nuk i do keqbërësit. Ai (Karuni) tha: “Kjo më është dhënë vetëm në sajë të diturisë sime!” Më pas, Allahu thotë:Megjithatë, kur të vijë çasti i vendimit të Zotit tim, Ai do ta bëjë rrafsh atë. Vendimi i Zotit tim është i sigurt! - Kur të vijë koha që jexhuxhët dhe maxhuxhët të lejohen të dalin, Allahu do ta bëjë që gjithë ai mur i fuqishëm të shembet. Ky është një premtim i vërtetë, që ka për t’u realizuar patjetër.
18:99Page 304
۞ وَتَرَكۡنَا بَعۡضَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ يَمُوجُ فِي بَعۡضٖۖ وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَجَمَعۡنَٰهُمۡ جَمۡعٗا ٩٩
And We will leave them that day1 surging over each other, and [then] the Horn will be blown, and We will assemble them in [one] assembly.
Atë ditë, Ne do t’i bëjmë ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. -Ka mundësi që këtu të bëhet fjalë për jexhuxhët dhe maxhuxhët, kur ata të dalin e të pushtojnë botën. Ata do ta mbulojnë të gjithë Tokën dhe do të hipin mbi njëri-tjetrin, si valët e detit, sikurse thotë Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër: “Kur të hapet penda e jexhuxhëve dhe maxhuxhëve, ata do të vërshojnë me furi nga bregoret.” [Enbija 96]. Megjithatë, ka mundësi që ajeti të flasë edhe për gjendjen e njerëzve Ditën e Gjykimit, kur do të tubohen të parët e të fundit dhe do të hipin mbi njëri-tjetrin, si valët që përplasen me furi mbi njëra tjetrën. Për këtë ditë flet edhe ajeti më pas:Pastaj do t'i fryhet Surit dhe do të tubohen bashkë të gjithë. -Kur Israfili t’i fryjë bririt, Allahu i Madhëruar do t’i kthejë shpirtrat nëpër trupa dhe do t’i tubojë të gjithë bashkë, nga i pari deri tek i fundit, pa përjashtim, mohues e besimtarë. Të gjithë do të ringjallen dhe do të merren në llogari, për t’u shpërblyer sipas veprave të tyre. Të gjithë mohuesit do të kenë si shpërblim Xhehenemin, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Xhehenemi u tregohet atyre që kanë humbur." [Shuara 91]. Ndërsa këtu thotë:
18:100Page 304
وَعَرَضۡنَا جَهَنَّمَ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡكَٰفِرِينَ عَرۡضًا ١٠٠
And We will present Hell that Day to the disbelievers, on display -
Atë ditë, Ne do t'ua tregojmë haptazi Xhehenemin jobesimtarëve... - Atyre do t’u paraqitet Xhehenemi, që ta shohin vetë se cili do të jetë vendbanimi i tyre i përhershëm. Ata do ta shohin dhe do të dëgjojnë zhurmën e tmerrshme të tij. Do t’ia mësojnë nxehtësinë përvëluese, por edhe të ftohtin e acartë, që ta dinë mirë dënimin që i pret. Këtë dënim e meritojnë, sepse:
18:101Page 304
ٱلَّذِينَ كَانَتۡ أَعۡيُنُهُمۡ فِي غِطَآءٍ عَن ذِكۡرِي وَكَانُواْ لَا يَسۡتَطِيعُونَ سَمۡعًا ١٠١
Those whose eyes had been within a cover [removed] from My remembrance,1 and they were not able to hear.2
...atyre që i kishin sytë të verbuar ndaj paralajmërimeve të Mia dhe që nuk dëgjonin. - Ata i kanë kthyer shpinën mësimeve të urta të Zotit dhe Kur’anit madhështor. Allahu i Madhëruar na i përshkruan kështu: “Ata thonë: “Zemrat tona janë të mbyllura për atë që ti na fton; veshët tanë janë shurdhuar keq dhe ndërmjet nesh dhe teje ka një perde. Prandaj ti vepro siç do vetë, kurse ne do vazhdojmë me tonën!” [Fusilet 5] Pra, zemrat tona - thonë ata - janë të vulosura dhe larg asaj që t’i na fton. Edhe në sytë tanë ka perde, që nuk na lejon të shohim shenjat udhëzuese dhe të dobishme të Allahut. Allahu i Madhëruar na tregon sërish për ta: “Nuk ka dyshim se për ata që mohojnë besimin, është njëlloj: i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë. Allahu ua ka vulosur zemrat dhe të dëgjuarit e tyre dhe në shikimet e tyre ka perde. Ata do të kenë dënim të madh.”[Bekare 6, 7]. Ata nuk arrijnë të dëgjojnë ajetet e Allahut, që fusin iman në zemër, sepse ata e urrejnë Kur'anin dhe Profetin. Ai që urren diçka është i prirur të largohet prej saj. Kështu, edhe këta të privuar nuk mund t'i dëgjojnë fjalët e Allahut. Duke qenë se rrugët e diturisë dhe të suksesit u janë bllokuar, atëherë përfundimi i tyre dihet. Ata e mohojnë Zotin dhe i kundërshtojnë ajetet dhe profetët e Tij me forcë, prandaj e meritojnë Xhehenemin, që është vendi më i keq.
18:102Page 304
أَفَحَسِبَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَن يَتَّخِذُواْ عِبَادِي مِن دُونِيٓ أَوۡلِيَآءَۚ إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا جَهَنَّمَ لِلۡكَٰفِرِينَ نُزُلٗا ١٠٢
Then do those who disbelieve think that they can take My servants instead of Me as allies? Indeed, We have prepared Hell for the disbelievers as a lodging.
Vallë, mendonin jobesimtarët se, përveç Meje, mund të merrnin si mbrojtës robërit e Mi?! -Ky është një argument i qartë për kotësinë e besimit të disa mohuesve, të cilët i konsiderojnë disa profetë apo evlija, si shokë e partnerë të Zotit. Ata u përkushtohen atyre me adhurime e përulje, duke besuar se ata kanë për t’i mbrojtur, duke i shpëtuar nga dënimi dhe zemërimi i Allahut, dhe do t’u japin nga shpërblimi i Tij. Por me këtë besim të kotë, ata, në fakt, e kanë mohuar vetë Zotin dhe profetët e Tij. Kështu, Allahu i Lartësuar u bën një pyetje retorike, që përmban qortim e paralajmërim dhe, në të njëjtën kohë, tregon kotësinë e besimit të tyre për mendjet e shëndosha. Ai thotë: “Vallë, mendonin jobesimtarët se, përveç Meje, mund të merrnin si mbrojtës robërit e Mi?!” Një i dashur dhe i zgjedhur i Zotit, një profet apo edhe një besimtar i mirë e i devotshëm, kurrë nuk do të bëhej mik apo mbështetës i dikujt që armiqësohet me Zotin dhe profetin e Tij dhe që nuk ka besimin e saktë. Evlijatë e Zotit gjithmonë duan atë që do Zoti dhe e urrejnë atë që Zoti e urren dhe zemërohen me atë që Zoti zemërohet. Sipas këtij kuptimi, ky ajet i ngjan një ajeti tjetër, ku Allahu thotë: "Ditën kur Ai do t’i tubojë ata të gjithë, do t'u thotë melekëve: “Këta janë ata që ju adhuronin ju?” Ata (melekët) thonë: “I dëlirë je, o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata adhuronin xhindët dhe shumica e tyre besonin në ta”. [Sebe 40, 41]. Kështu, kush pretendon se ka afërsi, mik dhe mbështetës ndonjë nga të dashurit e Zotit, ndërkohë që vetë është kundërshtar dhe armik i Zotit, le ta dijë se është gënjeshtar. Ky është njëri nga kuptimet e ajetit. Ndërsa një kuptim tjetër është: “A mos menduan, vallë, mohuesit e Zotit dhe kundërshtuesit e Profetit se, përveç Zotit, do të gjejnë ndonjë mik e mbështetës që do t’i ndihmojë e t’u sjellë ndonjë dobi apo t’u largojë ndonjë dëm e fatkeqësi?! Kjo është një shpresë e kotë, sepse të gjithë janë krijesa dhe, si të tilla, nuk kanë në dorë asnjë mundësi për dëm apo dobi. Në këtë formë, ky ajet do t’i ngjasonte ajetit tjetër: “Thuaj: “Thirrini ata, të cilët i mendonit si zota përveç Tij! Ata nuk mund t'jua largojnë fatkeqësitë dhe as nuk mund t'i zhvendosin ato diku tjetër. Edhe vetë idhujt, të cilëve këta u luten, kërkojnë afrimin, shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t’iu ruajtur.” [Isra 56, 57]. Po kështu, edhe në ajete të tjera të ngjashme, ku Allahu e mohon çdo lloj mundësie që ndonjë krijesë të ndihmojë ose dëmtojë dikë. Çdokush që ka këtë lloj shprese ka për t’u zhgënjyer dhe do të dalë i humbur, pa arritur asgjë nga kërkesat dhe shpresat e tij.Ne e kemi përgatitur Xhehenemin si vendpritës të jobesimtarëve. -Kjo është pritja e përgatitur për ata të mjerë! Sa e keqe është ajo dhe sa i tmerrshëm është Xhehenemi si vendbanim!
18:103Page 304
قُلۡ هَلۡ نُنَبِّئُكُم بِٱلۡأَخۡسَرِينَ أَعۡمَٰلًا ١٠٣
Say, [O Muḥammad], "Shall we [believers] inform you of the greatest losers as to [their] deeds?
Thuaj: “A t’ju tregoj për më të dëshpëruarit me veprat e tyre?” - Thuaju njerëzve, o Muhmed, duke i qortuar dhe paralajmëruar: "A t’ju tregoj se cilët janë njerëzit më të dëshpëruar me veprat e tyre?”
18:104Page 304
ٱلَّذِينَ ضَلَّ سَعۡيُهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَهُمۡ يَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ يُحۡسِنُونَ صُنۡعًا ١٠٤
[They are] those whose effort is lost in worldly life, while they think that they are doing well in work."
Janë ata, veprat e të cilëve asgjësohen që në jetën e kësaj bote, por ata mendojnë se janë duke bërë mirë. - Çdo vepër e tyre asgjësohet që në këtë botë, ndërsa ata pandehin se i kanë vepra të mira. Atëherë, si mendon se do të veprohet Ditën e Gjykimit me ato vepra që edhe ata vetë e dinë se janë të kota apo të këqija? Po me ato vepra që janë në kundërshtim me Allahun dhe të Dërguarin e Tij? Cilët janë këta që do t’u zhvlerësohen veprat dhe do të humbasin bashkë me familjet e tyre Ditën e Kijametit? Allahu i Madhëruar thotë:
18:105Page 304
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ وَلِقَآئِهِۦ فَحَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ فَلَا نُقِيمُ لَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَزۡنٗا ١٠٥
Those are the ones who disbelieve in the verses of their Lord and in [their] meeting Him, so their deeds have become worthless; and We will not assign to them on the Day of Resurrection any weight [i.e., importance].
Janë ata të cilët nuk i besojnë argumentet e Zotit të tyre e as takimin me Të... -Ata i mohojnë me forcë ajetet e Kur’anit dhe argumentet që i shohin me sytë e tyre në krijimin e Zotit, të cilat tregojnë se është detyrë besimi në Zotin dhe Profetin e Tij. Shenjat e Zotit janë argument që njeriu të besojë të gjitha bazat e imanit: të besojë Allahun, melekët, profetët, shpalljet, Ditën e Gjykimit dhe caktimin e të mirës dhe të keqes prej Tij. Për ata që i mohojnë këto themele të besimit dhe i shpërfillin argumentet treguese për to, Allahu thotë:...prandaj veprat e tyre asgjësohen dhe në Ditën e Gjykimit nuk do t’u japim asnjë peshë atyre. -Për shkak se mohojnë, asgjësohen veprat e tyre dhe Ditën e Kijametit nuk kemi për t’u dhënë asnjë peshë atyre. Vlera e punëve atë ditë matet në peshore. Atje do të shihet se cilat vepra peshojnë më tepër. Por këta të mjerë nuk kanë të mira, sepse u mungon kushti kryesor i tyre, imani i vërtetë dhe i saktë, sikurse thotë Allahu: “Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë cenimi (në shpërblim).” Pra, veprat e tyre do të llogariten të gjitha, pa përjashtim, dhe ata vetë do të thirren të pohojnë veprat e tyre. Kështu, mohuesit do të poshtërohen para gjithë krijesave dhe do të ndëshkohen për to.
18:106Page 304
ذَٰلِكَ جَزَآؤُهُمۡ جَهَنَّمُ بِمَا كَفَرُواْ وَٱتَّخَذُوٓاْ ءَايَٰتِي وَرُسُلِي هُزُوًا ١٠٦
That is their recompense - Hell - for what they denied and [because] they took My signs and My messengers in ridicule.
Shpërblimi i tyre është Xhehenemi, për shkak se nuk besojnë dhe i marrin për tallje argumentet dhe të dërguarit e Mi. - Asgjësimi i punëve të tyre është një shpërblim i merituar. Ditën e Gjykimit, veprat e tyre të mira nuk do të kenë asnjë peshë. Ata janë shumë të pështirë dhe të poshtëruar, sepse kanë mohuar ajetet e Allahut dhe janë tallur me shpalljet dhe me profetët. Është e detyrueshme që shpalljet dhe profetët e Zotit të respektohen dhe të besohen plotësisht. Ato duhen zbatuar e jetuar me sinqeritet, por këta të mjerë bëjnë tërësisht të kundërtën, prandaj shkatërrohen dhe zhyten në ndëshkim. Pasi përmendi përfundimin e mohuesve dhe të veprave që meritojnë këtë përfundim, Allahu i Madhëruar flet në vijim për përfundimin e besimtarëve dhe të veprave të tyre të mira.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences