As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Kahf 18:107–110
18:107Page 304
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ كَانَتۡ لَهُمۡ جَنَّٰتُ ٱلۡفِرۡدَوۡسِ نُزُلًا ١٠٧
Indeed, those who have believed and done righteous deeds - they will have the Gardens of Paradise1 as a lodging,
Nuk ka dyshim se për ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, vendpritës janë kopshtet e Firdeusit. -Janë ata që besojnë drejt dhe punojnë me sinqeritet sipas këtij besimi. Kjo përfshin të gjithë fenë Islame, qoftë çështjet që duhet besuar me zemër, qoftë veprat që kryhen me gjymtyrë, qoftë themelet e saj, ashtu edhe degëzimet e saj, qoftë veprat e dukshme, ashtu edhe ato të fshehtat. Të gjithë atyre që përfshihen në këtë përshkrim, - edhe pse janë të gradave të ndryshme, sipas plotësimit të imanit dhe veprave të tij, - iu premtohet Firdeusi. Por çfarë është Firdeusi? Sipas një shpjegimi, ai është xheneti më i lartë, më i mirë dhe ai që ndodhet në mes të të gjithë xheneteve. Por ka mundësi që këtu të nënkuptojë të gjitha gradat e Xhenetit, që janë të shumta. Ajeti përfshin të gjitha shpërblimet e besimtarëve, që do të jenë në grada të ndryshme të imanit, si grada e të afërmëve të Zotit (mukarabin), punëmirët (ebrar), ose muktasidin-ët. Secili nga këta do të marrë shpërblimin, sipas gradës së vet. Në fakt, shpjegimi i dytë është më i fortë, sepse i përmbledh të gjitha, aq më tepër kur fjala ‘xhenet’ është në numrin shumës. Fjala Firdeuska edhe kuptimin “kopësht i dendur me bimësi, që degëzohet dhe mbulon gjithçka”, dhe ky përshkrim është për të gjithë Xhenetin. Kështu Firdeusi është pritja dhe mirëseardhja e atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira. E ku ka mikpritje më të mirë dhe më të bukur sesa ajo që Mëshirëploti ka përgatitur për këta fatlumë. Ajo përmban çdo mirësi që kënaq zemrën, shpirtin dhe trupin. Atje do të kenë çdo gjë që ua dëshiron shpirti dhe kënaq syrin. Atje do të shohin gradat e larta aq të bukura, të këndshme, ato kopshte vezulluese të mrekullueshme, ato pemë plot fruta të shijshme e të këndshme, ata zogj që nuk reshtin së kënduari me zëra qetësues. Atje do të kënaqen me ushqime të shijshme dhe pije të këndshme. Atje të jenë në shoqërinë e grave të hijshme. Atje do t’u shërbejnë shërbëtore e të rinj. Ata do të shëtisin në anët e lumenjëve, që rrjedhin me ujë të kristaltë, që e zbukurojnë më tepër pamjen e Xhenetit. Bukuritë e Xhenetit janë jo vetëm fizike, por edhe konceptuale, në aspektin e përjetimeve. Mirësitë në të do të jenë të përhershme. Megjithatë, mirësia më e madhe do të jetë kënaqësia që jep qëndrimi pranë Rrahmanit dhe kënaqësia e Tij ndaj besimtarëve. Kjo është kënaqësia më e madhe e xhenetlinjve. Mbi të gjitha qëndron kënaqësia e shikimit të Zotit, Fytyrës së Tij të ndritshme dhe dëgjimi i fjalës së Atij, që është Mëshiruesi i Dashur. Allahu Ekber! Çfarë mikpritje madhështore! Kjo mirësi është shumë herë më e madhe sesa të mund të përshkruhet nga ndonjë krijesë, ose të përfytyrohet nga ndonjë zemër. Nëse njeriu do ta njihte realisht ndonjë prej këtyre mirësive, zemra e tij do të fluturonte nga malli dhe shpirti do t’i coptohej nga padurimi për të hyrë në të. Ai do të rrinte larg, i vetmuar, pa pyetur fare për këtë botë të kotë dhe kënaqësitë e saj të parëndësishme e shpërqendruese. Ai nuk do të lejonte asnjë çast që t’i shkonte dëm, pa u përpjekur për ato mirësi. Çdo çast i humbur në këtë botë do të thotë shekuj mirësish të humbura në Xhenet! Allahu na ndihmoftë dhe na udhëzoftë, sepse pakujdesia ka shtrirë kthetrat e saj, imani na është dobësuar, dituria na është pakësuar, ndërsa ambicia dhe vullneti na janë harxhuar me kohë! Nuk ka forcë dhe as ndryshim të gjendjes ndryshe, por veçse me ndihmën e Allahut, të Lartësuarit e të Madhëruarit!Muktasid quhen ata që janë mesatarë.Këta janë kufizuar duke kryer veçseurdhërat dhe duke lënë ndalesat e Zotit.
18:108Page 304
خَٰلِدِينَ فِيهَا لَا يَبۡغُونَ عَنۡهَا حِوَلٗا ١٠٨
Wherein they abide eternally. They will not desire from it any transfer.
Aty do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të largohen nga ai. - Ky është kompletimi i të gjitha mirësive, sepse ato nuk do të mbarojnë kurrë. Banorët e Xhenetit nuk do të kërkojnë asnjëherë që të largohen nga ai vend apo që t’u ndryshohen ato mirësi. E si ta kërkojnë këtë, kur ata shohin çdo gjë që u pëlqen dhe i lumturon?! Ata nuk shohin ndonjë që të ketë kënaqësi më të madhe se ata. Ata mendojnë dhe shohin se janë më të lumturit në gjithësi. Për t’u shpjeguar madhështinë e Krijuesit dhe cilësitë e Tij, që krijesat nuk mund t’i kapin plotësisht, thuaju tyre:
18:109Page 304
قُل لَّوۡ كَانَ ٱلۡبَحۡرُ مِدَادٗا لِّكَلِمَٰتِ رَبِّي لَنَفِدَ ٱلۡبَحۡرُ قَبۡلَ أَن تَنفَدَ كَلِمَٰتُ رَبِّي وَلَوۡ جِئۡنَا بِمِثۡلِهِۦ مَدَدٗا ١٠٩
Say, "If the sea were ink for [writing] the words1 of my Lord, the sea would be exhausted before the words of my Lord were exhausted, even if We brought the like of it in [continual] supplement."
“Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, deti do të shterej para se të përfundonin fjalët e Zotit tim, madje edhe sikur të merrnim edhe një tjetër si ai.” -Sikur të gjithë detet e botës të ishin bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim dhe sikur të gjitha pemët e tokës, nga fillimi i botës deri në fundin e saj, të ishin lapsa për të shkruar fjalët, edhe detet do të shteronin, edhe pemët do të harxhoheshin e do të treteshin, përpara se të mbaronin fjalët e Zotit tim. Kjo është diçka shumë e madhe, që askush nuk mund ta përfshijë me dijen e vet. Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatë dete të tjera, nuk do të mbaronin fjalët e Allahut. Allahu është Ngadhënjimtar i Urtë.” [Lukman 27]. Sigurisht, ky krahasim është sjellë që mendjet njerëzore ta kuptojnë më lehtësisht, që të gjitha këto janë krijesa dhe të gjitha krijesat e kanë një fund, ndërsa fjalët e Zotit janë cilësi të Tij, dhe cilësitë e Tij nuk janë të krijuara, prandaj, si të tilla, nuk kanë kufi dhe as fund. Çfarëdo madhështie dhe pafundësie që të përfytyrojnë krijesat, Allahu qëndron shumë më lart atyre. Të tilla janë të gjitha atributet e Allahut të Lartësuar, si dituria, urtësia, pushteti dhe mëshira. Sikur të mblidhej dituria e gjithë botës, nga i pari deri tek i fundit, dhe banorët e qiellit dhe të tokës, kjo dituri do të ishte si shembulli i një harabeli, që qëndron në breg të oqeanit dhe merr një pikë ujë me sqepin e tij. Është kështu, sepse Allahu ka cilësitë më të plota dhe më madhështore, më të gjera dhe gjithëpërfshirëse. Vetëm tek Allahu do të kthehen të gjithë.
18:110Page 304
قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يُوحَىٰٓ إِلَيَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ فَمَن كَانَ يَرۡجُواْ لِقَآءَ رَبِّهِۦ فَلۡيَعۡمَلۡ عَمَلٗا صَٰلِحٗا وَلَا يُشۡرِكۡ بِعِبَادَةِ رَبِّهِۦٓ أَحَدَۢا ١١٠
Say, "I am only a man like you, to whom has been revealed that your god is one God. So whoever would hope for the meeting with his Lord - let him do righteous work and not associate in the worship of his Lord anyone."
Thuaju, o Muhamed, mohuesve dhe të tjerëve:Thuaj: “Unë jam thjesht një njeri, sikurse edhe ju.” -Unë nuk jam Zot, nuk pretendoj se kam ndonjë pjesë në pushtetin e Zotit, nuk pretendoj se di të fshehtën dhe as se kam në dorë depot e mirësive të Zotit: “Unë jam thjesht një njeri, sikurse edhe ju.” Unë jam një rob dhe adhurues i Allahut:“Mua më është shpallur se Zoti juaj, që meriton të adhurohet, është Një dhe i vetëm.” -I vetmi ndryshim dhe veçori e imja është se mua më është dhuruar Shpallja. Urdhri më madhështor dhe i rëndësishëm i kësaj shpalljeje është që t’ju njoftoj se Allahu është i vetmi Zot që meriton të adhurohet; Allahu është i pashoq në këtë drejtim dhe askush tjetër nuk meriton asnjë formë adhurimi. Unë ju ftoj që të punoni dhe jetoni me atë mënyrë që ju afron tek Ai, që ju mundëson të merrni e fitoni shpërblimin e Tij dhe që ju shpëton nga zemërimi dhe ndëshkimi i Tij.“Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira...” -Punë e mirë është ajo që është në përputhje me ligjin e Zotit, qoftë ajo e detyrueshme, qoftë e pëlqyeshme apo vullnetare.“...dhe në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë asnjë!” -Kushti i dytë është sinqeriteti. Veprat e mira të bëhen jo për t’u dukur para njerëzve, por vetëm për të kënaqur Zotin e Lartësuar. Ata që plotësojnë dy kushtet e pranimit të veprave, zbatimin e Sheriatit dhe sinqeritetin, do të arrijnë gjithçka që shpresojnë dhe kërkojnë nga Zoti. Ndërsa të tjerët do të jenë të dështuar dhe të humbur në këtë botë dhe në ahiret. Ata janë të privuar nga afërsia me Allahun e Mëshirshëm dhe nuk e arrijnë kurrë kënaqësinë e Tij.Ky është fundi i sures Kehf.Falënderimi i qoftë Allahut!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences