As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Kahf 18:23–45
18:23Page 296
وَلَا تَقُولَنَّ لِشَاْيۡءٍ إِنِّي فَاعِلٞ ذَٰلِكَ غَدًا ٢٣
And never say of anything, "Indeed, I will do that tomorrow,"
Dhe mos thuaj kurrsesi për diçka: “Unë do ta bëj patjetër këtë e atë nesër.”! -Ky ndalim, edhe pse i është drejtuar Profetit, vlen për të gjithë umetin. Allahu na ndalon që, për çështjet që pritet të ndodhin në të ardhmen, të themi: “Unë do ta bëj”, pa e shoqëruar me fjalët “Insha-Allah”, pra, “në dashtë Allahu”. Kjo është e ndaluar, sepse kur flasim për të ardhmen, flasim për diçka që ka të bëjë me të fshehtën, dhe ne nuk e dimë të fshehtën. Askush nuk e di a do ta bëjë atë vepër në të ardhmen apo jo, a do të ekzistojë ajo apo jo. Së dyti, mos thënia e fjalës “në dashtë Allahu” tregon një lloj besimi se njeriu vepron tërësisht i pavarur nga dëshira dhe vullneti i Zotit, dhe kjo sigurisht që është e gabuar dhe e pamundur. I gjithë sundimi është në dorën e Zotit dhe do të ndodhë veçse ajo që Zoti do dhe e lejon, siç thuhet në Kur’an: “Ai (Kur’ani) është veçse këshillë për njerëzit, për këdo prej jush që dëshiron të përqendrohet. Po ju nuk mundeni të dëshironi, pa dëshiruar Allahu, Zoti i botëve!” [Takuir 27 – 29].
18:24Page 296
إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ وَٱذۡكُر رَّبَّكَ إِذَا نَسِيتَ وَقُلۡ عَسَىٰٓ أَن يَهۡدِيَنِ رَبِّي لِأَقۡرَبَ مِنۡ هَٰذَا رَشَدٗا ٢٤
Except [when adding], "If Allāh wills." And remember your Lord when you forget [it] and say, "Perhaps my Lord will guide me to what is nearer than this to right conduct."
Pa shtuar: “Në dashtë Allahu.” -Së treti, përmendja e lejes dhe dëshirës së Zotit përpara si kusht për realizimin e dëshirës tënde tregon edukatën me Zotin nga njëra anë, por edhe sjell lehtësim dhe bereqet, sjell plotësim e ndihmë për realizimin e saj, nga ana tjetër. Kur thotë “insha-Allah”, njeriu tregon se po i mbështetet Allahut. Por duke qenë se njeriu është i prirur të harrojë, ndodh që ai të mos e thotë këtë fjalë ndonjëherë, prandaj Allahu e urdhëron që ta përmendë këtë më pas, kur të kujtohet, dhe kështu shlyhet gabimi, siç thotë Allahu:E, kur të harrosh, përmende Zotin tënd... -Nëse harron në fillim, përmende Allahun atëherë kur të kujtohesh. Kështu porositet çdokush që harron, në mënyrë që gjithmonë të kujtojë Zotin dhe të mos bëhet neglizhent. Njeriu gjithmonë ka nevojë për Zotin, që Ai ta drejtojë e udhëzojë në çdo fjalë e punë që kryen dhe ta ruajë nga gabimet dhe devijimet, prandaj Zoti e urdhëron të thotë:dhe thuaj: “Shpresoj se Zoti im do të më japë një udhëzim edhe më të mirë.”! -Ajeti urdhëron që njeriu ta lusë Zotin e të shpresojë tek Ai, të ketë besim e siguri të plotë në Të se Ai do ta udhëzojë në rrugën më të shkurtër dhe më të mirë për arritjen e së mirës dhe mbarësisë. Njeriu, i cili ka të tilla cilësi e dobësi, duhet patjetër t’i kërkojë Zotit udhëzimin dhe mbarësinë, në mënyrë që Ai t’i japë sukses. Le t’i përgjërohet Zotit që ta ndihmojë dhe t'i japë udhëzimin e drejtë në të gjitha çështjet.
18:25Page 296
وَلَبِثُواْ فِي كَهۡفِهِمۡ ثَلَٰثَ مِاْئَةٖ سِنِينَ وَٱزۡدَادُواْ تِسۡعٗا ٢٥
And they remained in their cave for three hundred years and exceeded by nine.1
Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar e ndaloi Profetin e Tij që të pyeste ehli kitab-ët për këtë çështje, sepse ata flisnin pa fakte dhe vetëm hamendësonin. Allahu është i Gjithëdituri, që di çdo të fshehtë, prandaj Ai e njoftoi Profetin e Tij për kohën e qëndrimit të tyre në shpellë, duke bërë të qartë se vetëm Allahu e di më së miri:Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet(diellorë)duke shtuar nëntë(për vitet hënore). -Kjo është një çështje prej fshehtësisë së qiejve dhe të tokës dhe, si e tillë, dihet veçse nga Zoti.
18:26Page 296
قُلِ ٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا لَبِثُواْۖ لَهُۥ غَيۡبُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ أَبۡصِرۡ بِهِۦ وَأَسۡمِعۡۚ مَا لَهُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَلِيّٖ وَلَا يُشۡرِكُ فِي حُكۡمِهِۦٓ أَحَدٗا ٢٦
Say, "Allāh is most knowing of how long they remained. He has [knowledge of] the unseen [aspects] of the heavens and the earth. How Seeing is He and how Hearing! They have not besides Him any protector, and He shares not His legislation with anyone."
Thuaj: “Allahu e di më së miri sa kanë qëndruar. Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. -Këto të fshehta, nëse do Ai, i shfaq përmes të dërguarve të Tij. Gjithçka që profetët flasin në emër të Tij është e vërteta e sigurt, që nuk mund të vihet në dyshim. E nëse Allahu nuk ua ka treguar të dërguarve të Tij diçka, atëherë nuk ka krijesë tjetër që ta dijë.Sa qartë shikon Ai(gjithçka)dhe sa mirë dëgjon Ai(gjithçka)! -Kjo është një fjali habitore, që tregon madhështinë dhe gjithëpërfshirjen e diturisë, shikimit dhe dëgjimit të Zotit. Allahu shikon dhe dëgjon gjithçka. Allahu e thotë këtë pasi na tregoi për dijen e Tij gjithëpërfshirëse dhe absolute. Pastaj i Madhëruari na njofton se Ai është mbrojtësi e rregulluesi i të gjitha çështjeve të botës. Ai është Mbrojtësi, Kujdestari dhe i Dashuri i besimtarëve, që kujdeset për ta në mënyrë të veçantë. Ai i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe ua lehtëson çështjet. Ai i ruan e i shpëton ata nga vështirësitë e vuajtjet dhe i ruan nga devijimet. Allahu i Madhëruar përmend këtu dy llojet e përkujdesjes: të përgjithshmen dhe të posaçmen. E dyta është vetëm për të zgjedhurit e Tij, siç thuhet në vijim:Përveç Tij(Allahut) ata(njerëzit)nuk kanë asnjë Mbrojtës. -Ishte Allahu Ai që u kujdes për të rinjtë e shpellës, me butësinë, mëshirën dhe bujarinë e Tij. Këtë çështje nuk ia la në dorë asnjë krijese të Tij.Në Vendimin e Tij nuk mund t’i përzihet askush. -Këtu bëhet fjalë për ligjin e Tij të vendosur për krijesat, që ata ta zbatojnë. Ai është i vetmi që i vendos ligjet e krijimit dhe të funksionimit të kësaj bote, por edhe ligjet e dispozitat, sipas të cilave krijesat duhet të jetojnë. Ai është Ligjvënësi për krijesat. Ai projekton gjithçka me kaderin e Tij, pastaj e krijon atë dhe e bën të ekzistojë dhe të funksionojë në krijimin e Tij. Allahu rregullon dhe mbikqyr funksionimin e gjithçkaje në këtë botë. Është Allahu, gjithashtu, që u vendos krijesave ligjin dhe rregullat e besimit dhe të fesë. Ai vendos urdhëresat dhe ndalesat, si dhe kufijtë ku duhet të qëndrojnë. Është Ai që ka vendosur ligjin e shpërblimit dhe të ndëshkimit, në varësi të zbatimit ose jo të dispozitave të Tij. Allahu na tregon se vetëm Ai i di fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe se krijesat nuk mund të dinë asgjë rreth këtyre të fshehtave ndryshe, por veçse përmes rrugës që Ai ka dashur, pra, përmes shpalljeve dhe profetëve. Duke qenë se Kur’ani përmban shumë nga këto fshehtësi, Allahu i Madhëruar thotë:
18:27Page 296
وَٱتۡلُ مَآ أُوحِيَ إِلَيۡكَ مِن كِتَابِ رَبِّكَۖ لَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَٰتِهِۦ وَلَن تَجِدَ مِن دُونِهِۦ مُلۡتَحَدٗا ٢٧
And recite, [O Muḥammad], what has been revealed to you of the Book of your Lord. There is no changer of His words, and never will you find in other than Him a refuge.
Lexo atë që të është shpallur ty nga Libri i Zotit tënd! -Et-tilâuetuvjen me kuptimin “lexim”, por vjen edhe me kuptimin “ndjekje e pasim rigorozisht” i diçkaje. Kështu, Allahu na urdhëron që ta pasojmë rigorozisht Kur’anin, që ia shpalli Profetit. Ky pasim duhet të mbështetet mbi njohjen e thellë të kuptimeve të këtij Libri. Ngjarjet që rrëfehen në të duhet të besohen, ndërsa porositë e tij duhet të zbatohen. Kufijtë dhe ndalesat e tij duhet të respektohen. Askush nuk mund ta ndryshojë Kur’anin. Askush nuk mund ta cenojë vërtetësinë e rrëfimeve dhe drejtësinë e ligjeve të Kur’anit. Ky Libër ka gradën më të lartë të bukurisë dhe vërtetësisë.Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Tij... -Duke qenë se janë të përkryera në vërtetësinë dhe drejtësinë që kumtojnë, ajetet e Kur’anit janë të sigurta nga ndryshimi dhe tjetërsimi. Kjo mund të ndodhte vetëm nëse do të kishte mangësi. Ky ajet është një lavdërim për vlerën e lartë të Kur’anit dhe nxitje për t’u përkushtuar në leximin, studimin dhe pasimin e tij.... dhe ti nuk do të mund të gjesh asnjë strehë(e mbrojtje) përveçse tek Ai. -Përveç Zotit tënd, nuk ke për të gjetur strehim e mbrojtje dhe as ndihmë e mbështetje. Duke qenë se Allahu është i vetmi që ofron mbrojtje e strehim nga çdo e keqe dhe i vetmi që të mbështet për arritjen e çdo të mire, atëherë është detyrë që ta njësojë Atë si të vetmin Zot të denjë për t'u adhuruar, tek i cili shpreson dhe të cilit i druhet. Zoti është i vetmi të cilit duhet t’ia kesh frikën haptazi e fshehtazi. Krijesat janë tërësisht të varura dhe të varfra ndaj Tij në çdo aspekt e në çdo gjendje. Vetëm Atij i duhen drejtuar të gjitha lutjet, me të dyja mënyrat e të luturit, për të gjitha çështjet.
18:28Page 297
وَٱصۡبِرۡ نَفۡسَكَ مَعَ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ رَبَّهُم بِٱلۡغَدَوٰةِ وَٱلۡعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجۡهَهُۥۖ وَلَا تَعۡدُ عَيۡنَاكَ عَنۡهُمۡ تُرِيدُ زِينَةَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَلَا تُطِعۡ مَنۡ أَغۡفَلۡنَا قَلۡبَهُۥ عَن ذِكۡرِنَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ وَكَانَ أَمۡرُهُۥ فُرُطٗا ٢٨
And keep yourself patient [by being] with those who call upon their Lord in the morning and the evening, seeking His face [i.e., acceptance]. And let not your eyes pass beyond them, desiring adornments of the worldly life, and do not obey one whose heart We have made heedless of Our remembrance and who follows his desire and whose affair is ever [in] neglect.1
Allahu i Madhëruar i përcjell Profetit të Tij të dashur një urdhër shumë të rëndësishëm. Dhe, sigurisht, ky është një urdhër për të gjithë popullin, sepse Muhamedi (a.s) është modeli i tyre më i mirë në zbatimin e urdhrave. Ky urdhër ka të bëjë me sjelljen me besimtarët dhe mënyrën e trajtimit të tyre:Bëj durim e qëndro vetëm me ata që e lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje e që kanë për qëllim kënaqësinë e Tij... -Bëhu i durueshëm dhe qëndro gjithmonë dhe vetëm me besimtarët, të cilët - siç i përshkruan Zoti - e lusin Atë mëngjes e mbrëmje. Ata i luten Zotit dhe e adhurojnë, duke kërkuar ta kënaqin Atë. Siç shihet, Allahu i ka përshkruar këta besimtarë se e adhurojnë Atë dhe janë të sinqertë vetëm për të kënaqur Atë me çdo punë e adhurim që i përkushtojnë. Ky është një urdhër i qartë për t’u shoqëruar me besimtarë të sinqertë e vepërmirë. Madje është urdhër për t’u përpjekur fort dhe me durim, për të qëndruar dhe për t'u shoqëruar vetëm me ta. Ata duhet ë jenë shoqëruesit e vetëm dhe më të mirë të besimtarit, edhe nëse janë të varfër e jo me pozitë ndër njerëz. Të shoqëruarit me ta ka dobi të shumta dhe të panumërta, që kurrsesi nuk duhen neglizhuar për asnjë lloj shkaku:...dhe mos i hiq sytë prej tyre e të kërkosh stolitë e kësaj bote! -Kurrë mos e largo vëmendjen nga ata, që janë të zgjedhur! Mos iu largo shoqërimit me ta dhe të rendësh pas kënaqësive të kësaj bote! Kjo është shumë e dëmshme dhe nuk të ofron asnjë lloj dobie. Kjo gjë ndërpret dhe cenon shumë mirësitë e besimit dhe fesë. Kjo sjellje e lidh zemrën me kënaqësitë e kësaj bote dhe atëherë të gjitha mendimet dhe planet do të lidhen me këtë jetë. Rrjedhimisht, do të zbehet në zemër dashuria dhe malli për ahiretin. Mos harro asnjë çast se stolitë e kësaj bote janë shumë joshëse për njeriun. Ato e dehin mendjen dhe e pushtojnë zemrën, duke bërë të harrojë Zotin. Dalëngadalë e pa kuptuar, kjo zemër e dehur përkushtohet vetëm për të plotësuar dëshirat vetjake, duke humbur më kot kohën, që është aq e vyer. Në këtë mënyrë, njeriu i shkatërron punët dhe çështjet e tij dhe zhytet gradualisht në dëshpërimin e përjetshëm. Kjo është arsyeja që Allahu i Madhëruar na tërheq vëmendjen që të mos mashtrohemi nga kënaqësitë e kësaj bote, duke thënë:Mos iu bind atij që ia kemi shkujdesur zemrën prej përmendjes Sonë dhe i është dhënë epshit të vet, sepse puna e tij ka mbaruar! -Për arsye se njerëz të tillë e harrojnë Allahun, Ai i ndëshkoi ata duke ua lënë zemrat të zhyten edhe më tepër në plotësimin e dëshirave dhe t’i largohen adhurimit të Tij. Kështu, ata nuk e kujtojnë dhe nuk e madhërojnë Zotin e tyre, përmes adhurimeve që Ai ua ka treguar përmes Shpalljes. Përfundimi i të tillëve është i pashmangshëm, siç thotë Allahu: “çështja e tij ka mbaruar!” Tashmë epshet dhe dëshirat e tyre janë të vetmet që kanë rëndësi. Ata janë dorëzuar plotësisht para dëshirave të tyre. Për të plotësuar epshet e tyre, ata të mjerë sakrifikojnë gjithçka, edhe sikur të vuajnë a të vdesin. Në këtë mënyrë, ata e kanë epshin si zot të tyre, sepse i binden dhe i nënshtrohen veç atij, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër kuranor: “A e ke parë atë që, me vetëdije, dëshirat e veta i konsideron si zot?! Allahu, me urtësinë e Tij, e ka humbur atë nga rruga e drejtë, ia ka bllokuar të dëgjuarit dhe zemrën dhe mbi sytë e tij ka vënë perde. Përveç Allahut, kush tjetër mund ta udhëzojë atë?! A nuk e kuptoni?!” Duke zgjedhur dëshirat e vetes si zot, njeriu rrënon jetën dhe fenë e tij, prandaj të tillë njerëzve është e ndaluar t’u bindesh dhe t’i pasosh. Ata ftojnë edhe të tjerët në gjërat e poshtra, ku janë zhytur vetë. Nga ajeti kuptohet se ai që e meriton më shumë që t’i bindesh e ta pasosh është ai që e ka mbushur zemrën me dashuri për Allahun. Kjo dashuri duket qartë në fjalët që ai thotë dhe në adhurimet e shumta që i kushton Zotit. Ai në çdo çast kujton Zotin. Ai gjithmonë synon kënaqësinë e Allahut dhe i jep përparësi asaj kundrejt çdo lloji tjetër kënaqësie, të vetes së tij apo të të tjerëve. Kështu, atë e sheh gjithmonë të kujdesshëm me kohën dhe shfrytëzimin e saj. Ai e mbush kohën me ato fjalë e vepra që rregullojnë marrëdhëniet e tij me Zotin. Ai është sistematik, i përqendruar dhe i paluhatshëm në rrugën e tij. Duke përmirësuar veten e vet, ai nuk harron që të kujdeset edhe për të tjerët, që edhe ata ta arrijnë mirësinë që gëzon ai. Kështu, një njeri i tillë e meriton që të pasohet si imam. Durimi i përmendur në këtë ajet e për të cilin jemi urdhëruar që ta plotësojmë është durimi në bindje ndaj Zotit, i cili është grada më e lartë e durimit. Duke plotësuar dhe forcuar këtë lloj durimi, plotësohen e forcohen të gjitha llojet e tjera të durimit.Nga ajeti kuptohet se është e pëlqyeshme që në dy skajet e ditës të shtohen sa më shumë adhurimet, kujtimi i Zotit, lutjet e përkushtimet, sepse Allahu i lavdëron ata që i kryejnë këto veprime. Në qoftë se Allahu i lëvdon ata që e kryejnë një vepër të caktuar, kjo tregon se Allahu e pëlqen edhe atë vepër. Po ashtu, nëse Allahu thotë që e do një vepër, atëherë Ai nxit që të kryhet ajo vepër.Llojet e durimit: Durim do të thotë tanënshtrosh veten që të pranojë ato gjëraqë ajo i urren. Në fakt, ka tri lloje durimi:1. Durimi që tregohet në bindjen ndajAllahut të Lartësuar, derisa të zbatoshçdo urdhër të Tij.2. Durimi që duhet të tregojmë për t`ularguar nga haramet dhe për të mosshkelur kufijtë e Allahut.3. Durimi gjatë ngjarjeve të dhimbshme,të cilat Allahu i Lartësuar i ka përcaktuarpër ne, duke i pranuar ato me zemër tëkënaqur dhe duke mos shprehur as më tëvoglin zemërim rreth tyre.
18:29Page 297
وَقُلِ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكُمۡۖ فَمَن شَآءَ فَلۡيُؤۡمِن وَمَن شَآءَ فَلۡيَكۡفُرۡۚ إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا لِلظَّٰلِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمۡ سُرَادِقُهَاۚ وَإِن يَسۡتَغِيثُواْ يُغَاثُواْ بِمَآءٖ كَٱلۡمُهۡلِ يَشۡوِي ٱلۡوُجُوهَۚ بِئۡسَ ٱلشَّرَابُ وَسَآءَتۡ مُرۡتَفَقًا ٢٩
And say, "The truth is from your Lord, so whoever wills - let him believe; and whoever wills - let him disbelieve." Indeed, We have prepared for the wrongdoers a fire whose walls will surround them. And if they call for relief, they will be relieved with water like murky oil, which scalds [their] faces. Wretched is the drink, and evil is the resting place.
Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj... -Thuaju njerëzve, o Muhamed, se Kur’ani është e vërteta e sigurt e sjellë nga Zoti juaj. Tashmë është qartësuar udha e drejtë nga humbja, e vërteta nga gënjeshtra. Tashmë janë të qarta cilësitë e të lumturve dhe cilësitë e të dëshpëruarve. Të gjitha këto Allahu i Madhëruar i qartësoi përmes Shpalljes që ia dha të Dërguarit të Tij. Duke qenë se të gjitha këto janë bërë të qarta, atëherë ju nuk duhet të kini asnjë dyshim rreth së vërtetës dhe duhet të bëni zgjedhjen e drejtë. Zgjedhja është në dorën tuaj.... e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. -Këto janë dy rrugët e vetme që njeriu mund të zgjedhë. Suksesi varet nga Zoti. Një gjë është e sigurt: Allahu i Madhëruar i dha njeriut vullnet të mjaftueshëm që të zgjedhë lirisht e brenda mundësive të tij ose imanin, ose kufrin, ose të mirën, ose të keqen. Nëse zgjedh besimin e drejtë, atëherë atij do t’i lehtësohet rruga drejt së mirës dhe së vërtetës. E nëse e refuzon ftesën e Zotit, atëherë ai nuk do të ketë asnjë arsyetim e justifikim para Zotit. Askush nuk e detyron që të besojë, sikurse thotë i Madhëruari: “Nuk ka detyrim në fe. Është sqaruar e vërteta nga e kota. Kush e braktis tagut-in dhe beson në Allahun, ai është kapur pas lidhjes më të fortë, e cila kurrë nuk këputet. Allahu dëgjon e di gjithçka. Allahu është Mbrojtësi (i dashur) i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë, kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite, për t'i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare 256, 257]. Atëherë, kuptoje mirë! Kur Allahu thotë: “…kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë!", kjo nuk do të thotë që njeriu është i çliruar nga detyrimet dhe përgjegjësia, sido që të veprojë. Përkundrazi, kjo duhet kuptuar si kërcënim i ashpër nga Zoti për atë që zgjedh mohimin, pasi i është sqaruar plotësisht e vërteta. Gjithashtu, është gabim të kuptohet nga ky ajet se duhet të heqësh dorë nga lufta kundër atyre që nuk besojnë. Pastaj i Madhëruari përmend përfundimin e të dy grupeve:Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, -Këta kanë qenë të zhytur në padrejtësi të shumta, duke filluar nga mohimi i Zotit, mosbindja ndaj Tij dhe shkelja e kufijve të Tij. Për këta, Allahu ka përgatitur një zjarr të madh, muret e të cilit rrethojnë jobesimtarët. Ata nuk mund të gjejnë asnjë hapësirë për të shpëtuar, sepse zjarri përvëlues i mbështjell nga çdo anë.e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë(i nxehtë)si bakër i shkrirë që do t'ua përvëlojë fytyrat. -Ata kërkojnë ujë, për të shuar etjen e madhe, që ua copëton grykën dhe barkun. Por për të shuar etjen, atyre u jepet: “…ujë si katran, që përzhit fytyrën.” Pra, ai është si plumb i shkrirë ose vaj i përvëluar, për shkak të nxehtësisë së madhe të tij. Aq i nxehtë është, saqë Allahu thotë: “…ua përzhit fytyrën.” Vetëm afshi i tij i nxehtë ua përvëlon fytyrën, kur afrohen. Atëherë, si mendon se do t’ua bëjë zorrët dhe barkun, kur ata ta gëlltisin?! Allahu thotë: “…atyre që nuk besojnë, u qepen rroba prej zjarri e u hidhet ujë i valë mbi koka. Me atë u shkrihet gjithçka që u gjendet në bark dhe lëkurat." [Haxh 19, 20].Sa e tmershme është ajo pije! -Kjo është pije shumë e keqe për të shuar etjen dhe për të larguar pak ndëshkimin. Jo vetëm që nuk ua largon etjen, por do t’ua shtojë edhe më shumë dhimbjen dhe ndëshkimin.Sa vend i keq është ai!”. -Zjarri është një vend shumë i keq për të gjetur qetësi dhe çlodhje. Atje nuk ka çlodhje e qetësi, por ka dënim shumë të madh e rraskapitës, që nuk pakësohet e as lehtësohet asnjë çast. Ata qëndrojnë atje të pashpresë dhe kurrë nuk shohin ndonjë të mirë. Atë vend dhe banorët e tij i ka lënë të braktisur Mëshirëploti, ashtu sikurse ata e harruan Atë dhe braktisën besimin në Të. Pastaj pëmendet grupi i dytë:
18:30Page 297
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ إِنَّا لَا نُضِيعُ أَجۡرَ مَنۡ أَحۡسَنَ عَمَلًا ٣٠
Indeed, those who have believed and done righteous deeds - indeed, We will not allow to be lost the reward of any who did well in deeds.
Le ta dinë Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, se Ne nuk do ia humbim shpërblimin atij që është bamirës. -Këta fatlumë kanë dy cilësi të domosdoshme. Së pari, ata kanë një besim të saktë e të drejtë. Ata besojnë Allahun, në melekët, librat dhe profetët e Tij, Ditën e Gjykimit dhe caktimin e së mirës dhe së keqes vetëm prej Tij. Ata i besojnë këto shtyllat e besimit ashtu si duhen besuar. Gjithashtu, ata bëjnë vepra të mira duke e adhuruar Zotin përmes riteve të detyrueshme dhe ato të pëlqyeshme. Allahu i Madhëruar thekson se ata “bëjnë vepra të mira”. Vepër e mirë është ajo që plotëson dy kushte: Të bëhet duke synuar kënaqësinë e Allahut. Të bëhet sipas porosive dhe Shpalljes së Allahut. Këto lloj veprash janë të mira, të cilat Zoti nuk i humbet. Përkundrazi, Ai do t’i ruajë ato dhe do t’ua japë të plotë shpërblimin. Në varësi të përpjekjeve të tyre dhe sinqeritetit, ata marrin nderimin dhe mirësitë nga Zoti.
18:31Page 297
أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ جَنَّٰتُ عَدۡنٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهِمُ ٱلۡأَنۡهَٰرُ يُحَلَّوۡنَ فِيهَا مِنۡ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٖ وَيَلۡبَسُونَ ثِيَابًا خُضۡرٗا مِّن سُندُسٖ وَإِسۡتَبۡرَقٖ مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِۚ نِعۡمَ ٱلثَّوَابُ وَحَسُنَتۡ مُرۡتَفَقٗا ٣١
Those will have gardens of perpetual residence; beneath them rivers will flow. They will be adorned therein with bracelets of gold and will wear green garments of fine silk and brocade, reclining therein on adorned couches. Excellent is the reward, and good is the resting place.
Ata e kanë vendin në Xhenetin e Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen me byzylykë floriri dhe do të veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë(të qëndisur). Atje do të qëndrojnë të mbështetur në shtretër(të lartë). -Për ata që kanë besim korrekt, sinqeritet dhe vepra të mira, janë premtuar kopshte të larta, të mbushura me pemë. Aq të dendura janë ato pemë, saqë i fshehin e mbulojnë tërësisht banorët poshtë tyre. Të shumtë janë edhe lumenjtë që rrjedhin nëpër ato pyje e kopshte të dendura. Ato rrjedhin pranë pemëve të hijshme dhe pranë ndërtesave të larta. Stolitë e banorëve do të jenë prej floriri të kulluar, ndërsa veshjet do t’i kenë prej mëndafshi jeshil, të trashë e të hollë. Ata do të qëndrojnë të zbukuruar e të mbuluar me rroba shumë të bukura. El eraikjanë shtretërit e stolisur dhe me mbulesa shumë të shtrenjta e të veçanta. Në përmendjen e faktit se ata qëndrojnë të mbështetur në shtretër të zbukuruar, kuptohet se ata janë në rehati të plotë dhe janë të çliruar tërësisht nga çdo lloj lodhjeje e pakënaqësie. Shërbëtorët vrapojnë mes tyre për t’u shërbyer gjithçka që dëshirojnë. Këto lloj kënaqësish bëhen edhe më të bukura nga fakti se do të jenë të përjetshme dhe gjithmonë në shtim e zbukurim. Për këtë vend, Allahu thotë:Sa shpërblim i mrekulleshëm! Sa vend i bukur është ai! -Sa i mirë është shpërblimi i vepërmirëve. Ai është vendi më i mirë ku mund të qetësoshesh dhe të gjesh kënaqësinë dhe lumturinë. Atje do të kënaqen me gjithçka që ua kënaq shpirtin dhe sytë. Shpirtin e kanë të mbushur me lumturi, që kurrë nuk largohet. Sytë u qeshin dhe shprehin kënaqësinë që përjetojnë në çdo çast. E çfarë vendi mund të jetë më i mirë se ky, që ka mirësi e kënaqësi të përjetshme?! Më i pakëti në pasuri atje është një njeri i cili edhe sikur të udhëtonte mes pyjeve, kopshteve e kështjellave të tij për një mijë vjet nuk do t’i kalonte dot të gjitha. Ai do të lumturohet dhe do të mendojë se nuk ka më të lumtur se ai. Atij i plotësohen të gjitha ato që ka ëndërruar të ketë. Madje, edhe kur ëndrrat e dëshirat mbarojnë, Allahu i shton të tjera, që besimtari as i ka menduar ndonjëherë. Pas gjithë këtyre, mirësitë e kënaqësitë vazhdojnë të shtohen e zbukurohen çdo ditë që besimtari kalon në Xhenet. E lusim Allahun Bujar që të mos na privojë nga mirësitë e Tij të shumta, për shkak të sherrit dhe ligësive të veprave tona të mangëta dhe gjynaheve. Nga ajeti kuptohet se stolitë e arta në Xhenet do të përdoren nga femrat dhe nga meshkujt. Kjo vlen edhe për mëndafshin. Në një ajet tjetër thuhet: “Atje do të stolisen me rrathë të artë dore dhe do të veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë.” Po kështu thuhet edhe në një hadith të saktë.
18:32Page 297
۞ وَٱضۡرِبۡ لَهُم مَّثَلٗا رَّجُلَيۡنِ جَعَلۡنَا لِأَحَدِهِمَا جَنَّتَيۡنِ مِنۡ أَعۡنَٰبٖ وَحَفَفۡنَٰهُمَا بِنَخۡلٖ وَجَعَلۡنَا بَيۡنَهُمَا زَرۡعٗا ٣٢
And present to them an example of two men: We granted to one of them two gardens of grapevines, and We bordered them with palm trees and placed between them [fields of] crops.
Tregoju atyre si shembull historinë e dy njerëzve! -Allahu i Madhëruar e porositi Profetin e Tij që t’u tregonte njerëzve shembullin e dy njerëzve: njëri ishte mirënjohës i bindur e i nënshtruar ndaj Allahut dhe tjetri mohues i mirësive të Tij. Pastaj të tregonte përfundimin e sjelljes së tyre, bashkë me ndëshkimin në të dyja jetët. Qëllimi është që njerëzit të nxjerrin mësime nga ngjarja e këtyre dy njerëzve. Nuk ka rëndësi se cilët ishin ata burra konkretisht dhe në çfarë kohe e vendi jetuan ata. Ajo që ka rëndësi është përmbajtja e kësaj historie. Trajtimi i çështjeve të panevojshme është i tepruar dhe pa vend. Njëri nga dy burrat ishte mohues i mirësive të shumta të Zotit. Allahu i kishte dhuruar atij dy kopshte të bukura dhe të begata me rrush. Zoti thotë:Njërit prej tyre Ne i dhamë dy kopshte rrushi(vreshta)dhe ato i rrethuam me hurma, e midis tyre kishte(fusha me)bimë të tjera. -Kopshtet ishin plot me pemë e fruta, por më të spikaturat ishin rrushi dhe hurma. Rrushi ishte në qendër, ndërsa hurmat ishin përreth kopshteve. Bukuria e tyre ishte e jashtëzakonshme. Hurmat ishin në pjesën e jashtme të kopshteve, që të rriheshin sa më shumë nga era dhe dielli. Kështu do të jepnin më shumë prodhime cilësore. Mes pemëve kishte edhe bimësi të tjera. Allahu thotë se kopshtet jepnin prodhim të shumëfishtë.
18:33Page 297
كِلۡتَا ٱلۡجَنَّتَيۡنِ ءَاتَتۡ أُكُلَهَا وَلَمۡ تَظۡلِم مِّنۡهُ شَيۡـٔٗاۚ وَفَجَّرۡنَا خِلَٰلَهُمَا نَهَرٗا ٣٣
Each of the two gardens produced its fruit and did not fall short thereof in anything. And We caused to gush forth within them a river.
Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa asnjë mangësi. Midis tyre Ne bëmë të rrjedhë një lumë. -Asnjë frut nuk ishte skarco, që të shkonte dëm. Në të dyja anët e kopshteve rridhte ujë i bollshëm, prandaj frutat ishin të mëdha e me bollëk, saqë degët e pemëve vareshin poshtë. Ato nuk kishin asnjë sëmundje. Për këtë arsye, ky burrë filloi të krenohej e lavdërohej me pasurinë e tij, duke harruar ahiretin dhe punën për të.
18:34Page 297
وَكَانَ لَهُۥ ثَمَرٞ فَقَالَ لِصَٰحِبِهِۦ وَهُوَ يُحَاوِرُهُۥٓ أَنَا۠ أَكۡثَرُ مِنكَ مَالٗا وَأَعَزُّ نَفَرٗا ٣٤
And he had fruit, so he said to his companion while he was conversing with him, "I am greater than you in wealth and mightier in [numbers of] men."
Ai pati prodhime të shumta. Duke iu krenuar, i tha shokut të vet(besimtar): “Unë kam pasuri më shumë sesa ti dhe kam krah më të fortë.” -Ky burrë i pasur, gjatë bisedave të përditshme, iu mburr shokut të vet besimtar për pasurinë, krahun e punës dhe farefisit që kishte. Një sjellje e tillë ishte injorancë e thellë. E çfarë kuptimi ka të lëvdohesh për diçka që është jashtë teje e që nuk tregon ndonjë vlerë personale për t’u respektuar?! Kjo i ngjan mburrjes së një fëmije me ëndrrat e tij, që nuk kanë lidhje me realitetin. Por, sikur të mos mjaftonte mburrja, ai vazhdoi edhe me një gjynah tjetër, duke gjykuar me injorancën e tij dhe duke treguar mosbesim në premtimin e Zotit:
18:35Page 298
وَدَخَلَ جَنَّتَهُۥ وَهُوَ ظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ قَالَ مَآ أَظُنُّ أَن تَبِيدَ هَٰذِهِۦٓ أَبَدٗا ٣٥
And he entered his garden while he was unjust to himself.1 He said, "I do not think that this will perish - ever.
Kur ai hyri në kopshtin e vet(së bashku me besimtarin), duke dëmtuar vetveten(me mosbesim)tha: “Unë nuk mendoj se kjo (pasuri) do të shkatërrohet ndonjëherë. -Nuk mendoj se do të më humbë pasuria ndonjëherë. Kjo tregon se ai njeri u kënaq tej mase me këtë botë, gjeti prehje në të, derisa mohoi edhe ringjalljen para Zotit, duke thënë:
18:36Page 298
وَمَآ أَظُنُّ ٱلسَّاعَةَ قَآئِمَةٗ وَلَئِن رُّدِدتُّ إِلَىٰ رَبِّي لَأَجِدَنَّ خَيۡرٗا مِّنۡهَا مُنقَلَبٗا ٣٦
And I do not think the Hour will occur. And even if I should be brought back to my Lord, I will surely find better than this as a return."
Unë nuk besoj se Ora(e kjametit)do të vijë ndonjëherë. Por edhe nëse do të më kthejnë te Zoti im, pa dyshim do të gjej diçka edhe më të mirë se kjo(pasuri).” -Nuk besoj se Kijameti do të ndodhë ndonjëherë, por edhe nëse ndodh që të ringjallemi, - thoshte ky i paditur, - unë do të jem përsëri mirë, madje më mirë se me këto dy kopshte. Në fjalët e tij shihet qartë një lloj qesëndie për premtimin e Zotit. Sigurisht, ky konsiderohet si mohimi më i shëmtuar. Megjithatë, ka mundësi që ai të mendonte vërtet kështu, për shkak të injorancës së thellë dhe mungesës së logjikës. Kështu mund të mendojnë vetëm njerëzit me mendje të ngushtë dhe të mangët, sepse nuk ka asnjë lidhje mes zotërimit të të mirave në këtë botë dhe të mirave të ahiretit. Vallë, nëse dikush ka të mira në këtë botë, kjo do të thotë se duhet të ketë edhe në ahiret?! Përkundrazi, në të shumtën e rasteve, Allahu i Madhëruar ua largon këtë botë të dashurve të Tij dhe ua jep armiqve të fesë, të cilët nuk do të kenë pjesë në ahiret. Sidoqoftë, duket se ai njeri e dinte mirë realitetin e gjërave dhe vërtetësinë e ringjalljes. Ne gjykojmë se ai i tha ato fjalë në formë talljeje, sepse Allahu thotë: “Kur ai hyri në kopshtin e vet (së bashku me besimtarin), duke dëmtuar vetveten…”. Pra, e përshkroi si dhalim - të padrejtë. Nga kjo kuptojmë se ajo sjellje arrogante ishte shenjë e inatit dhe ligësisë së tij, shenjë e mosbesimit dhe shpërfilljes së të vërtetës.
18:37Page 298
قَالَ لَهُۥ صَاحِبُهُۥ وَهُوَ يُحَاوِرُهُۥٓ أَكَفَرۡتَ بِٱلَّذِي خَلَقَكَ مِن تُرَابٖ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٖ ثُمَّ سَوَّىٰكَ رَجُلٗا ٣٧
His companion said to him while he was conversing with him, "Have you disbelieved in He who created you from dust and then from a sperm-drop and then proportioned you [as] a man?
Shoku i tij besimtar e këshillon, duke i kujtuar gjendjen fillestare, kur Zoti e solli në botë:Shoku i vet(besimtar)- duke e qortuar - i tha: “A e mohove Atë që të krijoi nga dheu, pastaj nga një pikë uji dhe pastaj të bëri njeri të plotë?” -Është Zoti që të bëri të ekzistosh nga hiçi dhe që përkujdeset për ty në çdo çast të jetës tënde. Ai të ka dhuruar mirësi, derisa u burrërove fizikisht dhe mendërisht. Është pikërisht Allahu Ai që t’i lehtësoi rrugët e mirësive të kësaj bote. Të gjitha këto begati nuk i arrite me forcat dhe mundin tënd, por me bujarinë e Allahut, që dhuron pa masë. Prandaj mendohu pak, o njeri! Si është e mundur që të mohosh Zotin, që të krijoi në fillim nga dheu (Ademin), pastaj nëpërmjet farës së mashkullit? Nga një krijesë e dobët, Ai të bëri burrë. Si është e mundur që të mohosh dhe të tregohesh mosmirënjohës ndaj mirësive të Tij? Jo vetëm kaq, por ti mohon edhe madhështinë e Zotit kur pretendon se Ai nuk do të të ringjallë. Pastaj guxon dhe të tallesh duke thënë se, edhe sikur të të ringjallë, Ai do të të japë më tepër sesa kopshtet e tua këtu në botë. Këto janë qëndrime dhe fjalë të papranueshme dhe të dënueshme. Duke parë vazhdimësinë e jobesimtarit në kufër dhe padrejtësi, besimtari shprehu atë që ndjente në zemrën e tij. Ai tregoi mirënjohjen ndaj Zotit dhe shfaqi besimin e tij të vërtetë dhe të drejtë. Kështu duhet të veprojë besimtari, kur përballet me dyshime mbi besimin e tij. Ai tha:
18:38Page 298
لَّٰكِنَّا۠ هُوَ ٱللَّهُ رَبِّي وَلَآ أُشۡرِكُ بِرَبِّيٓ أَحَدٗا ٣٨
But as for me, He is Allāh, my Lord, and I do not associate with my Lord anyone.
Por unë besoj se Allahu është Zoti im dhe unë nuk i bëj shok Zotit tim askënd." -Unë pranoj, pohoj me bindje dhe besoj se Allahu është Zoti im, Krijuesi, Furnizuesi dhe Rregulluesi i çështjeve të mia. Ai është i vetëm në aspektin e rububije-s. Gjithashtu, unë e adhuroj Zotin si një të vetëm dhe i nënshtrohem me bindje veç Atij. Unë nuk i shoqëroj asnjë krijesë Allahut në adhurimet që ia dedikoj. Pastaj i kujton atij se besimi i vërtetë dhe Islami janë mirësitë më të mëdha, edhe sikur të kesh pak pasuri dhe pasardhës. Çdo mirësi tjetër veç tyre do të zhduket një ditë. Nëse nuk shfrytëzohen në funksion të imanit dhe islamit, në fakt ato janë fatkeqësi që çojnë në ndëshkim e dëshpërim.
18:39Page 298
وَلَوۡلَآ إِذۡ دَخَلۡتَ جَنَّتَكَ قُلۡتَ مَا شَآءَ ٱللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِٱللَّهِۚ إِن تَرَنِ أَنَا۠ أَقَلَّ مِنكَ مَالٗا وَوَلَدٗا ٣٩
And why did you, when you entered your garden, not say, 'What Allāh willed [has occurred]; there is no power except in Allāh'? Although you see me less than you in wealth and children,
Përse nuk the kur hyre në kopshtin tënd: “Mâ shâell-llâh, lâ ku-uete il-lâ bil-lâh.” – "Çfarë do Allahu bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Allahut.". Edhe pse me sheh se unë kam më pak pasuri dhe fëmijë sesa ty, unë pres që Zoti im të më japë diçka më të mirë se kopshti yt! -O mohues i Zotit, edhe pse më sheh që jam më i varfër në pasuri dhe fëmijë, dije se ajo që gjendet tek Zoti është më e mirë dhe e përjetshme. Mirësitë dhe bujaria e shpresuar nga Allahu është më e mirë se e gjithë bota dhe ç’ka në të. Por kjo mirësi arrihet veçse me iman dhe Islam. Me këtë gëzohen të mençurit dhe të urtët.
18:40Page 298
فَعَسَىٰ رَبِّيٓ أَن يُؤۡتِيَنِ خَيۡرٗا مِّن جَنَّتِكَ وَيُرۡسِلَ عَلَيۡهَا حُسۡبَانٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فَتُصۡبِحَ صَعِيدٗا زَلَقًا ٤٠
It may be that my Lord will give me [something] better than your garden and will send upon it a [disastrous] penalty from the sky, and it will become a smooth, dusty ground,
Ndërsa për kopshtin tënd pres ndonjë fatkeqësi nga qielli e ai të gdhijë i rrafshuar.” -Frikësohu, se për shkak të padrejtësisë dhe vetëmashtrimit, Zoti mund të dërgojë në kopshtet e tua ndonjë goditje nga qielli dhe t’i shndërrojë në djerrina, me pemë të thata dhe fruta të shkatërruara.
18:41Page 298
أَوۡ يُصۡبِحَ مَآؤُهَا غَوۡرٗا فَلَن تَسۡتَطِيعَ لَهُۥ طَلَبٗا ٤١
Or its water will become sunken [into the earth], so you would never be able to seek it."
Ose t’i shterojë uji dhe ti mos e gjesh më kurrë. -Edhe uji mund të zhduket thellë në tokë, që ti të mos kesh asnjë mundësi për ta nxjerrë jashtë me asnjë mjet. Kjo ishte një lutje kundër mohuesit, që besimtari e bëri në shenjë zemërimi për shkeljen e të drejtës së Zotit prej mohuesit. Besimtari u lut për shkatërrim të atyre kopshteve, që e çuan atë njeri në vetëmashtrim e padrejtësi. Mbase kjo lutje mund të bëhej shkak që ai të kthehej i penduar te Zoti dhe të hapte sytë e të shihte të vërtetën dhe rrugën e drejtë. Dhe Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij:
18:42Page 298
وَأُحِيطَ بِثَمَرِهِۦ فَأَصۡبَحَ يُقَلِّبُ كَفَّيۡهِ عَلَىٰ مَآ أَنفَقَ فِيهَا وَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا وَيَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي لَمۡ أُشۡرِكۡ بِرَبِّيٓ أَحَدٗا ٤٢
And his fruits were encompassed [by ruin], so he began to turn his hands about [in dismay] over what he had spent on it, while it had collapsed upon its trellises, and said, "Oh, I wish I had not associated with my Lord anyone."1
Dhe kopshtet e tij u shkatërruan vërtet. -Kopshtet i goditi një ndëshkim përfshirës, që i shkatërroi plotësisht, me pemë, fruta e të gjitha. Dëshpërimi i pronarit të tyre qe shumë i madh.... Ai përplaste shuplakat për shpenzimet që kishte bërë në to. Ato u shkatërruan që në rrënjë, prandaj ai thoshte: “O i mjeri unë, sikur të mos i kisha bërë shok Zotit tim!” -Ai u dëshpërua shumë, sepse kishte shpenzuar shumë në të, e tani ishte shkatërruar tërësisht. Ai ndjeu keqardhje edhe për veprimin e tij të keq, sepse tha: “O i mjeri unë, sikur të mos i kisha bërë shok Zotit tim!”
18:43Page 298
وَلَمۡ تَكُن لَّهُۥ فِئَةٞ يَنصُرُونَهُۥ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَمَا كَانَ مُنتَصِرًا ٤٣
And there was for him no company to aid him other than Allāh, nor could he defend himself.
Atij nuk i doli ndonjë krah, që ta ndihmonte nga dënimi i Allahut, ndërkohë që edhe vetë nuk mundi ta ndalonte. -Më herët, ky i lëvdohej shokut duke thënë: “Unë kam pasuri dhe krah ndihmës më shumë sesa ti.” Por tani, të gjithë ata mbështetës u zhdukën dhe askush nuk iu gjend pranë kur i erdhi ndëshkimi. Ata e tradhtuan pikërisht në momentin kur kishte më shumë nevojë për ta. E si mund të dilte i fituar ai mbi caktimin e Zotit?! Kur Zoti vendos për diçka, askush nuk mund ta shmangë, edhe sikur të mblidhen gjithçka gjendet në qiej dhe në tokë. Megjithatë, mëshira e Allahut është e madhe, prandaj nuk është çudi që ai njeri të jetë penduar dhe të jetë përmirësuar. Ka mundësi që Allahu t’ia ketë mundësuar pendimin dhe t’ia ketë larguar arrogancën nga zemra. Kjo kuptohet se ai shfaqi keqardhje për shirkun dhe se Allahu ia kishte larguar shkakun e arrogancës dhe të shfrenimit. Gjithashtu, kur Allahu i dëshiron të mirën dikujt, ndodh që ia jep ndëshkimin që në këtë jetë dhe ia kursen në ahiret. Bujaria e mirësia e Allahut është shumë e madhe, saqë logjika e njeriut nuk mund ta konceptojë plotësisht. Vetëm i padrejti nuk e pranon këtë fakt. Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na tregoi se Ai e zbret ndëshkimin mbi ata që kalojnë kufijtë dhe i japin përparësi jetës së kësaj bote. Ai na mësoi gjithashtu, se nderimet e mirësitë u jepen atyre që kanë besim të pastër, bëjnë të mira, tregojnë mirënjohje për Allahun dhe i ftojnë edhe njerëzit në këtë rrugë të mbarë. Në të gjitha këto mësime tregohet se mbështetja dhe ndihma e vërtetë është ajo që vjen nga Allahu i Madhëruar. Kjo është ndihma e vetme që duhet shpresuar dhe që duhet të kujdesesh për ta arritur, prandaj Allahu thotë:
18:44Page 298
هُنَالِكَ ٱلۡوَلَٰيَةُ لِلَّهِ ٱلۡحَقِّۚ هُوَ خَيۡرٞ ثَوَابٗا وَخَيۡرٌ عُقۡبٗا ٤٤
There1 the authority is [completely] for Allāh, the Truth. He is best in reward and best in outcome.
Në të tilla sprova ndihma vjen vetëm nga Allahu, Zoti i Vërtetë . Ai është më i miri shpërblyes dhe Ai jep përfundimin më të mirë. -Dije se, nëse beson Allahun e Madhëruar dhe je i devotshëm ndaj Tij, atëherë je ndër ata që Ai do t’i ndihmojë e mbrojë me dashurinë e mëshirën e Tij, do t’i nderojë me bujarinë e Tij me shpërblime të pamata dhe do t’i shpëtojë nga çdo sprovë në këtë botë. Ndërsa ai që nuk beson Allahun dhe nuk i lë çështjet në dorën e Tij, ai është i mjerë dhe ka për të dështuar në të dyja jetët. Ai që është i urtë e kupton se ajo çfarë ofron Zoti është shpërblimi më i madh që mund të shpresohet. Ky shpërblim arrihet veçse me besim, devotshmëri dhe duke ia besuar Zotit çështjet e tua.- Në këtë ajet nxitemi për të nxjerë mësime nga gjendja e atij të mjeri, të cilit Allahu i pati dhënë shumë mirësi të kësaj bote. Por ato, në vend që të bëheshin shkak që ai të tregohej mirënjohës dhe adhurues i Zotit, e bënë atë që të hutohej në dëfrime dhe të harronte ahiretin, duke kaluar kufijtë.- Nga ajeti mësojmë se kushdo që bëhet i tillë, fundin e ka shkatërrim dhe dëshpërim, edhe nëse për njëfarë kohe mund të kënaqet me pasuritë e tij. Ai do të kënaqet për një kohë të shkurtër dhe do të vuajë shumë gjatë.- Gjithashtu, nëse njeriu sheh diçka të mirë te familja e pasuria e tij, këtë mirësi duhet t’ia njohë Atij që i ka dhuruar, pra, Allahut të Madhëruar dhe të thotë vazhdimisht, sa herë që i sheh dhe i kujton këto mirësi: “Mâ shâ Allâh! Lâ ku-uete il-lâ bil-lâh” / Çfarë do Allahu bëhet. S’ka fuqi pa ndihmën e Allahut. Në këtë mënyrë, ai i shpreh mirënjohjen Allahut për mirësitë e Tij dhe bëhet shkak që ato të ruhen, madje dhe të shtohen. Në ajet thuhet: ‘Kur hyre në kopshtin tënd, do të ishte më mirë për ty të kishe thënë: “Mâ shâ Allâh! Lâ ku-uete il-lâ bil-lâh.”- Ngushëllimi i atij që nuk ka shumë në këtë botë le të jetë meditimi për mirësitë që Allahu ka përgatitur në ahiret, sepse në Kur'an thuhet: “Edhe pse me sheh se unë kam më pak pasuri dhe fëmijë se sa ty, unë shpresoj që Zoti im të më japë diçka edhe më të mirë se kopshti yt…”.- Pasuria dhe fëmijët, nëse nuk janë shkak që t’i bindesh Allahut, nuk të sjellin asnjë dobi, sikurse ka thënë Allahu: “As pasuria dhe as fëmijët tuaj nuk ju afrojnë tek Ne. Afrohen vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Këta do të shpërblehen shumëfish për veprat e tyre dhe do të jenë në dhoma të larta e të sigurt”. [Fatir 37].- Lejohet të lutesh kundër atyre që kanë kaluar kufijtë dhe mohojnë Allahun për shkak të pasurisë dhe pushtetit, në mënyrë të veçantë nëse lëvdohen dhe tregohen kryeneç ndaj besimtarëve.- Ndihma e vërtetë është ajo që vjen prej Allahut. Shenjat e saj shfaqen veçse pasi realizohet kaderi i Zotit dhe i jepet çdokujt ajo që meriton me veprat e tij. Allahu thotë: “Në të tilla sprova, ndihma vjen vetëm nga Allahu Zoti i Vërtetë. Ai është më i miri shpërblyes dhe Ai jep përfundimin më të mirë.” Përfundimi i mirë u takon atyre që e kërkojnë dhe punojnë për ta arritur ndihmën e Allahut.
18:45Page 298
وَٱضۡرِبۡ لَهُم مَّثَلَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا كَمَآءٍ أَنزَلۡنَٰهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَٱخۡتَلَطَ بِهِۦ نَبَاتُ ٱلۡأَرۡضِ فَأَصۡبَحَ هَشِيمٗا تَذۡرُوهُ ٱلرِّيَٰحُۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ مُّقۡتَدِرًا ٤٥
And present to them the example of the life of this world, [its being] like rain which We send down from the sky, and the vegetation of the earth mingles with it1 and [then] it becomes dry remnants, scattered by the winds. And Allāh is ever, over all things, Perfect in Ability.
Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit në radhë të parë, dhe pastaj të gjithë atyre që janë trashëgimtarë të tij, me një porosi të vyer:Tregoju atyre shembullin e jetës së kësaj bote! -Jepu njerëzve një shembull të qartë të kësaj bote, që ata ta kuptojnë drejt atë. Duke medituar, ata do të arrijnë të shohin qartë edhe thelbin e kësaj bote. Nëse bëjnë një krahasim të saktë mes kësaj jete dhe jetës së përtejme, do t’i japin përparësi asaj që vërtet e meriton.Ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli dhe bima e tokës e thith atë. -Kjo botë është si ai shiu i dendur që bie në tokë dhe përthithet me etje nga bimët e saj. Kështu, në tokë çelin larmi lulesh e bimësh. Në këtë gjendje, ajo i kënaq ata që e shohin dhe që presin prodhim prej saj. Madje, ajo tërheq edhe vëmendjen e më të shkujdesurve. Por vjen një çast dhe asaj i ndodh diçka, që duhet të na bëjë të mendojmë mirë. Zoti thotë:Por më pas ajo bëhet si bar i thatë, që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për gjithçka. -Në çast, gjithë ajo bimësi e lule të bukura zhduken, toka shkretohet e mbushet me dhé e pluhur, me pamje të shëmtuar. Zemra ndihet e vetmuar dhe e trishtë kur sheh këtë panoramë pa jetë. E tillë është jeta e kësaj bote. Njeriu vetëkënaqet me rininë dhe forcën e tij në një fazë të caktuar. Ai ndien shijen dhe rëndësinë e floririt dhe argjendit dhe jepet pas kënaqësive të kësaj jete. Kështu fillon kjo botë t’ia verbojë pak e nga pak zemrën, derisa ai harrohet pas dëshirave të epshit, të cilat bëhen gjithmonë e më të pangopura. Ky i mjerë mendon se kështu do të vazhdojë e gjithë jeta e tij në këtë botë. Por vjen një ditë dhe ai befasohet nga vdekja ose nga humbja e pasurisë. Kjo ia torturon zemrën dhe ia largon tërësisht kënaqësinë dhe gëzimin. Në këtë moment, ai i harron të gjitha kënaqësitë e tij të dikurshme. Çdo ditë që kalon, ai plaket dhe zemra e tij dëshpërohet. Ai ndihet i vetmuar kur sheh se si po fanitet rinia e tij, si po humbet pasuria e tij. Kështu, ai mbetet i vetmuar me veprat e tij, të mira apo të këqija qofshin. Kur largohet nga kjo botë, zullumqari kafshon duart e veta, pasi kupton se ku po shkon, duke dashur dëshpërimisht që të kthehet në këtë botë. Ai dëshiron të kthehet, jo për të plotësuar dëshirat dhe kënaqësitë e tij, por që të arrijë të kompensojë adhurimet e braktisura dhe atë çfarë kërkohej prej tij në këtë botë. Ai dëshiron që t’i jepet mundësia të pendohet dhe të bëjë vepra të mira. Për këtë arsye, ai që është i urtë, me logjikë të pastër, që ka vullnet të mirë për të gjetur udhëzimin dhe nëse Zoti ia bën mbarë, fillon dhe e mendon këtë çështje. Ai i thotë vetes: “Mendoj se ti tashmë po vdes, - dhe pa dyshim që do të vijë ajo ditë që të gjithë do të vdesin, - atëherë çfarë do të preferoje për veten? A do të parapëlqeje, vallë, vetëmashtrimin me jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj? A do të dëfreheshe e bëje qejf, ashtu siç kënaqen bagëtitë dhe egërsirat? Apo do të preferoje jetën në atë vend të mrekullueshëm, ku ushqimi dhe hijet e freskëta janë të përhershme? Atje ka çfarë syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as mendja nuk ka shkuar e as përfytyruar. Atje ka çdo gjë që kënaq syrin dhe lumturon zemrën. Kështu dallohet, a e shikon njeriu realitetin apo vazhdon të jetë i verbër; a është duke fituar apo duke humbur? Shiko, o rob i Zotit, se kujt i jep përparësi dhe kujdes me zgjedhjen që bën!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences