As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Kahf 18:46–81
18:46Page 299
ٱلۡمَالُ وَٱلۡبَنُونَ زِينَةُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَٱلۡبَٰقِيَٰتُ ٱلصَّٰلِحَٰتُ خَيۡرٌ عِندَ رَبِّكَ ثَوَابٗا وَخَيۡرٌ أَمَلٗا ٤٦
Wealth and children are [but] adornment of the worldly life. But the enduring good deeds are better to your Lord1 for reward and better for [one's] hope.
Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote. -Asgjë më shumë nuk të ofrojnë këto gjëra. Ato janë thjesht stoli të kësaj bote, që do të përfundojnë e zhduken. Ajo që mbetet gjithmonë dhe që e gëzon njeriun është puna e mirë dhe shpërblimet, që do të mbeten edhe pas vdekjes.Por veprat e mira, që mbeten gjithmonë, janë më të mira te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë. -“Vepra të mira që mbeten” përfshin të gjitha ato vepra që bëhen në bindje ndaj Allahut, qofshin ato të detyrueshme, qofshin të pëlqyeshme, qofshin vepra që kanë lidhje me detyrimet ndaj Zotit, qofshin vepra që kanë lidhje me detyrimet ndaj krijesave. Të tilla janë, për shembull: namazi, zekati, sadakaja, haxhi, umreja, shprehjet “Subhânallâh, elhamdu lil-lâh, lâ ilâhe, il-l-Allâh, Allâhu Ekber”, leximi i Kur'anit, kërkimi i dijes së dobishme, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga të këqijat, mbajtja e lidhjeve farefisnore, bamirësia ndaj prindërve, përmbushja e detyrimeve ndaj bashkëshortes e familjes, madje edhe bamirësia ndaj kafshëve e natyrës dhe të gjitha krijesave. Të gjitha këto janë “vepra të mira që mbeten”. Të gjitha këto kanë vlerë të madhe dhe janë shumë më të shpërblyeshme nga Zoti. Shpërblimi i tyre mbetet dhe shumëfishohet me kalimin e kohës. Shpresohet që edhe në jetën e kësaj bote edhe në ahiret, shpërblimi i tyre të ketë dobi. Mendohu pak për shembullin që Zoti sjell për këtë botë! Ai përmend dy lloje mirësish, që mund të shijohen dhe të fitohen në këtë botë:1. Ato mirësi me të cilat njeriu kënaqet njëfarë kohe, dhe pastaj ato largohen, pa i lënë atij asnjë dobi, madje edhe mund të bëhen shkak për dënimin e tij në këtë jetë dhe në tjetrën. Të tilla janë, për shembull, pasuria e fëmijët, nëse nuk trajtohen në mënyrën e duhur.2. Lloji i dytë janë ato vepra të mira që kryhen gjatë jetës së kësaj bote dhe të cilat i sjellin njeriut dobi të vazhdueshme. Këto janë “veprat e mira që mbeten”.
18:47Page 299
وَيَوۡمَ نُسَيِّرُ ٱلۡجِبَالَ وَتَرَى ٱلۡأَرۡضَ بَارِزَةٗ وَحَشَرۡنَٰهُمۡ فَلَمۡ نُغَادِرۡ مِنۡهُمۡ أَحَدٗا ٤٧
And [warn of] the Day when We will remove the mountains and you will see the earth exposed,1 and We will gather them and not leave behind from them anyone.
Allahu i Madhëruar na tregon rreth ndodhive dhe skenave të tmerrshme të Ditës së Gjykimit:Një Ditë Ne do t'i shkulim malet dhe do ta shohësh Tokën të sheshtë(e të shkretë)dhe Ne do t'i tubojmë të gjithë, pa lënë askënd pas. -Allahu do t’i shkulë malet nga vendi dhe do t’i bëjë si lesh i shprishur, që shpërndahet në ajër. Toka do të bëhet e sheshtë, e lëmuar, pa gropa apo male. Atëherë, Zoti do t’i ringjallë e do t'i nxjerrë sipër tokës të gjitha krijesat. Ai ka për t’i mbledhur të parët dhe të fundit. Do t’i nxjerrë nga barku i tokës apo shkretëtirave të humbura, nga fund i oqeaneve dhe skutat më të errëta. Do t’i bashkojë trupat e tretur pasi të jenë përhapur dhe zhdukur nëpër tokë. Ai do t’i rikrijojë, duke bashkuar çdo pjesë të tyre në një krijim të ri.
18:48Page 299
وَعُرِضُواْ عَلَىٰ رَبِّكَ صَفّٗا لَّقَدۡ جِئۡتُمُونَا كَمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ أَوَّلَ مَرَّةِۭۚ بَلۡ زَعَمۡتُمۡ أَلَّن نَّجۡعَلَ لَكُم مَّوۡعِدٗا ٤٨
And they will be presented before your Lord in rows, [and He will say], "You have certainly come to Us just as We created you the first time. But you claimed that We would never make for you an appointment."
Ata do të sillen të gjithë para Zotit tënd të rreshtuar... -Krijesat do të qëndrojnë të rreshtuar para Zotit, duke pritur gjyqin e Tij. Veprat e tyre do të dalin para Zotit, i Cili do të japë për ta gjykimin më të drejtë. Ai do t’u thotë:(e do t'u thuhet): “Tashmë keni ardhur para Nesh ashtu, siç ju patëm krijuar herën e parë.” -Tashmë jeni pa pasuri, pa familje, pa fis e ndihmëtarë. Asgjë nuk i shoqëron ata, përveç veprave të tyre të mira ose të këqija, që bëjnë në këtë botë, siç thuhet në Kur'an: ‘Tashmë, ju na vini të vetmuar, ashtu si ju krijuam së pari, duke lënë pas vetes gjithçka që ju patëm dhënë. Nuk po shohim të jenë me ju ndërmjetësit tuaj, për të cilët mëtonit se ishin ortakët e Allahut. Pa dyshim, sot është këputur çdo lidhje mes jush dhe ka humbur gjithçka që ju shpresonit.” [En'am 94]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu u drejtohet mohuesve të ringjalljes dhe u thotë:“Por ju (o mohues)mendonit se Ne nuk do të caktonim për ju një Ditë takimi (për gjykim).” -Ju e mohonit shpërblimin për veprat tuaja dhe nuk besonit premtimin e Zotit për shpërblim apo ndëshkim. Tani ju po e dëshmoni këtë realitet me gjithë qenien tuaj.
18:49Page 299
وَوُضِعَ ٱلۡكِتَٰبُ فَتَرَى ٱلۡمُجۡرِمِينَ مُشۡفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَٰوَيۡلَتَنَا مَالِ هَٰذَا ٱلۡكِتَٰبِ لَا يُغَادِرُ صَغِيرَةٗ وَلَا كَبِيرَةً إِلَّآ أَحۡصَىٰهَاۚ وَوَجَدُواْ مَا عَمِلُواْ حَاضِرٗاۗ وَلَا يَظۡلِمُ رَبُّكَ أَحَدٗا ٤٩
And the record [of deeds] will be placed [open], and you will see the criminals fearful of that within it, and they will say, "Oh, woe to us! What is this book that leaves nothing small or great except that it has enumerated it?" And they will find what they did present [before them]. And your Lord does injustice to no one.
Kur Libri(i punëve)do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të,... -Është çasti kur hapen regjistrat e veprave, të shkruar me besnikëri nga melekët e Zotit. Ky është një moment kur zemrat dridhen nga frika dhe ankthi është i madh. Edhe shkëmbinjtë do të shkriheshin nga ky moment. Keqbërësit do të përjetojnë një tmerr të paprovuar kurrë më parë. Kur të shohin të shënuara të gjitha fjalët dhe veprat që kanë bërë, do të thonë:që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël, pa e shënuar.” -Nuk ka lënë asnjë gjynah, të vogël a të madh, pa e shënuar. Asnjë fjalë apo vepër e bërë haptas apo fshehtas, natën apo ditën, nuk është harruar, por është ruajtur me korrektësi.Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. -Ata nuk do të mund të mbulojnë e fshehin asgjë.Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt. - Ajo është dita kur ata do të ndëshkohen për veprat që kanë bërë. Atyre do t'u paraqiten veprat, të cilat do t’i pranojnë të gjitha. Ajo është dita kur do të bëhet realitet ndëshkimi, që ata nuk e besonin. Ky është përfundimi që merituan, sepse Allahu nuk i bën padrejtësi askujt. Ai do t’i trajtojë krijesat ose me drejtësi, ose me bamirësi dhe mëshirë.
18:50Page 299
وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ كَانَ مِنَ ٱلۡجِنِّ فَفَسَقَ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِۦٓۗ أَفَتَتَّخِذُونَهُۥ وَذُرِّيَّتَهُۥٓ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِي وَهُمۡ لَكُمۡ عَدُوُّۢۚ بِئۡسَ لِلظَّٰلِمِينَ بَدَلٗا ٥٠
And [mention] when We said to the angels, "Prostrate to Adam," and they prostrated, except for Iblees. He was of the jinn and departed from [i.e., disobeyed] the command of his Lord. Then will you take him and his descendants as allies other than Me while they are enemies to you? Wretched it is for the wrongdoers as an exchange.
Kur u thamë melekëve: “Bëni sexhde për Ademin!”, ata ranë në sexhde, përveç Iblisit... -Allahu i Madhëruar na tregon rreth Iblisit dhe armiqësisë së tij kundër Ademit dhe pasardhësve të Tij. Allahu i urdhëroi melekët e Tij që të binin në sexhde para Ademit, në formë përshëndetjeje, nderimi e respekti për Ademin, për gradën që gëzonte tek Allahu. Ata të gjithë ranë në sexhde, si bindje ndaj urdhrit të Zotit, përveç Iblisit.Ai qe një nga xhindet dhe nuk e respektoi Urdhrin e Zotit të vet. -Iblisi i tha Allahut: “Si mundet që unë t’i bie në sexhde atij që Ti e krijove nga balta?! Unë jam më i mirë se ai.”. Duke dëgjuar këtë, ne e kuptojmë më mirë armiqësinë e tij të betuar kundër Zotit, kundër babait të njerëzimit, Ademit (a.s.), dhe kundër të gjithëve ne. Atëherë, si është e mundur që disa njerëz e bëjnë mik shejtanin dhe ndjekësit e tij?! Allahu i Madhëruar thotë:Vallë, a në vend Tim, do ta konsideroni si mik atë dhe pasardhesit e tij, ndërsa ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar dhe i padrejtë është ky! -Shumë e keqe është kjo zgjedhje që bëjnë ata. Ata zgjedhin shejtanin si mikun dhe mbështetësin e tyre, duke ia besuar çështjet e tyre dhe duke iu nënshtruar urdhrave të tij. Ai i mallkuar urdhëron veçse për poshtërsi dhe ligësi. Ata nuk kanë dashuri për Rrahmanin dhe nuk ia besojnë Atij çështjet e tyre. A nuk e dinë ata të mjerë se e gjithë lumturia e suksesi janë të lidhura ngushtë me mbështetjen e plotë te Zoti dhe me përzgjedhjen e Tij si Mbrojtës dhe të Dashur? Ai që synon lumturinë në të dyja botët e ndërton jetën vetëm sipas urdhrave të Tij. Në këtë ajet është një urdhër i qartë për ta konsideruar shejtanin si armik, duke përmendur edhe shkakun për një urdhër të tillë. Allahu i Madhëruar na tregon se shejtanin e quajnë si mik veçse keqbërësit e zhytur në padrejtësi dhe poshtërsi. E ku ka padrejtësi më të madhe sesa ta konsiderosh si mik pikërisht atë që është armiku yt i përbetuar dhe, nga ana tjetër, të shpërfillësh kujdesin dhe mbrojtjen e Zotit, që është më i miri Mbrojtës, i Lavdëruar e Mëshirëplotë?! I Lartësuari thotë: “Allahu është Mbrojtësi (i dashur) i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare 257]. “Një pjesë Ai e udhëzoi në rrugë të drejtë, ndërsa pjesa tjetër e meritoi të jetë e humbur. Në të vërtetë, ata kanë zgjedhur për miq shejtanët në vend të Allahut dhe mendojnë se janë të udhëzuar në rrugë të drejtë.” [Araf 30].
18:51Page 299
۞ مَّآ أَشۡهَدتُّهُمۡ خَلۡقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَا خَلۡقَ أَنفُسِهِمۡ وَمَا كُنتُ مُتَّخِذَ ٱلۡمُضِلِّينَ عَضُدٗا ٥١
I did not make them witness to the creation of the heavens and the earth or to the creation of themselves, and I would not have taken the misguiders as assistants.
Unë nuk i bëra ata(shejtanët)dëshmitarë të krijimit të qiejve e të Tokës e as të krijimit të vetë atyre. -Shejtanët e mallkuar nuk kanë qenë të pranishëm në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe as në krijimin e vetes së tyre. Duke mos qenë të pranishëm, atyre nuk iu mor mendim rreth krijimit. Atëherë, si mund të krijojnë ata?! Allahu është i vetmi që ka në dorë krijimin dhe administrimin e çështjeve të krijesave. Allahut i takon urtësia dhe dituria e përcaktimit të gjithçkaje. Allahu është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe i të gjitha gjërave dhe vepron ndër to me urtësinë e Tij. Atëherë, si mund t’i bësh shok Atij në pushtetin, urtësinë e mbretërimin e Tij?! Si mund t’i marrësh për miq dhe mbrojtës krijesat e dobëta e t’u bindesh atyre, ashtu siç i bindesh Zotit, ndërkohë që ata as kanë krijuar gjë, nuk kanë qenë të pranishëm në krijimin e Zotit dhe nuk kanë qenë ndihmës të Tij?! Allahu i Madhëruar thotë:Unë kurrë nuk do të merrja për ndihmëtarë ata që çojnë njerëzit në humbje. -Allahu kurrë nuk do të bënte që dikush nga këta të ishin ndihmës apo partnerë të Tij në ndonjë çështje. E si mund të merrte si ndihmës krijesat e dobëta, e aq më pak ata që punojnë për shkatërrimin dhe devijimin e njerëzve, duke i nxitur ata që të urrejnë besimin e pastër dhe Zotin?! Përkundrazi, Ai i shkatërron këta shejtanë. Në ajetet më sipër, Allahu i Madhëruar përshkroi gjendjen e atyre që i bëjnë shirk dhe argumentoi kotësinë e idhujtarisë. Ai na tregoi se sa e ulët është kjo vepër dhe sa injorantë dhe mendjelehtë janë ata që e bëjnë. Në vijim, Ai na tregon për gjendjen e idhujtarëve në Ditën e Gjykimit dhe lidhjen e tyre me idhujt. Atë ditë, Ai do t’u thotë atyre:
18:52Page 299
وَيَوۡمَ يَقُولُ نَادُواْ شُرَكَآءِيَ ٱلَّذِينَ زَعَمۡتُمۡ فَدَعَوۡهُمۡ فَلَمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَهُمۡ وَجَعَلۡنَا بَيۡنَهُم مَّوۡبِقٗا ٥٢
And [warn of] the Day when He will say, "Call My 'partners' whom you claimed," and they will invoke them, but they will not respond to them. And We will put between them [a valley of] destruction.
Një Ditë Ai do t'u thotë: “Thirrini(për ndihmë)ata, për të cilët pretenduat se janë shokët e Mi!”. Ata do t'i thërrasin, por(idhujt) nuk do t'u përgjigjen. Ne do të fusim urrejtje(si dënim) mes tyre. -Ju pretendonit se këta idhuj janë partnerë të Zotit dhe kanë pjesë në pushtetin e Tij. Kjo ishte veç shpifje, sepse Allahu nuk ka nevojë për shokë e partnerë në pushtetin e Tij, as në Tokë dhe as në qiej. Atëherë, lutjuni tani atyre që i mendonit si partnerë të Zotit, që t’ju sjellin ndonjë dobi dhe t’ju shpëtojnë nga vështirësitë e kësaj dite! Allahu i Madhëruar thotë: “...ata do t'i thërrasin, por nuk do t'u përgjigjen.” Do të ndodhë kështu, sepse i gjithë sundimi dhe mbretërimi është vetëm në dorë të Allahut. Askush nuk zotëron asnjë grimë fuqie e pushteti për të sjellë dobi e për të mbrojtur nga e keqja, as për veten e tyre dhe as për të tjerët. Allahu i Lavdëruar thotë: “Ne do të fusim urrejtje mes tyre.” Atë ditë, Allahu do t’i ndajë idhujtarët nga idhujt dhe do të fusë urrejtje mes tyre. Ata do ta mohojnë njëri-tjetrin. I Madhëruari thotë: “Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen (edhe sikur t'u luten) deri në Kijamet?! Ata janë të paditur (e të pafuqishëm t'u përgjigjen) për lutjet e tyre. Dhe kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit (në ditën e Llogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u përkushtuan.” [Ahkaf 5, 6]
18:53Page 299
وَرَءَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٱلنَّارَ فَظَنُّوٓاْ أَنَّهُم مُّوَاقِعُوهَا وَلَمۡ يَجِدُواْ عَنۡهَا مَصۡرِفٗا ٥٣
And the criminals will see the Fire and will be certain that they are to fall therein. And they will not find from it a way elsewhere.
Keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se do të hidhen në të... -Ditën e Gjykimit do të bëhet llogaria e krijesave, që do të ndahen sipas veprave të tyre. Keqbërësit do të marrin dënimin e merituar. Vendimi i Zotit për ndëshkimin e mohuesve dhe keqbërësve do të behet realitet. Ata do ta shohin Xhehenemin para se të hidhen në të. Tmerri i tyre do të shtohet më tepër kur ta shohin vetë, me sytë e ballit, zjarrin që përcëllon. Përveç kësaj, do të binden se:... dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij. -Pra nuk kanë për të gjetur ndonjë mundësi t’i shmangen dhe asnjë ndërmjetësues nuk do të mund t'u sjellë dobi, pa lejen e Zotit. Këto ajete janë një kërcënim dhe paralajmërim që të frikësohen zemrat e të mençurve që kujdesen për të mirën e vetvetes dhe duan shpëtimin e saj.
18:54Page 300
وَلَقَدۡ صَرَّفۡنَا فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ لِلنَّاسِ مِن كُلِّ مَثَلٖۚ وَكَانَ ٱلۡإِنسَٰنُ أَكۡثَرَ شَيۡءٖ جَدَلٗا ٥٤
And We have certainly diversified in this Qur’ān for the people from every [kind of] example; but man has ever been, most of anything, [prone to] dispute.
Në këtë Kur’an, Ne u kemi shpjeguar njerëzve çdolloj shembulli,... -Allahu i Madhëruar na njofton rreth madhështisë së Kur'anit dhe gjerësisë së mësimeve të tij. Ai është një Libër gjithpërfshirës dhe Allahu i Madhëruar ka sqaruar në të çdo çështje të rëndësishme. Në të është sqaruar çdo rrugë që të çon në dituri të dobishme dhe në lumturinë e përjetshme. Në të përmendet çdo rrugë që të ruan nga e keqja dhe shkatërrimi. Në të sqarohen hallalli dhe harami, jepet dhe sqarohet se si do të bëhet shpërblimi i punëve të robëve. Në të ka kujtim dhe inkurajim për çdo punë të mirë dhe kërcënim e paralajmërim për t’u ruajtur nga çdo punë e keqe. Në të ka lajme e histori të vërteta dhe shumë të dobishme për zemrat. Në të sqarohet besimi i pastër dhe korrekt ashtu siç e do Zoti. Ky libër sjell qetësinë e prehjen në shpirtrat e atyre që besojnë dhe sjell dritë me të cilën ata shohin dhe ecin në rrugën e drejtë. Ky përshkrim i Kur'anit duhet të bëjë që zemrat t’i dorëzohen këtij Libri dhe ta pranojnë e ti nënshtrohen për t’u bindur urdhëresave dhe ligjit të sjellë në të. Njerëzit duhet ta pranojnë tërësisht këtë Kur'an dhe nuk duhet ta kundërshtojnë Atë në asnjë çështje e gjykim të sjellë në të. Megjithatë, shumë nga njerëzit polemizojnë për të vërtetën edhe pasi u është bërë e qartë dhe e kundërshtojnë këtë Kur'an nëpërmjet kotësive dhe ligësive. Nëpërmjet të kotës ata duan të hedhin poshtë të vërtetën. Prandaj tha:... por njeriu kundërshton më shumë se çdo kush tjetër. -Pra njeriu polemizon dhe kundërshton kumtet e këtij Kur'ani. Atyre nuk u takon ta bëjnë një gjë të tillë. Kjo është e padrejtë e jo me vend. Mosbesimi i tyre në Zotin dhe në këtë Kur'an është produkt i padrejtësisë dhe i rebelimit që ka pushtuar dhe mbushur zemrat e tyre dhe aspak ndonjë mangësi e paqartësi në këtë Kur'an madhështor. Argumentet e tij janë shumë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Mos vallë po presin që t’u vijë ndëshkimi dhe ato fatkeqësi që u zbritën popujve të shkuar? Nëse do t’i mendonin dhe do të mernin mësim nga historitë e popujve të shkuar sigurisht që gjendja e tyre do të ndryshontë. Prandaj tha:
18:55Page 300
وَمَا مَنَعَ ٱلنَّاسَ أَن يُؤۡمِنُوٓاْ إِذۡ جَآءَهُمُ ٱلۡهُدَىٰ وَيَسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّهُمۡ إِلَّآ أَن تَأۡتِيَهُمۡ سُنَّةُ ٱلۡأَوَّلِينَ أَوۡ يَأۡتِيَهُمُ ٱلۡعَذَابُ قُبُلٗا ٥٥
And nothing has prevented the people from believing when guidance came to them and from asking forgiveness of their Lord except that there [must] befall them the [accustomed] precedent of the former peoples1 or that the punishment should come [directly] before them.
Pas ardhjes së udhëzimit, njerëzit nuk i pengon asgjë që të besojnë dhe t'i kërkojnë falje Zotit të tyre. Ata veç presin t’u bien edhe atyre fatkeqësitë e popujve të parë ose t’u vijë dënimi ballë për ballë. -Njerëzve gjithmonë u ka ardhur udhëzimi i qartë nga Allahu, nëpërmjet të cilit dallohet e drejta nga e kota, e vërteta nga e gënjeshtërta. Pas shpalljeve, njerëzve nuk u ngelet asnjë justifikim para Zotit për mosbesimin e tyre. Ata nuk i pengon të besojnë dhe t’i kërkojnë falje Zotit të tyre ndonjë paqartësi e shpalljeve, por i pengon padrejtësia, armiqësia dhe urrejtja e tyre ndaj besimit të pastër. Atëherë, nuk mbetej gjë tjetër, veç të zbatohej mbi ta rregulli i pandryshueshëm i Zotit për të gjithë ata që nuk i besojnë shpalljet e Tij. Ai i ndëshkon ata që në këtë botë. Mos, vallë, edhe këta po presin të shikojnë ndëshkimin e Zotit me sytë e tyre dhe të përjetojnë dhimbjen e tij, që të besojnë?! Le të frikësohen dhe le të pendohen, atëherë, përpara se t’u vijë ky ndëshkim dhe të mos ketë asnjë shans që të kthehet mbrapsht.
18:56Page 300
وَمَا نُرۡسِلُ ٱلۡمُرۡسَلِينَ إِلَّا مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَۚ وَيُجَٰدِلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِٱلۡبَٰطِلِ لِيُدۡحِضُواْ بِهِ ٱلۡحَقَّۖ وَٱتَّخَذُوٓاْ ءَايَٰتِي وَمَآ أُنذِرُواْ هُزُوٗا ٥٦
And We send not the messengers except as bringers of good tidings and warners. And those who disbelieve dispute by [using] falsehood to [attempt to] invalidate thereby the truth and have taken My verses, and that of which they are warned, in ridicule.
Ne i dërgojmë profetët veçse si përgëzues e qortues. Por ata që mohojnë përdorin të pavërtetat në polemikat e tyre, me qëllim që, përmes tyre, të dobësojnë të vërtetën. Ata tallen me argumentet e Mia dhe atë që kërcënohen. -Allahu i Madhëruar nuk i dërgoi profetët pa qëllim dhe as që njerëzit t’i konsideronin si zota. Vetë profetët kurrë nuk i kanë ftuar njerëzit që t’i adhurojnë ata. Ata kanë ftuar vetëm tek e mira dhe kanë ndaluar të keqen. Ata erdhën si përgëzues për të gjithë ata që besojnë dhe jetojnë sipas porosive të tyre, se do të kenë shpërblim në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Por ata erdhën edhe si qortues dhe paralajmërues për të gjithë ata të cilët nuk iu binden, se do të kenë ndëshkim në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Kështu, nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve, Allahu i ka bërë të qarta argumentet për njerëzit, prandaj askush nuk ka për të pasur justifikim para Tij. Megjithatë, mohuesit, të cilët janë të mbushur me padrejtësi e ligësi, dinë veçse të refuzojnë dhe të polemizojnë me kotësira kundër të vërtetës. Ata luftojnë kundër të vërtetës për të ndihmuar të kotën, me të gjitha mundësitë e tyre. Ata janë tallur me profetët e Zotit dhe shpalljet e Tij dhe janë mburrur me ato njohuri që kishin. Por Allahu i Madhëruar dëshiron veçse ta plotësojë dritën e Tij, edhe pse këtë e urrejnë mohuesit. Ai do të lartësojë të vërtetën mbi kotësinë dhe ligësinë. Ai thotë: “Përkundrazi, Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila triumfon mbi të pavërtetën, e cila zhduket. Mjerë ju për ato që trilloni!” [Enbija 18]. Prej mëshirës dhe urtësisë së Allahut është edhe fakti që Ai bëri shumë besimtarë që luftojnë të kotën dhe ua bëjnë të qartë atë njerëzve. Qartësimi i të keqes dhe kotësisë së saj bën të mundur që edhe e vërteta të bëhet më e qartë. Përmes të kundërtave, çështjet sqarohen më mirë.
18:57Page 300
وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِۦ فَأَعۡرَضَ عَنۡهَا وَنَسِيَ مَا قَدَّمَتۡ يَدَاهُۚ إِنَّا جَعَلۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ أَكِنَّةً أَن يَفۡقَهُوهُ وَفِيٓ ءَاذَانِهِمۡ وَقۡرٗاۖ وَإِن تَدۡعُهُمۡ إِلَى ٱلۡهُدَىٰ فَلَن يَهۡتَدُوٓاْ إِذًا أَبَدٗا ٥٧
And who is more unjust than one who is reminded of the verses of his Lord but turns away from them and forgets what his hands have put forth? Indeed, We have placed over their hearts coverings, lest they understand it, and in their ears deafness. And if you invite them to guidance - they will never be guided, then - ever.
E kush është më i padrejtë se ai, i cili pasi këshillohet me argumentet e Zotit të vet ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që bëri me duart e veta? -Allahu i Lartësuar na tregon se nuk ka padrejtësi dhe ligësi më të madhe sesa ajo e atij njeriu që këshillohet përmes ajeteve kuranore dhe i qartësohet e vërteta nga e kota, dhe përsëri ai i kthen shpinën kësaj ftese. Edhe pse i vijnë paralajmërime e kërcënime nga Zoti përmes Shpalljes, ai përsëri nuk beson. Ai nuk përfiton aspak nga paralajmërimet dhe nuk kthen rrugë nga ligësitë që bënte. Ai i harron të gjitha poshtërsitë që bën dhe asnjëherë nuk i frikësohet Mbikëqyrësit, që i di të gjitha të fshehtat. Sigurisht, kjo është padrejtësi më e madhe sesa ajo e atij njeriu që nuk i kanë ardhur qartësisht e hollësisht dhe nuk është paralajmëruar me ajetet e Allahut. Edhe pse edhe ky është i padrejtë, vepra e tij është më e vogël se ajo e atij që është i vetëdijshëm për gjynahet që bën. Këtë të fundit e dënon Allahu, sepse i kthen shpinën ajeteve dhe i harron gjynahet e veta. Ai kënaqet me gjendjen e vet të mjerë dhe nuk pendohet për gjynahet që bën. Këto gjynahe bëhen shkak që atij t’i mbyllen portat e udhëzimit, sepse i vulosin zemrën.Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë që të mos e kuptojnë atë(Kur’anin), -Kjo vulosje i pengon ata që të kuptojnë ajetet e Allahut, edhe pse mund t’i dëgjojnë ato me veshët e tyre. Ata nuk arrijnë të kuptojnë e as të përfitojnë nga ato ajete. Për ta, Allahu thotë gjithashtu:... dhe në veshët e tyre shurdhërinë.... -Veshët i kanë të shurdhuar, prandaj ajetet e Allahut nuk arrijnë në zemrën e tyre, edhe pse kalojnë në veshët e tyre. Ai dëgjim nuk u sjell asnjë dobi. Duke qenë në këtë gjendje, nuk ka asnjë rrugë për udhëzimin e tyre. Allahu thotë:... Prandaj edhe nëse i thërret në rrugë të drejtë, ata nuk do ta pranojnë kurrë udhëzimin. -Ftesës mund t’i përgjigjen ata që nuk kanë ditur gjë më parë. Ndërsa ata të cilët e kanë mësuar njëherë të vërtetën dhe pastaj e braktisin atë, ata tregojnë se parapëlqejnë rrugën e humbjes. Kjo është arsyeja që Allahu i ndëshkon drejtësisht me vulosjen e zemrave. Nuk ka asnjë mënyrë për udhëzimin e tyre. Ky ajet është një kërcënim shumë i frikshëm për ata që e njohin të vërtetën dhe pastaj e braktisin atë. Këta janë të rrezikuar që të pengohen përfundimisht për të gjetur udhëzimin, dhe kështu kurrë nuk kanë për ta gjetur atë. I mençuri qëndron sa më larg kësaj vepre të frikshme. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon faljen e mëshirën e madhe të Tij për njerëzit. Ai i fal gabimet dhe ua pranon pendimin atyre që pendohen.
18:58Page 300
وَرَبُّكَ ٱلۡغَفُورُ ذُو ٱلرَّحۡمَةِۖ لَوۡ يُؤَاخِذُهُم بِمَا كَسَبُواْ لَعَجَّلَ لَهُمُ ٱلۡعَذَابَۚ بَل لَّهُم مَّوۡعِدٞ لَّن يَجِدُواْ مِن دُونِهِۦ مَوۡئِلٗا ٥٨
And your Lord is the Forgiving, the possessor of mercy. If He were to impose blame upon them for what they earned, He would have hastened for them the punishment. Rather, for them is an appointment from which they will never find an escape.
Por, Zoti yt fal shumë dhe ka mëshirë të madhe. Sikur t’i ndëshkonte(menjëherë)për atë që kanë vepruar, do t’ua përshpejtonte dënimin. -Allahu i përfshin ata me mëshirë dhe i mbulon me mirësitë e Tij. Nëse Zoti do t’i ndëshkonte krijesat për të gjitha gjynahet e tyre, që janë të shumta, Ai do t’ua jepte ndëshkimin që në këtë jetë. Por Allahu është Halim- i Mëshirshëm dhe i Butë, që kurrë nuk nxitohet për t’i ndëshkuar gjynahqarët edhe pse e ka pushtetin për këtë, por i afatizon me kohë të mjaftueshme për t’u penduar dhe për të ndryshuar. Por gjynahet do të lënë gjurmët e tyre të këqija, edhe nëse këto gjurmë mund të vonohen në kohë, prandaj i Madhëruari thotë:Por ata i pret koha e premtuar (për llogari), nga e cila nuk kanë për të gjetur strehim. -Është një vend dhe një kohë e premtuar, kur ata do të shpërblehen për veprat e tyre. Ata nuk mund t’i shmangen këtij vendimi dhe askush nuk mund t’i mbrojë. Ky është rregulli i pandryshueshëm i Zotit për të parët dhe të fundit. Ai nuk nxitohet për t’i dënuar, por i fton ata për t’u kthyer tek Ai të penduar. Nëse kthehen të penduar dhe me keqardhje për gjynahet e tyre, Ai ua fal gjynahet dhe i mëshiron. Por nëse ata vazhdojnë me padrejtësitë dhe inatin e tyre derisa vjen koha e ndëshkimit, atëherë nuk ka më shpëtim për ta.
18:59Page 300
وَتِلۡكَ ٱلۡقُرَىٰٓ أَهۡلَكۡنَٰهُمۡ لَمَّا ظَلَمُواْ وَجَعَلۡنَا لِمَهۡلِكِهِم مَّوۡعِدٗا ٥٩
And those cities - We destroyed them when they wronged, and We made for their destruction an appointed time.
Ne i shkatërruam ata popuj kur bënë padrejtësi... -Kjo ndodhi për shkak të gjynaheve të tyre, e jo si padrejtësi nga Allahu.... dhe për shkatërrimin e tyre patëm caktuar një afat(të pakthyeshëm). -Zoti vendosi një kohë të përcaktuar, që ata nuk mund as ta përshpejtonin dhe as ta shtynin atë.
18:60Page 300
وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِفَتَىٰهُ لَآ أَبۡرَحُ حَتَّىٰٓ أَبۡلُغَ مَجۡمَعَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ أَوۡ أَمۡضِيَ حُقُبٗا ٦٠
And [mention] when Moses said to his boy [i.e., servant], "I will not cease [traveling] until I reach the junction of the two seas or continue for a long period."
Musai i tha djaloshit që e shoqëronte: “Nuk do të ndalem derisa ta arrij në vendtakimin e dy deteve, edhe sikur të më duhet të udhëtoj shumë gjatë.” -Allahu i madhëruar na sjell historinë e Musait dhe dëshirën e madhe të tij për kërkimin e diturisë dhe mirësisë. Ai i tha djaloshit që i shërbente gjithmonë të përgatitej për udhëtim. Ky ishte Joshua ibn Nun, që më pas Zoti e bëri profet. Musai i tha atij: “Nuk do të ndalem së ecuri derisa ta arrij në vendtakimin e dy deteve, edhe sikur të më duhet të vazhdoj një kohë të gjatë dhe pavarësisht nga vështirësitë”. Ky ishte vendi që, sipas Shpalljes që i ishte dhënë prej Zotit, atje Musai do të takonte një njeri të ditur, i cili dinte gjëra që ai nuk i dinte. Musai ishte i vendosur të vazhdonte këtë udhëtim, sado i gjatë të ishte, prandaj tha: “edhe sikur të më duhet të udhëtoj shumë gjatë”. Pra, edhe sikur të kaloj shumë peripeci. Nga ajeti kuptohet se Musai i tha ato fjalë nga dashuria dhe malli që kishte për diturinë. Ai ishte i vendosur për këtë, prandaj dhe u nis për udhë.
18:61Page 300
فَلَمَّا بَلَغَا مَجۡمَعَ بَيۡنِهِمَا نَسِيَا حُوتَهُمَا فَٱتَّخَذَ سَبِيلَهُۥ فِي ٱلۡبَحۡرِ سَرَبٗا ٦١
But when they reached the junction between them, they forgot their fish, and it took its course into the sea, slipping away.
Kur arritën në vendin ku bashkoheshin dy detet, ata harruan fare për peshkun e tyre, i cili mori rrugën vetë e u fut në det. -Kur Musai dhe djaloshi mbërritën në pikëtakimin e dy deteve, panë një shenjë shumë të çuditshme. Peshku që kishin marrë me vete për ta ngrënë filloi të lëvizte dhe të drejtohej për në det. Në fakt, Musait i ishte thënë më herët se, vendi ku do të shihte një shenjë të tillë, ishte pikërisht vendi ku do të ndodhte edhe takimi me njeriun e ditur. Komentuesit e Kur'anit thonë se peshku u ngjall dhe nisi të lëvizte kur u lag nga uji i detit.
18:62Page 301
فَلَمَّا جَاوَزَا قَالَ لِفَتَىٰهُ ءَاتِنَا غَدَآءَنَا لَقَدۡ لَقِينَا مِن سَفَرِنَا هَٰذَا نَصَبٗا ٦٢
So when they had passed beyond it, [Moses] said to his boy, "Bring us our morning meal. We have certainly suffered in this, our journey, [much] fatigue."
Pasi e kaluan atë vend, ai i tha djaloshit: “Na jep ushqimin, se na lodhi shumë ky udhëtim!” -Kur e kishin kaluar pikëtakimin e dy deteve, Musai i tha djaloshit: “Na jep ushqimin të hamë, se na lodhi shumë ky udhëtim!”. Kuptohet se ata e ndien lodhjen vetëm pasi kaluan pikëtakimin e deteve, ndërsa më përpara nuk e kishin ndjerë aspak rrugën. Kjo ishte një shenjë tjetër për Musain se pikërisht në atë vend gjendej ajo që kërkonin. Udhëtimin ua kishte lehtësuar gjithashtu edhe dëshira e madhe për atë që kërkonin. Kështu, kur filluan të ndienin lodhjen, djaloshi tha:
18:63Page 301
قَالَ أَرَءَيۡتَ إِذۡ أَوَيۡنَآ إِلَى ٱلصَّخۡرَةِ فَإِنِّي نَسِيتُ ٱلۡحُوتَ وَمَآ أَنسَىٰنِيهُ إِلَّا ٱلشَّيۡطَٰنُ أَنۡ أَذۡكُرَهُۥۚ وَٱتَّخَذَ سَبِيلَهُۥ فِي ٱلۡبَحۡرِ عَجَبٗا ٦٣
He said, "Did you see when we retired to the rock? Indeed, I forgot [there] the fish. And none made me forget it except Satan - that I should mention it. And it took its course into the sea amazingly."
Ai(djaloshi) i tha: “E sheh? Kur qëndruam te shkëmbi, unë e harrova fare peshkun. Përveç shejtanit, askush tjetër nuk më pengoi që të ta kujtoja peshkun,... -Kur qëndruam për të kaluar natën te shkëmbi ku bashkohen dy detet, unë e harrova peshkun. Vetëm shejtani më bëri që të harroja.... që, në mënyrë krejt të çuditshme, u nis e fut vetë në det.” -Lëvizja e peshkut, që ishte tashmë i gatuar, dhe futja e tij në det ishte një shenjë e qartë. Komentuesit e Kur'anit thonë që, kur djaloshi i tha këto fjalë, Musai kujtoi premtimin e Allahut se, në vendin ku do të humbiste peshkun, atje do të gjente Hidrin, prandaj ai tha:
18:64Page 301
قَالَ ذَٰلِكَ مَا كُنَّا نَبۡغِۚ فَٱرۡتَدَّا عَلَىٰٓ ءَاثَارِهِمَا قَصَصٗا ٦٤
[Moses] said, "That is what we were seeking." So they returned, following their footprints.
“Atëherë, - tha Musai, - ai atje është vendi që ne po kërkojmë.” E kështu, ata u kthyen edhe njëherë andej nga kishin ardhur. - Kjo është ajo që po kërkojmë! - tha dhe u kthye me shpejtësi, duke ndjekur gjurmët e veta, për te vendi ku humbën peshkun. Kur mbërritën atje, gjetën Hidrin.
18:65Page 301
فَوَجَدَا عَبۡدٗا مِّنۡ عِبَادِنَآ ءَاتَيۡنَٰهُ رَحۡمَةٗ مِّنۡ عِندِنَا وَعَلَّمۡنَٰهُ مِن لَّدُنَّا عِلۡمٗا ٦٥
And they found a servant from among Our servants [i.e., al-Khiḍr] to whom We had given mercy from Us and had taught him from Us a [certain] knowledge.
Ata gjetën një nga robërit Tanë, të cilit i kishim dhuruar mëshirë dhe i kishim mësuar dituri të veçantë nga ana Jonë. -Sipas mendimit më të saktë, Hidri ka qenë njeri i mirë e i devotshëm, por jo profet. Allahu i Madhëruar thotë për të: “...i kishim dhuruar mëshirë..” Allahu i kishte dhuruar mëshirë të posaçme nga ana e Tij, që të mund të shtonte diturinë dhe të bënte punë të mira. Allahu thotë gjithashtu: “...i kishim mësuar dituri të veçantë nga ana Jonë.” Pra, i kishte dhuruar disa njohuri të veçanta, që nuk ia kishte dhënë Musait, edhe pse Musai ishte më i ditur se ai në më të shumtën e gjërave, sidomos në çështjet e imanit dhe themelet e ligjit të Zotit, pasi ai ishte një nga pesë profetët më të zgjedhur. Nuk ka dyshim se këta pesë profetë Zoti i dalloi mbi të gjithë njerëzimin me dituri të madhe, me vepra të mira e me shumë veçori të tjera. Kur Musai u takua me të, iu drejtua plot edukatë dhe moral, për kërkesën e tij:
18:66Page 301
قَالَ لَهُۥ مُوسَىٰ هَلۡ أَتَّبِعُكَ عَلَىٰٓ أَن تُعَلِّمَنِ مِمَّا عُلِّمۡتَ رُشۡدٗا ٦٦
Moses said to him, "May I follow you on [the condition] that you teach me from what you have been taught of sound judgement?"
Musai i tha atij(Hidrit): “A pranon të vij me ty, që të më mësosh diçka nga udhëzimi i drejtë që të është mësuar ty(nga Zoti)?” -A më lejon të të ndjek pas, që të mësoj prej teje diturinë që të ka mësuar Zoti? Kështu do të mësoj më shumë rreth atyre çështjeve që Zoti të ka mësuar ty. Allahu i kishte dhuruar Hidrit inspirim dhe e kishte nderuar duke i dhënë mundësinë të shihte qartë edhe disa çështje, që për të tjerët ishin të panjohura, madje edhe Musait (a.s). Atëherë, Hidri i tha Musait:
18:67Page 301
قَالَ إِنَّكَ لَن تَسۡتَطِيعَ مَعِيَ صَبۡرٗا ٦٧
He said, "Indeed, with me you will never be able to have patience.
“Ai(Hidri)tha: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua.” -Unë nuk e refuzoj kërkesën tënde, por ti nuk ke për të pasur durim me mua. Nuk do të mund të më ndjekësh, sepse do të shohësh gjëra që nuk do të kesh durim t’i përballosh. Ato janë çështje që, në pamje të parë duken si padrejtësi dhe krime, por në të vërtetë nuk janë të tilla.
18:68Page 301
وَكَيۡفَ تَصۡبِرُ عَلَىٰ مَا لَمۡ تُحِطۡ بِهِۦ خُبۡرٗا ٦٨
And how can you have patience for what you do not encompass in knowledge?"
“E si mund të durosh për gjëra për të cilat nuk ke dituri?” - Si mund të durosh për një çështje që nuk e njeh në thelb apo në dukje dhe që nuk ia di qëllimin dhe përfundimin? Atëherë, Musai tha:
18:69Page 301
قَالَ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ صَابِرٗا وَلَآ أَعۡصِي لَكَ أَمۡرٗا ٦٩
[Moses] said, "You will find me, if Allāh wills, patient, and I will not disobey you in [any] order."
(Musai) Tha: “Në dashtë Allahu, do të shohësh se do të jem durimtar dhe nuk do të të kundërshtoj për asgjë.” -Kjo tregonte vendosmërinë e Musait përpara se të vinte sprova për të. Por vendosmëria për të duruar është diçka dhe durimi gjatë sprovës është diçka tjetër, prandaj Musai nuk arriti të bënte durim kur erdhi çasti. Hidri i tha:
18:70Page 301
قَالَ فَإِنِ ٱتَّبَعۡتَنِي فَلَا تَسۡـَٔلۡنِي عَن شَيۡءٍ حَتَّىٰٓ أُحۡدِثَ لَكَ مِنۡهُ ذِكۡرٗا ٧٠
He said, "Then if you follow me, do not ask me about anything until I make to you about it mention [i.e., explanation]."
Ai(Hidri)i tha: “Nëse më shoqëron, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të flas për të!”. -Mos më pyet dhe mos më qorto për atë që do të veproj, derisa të sqaroj unë vetë për gjithçka. Hidri ia ndaloi pyetjet dhe i premtoi Musait se do t’i jepte shpjegimet e nevojshme në kohën e duhur.
18:71Page 301
فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَا رَكِبَا فِي ٱلسَّفِينَةِ خَرَقَهَاۖ قَالَ أَخَرَقۡتَهَا لِتُغۡرِقَ أَهۡلَهَا لَقَدۡ جِئۡتَ شَيۡـًٔا إِمۡرٗا ٧١
So they set out, until when they had embarked on the ship, he [i.e., al-Khiḍr] tore it open. [Moses] said, "Have you torn it open to drown its people? You have certainly done a grave thing."
Dhe kështu ata u nisën. Kur hipën në anije, ai (Hidri)hapi një vrimë në të. -Hidri shkuli një nga dërrasat e anijes. Pas këtij veprimi fshihej diçka, që Hidri do ta sqaronte më vonë. Por Musai nuk duroi dhe ndërhyri, sepse ishte diçka që, në pamje të parë, dukej padrejtësi. Dëmtimi i anijes do të mbyste anijen bashkë me udhëtarët e saj. Musai tha:Ai(Musai)tha: “Mos vallë e hape vrimën që t’i fundosësh udhëtarët e saj? Me të vërtet bëre një punë shumë të keqe.” -Bëre një vepër të ndaluar dhe të dënueshme. Kjo ndërhyrje ishte tregues i padurimit të Musait (a.s).
18:72Page 301
قَالَ أَلَمۡ أَقُلۡ إِنَّكَ لَن تَسۡتَطِيعَ مَعِيَ صَبۡرٗا ٧٢
[Al-Khiḍr] said, "Did I not say that with me you would never be able to have patience?"
(Hidri)Tha: “A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?” -Domethënë, ndodhi pikërisht ashtu siç kishte paralajmëruar Hidri. Por Musai i tha se thjesht harroi, prandaj të mos e quante gjë të madhe:
18:73Page 301
قَالَ لَا تُؤَاخِذۡنِي بِمَا نَسِيتُ وَلَا تُرۡهِقۡنِي مِنۡ أَمۡرِي عُسۡرٗا ٧٣
[Moses] said, "Do not blame me for what I forgot and do not overwhelm me in my matter with difficulty."
“Mos më qorto për faktin që harrova - i tha ai(Musai) - dhe mos ma vështirëso këtë shoqërim!” -Musai e pranoi nxitimin e vet dhe kërkoi ndjesë. Hidri e fali dhe kështu vazhduan:
18:74Page 301
فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَا لَقِيَا غُلَٰمٗا فَقَتَلَهُۥ قَالَ أَقَتَلۡتَ نَفۡسٗا زَكِيَّةَۢ بِغَيۡرِ نَفۡسٖ لَّقَدۡ جِئۡتَ شَيۡـٔٗا نُّكۡرٗا ٧٤
So they set out, until when they met a boy, he [i.e., al-Khiḍr] killed him. [Moses] said, "Have you killed a pure soul for other than [having killed] a soul? You have certainly done a deplorable thing."
Ata vazhduan rrugën, derisa takuan një fëmijë, të cilin ai(Hidri)e vrau. -Ata vazhduan bashkë, derisa gjetën një djalë të vogël. Hidri e vrau këtë fëmijë. Atëherë, Musai u revoltua, kur pa që u vra një fëmijë i pastër nga gjynahet, i cili nuk kishte vrarë e lënduar asnjë njeri.Ai(Musai)i tha: “Si e vrave një njeri të pafajshëm, që nuk kishte vrarë asnjë? Kjo që bëre është vepër shumë e shëmtuar.” -Rasti i parë ishte për shkak të harresës së Musait, ndërsa ky rast ndodhi prej padurimit të tij. Atëherë, Hidri i drejtohet Musait duke e qortuar dhe duke i rikujtuar kushtin:
18:75Page 302
۞ قَالَ أَلَمۡ أَقُل لَّكَ إِنَّكَ لَن تَسۡتَطِيعَ مَعِيَ صَبۡرٗا ٧٥
[Al-Khiḍr] said, "Did I not tell you that with me you would never be able to have patience?"
Ai(Hidri)tha: “A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?” -Ndërsa Musai i thotë Hidrit:
18:76Page 302
قَالَ إِن سَأَلۡتُكَ عَن شَيۡءِۭ بَعۡدَهَا فَلَا تُصَٰحِبۡنِيۖ قَدۡ بَلَغۡتَ مِن لَّدُنِّي عُذۡرٗا ٧٦
[Moses] said, "If I should ask you about anything after this, then do not keep me as a companion. You have obtained from me an excuse."
(Musai)Tha: “Nëse pas kësaj të pyes për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të të shoqëroj! Tashmë ke arsyetim ndaj meje(të mos më lejosh të të shoqëroj).” -Nëse të pyes më për ndonjë gjë pas kësaj, atëherë mos më lër të të shoqëroj dhe do të të jap plotësisht të drejtë.
18:77Page 302
فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَآ أَتَيَآ أَهۡلَ قَرۡيَةٍ ٱسۡتَطۡعَمَآ أَهۡلَهَا فَأَبَوۡاْ أَن يُضَيِّفُوهُمَا فَوَجَدَا فِيهَا جِدَارٗا يُرِيدُ أَن يَنقَضَّ فَأَقَامَهُۥۖ قَالَ لَوۡ شِئۡتَ لَتَّخَذۡتَ عَلَيۡهِ أَجۡرٗا ٧٧
So they set out, until when they came to the people of a town, they asked its people for food, but they refused to offer them hospitality. And they found therein a wall about to collapse, so he [i.e., al-Khiḍr] restored it. [Moses] said, "If you wished, you could have taken for it a payment."
Vazhduan udhëtimin derisa arritën te banorët e një qyteti e u kërkuan t’u jepnin ushqim. Por, ata nuk i pranuan si mysafirë. -Ata u kërkuan që t’i pranonin si miq, por banorët e atij qyteti nuk deshën.Aty gjetën një mur që gati po rrëzohej, e ai(Hidri) e ngriti atë. -Muri gati po rrëzohej, se ndoshta ishte tejet i amortizuar. Hidri e ngriti sërish murin, duke e bërë më të fortë. Musai i tha:(Musai)Tha: “Sikur të kishe dashur, do t’u merrje shpërblim për këtë...” - Kur u kërkuam të na prisnin, ata nuk pranuan, edhe pse e kishin për detyrë mikpritjen. Ndërsa ti ua ndërton murin falas, pa u kërkuar shpërblimin për punën e bërë. Ti e ke mundësinë që t’u kërkosh atyre hakun e punës. Kështu, Musai nuk iu përmbajt fjalës që kishte thënë në fillim. Tashmë Hidri kishte vërtet arsye që të mos e lejonte më Musain ta shoqëronte në udhëtimin e tij, prandaj i tha:
18:78Page 302
قَالَ هَٰذَا فِرَاقُ بَيۡنِي وَبَيۡنِكَۚ سَأُنَبِّئُكَ بِتَأۡوِيلِ مَا لَمۡ تَسۡتَطِع عَّلَيۡهِ صَبۡرًا ٧٨
[Al-Khiḍr] said, "This is parting between me and you. I will inform you of the interpretation of that about which you could not have patience.
Ai(Hidri)tha: “Kjo është koha e ndarjes mes nesh.” -Ishe vetë ti që ia vendose si kusht vetes që do të bëje durim, prandaj tani nuk ke më justifikim. Kështu merr fund shoqërimi me mua.“Tani unë do të të tregoj për domethënien e atyre gjërave për të cilat nuk munde të kesh durim!” - Tani do t’i shpjegoj të gjitha ato raste, qëllimin dhe përfundimin e tyre.
18:79Page 302
أَمَّا ٱلسَّفِينَةُ فَكَانَتۡ لِمَسَٰكِينَ يَعۡمَلُونَ فِي ٱلۡبَحۡرِ فَأَرَدتُّ أَنۡ أَعِيبَهَا وَكَانَ وَرَآءَهُم مَّلِكٞ يَأۡخُذُ كُلَّ سَفِينَةٍ غَصۡبٗا ٧٩
As for the ship, it belonged to poor people working at sea. So I intended to cause defect in it as there was after them a king who seized every [good] ship by force.
Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që punonin në det. Unë e bëra atë me cen, sepse përpara tyre ishte një sundues, që rrëmbente çdo anije(të rregullt). -Për sa i përket anijes, që e çava duke i hequr një dërrasë, kjo vepër kishte qëllim dhe përfundim të mirë. Anija u takonte disa të varfërve, që punonin në det. Sigurisht, njerëz të tillë duhet t’i ndihmosh, dhe unë desha t’i ndihmoja. Ata do të kalonin pranë një sunduesi të padrejtë, i cili e rrëmbente çdo anije të mirë dhe të fortë. Kështu, unë e çava atë, që ajo të ishte me defekt dhe të shpëtonte nga duart e atij zullumqari.
18:80Page 302
وَأَمَّا ٱلۡغُلَٰمُ فَكَانَ أَبَوَاهُ مُؤۡمِنَيۡنِ فَخَشِينَآ أَن يُرۡهِقَهُمَا طُغۡيَٰنٗا وَكُفۡرٗا ٨٠
And as for the boy, his parents were believers, and we feared that he would overburden them by transgression and disbelief.
Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë... -Ndërsa ai djali i vogël, që i mora jetën, ishte biri i dy prindërve besimtarë dhe të mirë....prandaj patëm frikë se ai do t’i çonte ata në humbje e në mosbesim. -Ishte caktuar nga Zoti që, ky djalosh, kur të rritej, të bëhej i keq dhe t’i mundonte prindërit me padrejtësitë e tij. Madje, ai do t’i detyronte edhe ata të dy që të mohonin Zotin, qoftë për shkak të dashurisë për të, nga nevoja për të, qoftë për çdo lloj shkaku tjetër. Duke qenë se e dija këtë fakt, unë e vrava atë, që të shpëtoheshin prindërit e tij të mirë e besimtarë dhe besimi i tyre i pastër. E ku ka dobi më të madhe sesa kjo? Kjo vepër duket e keqe, por Allahu do t’u japë atyre pasardhës të tjerë, më të mirë se ai:
18:81Page 302
فَأَرَدۡنَآ أَن يُبۡدِلَهُمَا رَبُّهُمَا خَيۡرٗا مِّنۡهُ زَكَوٰةٗ وَأَقۡرَبَ رُحۡمٗا ٨١
So we intended that their Lord should substitute for them one better than him in purity and nearer to mercy.
Kështu deshëm që Zoti t’u jepte një tjetër fëmijë më të mirë, më të respektueshëm dhe më të dashur. - Allahu do t’u japë një djalë të mirë, që respekton prindërit e farefisin, ndryshe nga i pari, i cili do t’i mundonte me padrejtësitë e tij dhe do t’i shtynte edhe ata në mosbesim.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences