As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Maryam 19:93–98
19:93Page 311
إِن كُلُّ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ إِلَّآ ءَاتِي ٱلرَّحۡمَٰنِ عَبۡدٗا ٩٣
There is no one in the heavens and earth but that he comes to the Most Merciful as a servant.
Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur Të Gjithëmëshirshmit si rob. -Do të vijë si rob i nënshtruar, pa treguar asnjë ngurrim e mosbindje. Melekët, njerëzit, xhindët e çdo gjë tjetër, të gjithë janë të nënshtruar. Allahu administron çështjet e tyre. Ata nuk kanë asgjë prej pushtetit e pasurisë dhe as prej rregullimit e administrimit të çështjeve të tyre. Atëherë, si mund të mendohet se Allahu ka fëmijë, kur ky është pushteti e mbretërimi i Tij?!
19:94Page 311
لَّقَدۡ أَحۡصَىٰهُمۡ وَعَدَّهُمۡ عَدّٗا ٩٤
He has enumerated them and counted them a [full] counting.
Me diturinë e vet, Ai i ka përfshirë të gjitha dhe i ka numëruar(e shënuar) të gjitha në mënyrë të saktë. - Dituria e Allahut ka përfshirë të gjitha krijesat, banorët e qiejve dhe të Tokës. Ai i ka llogaritur të gjithë ata dhe punët e tyre një për një. Allahu nuk gabon dhe nuk harron kurrë. Atij nuk mund t’i fshihet asgjë.
19:95Page 311
وَكُلُّهُمۡ ءَاتِيهِ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فَرۡدًا ٩٥
And all of them are coming to Him on the Day of Resurrection alone.
Në Ditën e Kijametit çdokush do t’i paraqitet Atij i vetmuar. - Atje njeriu nuk ka fëmijë, as pasuri, as ndihmëtarë dhe aleatë. Njeriu do të ketë me vete atë ditë veçse veprat e veta. Për to, Allahu do t’ia japë të plotë shpërblimin e merituar. Nëse ka punuar mirë, do të shpërblehet shumëfish me të mira, e nëse ka bërë keq, do të shpërblehet sipas të keqes që ka bërë, sikurse thotë i Madhëruari: “Tashmë ju na vini të vetmuar, ashtu si ju krijuam së pari, duke lënë pas vetes gjithçka që ju patëm dhënë. Nuk po shohim të jenë me ju ndërmjetësit tuaj, për të cilët mëtonit se ishin ortakët e Allahut. Pa dyshim, sot është këputur çdo lidhje mes jush dhe ka humbur gjithçka që ju shpresonit.” [En'am 94].
19:96Page 312
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ سَيَجۡعَلُ لَهُمُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وُدّٗا ٩٦
Indeed, those who have believed and done righteous deeds - the Most Merciful will appoint for them affection.1
Nuk ka dyshim se atyre që besuan dhe bënë vepra të mira i Gjithëmëshirshmi do t’u japë dashuri. -Është bujari e Allahut që u dhuron robërve të Tij, atyre të cilët kanë besim të pastër dhe bëjnë vepra të mira sipas këtij besimi. Allahu u ka premtuar atyre se do t’u falë dashuri e mëshirë. Ai do të fusë dashuri për besimtarët e mirë. Ata do të jenë dhe do të njihen si të devotshëm qoftë për banorët e Tokës, ashtu edhe për ata të qiellit. E nëse e gjithë bota ka dashuri për ta, atëherë kjo do të sjellë shumë të mira dhe do t’u lehtësohen shumë punë. Të gjithë luten për ta, për mirësi dhe udhëzim drejt të mirës. Ata do të bëhen prijës të së mirës dhe do të jenë të pranuar të respektuar e nderuar ndër njerëz në këtë botë. Në një hadith të saktë thuhet se: “Kur Allahu e do një rob, i thërret Xhibrilit dhe i thotë: “Unë e dua filanin, prandaj duaje dhe ti!” Dhe Xhibrili e do. Pastaj ai u thotë banorëve të qiellit: “Allahu e do filanin, prandaj duajeni edhe ju!” Dhe banorët e qiellit e duan atë. Pastaj ai bëhet i pranuar e i nderuar në Tokë.” Kështu i shpërblen ata Zoti. Ata e duan Allahun, prandaj Ai fut dashurinë për ta në zemrat e të dashurve të Tij.
19:97Page 312
فَإِنَّمَا يَسَّرۡنَٰهُ بِلِسَانِكَ لِتُبَشِّرَ بِهِ ٱلۡمُتَّقِينَ وَتُنذِرَ بِهِۦ قَوۡمٗا لُّدّٗا ٩٧
So, [O Muḥammad], We have only made it [i.e., the Qur’ān] easy in your tongue [i.e., the Arabic language] that you may give good tidings thereby to the righteous and warn thereby a hostile people.
Kështu, Ne e bëmë atë(Kur’anin)të lehtë në gjuhën tënde,... -Allahu i Lartësuar na tregon për mirësinë e Tij të madhe, këtë Kur’an madhështor. Ai e shpalli Kur’anin me gjuhën e profetit Muhamed (a.s). Ai e lehtësoi këndimin dhe mësimin e Kur’anit.... që nëpërmjet tij t’i përgëzosh të devotshmit... -T’i nxitësh ata që të arrijnë atë që u është premtuar, dhe atyre u është premtuar shpërblimi i madh i Zotit. Që premtimi të jetë i plotë duhet që të sqarohen mënyrat se si arrihet ai.... dhe t’i tërheqësh vërejtjen atyre, që janë kryeneçë. - Ata janë këmbëngulës e kokëfortë në kotësinë e tyre. Ata e mbrojnë me forcë mohimin e tyre, prandaj Kur’ani u zbrit si argument kundër jobesimtarëve, që atyre t’u bëhet e qartë e vërteta dhe, pas shpalljes së Kur’anit, çdokush të jetojë dhe të vdesë i qartë në zgjedhjen e vet. Më pas, Allahu i Madhëruar kërcënon me shkatërrim mohuesit, ashtu siç shkatëroi popujt e parë:
19:98Page 312
وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّن قَرۡنٍ هَلۡ تُحِسُّ مِنۡهُم مِّنۡ أَحَدٍ أَوۡ تَسۡمَعُ لَهُمۡ رِكۡزَۢا ٩٨
And how many have We destroyed before them of generations? Do you perceive of them anyone or hear from them a sound?
Sa e sa breza kemi shkatërruar Ne para tyre! -Siç ishin populli i Nuhut, i Adit, i Themudit, i Faraonit e atyre që erdhën më pas. Të gjithë i bashkonte një gjë: ishin kryeneçë ndaj së vërtetës. Ngaqë vazhdonin me kokëfortësi në kalimin e kufijve, Allahu i Madhëruar i shkatërroi, aq sa prej tyre nuk mbeti më askush.Vallë a po vëren ndonjë prej tyre dhe a po dëgjon ndonjë pëshpërimë(nga ata)? –“Er-rikz” quhet pëshpëritja. Pra, atyre nuk u mbeti as nam e as nishan. Ajo çfarë mbeti ishte historia e tyre, për të qenë mësim për ata që kanë mend.Përfundoi edhe tefsiri i sures Merjem.Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences