As-Sa'diAl‑Baqarah · 2:97–115

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Baqarah 2:97–115

2:97Page 15

قُلۡ مَن كَانَ عَدُوّٗا لِّـجِبۡرِيلَ فَإِنَّهُۥ نَزَّلَهُۥ عَلَىٰ قَلۡبِكَ بِإِذۡنِ ٱللَّهِ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِ وَهُدٗى وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُؤۡمِنِينَ ٩٧

Say, "Whoever is an enemy to Gabriel - it is [none but] he who has brought it [i.e., the Qur’ān] down upon your heart, [O Muḥammad], by permission of Allāh, confirming that which was before it and as guidance and good tidings for the believers."

Thuaju atyre që janë armiq të Xhibrilit, se ai e ka zbritur Kur’ânin në zemrën tënde me urdhrin e Allahut… -Pra, thuaju atyre që pretendojnë se shkaku që i pengon të besojnë është pikërisht afërsia dhe miqësia jote me melekun Xhibril (a.s.), dhe se po të ishte ndonjë melek tjetër i Allahut, ata do të të besonin dhe do të miratonin Shpalljen që të është zbritur ty. Domethënë, thuaju atyre se ky është thjesht një pretendim dhe justifikim i pabazë nga ana juaj, dhe një shprehje mendjemadhësie e paturpshme e juaja ndaj Allahut. Arsyeja është se ju e dini shumë mirë që është Xhibrili (a.s.) ai, nëpërmjet të cilit Allahu i Lartësuar ia zbriti Kur’ânin Muhamedit (a.s.) dhe e futi në zemrën e tij. Është Xhibrili (a.s.) ai që i ka zbritur shpalljet tek të gjithë profetët para teje. Pra, ai është veçse një i ngarkuar me mision prej Allahut të Madhëruar, një i dërguar dhe i urdhëruar prej Zotit te profetët. Të mos harrojmë, gjithashtu, se ky libër që Xhibrili (a.s.) e solli prej Allahut të Lartësuar te Profeti i fundit, është miratues, vërtetues dhe në përputhje të plotë me shpalljet e tjera, të përcjella po nga ai. Xhibrili (a.s.) ka përcjellë te njerëzit veçse atë që i ka lejuar dhe urdhëruar Zoti i tij dhe i njerëzve, Allahu i Lartësuar.…si vërtetues të asaj që është shpallur para tij(Kur'anit)… -Kuptimi: Xhibrili (a.s.) e solli Kur’ânin në zemrën tënde, me lejen e Allahut të Lartësuar, që të jetë vërtetues, garantues dhe saktësues i shpalljeve të mëparshme. Në Shpalljet hyjnore nuk mund dhe nuk duhet të ketë asnjë lloj kundërshtie.…dhe si udhëzues e përgëzues për besimtarët. -Ky libër është udhëzues dhe tregues i rrugës së shpëtimit prej të gjitha llojeve të devijimit dhe përhumbjes. Ai përmban udhëzimin e plotë dhe të mjaftueshëm për të shpëtuar dhe për t'u ruajtur nga rrugët e humbjes dhe të shkatërrimit. Ky është kuptimi i cilësimit të Shpalljes si “udhëzim”. Gjithashtu, kjo Shpallje, të cilën ata e refuzojnë, është përgëzim e sihariq për besimtarët, për mirësitë që i presin ata në të dyja jetët: në dynja dhe në ahiret. Atëherë, çfarë kuptimi ka armiqësia me një të dërguar të Allahut, me një melek, i cili sjell të tilla mirësi prej Allahut të Lartësuar dhe Mëshirues?! A nuk tregon kjo, në fakt, armiqësi dhe rebelim kundrejt vetë Zotit të botërave, i cili e dërgon atë? A nuk tregon kjo mohim dhe refuzim të paskrupullt dhe të padrejtë të argumenteve dhe udhëzimeve të Tij? Nëse armiqësia ndaj Allahut, ndaj profetëve dhe ndaj shpalljeve të Tij do të kishte një përshkrim ekzakt, do të ishte pikërisht ai që jep Allahu, kur thotë:

2:98Page 15

مَن كَانَ عَدُوّٗا لِّلَّهِ وَمَلَٰٓئِكَتِهِۦ وَرُسُلِهِۦ وَجِبۡرِيلَ وَمِيكَىٰلَ فَإِنَّ ٱللَّهَ عَدُوّٞ لِّلۡكَٰفِرِينَ ٩٨

Whoever is an enemy to Allāh and His angels and His messengers and Gabriel and Michael - then indeed, Allāh is an enemy to the disbelievers.

Kush është armik i Allahut, i melekëve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit, ta dijë se Allahu është armik i jobesimtarëve. -si të mos i konsiderojë armiq ata, të cilët, kur shprehin armiqësinë dhe urrejtjen e tyre ndaj Xhibrilit (a.s.), në të vërtetë kanë shprehur urrejtjen për Allahun, për Dërguesin e Xhibrilit?! Në këtë mënyrë, ata urrejnë të gjithë melekët e tjerë, profetët dhe shpalljet e tyre. A nuk e meritojnë këta të quhen jobesimtarë? E me gjithë këto pretendime të kota të tyre, Allahu i Lartësuar pohon diçka shumë të mrekullueshme për këtë Kur’ân, edhe pse ata nuk i kënaq një gjë e tillë:

2:99Page 15

وَلَقَدۡ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖۖ وَمَا يَكۡفُرُ بِهَآ إِلَّا ٱلۡفَٰسِقُونَ ٩٩

And We have certainly revealed to you verses [which are] clear proofs, and no one would deny them except the defiantly disobedient.

Ne të kemi shpallur ty argumente të qarta… -Ky Kur’ân është udhëzues për ata që e kërkojnë udhëzimin prej tij. Ndërsa për ata që i kthejnë shpinën, ky do të jetë dëshpërim, sepse me sqarimet e tij, ata nuk do të kenë asnjë justifikim para të Madhëruarit. Ata nuk do të kenë asnjë justifikim, sepse Kur’âni është aq i qartë, aq i kthjellët, aq i sigurt në gjithçka që përshkruan, që urdhëron dhe që ndalon, saqë nuk mund të mohohet dhe shpërfillet nga askush. Thotë i Lartësuari:…të cilat nuk i mohon askush, përveç atyre që i shkelin kufijtë(e Zotit). -Pra, atë nuk e mohon askush, përveç atyre që kanë dalë jashtë kontrollit të vetes dhe jashtë kufijve të Allahut, që nuk i binden të Madhëruarit dhe që janë mendjemëdhenj e kundërshtues.

2:100Page 15

أَوَكُلَّمَا عَٰهَدُواْ عَهۡدٗا نَّبَذَهُۥ فَرِيقٞ مِّنۡهُمۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ ١٠٠

Is it not [true] that every time they took a covenant a party of them threw it away? But, [in fact], most of them do not believe.

Sa herë që ata bënin ndonjë premtim, një grup prej tyre e thyente atë. -Kjo pyetje fsheh në vetvete një habi të madhe, për sa u përket betimeve të shumta të tyre, ndaj të cilave kurrë nuk patën durim të ishin të qëndrueshëm. Shprehja: “sa herë që” të jep të kuptosh përsëritjen e përhershme të këtij veprimi. A thua se dinin të bënin gjë tjetër veç saj?! Sa herë që premtonin, ata e shkelnin fjalën e dhënë. Po cili që shkaku i kësaj paqëndrueshmërie? Thotë i Lartësuari:Shumica e tyre nuk besojnë. -Pra, ky është shkaku. Mosbesimi i tyre i shtynte në mënyrë të pashmangshme drejt thyerjes së premtimeve. Nëse besimi i tyre do të ishte i sinqertë, për ta do të flitej ndryshe, sikurse thotë Allahu i Lartësuar për besimtarët e vërtetë: “Prej besimtarëve, ka burra që e kanë mbajtur premtimin e dhënë...” [Ahzab, 23].

2:101Page 15

وَلَمَّا جَآءَهُمۡ رَسُولٞ مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِ مُصَدِّقٞ لِّمَا مَعَهُمۡ نَبَذَ فَرِيقٞ مِّنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ كِتَٰبَ ٱللَّهِ وَرَآءَ ظُهُورِهِمۡ كَأَنَّهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ١٠١

And when a messenger from Allāh came to them confirming that which was with them, a party of those who had been given the Scripture threw the Scripture of Allāh [i.e., the Torah] behind their backs as if they did not know [what it contained].

Kur atyre u erdhi një i Dërguar prej Allahut, si vërtetues i asaj që ata kishin, … -Kuptimi: Kur atyre u shkoi Profeti i nderuar, me këtë Libër të madh, që vërtetonte dhe argumentonte tekstet që gjendeshin në duart e tyre, ata e mohuan dhe refuzuan ta pasonin, duke pretenduar se besonin vetëm Shkrimet e tyre. Por vetë mospranimi i Librit të Allahut nga ana e tyre e përgënjeshtronte qëndrimin që ata mbanin, madje tregonte edhe mohimin e Shkrimeve të tyre, sikurse e thamë më lart.… një grup prej tyre e flakën pas shpine Librin e Allahut, sikur të ishte diçka për të cilën s'dinin gjë. -Pra, me mohimin e Kur’ânit, ata e hodhën pas shpine Librin e Allahut, duke treguar mospërfillje ndaj tij. Thënia e Allahut të Lartësuar: “… sikur të ishte diçka për të cilën s'dinin gjë.”, tregon se sa i shëmtuar dhe sa pa vend ishte ky refuzim i tyre. Ata vepruan njëlloj sikurse ata që nuk kishin aspak dije rreth librave të shpallur nga Allahu. Madje gjendja e tyre ishte më e mjerë se e të tjerëve, të cilët mohuan pa dije. Pas këtij veprimi, ata nuk mund të pretendonin se rruga që ndiqnin ishte e mbështetur në tekste hyjnore, sepse mohimi i Kur’ânit nënkuptonte dhe mohimin e asaj pjese të vërtetë që gjendej në librat e tyre. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë ka vendosur në gjithësi një rregull të pakthyeshëm dhe të pandryshueshëm, që tregon urtësinë e Tij të madhe. Sipas këtij rregulli, çdokush që e braktis ose e hedh poshtë atë gjë që i bën dobi, ose që i ka të gjitha mundësitë që të përfitojë prej saj, por nuk përfiton, atëherë ky njeri do të sprovohet duke u bërë që të angazhohet me diçka tjetër, që, në fakt, i bën dëm. Sipas këtij rregulli të urtë, çdokush që e braktis adhurimin e Rrahmanit (Allahut), ai patjetër do të adhurojë tjetërkë veç Tij. Kush e braktis dhe nuk e kultivon dashurinë për Allahun, shpresën dhe frikë-respektin për Të, atëherë domosdo që zemra e tij do të mbushet me dashurinë për dikë tjetër veç Tij. Ajo zemër do të shpresojë diçka tjetër veç Allahut dhe do të frikësohet prej çdo gjëje tjetër veç Allahut. Po ashtu, ai që nuk e shpenzon pasurinë e tij për t'iu bindur Allahut dhe për të arritur kënaqësinë e Tij, do ta shpenzojë atë në rrugën e Shejtanit, në bindjen dhe nënshtrimin ndaj tij. Kush nuk i përulet Allahut, Zotit të tij, sigurisht që ka për t’u nënshtruar para krijesave. Dhe në fund, ai që e braktis të vërtetën, do të sprovohet duke ndjekur të kotën. E njëjta gjë ndodhi me këta çifutë. Kur ata e braktisën Librin e Allahut (në kohën e tyre), u sprovuan duke pasuar atë që sollën shejtanët në kohën e Sulejmanit: ata filluan të ushtronin magjinë.

2:102Page 16

وَٱتَّبَعُواْ مَا تَتۡلُواْ ٱلشَّيَٰطِينُ عَلَىٰ مُلۡكِ سُلَيۡمَٰنَۖ وَمَا كَفَرَ سُلَيۡمَٰنُ وَلَٰكِنَّ ٱلشَّيَٰطِينَ كَفَرُواْ يُعَلِّمُونَ ٱلنَّاسَ ٱلسِّحۡرَ وَمَآ أُنزِلَ عَلَى ٱلۡمَلَكَيۡنِ بِبَابِلَ هَٰرُوتَ وَمَٰرُوتَۚ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنۡ أَحَدٍ حَتَّىٰ يَقُولَآ إِنَّمَا نَحۡنُ فِتۡنَةٞ فَلَا تَكۡفُرۡۖ فَيَتَعَلَّمُونَ مِنۡهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِۦ بَيۡنَ ٱلۡمَرۡءِ وَزَوۡجِهِۦۚ وَمَا هُم بِضَآرِّينَ بِهِۦ مِنۡ أَحَدٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمۡ وَلَا يَنفَعُهُمۡۚ وَلَقَدۡ عَلِمُواْ لَمَنِ ٱشۡتَرَىٰهُ مَا لَهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنۡ خَلَٰقٖۚ وَلَبِئۡسَ مَا شَرَوۡاْ بِهِۦٓ أَنفُسَهُمۡۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ ١٠٢

And they followed [instead] what the devils had recited during the reign of Solomon. It was not Solomon who disbelieved, but the devils disbelieved, teaching people magic and that which was revealed to the two angels at Babylon, Hārūt and Mārūt. But they [i.e., the two angels] do not teach anyone unless they say, "We are a trial, so do not disbelieve [by practicing magic]."1 And [yet] they learn from them that by which they cause separation between a man and his wife. But they do not harm anyone through it except by permission of Allāh. And they [i.e., people] learn what harms them and does not benefit them. But they [i.e., the Children of Israel] certainly knew that whoever purchased it [i.e., magic] would not have in the Hereafter any share. And wretched is that for which they sold themselves, if they only knew.

Ata pasuan atë që lexonin shejtanët në kohën e sundimit të Sulejmanit. -Në kohën e Sulejmanit (a.s.), shejtanët filluan t’u mësonin njerëzve magjinë, madje pretendonin se edhe vetë Sulejmani (a.s.) e ushtronte atë. Ata shpifnin duke thënë se ai (a.s.) e arriti pushtetin dhe pasurinë që kishte nëpërmjet magjisë. Por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këtë trillim ndaj Profetit të Tij dhe thotë:Por Sulejmani nuk ishte mohues. Mohues ishin shejtanët, … -Profeti i Tij kurrë nuk mund të bënte një vepër kufri. Sulejmani kurrë nuk e mësoi magjinë dhe as nuk e përdori atë. Ata që bënë kufër ishin pikërisht shejtanët, të cilët u mësonin njerëzve magjinë dhe i nxisnin për ta ushtruar atë. Ata ishin shumë të zellshëm për t'i çuar njerëzit në humbje. Të tillë ishin edhe çifutët, që pasuan magjinë e shfaqur nëpërmjet dy melekëve në Babiloni, në vendin ku ndodhet Iraku sot.…të cilët u mësonin njerëzve magjinë dhe atë (lloj magjie)që u zbriti dy melekëve në Babiloni: Harutit dhe Marutit. -Këta dy melekë u shfaqën si sprovë për njerëzit. Allahu i Lartësuar deshi t’i sprovonte njerëzit me këta dy melekë, të cilët njihnin magjinë dhe mund t'ua mësonin atë të tjerëve. Por para se t'ua mësonin magjinë, ata gjithmonë i paralajmëronin njerëzit, siç tregon Allahu i Lartësuar:Ata (dy melekët) nuk ia mësonin(magjinë)askujt, para se t’i thonin: “Ne jemi dërguar vetëm për t’ju sprovuar, pra mos u bëj mohues(duke mësuar magjinë)!” -Ata (dy melekët)nuk ia mësonin askujt magjinë, para se ta paralajmëronin dhe ta këshillonin se kjo qe sprovë prej Allahut të Lartësuar. Pra, çdo person e këshillonin: “Mos u mashtro, mos e mëso magjinë, se ajo është vepër kufri.” Kështu, ata i ndalonin njerëzit nga magjia, duke i paralajmëruar se ajo konsiderohet si mohim ndaj Allahut. Ndërsa përhapja e magjisë nëpërmjet shejtanëve ishte shkatërrimi vetë. Ata synonin që të devijonin njerëzit nga rruga e vërtetë dhe t’i çonin drejt humbjes. Madje, ata e justifikonin këtë shejtanëzi të tyre duke gënjyer se edhe Sulejmani (a.s.) e ushtronte atë vepër. Por është e sigurt që Allahu i Lartësuar kurrsesi nuk mund ta lejonte një Profet të Tij që të binte në grada kaq të ulta. Edhe dy melekët ishin veçse sprovë për njerëzit, të cilët në çdo rast paralajmëroheshin që të mos e mësonin magjinë, se përndryshe nuk do të kishin asnjë justifikim para Allahut të Lartësuar. Kështu pra, çifutët filluan të mësonin magjinë prej shejtanëve dhe prej dy melekëve, duke i hedhur pas shpine këshillat e të dërguarve të Allahut. Ata iu dhanë me gjithë shpirt kësaj vepre shejtanëzore, dhe dihet që çdokush i përkushtohet asaj gjëje që i shkon për shtat. Pastaj Allahu i Lartësuar përmend dëmet që sjell magjia:Dhe njerëzit mësuan prej tyre se si ta ndanin burrin prej gruas. -Dihet që dashuria mes bashkëshortëve, për nga rëndësia, nuk krahasohet me asnjë dashuri tjetër ndërnjerëzore. Duke folur për këtë ndjenjë të fuqishme mes atyre të dyve, i Lartësuari thotë: “Ai (Allahu) vendosi mes jush dashuri dhe mëshirë”. Kurse magjia, nga ana e saj, i humbet dhe i zhduk këto ndjenja. Kjo tregon, gjithashtu, se magjia është e vërtetë dhe ndikuese, por ajo dëmton vetëm nëse Allahu i Lartësuar e lejon një gjë të tillë. Megjithatë, duhet ditur që, nëse Allahu i Lartësuar e lejon diçka, kjo nuk do të thotë me domosdo që Ai ka dashuri për atë gjë. Allahu i Lartësuar mund të lejojë të ndodhë edhe diçka që nuk e pëlqen, pasi lejimi i Tij është dy llojesh:- Lejim në funksion të përcaktimit të Tij hyjnor (idhnun kaderij). Këtë lloj, Allahu i Lartësuar, me urtësinë e Tij, e ka dëshiruar që të ekzistojë si sprovë për njerëzit, pavarësisht se ajo mund të jetë e urryer për Atë, sikurse është edhe rasti i përmendur në këtë ajet (për magjinë).- Lejim sipas dispozitave të drejta të Sheriatit të Allahut (idhun sherij). Me fjalë të tjera, ky lejim është më tepër një urdhër prej Allahut për të bërë diçka. Nëse lejimi i parë mund të jetë ose jo i urryer për Allahun e Lartësuar, lloji i dytë është veçse i dashur për Të, sepse Allahu i Lartësuar urdhëron veçse për atë që është e mirë dhe e dashur për Atë.…Por ata nuk mund t’i bënin dëm askujt me atë(magji), përveçse me lejen e Allahut. -Ky ajet, por dhe ajete të ngjashme me të, dëshmon se shkaqet në këtë gjithësi, sado të fortë ta kenë ndikimin, ato përsëri janë të varura nga përcaktimi dhe lejimi i Krijuesit. Ato kurrsesi nuk janë të pavarura në ndikimin dhe veprimin e tyre. Ky është një parim shumë i rëndësishëm, të cilin asnjë sekt nuk e ka kundërshtuar, përveç kaderive, të cilët pretendojnë se veprat e robërve janë krejtësisht të pavarura nga fakti se a i lejon apo jo i Plotfuqishmi. Ata mendojnë që Allahu i Lartësuar nuk ka aspak mundësi që të ndikojë në veprimet e tyre! Por e vërteta është se asgjë nuk mund t’i shpëtojë pushtetit absolut të të Plotfuqishmit. Ata, në këtë mënyrë, kanë kundërshtuar Librin e Allahut, Traditën e Profetit (a.s) dhe mendimin konsensual të sahabëve dhe tabi’inëve. Më tej, i Madhëruari thotë se dija rreth magjisë nuk ka kurrfarë dobie:Ata mësonin çfarë u sillte dëm, e jo atë që u sillte dobi. -Në disa lloje gjynahesh, njeriu mund të gjejë ndonjë dobi të kësaj dynjaje. Por Allahu i Lartësuar na lajmëron se mësimi i magjisë nuk të sjell asnjë lloj dobie, as në dynja e as në jetën tjetër. Për shembull, për alkoolin dhe kumarin, Ai thotë: “Thuaju se ato janë gjynahe të mëdha, por kanë edhe dobi për njerëzit. Megjithatë, gjynahu i tyre është më i madh se dobia që sjellin.” [Bekare, 219]. Ndërsa magjinë e ka konsideruar si një dëmtuese të pastër, pa kurrfarë dobie. Asgjë nuk e bën të nevojshme mësimin e saj. Të tilla janë të gjitha gjërat të cilat na i ka ndaluar Allahu i Lartësuar: ose janë krejtësisht të dëmshme, ose kanë dobi të papërfillshme përballë dëmeve dhe gjynaheve që sjellin. Ndërsa urdhëresat e Tij, ose janë tërësisht të dobishme, ose dobia dhe shpërblimi i madh i tyre e bën të papërfillshëm atë pak mundim dhe dëm që ato sjellin në këtë jetë.Ata ishin krejtësisht të vetëdijshëm se ai që e përvetësonte atë(magjinë), nuk do të kishte pjesë në Jetën tjetër. -Domethënë, çifutët e dinin shumë mirë se kjo tregti e tyre për të blerë magjinë, duke e paguar me gjënë më të vyer, do të sillte për ta një përfundim të dëshpëruar. Ata e dinin se nuk do të kishin pjesë në mëshirën e Allahut. Me këtë shkëmbim, ata merituan ndëshkimin e përjetshëm. Kësisoj, ata nuk e kryen veprën e ulët nga padituria, por ata thjesht shprehën qartë dashurinë e tyre për këtë jetë, kundrejt jetës së amshuar pranë Allahut dhe mëshirës së Tij.Sa e keqe është ajo për të cilën ata shitën veten! Ah, sikur ta dinin! -Kuptimi: Si është e mundur që ata nuk e kuptojnë se çfarë humbën nga duart, dhe se çfarë dëshpërimi të përjetshëm fituan?!

2:103Page 16

وَلَوۡ أَنَّهُمۡ ءَامَنُواْ وَٱتَّقَوۡاْ لَمَثُوبَةٞ مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِ خَيۡرٞۚ لَّوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ ١٠٣

And if they had believed and feared Allāh, then the reward from Allāh would have been [far] better, if they only knew.

Sikur ata të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, shpërblimi prej Allahut do të ishte shumë më i dobishëm. Ah, sikur ta dinin!

2:104Page 16

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَقُولُواْ رَٰعِنَا وَقُولُواْ ٱنظُرۡنَا وَٱسۡمَعُواْۗ وَلِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٌ أَلِيمٞ ١٠٤

O you who have believed, say not [to Allāh's Messenger], "Rāʿinā" but say, "Unẓurnā"1 and listen. And for the disbelievers is a painful punishment.

ju që keni besuar! Mos thoni: “Raina”… -Besimtarët, gjatë mësimit të dispozitave të fesë prej Profetit (a.s), i thonin shpesh atij “Râinâ” (Vështrona), domethënë: Na shiko dhe mere në konsideratë gjendjen tonë gjatë caktimit të dispozitave. Ky ishte një kuptim i drejtë dhe i pranueshëm i kësaj fjale, por çifutët e përdornin atë me kuptime të këqija e të shëmtuara. Kështu, ata shfrytëzuan rastin dhe filluan t’i drejtoheshin Profetit (a.s) me fjalën "Râinâ", duke mos patur si qëllim kuptimin e saktë dhe të drejtë të saj, por pikërisht kuptimin e keq të fjalës. Si rrjedhojë, Allahu i Lartësuar i ndaloi besimtarët nga përdorimi i kësaj fjale, për t’ua hequr atë mundësi çifutëve, edhe pse, në vetvete, ajo fjalë nuk kishte ndonjë të keqe. Ky ajet shërben si argument që, nëse diçka të çon drejt së ndaluarës, ajo konsiderohet gjithashtu e ndaluar, edhe nëse, në vetvete, është e lejuar. Me fjalë të tjera: e lejuara konsiderohet e ndaluar, nëse të çon drejt së ndaluarës. Ky ajet na nxit, gjithashtu, që të ruajmë edukatën e të folurit dhe të kontrollojmë fjalët që përdorim. Ai na nxit që të përdorim ato fjalë që kanë vetëm kuptime të mira, larg domethënieve të shëmtuara e fyese. Prej tij mësojmë që duhet të largohemi nga përdorimi i fjalëve me kuptime që nuk i shkojnë për shtat besimtarit. I Lartësuari na urdhëron që të themi fjalë që nënkuptojnë vetëm të mirën. Në këtë rast, Allahu i Lartësuar i urdhëroi besimtarët që të thonin: "Unđhurnâ":por thoni: “Undhurna”(na vështro)… -Kuptimi: Fjala “Unđhurnâ”është e mjaftueshme dhe tepër e goditur për të shprehur mendimin tuaj, duke mos nënkuptuar asgjë të ndaluar.dhe dëgjoni! -Këtu Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të bindemi. Me fjalën “uesmeu” (dëgjoni) nuk është treguar në mënyrë të veçantë se çfarë duhet të dëgjohet. Kjo është bërë me qëllim që ajo të përfshijë të gjitha ato gjëra që duhet të dëgjohen, qofshin ato nga Kur’âni apo nga Suneti i Profetit (a.s). Ky dëgjim duhet plotësuar me të trija fazat e tij, që janë: së pari, dëgjimi me kujdes i fjalëve, së dyti të kuptuarit e tyre dhe, së treti, bindja ndaj atyre që dëgjove dhe i kuptove. Siç shihet, ky ajet është nxitje për një edukatë të lartë në të folur dhe për bindje të plotë. Pas kësaj, i Madhëruari kërcënon qafirët me një dënim të dhembshëm: “Për jobesimtarët ka dënim të dhembshëm”

2:105Page 16

مَّا يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ وَلَا ٱلۡمُشۡرِكِينَ أَن يُنَزَّلَ عَلَيۡكُم مِّنۡ خَيۡرٖ مِّن رَّبِّكُمۡۚ وَٱللَّهُ يَخۡتَصُّ بِرَحۡمَتِهِۦ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ ذُو ٱلۡفَضۡلِ ٱلۡعَظِيمِ ١٠٥

Neither those who disbelieve from the People of the Scripture [i.e., the Jews and Christians] nor the polytheists wish that any good should be sent down to you from your Lord. But Allāh selects for His mercy whom He wills, and Allāh is the possessor of great bounty.

Ata që nuk besojnë, si ithtarët e Librit, ashtu edhe idhujtarët, kurrë nuk do të donin që juve t'ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. -Domethënë, qafirët, të çfarëdo ngjyre qofshin, nuk dëshirojnë kurrë që muslimanët të gëzojnë ndonjë të mirë. Në ajet thuhet: “min ħajrin”- “prej mirësisë”, domethënë çdo lloj mirësie, qoftë ajo e madhe apo e vogël. Pra, ata nuk dëshirojnë që besimtarëve t'u jepet ndonjë lloj mirësie, e vogël apo e madhe qoftë ajo. Kjo ndjenjë vjen nga smira dhe urrejtja që ata kanë kundër tyre. Ata nuk dëshirojnë kurrsesi që Allahu t'i dallojë muslimanët me mirësitë e Tij, mbi të tjerët. Por ata nuk mund ta kufizojnë mirësinë e Allahut, sepse:Allahu ia dhuron mëshirën e Vet kujt të dëshirojë. Allahu është Zoti i mirësisë së madhe. -Dhe prej mirësive më të mëdha që Ai ju ka falur është shpallja e këtij Libri madhështor, është dërgimi i Profetit tuaj, me synimin që t'ju pastrojë ju (në çdo aspekt) dhe t'ju mësojë Kur’ânin dhe Urtësinë profetike. Nëpërmjet tij, Allahu dëshiron që t’ju mësojë juve atë që ju nuk e dini. Ai është i Lavdëruar dhe meriton mirënjohjen më të thellë.

2:106Page 17

۞ مَا نَنسَخۡ مِنۡ ءَايَةٍ أَوۡ نُنسِهَا نَأۡتِ بِخَيۡرٖ مِّنۡهَآ أَوۡ مِثۡلِهَآۗ أَلَمۡ تَعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ ١٠٦

We do not abrogate a verse or cause it to be forgotten except that We bring forth [one] better than it or similar to it. Do you not know that Allāh is over all things competent?

Ne nuk shfuqizojmë asnjë ajet(ose dispozitë ligjore), apo ta bëjmë të lihet në harresë, e të mos sjellim një tjetër më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me të. -Shfuqizimi (ose anulimi i një dispozite) është, në fakt, një ndryshim gjykimi. Pra, ngarkimi i të përgjegjshmëve ligjërisht me një tjetër dispozitë ligjore, ose rrëzimi plotësisht i kësaj dispozite. Çifutët nuk e pranonin shfuqizimin si praktikë, duke pretenduar se ai nuk lejohet të ndodhë në dispozitat e Allahut. Pavarësisht nga kjo, e vërteta është se shfuqizimi i dispozitave njihej mirë në fenë e tyre. Ai është përmendur dhe zbatuar edhe në Teurat. Kështu që, ky refuzim nga ana e tyre nuk ishte gjë tjetër, por veçse një shprehje e radhës e kufrit dhe mosbindjes së tyre të pakuptimtë. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon urtësinë e kësaj praktike ligjore. I Lartësuari dhe i Urti na mëson se zëvendësimin e një dispozite apo heqjen e plotë të saj e bën veçse për të sjellë një dispozitë tjetër, që do të jetë më e mirë për njeriun, ose e ngjashme me të parën (për nga urtësia e dobia). Kjo tregon se dispozita zëvendësuese nuk mund të jetë kurrë më pak e dobishme dhe e vleftshme sesa ajo që është anuluar, sepse mirësia e Allahut vjen gjithmonë në rritje, sidomos kundrejt këtij umeti të begatë, të cilit Ai ia lehtësoi dispozitat ligjore në mënyrën më të mirë dhe të plotë. Më pas, i Urti na bën të ditur se kushdo që nuk e pranon praktikën ligjore (hyjnore) të shfuqizimit, në të vërtetë ka cenuar të drejtat absolute të sundimit dhe të pushtetit të Allahut të Lartësuar:

2:107Page 17

أَلَمۡ تَعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٍ ١٠٧

Do you not know that to Allāh belongs the dominion of the heavens and the earth and [that] you have not besides Allāh any protector or any helper?

A nuk e di ti se Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka?! A nuk e di ti se vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës?! Përveç Allahut, ju nuk keni asnjë ndihmëtar dhe asnjë mbrojtës tjetër. -Meqë Ai është Sunduesi dhe Pronari juaj, atëherë Ai mund të veprojë si të dëshirojë në lidhje me ju. Ai e ka të drejtën absolute që të veprojë me ju, ashtu si e kërkon bamirësia dhe mëshira e Tij ndaj jush. Ai është Pronari juaj i dashur, Bamirës dhe i Mëshirshëm dhe të tilla janë edhe përcaktimet e Tij. Këtë synojnë edhe urdhrat dhe ndalesat e Tij, domethënë dispozitat që ka sjellë Ai për krijesat e Veta. Atëherë, ashtu sikurse nuk lejohet të kundërshtojmë dhe as të revoltohemi kundrejt përcaktimeve të Tij mbi ne, po kështu nuk lejohet që ta kundërshtojmë apo të shfaqim pakënaqësi për ndonjë dispozitë të vendosur apo të anuluar prej Tij. Ne jemi të nënshtruar ndaj urdhrave dhe përcaktimeve të Tij. Ne nuk kemi të drejtë të kundërshtojmë asgjë, sidomos në çështjet që lidhen me atributin e Tij të Sunduesit dhe Zotëruesit të gjithësisë. Allahu i Lartësuar është Ai që përkujdeset për adhuruesit e Tij dhe gjithmonë i ndihmon ata për të arritur gjërat e dobishme dhe për t'u larguar nga gjërat e dëmshme. Prej përkujdesjes së Tij është pikërisht edhe caktimi i këtyre dispozitave, që janë shprehje e urtësisë dhe e mëshirës së Tij ndaj tyre.Çdokush që vështron me kujdes të gjitha dispozitat e anuluara, e kupton shumë thjesht dhe qartë urtësinë dhe mëshirën e madhe të Allahut të Lartësuar në urdhrat e Tij; e kupton shumë mirë se, me sa butësi dhe lehtësi i udhëzon adhuruesit e Tij drejt asaj që është më e dobishme për ta, pa e ndier dhe pa e hetuar.

2:108Page 17

أَمۡ تُرِيدُونَ أَن تَسۡـَٔلُواْ رَسُولَكُمۡ كَمَا سُئِلَ مُوسَىٰ مِن قَبۡلُۗ وَمَن يَتَبَدَّلِ ٱلۡكُفۡرَ بِٱلۡإِيمَٰنِ فَقَدۡ ضَلَّ سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ ١٠٨

Or do you intend to ask1 your Messenger as Moses was asked before? And whoever exchanges faith for disbelief has certainly strayed from the soundness of the way.

A doni ta pyesni të Dërguarin tuaj ashtu si u pyet Musai? -Allahu i Lartësuar i ndaloi besimtarët muslimanë, ose çifutët, që të pyesnin Profetin (a.s.) ashtu sikurse u pyet Musai më përpara. Po cilat janë ato pyetje që u ndaluan t’i bëhen Profetit (a.s.), ose cilat pyetje, në përgjithësi, janë të ndaluara të bëhen? Pyetjet dhe kërkesat e ndaluara janë ato që bëhen thjesht për të polemizuar dhe për të kundërshtuar të vërtetën, domethënë ato që nuk drejtohen për të mësuar të vërtetën, por për të polemizuar rreth saj dhe për ta hedhur poshtë atë. Ja një shembull në Kur’ân: “Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje (o Muhamed) t’u zbresësh një libër nga qielli. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe dhe thanë “Na trego Allahun haptazi!” Atëherë, ata i kapi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë. Pastaj adhuruan (për zot) viçin, edhe pasi u patën ardhur shenja të qarta. Ne i falëm ata dhe i dhamë Musait pushtet të qartë.” [Nisa 153]. Ose: “O ju që keni besuar! Mos pyesni (pa nevojë) për gjëra që, sikur t'ju kthehej përgjigjja e drejtpërdrejtë, nuk do t'ju pëlqente, e nëse do të pyesnit për to kur shpallej Kur’âni, ato do t’ju bëheshin të qarta (e do të rëndoheshit). Allahu jua ka falur kërshërinë (e tepruar). Allahu është Falës dhe i Butë. Të tilla pyetje i kanë bërë edhe njerëz para jush, por pastaj u bënë jobesimtarë.” [Maide 101, 102]. Pra, këto lloj pyetjesh e kërkesash janë të ndaluara, ndërsa pyetjet dhe kërkesat nëpërmjet të cilave synohet udhëzimi dhe e vërteta janë të pëlqyeshme të bëhen. Madje, Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t’i bëjmë të tilla pyetje: “Pyesni, pra dijetarët nëse nuk dini!”. [Nahl 43]. Po ashtu, Allahu i Lartësuar i ka miratuar besimtarët muslimanë në shumë pyetje e kërkesa të drejtuara Profetit të Tij dhe nuk i ka qortuar për të tilla pyetje, si për shembull, në suren Bekare: “Të pyesin ty për alkoolin dhe bixhozin. Thuaju …”. Ose: “Të pyesin ty për jetimin…” etj., që tregojnë se të tilla pyetje a kërkesa nuk janë të qortueshme. Pyetjet dhe kërkesat e ndaluara mund të çojnë edhe në mohim. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar ka tërhequr vërejtjen dhe ka thënë.Ai që e ndërron besimin me mosbesim, e ka humbur rrugën e drejtë. -Më pas, Allahu i Lartësuar na zbulon një ndjenjë të brendshme të fortë, që vlon brenda gjoksit të tyre:

2:109Page 17

وَدَّ كَثِيرٞ مِّنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ لَوۡ يَرُدُّونَكُم مِّنۢ بَعۡدِ إِيمَٰنِكُمۡ كُفَّارًا حَسَدٗا مِّنۡ عِندِ أَنفُسِهِم مِّنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ ٱلۡحَقُّۖ فَٱعۡفُواْ وَٱصۡفَحُواْ حَتَّىٰ يَأۡتِيَ ٱللَّهُ بِأَمۡرِهِۦٓۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ١٠٩

Many of the People of the Scripture wish they could turn you back to disbelief after you have believed, out of envy from themselves [even] after the truth has become clear to them. So pardon and overlook until Allāh delivers His command. Indeed, Allāh is over all things competent.

Shumë ithtarë të Librit do të dëshironin që, pasi keni besuar, t’ju kthejnë në jobesimtarë, -Ata përpiqen me të gjitha mënyrat për të arritur këtë qëllim të poshtër. Ata i provojnë të gjitha llojet e kurtheve, por nuk e kuptojnë që ato u kthehen mbrapsht, për të goditur pikërisht ata. Kurthet e tyre janë të larmishme. Duke na treguar një mënyrë të tyre për të dëmtuar muslimanët, i Lartësuari thotë në suren Al Imran, ajetet 72-74: “Disa nga ithtarët e Librit thonë: “Besojeni në mëngjes atë që u është shpallur atyre që kanë besuar, dhe mohojeni në mbrëmje! Ndoshta kështu edhe ata do të tërhiqen (nga besimi)”. Dhe mos i besoni askujt, përveç atyre që ndjekin fenë tuaj!” Thuaju: “Udhëzim i vërtetë është vetëm udhëzimi i Allahut!” (Ata i thoshin njëri-tjetrit): “Kurrë mos besoni se ndokujt po i jepet (profecia, dija urtësia dhe mirësitë e mëdha), sikurse ju është dhënë juve, përndryshe, (ditën e gjykimit), do të polemizojnë kundër jush para Zotit tuaj! Thuaju: “E gjithë mirësia është në Dorë të Allahut! Ai ia jep atë kujt të dëshirojë. Allahu është i Gjerë (në mëshirën e Tij)dhe i Gjithëditur”. Ai dallon kë të dojë me mëshirën e Vet. Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe.”.”Ajo çfarë i shtynte në këtë veprim ishte thjesht smira e tyre, sepse ata e dinin mirë të vërtetën, siç thotë i Lartësuari:të shtyrë nga zilia e tyre, edhe pasi u ishte bërë e qartë e Vërteta. -Por, si gjithmonë, Allahu i Lartësuar urdhëroi që, përballë kësaj sjelljeje dhe synimi të keq të tyre, besimtarët t’i falnin dhe t’i toleronin, derisa Ai të sillte një gjykim përfundimtar për ta:Falini dhe tolerojini ata, derisa Allahu ta sjellë urdhrin e Vet. -Dhe, vërtet, Allahu i Lartësuar e solli vendimin për ta, duke i urdhëruar besimtarët për xhihad. Në këtë mënyrë, u shua flaka e ndezur në zemrat e besimtarëve, të cilët kishin duruar dhe toleruar për aq kohë. Ata vranë atë që meritonte vrasjen, robëruan atë që meritonte robërimin dhe dëbuan ata që e merituan dëbimin. Allahu është i Plotfuqishëm që të ligjërojë çfarë të dëshirojë për robërit e Tij, siç thotë edhe Vetë:Allahu ka pushtet për gjithçka -Në ajetet e mëposhtme, Allahu i Lartësuar i udhëron besimtarët që t’i përkushtohen adhurimit të Allahut të Lartësuar:

2:110Page 17

وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَۚ وَمَا تُقَدِّمُواْ لِأَنفُسِكُم مِّنۡ خَيۡرٖ تَجِدُوهُ عِندَ ٱللَّهِۗ إِنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ ١١٠

And establish prayer and give zakāh, and whatever good you put forward for yourselves - you will find it with Allāh. Indeed Allāh, of what you do, is Seeing.

Përkryejeni namazin dhe jepeni zekatin! -Duke falur namazin, duke dhënë zekatin dhe duke vepruar çdo gjë që kënaq Allahun e Lartësuar, Ai u premton se do t'i shpërblejë me mirësinë e Tij. Për çdo gjë që do të kryejnë për hir të Tij, atyre nuk do t’u humbë kurrë shpërblimi, pasi do ta gjejnë atë të plotë tek Allahu i Lartësuar, madje edhe më tepër se aq, prej mirësisë së Tij:Çfarëdo të mire të përgatitni për veten tuaj, do ta gjeni tek Allahu. -Dhe kush mund t'i llogarisë veprat më mirë dhe më drejt sesa Allahu i Lartësuar, që shikon dhe di gjithçka?!S’ka dyshim se Allahu shikon gjithçka që bëni ju. -Ai i ka parë dhe i ka ruajtur saktësisht të gjitha veprat e tyre.

2:111Page 17

وَقَالُواْ لَن يَدۡخُلَ ٱلۡجَنَّةَ إِلَّا مَن كَانَ هُودًا أَوۡ نَصَٰرَىٰۗ تِلۡكَ أَمَانِيُّهُمۡۗ قُلۡ هَاتُواْ بُرۡهَٰنَكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ١١١

And they say, "None will enter Paradise except one who is a Jew or a Christian." That is [merely] their wishful thinking. Say, "Produce your proof, if you should be truthful."

Çifutët pretendojnë se në Xhenet do të hyjnë veç ata. Edhe të krishterët, nga ana e tyre, thonë se në Xhenet do të hyjnë veçse të krishterët. Kështu secila palë pretendon se Xheneti është i përgatitur vetëm për ta. Porse Allahu i Lartësuar na tregon se këto janë thjesht pretendime e hamendje të tyre, sepse ato nuk mund të jenë kurrsesi të pranueshme, kur janë të paargumentuara saktësisht.Ata(ithtarët e Librit)thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet nëqoftë se nuk është çifut ose i krishterë!” Këto janë trille të tyre.Pra, këto janë thjesht ëndrra me sy hapur nga ana e tyre. Nëse ata janë të qetë dhe të sigurt në pretendimin e tyre, duhet të sjellin faktet për ta mbështetur atë. Nëse do të pranohej çdo fjalë e pretendim që del nga njerëzit, pa u mbështetur në argumente të sakta, atëherë çdokush do të pretendonte gjithçka, pa patur asnjë ndryshim mes mëtuesve. Argumentimi i saktë është i vetmi vërtetues apo përgënjeshtrues i pretendimeve.Thuaju: “Sillni provat tuaja, nëse keni të drejtë!” -Meqë ata nuk sollën asnjë lloj argumenti, kuptohet vetvetiu që ky qe pretendim i gënjeshtërt i tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar na jep një kriter shumë të qartë dhe të kuptueshëm për të dalluar se cili do të hyjë në Xhenet e cili jo? Ky gjykim i përfshin të gjithë. Thotë i Lartësuari:

2:112Page 17

بَلَىٰۚ مَنۡ أَسۡلَمَ وَجۡهَهُۥ لِلَّهِ وَهُوَ مُحۡسِنٞ فَلَهُۥٓ أَجۡرُهُۥ عِندَ رَبِّهِۦ وَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ ١١٢

Yes, [on the contrary], whoever submits his face [i.e., self] in Islām to Allāh while being a doer of good will have his reward with his Lord. And no fear will there be concerning them, nor will they grieve.

Përkundrazi, ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës… -Pra, çështja nuk qëndron sikurse ëndërroni ju. Dëshirat dhe pretendimet tuaja nuk hyjnë aspak në punë, nëse nuk ia përkushtoni të gjitha veprat dhe adhurimet tuaja Allahut të Lartësuar, duke e drejtuar zemrën veçse tek Ai, dhe, përveç kësaj, duke qenë bamirës (muhsin). Pra, sinqeriteti i zemrës duhet të shoqërohet me një adhurim të saktë, që të bëhesh muhsin. Fjala “muhsin” vjen nga “ahsene juhsinu”, domethënë: “e rregulloi, e kreu mirë”, ndërsa shprehja: “ahsenehû etķanehû” do të thotë: “e kreu në formën më të mirë”. Kësisoj, “ue hue muĥsin” domethënë: “ai që e kryen adhurimin ndaj Allahut në formën më të shkëlqyer”. Asnjë adhurim nuk quhet i pranueshëm nga Allahu, nëse nuk kryhet sipas rregullit dhe mënyrës që Ai e ka dëshiruar dhe e ka sqaruar në Sheriatin që ia shpalli Muhamedit (a.s.). Vetëm ai njeri që e kryen këtë lloj adhurimi mund të quhet muhsinose bamirës. Mësojeni se vetëm ata që plotësojnë dy kushtet e mëposhtme do të jenë banues të Xhenetit:1. Kanë sinqeritet në adhurim (duke e bërë atë vetëm për Allahun).2. E kryejnë adhurimin sipas Sheriatit të përcaktuar nga Allahu i Lartësuar. Pra, vetëm për këta është premtimi i pakthyeshëm nga Allahu i Lartësuar, i Cili thotë:…e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij. Për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të brengosen. -Ata do të trashëgojnë përjetësisht shpërblimet e përgatitura prej Allahut, Zotit të tyre, në Xhenetet e mrekullueshme. Ata do t’i përjetojnë të dyja llojet e lumturisë: lumturinë që sjell shpëtimi nga zjarri i Xhehenemit dhe nga dëshpërimi i përjetshëm, si dhe lumturinë që sjell arritja e paqes dhe e sigurisë në Xhenetin e kënaqësisë së përjetshme.

2:113Page 18

وَقَالَتِ ٱلۡيَهُودُ لَيۡسَتِ ٱلنَّصَٰرَىٰ عَلَىٰ شَيۡءٖ وَقَالَتِ ٱلنَّصَٰرَىٰ لَيۡسَتِ ٱلۡيَهُودُ عَلَىٰ شَيۡءٖ وَهُمۡ يَتۡلُونَ ٱلۡكِتَٰبَۗ كَذَٰلِكَ قَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَ مِثۡلَ قَوۡلِهِمۡۚ فَٱللَّهُ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ ١١٣

The Jews say, "The Christians have nothing [true] to stand on," and the Christians say, "The Jews have nothing to stand on," although they [both] recite the Scripture. Thus do those who know not [i.e., the polytheists] speak the same as their words. But Allāh will judge between them on the Day of Resurrection concerning that over which they used to differ.

Çifutët thonë: “Të krishterët nuk mbështeten në asgjë(në fenë që pasojnë)”. Të krishterët thonë: “Çifutët nuk mbështeten në asgjë” -Smira e tyre ishte aq e fortë, saqë i shtynte ata të shanin dhe përgojonin njëri-tjetrin me fjalët më të ulëta. Ata e quanin njëri-tjetrin të humbur, të devijuar, madje edhe jobesimtarë. Kjo smirë i bënte ata të vepronin njëlloj si injorantët, që nuk kishin asnjë lloj dije nga librat.Ndërkohë që të dyja palët lexojnë Librin. Po këto fjalë thonë edhe ata që janë të paditur. -Pra, edhe pse ata kanë dituri dhe kritere për të gjykuar, përsëri kryejnë veprime të injorantëve, të cilët flasin, shajnë e gjykojnë pa patur dije.Ditën e Gjykimit, Allahu do të gjykojë ndërmjet tyre për kundërshtimet që ata kanë mes njëri-tjetrit. -Pra, megjithatë, Allahu i Lartësuar do të gjykojë mes tyre Ditën e Gjykimit. Ai do të qartësojë me drejtësi gjykimin e secilës palë, në të gjitha aspektet. Ai do ta bëjë këtë me gjykimin e Tij të drejtë, rreth të cilit i informoi njerëzit nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve të Tij. Atë ditë, askush nuk do të dalë me sukses dhe askush nuk do të shpëtojë prej ndëshkimit, përveç atyre që kanë besuar të gjithë të dërguarit e Allahut, duke zbatuar urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave. Ndërsa ata që nuk u janë përmbajtur këtyre dispozitave, me të drejtë do të quhen: “të shkatërruar e të dëshpëruar përjetësisht.”

2:114Page 18

وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن مَّنَعَ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ أَن يُذۡكَرَ فِيهَا ٱسۡمُهُۥ وَسَعَىٰ فِي خَرَابِهَآۚ أُوْلَٰٓئِكَ مَا كَانَ لَهُمۡ أَن يَدۡخُلُوهَآ إِلَّا خَآئِفِينَۚ لَهُمۡ فِي ٱلدُّنۡيَا خِزۡيٞ وَلَهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٞ ١١٤

And who are more unjust than those who prevent the name of Allāh from being mentioned [i.e., praised] in His mosques and strive toward their destruction. It is not for them to enter them except in fear. For them in this world is disgrace, and they will have in the Hereafter a great punishment.

kush mund të jetë më i keq se ai që, në xhamitë e Allahut, pengon të përmendet emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre? Ata nuk do të hyjnë në to, përveçse me frikë. -Domethënë, nuk ka zullumqarë më të mëdhenj sesa ata që i mbyllin xhamitë, në mënyrë që në to të mos përmendet emri i Allahut dhe mos adhurohet Ai, ose e thënë ndryshe: ata që pengojnë faljen e namazit dhe çdo adhurim tjetër që kryhet në to. Në fragmentin: “ue seâ fî ħarâbihâ” (…dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre), fjala “seâ” ka kuptimin: “përpiqet duke provuar të gjitha mënyrat dhe mjetet për të arritur qëllimin”. Ndërsa për pjesën “për shkatërrimin e tyre”, mund të themi se shkatërrimi i xhamive (el ħarâbu) është dy llojesh:1. Shkatërrim fizik, nga ana materiale, sikurse është shembja apo përdhosja e objektit, e çdo lloji a mënyre qoftë.2. Shkatërrim që kryhet duke i penguar besimtarët dhe adhuruesit e Allahut, që të adhurojnë Allahun brenda faltores. Me pak fjalë, ky lloj shkatërrimi nënkupton pengimin e shfrytëzimit të xhamive për atë qëllim që ato janë ndërtuar.Ky ajet i përfshin të gjithë ata njerëz që i bëjnë këto punë. Për shembull, i tillë ishte Abrahaja dhe ushtria e tij, që synonte të shembte Qaben. Këtu hyjnë edhe kurejshët, të cilët e penguan Profetin (a.s.) të shkonte drejt Qabes, në vitin e Hudejbijes. Të tillë ishin edhe ata të krishterë që shkatërruan Xhaminë e Shenjtë në Kuds (Palestinë). Në këtë kategori përfshihen edhe shumë e shumë të tjerë, të cilët, me shkatërrimin apo mbylljen e xhamive, synojnë të pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Ata thjesht shprehin armiqësinë e tyre ndaj Allahut dhe ndaj profetëve të Tij. Për shkak të kësaj pune të shëmtuar, Allahu i Lartësuar ua ndaloi atyre futjen në xhami. Edhe nëse ata do të hynin në to, do të ishin të frikësuar dhe të poshtëruar. Kështu, Allahu i Lartësuar ua ktheu me të njëjtën mënyrë. Ata donin të frikësonin dhe poshtëronin frekuentuesit e xhamive, por Allahu i Lartësuar mbolli frikën dhe poshtërimin në zemrat e tyre. Kështu ndodhi me idhujtarët, të cilët e munduan dhe u përpoqën të pengonin Profetin e Allahut dhe besimtarët nga Xhamia e Shenjtë. Por nuk kaloi shumë dhe Profeti (a.s.), me lejen e Allahut të Lartësuar, hyri si triumfator në Mekë. Pas kësaj ngjarjeje, idhujtarët nuk do të hynin kurrë më në atë vend të pastër dhe të shenjtë, pasi i Lartësuari tha: “O ju që keni besuar! Idhujtarët janë vërtet të papastër, prandaj mos i lini t'i afrohen Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti! Dhe mos kini frikë nga varfëria, sepse Allahu, nëse dëshiron, ju bën të pasur me mirësinë e Tij. Allahu është vërtet i Gjithëditur dhe i Urtë.” [Teube 28]. “Ushtria e Elefantit” pësoi të njëjtin fat. Allahu i Lartësuar na rrëfen se çfarë bëri me ta: “A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me ushtrinë e Elefantit? A nuk e shkatërroi përpjekjen e tyre (për shkatërrimin e Qabes)? Ai lëshoi kundër tyre shpendë, që erdhën tufa-tufa dhe që i gjuajtën ata me gurë prej baltës së pjekur,Duke i bërë si gjethe të përtypura.” [Fil 1-5]. Po kështu e pësuan edhe të krishterët në xhaminë e Kudsit, në Palestinë, dhe kështu do të ndodhë gjithmonë me cilindo që vepron në të njëjtën mënyrë. Këto konsiderohen si shenja shumë të mëdha, sepse Allahu i Lartësuar ka lajmëruar rreth tyre para se ato të ndodhnin, dhe ato kanë ndodhur pikërisht ashtu si i ka përshkruar Allahu i Lartësuar. Disa dijetarë janë mbështetur në këto ajete për të thënë, gjithashtu, se nuk lejohet futja e qafirëve në xhami.Në këtë jetë, ata meritojnë poshtërim, ndërsa në jetën tjetër do të kenë dënim të madh. -Kështu, jobesimtarët meritojnë poshtërimin që në këtë jetë, kurse në jetën tjetër do t’i nënshtrohen ndëshkimit të madh. Nëse nuk ka kriminel më të madh se ai që shkatërron xhamitë e Allahut ose që nuk lejon të përmendet emri i Allahut në to, atëherë mund të themi se nuk ka tregues më të madh për besimin në zemra, sesa përpjekjet për të ngritur dhe mirëmbajtur xhamitë e Allahut, qoftë nga ana fizike, qoftë nga ana funksionale. Për këtë, i Madhëruari thotë: “Për xhamitë e Allahut kujdesen veçse ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, falin rregullisht namazin e japin zekatin dhe nuk i frikësohen askujt tjetër veç Allahut. Shpresohet që këta të jenë të udhëzuar (në rrugën e drejtë).” [Teube 18]. Madje, Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që të ngrihen xhami dhe në to të kujtohet dhe lavdërohet emri i Tij. Ai ka urdhëruar që atyre t’u kushtohet respekt dhe përkujdesje maksimale, nga njëra anë, dhe ka kërcënuar penguesit, nga ana tjetër. I Lartësuari thotë: “E sa për ata që kanë mohuar(Allahun) dhe që pengojnë (njerëzit) prej rrugës së Allahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë (vend adhurimi) për të gjithë njerëzit pa dallim, - qofshin vendës ose të ardhur dhe ata, qëllimi i të cilëve është të bëjnë ndonjë keqe e padrejtësi - , ata Ne kemi për t’i bërë të shijojnë një dënim të dhembshëm. (Kujto) kur Ne ia treguam Ibrahimit vendin e Shtëpisë (dhe i thamë) "Mos adhuro askënd e asgjë tjetër veç Meje dhe pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tauaf), ose që qëndrojnë në këmbë, që përkulen dhe që bëjnë sexhde (kur falen).” [Haxh 25, 26]. Për xhamitë ka shumë rregulla, por më kryesoret janë ato që u përmendën më lart.

2:115Page 18

وَلِلَّهِ ٱلۡمَشۡرِقُ وَٱلۡمَغۡرِبُۚ فَأَيۡنَمَا تُوَلُّواْ فَثَمَّ وَجۡهُ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ وَٰسِعٌ عَلِيمٞ ١١٥

And to Allāh belongs the east and the west. So wherever you [might] turn, there is the Face1 of Allāh. Indeed, Allāh is all-Encompassing and Knowing.

Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi -Allahu i Lartësuar ka përmendur në mënyrë të veçantë këto dy kahe, sepse ato paraqesin shenja madhështore. Në to ndodh lindja e diellit dhe perëndimi i tij. Duke qenë Zotërues i këtyre dy drejtimeve të rëndësishme, atëherë Ai është edhe Zotërues i drejtimeve të tjera të horizontit.…ngado që të ktheheni është Fytyra e Allahut. -Kuptimi: Nëse ju ktheheni në një drejtim të caktuar, duke zbatuar me përpikmëri urdhrin e Allahut, do ta gjeni Allahun e Lartësuar në atë drejtim. Pra, ngado që të drejtoheni, andej është drejtimi i duhur, nëse këtë e keni bërë me fakte prej Allahut të Lartësuar. Kështu, nëse ju drejtoheshit fillimisht drejt Kudsit kur faleshit, dhe tanimë drejtoheni drejt Qabes, ky është drejtimi i duhur dhe i saktë, sepse këtë e bëtë të mbështetur në fakte nga Zoti juaj. Nëse ju faleni mbi një objekt lëvizës, ku nuk mund të mbani një drejtim të caktuar, atëherë çdo drejtim ku ktheheni është i saktë dhe i pranuar nga Allahu i Lartësuar, sepse Ai e ka ligjëruar dhe e ka lejuar një gjë të tillë. Nëse nuk e dini drejtimin e Kibles dhe faleni në një drejtim të caktuar, pasi jeni përpjekur fillimisht me çdo mënyrë të mundshme për të gjetur drejtimin e duhur, ai drejtim është i saktë dhe i pranuar tek Allahu i Lartësuar. Edhe nëse më pas zbuloni se ai nuk ishte drejtimi i Kiblës, përsëri namazi i falur mbetet i saktë, sepse Allahu i Lartësuar nuk ka ngarkuar asnjë përtej mundësive. Po të njëjtin gjykim ka edhe ai që falet duke qenë i lidhur në një mënyrë të tillë, që nuk ka mundësi të drejtohet nga Kibla, apo ai që është i sëmurë e prandaj s'mund të kthehet andej: drejtimi i tyre, në të dyja rastet, është i saktë dhe i pranueshëm nga Allahu i Lartësuar. Shkurtimisht, të gjitha drejtimet të cilat i ka lejuar dhe i ka urdhëruar i Madhëruari, janë të sakta dhe të pranuara nga Ai. Kjo pjesë e ajetit dëshmon, gjithashtu, se Allahu i Lartësuar ka Fytyrë, sepse fjala ‘uexhh’ domethënë ‘fytyrë’. Ky atribut i Tij pohohet dhe pranohet për Të, ashtu sikurse i shkon madhështisë së Tij. Fytyra e Tij nuk i përngjan asgjëje, sepse çdo gjë tjetër është krijesë, dhe mes Krijuesit e krijesës nuk ka asnjë mundësi përngjasimi.Vërtet, Allahu është i Madhërishëm dhe i Gjithëditur. -Kuptimi: Mirësitë e Allahut janë të gjera dhe cilësitë e Tij janë madhështore, pikërisht sepse dija dhe bamirësia e Tij janë të gjera. Ai ua ka lehtësuar çështjet njerëzve dhe i toleron ata në shumë mangësi që kanë, duke ua pranuar veprat e tyre të mangëta dhe duke i shpërblyer për to. Ai është i Lavdëruari pafundësisht dhe vetëm Atij i takon mirënjohja e plotë.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском