As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Baqarah 2:136–142
2:136Page 21
قُولُوٓاْ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيۡنَا وَمَآ أُنزِلَ إِلَىٰٓ إِبۡرَٰهِـۧمَ وَإِسۡمَٰعِيلَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ وَٱلۡأَسۡبَاطِ وَمَآ أُوتِيَ مُوسَىٰ وَعِيسَىٰ وَمَآ أُوتِيَ ٱلنَّبِيُّونَ مِن رَّبِّهِمۡ لَا نُفَرِّقُ بَيۡنَ أَحَدٖ مِّنۡهُمۡ وَنَحۡنُ لَهُۥ مُسۡلِمُونَ ١٣٦
Say, [O believers], "We have believed in Allāh and what has been revealed to us and what has been revealed to Abraham and Ishmael and Isaac and Jacob and the Descendants [al-Asbāṭ]1 and what was given to Moses and Jesus and what was given to the prophets from their Lord. We make no distinction between any of them, and we are Muslims [in submission] to Him."
Thoni: “Ne besojmë në Allahun,…” -Kjo fjali i përmbledh të gjitha çështjet e parimet që janë të detyrueshme të besohen. Iman-i është pranimi i plotë dhe i sigurt me zemër i themeleve të fesë, pranim i cili duhet të shfaqet në aktet e zemrës (si: frika, shpresa dhe dashuria ndaj Allahut) dhe në veprimet konkrete të trupit. Kësisoj, zemra dhe gjymtyrët e njeriut duhet të sillen dhe punojnë të diktuara nga besimi. Sipas këtij përkufizmi, në iman hyjnë jo vetëm pesë shtyllat kryesore të Islamit, por edhe të gjitha veprat e mira, të cilat nxiten nga imani. Kështu, kur në Kur’ân dhe Sunet përmendet në një kontekst vetëm fjala ‘iman’ (e pashoqëruar me fjalën “Islam”), ajo nënkupton të gjitha ato që sapo i përmendëm. Po kështu thuhet edhe për fjalën ‘Islam’, e cila vërtet i nënkupton pesë shtyllat e njohura të fesë, që janë Shehadeti, falja e namazit, agjërimi i Ramazanit, dhënia e zekatit dhe kryerja e haxhit, por, kur ajo përmendet e vetme në kontekst, e pashoqëruar me fjalën “iman”, atëherë ajo përfshin në kuptimin e saj edhe çështjet e imanit. Nga ana tjetër, nëse në një tekst të caktuar përmenden së bashku edhe fjala ‘Islam’, edhe fjala ‘iman’, atëherë secila prej tyre shihet me kuptimin e vet specifik, domethënë: “Islami" nënkupton veprat të jashtme ose të dukshme, ndërsa "Imani" tregon pranimin me zemër të çështjeve themelore të fesë. Po kështu thuhet edhe kur në një tekst përmenden të shoqëruar bashkë termat ‘Iman’ dhe ‘vepra të mira’, ku me “vepra të mira”, nënkuptohen punët e dukshme, të shfaqura me gjymtyrë dhe me gjuhë. Më konkretisht, kur Allahu i Lartësuar thotë: “Thoni: “Ne besojmë…””, ky nuk është një urdhër për të thënë vetëm një fjalë goje, por është urdhër për të shprehur me fjalë diçka që është në përputhje të plotë me atë që ndien zemra. Fjalët duhet të jenë zëdhënëse të zemrës, dhe vetëm ato lloj fjalësh e meritojnë shpërblimin. Kurse fjalët që thuhen të pashoqëruara nga besimi me zemër, konsiderohen hipokrizi dhe kufër. Fjalët e thëna thjesht me gojë, duke mos u shoqëruar me akte zemre, kanë pak dobi dhe nuk janë ndikuese tek të tjerët. Megjithatë, njeriu mund të shpërblehet ndonjëherë për to, nëse janë fjalë të mira dhe nëse ai ka në zemër themelet e besimit. Kësisoj, ka një ndryshim shumë të madh mes një fjale të thënë me gojë, të pashoqëruar me akte zemre, dhe një fjale të thënë me gojë, të shoqëruar me akte zemre. Fjala e Allahut të Lartësuar: ‘Ķûlû’ (Thoni…) tregon një urdhër, një nxitje për të ngritur zërin lart në shfaqjen haptazi të besimit të drejtë, në ushtrimin e tij dhe në ftesën e të tjerëve për ta pranuar dhe përqafuar të vërtetën, sepse besimi i drejtë është themeli i kësaj feje, mbi të cilin ajo ngrihet. Më tej, Allahu i Lartësuar na urdhëron të themi: “Ne besojmë…”. Edhe nga ky fragment mund të përfitojmë diçka shumë të vlefshme. Allahu i Lartësuar na urdhëron ta themi këtë fjalë jo në vetën e parë të numrit njëjës, por në shumës: “Ne besojmë…”. Kjo është një këshillë shumë e vlefshme, që na e dhuron Zoti ynë. Forma e saj na tregon se ne duhet të jemi si një trup i vetëm. Umeti duhet të bashkohet kur vjen çështja te besimi. Të gjithë duhet ta shtrëngojmë fort ‘litarin’ e Allahut dhe duhet të nxisim njëri-tjetrin për bashkëpunim. Vetëm kur ne të mblidhemi rreth besimit të pastër dhe autentik, mund ta kemi të drejtën të themi: “Ne besojmë…”. Vetëm kur punët tona të synojnë kënaqësinë e Allahut dhe të jenë të mbështetura në fe, do të jemi një trup i vetëm, ku të gjithë thonë njëzëri: “Ne besojmë…”. Ky urdhër për bashkim dhe unitet përmban edhe ndalesën nga e kundërta e tij, që është përçarja dhe kundërshtimi mes njëri-tjetrit. Besimtarët duhet të jenë si një trup i vetëm, ku secili kujdeset për tërësinë e quajtur ‘umet’. Fjala e Allahut të Lartësuar: “Thoni: “Ne besojmë në Allahun…” dëshmon se lejohet të pohojmë dhe të deklarojmë për vetet tona që ne besojmë. Madje, kjo është e detyrueshme dhe nuk konsiderohet si mburrje, nga e cila jemi ndaluar. Ndërsa te deklarata tjetër: “Unë jam besimtar” vërehet një lloj lëvdimi i vetvetes, prandaj duhet që, pas saj, të themi: “Inshâ Allâh”(Në dashtë Allahu). Pra, duhet të themi: “Unë jam besimtar, në dashtë Allahu”. Në këtë mënyrë, largohet edhe ajo nuancë vetëmburrjeje që ndihet në këtë fjali. Po çfarë kuptimesh përmbledh në vetvete shprehja: “Ne besojmë në Allahun…”? Kjo shprehje do të thotë: Ne besojmë që Ai ekziston dhe është Një i vetëm e i Pashoq. Ne besojmë se Ai është absolut në të gjitha atributet e Tij dhe larg çdo mangësie apo dobësie. Allahu meriton të adhurohet i vetëm, me të gjitha llojet e adhurimit. Asnjë lloj adhurimi nuk lejohet t’i përkushtohet dikujt tjetër, veç Tij.“…në atë që na u shpall neve” -Shpallja hyjnore, të cilën jemi të detyruar ta besojmë, përfshin në kuptimin e saj jo vetëm Kur’ânin, por dhe Sunetin e Profetit (a.s.), sikurse thotë Allahu i Lartësuar në suren Nisa: “Dhe Allahu të shpalli ty Librin (Kur’ânin) dhe Urtësinë (Sunetin).” Kështu, Allahu i Lartësuar na urdhëron që të deklarojmë besimin në gjithçka që përmban Libri i Allahut dhe Tradita profetike, duke filluar nga cilësitë e Krijuesit, cilësitë e profetëve të Tij, e duke vazhduar me lajmet rreth Ditës së Gjykimit, përshkrimet e ngjarjeve të së kaluarës dhe të së ardhmes, e pastaj me dispozitat ligjore, të cilat vijnë nga urdhrat e Krijuesit dhe nga ndalesat e Tij. Kur’âni dhe Suneti përmbajnë gjithashtu përshkrime të dënimit dhe të shpërblimit në ahiret, por edhe shumë e shumë gjëra të tjera, të cilat duhen besuar në mënyrën që u tha më sipër, pra: duke i besuar me zemër, duke i deklaruar me gojë, duke i zbatuar në jetë dhe duke i ftuar të tjerët në të.“…dhe në atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve(dymbëdhjetë bijve të Jakubit)dhe në atë që iu dha Musait e Isait” … -Pra, ne jemi urdhëruar të deklarojmë hapur edhe besimin në të dërguarit e Zotit dhe në të tëra shpalljet hynore në përgjithësi. Ne i besojmë të gjithë profetët përgjithësisht, por në mënyrë të veçantë duhet të besojmë profetët e cilësuar në këtë ajet, sepse ata u pajisën nga Zoti i tyre me ligjet më të urta e të mrekullueshme.“Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre” -Pra, ne i besojmë të gjithë profetët, sepse ata kanë qenë të gjithë prej Allahut të Lartësuar. Ky element është ai që i karakterizon muslimanët dhe i dallon ata nga të tjerët, si: çifutët, të krishterët, sabijinët etj., të cilët, duke mëtuar që besojnë librat dhe profetët e tyre, ata mohojnë të tjerët, duke bërë, në këtë mënyrë, dallim mes të dërguarve të Allahut. Ata bëjnë dallime mes profetëve dhe shpalljeve të Allahut, duke pranuar disa prej tyre dhe duke mohuar disa të tjera. Këto veprime të tyre e hedhin poshtë pretendimin se ata i besojnë librat dhe profetët e Zotit. Madje, edhe vetë Profeti të cilin ata pretendojnë se e besojnë dhe e ndjekin, edhe ai vetë i ka besuar dhe pranuar të gjithë të dërguarit e Zotit dhe, në mënyrë të veçantë, të Dërguarin e fundit, Muhamedin (a.s.). Kështu ata, duke mohuar dhe duke mos besuar Muhamedin (a.s.), kanë mohuar edhe Profetin e tyre, i cili i ka lajmëruar qartë rreth tij.…dhe në gjithçka që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre -Dhurata e përmendur këtu është feja që iu dha profetëve nga Zoti i tyre. Kjo është dhurata më e madhe, që garanton lumturinë në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Allahu i Lartësuar na urdhëron që ne të besojmë dhe të pasojmë diturinë e dobishme dhe mirësitë me të cilat Ai i pajisi profetët. Ai na urdhëron që të besojmë dhe të pasojmë dhuratën më madhështore që u bëri atyre, Shpalljen hyjnore. Gjithashtu, nga ky fragment kuptojmë se profetët janë veçse përçues të qartë të mesazhit të Zotit, e asgjë më tepër. Ata nuk kanë në dorë asnjë mundësi që t’i bëjnë dobi dikujt, sepse gjithçka është në dorën e Krijuesit.Pjesa: “…nga Zoti i tyre” tregon se Allahu i Lartësuar është absolut në rububije-n e Tij (pra, në pozitën e Tij si Zot, Krijues dhe Kujdestar i krijesave të Tij). Në rububije-n e Tij përfshihet edhe shpallja e librave dhe dërgimi i profetëve, sepse Ai nuk do ta lejonte kurrë lënien e krijesave në çoroditje, pa orientim dhe pa ditur se ku shkojnë dhe si jetojnë. Ky fragment tregon edhe dallimin e qartë mes profetëve të vërtetë dhe profetëve të rremë, sepse ajo që u është dhënë profetëve është “…nga Zoti i tyre”. Mjafton të shohësh me vëmendje se çfarë kanë thënë ata dhe se për çfarë i kanë ftuar njerëzit, për të kuptuar ndryshimin mes tyre. Profetët e Zotit kanë ftuar veçse në ato gjëra që janë të mira dhe të dobishme dhe kanë ndaluar veçse nga ato gjëra që janë të këqija dhe të dëmshme. Secili prej tyre ka pranuar dhe miratuar profetët e tjerë të Zotit, duke dëshmuar për vërtetësinë e tyre. Mes mësimeve të tyre nuk ka ndryshime dhe kundërshtime esenciale, sepse të gjitha ato kanë patur një burim të vetëm, Zotin e botëve. I Lartësuari thotë: “Sikur Shpallja të ishte prej dikujt tjetër veç Allahut, do të gjeje në të kundërshti të shumta”. [Nisa 82]. Ndërsa ata që hiqen si profetë të Zotit, janë kontradiktorë në ato që thonë. Ata kundërshtojnë profetët e tjerë, madje edhe vetveten, në mesazhet që sjellin dhe në dispozitat që ligjërojnë. Urdhrat dhe ndalesat e tyre janë larg Ligjit të përhershëm të Zotit. Këtë mund ta kuptojë shumë thjesht çdokush që lexon fjalët e të gjithë profetëve, kumtet e tyre dhe dispozitat ligjore që ata kanë sjellë. Pasi sqarohet se çfarë duhet besuar në mënyrë të përgjithshme dhe çfarë duhet besuar në mënyrë të shtjelluar, ajeti vijon me një thënie tjetër, e cila nënkupton se, përveç besimit, të cilin duhet ta shfaqim dhe ta deklarojmë, duhet që edhe të punojmë sipas rrugës që kushtëzon ky besim:“Ne vetëm Atij i jemi nënshtruar.” -Pra, nuk mjafton vetëm besimi, por duhet deklaruar edhe nënshtrimi i plotë ndaj Allahut të madhëruar me vepra, sipas rrugës që na udhëzon besimi. Pra, thoni: Ne vetëm ndaj Tij jemi të nënshtruar, vetëm para madhështisë së Tij dhe duke adhuruar vetëm Atë. Ne e adhurojmë Atë me adhurime të shfaqura e të dukshme dhe me adhurime të fshehura e të padukshme. Në fakt, Allahu i Lartësuar nuk ka thënë: “Ne i jemi nënshtruar Atij” (Ue naĥnu muslimûne lehû), por ka thënë me rend të ndryshëm të fjalëve: “Ne Atij i jemi nënshtruar” (Ue naĥnu lehû muslimûn), pra, ndaj askujt tjetër veç Tij. Kjo ka kuptimin: Ne jemi të sinqertë në adhurimin tonë ndaj Tij dhe nuk adhurojmë asnjë tjetër veç Tij. Ky ajet, edhe pse i shkurtër, përmban në vetvete shumë mësime dhe këshilla. Kështu, së pari, ai nxit për njësimin e Allahut me të trija llojet e teuhidit: rububije, uluhije dhe esma ue sifat. Së dyti, ajeti nxit për të besuar të gjithë profetët dhe të gjitha shpalljet e Allahut, por në mënyrë të veçantë ata profetë që përmenden aty dhe shpalljet që u zbritën atyre. Ky veçim i tyre në ajet tregon për rëndësinë e madhe të tyre. Besimi i tyre duhet të jetë patjetër me zemër dhe i shprehur me gojë e me gjymtyrë. Me fjalë të tjera, ajeti nxit për të qenë të sinqertë në këtë besim dhe në veprat që duhen kryer. Së treti, ajeti tregon kriterin për të dalluar profetët e vërtetë të Allahut nga profetët e rremë. Së katërti, ai tregon mëshirën e Allahut të Lartësuar, i Cili i mëson adhuruesit e Tij se si të shprehen drejt, për të shfaqur besimin e tyre. Së pesti, në këtë ajet shfaqen dhuratat dhe mirësitë e mëdha të Tij në sqarimin e fesë së drejtë, e cila i udhëzon adhuruesit e Tij drejt lumturisë në këtë jetë dhe në jetën tjetër. I lavdëruar qoftë Allahu i Lartësuar, që në Librin e Tij ka sqaruar gjithçka dhe që e solli atë si udhëzim dhe si mëshirë për ata që besojnë sinqerisht tek Ai!
2:137Page 21
فَإِنۡ ءَامَنُواْ بِمِثۡلِ مَآ ءَامَنتُم بِهِۦ فَقَدِ ٱهۡتَدَواْۖ وَّإِن تَوَلَّوۡاْ فَإِنَّمَا هُمۡ فِي شِقَاقٖۖ فَسَيَكۡفِيكَهُمُ ٱللَّهُۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ١٣٧
So if they believe in the same as you believe in, then they have been [rightly] guided; but if they turn away, they are only in dissension, and Allāh will be sufficient for you against them. And He is the Hearing, the Knowing.
Kështu, nëse ata do të besojnë siç besoni ju, … -Kuptimi: Nëse ithtarët e Librit do të besonin në të njëjtën mënyrë siç besuat edhe ju, ata do të ishin të udhëzuar drejt. Nëse ata do të besonin të gjithë profetët, të gjithë librat e Zotit dhe, në mënyrë të veçantë, sikur të besonin Muhamedin (a.s.) dhe Kur’ânin; pra, nëse ata do t'i dorëzoheshin dhe nënshtroheshin vetëm Allahut, Një të vetëm dhe të Pashoq dhe nuk do të bënin asnjë dallim mes profetëve të Allahut, atëherë për ta do të thuhej me të drejtë se:…atëherë do të jenë në rrugën e drejtë. -Pra, do të konsideroheshin të udhëzuar në rrugën e drejtë. Vetëm kjo është rruga që të çon në Kopshtet e mirësive. Me fjalë të tjera, ata nuk kanë asnjë mundësi tjetër të gjejnë udhën e saktë, përveçse duke ndjekur mënyrën e besimit që ka umeti i fundit (muslimanët). Ata thonë: “Bëhuni çifutë ose të krishterë, që të gjeni rrugën e drejtë!”. Por ky pretendim hidhet poshtë, sepse ‘udhëzim’ quhet vetëm pranimi i dijes së saktë, të vërtetë dhe të sigurt, i shoqëruar me punën sipas asaj që ajo dikton. Kësisoj, e kundërta e udhëzimit shfaqet në dy forma: me mospranim të dijes së saktë, të vërtetë dhe të sigurt, dhe me moszbatim të asaj çfarë dikton kjo dije e saktë. Këto janë dhe shkaqet e fjalëve dhe veprave të tyre kontradiktore. Ata gjithmonë janë në kundërshti me njëri-tjetrin, madje edhe me vetveten. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:Por nëse refuzojnë, atëherë ata gjithmonë do të jenë kundërshtarë.”. -Nëse ata i kthejnë shpinën udhëzimit, me të dyja mënyrat e lartpërmendura, atëherë ata do të jenë gjithnjë të zhytur në kontradikta pa fund e pa krye.ata gjithmonë do të jenë kundërshtarë -Domethënë, do të jenë kundër së vërtetës, kundër Allahut dhe kundër Profetit të Tij. Ky lloj pozicionimi i tyre shoqërohet gjithmonë me një armiqësi të ashpër, e cila i nxit ata vazhdimisht që të tallen me figurën e Profetit (a.s). Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar premton se do ta ruajë Profetin dhe figurën e tij të nderuar, të respektuar e të dashur.Por Allahu ju mjafton kundër tyre. Ai dëgjon dhe di gjithçka. -Pra, Allahu i Lartësuar do të jetë i mjaftueshëm kundër çdo përpjekjeje të tyre për të ulur figurën e Profetit, të nxitur nga pozicionimi i tyre i keq, në anën e kundërt të udhëzimit. Allahu i Lartësuar është i mjaftueshëm, sepse Ai është El semiu Gjithëdëgjuesi, që dëgjon të gjitha zërat e krijesave, në çfarëdo gjuhe të thuhen, për të gjitha nevojat që paraqesin, dhe Ai është El alimu i Gjithëdituri, që di gjithçka: të fshehtat dhe të shfaqurat. Në fakt, Allahu i Lartësuar e mbajti premtimin e Tij dhe e ndihmoi Profetin e Tij kundër çdo armiku që qëndronte me palën tjetër. Shumë prej tyre u vranë dhe shumë u dëbuan. Secili mori atë që meritonte. Kjo është një mrekulli e Kur’ânit, sepse Allahu i Lartësuar ka lajmëruar për diçka para se ajo të ndodhte, dhe ngjarja ka ndodhur pikërisht ashtu sikurse është paralajmëruar.
2:138Page 21
صِبۡغَةَ ٱللَّهِ وَمَنۡ أَحۡسَنُ مِنَ ٱللَّهِ صِبۡغَةٗۖ وَنَحۡنُ لَهُۥ عَٰبِدُونَ ١٣٨
[And say, "Ours is] the religion of Allāh. And who is better than Allāh in [ordaining] religion? And we are worshippers of Him."
Kjo (fe) është ngjyra e Allahut. -Kuptimi: Qëndrojini besnikë “ngjyrës” së Allahut, domethënë fesë së Tij. Jepini përkujdesjen maksimale kësaj feje, duke zbatuar gjithçka që ajo udhëzon, sepse ajo zbukuron pamjen tuaj të jashtme dhe të brendshme. Besojini të gjitha çështjet e fesë dhe zbatojini ato gjithmonë, derisa feja t’ju bëhet si “ngjyra” juaj. Vetëm duke qenë si ngjyrë apo natyrë e juaja, kjo fe do t’ju udhëzojë dhe do t’ju nxisë që t’i nënshtroheni urdhrave dhe dispozitave të saj. Ju duhet t'i zbatoni dispozitat e Allahut me vullnet të lirë, të bindur, të nënshtruar dhe të kënaqur, duke qenë të prirur dhe të motivuar nga dashuria për Të. Nëse ndodh kështu, atëherë feja është kthyer për ju në natyrën tuaj, e cila do t'ju udhëzojë ju drejt lumturisë në këtë jetë dhe në jetën tjetër. E si mund të ndodhë ndryshe me një njeri, natyra e të cilit e nxit atë që të shfaqë moralet dhe cilësitë më të larta dhe të kryejë veprat më të pastra dhe më të nderuara? Më pas, vjen kjo pyetje, e cila habit çdo mendjendritur që e merr në konsideratë:“E kush jep ngjyrë më të mirë se Allahu?! Ne jemi adhurues të Tij” -Pra, nuk ka “ngjyrë” më të mirë se ajo që ju jep Allahu i Lartësuar, domethënë nuk ka cilësi më të mira, sesa cilësitë që fal Allahu i Lartësuar. Nëse do të njohësh cilësitë me të cilat Allahu i Madhëruar i pajis adhuruesit e Tij, dhe të bësh dallimin mes tyre dhe cilësive të tjetërkujt, mjafton të krahasosh të bukurën me të kundërtën e saj. Po ashtu, vështroni një adhurues të sinqertë të Allahut, që e beson Zotin e tij me një iman të saktë. Ju do të shihni se ky iman ka lënë shenja të dukshme në qenien e këtij adhuruesi, pasi zemra e tij i është nënshtruar totalisht Allahut, kurse gjymtyrët i punojnë vazhdimisht për të kënaqur Krijuesin. Ai stoliset gjithnjë e më shumë me cilësi dhe sjellje të bukura, nga njëra anë dhe largohet nga çdo cilësi e shëmtuar dhe e mangët, nga ana tjetër. Përshkrimi i tij është: i sinqertë në fjalët që thotë dhe në veprat që bën, i durueshëm, tolerant, i vetëpërmbajtur, i ndershëm, guximtar, fjalëartë dhe punëmirë. Atë e karakterizon dashuria e fortë për Allahun e Lartësuar dhe frikërespekti ndaj Tij. Udhërrëfyesit e këtij njeriu janë gjithmonë frika dhe shpresa ndaj të Adhuruarit, ndërsa bashkudhëtarë të tij janë sinqeriteti ndaj të Adhuruarit dhe bamirësia ndaj krijesave. Nga ana tjetër, vështro një njeri që mohon Zotin e Tij dhe endet larg Tij. Ai u drejtohet krijesave, në vend që t'i drejtohet Krijuesit. Ky njeri është i mveshur me cilësitë më të shëmtuara, si: kufri, idhujtaria, mashtrimi, tradhëtia, pabesia dhe pandershmëria. Ai është keqbërës ndaj krijesave, me fjalët dhe me punët e tij. Ai nuk njeh as sinqeritet ndaj Krijuesit dhe as bamirësi ndaj krijesave. Duke krahasuar këto dy raste, mund të kuptojmë ndryshimin mes cilësive që jep Allahu i Lartësuar dhe cilësive që ofrojnë të tjerët. Është e qartë: “ngjyra” që jep feja e Allahut është e pakrahasueshme dhe e paarritshme nga ndonjë fe tjetër. Madje, nuk ka cilësi me të poshtra sesa ato që formon çdo fe tjetër, veç fesë së Allahut të Lartësuar. Më pas, i Madhëruari tregon shkakun e dhënies së këtij “ngjyrimi”:“Ne jemi adhurues vetëm të Tij.” -Domethënë, kjo natyrë ndërtohet mbi dy shtylla, të cilat i përmban në vetvete kuptimi i fjalës “adhurim”. Shtyllën e parë e përbën çdo fjalë apo vepër, e shfaqur apo e fshehur, të cilën Allahu i Lartësuar e do dhe është i kënaqur me të dhe e cila mund të jetë e tillë veçse nëse është Allahu i Lartësuar Ai që e ka ligjëruar atë, nëpërmjet Profetit të Tij. Pra, është e domosdoshme që, për një adhurim të caktuar, të kemi argument nga Allahu i Lartësuar dhe profetët e Tij, sepse përndryshe ai nuk quhet adhurim. Kjo është shtylla e parë, mbi të cilën krijohet “ngjyra që jep Allahu”, domethënë: adhurimi i mbështetur në fe. Ndërsa shtylla e dytë është sinqeriteti në adhurim. Pra, nuk mjafton vetëm adhurimi i mbështetur në fe, nëse ai nuk kryhet me sinqeritet vetëm për hir të Allahut të Lartësuar. Po si kuptohet ky kusht i dytë nga fragmenti i mësipërm? Në ajet thuhet (në arabisht): Lehû âbidûn (Fjalë për fjalë: “Jemi vetëm të Tij adhurues”), dhe nuk thuhet: “Abidûne lehû” (Jemi adhurues të Tij). Domethënë, gjymtyrët e fjalisë nuk janë në rendin e tyre të zakonshëm. Me ndryshimin e rendit, theksohet që adhurimi i përket vetëm Allahut, ndërsa rendi normal i fjalëve lë hapësirë në domethënie, duke u kuptuar ndoshta që: përveç Tij, ata të mund të adhuronin edhe ndonjë tjetër. Ky është pikërisht treguesi i kushtëzimit të sinqeritetit në adhurim. Kjo fjali përmban edhe diçka tjetër shumë të bukur. Në të është përdorur emri foljor “âbidûn” (adhurues), dhe nuk është përdorur folja “adhuroj”. Në gjuhën arabe, emri foljor tregon vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e veprimit të foljes nga e cila ai rrjedh. Kjo tregon që, cilësitë që të fal feja e Allahut të Lartësuar janë të qëndrueshme ose të pandryshueshme dhe, më konkretisht, adhurimi është bërë cilësi e pandashme e këtyre besimtarëve.
2:139Page 21
قُلۡ أَتُحَآجُّونَنَا فِي ٱللَّهِ وَهُوَ رَبُّنَا وَرَبُّكُمۡ وَلَنَآ أَعۡمَٰلُنَا وَلَكُمۡ أَعۡمَٰلُكُمۡ وَنَحۡنُ لَهُۥ مُخۡلِصُونَ ١٣٩
Say, [O Muḥammad], "Do you argue with us about Allāh while He is our Lord and your Lord? For us are our deeds, and for you are your deeds. And we are sincere [in deed and intention] to Him."
Thuaju: “A kërkoni të polemizoni me ne për Allahun” -Polemika (el meĥâxhxhetu)është një diskutim që zhvillohet mes dy palëve, për çështje mbi të cilat ata kanë mendime të ndryshme. Secila palë synon që të vërtetojë tezën e vet dhe të hedhë poshtë tezën e tjetrit, duke bërë maksimumin në grumbullimin e argumenteve dhe në trajtimin e tyre. Është e domosdoshme që polemika të zhvillohet në mënyrën më të mirë dhe më paqësore. Gjatë saj, duhet synuar ndjekja e rrugës më të shkurtër për të hedhur poshtë qëndrimin e gabuar dhe për ta udhëzuar palën tjetër në qëndrimin e saktë. Polemikat kanë edhe një qëllim tjetër. Nëpërmjet tyre, u shpalosen faktet kryeneçëve, të cilët, me polemikat e tyre, nuk kanë për qëllim të zbulojnë të vërtetën, dhe kështu atyre u hiqet mundësia për t’u justifikuar para Krijuesit. Ata nuk do të mund të thonë se nuk e dinin. Polemikë e frytshme dhe e dobishme është ajo nëpërmjet së cilës kërkohet qartësimi i së vërtetës dhe hedhja poshtë e të gabuarës. Ndërsa çdo polemikë që nuk e ka këtë qëllim, është thjesht tregues mendjemadhësie dhe dëshire për të shfaqur vetveten. Të tilla polemika nuk kanë mirësi, por ato sjellin veçse të këqija. Ithtarët e Librit pretendonin se ishin të përzgjedhurit e Zotit. Ata thonin se askush tjetër nuk i meritonte mirësitë e Zotit, pasi ata ishin të zgjedhurit e Tij, por Allahu i Lartësuar sqaron se ky qe një pretendim i kotë dhe i pabazuar.“…kur Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj?!” -Pra, nëse Zoti i të gjithëve është vetëm një, atëherë çfarë argumenti keni ju për të vërtetuar se Ai është vetëm Zoti juaj? A keni fakte që tregojnë se Ai përkujdeset veçse për ju? E vërteta është se të gjithë jemi të barabartë para Tij. Ndryshimi qëndron vetëm në veprat që ne bëjmë për Të.“Ne përgjigjemi për veprat tona, e ju përgjigjeni për veprat tuaja.” -Domethënë, secili prej nesh kryen punë me të cilat dallohet prej tjetrit. Allahu i Lartësuar i sheh veprat e secilës palë, ndërkohë që të dyja palët janë të barabarta para Zotit, përsa i përket llogaritjes së këtyre veprave. Të dyja palët kanë një Zot të vetëm dhe të dyja ato kryejnë punë, nëpërmjet të cilave kërkojnë të afrohen te Zoti i tyre. Atëherë, ku qëndron ndryshimi mes dy grupeve? Ata që mëtojnë se ka ndryshim, duhet të sjellin argumente, ose, në të kundërt, kemi të bëjmë vetëm me një tezë të pavërtetuar, e cila nuk meriton vëmendje. Në fakt, ajo është veçse shprehje e mendjemadhësisë së tyre. I vetmi kriter dallues mes krijesave është sinqeriteti që ato tregojnë në adhurimin e Zotit të tyre. Të zgjedhurit e Zotit janë vetëm ata që pasojnë mësimet e vërteta të Tij dhe që e adhurojnë Atë si një të vetëm, me mënyrën që Ai e ka sqaruar nëpërmjet Profetit të Tij. I Lartësuari e tregon këtë cilësi të të përzgjedhurve, kur thotë:“Ne vetëm Atij ia përkushtojmë adhurimet tona.” -Të tillë janë të përzgjedhurit e Zotit. Ky është dallimi mes miqve të Rrahmanit dhe miqve të Shejtanit: sinqeriteti. Në varësi të kësaj vetie zhvillohen cilësitë e tjera të të dyja grupeve. Secila palë duket nga veprat që kryen. Siç u tha më lart, në këtë ajet jepet një mësim i mirë për metodën se si duhet të zhvillohet një polemikë. Kështu, gjatë saj, është e këshillueshme që të nxirren të përbashkëtat dhe të kundërtat e diskutuesve. Në këtë mënyrë, do të arrihet që, për të përbashkëtat, të bihet dakord, ndërsa për të kundërtat do të diskutohet me argumente të shëndosha, derisa të gjendet zgjidhja e duhur dhe e vërteta.
2:140Page 21
أَمۡ تَقُولُونَ إِنَّ إِبۡرَٰهِـۧمَ وَإِسۡمَٰعِيلَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ وَٱلۡأَسۡبَاطَ كَانُواْ هُودًا أَوۡ نَصَٰرَىٰۗ قُلۡ ءَأَنتُمۡ أَعۡلَمُ أَمِ ٱللَّهُۗ وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن كَتَمَ شَهَٰدَةً عِندَهُۥ مِنَ ٱللَّهِۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ ١٤٠
Or do you say that Abraham and Ishmael and Isaac and Jacob and the Descendants were Jews or Christians? Say, "Are you more knowing or is Allāh?" And who is more unjust than one who conceals a testimony1 he has from Allāh? And Allāh is not unaware of what you do.
“A po thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe Esbatët kanë qenë çifutë ose të krishterë?” -Ky qe një tjetër pretendim i tyre. Ata thoshin se të gjithë këta profetë kanë qenë predikues të fesë së tyre. Allahu i Lartësuar e hedh poshtë këtë pretendim të gënjeshtërt, duke thënë:Thuaju: “A jeni ju më të ditur apo Allahu?” -Allahu i Lartësuar thotë në suren Al Imran, ajetet 64-67: “Thuaju: “O ithtarë të Librit! Ejani në një fjalë të përbashkët, mes nesh dhe mes jush: “Të mos adhurojmë asnjë tjetër, përveç Allahut e të mos i bëjmë Atij shok në adhurim! Të mos e konsiderojmë njëri-tjetrin si zota përveç Allahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, thuaju: “Dëshmoni se ne jemi muslimanë (të nënshtruar ndaj Tij)!” O ithtarë të Librit! Pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit, kur Teurati dhe Ungjilli janë shpallur pas tij?! A nuk e kuptoni? Ja, ju polemizoni për atë që keni njëfarë njohurie. Po përse polemizoni për atë për të cilën s’keni kurrfarë dijenie? Është vetëm Allahu Ai që e di (dhe e shpall) të vërtetën, kurse ju nuk e dini. Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë, por ai ishte në besimin e vërtetë (në një Zot të vetëm). Ai ishte musliman (i nënshtruar ndaj Zotit)dhe nuk ishte idhujtar.”Kurse ata thoshin që Ibrahimi ishte çifut ose i krishterë. E kështu, të drejtë kishin ose ata, ose Allahu i Lartësuar; nuk ka mundësi të tretë për këtë çështje. Atëherë, përgjigjja është aq e qartë dhe e sigurt, saqë është e panevojshme të citohet. Kjo është njëlloj si t’i përgjigjesh pyetjes: “Nata është më e shndritshme apo dita?” Ose: “Më i nxehtë është zjarri apo uji?” Ose: "Idhujtaria është më e mirë apo teuhidi?". Përgjigjja e këtyre pyetjeve është, pra, shumë e qartë dhe e sigurt. Edhe ata vetë e dinin shumë mirë se Ibrahimi dhe të gjithë profetët që ata numëruan, nuk ishin as çifutë, as krishterë. Por, pavarësisht nga kjo, ata e fshehën këtë fakt të vërtetë, që është si drita e diellit. Prandaj i Lartësuari thotë më tej:E ku ka më të padrejtë se ata që e fshehin të vërtetën që u është dhënë prej Allahut?! -E vërteta e pakundërshtueshme gjendej mes librave të dhënë prej Zotit. Ata duhej ta respektonin këtë të vërtetë dhe ta nxirrnin në pah atë. Por ata, jo vetëm që e fshehën, por vazhdojnë të mbrojnë me forcë të kundërtën e saj. Krimi i tyre ishte i shumëfishtë, sepse ata:- Së pari, e fshehën të vërtetën, duke mos u folur njerëzve rreth saj.- Së dyti, shfaqën të kundërtën e të vërtetës, domethënë mashtrimin.- Së treti, ata i ftonin të tjerët që ta besonin mashtrimin si të vërtetë, duke i penguar në këtë mënyrë ata prej së vërtetës së sigurt prej Zotit.Kjo është padrejtësia më e madhe që mund t’u bëhet krijesave. Për këtë arsye, ata do të meritojnë ndëshkimin, siç thotë i Lartësuari:Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju. –Kuptimi: Ai e ka ruajtur me saktësi çdo vepër të tyren dhe e ka bërë gati “shpërblimin” për ta. Ndëshkimi më i rëndë është ai i përgatitur për krimet e tyre. Zjarri është vendi më i keq dhe më i tmerrshëm që është përgatitur për të padrejtët dhe mizorët. Ky është stili i mrekullueshëm i Kur’ânit, që, pasi përmend veprat e krijesave të cilat kërkojnë shpagim të merituar, vijon menjëherë të tregojë dy cilësi të Krijuesit: dijen dhe pushtetin e Tij për gjithçka. Kjo mënyrë nxit shpresën, por edhe frikën. Ajo nxit dëshirën për të bërë vepra të mira dhe për t'iu larguar veprave të këqija. Përmendja e këtyre cilësive është tregues edhe për diçka tjetër: çdo dispozitë e ligjëruar prej Zotit dhe çdo shpërblim për to në dynja dhe në ahiret, vjen si rrjedhojë e emrave, cilësive dhe veprave të Zotit. Me fjalë të tjera, emrat, cilësitë dhe veprat e të Madhërishmit nënkuptojnë që duhet të ekzistojnë si dispozitat e sjella në këtë jetë prej Krijuesit të botës, ashtu edhe shpërblimet dhe shpagimet që lidhen me zbatimin ose jo të këtyre dispozitave. Asgjë nuk del jashtë domethënies së emrave, cilësive dhe veprave të mrekullueshme të Zotit të gjithësisë. Pastaj thotë i Lartësuari:
2:141Page 21
تِلۡكَ أُمَّةٞ قَدۡ خَلَتۡۖ لَهَا مَا كَسَبَتۡ وَلَكُم مَّا كَسَبۡتُمۡۖ وَلَا تُسۡـَٔلُونَ عَمَّا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٤١
That is a nation which has passed on. It will have [the consequence of] what it earned, and you will have what you have earned. And you will not be asked about what they used to do.
Ai ishte një popull që shkoi. Atyre u takon ajo që fituan dhe juve ju takon ajo që keni fituar. Ju nuk jeni përgjegjës për gjërat që kanë bërë ata. -Këto ajete u sqaruan edhe më sipër, por Allahu i Lartësuar i përsërit me qëllim që askush të mos e lidhë shpëtimin e vet me krijesat ose me faktin që është pasardhësi i këtij apo i atij njeriu të mirë. Çdokush do të merret në përgjegjësi për punët e veta, jo për të parët e tij. Askush nuk do të përjetojë shpërblimin apo ndëshkimin që meriton tjetri. I vetmi kriter përzgjedhjeje tek Allahu janë veprat e mira, sipas mësimeve të sjella nga profetët. Prejardhja e njeriut nuk e ndihmon atë në marrjen e shpërblimit apo të ndëshkimit.
2:142Page 22
۞ سَيَقُولُ ٱلسُّفَهَآءُ مِنَ ٱلنَّاسِ مَا وَلَّىٰهُمۡ عَن قِبۡلَتِهِمُ ٱلَّتِي كَانُواْ عَلَيۡهَاۚ قُل لِّلَّهِ ٱلۡمَشۡرِقُ وَٱلۡمَغۡرِبُۚ يَهۡدِي مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ١٤٢
The foolish among the people will say, "What has turned them away from their qiblah,1 which they used to face?"2 Say, "To Allāh belongs the east and the west. He guides whom He wills to a straight path."
Këto ajete përmbajnë disa çështje. Në to përmendet një prej mrekullive të Profetit. Ato përmbajnë gjithashtu një ngushëllim, i cili i qetësoi zemrat e besimtarëve. Ajetet tregojnë kundërshtimin e qafirëve ndaj caktimit të Zotit dhe urdhrave të Tij, si edhe përgjigjen ndaj këtij kundërshtimi me tri pika. Në ajete paraqiten cilësitë e atyre që kundërshtojnë ligjet e Zotit, nga njëra anë, si edhe cilësitë e atyre që i pranojnë plotësisht këto ligje, nga ana tjetër. Allahu i Lartësuar në këto ajete flet për një kategori njerëzish, të cilët i quan ‘sufehâ’ -mendjelehtë. Këta mendjelehtë kundërshtojnë dispozitat e shpallura prej Allahut të Lartësuar. Sufehâquhen ata të cilët nuk dinë të dallojnë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për ta. Madje, ata janë aq të paqëndrueshëm dhe të nxituar, saqë për hir të gjërave më të ulëta, janë gati të shesin të mirat më të mëdha që mund të ketë një njeri. Njerëzit mendjelehtë për të cilët flet ajeti janë çifutët, të krishterët dhe të gjithë ata që kundërshtojnë dispozitat e shpallura nga Zoti. Në rastin konkret, kundërshtimi ishte për shkak të ndryshimit të Kiblës. Gjatë kohës kur jetonin në Mekë, muslimanët ishin të urdhëruar të drejtoheshin për nga Xhamia e Shenjtë në Palestinë, kur ata falnin namazin. Po kështu vazhduan të faleshin edhe pas emigrimit në Medinë, për afro një vit e gjysmë. Në këtë caktim të Tij, Allahu i Lartësuar kishte fshehur mjaft urtësi, disa prej të cilave do të tregohen më poshtë. Një vit e gjysmë pas vajtjes në Medinë, Allahu i Lartësuar, me urtësinë e Tij, i urdhëroi besimtarët që të drejtoheshin për nga Qabja. Allahu i Lartësuar i lajmëroi besimtarët se mendjelehtët patjetër që do ta kundërshtonin urdhrin e Tij, duke thënë:Njerëzit mendjelehtë do të thonë: “Çfarë i ktheu ata(muslimanët)prej Kibles së mëparshme?” –Kiblën nga Bejtul Mukadesi, Xhamia e Shenjtë në Palestinë, në drejtim të Qabesë? Çfarë i shtyu ata të bënin këtë ndryshim? Kjo pyetje e tyre shprehte kundërshtim të hapur dhe pakënaqësi ndaj caktimit të Zotit dhe ndaj ligjeve të shpallura prej Tij. Ajo qe një shprehje e poshtër e mosmirënjohjes ndaj dhuratave dhe mirësive të falura prej Allahut Bujar dhe të Urtë. Por Allahu i Madhëruar i qetësoi besimtarët, fillimisht, duke i paralajmëruar ata për fjalët që do të dëgjonin prej mendjelehtëve. Ai u tregoi se të tilla fjalë kundërshtuese buronin veçse prej njerëzve mendjelehtë, të paditur dhe të pafe. Urdhrat e Zotit i kundërshtojnë veçse mendjecekëtit. Kështu, nuk ia vlen që të shqetësohesh për hir të këtyre mendjelehtëve. Të urtët dhe të diturit nuk duhet të merakosen për fjalët e atyre, sepse është shumë e qartë se nga vijnë ato. Ky ajet tregon, pra, se urdhrat dhe dispozitat e shpallura prej Allahut i kundërshtojnë veçse ata që janë mendjelehtë, injorantë dhe inatçorë. Ndërsa të diturit, të urtët, të udhëzuarit dhe besimtarët i pranojnë pa mëdyshje këto urdhra dhe dispozita. Ata jo vetëm që i pranojnë, por edhe nënshtrohen plotësisht për zbatimin e tyre. I Lartësuari thotë në suren Ahzabë, ajeti 36: “Kur Allahu ose i dërguari i Tij kanë vendosur për një çështje, nuk i takon (nuk i lejohet) besimtarit dhe besimtares që të gjejnë ndonjë gjykim tjetër në të. Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, është në rrugë krejt të gabuar.” Dhe thotë në suren Nisa, ajeti 65: “Për Zotin tënd, jo. Ata nuk janë besimtarë, përderisa nuk të zgjedhin ty për të gjykuar në konfliktet mes tyre dhe pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt, por të të binden sinqerisht.” Dhe thotë në suren Nur, ajetet 51, 52: “Kur besimtarët ftohen, që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i dërguari i Tij, e vetmja fjalë që thonë, është: “Dëgjuam dhe bindemi.” Ata janë të shpëtuarit. Kush i bindet Allahun dhe të dërguarit të Tij dhe kush ka frikë Allahun dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, - ata do të jenë fitimtarët (që do të arrijnë çdo të mirë).” Duke i përshkruar ata si “mendjelehtë”, është e panevojshme që t’i jepet ndonjë përgjigje pyetjes së tyre të kotë. Nuk ia vlen që atyre t'u kushtohet vëmendje më shumë se kaq. Megjithatë, edhe në këtë rast, Allahu i Lartësuar nuk do të lejonte që ky dyshim dhe kundërshtim i hedhur prej sufehâ-ve të kalonte pa u sqaruar dhe pa përgjigje. Allahu i Lartësuar e bëri këtë, me qëllim që në zemrat e njerëzve të mos mbetej asnjë lloj paqartësie. Ai thotë:Thuaju: “Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi.” -Kështu pra, nëse Lindja dhe Perëndimi janë pronë e Allahut, atëherë kjo do të thotë që nuk ka asnjë drejtim tjetër në gjithësi që të mos jetë pronë e Tij. Edhe udhëzimi për të kuptuar të vërtetën është në dorën e Tij. Ai udhëzon në rrugën e drejtë kë dëshiron. Ndryshimi i Kiblës është, gjithashtu, udhëzim i urtë i dhuruar prej Tij, që ju njerëz të faleni drejt Kiblës së babait tuaj, Ibrahimit (a.s.). Atëherë, kur çështja qëndron kështu, përse kundërshtojnë ata? Përse e kundërshtojnë urdhrin për t'u drejtuar në njërin nga kahet që është, gjithsesi, pronë e Allahut të Lartësuar? Vetëm fakti që drejtimi i ri i faljes, sikurse të gjitha drejtimet e tjera, është pronë e Allahut, do të mjaftonte që ai të respektohej pa ngurruar. Atëherë, si duhet të veprohet kur dihet se ai vjen si dhuratë nga Allahu i Lartësuar, si një udhëzim drejt rrugës së lumturisë dhe mirësisë?! Përgjigjja është e qartë. Nënshtrimi duhet të jetë i plotë dhe me kënaqësinë më të madhe. Ata që i kundërshtojnë të tilla urdhra i shtyn veçse zilia kundër besimtarëve, për dhuratat dhe mirësitë që Zoti u jep atyre.“Ai udhëzon në rrugën e drejtë atë që do”. -Sipas kuptimit të drejtpërdrejtë të ajetit, udhëzimi i njerëzve është i kushtëzuar nga dëshira absolute e Allahut të Urtë dhe të Drejtë për t’i udhëzuar ose jo ata. Ky kuptim është tepër i saktë dhe i pakundërshtueshëm. Me fjalë të tjera, nuk ka dyshim se askush nuk mund ta gjejë udhëzimin e drejtë nëse këtë nuk e dëshiron Allahu i Lartësuar dhe i Drejtë. Por ky fakt nuk i bën të pavlefshme shkaqet njerëzore që bëjnë të meritueshëm udhëzimin ose humbjen, sepse si udhëzimi, ashtu edhe humbja e rrugës së drejtë, kanë shkaqe që i bëjnë të meritueshme ato. Vërtet Allahu i Lartësuar udhëzon atë që Ai dëshiron, por këtë e bën në përputhje të plotë me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Po me urtësinë dhe drejtësinë e Tij, Ai i lë në humbje ata që dëshiron. Nëse robi i zbaton dhe u nënshtrohet shkaqeve që të çojnë në udhëzim, atëherë Allahu i Lartësuar, me urtësinë, dijen dhe drejtësinë e Tij, i jep sukses atij për të ecur në rrugën e udhëzimit. E njëjta gjë vlen edhe për devijimin. Ajetet e Kur’ânit shpjegojnë njëri-tjetrin. Kështu, në një prej tyre thuhet: “Allahu fton për në Shtëpinë e Paqes (Xhenet) dhe udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai dëshiron. Atyre, që bëjnë vepra të mira u takon e mira, madje edhe më shumë. Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi e as nënçmimi. Ata janë banorë të Xhenetit. Ata do të jenë atje përjetësisht. Për ata që bënë të këqija, (le ta dinë se) dënimi i të keqes është aq sa e keqja. Ata do t’i mbulojë poshtërimi. Ata nuk mund t’i mbrojë kush nga Allahu. Fytyrat e tyre do të jenë sikur t’i ketë mbuluar një pjesë nga terri i natës. Ata janë banorë të Zjarrit. Ata do të jenë atje përjetësisht.” [Junus 25-27]. Diku tjetër, Allahu thotë: “Thuaj: “A ka ndonjë prej idhujve tuaj që ta drejtojë ndonjë të humbur tek e Vërteta? Thuaj: “Vetëm Allahu udhëzon për tek e Vërteta. Atëherë, a është më e drejtë të shkohet pas atij që udhëzon për tek e Vërteta, apo pas atij që nuk mund të udhëzojë, vetëm nëse udhëzohet prej dikujt tjetër? Atëherë ç’është me ju, si gjykoni kështu?!” Shumica e tyre pasojnë veçse hamendësime; por hamendësimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës. Allahu di gjithçka që ata bëjnë.” [Junus 35-36]. Allahu thotë gjithashtu: “Betohem për natën, që me errësirë mbulon gjithësinë, për ditën, kur ajo shkëlqen dhe për Atë që krijoi mashkullin e femrën. Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme. Atij, që jep dhe ruhet, që e beson me bindje të plotë më të mirën, Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit. Atij që tregohet koprrac dhe e ndien veten të panevojë (për Zotin), dhe që mohon më të mirën, Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt dënimit. Pasuria nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të shkatërrohet. Është detyra Jonë udhëzimi. Vetëm e Jona është Bota tjetër edhe kjo.” [Lejl 1-13]. Në ajetet e mëposhtme, Allahu i Lartësuar tregon shkakun e udhëzimit të këtij umeti (muslimanëve) në gjithçka të mirë dhe të drejtë:
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences