As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Baqarah 2:152–163
2:152Page 23
فَٱذۡكُرُونِيٓ أَذۡكُرۡكُمۡ وَٱشۡكُرُواْ لِي وَلَا تَكۡفُرُونِ ١٥٢
So remember Me; I will remember you. And be grateful to Me and do not deny Me.
Më kujtoni, që edhe Unë t’ju kujtoj. -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na urdhëron që ne ta kujtojmë vazhdimisht Atë. Nëse e bëjmë këtë, atëherë Ai na ka premtuar shpërblimin më të madh që mund të ëndërrojë një adhurues: “…që edhe Unë t’ju kujtoj”. Profeti (a.s) përcjell tek ne këto fjalë të Allahut të Lartësuar dhe Bujar, që thotë: “Atë që më kujton Mua në veten e Tij, Unë e kujtoj atë në veten Time. Atë që më kujton Mua në një grup njerëzish, Unë e kujtoj atë në një grupim më të mirë se ai”. Kujtimi më i plotë dhe më i mirë i adhuruesit për Zotin e tij është ai që bëhet me gjuhë dhe zemër bashkë. Ky lloj kujtimi shton në zemër njohjen dhe dashurinë për Allahun e Lartësuar. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e shpërblen atë njeri me mirësi të shumta. Kujtimi i Allahut të Lartësuar është kushti kryesor për t’u treguar mirënjohës ndaj Tij, prandaj Allahu i Lartësuar urdhëron veçanërisht për kujtimin dhe pastaj urdhëron përgjithësisht për mirënjohje ndaj Tij. Në vijim, i Lartësuari thotë:Më falënderoni… -Kuptimi: Jini mirënjohës për mirësitë që ju kam dhuruar dhe për të këqijat që jua kam larguar! Mirënjohja bëhet me zemër, me fjalë dhe me vepra. Mirënjohja me zemër bëhet duke i pranuar plotësisht dhe me përulje mirësitë e Zotit. Mirënjohja me fjalë bëhet duke e falënderuar dhe duke e lavdëruar Allahun e Lartësuar. Mirënjohja me vepra bëhet duke i kryer ato si bindje ndaj Krijuesit dhe ndaj urdhrave të Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Nëse robi tregon vërtet një mirënjohje të tillë, ai garantohet për dy gjëra:1. Ruajtja e paprekur e mirësive, të cilat i zotëron.2. Shtimi i mirësive ekzistuese dhe i të mirave që ende nuk i zotëron.I Lartësuari thotë: “Zoti juaj shpalli: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj të mirat, por nëse do të tregoheni mosmirënjohës, të jeni të bindur se dënimi Im është, vërtet shumë i rëndë.”” [Ibrahim, 7]. Nga ky urdhër që Allahu i Lartësuar u jep adhuruesve, për të qenë mirënjohës ndaj Tij, pas përmendjes së mirësive që u përmendën më sipër, kuptojmë që ato janë mirësitë më të mëdha për të cilat duhet falënderuar Allahu i Lartësuar. Me fjalë të tjera, urdhri për të qenë mirënjohës, tregon se mirësitë e lartpërmendura janë shumë të mëdha. A ka mirësi më të madhe se dija që Allahu i Lartësuar i dhuroi këtij umeti, me anë të së cilës lartësohen dhe pastrohen mendja, trupi dhe shpirti?! Allahu jo vetëm që i pajisi me këtë dije të dobishme, por edhe u dha sukses që të veprojnë dhe të jetojnë sipas saj. E pra, kjo është mirësia më e madhe, e cila kurrë nuk zhduket, edhe nëse ikën çdo lloj mirësie tjetër. Prandaj është detyrë për këdo, të cilit Allahu i Lartësuar i dhuroi këtë dije dhe i dha sukses që të punojë dhe të jetojë sipas saj, që ta falënderojë Atë pareshtur. Duke falënderuar Allahun, mirësitë e Tij ruhen, dhe jo vetëm kaq, por edhe shtohen më tepër. Mirënjohësve, Allahu i Lartësuar ua shton mirësitë dhe i ruan nga sëmundja e vetëkënaqësisë. Duke qenë se mirënjohja është e kundërta e mohimit, Allahu i Lartësuar thotë:…e mos më mohoni! -Fjala “kufr” (mohim) është përdorur këtu përballë fjalës “shukr” (mirënjohje). Pra, është fjala për mohimin e mirësive dhe mosmirënjohjen ndaj tyre. Por ka mundësi që fjala “mohim” të jetë sjellë me një kuptim më të gjerë, në të cilin hyn mohimi i Zotit dhe të gjitha llojet e tjera të poshtërsive dhe të mosmirënjohjes. Në këtë vështrim, Allahu i Lartësuar na i ka ndaluar të gjitha llojet e mohimit.
2:153Page 23
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱسۡتَعِينُواْ بِٱلصَّبۡرِ وَٱلصَّلَوٰةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ ١٥٣
O you who have believed, seek help through patience and prayer. Indeed, Allāh is with the patient.
O ju që keni besuar! Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz!” -Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që, në të gjitha çështjet fetare ose të kësaj dynjaje, të kërkojnë ndihmë dhe zgjidhje me anë të dy mënyrave: me durim dhe me namaz. Durimi do të thotë ta nënshtrosh veten që të pranojë ato gjëra që ajo i urren. Në fakt, ka tri lloje durimi:1. Durimi që tregohet në bindjen ndaj Allahut të Lartësuar, derisa të zbatosh çdo urdhër të Tij.2. Durimi që duhet të tregojmë për t`u larguar nga haramet dhe për të mos shkelur kufijtë e Allahut.3. Durimi gjatë ngjarjeve të dhimbshme, të cilat Allahu i Lartësuar i ka përcaktuar për ne, duke i pranuar ato me zemër të kënaqur dhe duke mos shprehur as më të voglin zemërim rreth tyre.Durimi është ndihma më e madhe për të arritur gjithçka. Të paduruarit nuk kanë asnjë rrugë për të arritur objektivat e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për nënshtrimin e vetes në kryerjen e adhurimeve të vazhdueshme, të cilat janë të vështira për shpirtin. Ato nuk mund të kryhen pa qenë i pajisur me durim, që shërben për të kapërcyer çdo moment vështirësie. Nëse adhuruesi është sistematik në durimin që tregon, do të arrijë çdo pikësynim dhe do të shpëtojë nga çdo gjë së cilës i druhet. Por nëse ai e lëshon veten para vështirësive dhe vuajtjeve që shkakton durimi, do t'i humbasë të gjitha. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për largimin nga ndalesat e Allahut të Lartësuar. Vërtet ato janë shumë të vështira për t'u përballuar, por kjo nuk do të thotë që është e pamundur. Prej tyre mund të largohesh vetëm duke patur shumë durim, i cili arrihet duke iu mbështetur Allahut të Madhëruar dhe duke kërkuar ndihmën e Tij. Të tilla janë edhe fatkeqësitë ose vuajtjet që Zoti ka përcaktuar për njeriun. Vështirësia e tyre shtohet sidomos kur ato zgjasin për një kohë të gjatë, sepse kjo shkakton dobësim të fuqisë trupore, shpirtërore dhe psikologjike, që nevojiten për të qenë të vazhdueshëm në durimin dhe kënaqësinë me caktimin e Allahut. Pas një kohe të gjatë sprovash, shpeshherë, njeriu shpërthen në pakënaqësi dhe ankesa, të cilat janë shprehje e durimit të dobët dhe mospranimit të caktimit të Allahut. Si përfundim, nëse njeriu nuk pajiset me durim, duke iu mbështetur Allahut, duke iu drejtuar vetëm Atij për gjithçka që e shqetëson dhe duke i shprehur Atij varfërinë dhe nevojën e tij për ndihmën dhe çlirimin e Allahut, atëherë është e pamundur që ai t’i kalojë sprovat me sukses. Pra, nga ky ajet kuptohet që robi e ka të domosdoshme të pajiset me durim, në çdo kohë dhe në çdo gjendje. Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që ta kultivojmë durimin dhe na ka treguar se Ai është në krah të durimtarëve:Vërtet, Allahu është me durimtarët. -Domethënë, Allahu është me ata, për të cilët durimi është bërë një cilësi e pandashme, një virtyt i përhershëm, por që, sigurisht, është fituar me ndihmën e Allahut të Lartësuar dhe Bujar. Me durimin e dhuruar, atyre u lehtësohet çdo mundim: çdo fatkeqësi e madhe, për ta bëhet e vogël. Allahu i Lartësuar thotë se është me durimtarët. Kjo prani është e posaçme vetëm për ta dhe shoqërohet me dashurinë, ndihmën, udhëzimin, suksesin dhe fitoren që Allahu i Lartësuar u fal atyre. Sikur durimtarët të mos kishin shpërblim tjetër përveç këtij afrimiteti të Allahut të Lartësuar, kaq do të mjaftonte si privilegj për ta. Ky është njëri lloj i afërsisë së Zotit me krijesat, domethënë “afërsia e posaçme”. Ndërsa lloji i dytë është “afërsia e përgjithshme”, që tregon se Allahu i Lartësuar është pranë krijesave në përgjithësi, me dijen dhe pushtetin e Tij absolut, sikurse thotë Ai në suren Hadidë: “Ai është afër jush kudo që të jeni...”. Më tej, Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të kërkojmë ndihmë edhe me namaz, sepse namazi është shtylla e fesë dhe drita e besimtarëve. Ai është lidhja e fortë mes adhuruesit dhe Zotit të Tij. Kur namazi i adhuruesit është i plotë në të gjitha aspektet, qoftë në veprime apo fjalë, dhe nëse ai është i pranishëm në namaz me zemrën e tij, duke e ndier thellësisht se po del përpara Krijuesit dhe duke qenë përqendruar totalisht në lutjet e tij, atëherë një namaz i tillë bëhet patjetër një ndihmë e jashtëzakonshme për këdo që kërkon ndihmë dhe mbështetje. Ky lloj namazi të ndalon, gjithashtu, nga çdo fjalë dhe vepër e shëmtuar, nga njëra anë, dhe të nxit për të kryer çdo urdhër të Zotit, nga ana tjetër.
2:154Page 24
وَلَا تَقُولُواْ لِمَن يُقۡتَلُ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ أَمۡوَٰتُۢۚ بَلۡ أَحۡيَآءٞ وَلَٰكِن لَّا تَشۡعُرُونَ ١٥٤
And do not say about those who are killed in the way of Allāh, "They are dead." Rather, they are alive, but you perceive [it] not.
Dhe mos thoni për ata që u vranë në rrugën e Allahut: “Ata kanë vdekur!” -Pasi urdhëroi që për çdo çështje të kërkojmë ndihmë dhe zgjidhje me durim, Allahu i Lartësuar sjell një rast konkret, për të cilin duhet të kërkojmë ndihmë me durim: xhihadi në rrugën e Tij. Xhihadi është ndër veprat më të vështira për trupin dhe për shpirtin, nga njëra anë, dhe një nga adhurimet më të larta që njeriu mund të bëjë për Zotin e Tij, nga ana tjetër. Ai është shumë i vështirë të kryhet, sepse mund të të çojë në humbjen e jetës, e cila është shumë e dëshirueshme për njeriun. Çdo gjë që bën njeriu nuk është gjë tjetër, por veçse përpjekje për të zbukuruar jetën dhe për të shmangur çdo pakënaqësi të saj. Sigurisht që asnjë i mençur nuk do të hiqte dorë nga kjo gjë kaq e shtrenjë, nëse nuk do të shkëmbehej me diçka tjetër akoma më të shtrenjtë. Kështu, Allahu i Lartësuar na ka treguar se kush lufton për lartësimin e fjalës së Allahut dhe që në tokë të adhurohet vetëm Allahu i Lartësuar, atëherë, edhe nëse vdes në luftë, ai do të fitojë një jetë shumë herë më të mirë dhe begati shumë herë më të mëdha. Jeta tjetër do të jetë shumë herë më e shtrenjtë sesa jeta e sakrifikuar për Zotin e Tij dhe shumë herë më e mirë sesa mund të përfytyrohet.Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk e kuptoni. -Allahu i Lartësuar e përshkruan më hollësisht gjendjen e tyre në një ajet tjetër: “Kurrsesi mos thoni për ata që kanë rënë dëshmorë në rrugën e Allahut: “Kanë vdekur”. Përkundrazi, ata janë të gjallë tek Zoti i tyre, duke u ushqyer. Ata janë të gëzuar me të mirat që u ka dhënë Allahu dhe i përgëzojnë ata që ende nuk u janë bashkuar radhëve të tyre, se për ta nuk do të ketë frikë dhe as nuk do të brengosen. Ata janë të gëzuar me mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.” [Al Imran, 169-171]. E ku ka më të mirë se jeta pranë Krijuesit, pranë Allahut të Lartësuar?! Trupi i tyre kënaqet me ushqim, pije dhe shumë kënaqësi të tjera, ndërsa shpirti përjeton lumturinë e përhershme, pasi kanë harruar çdo lloj frike dhe brenge. Kjo është jeta e dëshmorëve në jetën e varrit (berzaħ), e cila është, pa dyshim, më e mirë se jeta e dynjasë. Profeti (a.s) na e ka përshkruar jetën e tyre në një hadith, ku thuhet se shpirtrat e dëshmorëve që vriten në rrugën e Zotit qëndrojnë brenda disa zogjve jeshilë dhe shëtisin nëpër Xhenet, ku hanë, pinë dhe shijojnë mirësitë e dhuruara nga Zoti i tyre. Ata shëtisin nëpër lumenjtë e Xhenetit, hanë prej frutave të tij, për t’u kthyer pastaj dhe për t’u prehur në disa kandilë të varur nën Fronin e Allahut të Lartësuar. Ky ajet është nga nxitësit më të fortë të xhihadit në rrugën e Zotit dhe për durimin gjatë tij. Nëse adhuruesit e dinë se çfarë është përgatitur për luftëtarët në rrugën e Zotit, atëherë askush nuk do t'ia lejonte vetes të mbetej mbrapa në këtë drejtim. Në të kundërt, kur dija për këtë çështje është e pakët ose mungon, ulet dhe vullneti për t’u përpjekur në këtë rrugë dhe dobësohet durimi për hir të Zotit. Kjo dobësi ia shton akoma më tepër gjumin të fjeturve. Si pasojë, plogështia në këtë aspekt bëhet shkak që njeriut t’i shpëtojnë nga duart shumë mirësi. E si të mos jetë kështu, kur Allahu i Lartësuar thotë në ajetet e mëposhtme: “Allahu ka blerë prej besimtarëve shpirtin dhe pasurinë e tyre, për t'u dhënë në këmbim Xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. Ky është një premtim i vërtetë i përmendur në Teurat, Ungjill e Kur'an. E kush është mbajtës më i sigurt i premtimit sesa Allahu? Atëherë, gëzojuni tregtisë që e keni bërë me Të! Ky është suksesi më i madh.”. [Teube, 111]. “Pa dyshim, ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe që luftuan në rrugën e Allahut, ata vërtet shpresojnë në mëshirën e Tij. Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” [Bekare, 218]. “Dilni (në luftë), qoftë ajo e lehtë ose e rëndë! Luftoni për hir të Allahut me pasurinë dhe me veten tuaj! Kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni.” [Teube, 41]. “O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një pakt (madhështor), që ju shpëton prej dënimit të dhembshëm? Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe veten tuaj! Kjo është shumë herë më e dobishme për ju, sikur ta dinit. Ai jua fal gjynahet tuaja, ju fut në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, dhe në pallate të bukura, në xhenetet e amshuar. Ky është fitimi i madh!Edhe të tjera që ju i dëshironi, si, ndihmë prej Allahut dhe fitore të afërt. Atëherë, përgëzoji besimtarët!” [Saf, 10-13]. “O ju që keni besuar! Kush prej jush largohet nga feja e vet, (le ta dijë se) Allahu do të sjellë një popull tjetër të cilin Ai i do ta dojë dhe ata do ta duan Atë; modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve; që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo është dhurata e Allahut, që ia jep atij që Ai do. Allahu është Dhurues i madh e i Gjithëditur.” [Maide 54]. Betohem në Allahun e Madhëruar se, sikur njeriu të kishte një mijë shpirtra dhe të gjitha t'i jepte për hir të Zotit, nuk do të ishte shumë për të merituar këtë shpërblim të mrekullueshëm, të premtuar nga Allahu i Lartësuar. Për këtë arsye, dëshmorët, kur shohin dhe gëzojnë shpërblimin e përgatitur për ta, dëshirojnë që të kthehen përsëri në dynja dhe të bien sërish dëshmorë në rrugën e Zotit, dhe kjo të përsëritet shumë herë. Ky ajet vërteton jetën në berzah, me mirësitë apo ndëshkimet e saj. Ky fakt mbështetet edhe nga shumë dëshmi të përcjella prej Profetit (a.s). Allahu i Lartësuar na tregon se adhuruesit do të sprovohen gjithmonë me sprova dhe fatkeqësi, me qëllim që të dallohen të sinqertët nga shtirakët, durimtarët nga të paduruarit. Kjo është një normë e pandryshueshme e Allahut të Urtë, që patjetër do të zbatohet ndër njerëz. Nëse do të kishte vetëm mirësi e kënaqësi, atëherë nuk do të dalloheshin besimtarët e vërtetë nga shtirakët zullumqarë, dhe kjo përzierje do të ishte shumë e keqe. Me fjalë të tjera, sprovat nuk synojnë që t'u largojnë besimtarëve imanin që kanë apo t'i largojnë ata nga feja e Allahut të Lartësuar, por që të dallohen qartë të sinqertët, duke i ngritur edhe më lart në gradat e tyre, nga mashtruesit shtiracakë. Më pas, Allahu i Lartësuar na njofton për fushat në të cilat Ai do të na sprovojë durimin dhe këmbënguljen tonë në bindjen ndaj Tij:
2:155Page 24
وَلَنَبۡلُوَنَّكُم بِشَيۡءٖ مِّنَ ٱلۡخَوۡفِ وَٱلۡجُوعِ وَنَقۡصٖ مِّنَ ٱلۡأَمۡوَٰلِ وَٱلۡأَنفُسِ وَٱلثَّمَرَٰتِۗ وَبَشِّرِ ٱلصَّٰبِرِينَ ١٥٥
And We will surely test you with something of fear and hunger and a loss of wealth and lives and fruits, but give good tidings to the patient,
Ne do t’ju sprovojmë ndonjëherë me frikë, me uri,... -Sipas kuptimit të fjalëve (në arabisht), Allahu i Lartësuar thotë që do të na sprovojë me diçka të vogël prej atyre që quhen frikë e uri, e jo me plot kuptimin e tyre. Përndryshe, nëse do të na sprovonte me frikë apo uri të plotë, ne do të shfaroseshim. Por dihet që sprova synon të provojë durimin dhe bindjen ndaj Krijuesit, e jo të shkatërrojë, sepse atëherë do të quhej ndëshkim.…me humbje në pasuri ose në njerëz dhe me pakësim të prodhimit. -Humbjet në pasuri mund të vijnë nga shkaqe të ndryshme, si: përmbytjet, stuhitë, tërmetet, grabitjet nga hajdutët, bastistjet nga mbretërit e padrejtë etj. Ndërsa humbja në njerëz nënkupton vdekjen e të dashurve të zemrës, të fëmijëve, të afërmve etj., ose sëmundjet që godasin këta njerëz. Me humbjet në prodhimtari nënkuptohet pakësimi i fryteve dhe i prodhimeve të tokës, në të mbjella, pemëtari etj. Këto mund të bëhen nëpërmjet furtunave, breshërit, ngricave, rënies së zjarreve, sëmundjeve apo nga ndonjë formë tjetër ndëshkimi prej Allahut, si karkalecat etj. Këto sprova patjetër që do të ndodhin, sepse ashtu ka thënë Allahu i Urtë. Gjatë sprovave, njerëzit ndahen në dy grupe: durimtarë dhe jodurimtarë. Jodurimtarëve u ikin nga duart dy mirësi të mëdha pas këtyre sprovave: së pari, mirësia e shkatërruar nga fatkeqësia dhe, së dyti, shpërblimi i pamasë nëse do të tregoheshin të durueshëm. Domethënë, ata humbin si nga dynjaja, ashtu edhe nga ahireti, duke mos përmendur dobësimin e imanit. Ata nuk e kanë virtytin e durimtarit, që kënaqet dhe është mirënjohës ndaj Allahut për caktimet dhe vendimet e Tij, por, përkundrazi ata zemërohen me këto caktime. Ata që Allahu i Lartësuar i ka pajisur me durim nuk zemërohen dhe nuk shfaqin pakënaqësi ndaj caktimit të Tij, as me fjalë dhe as me veprime, sepse ata mendojnë për shpërblimin që i pret tek Zoti i tyre për durimin e treguar, duke qenë të sigurt për këtë. Shpërblimi i Allahut është shumë herë më i madh sesa humbja e shkaktuar nga sprovat. Madje, ata i shohin këto sprova si mirësi prej Zotit, sepse nëpërmjet tyre arrihen gradat e larta. Kush respekton urdhrat e Zotit, fiton patjetër shpërblimin e Tij. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:Por ti përgëzoji durimtarët… -Pra, përgëzoji ata, se shpërblimi i tyre do të jetë pa masë. Këtë përgëzim e meritojnë veçse të duruarit, të cilët:
2:156Page 24
ٱلَّذِينَ إِذَآ أَصَٰبَتۡهُم مُّصِيبَةٞ قَالُوٓاْ إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّآ إِلَيۡهِ رَٰجِعُونَ ١٥٦
Who, when disaster strikes them, say, "Indeed we belong to Allāh, and indeed to Him we will return."
…Ata që, kur i godet ndonjë e keqe, thonë: “Ne, jemi të Allahut,…”. -Domethënë, ne jemi pronë e Tij dhe nën sundimin e Tij, që bazohet në drejtësi dhe mëshirë. Ne jemi të nënshtruar ndaj përcaktimit dhe urdhrave të Tij. Ne nuk kemi në pronësinë tonë asgjë, as pasuritë tona, madje as veten tonë. Kështu, nëse Mbretëruesi bën diçka me urtësinë e Tij, Ai vepron në pasurinë dhe në mbretërinë e Tij. Askujt nuk i takon ta kundërshtojë për atë që Ai vendos dhe përcakton në pronën e Tij. Por duhet të dihet se Allahu është i Urti dhe i Mëshirshmi. Ai është më i mëshirshëm ndaj robërve të Tij sesa ata ndaj vetvetes. Kur adhuruesi mendon rreth këtij fakti, atëherë ai kënaqet për caktimin e Zotit dhe bëhet mirënjohës për të, pasi është i sigurt që ai është më i miri për të, ndonëse për momentin kjo mirësi nuk mund të duket. Robi e di, gjithashtu, se ai dhe pasuria e tij janë, në fakt, pronë e Allahut. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:…dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. -Pra, ne do të kthehemi tek Ai një ditë, patjetër. Ne do të takohemi me Allahun në Ditën e Premtuar, kur çdokush do të shpërblehet për veprat që ka bërë. Kështu, nëse tregohemi të duruar dhe llogarisim shpërblimin për çdo sprovë që na godet, atë ditë ne do të marrim shpërblimin, sikurse na ka premtuar Zoti ynë. E nëse zemërohemi dhe shfaqim pakënaqësi me caktimin e Allahut, atëherë na pret veçse zemërimi i Zotit dhe humbja e shpërblimit. Përkujtimi i faktit që robi një ditë do të kthehet te Zoti i tij, është një nga ndihmësit më të fortë. Allahu i Lartësuar vijon:
2:157Page 24
أُوْلَٰٓئِكَ عَلَيۡهِمۡ صَلَوَٰتٞ مِّن رَّبِّهِمۡ وَرَحۡمَةٞۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُهۡتَدُونَ ١٥٧
Those are the ones upon whom are blessings from their Lord and mercy. And it is those who are the [rightly] guided.
Vetëm këta kanë nga Zoti i tyre bekime dhe mëshirë, dhe vetëm këta janë të udhëzuarit në rrugën e drejtë. -Kështu, ata kanë tri shpërblime:1. Bekime (ŝaleuât) prej Zotit të tyre, që nënkupton faljen e gjynaheve dhe përmendjen që i bën Zoti robit mes melekëve.2. Mëshira e madhe e Zotit të tyre. Prej mëshirës së Tij është edhe suksesi që Ai u jep atyre për t'u treguar të durueshëm në sprovat e Tij, si edhe shpërblimi i madh për durimin e tyre.3. Udhëzimi në rrugën e drejtë. Ata e njohin të vërtetën dhe punojnë me të. Ata e dinë se janë pronë e Zotit të tyre dhe se tek Ai do të kthehen për t'u shpërblyer. Jo vetëm kaq, por ata punojnë sipas kësaj dijeje, duke shfaqur durim për hir të Zotit.Ky ajet tregon, gjithashtu, se të paduruarit nuk kanë për t’i fituar këto shpërblime të durimtarëve. Me fjalë të tjera, ky ajet, përveçse është përgëzim për durimtarët, është edhe kërcënim për të paduruarit. Ndryshimi mes dy grupeve është shumë i madh. Mundimi i durimtarëve është i vogël dhe i shkurtër, ndërsa jodurimtarët do të zhyten në vuajtje pa fund, në ahiret. Këto ajete i përgatitin njerëzit për të qenë të qëndrueshëm ndaj fatkeqësive, para se ato të ndodhin, dhe kjo ua lehtëson shumë çështjen atyre. Ajetet të ndihmojnë të kryesh detyrën e durimit, duke treguar shpërblimin e kësaj vepre dhe duke nënkuptuar pasojat e mosdurimit. Në to tregohet, gjithashtu, se sprovat janë të llojeve të ndryshme dhe normë e pandryshueshme e Krijuesit.
2:158Page 24
۞ إِنَّ ٱلصَّفَا وَٱلۡمَرۡوَةَ مِن شَعَآئِرِ ٱللَّهِۖ فَمَنۡ حَجَّ ٱلۡبَيۡتَ أَوِ ٱعۡتَمَرَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡهِ أَن يَطَّوَّفَ بِهِمَاۚ وَمَن تَطَوَّعَ خَيۡرٗا فَإِنَّ ٱللَّهَ شَاكِرٌ عَلِيمٌ ١٥٨
Indeed, aṣ-Ṣafā and al-Marwah are among the symbols1 of Allāh. So whoever makes ḥajj [pilgrimage] to the House or performs ʿumrah - there is no blame upon him for walking between them.2 And whoever volunteers good - then indeed, Allāh is Appreciative3 and Knowing.
Vërtet, Safa dhe Merva janë nga simbolet e Allahut… -Kështu, Allahu i Lartësuar thotë se kodrat Safa dhe Merva, ku adhurohet Ai, janë dy nga simbolet e fesë së Tij. Duke qenë të tilla, ato duhen nderuar dhe respektuar, pasi i Lartësuari ka thënë që: “Kush i respekton shenjat e Allahut, tregon për devotshmërinë e zemrës së tij.” [Haxh]. Atëherë, Safa dhe Merva janë shenja të Allahut, dhe madhërimi i tyre tregon devotshmërinë e zemrës. Duke qenë se devotshmëria e zemrës është detyrë e çdo adhuruesi, atëherë edhe ecja mes Safas dhe Mervas është detyrë për ata që kryejnë haxhin apo umren. Të këtij mendimi janë shumica e dijetarëve, megjithëse kjo mbështetet edhe nga hadithet e përcjella nga Profeti (a.s), i cili ka thënë: “Mësoni prej meje ritet tuaja (të adhurimit, në haxh etj.)!”“…Prandaj ata që shkojnë në Qabe për haxh ose për umre, nuk kanë asnjë gjynah nëse sillen mes tyre. -Këtu flitet për mendimin e gabuar të disave, të cilëve iu duk i gabuar riti i vrapimit mes Safas dhe Mervas, meqë kështu ishte vepruar edhe në kohën para Islamit. Por Allahu i Lartësuar bën të qartë se ky rit nuk ishte gjynah. Megjithatë, mohimi i gjynahut për këtë veprim nuk tregon se ai është jo i detyrueshëm për t'u kryer. Allahu i Lartësuar thotë se për atë që bën haxhin dhe umren nuk është gjynah që të kryejë rendjen (sa'j) mes Safas dhe Mervas. E parë anasjelltas, kjo tregon se sa'j-i mes Safas dhe Mervas nuk bëhet jashtë riteve të haxhit dhe umres. Pra, ai nuk është një adhurim i veçantë, që mund të kryhet më vete. Ai nuk është si tavafi rreth Qabes, i cili, përveç që kryhet gjatë Haxhit dhe Umres, mund të bëhet edhe si adhurim më vete. Kështu, sa'j-i mes Safas dhe Mervas, qëndrimi në Arafat dhe në Muzdelife dhe gjuajtja e gurëve, janë adhurime që nuk mund të kryhen jashtë kuadrit të haxhit. Nëse këto vepra kryhen jashtë haxhit, atëherë nuk quhen më adhurime, por sajime (bidate) në fe, sepse bidatet në fenë e Allahut janë dy llojesh: së pari, adhurime që Allahu nuk i ka ligjëruar dhe, së dyti, adhurime të cilat janë ligjëruar nga Allahu që të kryhen me një mënyrë dhe formë të caktuar, por që adhuruesi i kryen në forma dhe mënyra të tjera, të ndryshme nga ato që ka përcaktuar Allahu.Kush bën vepra të mira vullnetarisht… -Pra, çdokush që kryen vepra të mira, me sinqeritet për Zotin, e mira do ta gjejë. Të mirat që mund të kryejë robi janë të llojeve të ndryshme, si për shembull: haxhi, umra, tavafi rreth Qabes, namazi, agjërimi etj. Në ajetin e agjërimit, ku thuhet: “Nëse dikush jep vullnetarisht më shumë, do të jetë më mirë për të.”, tregohet një rregull i mrekullueshëm, i vendosur nga Allahu i Lartësuar, sipas të cilit: sa herë që adhuruesi bën ndonjë punë të mirë, duke shprehur bindje ndaj Zotit, aq më shumë i shtohet mirësia dhe grada tek Zoti i tij. Veprat e mira ia shtojnë imanin adhuruesit, ndërsa imani i lartë ia ngre atij gradat tek Allahu i Lartësuar. Ndërsa ky ajet, që thotë: “Kush bën vepra të mira vullnetarisht…”, tregon se gradat e adhuruesit ngrihen kur ai shton vullnetarisht veprat e mira. Nga fjala “hajran”(vepra të mira) kuptojmë se ky lartësim arrihet vetëm me ato vepra që quhen të mira, e jo me të tjera. Veprat quhen të mira vetëm nëse Allahu i Lartësuar i ka cilësuar të tilla nëpërmjet Librit dhe Profetit të Tij. Me fjalë të tjera, gradat e larta nuk mund të arrihen duke shtuar vepra e adhurime, të cilat nuk janë cilësuar si të tilla nga Allahu. Tek Allahu i Lartësuar mund të afrohesh dhe mund të fitosh kënaqësinë e Tij veçse me mënyrat që Ai i pëlqen dhe i ka ligjëruar për një gjë të tillë, nëpërmjet profetëve të Tij dhe librave të shenjtë me të cilët i pajisi ata. Mirësia nuk mund të arrihet me rrugë jo të mira. Ai që përpiqet të afrohet tek Allahu i Lartësuar me bidate arrin të fitojë veçse lodhjen e kotë. Madje, kur e di se adhurimi që kryen nuk është ligjëruar nga Zoti i tij, atij i shtohen të këqijat dhe largohet nga Allahu i Lartësuar.…ta dijë se Allahu është Mirënjohës e i Gjithëditur. -Shâkirun (Mirënjohës) dhe Shekûrun janë dy emra të Allahut të Lartësuar, që tregojnë për mirësinë dhe mëshirën e Tij. Ata tregojnë mirënjohjen e Tij, duke shpërblyer çdo punë të adhuruesve, sado e vogël qoftë ajo, madje për një vepër të vogël, Allahu Bujar shpërblen shumëfish. Shenjë tjetër e mirënjohjes së pakufishme të Allahut Bujar është edhe fakti që, kur adhuruesi përpiqet për të kryer urdhrat e Tij dhe për t’iu larguar ndalesave të Tij, Allahu e ndihmon atë dhe i jep sukses që të jetë i vazhdueshëm në këtë rrugë. Madje, jo vetëm që e ndihmon, por edhe e përmend atë në Mbretëritë e qiellit, duke ia ngritur famën dhe gradat e tij. Allahu i Lartësuar dhe Bujar e shpërblen bindjen e robit duke i dhuruar atij dritë dhe besim të pastër në zemër, forcë në trup, mirësi në jetë dhe begati në vepra. Këto janë shenjat e mirënjohjes nga Allahu Bujar për bindjen e adhuruesit në këtë jetë. Ndërsa në jetën tjetër, atë e pret shpërblimi i plotë.Tregues tjetër i mirënjohjes së Allahut ndaj robit të bindur është edhe premtimi i Tij se, kush e lë diçka për hir të Tij, Allahu do t'ia kompensojë me diçka më të mirë se ajo që robi do të lërë. Nëse robi i afrohet Allahut një pëllëmbë, Ai do t’i afrohet robit një krah, e nëse robi i afrohet një krah, Ai do t’i afrohet edhe më shumë. Nëse robi i afrohet Allahut me hap, Ai do t’i afrohet atij duke rendur. Kush bën tregti me Zotin e tij, do të marrë shumëfishin e asaj që do të japë. Por Allahu i Lartësuar, përveçse është Mirënjohës i madh, Ai është edhe Alîm, pra, i Gjithëditur. Ai e di më mirë se çdokush tjetër se cili e meriton mirënjohjen e Tij. Ai e di shumë mirë se cilët adhurues e meritojnë shpërblimin e plotë, sepse Ai njeh shumë mirë qëllimet, besimin dhe përkushtimin e tyre, në varësi të të cilëve jep edhe shpërblimin e merituar. Allahu e di shumë mirë dallimin mes adhuruesve dhe asnjërit nuk ia humbet hakun. Çfarëdo pune, sado e vogël dhe e parëndësishme të duket, nuk i shpëton dijes së Tij gjithëpërfshirëse. Të gjithë do ta gjejnë të plotë shpërblimin e veprave të tyre, sipas qëllimit që kanë patur në këtë jetë, se asgjë nuk i shpëton të Gjithëditurit.
2:159Page 24
إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكۡتُمُونَ مَآ أَنزَلۡنَا مِنَ ٱلۡبَيِّنَٰتِ وَٱلۡهُدَىٰ مِنۢ بَعۡدِ مَا بَيَّنَّٰهُ لِلنَّاسِ فِي ٱلۡكِتَٰبِ أُوْلَٰٓئِكَ يَلۡعَنُهُمُ ٱللَّهُ وَيَلۡعَنُهُمُ ٱللَّٰعِنُونَ ١٥٩
Indeed, those who conceal what We sent down of clear proofs and guidance after We made it clear for the people in the Scripture - those are cursed by Allāh and cursed by those who curse,1
Këto ajete, ndonëse kanë zbritur për ithtarët e Librit (çifutët dhe të krishterët), që fshehën të vërtetën rreth Kur’ânit dhe Muhamedit (a.s), ato janë paralajmërim për të gjithë ata njerëz që mundohen të fshehin ndonjë gjë prej Shpalljes së Zotit.Ata të cilët fshehin argumentet e qarta dhe udhëzimin që Ne shpallëm, pasi Ne ua sqaruam ato njerëzve në Libër… -Ky ajet përfshin të gjithë ata që fshehin argumentet e qarta të Shpalljes së Zotit ose udhëzimet për të arritur çdo të mirë dhe për t'u ruajtur nga çdo e keqe. Me fjalë të tjera, ajeti flet për ata që fshehin të vërtetën, e cila të udhëzon të ecësh në rrugën e drejtë, për te Zoti i Lartësuar, ose për ata që fshehin udhëzimin që të çon në Xhenet dhe të largon nga Zjarri i Xhehenemit. Allahu i Lartësuar u ka marrë premtimin dijetarëve, se ata do ta përcjellin të vërtetën dhe kurrë nuk do ta fshehin atë. Ata që nuk e mbajnë këtë premtim kanë dy të këqija: së pari, ata janë fshehës të së vërtetës së shpallur nga Zoti dhe, së dyti, janë të padrejtë ndaj njerëzve të thjeshtë, sepse i drejtojnë në humbje dhe shkatërrim. Të tillët sigurisht që e kanë hak mallkimin e Allahut dhe të çdo krijese, siç thuhet më tej:…mbi ta do të bjerë mallkimi i Allahut dhe mallkimi i gjithë mallkuesve. -Ata e meritojnë këtë mallkim, sepse ata mashtrojnë krijesat dhe shkatërrojnë lidhjet e tyre me Zotin. Ata i largojnë njerëzit nga mëshira e Allahut, prandaj shpërblehen sipas veprës së tyre. Në anën tjetër, dijetarët që u mësojnë njerëzve të mirën, që u tregojnë atyre rrugën për tek Allahu dhe kënaqësia e Tij, do të shpërblehen me mëshirë dhe grada të larta nga Allahu. Për ta luten edhe melekët, madje edhe peshqit e detit, sepse përpiqen të përmirësojnë krijesat dhe lidhjen e tyre me Zotin. Ata u mësojnë krijesave fenë e Zotit dhe rrugët për të fituar mëshirën e Tij. Atëherë, sikurse dijetarët e së vërtetës do të shpërblehen për punën e mirë që kanë kryer, po ashtu ata që e fshehin të vërtetën do të "shpërblehen" për punën e tyre të keqe. Ata do të meritojnë mallkimin, sepse janë bërë kundërshtarë të rrugës së Zotit dhe të urdhrave të Tij. Allahu i Lartësuar i qartëson argumentet e Tij për njerëzit, ndërsa ata i fshehin ose i shtrembërojnë ato. Të tillët e meritojnë ndëshkimin e paralajmëruar në këtë ajet. Por Allahu i Lartësuar përjashton nga ky gjykim një kategori:
2:160Page 24
إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُواْ وَأَصۡلَحُواْ وَبَيَّنُواْ فَأُوْلَٰٓئِكَ أَتُوبُ عَلَيۡهِمۡ وَأَنَا ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ ١٦٠
Except for those who repent and correct themselves and make evident [what they concealed]. Those - I will accept their repentance, and I am the Accepting of Repentance,1 the Merciful.
Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe e deklarojnë hapur të vërtetën…. -Nga ky paralajmërim shpëtojnë vetëm ata që plotësojnë disa kushte, si më poshtë:1. Pendohen, domethënë që kthejnë rrugë dhe heqin dorë nga gjynahu, duke qenë të trishtuar për çfarë ka ndodhur dhe duke qenë të vendosur për të mos iu kthyer atij gjynahu kurrë.2. Përmirësohen, duke rregulluar veprat e tyre. Nuk mjafton vetëm që ta lësh të keqen, por duhet patjetër të kryhesh të mira dhe të rregullosh atë që ke prishur.3. Tregojnë të vërtetën. Pra, për ata që e kanë fshehur deri dje të vërtetën, nuk mjafton vetëm të heqin dorë nga kjo vepër, derisa të rregullojnë atë që kanë prishur dhe t’u tregojnë njerëzve se çfarë kanë mbajtur të fshehur.Njerëzve që plotësojnë këto tri kushte, Allahu i Lartësuar ua pranon pendimin, sepse porta e pendimit qëndron gjithmonë e hapur për këdo që plotëson kriteret e marrjes së faljes nga Zoti i tij. Allahu i Lartësuar është Pranues i pendimeve, siç thotë Ai:Atyre Unë ua pranoj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti. -El Teuuâb (Pendim-pranuesi) është Ai, i Cili, nëse robërit i kthehen të penduar nga gjynahet, Ai u përgjigjet plot mëshirë dhe falje. Nëse ata kthehen tek Ai, edhe Ai kthehet tek ata plot dhurata dhe mirësi, të cilat ua ka penguar fillimisht për shkak të padrejtësive të tyre. Allahu është edhe Er-raĥîm (Mëshirëploti), që ka një mëshirë të madhe dhe gjithëpërfshirëse. Pranimi i pendimit dhe kthimi në rrugën e drejtë është fryt i mëshirës së Allahut, sepse është Rraĥîm-i Ai që u jep sukses të pendohen dhe të kthehen tek Ai. Është po Mëshirëploti, që pasi u jep sukses të kthehen tek Ai të penduar, ua pranon pendimin dhe përgatit shpërblim të madh për ta, si butësi dhe nder prej bujarisë së Tij. Ky është gjykimi për të penduarit dhe të kthyerit sinqerisht tek Zoti i tyre. Ndërsa ata që mohojnë dhe vazhdojnë në rrugën e humbjes derisa t’u vijë vdekja, ata që kurrë nuk kthehen tek Allahu, derisa të dorëzojnë shpirtin e tyre, ata kanë tjetër gjykim.
2:161Page 24
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَمَاتُواْ وَهُمۡ كُفَّارٌ أُوْلَٰٓئِكَ عَلَيۡهِمۡ لَعۡنَةُ ٱللَّهِ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ وَٱلنَّاسِ أَجۡمَعِينَ ١٦١
Indeed, those who disbelieve and die while they are disbelievers - upon them will be the curse of Allāh and of the angels and the people, all together,
Mbi ata që mohojnë dhe vdesin si jobesimtarë rëndon mallkimi i Allahut, i melekëve dhe i të gjithë njerëzimit. -Ashtu sikurse mohimi i Zotit dhe fshehja e së vërtetës mbeten cilësi të pandryshuara të tyre, edhe mallkimi do të jetë i pandërprerë mbi ta, sepse gjykimi është në varësi të veprës së kryer. Ata do të jenë përjetësisht në ndëshkim, për shkak të kufrit të tyre dhe të mallkimit që ai sjell me vete, siç thotë i Lartësuari:
2:162Page 24
خَٰلِدِينَ فِيهَا لَا يُخَفَّفُ عَنۡهُمُ ٱلۡعَذَابُ وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ ١٦٢
Abiding eternally therein. The punishment will not be lightened for them, nor will they be reprieved.
Ata do të jenë përgjithmonë atje(në Xhehenem). Atyre nuk do t’u lehtësohet vuajtja dhe as nuk do t’u jepet afat. -Dënimi i tyre nuk do të pakësohet apo të zbutet. Ai do të jetë përherë i ashpër. Atyre nuk do t’u jepet më afat tjetër, që të kthehen nga rruga e gabuar. Mundësia që iu jepet në dynja është e mjaftueshme dhe, me vdekjen e tyre, nuk ka më asnjë shans për të shpëtuar.
2:163Page 24
وَإِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلرَّحِيمُ ١٦٣
And your god is one God. There is no deity [worthy of worship] except Him, the Entirely Merciful, the Especially Merciful.
Zoti juaj(që meriton adhurimin) është Një dhe i vetëm. -Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për diçka, dhe Ai është më i drejti dhe më i vërteti në thëniet e Tij. Ai thotë se Zoti ynë është Një i vetëm, Unik, i Pashembullt për sa i përket Qenies së Tij, emrave e cilësive të Tij dhe veprave të Tij. Nuk ka të krahasueshëm me Të, nuk ka të barabartë me madhështinë e Tij, nuk ka të ngjashëm me Atë, në të gjitha aspektet. Nuk ka Zot e as kujdestar tjetër për krijesat, përveç Atij.Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë), përveç Tij. -Duke qenë i tillë, atëherë Ai është i vetmi që meriton të adhurohet, të duhet e të admirohet. Askush tjetër nuk meriton adhurim, përveç Allahut të Lartësuar.Ai është i Gjithmëshirshmi, Mëshirëploti. -Ai është i cilësuar me mëshirën më të madhe, së cilës nuk mund t'i përafrohet asnjë mëshirë tjetër. Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjë. Me mëshirën e Tij u sollën në ekzistencë të gjitha krijesat. Ato u përsosën vetëm me mëshirën e Krijuesit të tyre. Me mëshirën e Tij, krijesat ruhen nga çdo e keqe që u kanoset. Me mëshirën e Tij, Ai iu paraqit krijesave me emrat, cilësitë dhe dhuratat e Tij. Po me mëshirën e Tij, Ai u mësoi atyre gjithçka që u rregullon atyre dynjanë dhe besimin. Këtë e bëri duke u dërguar profetë dhe libra të ndritur. Nëse njeriu e kupton dhe bindet se çdo mirësi vjen vetëm nga Zoti, dhe se krijesat nuk mund të sjellin as dëm, as dobi, me siguri që do ta adhurojë si Zot të vetëm Allahun e Lartësuar. Ai do të bindet plotësisht se Allahu i Lartësuar është i vetmi që i meriton të gjitha llojet e adhurimit. Zemra e tij do të drejtohet vetëm tek Allahu i Lartësuar, duke shprehur për Të dashurinë, frikën, respektin, shpresën, madhërimin, mbështetjen e plotë etj. Pa dyshim, adhurimi për dikë tjetër veç Allahut është vepra më e shëmtuar. Si mund të adhurosh një krijesë prej dheu dhe të lësh adhurimin për Krijuesin e gjithësisë. Si mund të adhurosh një rob të nënshtruar, nevojtar në të gjitha drejtimet, dhe të lësh adhurimin e Krijuesit, Sunduesit e të Plotfuqishmit për gjithçka. Si mund të lësh adhurimin e Atij që mbretëron mbi gjithçka dhe të Cilit i është nënshtruar çdo gjë?! Ky ajet dëshmon se Allahu i Lartësuar është Unik në madhështinë, pushtetin dhe meritën e adhurimit. Askush tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Tij. Në ajet, Allahu i Lartësuar është përshkruar me cilësinë e mëshirës absolute, shenja të së cilës janë ekzistenca e çdo të mire dhe largimi i çdo të keqeje, e, rrjedhimisht, adhurimin e meriton veçse Ai që ka këto cilësi. Më pas, Allahu i Lartësuar përmend argumente më të shtjelluara rreth njëshmërisë së Tij. Ai tregon se krijesat e mrekullueshme dëshmojnë se Ai që i ka krijuar është i Vetëm, Unik, Absolut, i Plotfuqishëm, i Urtë, i Ditur, i Mëshirshëm, domethënë, me cilësitë më të larta, prandaj Ai është i vetmi që meriton të adhurohet në qiej dhe në tokë. Porse këto shenja e argumente u vlejnë veç njerëzve që mendojnë e përsiaten rreth tyre, duke kuptuar, si rezultat, njëshmërinë e Krijuesit.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences