As-Sa'diAl‑Baqarah · 2:164–176

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Baqarah 2:164–176

2:164Page 25

إِنَّ فِي خَلۡقِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَٱخۡتِلَٰفِ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ وَٱلۡفُلۡكِ ٱلَّتِي تَجۡرِي فِي ٱلۡبَحۡرِ بِمَا يَنفَعُ ٱلنَّاسَ وَمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مِن مَّآءٖ فَأَحۡيَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَا وَبَثَّ فِيهَا مِن كُلِّ دَآبَّةٖ وَتَصۡرِيفِ ٱلرِّيَٰحِ وَٱلسَّحَابِ ٱلۡمُسَخَّرِ بَيۡنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ ١٦٤

Indeed, in the creation of the heavens and the earth, and the alternation of the night and the day, and the [great] ships which sail through the sea with that which benefits people, and what Allāh has sent down from the heavens of rain, giving life thereby to the earth after its lifelessness and dispersing therein every [kind of] moving creature, and [His] directing of the winds and the clouds controlled between the heaven and earth are signs for a people who use reason.

Në krijimin e qiejve dhe të tokës,… -Qiejt janë krijuar të lartë, të gjerë, të fiksuar mirë e të rregullt. Në ta janë vendosur diej, hëna e yje. Ata janë rregulluar në mënyrë të tillë që të jenë të dobishëm për Tokën dhe banorët e saj. Ndërsa Toka është krijuar e përshtatshme për banorët e saj, me kushtet e nevojshme që ata të jetojnë në të dhe të përfitojnë prej saj. Në Tokë ka aq shumë shenja që tregojnë madhështinë e Krijuesit të saj, sa është e pamundur që të mos nxirren mësime. Krijuesi i saj duhet patjetër të ketë fuqi absolute, duhet të jetë i Ditur, i Urtë dhe shumë i Lartë, sepse Toka është e përsosur në të gjitha aspektet. Ai duhet të jetë shumë i mëshirshëm, sepse në Tokë dhe rreth saj gjendet gjithçka e dobishme dhe e domosdoshme për jetën në të. Gjithë këto argumente tregojnë qartë se Allahu është i Vetëm, prandaj duhet që adhurimet t'i përkushtohen vetëm Atij, i Cili përkujdeset dhe i mëshiron krijesat e Tij, duke u dhënë çdo gjë që kanë nevojë.…në ndërrimin e natës dhe të ditës,… -Edhe në ndryshimet e natës dhe të ditës ka argumente. Ato pasojnë njëra-tjetrën, duke qenë herë dita më e gjatë, e herë nata; ndonjëherë janë edhe të barabarta. Ato ndryshojnë edhe në temperaturat e tyre. Kështu janë sistemuar edhe stinët, në të cilat ka mirësi të pazëvendësueshme për jetën e gjallesave. Krijesat kanë nevojë edhe për natën, edhe për ditën; nuk mund të ketë jetë normale pa ato të dyja. Të gjitha këto ndryshime bëhen sipas një rregulli të mrekullueshëm, që habit edhe njerëzit më të ditur. Të gjitha këto, a nuk tregojnë për dijen, urtësinë, pushtetin, forcën dhe mëshirën absolute të Atij që i ka krijuar dhe rregulluar në këtë mënyrë, të Atij që madje përkujdeset për to, duke u mundësuar çdo nevojë në këtë vendbanim të tyre të përkohshëm? Rrjedhimisht, ky pushtet, përkujdesje e mëshirë e Tij, e bëjnë të detyrueshme që adhurimi t’i kushtohet vetëm Allahut. Pas shenjave të tilla, zemra mbushet vetëm me dashurinë dhe adhurimin për Krijuesin e tyre. Ajo mbushet plot shpresë e frikë për të Madhëruarin. Krijesat që meditojnë në të tilla mrekulli, me siguri që nxitojnë të bëjnë çdo gjë që kënaq Krijuesin e tyre të Dashur dhe të Mëshirshëm.…në anijet që lundrojnë në det për dobi të njerëzve, -Përveç shenjave në qiej dhe në Tokë, Allahu i Lartësuar na udhëzon që të mendojmë për anijet që lundrojnë në det dhe, në fakt, për çdo gjë tjetër që Allahu i Lartësuar na ka mundësuar të ndërtojmë, që e përdorim dhe përfitojmë. Le të meditojmë se si Allahu i Lartësuar e bëri ajrin, tokën e ujin, të atillë që të jenë të vlefshëm për shfrytëzimin e mjeteve, nga të cilët përfitojmë. Njerëzit mund të transportojnë çdo gjë me ndihmën e disa mjeteve, të cilat mund të funksionojnë veçse prej ligjeve që ka vendosur Krijuesi. Ato janë vërtet një ndihmë shumë e madhe, pa të cilat jeta do të vështirësohej. Kush i udhëzoi dhe mësoi ata për të prodhuar të tilla mjete? Kush u mundësoi çdo gjë të nevojshme që ato të prodhohen dhe të funksionojnë? A mos vallë, ata e bënë detin, ajrin e tokën të përshtatshëm për mjetet e prodhuara prej tyre? Po zjarrin, mineralet a lëndët e ndryshme, të cilat ata i përdorin në prodhimin e mjeteve të tyre, kush i krijoi dhe ua mundësoi që t’i kenë? Mos vallë, të gjitha këto janë krijuar rastësisht? Apo i ka krijuar vetë njeriu, i cili del nga barku i nënës i paditur, i pafuqishëm dhe nevojtar për gjithçka?! A nuk është Allahu i Lartësuar Ai, i Cili, pasi e krijon njeriun të dobët, i jep fuqi dhe dije të nevojshme për jetën e tij? Pa dyshim, është Allahu Ai që i mëson njeriut çdo gjë që Ai dëshiron t'i mësojë. Ai që i lehtëson të gjitha këto mirësi është i Vetmi dhe Absoluti, i Dituri, i Urti, i Cili ka pushtet mbi gjithçka, Allahu i Lartësuar. Të gjitha krijesat i janë nënshtruar vullnetit të Tij absolut. Ato janë të përulura përpara madhështisë së Tij dhe kurrë nuk mund të dalin jashtë ligjit të Tij të pandryshueshëm. Njeriu është veçse një hallkë, mes shkaqeve që sjellin pasoja në këtë jetë. Ai është veç një hallkë, mes hallkave të shumta, nëpërmjet të cilave Allahu i Lartësuar sjell në këtë jetë gjëra të mrekullueshme. Edhe kjo është një arsye tjetër që e gjithë dashuria, shpresa, frika dhe të gjitha adhurimet t’i përkushtohen Dhuruesit të Madh dhe të Vetëm të këtyre mirësive, Allahut të Lartësuar.…në shiun që Allahu e lëshon prej qielli, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur -Nëpërmjet ujit, kësaj krijese të çuditshme, Allahu i Lartësuar ia ruan jetën çdo gjëje të gjallë në këtë botë, si: njerëzve, bimëve, kafshëve, shpendëve etj. Krijesat nuk mund të jetojnë pa të. A nuk dëshmon, pra, ky ujë dhe gjithçka që zhvillohet nëpërmjet tij, për pushtetin absolut të Atij që e krijoi dhe e zbriti nga qielli? A nuk tregon ai mëshirën, butësinë dhe përkujdesjen e Zotit ndaj krijesave, për çdo nevojë të jetës së tyre? A nuk duket qartë nevoja e domosdoshme e krijesave për mëshirën e Tij, në çdo kënd që ta shohësh?! A nuk i bën ky shi, i zbritur me mëshirë nga lart, që ata ta adhurojnë Dhuruesin e tij, Allahun Bujar dhe të Mëshirshëm? A nuk tregon ringjallja që shiu i bën tokës, për ringjalljen e madhe të krijesave? Allahu që e ringjall tokën e tharë me anë të shiut, a nuk e ka pushtetin dhe forcën për t'i ringjallur krijesat dhe për t'i marrë në llogari Ditën e Gjykimit?…dhe duke përhapur në të çdolloj gjallese, … -Prej shenjave të pushtetit dhe madhështisë së Tij është edhe shumëllojshmëria e gjallesave që Ai ka krijuar dhe shpërndarë nëpër dete, ajër dhe Tokë. Të gjitha këto gjallesa, Allahu ia ka nënshtruar njeriut, me qëllim që ai të përfitojë prej tyre, për shembull, duke ngrënë mishin e tyre, duke pirë qumështin e tyre, duke i përdorur për transport, për ruajtje, për gjueti etj. Ai jo vetëm i ka vënë këto krijesa në shërbim të njeriut, por edhe për furnizimin e tyre kujdeset Vetë. Allahu i Lartësuar furnizon njerëzit, por edhe kafshët që ata përdorin. Ai përkujdeset për gjithçka, siç thotë: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin. Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj. Të gjitha këto janë në Librin e Njohur (Levhi Mahfudh).” [Hudë 6].…në lëvizjen e erërave -Domethënë, të erërave të ftohta dhe të nxehta, jugore dhe veriore, lindore e perëndimore e të ndërmjetme. Shpesh, erërat shpërndajnë retë e qiellit ose i grumbullojnë ato. Ato janë bartëse të pjalmit, dhe kështu ndihmojnë në pjalmimin e bimëve. Shpesh, erërat sjellin rrebeshe, dhe herë të tjera i largojnë ato. Ndonjëherë, erërat sjellin mëshirë, e ndonjëherë ndëshkim dhe shkatërrim. Kush është ai që i përdor këto erëra në këtë mënyrë? Kush i bën ato të sjellin kaq shumë dobi, pa të cilat krijesat nuk do t'ia dilnin dot? Kush i bën ato të rregullojnë jetën e gjallesave? Kush i bën ato që të ndihmojnë në riprodhimin e bimësisë? Pa dyshim që është Allahu Krenar, i Urtë, i Mëshirshëm e i Dashur, që përkujdeset me butësi për krijesat e Tij. Për këtë arsye, vetëm Ai e meriton adhurimin, vetëm Ai e meriton t’i nënshtrohesh, ta duash, t’i tregosh pendimin e t’i bindesh duke kryer vepra të mira, sipas udhëzimeve të Profetit të Tij (a.s). Një tjetër shenjë e madhe e madhështisë dhe pushtetit të Allahut të Lartësuar është zhvendosja e reve mes qiellit dhe Tokës.…dhe në retë që lëvizin mes qiellit dhe tokës, (në të gjitha këto,) ka Shenja për njerëzit që mendojnë. -Si është e mundur që retë e mëdha, të ngarkuara rëndë me ujë, lëvizin nëpër qiell, duke shkuar atje ku dëshiron i Urti? Ato lëvizin me dëshirën dhe pushtetin e Allahut, i Cili ngjall bimësinë dhe jetën në tokën e vdekur nëpërmjet shiut që lëshojnë ato. Është Allahu që e zbret shiun në tokë kur njerëzit kanë nevojë. Kur shiu bëhet i dëmshëm, Ai e ndal atë, duke dhënë shpresë. Është Allahu që e zbret shiun me mëshirë dhe e largon atë me përkujdesjen dhe dashurinë e Tij. Madhështor është pushteti i Tij dhe të pafundme janë mirësitë e dhuruara prej Tij! A nuk është turp për njerëzit që të jetojnë në tokën ë Tij, të kënaqen me furnizimin dhe mirësitë e Tij, dhe pastaj t'i përdorin ato për të fituar zemërimin e Tij? A nuk është krim që këto mirësi të përdoren duke shpërfillur urdhrat e Tij dhe në mosbindje ndaj Tij? Megjithatë, a nuk tregon kjo, nga ana tjetër, durimin, faljen, mëshirën, butësinë dhe tolerancën e madhe të të Madhërishmit? I lavdëruar qoftë përherë emri i Tij! Si përfundim, mund të themi se, sa më tepër të meditojë njeriu i ditur rreth krijesave, sa më shumë të meditojë rreth shenjave të mëshirës dhe butësisë së Krijuesit, që shfaqen në këto krijesa, aq më tepër do të bindet se ato janë krijuar nga i Madhërishmi për një qëllim të lartë. Ato janë faqet e një libri të madh, ku shkruhen shenjat dhe argumentet e Zotit të gjithësisë, ku Ai flet për madhështinë dhe njëshmërinë e Tij absolute. Ato janë të mbushura me argumente të qarta, që tregojnë për vërtetësinë e fjalëve të profetëve dhe për vërtetësinë e Ditës së Ringjalljes. Asgjë nuk ndodh pa një qëllim apo vetvetiu, por çdo gjë është e drejtuar dhe e llogaritur nga i Madhërishmi. Nga ajeti kuptohet, gjithashtu, se si bota qiellore, edhe ajo tokësore kanë nevojë për mëshirën dhe përkujdesjen e Allahut, i Cili është i Madhërishëm e i Pasur në çdo aspekt. Ai nuk ka nevojë për asgjë dhe asnjë nga krijesat e Tij. Për këtë arsye, Ai është i vetmi që meriton të adhurohet. Nuk ka Zot tjetër të denjë për adhurim veç Tij.

2:165Page 25

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَندَادٗا يُحِبُّونَهُمۡ كَحُبِّ ٱللَّهِۖ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَشَدُّ حُبّٗا لِّلَّهِۗ وَلَوۡ يَرَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ إِذۡ يَرَوۡنَ ٱلۡعَذَابَ أَنَّ ٱلۡقُوَّةَ لِلَّهِ جَمِيعٗا وَأَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعَذَابِ ١٦٥

And [yet], among the people are those who take other than Allāh as equals [to Him]. They love them as they [should] love Allāh. But those who believe are stronger in love for Allāh. And if only they who have wronged would consider [that] when they see the punishment, [they will be certain] that all power belongs to Allāh and that Allāh is severe in punishment.

Sa bukur lidhen këto ajete me ato paraardhëset! Pasi solli disa argumente bindëse për njëshmërinë e Tij, Allahu i Lartësuar vijon e thotë se përsëri ka njerëz në botë që, së bashku me Allahun, adhurojnë zota të tjerë, duke i konsideruar ata të barabartë me Të.Ka njerëz që, në vend të Allahut, adhurojnë idhujt, të cilët i duan sikurse Allahun. -Pra, ata i konsiderojnë idhujt e tyre si të barabartë me Allahun, në kushtimin e adhurimit dhe dashurisë së tyre. Njerëz të tillë janë në humbje të sigurt, sepse kundërshtojnë hapur të vërtetën e qartë dhe kanë zgjedhur të jenë kundërshtarë të Zotit. Ata nuk meditojnë mbi ajetet e Allahut të Lartësuar ose mbi shenjat dhe argumentet e Tij në gjithësi. Ata nuk kanë asnjë lloj justifikimi për zgjedhjen e gabuar që kanë bërë, prandaj e meritojnë ndëshkimin e Allahut. Ata e dinë shumë mirë se Allahu i Lartësuar është i vetmi Krijues, Furnizues, Administrues dhe Kujdestar i krijesave, por gabimi i tyre është se ata adhurojnë edhe zota të tjerë, duke e menduar këtë si një mënyrë që të afron tek Allahu i Lartësuar. Nga fjalët e përdorura në ajet, kuptohet se ‘zotat’ e tyre, në fakt, nuk e meritojnë të adhurohen, por janë njerëzit e humbur që i trajtojnë ashtu. Thënë ndryshe, ata nuk janë gjë tjetër, por veçse emërtime të kota, pa lidhje me realitetin, sikurse thotë i Lartësuari: “Ata (idhujt)nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i caktuat. Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata ndjekin vetëm hamendësimet dhe dëshirat e veta, megjithëse prej Zotit të tyre u ka ardhur udhëzimi i qartë.” [Nexhm, 23]. Allahu i Lartësuar nuk mund të ketë të barabartë me Të. Krijesa nuk mund të jetë kurrë si Krijuesi. Vetëm Allahu i Lartësuar është Krijuesi, ndërsa çdo gjë tjetër veç Tij është krijesë. Vetëm Zoti është Furnizues, dhe çdo gjë tjetër është e furnizuar dhe nevojtare për furnizimin e Tij. Allahu i Lartësuar është i Pasuri, që nuk ka nevojë për asgjë, ndërsa ne jemi të varfër e nevojtarë ndaj Tij për çdo gjë. Ai është Absolut në çdo aspekt, ndërsa ne jemi të mangët në çdo aspekt. Allahu i Lartësuar është i Vetmi që ka në dorë dobinë dhe dëmin, ndërsa krijesat nuk kanë në dorë të bëjnë as dobi e as dëmin më të vogël. Nga e gjithë kjo, kuptohet se sa i kotë është besimi i atyre që, përveç Allahut, adhurojnë zota të tjerë, duke i konsideruar si të barabartë me Të, ndërkohë që asnjë krijesë, qoftë melek, profet, njeri i mirë, idhull etj., nuk mund të jetë e barabartë me Allahun. I vetmi që meriton dashuri të plotë dhe nënshtrim total është Allahu i Lartësuar. Për këtë, Allahu i Lartësuar i lëvdon besimtarët, duke thënë se:…Por, për ata që besuan, dashuria për Allahun është shumë më e fortë. -Pra, besimtarët e duan Zotin e tyre të vetëm, Allahun e Lartësuar, me një dashuri shumë më të fortë dhe më të madhe se dashuria e këtyre idhujtarëve për idhujt e tyre. Besimtarët ia kushtojnë të gjithë dashurinë vetëm Allahut të Lartësuar, ndërsa idhujtarët lënë vend në zemrat e tyre edhe për idhujt e tyre. Dashuria e besimtarëve për Allahun është shumë më e fortë, sepse ata duan Atë që e meriton vërtet dashurinë. Dashuria për Allahun siguron lumturinë dhe suksesin e adhuruesve të Tij në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Ndërsa idhujtarët duan ato gjëra që nuk meritojnë asnjë grimcë dashurie. Dashuria ndaj idhujve është shkatërrim dhe trishtim. Ajo e prish gjendjen e robit dhe e çorodit atë në çdo drejtim, madje të çon drejt ndëshkimit më të rëndë. Për këtë arsye, i Lartësuari i kërcënon idhujtarët, duke thënë:…Ah sikur ta dinin ata që bëjnë padrejtësi … -Domethënë, ata që bëjnë padrejtësi duke adhuruar idhujt e tyre. Ata iu nënshtrohen idhujve, në vend që t’i nënshtrohen Allahut, Zotit të krijesave. Veç kësaj, ata i pengojnë krijesat e Zotit nga rruga e drejtë dhe nga besimi i saktë. Ata janë të padrejtë ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse bëjnë vepra që janë në dëm të tyre.…se, kur ta shohin dënimin… -Domethënë, kur ta shohin me sytë e tyre të ballit, Ditën e Gjykimit.…ata do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm Allahut, dhe se Allahu është Ndëshkues i rreptë! -Atëherë do të binden plotësisht se fuqia dhe pushteti është vetëm në dorën e Allahut të Lartësuar. Atë ditë do të binden se idhujt nuk kanë në dorë asnjë lloj fuqie për të ndihmuar adhuruesit e tyre. Atë ditë, ata do ta shohin qartë dobësinë dhe pafuqinë e idhujve, të cilët i kanë adhuruar përveç Allahut të Lartësuar. Në këtë dynja, idhujatarët nuk janë të qartë. Ata mendojnë që edhe idhujt e tyre kanë pushtet për çështje të ndryshme. Ata mendojnë se idhujt e tyre i afrojnë më tepër te Allahu i Lartësuar, dhe se vetëm nëpërmjet tyre mund të arrijnë kënaqësinë e Tij. Por ky iluzion i tyre është i kotë, prandaj çdo vepër e përpjekje që bëjnë ka për të dështuar. Për ta është i meritueshëm dhe i pashmangshëm ndëshkimi i ashpër në ahiret, ndërsa idhujt të cilëve u shprehin adhurimin dhe dashurinë e tyre, nuk kanë për t’i sjellë asnjë dobi dhe nuk kanë për t’i larguar asnjë dëm. Madje, pikërisht prej tyre, nga të cilët presin të mira, do t’u vijë ndëshkimi.

2:166Page 25

إِذۡ تَبَرَّأَ ٱلَّذِينَ ٱتُّبِعُواْ مِنَ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُواْ وَرَأَوُاْ ٱلۡعَذَابَ وَتَقَطَّعَتۡ بِهِمُ ٱلۡأَسۡبَابُ ١٦٦

[And they should consider that] when those who have been followed disassociate themselves from those who followed [them], and they [all] see the punishment, and cut off from them are the ties [of relationship],

Atë ditë, paria do të distancohet prej pasuesve të saj, të gjithë do ta shohin dënimin dhe lidhjet mes tyre do të këputen. -Paria dhe të pasurit e mohuesve do të distancohen nga pasuesit dhe adhuruesit e tyre atë ditë. Atë ditë do të ndërpritet çdo lidhje që ata kanë në jetën e dynjasë, sepse ato janë ndërtuar jo për hir të Allahut dhe jo sipas udhëzimeve të Tij, por janë krijuar mbi baza të pavlera e të kota. Veprat dhe përpjekjet e tyre do të asgjësohen dhe ata do të binden se idhujt e tyre ishin të gënjeshtërt. Adhurimet që ata mendojnë se do t’u sjellin dobi, janë pikërisht ato që do të sjellin fatkeqësinë dhe trishtimin e tyre të pafund. Ata do të jenë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit dhe kurrë nuk do të dalin prej tij. A ka dëshpërim më të madh sesa ky?! E gjithë kjo do të ndodhë, sepse ata ndjekin dhe zbatojnë të kotën, me vullnet të lirë. Ata shpresojnë te diçka që nuk ekziston, dhe kështu i lidhin zemrat e tyre me hiçin. Me shkatërrimin e veprave të tyre, do të zhduken edhe shpresat e tyre, dhe kjo do t’i bëjë ata të vuajnë tmerrësisht. Kjo situatë është krejt e kundërt me gjendjen e atyre që i kanë lidhur zemrat me Mbretin e vërtetë, me Allahun e lartësuar. Ata kryejnë çdo vepër e adhurim me sinqeritet vetëm për Njëshin dhe Absolutin, Allahun e Madhëruar. Ata shpresojnë tek i Vetmi që mund të shpresohet. Ata e vendosin të vërtetën në vendin që i takon. Si të tillë, adhurimet e tyre janë të pranueshme e të shpërblyeshme. Ata do të dalin të fituar me veprat që do të paraqesin. Shpërblimi i tyre ka për të qenë i pandërprerë, pranë Zotit të tyre. Në suren Muhamed, ajetet 1-3, i Lartësuari thotë: “Allahu do t'ua asgjësojë veprat atyre që nuk besojnë (me besimin e drejtë) dhe që pengojnë njerëzit nga rruga e Tij. Ndërsa atyre që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe e besojnë atë që iu shpall Muhamedit, e cila është e Vërteta prej Zotit të tyre, do t'ua mbulojë të këqijat dhe do t'ua përmirësojë gjendjen. Kjo, sepse ata që nuk besojnë ndjekin të pavërtetën, ndërsa ata që besojnë ndjekin të Vërtetën që ka ardhur prej Zotit të tyre. Kështu ua sjell Allahu shembujt njerëzve.”

2:167Page 25

وَقَالَ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُواْ لَوۡ أَنَّ لَنَا كَرَّةٗ فَنَتَبَرَّأَ مِنۡهُمۡ كَمَا تَبَرَّءُواْ مِنَّاۗ كَذَٰلِكَ يُرِيهِمُ ٱللَّهُ أَعۡمَٰلَهُمۡ حَسَرَٰتٍ عَلَيۡهِمۡۖ وَمَا هُم بِخَٰرِجِينَ مِنَ ٱلنَّارِ ١٦٧

Those who followed will say, "If only we had another turn [at worldly life] so we could disassociate ourselves from them as they have disassociated themselves from us." Thus will Allāh show them their deeds as regrets upon them. And they are never to emerge from the Fire.

Atëherë, pasuesit do të thonë: “Ah, sikur të na lejohej një kthim(në dynja)dhe t’i braktisnim, siç na braktisën ata tani!” Kështu, Allahu do t’ua tregojë veprat e tyre si dëshpërim për ta dhe ata kurrë nuk kanë për të dalë prej Zjarrit.” -Ditën kur të shohin rezultatet e veprave të tyre të kota, të mashtruarit që kanë ndjekur parinë e tyre, do të dëshirojnë të kthehen sërish në dynja, që t'u jepet edhe një herë mundësia të distancohen dhe të braktisin parinë e tyre mashtruese, që i kanë penguar nga rruga e drejtë e Zotit. Kështu, ata do të kërkojnë të rikthehen në dynja, me qëllim që të largohen nga idhujtaria dhe që adhurimin, dashurinë e nënshtrimin t'ia përkushtojnë Allahut, të Vetmit Zot në qiej dhe në tokë. Por afati i tyrë atëherë do të ketë përfunduar, sepse nuk ka më kohë për të kryer vepra. Megjithatë, pretendimi i tyre se po të ktheheshin sërish në dynja, do të adhuronin vetëm Allahun me sinqeritet, është i gënjeshtërt, sepse ata përsëri do t'u ktheheshin veprave të tyre të ndyra. Prandaj ato do të jenë veçse fjalë nga ana e tyre, të cilat shprehin dëshpërimin dhe pikëllimin për braktisjen që do t’u bëjë paria atë ditë të vështirë, Ditën e Gjykimit. Atë ditë, në supet e secilit do të rëndojë gjynahu i vet, ndërsa kreu i të gjithë të këqijave është Iblisi, i cili, Ditën e Dëshpërimit do t'u mbajë një fjalim të shëmtuar pasuesve të tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Kur gjithçka të jetë vendosur, Shejtani do të thotë: “Qe Allahu që ju kishte bërë premtimin e vërtetë. Edhe unë ju premtova, por unë nuk e mbajta premtimin. Unë nuk pata fuqi imponuese ndaj jush, përveçse t'ju bëja thirrje, por ju më dëgjonit. Për këtë arsye, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk mund të jem shpëtimtari juaj e as ju nuk mund të jeni shpëtimtarët e mi. Unë distancohem nga shirku juaj në të shkuarën.” [Ibrahim 22]. Pastaj i lartësuari Tha: "Nuk ka dyshim, jobesimtarët kanë një dënim të dhembshëm. Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira vendosen në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, me lejen e Zotit të tyre. Përshëndetja e tyre atje është “Selam!”.. [Ibrahim 23].

2:168Page 25

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ كُلُواْ مِمَّا فِي ٱلۡأَرۡضِ حَلَٰلٗا طَيِّبٗا وَلَا تَتَّبِعُواْ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيۡطَٰنِۚ إِنَّهُۥ لَكُمۡ عَدُوّٞ مُّبِينٌ ١٦٨

O mankind, eat from whatever is on earth [that is] lawful and good and do not follow the footsteps of Satan. Indeed, he is to you a clear enemy.

O njerëz! Hani nga ato ushqime të lejuara dhe të mira që gjenden në Tokë, -Ky është një urdhër që i drejtohet të gjithë njerëzimit, besimtarëve dhe jobesimtarëve, që tregon bujarinë e Allahut të Lartësuar ndaj tyre. Ai i urdhëron njerëzit që të hanë nga prodhimet e gjallesat e tokës, qofshin ato drithëra, fruta, agrume, kafshë etj., por me kusht që ato duhet të jenë të lejuara prej Tij. Njerëzit nuk duhet të prekin as ato gjëra që ndihmojnë në përhapjen e haramit, i cili sjell shkatërrim në tokë. Ndërsa kusht i dytë është që ato duhet të jenë të mira e të këndshme, e jo të ndyra e të neveritshme, si p.sh. gjaku, mishi i derrit etj. Ky ajet vërteton se, çdo gjë, në origjinën e saj, është e lejuar të hahet dhe të shfrytëzohet. Ndërsa haram është vetëm ajo gjë për të cilën ka fakte se Zoti e ka bërë të tillë. Gjërat e ndaluara janë dy llojesh:1. Të ndaluara për shkak se janë vetë të ndyra e të dëmshme. Këto janë të kundërtat e gjërave të mira e të këndshme.2. Të ndaluara jo për shkak se janë vetë të ndyra e të dëmshme, por për shkak të pasojës apo gjynahut ku ato të çojnë.Ato të shpien në shkeljen e të drejtave të Zotit, ose në shkeljen e të drejtave të krijesave. Ky lloj është i kundërt me kategorinë e gjërave hallall, të lejuara nga Allahu. Kështu, përfitimi prej begative të Zotit duhet të plotësojë dy kushte: së pari, ato të jenë vërtet të mira, të këndshme e të pastra dhe, së dyti, të jenë të lejuara, në mënyrë të tillë që të mos shkelin të drejtat e Zotit dhe as të robërve . Ky ajet vërteton, gjithashtu, që të ushqyerit sa për të mbajtur veten gjallë është i detyrueshëm për njeriun. Kjo do të thotë që, nëse ai nuk e bën një gjë të tillë, është gjynahqar, sepse urdhërimi tregon detyrim, dhe kush nuk e zbaton atë pa arsye të pranueshme, meriton ndëshkimin e të Madhëruarit. Pasi urdhëron rendjen pas gjërave që sjellin dobi e mirësi, Allahu i Madhëruar ndalon ndjekjen e rrugëve të humbjes, të cilat të çojnë në shkatërrim dhe dëshpërim. Ai i ndalon njerëzit nga pasimi i hapave të shejtanit, i cili është armiku i tyre i përbetuar, duke thënë:…e mos shkoni pas hapave të shejtanit! Ai është armiku juaj i betuar. -Pra, mos shkoni pas hapave të të mallkuarit. Hapat e shejtanit janë urdhrat e cytjet e tij. Ato përfshijnë të gjitha zullumet, duke filluar nga ato të pafalshmet, si mohimi i Zotit dhe idhujtaria, e duke vazhduar me gjynahet e tjera, si bërja haram e gjërave që Allahu i Lartësuar i ka bërë të lejuara, apo urdhërimin për ngrënien e ushqimeve që janë haram. Allahu i Lartësuar e ka cilësuar shejtanin si: “aduun mubîn”, domethënë armik që e shfaq hapur armiqësinë, pa e fshehur aspak atë. Ky armik, me urdhrat që jep, synon veçse mashtrimin dhe të keqen e njeriut. Ai dëshiron që edhe njeriu të bëhet banor i Zjarrit përvëlues. Kështu, Allahu i Lartësuar nuk është mjaftuar duke na ndaluar nga pasimi i hapave të shejtanit, por na ka bërë të qartë, gjithashtu, se ai është armiku ynë i hapur. Më tej, Allahu i Lartësuar, që është më i vërteti në fjalët e Tij, na përshkruan urdhrat e këtij armiku të mallkuar, që të shtyn larg mëshirës së Mëshiruesit:

2:169Page 25

إِنَّمَا يَأۡمُرُكُم بِٱلسُّوٓءِ وَٱلۡفَحۡشَآءِ وَأَن تَقُولُواْ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ ١٦٩

He only orders you to evil and immorality and to say about Allāh what you do not know.

Ai ju urdhëron vetëm për të këqija e poshtërsi dhe ju shtyn që të thoni për Allahun gjëra që nuk i dini. -Kuptimi: Ai ju urdhëron për të këqija, të cilat e trishtojnë personin që i kryen ato. Fjala “të këqija” përfshin të gjitha llojet e gjynaheve dhe të mosbindjes ndaj Zotit. Më pas vjen fjala “faĥshã” – “poshtërsi”, domethënë vepra e keqe në mosbindje ndaj Zotit, e cila sigurisht që përfshihet në termin “të këqija”, por ajo përmendet në mënyrë të veçantë për të përshkruar më hollësisht gjërat për të cilat urdhëron shejtani. Kështu, shejtani i urdhëron njerëzit për bërë të këqija, të cilat sjellin dëshpërim për vepruesit e tyre, dhe për të bërë vepra të ulëta, sikurse janë imoraliteti, konsumi i pijeve dehëse, vrasja pa të drejtë e tjetrit, shpifjet, koprracia etj., të cilat janë të fëlliqura për çdo njeri me logjikë. Një ndër veprat më të ndyra për të cilën shejtani i urdhëron njerëzit, është edhe ajo që thotë Allahu: “Ai ju shtyn që të thoni për Allahun gjëra që nuk i dini” - Në këtë përcaktim hyjnë:- Ata që flasin rreth Allahut pa dije të sigurt dhe pa dëshmi të qarta, të sjella nga Ai, nëpërmjet Profetit të Tij.- Ata që flasin rreth dispozitave dhe përcaktimeve të Zotit, pa dije dhe pa fakte.- Ata që e përshkruajnë Allahun ndryshe nga ç'e ka përshkruar Ai Veten dhe ndryshe nga ç'e ka përshkruar Atë Profeti i Tij.- Ata të cilët ia mohojnë Zotit ato cilësi, emra dhe vepra të Tij, të cilat Ai i ka pohuar për Veten e Tij dhe i ka pohuar për Të Profeti i Tij.- Ata të cilët pretendojnë se Allahu i Lartësuar ka partnerë të barabartë me Të, të cilët i afrojnë adhuruesit e tyre tek Allahu i Lartësuar. Këta besojnë se idhujt, të cilët i adhurojnë dhe u përkushtohen, do t'i afrojnë më shumë tek Allahu i Lartësuar.- Ata të cilët thonë: “Allahu e ka bërë këtë të lejuar dhe atë të ndaluar, për këtë ka urdhëruar dhe për atë ka ndaluar”, duke mos pasur asnjë dije dhe dëshmi nga Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij.- Ata të cilët pretendojnë se Allahu e ka krijuar këtë apo atë gjë, për këtë shkak dhe atë arsye, duke mos pasur për këtë dëshmi të sigurt nga Zoti dhe Profeti i Tij.- Ata të cilët i interpretojnë fjalët e Allahut dhe të Profetit të Tij, duke u dhënë atyre kuptime që Allahu i Lartësuar dhe Profeti i tij nuk i kanë synuar kurrë, por që i kanë sajuar veç njerëzit e humbur. Ata e kuptojnë fjalën e Allahut dhe të Profetit të Tij veçse në formën dhe mënyrën e diktuar nga grupet e humbura, që janë pasues të shejtanit.Njerëzit që flasin për Allahun pa dije konsiderohen si pasuesit më të denjë të shejtanit, sepse ata i pengojnë njerëzit të pinë nga i vetmi burim i shpëtimit të tyre, që është fjala e Zotit dhe e Profetit të Tij. Të folurit për Allahun pa dije dhe pa fakte është nga ligësitë më të mëdha që shejtani i mallkuar dhe ushtria e tij urdhërojnë. Ata përdorin të gjitha kurthet dhe mashtrimet për të devijuar krijesat nga e vetmja rrugë e vërtetë. Ndërsa Allahu i Lartësuar, nga ana tjetër, urdhëron për drejtësi, për vepra të mira e bamirësi ndaj të afërmve, dhe ndalon nga veprat e ulëta, të këqija dhe padrejtësitë. Kështu, robi gjendet mes dy ftesave, prandaj le të jetë i kujdesshëm se cilën rrugë do të pasojë, se fjalën e kujt do të dëgjojë dhe do të zbatojë. A do të ndjekë ftesën e Allahut drejt lumturisë së dynjasë dhe të ahiretit? A do të pranojë urdhrin, bindja ndaj të cilit sjell sukses, lumturi dhe prehje? A do të pasojë rrugën e Bamirësit të madh, i cili urdhëron veçse për mirësi dhe çdo gjë të dobishme dhe ndalon nga çdo gjë e keqe, e neveritshme dhe e dëmshme? Apo do të zgjedhë ftesën e shejtanit të mallkuar, i cili është armik i hapur i tij?! Si mund të ndjekë robi rrugën e atij që i dëshiron të keqen, dëshpërimin dhe vuajtjen në këtë jetë dhe në jetën tjetër?! A nuk e di ai se çdo e keqe vjen si pasojë e pranimit të ftesës së shejtanit dhe e miqësimit me të?! I mallkuari urdhëron veçse për vepra të fëlliqura e shkatërruese, dhe ndalon nga çdo vepër e mirë dhe e dobishme. Pastaj Allahu i Lartësuar flet për gjendjen e idhujtarëve dhe për mënyrën se si reagojnë ata kur ftohen për të pasuar rrugën e drejtë, të sjellë nga Profeti i Allahut. Ai na tregon përgjigjen e tyre, kur ftohen për të pasuar Shpalljen nga Zoti i gjithësisë. Kështu, edhe pse janë njohur me ftesat e mësipërme, ata thonë:

2:170Page 26

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّبِعُواْ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ قَالُواْ بَلۡ نَتَّبِعُ مَآ أَلۡفَيۡنَا عَلَيۡهِ ءَابَآءَنَآۚ أَوَلَوۡ كَانَ ءَابَآؤُهُمۡ لَا يَعۡقِلُونَ شَيۡـٔٗا وَلَا يَهۡتَدُونَ ١٧٠

And when it is said to them, "Follow what Allāh has revealed," they say, "Rather, we will follow that which we found our fathers doing." Even though their fathers understood nothing, nor were they guided?

Kur atyre (idhujtarëve) u thuhet “Pasoni atë që shpalli Allahu!”, ata thonë: “Jo. Ne ndjekim atë rrugë që kishin të parët tanë.” -Pra, ata mjaftohen me pasimin e verbër të paraardhësve të tyre, duke qëndruar mospërfillës ndaj udhëzimit të sjellë nga profetët e Zotit. Ata nuk i shqetëson fakti që të parët e tyre, rrugën e të cilëve e pasojnë verbërisht, kanë qenë injorantë, të humbur dhe të larguar nga rruga e drejtë e Zotit. Justifikimi i tyre për refuzimin e të vërtetës është shumë i dobët dhe i pavend. Madje, ai vërteton se refuzimi i tyre bëhet me vetëdije, dhe kështu ata nuk tregohen të drejtë në vlerësimin e së vërtetës. Nëse do të synonin dhe do të përpiqeshin sinqerisht që të gjenin udhëzimin e vërtetë, pa dyshim që do ta mësonin dhe pranonin atë. Çdokush që synon të vërtetën dhe bën një krahasim mes saj dhe të kotës, e kupton lehtësisht se cila është e vërteta dhe, nëse do të jetë njeri i drejtë, do ta pasojë pa u lëkundur atë. Pastaj i Madhëruari thotë:Po sikur të parët e tyre të mos kishin kuptuar asgjë dhe të mos ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë? -Kjo tregon se ata janë njerëz që nuk e pranojnë apo nuk janë të aftë që ta pranojnë të vërtetën. Ata nuk e mposhtin dot kryeneçësinë e tyre. Për këta lloj njerëzish, Allahu i Lartësuar sjell një shembull, i cili përshkruan gjendjen e tyre kur ftohen të ndjekin fenë e drejtë të Allahut.

2:171Page 26

وَمَثَلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ كَمَثَلِ ٱلَّذِي يَنۡعِقُ بِمَا لَا يَسۡمَعُ إِلَّا دُعَآءٗ وَنِدَآءٗۚ صُمُّۢ بُكۡمٌ عُمۡيٞ فَهُمۡ لَا يَعۡقِلُونَ ١٧١

The example of those who disbelieve is like that of one who shouts at what hears nothing but calls and cries [i.e., cattle or sheep] - deaf, dumb and blind, so they do not understand.

Mohuesit u përngjajnë kafshëve, të cilat, kur i thërret dikush, dëgjojnë vetëm britmë dhe zë(por s'kuptojnë asgjë). -Pra, ata u përngjajnë bagëtive, të cilat veç sa dëgjojnë zërin e bariut, por nuk kuptojnë se çfarë thotë ai. Edhe mohuesit, ashtu si bagëtitë, e dëgjojnë atë që i fton në rrugën e drejtë, por nuk reagojnë me logjikë ndaj zërit që dëgjojnë. Për këtë arsye, Allahu thotë:Ata janë të shurdhër, memecë, të verbër dhe nuk kuptojnë asgjë. -Ata janë ‘summun’, pra, të shurdhër, që nuk e dëgjojnë të vërtetën me logjikë, për ta kuptuar dhe për t’iu bindur asaj. Ata janë ‘umjun’ - të verbër, që nuk i shohin faktet, për ta dalluar të vërtetën nga e kota, dhe nuk marrin mësime prej tyre. Ata janë gjithashtu ‘bukmun’ – memecë, që nuk e thonë kurrë të vërtetën, e cila është në dobinë e tyre. Cili është shkaku i kësaj gjendjeje? Allahu i Lartësuar thotë: “ata nuk kuptojnë”. Pra, shkaku është që ata nuk kanë mendje të shëndoshë, por janë mendjelehtë dhe injorantë. E si mund të dyshosh në mendjelehtësinë e dikujt që, kur ftohet në rrugën e drejtë, kur ftohet për t'u larguar nga shkatërrimi e për t'u ruajtur nga ndëshkimi, kur urdhërohet për vepra të mira, që janë në dobi të tij, kur ftohet në rrugën që i siguron suksesin dhe lumturinë, ai, çuditërisht, e refuzon ftesën dhe nuk i bindet urdhrit të Zotit të tij?! Çfarë mund të thuhet tjetër për një njeri, i cili, me vetëdije, i hyn rrugës së Zjarrit, duke ndjekur të kotën dhe duke shpërfillur të vërtetën?! A mund të thuhet që një i tillë është i mençur?! Jo, pa dyshim që ai është më mendjelehti dhe më injoranti që mund të ekzistojë.

2:172Page 26

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُلُواْ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقۡنَٰكُمۡ وَٱشۡكُرُواْ لِلَّهِ إِن كُنتُمۡ إِيَّاهُ تَعۡبُدُونَ ١٧٢

O you who have believed, eat from the good [i.e., lawful] things which We have provided for you and be grateful to Allāh if it is [indeed] Him that you worship.

O ju që keni besuar! -Ky urdhër u drejtohet besimtarëve, pas atij që i drejtohej të gjithë njerëzimit. Ky veçim ndodh për arsye se të vetmit që përfitojnë vërtet prej urdhrave dhe ndalesave të Zotit janë pikërisht besimtarët. Ata janë të vetmit që i marrin në konsideratë urdhrat dhe ndalesat, duke i respektuar ato, dhe këtë e bëjnë të shtyrë vetëm nga besimi që kanë në zemërHani nga të mirat me të cilat ju kemi begatuar -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të përfitojnë prej çdo gjëje që quhet e mirë dhe e këndshme, si dhuratë prej Zotit Bujar dhe Mëshirëplotë. Ai i urdhëron, gjithashtu, që ata të jenë mirënjohës për mirësitë e dhuruara prej Tij, duke i shpenzuar dhe shfrytëzuar ato për bindjen ndaj Zotit të tyre. Kështu, Allahu i Lartësuar u jep besimtarëve të njëjtat urdhra që u ka dhënë profetëve të Tij, siç thuhet në ajet: “O ju të dërguar të Zotit! Hani prej mirësive dhe punoni vepra të mira…” [Haxh]. Mirënjohja për të cilën Allahu i Lartësuar urdhëron besimtarët është pikërisht “kryerja e veprave të mira” për të cilën ka urdhëruar profetët. Duke qenë se ky ajet u drejtohet besimtarëve, aty nuk përmendet që gjërat duhet të jenë të lejuara, sikurse u përmend në ajetin që u drejtohet njerëzve në përgjithësi. Arsyeja është se nuk ka nevojë që t’u thuhet besimtarëve, se të mirat që duhet të hanë, duhet të merren në mënyrë të lejuar, pasi besimi i tyre nuk i lejon të shfrytëzojnë diçka në mënyrë jo të lejuar. Po ashtu, nëse njeriu i përdor mirësitë e Zotit për të adhuruar Atë, ai nuk do të merret në përgjegjësi për to Ditën e Gjykimit. Ai i ka hallall ato mirësi që i shfrytëzon dhe i përdor në bindjen ndaj Zotit. Ndërsa mohuesi, i cili nuk i shfrytëzon mirësitë e Zotit për ta adhuruar Atë dhe për të treguar mirënjohjen ndaj Tij, do të merret në përgjegjësi për to në Ditën e Gjykimit, edhe nëse i përdor ato në mënyrë të lejuar në këtë botë. Mirësitë që ai mund të gëzojë në këtë jetë, duke qenë se nuk tregohet mirënjohës për to dhe nuk i shfrytëzon për adhurimin e Zotit, në realitet ai i ka haram dhe do të mbajë përgjegjësi për to.…dhe falënderojeni Allahun, nëse jeni të sinqertë në adhurimin e Tij! -Me fjalë të tjera, ajeti kuptohet kështu: Ai që nuk tregon mirënjohje ndaj Zotit, nuk e adhuron Atë si Një të vetëm, sepse çdokush që tregohet mirënjohës ndaj Tij, patjetër që do të jetë adhurues i Tij dhe zbatues i rregullt i të gjitha urdhrave të Tij. Ky ajet tregon, gjithashtu, se konsumimi i gjërave të mira dhe të lejuara bëhet shkak dhe ndihmë për të kryer vepra të mira, dhe çka është më e rëndësishme, që ato të konsiderohen si të pranuara te Zoti i Lartësuar. Shfrytëzimi i mirësive e bën të detyrueshme mirënjohjen për to, e cila sjell dy gjëra, njëra më e mirë se tjetra: së pari, ruajtjen e imanit dhe të mirësive ekzistuese dhe, së dyti, shtim të mirësive të tjera. Mosmirënjohja ose mohimi i mirësive, nga ana tjetër, largon mirësitë ekzistuese dhe ato që priten të vijnë. Më tej, pasi lejon përdorimin e gjërave të pastra, të këndshme dhe të dobishme, Allahu i Lartësuar ndalon gjërat e pista, të këqija e të dëmshme, duke thënë:

2:173Page 26

إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَيۡتَةَ وَٱلدَّمَ وَلَحۡمَ ٱلۡخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ بِهِۦ لِغَيۡرِ ٱللَّهِۖ فَمَنِ ٱضۡطُرَّ غَيۡرَ بَاغٖ وَلَا عَادٖ فَلَآ إِثۡمَ عَلَيۡهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ ١٧٣

He has only forbidden to you dead animals,1 blood, the flesh of swine, and that which has been dedicated to other than Allāh. But whoever is forced [by necessity], neither desiring [it] nor transgressing [its limit], there is no sin upon him. Indeed, Allāh is Forgiving and Merciful.

Juve ju janë ndaluar veçse të ngordhurat, gjaku, mishi i derrit -“Të ngordhura” (el mejtetu)konsiderohen kafshët që kanë ngordhur jo prej therjes së rregullt të përcaktuar nga Sheriati. Ato ndalohen të hahen, sepse janë të pista dhe të neveritshme. Në shumicën e rasteve, ngordhja vjen si pasojë e sëmundjeve të ndryshme të kafshës, dhe kjo ia shton më tepër dëmin. Prej të ngordhurave, që ndalohen të hahen, përjashtohen karkalecat e tokës dhe të gjitha gjallesat e detit. Këto dy kategori janë të lejuara dhe të pastra, edhe nëse nuk theren sipas Sheriatit. Ndërsa gjaku i ndaluar është gjaku i damarëve, që del me forcë, sikurse është përcaktuar në një ajet tjetër të Kur’ânit: “Thuaj: “Në Shpalljen që më është dhënë nuk gjej ushqime të ndaluara, veç mishit të ngordhur, gjakut që derdhet vrullshëm dhe mishit të derrit, sepse janë të ndyrë, dhe mishit që nuk therret me emrin e Allahut, që është shkelje e kufijve të Tij. E për atë që është i detyruar të hajë nga këto, por duke mos pasur për qëllim shijimin dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është Falës e Mëshirëplotë.” [En’am 145].…dhe ato(kafshët)që nuk theren në emër të Allahut por të dikujt tjetër.Domethënë, gjatë therjes së të cilave përmendet emri i dikujt tjetër, përveç Allahut, qofshin ata idhuj prej guri, të vdekur, varre etj. Këto që u përmendën deri tani nuk janë të gjitha llojet e të ndaluarave, por janë ato që quhen të këqija, të pisëta, të neveritshme e të dëmshme. Me fjalë të tjera, këto janë sjellë si shembuj, për të treguar se Allahu i Lartësuar ka ndaluar veçse gjërat e neveritshme dhe të dëmshme. Allahu i Lartësuar na i bëri të ndaluara këto gjëra të neveritshme, në shenjë butësie dhe mëshire ndaj nesh, për të na ruajtur nga çdo gjë e dëmshme. Megjithatë, Allahu i Lartësuar dhe i Mëshirshëm thotë:Por, kush detyrohet(të hajë njërën nga këto), pa dashur të bëjë keq dhe duke mos e tepruar, për të nuk është gjynah(nëse i ha). -Pra, çdokush që ndihet i detyruar për të konsumuar këto ushqime të ndaluara, i lejohet ta bëjë, por me disa kushte: Së pari, të jetë i detyruar për t’i përdorur ato. Një rast i tillë është, për shembull, kur njeriu nuk ka asgjë për të konsumuar përveç këtyre harameve; përndryshe mund të vdesë. Një rast tjetër është kur kërcënohet seriozisht, nëse nuk e konsumon atë haram. Së dyti, të mos synojë haramin, ndërkohë që ka mundësi të përdorë hallallin, ose kur nuk është e domosdoshme diçka e tillë. Pra, kur nuk është plotësuar kushti i të qenit i detyruar, i shtrënguar. Kusht tjetër është që të mos teprohet me masën e lejuar. Pra, nuk duhet të kalohet masa mbi të domosdoshmen. Për atë njeri që e ka të domosdoshëm përdorimin e haramit, pasi nuk ka asnjë mundësi të përdorë hallallin, dhe nuk e tejkalon masën që e ka të domosdoshme, për atë, pra, Allahu i Lartësuar thotë që nuk ka gjynah. Ai nuk do të merret në përgjegjësi për konsumin e kësaj të ndaluare. Madje, në rast të tillë, njeriu është i urdhëruar që ta konsumojë atë, për të mbajtur trupin gjallë. Ai e ka të ndaluar që të shkojë me këmbët e veta drejt shkatërrimit dhe vdekjes; ai e ka të ndaluar të vrasë veten. Për këtë arsye, njeriu do të merret në përgjegjësi nëse e le ushqimin deri në vdekje, sepse konsiderohet si vetëvrasje. Ky lejim është mëshirë nga Allahu i Lartësuar për adhuruesit e Tij, prandaj e mbyll ajetin duke përmendur dy emrat e Tij të bukur:Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Duke qenë se lejimi i këtyre të ndaluarave është i kushtëzuar, dhe dihet që robi nuk mund t'i përmbushë plotësisht kushtet e caktuara, atëherë Allahu i Lartësuar tregon se Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë, mbulues i të metave dhe mangësive të robit. Allahu fal dhe mëshiron shumë, sidomos kur nevoja e madhe e rëndon njeriun. Ky ajet vërteton rregullin e madh në Islam, që thotë: “Domosdoshmëria e bën të lejueshme të ndaluarën”. Pra, në çdo situatë ku njeriu detyrohet të përdorë haramet, Sunduesi i Mëshirshëm ia lejon një gjë të tillë. Allahut i qoftë përherë lavdia dhe mirënjohja!

2:174Page 26

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكۡتُمُونَ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلۡكِتَٰبِ وَيَشۡتَرُونَ بِهِۦ ثَمَنٗا قَلِيلًا أُوْلَٰٓئِكَ مَا يَأۡكُلُونَ فِي بُطُونِهِمۡ إِلَّا ٱلنَّارَ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ ٱللَّهُ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمۡ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٌ ١٧٤

Indeed, they who conceal what Allāh has sent down of the Book and exchange it for a small price - those consume not into their bellies except the Fire. And Allāh will not speak to them on the Day of Resurrection, nor will He purify them. And they will have a painful punishment.

Këto ajete janë një kërcënim i ashpër për këdo që fsheh diçka prej Shpalljeve që Allahu i Lartësuar u dha profetëve. Ato janë kërcënim për këdo që fsheh dijen për të cilën Allahu i Lartësuar, atyre që ua dhuroi, u mori besën se do t'ua sqaronin njerëzve dhe nuk do ta fshihnin.Ata që fshehin nga Libri atë që shpalli Allahu, për të fituar me të një shpërblim të vogël… -Domethënë, ata të cilët për hir të kësaj bote mashtruese dhe të parëndësishme, e shpërfillin urdhrin e Allahut për qartësimin e së vërtetës. Për këta është një kërcënim i ashpër:…ata fusin vetëm zjarr në barkun e tyre. -Fitimi që ata marrin me mënyrën e fëlliqur është haram e i shëmtuar. Për këtë arsye, zjarri në barkun e tyre është shpërblimi më i drejtë, sipas punës që kanë bërë.Në Ditën e Gjykimit, Allahu nuk do t’u flasë atyre -Allahu do të jetë i zemëruar me ta, prandaj nuk do t’i përfillë kërkesat e tyre. Kjo do të jetë shumë më e dhimbshme për ta, sesa vetë ndëshkimi në Zjarr.…dhe as nuk do t'i shfajësojë. I dhembshëm do të jetë dënimi i tyre. -Domethënë, Allahu nuk do t’i pastrojë ata nga cilësitë e tyre të ulta, sepse nuk kanë bërë kurrë ndonjë vepër për të cilën mund të lëvdohen dhe mund të meritojnë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe shpërblimin e Tij. Allahu i Lartësuar nuk i pastron ata për të vetmen arsye: për shpërfilljen nga ana e tyre e Librit të Zotit, duke mos zbatuar dispozitat e Tij dhe duke mos i ftuar njerëzit që ta pasojnë dritën e sjellë nëpërmjet tij.

2:175Page 26

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱشۡتَرَوُاْ ٱلضَّلَٰلَةَ بِٱلۡهُدَىٰ وَٱلۡعَذَابَ بِٱلۡمَغۡفِرَةِۚ فَمَآ أَصۡبَرَهُمۡ عَلَى ٱلنَّارِ ١٧٥

Those are the ones who have exchanged guidance for error and forgiveness for punishment. How patient they are for [i.e., in pursuit of] the Fire!

Ata e kanë këmbyer udhëzimin me humbjen dhe shpëtimin me dënimin. -Ata nuk e ndjekin udhëzimin e sjellë në Librin e Zotit, por i kthejnë shpinën atij, duke parapëlqyer rrugën e humbjes, kundrejt dritës së udhëzimit, duke zgjedhur ndëshkimin, kundrejt faljes së Zotit. Të tillëve u shkon për shtat veçse zjarri i Xhehenemit.Si do ta durojnë ata Zjarrin?! -Subhanallah! A mund ta durojnë ata zjarrin e Xhehenemit! Ku do ta gjejnë forcën për ta përballuar?!

2:176Page 26

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ نَزَّلَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّۗ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ ٱخۡتَلَفُواْ فِي ٱلۡكِتَٰبِ لَفِي شِقَاقِۭ بَعِيدٖ ١٧٦

That is [deserved by them] because Allāh has sent down the Book in truth. And indeed, those who differ over the Book are in extreme dissension.

Kjo, për shkak se Allahu e zbriti Librin me të vërtetën e sigurt. -Ky shpagim i drejtë që u bëhet tyre, duke mos u dhënë sukses të gjejnë udhën e drejtë, ka një shkak: se Allahu i Lartësuar e zbriti Librin me të vërtetën e pakundërshtueshme. Një e vërtetë e padiskutueshme është fakti që, vepërmirët do të shpërblehen me të mira dhe vepërkëqijtë do të marrin atë që u takon. Nëpërmjet të vërtetës së sigurt dallohet udhëzimi i drejtë nga rrugët e humbjes. Për këto arsye, kush përpiqet të ndryshojë Librin e Zotit dhe qëllimet e Tij, meriton ndëshkimin më të madh.por ata që polemizuan(padrejtësisht)rreth tij, janë të përçarë e shumë larg nga e vërteta. -Domethënë, ata të cilët u kundërshtuan rreth librit të Zotit. Kundërshtimi i një libri hyjnor bëhet në dy mënyra: së pari, duke besuar një pjesë të tij dhe duke mohuar pjesën tjetër dhe, së dyti, duke e ndryshuar apo tjetërsuar atë sipas shijeve, interesave dhe dëshirave të njerëzve. Një gjë është e sigurt: zbatimi rigoroz i Librit të Zotit sjell unitet e dashuri mes njerëzve, ndërsa kundërshtimi i tij sjell përçarje, urrejtje dhe armiqësi mes tyre. Këta lloj njerëzish janë, ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar: "... janë të përçarë e shumë larg nga e vërteta..." Arsyeja është se ata e kundërshtojnë Librin e Zotit, që sjell të vërtetën e sigurt, që, rrjedhimisht, sjell bashkimin e të gjithëve në një qëndrim. Nëse do të ndiqnin të vërtetën që ndodhet në Librin hyjnor, ata do të shpëtonin nga ndarjet, fraksionet e grupimet, që gjithmonë janë në kundërshti dhe armiqësi me njëri-tjetrin. Ndërsa fatlumët nga ithtarët e Librit, të cilët i besojnë plotësisht të gjitha shpalljet e Zotit, ata gjykojnë me Librin e Tij në çdo çështje dhe, për këtë arsye, janë të bashkuar e të lumtur. Në këto ajete ka shumë dobi e mësime. Aty paraqitet kërcënimi i ashpër për këdo që fsheh pjesë nga shpalljet e Zotit, duke i dhënë përparësi jetës së kësaj dynjaje mashtruese dhe duke merituar kështu ndëshkimin dhe zemërimin e Allahut të Lartësuar. Ne mësojmë se Allahu i Lartësuar nuk do t'i pastrojë kurrë të tillë njerëz, që bëjnë këtë punë, që nënkupton se atyre nuk do t’u jepet sukses për të gjetur e ndjekur udhëzimin e drejtë dhe nuk do t’u mbulohen të metat me faljen dhe mëshirën e Allahut. Shkaku i këtij shpagimi është përzgjedhja me vetëdije e tyre e ndëshkimit të Zotit, kundrejt faljes dhe mëshirës së Tij. Allahu i Lartësuar thotë për ta: “Si do ta durojnë ata Zjarrin?!” Pra, ata që bëjnë shkaqet që të fusin në Xhehenem, duke qenë të vetëdijshëm për këtë, duket sikur mendojnë se mund të durojnë zjarrin e përgatitur për ta. Por Allahu i Lartësuar hedh poshtë çdo pandehmë të gabuar për Zjarrin që i pret, pasi ai është shumë më i madh sesa mund të përfytyrohet. Në ajete mësojmë se Libri i shpallur nga Zoti përmban të vërtetën e sigurt, e cila është e vetmja mënyrë për bashkim mes njerëzve. Ata që kundërshtojnë Librin hyjnor kanë humbur thellë e larg, duke u bërë pjesë e përçarjes së madhe, që trazon botën.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском