As-Sa'diAl‑Baqarah · 2:186–196

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Baqarah 2:186–196

2:186Page 28

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌۖ أُجِيبُ دَعۡوَةَ ٱلدَّاعِ إِذَا دَعَانِۖ فَلۡيَسۡتَجِيبُواْ لِي وَلۡيُؤۡمِنُواْ بِي لَعَلَّهُمۡ يَرۡشُدُونَ ١٨٦

And when My servants ask you, [O Muḥammad], concerning Me - indeed I am near. I respond to the invocation of the supplicant when he calls upon Me. So let them respond to Me [by obedience] and believe in Me that they may be [rightly] guided.

Ky ajet ka ardhur si përgjigje e një pyetjeje që iu drejtua Profetit (a.s) prej njërit nga shokët e tij, i cili tha: “O i Dërguari i Allahut! A është afër Zoti ynë, që t'i flasim me zë të ulët, apo është larg, që ta ngremë zërin kur flasim?!” Pas kësaj pyetjeje, Allahu i Lartësuar shpalli:Kur adhuruesit e Mi të pyesin për Mua,(thuaju se)Unë jam pranë(tyre). -Allahu i Lartësuar është afër. Ai është Mbikëqyrës i vazhdueshëm i robërve të Tij. Ai vështron imtësisht të fshehtat dhe ato që shfaqen haptazi. Ai e sheh edhe atë që është më e fshehtë se e fshehta. Ai di, madje, edhe për atë shikimin vjedhurazi të syve apo për gjërat që fshihen në gjoksin e njeriut. Allahu është pranë robit që lutet, duke iu përgjigjur lutjeve të tij, prandaj Ai thotë:Unë i përgjigjem lutjes, kur lutësi më lutet. -Lutjet ose dua-të janë dy llojesh:1. Lutje adhurimi. Të tilla janë lutjet e robit që Allahu i Lartësuar t’i japë ato që ai kërkon dhe ta ruajë nga ato që ai i druhet, jo duke ia kërkuar konkretisht ato, por duke kryer adhurimet për të cilat Allahu i Lartësuar ka premtuar se do të japë si shpërblim ato që robi kërkon. Për shembull, njeriu dëshiron të futen në Xhenet. Këtë ai mund t’ia kërkojë Allahut të Lartësuar me dy mënyra: ose duke iu drejtuar Atij me një kërkesë konkrete, pra, duke thënë: “O Zot, të lutem më fut në Xhenet!”, ose duke ia kërkuar këtë gjë tërthorazi, duke kryer ato vepra dhe adhurime për të cilat Allahu i Lartësuar ka premtuar si shpërblim futjen në Xhenet. Kjo mënyrë e fundit është “lutje adhurimi”, ndërsa lloji tjetër është:2. Lutje kërkese. Kjo do të thotë t'i kërkosh Allahut të Lartësuar diçka konkrete, si për shembull: “O Zot, më jep rizk hallall, ma shto pasurinë time, m'i ruaj të mirat që më ke dhënë!” etj. Këto ishin dy mënyrat me të cilat ne mund t'i lutemi Allahut të Lartësuar.Edhe afërsia e Zotit me krijesat është dy llojesh:1. Afërsi e përgjithshme. Kjo do të thotë që Allahu i Lartësuar është pranë të gjitha krijesave të Tij me dijen dhe pushtetin e Tij.2. Afërsi e posaçme, që nënkupton se Allahu i Lartësuar është pranë adhuruesve të Tij dhe atyre që i luten Atij. Kjo afërsi shprehet duke iu përgjigjur lutjeve të tyre, duke i ndihmuar e duke iu dhënë sukses.Allahu i Lartësuar ka premtuar se do t'i përgjigjet robit kur ai bën ndonjë lutje të lejuar, por me kusht që zemra e tij të jetë e përqendruar në lutje dhe të jetë i pastër nga çdo gjë që bëhet pengesë për pranimin e lutjes, sikurse është, për shembull, të ushqyerit me haram dhe pengesa të tjera të cilat i ka sqaruar Profeti (a.s). Premtimi i Allahut është akoma më pranë zbatimit kur lutësi plotëson kushtet parësore që mundësojnë përgjigjen e lutjes, të cilat janë: besimi i patundur tek Allahu, nënshtrimi dhe bindja e plotë ndaj urdhrave të Tij, si edhe largimi prej ndalesave të Tij. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë më pas:Le të më përgjigjen Mua dhe të më besojnë vetëm Mua, që të bëhen të udhëzuar drejt! -Pra, vetëm duke iu përgjigjur urdhrave të Zotit dhe duke besuar gjithçka që Ai ka urdhëruar të besojmë, vetëm atëherë do të jemi të udhëzuar. Udhëzimi i premtuar në këtë rast është pranimi i imanit dhe kryerja e veprave të mira. Duke iu përgjigjur Allahut dhe duke e besuar Atë, besimtarët nuk do të çoroditen kurrë e të besojnë gjëra të kota apo të kryejnë vepra që bien ndesh me besimin e drejtë, sepse përgjigjja ndaj ftesës së Allahut dhe besimi i pastër bëjnë që atyre t'u dhurohet dija e pastër, e drejtë dhe e saktë, sikurse thuhet në suren Maide: “O ju që keni besuar! Nëse bëheni të devotshëm, Ai do t'ju mundësojë të dalloni (të vërtetën nga e kota)”

2:187Page 29

أُحِلَّ لَكُمۡ لَيۡلَةَ ٱلصِّيَامِ ٱلرَّفَثُ إِلَىٰ نِسَآئِكُمۡۚ هُنَّ لِبَاسٞ لَّكُمۡ وَأَنتُمۡ لِبَاسٞ لَّهُنَّۗ عَلِمَ ٱللَّهُ أَنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَخۡتَانُونَ أَنفُسَكُمۡ فَتَابَ عَلَيۡكُمۡ وَعَفَا عَنكُمۡۖ فَٱلۡـَٰٔنَ بَٰشِرُوهُنَّ وَٱبۡتَغُواْ مَا كَتَبَ ٱللَّهُ لَكُمۡۚ وَكُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكُمُ ٱلۡخَيۡطُ ٱلۡأَبۡيَضُ مِنَ ٱلۡخَيۡطِ ٱلۡأَسۡوَدِ مِنَ ٱلۡفَجۡرِۖ ثُمَّ أَتِمُّواْ ٱلصِّيَامَ إِلَى ٱلَّيۡلِۚ وَلَا تُبَٰشِرُوهُنَّ وَأَنتُمۡ عَٰكِفُونَ فِي ٱلۡمَسَٰجِدِۗ تِلۡكَ حُدُودُ ٱللَّهِ فَلَا تَقۡرَبُوهَاۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ ءَايَٰتِهِۦ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ ١٨٧

It has been made permissible for you the night preceding fasting to go to your wives [for sexual relations]. They are a clothing for you and you are a clothing1 for them. Allāh knows that you used to deceive yourselves,2 so He accepted your repentance and forgave you. So now, have relations with them and seek that which Allāh has decreed for you [i.e., offspring]. And eat and drink until the white thread of dawn becomes distinct to you from the black thread [of night]. Then complete the fast until the night [i.e., sunset]. And do not have relations with them as long as you are staying for worship in the mosques. These are the limits [set by] Allāh, so do not approach them. Thus does Allāh make clear His verses [i.e., ordinances] to the people that they may become righteous.

Gjatë netëve të agjërimit, e keni të lejuar kontaktin(intim)me gratë tuaja. Ato janë robë(mburojë)për ju dhe ju jeni robë(mburojë)për to. -Në fillim, po të flinin gjumë pas perëndimit të diellit, besimtarët e kishin të ndaluar që të hanin, të pinin dhe të kryenin marrëdhënie intime me gratë e tyre, deri në perëndimin e ditës tjetër të agjërimit. Por kjo ishte shumë e vështirë për ta. Madje, shpesh ata e thyenin urdhrin e Zotit për netët e Ramazanit. Për këtë arsye, i Madhëruari tha:Allahu e dinte se ju nuk do ta mbanit veten, prandaj jua pranoi pendimin dhe jua fali gabimin tuaj. -Nëse nuk do të vinte ky lehtësim i Zotit, ata do të vazhdonin në gjynahe e mosbindje ndaj Tij. Jo vetëm kaq, por Allahu i Lartësuar ua fali besimtarëve ato gabime që kishin bërë para se të zbriste ky lehtësim prej Tij.Tani, kontaktoni me to… -Domethënë, kontaktoni me gratë me të gjitha mënyrat e kontaktit që më parë ishin të ndaluara.…dhe kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju. -Pra, edhe në kontaktin me to, motivohuni për të kërkuar shpërblim prej Allahut. Dihet shumë mirë se qëllimi më i madh prej kontaktit me gratë është sjellja në jetë e pasardhësve të mirë, që adhurojnë Allahun, dhe ruajtja e nderit. Le të jetë ky, pra, qëllimi i marrëdhënieve me bashkëshorten, që të arrihet shpërblimi nga Allahu i Lartësuar. Megjithatë, njeriu duhet të kërkojë edhe mirësi të tjera të muajit të Ramazanit, të cilat janë më të rëndësishme se marrëdhëniet e burrit me gruan e tij, në mënyrë që të afrohet më shumë tek Allahu i Lartësuar. Kështu, thënia e Allahut të Lartësuar: “kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju”, përfshin edhe mirësi të tjera, prej të cilave është edhe Nata e Kadrit. Me këtë kuptim, Allahu i Lartësuar na udhëzon që të kërkojmë sevapin e Natës së Kadrit duke shtuar adhurimet e duke mos e tepruar me shijimin e kënaqësive të lejuara në këtë natë. Kënaqësitë trupore mund të arrihen në çdo natë tjetër, ndërsa Nata e Kadrit mund të kërkohet veçse gjatë netëve të Ramazanit.Hani e pini, derisa, të dallohet qartë peri i bardhë i agut nga peri i zi(errësira e natës). -Ky është kufiri i lejimit të ngrënies, pirjes dhe kontaktit intim. Ajeti tregon se nuk prishet agjërimi i atij që nuk është i sigurt në ka hyrë koha e agut (kur fillon agjërimi), apo jo, dhe, për këtë arsye, vazhdon të hajë dhe të pijë, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “…derisa të dallohet qartë”. Pra, nëse akoma nuk është bërë e qartë hyrja e kohës së agjërimit, dhe ti vazhdon të hash, kjo nuk e prish agjërimin tënd. Ky ajet dëshmon, gjithashtu, se ngritja për syfyr, për të ngrënë ushqim, është e pëlqyeshme, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Hani e pini…”. Nga ajeti mësohet se është e pëlqyeshme që ngrënia e syfyrit të vonohet sa më shumë që të jetë e mundur, brenda kohës së lejuar, pasi ky qe një lehtësim nga Allahu i Lartësuar për adhuruesit, dhe ky lehtësim bëhet më i plotë kur hamë dhe pimë sa më afër kohës së fillimit të agjërimit. Ajeti tregon, gjithashtu, se është e lejueshme që të gdhihesh xhunub, edhe nëse ka hyrë koha e agjërimit, sepse Allahu thotë: “Hani e pini, derisa, të dallohet qartë peri i bardhë i agut nga peri i zi (errësira e natës).”, dhe dihet se njeriu, po kreu marrëdhënie seksuale deri në kohën kur hyn koha e agjërimit, kjo kohë do ta gjejë patjetër xhunub.Pastaj, vazhdojeni agjërimin deri në mbrëmje. -Pra, deri në perëndimin e diellit, largojuni atyre gjërave që e prishin agjërimin. Megjithatë, jo të gjithëve u lejohet kontakti me gratë e tyre gjatë netëve të Ramazanit, dhe këta janë ata që kanë vendosur të bëjnë itikafnë xhami, siç thotë i Lartësuari:Mos kryeni marrëdhënie me to(gratë)kur qëndroni për itikaf në xhami. -Ky ajet tregon se të qëndruarit në xhami për adhurim të vazhdueshëm (itikaf) është i ligjëruar në Islam. Ai tregon, gjithashtu, se itikafi lejohet të kryhet veçse në xhami. Madje, meqë fjala “el mesâxhid”(xhami) në ajet është në trajtën e shquar (në arabisht), nga kjo kuptohet që itikafi lejohet të bëhet jo në çdo lloj xhamie, por veçse në xhamitë e rregullta, ku falet namazi në të pesta vaktet. Përveç këtyre, ajeti tregon se marrëdhëniet seksuale e prishin itikafin.Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre. -Këta janë kufijtë e Zotit, të vendosur prej Tij, të cilët nuk duhen prekur. Këtu Allahu i Lartësuar nuk ka thënë: “mos i shkelni ato”, por thotë: “mos iu afroni”. Forma e parë ndryshon nga e dyta, sepse urdhri për të mos iu afruar kufijve të Zotit i përfshin të dyja llojet e harameve: haramet që janë të tilla në vetvete, pra, që Zoti i ka ndaluar sepse janë të këqija, të pista e të dëmshme, dhe haramet që janë të tilla sepse të çojnë në gjëra të tjera të këqija dhe të dëmshme. Kështu, njeriu urdhërohet që t'u largohet harameve sa më shumë që të jetë e mundur, madje që të braktisë edhe çdo rrugë që të çon drejt harameve. Kur flet për haramet, Allahu i Lartësuar thotë: “Mos iu afroni atyre!”. Ndërsa kur flet për urdhëresat e Tij, që domosdoshmërisht duhen kryer, thotë: “Mos i shpërfillni ato!”.Në këtë mënyrë, Allahu ua sqaron njerëzve argumentet e Veta... -Kështu, Allahu i Lartësuar ua sqaron me hollësi dispozitat adhuruesve të Tij....me qëllim që ata të ruhen, -Domethënë, që ata të pajisen me takua, me devotshmëri. Dihet shumë mirë se kufijtë e Zotit nuk mund të ruhen nëse nuk janë të sqaruar mirë. Kur ata qartësohen për robin, ai e di si duhet të veprojë: të vërtetën e pranon dhe e zbaton, ndërsa së gabuarës i largohet dhe i ruhet. Ka shumë njerëz të cilët bëjnë një haram, sepse nuk e dinë se ai është haram, por nëse u qartësohet një gjë e tillë, ata largohen prej tij. Kur njerëzve u qartësohen argumentet dhe dispozitat e Allahut, atyre nuk u mbetet më justifikim para Tij, prandaj, që t’i ruhen ndëshkimit dhe zemërimit të Allahut, ata duhet të bëhen të devotshëm.

2:188Page 29

وَلَا تَأۡكُلُوٓاْ أَمۡوَٰلَكُم بَيۡنَكُم بِٱلۡبَٰطِلِ وَتُدۡلُواْ بِهَآ إِلَى ٱلۡحُكَّامِ لِتَأۡكُلُواْ فَرِيقٗا مِّنۡ أَمۡوَٰلِ ٱلنَّاسِ بِٱلۡإِثۡمِ وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ١٨٨

And do not consume one another's wealth unjustly or send it [in bribery] to the rulers in order that [they might aid] you [to] consume a portion of the wealth of the people in sin, while you know [it is unlawful].

Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar. -Kuptimi: Mos i merrni pasuritë tuaja me padrejtësi. Fjala e përdorur është “emuâlekum”– “pasuritë tuaja”, edhe pse qëllimi është “pasuritë e të tjerëve”. Kështu, Allahu i Lartësuar na udhëzon që ne ta konsiderojmë shoqërinë si një bashkësi të vetme, ku nuk ka “ne” dhe “të tjerë”. Pasuria e vëllait konsiderohet si pasuria ime. Ashtu sikurse nuk duam që të na i marrin pasurinë tonë pa të drejtë, po të njëjtën gjë duhet të dëshirojmë edhe për vëllain musliman. Nëse do t'ia lejonim vetes që të merrnim pasurinë e vëllait pa të drejtë, po kështu duhet të pranonim që edhe të tjerët të na merrnin pasurinë tonë pa të drejtë. Duke qenë se fitimi dhe marja e pasurisë prej tjetrit është dy llojesh: e drejtë dhe e padrejtë, Allahu i Lartësuar përcaktoi si të ndaluar vetëm përfitimin me padrejtësi. Ka shumë forma përfitimi të padrejta, prej të cilave mund të përmendim:1. Marrja e pasurisë nëpërmjet grabitjes, vjedhjes, mashtrimit, shkeljes së amanetit e të tjera si këto.2. Kërkimi dhe pranimi i rryshfeteve, përfitimi nga fajdet, kumari e të tjera të ngjashme. Të gjitha këto mënyra fitimi janë të padrejta dhe nuk janë të lejuara nga Sheriati.3. Marrja e pasurisë së njerëzve duke ngrënë në peshë, duke mashtruar në shitblerje, qiradhënie etj.4. Të marrësh tjetrin në punë dhe të mos i japësh hakun që i takon (sipas marrëveshjes).5. Fitimi që merr njeriu për një punë, së cilës nuk ia bën hyzmetin ashtu siç duhet.6. Fitimi që merret për adhurime, të cilat nuk mund të jenë të sakta nëse me to synohet shpërblimi material, e jo kënaqësia e Allahut.7. Përfitimi prej zekatit dhe sadakasë, nëse nuk hyn në kategorinë e njerëzve që përfitojnë prej tyre. E tillë është edhe marrja prej kësaj pasurie më tepër sesa është e përcaktuar nga Sheriati, ose më tepër sesa është e nevojshme.Të gjitha këto që u përmendën janë mënyra të ndaluara të përfitimit të pasurisë së njerëzve. Këto mënyra janë të palejueshme, edhe sikur të arrihen nëpërmjet gjykatësve, të cilëve u është dhënë rryshfet.Mos ndërhyni te gjykatësit me rryshfete, për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve të tjerë, kur ju e dini. -Shpesh, ndodh që njerëz të padrejtë, me mundësitë dhe argumentimin e tyre, i bindin gjykatësit që t’i lejojnë të përfitojnë padrejtësisht nga pasuritë e të tjerëve. Por, sido që të jetë, gjykimi i një gjykatësi nuk e bën të lejuar tek Allahu atë që është haram dhe nuk e bën haram atë që është e lejuar. Tek Allahu i Lartësuar çështjet mbeten gjithnjë ashtu sikurse janë në të vërtetë. Pra, njeriu i padrejtë të mos mendojë kurrë që vendimi i gjykatësit në favor të tij është i pranueshëm tek Allahu, sepse Allahu i Lartësuar i njeh fshehtësitë deri në imtësi. Atëherë, nëse dikush fiton padrejtësisht një pasuri, në bazë të një vendimi gjykate, e ka përsëri haram që ta marrë atë pasuri. Nëse ai e merr, konsiderohet prej atyre që hanë pasurinë e njerëzve pa të drejtë, prandaj meriton ndëshkimin e Allahut të Lartësuar. Ndëshkimi i tij është i meritueshëm, sepse ai e ka grabitur pasurinë e tjetrit me vetëdije dhe me mashtrim. Po kështu edhe avokati i çështjes së këtij të padrejti duhet të mos bëhet palë me padrejtësinë. Pra, nëse ai sigurohet që klienti i tij nuk ka të drejtë në pretendimet e veta, atëherë nuk i lejohet që ta mbrojë, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin (Kur'anin) me të vërtetën, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi Allahu. Mos u dil kurrë në krah tradhtarëve! Kërkoji falje Allahut, sepse Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Mos polemizo në emër të atyre që tradhtojnë vetveten! Allahu nuk i do ata që janë tradhtarë e gjynahqarë.” [Nisa, 105 - 107].

2:189Page 29

۞ يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡأَهِلَّةِۖ قُلۡ هِيَ مَوَٰقِيتُ لِلنَّاسِ وَٱلۡحَجِّۗ وَلَيۡسَ ٱلۡبِرُّ بِأَن تَأۡتُواْ ٱلۡبُيُوتَ مِن ظُهُورِهَا وَلَٰكِنَّ ٱلۡبِرَّ مَنِ ٱتَّقَىٰۗ وَأۡتُواْ ٱلۡبُيُوتَ مِنۡ أَبۡوَٰبِهَاۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ ١٨٩

They ask you, [O Muḥammad], about the crescent moons. Say, "They are measurements of time for the people and for ḥajj [pilgrimage]." And it is not righteousness to enter houses from the back, but righteousness is [in] one who fears Allāh. And enter houses from their doors. And fear Allāh that you may succeed.

Të pyesin ty për hënat.- Kuptimi: Të pyesin për fazat e hënës, se çfarë dobie dhe çfarë urtësie fshihet pas tyre. Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe urtësinë e Tij, e ka krijuar hënën dhe e ka bërë të shfaqet në faza të ndryshme. Kështu, kur shfaqet hëna e re, e cila është e hollë sa mezi duket, atëherë fillon muaji hënor. Pastaj ajo vazhdon e plotësohet dalëngadalë, derisa vjen mesi i muajit, kohë kur hëna është e plotë. Pas kësaj faze, hëna fillon përsëri të hahet, deri në përfundim të muajit, kur ajo zhduket.Thuaj: “Ato janë përcaktime të kohës për njerëzit dhe për haxhin. -Allahu i Lartësuar i bëri këto faza të hënës, me qëllim që njerëzit të mund të përcaktojnë kohën e adhurimeve të tyre, si: haxhin, agjërimin, kohën e zekatit etj. Allahu i Lartësuar ka përmendur haxhin, sepse ai kryhet në muaj të përcaktuar dhe kërkon një kohë të gjatë për t'u kryer. Me anë të fazave të hënës përcaktohen edhe afati i borxheve apo i qiradhënieve, kohëpritja e një gruaje të divorcuar, gjatësia e një shtatzënie etj. Këto llogaritje janë tepër të nevojshme për krijesat, dhe Allahu i Lartësuar i ka bërë shumë të thjeshta ato me anë të hënës, qoftë për të moshuar apo për fëmijë, për të ditur apo injorantë. Nëse llogaritja do të bëhej me vite diellore, do të ishte e vështirë, sepse këtë mënyrë e njohin njerëz të rrallë, që janë të specializuar në këtë fushë.Nuk është mirësi të hyni në shtëpitë tuaja nga mbrapa tyre. Mirësia e vërtetë është për atë që ruhet. Në shtëpi hyni nga dyert e tyre. -Ensarët (medinasit) dhe të tjerë, kur vishnin ihramin për të kryer haxhin, nuk hynin në shtëpitë e tyre nga porta, derisa të përfundonin haxhin dhe të hiqnin ihramin. Ata mendonin se kjo ishte një vepër e mirë, me të cilën mund të afroheshin tek Allahu i Lartësuar. Por Allahu i Lartësuar bëri të ditur se nuk e konsideronte si adhurim një vepër të tillë, sepse Ai nuk e kishte ligjëruar atë. Allahu mund të adhurohet veçse me vepra të cilat Ai i ka ligjëruar dhe i ka sqaruar nëpërmjet Profetit dhe Kur’ânit. Pra, çdokush që kryen një vepër, me qëllim për të adhuruar Allahun, por që Allahu nuk e ka ligjëruar atë si të tillë, ai ka bërë veçse një bidat. Kështu, Allahu i ndaloi “adhurime” të tilla të pabaza dhe i urdhëroi besimtarët që të hynin në shtëpitë e tyre nga dyert, jo nga dritaret. Me këtë, Allahu i Lartësuar u mësoi besimtarëve një rregull shumë të rëndësishëm në Islam, që konsiderohet si parim kryesor i Sheriatit (domethënë që, nuk lejohet të adhurohet Zoti me vepra dhe mënyra që Ai nuk i ka ligjëruar nëpërmjet Kur’ânit dhe Profetit të Tij). Nga ajeti kuptohet, qoftë edhe tërthorazi, se njeriu duhet të synojë që, në zgjidhjen e çdo çështjeje, të zgjedhë rrugën më të thjeshtë dhe më të shkurtër brenda kufijve të Sheriatit. Kësisoj, edhe ata që urdhërojnë njerëzit për vepra të mira dhe i ndalojnë ata nga të këqijat, duhet të jenë të kujdesshëm që të zgjedhin rrugët më të thjeshta dhe më efikase, me qëllim që fjala e tyre të pranohet. Në të njëjtën mënyrë duhet të veprojnë edhe mësuesit, të cilët duhet të zgjedhin mënyrat dhe rrugët më të thjeshta për të mësuar nxënësit, që të arrihen rezultatet e kërkuara. Çdo njeri që ka synime të larta dhe të drejta, nëse ndjek mënyrat e ligjshme dhe tregohet i durueshëm në rrugën e tij, me siguri që do t’i arrijë rezultatet e synuara, me ndihmën e Sunduesit të Madh, Allahut të Lartësuar.Kini frikë Allahun, që të shpëtoni! -Ky është thelbi i bamirësisë për të cilën Allahu i Lartësuar i urdhëron krijesat: devotshmëri e vazhdueshme, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar harameve. Kjo është bamirësia që të shpëton nga çdo e keqe dhe që të dhuron çdo lloj të mire. Devotshmëria është rruga e vetme e arritjes së suksesit, prandaj kush nuk e arrin devotshmërinë, nuk mund ta arrijë kurrë suksesin.

2:190Page 29

وَقَٰتِلُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ ٱلَّذِينَ يُقَٰتِلُونَكُمۡ وَلَا تَعۡتَدُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُعۡتَدِينَ ١٩٠

Fight in the way of Allāh those who fight against you but do not transgress. Indeed, Allāh does not like transgressors.

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar urdhëron për luftë në rrugën e Tij. Ky urdhër ka ardhur pas emigrimit të muslimanëve në Medinë, kur ata u fuqizuan për të zhvilluar një luftë të tillë, sepse në fillim muslimanët ishin urdhëruar të tregoheshin të përmbajtur.Luftoni në rrugën e Allahut… -Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që ne të luftojmë dhe e ka përcaktuar qartë motivin e kësaj lufte, duke thënë: “Luftoni në rrugën e Allahut”. Ky urdhër bëhet për të qenë të sinqertë ndaj Tij edhe në luftën që zhvillojmë. Me fjalë të tjera, lufta që na urdhëron Allahu i Lartësuar është ajo që zhvillohet për hir të kënaqësisë së Tij dhe për vendosjen e drejtësisë. Ndërsa luftërat e tjera, sidomos ato që ndodhin mes muslimanëve, janë të padrejta....kundër atyre që ju sulmojnë” -Lufta zhvillohet kundër atyre që synojnë dhe përgatiten për luftë kundër muslimanëve. Kjo do të thotë që lufta bëhet kundër burrave të përgjegjshëm mendërisht, që synojnë të luftojnë muslimanët. Me fjalë të tjera, nuk luftohen pleqtë, fëmijët dhe gratë, të cilët nuk synojnë luftën dhe nuk kanë mundësi që ta zhvillojnë atë....dhe mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë -Pra, Allahu i Lartësuar na ndalon nga tejkalimi i kufijve, i çdo natyre qoftë ai. Kështu, për shembull, nuk lejohet të vrasësh gratë, fëmijët, pleqtë, të sëmurët mendorë apo njerëzit e fesë që nuk luftojnë, sepse konsiderohet teprim dhe padrejtësi e madhe. Nuk lejohet, gjithashtu, shfarosja e kafshëve, e bimësisë apo e të mbjellave pa qenë e nevojshme dhe e dobishme, sepse quhet padrejtësi. Nuk lejohet as të shpërfytyrosh apo të gjymtosh të vrarët. Nuk lejohet, po ashtu, të vrasësh jomuslimanët që kanë pranuar t'i paguajnë xhizjen shtetit Islam, pasi edhe ky konsiderohet tejkalim i kufijve të Zotit.

2:191Page 30

وَٱقۡتُلُوهُمۡ حَيۡثُ ثَقِفۡتُمُوهُمۡ وَأَخۡرِجُوهُم مِّنۡ حَيۡثُ أَخۡرَجُوكُمۡۚ وَٱلۡفِتۡنَةُ أَشَدُّ مِنَ ٱلۡقَتۡلِۚ وَلَا تُقَٰتِلُوهُمۡ عِندَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ حَتَّىٰ يُقَٰتِلُوكُمۡ فِيهِۖ فَإِن قَٰتَلُوكُمۡ فَٱقۡتُلُوهُمۡۗ كَذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلۡكَٰفِرِينَ ١٩١

And kill them [in battle] wherever you overtake them and expel them from wherever they have expelled you, and fitnah1 is worse than killing. And do not fight them at al-Masjid al-Ḥarām until they fight you there. But if they fight you, then kill them. Such is the recompense of the disbelievers.

Vritini ata kudo që t’i zini dhe dëbojini ata(prej vendit)ashtu siç ju dëbuan ata ju! Mosbesimi(që ata përhapin)është më i rëndë se vrasja. -Ky është një urdhër për t’i asgjësuar ata, kudo që të gjenden, në çdo kohë e çdo periudhë, qoftë kur lufta me ta është mbrojtëse, qoftë kur është sulmuese. Më pas, nga ky përgjithësim, Allahu i Lartësuar përjashton disa vende e situata nga lufta, duke thënë:Dhe mos i luftoni ata pranë Xhamisë së Shenjtë(Qabes), për sa kohë që edhe ata nuk ju luftojnë ju në të. Por nëse ju sulmojnë, atëherë shfarosini! Ky është ndëshkimi ndaj jobesimtarëve. -Pra, nuk lejohet zhvillimi i luftërave në Xhaminë e Shenjtë, në Qabe. Por në rast se janë ata që e fillojnë luftën, lejohet t’i kundërpërgjigjesh armiqësisë së tyre me luftë. Ky gjykim vlen për të gjitha kohërat dhe është i detyrueshëm të respektohet. Lufta kundër tyre nuk ndërpritet kurrë, derisa ata të kthejnë rrugë, të lënë mohimin e Zotit dhe të bëhen muslimanë. Nëse ata pendohen dhe pranojnë t’i nënshtrohen Allahut si muslimanë, Allahu e pranon pendimin e tyre dhe u fal çfarëdo gjynahu që të kenë bërë më parë. Kjo është mëshira dhe bujaria e madhe e Allahut të Lartësuar për krijesat.

2:192Page 30

فَإِنِ ٱنتَهَوۡاْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ١٩٢

And if they cease, then indeed, Allāh is Forgiving and Merciful.

E nëse heqin dorë, atëherë Allahu është, pa dyshim, Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Dikush mund të mendojë, me të drejtë, se zhvillimi i luftës në Xhaminë e Shenjtë është një krim shumë i rëndë, atëherë, si është e mundur që kjo të lejohet?! Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë se fitne-ja është më e keqe se vetë vrasja dhe lufta në Xhaminë e Shenjtë. Kësisoj, fitne-ja ose sprovimi i njerëzve me kufër dhe duke i penguar ata nga rruga e drejtë, është më e keqe sesa lufta që zhvillohet në Xhaminë e Shenjtë, prandaj nuk ka arsye që muslimanët të shqetësohen për luftën që mund të bëhet atje, të provokuar nga qafirët. Në këtë ajet mbështetet edhe parimi në Islam, i cili thotë: “Lejohet kryerja e një vepre me dëm më të vogël, për të shmangur një tjetër me dëm më të madh”. Më poshtë, Allahu i Lartësuar tregon shkakun e ligjërimit të luftës në rrugën e Tij.

2:193Page 30

وَقَٰتِلُوهُمۡ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتۡنَةٞ وَيَكُونَ ٱلدِّينُ لِلَّهِۖ فَإِنِ ٱنتَهَوۡاْ فَلَا عُدۡوَٰنَ إِلَّا عَلَى ٱلظَّٰلِمِينَ ١٩٣

Fight them until there is no [more] fitnah and [until] religion [i.e., worship] is [acknowledged to be] for Allāh. But if they cease, then there is to be no aggression [i.e., assault] except against the oppressors.

Luftojini ata, derisa të zhduket çrregullimi(mosbesimi që ata përhapin)dhe adhurimi t'i kushtohet vetëm Allahut. -Kjo do të thotë se qëllimi i luftës nuk është derdhja e gjakut të qafirëve dhe marrja e pasurive të tyre, por: “të zhduket sprovimi (fitne-ja) dhe adhurimi t'i kushtohet vetëm Allahut.” Pra, që feja dhe adhurimi i Allahut të Lartësuar të mbizotërojë në tokë, mbi të gjitha fetë dhe adhurimet e tjera. Ndërsa fitne-ja që duhet zhdukur është politeizmi, mohimi i Zotit, pengimi nga rruga e Zotit dhe çdo vepër tjetër e keqe dhe shkatërruese. Nëse këto qëllime arrihen, atëherë nuk ka pse të ketë më luftë dhe të vrarë, prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Nëse ata ndalen, atëherë ndaleni edhe ju luftën, por jo ndaj atyre që kanë bërë krime. -Kuptimi: Nëse ata e ndalojnë luftën, atëherë nuk merren masa ndëshkuese kundër askujt, përveçse kundër atyre që kanë bërë krime, të cilat duhen shpaguar, sipas shkallës dhe llojit të tyre.

2:194Page 30

ٱلشَّهۡرُ ٱلۡحَرَامُ بِٱلشَّهۡرِ ٱلۡحَرَامِ وَٱلۡحُرُمَٰتُ قِصَاصٞۚ فَمَنِ ٱعۡتَدَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَٱعۡتَدُواْ عَلَيۡهِ بِمِثۡلِ مَا ٱعۡتَدَىٰ عَلَيۡكُمۡۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلۡمُتَّقِينَ ١٩٤

[Battle in] the sacred month is for [aggression committed in] the sacred month,1 and for [all] violations is legal retribution. So whoever has assaulted you, then assault him in the same way that he has assaulted you. And fear Allāh and know that Allāh is with those who fear Him.

Muaji i ndaluar – për muajin e ndaluar. Dhe kështu për të gjitha gjërat e ndaluara është ligji i barazisë. -Ky ajet ka dy shpjegime. Si fillim, duhet ditur që idhujtarët e ndaluan Profetin (a.s) dhe sahabët që të vizitonin Qaben, vitin kur u krye Marrëveshja e Hudejbijes. Sipas marrëveshjes, atë vit, muslimanët duhet të ktheheshin në shtëpi, dhe vizitën e Qabes ta kryenin vitin e ardhshëm. Dhe ashtu ndodhi. Muslimanët e kryen vizitën e Qabes një vit më pas, gjatë muajit të shenjtë dhul kide. Në këtë kontekst, ajeti: “Muaji i ndaluar – për muajin e ndaluar” mund të shihet si një përgëzim për besimtarët, duke i njoftuar ata se adhurimi i tyre i lënë përgjysmë një vit më parë, tashmë është plotësuar me sukses. Por ka mundësi që kuptimi i kësaj fjalie të jetë edhe kështu: “Nëse ata ju luftojnë gjatë muajve të shenjtë, edhe ju mund t’i luftoni në muajt e shenjtë. Nuk ka pengesë dhe as gjynah për ju që t'i kundërpërgjigjeni agresionit të tyre, qoftë edhe në muajt e shenjtë.” Nëse kuptimi është ky i dyti, atëherë fjalia pasuese: “Dhe kështu për të gjitha gjërat e ndaluara është ligji i barazisë.” është një gjykim që përfshin jo vetëm përdhosjen e muajve të shenjtë, por edhe përdhosjen e vendeve të shenjta, të riteve të shenjta etj., për të cilat Sheriati ka urdhëruar që të respektohen. Në këtë mënyrë, çdokush që guxon të përdhosë diçka të shenjtë, duhet të marrë dënimin përkatës, si për shembull: kush bën luftë në muajt e shenjtë duhet të luftohet, kush përdhos vendet e shenjta duhet të ndëshkohet sipas ligjit, kush vret një njeri duhet të dënohet me vdekje, kush plagos apo gjymton tjetrin duhet të ndëshkohet në të njëjtën mënyrë, kush merr pasurinë e dikujt duhet të dënohet duke ia marrë pasurinë, për të çuar në vend padrejtësinë që ka bërë.Pyetje:Personi të cilit dikush i ka cenuar një të drejtë, a e ka të lejuar që ta marrë hakun e vet nga pasuria e cënuesit, në çdo rast e situatë, apo jo? Dijetarët i kanë dhënë përgjigje të ndryshme kësaj pyetjeje, por mendimi më i saktë do të shtjellohet më poshtë. Këtu kemi të bëjmë me dy raste:1. Nëse e drejta që ka njeriu kundrejt tjetrit është shumë e qartë dhe e sigurt, atëherë atij i lejohet që të marrë prej pasurisë së tjetrit, kur ky i fundit nuk ia jep hakun që meriton. Për shembull, bujtësi ka të drejtë që të pritet prej njeriut tek i cili ka bujtur. Nëse pritësi nuk ia jep hakun e tij si mysafir, atëherë mysafirit i lejohet të marrë prej pritësit aq sa Sheriati e ka përcaktuar hakun e tij. Gjithashtu, gruaja e fëmijët kanë të drejta mbi pasurinë e burrit. Këto të drejta janë përcaktuar nga Sheriati. Nëse burri nuk ua jep këto të drejta, atëherë atyre u lejohet që të marrin nga pasuria e tij aq sa Sheriati e ka përcaktuar qartë dhe konkretisht për të drejtat e tyre.2. Rasti i dytë është kur e drejta e dikujt nuk është e përcaktuar qartë, në mënyrë konkrete dhe të sigurt, si për shembull, kur dikush e mohon se i ka borxh dikujt tjetër ose kur kemi të bëjmë me mashtrime dhe vjedhje të pavërtetuara. Në të tilla raste nuk lejohet që të merret prej pasurisë së të akuzuarit, derisa të shqyrtohet dhe të përcaktohet qartësisht kjo e drejtë, e cila mund të jetë objekt abuzimi. Kjo mënyrë trajtimi e çështjes është harmonizim i gjitha fakteve që janë dëshmuar për atë.Më tej, Allahu i Lartësuar e përforcon më shumë një parim të Sheriatit, kur thotë:Nëse ju sulmojnë, sulmojini edhe ju po në atë mënyrë. -Duhet të jemi të kujdesshëm në praktikat e shpagimit, në mënyrë që të mos bëhemi të padrejtë, në vend që të vendosim drejtësinë. Shpagimi duhet të bëhet me drejtësi, duke mos lejuar asnjë lloj teprimi, sado i vogël qoftë ai. Allahu di gjithçka për krijesat e Tij. Shpesh, nga dëshira për të shfryrë dufin e urrejtjes kundër atij që i ka bërë padrejtësi dhe kur, njëkohësisht, i hapet udha për të marrë shpagim, njeriu kërkon më tepër dhe e kalon kufirin në marrjen e hakut të tij. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i ka këshilluar adhuruesit e Tij që të jenë gjithnjë të devotshëm dhe respektues ndaj dispozitave të Tij:Por kini frikë nga Allahu dhe dijeni se Allahu është me të devotshmit. -Pra, jini të vazhdueshëm në devotshmërinë tuaj ndaj Allahut, duke ruajtur kufijtë e Tij. Nëse jeni të tillë, dijeni se Allahu është me të devotshmit. Ai është pranë tyre, duke i ndihmuar, mbështetur e duke iu dhënë sukses. Njeriu që ka Allahun e Lartësuar pranë, do të jetë i lumtur përjetësisht, ndërsa ai që nuk ka devotshmëri të vazhdueshme, do të braktiset nga Allahu i Lartësuar e do të mbetet thjesht me forcat e tij. Por kush braktiset në këtë mënyrë, e ka shkatërrimin më afër se vetë damari i qafës së tij.

2:195Page 30

وَأَنفِقُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلَا تُلۡقُواْ بِأَيۡدِيكُمۡ إِلَى ٱلتَّهۡلُكَةِ وَأَحۡسِنُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٩٥

And spend in the way of Allāh and do not throw [yourselves] with your [own] hands into destruction [by refraining]. And do good; indeed, Allāh loves the doers of good.

Shpenzoni në rrugë të Allahut... -Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit që të shpenzojnë për hir të Tij, për të ndihmuar luftën në rrugën e Tij. Ta japësh pasurinë në rrugë të Zotit do të thotë që ta shpenzosh atë në të gjitha mënyrat që të afrojnë te Zoti, si për shembull, për të varfërit, për të afërmit dhe për ata që e kemi detyrë t’i furnizojmë. Megjithatë, mënyra më e mirë dhe më e rëndësishme e shpenzimit të pasurisë është për ndihmën dhe mbështetjen e luftës (xhihad) në rrugën e Zotit. Kush e shpenzon pasurinë për këtë qëllim, është edhe vetë luftëtar në rrugën e Allahut; ai është muxhahid me pasurinë e tij. Lufta me shpenzimin e pasurisë është farz, ashtu sikurse është edhe lufta me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë me veten tënde. Ajo është shumë e dobishme, saqë shpeshherë është vendimtare për fitoren e muslimanëve dhe për poshtërimin e politeizmit dhe të ndjekësve të tij. Pasuria është faktor shumë i rëndësishëm në fuqizimin e fesë së Allahut. Ajo është për xhihadin si shpirti për trupin: sikurse trupi nuk mund të jetojë pa shpirtin, edhe lufta nuk mund të jetojë nëse nuk ka pasuri të mjaftueshme. Nëse braktis shpenzimin në rrugë të Allahut, do të pengosh në njëfarë mënyre luftën në rrugën e Tij. Por nëse bllokohet lufta në rrugë të Tij, atëherë do të fuqizohen kufri dhe shirku, do të forcohen armiqtë e Islamit, dhe kjo do të thotë që të çosh veten tënde, me duart e tua, drejt shkatërrimit. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar paralajmëron, duke na kujtuar pasojat e neglizhencës së luftës në rrugën e Tij:...mos e çoni veten drejt shkatërrimit. -Vajtja me dëshirë drejt vetëshkatërrimit bëhet në dy mënyra kryesore:1. Duke mos zbatuar urdhrat e Zotit, e të marrësh si pasojë shkatërrimin e trupit dhe të shpirtit tënd.2. Duke bërë ato gjëra që shkaktojnë drejtpërdrejt shkatërrimin e trupit e të shpirtit.Këto dy mënyra përfshijnë nën vete shumë veprime të njeriut, si për shembull, lënia e xhihadit në rrugën e Zotit apo mosshpenzimi për këtë qëllim, që, siç e thamë, sjellin si pasojë mbizotërimin e qafirëve ndaj muslimanëve. E tillë është edhe hapja e një lufte që është e pamundur të fitohet, apo ndërmarrja e një udhëtimi në një vend të mbushur me egërsira e gjarpërinj, apo ngjitja në një pemë apo objekt të lartë e të rrezikshëm e të tjera të ngjashme. Si vetëshkatërrim konsiderohet edhe zhytja e vetes në gjynahe, apo humbja e shpresës për faljen e Zotit, apo mosbindja ndaj urdhrave të Tij. Duke qenë se shpenzimi i pasurisë për hir të Zotit është një mënyrë e bamirësisë, Allahu i Lartësuar e përforcon këtë urdhër me një urdhër tjetër, që i përfshin të gjitha llojet e bamirësisë:Bëni mirë, se Allahu i do vërtet bamirësit! -Ky urdhër është për të gjitha mënyrat e bamirësisë, sepse fjala “bamirësi” këtu nuk është e përcaktuar. Bamirësia mund të bëhet me shumë mënyra, si: duke pajtuar njerëzit, duke urdhëruar për vepra të mira dhe duke ndaluar nga veprat e këqija, duke përcjellë dijen e dobishme për dynjanë dhe për ahiretin, duke përmbushur nevojat e njerëzve, duke zgjidhur ose duke lehtësuar hallet dhe problemet e tyre, duke vizituar të sëmurët, duke marrë pjesë në xhenaze, duke udhëzuar të devijuarit e çdo vepër tjetër që Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar t’i kryejmë ndaj njerëzve. Nga veprat më të mira që mund të kryejë robi, është përsosja e adhurimeve që ai kryen për hir të Allahut të Lartësuar. Profeti (a.s) e ka shpjeguar kështu këtë çështje: “Ta adhurosh Allahun e Lartësuar sikurse do ta bëje një gjë të tillë po ta shihje haptazi Atë, pasi edhe pse ti nuk mund ta shohësh Atë, Ai pa dyshim të sheh ty.” Për ata që gëzojnë të tilla cilësi, Allahu thotë: “Atyre, që bëjnë vepra të mira u takon e mira, madje edhe më shumë. Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi e as nënçmimi. Ata janë banorë të Xhenetit. Ata do të jenë atje përjetësisht.” [Junus 26]. Këta njerëz e kanë afër Allahun, domethënë udhëzimin, ndihmën dhe suksesin e Tij, në çdo çështje. Pas sqarimit të dispozitave të agjërimit dhe të luftës, Allahu i Lartësuar vijon me dispozitat që lidhen me haxhin.

2:196Page 30

وَأَتِمُّواْ ٱلۡحَجَّ وَٱلۡعُمۡرَةَ لِلَّهِۚ فَإِنۡ أُحۡصِرۡتُمۡ فَمَا ٱسۡتَيۡسَرَ مِنَ ٱلۡهَدۡيِۖ وَلَا تَحۡلِقُواْ رُءُوسَكُمۡ حَتَّىٰ يَبۡلُغَ ٱلۡهَدۡيُ مَحِلَّهُۥۚ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوۡ بِهِۦٓ أَذٗى مِّن رَّأۡسِهِۦ فَفِدۡيَةٞ مِّن صِيَامٍ أَوۡ صَدَقَةٍ أَوۡ نُسُكٖۚ فَإِذَآ أَمِنتُمۡ فَمَن تَمَتَّعَ بِٱلۡعُمۡرَةِ إِلَى ٱلۡحَجِّ فَمَا ٱسۡتَيۡسَرَ مِنَ ٱلۡهَدۡيِۚ فَمَن لَّمۡ يَجِدۡ فَصِيَامُ ثَلَٰثَةِ أَيَّامٖ فِي ٱلۡحَجِّ وَسَبۡعَةٍ إِذَا رَجَعۡتُمۡۗ تِلۡكَ عَشَرَةٞ كَامِلَةٞۗ ذَٰلِكَ لِمَن لَّمۡ يَكُنۡ أَهۡلُهُۥ حَاضِرِي ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ١٩٦

And complete the ḥajj and ʿumrah for Allāh. But if you are prevented, then [offer] what can be obtained with ease of sacrificial animals. And do not shave your heads until the sacrificial animal has reached its place of slaughter. And whoever among you is ill or has an ailment of the head [making shaving necessary must offer] a ransom of fasting [three days] or charity1 or sacrifice.2 And when you are secure,3 then whoever performs ʿumrah [during the ḥajj months]4 followed by ḥajj [offers] what can be obtained with ease of sacrificial animals. And whoever cannot find [or afford such an animal] - then a fast of three days during ḥajj and of seven when you have returned [home]. Those are ten complete [days]. This is for those whose family is not in the area of al-Masjid al-Ḥarām. And fear Allāh and know that Allāh is severe in penalty.

Kryeni të plotë haxhin dhe umren, për hir të Allahut! -Dijetarët kanë parë në këtë ajet argumente për disa çështje. Kështu, ajeti provon se kryerja e haxhit dhe e umres është detyrë ndaj Zotit, me të gjitha ritet përbërëse të tyre, ashtu sikurse na i ka mësuar Profeti (a.s), i cili ka thënë: “Mësojini prej meje ritet dhe adhurimet!” Po te ky ajet janë mbështetur edhe ata që kanë thënë se kryerja e umres është vaxhib, gjithashtu. Nëse nis kryerja e haxhit dhe e umres, atëherë, që nga ky çast, bëhet i detyrueshëm plotësimi i tyre deri në fund, edhe sikur haxhi dhe umreja që po kryhen të jenë thjesht vepra vullnetare për atë njeri (sepse farz është vetëm hera e parë). Haxhi dhe umreja duhen kryer në mënyrën më të plotë të mundshme, dhe jo të kryhen thjesht shtyllat dhe vaxhibet e tyre, sepse Allahu thotë: “Kryeni të plotë haxhin dhe umren...”. Allahu na urdhëron që të jemi të sinqertë ndaj Tij në kryerjen e adhurimeve tona. Haxhi dhe umreja duhen kryer për të fituar kënaqësinë e Tij, sepse Ai thotë që ta kryejmë haxhin dhe umren: “...për hir të Allahut”. Nuk lejohet që haxhi dhe umreja të ndërpriten, përveç rastit që tregon Allahu i Lartësuar, kur thotë:Nëse pengoheni, atëherë bëni kurban çfarë(kafshe)të keni më të lehtë. -Kuptimi: Nëse pengoheni që të arrini në Qabe për të kryer ritet tuaja, për shkak të ndonjë sëmundjeje, nga ndonjë armik etj., atëherë rrugëzgjidhja është: “...atëherë bëni kurban çfarë (kafshe) të keni më të lehtë.” Pra, bëni kurban atë kafshë që keni mundësi ta bëni. Për kurban mund të bëhet një deve, që vlen për shtatë vetë, ose një lopë për shtatë vetë, ose një bagëti e imët për një person. Pas therjes së kurbanit, i penguari nga shkaqet e mësipërme rruan kokën dhe del prej ihramit. Kështu veproi Profeti (a.s) dhe shokët e tij në rastin kur u penguan nga idhujtarët e Mekës për të kryer e përfunduar pelegrinazhin në Qabe, vitin e Marrëveshjes së Hudejbijes. Nëse nuk gjen apo nuk ka mundësi që të therë kurban, atëherë njeriu detyrohet të agjërojë dhjetë ditë, - sikurse vepron ai që kryen haxhin temetukur nuk gjen dhe nuk ka mundësi të bëjë kurban, - pastaj lejohet të dalë nga ihrami.Mos e rruani kokën, derisa kurbani të arrijë në vendin e vet. -Qethja ose rruajtja e kokës apo e qimeve të çdo pjese të trupit, me çdo mënyrë qoftë, konsiderohet si një nga veprimet që e prishin ihramin, i cili duhet plotësuar pa tjetër nga ai që kryen haxhin dhe umren. Këto veprime e prishin ihramin, sepse gjatë kësaj kohe njeriu duhet t’i lërë mënjanë ato komoditete që zakonisht ia mundëson vetes, dhe të angazhohet maksimalisht me adhurimin e Zotit. Kjo bëhet që, ditën kur të dalë para Zotit në Arafat, të jetë i përunjur, me flokë të shpupuritur e të pluhurosur, për të qenë kështu më afër mëshirës së Tij. Të njëjtin gjykim ka edhe heqja e qimeve nga pjesët e tjera të trupit, siç u tha më lart. Madje, disa dijetarë e konsiderojnë edhe prerjen e thonjve të njëjtë me heqjen e flokëve, duke e parë nga këndvështrimi i mësipërm. Ky ndalim vazhdon deri në ditën e therjes së kurbanit. Pra, thënia e Allahut: “..derisa kurbani të arrijë në vendin e vet.” ka kuptimin: derisa të theren kurbanet, ditën e Bajramit. Më e mira është që rruajtja e flokëve të bëhet pas therjes së kurbaneve, sikurse e tregon edhe kuptimi i drejtpërdrejtë i ajetit. Dijetarët shohin në këtë ajet mbështetje për një çështje tjetër. Kush kryen haxhin temetu, fillimisht bën umren. Pasi mbaron umren dhe çlirohet nga ihrami, ai duhet ta veshë përsëri ihramin, tashmë për të kryer haxhin. Për në këtë lloj haxhi, ndodh që adhuruesi t'i sjellë vetë bagëtitë që do të bëjë kurban. Kështu, duke përdorur si dëshmi fjalën e Allahut: “..derisa kurbani të arrijë në vendin e vet”, dijetarët thonë që, edhe në këtë lloj haxhi, nëse i sjell vetë bagëtitë e kurbanit, adhuruesit nuk i lejohet të heqë ihramin dhe të rruajë apo të qethë kokën para se të theren bagëtitë e kurbanit, ditën e Bajramit. Adhuruesi që kryen haxhin temetu (të llojit Kiran)kur ai i sjell vetë bagëtitë e kurbanit, mund t'i çojë bagëtitë që do bëjë kurban në vendtherjen e tyre, para ditës së Bajramit, por thjesht dërgimi i bagëtive në vendtherje, nuk mjafton për të bërë të lejueshme rruajtjen e flokëve dhe heqjen e ihramit, sepse qëllimi i ajetit është: “...derisa bagëtitë të theren ditën e kurbaneve.” Allahu i Lartësuar i ka bërë këto rregulla të ihramit, me qëllim që adhuruesi të ketë një pamje që tregon nënshtrimin dhe modestinë e tij, nga njëra anë, dhe përkushtimin total ndaj Zotit, nga ana tjetër. Por nëse dikush dëmtohet nga kjo gjë, atëherë Allahu i Lartësuar thotë:Por, për ata që janë të sëmurë ose kanë plagë në kokë, kompensimi(për rruajtjen e kokës para kohe)është me agjërim, sadaka ose kurban. -Nëse dikush vuan nga diçka, e cila mund të largohet veçse duke hequr flokët, atij i lejohet që ta rruajë kokën, por e ka detyrë të bëjë një nga tri gjërat vijuese si kompensim: ose të agjërojë tri ditë, ose të ushqejë gjashtë të varfër, ose të bëjë një kurban të pranueshëm. Ai është i lirë të zgjedhë mes këtyre tri alternativave. Këto lehtësime vlejnë edhe për veprimet e tjera që janë të ndaluara të kryhen gjatë kohës së ihramit, si: prerja e thonjve, mbulimi i kokës (për burrat), veshja e rrobave të qepura (përveç ihramit) dhe parfumosja. Të gjitha këto, pra, që janë të ndaluara gjatë ihramit, lejohen të kryhen kur janë të domosdoshme, por më pas duhet të jepet kompensimi përkatës, sipas mënyrës së lartpërmendur. Më tej, i Lartësuari thotë:Kur jeni të sigurt(nga armiqtë), atëherë ai që kryen umren gjatë haxhit, le të bëjë kurban, sipas mundësisë. -Pra, ai që bën umren dhe lirohet nga ihrami deri për haxh, duhet të therë një kurban, si falënderim për lehtësimet dhe mirësitë e haxhit temetu, i cili mundëson që të bëhen dy adhurime (umre dhe haxh) në një udhëtim të vetëm. Kurbani është edhe si falënderim për lehtësimet që i krijohen pas kryerjes së umres, duke pritur fillimin e haxhit, sepse pas përfundimit të umres, hiqet ihrami dhe lejohen ato komoditete që nuk bëhen gjatë ihramit, derisa vjen koha e haxhit, për ta veshur ihramin përsëri. Kurban duhet të therë edhe ai që kryen haxhin e llojit ķirân, sepse edhe ai kryen umren e haxhin bashkë, në një kohë të vetme.Ai që nuk ka, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit dhe shtatë ditë kur të jetë kthyer(në shtëpi). Kështu bëhen dhjetë ditë të plota. -Kush nuk mund të therë kurban, e ka për detyrë që të agjërojë tri ditë gjatë kohës së haxhit dhe shtatë ditë kur të kthehet në vendin e vet, pas haxhit. Tri ditët gjatë haxhit fillojnë që në çastin kur vishet ihrami për të kryer umren, dhe vazhdojnë deri në ditën e tretë pas ditës së kurbanit, ose deri në ditën e fundit të gjuajtjes së gurëve dhe të qëndrimit në Mina. Megjithatë, më e mira është që të agjërohet dita e shtatë, e tetë dhe e nëntë e muajit dhul hixhe, pra, tri ditët para Bajramit. Ndërsa shtatë ditët e mbetura nga dhjetëshja e domosdoshme për t'u agjëruar, duhet të agjërohen pas përfundimit të riteve të haxhit. Me fjalë të tjera, lejohet të agjërosh që kur ndodhesh ende në Mekë, gjatë rrugës së kthimit, ose kur të mbërrish në vendin tënd.Ky është rregulli për ata që nuk e kanë familjen pranë Xhamisë së Shenjtë. -Kjo dispozitë, domethënë detyrimi i therjes së një kurbani për atë që e bën haxhin temetu, është e vlefshme për ata që nuk janë vendas në Mekë, ose që nuk jetojnë pranë Xhamisë së Shenjtë. Pra, kjo dispozitë vlen për ata që jetojnë larg Mekës dhe që kur vijnë në të, quhen “udhëtarë”. Vetëm këta e kanë të detyrueshme që të therin kurban, si falënderim për kryerjen e dy adhurimeve (të haxhit dhe umres) në një udhëtim të vetëm. Ndërsa ata që banojnë pranë Xhamisë së Shenjtë, të cilët konsiderohen si vendas, e jo si udhëtarë, nuk duhet të bëjnë kurban, sepse nuk ka arsye për një gjë të tillë.Pra, kijeni frikë Allahun... -Ruajuni ndëshkimit të Allahut, duke iu përmbajtur kufijve të Tij në të gjitha çështjet tuaja. Ruajuni zemërimit të Tij, duke zbatuar rigorozisht urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Edhe urdhrat dhe ndalesat që kanë të bëjnë me haxhin, të cilat u përmendën në këtë ajet, duhet të jenë në qendër të vëmendjes suaj, prandaj kurrë mos i neglizhoni ato!...dhe dijeni se Allahu është ndëshkues i rreptë. -Allahu është ndëshkues i rreptë i atyre që nuk u binden urdhrave të Tij dhe nuk u largohen ndalesave të Tij. Ja përse duhet devotshmëria (takua). Kush ia ka frikën ndëshkimit të Allahut të Lartësuar, ruhet që të mos shkelë kufijtë e Tij, duke shpresuar shpërblimin e Tij. Ndërsa ata që nuk i ruhen ndëshkimit dhe zemërimit të Allahut dhe nuk shpresojnë faljen dhe shpërblimin e Tij, sigurisht që do të kryejnë harame dhe do të guxojnë të lënë detyrimet e Tij.Ky ajet tregon në mënyrë të drejtpërdrejtë se nuk lejohet rruajtja para therjes së kurbanit, por sipas shpjegimit të Profetit, ne themi se është më mirë që rruajtja të bëhet pas kurbanit (Sh.p.).Në këtë rast ky haxh quhet haxh temettu i llojit "Kiran". Imam ibnul kajimi thotë në Zad el miad: "Fjala temettu, sikurse e kemi përmendur, mund të japë dy kuptime: 1. Dalja nga gjendja e ihramit pas kryejres së umres dhe rinisja e ihramit për haxh në ditën e tetë, ose: 2. shoqërim i umres me haxhin e llojit kiran, pa ndërprerje të gjendjes së ihramit . Pra fjala temettu i përmban të dyja mundësitë." Mbr. Shkak për mos'heqjen e ihramit është sjellja e bagëtive të kurbanit me vete siç ka thënë Profeti a.s. kur atë e pyeti Ummu Seleme. Sh.p.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском