As-Sa'diAl‑Baqarah · 2:213–221

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Baqarah 2:213–221

2:213Page 33

كَانَ ٱلنَّاسُ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ فَبَعَثَ ٱللَّهُ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ وَأَنزَلَ مَعَهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ لِيَحۡكُمَ بَيۡنَ ٱلنَّاسِ فِيمَا ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِۚ وَمَا ٱخۡتَلَفَ فِيهِ إِلَّا ٱلَّذِينَ أُوتُوهُ مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡهُمُ ٱلۡبَيِّنَٰتُ بَغۡيَۢا بَيۡنَهُمۡۖ فَهَدَى ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لِمَا ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِ مِنَ ٱلۡحَقِّ بِإِذۡنِهِۦۗ وَٱللَّهُ يَهۡدِي مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٍ ٢١٣

Mankind was [of] one religion [before their deviation]; then Allāh sent the prophets as bringers of good tidings and warners and sent down with them the Scripture in truth to judge between the people concerning that in which they differed. And none differed over it [i.e., the Scripture] except those who were given it - after the clear proofs came to them - out of jealous animosity among themselves. And Allāh guided those who believed to the truth concerning that over which they had differed, by His permission. And Allāh guides whom He wills to a straight path.

Njerëzit ishin dikur një bashkësi e vetme dhe Allahu dërgoi profetët, si përgëzues dhe si qortues. -Pra, në fillim, njerëzit ishin të gjithë në rrugë të drejtë dhe adhuronin një Zot, vetëm Allahun. Kështu vazhduan për rreth dhjetë shekuj pas kohës së profetit Nuh (a.s.). Pastaj ata u ndanë në dy grupe të mëdha: një grup i qëndroi besnik rrugës së drejtë, duke e adhuruar Zotin të vetëm dhe duke iu bindur veç Atij, ndërsa grupi tjetër filloi të adhuronte zota të tjerë veç Allahut dhe u larguan nga bindja dhe nënshtrimi ndaj Tij. Atëherë, Allahu i Lartësuar dërgoi mes njerëzve, gjatë gjithë kohërave, profetët e Tij, për t'u përcjellë krijesave të vërtetën, të argumentuar dhe të provuar. Ata vinin me argumente të qarta, që nuk u linin krijesave asnjë justifikim para Zotit të tyre, nëse do vazhdonin të ndiqnin rrugën e humbjes. Disa mendojnë se ajeti tregon se njerëzit ishin të gjithë të bashkuar në rrugën e humbjes. Pra, sipas këtij mendimi tjetër, të gjithë ishin në humbje, të zhytur në kufër, mosbindje ndaj Allahut dhe në shkatërrim total, duke mos pasur as dritë, as iman. Pastaj Allahu i Lartësuar, nga mëshira e Tij, u dërgoi profetë, si përgëzues dhe qortues. Profetët ishin përgëzues për ata që do t’i bindeshin Allahut. Përgëzimi i tyre ishte se frytet e bindjes ndaj Allahut janë nga më të mirat: furnizim i bollshëm, hallall dhe i ndershëm, forcë në trup, mendje e shpirt dhe një jetë e këndshme. Por, pa dyshim, fryti më i mrekullueshëm që sjell bindja e nënshtrimi ndaj Allahut është arritja e kënaqësisë së Tij dhe e Xhenetit të përhershëm. Zoti i dërgoi profetët edhe si qortues e paralajmërues. Ata qortonin dhe paralajmëronin njerëzit që nuk bindeshin dhe nuk i nënshtroheshin Allahut, se do të shijonin frytet e hidhura të mosbindjes, të cilat janë: furnizimi i vështirë, dobësia, poshtërimi dhe jeta e trishtuar. Por më i hidhur nga gjithçka është zemërimi i Allahut dhe zjarri i Xhehenemit, ku ata do të qëndrojnë përjetësisht.Ai u zbriti atyre edhe Librin me të vërtetën... -Allahu i Lartësuar u shpalli profetëve të vërtetën e u dha urdhra të drejtë. Çdo gjë në librat e Zotit është e drejtë dhe sqaruese e themeleve të besimit, të ligjeve dhe dispozitave për jetën. Vetëm nëpërmjet këtyre librave mund t'u jepet zgjidhje kundërshtimeve mes krijesave, siç thotë Allahu i Lartësuar:...për të gjykuar midis njerëzve në çështjet që kundërshtoheshin mes tyre.Kështu, librat e Zotit kanë zbritur pikërisht për t’u sqaruar njerëzve çështjet për të cilat ata nuk pajtohen me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, kurdoherë që ka kundërshtime mes njerëzve, është detyrë për ta që ta gjejnë zgjidhjen në udhëzimet e Allahut të Lartësuar, të cilat gjenden në Kur’ân dhe në Sunetin e Profetit (a.s.). Nëse Kur’âni dhe hadithet e Profetit (a.s.) nuk do të mjaftonin për zgjidhjen e konflikteve mes njerëzve, Allahu i Lartësuar nuk do të na udhëzonte që t’i kërkonim zgjidhjet në ato dy burime. Megjithatë, edhe pse ndjekja e mësimeve të Zotit në librat e shenjtë mundëson bashkimin e njerëzve, ata përsëri u përçanë, sepse i kundërshtuan këto mësime, për shkak të smirës dhe urrejtjes:Pas qartësimit të argumenteve, askush nuk kundërshtoi më, përveç arrogantëve të verbuar nga zilia dhe armiqësia për njëri-tjetrin. -Pra, ata u përçanë, për shkak të smirës dhe urrejtjes që vlonte në zemrat e tyre, edhe pas zbritjes së argumenteve të qarta. Ata kundërshtuan mësimet dhe librat e Zotit, ndërkohë që duhet t’u besonin dhe t'i nënshtroheshin atyre. Me këtë veprim, ata humbën dhe u larguan shumë larg nga rruga e drejtë. Ndërsa besimtarët e nënshtruar, respektuesit e mësimeve të Zotit, u udhëzuan drejt të vërtetës, me mëshirën e Zotit të tyre:Me mëshirën e Tij, Allahu i udhëzoi besimtarët tek e vërteta e çështjeve, për të cilat kishin kundërshtime. -Allahu i Lartësuar i ka udhëzuar besimtarët e sinqertë të këtij umeti, që të gjejnë të vërtetën në të gjitha çështjet ku janë kundërshtuar popujt e tjerë që kanë patur libër hyjnor dhe që tashmë kanë humbur rrugën dhe kanë devijuar. Ky ummet është udhëzuar prej mëshirës së Allahut të Lartësuar dhe me vullnetin e Tij, prandaj ka mundur të gjejë rrugën e drejtë për çdo çështje që ka patur kundërshtime.Allahu udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai dëshiron. -Allahu i Lartësuar ia bën të gjitha krijesave ftesën e Tij për të ndjekur rrugën e drejtë, sepse Ai është i Drejti. Kështu, krijesat nuk do të kenë asnjë justifikim Ditën e Gjykimit kur të dalin para Tij, siç thotë Allahu: “Kujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë, duke u thënë: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” - “Po, - thanë ata, - dëshmojmë për këtë!”. Atëherë, mos thoni Ditën e Kijametit: “Ne s’kemi ditur gjë për këtë.”. Ose që të mos thoni: “Etërit tanë ishin idhujtarë, ndërsa ne jemi thjesht pasardhës të tyre. Atëherë do të na ndëshkosh për atë që bënë ata pasues të kotësive?” Kështu i shtjellojmë Ne argumentet me hollësi, që ata të kthejnë rrugë (drejt nesh).” [Araf 172-174]. Pavarësisht nga kjo, jo të gjithë iu përgjigjën ftesës së Tij. Jo të gjithëve iu dha suksesi që t'i nënshtrohen dhe dorëzohen Atij, por vetëm ata të cilët Ai i zgjodhi për t'i mëshiruar dhe për t'u dhënë sukses, vetëm ata e gjetën rrugën e vërtetë. Pra, kush është në rrugën e drejtë, e ka gjetur atë vetëm me mëshirën, butësinë, bujarinë dhe bamirësinë e Zotit të Tij. Ndërsa ata që mohojnë, nuk i përgjigjen ftesës, sepse kështu ka vendosur drejtësia dhe urtësia e Allahut të Lartësuar.

2:214Page 33

أَمۡ حَسِبۡتُمۡ أَن تَدۡخُلُواْ ٱلۡجَنَّةَ وَلَمَّا يَأۡتِكُم مَّثَلُ ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلِكُمۖ مَّسَّتۡهُمُ ٱلۡبَأۡسَآءُ وَٱلضَّرَّآءُ وَزُلۡزِلُواْ حَتَّىٰ يَقُولَ ٱلرَّسُولُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ مَتَىٰ نَصۡرُ ٱللَّهِۗ أَلَآ إِنَّ نَصۡرَ ٱللَّهِ قَرِيبٞ ٢١٤

Or do you think that you will enter Paradise while such [trial] has not yet come to you as came to those who passed on before you? They were touched by poverty and hardship and were shaken until [even their] messenger and those who believed with him said, "When is the help of Allāh?" Unquestionably, the help of Allāh is near.

A mendoni se do të hyni në Xhenet pa u provuar si ata që ishin para jush... -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon një rregull të pakthyeshëm, të vendosur për krijesat e Tij, duke thënë se Ai do t’i sprovojë ato, pa diskutim, me të mira e me të këqija, ashtu sikurse veproi me popujt e tjerë më të hershëm. Ky është ligji i Tij i pandryshueshëm. Çdokush që përqafon fenë e Zotit dhe kërkon të zbatojë dispozitat e Tij, patjetër që do të sprovohet. Ata që bëjnë durim në këto sprova, për t’iu nënshtruar vullnetit të Zotit, ata që përqendrohen në fenë e Zotit dhe nuk zbrapsen nga asnjë lloj vështirësie që hasin rrugës, pikërisht ata janë të sinqertët, të cilët meritojnë gradat më të larta dhe lumturinë më të madhe. Ata zotërojnë, gjithashtu, mjetin e domosdoshëm për t'u bërë prijës të njerëzve, domethënë durimin. Ndërsa ata që i konsiderojnë si ndëshkim prej Zotit vështirësitë për shkak të fesë, ata që thyhen në rrugën e Zotit nga çdo lloj sprove, ata që janë të paqëndrueshëm në synimet e larta, pikërisht këta janë mashtrues, që vetëm pretendojnë se e besojnë Zotin e tyre. Imani nuk është thjesht me të pretenduar dhe me të ëndërruar, ai nuk është thjesht me fjalë të thëna me gojë, por sinqeriteti i imanit duhet të vërtetohet me vepra. Edhe bashkësitë para nesh janë sprovuar, madje shumë rëndë. Thotë i Lartësuari:Ata u sprovuan nga vuajtje e fatkeqësi dhe ishin kaq të tronditur sa edhe i Dërguari, e bashkë me të edhe besimtarët, luteshin: “Kur do të vijë ndihma e Allahut?!” -Ata janë sprovuar me varfëri, sëmundje e me çdo gjë që të trondit, si për shembull, kërcënimet për vrasje, për internim, për marrje të pasurisë, për zhdukjen e të dashurve të zemrës e të tjera si këto. Aq e fortë dhe e frikshme ishte tronditja e tyre gjatë këtyre sprovave, saqë ndihma e Allahut u dukej shumë larg, edhe pse ishin të sigurt se ajo do t'u vinte. Aq e fortë ishte tronditja e tyre, sa edhe i Dërguari, e bashkë me të edhe besimtarët, luteshin: “Kur do të vijë ndihma e Allahut?!”. Por i Madhëruari na ka mësuar se lehtësimi vjen menjëherë pas vështirësisë, se kur çështja ngushtohet, patjetër do të vijë çlirimi, siç thotë më pas:Po. Vërtet, ndihma e Allahut është(gjithmonë)afër! -Çdokush që përqafon të vërtetën, do të sprovohet. Nëse njeriu bën durim ndaj sprovave, duke llogaritur shpërblimin e Zotit, atëherë ato do t’i shndërrohen në lumturi e gëzim, në qetësi dhe prehje, ndërsa në fund, do të dalë fitues mbi çdo armik të tijin. Këto sprova, gjithashtu, do t’i shërojnë çdo sëmundje që mund të gjendet në shpirtin dhe zemrën e tij. Ky ajet është i ngjashëm me disa ajete të tjera, si Ali Imran 172-175 dhe Ankebut 1-7.

2:215Page 33

يَسۡـَٔلُونَكَ مَاذَا يُنفِقُونَۖ قُلۡ مَآ أَنفَقۡتُم مِّنۡ خَيۡرٖ فَلِلۡوَٰلِدَيۡنِ وَٱلۡأَقۡرَبِينَ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينِ وَٱبۡنِ ٱلسَّبِيلِۗ وَمَا تَفۡعَلُواْ مِنۡ خَيۡرٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِهِۦ عَلِيمٞ ٢١٥

They ask you, [O Muḥammad], what they should spend. Say, "Whatever you spend of good is [to be] for parents and relatives and orphans and the needy and the traveler. And whatever you do of good - indeed, Allāh is Knowing of it."

Të pyesin ty se çfarë duhet të japin për sevap. -Kuptimi: Të pyesin ty rreth shpenzimeve, domethënë, çfarë duhet të shpenzojmë dhe për kë duhet të shpenzojmë. Për të dyja pyetjet, Allahu i Lartësuar kthen përgjigje:Thuaju: “Çfarëdo bamirësi që e bëni, bëjeni për prindërit, për të afërmit, për jetimët, për të varfërit dhe për udhëtarët. -Për sa i përket përgjigjes së pyetjes se çfarë duhet shpenzuar e dhënë, Allahu i Lartësuar ka përdorur një fjalë, që i përfshin të gjitha llojeve të mirësive, shumë apo pak qofshin ato. Pastaj i Madhëruari na tregon kategoritë më të rëndësishme të njerëzve që duhet të përfitojnë nga shpenzimet e tua:1. Të parët që meritojnë bamirësinë tënde janë prindërit e tu. Bamirësia ndaj tyre është detyrim dhe padrejtësia ndaj tyre është gjynah i madh. Një nga bamirësitë më të mëdha ndaj tyre është shpenzimi i pasurisë për t'i kënaqur ata, ashtu sikurse edhe një nga padrejtësitë më të mëdha që mund të bësh ndaj tyre është mosshpenzimi i pasurisë për kënaqësinë e tyre. Shpenzimi dhe mbulimi i nevojave të tyre financiare është detyrim për çdo fëmijë që e ka mundësinë ta bëjë këtë.2. Pas prindërve, njerëzit që meritojnë më shumë shpenzimet dhe përkujdesjen tënde janë të afërmit, sipas shkallës së tyre të afërsisë, duke filluar me më të afërmit, pastaj më të largëtit, dhe duke marrë në konsideratë nevojat e tyre. Bamirësia ndaj të afërmve ka dy lloje shpërblimesh: Shpërblimin për sadakanë dhe shpërblimin për ruajtjen e lidhjeve farefisnore.3. Jetimët, në kategorinë e të cilëve hyjnë minorenët që nuk kanë njeri të përkujdeset për ta, ndërkohë që as vetë nuk mund ta sigurojnë jetën e tyre. Kështu, ata janë në nevojë dhe shpenzimi për ta është i domosdoshëm. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i ka porositur adhuruesit e Tij që të tregojnë kujdes e mëshirë ndaj tyre. Kjo është butësia dhe mëshira e Allahut me krijesat e Tij.4. Të varfërit. Këtu hyjnë njerëzit të cilët, nga varfëria e madhe, nuk kanë as gjërat më të domosdoshme për jetën e tyre. Edhe këtyre duhet t'u krijohet mundësia për të jetuar, duke u plotësuar nevojat e tyre të domosdoshme, në mënyrë që ata mos detyrohen të lypin e të përçmohen.5. Udhëtarët. Flitet për ata udhëtarë që, për ndonjë arsye të caktuar, kanë mbetur në mes të rrugës dhe nuk kanë mundësi që të kthehen në vendin e tyre apo atje për ku janë nisur. Edhe këta duhen ndihmuar që të arrijnë në destinacionin e tyre.Allahu i Lartësuar i ka veçuar këto kategori, për shkak të nevojës së tyre të madhe për ndihmë. Më pas, Allahu i Lartësuar jep një gjykim më gjithëpërfshirës për bamirësinë:çdo të mirë që e bëni, Allahu e di në imtësi. -Çdo lloj sevapi që bëni ndaj këtyre kategorive, edhe të tjerëve veç tyre, Allahu i Lartësuar e di shumë mirë. Madje, jo vetëm shpenzimet tuaja, por edhe çdo vepër të mirë që kryeni për t'u afruar tek Allahu dhe për të fituar kënaqësinë e Tij, Ai e di shumë mirë, sepse kështu kuptohet nga fjalët e përdorura në ajet. Deklarimi se Allahu di gjithçka që ata bëjnë do të thotë për besimtarët se Ai do të shpërblejë gjithçka të mirë që ata kanë bërë ose që kanë patur për qëllim të bëjnë. Ai do t’i shpërblejë ata në varësi të qëllimit dhe të sinqeritetit të tyre. Allahu i Lartësuar e di shumë mirë se kush shpenzon më shumë e kush më pak, kush shpenzon për çështjet më të domosdoshme e kush jo.

2:216Page 34

كُتِبَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡقِتَالُ وَهُوَ كُرۡهٞ لَّكُمۡۖ وَعَسَىٰٓ أَن تَكۡرَهُواْ شَيۡـٔٗا وَهُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡۖ وَعَسَىٰٓ أَن تُحِبُّواْ شَيۡـٔٗا وَهُوَ شَرّٞ لَّكُمۡۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ وَأَنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ ٢١٦

Battle has been enjoined upon you while it is hateful to you. But perhaps you hate a thing and it is good for you; and perhaps you love a thing and it is bad for you. And Allāh knows, while you know not.

Juve ju është bërë detyrim lufta, ndonëse e urreni atë. -Ky ajet është faktues se lufta në rrugën e Zotit është detyrë. Në fillimet e Islamit, për shkak të dobësisë së tyre, muslimanët e kishin të ndaluar që të hapnin luftë. Por pas emigrimit të Profetit në Medinë, muslimanët u shtuan dhe u fuqizuan, prandaj Allahu i Lartësuar i urdhëroi ata për luftë në rrugën e Tij. Allahu i Lartësuar na tregon se xhihadi është i vështirë për njeriun, sepse ka shumë mundime dhe lodhje, madje mund të përballesh edhe me vdekjen. E, megjithatë, xhihadi konsiderohet prej atyre mirësive të cilat nuk kanë asnjë të keqe brenda tyre. Shpërblimi i tij është jashtëzakonisht i madh, ndërkohë që të shpëton përfundimisht prej ndëshkimit të dhimbshëm. Luftëtarëve në rrugën e Allahut u është premtuar se do të dalin fitimtarë mbi armiqtë e tyre. Ata meritojnë të shijojnë plaçkën e luftës, por edhe shumë mirësi të tjera të kësaj bote dhe të tjetrës.Por ndodh që ju ta urreni diçka, por ajo të jetë më e mirë për ju... -Pra, edhe pse lufta është e urryer për shpirtin, ajo është e mirë në çdo aspekt që ta shohësh....dhe ndodh që ju ta doni diçka, por ajo të jetë e keqe për ju. -Për shembull, kur dikush i bën bisht xhihadit në rrugën e Allahut, për të ruajtur rehatinë e jetës, në fakt, ky veprim i tij do t’i sjellë vetëm të këqija, duke filluar nga poshtërimi prej armiqve të Islamit e të tjera më pas. Shpërfillja e xhihadit sjell dobësimin dhe nënshtrimin e plotë të muslimanëve, largon shpërblimet e mëdha dhe afron ndëshkimin e dhembshëm të Allahut të Lartësuar. Ky ajet na tregon një rregull të përgjithshëm, që thotë: Të gjitha veprat e mira, edhe pse ndonjëherë janë të vështira të kryhen dhe të urryera nga shpirti i njeriut, ato sjellin mirësi të shumta për të. Ndërsa të gjitha veprat e këqija, edhe pse janë të dëshirueshme për njeriun që t'i kryejë, për shkak të kënaqësive që ai mendon se arrin nëpërmjet tyre, ato mbeten të këqija dhe sjellin shumë të këqija të tjera. Në çështjet e dynjasë, për sa i përket besimtarit, nëse ai e do diçka dhe Allahu i Lartësuar përcakton që ajo të mos i jepet, ai gjithsesi është në mirësi. Pra, edhe nëse i shpëton nga duart diçka që është e mirë në vështrimin e tij, ai është i kënaqur dhe duhet të jetë i tillë, sepse besimtari është i bindur për një fakt: Allahu i Lartësuar është më i mëshirshëm për robin, sesa vetë robi për vetveten. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar është më i pushtetshëm për të sjellë mirësi për robin e Tij, sesa robi për vetveten. Kjo e bën adhuruesin që të jetë shumë mirënjohës ndaj Allahut të Madhëruar. Thotë i Lartësuari:Allahu di e ju nuk dini. -Duke qenë se çështja qëndron kështu, atëherë është e këshillueshme që ju të kënaqeni gjithmonë me caktimet e Zotit tuaj, pavarësisht në ju kënaqin ato apo jo.

2:217Page 34

يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلشَّهۡرِ ٱلۡحَرَامِ قِتَالٖ فِيهِۖ قُلۡ قِتَالٞ فِيهِ كَبِيرٞۚ وَصَدٌّ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَكُفۡرُۢ بِهِۦ وَٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ وَإِخۡرَاجُ أَهۡلِهِۦ مِنۡهُ أَكۡبَرُ عِندَ ٱللَّهِۚ وَٱلۡفِتۡنَةُ أَكۡبَرُ مِنَ ٱلۡقَتۡلِۗ وَلَا يَزَالُونَ يُقَٰتِلُونَكُمۡ حَتَّىٰ يَرُدُّوكُمۡ عَن دِينِكُمۡ إِنِ ٱسۡتَطَٰعُواْۚ وَمَن يَرۡتَدِدۡ مِنكُمۡ عَن دِينِهِۦ فَيَمُتۡ وَهُوَ كَافِرٞ فَأُوْلَٰٓئِكَ حَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٢١٧

They ask you about the sacred month1 - about fighting therein. Say, "Fighting therein is great [sin], but averting [people] from the way of Allāh and disbelief in Him and [preventing access to] al-Masjid al-Ḥarām and the expulsion of its people therefrom are greater [evil] in the sight of Allāh. And fitnah2 is greater than killing." And they will continue to fight you until they turn you back from your religion if they are able. And whoever of you reverts from his religion [to disbelief] and dies while he is a disbeliever - for those, their deeds have become worthless in this world and the Hereafter, and those are the companions of the Fire; they will abide therein eternally.

Urdhri i Allahut të Lartësuar për të zhvilluar luftë kundër qafirëve është i vlefshëm, në përgjithësi, që të zbatohet në çdo kohë dhe në çdo vend, me përjashtim të disa kohëve dhe vendeve. I Lartësuari thotë:Të pyesin ty për luftimin në Muajin e Ndaluar. -Shumica e dijetarëve janë të mendimit se dispozita e ndalesës së luftës gjatë muajve të shenjtë është anuluar me dispozitën tjetër, e cila i urdhëron besimtarët që t'i luftojnë idhujtarët kudo që t'i gjejnë. Ndërsa disa komentues të Kur’ânit janë të mendimit se këtu nuk kemi të bëjmë me anulim dispozitash, por me një kufizim të dispozitave gjithëpërfshirëse. Për shembull, Allahu i Lartësuar thotë: “Juve ju është bërë detyrim lufta”, ose në ajetin tjetër të sures Teube, ku thotë: “...Luftojini idhujtarët bashkërisht”, ose në ajetin e përmendur më parë: “Luftojini ata kudo që t'i gjeni”. Këto ajete janë gjithëpërfshirëse dhe na japin të kuptojmë se idhujtarët duhen vrarë të gjithë, kudo dhe kurdoherë që të kapen, pa përjashtim. Por ka ajete të tjera në Kur’ân, që e kufizojnë gjithëpërfshirjen e tyre, siç është ajeti vijues:Thuaju: “Luftimi gjatë tij është (shkelje)e rëndë... -Ky ajet i përjashton muajt e shenjtë nga fusha gjithëpërfshirëse e ajeteve të mësipërme. Kështu, ajetet që na urdhërojnë për të zhvilluar luftë kundër idhujtarëve, pa treguar kufizim kohe e vendi, duhen vështruar në kontekst me ajetet përjashtuese të disa kohëve dhe vendeve të shenjta. Në këtë vështrim, zhvillimi i luftës në muajt e shenjtë vazhdon të jetë i ndaluar. Këtë mendim e përforcon edhe fakti që, një nga shkaqet më të rëndësishme që këta muaj quhen të shenjtë është se nuk lejohet të bësh luftë gjatë tyre. Megjithatë, duhet të jetë e qartë se, gjatë muajve të shenjtë, është e ndaluar lufta mësymëse apo kur muslimanët kërkojnë të çlirojnë vende të tjera. Ndërsa kur bëhet fjalë për luftë mbrojtëse, ajo nuk është e ndaluar gjatë muajve të shenjtë, madje edhe në vendet e shenjta. Shkak për zbritjen e këtij ajeti është ngjarja që ndodhi gjatë ekspeditës ushtarake të dërguar nga Profeti (a.s.), nën udhëheqjen e Abdullah Ibn Xhahshit. Gjatë ekspeditës, kur muslimanët arritën të merrnin edhe shumë pasuri nga një karvan i kurejshëve, ata kapën rob një idhujtar, të quajtur Amër Ibn Hadramij. Më pas, muslimanët e vranë idhujtarin, edhe pse ishin në muajin e shenjtë Rexheb, sikurse vijnë rrëfimet rreth kësaj ngjarjeje. Pikërisht për shkak të vrasjes së këtij idhujtari nga muslimanët gjatë muajit të shenjtë Rexheb, idhujtarët filluan të flisnin dhe të shanin muslimanët, sepse kishin shkelur ligjin e muajve të shenjtë. Por edhe në këtë rast, idhujtarët nuk kishin të drejtë me fyerjet e tyre, sepse ata kryenin vepra shumë më të shëmtuara dhe shumë më të këqija se lufta që zhvilluan muslimanët në muajt e shenjtë. Allahu i Lartësuar thotë:...por të pengosh nga rruga e Allahut, të mohosh Atë, të pengosh nga Xhamia e Shenjtë(Qabja)dhe të dëbosh banorët e saj, janë shkelje edhe më të mëdha tek Allahu.... -Veprat e idhujtarëve, të cilët pengonin njerëzit që besonin Zotin dhe Profetin e Tij, përpjekjet e tyre të shumta për të sprovuar besimtarët në fenë e tyre dhe për t'i kthyer nga rruga e drejtë, të gjitha këto ishin shumë herë më të këqija dhe më të shëmtuara. Ata ndalonin luftën në muajt e shenjtë, por harronin se ata vetë bënin diçka më të shëmtuar se lufta. Për shembull, ata mohonin Zotin e botëve. Vetëm kaq do të mjaftonte për të kuptuar të keqen e tyre. Mohimi i Zotit është e keqja më e madhe që mund të bëjë dikush. Por, sa e shëmtuar bëhet kjo e keqe kur kryhet në muajt e shenjtë dhe në vendin e shenjtë, në Qabe?! Jo vetëm kaq, por ata dëbuan nga Xhamia e Shenjtë banorët e merituar të saj: Profetin (a.s.) dhe sahabët e tij. Allahu i Lartësuar i ka quajtur Profetin (a.s.) dhe sahabët “banorët e Xhamisë së Shenjtë”. Dhe në fakt, banorë të vërtetë të Xhamisë së Shenjtë janë vetëm besimtarët e sinqertë, që e mbushin atë xhami me adhurimin e Allahut të Lartësuar. Pra, një tjetër krim i idhujtarëve, që është më i keq se lufta gjatë muajve të shenjtë, ishte edhe nxjerrja e adhuruesve të Allahut nga Xhamia e Shenjtë, siç thotë i Lartësuari:...dhe të dëbosh banorët e saj, janë shkelje edhe më të mëdha tek Allahu. -Idhujtarët, jo vetëm që i dëbuan besimtarët prej Vendit të Shenjtë, por edhe i pengonin vazhdimisht ata që të shkonin e të adhuronin Allahun atje, ndonëse e dinin shumë mirë se ai vend ishte për të gjithë njëlloj, sepse të gjithë e kishin të drejtën që ta adhuronin Allahun në të. Tërë këto vepra ishin më të mëdha si gjynahe tek Allahu i Lartësuar, dhe të gjitha ato i përmbledh fjala “fitne”- sprovim, siç thuhet më tej:Idhujtaria është edhe më e rëndë se vrasja.” -Pra, fitne-ja është gjynah më i madh sesa vetë lufta dhe vrasja gjatë muajve të shenjtë. Nga kjo kuptohet se idhujtarët ishin të padrejtë kur kritikonin muslimanët për luftën në muajt e shenjtë. Allahu i Lartësuar na tregon se ata do të përpiqen vazhdimisht, me të gjitha mënyrat, madje edhe me luftë, që t'i kthejnë besimtarët nga rruga e drejtë.Ata nuk do të reshtin së luftuari derisa t'ju zmbrapsin nga feja juaj, nëse munden. -Allahu i Lartësuar na tregon se qafirët gjithmonë kanë për t’i luftuar muslimanët. Po ashtu, qëllimi i tyre kryesor nuk është grabitja e pasurisë dhe as vrasja e muslimanëve, por është kthimi i tyre nga besimtarë në jobesimtarë. Ata dëshirojnë që edhe muslimanët të kthehen në qafirë, dhe kështu të bëhen prej banorëve të Zjarrit. Për hir të këtij qëllimi, ata i shpenzojnë të gjitha energjitë e tyre. Por Allahu i Lartësuar thotë në suren Teube, ajetet 32-33: “Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojën e tyre. Por Allahu veçse do ta përkryejë dritën e Tij edhe pse jobesimtarët e urrejnë (këtë). Është Ai që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim (të qartë) e fe të vërtetë, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe pse (këtë)e urrejnë idhujtarët.” Ose në një ajet tjetër: “Ata që nuk besojnë, e shpenzojnë pasurinë e tyre për t'i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. Dhe kështu do të vijojnë ata ta shpenzojnë atë; por në fund ata do të kenë vetëm dëshpërim; dhe pastaj ata do të mposhten. Të gjithë mohuesit do të grumbullohen në Xhehenem.” [Enfal, 36]. Këto ajete flasin për të gjithë qafirët, e në mënyrë të veçantë për çifutët dhe të krishterët. Ata përdorin çdo mënyrë për t'i joshur njerëzit që të pasojnë fenë e tyre. Ata përpiqen nëpërmjet misionarëve, mjekëve, shkollave e shumë shërbimeve të tjera që u ofrojnë njerëzve në nevojë, duke u kërkuar atyre që të braktisin Islamin dhe besimin e drejtë në një Zot. Ata përpiqen që të fusin në zemrën dhe mendjen e muslimanëve lloj-lloj dyshimesh, që t'i lëkundin nga feja e tyre e drejtë. Por ata harrojnë diçka: Ai që ua hapi sytë muslimanëve, që të besojnë fenë e vërtetë, Islamin, Ai që e plotësoi mirësinë e Tij ndaj tyre, duke e bërë të pandryshueshme fenë e tyre, është vetë Allahu, Krijuesi i gjithësisë. E pra, Ai që i mëshiroi dhe i përzgjodhi ata për t'i udhëzuar në Islam, është po Ai që shpresohet t'ua plotësojë dhe përsosë dritën e tyre, deri në destinacionin e tyre fatlum. Ai përkujdeset për ta, duke i ruajtur dhe duke i mëshiruar. Askush nuk mund ta shuajë dritën që Allahu e ka dhuruar. Kurthet e tyre do t’u kthehen mbrapsht dhe të dëmtuarit do të jenë vetëm ata, ndërsa feja dhe fjala e Allahut do të lartësohet dhe do të fitojë. Ajeti i mësipërm e përshkruan me saktësi veprimtarinë e qafirëve të sotëm, ashtu si edhe të qafirëve të dikurshëm.E kush zmbrapset nga feja e tij dhe vdes si jobesimtar, veprat e tij janë të pavlera në këtë jetë dhe në Jetën tjetër. Këta janë banorë të Zjarrit dhe në të do të jenë përjetësisht. -Allahu i Lartësuar na tregon se ata që mposhten para këtyre sprovave dhe e braktisin Islamin, pastaj vazhdojnë të jetojnë si mohues derisa vdesin, ata do të kenë ndëshkim shumë të ashpër. Ata që braktisin Islamin dhe vdesin si qafirë kanë shumë dënime. Së pari, atyre u asgjësohen veprat e tyre në dynja dhe në ahiret, sepse kur njeriu nuk është musliman, atëherë veprat e tij janë të pavlefshme, të papranueshme dhe të pashpërblyeshme nga Allahu i Lartësuar. Më pas, ata do të jenë banorë të Xhehenemit, ku do të jenë përjetësisht. Megjithatë, nëse njeriu braktis Islamin, pastaj kthehet përsëri në Islam, atëherë atij i llogariten dhe i shpërblehen edhe veprat e mira që ka kryer gjatë kohës kur ishte fillimisht musliman, sepse ajeti tregon që veprat u asgjësohen vetëm atyre që e braktisin Islamin dhe vdesin si qafirë. Të njëjtën gjë themi edhe për ata që bëjnë nga ato lloj gjynahesh (përveç kufrit) që fshijnë veprat e mira. Nëse ata pendohen për këto gjynahe, atëherë veprat e mira u kthehen sërish, dhe kështu do të shpërblehen.

2:218Page 34

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱلَّذِينَ هَاجَرُواْ وَجَٰهَدُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ أُوْلَٰٓئِكَ يَرۡجُونَ رَحۡمَتَ ٱللَّهِۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٢١٨

Indeed, those who have believed and those who have emigrated and fought in the cause of Allāh - those expect the mercy of Allāh. And Allāh is Forgiving and Merciful.

Ata që besuan dhe që mërguan e luftuan në rrugë të Allahut... -Allahu i Lartësuar bën një premtim të mrekullueshëm për ata që kanë këto cilësi: 1. besojnë sinqerisht; 2. emigrojnë për hir të Zotit; 3. luftojnë në rrugën e Zotit . Këto cilësi janë kushtet e lumturisë. Mbi to ndërtohet adhurimi. Ato përcaktojnë suksesin ose humbjen e njeriut. Kështu, i pari është besimi. Mos pyet për vlerën e tij! E si mund të pyesësh për vlerën e tij, kur ai është kriteri dallues mes të lumturve dhe të dëshpëruarve, mes banorëve të Xhenetit dhe banorëve të Xhehenemit. Nëse zemra e robit ka iman, atëherë veprat dhe adhurimet e tij do të pranohen dhe shpërblehen nga Allahu i Madhëruar. E nëse zemra e robit është bosh, pa iman, prej këtij njeriu nuk pranohet as kompensim dhe as rryshfet. Prej tij nuk pranohet asnjë lloj vepre, qoftë ajo e detyrueshme apo vullnetare. I dyti është emigrimi për hir të Allahut, i cili e ndan njeriun nga gjërat më të dashura të dynjasë: nga atdheu, pasuria dhe farefisi i tij. Ai i lë të dashurit e tij dhe largohet prej tyre vetëm për hir të Allahut dhe për të ndihmuar fenë e Zotit. Më pas vjen lufta ose xhihadi në rrugë të Allahut. Xhihadi nënkupton shpenzimin e të gjitha forcave dhe mundësive të njeriut, për të luftuar kundër armiqve të Islamit. Xhihad do të thotë, gjithashtu, përpjekje maksimale për të ndihmuar fenë e Allahut dhe për të shkatërruar fenë e shejtanit. Xhihadi është kulmi i veprave të mira dhe për të është caktuar shpërblimi më i lartë. Ai është faktori më i rëndësishëm që ndihmon në përhapjen e Islamit dhe pakësimin e idhujtarisë. Nëpërmjet xhihadit ruhet më së tepërmi paprekshmëria e muslimanëve, ruhet siguria e jetës, e pasurisë dhe e familjes së tyre. Kështu, njerëzit që i kanë të tilla cilësi e meritojnë të shpresojnë mëshirën e Allahut të Lartësuar:...ata shpresojnë vërtet për mëshirën e Allahut.. -Këta e meritojnë të shpresojnë për mëshirën e Allahut të Lartësuar, sepse janë përpjekur me të gjitha forcat e mënyrat për ta arritur atë. Ky ajet fakton se shpresa për shpëtim konsiderohet e drejtë nëse njeriu bën maksimumin për ta arritur atë. Ndërsa shpresat që shoqërohen me dembelizëm në kryerjen e sebepeve që sjellin lumturinë, quhet pazotësi, dështim ose ëndrra me sy hapur. Ato tregojnë dobësi, mungesë vullneti dhe mangësi në logjikë. Njerëz të tillë i përngjajnë atij që shpreson të bëhet me fëmijë, por pa kryer marrëdhënie me gruan e tij, ose atij që shpreson të korrë shumë, kur ende nuk ka mbjellë. Ky ajet tregon edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme. Njeriu, sado vepra të mira të ketë kryer, nuk duhet ta mbështesë shpëtimin e tij tek këto vepra, por duhet që gjithmonë të shpresojë mëshirën e Zotit të tij. Shpëtimi i tij është vetëm te mëshira e Zotit. Ai duhet të shpresojë që Zoti t'ia pranojë veprat, t'ia mbulojë mangësitë dhe t’ia falë gjynahet. Vetëm me mëshirën dhe faljen e Zotit mund të shpresohet shpëtimi. Prandaj i Madhëruari thotë në vijim:Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Pra, Ai është Falës i robit që pendohet sinqerisht dhe plotësisht. Ai është Mëshirëploti, mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka. Ky ajet shërben si përgëzim për njerëzit që kryejnë vepra të mira, se Allahu i Lartësuar do t'i falë ata. Veprat e mira i fshijnë të këqijat dhe janë shkak që Allahu t’i mëshirojë robërit e Tij. Nëse njeriu falet nga Mëshirëploti, kjo do të thotë se ai ka marrë siguri të plotë që nuk do të ndëshkohet në dynja dhe në ahiret, sepse ndëshkimet vijnë për shkak të gjynaheve të robit. Nëse gjynahet fshihen, atëherë robi shpëton dhe është i ruajtur prej ndëshkimit. E kur njeriu përfshihet nga mëshira e Mëshirëplotit, kjo do të thotë se ai do të përfitojë çdo mirësi të dynjasë dhe të ahiretit. Madje, vetë veprat e tij të mira, si: të besuarit tek Allahu, emigrimi për hir të Allahut dhe xhihadi janë shenja të mëshirës së madhe të Mëshiruesit ndaj atij. Nëse Allahu nuk do t’u jepte sukses, robërit e Tij as nuk do t'i kishin dëshiruar këto vepra, e aq më pak t'i kryenin ato. Nëse Allahu nuk do t’i ndihmonte, ata nuk do të arrinin kurrë që t’i bënin ato vepra. Nëse nuk do të ishte mirësia e Allahut, ata nuk do t'i përsosnin veprat e tyre dhe Ai kurrë nuk do t'ua pranonte veprat e mangëta. Allahut i takon mirësia, në fillim dhe në fund. Ai jep sukses dhe Ai mundëson shkaqet e pasojat.

2:219Page 34

۞ يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡخَمۡرِ وَٱلۡمَيۡسِرِۖ قُلۡ فِيهِمَآ إِثۡمٞ كَبِيرٞ وَمَنَٰفِعُ لِلنَّاسِ وَإِثۡمُهُمَآ أَكۡبَرُ مِن نَّفۡعِهِمَاۗ وَيَسۡـَٔلُونَكَ مَاذَا يُنفِقُونَۖ قُلِ ٱلۡعَفۡوَۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلۡأٓيَٰتِ لَعَلَّكُمۡ تَتَفَكَّرُونَ ٢١٩

They ask you about wine1 and gambling. Say, "In them is great sin and [yet, some] benefit for people. But their sin is greater than their benefit." And they ask you what they should spend. Say, "The excess [beyond needs]." Thus Allāh makes clear to you the verses [of revelation] that you might give thought

Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. -Kuptimi: Të pyesin ty, o Profet i Zotit, për ligjin mbi pijet dehëse dhe kumarin. Pijet dehëse dhe bixhozi kanë qenë shumë të përhapura në kohën para Islamit, si dhe në fillim të epokës islamike. Me sa duket, njerëzit ndienin diçka dhe donin të qartësoheshin plotësisht rreth këtyre dy fenomeneve kaq të përhapura. Atëherë, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij që të tregonte se ato kanë edhe dobi, edhe dëme për njeriun. Por dëmi i tyre është më i madh se dobia. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar i udhëzoi njerëzit që, duke përdorur mendjen e tyre, të fillonin e të largoheshin prej atyre gjërave të dëmshme. Kjo qe një formë e përshkallëzuar e caktimit të një ligji, i cili mund të ishte i vështirë që të pranohej menjëherë nga njerëzit. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar përgatiti terrenin, që më pas të sillte dispozitën përfundimtare të ndalimit të këtyre dy veprave të lartpërmendura. Më tej, i Lartësuari thotë:Thuaju: “Ato sjellin të këqija të mëdha, por edhe ndonjë dobi për njerëzit. Por, e keqja e tyre është më e madhe sesa dobia. -Pra, i Lartësuari na tregon se të këqijat që ato sjellin janë më të mëdha se ndonjë dobi që mund të përfitohet prej tyre. A ka dëmtim më të rëndë sesa dëmtimi që i shkaktohet të menduarit ose pasurisë? Gjithashtu, ato dy vepra të pengojnë nga përmendja e Allahut dhe nga falja e rregullt e namazit. Jo vetëm kaq, por ato nxisin edhe armiqësinë e urrejtjen mes njerëzve. E pra, dëme të tilla nuk mund të krahasohen kurrë me ato pak dobi që mund të fitohet nëpërmjet tyre. Duke tregtuar pije dehëse apo duke luajtur kumar, mund të fitohet pasuri, madje, me përdorimin e tyre, njeriu provon një lloj kënaqësie, por përballë dëmeve që ato shkaktojnë, këto ‘dobi’ janë të papërfillshme. Ky ajet vjen si qortim i ashpër për njerëzit, që ata të largohen prej kënaqësive të fituara në këtë mënyrë. Mendja e shëndoshë duhet t'i japë përparësi gjithmonë asaj që është më e dobishme dhe më larg dëmit. Ajo kurrë nuk mund t’i afrohet diçkaje, dëmi i së cilës është më i madh se dobia e saj. Duke qenë se njerëzit asokohe ishin mësuar dhe ishin lidhur shumë fort me të tilla mënyra argëtimi dhe fitimi, atëherë Allahu i Lartësuar zbriti ajete të tilla nxitëse për të menduar dhe si parapërgatitje për shpirtrat dhe mendjet e besimtarëve, para zbritjes së ajeteve (në suren Maide, 90-92) që i ndalojnë rreptësisht pijet dehëse dhe kumarin. Sigurisht që kjo tregon butësinë, mëshirën dhe urtësinë e Krijuesit për ne. Fjala “verë” (el ħamru) në ajet nënkupton çdo lloj pijeje dehëse, që e mpin dhe e turbullon mendjen. Ndërsa ‘bixhoz’ (el mejsir) quhen të gjitha ato lojëra, si tavlla, shahu etj., ku palët pjesëmarrëse vendosin pasuri, të cilat i merr ai që fiton lojën. Pra, çdo lloj loje që bëhet për të fituar pasuri në këtë mënyrë është e ndaluar, edhe nëse loja në vetvete mund të jetë e lejuar nga Sheriati.Të pyesin se sa duhet të shpenzojnë. -Kjo është një pyetje për masën e shpenzimit. Sa kërkon Allahu i Lartësuar prej pasurive tona, për të fituar kënaqësinë e Tij? Allahu i Lartësuar e lehtësoi këtë çështje, duke dhënë përgjigjen vijuese:....Thuaju: “Tepricën”... -Pra, Allahu i Lartësuar na tregon se prej pasurive tona kërkon atë që (në arabisht) quhet “el afu”, domethënë ajo pjesë e pasurisë që çdokush e ka të thjeshtë ta japë, sepse është shtesë mbi nevojat e njeriut. Me fjalë të tjera, nëse njeriu ia ka plotësuar vetes dhe familjes së tij kushtet e domosdoshme të jetesës ose gjërat e nevojshme për një jetë normale, atëherë pasuria që tepron pas këtyre quhet “el afu”. Pikërisht nga kjo pasuri kërkon Allahu i Lartësuar që ne të shpenzojmë për hir të Tij. Nevojat e njerëzve ndryshojnë në varësi të vendit, kohës, shtresës së tyre etj. Gjithsesi, çdokush është në gjendje të japë prej pasurisë së tepërt të tij, qoftë edhe një gjysmë hurme. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij që ta pranonte ndjesën e njerëzve dhe të merrte prej tyre veçse tepricën e pasurisë. Në këtë mënyrë, Ai urdhëroi që njerëzit të mos ngarkoheshin më shumë sesa mbanin. Këtu duhet kuptuar një fakt shumë i rëndësishëm. Allahu i Lartësuar, me detyrimet që na ka ngarkuar, nuk kërkon që të plotësojë nevojat apo dëshirat e Tij personale, sepse Ai nuk ka nevojë për asgjë. Por Allahu nuk i ka sjellë dispozitat e Tij as që të na rëndojë ne. Përkundrazi, çdo urdhër i Tij synon që të na lumturojë dhe të na lehtësojë çdo çështje, prandaj Ai meriton lavdërimin dhe mirënjohjen tonë të plotë për gjithçka që ka ligjëruar. Pasi e sqaroi çështjen e mësipërme, Allahu i Lartësuar thotë:Kështu jua sqaron Allahu argumentet. -Kuptimi: Allahu i Lartësuar jua sqaron juve çështjet e dobishme. Këto janë argumente që i ndihmojnë njerëzit të dallojnë të vërtetën nga e kota, të saktën nga e gabuara.....që ju të mendoni -Kuptimi: Ky lloj sqarimi bëhet që ju të përdorni mendjet tuaja dhe të meditoni thellë rreth urtësive të Sheriatit. Kështu, ju do të bindeni se urdhrat e Allahut shërbejnë për lumturinë në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Ju do ta kuptoni, gjithashtu, se kjo dynja do të mbarojë shpejt dhe do të zhduket, ndërsa ajo që mbetet është jeta e ahiretit dhe çfarë keni përgatitur për të. Në këtë mënyrë, ju do të dini se çfarë duhet të refuzoni e ta nënçmoni dhe çfarë duhet të pranoni dhe ta vlerësoni.

2:220Page 35

فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۗ وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡيَتَٰمَىٰۖ قُلۡ إِصۡلَاحٞ لَّهُمۡ خَيۡرٞۖ وَإِن تُخَالِطُوهُمۡ فَإِخۡوَٰنُكُمۡۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ ٱلۡمُفۡسِدَ مِنَ ٱلۡمُصۡلِحِۚ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَأَعۡنَتَكُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ ٢٢٠

To this world and the Hereafter. And they ask you about orphans. Say, "Improvement for them is best. And if you mix your affairs with theirs - they are your brothers. And Allāh knows the corrupter from the amender. And if Allāh had willed, He could have put you in difficulty. Indeed, Allāh is Exalted in Might and Wise."

Të pyesin ty për jetimët. -Kur Allahu i Lartësuar zbriti ajetet e sures Nisa që flasin për jetimët, kjo i rëndoi pak muslimanët. Në njërin prej tyre, i Lartësuari thotë: “Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë hanë atë që ua mbush barkun me Zjarr. Ata do të hidhen në Zjarrin e ndezur fort.” [Nisa, 10]. Kështu, pas shpalljes së këtyre ajeteve, besimtarët filluan që t’ua veçonin edhe ushqimin jetimëve që kishin nën përgjegjësi, duke u frikësuar se mos hanin prej pasurisë së tyre. Pra, edhe pse sipas zakonit të asaj kohe, ishte normale që të shoqëroje jetimët në ushqimin e tyre, muslimanët hoqën dorë nga ky veprim, nga frika se mos quhej ngrënie e padrejtë e pasurisë së jetimit, për të cilën Allahu i Lartësuar kërcënon aq ashpër në ajetin e sipërcituar. Ky qe shkaku pse ata e pyetën Profetin (a.s.) rreth kësaj çështjeje, domethënë, deri ku është kufiri i të vepruarit me pasurinë e jetimëve? Dhe Allahu i Lartësuar u ktheu përgjigje:Bamirësia ndaj tyre është punë e mirë. -Kuptimi: Qëllimi juaj duhet të jetë gjithmonë që ta ruani dhe ta shtoni pasurinë e jetimit me mënyrat e lejueshme.Nëse jetoni bashkë me ata(dijeni se)janë vëllezërit tuaj.” Allahu di ta dallojë keqbërsin nga bamirësi. -Kuptimi: Lejohet që të përzihen pasuritë tuaja me të tyret, nëse qëllimi është bamirësia ndaj tyre dhe kujdesi për të mos i dëmtuar. Ata duhet t'i konsideroni si vëllezërit tuaj, dhe dihet që vëllezërit përziejnë me njëri-tjetrin shumë gjëra, qoftë edhe ushqimin. Siç kuptohet, në të tilla raste, përcaktimin e bën qëllimi i mirë dhe puna e pastër. Nëse Allahu i Lartësuar sheh që dikush kërkon ta ndihmojë jetimin, pa patur asnjë qëllim që të abuzojë me pasurinë e tij (jetimit), atëherë Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Edhe nëse dikush përfiton diçka prej pasurisë së jetimit, pa qëllim të keq dhe pa abuzuar, për atë nuk është gjynah. Allahu i Lartësuar e ka bërë atë kërcënim pikërisht për ata që synojnë të përfitojnë prej pasurisë së jetimit dhe të abuzojnë me të. Një normë islame thotë: “Mjetet gjykohen njëlloj si qëllimet e tyre.” Ky ajet tregon se lejohet bashkëveprimi dhe përzierja në çështjen e ushqimit dhe në çdo fushë tjetër të marrëdhënieve ndërnjerëzore. Ky lehtësim është tregues i mëshirës dhe mirësisë të Zotit ndaj nesh. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:Sikur të kishte dashur, Allahu do t’ju kishte vënë në vështirësi. Vërtet, Allahu është Ngadhnjimtar e i Urtë. -Allahu i Lartësuar thotë se, po do të dëshironte Ai, edhe mund të na e vështirësonte çështjen dhe ne të binim në gjynah, sepse Allahu është i Plotfuqishëm dhe ka fuqi që të nënshtrojë gjithçka. Ai është, gjithashtu, i Urtë, dhe çdo vepër e Tij është në bazë të urtësisë dhe përkujdesit të Tij për krijesat. Duhet ditur se plotfuqishmëria e Allahut nuk bie ndesh me urtësinë e Tij. Disa njerëz thonë se Allahu i Lartësuar bën çfarë të dojë, qoftë ajo në përputhje me urtësinë e Tij ose në kundërshtim me të. Por kjo shprehje është shumë e gabuar. Ajo nuk duhet thënë e as menduar. Ne duhet të themi, duke qenë të bindur, se veprat dhe ligjet e Allahut burojnë gjithmonë nga Urtësia e Tij. Ai nuk ka krijuar asgjë kot, pa qëllim apo pa kuptim. Në çdo vepër të krijuar prej Tij ka një urtësi, pavarësisht në e kuptojmë ne apo jo. Po kështu, edhe ligjet që Allahu i ka bërë për njerëzit burojnë nga urtësia e Tij dhe janë plot urtësi. Kurrë nuk mund të mendohet se ndonjë ligj i Tij është pa ndonjë urtësi të caktuar. Për çdo gjë që ka urdhëruar, Allahu i Lartësuar e ka bërë veçse për shkak të mirësisë e dobisë që gjendet në të. Ajo mirësi mund të jetë ose pa asnjë të keqe në vete, ose dobia e saj mund të jetë më e madhe se ndonjë e keqe që përmban. Në të njëjtën mënyrë, Allahu na ndalon nga ndonjë gjë veçse për shkak të së keqes që gjendet në të, qoftë ajo e keqe e pastër, pa asnjë të mirë në të, qoftë e keqe me ndonjë dobi të vogël në të. Të gjitha këto tregojnë për urtësinë dhe mëshirën e Allahut të Madhëruar.

2:221Page 35

وَلَا تَنكِحُواْ ٱلۡمُشۡرِكَٰتِ حَتَّىٰ يُؤۡمِنَّۚ وَلَأَمَةٞ مُّؤۡمِنَةٌ خَيۡرٞ مِّن مُّشۡرِكَةٖ وَلَوۡ أَعۡجَبَتۡكُمۡۗ وَلَا تُنكِحُواْ ٱلۡمُشۡرِكِينَ حَتَّىٰ يُؤۡمِنُواْۚ وَلَعَبۡدٞ مُّؤۡمِنٌ خَيۡرٞ مِّن مُّشۡرِكٖ وَلَوۡ أَعۡجَبَكُمۡۗ أُوْلَٰٓئِكَ يَدۡعُونَ إِلَى ٱلنَّارِۖ وَٱللَّهُ يَدۡعُوٓاْ إِلَى ٱلۡجَنَّةِ وَٱلۡمَغۡفِرَةِ بِإِذۡنِهِۦۖ وَيُبَيِّنُ ءَايَٰتِهِۦ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ ٢٢١

And do not marry polytheistic women until they believe.1 And a believing slave woman is better than a polytheist, even though she might please you. And do not marry polytheistic men [to your women] until they believe. And a believing slave is better than a polytheist, even though he might please you. Those invite [you] to the Fire, but Allāh invites to Paradise and to forgiveness, by His permission. And He makes clear His verses [i.e., ordinances] to the people that perhaps they may remember.

Mos u martoni me idhujtare, derisa ato të besojnë! Një skllave besimtare është më e mirë se një idhujtare, edhe nëse kjo e fundit mund t’ju pëlqejë. -Kuptimi: Mos u martoni me gra idhujtare, derisa ato ta besojnë Zotin si Një të vetëm dhe të përqafojnë Islamin. Një besimtare, sado e shëmtuar që të jetë, ajo është më e mirë se një idhujtare, sado e bukur qoftë kjo e fundit. Ky ajet i përfshin të gjitha llojet e idhujtareve, por është ajeti i pestë i sures Maide, në të cilin Allahu i Lartësuar përjashton nga ky ligj gratë prej ithtarëve të Librit (të krishteret dhe çifutet). Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:Mos i martoni vajzat tuaja me idhujtarë, derisa ata të bëhen besimtarë. Një skllav besimtar është më i mirë se një idhujtar, edhe nëse ky i fundit mund t’ju pëlqejë. -Ky është një gjykim që i përfshin të gjithë llojet e jomuslimanëve, për të cilin nuk ka ndonjë përjashtim, sikurse ndodh me gjykimin e mësipërm. Pastaj Allahu i Lartësuar tregon urtësinë e ndalimit të këtyre martesave:Ata(jobesimtarët)ju ftojnë për në Zjarr... -Me fjalët, veprat dhe sjelljen e tyre, idhujtarët të ftojnë për në zjarrin e Xhehenemit. Në fakt, përzierja me ta është shumë e rrezikshme, dhe jo thjesht për çështjet e kësaj jete, por për vetë ahiretin. Duke marrë parasysh qëllimin që ka sjellë Allahu i Lartësuar për të ndaluar këto lloj martesash, mund të themi se është e ndaluar që të përzihesh dhe të krijosh afrimitet me çdo lloj idhujtari apo bidatçiu. Nëse Allahu i Lartësuar e ka ndaluar martesën me ta, nga e cila ndonjëri mund të synojë shumë dobi, atëherë si do të jetë gjykimi për përzierjen me ta në çështje me rëndësi më të vogël sesa martesa? Sigurisht, që ndalimi është më i fortë. Po ashtu, ndalimi bëhet akoma më i rreptë nëse në këto marrëdhënie, idhujtarët dalin superiorë ndaj muslimanëve. Thënia e Allahut të Lartësuar: “Mos i martoni vajzat tuaja me idhujtarë” dëshmon edhe për një dispozitë tjetër: në martesën e femrës duhet marrë patjetër në konsideratë leja e kujdestarit të saj ligjor. Por ku e si duket kjo? Vëreni me kujdes dallimet mes dy rasteve që trajtohen në ajet. Në fillim thuhet: “Mos u martoni me idhujtare...”. Më pas thuhet: “Mos jepni (vajza) tek idhujtarët...”. Kështu, në rastin e parë, ajeti u drejtohet meshkujve, që ata të mos martohen me idhujtare. Edhe në rastin e dytë, ajeti u drejtohet po meshkujve: “Mos jepni...”. Këtu kundrinori është i nënkuptuar (vajza), edhe pse nuk është përmendur drejtpërdrejt në ajet. Pra kuptimi i ajetit është: “Mos i martoni vajzat tuaja me idhujtarë”. Nëse leja e kujdestarit ligjor të gruas do të ishte e parëndësishme, atëherë ajeti, në rastin e dytë, nuk do t'u drejtohej meshkujve që të mos jepnin vajzat tek idhujtarët, por do t'u drejtohej vetë grave (duke u thënë atyre vetë: “Mos u martoni me burra idhujtarë!”)....ndërsa Allahu, me mëshirën e Vet, ju fton në Xhenet dhe në faljen e gjynaheve tuaja. -Allahu i Lartësuar i fton adhuruesit e Tij që të ecin në rrugën drejt Xhenetit, në rrugën që të çon tek falja e Tij dhe mbulimi i gjynaheve. Falja e Zotit dhe mbulimi i gjynaheve janë të vetmet mundësi që e ruajnë njeriun nga ndëshkimet dhe vuajtjet. Pra, Allahu i Lartësuar i fton adhuruesit që të arrijnë mirësitë e Xhenetit dhe të shpëtojnë nga ndëshkimi në Xhehenem. Në fakt, Allahu i Lartësuar na fton të kryejmë vepra të mira, të marrim dije të dobishme dhe të pendohemi sinqerisht. Çfarë ftese e mrekullueshme! Ftesë për t'u pajisur me dije të dobishme, me vepra sipas kësaj dijeje dhe të sinqerta për Allahun, dhe ftesë për t'u penduar nga gjynahet.Ai ua sqaron njerëzve argumentet e Veta, që ata të kujtojnë. -Allahu i Lartësuar i sjell këto dispozita dhe urtësitë e tyre për njerëzit, që ata t’i kujtojnë vazhdimisht ato. Përkujtimi është i domosdoshëm për njerëzit, sepse nëpërmjet tij kujtohen gjërat e harruara dhe zbatohen ato që janë lënë pas dore.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском