As-Sa'diAl‑Baqarah · 2:229–233

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Baqarah 2:229–233

2:229Page 36

ٱلطَّلَٰقُ مَرَّتَانِۖ فَإِمۡسَاكُۢ بِمَعۡرُوفٍ أَوۡ تَسۡرِيحُۢ بِإِحۡسَٰنٖۗ وَلَا يَحِلُّ لَكُمۡ أَن تَأۡخُذُواْ مِمَّآ ءَاتَيۡتُمُوهُنَّ شَيۡـًٔا إِلَّآ أَن يَخَافَآ أَلَّا يُقِيمَا حُدُودَ ٱللَّهِۖ فَإِنۡ خِفۡتُمۡ أَلَّا يُقِيمَا حُدُودَ ٱللَّهِ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡهِمَا فِيمَا ٱفۡتَدَتۡ بِهِۦۗ تِلۡكَ حُدُودُ ٱللَّهِ فَلَا تَعۡتَدُوهَاۚ وَمَن يَتَعَدَّ حُدُودَ ٱللَّهِ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ ٢٢٩

Divorce is twice. Then [after that], either keep [her] in an acceptable manner or release [her] with good treatment. And it is not lawful for you to take anything of what you have given them unless both fear that they will not be able to keep [within] the limits of Allāh.1 But if you fear that they will not keep [within] the limits of Allāh, then there is no blame upon either of them concerning that by which she ransoms herself. These are the limits of Allāh, so do not transgress them. And whoever transgresses the limits of Allāh - it is those who are the wrongdoers [i.e., the unjust].

Në kohën para Islamit dhe në fillimet e tij, burri e linte dhe e kthente gruan e tij sa herë të donte, pa kufizime. Nëse dëshironte që ta bënte gruan e tij të vuante, e ndante atë, dhe kur afrohej mbarimi i afatit të pritjes, e kthente atë përsëri. Pastaj e ndante përsëri, dhe përsëri e kthente. Kështu vepronte vazhdimisht, duke i shkaktuar gruas aq vuajtje, saqë vetëm një Zot e di. Për këtë arsye, i Madhëruari tha:Ndarja(divorci)mund të bëhet dy herë. -Pra, ndarja pas së cilës burri ka të drejtën që ta rikthejë gruan e vet, është e lejuar të bëhet vetëm dy herë. Kështu, burrit i jepet mundësia për ta rikthyer gruan e tij vetëm dy herë. Kaq është mëse e mjaftueshme që ai të reflektojë kundrejt gruas së tij ashtu si duhet. Nëse veprimi përsëritet më shumë se dy herë, atëherë nuk konsiderohet i drejtë, madje mund të jetë tregues që me ndarjen dëshirohet vuajtja dhe lëndimi i gruas. Burri që e përsërit një veprim të tillë kundrejt gruas së tij tregon se ai nuk ka qëllim që të jetojë me të normalisht, madje synon dëmtimin e saj. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i urdhëron burrat që, pas bashkimit prej ndarjes së dytë:... ose jetesë bashkëshortore normale, ose divorc me mirëkuptim. -Pra, burri duhet ose ta mbajë gruan për një jetë bashkëshortore normale, sipas rregullave dhe zakoneve të njerëzve të rangut të tyre, ose ta ndajë atë me mirëkuptim. Siç shihet, Allahu e ka urdhëruar burrin që, nëse nuk do që të jetojë me gruan e tij, ta ndajë atë me mirësi. Kjo do të thotë që burri, pas ndarjes, të mos i marrë gruas asgjë prej pasurisë që i ka dhënë, sepse atëherë do të ishte padrejtësi ndaj saj. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë më tej:Juve(burrave)nuk ju lejohet t’u merrni atyre(grave)asgjë nga ajo (dhuratë martesore)që u keni dhuruar më parë, vetëm nëse që të dyja palët druheni se nuk do të mund t’u përmbaheni dispozitave të Allahut(në bashkëshortësi)-Pra, nuk lejohet që burri t’ia marrë sërish gruas ato gjëra që i ka dhënë më parë, qoftë ky mehri apo ndonjë shpenzim tjetër. Vetëm në një rast lejohet që gruaja t'ia kthejë mehrin burrit të saj, në shkëmbim të ndarjes prej tij. Kështu, nëse ata mendojnë se nuk do t'i zbatojnë dispozitat e Allahut kundrejt njëri-tjetrit, atëherë gruas i lejohet që të kërkojë divorcin prej burrit të saj dhe, si shkëmbim, ajo i kthen atij mehrin. Ky rast quhet ħul'un. Më konkretisht, nëse gruaja nuk e pëlqen burrin e saj, për shkak të ndonjë vesi të ulët, të ndonjë mangësie fizike apo fetare të tij, dhe mendon se nuk do të mund t'ia plotësojë atij detyrimet që Zoti i ka përcaktuar, i lejohet asaj që të kërkojë ndarjen prej burrit të saj. Në shkëmbim, ajo i kthen mbrapsht burrit mehrin, pa iu konsideruar si gjynah. I Lartësuari thotë:E nëse keni frikë se nuk do të mund t’u përmbaheni dispozitave të Allahut(në bashkëshortësi), atëherë për të dyja palët nuk është gjynah nëse ajo(gruaja)jep diçka si kompensim(për lirimin e saj nga kurora). -Pra, nuk konsiderohet aspak gjynah që ajo t'ia kthejë mbrapsht dhuratën martesore burrit të saj, dhe nuk është gjynah për burrin që ta pranojë atë, nëse vërtet mendojnë se nuk mund t'i plotësojnë dispozitat e Zotit ndryshe. Ky ajet tregon lejueshmërinë e ħul'un-it, domethënë, të marrëveshjes mes çiftit për t’u ndarë me kërkesën e gruas. Ajeti tregon, gjithashtu, që edhe gruas i lejohet të kërkojë ndarjen prej burrit të saj, por me kusht që kjo ndarje të jetë nxitur nga shkaku që Allahu thotë në këtë ajet: “nëse keni frikë se nuk do të mund t’u përmbaheni kufijve të Allahut”. Pra, vetëm nëse gruaja krijon bindje në vetvete, se nuk mund t'i japë burrit të saj atë që ai e meriton, asaj i lejohet që të kërkojë ndarjen prej tij, pasi divorci është, parimisht, në dorën e burrit.Këta janë kufijtë e urdhëruara nga Allahu, prandaj mos i shkelni ata! -Këta janë kufijtë e Zotit, domethënë ligjet e Tij, që janë të detyrueshëm për ju që t'i zbatoni dhe të mos i shkelni.Ata që shkelin kufijtë e Allahut janë vërtet keqbërës. -E ku ka zullumqarë më të mëdhenj se ata që nëpërkëmbin mirësitë e Zotit dhe parapëlqejnë haramet dhe endjen jashtë kufijve të vendosura nga Ai. Këtyre të padrejtëve nuk u mjaftojnë ato që Zoti ua ka lejuar, por kërkojnë përtej kufijve të Tij. Padrejtësitë e robit janë tri llojesh: Në llojin e parë hyn padrejtësia më e madhe e robit kundrejt Zotit të tij, e që është shirku, politeizmi. Allahu i Lartësuar nuk e fal këtë lloj padrejtësie, vetëm nëse robi pendohet dhe ndreqet. Në llojin e dytë hyjnë padrejtësitë e robit kundrejt krijesave. Këto lloj padrejtësish, Allahu i Lartësuar nuk ka për t'i toleruar aspak, derisa robi t'i kompensojë një për një krijesat, të cilave u ka bërë padrejtësi. Në llojin e tretë përfshihen padrejtësitë e robit kundrejt Zotit të tij, por që janë më të vogla se shirku. Falja ose jo e këtyre padrejtësive është në dëshirën dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar: nëse do, Ai i fal, e nëse jo, Ai u jep ndëshkimin e merituar, sipas urtësisë dhe drejtësisë së Tij.Gjykimi i Profetit (a.s.) lidhur me divorcin me kompensim (el hul’u) Në Sahih-un e Buhariut përmendet hadithi i Ibn Abasit, i cili rrëfen se gruaja e Thabit Ibn Kajs Ibn Shammasit, shkoi te Profeti (a.s.) dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë, Thabit Ibn Kajsin nuk e shaj as për sjelljen dhe as për devotshmërinë fetare, por e urrej kufrin, pasi jam bërë muslimane.” Ai i tha: “A ia kthen kopshtin e tij?” “Po.” – i tha ajo. Atëherë i Dërguari i Allahut (a.s.) i tha burrit të saj: “Pranoje kopshtin dhe ndaje!” (Pra ajo kishte frikë se mos urrejtja e madhe që kishte ndaj tij, e shtynte që të bënte diçka që do të ishte vepër kufri, ose që të çonte në kufër. El Tibi e shpjegon: “Ajo kishte frikë se pasi ishte bërë muslimane, mos bënte diçka që binte ndesh me rregullat e Islamit, siç janë kundërshtimi dhe antipatia ndaj burrit. Këto mund të ndodhin te një vajzë e re dhe e bukur, e cila e urren burrin, kur ky është në të kundërtën e saj. Pra, gjërat që bien ndesh me rregullat e Islamit, ajo i quajti kufër.) Në Sunen-in e Nesaiut përmendet hadithi i përcjellë nga Rrubeji Bintu Muauidhi, e cila rrëfen se Thabit Ibn Kajs Ibn Shemmasi e goditi gruan e vet, Xhemile Bintu Abdullah Ibn Ubejjin dhe i theu dorën. Për këtë arsye, vëllai i saj shkoi dhe u ankua te Profeti (a.s.). Profeti (a.s.) dërgoi dikë të thërriste Thabitin. Pasi erdhi, Profeti (a.s.) i tha atij: “Merrja atë që ia ke dhënë për mehr dhe lëshoje!” “Dakord.” – tha ai. Atëherë, i Dërguari i Allahut e urdhëroi gruan të qëndronte si kohëpritje vetëm një cikël menstrual dhe të shkonte në shtëpinë e saj. Ebu Daudi shënon në Sunen-in e tij hadithin e Ibn Abasit (r.a.), i cili rrëfen se gruaja e Thabit Ibn Kajs Ibn Shemmasit bëri divorc (ħul'un) me të shoqin, duke i dhënë atij kompensim. Pas kësaj, Profeti (a.s.) e ka urdhëruar atë grua të qëndronte në pritje (idet) vetëm një cikël menstrual. Në Sunen-in e Dare Kutnit, lidhur me këtë ngjarje, përmendet se Profeti (a.s.) i është drejtuar gruas së Thabitit: “A ia kthen kopshtin e tij, të cilin ta ka dhënë si mehr?” “Po, – i ka thënë ajo, – madje dhe më tepër.” “Më tepër jo, – ia ka kthyer Profeti (a.s.), – por vetëm kopshtin e tij.” “Në rregull.” – ka thënë ajo. Atëherë, Profeti (a.s.) ka marrë pasurinë e Thabitit dhe i ka dhënë asaj divorcin. Pasi është informuar Thabit Ibn Kajsi, ka thënë: “E pranoj gjykimin e të Dërguarit të Allahut (a.s.).” Dare Kutniu ka shtuar se sened-i i këtij hadithi është i vërtetë. Nga ky gjykim i Profetit (a.s.) dalin disa rregulla. Ndër to, është lejimi i divorcit me kompensim apo siç quhet ħul'un, siç dëshmon edhe Kur'ani. Allahu thotë: “Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që u kanë dhënë grave si mehr, vetëm nëse që të dy (burri dhe gruaja) frikësohen se nuk do të mund t’i zbatojnë dispozitat e Allahut (në bashkëshortësi). Në një rast të tillë, ata ua parashtrojnë çështjen e tyre kujdestarëve dhe nëse këta druhen se dy bashkëshortët nuk do t’u përmbahen kufijve të përcaktuar nga Allahu, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit, si kompensim për t’u ndarë prej tij.” [Bekare: 229] Por një grup njerëzish, në kundërshtim me Kur'anin, Sunetin dhe ixhma-në, e kanë quajtur të paligjshëm divorcin me kompensim. Ajeti i lartpërmendur dëshmon se el-hul'u lejohet qoftë me leje të udhëheqësit, qoftë pa leje të tij, e megjithatë, disa e kanë konsideruar të paligjshëm këtë lloj divorci, nëse bëhet pa lejen e udhëheqësit. Pavarësisht nga kjo, katër prijësit e medhheb-eve, si dhe shumica e dijetarëve, nuk pajtohen me këtë qëndrim. Po kështu, ky ajet dëshmon se divorci me anë të kompensimit e përfundon lidhjen e martesës, sepse Allahu i Lartësuar e ka quajtur “çlirim”. Sikur të ishte ndarje e kthyeshme "talak raxh'ij", me mundësi të hapur ribashkimi të çiftit gjatë periudhës së idet-it, pa bërë një akt të ri martesor - siç kanë thënë disa njerëz - gruaja nuk do të arrinte të çlirohej nga burri nëpërmjet pasurisë që i jep. Fjala e Allahu të Lartësuar: “... atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit si kompensim për t’u ndarë prej tij.”, tregon se kompensimi mund të bëhet me pak ose me shumë pasuri dhe se burrit i lejohet të marrë prej gruas më tepër sesa i ka pas dhënë për mehr. Abdurrezaku përcjell nga Muameri dhe ky nga Abdullah Ibn Muhammed Ibn Akili, i cili rrëfen se Errubeji’ Bintu Muavidh Ibn Afra’, i ka treguar që ajo ishte ndarë nga bashkëshorti në këmbim të çdo gjëje që ajo zotëronte. Kështu, kjo çështje iu kallëzua Uthman Ibn Afanit për gjykim. Ai e miratoi, duke i dhënë të drejtë burrit t’i merrte asaj çdo gjë, deri edhe kordonin e gërshetave të kokës. Gjithashtu, Abdurrezaku ka shënuar nga Ibn Xhurejxhi, ky nga Musa Ibn Ukbahi dhe ky nga Nafi’, i cili rrëfen se një grua, të cilin bashkëshortja e Ibn Umerit e kishte liruar nga skllavëria, shkoi tek Ibn Umeri, pasi ajo ishte divorcuar me burrin e saj, në këmbim të dhënies të çdo gjëje që ajo kishte, të të gjitha rrobave, deri edhe fustanin. Njëherë, Umerit (r.a.) i çuan një grua që ishte rebeluar ndaj burrit. Umeri i tha burrit të saj: “Bëj divorc me të, për t’i marrë deri edhe vathin.” Këtë e ka përmendur Hamad Ibn Seleme nga Ejjubi, ky nga Kethir Ibn Ebu Kethiri dhe ky nga Umeri (r.a.). Abdurrezaku sjell nga Muameri, ky nga Hakem Ibn Utejbe dhe ky nga Ali Ibn Ebu Talibi, i cili ka thënë: “Burri nuk duhet të marrë prej gruas më tepër sesa i ka dhënë (si mehr).” Edhe Tavusi ka thënë se nuk lejohet që burri të marrë prej gruas më shumë sesa i ka dhënë për mehr. Ndërsa Ataja ka thënë se nëse burri merr më tepër sesa mehri që i ka dhënë, teprica i kthehet gruas. Gjithashtu, Zuhriu nga ana e tij, ka thënë se nuk i lejohet burrit të marrë prej gruas më shumë sesa i ka dhënë. Mejmun Ibn Mehrani ka thënë që nëse i merr gruas më shumë sesa i ka dhënë, atëherë kështu burri nuk e ka ndarë me mirësjellje. Euzaiu dëshmon: “Gjykatësit nuk e lejonin burrin të merrte nga gruaja (në rast hul-i), përveç asaj që i kishte dhënë.” Ata që e lejojnë, bazohen në domethënien e drejtpërdrejtë të Kur'anit dhe të dëshmive që vijnë nga sahabët. Ndërsa ata që e ndalojnë kompensimin nga ana e gruas me më tepër pasuri sesa i ka dhënë burri, bazohen në hadithin e Ebu Zubejrit, i cili rrëfen se kur Thabit Ibi Kajs Ibn Shemmasi u nda me kompensim nga gruaja e tij, Profeti (a.s.) i tha asaj: “A ia kthen kopshtin atij?” “Po, – tha ajo – madje edhe më tepër.” “Më tepër jo, – i tha Profeti (a.s.), – por kopshtin e tij.” Dare Kutni ka thënë se Ebu Zubejri e ka dëgjuar këtë hadith nga disa persona dhe se sened-i i tij është i mirë. Më tej kanë thënë: Dëshmitë që vijnë nga sahabët për këtë çështje, janë të ndryshme. Kështu, nga disa prej tyre është përcjellë se teprica ndalohet, nga disa të tjerë është përcjellë se ajo lejohet dhe nga disa është përcjellë se ajo nuk pëlqehet, siç është dëshmia e Uekiut, që përcjell nga Ebu Hanifja, ky nga Ammar Ibn Imrara el Hemedhani dhe ky nga i ati, i cili rrëfen se Aliu (r.a.) e quante të urryer që burri, në rast divorci el hul, të merrte nga gruaja më shumë sesa i kishte dhënë. Imam Ahmedi është bazuar pikërisht në këtë dëshmi të fundit, duke u shprehur se teprica është e urryer. Kurse Ebu Bekri, një dijetar ky i medhheb-it të Ahmedit, e ka ndaluar tepricën, duke thënë se ajo duhet t’i kthehet gruas. Abdurrezzaku shënon nga Ibn Xhurejxhi, i cili tregon se Ataja i ka rrëfyer se te i Dërguari i Allahut (a.s.) erdhi një grua dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë e urrej burrin tim dhe dua të ndahem prej tij.” Profeti (a.s.) i tha: “A ia kthen kopshtin që ta ka dhënë si mehr?” “Po, – iu përgjigj ajo, – madje dhe më tepër.” “Më tepër jo, por vetëm kopshtin.” – i tha Profeti (a.s.). “Dakord.” - ia ktheu gruaja. Atëherë, Profeti (a.s.) vendosi që bashkëshorti i saj të merrte kopshtin dhe të ndahej prej saj. Këtë dëshmi, edhe pse është mursel, epërforcon hadithi i Ebu Zubejrit. Ndërkohë, nga të dy, si nga Ebu Zubejri, edhe nga Ataja, këtë hadith e ka përcjellë Ibn Xhurejxhi. *** Fakti që Allahu i Lartësuar e ka quajtur këtë divorc fidje (çlirim, shpengim), dëshmon se kjo është një kontratë me natyrë shkëmbimi. Për këtë arsye, në të merret parasysh pëlqimi i të dy bashkëshortëve. Atëherë lind pyetja: po nëse bashkëshortët bien dakord për anulimin e hul-it dhe burri i kthen gruas atë që i ka marrë, e më pas ribashkohen gjatë periudhës së idet-it, a kanë të drejtë ta bëjnë këtë? Katër prijësit e medhheb-eve dhe dijetarë të tjerë, e kanë ndaluar këtë lloj rikthimi. Arsyeja, sipas tyre, është se me hul-in, gruaja ndahet përfundimisht prej burrit, me mundësi ribashkimi veç me një akt të ri martesor. Por Abdurrezzaku ka përcjellë nga Muameri, ky nga Katade, dhe ky nga Said Ibn Musejjebi, i cili ka thënë lidhur me gruan e ndarë me kompensim: “Nëse burri dëshiron të ribashkohet me gruan gjatë periudhës së idet-it, duhet t’i kthejë fillimisht atë që i ka marrë dhe pastaj të thërrasë dëshmitarë për të dëshmuar ribashkimin me të.” Muameri ka thënë se edhe Zuhriu kështu mendonte. Ndërsa Haseni, sipas asaj që e përcjell Katade, thoshte për këtë rast se burri mund të ribashkohet me gruan veç me një fejesë të re. Në fakt, thënia e Said Ibn Mussejjebit dhe e Zuhriut është një perceptim mjaft i imët. Ajo bazohet në një arsyetim të hollë dhe është në pajtim me parimet e fikh-ut. Nuk ka diçka të panjohur që e bën të papranueshme, përveç faktit që në përgjithësi, dijetarët punojnë në kundërshtim me të. Arsyeja ku mbështet kjo thënie, është se gjatë periudhës së idetit, gruaja konsiderohet si peng te burri. Sipas disa dijetarëve, nëse burri i jep gruas ndarje të qartë dhe të pakushtëzuar gjatë kësaj kohe, ai quhet i vlefshëm. Përderisa është kështu, atëherë, nëse çifti e anulon aktin e hul-it dhe ribashkohen me pëlqimin reciprok, parimet e Sheriatit nuk e pengojnë një gjë të tilllë. (I pakushtëzuar quhet divorci kur është i prerë dhe me efekt të menjëhershëm, si p.sh. kur burri i thotë gruas: “të kam lëshuar” ose “je e lëshuar”. Në arabisht quhet munxhez.) Ndryshe ndodh nëse flitet për periudhën pasi ka përfunduar idet-i, sepse në këtë rast, gruaja bëhet krejt e huaj përkundrejt burrit. Pas përfundimit të idet-it, burri konsiderohet si çdokush tjetër që mund të kërkojë dorën e saj. Përqëndrimin e Saidit dhe të Zuhriut dëshmon edhe fakti që ky burrë mund të rimartohet me këtë grua gjatë periudhë së idet-it, kurse të tjerët jo. *** Nga fakti që Profeti (a.s.) e ka urdhëruar gruan muhteliah (e divorcuar nga burri me kompensim) që të qëndrojë në idet vetëm një cikël menstrual, dalin dy rregulla: Së pari, gruaja nuk e ka detyrë të qëndrojë në pritje tri cikle menstruale. Përkundrazi, asaj i mjafton të presë vetëm një cikël. Ky rregull, siç është përmendur qartë në Sunet, përkon edhe me mendimin e prijësit të besimtarëve, Uthman Ibn Afanit, të Abdullah Ibn Umer Ibn Hatabit, të Rrubeji Bintu Muavidhit dhe xhaxhait të saj, i cili ishte një ndër sahabët e mëdhenj. Nuk njihet ndonjë sahab që t’i ketë kundërshtuar këta. Mendimi i këtyre përmendet në transmetimin që e përcjell Lejth Ibn Sa’di nga Nafi’ – ish-skllavi i Ibn Umerit (r.a.) – i cili rrëfen se ka dëgjuar Rrubeji Bintu Muavidhin teksa po i tregonte Abdullah Ibn Umerit që ishte ndarë nga burri i saj me kompensim (hul’), në kohën e Uthman Ibn Afanit. Kështu, xhaxhai i saj kishte shkuar tek Uthman Ibn Afani dhe i kishte thënë: “Bija e Muavidhit është ndarë sot me kompensim nga burri i saj. A mund të shpërngulet nga shtëpia ku gjendet?” Uthmani i ishte përgjigjur: “Po, le të ndërrojë vend. Meqenëse ndarja është e tillë, ata nuk e trashëgojnë njëri-tjetrin dhe ajo nuk ka detyrë të qëndrojë në idet, veçse nuk i lejohet të martohet me dikë tjetër, derisa të kalojë një cikël mestrual, në mënyrë që të faktohet se nuk ka mbetur shtatzënë.” Pasi e dëgjoi, Abdullah Ibn Umeri tha: “Uthmani është më i miri dhe më i dituri ndër ne.” I këtij mendimi ka qenë edhe Is’hak Ibn Rahavejhi dhe Imam Ahmedi – sipas një varianti që dëshmohet prej tij – të cilin e ka zgjedhur dhe shejhu i Islamit, Ibn Tejmije. Ata që kanë përkrahur këtë qëndrim, kanë thënë se ai rrjedhon nga parimet e Sheriatit, pasi idet-i (nga talak-u) është caktuar tri cikle menstruale, në mënyrë që të zgjasë periudha kur ribashkimi i çiftit (pa ribërje akti) është i mundshëm dhe që bashkëshorti të mendohet thellë e kësisoj, të ketë mundësi ta rimarrë gruan brenda kësaj periudhe. Atëherë, përderisa ndarja me hul është e pakthyeshme (pra është talak bain), qëllimi i idet-it, në këtë rast, është thjesht për t’u vërtetuar që gruaja nuk është shtatzënë dhe për këtë mjafton një cikël menstrual, ashtu si rastet e tjera, kur gruaja duhet të qëndrojë në pritje veç një cikël, me qëllim që të vërtetohet se nuk është shtatzënë. Mandej, kanë thënë: Këtë arsyetim nuk e hedh poshtë fakti që idet-i i së ndarës tri herë, është tri cikle menstruale, sepse për talak-un, periudha e idet-it është caktuar njëlloj, qoftë përfundimtar apo i kthyeshëm. Më andej kanë thënë se kjo që u tha argumenton se hul-i është feskh (zgjidhje, anulim i aktit të martesës) dhe jo talak (akt divorci). Pikërisht, ky është edhe mendimi i Ibn Abasit, Uthmanit, Ibn Umerit, Rubejit dhe xhaxhait të saj. Nga ana tjetër, në mënyrë kategorike, nuk ka ndonjë dëshmi të saktë nga asnjë sahab, që të tregojë se hul-i është talak (ndarje). Imam Ahmedi transmeton nga Jahja Ibn Saidi, ky nga Sufjani, ky nga Amri, ky nga Tavusi dhe ky nga Ibn Abasi (r.a.) që: “Hul-i është divorc (zgjidhje e aktit të martesës), jo ndarje (talak). Abdurrezzaku përmend nga Sufjani, ky nga Amri e ky nga Tavusi, i cili rrëfen se Ibrahim Ibn Sa’d Ibn Ebi Uekkasi, pyeti Ibn Abasin për rastin kur dikush e ndan gruan e vet dy herë dhe më pas ajo divorcohet prej tij me hul: “A i lejohet të martohet me të?” “Po, – i tha Ibn Abasi, – sepse Allahu e ka përmendur talak-un në fillim të ajetit dhe në fund të tij, dhe hul-in ndërmjet tyre.” Dikush mund të reagojë: Përse thoni se ata të cilët ju përmendni nuk i ka kundërshtuar askush nga sahabët, ndërkohë që Hamad Ibn Seleme transmeton nga Hishami Ibn Urve, ky nga i ati dhe ky nga Xhumhani, se Ummu Bekre el Eslemije, që ishte e martuar me Abdullah Ibn Usejdin, u nda prej tij me hul? Më pas, që të dy, burrë e grua u penduan, ndaj shkuan për t’u gjykuar tek Uthmani. Uthmani e lejoi ribashkimin e tyre, duke thënë: “Kjo konsiderohet një ndarje. Megjithatë, nëse janë deklaruar më tepër fjalë ndarjeje, atëherë konsiderohen aq sa janë deklaruar.” Ibn Ebu Shejbe thotë se ka thënë Ali Ibn Hashimi, ky nga Ibn Ebu Lejla, ky nga Talha Ibn Musarrifi, ky nga Ibrahim Nakhaiu, ky nga Alkame dhe ky nga Ibn Mes’udi, që: “Talak-u (domethënë, ndarja e parë dhe e dytë) është i pakthyeshëm (bain) vetëm kur bëhet me kompensim ose kur bëhet për shkak të ila-ut.” Ky qëndrim është përcjellë edhe nga Ali Ibn Ebu Talibi. Këta pra, janë tre sahabë të mëdhenj – Allahu qoftë i kënaqur me ta! – të cilët mendonin kështu. Për këtë ne do të përgjigjeshim duke thënë se faktet e mësipërme nuk janë përcjellë në mënyrë autentike nga askush prej tyre. Sa për dëshminë që vjen nga Uthmani (r.a.),Imam Ahmedi, Bejhakiu e dijetarë të tjerë, e kanë quajtur të papranueshme. Mësuesi ynë (IbnTejmija) ka thënë: “Si mund të jetë e vërtetë se Uthmani mbante atë qëndrim, ndërkohë që ai mendonte se ndarja me hul nuk ka idet, por gruaja pret derisa të kalojë një cikël menstrual, për t’u vërtetuar që nuk është shtatzënë? Nëse Uthmani do të ishte i mendimit që hul-i quhet si një ndarje, atëherë do të thoshte që idet-i është i detyrueshëm. Për Xhuhmanin, transme-tuesi i kësaj ngjarjeje nga Uthmani, nuk njohim më shumë se faktin që ai ka qenë një ish-skllav i fisit Eslem.” Sa për dëshminë e Ali Ibn Ebu Talibit, Ebu Muhamed Ibn Hazmi ka thënë: “E kemi sjellë nëpërmjet një rruge që nuk është e vërtetë.” Ndonëse më optimalja e këtyre dëshmive është ajo e Ibn Mesudit, prapëseprapë themi se kujtesa e Ibn Ebu Lejlas (njërit nga transmetuesit e tij) ishte e dobët. Gjithsesi, edhe sikur të jetë e pranueshme, maksimumi që ajo mund të provojë, është se talak-u është i pakthyeshëm, kur ndodh përkrah divorcit me kompensim ose gjatë idet-it të divorcit me kompensim, por jo që vetë hul-i është talak përfundimtar (i pakthyeshëm). Siç vihet re qartë, ndërmjet këtyre dy përkufizimeve ka ndryshim të dukshëm. Ndër argumentet që dëshmojnë se ndarja hul nuk quhet talak, është se Allahu i Lartësuar ka përmendur që ndarja për herë të parë dhe për herë të dytë, pas kontaktit seksual me gruan, sjell tri rregulla, të cilat nuk gjenden te ndarja hul. Së pari, burri ka të drejtë të rimarrë gruan gjatë periudhës së idet-it. Së dyti, ndarja e parë dhe e dytë llogariten prej tri ndarjeve që burri mund t’i japë së shoqes. Për rrjedhim, nëse burri e ndan gruan tri herë, ai nuk mund të rimartohet me të, vetëm nëse ajo martohet me një burrë tjetër dhe ky ta ndajë, pasi të ketë bërë kontakt seksual. Së treti, ideti (kohëpritja) i talak-ut është tri cikle menstruale. Nga ana tjetër, argumentet e Kuranit dhe të Sunetit vërtetojnë që ndarja hul është e pakthyeshme. Po kështu, argumentet e Sunetit dhe thëniet e sahabëve provojnë që idet-i i ndarjes hul është vetëm një cikël menstrual. Gjithashtu, ajeti i Kuranit dëshmon se hul-i mund të bëhet edhe pas dy ndarjesh dhe se pas hul-it burri mund të bëjë edhe një ndarje të tretë të gruas. Nga kjo kuptohet qartë që divorci hul nuk është talak. Allahu i Lartësuar thotë: “Ndarja me të drejtë ribashkimi është dy herë. Gjykimi i Allahut pas një ndarjeje të tillë është: ose të rikthehet gruaja dhe të mbahet me mirësjellje dhe bashkjetesë të mirë, ose të lirohet nga lidhja e bashkëshortisë me mirësjellje, duke shlyer detyrimet ndaj saj dhe duke mos e përmendur për keq.10 Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që u kanë dhënë grave si mehr, vetëm nëse ata të dy (burri dhe gruaja) frikësohen se nuk do t’i zbatojnë dispozitat e Allahut (në bashkëshortësi). Në një rast të tillë, ata ua parashtrojnë çështjen e tyre kujdestarëve dhe nëse këta frikësohen se dy bashkshortët nuk do t’u përmbahen kufijve të përcaktuar nga Allahu, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, ajo që gruaja ia paguan burrit, si kompensim për t’u ndarë prej tij.” Fakti që përmendet rasti i gruas së ndarë dy herë, nuk do të thotë që hul-i vlen vetëm për këtë rast, por nga ana tjetër, pa diskutim ky rast përfshihet ndër rastet e tjera, sepse është përmendur. Pra, nga ky ajet kuptohet se hul-i vlen për gruan që është ndarë dy herë, për atë që është ndarë vetëm një herë, si edhe për atë që nuk është ndarë asnjëherë. Në këndvështrimin gjuhësor, është e palejueshme që fjala “të dy”, e cila përmendet në frazën ku flitet për hul-in, të zëvendësojë një emër të papërmendur dhe jo atë që parapërmendet në tekst. Përkundrazi, ajo ose zëvendëson vetëm emrin e parapërmendur, ose zëvendëson atë dhe të tjerë. Pasi ka folur për ndarjen hul, Allahu thotë: “Më pas, nëse burri e ndan sërish gruan për të tretën herë, nuk mund të martohet më me të, pa u martuar ajo me një burrë tjetër. Por, nëse ky tjetri e ndan, atëherë nuk kanë gjynah as ajo e as burri i parë që të martohen sërish me njëri tjetrin.” Këtu, pa diskutim përfshihet edhe rasti i gruas që ndahet për herë të tretë, pas dy ndarjeve të tjera dhe pas një hul-i, ngaqë ky është rasti i parapërmendur. Pra, medoemos ajeti i fundit e përfshin këtë rast. Pikërisht, kështu e ka kuptuar Komentuesi i Kuranit (Ibn Abasi), për të cilin Profeti (a.s.) u lut që Allahu t’i mësonte interpretimin e Kuranit e kjo lutje, pa dyshim që ishte e pranuar. Përderisa rregullat e divorcit hul ndryshojnë nga rregullat e talak-ut, kjo dëshmon se nuk janë njëlloj. Pikërisht, për këtë dëshmojnë tekstet e Kuranit dhe të Sunetit, kijas-i dhe thëniet e sahabëve. Mandej, ai që vëren thelbin e kontratave dhe synimin e tyre, e jo thjesht shprehjet e përdorura, e konsideron hul-in si zgjidhje (feskh) të aktit të martesës me çfarëdolloj fjale, qoftë edhe me fjalën talak. Ky është një variant i Ahmedit dhe pikërisht këtë ka zgjedhur mësuesi ynë (Ibn Tejmija), i cili thoshte: “Kjo kuptohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga fjalët e Ahmedit, Ibn Abasit dhe nxënësve të tij. Ibn Xhurejxhi ka thënë se Amër Ibn Dinari i kishte treguar se kishte dëgjuar Ikriman – ish-skllavin e liruar nga Ibn Abasi – duke thënë se divorci në këmbim të pasurisë, nuk është talak.” Abdullah Ibn Ahmedi thotë: “Kam vërejtur se babai im përkrahte mendimin e Ibn Abasit, i cili ka thënë se hul-i është zgjidhje e aktit të martesës dhe jo talak. Amri transmeton nga Tavusi dhe ky nga Ibn Abasi (r.a.), se hul-i është zgjidhje e aktit të martesës dhe jo talak. Ibn Xhurejxhi përcjell se djali i Tavusit ka thënë: “Babai im nuk mendonte se divorci me kompensim është talak.” Ndërsa ai që i vëren shprehjet dhe u qëndron strikt në rregullat e kontratave, rastin kur dikush e divorcon gruan me kompensim duke përdorur fjalën talak, e konsideron talak. Por principet dhe parimet e fikh-ut dëshmojnë se merret parasysh thelbi dhe domethëniet e kontratave e jo format dhe shprehjet e tyre. Suksesi është në dorë të Allahut. Ndër argumentet që dëshmojnë për këtë, është fakti që Profeti (a.s.) e urdhëroi Thabit Ibn Kajsin që për t’i bërë hul gruas, t’i jepte një talak (ta lëshonte) dhe megjithëkëtë, ai e urdhëroi gruan të qëndronte për idet vetëm një cikël menstrual. Ky fakt tregon qartë që hul-i është zgjidhje akti, qoftë edhe duke përdorur për realizimin e tij fjalën talak. Gjithashtu, prej argumenteve që mbështesin këtë mendim, është edhe se Allahu i ka dhënë divorcit hul disa rregulla të veçanta, sepse në thelb, hul-i është lirim me kompensim. Siç dihet, për realizimin e lirimit nuk është kusht të përdoret ndonjë shprehje specifike, e as nuk ka caktuar Allahu i Lartësuar për të ndonjë fjalë të veçantë. Atëherë, talak-u me kompensim është talak i kushtëzuar, kështu që nuk përfshihet në rregullat e talak-ut të pakushtëzuar, domethënë që nuk është i kthyeshëm dhe nuk e ka idet-in tri cikle menstruale, siç dëshmon hadithi i vërtetë. Shih Zad el mead vëll 5 fq 241 ...

2:230Page 36

فَإِن طَلَّقَهَا فَلَا تَحِلُّ لَهُۥ مِنۢ بَعۡدُ حَتَّىٰ تَنكِحَ زَوۡجًا غَيۡرَهُۥۗ فَإِن طَلَّقَهَا فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡهِمَآ أَن يَتَرَاجَعَآ إِن ظَنَّآ أَن يُقِيمَا حُدُودَ ٱللَّهِۗ وَتِلۡكَ حُدُودُ ٱللَّهِ يُبَيِّنُهَا لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ ٢٣٠

And if he has divorced her [for the third time], then she is not lawful to him afterward until [after] she marries a husband other than him.1 And if he [i.e., the latter husband] divorces her [or dies], there is no blame upon them [i.e., the woman and her former husband] for returning to each other if they think that they can keep [within] the limits of Allāh. These are the limits of Allāh, which He makes clear to a people who know [i.e.,understand].

E nëse ai(burri)e ndan atë(për herë të tretë), pas kësaj atij nuk i lejohet më ta rimarrë, derisa ajo të martohet me një burrë tjetër. -Pra, pas ndarjes së tretë, burrit nuk i lejohet më që ta kthejë gruan e tij, derisa të plotësojë disa kushte, si më poshtë: Së pari, ajo duhet të martohet me një burrë tjetër. Fjala “nikâĥ”(martesë), në Sheriat, nënkupton martesën e plotë, me të gjitha kushtet e saj, përfshirë edhe marrëdhëniet intime mes bashkëshortëve. Ky është një gjykim të cilin nuk e kundërshton askush. Pra, është kusht që gruaja të lidhet në martesë me një burrë tjetër, me një akt të rregullt procedurial, pas të cilit duhet të kryhen marrëdhënie intime mes bashkëshortëve. Së dyti, martesa e gruas me një burrë tjetër duhet të jetë me dëshirë dhe jo me qëllimin që ajo të mund të kthehet te burri i parë. Nëse martesa e dytë kryhet formalisht, sa për të bërë të mundur rikthimin te burri i parë, atëherë ajo është e pavlefshme dhe e paligjshme si martesë. Por nëse kjo martesë bëhet me dëshirë dhe mes çiftit kryhen marrëdhënie seksuale dhe pastaj divorcohen, vetëm atëherë i lejohet gruas që të rikthehet tek burri i parë, nëse e ndan burri i dytë. Duhet ditur që, nëse kjo grua është skllave dhe bën marrëdhënie me zotërinë e saj, kjo nuk e bën të lejuar rikthimin e saj te burri i parë, sepse zotëria i saj nuk konsiderohet si bashkëshorti i saj. Më pas, i Lartësuari thotë:E nëse ky i fundit(burri i dytë)e divorcon atë, atëherë nuk ka pengesë për ata dy(gruaja me burrin e parë)të ribashkohen... -Pas prishjes së martesës së dytë, me kushtet e sipërpërmendura, nuk është e ndaluar që gruaja të rimartohet me burrin e parë, duke bërë një akt martesor të ri, sipas kushteve të vendosura mes tyre. Në këtë martesë, është kusht pranimi i të dyja palëve dhe ata duhet të mendohen mirë që të plotësojnë detyrimet dhe përgjegjësitë ndaj njëri-tjetrit, siç thotë Allahu i Lartësuar:...nëse, vërtet mendojnë se do t’i zbatojnë dispozitat e Allahut. -Pra, nëse mendojnë se do t'i plotësojnë detyrimet dhe përgjegjësitë ndaj njëri-tjetrit, mund të kthehen përsëri në një martesë të rregullt. Në këtë martesë, ata duhet të pendohen dhe të largohen nga çdo lloj fjale a veprimi që çoi në ndarjen e tyre të parë. Nga vështrimi i ajetit anasjelltas kuptojmë se, nëse ata nuk mendojnë se do të rregullohet gjë në marrëdhëniet e tyre dhe se, përsëri do të shkelin detyrimet dhe përgjegjësitë mes njëri-tjetrit, atëherë ata marrin gjynah nëse i kthehen përsëri martesës, sepse nuk lejohet t’i hysh asnjë veprimi, me të cilin nuk ruhen kufijtë e Allahut dhe nuk zbatohen dispozitat e Tij. Ky ajet tregon se njeriu duhet të jetë i kujdesshëm në marrjen e përgjegjësive, të vogla apo të mëdha qofshin ato. Nëse ai sheh se mund t'i përballojë ato me sukses, atëherë le t'i hyjë punës. Por nëse sheh se nuk ka mundësi dhe forca t'i përballojë, atëherë duhet të frenohet dhe të mos i ndërmarrë ato veprime. Pas sqarimit të këtyre dispozitave, Allahu i Lartësuar thotë:Këto janë dispozitat e Allahut, të cilat Ai ua sqaron njerëzve të ditur. -Këto janë dispozita të cilat Allahu i ka sqaruar, por jo të gjithë njerëzit përfitojnë prej tyre. Vetëm të diturit janë ata që përfitojnë prej këtyre dispozitave, e madje u mundësojnë edhe të tjerëve që të përfitojnë. Ky ajet tregon vlerën dhe gradën e lartë të dijetarëve. Allahu i Lartësuar e ka bërë sqarimin e dispozitave që të përfitojnë veçanërisht dijetarët. Këta ka zgjedhur Allahu i Lartësuar për t'u bërë mirësi dhe dobi. Nga ky ajet kuptojmë, gjithashtu, se Allahu i Lartësuar dëshiron që adhuruesit e Tij të përpiqen dhe të thellohen për të kuptuar dispozitat e Tij, të cilat Ai ia shpalli profetit Muhamed (a.s.), si udhëzim për njerëzimin.

2:231Page 37

وَإِذَا طَلَّقۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَبَلَغۡنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمۡسِكُوهُنَّ بِمَعۡرُوفٍ أَوۡ سَرِّحُوهُنَّ بِمَعۡرُوفٖۚ وَلَا تُمۡسِكُوهُنَّ ضِرَارٗا لِّتَعۡتَدُواْۚ وَمَن يَفۡعَلۡ ذَٰلِكَ فَقَدۡ ظَلَمَ نَفۡسَهُۥۚ وَلَا تَتَّخِذُوٓاْ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ هُزُوٗاۚ وَٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَمَآ أَنزَلَ عَلَيۡكُم مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِ وَٱلۡحِكۡمَةِ يَعِظُكُم بِهِۦۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ ٢٣١

And when you divorce women and they have [nearly] fulfilled their term, either retain them according to acceptable terms or release them according to acceptable terms, and do not keep them, intending harm, to transgress [against them]. And whoever does that has certainly wronged himself. And do not take the verses of Allāh in jest. And remember the favor of Allāh upon you and what has been revealed to you of the Book [i.e., the Qur’ān] and wisdom [i.e., the Prophet's sunnah] by which He instructs you. And fear Allāh and know that Allāh is Knowing of all things.

E kur t’i keni ndarë gratë dhe ato t’i jenë afruar mbarimit të kohës së pritjes(id-deh), atëherë ose i mbani(nën kurorë)siç duhet, ose i lëshoni siç duhet. -Pra, pasi t'i keni ndarë gratë dhe kur ato të jenë në prag të mbarimit të kohëpritjes, atëherë keni dy mundësi: ose t’i ktheni përsëri, duke synuar një jetë bashkëshortore normale, ku çdokush të plotësojë të drejtat e tjetrit dhe përgjegjësitë e veta, ose t'i lini ato të lira. Mos i ktheni ato përsëri, duke synuar dëmtimin dhe vuajtjen e tyre. I Lartësuari e përforcon edhe më shumë këtë ndalesë të fundit, kur thotë.Mos i mbani ato(nën kurorë)sa për t’i dëmtuar dhe kështu të tejkaloni kufijtë! -Pra, me rikthimin e grave, mos synoni dëmtimin dhe vuajtjen e tyre! Një veprim të tillë, Allahu i Lartësuar e ka quajtur tejkalim kufijsh dhe ai që vepron kështu ka shkelur kufijtë e Zotit, duke lënë hallallin dhe duke u lidhur me haramin. Në këtë rast, hallalli është kthimi i gruas duke patur qëllim të mirë, ndërsa harami është kthimi i gruas duke synuar dëmtimin e saj. Allahu i Lartësuar e përforcon edhe një herë këtë ndalesë, duke thënë:E, kush e bën këtë, pa dyshim që ka dëmtuar veten e vet. -Ai e ka dëmtuar vetveten, sepse çdo padrejtësi ndaj krijesave sjell patjetër dëmtim të vetes. Pastaj thotë i Lartësuari:Dispozitat e Allahut mos i merrni për shaka! -Allahu i Lartësuar i ka sqaruar mirë kufijtë e Tij. Ai ka urdhëruar që të mësohen ligjet e Tij dhe ka urdhëruar të punohet me to. Këta kufij qartësohen që robi të qëndrojë brenda tyre dhe të mos guxojë që t'u afrohet apo t'i shkelë ata. Allahu i Urtë dhe i Lartësuar nuk i ka përcaktuar dispozitat e Tij pa ndonjë qëllim, por për të qartësuar plotësisht të vërtetën e sigurt dhe të drejtën. Ai u ka kushtuar atyre një rëndësi shumë të madhe në shpalljen e Tij. Për këtë arsye, i Madhërishmi na ndalon nga tallja dhe mospërfillja e dispozitave të Tij. Askush nuk mund të luajë dhe të tallet me dispozitat e Tij. Tallje me dispozitat e Zotit do të thotë të guxosh t'i shkelësh ato dhe të mos zbatosh detyrimet e përcaktuara nga Ai. Në rastin tonë, tallje me dispozitat e Zotit është kur burri synon me bashkimin apo ndarjen nga gruaja thjesht dëmtimin e saj. I tillë është edhe përshpejtimi i ndarjes, duke e divorcuar gruan përfundimisht me një herë të vetme (pra, t'i thuash gruas: “Je e divorcuar tri herë, dhe s'ka kthim”) etj. Të gjitha këto janë vepra të nxituara, që tregojnë njëfarë mosvlerësimi të kufijve të vendosur nga Zoti, të cilët përkundrazi meritojnë kujdes maksimal, sepse mund të bësh padrejtësi. Me çdo dispozitë të vendosur, Allahu i Lartësuar synon për robërit e Tij lehtësimin dhe mirësinë e tyre, prandaj ato duhen trajtuar me rrespekt e bindje, ashtu si u takon.Kujtoni(solemnisht)të mirat e Allahut ndaj jush,... -Pra, kujtoni çdo mirësi që Allahu jua ka dhuruar. Kujtimi i Zotit bëhet në tri mënyra: Së pari, duke e lavdëruar dhe duke i shprehur Atij mirënjohjen me fjalë e lavde. Së dyti, me zemër, duke i njohur dhe duke e pranuar se mirësitë janë dhuratë e Tij. Së treti, me trup e gjymtyrë, duke i vënë ato në përdorim për të treguar bindjen e plotë ndaj Allahut....(kujtoni)edhe atë që Ai ju shpalli, Librin(Kur'anin)dhe Urtësinë, për t'ju udhëzuar! -Pra, kujtoni në mënyrë të veçantë mirësinë më të madhe të Tij ndaj jush: Kur’ânin dhe Urtësinë, domethënë, Sunetin e Profetit (a.s). Nëpërmjet këtyre dy burimeve, Ai sqaroi të gjitha rrugët e mirësisë dhe ju nxiti fort për t'i ndjekur ato. Në to, Ai ka treguar edhe rrugët e humbjes, me qëllim që ju të ruheni dhe të largoheni prej tyre. Allahu prezantoi Veten e Tij nëpërmjet Kur’ânit dhe Sunetit, ju mësoi se si duhet të veproni me të dashurit e Tij dhe si të veproni me armiqtë e Tij. Nëpërmjet tyre, Ai ju mësoi juve çdo gjë që ju nuk e dinit. Disa janë të mendimit se fjala ‘el ĥikme’ (Urtësia), në ajet, nënkupton përsiatjen në të fshehtat dhe urtësitë e Sheriatit. Sipas këtij mendimi, el kitâb (Libri) është Kur’âni, por dhe Suneti, që sqaron dispozitat e Zotit. Ndërsa el ĥikme (Urtësia) nënkupton zbulimin e urtësive që fshihen pas këtyre dispozitave. Në fakt, që të dyja shpjegimet janë të sakta dhe plotësojnë njëra tjetrën. Allahu i Lartësuar, kur tregon shkakun e zbritjes së këtyre dy formave të Shpalljes, thotë: “...për t'ju udhëzuar!” Pra, nëpërmjet Shpalljes, Ai ju qorton dhe ju tërheq vëmendjen, që të udhëzoheni. Kjo e përforcon edhe më shumë mendimin se “el ĥikme” nënkupton njohjen e fshehtësive dhe urtësive të dispozitave të Sheriatit, të cilat u shpallën në el kitâb (Kur’ân dhe Sunet), sepse fjala “jeiđhukum” (ju udhëzon, ju këshillon) vjen nga “meuiđhatun” (udhëzim, këshillë). Por udhëzimi kuptohet veçse si qartësim i dispozitave, i urtësive dhe i hollësive të tyre, si dhe i mënyrave nxitëse për të vepruar apo për mos vepruar. Njohja e ligjeve të Zotit, që gjenden në el kitab (Kur’ân dhe Sunet), largon injorancën. Por që njeriu të sqarohet dhe të pasojë vërtet udhëzimin, nevojitet edhe ajo që quhet ‘el ĥikme’, pra, qartësimi me hollësi i urtësive të dispozitave të Zotit dhe nxitja për t'i zbatuar ato rigorozisht nëpërmjet inkurajimit dhe kërcënimit. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojë njeriu shpërblimin dhe mund t'i frikësohet ndëshkimit. Përfundimisht, që të dyja janë të nevojshme: edhe el kitâb-i, edhe el ĥikme-ja. Që të dyja janë dhurata të Allahut të Lartësuar, prandaj Ai e meriton përlëvdimin, lavdinë dhe mirënjohjen e plotë për çdo mirësi të dhuruar. Më pas, i Madhëruari jep një porosi tepër të madhe:Kijeni frikë Allahun e dijeni se Allahu Di gjithçka. -Kuptimi: Ruajuni ndëshkimit dhe zemërimit të Tij, duke ruajtur kufijtë e vendosur nga Ai, të cilët duhen vlerësuar dhe zbatuar rigorozisht. Ai di gjithçka që ju bëni. Me dijen e Tij, Ai solli këto ligje e dispozita nga më të mirat, për t'ju siguruar juve çdo mirësi, për çdo kohë dhe çdo vend. Madje, mirësia dhe udhëzimi juaj i drejtë nuk mund të gjenden askund tjetër, përveçse në Kur’ân dhe Sunet. Allahu qoftë i lavdëruar për mirësitë që u ka falur adhuruesve të Tij!

2:232Page 37

وَإِذَا طَلَّقۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَبَلَغۡنَ أَجَلَهُنَّ فَلَا تَعۡضُلُوهُنَّ أَن يَنكِحۡنَ أَزۡوَٰجَهُنَّ إِذَا تَرَٰضَوۡاْ بَيۡنَهُم بِٱلۡمَعۡرُوفِۗ ذَٰلِكَ يُوعَظُ بِهِۦ مَن كَانَ مِنكُمۡ يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۗ ذَٰلِكُمۡ أَزۡكَىٰ لَكُمۡ وَأَطۡهَرُۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ وَأَنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ ٢٣٢

And when you divorce women1 and they have fulfilled their term, do not prevent them from remarrying their [former] husbands if they [i.e., all parties] agree among themselves on an acceptable basis. That is instructed to whoever of you believes in Allāh and the Last Day. That is better for you and purer, and Allāh knows and you know not.

Kur t’i keni ndarë gratë dhe ato të kenë përmbushur afatin e tyre të pritjes(id-deh), mos i pengoni që të rimartohen me burrat e tyre, nëse ka pëlqim mes çiftit, ashtu si e kërkojnë rregullat... -Ky ajet u drejtohet kujdestarëve ligjorë të grave të divorcuara. Allahu i Lartësuar nuk i lejon ata që, pas mbarimit të kohëpritjes, ta ndalojnë gruan të martohet përsëri me burrin nga i cili është ndarë, nëse bien dakord mes tyre. Pas ndarjes, babai apo vëllai i gruas, nga zemërimi, mund të duan që ta pengojnë vajzën të rimartohet me të njëjtin burrë. Por Allahu i Lartësuar i ndalon ata nga një veprim i tillë, nëse burri dhe gruaja bien dakord që të rimartohen. Madje kjo lloj ndalese është shumë e fortë, sepse Allahu i Lartësuar thotë:...nga të cilat përfitojnë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe në Botën Tjetër. -Pra, kush beson në Allahun dhe në Ditën e Llogarisë nuk e pengon femrën që të rimartohet me ish burrin e saj, nëse ata të dy bien dakord për rikthimin e normalitetit. Madje kjo është më e pastër dhe më e mirë për ata, siç thotë Allahu i Lartësuar:Kjo është më e dobishmja dhe më e pastra për ju. -Kjo është më e mirë dhe më e drejtë për ju. Pra, kujdestari i vajzës të mos mendojë aspak se ndalimi i rimartesës së saj me bashkëshortin e dikurshëm është veprim i drejtë dhe i mirë. Madje, të tilla qëndrime vijnë shpeshherë nga fodullëku i njerëzve, por Allahu i Lartësuar dëshiron të mirën dhe lehtësimin e adhuruesve të Tij.Allahu e di e ju nuk e dini. -Askush të mos mendojë se moslejimi është më i drejtë, sepse Allahu, i Cili e ka lejuar rimartesën e gruas me ish burrin e saj, është më i ditur rreth mirësive dhe drejtësisë, ndërsa ne jemi të paditur. Kush e di më mirë se cila është më e drejta dhe më e dobishmja për ne? Kush është ai që më së shumti i dëshiron ato për ne? Kush është i plotfuqishëm për të na i dhuruar dhe për të na i ruajtur ato? Vetëm Allahu mund t’i bëjë të gjitha këto për ne, me mënyra që ne i njohim ose jo. Ky ajet është argument për domosdoshmërinë e lejes së kujdestarit të vajzës për saktësinë e martesës. Pra, leja e kujdestarit të vajzës është e domosdoshme, që martesa të jetë e saktë dhe e ligjshme. Si kuptohet kjo nga ajeti? Kjo kuptohet nga fakti që Allahu i Lartësuar i ka ndaluar kujdestarët e vajzës nga pengimi i rimartesës së saj me ish burrin, dhe ndalesa mund të ishte veçse për diçka që është në kompetencën e tyre. Thënë ndryshe, nëse leja e tyre për martesën e vajzës nuk do të ishte e rëndësishme në martesë, atëherë nuk kishte pse të ndaloheshin nga kjo gjë. Allahu i Lartësuar i ndalon ata të pengojnë vajzën që të martohet, sepse leja e tyre është kusht për saktësinë e martesës.

2:233Page 37

۞ وَٱلۡوَٰلِدَٰتُ يُرۡضِعۡنَ أَوۡلَٰدَهُنَّ حَوۡلَيۡنِ كَامِلَيۡنِۖ لِمَنۡ أَرَادَ أَن يُتِمَّ ٱلرَّضَاعَةَۚ وَعَلَى ٱلۡمَوۡلُودِ لَهُۥ رِزۡقُهُنَّ وَكِسۡوَتُهُنَّ بِٱلۡمَعۡرُوفِۚ لَا تُكَلَّفُ نَفۡسٌ إِلَّا وُسۡعَهَاۚ لَا تُضَآرَّ وَٰلِدَةُۢ بِوَلَدِهَا وَلَا مَوۡلُودٞ لَّهُۥ بِوَلَدِهِۦۚ وَعَلَى ٱلۡوَارِثِ مِثۡلُ ذَٰلِكَۗ فَإِنۡ أَرَادَا فِصَالًا عَن تَرَاضٖ مِّنۡهُمَا وَتَشَاوُرٖ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡهِمَاۗ وَإِنۡ أَرَدتُّمۡ أَن تَسۡتَرۡضِعُوٓاْ أَوۡلَٰدَكُمۡ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ إِذَا سَلَّمۡتُم مَّآ ءَاتَيۡتُم بِٱلۡمَعۡرُوفِۗ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ ٢٣٣

Mothers may nurse [i.e., breastfeed] their children two complete years for whoever wishes to complete the nursing [period]. Upon the father is their [i.e., the mothers'] provision and their clothing according to what is acceptable. No person is charged with more than his capacity. No mother should be harmed through her child, and no father through his child. And upon the [father's] heir is [a duty] like that [of the father]. And if they both desire weaning through mutual consent from both of them and consultation, there is no blame upon either of them. And if you wish to have your children nursed by a substitute, there is no blame upon you as long as you give payment according to what is acceptable. And fear Allāh and know that Allāh is Seeing of what you do.

Nënat le t’u japin gji foshnjave të tyre dy vjet të plotë, nëse dëshirojnë që ta plotësojnë gjidhënien. -Allahu e ka konsideruar këtë normë si diçka të njohur dhe të padiskutueshme ndër njerëz. Pra, ishte e panevojshme që t’i urdhëroje njerëzit për një çështje të tillë. Fjala “vit”, që është përdorur në ajet, mund të përdoret për treguar një vit të plotë, por ajo mund të tregojë edhe një periudhë më të gjatë, prandaj Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar qartë, duke thënë: “dy vite të plota.” Pasi fëmija të mbushë dy vjet, gjidhënia e tij është plotësuar. Pas plotësimit të dy vjetëve, qumështi i gjirit konsiderohet për të si çdo ushqim tjetër. Për këtë arsye, pas plotësimit të dy viteve, gjidhënia nuk është më faktor në asnjë çështje ligjore. Me fjalë të tjera, gjidhënia që të bën vëlla, motër, bir apo bijë prej qumështi, është ajo që kryhet brenda dy viteve të para të foshnjës. Në Kur’ân gjendet edhe një ajet tjetër që flet për çështjen e gjidhënies, i cili thotë: “...barra dhe gjidhënia zgjasin 30 muaj.” Pra, duke qenë se gjidhënia e plotë zgjat dy vjet, ose 24 muaj, atëherë del që koha më e shkurtër e shtatzënisë (që merret parasysh nga Sheriati) është 6 muaj. Pra, gruaja mund të lindë një fëmijë edhe për gjashtë muaj.I ati i fëmijës ka përgjegjësi për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre, ashtu si është zakoni.” -Burri e ka detyrë përkujdesjen për ushqimin dhe veshjen e nënës së fëmijës, pavarësisht në janë të ndarë apo jo. Ky kujdes për të është si kompensim për gjidhënien e saj. Ky ajet tregon që, edhe nëse gruaja vazhdon të jetojë me burrin e saj, ajo nuk ka të drejtë të kërkojë për gjidhënien më shumë se aq sa e ka përcaktuar Allahu në këtë ajet. Asaj i takon aq sa është normale dhe e zakonshme për atë vend dhe popull ku jeton, pa rënë ndesh me Sheriatin. Çdokush detyrohet sipas mundësisë së tij, siç thotë i Madhëruari:Askush nuk ngarkohet më shumë sesa ka mundësi. -Kështu, i varfëri nuk ngarkohet me shpenzimet e një të pasuri. Madje, ai që nuk ka asgjë, nuk ngarkohet me shpenzime, derisa të ketë mundësi t’i përballojë ato.Nëna, nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. -Nuk lejohet që të lëndohet nëna me fëmijën e saj, për shembull, duke mos e lejuar atë që t'i japë gji fëmijës, ose që t’i japë përkujdesjen e nevojshme. Por edhe babai nuk duhet që të dëmtohet me këtë fëmijë, për shembull, kur nëna nuk pranon t'i japë gji fëmijës së tij, ose kërkon prej tij shpenzime dhe përkujdesje më të mëdha sesa është e nevojshme. Nga ajeti kuptohet (pikërisht nga pjesa: “ue alel meulũdi lehû”), gjithashtu, se fëmija i takon babait të tij. Ai është dhuratë e Zotit për të, është një pjesë e tij, që ka dalë në jetë. Për këtë arsye, babait i lejohet të marrë prej pasurisë së fëmijës së tij, pranon apo jo ky fëmijë, ndërsa nënës nuk i lejohet një gjë e tillë.Edhe trashëgimtarët(ashtu si prindërit)kanë të njëjtat përgjegjësi(në përkujdesin ndaj fëmijës).” -Nëse fëmija nuk e ka babain dhe nuk ka pasuri që të përballojë shpenzimet e gjidhënies, atëherë është detyrë e trashëgimtarëve të fëmijës që të përballojnë shpenzimet e gjidhënëses. Kjo tregon, gjithashtu, se është detyrë e të afërmve të pasur që të ndihmojnë të afërmit në nevojë.E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi, ata(dy prindërit)vendosin për ndërprerjen e gjidhënies, kjo nuk përbën ndonjë gjynah për ta. -Pra, nëse dy prindërit vendosin me mirëkuptim që t'ia ndalojnë gjidhënien fëmijës para plotësimit të dy vjetëve, kjo është e lejueshme, por me dy kushte: së pari, me pëlqimin e të dyve dhe, së dyti, pas konsultimit të çështjes: a e dëmton kjo fëmijën, apo jo. Nëse fëmija nuk dëmtohet dhe ata janë dakord, atëherë ndërprerja e gjidhënies para plotësimit të dy vjetëve është e lejueshme. I parë ndryshe, ajeti na jep të kuptojmë se, nëse thyhet njëri kusht i lartpërmendur, nuk lejohet ndërprerja e gjidhënies. Pra, nëse njëri prind nuk është dakord, ose kur ndërprerja është e dëmshme për fëmijën, atëherë ajo është e ndaluar.Nëse ju dëshironi gjidhënëse tjetër për fëmijën tuaj, kjo nuk përbën ndonjë gjynah për ju, me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrë të duhur. -Pra, nëse dëshironi të gjeni gjidhënëse tjetër për fëmijën tuaj, përveç nënës, edhe kjo është e lejueshme, por me kusht që të mos synohet dëmtimi i nënës. Po ashtu, gjidhënëses duhet t'i jepet shpërblimi i plotë dhe në kohë, sipas rregullit.Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu ju sheh se çfarë bëni. -Për çdo vepër që bëni, Allahu do t'ju shpërblejë me të mira ose me të këqija, sipas meritave.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском