As-Sa'diAl‑Baqarah · 2:234–251

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Baqarah 2:234–251

2:234Page 38

وَٱلَّذِينَ يُتَوَفَّوۡنَ مِنكُمۡ وَيَذَرُونَ أَزۡوَٰجٗا يَتَرَبَّصۡنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرۡبَعَةَ أَشۡهُرٖ وَعَشۡرٗاۖ فَإِذَا بَلَغۡنَ أَجَلَهُنَّ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ فِيمَا فَعَلۡنَ فِيٓ أَنفُسِهِنَّ بِٱلۡمَعۡرُوفِۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ ٢٣٤

And those who are taken in death among you and leave wives behind - they, [the wives, shall] wait four months and ten [days]. And when they have fulfilled their term, then there is no blame upon you for what they do with themselves in an acceptable manner.1 And Allāh is [fully] Aware of what you do.

Kur ata (burrat)vdesin dhe lënë gra pas, ato(gratë) duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë. -Pas vdekjes së burrit, gruaja e ka për detyrë të presë katër muaj e dhjetë ditë pa u martuar. Kjo periudhë lihet me qëllim që, gjatë saj, të qartësohet nëse gruaja ka mbetur shtatzënë apo jo. Dihet se, në hyrje të muajit të pestë, foshnja nis të lëvizë në bark. Ky ajet duket se i përfshin të gjitha gratë. Pra, sipas tij, çdo grua së cilës i ka vdekur burri duhet të presë katër muaj e dhjetë ditë. Megjithatë, nga ky gjykim përjashtohen disa kategori grash, siç janë gratë shtatzëna, të cilat duhet presin derisa ato të lindin e të lirohen nga barra, dhe skllavet, të cilat presin sa gjysma e kohëpritjes së grave të lira, pra, dy muaj e pesë ditë.Kur ato e plotësojnë afatin e tyre të pritjes, nuk është më përgjegjësia juaj(e kujdestarëve ligjorë të gruas)se çfarë bëjnë ato me veten e tyre në mënyrë të njerëzishme. -Pra, pas mbarimit të kohës së pritjes, nuk është gjynah për ju nëse ato i kthehen jetës normale, zbukurimeve, makijazhit, parfumosjes etj. Megjithatë, kjo duhet të jetë, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: sipas rregullave normale, e jo me teprime dhe me harame. Ky ajet tregon se është e detyrueshme për gruan që të mbajë zi për burrin e saj të vdekur katër muaj e dhjetë ditë. Të gjithë janë të një mendimi për këtë çështje. Ky gjykim nuk vlen për gratë e divorcuara.Allahu e di hollësisht se çfarë bëni. -Allahu e di hollësisht çdo vepër tuajën, e shfaqur qoftë apo e fshehtë, e madhe apo e vogël. Për çdo vepër që kryeni, Allahu i Lartësuar ka përgatitur shpërblimin e Tij, të bazuar në drejtësi dhe bamirësi. Thënia e Allahut: “...nuk është më përgjegjësia juaj (e kujdestarëve ligjorë të gruas) se çfarë bëjnë ato me veten e tyre në mënyrë të njerëzishme.”, tregon se kujdestari ligjor është përgjegjës për veprimet e gruas së cilës i ka vdekur burri. Ai duhet ta ndalojë atë, nëse ajo i kalon kufijtë. Ai ka të drejtën ta detyrojë atë, që të qëndrojë brenda rregullave. Kjo është detyrë për të ose, në të kundërt, ai ngarkohet me gjynahe për çdo gabim të saj të dukshëm.

2:235Page 38

وَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ فِيمَا عَرَّضۡتُم بِهِۦ مِنۡ خِطۡبَةِ ٱلنِّسَآءِ أَوۡ أَكۡنَنتُمۡ فِيٓ أَنفُسِكُمۡۚ عَلِمَ ٱللَّهُ أَنَّكُمۡ سَتَذۡكُرُونَهُنَّ وَلَٰكِن لَّا تُوَاعِدُوهُنَّ سِرًّا إِلَّآ أَن تَقُولُواْ قَوۡلٗا مَّعۡرُوفٗاۚ وَلَا تَعۡزِمُواْ عُقۡدَةَ ٱلنِّكَاحِ حَتَّىٰ يَبۡلُغَ ٱلۡكِتَٰبُ أَجَلَهُۥۚ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِيٓ أَنفُسِكُمۡ فَٱحۡذَرُوهُۚ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ حَلِيمٞ ٢٣٥

There is no blame upon you for that to which you [indirectly] allude concerning a proposal to women or for what you conceal within yourselves. Allāh knows that you will have them in mind. But do not promise them secretly except for saying a proper saying. And do not determine to undertake a marriage contract until the decreed period1 reaches its end. And know that Allāh knows what is within yourselves, so beware of Him. And know that Allāh is Forgiving and Forbearing.

Nuk është gjynah për ju, nëse, tërthorazi, u kërkoni dorën për martesë këtyre grave apo nëse e mbani të fshehtë këtë qëllim në veten tuaj. Allahu e di se ju do t’ua shprehni atyre(dëshirën për martesë)...” -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar sjell një gjykim për gratë të cilave u kanë vdekur burrat dhe që janë në kohëpritjen e tyre. Ky gjykim vlen edhe për gratë e divorcuara për herë të tretë (pra me talak bain), që janë në kohëpritje. Pra, nuk i lejohet asnjë burri që t'u shfaqë këtyre dy kategorive të grave propozimin për martesë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Më tej, i Lartësuari thotë:...por mos u premtoni fshehurazi... -Pra, nuk lejohet që grave të këtyre dy kategorive t’u shprehet hapur propozimi për martesë, gjatë kohës së pritjes së tyre, por hedhja e propozimit në mënyrë indirekte është e tolerueshme nga Allahu i Lartësuar, sikurse kuptohet nga ajeti. Mes dy rasteve ka ndryshim. Nëse dikush i propozon hapur për martesë një gruaje të tillë, kjo sjell shumë probleme. Për shembull, kjo mund ta shtyjë gruan që ta përshpejtojë qëllimisht përfundimin e kohëpritjes së saj, duke gënjyer se i kanë mbaruar të trija ciklet e periodave të saj, e kështu të martohet me tjetrin. Kjo, sigurisht, që është një padrejtësi e madhe në shumë aspekte. Së pari, në këtë mënyrë, gruaja shkel të drejtën e burrit të saj të parë, duke mos plotësuar kohën e pritjes për të. Së dyti, ajo bashkohet me dikë tjetër para kohës kur i lejohet një gjë e tillë, prandaj kjo martesë e dytë quhet e parregullt dhe e paligjshme. Përveç këtyre që përmendëm, ka edhe shumë pasoja të tjera. Ky ajet dëshmon për rëndësinë që i jep Sheriati ndalimit të së keqes dhe rrugëve të saj. Në Islam është e ndaluar jo vetëm e keqja, por edhe rrugët e mjetet që të çojnë tek ajo. Një rregull i madh i Islamit thotë: "Çdo mjet dhe rrugë që të çon në haram është haram." Ky ajet, gjithashtu, tregon për rëndësinë e madhe që Sheriati u kushton të drejtave dhe përgjegjësive bashkëshortore në Islam. Fjalët e tërthorta, që e nënkuptojnë propozimin, nuk janë të ndaluara, sepse ato mund të kuptojnë edhe gjëra të tjera, përveç martesës:...përveç ndonjë fjale të lejueshme... -Fjalë të tilla janë, për shembull: “Unë do të doja të martohesha këto kohë”, ose: “Kur të mbarosh pritjen, do të doja të flisnim bashkë për diçka”, etj. Allahu i Lartësuar e ka lejuar propozimin e tërthortë, sepse ai nuk sjell dëmet që shkakton propozimi i drejtpërdrejtë. Ndërhyrjet jo të drejtpërdrejta janë lejuar, sepse shpirti i njeriut i kërkon me ngut të tilla çështje. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar ka lënë një lloj hapësire, që njerëzit të përmbushin kërkesat e tyre të forta në këtë aspekt. Ai na tregon se nuk kemi gjynah për dy gjëra: “...nëse, tërthorazi, u kërkoni dorën për martesë këtyre grave apo nëse e mbani të fshehtë këtë qëllim në veten tuaj”.Allahu e di se ju do t’ua shprehni atyre(dëshirën për martesë), -Allahu i Lartësuar e di shumë mirë çdo dëshirë të njerëzve për t'u lidhur në martesë, por – sikurse u tha më lart – nuk lejohet propozimi i qartë dhe i drejtpërdrejtë për martesë ndaj grave që janë në pritje. Në fakt, ato që lejohen janë vetëm fjalët e tërthorta, brenda normave të Sheriatit. Ndërsa për sa i përket nënshkrimit të aktit të martesës, ai nuk lejohet absolutisht, para se të përfundojë koha e pritjes, siç thotë i Lartësuari:Mos lidhni martesë, derisa të përfundojë afati i pritjes së tyre(id-deh).” -Pra, nuk lejohet në asnjë mënyrë lidhja e martesës së re para mbarimit të kohës së pritjes.Ta dini se Allahu e di se çfarë fshihni në zemrën tuaj, prandaj kini kujdes prej Tij! -Jini të kujdesshëm në çdo gjë që doni të bëni. Synoni të mirën dhe largojuni qëllimeve të këqija. Këtë ta bëni duke shpresuar shpërblimin e Zotit dhe duke iu frikësuar ndëshkimit të Tij.Dhe dijeni se Allahu është Falës i Madh dhe i Butë. -Allahu është Falës i madh (Gafûrun) i çdokujt që bën të tilla gabime, por që kthehet i penduar dhe i kërkon falje Zotit të tij. Ai është i Butë (Halîm), që nuk nxitohet të ndëshkojë të pabindurit dhe gjynahqarët për të këqijat e tyre, edhe pse është i Plotfuqishëm për t’i ndëshkuar ata.

2:236Page 38

لَّا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ إِن طَلَّقۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ مَا لَمۡ تَمَسُّوهُنَّ أَوۡ تَفۡرِضُواْ لَهُنَّ فَرِيضَةٗۚ وَمَتِّعُوهُنَّ عَلَى ٱلۡمُوسِعِ قَدَرُهُۥ وَعَلَى ٱلۡمُقۡتِرِ قَدَرُهُۥ مَتَٰعَۢا بِٱلۡمَعۡرُوفِۖ حَقًّا عَلَى ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٢٣٦

There is no blame upon you if you divorce women you have not touched1 nor specified for them an obligation.2 But give them [a gift of] compensation - the wealthy according to his capability and the poor according to his capability - a provision according to what is acceptable, a duty upon the doers of good.

Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë, me të cilat ende nuk keni kryer marrëdhënie dhe të cilave ende nuk ua keni përcaktuar e dhënë mehrin. -Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë tuaja para se të keni kryer marrëdhënie seksuale me to dhe para se t’u keni përcaktuar mehrin. Kjo është e lejuar për ju, edhe pse i lëndon disi gratë nga gjendja shpirtërore. Por për të zbutur këtë lëndim, Allahu i Lartësuar i urdhëron burrat që t’i nderojnë këto gra, duke u falur diçka prej pasurisë së tyre. Thotë i Lartësuari:Jepuni atyre ndonjë dhuratë: pasaniku - sipas mundësive të tij, dhe i varfëri - sipas mundësive të tij. -Jepuni atyre diçka prej pasurisë, si zbutje të ndonjë lëndimi që mund t'u keni shkaktuar atyre. Çdokush le të japë sipas mundësisë dhe sipas zakonit të atij vendi e atij populli, siç thotë i Lartësuari:Dhurata për to sipas zakonit është detyrë për bamirësit. -Domethënë, me një furnizim sipas zakonit e traditës së njohur nga njerëzit. Ky veprim është një detyrë për bamirësit, të cilët nuk duhet të hezitojnë kurrë për plotësimin e kësaj dispozite. Burri është ai që i kërkon gruas në fillim ta lidhë zemrën me të dhe që bëhet shkak që ajo ta dojë burrin e saj. Për këtë arsye, tani që ai bëhet shkak për ta ndërprerë këtë dashuri, po ashtu duhet që ta lehtësojë lëndimin e zemrës së saj, duke i dhuruar diçka nga pasuria e vet. Subhanallah! Sa madhështore është kjo dispozitë hyjnore! Ajo është vërtet një tregues i qartë i mëshirës së Atij që e përcaktoi atë! E ku ka ligjvënës më të mirë se Allahu, për ata njerëz që kanë siguri në premtimin e Tij! Ky qe rregulli që lidhej me gratë e divorcuara para përcaktimit të mehrit të tyre dhe para kontaktit seksual me to. Më pas, Allahu i Lartësuar sjell dispozitën rreth atyre grave të divorcuara, me të cilat nuk është kontaktuar seksualisht, por që u është përcaktuar mehri. Kështu, i Lartësuari thotë:

2:237Page 38

وَإِن طَلَّقۡتُمُوهُنَّ مِن قَبۡلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ وَقَدۡ فَرَضۡتُمۡ لَهُنَّ فَرِيضَةٗ فَنِصۡفُ مَا فَرَضۡتُمۡ إِلَّآ أَن يَعۡفُونَ أَوۡ يَعۡفُوَاْ ٱلَّذِي بِيَدِهِۦ عُقۡدَةُ ٱلنِّكَاحِۚ وَأَن تَعۡفُوٓاْ أَقۡرَبُ لِلتَّقۡوَىٰۚ وَلَا تَنسَوُاْ ٱلۡفَضۡلَ بَيۡنَكُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٌ ٢٣٧

And if you divorce them before you have touched them and you have already specified for them an obligation, then [give] half of what you specified - unless they forego the right or the one in whose hand is the marriage contract foregoes it. And to forego it is nearer to righteousness. And do not forget graciousness between you. Indeed Allāh, of whatever you do, is Seeing.

E, nëse i ndani para se të kryeni marrëdhënie intime me to, por ndërkohë ua keni përcaktuar atyre masën e dhuratës martesore(mehrit), atëherë është detyrë për ju që t’u jepni gjysmën e asaj që keni caktuar... -Pra, gratë që divorcohen para kryerjes së kontaktit seksual dhe pasi u është përcaktuar masa e mehrit, meritojnë që t’u jepet gjysma e mehrit të përcaktuar, ndërsa gjysma tjetër i takon burrit. Ky është rregulli bazë në këtë çështje, i cili është i detyrueshëm të zbatohet, nëse nuk ka tolerime nga asnjëra palë. Por në rast se ka falje dhe tolerancë të ndërsjelltë, atëherë Allahu i Lartësuar ka lënë hapësirën për bamirësi, duke thënë:...veç nëse ato(gratë)jua falin ose veç nëse atyre(grave)ua falin ata që kanë në dorë lidhjen e martesës. -Pra, nga ky detyrim nuk shpëton askush, përveç dy rasteve:1. Kur gruaja e divorcuar toleron dhe pranon që t'ia kthejë ish-burrit të saj gjysmën e mehrit të përcaktuar për të, duke ia dhuruar atij të plotë.2. Kur burri toleron dhe ia lë të plotë mehrin ish-gruas së tij, duke i falur edhe gjysmën e vet, që i takon me ligj.Pra, pjesa: “...veç nëse ato jua falin” nënkupton gratë, ndërsa: “ata që kanë në dorë lidhjen e martesës” bën fjalë për burrat, sepse ata e kanë në dorë çështjen e martesës. Disa janë të mendimit se rasti i dytë i përjashtimit nga dispozita për përgjysmimin e mehrit flet për kujdestarin e vajzës, kur ai toleron dhe ia fal ish-bashkëshortit të saj të gjithë mehrin. Por ky mendim është i dobët, sepse kujdestari i vajzës nuk ka kompetenca të tolerojë për një të drejtë që nuk i takon atij. Ai nuk është pronar i mehrit dhe as kujdestar i tij. Gjysma e mehrit është pronë e vajzës dhe jo e kujdestarit të saj. Kështu që mendimi më i saktë rreth kësaj pjese të ajetit është se ajo bën fjalë për ish-bashkëshortin e gruas.Falja është më afër devotshmërisë. Dhe mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush! -Kështu, Allahu i Lartësuar i nxit adhuruesit për të qenë falës, tolerues dhe bamirës me njëri-tjetrin, duke na treguar se këto virtyte janë më pranë devotshmërisë. Në fakt, toleranca, bamirësia dhe falja janë shenja të devotshmërisë së njeriut. Ai i nxit adhuruesit për të tilla veprime, sepse ato janë bamirësi, dhe çdo bamirësi të zgjeron gjoksin dhe të qetëson zemrën. Njeriu nuk duhet të lërë pas dore veprat e mira dhe humanizmin. Ai nuk duhet të shpërfillë sjelljen e mirë në marrëdhëniet shoqërore. Allahu i Lartësuar na kujton të jemi bamirës në këto marrëdhënie, sepse kjo është grada më e lartë e etikës shoqërore. Në plotësimin e të drejtave dhe përgjegjësive ndaj njëri-tjetrit, njerëzit ndahen në dy grada:1. Ata që qëndrojnë striktë në respektimin e të drejtave dhe përgjegjësive ndaj njëri-tjetrit, pa bërë asnjë lëshim tjetër. Ky qëndrim është, gjithsesi, korrekt dhe i paqortueshëm.2. Ata që tolerojnë, që falin dhe që tregohen bujarë ndaj tjetrit. Ata falin kur është fjala për plotësimin e disa detyrimeve të palës tjetër ndaj tyre. Ata japin edhe kur nuk e kanë të detyrueshme që të japin. Ata heqin dorë nga disa të drejta vetjake, për hir të mirësjelljes. Kjo është një gradë shumë e lartë, që njeriu nuk duhet ta shpërfillë, qoftë edhe në disa raste të caktuara, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me njerëzit që ai haset e përzihet më shpesh.Allahu i Lartësuar do t'i shpërblejë bamirësit për sjelljen e tyre, me bujarinë e Tij të madhe:Vërtet, Allahu e sheh gjithçka që bëni. -Pra, ai sheh çdo vepër tuajën dhe do t'iu shpërblejë me bujarinë dhe mirësinë e Tij.

2:238Page 39

حَٰفِظُواْ عَلَى ٱلصَّلَوَٰتِ وَٱلصَّلَوٰةِ ٱلۡوُسۡطَىٰ وَقُومُواْ لِلَّهِ قَٰنِتِينَ ٢٣٨

Maintain with care the [obligatory] prayers and [in particular] the middle [i.e., ʿaṣr] prayer and stand before Allāh, devoutly obedient.

Vazhdoni rregullisht namazet, sidomos namazin e mesëm -Allahu i Lartësuar na urdhëron që të jemi të rregullt në kryerjen e namazeve, dhe në mënyrë të veçantë për “namazin e mesëm”, i cili është namazi i ikindisë. Që të jemi të rregullt në kryerjen e namazeve, do të thotë që t’i falim ato në kohën e tyre të përcaktuar nga Zoti, t’i realizojmë të gjitha shtyllat, kushtet, vaxhibet dhe synetet e tyre, si edhe t'i falim ato me përkushtim e përqendrim maksimal. Allahu i Lartësuar na udhëzon që të jemi të rregullt me namazet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jemi të rregullt edhe me adhurimet e tjera, madje do të jemi të ruajtur edhe nga kryerja e gjynaheve. Këto kanë vlerë sidomos kur shoqërohen me frikë dhe nënshtrim ndaj Allahut:...dhe kijeni frikë Allahun! -Pra, Allahu i Lartësuar na urdhëron që këto adhurime t'i kryejmë duke qenë të mbushur me frikë rrespekt ndaj Tij. Ky ajet na urdhëron që të falemi duke qëndruar në këmbë me frikë dhe madhërim për Zotin, dhe na ndalon që të themi gjatë namazit fjalë që nuk i përkasin atij. Ky është namazi që duhet të falim për Zotin tonë, kur jemi të qetë, në kushte normale. Ndërsa në kushte të jashtëzakonshme lufte, frike dhe pasigurie ka rregulla të tjera. I Lartësuari thotë:

2:239Page 39

فَإِنۡ خِفۡتُمۡ فَرِجَالًا أَوۡ رُكۡبَانٗاۖ فَإِذَآ أَمِنتُمۡ فَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ كَمَا عَلَّمَكُم مَّا لَمۡ تَكُونُواْ تَعۡلَمُونَ ٢٣٩

And if you fear [an enemy, then pray] on foot or riding. But when you are secure, then remember Allāh [in prayer], as He has taught you that which you did not [previously] know.

Nëse keni frikë(nga armiku), faluni në këmbë ose kaluar. -Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kur jeni në gjendje frike...”, dhe nuk i ka përmendur rastet se kur mund të frikësohet njeriu. Kjo bëhet për të përfshirë çdo lloj frike në këtë gjykim, për frikën nga kriminelët, qafirët, egërsirat etj. Pra, nëse për shkak të frikës, nuk mund ta falim namazin në formën e përshkruar më lart, atëherë lejohet që ta falim atë duke ecur në këmbë ose duke qenë të hipur në kafshë ose mjet tjetër, kur mund të ndryshojë edhe drejtimi për nga Kibla. Pra, në të tilla kushte, kjo është e tolerueshme. Ky ajet është argument shumë i fortë që e bën të detyrueshme faljen e namazit në kohën e vet. Duke qenë se Allahu i Lartësuar ka lejuar që të shkelen disa kushte të namazit, që janë të domosdoshme për saktësinë e tij në situata normale, vetëm që namazi të falet në kohën e vet të caktuar, kjo tregon se respektimi i kohës së tij është vërtet shumë i rëndësishëm. Me fjalë të tjera, nuk lejohet shtyrja e namazit jashtë kohës së tij, qoftë edhe në kushte të jashtëzakonshme frike e pasigurie. Namazi brenda kohës së tij, edhe me mangësi të tjera, është më i pëlqyer dhe më i vlefshëm sesa namazi jashtë kohe që kryhet i plotë dhe me përkushtim maksimal. Është detyrë e domosdoshme që falja e namazit të bëhet brenda kohës së vet, edhe nëse thyhen disa kushte të tjera të tij.Por, kur ndiheni të sigurt, kujtojeni Allahun ashtu si jua ka mësuar Ai ato që ju nuk i dinit! -Pasi të largohet frika që ju pengonte ta falnit namazin në formën e duhur, atëherë përmendeni Allahun e Lartësuar me të gjitha mënyrat e format, ndër të cilat është edhe falja e namazit. Allahu i madhëruar thotë:...kujtojeni Allahun ashtu si jua ka mësuar Ai ato që ju nuk i dinit! -Kuptimi: Kujtojeni Allahun e Lartësuar për mirësitë e mëdha që ju ka dhuruar, mes të cilave janë udhëzimi dhe mësimi juaj i gjithçkaje që nuk e dinit. Vërtet, kjo është një mirësi e mrekullueshme e një dhuratë e paçmuar, e cila meriton mirënjohjen tonë të thellë. Nëse ne tregojmë mirënjohje për këto mirësi dhe kujtojmë Dhuruesin e tyre, sikurse Ai na ka udhëzuar, atëherë me siguri që mirësitë ndaj nesh do të jenë të qëndrueshme, madje do të shtohen e shumëfishohen prej Tij.

2:240Page 39

وَٱلَّذِينَ يُتَوَفَّوۡنَ مِنكُمۡ وَيَذَرُونَ أَزۡوَٰجٗا وَصِيَّةٗ لِّأَزۡوَٰجِهِم مَّتَٰعًا إِلَى ٱلۡحَوۡلِ غَيۡرَ إِخۡرَاجٖۚ فَإِنۡ خَرَجۡنَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ فِي مَا فَعَلۡنَ فِيٓ أَنفُسِهِنَّ مِن مَّعۡرُوفٖۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٞ ٢٤٠

And those who are taken in death among you and leave wives behind - for their wives is a bequest: maintenance for one year without turning [them] out. But if they leave [of their own accord], then there is no blame upon you for what they do with themselves in an acceptable way.1 And Allāh is Exalted in Might and Wise.

Ata që janë duke vdekur dhe kanë gra që do t’i lënë pas, le të lënë me testament furnizimin për gratë e tyre për një vit rresht, pa i nxjerrë ato prej shtëpisë. -Burrat të cilët janë duke vdekur dhe që do të lënë pas vetes gratë e tyre, duhet që të lënë me testament pasuri të mjaftueshme për gratë e tyre, aq sa u duhet atyre për një vit të plotë, në mënyrë që ato të mos e kenë të nevojshme të dalin nga shtëpitë e tyre.Por, nëse ato dalin vetë, ju nuk merrni gjynah për ato veprime që ato i bëjnë me vetveten(sipas normave). Allahu është i Gjithfuqishëm e i Urtë. -Pra, nëse ato vetë dëshirojnë që të dalin nga kjo përkujdesje, atëherë kujdestarët e grave nuk ngarkohen me gjynah nëse ato gra bëjnë me veten e tyre disa vepra të lejuara. Cilat qenkan këto vepra të lejueshme, të cilat nuk përbëjnë gjynah? Janë ato veprime që Allahu i ka përshkruar si “min mearuf”, pra, veprime sipas normave të pranuara gjerësisht nga njerëzit, por që nuk bien ndesh me Sheriatin. Kështu, për shembull, grave u lejohet të zbukurohen ose të përdorin parfumin, por brenda kufijve të vendosur nga Sheriati. Disa thonë që dispozita e këtij ajeti është anuluar me dispozitën e ajetit 234 të kësaj sureje, ku thuhet se gruaja së cilës i vdes burri e ka të detyrueshme të presë katër muaj e dhjetë ditë pas vdekjes së burrit. Ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se nuk kemi të bëjmë me anulim dispozitash, porse ajeti 234 tregon kohën që është e detyrueshme për gruan të presë. Pra, gruaja e ka detyrim që të presë katër muaj e dhjetë ditë pas vdekjes së burrit, ndërsa pas kalimit të kësaj kohe, për të është e pëlqyeshme që të vazhdojë të presë edhe më gjatë. Megjithatë, kjo pëlqyeshmëri është në varësi të gjendjes së gruas dhe nevojave të saj. Me fjalë të tjera, ky ajet që po trajtojmë tani (nr. 240) nxit për një vepër të pëlqyeshme. Gruaja që dëshiron ta nderojë edhe më shumë burrin e vdekur, por duke marrë parasysh edhe nevojat e saj, le ta plotësojë pritjen deri në një vit. Si argument që tregon se plotësimi i periudhës njëvjeçare është i pëlqyeshëm dhe jo i detyrueshëm, mund të përmendim edhe një fakt tjetër, që ceket në këtë ajet. Allahu i Lartësuar na tregon se, nëse ato dalin me dëshirën e tyre nga përkujdesja njëvjeçare, para plotësimit të një viti, ky veprim nuk e ngarkon me gjynah kujdestarin e tyre ligjor. Prandaj, nëse plotësimi i periudhës njëvjeçare do të ishte i detyrueshëm dhe gratë do ta thyenin këtë detyrim, atëherë ky do të ishte një gjynah. Thënë ndryshe, kur Allahu i Lartësuar na tregon se dalja e tyre nuk është gjynah, kjo tregon që plotësimi i vitit nuk është i detyrueshëm për to. Si përfundim, këtu nuk kemi të bëjmë me (abrogim) shfuqizim dispozitash, por kemi të bëjmë me sqarim më të hollësishëm të kufijve të detyrimit dhe atyre të pëlqimit.

2:241Page 39

وَلِلۡمُطَلَّقَٰتِ مَتَٰعُۢ بِٱلۡمَعۡرُوفِۖ حَقًّا عَلَى ٱلۡمُتَّقِينَ ٢٤١

And for divorced women is a provision according to what is acceptable - a duty upon the righteous.

Dhuratat dhe përkujdesja sipas normave ndaj të divorcuarave janë detyrime për të devotshmit. -Siç shihet, këtu flitet për të gjitha llojet e të divorcuarave. Sipas ajetit, dhurimi dhe përkujdesja janë të detyrueshëm ndaj të gjitha grave që divorcohen, me çdo lloj mënyre qoftë ky divorc. Megjithatë, sipas mendimit më të saktë, dhuratat janë të detyrueshme t'u jepen vetëm atij lloji të divorcuarash, me të cilat nuk është kryer kontakt seksual dhe të cilave ende nuk u është përcaktuar mehri. Ndërsa për llojet e tjera të të divorcuarave, dhënia e dhuratave është e pëlqyeshme (por jo e detyrueshme), sikurse u tha më sipër. Ky mendim është më i saktë, sepse vërtet që ky ajet i përfshin të gjitha llojet e të divorcuarave, por i parë së bashku me ajetet e tjera, gjithëpërfshirja e tij kufizohet vetëm me një kategori të caktuar të divorcuarash. Kështu, në ajetin 236 të sures Bekare, u tha që dhënia e dhuratave është e detyrueshme posaçërisht vetëm për të divorcuarat para kontaktit dhe para përcaktimit të mehrit: “Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë, me të cilat ende nuk keni kryer marrëdhënie dhe të cilave ende nuk ua keni përcaktuar e dhënë mehrin. Jepuni atyre ndonjë dhuratë: pasaniku - sipas mundësive të tij, dhe i varfëri - sipas mundësive të tij. Dhurata për to sipas zakonit është detyrë për bamirësit.” Pra, të tilla norma janë të detyrueshme të zbatohen nga çdo njeri që kërkon t'i ruhet ndëshkimit të Zotit të tij dhe të jetë prej bamirësve.

2:242Page 39

كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ ٢٤٢

Thus does Allāh make clear to you His verses [i.e., laws] that you might use reason.

Kështu jua shpjegon Allahu argumentet e Veta, me qëllim që ju të kuptoni. -Pra, kështu na i sqaron neve Allahu i Lartësuar kufijtë e Tij, hallallin dhe haramin dhe çdo ligj të dobishëm për ne. Ai i sjell këto dispozita, që ne të mendohemi thellë rreth tyre dhe të nxjerrim prej tyre urtësi dhe qëllime të larta. Çdokush që mendon thellë rreth teksteve të sjella nga Zoti, duke nxjerrë prej tyre urtësi dhe dispozita, me siguri që do të punojë i nxitur prej tyre. Pastaj thotë i Madhëruari:

2:243Page 39

۞ أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ خَرَجُواْ مِن دِيَٰرِهِمۡ وَهُمۡ أُلُوفٌ حَذَرَ ٱلۡمَوۡتِ فَقَالَ لَهُمُ ٱللَّهُ مُوتُواْ ثُمَّ أَحۡيَٰهُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشۡكُرُونَ ٢٤٣

Have you not considered those who left their homes in many thousands, fearing death? Allāh said to them, "Die"; then He restored them to life. And Allāh is the possessor of bounty for the people, but most of the people do not show gratitude.

A nuk i ke parë ata që, edhe pse ishin me mijëra, u larguan prej atdheut të vet për t'i shpëtuar vdekjes? -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon historinë e disa mijëra njerëzve, të cilët u larguan nga vendi i tyre me një qëllim të vetëm: për t'i shpëtuar vdekjes nga një fatkeqësi që u kanosej. Porse caktimit të Allahut nuk mund t'i shpëtosh. Kështu, Allahu i Lartësuar u tha:Allahu u tha atyre: “Vdisni!” E pastaj Ai i ringjalli. -Pra, ata vdiqën që të gjithë. Më pas, Allahu i Lartësuar i ringjalli ata, ndoshta për shkak të lutjes së Profetit të tyre, ose për ndonjë shkak tjetër. Ai i ringjalli ata, duke u treguar në këtë mënyrë mëshirën, butësinë dhe faljen e Tij të madhe. Ai i ringjalli ata, për t'u qartësuar krijesave fuqinë e Tij të padiskutueshme për ringjalljen e të vdekurve. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës. -Megjithëse Allahu i Lartësuar u dhuron krijesave mirësi të jashtëzakonshme, shumica e tyre nuk tregojnë mirënjohje. Madje shumë prej tyre, mirësitë e dhuruara nga Allahu i Lartësuar, i shfrytëzojnë për të kryer gjynahe ndaj Tij. Pak njerëz i njohin mirësitë e Zotit dhe shumë pak prej tyre i përdorin ato për ta falënderuar Atë dhe për të treguar mirënjohjen ndaj Tij. Pastaj, i Lartësuari na urdhëron që të luftojmë për hir të Tij, kundër armiqve të rrugës së drejtë. Ai na urdhëron që të luftojmë për të përhapur ndër njerëz fenë e Tij: adhurimin e një Zoti të vetëm:

2:244Page 39

وَقَٰتِلُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٞ ٢٤٤

And fight in the cause of Allāh and know that Allāh is Hearing and Knowing.

Atëherë, luftoni për hir të Allahut dhe ta dini se Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka. -Pra, rregullojeni qëllimin e luftës suaj, duke synuar me të veçse kënaqësinë e Allahut. Mësojeni se lënia e xhihadit nuk sjell asnjë lloj dobie e mirësie. Nëse mendoni se, duke lënë xhihadin, do të ruani jetën dhe sigurinë tuaj, jeni të gabuar. Për këtë arsye përmend Allahu i Lartësuar historinë e popullit që u shpërngulën masivisht nga vendi i tyre për t'i shpëtuar vdekjes, por që nuk patën shpëtim, sepse përsëri vdiqën. Edhe pse u munduan t’i ruheshin vdekjes duke ikur, ata nuk shpëtuan dot prej saj. Atyre u erdhi vdekja andej nga nuk e kishin menduar. Pra, sikurse atyre nuk u bëri dobi asnjë masë që morën kundër vdekjes, dijeni se edhe ju nuk mund t'i shpëtoni asaj duke braktisur detyrën për të bërë xhihad. Luftoni pra, se xhihadi është mirësia që kërkoni. Duke qenë se xhihadi ka nevojë për pasuri që të zhvillohet, Allahu i Lartësuar na urdhëron që të shpenzojmë për këtë qëllim, duke thënë:

2:245Page 39

مَّن ذَا ٱلَّذِي يُقۡرِضُ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗا فَيُضَٰعِفَهُۥ لَهُۥٓ أَضۡعَافٗا كَثِيرَةٗۚ وَٱللَّهُ يَقۡبِضُ وَيَبۡصُۜطُ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٢٤٥

Who is it that would loan Allāh a goodly loan so He may multiply it for him many times over? And it is Allāh who withholds and grants abundance, and to Him you will be returned.

Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë atë shumëfish? -Kush dëshiron që t'i shtohen shpërblimet tek Allahu i Lartësuar, le të shpenzojë çfarë të ketë më të lehtë prej pasurisë së tij në rrugët e shumta të mirësisë, të cilat i ka sqaruar Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij, e në mënyrë të veçantë për të mbështetur dhe forcuar xhihadin në rrugën e Zotit. Shpenzime të tilla, Allahu i Lartësuar i ka quajtur “hua” të mirë, pra, shpenzim të mirë. Jo çdo lloj shpenzimi shpërblehet nga Allahu i Lartësuar. I vetmi shpenzim që shpërblehet nga Allahu i Lartësuar, është shpenzimi i mirë. Një shpenzim quhet i mirë vetëm nëse plotëson dy kushte: 1. të jetë prej pasurisë hallall; 2. të jepet për hir të Allahut, duke synuar kënaqësinë e Tij. Vetëm për këtë lloj shpenzimi ka premtuar Allahu i Lartësuar shumëfishim të mirësive, duke thënë:...që Ai t’ia shtojë atë shumëfish? -Një vepër të mirë, Allahu i Lartësuar e shpërblen dhjetëfish, njëqindfish ose më tepër. Kjo bëhet në varësi të disa kushteve, si: në varësi të gjendjes së atij që shpenzon; në varësi të qëllimit që njeriu kërkon të arrijë me shpenzimin; në varësi të dobisë së arritur nëpërmjet atij shpenzimi; në varësi të nevojës që ndihet për atë shpenzim. Njeriu ndoshta mendon se, duke shpenzuar shumë, do të varfërohet. Për të larguar këtë mendim të gabuar, Allahu i Lartësuar thotë:Allahu e pakëson rizkun dhe po Ai jep me mbushulli. -Është Allahu i Lartësuar Ai që ia shton pasurinë atij që Ai do dhe ia pakëson, gjithashtu, atij që Ai do. Kjo tregon se administrimi i të gjitha çështjeve është vetëm në dorën e Allahut. Ai vendos për gjithçka. Mosdhënia për bamirësi nuk e shton pasurinë, ashtu sikurse edhe shpenzimi në rrugë të Allahut nuk e pakëson pasurinë. Madje, jo vetëm që nuk pakëson asgjë, por Ditën e Gjykimit, Allahu i Lartësuar do të japë shpërblim të plotë për pasurinë që robi ka shpenzuar për hir të Tij. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:Vetëm tek Ai është kthimi juaj. -Tek Ai do të kthehen të gjithë, për t'u llogaritur dhe për t'u shpërblyer plotësisht e me drejtësi për gjithçka që kanë bërë në këtë jetë. Ky ajet tregon qartë se masat që ndërmerr robi nuk mund ta ndryshojnë gjykimin dhe përcaktimin e drejtë të Allahut për krijesat. Ato nuk mund ta ndryshojnë drejtësinë dhe urtësinë që ka përcaktuar Zoti i gjithësisë, sidomos ato lloj masash që shpërfillin urdhëresat e Tij. Në këtë ajet përmendet, gjithashtu, një mrekulli e madhe që Zoti i ka shfaqur njerëzimit. Ajo është ringjallja e të vdekurve që në këtë botë, duke treguar kështu fuqinë e Tij absolute për ta bërë këtë gjë. Ky ajet na urdhëron që të luftojmë dhe të shpenzojmë për të triumfuar feja e Allahut. Por ai na tregon edhe shkaqet që na shtyjnë të shpenzojmë dhe të luftojmë për këtë çështje: Kështu, Allahu e ka quajtur këtë lloj shpenzimi “hua të mirë”, gjë që na jep të kuptojmë se ajo do të kthehet mbrapsht patjetër, sikurse është detyrë që të kthehet huaja. Jo vetëm kaq, por Allahu premton se do ta kthejë shumëfish shpërblimin e Tij. Përveç kësaj, në ajet tregohet se shtimi dhe pakësimi i pasurisë është në dorë të Allahut të Lartësuar dhe të askujt tjetër, dhe kjo të nxit që të japësh jetën dhe pasurinë vetëm për hir të Tij. Në fund, Allahu na kujton se të gjithë tek Ai do të kthehemi një ditë, për t'u llogaritur dhe për t'u shpërblyer për veprat tona.

2:246Page 40

أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلۡمَلَإِ مِنۢ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ مِنۢ بَعۡدِ مُوسَىٰٓ إِذۡ قَالُواْ لِنَبِيّٖ لَّهُمُ ٱبۡعَثۡ لَنَا مَلِكٗا نُّقَٰتِلۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۖ قَالَ هَلۡ عَسَيۡتُمۡ إِن كُتِبَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡقِتَالُ أَلَّا تُقَٰتِلُواْۖ قَالُواْ وَمَا لَنَآ أَلَّا نُقَٰتِلَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَقَدۡ أُخۡرِجۡنَا مِن دِيَٰرِنَا وَأَبۡنَآئِنَاۖ فَلَمَّا كُتِبَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقِتَالُ تَوَلَّوۡاْ إِلَّا قَلِيلٗا مِّنۡهُمۡۚ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِٱلظَّٰلِمِينَ ٢٤٦

Have you not considered the assembly of the Children of Israel after [the time of] Moses when they said to a prophet of theirs, "Send to us a king, and we will fight in the way of Allāh"? He said, "Would you perhaps refrain from fighting if battle was prescribed for you?" They said, "And why should we not fight in the cause of Allāh when we have been driven out from our homes and from our children?" But when battle was prescribed for them, they turned away, except for a few of them. And Allāh is Knowing of the wrongdoers.

A nuk e ke parë parinë e bijve të Israilit, pas Musait... -Këtu Allahu i Lartësuar na tregon me vërtetësi historinë e parisë së bijve të Israilit. Allahu i Lartësuar i përmend këta në mënyrë të veçantë, sepse janë pikërisht paria dhe të zgjedhurit e një kombi ata të cilët kërkojnë të mirën e kombit të tyre, ndërsa populli ecën në gjurmët e tyre. Ata vendosin për çështjet e popullit dhe populli i thjeshtë i pason dhe u bindet. Kështu, pas Musait (a.s.), një grup prej parisë së bijve të Israilit shkuan te një Profet, që ishte i dërguar mes tyre, e i thanë:...kur i thanë një Profeti të tyre: “Cakto për ne një mbret, që të luftojmë në rrugën e Allahut! -Ata i kërkuan këtij Profeti që ai t'u përcaktonte atyre një mbret, një udhëheqës të zotin, që t’i bashkonte të gjitha fiset e përçara të bijve të Israilit dhe t'i udhëhiqte në luftë kundër armiqve të tyre. Ndoshta asokohe, çifutët nuk kishin një mbret ose një prijës që t'i udhëhiqte në luftë kundër qafirëve dhe t'i bashkonte fiset e tyre të përçara, sikurse ndodh zakonisht, kur asnjë fis nuk pranon udhëheqës tjetër veç udhëheqësit të vet. Në këtë mënyrë, ata kërkuan prej Profetit që të përcaktonte udhëheqësin, të cilit duhet t'i bindeshin të gjithë. (Te bijtë e Israilit dërgoheshin gjithmonë profetë. Sa herë që vdiste një profet, dërgohej një tjetër ). Kur ata i bënë këtë kërkesë Profetit të tyre, ai u tha:Ai u tha: “Po sikur të ndodhë që lufta t’ju bëhet detyrë dhe ju të mos luftoni?” -Kështu, Profeti u tërhoqi vërejtjen që të mos i bënin bisht detyrimit, pasi ai të hynte në fuqi. Nëse lufta do t’u bëhej detyrë prej Zotit, ata nuk duhej t’i kthenin shpinën asaj. Në këtë mënyrë, Profeti u ofroi atyre edhe një mundësi për të jetuar në paqe dhe për t'u menduar mirë, para se të kërkonin prej Allahut gjëra që ndoshta nuk do t’i përballonin dot. Por, pavarësisht nga kjo, ata nuk e pranuan këtë ofertë dhe kërkuan me ngulm luftën, duke pasur besim të plotë në qëllimin që i patën vënë vetes:Ata thanë: “E pse të mos luftojmë në rrugën e Allahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe fëmijët tanë?!”. -Ky ishte mendimi i tyre. Pra, ata thanë: “E çfarë na pengon ne nga lufta, ndërkohë që jemi të detyruar të luftojmë? Ne jemi dëbuar nga atdheu ynë. Familjet dhe fëmijët tanë janë robër të armikut tonë. Kaq është mëse e mjaftueshme që ne të nisim luftën, edhe pse ende nuk na është bërë detyrim. E si të mos luftojmë pastaj, kur përveç kësaj, lufta do të na bëhet detyrim edhe prej Zotit?!” Me këto fjalë, ata shfaqën një gatishmëri të plotë për të luftuar, nëse Zoti do t'ua bënte të detyrueshme këtë gjë. Porse fjalët nuk janë gjithçka. Është tepër e rëndësishme që fjalët të shprehin me sinqeritet atë që ndien dhe dëshiron zemra. Kështu, duke qenë se qëllimet e tyre nuk ishin të sinqerta dhe zemrat e tyre nuk ishin të pastra në atë që kërkonin, dhe kur mbështetja e tyre tek Allahu i Lartësuar nuk ishte e saktë dhe e rregullt, atëherë shikoni se çfarë ndodhi me ta:Por kur u urdhëruan për të luftuar, ata u sprapsën, përveç një pakice prej tyre. -Ata u frikësuan shumë nga kjo luftë kundër armikut të tyre dhe filluan të tregonin dobësinë e tyre për ta përballuar atë sfidë. Ajo që pak më parë i nxiste për të luftuar, u zhduk nga kujtesa e tyre. Shumica u tmerruan dhe u zbrapsën të frikësuar nga pranimi i kësaj sfide. Në këtë sfidë qëndruan të patundur vetëm një pakicë e vogël nga mesi i tyre. Këta ishin ata të cilët i ruajti Allahu i Lartësuar, duke ua forcuar zemrat dhe duke i bërë të qëndrueshëm e durimtarë. Vetëm këta i qëndruan besnikë urdhrit të Allahut dhe filluan sinqerisht të përgatiteshin për ballafaqimin e madh me armikun. Durimtarët dhe të bindurit gjithmonë do të meritojnë nderimin më të madh në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Ndërsa shumica tjetër u treguan të padrejtë ndaj vetes dhe e shpërfillën urdhrin e Zotit të tyre, i Cili thotë:Allahu Di gjithçka për të padrejtët. -Pas kësaj, duke iu përgjigjur kërkesës së parashtruar, Profeti i tyre tha:

2:247Page 40

وَقَالَ لَهُمۡ نَبِيُّهُمۡ إِنَّ ٱللَّهَ قَدۡ بَعَثَ لَكُمۡ طَالُوتَ مَلِكٗاۚ قَالُوٓاْ أَنَّىٰ يَكُونُ لَهُ ٱلۡمُلۡكُ عَلَيۡنَا وَنَحۡنُ أَحَقُّ بِٱلۡمُلۡكِ مِنۡهُ وَلَمۡ يُؤۡتَ سَعَةٗ مِّنَ ٱلۡمَالِۚ قَالَ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصۡطَفَىٰهُ عَلَيۡكُمۡ وَزَادَهُۥ بَسۡطَةٗ فِي ٱلۡعِلۡمِ وَٱلۡجِسۡمِۖ وَٱللَّهُ يُؤۡتِي مُلۡكَهُۥ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٞ ٢٤٧

And their prophet said to them, "Indeed, Allāh has sent to you Saul as a king." They said, "How can he have kingship over us while we are more worthy of kingship than him and he has not been given any measure of wealth?" He said, "Indeed, Allāh has chosen him over you and has increased him abundantly in knowledge and stature. And Allāh gives His sovereignty to whom He wills. And Allāh is all-Encompassing [in favor] and Knowing."

Profeti i tyre u tha: “Allahu ka caktuar Talutin, si mbretin tuaj.” -Ky ishte një caktim i drejtpërdrejtë nga Allahu i Lartësuar dhe, si i tillë, ai duhej pranuar pa asnjë diskutim. Por dihet se çifutët dinë veçse të kundërshtojnë, prandaj, si përherë, ata thanë:Ata thanë: “Si mund të jetë mbretëria në dorën e tij, kur ne kemi më shumë merita për të qenë mbretër sesa ai?! Madje, ai nuk është as i pasur.” -Kuptimi: Si mund të jetë mbret dikush që qëndron shumë më poshtë se ne, për sa i përket prejardhjes dhe pozitës së tij shoqërore?! Sipas këtyre kritereve, jemi ne që e meritojmë më shumë pushtetin. Jo vetëm kaq, por ai është edhe i varfër, që nuk ka se me çfarë ta ndërtojë mbretërinë dhe pushtetin e tij. Këto ishin parametrat e tyre për të përzgjedhur udhëheqësit e tyre. Ata mendonin gabimisht se udhëheqësi duhet të zgjidhet patjetër prej të pasurve e fisnikëve. Ata nuk e dinin se janë disa cilësi të tjera që përcaktojnë se cili e meriton të jetë mbret apo udhëheqës. Pastaj, i Madhëruari thotë:Ai tha: “Atë e zgjodhi Allahu si mbretin tuaj, duke e pajisur me dituri të gjerë e me fuqi trupore.” -Kuptimi: Allahu e përzgjodhi atë nga mesi juaj, duke i dhuruar dituri të gjerë dhe trup të fuqishëm. Mendja e ndritur dhe trupi i fortë janë dy elementë që i japin sukses të plotë udhëheqësit. Nëse një prijës gëzon dije të gjerë dhe fuqi për ta ekzekutuar këtë dije, ecuria e veprave do të jetë e sigurt dhe frytdhënëse. Nëse mungon njëra prej tyre, atëherë patjetër që veprat do të çalojnë. Nëse mbreti ka fuqi, por nuk ka urtësi dhe mençuri, në mbretërimin e tij do të ndodhin padrejtësi dhe kalim të kufijve të Zotit. Kur forca ushtrohet pa urtësi dhe mençuri, ajo nuk mund të sjellë kurrë drejtësi dhe mirësi. Po ashtu, kur diturisë i mungon forca, atëherë ajo nuk mund të vihet në jetë.Allahu ia jep pushtetin kujt të dojë. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëditur. -Këto janë cilësitë e duhura për zgjedhjen e një udhëheqësi. Allahu është Bujar e Mirëbërës (Uasiun) i madh me mirësitë dhe dhuratat e Tij. Të gjithë janë të barabartë përpara bujarisë së Tij: i fismi dhe jo i fismi, i pasuri dhe i varfëri, të gjithë kanë të drejtë që të përfitojnë nga mëshira dhe dhuratat e Tij. Por përveç kësaj, Ai është edhe i Gjithëditur (Alim). Ai e di më mirë se çdokush tjetër se cili meriton që të përfitojë nga dhuratat dhe mirësitë e Tij. Ai e di shumë mirë se kujt ia fal begatitë e Tij. Me këto fjalë, Allahu i Lartësuar u largoi atyre nga mendjet çdo lloj dyshimi dhe pakënaqësie për atë përzgjedhje. Ai i bindi ata se i përzgjedhuri i plotësonte më së miri kushtet për të qenë një udhëheqës i denjë. Allahu i Lartësuar ia jep pushtetin kujt të dëshirojë dhe askush nuk mund ta kthejë mbrapsht vendimin e Tij të urtë. Megjithëse ky ishte një argumentim i kthjellët si drita e diellit, Profeti i tyre u solli edhe një argument tjetër përforcues, që ata ta pranonin totalisht dhe me zemër të qetë:

2:248Page 40

وَقَالَ لَهُمۡ نَبِيُّهُمۡ إِنَّ ءَايَةَ مُلۡكِهِۦٓ أَن يَأۡتِيَكُمُ ٱلتَّابُوتُ فِيهِ سَكِينَةٞ مِّن رَّبِّكُمۡ وَبَقِيَّةٞ مِّمَّا تَرَكَ ءَالُ مُوسَىٰ وَءَالُ هَٰرُونَ تَحۡمِلُهُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لَّكُمۡ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ ٢٤٨

And their prophet said to them, "Indeed, a sign of his kingship is that the chest will come to you in which is assurance1 from your Lord and a remnant of what the family of Moses and the family of Aaron had left, carried by the angels. Indeed in that is a sign for you, if you are believers."

Profeti i tyre u tha: “Shenjë e sundimit të tij është ardhja te ju e Arkës, tek e cila do të gjeni qetësim nga Zoti juaj. Në të ndodhet edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. Atë e bartin melekët. S’ka dyshim se ky është një fakt për ju, nëse vërtet jeni besimtarë.” -Kjo qe një shenjë madhështore dhe e prekshme për ata njerëz. Ata, si shenjë, do të shihnin Arkën, brenda së cilës ndodheshin disa relike të mbetura prej familjes së Musait dhe Harunit. Kur ta shihnin atë, zemrat e tyre do të gjenin prehje dhe ata do të bindeshin plotësisht. E si të ndodhte ndryshe, kur ata do të shihnin me sytë e tyre melekët e Zotit të madhëruar duke e bartur atë Arkë?!

2:249Page 41

فَلَمَّا فَصَلَ طَالُوتُ بِٱلۡجُنُودِ قَالَ إِنَّ ٱللَّهَ مُبۡتَلِيكُم بِنَهَرٖ فَمَن شَرِبَ مِنۡهُ فَلَيۡسَ مِنِّي وَمَن لَّمۡ يَطۡعَمۡهُ فَإِنَّهُۥ مِنِّيٓ إِلَّا مَنِ ٱغۡتَرَفَ غُرۡفَةَۢ بِيَدِهِۦۚ فَشَرِبُواْ مِنۡهُ إِلَّا قَلِيلٗا مِّنۡهُمۡۚ فَلَمَّا جَاوَزَهُۥ هُوَ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ قَالُواْ لَا طَاقَةَ لَنَا ٱلۡيَوۡمَ بِجَالُوتَ وَجُنُودِهِۦۚ قَالَ ٱلَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُم مُّلَٰقُواْ ٱللَّهِ كَم مِّن فِئَةٖ قَلِيلَةٍ غَلَبَتۡ فِئَةٗ كَثِيرَةَۢ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ ٢٤٩

And when Saul went forth with the soldiers, he said, "Indeed, Allāh will be testing you with a river. So whoever drinks from it is not of me, and whoever does not taste it is indeed of me, excepting one who takes [from it] in the hollow of his hand." But they drank from it, except a [very] few of them. Then when he had crossed it along with those who believed with him, they said, "There is no power for us today against Goliath and his soldiers." But those who were certain that they would meet Allāh said, "How many a small company has overcome a large company by permission of Allāh. And Allāh is with the patient."

Kur Taluti u nis së bashku me ushtrinë, tha:... -Kështu, pasi Taluti u zgjodh mbret i tyre dhe pasi pushteti i tij u forcua dhe u stabilizua, filluan përgatitjen për luftën që po afrohej. Para se Taluti të nisej me ushtrinë e bijve të Israilit, të cilët ishin të shumtë në numër, i njoftoi se Allahu i Lartësuar do t'i përballte ata me një sprovë, prej së cilës do të dalloheshin të qëndrueshmit dhe të bindurit për të luftuar, nga të lëkundurit dhe dyshuesit:Allahu do t’ju sprovojë me një lumë. Ai që pi prej tij, nuk vjen(në luftë)me mua, -Kuptimi: Kush do të pijë prej atij lumi, nuk do të jetë më prej nesh. Ata nuk e meritojnë që të marrin pjesë në luftë, sepse ata nuk janë në gjendje të bëjnë durim për një sprovë shumë më të lehtë sesa lufta. Të tillët janë të paqëndrueshëm dhe të padurueshëm....e kush nuk e provon atë, përveç një hurbe me dorën e vet, ai vjen(në luftë)me mua. -Pra, ky qe një lehtësim: ai që do të pinte prej lumit veçse një grusht ujë, me dorën e vet, do të tolerohej. Ndoshta, me atë masë të vogël uji që u lejoi të pinin, Allahu i Lartësuar do t'u sillte begati dhe do t’ua bënte mëse të mjaftueshme. Sprovimi ishte vërtet i vështirë, sepse ata kishin shumë pak ujë me vete, ndërkohë që i kishte përfshirë një etje e madhe. Pikërisht në këto kushte, ata duhej të pinin vetëm një grusht ujë nga lumi.Por ata pinë prej tij, me përjashtim të një pakice. -Shumica e tyre pinë prej lumit më shumë sesa iu lejua, dhe kështu nuk merituan që të merrnin pjesë në luftë. Paaftësia e tyre për të duruar një sprovë të tillë, ishte argument i qartë që vërtetonte se ata do të ishin të padurueshëm ndaj vështirësive të një lufte të gjatë. Ata nuk do ta përballonin kurrë atë luftë që i priste. Ky largim i pjesës më të madhe të ushtrisë bëri që ata të durueshmit të shtonin edhe më tepër lutjet drejtuar Allahut të Lartësuar, që Ai t’u përforconte zemrat dhe këmbët. Kjo i dha mbështetjes së tyre tek Allahu i Lartësuar të tjera përmasa. Ata i shkëputën plotësisht shpresat te forcat dhe aftësitë e tyre. E vetmja shpresë për ta ishte tashmë ndihma e Allahut të Lartësuar dhe durimi në luftën kundër armikut. Allahu i Lartësuar na përshkruan gjendjen e tyre para betejës:E kur ai(Taluti)tok me besimtarët kaluan lumin, shumë prej tyre thanë:... -Pra, shumica e atyre që i rezistuan sprovës së lumit, kur panë armikun e madh në numër dhe forcat e tyre të pakta, thanë:Ne nuk kemi fuqi sot të luftojmë kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij! -Duke parë ushtrinë e madhe të armiqve dhe armatimin e tyre, ata u shkurajuan dhe menduan se ishin shumë të dobët dhe të pafuqishëm përballë asaj ushtrie. Megjithatë, mes tyre ishte një pakicë heroike:Por ata që ishin të bindur për takimin me Allahun thanë:... -Ata kishin siguri të plotë për takimin me Allahun, Zotin e tyre. Besimi i tyre ishte i qëndrueshëm dhe i patundur. Kështu, ata filluan të qetësonin zemrat e pjesës tjetër të ushtrisë, të ngjallnin optimizëm dhe të këshillonin për durim dhe qëndrueshmëri. Ata u thanë vëllezërve të tyre:Sa e sa grupe të vogla kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha, me dëshirën e Allahut! -Mësojeni se ai që vendos në çdo çështje është Allahu i Lartësuar. Çdo gjë është në dorën e Tij dhe bëhet sipas urtësisë dhe mëshirës së Tij. Krenar do të jetë ai që Zoti e nderon. I poshtëruar do të jetë ai që Zoti e poshtëron. Numri i madh i forcave dhe fuqia ushtarake nuk vlejnë nëse Allahu i Lartësuar ka shkruar për ta humbjen dhe poshtërimin. Nga ana tjetër, numri i vogël dhe dobësia bëhen të parëndësishëm kur pranë tyre qëndron ndihma e Allahut.Allahu është me durimtarët. -Allahu është pranë të duruarve me ndihmën, suksesin dhe fitoren e dhënë prej Tij. Shkaku më i madh dhe më i rëndësishëm nëpërmjet të cilit adhuruesi fiton ndihmën e Zotit, është durimi dhe qëndrueshmëria për hir të Tij. Ky përkujtim i sinqertë pati një ndikim shumë të madh në zemrat e tyre, prandaj, të rreshtuar përballë armikut, ata thanë:

2:250Page 41

وَلَمَّا بَرَزُواْ لِجَالُوتَ وَجُنُودِهِۦ قَالُواْ رَبَّنَآ أَفۡرِغۡ عَلَيۡنَا صَبۡرٗا وَثَبِّتۡ أَقۡدَامَنَا وَٱنصُرۡنَا عَلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٢٥٠

And when they went forth to [face] Goliath and his soldiers, they said, "Our Lord, pour upon us patience and plant firmly our feet and give us victory over the disbelieving people."

Kur dolën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, u lutën: “Zoti ynë! Na dhuro durim(qëndresë)! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër jobesimtarëve!” -Kuptimi: “O Zot, mbushi zemrat tona me durim e qëndrueshmëri, dhe forcoi ato në këtë përballje të vështirë! O Zot, forcoji këmbët tona, që të mos tronditen gjatë betejës së ashpër dhe që të mos tërhiqemi prej saj! O Zot, na dhuro fitoren mbi armikun, mbi popullin qafir!” Nga ky ajet kuptojmë, gjithashtu, se Xhaluti dhe ushtria e tij ishin qafirë. Për këtë arsye, duke parë përgatitjen e tyre maksimale për luftë dhe durimin e tyre në betejë, Allahu i Lartësuar zbriti ndihmën e Tij:

2:251Page 41

فَهَزَمُوهُم بِإِذۡنِ ٱللَّهِ وَقَتَلَ دَاوُۥدُ جَالُوتَ وَءَاتَىٰهُ ٱللَّهُ ٱلۡمُلۡكَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَعَلَّمَهُۥ مِمَّا يَشَآءُۗ وَلَوۡلَا دَفۡعُ ٱللَّهِ ٱلنَّاسَ بَعۡضَهُم بِبَعۡضٖ لَّفَسَدَتِ ٱلۡأَرۡضُ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ ذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢٥١

So they defeated them by permission of Allāh, and David killed Goliath, and Allāh gave him the kingship and wisdom [i.e., prophethood] and taught him from that which He willed. And if it were not for Allāh checking [some] people by means of others, the earth would have been corrupted, but Allāh is the possessor of bounty for the worlds.

Me ndihmën e Allahut, ata i mposhtën(armiqtë), ndërsa Xhalutin e vrau Daudi... -Daudi (a.s.) ishte pjesëtar i ushtrisë së Talutit. Ishte pikërisht ai që e vrau me dorën e vet Xhalutin, mbretin e qafirëve. Me guximin, fuqinë dhe durimin e tij, ai triumfoi mbi Xhalutin. Allahu i Lartësuar e nderoi Daudin, duke i dhuruar pushtet dhe urtësi të madhe. Ai u bë mbreti i bijve të Israilit.... Allahu i dhuroi pushtet e urtësi .. -Pushteti ishte mbretërimi te bijtë e Israilit, ndërsa urtësia ishte profetësia. Pra, Allahu i Lartësuar e bëri atë profet, duke i dhënë një ligj hyjnor dhe duke e udhëzuar në rrugën e drejtë. Pastaj, i Lartësuari thotë:...dhe i mësoi çdo gjë që ai dëshironte të dinte. -Allahu i mësoi shumë Daudit (a.s.) rreth ligjit hyjnor dhe çështjeve të udhëheqjes. Allahu i Lartësuar i dhuroi atij pushtet, pasuri dhe profetësi, ndërkohë që para Daudit kishte patur profetë që nuk kishin qenë mbretër. Pas kësaj fitoreje, bijtë e Israilit gjetën qetësi në trojet e tyre, dhe kështu vazhduan ta adhuronin Allahun e Lartësuar në paqe, ndërkohë që armiqtë e tyre u poshtëruan. Të gjitha këto ishin fryte të xhihadit që ata zhvilluan në rrugë të Allahut. Nëse nuk do të kishin treguar durim në luftën e tyre, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur. Prandaj thotë i Lartësuari:Sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me anë të disave prej tyre, toka do të shkatërrohej... -Sikur Allahu i Lartësuar të mos i mbronte njerëzit nëpërmjet atyre që bëjnë xhihad, atëherë në tokë do të ndodhnin shkatërrime të mëdha dhe do të mbizotëronin mizorët, të poshtrit dhe qafirët. Njerëzit do të pengoheshin nga adhurimi i Allahut të Lartësuar dhe në tokë nuk do të shfaqeshin simbolet e fesë së Tij....por Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzimit. -Prej bamirësisë së Allahut është edhe ligjërimi i xhihadit, nëpërmjet të cilit Ai u mundëson adhuruesve të Vet lumturinë dhe ruajtjen prej çdo armiku që u kanoset. Nëpërmjet xhihadit, besimtarët bëhen të palëkundshëm në tokë. Allahu i ndihmon ata me disa mënyra që njerëzit i njohin dhe me disa mënyra të tjera që i di vetëm Ai, e askush tjetër. Më tej, i Lartësuari thotë:

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском