As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Baqarah 2:252–261
2:252Page 41
تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ نَتۡلُوهَا عَلَيۡكَ بِٱلۡحَقِّۚ وَإِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٢٥٢
These are the verses of Allāh which We recite to you, [O Muḥammad], in truth. And indeed, you are from among the messengers.
Këto janë argumentet e Allahut, që po t’i lexojmë ty me vërtetësi. -Këto janë ngjarje e argumente të Allahut, të cilat Ai na i tregon me vërtetësi, sikurse kanë ndodhur në realitet. Kjo bëhet që ne të marrim informacione të sigurta, dhe pastaj të nxjerrim mësime nga këto histori të vërteta.S’ka dyshim se ti je prej të dërguarve. -Kjo është një dëshmi madhështore, e dhënë prej Allahut të Lartësuar për Muhamedin. Ai dëshmon se Muhamedi (a.s.) është profet i Zotit të botëve. Ndër argumentet e faktet më të qarta që vërtetojnë se Muhamedi (a.s.) ishte profet i Zotit të gjithësisë, janë edhe këto ngjarje historike të kohës së hershme, për të cilat Muhamedi nuk dinte asgjë më parë. Në këto rrëfime flitet për profetët e Zotit, për pasuesit e tyre të denjë, për armiqtë e profetëve, për luftërat e zhvilluara në rrugën e Zotit etj. Nëse Allahu i Lartësuar nuk do t'ia shpallte atij këto ngjarje, ai vetë nuk do të kishte mundësi që t'i tregonte me aq vërtetësi, imtësi dhe saktësi, sepse si ai, si populli i tij, mes të cilit jetonte, nuk kishin asnjë lloj njohurie rreth atyre ngjarjeve. Kjo tregon se, me të vërtetë, ai ishte profet i zgjedhur prej Zotit të botëve. Ai ishte profet që nuk fliste nga mendja e vet, por thoshte atë që dëgjonte, atë që i shpallej prej Allahut. Ai ishte Profeti i madh, të cilin Zoti e dërgoi me të vërtetën e sigurt, me fenë e përkryer, për ta bërë të triumfojë mbi çdo fe tjetër, edhe pse këtë gjithashtu gjë e urrejnë idhujtarët.***Në ngjarjen e mësipërme ka shumë mësime për ata që dinë të mendojnë. Kështu, nëse një popull kërkon të përparojë dhe të arrijë synimet e veta, është e domosdoshme që të mençurit dhe paria e tij të mblidhen së bashku dhe të diskutojnë qetësisht rreth problemeve dhe çështjeve që duan të zgjidhin. Ata duhet ta kuptojnë mirë çdo problem dhe pastaj të gjejnë rrugët e zgjidhjes së tij, duke punuar sipas rregullave dhe detyrave të vendosura. Kështu vepruan paria dhe të mençurit e bijve të Israilit, të cilët, për arritjen e qëllimeve që kishin, iu drejtuan Profetit të tyre. Ata dinin se ku ta kërkonin urtësinë dhe mënyrën për t'u bashkuar dhe për të gjetur një mënyrë të përbashkët. Vetëm duke ndjekur ato këshilla, ata do të bashkonin radhët, duke qenë të sigurt në kauzën e tyre. E vërteta qartësohet më shumë kur bëhen pyetje rreth saj. Pas përgjigjes së pyetjeve, fitohet një siguri e plotë dhe qetësuese. Kështu ndodhi edhe me bijtë e Israilit, të cilët kërkuan sqarime të hollësishme rreth meritës së Talutit për të qenë mbret i tyre. Pas përgjigjeve që morën, atyre nuk u mbeti më asnjë dyshim tjetër. Nëse te një udhëheqës bashkohen mençuria e lartë dhe fuqia e madhe, atëherë udhëheqja e tij do të jetë e përsosur dhe efikase. Nëse nuk është njëri prej këtyre elementëve, udhëheqja e tij do të jetë e mangët. Këtë mësim e përfitojmë nga fakti se Allahu i Lartësuar, për të argumentuar meritën e Talutit për të qenë mbret, thotë se i kishte dhënë atij këto dy cilësi: dijen dhe pushtetin, apo forcën për të ekzekutuar këtë dije. Po ashtu, mbështetja thjesht në forcat e veta, duke e harruar dhe shpërfillur ndihmën e Allahut, është shkak për humbje dhe dështim në çdo punë të nisur. Ndërsa kërkimi i ndihmës nga Allahu, lutjet drejtuar Atij, durimi dhe qëndrueshmëria janë shkaqet e suksesit dhe të fitores. Në ngjarjen e mësipërme, në fillim, disa prej bijve të Israilit thanë: “E pse të mos luftojmë në rrugën e Allahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe fëmijët tanë?!” Me sa duket, ky vetëbesim i tepruar i çoi ata në humbje dhe bëri që t'i kthejnë shpinën sfidës, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Por kur u ngarkuan me detyrën për të luftuar, ata u sprapsën, përveç një pakice prej tyre.” Ndërsa grupi tjetër i besimtarëve, të cilët iu mbështetën Zotit dhe kërkuan ndihmën e Tij me durim dhe vendosmëri, merituan ndihmën e Tij dhe fitoren: “Kur dolën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: “Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër jobesimtarëve!” Në të tilla sprova del qartë urtësia e madhe e Zotit, i Cili nuk do t'i lejonte kurrë njerëzit të pretendonin besimin pa i sprovuar. Prej urtësisë së Tij, është vendosur ky kriter, i cili dallon qartë të mirin nga i keqi, të sinqertin nga mashtruesi dhe të duruarin nga frikacaku. Prej mëshirës së Tij, Allahu i Lartësuar e ka bërë detyrë për besimtarët që të luftojnë kundër qafirëve dhe hipokritëve, që të frenojnë të keqen dhe padrejtësitë që ata përhapin nëpër tokë. Madje, Allahu i Lartësuar na tregon se, nëse nuk do të kishte një qëndresë të forcave të mira kundër forcave të errëta, toka do të shkatërrohej. E pra, është mëshira e Allahut që përcaktoi këtë mirësi për njerëzimin. Më pas, i Lartësuari thotë:
2:253Page 42
۞ تِلۡكَ ٱلرُّسُلُ فَضَّلۡنَا بَعۡضَهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۘ مِّنۡهُم مَّن كَلَّمَ ٱللَّهُۖ وَرَفَعَ بَعۡضَهُمۡ دَرَجَٰتٖۚ وَءَاتَيۡنَا عِيسَى ٱبۡنَ مَرۡيَمَ ٱلۡبَيِّنَٰتِ وَأَيَّدۡنَٰهُ بِرُوحِ ٱلۡقُدُسِۗ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا ٱقۡتَتَلَ ٱلَّذِينَ مِنۢ بَعۡدِهِم مِّنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡهُمُ ٱلۡبَيِّنَٰتُ وَلَٰكِنِ ٱخۡتَلَفُواْ فَمِنۡهُم مَّنۡ ءَامَنَ وَمِنۡهُم مَّن كَفَرَۚ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا ٱقۡتَتَلُواْ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَفۡعَلُ مَا يُرِيدُ ٢٥٣
Those messengers - some of them We caused to exceed others. Among them were those to whom Allāh spoke, and He raised some of them in degree. And We gave Jesus, the son of Mary, clear proofs, and We supported him with the Pure Spirit [i.e., Gabriel]. If Allāh had willed, those [generations] succeeding them would not have fought each other after the clear proofs had come to them. But they differed, and some of them believed and some of them disbelieved. And if Allāh had willed, they would not have fought each other, but Allāh does what He intends.
Këta janë të Dërguarit. Disa prej tyre i dalluam mbi të tjerët. Pati prej tyre të cilëve Allahu u foli, e disa i ngriti në gradën më të lartë. -Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i ka dalluar disa profetë mbi disa të tjerë. Allahu i dalloi profetët mbi njerëzit e tjerë me Shpalljen hyjnore që u zbriti dhe duke i dërguar ata si ftues të popujve në adhurimin e Allahut të madhëruar si Një dhe të vetëm. Pastaj, Allahu i Lartësuar i dalloi disa prej këtyre profetëve mbi disa të tjerë, me disa veçori. Ai i bëri ata shumë të dobishëm për njerëzimin. Disave prej tyre, Ai u foli drejtpërdrejt, pa ndërmjetësinë e melekut Xhibril, sikurse i foli Musait, të birit të Imranit (a.s.). Ndërsa Profetin e fundit, Muhamedin (a.s.), e lartësoi mbi të gjithë. Tek ai u bashkuan të gjitha cilësitë e vyera që gjendeshin të shpërndara në profetët e tjerë. Cilësitë e tij e ngritën famën dhe madhështinë e tij mbi të parët dhe të fundit.Isait, birit të Merjemes, i dhamë shenja(të qarta)... -Allahu i Lartësuar i dhuroi Isait (a.s) shenja dhe mrekulli të qarta, që dëshmonin bindshëm se ai ishte profet i zgjedhur i Tij. Ato tregonin, gjithashtu, se Isai ishte një adhurues i madh i Zotit. Isai (a.s) ishte rezultat i fjalës (Bëhu!) së Allahut të Lartësuar drejtuar Merjemes. Ai ishte një prej shpirtrave (njerëzve) që Allahu i Lartësuar e krijoi në mënyrë të mrekullueshme....dhe e përforcuam me Shpirtin e Shenjtë. -Allahu i Lartësuar e pajisi Isain (a.s.) me “Rûĥul Ķudus” - Shpirtin e Shenjtë. Rreth fjalës “Rûĥul Ķudus”, dijetarët kanë dhënë dy shpjegime, si:1. Rûĥul Ķudus quhet besimi i fortë dhe siguria tek Allahu, me të cilët Ai e fuqizoi Isain (a.s.).2. Rûĥul Ķudusquhet meleku Xhibril (a.s.). Pra, sipas këtij shpjegimi, Allahu i Lartësuar e fuqizoi Isain (a.s.) duke urdhëruar Xhibrilin (a.s.) që të qëndronte pranë tij, si ndihmë dhe mbështetje për të. Në fakt, Xhibrili (a.s.) i qëndronte vazhdimisht pranë Isait (a.s.) dhe e ndihmonte atë, me urdhrin e Zotit të gjithësisë.Sikur të donte Allahu, ata që jetuan pas tyre nuk do të luftonin mes njëri-tjetrit, pasi u kishin ardhur më parë Shenjat(të qarta). -Pas qartësimit të së vërtetës, njerëzit duhej të bashkoheshin të gjithë rreth saj, por nuk ndodhi kështu, sepse ata e kundërshtuan atë padrejtësisht:Por, ata u përçanë. Prej tyre pati që besuan, pati edhe që nuk besuan. Sikur të dëshironte Allahu, ata nuk do të luftonin mes njëri-tjetrit... -Kështu, si rezultat i kundërshtimit dhe devijimit nga e vërteta, erdhi përçarja dhe armiqësia mes tyre. Largimi nga e vërteta solli urrejtjen dhe luftërat e padrejta. Por megjithëse largimi nga e vërteta është shkak shumë i fortë që sjell urrejtjen dhe luftën, nëse Allahu i Lartësuar do të dëshironte që kjo të mos ndodhte, ajo kurrë nuk do të ndodhte. Kjo tregon se dëshira dhe urtësia e Allahut të Lartësuar qëndrojnë mbi shkaqet. Shkaqet sjellin pasojat vetëm kur nuk bien ndesh me dëshirën dhe përcaktimin e urtë dhe të drejtë të Krijuesit. Nëse dëshira dhe urtësia e Zotit kanë vendosur për diçka të caktuar, atëherë çdo shkak bëhet i pavlefshëm. Asgjë nuk mund të sjellë në ekzistencë të kundërtën e asaj që Zoti e përcakton të jetë, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Prandaj i Madhëruari thotë:...por Allahu bën çfarë dëshiron. -Dëshira e Tij është mbisunduese. Përcaktimi i Tij është i padiskutueshëm. Ky ajet dhe ajete të tjera të ngjashme me të tregojnë se Allahu i Lartësuar përherë ka qenë, është dhe do të jetë dëshirues dhe veprues i çdo gjëje, sipas drejtësisë dhe urtësisë së Tij. Prej atyre gjërave që Ai bën janë edhe ato veprime rreth të cilave Allahu i Lartësuar na ka treguar në Librin e Tij dhe nëpërmjet Profetit të Tij. Në to është sqaruar se Allahu i Lartësuar ngjitet lart, zbret (në qiellin e dynjasë) apo edhe që flet. Pra, Allahu i Lartësuar na ka njoftuar për Veten e Tij, edhe Profeti (a.s) na ka njoftuar rreth Zotit të Tij, se Ai flet dhe vepron me ato lloj fjalësh dhe veprash, që njerëzit janë mësuar t’i quajnë “veprime me vetëdije”. Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur një dobi të rëndësishme. Një individ i përgjegjshëm ligjërisht, ashtu siç e ka detyrë që ta njohë Zotin e tij, po ashtu është i detyruar që të njohë edhe profetët e Zotit. Ai duhet të dijë hollësisht se çfarë cilësish dhe karakteristikash kanë patur profetët, çfarë duhet të besojmë për ta, e çfarë jo. Dija rreth tyre lejohet të merret veçse nëpërmjet informacionit të sigurt që kemi marrë prej Zotit në librat e shenjtë (të pacenuar në origjinalitetin e tyre). Përshkrimi i tyre është, gjithashtu, i qartë në shumë ajete të Kur’ânit. Prej tyre, mund të përmendim shkurtimisht disa karakteristika:1. Profetët kanë qenë vetëm burra, e asnjëherë femra.2. Ata kanë qenë gjithmonë banorë të rregullt të qendrave të banimit, e jo endacakë.3. Ata kanë qenë të dalluar mes njerëzve, për cilësitë e tyre të mrekullueshme.4. Ata kanë qenë të ruajtur nga çdo cilësi që do të cenonte vërtetësinë e të qenurit të tyre profetë dhe të zgjedhur të Zotit mbi njerëzit e tjerë. Kështu, nuk mund të gjesh ndonjë profet që ka qenë gënjeshtar, tradhtar, shkelës premtimesh apo që të ketë fshehur të vërtetën e sjellë prej Zotit të tij. Ata kanë qenë të ruajtur nga mangësitë e turpshme dhe të rënda.5. Ata nuk mund të miratoheshin nga Zoti i gjithësisë nëse gabonin në çështje që lidheshin me urdhëresat dhe ligjet e Tij.6. Allahu i Lartësuar i veçoi dhe i përzgjodhi ata për t'u shpallur udhëzimin hyjnor për njerëzimin.Për këtë arsye, është detyrë që të besojmë gjithçka që ata kanë thënë. Është detyrë që t'u bindemi çdo urdhri a ndalese të tyre. Kush nuk i beson profetët ka bërë kufër dhe konsiderohet si qafir. Ai që cenon sadopak figurën e ndonjërit prej tyre është gjithashtu qafir, që dënohet me vdekje sipas Sheriatit Islam. Argumentet për këto që përmendëm janë të shumta. Çdokush që mediton në Kur’ân i bëhet e qartë e vërteta. Pastaj, Allahu i Lartësuar thotë:
2:254Page 42
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَنفِقُواْ مِمَّا رَزَقۡنَٰكُم مِّن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَ يَوۡمٞ لَّا بَيۡعٞ فِيهِ وَلَا خُلَّةٞ وَلَا شَفَٰعَةٞۗ وَٱلۡكَٰفِرُونَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ ٢٥٤
O you who have believed, spend from that which We have provided for you before there comes a Day in which there is no exchange [i.e., ransom] and no friendship and no intercession. And the disbelievers - they are the wrongdoers.
O ju që keni besuar! Shpenzoni një pjesë nga ajo(të mirat)që Ne ju kemi dhënë, para se të vijë një ditë, kur nuk do të ketë më as tregti, as miqësi dhe as ndërmjetësim.” -Ky urdhër për të shpenzuar vetëm një pjesë të pasurisë, është mëshirë prej Allahut të Lartësuar, i Cili i nxit besimtarët që të japin prej pasurisë së tyre, qoftë pjesën e detyrueshme, qoftë edhe të pëlqyeshme. Kjo tregon mëshirën e Tij për ta, sepse për çdo shpenzim për hir të Zotit robi do të ketë shpërblim të madh Ditën e Gjykimit, atë ditë kur çdokush do të ketë nevojë qoftë edhe për një thërrmijë mirësie, që të shpëtojë prej ndëshkimit të Xhehenemit. Atë ditë, çdo njeri do të dëshironte që të jepte si kompensim të gjithë Tokën të mbushur me flori, veç që të shpëtonte nga ndëshkimi i tmerrshëm. Por, atë ditë nuk pranohet asnjë kompensim nga krijesat. Atë ditë nuk do të bëjë dobi as i dashuri, as miku e shoku, as pushteti dhe as lidhjet e ngushta. Asgjë e asnjë nuk mund ta shpëtojë robin, as me ndërmjetësim e as me pasuri. Ajo është dita e dështimit për të humburit. Ajo është dita e dëshpërimit për të padrejtët. Atë ditë do të dëshpërohen të gjithë ata që neglizhuan të drejtat e detyrimet e tyre dhe ata të cilët nuk i dhanë hakun atij që e meritonte, domethënë ata që nuk i plotësuan detyrimet ndaj Allahut dhe detyrimet ndaj krijesave. Ata e kanë shpërfillur hallallin dhe e kanë tepruar me harame. Megjithatë, padrejtësia më e madhe është kufri, mohimi i Zotit dhe të adhuruarit e dikujt tjetër veç Tij. Adhurimet të cilat njeriu duhet t'ia përkushtojë Allahut të Lartësuar, qafiri ia përkushton dikujt tjetër, duke adhuruar krijesat, në vend të Krijuesit. Prandaj i Madhëruari thotë:Jobesimtarët - ata janë keqbërës -Nga kjo fjali kuptohet një lloj përkufizimi i padrejtësisë vetëm te këta njerëz. Pra, të padrejtët dhe keqbërësit më të mëdhenj janë pikërisht dhe vetëm mohuesit. Vërtet që kufri ose shirku është padrejtësia më e madhe, siç thotë Allahu i Lartësuar në suren Lukman: “Shirku është pa dyshim, padrejtësia më e madhe.”
2:255Page 42
ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡحَيُّ ٱلۡقَيُّومُۚ لَا تَأۡخُذُهُۥ سِنَةٞ وَلَا نَوۡمٞۚ لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ مَن ذَا ٱلَّذِي يَشۡفَعُ عِندَهُۥٓ إِلَّا بِإِذۡنِهِۦۚ يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡۖ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيۡءٖ مِّنۡ عِلۡمِهِۦٓ إِلَّا بِمَا شَآءَۚ وَسِعَ كُرۡسِيُّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَۖ وَلَا يَـُٔودُهُۥ حِفۡظُهُمَاۚ وَهُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡعَظِيمُ ٢٥٥
Allāh - there is no deity except Him, the Ever-Living,1 the Self-Sustaining.2 Neither drowsiness overtakes Him nor sleep. To Him belongs whatever is in the heavens and whatever is on the earth. Who is it that can intercede with Him except by His permission? He knows what is [presently] before them and what will be after them,3 and they encompass not a thing of His knowledge except for what He wills. His Kursī4 extends over the heavens and the earth, and their preservation tires Him not. And He is the Most High,5 the Most Great.6
Ky ajet është ajeti më madhështor i Kur’ânit. Ai është ajeti më i mirë, më i vyer dhe më i dobishëm, sepse ai bart në vetvete shpjegime për çështje madhështore. Ai përmban cilësitë më të bukura të Zotit të Lartësuar. Janë të shumta hadithet e përcjella nga Profeti (a.s) për dobitë dhe mirësitë e këtij ajeti. Në këto hadithe jemi nxitur që ta shpeshtojmë leximin e këtij ajeti në gjendje dhe momente të ndryshme, madje në mënyrë të përditshme. Ne nxitemi që ta lexojmë këtë ajet në mëngjes e në mbrëmje, para gjumit, pas namazeve farze etj. Vërtet, ky ajet është shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm.Allâhu, lã ilâhe il-lâ huel Ĥaj-jul Ķaj-jûm. - “Allahu është Një! Nuk ka të adhuruar tjetër(me meritë) përveç Tij. Ai është(El Hajju)i Gjallë dhe(El Kajûm)i Përjetshëm.” -Allahu i Lartësuar na tregon për Veten e Tij, se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij. Askush tjetër nuk meriton të adhurohet me dashuri e madhërim, veç Allahut. Të gjitha adhurimet duhen bërë veçse për Të, sepse vetëm Ai është Absoluti në cilësitë e Tij. Mirësitë e Tij janë madhështore e të pakufishme. Vetëm Allahu e meriton të adhurohet, sepse çdo gjë tjetër është krijesë, dhe çdo krijesë e ka të domosdoshme që të jetë e nënshtruar dhe e bindur ndaj urdhrave të Tij. Robi e meriton që të jetë i nënshtruar dhe adhurues i Zotit të vet. Ai nuk duhet kurrsesi t’i shpërfillë urdhrat e Allahut dhe kurrë nuk duhet të guxojë që t'u afrohet ndalesave të Tij. Çdo gjë tjetër, veç Allahut, është e kotë dhe nuk e meriton që të adhurohet, t'i nënshtrohesh dhe t'i bindesh. Çdo gjë, veç Krijuesit, është krijesë, dhe si e tillë, ajo është e mangët e nënshtruar dhe nevojtare në çdo aspekt për kujdesin e Krijuesit të saj. E si mund t'i adhurosh krijesat?! Asnjë lloj adhurimi nuk lejohet që t'ua përkushtosh krijesave. El Haj-ju dhe El Kaj-jûm janë dy emrat më të mëdhenj të Allahut. Ata përmbajnë në vete të gjithë emrat dhe cilësitë e Zotit të gjithësisë, nëse i sheh në dy aspektet e tyre kuptimore: në aspektin e drejtpërdrejtë dhe në aspektin e nënkuptuar. Kështu, në kuptimin e drejtpërdrejtë, El Haj-ju quhet ai që gëzon jetën e plotë nga çdo aspekt, pa asnjë mangësi. Nëse Allahu ka këtë emër dhe cilësi, atëherë kjo nënkupton patjetër që duhet të ketë edhe cilësi të tjera absolute të Qenies së Tij, sikurse janë: të dëgjuarit, të shikuarit, dituria, pushteti, fuqia etj., sepse ndryshe Ai nuk do ta meritonte të quhej El Haj-ju, me kuptimin e plotë të kësaj fjale. Emri i Allahut El Kaj-jûm tregon se Ai nuk ka nevojë për asgjë dhe për asnjë përkujdesje, ndërkohë që gjithçka tjetër ka nevojë për përkujdesjen e Tij. Ky është kuptimi i drejtpërdrejtë i emrit El Kaj-jûm. Nga ana tjetër, prej kuptimit të këtij emri rrjedh se Allahu, që quhet i tillë, duhet të ketë edhe emra e atribute të tjera që tregojnë se Ai është absolut në veprat e Tij. Çdo vepër e Zotit për të cilën Ai vetë na e ka përshkruar në Kur’ân ose nëpërmjet Profetit të Tij, është tregues dhe rrjedhojë e të qenurit të Tij El Kaj-jûm. Nuk ka cilësi absolute që të mos i përkasë El Kaj-jûm-it, sepse emri El Kaj-jûm kërkon që të jesh i cilësuar me atribute, të cilat tregojnë madhështinë dhe përsosmërinë e veprave dhe të urtësisë. Këtu përfshihen, gjithashtu, të gjitha atributet e Zotit që tregojnë për veprimet e Tij, si për shembull, fakti që Ai bën gjithçka që dëshiron, apo që Ai ngrihet lart dhe zbret, apo që Ai i flet ndonjë krijese ku dhe kur të dëshirojë Ai, apo që Ai krijon, furnizon, jep jetë, jep vdekje e ringjall. Çdo lloj përkujdesjeje vjen prej Atij që është i quajtur El Kaj-jûm. Gjithçka që ndodh në botë bën pjesë në veprimet e El Kaj-jûm-it. Për këtë kuptim kaq të gjerë e gjithëpërfshirës që kanë këta dy emra, disa dijetarë të mëdhenj kanë thënë se ata të dy bashkë përbëjnë atë emër të madh të Allahut, që, nëse i lutesh Atij me të (El Haj-ju - El Kaj-jum), Allahu nuk ta kthen mbrapsht lutjen dhe të përgjigjet; nëse i kërkon Allahut diçka duke iu drejtuar me këtë emër (të përbërë), Ai ta jep atë gjë. Allahu i Lartësuar është vërtet El Haj-ju El Kajjum, dhe këtë fakt Ai e shtjellon në vijim, duke thënë:Lâ te'ħudhuhû sinetu-ue lâ neûm - “Atë nuk e kap dremitja dhe as gjumi.” -E si mund ta kapë dremitja apo gjumi Atë që quhet El Haj-ju El Kaj-jumdhe çdo gjë është e varur dhe nevojtare për të?!lehû ma fis-semâuâti ue mâ fil erđ - “Vetëm e Tij është gjithçka, në qiej dhe në Tokë.” -Allahu është Sunduesi dhe Pronari i gjithçkaje. Çdo gjë është e nënshtruar dhe pronë e Tij. Ai është Krijuesi, Furnizuesi, Administrues e Kujdestari i gjithçkaje. Çdo gjë tjetër, veç Atij, është krijesë, që ka nevojë për furnizimin dhe përkujdesjen e të Mëshirshmit. Krijesat nuk kanë në dorë asnjë grimcë pushteti, as në qiej dhe as në Tokë. Prandaj i Madhëruari thotë më tej:Men dhal-ledhî jeshfeu indehũ il-lâ bi idhnih - “Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveçse me lejen e Tij.” -Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu, pa i dhënë leje vetë Ai, Sunduesi i botëve. Ndërmjetësimi dhe ndihma janë plotësisht në dorën e Allahut të Lartësuar. Nëse i Madhëruari dëshiron të mëshirojë ndonjë prej krijesave të Tij, atëherë Ai lejon dikë tjetër, që është prej krijesave të nderuara dhe të zgjedhura të Tij, që të ndërmjetësojë për të parin. Po ashtu, ndërmjetësuesi nuk mund ta fillojë ndërmjetësimin pa i dhënë leje Allahu i Lartësuar.jea'lemu mâ bejne ejdîhim ue mâ ħalfehum. Ue lâ juĥîŧûne bi shejim-min ilmihĩ il-lâ bimâ shãe - “Ai e di të tashmen dhe të ardhmen. Të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar t'u mësojë, nga ajo që Ai di.” -Ai i di në hollësi të gjitha gjërat: të shkuarat, të sotmet dhe të ardhmet. Allahu përfshin me dijen e Tij të gjitha çështjet, në imtësi. Ai i njeh të dukshmet dhe të fshehtat. Ndërsa krijesat dinë dhe veprojnë veçse aq sa u ka mundësuar Ai.Uesia Kursij-juhus-semâuâti uel erđ. Ue la je'ûduhû ĥifđhuhumâ - “Froni(Kursijj-i)i Tij përfshin qiejt dhe tokën dhe Atë nuk e lodh përkujdesi për të dyja.” -Kursij-j (kuptimi i drejtpërdrejtë gjuhësor: “karrige, stol, ndenjëse”) quhet vendi në këmbët e Fronit (Arshit) të Allahut. Kjo tregon për madhështinë e Tij dhe për pushtetin e Tij absolut. Kursijj-a nuk është krijesa më e madhe që Allahu ka krijuar. Froni (Arshi) i Tij është, për shembull, shumë herë më i madh se Kursijj-a, por ka edhe krijesa të tjera që janë më të mëdha se ajo, të cilat i di veçse Allahu i Madhëruar. Pra, duke qenë se Kursijj-a përfshin qiejt e gjerë e madhështorë, tokën dhe gjithçka që gjendet mes qiejve dhe tokës, atëherë ç'mund të thuash për Fronin (Arshin) e Allahut? Çfarë mund të thuash për ato që janë më të mëdha se Kursijj-a?! Të gjitha këto dëshmojnë për madhështinë e Krijuesit. Vetëm madhështia e këtyre krijesave trullos mendjen, verbon shikimin, trondit malet dhe habit burrat më të mençur. Atëherë, çfarë mund të themi për madhështinë e Krijuesit të tyre. Çfarë do të mendonim për Atë që, mes këtyre krijesave, ka vendosur urtësi dhe të fshehta të mrekullueshme? Çfarë do të mendonim për Atë që përkujdeset për botën dhe gjithë krijesat e Tij, pa u lodhur dhe pa e patur të vështirë? Thotë i Lartësuari:ue huel alij-jul Ađhîm. - “Ai është i Larti, i Madhi.” -Allahu është i Larti (El alijju), që ndodhet mbi Fronin e Tij. Ai është i Larti, që ka nënshtruar çdo krijesë me pushtetin e Tij. Ai është i Larti, me emrat dhe cilësitë më të larta të Tij. Allahu është i Madhi, Madhështori (El Adhîm). Para madhështisë së Tij zhduket pushteti dhe mbretërimi i tiranëve më të mëdhenj. Përpara madhështisë së Tij nënshtrohen e poshtërohen edhe mbretërit më të ashpër. I lavdëruar qoftë Allahu, i Madhërishmi, Krenari, i Lartësuari, i Pushtetshmi, Ngadhënjimtari dhe Nënshtruesi i gjithçkaje. Ky ajet i përfshin të trija llojet e teuhidit: rububije, uluhije dhe teuhidin e emrave dhe të cilësive të Allahut. Ai tregon për gjithëpërfshirjen e pushtetit, pasurisë dhe dijes së Allahut. Ajeti tregon për lartësinë dhe fuqinë e Tij mbi çdo krijesë. Ky ajet është sqarues i besimit të muslimanit në emrat, cilësitë dhe veprat e Zotit të tij. Në të gjenden emrat dhe cilësitë më madhështore të Allahut.
2:256Page 42
لَآ إِكۡرَاهَ فِي ٱلدِّينِۖ قَد تَّبَيَّنَ ٱلرُّشۡدُ مِنَ ٱلۡغَيِّۚ فَمَن يَكۡفُرۡ بِٱلطَّٰغُوتِ وَيُؤۡمِنۢ بِٱللَّهِ فَقَدِ ٱسۡتَمۡسَكَ بِٱلۡعُرۡوَةِ ٱلۡوُثۡقَىٰ لَا ٱنفِصَامَ لَهَاۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ٢٥٦
There shall be no compulsion in [acceptance of] the religion. The right course has become distinct from the wrong. So whoever disbelieves in ṭāghūt1 and believes in Allāh has grasped the most trustworthy handhold with no break in it. And Allāh is Hearing and Knowing.
Nuk ka detyrim në fe. Është sqaruar e vërteta nga e kota. -Allahu i Lartësuar na tregon se në fe nuk duhet të ketë dhunë, sepse është diçka e panevojshme. Dhuna apo detyrimi me pahir bëhet veçse për çështje të errëta, të papranueshme, me shenja e argumente të paqarta, ose për ndonjë çështje shumë të urryer për shpirtin. Ndërsa kjo fe e drejtë është shumë e qartë, e pranueshme dhe e kuptueshme për shpirtin. Bazat e saj janë shumë të qarta. Rrugët e transmetimit të saj deri tek ne janë të sigurta dhe të verifikueshme. Çështjet e Islamit janë të shtjelluara e të shpjeguara shumë qartë. Me këtë fe është ndarë e drejta nga e gënjeshtërta. Mjafton për një njeri të mençur që t'i hedhë vetëm një vështrim të shkurtër kësaj feje, dhe patjetër që do ta pëlqejë dhe do ta dëshirojë për veten e vet. Ndërsa qëllimprishurit apo shpirtzinjtë e shohin qartë të vërtetën, por me vetëdije zgjedhin të kotën. Ata e shohin të mirën, por shkojnë tek e shëmtuara. Të tillë njerëz nuk ia vlen të detyrohen për të pranuar këtë fe madhështore. Allahu nuk ka nevojë për adhurimin e askujt, aq më tepër, të këtyre të prishurve. Nuk është e nevojshme që këta të detyrohen të pranojnë fenë e Allahut, sepse është e padobishme dhe e pafrytshme. Kush e pranon fenë i detyruar, nuk e ka besimin të saktë, madje e ka të papranueshëm. Megjithatë, ky ajet nuk tregon aspak se lufta ndaj qafirëve agresorë është e ndaluar. Kuptimi i tij është se kjo fe, me mrekullinë e saj, e bën çdo mendjekthjellët e zemërpastër që ta pranojë me vullnet të lirë atë, pa qenë e nevojshme që të detyrohet me forcë për një gjë të tillë. Këtu nuk ceket aspak çështja e luftës kundër qafirëve, e cila trajtohet në ajete të tjera. Ky ajet mund të shërbejë si argument që fakton se lejohet marrja e xhizjes edhe nga jomuslimanët e tjerë, sikurse merret prej të krishterëve e çifutëve, sikurse thonë shumë dijetarë.Kush e braktis tagut-in dhe beson Allahun, ai është kapur pas lidhjes më të fortë, e cila kurrë nuk këputet -Ai që mohon dhe refuzon adhurimin e gjithçkaje tjetër veç Allahut, dhe i largohet bindjes dhe pasimit të rrugës së shejtanit, dhe pastaj beson sinqerisht Allahun, duke patur një iman të pastër, që e nxit për ta adhuruar dhe për t'iu bindur plotësisht Zotit të tij, pra, ky njeri është lidhur fort me fenë e drejtë dhe të saktë. Ai ka përqafuar fenë, themelet e së cilës janë të patundshme. Kush e pranon këtë fe do të jetë shumë i sigurt dhe i qartë në rrugën e tij, sepse ai është kapur fort pas një lidhjeje që nuk këputet dhe që nuk të lë kurrë në baltë. Ndërsa çdokush tjetër që vepron të kundërtën, e ka zgjidhur e lëshuar këtë lidhje, që është e vetmja mundësi shpëtimi dhe ruajtjeje nga ndëshkimi i përjetshëm. Çdokush që mohon Allahun dhe adhuron idhujt (tagut), shpreson veçse diçka të kotë, që e ka përfundimin në Zjarrin e përjetshëm.Allahu Dëgjon e Di gjithçka -Allahu di çdo gjë dhe synimet e çdokujt. Ai do ta shpërblejë secilin me drejtësi, sipas veprave që ka bërë dhe sipas qëllimeve që ka patur. Qoftë ata që u lidhën me të vërtetën dhe ndoqën rrugën e drejtë, qoftë ata që e shpërfillën dhe e lëshuan atë lidhje, të gjithë do të marrin shpërblimin që meritojnë. Më pas, Allahu i Lartësuar na tregon shkakun e zgjedhjeve të ndryshme që bëjnë njerëzit:
2:257Page 43
ٱللَّهُ وَلِيُّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ يُخۡرِجُهُم مِّنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَوۡلِيَآؤُهُمُ ٱلطَّٰغُوتُ يُخۡرِجُونَهُم مِّنَ ٱلنُّورِ إِلَى ٱلظُّلُمَٰتِۗ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٢٥٧
Allāh is the Ally1 of those who believe. He brings them out from darknesses into the light. And those who disbelieve - their allies are ṭāghūt. They take them out of the light into darknesses.2 Those are the companions of the Fire; they will abide eternally therein.
Allahu është Mbrojtësi(i dashur)i atyre që besojnë... -Allahu është i dashuri i atyre që besojnë, sepse ata e kanë zgjedhur Allahun si të adhuruarin dhe të dashurin e tyre. Ata e kanë pranuar dhe janë të kënaqur që Ai të jetë i dashuri dhe kujdestari i çështjeve të tyre. Ata nuk e largojnë për asnjë çast vëmendjen, përkushtimin dhe dashurinë e tyre prej Tij. Ata nuk adhurojnë asnjë e asgjë tjetër, veç Tij. Vetëm Atij i shprehin dashurinë dhe madhërimin e tyre të plotë. Për hir të kësaj dashurie për Allahun, ata i përmirësojnë veprat e fjalët e tyre. Për hir të Zotit, ata i shfaqin urrejtjen dhe armiqësinë jobesimtarëve, armiqve të Tij. Nga ana tjetër, Allahu i Lartësuar i ka dalluar e veçuar ata me dashurinë dhe mirësitë e Tij....dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. -Prej mëshirës dhe dashurisë së Allahut për ta, është edhe udhëzimi i tyre në rrugën e drejtë, duke i nxjerrë ata prej errësirave në dritë. Errësirat që mbulojnë njerëzit janë të shumta: errësira e kufrit, errësira e mosbindjes ndaj Zotit të Lartësuar, errësira e injorancës etj. I Dashuri i besimtarëve i shpëtoi ata prej këtyre errësirave, duke i nxjerrë ata në dritën e qartë të besimit, bindjes ndaj Tij dhe në dritën e dijes së dobishme, të sigurt e të vërtetë të ardhur prej Tij. Shpërblimi ndaj punëmirëve është i shumëfishtë. Ata do të jenë të sigurt, të qetë e të ruajtur nga tmerri i errësirës së varrit dhe errësirës së Ditës së Ringjalljes. Ata do të jenë të ruajtur prej këtyre errësirave, për t’u lumturuar me mirësinë e përjetshme, në kënaqësitë e pafund. Ata do të shijojnë përgjithmonë gëzimin e dhuruar prej të Dashurit të tyre, Allahut Mëshirëplotë.Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët... -Miku i atyre që mohojnë Zotin e gjithësisë është Shejtani i mallkuar, i dëbuar nga mëshira e të Madhërishmit. Ata e kanë zgjedhur Shejtanin dhe ushtrinë e tij si mikun dhe të dashurin e tyre. Ata i kanë shprehur atij dashurinë dhe nënshtrimin e tyre, në vend që këtë ta bënin për Krijuesin, që aq shumë përkujdeset për ta. Për shkak të asaj padrejtësie nga ana e tyre, Allahu i Lartësuar u la shejtanëve rrugë të lirë kundër këtyre mosmirënjohësve....të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errësira. -Për këtë arsye, ata i zhysin mohuesit thellë e më thellë në mosbindjen dhe poshtërsitë e tyre ndaj Krijuesit. Ata vazhdimisht i nxisin ata në rrugët e së keqes, për të mos dalë kurrë prej tyre. Ata i privojnë miqtë e tyre nga drita e besimit, e bindjes ndaj Zotit dhe e dijes së dobishme, që të udhëzon në çdo të mirë të dynjasë dhe ahiretit. Ata i zhysin miqtë e tyre thellë e më thellë në errësirat e mohimit, mosbindjes ndaj Zotit dhe injorancës rreth çdo të mire. Ndëshkimi i tyre në këtë jetë do të jetë, si fillim, privimi nga të mirat dhe dhuratat e Zotit të gjithësisë. Ata i kanë humbur përfundimisht mirësitë e përjetshme, gëzimin dhe lumturinë që do të shijojnë besimtarët, të dashurit e Zotit, sepse ata vetë kanë parapëlqyer dashurinë dhe miqësinë me Shejtanin dhe ushtrinë e tij. Dhe më pas, ata do të ringjallen sërish bashkë, por tashmë duke vuajtur ndëshkimin e përjetshëm të ahiretit. Prandaj thotë i Madhëruari:Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.
2:258Page 43
أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِي حَآجَّ إِبۡرَٰهِـۧمَ فِي رَبِّهِۦٓ أَنۡ ءَاتَىٰهُ ٱللَّهُ ٱلۡمُلۡكَ إِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِـۧمُ رَبِّيَ ٱلَّذِي يُحۡيِۦ وَيُمِيتُ قَالَ أَنَا۠ أُحۡيِۦ وَأُمِيتُۖ قَالَ إِبۡرَٰهِـۧمُ فَإِنَّ ٱللَّهَ يَأۡتِي بِٱلشَّمۡسِ مِنَ ٱلۡمَشۡرِقِ فَأۡتِ بِهَا مِنَ ٱلۡمَغۡرِبِ فَبُهِتَ ٱلَّذِي كَفَرَۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ٢٥٨
Have you not considered the one who argued with Abraham about his Lord [merely] because Allāh had given him kingship? When Abraham said, "My Lord is the one who gives life and causes death," he said, "I give life and cause death." Abraham said, "Indeed, Allāh brings up the sun from the east, so bring it up from the west." So the disbeliever was overwhelmed [by astonishment], and Allāh does not guide the wrongdoing people.
A nuk e ke parë atë që polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij, pasi Allahu i kishte dhënë pushtet të madh? -Domethënë, a ke mësuar, a di për injorancën, paturpësinë dhe kokëfortësinë e atij që polemizonte për çështje që nuk lënë vend për dyshime? Ai u tregua i tillë veçse për një shkak: sepse Allahu i kishte dhënë pushtet e pasuri të madhe. Kjo e kishte bërë atë që të kalonte kufijtë dhe të ishte mizor me popullin e tij. Arroganca e kishte shtyrë, gjithashtu, që të polemizonte me Ibrahimin (a.s.) rreth Zotit të gjithësisë, duke pretenduar, madje, se ishte i barabartë me Zotin dhe mund të bënte gjithçka që bënte edhe Zoti.Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje!” -Ibrahimi (a.s.) i tregoi një fakt shumë të rëndësishëm për t’u kuptuar: se Allahu ka pushtetin absolut për të administruar çdo çështje, se në dorën e Tij është gjithçka. Për ta sqaruar këtë, Ibrahimi (a.s.) u mjaftua duke përmendur një nga fuqitë më të mëdha që janë në dorën e Zotit: dhënien e jetës dhe marrjen e saj. Dhënia e jetës është zanafilla e saj në këtë dynja, ndërsa vdekja shënon fillimin e dytë të jetës: atë të ahiretit. Por ky polemizues kryeneç përgjigjet:Ai tha: “Edhe unë jap jetë dhe shkaktoj vdekje!” -Po ta vështrojmë me kujdes, ai nuk ka thënë: “Unë jam ai që jap jetë dhe jap vdekje”. Pra, ai po dredhonte në mënyrën e argumentimit, duke bërë lojra fjalësh. Ai kurrsesi nuk mund të pretendonte se dhënia e jetës apo vdekja ishin në dorën e tij. Ai mendonte se, duke urdhëruar që një njeri të ekzekutohej, në këtë mënyrë kishte dhënë vdekjen, dhe nëse urdhëronte që të lihej gjallë, në këtë mënyrë kishte dhënë jetë. Kështu, ai mendonte se bënte të njëjtën gjë si edhe Allahu i Lartësuar. Por ky krahasim nuk ishte aspak i drejtë dhe i pranueshëm për një polemikë. Kur Ibrahimi (a.s.) e pa se ai nuk po polemizonte sipas rregullave dhe nuk po bënte asnjë argumentim të drejtë, i solli atij një tjetër fakt, të cilit ai nuk mund t’i bënte bisht apo ta kalonte me lojra fjalësh.Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille ti nga perëndimi!” -Kështu, Ibrahimi (a.s.), duke marrë në konsideratë mënyrën argumentuese të kundërshtarit, i tha se meqë Allahu e sjell diellin nga lindja, le ta sillte ai nga perëndimi. Me fjalë të tjera: “Nëse vërtet mendon se ti ke pushtet të barabartë me Zotin dhe mund të kryesh çdo gjë që e kryen Zoti, atëherë bëje këtë që të them. Sille diellin nga perëndimi!” Përpara kësaj sfide të Ibrahimit, kundërshtari mbeti i habitur dhe i çarmatosur.Atëherë, ai që nuk besonte mbeti i hutuar. -Pra, u çorodit, u turbullua dhe nuk mund të kthente një përgjigje. Me kaq, polemika mori fund dhe dyshimet e tij u hodhën poshtë. Çdo kryeneç e arrogant që kërkon të kundërshtojë të vërtetën, do të ketë gjithmonë të njëjtin përfundim. Ai gjithmonë ka për të qenë i mposhtur, sepse Allahu i Lartësuar thotë:Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit e padrejtë. -Pra, Allahu do t'i lërë ata gjithmonë të zhytur në kufrin dhe humbjen e tyre, sepse kjo është vetë zgjedhja e tyre. Ata e kanë zgjedhur me vullnet humbjen dhe mohimin. Nëse ata do të kërkonin udhëzimin dhe rrugën e drejtë, Allahu i Lartësuar do t'u mundësonte atyre çdo mënyrë dhe rrugë që ata t’i gjenin. Ky ajet është argument i prerë i qartë që vërteton se Allahu i Lartësuar është absolutisht i vetëm në zotërimin dhe pushtetin e Tij mbi gjithçka. Ky fakt bën të detyrueshëm që Ai të veçohet dhe të adhurohet si Një i vetëm. Vetëm Atij duhet t'i përkushtojmë çdo adhurim, vetëm tek Ai duhet të kthehemi të penduar, të përkushtuar me nënshtrim dhe bindje, vetëm Ai e meriton që t’i mbështetesh e t’i kërkosh zgjidhje për gjithçka dhe në të gjitha gjendjet. Për ngjarjen e treguar në ajet, imam Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Në këtë dialog mes Ibrahimit (a.s.) dhe atij mbreti, fshihet diçka e bukur dhe shumë e vërtetë. Politeizmi në botë është shfaqur mbi dy koncepte kryesore të gabuara: ose mbi adhurimin e yjeve dhe trupave qiellorë, ose mbi adhurimin e varreve apo të të vdekurve. Pikërisht këto dy koncepte kryesore idhujtarie kanë marrë pamje e forma të ndryshme nga njerëzit. Kështu, në përgjithësi, idhujt kanë format e pamjet ose të trupave qiellorë, ose të njerëzve që kanë vdekur. Ndërsa Ibrahimi (a.s.), me dy argumentet që solli, në mënyrë tepër të zgjuar, i hodhi poshtë të dyja këto forma idhujtarie kaq të përhapura në botë. Me argumentin e parë që solli, Ibrahimi (a.s.) vërtetoi që i vetmi që mbizotëron, sundon dhe vepron në këtë botë është Allahu i Lartësuar. Të gjithë i janë nënshtruar pushtetit dhe sundimit të Tij. Të gjithë jetojnë dhe vdesin sipas përcaktimit dhe pushtetit të Tij. Nga kjo kuptohet që asnjë krijesë e nënshtruar ndaj Zotit nuk meriton që të adhurohet, duke i kushtuar dashuri, madhërim dhe bindje totale, sepse kjo është e drejta e Atij që i sundon krijesat. Si mund ta lësh adhurimin e Sunduesit, Dhuruesit të jetës dhe të vdekjes, dhe të adhurosh atë, jeta dhe vdekja e të cilit është në dorën e dikujt tjetër? Krijesat nuk kanë mundësi të bëjnë as dëm, as dobi, qoftë kur janë gjallë, qoftë kur janë të vdekura. Atëherë, si mund të konsiderohet si zot dhe të adhurohet një gjë kaq e pafuqishme?! Si mund të adhurohen këta idhuj dhe jo i Plotfuqishmi?! Në argumentin e dytë, Ibrahimi (a.s.) përmend diellin, një prej trupave qiellorë më të spikatur dhe më të dobishëm, që shumë njerëz e kanë adhuruar. Ibrahimi (a.s.) thotë se ky diell është nën drejtimin dhe pushtetin e të Plotpushtetshmit, Allahut të Madhëruar. Dielli, pra, është i nënshtruar dhe lëviz sipas caktimit të dikujt tjetër. Dielli nuk ka pushtet mbi asgjë. Ai thjesht lëviz dhe vepron sipas ligjeve të vendosura nga Krijuesi i tij. Me fjalë të tjera, trupat qiellorë nuk e meritojnë adhurimin e krijesave, sepse edhe ata janë të krijuar dhe të nënshtruar ndaj pushtetit të të Plotfuqishmit.” (Marrë nga libri “Çelësi i derës së lumturisë”). Më pas, i Lartësuari thotë:
2:259Page 43
أَوۡ كَٱلَّذِي مَرَّ عَلَىٰ قَرۡيَةٖ وَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا قَالَ أَنَّىٰ يُحۡيِۦ هَٰذِهِ ٱللَّهُ بَعۡدَ مَوۡتِهَاۖ فَأَمَاتَهُ ٱللَّهُ مِاْئَةَ عَامٖ ثُمَّ بَعَثَهُۥۖ قَالَ كَمۡ لَبِثۡتَۖ قَالَ لَبِثۡتُ يَوۡمًا أَوۡ بَعۡضَ يَوۡمٖۖ قَالَ بَل لَّبِثۡتَ مِاْئَةَ عَامٖ فَٱنظُرۡ إِلَىٰ طَعَامِكَ وَشَرَابِكَ لَمۡ يَتَسَنَّهۡۖ وَٱنظُرۡ إِلَىٰ حِمَارِكَ وَلِنَجۡعَلَكَ ءَايَةٗ لِّلنَّاسِۖ وَٱنظُرۡ إِلَى ٱلۡعِظَامِ كَيۡفَ نُنشِزُهَا ثُمَّ نَكۡسُوهَا لَحۡمٗاۚ فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُۥ قَالَ أَعۡلَمُ أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٢٥٩
Or [consider such an example] as the one who passed by a township which had fallen into ruin. He said, "How will Allāh bring this to life after its death?" So Allāh caused him to die for a hundred years; then He revived him. He said, "How long have you remained?" He [the man] said, "I have remained a day or part of a day." He said, "Rather, you have remained one hundred years. Look at your food and your drink; it has not changed with time. And look at your donkey; and We will make you a sign for the people. And look at the bones [of this donkey] - how We raise them and then We cover them with flesh." And when it became clear to him, he said, "I know that Allāh is over all things competent."
Edhe ky është një argument tjetër që tregon se Allahu i Lartësuar është i Vetëm në pushtetin e tij mbi krijesat. Ai është i Vetmi që jep jetën dhe vdekjen dhe që përkujdeset për gjithçka.Po për atë që kaloi pranë një vendbanimi të rrënuar që nga themelet dhe tha:.. -Ky njeri shkoi pranë një vendbanimi të rrënuar e pa banorë. Shtëpitë ishin të shëmbura, ndërsa të gjithë banorët kishin vdekur. Aty kishte humbur çdo shenjë jete. Vendi kishte një pamje të shkretë dhe të frikshme. Duke parë këtë skenë, ky njeri tha:E si mund ta risjellë Allahu në jetë këtë, pas këtij shkatërrimi? -Ai e shihte shumë të vështirë një gjë të tillë, për shkak të padijes që kishte rreth pushtetit dhe fuqisë së Allahut të Lartësuar. Megjithatë, Allahu i Lartësuar, duke dashur të mirën për këtë njeri, i tregoi atij një shenjë në veten e tij dhe në gomarin që ai mbante me vete. Njeriu kishte me vete edhe ca ushqim e pije. Kështu, i Lartësuari tregon:Allahu e la atë të vdekur për njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: “Sa qëndrove ashtu(i vdekur)?” Ai tha: “Një ditë, ose një pjesë të ditës.” -Njeriut iu duk një kohë shumë e shkurtër, sepse ai i kishte humbur të gjitha ndjesitë gjatë vdekjes, pas së cilës u ringjall në të njëjtën periudhë të vitit me kohën kur vdiq.Allahu i tha: “Jo, ti ke ndenjur ashtu për njëqind vjet. Shikoje ushqimin dhe pijen tënde! Ato nuk janë prishur fare.” -Pra, ato nuk kishin ndryshuar aspak gjendjen e tyre, ndonëse kishin kaluar gjithë ato stinë e vite. Kjo dëshmon për fuqinë e Allahut, i Cili i ruajti ushqimin dhe pijen që të mos ndikoheshin nga faktori kohë dhe të mos prisheshin. Dihet që ushqimi dhe pija janë gjëra që prishen shumë shpejt.Shikoje edhe gomarin tënd! -Gomari i tij kishte ngordhur dhe ishte tretur tërësisht. Atij i kishin dalë kockat, të cilat i ishin shpërbërë dhe i ishin shpërndarë andej-këtej.E për të bërë ty argument për njerëzit... -Kuptimi: Allahu i Lartësuar do ta bëjë këtë njeri argument për njerëzit, duke treguar qartë fuqinë e plotë të Tij për të ringjallur të vdekurit nga varri. Kjo provë do të shihej me sy dhe do të përjetohej në realitet. Allahu i Lartësuar e bëri këtë, që të vërtetonte fjalët e profetëve rreth ringjalljes dhe Ditës së Llogarisë....shiko se si i lidhim sërish eshtrat dhe pastaj i veshim me mish! -Kuptimi: shikoji kockat, se si i lidhim me njëra tjetrën. Pastaj shikoje me sytë e tu se si Allahu i Lartësuar do t’i veshë me mish ato kocka të lidhura, sikurse urdhëron Ai.Kur atij iu bë e qartë kjo, tha: “U binda se Allahu është vërtet i Plotfuqishëm për gjithçka!” -Nga kuptimi i drejtpërdrejtë i ajetit shihet se ky burrë nuk e besonte ringjalljen. Megjithatë, Allahu i Lartësuar deshi që ta udhëzonte dhe ta bënte atë shembull për njerëzit e tjerë. Ky shpjegim mbështetet në tri fakte: Së pari, ai njeri tha: “E si mund ta risjellë Allahu në jetë këtë, pas këtij shkatërrimi?” Nëse do të ishte një profet apo adhurues i mirë i Zotit, ai nuk do ta thoshte kurrë një gjë të tillë. Së dyti, Allahu i Lartësuar i shfaqi disa shenja te ushqimi e pija, te gomari dhe te vetja e tij, që ai ta shihte të vërtetën me sytë e tij, dhe ta besojnte atë që e mohonte. Në ajet nuk thuhet gjë se atij fshati iu kthye jeta apo u rindërtua. As konteksti i ajeteve nuk e tregon një gjë të tillë. Pastaj, kjo nuk do të kishte ndonjë dobi. Çfarë prove do të ishte për ringjalljen një fshat që ribëhet pas shkatërrimit?! Por e tillë do të ishte pikërisht prova që ai e pa vetë me sy tek ushqimi, pija, gomari dhe te vetja e tij. Së treti, në ajet thuhet: “Kur atij iu bë e qartë...”. Pra, vetëm pasi atij iu bë e qartë ajo që nuk e dinte dhe nuk e besonte, ai e mësoi dhe u bind për atë (për ringjalljen). Megjithatë, Allahu e di më mirë.
2:260Page 44
وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِـۧمُ رَبِّ أَرِنِي كَيۡفَ تُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰۖ قَالَ أَوَلَمۡ تُؤۡمِنۖ قَالَ بَلَىٰ وَلَٰكِن لِّيَطۡمَئِنَّ قَلۡبِيۖ قَالَ فَخُذۡ أَرۡبَعَةٗ مِّنَ ٱلطَّيۡرِ فَصُرۡهُنَّ إِلَيۡكَ ثُمَّ ٱجۡعَلۡ عَلَىٰ كُلِّ جَبَلٖ مِّنۡهُنَّ جُزۡءٗا ثُمَّ ٱدۡعُهُنَّ يَأۡتِينَكَ سَعۡيٗاۚ وَٱعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ ٢٦٠
And [mention] when Abraham said, "My Lord, show me how You give life to the dead." [Allāh] said, "Have you not believed?" He said, "Yes, but [I ask] only that my heart may be satisfied." [Allāh] said, "Take four birds and commit them to yourself.1 Then [after slaughtering them] put on each hill a portion of them; then call them - they will come [flying] to you in haste. And know that Allāh is Exalted in Might and Wise."
Po kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Më mundëso të shoh se si i ngjall të vdekurit!” -Edhe kjo ngjarje është një dëshmi e qartë, që vërteton pushtetin absolut të Allahut të Lartësuar për të ringjallur të vdekurit, për t'i marrë në përgjegjësi dhe për t'i shpërblyer me drejtësi. Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se si i dashuri dhe i zgjedhuri i Tij, Ibrahimi (a.s.), i kërkoi Atij që ta shihte me sy se si bëhej ringjallja e të vdekurve. Ibrahimi (a.s.) ishte plotësisht i sigurt se Allahu i Lartësuar kishte mundësi ta bënte atë, porse ai dëshironte që këtë të vërtetë të sigurt ta shihte me sytë e tij, që të arrinte një gradë më të lartë sigurie. Ai donte të fitonte atë që quhet “ajnul jaķîn”, sigurinë e shikimit me sy të kësaj të vërtete të padiskutueshme. Allahu i Lartësuar i tha:Ai(Zoti)i tha: “A nuk beson?!” Ai(Ibrahimi)u përgjigj: “Sigurisht që besoj, por desha që zemrës time t'i shtohej bindja.” -Ibrahimi (a.s.) gjithmonë hulumtonte që të zbulonte argumente sa më të qarta dhe të sigurta, nëpërmjet të cilave të fuqizonte imanin dhe të përkryente jakin-in. Kështu veprojnë të mëdhenjtë e të mençurit. Zoti i tij iu përgjigj kësaj kërkese të madhe.Ai(Zoti)tha: “Merr katër shpendë dhe copëtoji, e pastaj, në çdo kodër vendos nga një pjesë të tyre! Pastaj thirru atyre, dhe ata kanë për të ardhur me shpejtësi!” -Allahu i Lartësuar e urdhëroi që të merrte katër zogj, t'i copëtonte dhe t’i shpërndante copat e tyre në kodrat përreth, që të mund të shikonte më pas me sytë e tij ringjalljen e tyre. Pastaj i tha që t’u thërriste atyre copave pa jetë, dhe ato, menjëherë pas kësaj thirrjeje, do të merrnin jetë të plotë dhe do të bashkoheshin ashtu si më parë, duke fluturuar drejt Ibrahimit (a.s.). Profeti Ibrahim (a.s.) i kreu të gjitha porositë e Allahut dhe e pa me sytë e tij atë që kërkoi të shihte. Ky, në fakt, ishte veç një tregues shumë i vogël i pushtetit dhe fuqisë që ka Allahu i Lartësuar në qiej dhe në tokë, të cilin Ai ia tregoi haptazi Ibrahimit (a.s.). Pastaj Allahu i Lartësuar i tha Ibrahimit (a.s.):“Dije se Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë”. -Allahu është i Plotfuqishëm. Ai ka fuqi të sjellë në ekzistencë çdo gjë. Asgjë nuk mund të dalë jashtë kontrollit dhe pushtetit të Tij. Gjithçka është e nënshtruar ndaj pushtetit dhe madhështisë së Tij dhe asgjë nuk del jashtë Urtësisë së Tij. Ai nuk bën asgjë pa një qëllim të caktuar dhe pa urtësi të madhe. Pastaj thotë i Lartësuari:
2:261Page 44
مَّثَلُ ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمۡوَٰلَهُمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ كَمَثَلِ حَبَّةٍ أَنۢبَتَتۡ سَبۡعَ سَنَابِلَ فِي كُلِّ سُنۢبُلَةٖ مِّاْئَةُ حَبَّةٖۗ وَٱللَّهُ يُضَٰعِفُ لِمَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌ ٢٦١
The example of those who spend their wealth in the way of Allāh is like a seed [of grain] which grows seven spikes; in each spike is a hundred grains. And Allāh multiplies [His reward] for whom He wills. And Allāh is all-Encompassing and Knowing.
Disa ajete më lart, Allahu i Lartësuar tha: “Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë atë shumëfish?”. Ndërsa tani, Ai sqaron se si bëhet ky shumëfishim i shpërblimit:Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. -Shprehja: “...në rrugë të Allahut...” domethënë: në bindje ndaj Tij dhe për kënaqësinë e Tij. Sigurisht, shpenzimi më i mirë, në këtë rast, është pikërisht në mbështetje të luftës në rrugën e Zotit. Allahu i Lartësuar na sjell një ilustrim tepër të qartë dhe të thjeshtë të shumëfishimit të shpërblimit të Tij. Ai na i sjell këtë shembull të prekshëm, me një qëllim shumë të rëndësishëm: që të forcohet edhe më shumë siguria për premtimin e Tij. Kur bashkohet forca e argumenteve të dukshme me forcën e besimit të brendshëm, shpirti fiton një bindje e siguri të palëkundur, dhe, si rezultat, do të nënshtrohet plotësisht për të kryer vepra të mira, të shpërblyeshme nga Allahu i Lartësuar. Kështu, njeriu do t’i shtojë shpenzimet në rrugën e mirësisë, sepse shpërblimi që ai pret është shumë i sigurt dhe shumë i madh.Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. -Pra, Allahu i Lartësuar ia jep këtë shumëfishim atij që Ai dëshiron. Dëshira e Allahut të Lartësuar për të dhënë shpërblime dhe për t'i shumëfishuar ato, është në përputhje me urtësinë dhe dijen e Tij madhështore. Për të bërë këtë shumëfishim, Allahu i Madhëruar merr në konsideratë shumë gjëra, si: gjendjen e atij që shpenzon, domethënë shkallën e sinqeritetit të tij në qëllimin e këtij shpenzimi; llojin e shpenzimit, ose shkallën e dobisë së tij dhe të nevojës për të; fushën në të cilën shpenzohet dhe kategorisë që ajo i jepet. Nga këto kritere varet shumëfishimi i shpërblimit, ndonëse dihet që Allahu i Lartësuar e shpërblen pa kufi atë që Ai dëshiron.Allahu është është Bujar i madh e i Gjithëditur. -Allahu është Bujar me mirësitë dhe dhuratat që jep. Atij nuk ia pakëson mirësitë shpërblimi që u jep njerëzve dhe Ai nuk varfërohet nga kërkesat e asnjë lloj lutësi. Prandaj, askush të mos mendojë se ky shumëfishim është një lloj teprimi në premtimet për shpërblim. Allahu i Lartësuar e jep gjithmonë atë që e premton. Atij nuk i pakësohet kurrë mirësia, sado që t’ua shumëfishojë shpërblimet njerëzve. Sigurisht, këto shpërblime jepen sipas urtësisë dhe dijes së Tij, sepse Allahu është i Gjithëditur. Ai e di shumë mirë se kush i meriton ato dhe kush jo.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences