As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Baqarah 2:262–275
2:262Page 44
ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمۡوَٰلَهُمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ ثُمَّ لَا يُتۡبِعُونَ مَآ أَنفَقُواْ مَنّٗا وَلَآ أَذٗى لَّهُمۡ أَجۡرُهُمۡ عِندَ رَبِّهِمۡ وَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ ٢٦٢
Those who spend their wealth in the way of Allāh and then do not follow up what they have spent with reminders [of it] or [other] injury will have their reward with their Lord, and there will be no fear concerning them, nor will they grieve.
Ata që e shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugë të Allahut... -Shprehja: “...në rrugë të Allahut...” domethënë: në bindje ndaj Tij dhe në ndihmë të rrugës së Tij. Këtu shtrohet një çështje tepër delikate, për të cilën Allahu i Lartësuar na këshillon. Ai thotë:...dhe që atë çfarë japin nuk e shoqërojnë me të përmendur e me mburrje... -Pra, ne duhet që, shpenzimet të cilat i bëjmë në shenjë bindjeje ndaj Allahut dhe për të ndihmuar rrugën e Tij, të mos i shkatërrojmë me dy gjëra: Së pari, duke ia kujtuar tjetrit se çfarë i kemi dhënë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ndihemi mbi vëllezërit tanë, as me fjalë e as me zemër. Disa njerëz, kur i bëjnë dikujt ndonjë nder, ia kujtojnë vazhdimisht atij, duke kërkuar kështu që t'u njihet dhe t'u shpërblehet ai nder që kanë bënë. Pra, nuk duhet vepruar kurrsesi në këtë mënyrë. Së dyti, duke mos e munduar tjetrin. Pra, shpenzimet që kryejmë për hir të Allahut nuk duhet t'i shoqërojmë me fjalë dhe vepra fyese, që e ulin palën tjetër. Kështu pra, duhet të ruhemi nga këto dy gabime që bëhen shpesh në kësi rastesh. Ne duhet të jemi të thjeshtë dhe të kujdesshëm në çdo fjalë dhe vepër që bëjmë....pikërisht ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë dhe as do të brengosen. -Këta do të marrin atë shpërblim që i përshtatet mirësisë që kanë bërë. Ata do të jenë të sigurt nga çdo frikë dhe brengë. Ata do të fitojnë të mirat dhe do të shpëtojnë nga të këqijat, sepse kanë bërë vepra të mira e të sinqerta për Allahun dhe i kanë ruajtur këto vepra nga çdo fjalë, ndjenjë apo vepër që e shkatërron dhe e zhvlerëson shpërblimin e tyre.
2:263Page 44
۞ قَوۡلٞ مَّعۡرُوفٞ وَمَغۡفِرَةٌ خَيۡرٞ مِّن صَدَقَةٖ يَتۡبَعُهَآ أَذٗىۗ وَٱللَّهُ غَنِيٌّ حَلِيمٞ ٢٦٣
Kind speech and forgiveness are better than charity followed by injury. And Allāh is Free of need and Forbearing.
Një fjalë e mirë dhe falja janë më të vlefshme se një lëmoshë që shoqërohet me fjalë fyese. -Një fjalë e ëmbël, e pranueshme nga zemra, është më e mirë se një sadaka e shoqëruar me fjalë e vepra fyese. Fjalë e mirë është ajo që e gëzon dhe e qetëson zemrën e tjetrit. Fjalën e mirë mund t’ia thuash tjetrit edhe kur nuk ke mundësi t’i japësh gjë, ndoshta edhe duke bërë lutje për të. Për sa i përket faljes, kuptimi është që ta falësh atë që sillet e flet keq kundër teje, sepse kjo është madhështore. Të mos ndërmarrësh masa ndëshkuese kundër atij që të dëmton, por përkundrazi ta falësh, është vërtet një cilësi e rrallë. Shpesh lypësi mund të të ofendojë me ndonjë fjalë apo veprim të tijin, por falja dhe justifikimi i tij ka shumë shpërblim. Kështu, fjalët e mira dhe falja e të tjerëve janë më të çmuara sesa sadakaja e shoqëruar me mburrje. Edhe fjalët e mira janë një lloj sadakaje. Që të dyja bashkë, fjala e mirë dhe falja e të tjerëve janë bamirësi, të cilat nuk kanë asnjë të keqe në vete. Nga ajeti kuptohet se sadakaja që nuk pasohet me të përmendur dhe me mburrje është më e mirë se fjalët e mira dhe falja. Kjo tregon se sa e keqe është të përmendurit e sadakasë dhe mburrja me të. Ajo është haram dhe e shkatërron shpërblimin e sadakasë. Arsyeja është se merita për dhurimin e mirësive i takon vetëm Allahut. Kur i vetmi dhurues dhe bamirës është Allahu i Lartësuar, atëherë si mund t'ia përmendësh tjetrit mirësitë që i ke bërë dhe të lëvdohesh?! A po lëvdohesh me mirësitë dhe dhuratat e Allahut?! Nga ana tjetër, ai që mburret dhe e përkujton mirësinë e vet kërkon me këtë sjellje që t'i mbajë të përulur nën vete ata të cilëve u ka dhënë, por edhe kjo i takon vetëm Allahut. Me fjalë të tjera, përulja, nënshtrimi dhe bindja bëhen vetëm ndaj Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar është i pasur dhe nuk ka nevojë për adhurimin e askujt, ndërsa çdo gjë tjetër është e varfër dhe nevojtare. Çdo gjë ka nevojë për mëshirën dhe mirësinë e Tij në të gjitha drejtimet, kohët, gjendjet. Pra, duhet kuptuar mirë se, çdo adhurim e vepër të mirë që kryejmë është thjesht për të mirën dhe dobinë tonë. Ne duhet të përpiqemi që të mos i shkatërrojmë adhurimet tona me ato vepra që prishin dhe asgjësojnë shpërblimet e adhurimeve, sepse kështu nuk i bëjmë dëm askujt tjetër, veç vetes sonë. Më tej, i Lartësuari thotë:Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Butë. -Allahu i Lartësuar është i Vetëmjaftueshëm (Ĝanijun), që nuk ka nevojë për asgjë: as për adhurimet dhe as për veprat tona të mira. Por Ai është edhe i Butë (Ĥalîm) ose tolerues kundrejt atij që bën gabime dhe nuk bindet, edhe pse është i plotfuqishëm mbi krijesat e Tij. Ai nuk nxitohet për t'i ndëshkuar ato, edhe pse e meritojnë një ndëshkim të tillë. Mëshira, butësia dhe bamirësia e Tij janë aq të mëdha, saqë bëjnë që Ai kurrë të mos nxitohet për t'i ndëshkuar të pabindurit dhe gjynahqarët. Allahu i afatizon ata dhe ua sqaron argumentet e madhështisë së Tij, që ata të mund të kthehen të penduar dhe të nënshtruar. Megjithatë, kur ata nuk kanë në vetvete asnjë mirësi të vogël, sa të shpresohet ndreqja e tyre, kur atyre nuk u bëjnë më dobi shenjat dhe argumentet e qarta të Zotit, atëherë ndëshkimi i Tij mbi ta bëhet i pakthyeshëm. Në këtë rast, ata nuk mund t'i shpëtojnë më ndëshkimit të të Urtit e të Drejtit dhe kurrë nuk do të shpërblehen dhe nuk do të shijojnë mirësitë e Tij.
2:264Page 44
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تُبۡطِلُواْ صَدَقَٰتِكُم بِٱلۡمَنِّ وَٱلۡأَذَىٰ كَٱلَّذِي يُنفِقُ مَالَهُۥ رِئَآءَ ٱلنَّاسِ وَلَا يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۖ فَمَثَلُهُۥ كَمَثَلِ صَفۡوَانٍ عَلَيۡهِ تُرَابٞ فَأَصَابَهُۥ وَابِلٞ فَتَرَكَهُۥ صَلۡدٗاۖ لَّا يَقۡدِرُونَ عَلَىٰ شَيۡءٖ مِّمَّا كَسَبُواْۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٢٦٤
O you who have believed, do not invalidate your charities with reminders [of it] or injury as does one who spends his wealth [only] to be seen by the people and does not believe in Allāh and the Last Day. His example is like that of a [large] smooth stone upon which is dust and is hit by a downpour that leaves it bare. They are unable [to keep] anything of what they have earned. And Allāh does not guide the disbelieving people.
O ju që keni besuar! Mos i prishni lëmoshat tuaja me të përmendur dhe me fyerje... -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na ndalon nga shkatërrimi i sadakave, jo nga vetë sadakatë. Me mëshirën e Tij, Ai na tregon se shpërblimi i sadakasë shkatërrohet me të përmendur dhe me mburrje. Kjo është vërtet një këshillë e çmuar, që Allahu i Lartësuar na e dhuron nga butësia dhe mëshira e Tij. Ajeti tregon, gjithashtu, se veprat e këqija i fshijnë dhe i shkatërrojnë veprat e mira. Në suren Huxhuratë ajeti 2, Allahu i lartësuar na tregon për një nga veprat e këqia e cila i fshin punët e mira. Thotë Allahu i Lartësuar: "O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos iu drejtoni atij me zë të lartë, sikurse i drejtoheni njëri-tjetrit e kështu t’ju asgjësohen veprat tuaja pa e ndier!”. Pra, sikurse veprat e mira i fshijnë të këqijat, ashtu edhe veprat e këqija i shkatërrojnë dhe i zhvlerësojnë veprat e mira. Ky ajet dhe thënia tjetër e Allahut: “Mos i shkatërroni veprat tuaja…” na nxisin që t’i përsosim dhe t’i ruajmë veprat e mira nga çdo gjë që mund të shkatërrojë shpërblimin e tyre. Allahu i Lartësuar na nxit për një gjë të tillë, që veprat dhe mundi ynë të mos na shkojnë kot....siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa për sy e faqe dhe nuk beson në Allahun dhe as në Ditën e Fundit. -Këtu Allahu na tregon se veprat tona, edhe pse fillimisht mund të nisin për hir të Tij, në momentin që shoqërohen me të përmendur dhe me mburrje, ato asgjësohen. Ato konsiderohen njëlloj si veprat që bëhen veçse për syfaqësi ndaj njerëzve. Njerëzit që veprojnë kështu nuk besojnë në Allahun dhe as në Ditën e Llogarisë, prandaj nuk do t’u pranohet asnjë lloj vepre dhe mundi që shpenzojnë. Veprat e tyre janë plotësisht të refuzuara, sepse dihet se asnjë vepër nuk pranohet nga Allahu i Lartësuar, derisa të plotësojë dy kushtet e njohura: të kryhet me sinqeritet për Allahun, duke shpresuar me të vetëm shpërblimin e Tij, dhe vepra të jetë në përputhje me mësimet dhe porositë e Allahut dhe Profetit të Tij. Kështu, veprat e hipokritit nuk janë për Allahun, por për veten e tij ose për famën ndër njerëz. Për këtë arsye, të gjitha veprat e tij janë të kota, nuk merren në konsideratë dhe kurrë nuk do të shpërblehen. Allahu i Lartësuar na sjell një shembull shumë të goditur për këta lloj njerëzish:Ky ngjan me atë gurin e madh e të lëmuar, mbi të cilin ka pak dhé, por që kur e zë rrebeshi, e lë sërish të zhveshur. -Këta njerëz dhe veprat e tyre i shëmbëllejnë një guri shumë të lëmuar dhe të mbuluar me dhé, i cili, kur goditet nga një shi i rrëmbyer, zhvishet tërësisht prej atij dheu. E tillë është gjendja e hipokritëve. Zemrat e tyre janë të ashpra e të forta, sikurse është guri. Ndërsa sadakatë dhe veprat e tyre të mira janë si pluhuri a dheu që zë guri i lëmuar përsipër. Kur i padituri e sheh gurin e mbuluar me dhé, mendon se ka të bëjë me një tokë pjellore. Por kur zbulohet e vërteta që fshihet nën të, atëherë çdokush e kupton se veprat e tij kanë qenë mashtruese. Zemra e tyre nuk është vendi i përshtatshëm për t’u mbjellë dhe për të dhënë fryte të dobishme. Syfaqësia dhe motivet e këqija nuk e lejojnë njeriun që të përfitojë nga ndonjë vepër e tij, prandaj i Madhëruari thotë:Ata nuk arrijnë asgjë nga ato gjëra që kanë bërë. -Prej veprave që bëjnë dhe prej mundit që harxhojnë, ata nuk do të përfitojnë absolutisht asgjë, sepse ata ia përkushtojnë këto vepra e mund të shpenzuar atij që nuk i meriton. Ata i kryejnë veprat për të kënaqur krijesat, jo për të fituar kënaqësinë e Allahut të Madhëruar. Ata mundohen të kënaqin atë që nuk ka në dorë as dëm, as dobi, dhe braktisin adhurimin e Atij që ka në dorë gjithçka. Pikërisht për këtë shpërfillje të tyre, Allahu i Lartësuar ua ka devijuar zemrat, që të mos e shohin më udhëzimin, siç thotë në vijim:Allahu nuk e udhëzon popullin jobesimtar. -që e fshehin të vërtetën, e mohojnë dhe e rrefuzojnë atë pa të drejtë.
2:265Page 45
وَمَثَلُ ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمۡوَٰلَهُمُ ٱبۡتِغَآءَ مَرۡضَاتِ ٱللَّهِ وَتَثۡبِيتٗا مِّنۡ أَنفُسِهِمۡ كَمَثَلِ جَنَّةِۭ بِرَبۡوَةٍ أَصَابَهَا وَابِلٞ فَـَٔاتَتۡ أُكُلَهَا ضِعۡفَيۡنِ فَإِن لَّمۡ يُصِبۡهَا وَابِلٞ فَطَلّٞۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٌ ٢٦٥
And the example of those who spend their wealth seeking means to the approval of Allāh and assuring [reward for] themselves is like a garden on high ground which is hit by a downpour - so it yields its fruits in double. And [even] if it is not hit by a downpour, then a drizzle [is sufficient]. And Allāh, of what you do, is Seeing.
Ky shembull është për ata që shpenzojnë pasurinë e tyre për të arritur kënaqësinë e Allahut, të cilët do të shpërblehen shumëfish nga ana e Tij.Ndërsa shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre dhe duke kërkuar kënaqësinë e Allahut... -Qëllimi i këtyre me sadakatë që japin është kënaqësia e Zotit dhe afrimi tek Ai. Një cilësi tjetër e tyre është se ata japin me gjithë shpirt, e jo me zemër të thyer apo të lëkundur. Sadakaja që jep njeriu dëmtohet shpesh nga dy faktorë: së pari, nga syfaqësia, kur njeriu synon që të tjerët ta falënderojnë dhe ta lëvdojnë për sadakanë që ka dhënë; dhe, së dyti, nga luhatja që mund të ndiejë gjatë dhënies, duke mos pasur dëshirën dhe vullnetin e plotë për veprën që po bën. Edhe ky është një defekt shumë i shëmtuar, që duhet shmangur dhe larguar. Por kategoria fatlume që përshkruan ky ajet ka shpëtuar nga të dyja këto mangësi në dhënien e sadakave. Ata i kanë shpëtuar dëshirës për t'u dukur, sepse ata shpenzojnë “duke kërkuar kënaqësinë e Allahut”. Ata nuk e kanë as defektin e dytë, sepse Allahu thotë që e japin pasurinë duke qenë të bindur e shumë të motivuar. Shembulli i këtyre fatbardhëve është:...është si një kopsht në një rrafshnaltë, ku bie shi me mbushulli... -Pra, një kopsht ose një pyll shumë i dendur, me hije shumë të forta dhe të freskëta. Fjala “Xhenetun”(kopsht), në thelb, tregon “diçka të mbuluar e të fshehur”, sepse edhe pemët e kopshtit, kur janë të dendura e të ndërthurura me njëra-tjetrën, e mbulojnë dhe e fshehin gjithçka që jeton dhe gjallëron poshtë tyre. Ky kopsht i dendur, pra, ndodhet në një pllajë të hapur, të cilën e rreh dielli në çdo moment të ditës. Sigurisht që një vend i tillë do të ketë prodhimtari të lartë, për shkak të vendndodhjes shumë të favorshme të tij. Përveç pozicionit të mrekullueshëm, Allahu tregon edhe një veçori tjetër të tij. Atje bien shira të bollshëm, që e ushqejnë tokën dhe bimësinë e saj. Atëherë, me kushte të tilla, prodhimi i këtij kopshti do të jetë shumë i lartë, siç thotë Allahu i Lartësuar:...dhe jep fryte dyfish. -Pra, për shkak të cilësive të shkëlqyera të tokës, të kushteve klimaterike dhe të vendodhjes, prodhimet e këtij kopshti të dendur janë dyfish më të mëdha. E si do të ishte ndryshe, kur shiu i bollshëm ushqen një tokë cilësore?! Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:Por edhe nëse nuk bie shi me bollëk, atje bie një vesë shiu e mjaftueshme. -Pra, edhe nëse nuk bie shi i madh në atë vend të begatë, por bie vetëm pak, ai përsëri është i mjaftueshëm që prodhimet të jenë të kënaqshme. Ky është shembulli i atyre që shpenzojnë shumë apo pak, sipas mundësisë së tyre. Secilit i shtohet shpërblimi në varësi të mundit të shpenzuar. Sadakaja e tyre jep fryte të mira, sido që të jetë ajo, e vogël apo e madhe, sepse është “toka” e mirë. Pastaj, duhet ditur edhe diçka tjetër shumë e rëndësishme. Ai që ua fal njerëzve begatinë e pasurinë që ata kanë është Allahu i Lartësuar, i Cili është më i mëshirshëm me ta, sesa ata për veten e tyre. Nëse Ai synon gjithmonë të mirën e tyre, ata ndonjëherë mund të kërkojnë të kundërtën, për shkak të injorancës. Subhanallah! Nëse do të mësohej ekzistenca e një kopshti të tillë të begatë në këtë dynja, atëherë të gjithë njerëzit do ta kërkonin me ngulm, madje do të vriteshin për ta pasur, edhe pse është thjesht një mirësi e kësaj jete, që ka mangësitë e saj dhe që shkakton lodhje e mundime. Mjafton të mendosh që ajo kënaqësi e ka një fund dhe që do të vijë një ditë që ajo do të lihet pas. Ky është një shembull i vogël, për të ilustruar sadopak shpërblimin e madh të atij që shpenzon me gjithë zemër dhe pa hezituar për të kënaqur Allahun e Lartësuar. Besimtari e shikon atë përshkrim me syrin e arsyes dhe me dritën e imanit. Duke soditur këtë mrekulli, ai mahnitet me mirësitë që të ofron premtimi i sigurt i Allahut. Megjithatë, ka shpirtra të fjetur që përsëri nuk reagojnë ndaj kësaj mrekullie. Mos, vallë, kjo është një mospërfillje ndaj mirësive të përjetshme të ahiretit? Apo është shprehje e dobësisë së besimit rreth vërtetësisë së premtimit të Allahut dhe shpërblimeve të Tij të pafundme? E themi këtë sepse, nëse robi do të kishte siguri të plotë në premtimet e Zotit dhe nëse imani do të kishte rrënjë të thella në zemrën e tij, atëherë ai do të përvëlohej nga malli për të Dashurin dhe të Adhuruarin e zemrës së tij. Ai nuk do të rrinte kurrsesi pa shpenzuar gjërat më të çmuara, për të kënaqur Allahun e Lartësuar, sepse shpresa për shpërblimin e Allahut do të ishte e papërballueshme për ta shpërfillur. E si mund të tregohesh mospërfillës, kur Allahu i Lartësuar thotë:Allahu sheh se çfarë veproni. -Allahu vështron dhe e di shumë mirë veprimtarinë e çdo njeriu, madje Ai i di shumë mirë edhe pikësynimet e gjithësecilit. E, rrjedhimisht, Allahu do ta shpërblejë secilin me shpërblimin më të mirë, sipas drejtësisë, urtësisë dhe mëshirës së Tij. Pastaj i Madhëruari thotë:
2:266Page 45
أَيَوَدُّ أَحَدُكُمۡ أَن تَكُونَ لَهُۥ جَنَّةٞ مِّن نَّخِيلٖ وَأَعۡنَابٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ لَهُۥ فِيهَا مِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ وَأَصَابَهُ ٱلۡكِبَرُ وَلَهُۥ ذُرِّيَّةٞ ضُعَفَآءُ فَأَصَابَهَآ إِعۡصَارٞ فِيهِ نَارٞ فَٱحۡتَرَقَتۡۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلۡأٓيَٰتِ لَعَلَّكُمۡ تَتَفَكَّرُونَ ٢٦٦
Would one of you like to have a garden of palm trees and grapevines underneath which rivers flow in which he has from every fruit? But he is afflicted with old age and has weak [i.e., immature] offspring, and it is hit by a whirlwind containing fire and is burned. Thus does Allāh make clear to you [His] verses that you might give thought.
A dëshiron ndonjëri prej jush të jetë si ai që ka një kopsht me hurma e rrush, në të cilin rrjedhin lumenj e ka nga të gjitha frutat... -Ky është shembulli i njerëzve të cilët vërtet shpenzojnë shumë për të kënaqur Allahun e Lartësuar, por pastaj bëjnë vepra të këqija, të cilat i fshijnë shpërblimet e veprave të mira. Të tillë njerëz, Allahu i Lartësuar i krahason me pronarin e një kopshti të begatë me hurma dhe rrush. Allahu ka veçuar këto dy fruta, sepse ato janë të shijshme, ushqyese dhe shumë të dobishme. Në këtë kopsht ka edhe lumenj që rrjedhin, të cilët ujisin bimësinë, pa e lodhur njeriun. Ky kopsht i begatë është shumë i dashur për të zotin e tij....por që ta ketë kapur pleqëria dhe pranë tij të ketë pasardhës të mitur... -Përfytyrojeni këtë pronar, të cilit i janë shfaqur thinjat. Ai është i dobët dhe nuk ka fuqi të përkujdeset për kopshtin e tij, edhe pse e dëshiron aq shumë atë. Pronarin e mundon edhe diçka tjetër: ai ka pranë vetes pasardhës të mitur, që nuk mund ta ndihmojnë, madje ata janë një barrë më tepër për të. Jeta e tij dhe e tyre është e lidhur ngushtë me këtë kopësht. Në një gjendje të tillë, përfytyroni se si do të ndihet ky njeri kur kopshtin e tij ta godasë një furtunë zjarri:...dhe pastaj, atë (kopshtin) ta godasë ndonjë furtunë zjarri e ta djegë? -Përfytyrojeni këtë njeri në momentin kur sheh kopshtin e tij të digjet e të shkrumbohet! Çfarë trishtimi, ankthi e frike do të ndiejë ai? Nëse trishtimi do të vriste dikë, viktimë do ishte ky njeri. E tillë është gjendja e atyre njerëzve që bëjnë vepra të mira dhe kënaqin Allahun e Lartësuar. Veprat e mira janë pemët që japin fruta e që kënaqin syrin dhe shpirtin. Adhurimi i vazhdueshëm i Zotit është si ky kopsht, që sjell lumturi e gëzim. Ndërsa vala që kërcënon këtë mrekulli janë veprat e këqija, të cilat shkatërrojnë dhe asgjësojnë çdo lumturi dhe gëzim të njeriut. Këtë furtunë e krijojnë, pra, veprat e këqija dhe mosbindja ndaj Zotit. Ajo furtunë vjen me zjarr, që përvëlon dhe shkrumbon. Në fakt, zjarri që ‘djeg’ veprat e mira është më i rëndë sesa ai që djeg një kopsht të begatë, sepse kur njeriu vdes, ka një nevojë të madhe për ndonjë vepër të mirë, për të përballuar ankthin dhe frikën që sjell llogaria e drejtë para Allahut të Lartësuar. Pas vdekjes, njeriu nuk mund të bëjë më vepra të mira. Atëherë, kush do të dëshironte që, edhe ato pak vepra të mira prej të cilave pritet shpërblimi, të asgjësohen Ditën e Vështirë, Ditën e Gjykimit?! Kush do ta dëshironte një gjendje të tillë Ditën e takimit me Allahun e Drejtë?! Allahu i Lartësuar është i shpejtë në llogaritjen e robit dhe të veprave të tij. Kështu, nëse njeriu do ta përfytyronte këtë skenë dhe do të kishte sadopak mend në kokë, nuk do t'ia lejonte vetes një fund të tillë. Porse dobësia e besimit dhe mendjelehtësia sjellin veçse të këqija. Të tilla vepra, edhe nëse do t’i bënte një i çmendur, do të konsideroheshin të rrezikshme dhe dëshpëruese. Prandaj i Lartësuari na urdhëron që të mendojmë thellë në të tillë shembuj e të vemë në punë arsyen:Kështu jua sqaron Allahu argumentet, për të menduar.
2:267Page 45
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَنفِقُواْ مِن طَيِّبَٰتِ مَا كَسَبۡتُمۡ وَمِمَّآ أَخۡرَجۡنَا لَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِۖ وَلَا تَيَمَّمُواْ ٱلۡخَبِيثَ مِنۡهُ تُنفِقُونَ وَلَسۡتُم بِـَٔاخِذِيهِ إِلَّآ أَن تُغۡمِضُواْ فِيهِۚ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ غَنِيٌّ حَمِيدٌ ٢٦٧
O you who have believed, spend from the good things which you have earned and from that which We have produced for you from the earth. And do not aim toward the defective therefrom, spending [from that] while you would not take it [yourself] except with closed eyes. And know that Allāh is Free of need and Praiseworthy.
O ju që keni besuar! Jepni nga më e mira e asaj që keni fituar dhe nga ajo që Ne e nxjerrim prej tokës për ju! -Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij, besimtarët e vërtetë, që të shpenzojnë për hir të Tij. Por Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar se si duhet të jenë këto shpenzime. Ata duhet të shpenzojnë pasurinë që është e mirë, e pastër dhe e dobishme. Pra, nga larmia e gjërave të mira, të këndshme e të dobishme që Zoti jua mundësoi t'i zotëroni, jepni një pjesë të tyre, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për Atë, por edhe në shenjë solidariteti dhe plotësimi të disa detyrimeve që keni kundrejt vëllezërve tuaj në nevojë! Shpenzoni nga këto mirësi, që kjo të shërbejë si pastrim për pasuritë që zotëroni! Mes mirësive që Zoti ju ka dhuruar dhe prej të cilave kërkon që të shpenzoni, përzgjidhni gjithmonë atë që është e mirë dhe e këndshme, ashtu sikurse do të zgjidhnit për veten tuaj! Më tej, i Madhëruari na ndalon nga e kundërta e asaj që u tha më lart:Mos nxitoni të jepni më të pavlefshmen nga ajo, të cilën nuk do ta pranonit asnjëherë për veten tuaj, veçse po të ishit symbyllur! -Pra, kurrë mos synoni ta “hiqni qafe” detyrimin, duke dhënë pjesën më të keqe dhe më të pavlefshme të pasurisë tuaj! Mos jepni atë pjesë të pasurisë që edhe vetë nuk do të pranonit ta merrnit ndryshe, veç symbyllurazi!Dijeni se Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Lavdëruar! -Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për asgjë prej jush. Ai nuk përfiton asgjë prej sadakave tuaja. Çdo vepër e juaja kthehet pikërisht tek ju. Ai është edhe i Lavdëruar, sepse të lavdëruara dhe madhështore janë të gjitha ato për të cilat ju urdhëron. Urdhrat e Tij janë të lavdërueshëm, virtytet në të cilat ju fton janë të larta e të drejta. Juve nuk ju takon të bëni gjë tjetër, përveçse t'i zbatoni urdhrat dhe porositë e Tij, sepse ato janë ushqim i domosdoshëm për zemrën tuaj dhe jetë e lumturi për shpirtin tuaj. Më pas, kujdes! Ruajuni që të mos ndiqni hapat e shejtanit, armikut tuaj:
2:268Page 45
ٱلشَّيۡطَٰنُ يَعِدُكُمُ ٱلۡفَقۡرَ وَيَأۡمُرُكُم بِٱلۡفَحۡشَآءِۖ وَٱللَّهُ يَعِدُكُم مَّغۡفِرَةٗ مِّنۡهُ وَفَضۡلٗاۗ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٞ ٢٦٨
Satan threatens you with poverty and orders you to immorality, while Allāh promises you forgiveness from Him and bounty. And Allāh is all-Encompassing and Knowing.
Shejtani ju frikëson me varfëri dhe ju urdhëron për të këqija... -Kuptimi: Shejtani ju fton që të mos i bindeni urdhrit të Zotit tuaj për të shpenzuar. Ai ju urdhëron për koprraci. Që t'ia arrijë qëllimit të tij, ai ju frikëson duke ju thënë që, nëse e shpenzoni pasurinë tuaj, ju do të varfëroheni dhe do të bëheni nevojtarë për vete. Porse këto nuk janë këshilla të një miku që të do të mirën. Përkundrazi, ato janë këshilla mashtruese. Ja cili është qëllimi i vërtetë i shejtanit, siç thotë i Lartësuari: “Ai i fton pasuesit e tij që të bëhen banorë të Zjarrit të ndezur fort.”. Kurrsesi mos iu bindni atij që ka të tilla qëllime ogurzeza, por bindjuni Zotit tuaj, i Cili ju urdhëron që të shpenzoni aq sa të keni mundësi, pa u dëmtuar. Bëjeni këtë, sepse Allahu ju premton diçka më të mirë:...ndërsa Allahu ju garanton falje e begati. -Pra, Allahu u premton falje gjynahesh atyre që shpenzojnë për hir të Tij. Ai premton edhe diçka tjetër, që quhet begati (fađlen). Begatia nënkupton çdo mirësi që synon njeriu në jetën e dynjasë dhe ahiretit. Begatia është zëvendësimi i shpejtë i pasurisë që shpenzohet dhe shumëfishimi i saj. Begatia është qetësia shpirtërore, që të lumturon dhe gëzon. Begatia është mirësia që robi do të përjetojë kur të jetë vetëm në varr. Begatia është shpërblimi i premtuar për veprën e mirë, që do të jetë i shumëfishuar e që do të merret në një ditë shumë të vështirë e në çaste shumë të nevojshme, pikërisht Ditën e Gjykimit dhe të shpërblimit me drejtësi. Të gjitha këto nuk janë aspak shumë për Allahun e Lartësuar. Ato janë shumë të vogla e shumë të thjeshta për t'u përmbushur nga ana e Tij, sepse Ai thotë:Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur. -Pra, Allahu është Bujar i madh me mirësitë që dhuron. Ai është edhe i Gjithëditur. Ai i njeh me hollësi të gjitha shpenzimet që bëjnë njerëzit, të vogla qofshin apo të mëdha, të fshehta apo të hapura. Sigurisht, i Gjithëdituri do të shpërblejë me mëshirë dhe me bujari për çdo gjë që shpenzohet dhe i përkushtohet Atij me sinqeritet. Le të shohë, pra, njeriu se cilës ftesë duhet t'i përgjigjet. Këto ajete flasin për çështje shumë të rëndësishme. Ato nxisin për të shpenzuar për hir të Allahut, ashtu sikurse na porosit Ai. Në to shpjegohet se çfarë e shtyn njeriun që të shpenzojë: besimi dhe shpërblimi i madh nga Allahu. Ato vërtetojnë se zekati i floririt, i argjendit dhe i mallrave tregtare është detyrim ligjor, që duhet të jepet. Ky gjykim përfitohet pikërisht nga fragmenti: “Jepni nga më e mira e asaj që keni fituar...”. Zekati është detyrim ligjor edhe për prodhimet që nxirren nga toka, qofshin ato bimë, farëra, drithëra apo thesare e minerale, sepse Allahu thotë: ue mim-mã aħrexhnâ lekum- minel erđi / dhe nga ajo që e nxorrëm për ju prej tokës. Ky ajet tregon se zekati është detyrë të jepet nga ai që zotëron, bimësinë, drithërat apo siç quhet, "dobitë" e tokës, jo për pronarin e tokës. Sepse Allahu i Lartësuar thotë: “...dhe nga ajo që Ne e nxjerrim prej tokës për ju!”. Për ato pasuri që nuk përdoren për t'u kultivuar dhe për t'u shtuar, nuk është detyrë të jepet zekat, siç mund të jenë pasuritë e paluajtshme: toka, makina, shtëpia etj., ose edhe enët dhe mjetet e jetesës që njeriu i përdor dhe përfiton prej tyre. Të njëjtin gjykim ka edhe pasuria që njeriu nuk e ka në kontroll të tij, siç mund të jetë pasuria që ia kanë grabitur dhe nuk dihet se cili ia ka grabitur, ose një borxh i dhënë, që nuk e di se a do ta marrë mbrapsht apo jo. Pra, edhe për këtë lloj pasurie nuk kërkohet që të jepet zekat, sepse Allahu i Lartësuar e ka bërë të detyrueshëm zekatin për atë pasuri që përdoret për t'u shtuar dhe kultivuar, siç janë prodhimet e tokës apo pasuria që shtohet nga mallrat e tregtisë. Ndërsa pasuritë që nuk e kanë këtë qëllim, nuk llogariten për zekat. Ajeti tregon se pasuria me cilësi të ulët nuk është e vlefshme për t'u dhënë si zekat. Thënë ndryshe, zekati i dhënë me të tillë mall është i pavlefshëm, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Jepni nga më e mira e asaj që keni fituar...”.
2:269Page 45
يُؤۡتِي ٱلۡحِكۡمَةَ مَن يَشَآءُۚ وَمَن يُؤۡتَ ٱلۡحِكۡمَةَ فَقَدۡ أُوتِيَ خَيۡرٗا كَثِيرٗاۗ وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّآ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٢٦٩
He gives wisdom1 to whom He wills, and whoever has been given wisdom has certainly been given much good. And none will remember except those of understanding.
Allahu i Lartësuar ka sjellë urdhra që përmbajnë në vetvete të fshehta dhe urtësi të mëdha, por që Ai nuk ia mundëson kujdo që t'i kuptojë e t'i zbatojë. Prandaj thotë i Lartësuari:Ai ia dhuron urtësinë atij që do. -Ai ia jep urtësinë atij që dëshiron. Urtësia është dija e dobishme, puna e mirë dhe njohja e thellë e dispozitave të Allahut të Lartësuar.Dhe, pa dyshim, kujt i është dhënë urtësia, i është dhuruar mirësi e madhe. Por këtë mirësi e kuptojnë veçse të mençurit. -E ku ka mirësi më të madhe se ajo pa të cilën nuk mund të përfytyrohet lumturia në të dy jetët dhe shpëtimi prej dëshpërimit në të dyja jetët? Ky ajet jep një vlerësim të veçantë për cilësinë e rrallë të urtësisë. Ajo është një cilësi e mrekullueshme, të cilën e kanë privilegj vetëm trashëgimtarët e profetëve, dijetarët vepërmirë. Përsosmëria e adhuruesit është e lidhur ngushtë me aftësitë dhe forcën e tij në dije dhe në punën me këtë dije. Aftësia e robit në dije përsoset duke njohur të vërtetën dhe qëllimin e saj. Ndërsa aftësia vepruese e tij përsoset kur ai kryen të mirën dhe lë të keqen. Vetëm në këtë mënyrë ai bëhet i drejtë dhe i saktë në fjalët dhe në veprimet e tij. Vetëm pas njohjes së të vërtetës dhe punës sipas saj, robi mund t’i vendosë gjërat atje ku duhet. Vetëm atëherë ai do të jetë i urtë në lidhje me vetveten dhe me të tjerët. Pa këto dy elementë, ai nuk do t'ia arrijë kurrë qëllimit për të qenë i urtë.
2:270Page 46
وَمَآ أَنفَقۡتُم مِّن نَّفَقَةٍ أَوۡ نَذَرۡتُم مِّن نَّذۡرٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُهُۥۗ وَمَا لِلظَّٰلِمِينَ مِنۡ أَنصَارٍ ٢٧٠
And whatever you spend of expenditures or make of vows - indeed, Allāh knows of it. And for the wrongdoers there are no helpers.
Çdo gjë që të shpenzoni nga pasuria dhe çdo betim(nedhër)që të bëni, të jeni të sigurt se Allahu i di të gjitha. -Këtu bëhet fjalë për shpenzimet që bëhen në rrugë të Zotit, të çfarëdo lloji qofshin ato: të detyrueshme apo të pëlqyeshme, të vogla apo të mëdha, ato për të cilat ka urdhëruar Allahu i Lartësuar apo ato të cilat vetë robi ia ka bërë të detyrueshme vetes së vet, siç janë betimet (nedhër). Pa dyshim që Allahu i Lartësuar i di të gjitha këto, sepse Atij nuk i fshihet asgjë. Ai di edhe qëllimet e çdo vepruesi. Nëse nxitësi i tyre është dëshira e sinqertë për të kënaqur Allahun e Madhëruar, atëherë Ai do të japë shpërblim të madh për to. Nga ana tjetër, nëse robi nuk e përmbush detyrimin për të shpenzuar, ose e përmbush atë, por duke pasur si synim vetëm kënaqësinë e krijesave, atëherë ai është treguar i padrejtë, zullumqar, sepse i vendos gjërat jo në vendin që u takon. Për këtë arsye, ai meriton ndëshkimin më të dhimbshëm:Për të padrejtët nuk ka ndihmëtarë. -Pra, ata nuk do të marrin ndihmë prej asnjë krijese. Askush nuk do të mund t'i shpëtojë prej ndëshkimit dëshpërues dhe të hidhur.
2:271Page 46
إِن تُبۡدُواْ ٱلصَّدَقَٰتِ فَنِعِمَّا هِيَۖ وَإِن تُخۡفُوهَا وَتُؤۡتُوهَا ٱلۡفُقَرَآءَ فَهُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡۚ وَيُكَفِّرُ عَنكُم مِّن سَيِّـَٔاتِكُمۡۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ ٢٧١
If you disclose your charitable expenditures, they are good; but if you conceal them and give them to the poor, it is better for you, and He will remove from you some of your misdeeds [thereby]. And Allāh, of what you do, is [fully] Aware.
Nëse i jepni sadakatë haptazi, kjo është mirë... -Pra, nëse i jepni sadakatë haptas, në mënyrë që t’ju shohin të tjerët dhe të bëheni shembull për ta, ato janë të mira, por me kushtin që me to synohet kënaqësia e Allahut. Nëse sadakatë jepen për të kënaqur Krijuesin, ato nuk i dëmton aspak fakti që jepen haptazi. Ato janë të mira, sepse nëpërmjet tyre arrihet qëllimi i lartë: shpërblimi i Allahut të Lartësuar....por nëse ua jepni të varfërve fshehurazi, kjo është edhe më mirë për ju. -Nga ky ajet kuptohet se sadakaja që i jepet të varfërit fshehtas, është më e mirë se sadakaja që i jepet atij haptaz. Pra, ky gjykim është i vlefshëm kur bëhet fjalë për sadakatë që u jepen të varfërve, sepse kështu e ka veçuar Allahu i Lartësuar, duke thënë: “...nëse ua jepni të varfërve fshehurazi...”. Me fjalë të tjera, nëse sadakatë nuk u jepen të varfërve, por shpenzohen në lëmi të tjera të shpenzimit, fshehja e sadakasë nuk është më e mirë se dhënia e saj haptazi. Kriteri gjykues, në të tilla raste, varet nga dobia që shpresohet me shfaqjen ose jo të të tilla veprave. Kështu, nëse sadakaja e hapur shërben për të nxitur të tjerët që edhe ata të japin, sigurisht që kjo mënyrë është më e mirë. Thënia e Allahut të Lartësuar: “nëse ua jepni të varfërve”, tregon se njeriu duhet të sigurohet mirë se kujt po ia jep sadakanë, pasi mund të ketë më të varfër dhe më nevojtarë se ai të cilit po ia jep. Sadakadhënia ka një shpërblim të madh nga Allahu i Madhëruar, që thotë:...sepse kështu Ai (Allahu) jua fal gjynahet tuaja. -Pra, për sadakanë e dhënë shpërblimi që merr njeriu është dy llojesh: të mira të shumta nga Allahu dhe largim të këqijash, sepse kur Allahu i Lartësuar të fal gjynahet, do të thotë që je i ruajtur nga pasojat e tyre të këqija, që janë fatkeqësi e dënime të ndryshme.Allahu e di mirë atë që bëni ju. -Çfarëdolloj pune që të kryejmë, të mirë apo të keqe, të vogël apo të madhe, të pakët apo të shumtë, ajo është e ditur dhe e shënuar nga Allahu, dhe për të është përgatitur shpërblim me drejtësi dhe bujari nga i Gjithëdituri.
2:272Page 46
۞ لَّيۡسَ عَلَيۡكَ هُدَىٰهُمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَهۡدِي مَن يَشَآءُۗ وَمَا تُنفِقُواْ مِنۡ خَيۡرٖ فَلِأَنفُسِكُمۡۚ وَمَا تُنفِقُونَ إِلَّا ٱبۡتِغَآءَ وَجۡهِ ٱللَّهِۚ وَمَا تُنفِقُواْ مِنۡ خَيۡرٖ يُوَفَّ إِلَيۡكُمۡ وَأَنتُمۡ لَا تُظۡلَمُونَ ٢٧٢
Not upon you, [O Muḥammad], is [responsibility for] their guidance, but Allāh guides whom He wills. And whatever good you [believers] spend is for yourselves, and you do not spend except seeking the face [i.e., approval] of Allāh. And whatever you spend of good1 - it will be fully repaid to you, and you will not be wronged.
Nuk është detyrë e jotja udhëzimi i tyre. Është Allahu që udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai do. -Allahu i Lartësuar, duke iu drejtuar Profetit të Tij, i thotë se udhëzimi i krijesave për të besuar apo jo, nuk është në kompetencën e tij. Detyra e një Profeti është thjesht përcjellja dhe sqarimi i të vërtetës. Ndërsa udhëzimi i tyre, që të besojnë apo jo, është në dorën e Zotit. Ky ajet mbështet qëndrimin se lejohet që sadakatë t'u jepen edhe jomuslimanëve, domethënë atyre që ende nuk janë udhëzuar të kuptojnë dhe të besojnë, sepse, më tej, Allahu i Lartësuar thotë:Çfarëdo të mire që të jepni, e keni për veten tuaj. Por çdo gjë ta jepni veçse për hir të Allahut... -Pra, çfarëdo lloj të mire që të shpenzoni, të madhe apo të vogël, që ua jepni muslimanëve apo jomuslimanëve, mirësia e saj kthehet tek ju. Pra, ajeti nuk e përcakton që sadakatë duhet t’u jepen vetëm muslimanëve, por ai është gjithëpërfshirës. Në fakt, Allahu i Lartësuar na tregon këtu për sadakatë e besimtarëve, të cilët japin veçse për një qëllim të caktuar - që të kënaqin Allahun e Lartësuar, sepse besimi i tyre i pengon ata që të kenë ndonjë qëllim tjetër veç këtij. Besimi i tyre i detyron ata që të jenë të sinqertë e të pastër....sepse çdo të mirë që ju jepni do t’ju kompensohet në mënyrë të plotë, pa ju cenuar aspak -Shpërblimin për çdo bamirësi tuajën do ta gjeni të plotë Ditën e Gjykimit. Juve nuk do t'ju preket asgjë, domethënë nuk do t’ju pakësohet aspak shpërblimi që meritoni dhe nuk do t'ju shtohen aspak të këqijat që keni bërë. Më poshtë, Allahu i Lartësuar na udhëzon që t'ia japim sadakanë një kategorie të caktuar njerëzish, të cilët konsiderohen si më parësorët dhe që kanë gjashtë cilësi:
2:273Page 46
لِلۡفُقَرَآءِ ٱلَّذِينَ أُحۡصِرُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ لَا يَسۡتَطِيعُونَ ضَرۡبٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ يَحۡسَبُهُمُ ٱلۡجَاهِلُ أَغۡنِيَآءَ مِنَ ٱلتَّعَفُّفِ تَعۡرِفُهُم بِسِيمَٰهُمۡ لَا يَسۡـَٔلُونَ ٱلنَّاسَ إِلۡحَافٗاۗ وَمَا تُنفِقُواْ مِنۡ خَيۡرٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِهِۦ عَلِيمٌ ٢٧٣
[Charity is] for the poor who have been restricted for the cause of Allāh, unable to move about in the land. An ignorant [person] would think them self-sufficient because of their restraint, but you will know them by their [characteristic] sign. They do not ask people persistently [or at all]. And whatever you spend of good - indeed, Allāh is Knowing of it.
Ajo(sadakaja)u takon të varfërve, të cilët janë të angazhuar në rrugën e Allahut dhe nuk kanë mundësi të lëvizin nëpër tokë. -Cilësia e parë e atyre që e meritojnë më shumë sadakanë është skamja e tyre. Cilësia e dytë është: të jenë të angazhuar në rrugën e Allahut, domethënë, të jenë të përkushtuar në bindjen ndaj Allahut dhe të luftojnë në rrugën e Zotit. Si të tillë, ata nuk mund ta braktisin detyrën që kanë mbi supe. Ndërsa cilësia e tretë është pamundësia e tyre për të kërkuar rizkun, siç thotë i Lartësuari: “nuk kanë mundësi të lëvizin nëpër tokë”, pra, që të kërkojnë rizkun.Ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. -Kështu, cilësia e katërt është: nëse nuk e di gjendjen e tyre, mendon se ata janë të pasur. Kjo ndodh, sepse ata janë të rezervuar në kërkesat e tyre dhe nuk bezdisin askënd. Ky është tregues për durimin e tyre në detyrën që i kanë vënë vetes.Ata njihen nga vetë pamja e tyre, ndonëse ata nuk kërkojnë me ngulm dhe nuk i bezdisin njerëzit. -Cilësia e pestë është: ata mund t’i njohësh nga shenjat e tyre. Ata vërtet mund të dallohen, por jo nga çdokush. Pra, kjo fjalë nuk bie ndesh me cilësinë e lartpërmendur, ku Allahu thotë: “...ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur”. Ata në të vërtetë nuk bien në sy, sepse janë shumë të vetëpërmbajtur, aq sa ai që nuk i njeh nuk mund t'i dallojë dhe të gjykojë se janë të varfër, por një njeri inteligjent e i sprovuar mund t'i njohë ata shumë mirë, duke u nisur nga shenjat e tyre, të cilat Allahu i Lartësuar i ka sqaruar. Ndërsa cilësia e gjashtë e tyre është: “...ata nuk kërkojnë me ngulm dhe nuk i bezdisin njerëzit”. Pra, edhe nëse mund të ndodhë që të kërkojnë ndonjëherë, këtë nuk e bëjnë me këmbëngulje, por e bëjnë vetëm njëherë dhe me butësi. Këta janë njerëzit që meritojnë të parët sadakanë, sepse ata kanë cilësi shumë të vyera. Megjithatë, kujtdo që t'i jepen, sadakatë konsiderohen si bamirësi, për të cilën dhënësi do të shpërblehet. Prandaj i Madhëruari thotë përsëri:Çfarëdo të mire që të jepni, s’ka dyshim se Allahu e di shumë mirë. -Pra, çfarëdo që të shpenzoni dhe kujtdo që t'ia jepni, Allahu e di shumë mirë dhe do t’ju shpërblejë, gjithashtu, më së miri. Më poshtë, Allahu i Lartësuar flet për sadakadhënësit në mënyrë përmbledhëse.
2:274Page 46
ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمۡوَٰلَهُم بِٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ سِرّٗا وَعَلَانِيَةٗ فَلَهُمۡ أَجۡرُهُمۡ عِندَ رَبِّهِمۡ وَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ ٢٧٤
Those who spend their wealth [in Allāh's way] by night and by day, secretly and publicly - they will have their reward with their Lord. And no fear will there be concerning them, nor will they grieve.
Ata që e shpërndajnë pasurinë e vet natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi... -Domethënë, ata që e shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e Zotit, pra, për hir të Tij e jo për të përmbushur dëshirat e ndaluara apo të papëlqyeshme; ata që shpenzojnë natën dhe ditën, fshehtas apo haptas....e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka as frikë, as dëshpërim. -Njerëz të tillë do të kenë një shpërblim shumë të madh nga Zoti i tyre Bujar. Kur ata që kanë kryer vepra të këqija do të jenë të mbushur me ankth e frikë për veprat e tyre, këta fatlumë do të jenë të çliruar nga çdo lloj frike. Atë ditë, ata që e kanë tepruar dhe i kanë shkelur kufijtë e Zotit duke neglizhuar dispozitat e Tij, do të dëshpërohen dhe do të trishtohen, ndërsa këta fatbardhë do të lumturohen, duke arritur çdo gjë që dëshirojnë. Këta do të gëzohen, sepse do të shpëtojnë nga çdo e keqe që i druheshin më parë. Kjo është gjendja e bamirësve, të cilët kujdesen për robërit nevojtarë të Zotit. Ata kujdesen për të plotësuar detyrimet e veta ndaj Zotit dhe detyrimet ndaj krijesave të Tij. Ndërsa më poshtë, Allahu i Lartësuar na jep një pasqyrim të palës tjetër, që janë të kundërtit e bamirësve. Ata janë të padrejtët vepërkëqij, të cilët jo vetëm që nuk përmbushin detyrimet e tyre ndaj Krijuesit, por shkelin plotësisht edhe të drejtat e krijesave të Zotit.
2:275Page 47
ٱلَّذِينَ يَأۡكُلُونَ ٱلرِّبَوٰاْ لَا يَقُومُونَ إِلَّا كَمَا يَقُومُ ٱلَّذِي يَتَخَبَّطُهُ ٱلشَّيۡطَٰنُ مِنَ ٱلۡمَسِّۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَالُوٓاْ إِنَّمَا ٱلۡبَيۡعُ مِثۡلُ ٱلرِّبَوٰاْۗ وَأَحَلَّ ٱللَّهُ ٱلۡبَيۡعَ وَحَرَّمَ ٱلرِّبَوٰاْۚ فَمَن جَآءَهُۥ مَوۡعِظَةٞ مِّن رَّبِّهِۦ فَٱنتَهَىٰ فَلَهُۥ مَا سَلَفَ وَأَمۡرُهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِۖ وَمَنۡ عَادَ فَأُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٢٧٥
Those who consume interest1 cannot stand [on the Day of Resurrection] except as one stands who is being beaten by Satan into insanity. That is because they say, "Trade is [just] like interest." But Allāh has permitted trade and has forbidden interest. So whoever has received an admonition from his Lord and desists may have what is past, and his affair rests with Allāh. But whoever returns [to dealing in interest or usury] - those are the companions of the Fire; they will abide eternally therein.
Ata që e hanë kamatën, ata do të ngrihen ashtu sikurse ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit. -Allahu i Lartësuar na flet në këtë ajet për ata që hanë ose përdorin kamatën. Gjendja e tyre është shumë e keqe dhe përfundimi i tyre do të jetë shumë i frikshëm. Kur ata të ngrihen nga varri për t'u gjykuar, do të dallohen nga të tjerët, sepse do të ngrihen si të çmendur, ose më saktë, si ata që i ka çmendur shejtani. Ata do të ngrihen nga varri të çoroditur, të dehur e të tmerruar, duke pritur llogarinë e vështirë dhe ndëshkimin e madh.Kështu, sepse ata thanë: “Edhe shitblerja është njësoj si kamata!” -Këto fjalë mund t’i thotë veçse një injorant ose një kryeneç, që bën sikur nuk di. Për shkak të këtyre fjalëve të rënda, Allahu i Lartësuar do t’i ndëshkojë ata duke u dhënë një lloj gjendjeje që e përjetojnë të çmendurit. Ka mundësi që thënia e Allahut të Lartësuar: “...ata do të ngrihen ashtu sikurse ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit”, të tregojë edhe gjendjen e tyre në këtë jetë. Pra, duke qenë se ata tregohen të palogjikshëm kur rendin për të fituar pasurinë e të tjerëve me padrejtësi, Allahu i Lartësuar i dënon duke ua dobësuar aftësinë e të menduarit. Aq i rëndë është ky dënim, saqë ata, me sjelljen e tyre, u përngjajnë të çmendurve. Ata janë të paqëndrueshëm, të turbullt e të çoroditur. Më pas, duke shfaqur urtësinë e Tij dhe në përgjigje të shpërfilljes së tyre, Allahu i Lartësuar thotë:Por Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën. -Për shkak të nevojës së madhe që kanë njerëzit për shitblerjen dhe dobitë e saj gjithëpërfshirëse, Allahu i Lartësuar e ka lejuar tregtinë. Përndryshe, ndalimi i saj do të sillte vështirësi tepër të mëdha për ta. Ky ajet merret si bazë për të gjykuar lejimin e çdo lloj mënyre fitimi që ushtrojnë njerëzit. E thënë ndryshe, çdo mënyrë fitimi apo bashkëveprimi mes njerëzve që plotëson nevojat e tyre dhe ka dobi gjithëpërfshirëse është e lejuar, përveç atyre mënyrave që Sheriati i ndalon. Mënyrat të cilat Sheriati i ka ndaluar nuk duhen ndjekur, sepse ato janë të dëmshme dhe shkaktojnë padrejtësi e pakënaqësi mes palëve. Kështu Allahu i Lartësuar e ka lejuar tregtinë, por e ka ndaluar kamatën, sepse ajo është padrejtësi dhe sjell të këqija për të gjithë. Kamata është dy llojesh: nesie dhe fadl. Që të dyja janë të ndaluara, mbështetur në Kur’ân dhe Sunet. Ndalimi i kamatës nesie mbështetet edhe në qëndrimin unanim të dijetarëve për këtë çështje, ndërsa ata që e konsiderojnë të lejuar kamatën fadlkanë kundërshtuar në këtë mënyrë gjithë ato tekste të përcjella me saktësi. Prandaj themi që kamata, me të dyja llojet e saj, është një nga gjynahet e mëdha dhe shkatërruese.Atij që, kur i arrin këshilla prej Zotit të tij, distancohet prej saj(kamatës), i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë dhe çështja e tij mbetet tek Allahu. -Pra, nëse dikujt i mundësohet, si mëshirë nga Allahu i Lartësuar, që t'i tërhiqet vërejtja për t'u larguar nga kjo vepër e keqe, dhe ai i largohet asaj, atëherë çdo përfitim nga kamata që ai ka marrë përpara se t'i vinte këshilla, i falet dhe konsiderohet si pasuri e tij. Ai është i falur, si shpërblim për pranimin e këshillës dhe nënshtrimin ndaj dispozitave të Zotit të tij. Nga ajeti kuptojmë, gjithashtu, se ai që nuk heq dorë edhe pas vërejtjes që i bëhet, do të merret në përgjegjësi për veprat e këqija që ka bërë edhe para vërejtjes, edhe pas vërejtjes. Veprat e njeriut do të llogariten dhe do të shpërblehen me drejtësi prej Allahut të Lartësuar.Por ata që i kthehen sërish asaj, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbeten përjetësisht. -Pra, kush i rikthehet asaj, do të jetë banor i përjetshëm i Zjarrit. Të tilla tekste, në kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, tregojnë se ata që bëjnë gjynahe të mëdha do të jenë në zjarr të Xhehenemit përgjithmonë. Por, sikurse dihet, në Xhehenem do të jenë përjetësisht veçse ata që kanë bërë kufër dhe shirk, ndërsa të tjerët, me gjynahe poshtë këtyre, nuk do të rrinë përjetësisht atje. Atëherë, ç’shpjegim ka për tekste të tilla, të cilat, në kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, tregojnë se në zjarr të Xhehenemit do të jenë përjetësisht edhe vepruesit e gjynaheve të mëdha, përveç kufrit dhe shirkut? Dijetarët kanë dhënë shpjegime të ndryshme për këtë çështje, por shpjegimi më i saktë është ky që vijon: Të gjitha ato gjynahe për të cilat Sheriati ka lajmëruar se të lënë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit është e vërtetë që janë të tilla, domethënë që e bëjnë të detyrueshme që vepruesi i tyre të jetë përjetë në Xhehenem. Çdokush që i kryen ato vepra mund të jetë përjetësisht në Zjarr, nëse nuk ka se çfarë ta pengojë një gjë të tillë. Po cilat janë ato gjëra që e pengojnë një gjë të tillë? Dihet me siguri, sipas teksteve të Kur’ânit dhe të Sunetit dhe sipas ixhma-it të selefëve, se imani dhe teuhidi janë penguesit e vetëm që e shpëtojnë njeriun nga përjetësia në zjarrin e Xhehenemit. Pra, nëse njeriu nuk ka as besim, as teuhid, këto vepra e bëjnë të meritueshëm ndëshkimin e përjetshëm të tij në zjarrin e Xhehenemit. Kamata nesie (kamatëvonesa) është shtesa e vendosur si kusht, që kërkon borxhdhënësi nga borxhmarrësi, mbi pagesën e një detyrimi, nëse ky nuk shlyhet në afatin e caktuar. Me fjalë të tjera është kamata që rrjedh si pasojë e dhënies borxh me interes. Sa më shumë të vonohet shlyerja e borxhit aq më shumë shtohet interesi (kamata). Ky argument nga Kur’âni, syneti dhe konsensusi i gjithë umetit.Kamata fadl (kamata e differences) është blerja e monedhave me monedha (të të njëjtit lloj) apo e ushqimit me ushqim (të të njëjtit lloj), me diferencë në peshë apo në masë. Me fjalë të tjera të blesh 1000 euro me 1200 euro, apo të blesh 1 kv grurë vendi me 1.5 kv grurë importi. Në hadithin e transmetuar nga Ubadetu ibnu Samit, Profeti a.s. ka thënë: "Floriri me flori, argjendi me argjend, gruri me grurë, elbi me elb, hurma me hurmë, kripa me kripë; të gjitha këto duhet të jenë të të njëjtit lloj, të të njëjtës masë, dorë më dorë (në moment jo me vonesë). Nëse ndryshojnë llojet, shisni e blini si të doni, por, dorë më dorë (jo me vonesë)." Transmeton Muslimi. Pra nëse blejme flori me flori, hurma me hurma, e kështu me rradhë, duhet të kemi dy gjëra parasysh: 1. pavarësisht nga cilësia e produktit, masë apo pesha, si e mallit ashtu edhe e çmimit, duhet të jenë të njëjta pa diferencë. 100 gram flori blihen me 100 gr flori sido që të jetë cilësia; 100 kg oriz vendi blihen me 100 kg oriz importi, sido që të jetë cilësia, e kështu me rradhë. 2. blerja të bëhet në moment dorë më dorë, jo me afat. Pra nuk lejohet të shesësh 100 kg oriz me 100 kg oriz por që pagesa të mos bëhet menjëherë e të bëhet më vonë. Ndërsa nëse blejmë flori me argjend, apo hurma me kripë, e kështu me rradhë, nuk ka problem të ndryshojë masa apo pesha, por mbetet në fuqi kushti i dytë, pra mos vonesa e pagesës. 100 gr flori mund të blihet me 300 gr argjend, por me kusht që pagesa të bëhet dorë më dorë pa toleruar asnjë lloj vonese (pra pagesa të bëhet pa u larguar nga mexhlisi). A vlen ky gjykim edhe për lloje të tjera mallrash apo jo, kjo është temë më vete dhe dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për të. Kjo është sqaruar në librat e fikhut gjerësisht.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences