As-Sa'diAl‑Baqarah · 2:30–47

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Baqarah 2:30–47

2:30Page 6

وَإِذۡ قَالَ رَبُّكَ لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّي جَاعِلٞ فِي ٱلۡأَرۡضِ خَلِيفَةٗۖ قَالُوٓاْ أَتَجۡعَلُ فِيهَا مَن يُفۡسِدُ فِيهَا وَيَسۡفِكُ ٱلدِّمَآءَ وَنَحۡنُ نُسَبِّحُ بِحَمۡدِكَ وَنُقَدِّسُ لَكَۖ قَالَ إِنِّيٓ أَعۡلَمُ مَا لَا تَعۡلَمُونَ ٣٠

And [mention, O Muḥammad], when your Lord said to the angels, "Indeed, I will make upon the earth a successive authority."1 They said, "Will You place upon it one who causes corruption therein and sheds blood, while we exalt You with praise and declare Your perfection?"2 He [Allāh] said, "Indeed, I know that which you do not know."

Kur Zoti yt u tha melekëve: “Unë po vendos në tokë një mëkëmbës.” –Ky moment shënon fillimin e shtjellimit të historisë së Ademit (a.s), babait të njerëzimit. Kur Allahu i Madhëruar deshi të krijonte Ademin, Ai njoftoi melekët për këtë krijim që do të bënte, duke u thënë se këtë krijesë do ta vendoste si halife pra një krijesë që do të popullojë tokën e do të zëvendësojnë njëri-tjetrin brez pa brezi në të (pasi më parë ishte e populluar nga xhindet). Atëherë, melekët thanë:“A do të vendosësh atje dikë që shkatërron dhe derdh gjak(të pafajshëm)”-Domethënë: A do të vendosësh atje dikë që sjell shkatërrim, duke bërë poshtërsi dhe duke mos t’u bindur Ty? Përmendja e gjakderdhjes, që në vetvete është një krim, tregon për vëmendjen e veçantë që i kushtohet asaj. Pra, edhe pse gjakderdhja është pjesë e poshtërsive, të cilat përmenden në përgjithësi si arsye e habisë së melekëve, ajo përmendet edhe veçmas, për të treguar sa i madh është krimi që quhet vrasje ose gjakderdhje. Ky ishte mendimi që kishin melekët rreth këtij banori të tokës. Ata mendonin se ai do ta mbushte tokën me shkatërrime dhe poshtërsi, dhe për këtë arsye, në shenjë madhërimi për Allahun, i bënë Atij këtë pyetje, duke i shprehur gjithashtu se ata e adhuronin dhe e madhëronin Atë pa u përlyer me asnjë lloj poshtërsie e padrejtësie. Ata thanë:“… kur ne të madhërojmë Ty me lavdinë Tënde, e(vetëm Ty)të shenjtërojmë?!" -Shprehja: “e (vetëm Ty) të shenjtërojmë” (Nuķad-disu leke), nëse e analizojmë me hollësi, mund të ketë dy kuptime:1. Kuptimi i “Nuķad-disu leke”, ka mundësi të ketë lidhje me kuptimin e shprehjes: “nukad-disuke”, pra: “Të shenjtërojmë Ty”; duke e marrë fjalën ‘le’ si të vendosur për të shprehur posaçërimin e shenjtërimit vetëm për Allahun e Madhëruar. Me këtë shpjegim, kuptimi i shprehjes “Nuķad-disu leke” është: “dhe ne të shenjtërojmë vetëm Ty”.2. Kuptimi i “Nukad-disu leke” mund të lidhet edhe me shprehjen: “Nukad-disu leke enfusena”, domethënë: “I pastrojmë dhe i lartësojmë vetet tona për Ty. I lartësojmë dhe i pastrojmë vetet tona për të kushtuar Ty adhurimin tonë”.“Nuķad-disu” do të thotë “i shenjtërojmë”, dhe shenjtërimi nuk është gjë tjetër veçse pastrim nga çdo e metë. Në këtë mënyrë, kuptimi i shprehjes “nuķad-disu leke”është: “Ne i pastrojmë shpirtrat, vetet tona nga çdo mëkat dhe cilësi e keqe, duke u pajisur me çdo cilësi të mirë dhe virtyt të lartë, si: dashuria për Allahun apo frikërespekti dhe madhërimi për Të. Pra, për admirimin dhe adhurimin tonë ndaj Teje (o Allah), ne i pastrojmë vetet tona nga çdo cilësi e keqe.” Allahu i Lartësuar u thotë melekëve:Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini” –Pra, i Madhëruari tregoi se Ai dinte rreth atij banori që do të vendoste në tokë, atë që melekët nuk e dinin. Fjala e melekëve vinte si pasojë e mendimit dhe e gjykimit të tyre, të mbajtur fshehur në shpirtrat e tyre, por Allahu i Madhëruar e di atë që shfaqet dhe atë që fshihet. Allahu i Lartësuar i dinte shumë mirë mirësitë që do të sillte vendosja e këtij banori në tokë. Mirësitë që do të vinin në jetë me këtë krijesë, do të ishin shumë herë më të mëdha se të këqijat që do të shfaqeshin prej llojit të tij. Do të mjaftonte si arsye për vendosjen e tij në tokë fakti që Allahu i Madhëruar deshi që nga mesi i llojit të këtij banori të Tokës (njeriut), të dalloheshin mbi të tjerët: profetët, të sinqertët, dëshmorët dhe vepërmirët, nëpërmjet të cilëve Allahu i Lartësuar do t`u shfaqte krijesave shenjat dhe argumentet e madhështisë së Tij.Nëpërmjet njeriut, do të dilnin në pah shumë aspekte të adhurimit të Krijuesit, siç është, për shembull, lufta e përpjekja në rrugë të Allahut, të cilat kurrë nuk do të shfaqeshin nëse nuk do të vinte në ekzistencë kjo krijesë. Kjo tokë është dëshmitare e ndjenjave dhe e aftësive të jashtëzakonshme që gjenden brenda kësaj krijese. Në këtë botë do të shfaqen prirjet e mira e të këqija, të fshehura brenda njeriut. Qeniet njerëzore sprovohen në prirjet dhe në ndjenjat e tyre, për t`u spikatur dhe për t`u dalluar armiqtë e Zotit nga të dashurit e Tij, për të dalë hapur ata që i përkasin palës së Allahut dhe ata që janë kundra Allahut, pasi nuk u binden urdhrave të Tij. Pikërisht kjo krijesë (njeriu) është shkaku që e keqja, që kishte zënë vend brenda shpirtit të Iblisit, të shfaqej me të gjitha përmasat e saj, bashkë me të gjitha cilësitë e tij. Do të mjaftonte veç një pjesë e këtyre urtësive, për të argumentuar dhe për të justifikuar krijimin dhe vendosjen e këtij banori në tokë. Duke qenë se fjala e melekëve përmbante në vetvete një lloj pretendimi nga ana e tyre, se ata ishin më të mirë, më të vyer dhe më të zgjedhur, kundrejt kësaj krijese, Allahu i Madhëruar i sqaron ata përse ishte zgjedhur njeriu mëkëmbës në tokë, duke u treguar mirësitë dhe vlerat e tij. Kështu, ata do të mësonin për vlerat e njeriut, nga njëra anë, si dhe për vërtetësinë dhe dijen absolute të Krijuesit të Tij, nga ana tjetër. Thotë i Madhëruari:

2:31Page 6

وَعَلَّمَ ءَادَمَ ٱلۡأَسۡمَآءَ كُلَّهَا ثُمَّ عَرَضَهُمۡ عَلَى ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ فَقَالَ أَنۢبِـُٔونِي بِأَسۡمَآءِ هَٰٓؤُلَآءِ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٣١

And He taught Adam the names - all of them. Then He showed them to the angels and said, "Inform Me of the names of these, if you are truthful."

E Ai(Zoti)ia mësoi Ademit emrat e të gjithë gjërave -Pra, Allahu i Madhëruar i mësoi Ademit emrin e çdo sendi dhe të çdo gjëje të emërtuar. Ai i mësoi emrat dhe të emërtuarit me to, i mësoi termat dhe kuptimin e tyre, madje ia mësoi emrat në formën e tyre normale dhe në formën zvogëluese.…e pastaj ato ua paraqiti melekëve dhe tha: “Më tregoni emrat e këtyre(sendeve të emërtuar), nëse jeni të saktë.” -Pra, Allahu i Lartësuar ua paraqiti të emërtuarat melekëve, për t`ua provuar që ata nuk kishin dije rreth tyre. Ai u tha atyre: “Me tregoni rreth emrave të këtyre, nëse jeni të drejtë, të sigurt e të vërtetë në atë që thoni. Nëse jeni të sigurt në fjalët, në mendimin dhe në pretendimet tuaja, se jeni më të mirë se ky mëkëmbës, atëherë më flisni për emrat e këtyre (të emërtuarve)!

2:32Page 6

قَالُواْ سُبۡحَٰنَكَ لَا عِلۡمَ لَنَآ إِلَّا مَا عَلَّمۡتَنَآۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡحَكِيمُ ٣٢

They said, "Exalted are You; we have no knowledge except what You have taught us. Indeed, it is You who is the Knowing,1 the Wise."2

“ Pa të meta je, o Zoti ynë!” -Kuptimi është: Ti je larg çdo të mete e mangësie, që ne të mund të kundërshtojmë apo të thyejmë urdhrin Tënd.“Ne kemi veçse atë dije që Ti na e ke mësuar.” -Kuptimi: Ne nuk kemi dije në asnjë aspekt a këndvështrim tjetër, por veçse në drejtime dhe aspekte që Ti na i ke mësuar, si mirësi dhe dhuratë prej Teje.“Vërtet, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.” -Kuptimi: Ti je i Gjithëdituri, i Cili ka përfshirë gjithçka në dijen e Tij. Dijes së Tij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë që ekziston, kudo qoftë ajo, në qiell apo në tokë, që nuk mund t’i fshihet as ndonjë gjë më e vogël se thërrmija, as më e madhe se ajo.“… dhe i Urti” -Kuptimi: Ti je i Urti, që ka urtësinë absolute, jashtë së cilës nuk del asnjë krijesë. Të gjitha janë pjesë e urtësisë së Tij gjithëpërfshirëse: krijesat, urdhrat dhe dispozitat e Tij. Nëse ka krijuar diçka, këtë e ka bërë me një urtësi të caktuar. Nëse urdhëron për diçka, këto urdhra shfaqin urtësinë e Tij. Urtësia është: vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon.Kështu pra, melekët e pranuan dhe e miratuan dijen dhe urtësinë e Allahut të Lartësuar, në momentin kur u ndien të paaftë në njohjen e gjërave më të vogla dhe më të imta, për të cilat u pyetën. Ata, gjithashtu, shprehën mirënjohje për mirësitë e Allahut ndaj tyre, mes të cilave ishte edhe dija që u dhuroi për çdo gjë që nuk e dinin. Allahu i Lartësuar i drejtohet Ademit (a.s) dhe i thotë:

2:33Page 6

قَالَ يَٰٓـَٔادَمُ أَنۢبِئۡهُم بِأَسۡمَآئِهِمۡۖ فَلَمَّآ أَنۢبَأَهُم بِأَسۡمَآئِهِمۡ قَالَ أَلَمۡ أَقُل لَّكُمۡ إِنِّيٓ أَعۡلَمُ غَيۡبَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَأَعۡلَمُ مَا تُبۡدُونَ وَمَا كُنتُمۡ تَكۡتُمُونَ ٣٣

He said, "O Adam, inform them of their names." And when he had informed them of their names, He said, "Did I not tell you that I know the unseen [aspects] of the heavens and the earth? And I know what you reveal and what you have concealed."

“O Adem, tregoju atyre(melekve) emrat e tyre(të emërtuarve)” -Kuptimi: Tregoju melekëve rreth emrave të të emërtuarve, rreth të cilëve Allahu i Lartësuar i pyeti melekët, dhe ata nuk u përgjigjën.E kur(Ademi)ua tregoi atyre(melekëve)emrat e tyre(sendeve), Zoti tha: “A nuk ju kam thënë se Unë di të fshehtën e qiejve dhe të tokës dhe se e di shumë mirë atë që ju e shfaqni dhe atë që e fshihni?” -Pra, kur Ademi (a.s.) i njoftoi melekët rreth emrave të gjithçkaje, atyre iu bë e qartë grada, vlera dhe niveli i Ademit, kundrejt tyre. Ata e kuptuan urtësinë e Krijuesit dhe dijen e Tij absolute për vendosjen e këtij mëkëmbësi në tokë, dhe kështu që iu dorëzuan urtësisë së Allahut të Lartësuar. Ai di gjithçka që fshihet në qiej dhe në tokë, edhe atë që ne nuk mund ta shohim. Dhe nëse Ai e njeh të fshehtën, atëherë gjërat e hapura dhe të shfaqura domosdo që i njeh.

2:34Page 6

وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ أَبَىٰ وَٱسۡتَكۡبَرَ وَكَانَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٣٤

And [mention] when We said to the angels, "Prostrate before Adam"; so they prostrated, except for Iblees.1 He refused and was arrogant and became of the disbelievers.

Kur u thamë melekëve: “Bini në sexhde para Ademit, ata(melekët)menjëherë u përulën, përveç Iblisit. Ai refuzoi, shprehu mendjemadhësi dhe u bë prej mohuesve.” -Të gjithë melekët nxituan për të zbatuar urdhrin e Allahut të Lartësuar dhe ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai refuzoi, shfaqi mëndjemadhësi dhe u bë prej mohuesve. Pra, vetëm Iblisi u ndalua dhe shprehu refuzim të fortë për të rënë në sexhde. Ai u tregua kryelartë, rebel dhe mendjemadh kundrejt urdhrit të Allahut dhe kundrejt vlerave dhe nivelit të Ademit (a.s.). Iblisi tha, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “A t’i bie në sexhde atij që Ti e krijove nga balta?!” Ky refuzim i fortë dhe kjo mendjemadhësi e mosbindje ndaj urdhrit, ishte rezultat i kufr-it, me të cilin Iblisi ishte i gatuar në vetvete. Pikërisht në ato momente u shfaq haptazi armiqësia që ai fshihte kundrejt Allahut të Lartësuar dhe Ademit (a.s.). Ky ishte haptazi mosbesimi dhe rebelimi i tij ndaj Allahut të Lartësuar. Në këto ajete ka shumë mësime dhe dobi, si:1. Pohimi për Allahun e Lartësuar i cilësisë së Tij të të folurit. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë i cilësuar me këtë atribut. Ai thotë çfarë të dëshirojë dhe i flet kujt të dëshirojë. Ai është i cilësuar, gjithashtu, me dije dhe urtësi.2. Në këto ajete gjejmë dëshmi që, nëse robi nuk arrin të konceptojë dhe të kuptojë plotësisht apo imtësisht ndonjë nga urtësitë e krijimit të Allahut të Lartësuar, apo të urdhrave që përmbajnë dispozitat e Tij, atëherë ai e ka për detyrë që të dorëzohet dhe t'i pranojë ato plotësisht, pa më të voglin ngurrim a mëdyshje. Ai duhet të pranojë plotësisht urtësinë e Allahut të Lartësuar edhe nëse, ndonjëherë, do t’i duhet të hedhë poshtë dhe të akuzojë mënyrën e vet të të menduarit, të konceptimit të gjërave, që, sigurisht, është e kufizuar, shpeshherë edhe e mangët (në varësi të ndikimeve që e rrethojnë).3. Në këtë ajet tregohet rëndësia e madhe që i kushton Allahu i Lartësuar melekëve dhe bamirësia e madhe që Ai ka bërë ndaj tyre, duke u mësuar atë që nuk e dinin dhe duke u tërhequr vëmendjen ndaj asaj që nuk e kishin mësuar.4. Në këtë ajet tregohet dobia dhe rëndësia e diturisë, në shumë aspekte:- Allahu i Lartësuar u prezantohet melekëve duke u treguar diturinë e Tij absolute dhe urtësinë e Tij madhështore.- Ai ua bëri të qartë melekëve se në ç’aspekt Ademi (a.s.) ishte më i mirë se ata, duke deklaruar, në këtë mënyrë, se dituria është cilësia më e mirë që mund të gjendet te dikush.- Kur u shfaq vlera dhe grada e Ademit (a.s.) në aspektin e diturisë, Allahu i Lartësuar i urdhëroi melekët që të binin në sexhde, në shenjë nderimi për të cilësuarin me këtë cilësi.5. Grada e lartë në dituri bie më shumë në sy para dikujt tjetër, kur, fillimisht, vihet në provë njëra palë. Kur përgjigjja jepet nga më i dituri, del dhe shfaqet më e fuqishme vlera e të diturit kundrejt palës tjetër.6. Në këto ajete jepen mësime dhe dituri për gradën e dy personave të rëndësishëm: babait të njerëzimit dhe babait të xhindëve. Në to jepet grada dhe vlerësimi i lartë për Ademin (a.s), babain e njerëzimit, dhe cilësitë që Allahu i Lartësuar i dhuroi Atij.7. Gjithashtu, jepet qartë edhe armiqësia e ashpër që Iblisi shfaqi ndaj Ademit (a.s) dhe llojit të tij, e të tjera si këto.

2:35Page 6

وَقُلۡنَا يَٰٓـَٔادَمُ ٱسۡكُنۡ أَنتَ وَزَوۡجُكَ ٱلۡجَنَّةَ وَكُلَا مِنۡهَا رَغَدًا حَيۡثُ شِئۡتُمَا وَلَا تَقۡرَبَا هَٰذِهِ ٱلشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ ٣٥

And We said, "O Adam, dwell, you and your wife, in Paradise and eat therefrom in [ease and] abundance from wherever you will. But do not approach this tree, lest you be among the wrongdoers."

Ne i thamë: “O Adem! Banoni në Xhenet, ti dhe bashkëshortja jote…” -Allahu i Lartësuar e krijoi Ademin dhe e dalloi mbi krijesat e tjera. Për t’i plotësuar e përsosur më shumë mirësitë e Tij ndaj Ademit (a.s.), Allahu i Lartësuar krijoi prej Ademit një krijesë (femrën), që t’i shërbente si qetësim dhe kënaqësi për Ademin (a.s.). Ajo do të ishte një ‘vendprehje’ për të. Allahu i Lartësuar i urdhëroi ata që të banonin në Xhenet dhe të ushqeheshin prej tij, duke u thënë:“…dhe hani nga frutat e tij lirisht dhe ku të dëshironi” -Kuptimi: Hani fruta, domethënë shumë lloje frutash, me kënaqësi dhe duke i shijuar ato. Kështu, Ai i lejoi të provonin nga çdo gjë që shihnin në Xhenet dhe prej çdo lloji të frutave që të dëshironin. Allahu i Lartësuar i tha Ademit (a.s.), sikurse tregohet në suren Ta Ha, ajeti 119: “Ti aty (në Xhenet)nuk ke për të qenë i uritur e as ke për të mbetur i zhveshur. Aty nuk ke për të patur etje e as nuk do të kesh vapë.” Por, më pas, Allahu i Lartësuar, duke dashur t’i sprovonte, u tha:“por mos iu afroni asaj peme e të bëheni të padrejtë.”-Domethënë flitej për një lloj peme që gjendej aty, mes të tjerave. Ndalesa e drejtuar e bënte haram afrimin te pema, sepse çdo rast kur nuk respektohet një ndalesë konsiderohet padrejtësi, zullum. Por armiku i tyre (Shejtani) vazhdoi t'u bënte atyre vesvese, t’ua zbukuronte haramin dhe t’i tundonte drejt tij, derisa:

2:36Page 6

فَأَزَلَّهُمَا ٱلشَّيۡطَٰنُ عَنۡهَا فَأَخۡرَجَهُمَا مِمَّا كَانَا فِيهِۖ وَقُلۡنَا ٱهۡبِطُواْ بَعۡضُكُمۡ لِبَعۡضٍ عَدُوّٞۖ وَلَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُسۡتَقَرّٞ وَمَتَٰعٌ إِلَىٰ حِينٖ ٣٦

But Satan caused them to slip out of it and removed them from that [condition] in which they had been. And We said, "Go down, [all of you], as enemies to one another, and you will have upon the earth a place of settlement and provision for a time."

Shejtani i tundoi ata nëpërmjet saj(pemës)-Pra, i tronditi nga bazat dhe qëndrueshmëria e tyre për të mos thyer urdhrat. Këtë e arriti duke ua zbukuruar të ndaluarën, duke iu betuar atyre dhe duke u shtirur si këshilltar i mirë, që u donte të mirën. E kështu, ata u mashtruan dhe iu bindën atij.…dhe i nxori nga ajo(e mirë)ku patën qenë. -Në këtë mënyrë, ai i nxori ata nga mesi i atyre mirësive dhe kënaqësive që po shijonin, për t’u hedhur në botën e lodhjes, të mundimit dhe të përpjekjeve. Allahu i Lartësuar i kallëzon për marrëdhëniet që do të kenë mes njëri-tjetrit, njerëzit dhe xhindët, kur thotë:Ne u thamë: “Zbritni (dilni prej Xhenetit)! Ju jeni armiq të njëri-tjetrit!” -Pasardhësit e Ademit (a.s.) do të jenë armiq të Iblisit dhe të pasardhësve të tij. Dihet shumë mirë se armiku përpiqet me të gjitha mënyrat që ta godasë kundërshtarin e tij me çdo të keqe të mundshme, si edhe t’ia ndalojë e ndërpresë të mirat atij me çdo mjet dhe me çdo rrugë që ekziston. Ky është një paralajmërim, për t’u ruajtur prej Shejtanit. Allahu i Lartësuar thotë: “Shejtani është armiku juaj dhe si të tillë konsiderojeni. Ai e thërret grupin (pasuesit) e vet për t'u bërë banorë të Zjarrit.” Ndërsa në suren Kehf, ajeti 50, thotë: “Vallë, a në vend Tim, do ta konsideroni si mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërkohë që ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar dhe i padrejtë është ky (i mohuesve)!” Pastaj Allahu i Lartësuar tregon destinacionin e zbritjes:“Në tokë ju do të keni vendbanim e strehim, dhe atje do të gjeni furnizim, deri në një afat(të caktuar)” -Kuptimi: Për ju toka do të jetë vend qëndrimi dhe vend jetese, deri në një afat (të caktuar). Në të do të kaloni vitet e jetës suaj, për të shkuar pastaj në vendin për të cilën u krijuat dhe i cili u krijua për ju. Jeta juaj në tokë do të jetë e përkohshme, prandaj nuk meriton të quhet ‘vendprehjeje’, me plot kuptimin e fjalës. Kjo tokë është veçse një stacion, ku ne furnizohemi, për të shkuar në destinacionin përfundimtar (Xhenet). Ajo nuk është një vendqëndrim, ku ne mund të gjejmë prehjen dhe qetësinë e plotë (të përjetshme).

2:37Page 6

فَتَلَقَّىٰٓ ءَادَمُ مِن رَّبِّهِۦ كَلِمَٰتٖ فَتَابَ عَلَيۡهِۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ ٣٧

Then Adam received from his Lord [some] words,1 and He accepted his repentance. Indeed, it is He who is the Accepting of Repentance,2 the Merciful.

Pastaj Ademi, prej Zotit të vet, mësoi disa fjalë(lutjeje)-Pra, Ademi (a.s) mësoi disa fjalë e lutje, me të cilat e frymëzoi Allahu i Lartësuar. Këto fjalë ishin: "Rab-benâ dhalemnâ enfusenâ ue in lem tagfir lenâ ue terĥamnâ le nekûnen-ne minel ħâsirin! “Ata të dy (Ademi dhe Havaja)thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur!” [Araf 23]. Kështu, Ademi (a.s.) e pranoi gabimin që bëri dhe i kërkoi Allahut të Lartësuar që këtë gabim t’ia mbulonte dhe t’ia falte. Përgjigjja ishte:… dhe Ai ia pranoi pendimin. Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti. -Pra, Allahu i Lartësuar e pranoi pendesën e Ademit (a.s) dhe e mëshiroi atë. Ai është Mëshirëplotë (Raĥîm) ndaj adhuruesve të Tij. Prej mëshirës së tij është edhe suksesi që Ai u jep robërve për t'u penduar, duke i falur dhe duke ua mbuluar të metat e tyre. Pranimi i pendimit prej Allahut kuptohet në dy mënyra:1. Me anë të suksesit për t’u penduar.2. Me anë të plotësimit të kushteve të pranimit të tij.

2:38Page 7

قُلۡنَا ٱهۡبِطُواْ مِنۡهَا جَمِيعٗاۖ فَإِمَّا يَأۡتِيَنَّكُم مِّنِّي هُدٗى فَمَن تَبِعَ هُدَايَ فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ ٣٨

We said, "Go down from it, all of you. And when guidance comes to you from Me, whoever follows My guidance - there will be no fear concerning them, nor will they grieve.

Ne u thamë: “Dilni prej tij(Xhenetit)që të gjithë!” -Allahu i Lartësuar përsëriti, përmendjen e zbritjes në tokë të dy të rëndësishmëve, për të njoftuar krijesat për atë që i pret ata në vendbanimin e tyre të ri (në tokë). Thotë i Madhëruari:“Juve, pa dyshim, do t'ju mbërrijë udhëzim prej Meje.” -Kuptimi: Në çdo kohë e në çdo periudhë, do t’ju vijë prej Meje udhëzim i qartë. Udhëzimi do të vijë nëpërmjet profetëve dhe librave që do t’u shpallen atyre. Në çdo kohë, juve do t’ju vijë ndonjë profet dhe shpallje prej Meje, që t’ju udhëzojë në rrugët e afrimit tek Unë dhe në rrugët e kënaqësisë Time. Atëherë, dijeni se:“Çdokush që pranon udhëzimin Tim, nuk do të ketë frikë e as nuk do të brengoset.” -Kuptimi: Çdokush prej jush që e pranon udhëzimin Tim, dhe këtë pranim e interpreton duke i besuar të dërguarit dhe librat e Mi, ka një premtim të pakthyeshëm. Secili prej jush që udhëzohet nga mësimet e tyre, me fjalë të tjera, çdokush që i beson si duhet profetët dhe librat e Mi, ka një premtim të mrekullueshëm. Por çfarë quhet besim i drejtë? Një besim i drejtë kërkon plotësimin e dy kushteve:1. Pohimin dhe besimin larg çdo dyshimi të të gjitha informacioneve që kanë ardhur nëpërmjet librave dhe profetëve.2. Zbatimin me rigorozitet të urdhrave dhe largimin nga ndalesat, të cilat janë sqaruar nga profetët dhe janë porositur në ato libra.Çdokush që i beson profetët dhe librat në këtë mënyrë të drejtë, ka një premtim prej Allahut të Lartësuar, që thotë: “…nuk do të ketë frikë e as do të brengoset.” Ndërsa në një ajet tjetër, dhe pikërisht në ajetin 123 të sures Ta Ha, thuhet: “Ai (Allahu) u tha: “Zbritni prej tij (Xhenetit) që të gjithë! Ju do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse ju vjen nga Unë udhëzim (libër e profet), atëherë kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur, e as nuk ka për t'u trishtuar”. Kështu, Allahu i Lartësuar ka premtuar katër gjëra për ata që ndjekin udhëzimin e Tij:1. Ata do të jenë të ruajtur nga frika.2. Ata do të jenë të ruajtur nga mërzitia dhe brenga.3. Ata do të jenë të ruajtur nga humbja dhe devijimi.4. Ata do të jenë të ruajtur nga trishtimi.Për ta nuk do të ketë as frikë e as brenga. Ndryshimi mes këtyre dy gjendjeve qëndron në faktin se diçka e keqe dhe e papëlqyeshme, nëse ka kaluar, sjell brengë (el ĥuzn) në shpirtin tënd. Ndërsa kur ajo pritet të ndodhë, shkakton frikë (el ħauf). E pra, për ata që ndjekin udhëzimin e Allahut nuk ka frikë dhe as brengosje. Madje ata do të shijojnë të kundërtat e këtyre gjendjeve, duke qenë gjithnjë të sigurt dhe të qetë. Gjithashtu, kush ndjek udhëzimin e Tij nuk ka për të humbur a devijuar dhe nuk ka për t'u trishtuar. Përkundrazi, ai do të përjetojë të kundërtat e këtyre gjendjeve: ai do të jetë i udhëzuar dhe gjithnjë i lumtur. Përfundimisht, njerëzit që ndjekin udhëzimet e Allahut kanë për të shijuar qetësinë, sigurinë, prehjen dhe lumturinë, si në këtë jetë, edhe në jetën tjetër. Vetëm ata mund të quhen të udhëzuar në rrugën e drejtë. Të udhëzuarit nuk përjetojnë asnjë lloj frike dhe brenge. Ata nuk shkelin në ndonjë rrugë të humbur dhe nuk e provojnë trishtimin e përjetshëm. Këta do të arrijnë gjithçka që dëshirojnë dhe do të jenë të shpëtuar nga gjithçka së cilës i druhen dhe të cilën nuk e duan.

2:39Page 7

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٣٩

And those who disbelieve and deny Our signs - those will be companions of the Fire; they will abide therein eternally."

“Ndërsa ata që mohojnë besimin dhe përgënjeshtrojnë argumentet Tona, …” -Pra, ata të cilët nuk e ndjekin udhëzimin e Allahut, të sjellë nëpërmjet profetëve dhe librave:“…do të jenë banorë të Zjarrit. Në të(në Zjarr)ata do të jenë përjetësisht.". –Pra, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, duke mos dalë kurrë prej tij. Dënimi i tyre nuk do të pakësohet e lehtësohet asnjëherë dhe ata kurrë nuk do të ndihmohen. Në këtë ajet, dhe në të tjera si ai, Allahu i Lartësuar i ndan krijesat në: krijesa të lumtura dhe krijesa të trishtuara. Në këto dy grupe klasifikohen xhindët dhe njerëzit. Ajetet kur'anore përshkruajnë gjithashtu cilësitë e secilit grup, si dhe veprat që i karakterizojnë ata. Pikërisht në bazë të këtyre veprave, ata përfundojnë në vendin që u takon. Nga ky ajet kuptohet që edhe xhindët, sikurse dhe njerëzit, do të shpërblehen me të mira dhe do të meritojnë ndëshkimet që i bëjnë hak në këtë jetë. Edhe xhindët, sikurse njerëzit, do të jenë njëlloj në përgjegjësinë që do të mbajnë, në aspektin e zbatimit të urdhrave dhe të largimit nga ndalesat hyjnore. Më pas, Allahu i Lartësuar nis të përmendë mirësitë dhe dhuratat e shumta që u pati dhënë bijve të Israilit (çifutëve), duke thënë:

2:40Page 7

يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتِيَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ وَأَوۡفُواْ بِعَهۡدِيٓ أُوفِ بِعَهۡدِكُمۡ وَإِيَّٰيَ فَٱرۡهَبُونِ ٤٠

O Children of Israel, remember My favor which I have bestowed upon you and fulfill My covenant [upon you] that I will fulfill your covenant [from Me], and be afraid of [only] Me.

O bijtë e Israilit, kujtoni të mirat e Mia, me të cilat ju begatova… -Israili është Profeti Jakub (a.s.). Këto fjalë iu drejtohen çifutëve që jetonin në Medinë dhe rreth saj. Këto fjalë vlejnë edhe për ata që vijnë pas tyre. Allahu i Lartësuar jep një urdhër që i përfshin të gjithë, pra: Kujtoni, të gjithë ju, mirësinë Time me të cilën ju begatova. Fjala “mirësi” i përfshin këtu të gjitha llojet e mirësive me të cilat Allahu i Lartësuar i begatoi ata, disa prej të cilave Ai do t’i përmendë në këto ajete dhe disa në ajete të tjera. Kujtimi i këtyre mirësive ka qëllime dhe urtësi në vetvete. Ai synon që zemrat tona të jenë mirënjohëse dhe falënderuese ndaj mirësive të përmendura, kurse gjuha jonë të jetë lavdëruese e Dhuruesit dhe shprehëse e ndjenjave të zemrës. Gjymtyrët, gjithashtu, duhet të jenë vërtetuese dhe në përputhje të plotë me fjalët që themi dhe me ndjenjat që fshehim në zemër. E vetmja mënyrë që gjymtyrët ta bëjnë këtë vërtet, është nënshtrimi i tyre për t'u përdorur në ato drejtime që dëshiron Allahu i Lartësuar dhe me të cilat Ai është i kënaqur. Pra, përsëri kemi të bëjmë me një nxitje për pasimin e mësimeve të marra nga Profeti (s.a.u.s) dhe nga Libri i Allahut. Më tej, i Madhëruari thotë:… dhe përmbusheni premtimin që më keni dhënë siç e përmbush premtimin Tim ndaj jush. -Allahu i Lartësuar i nxit besimtarët që të mbajnë premtimin që i kanë dhënë Atij për ta besuar sinqerisht, Atë dhe profetët e Tij. Ai i nxit që ta mbajnë premtimin që i kanë dhënë për të zbatuar porositë e Tij dhe ligjin e jetës që shpalli për ta. Nëse krijesat do ta mbajnë fjalën e dhënë, atëherë edhe Allahu i Lartësuar do ta përmbushë premtimin e Tij. Disa ajete kuranore që e qartësojnë më tepër kuptimin e këtij fragmenti janë dhe ato të sures Maide (nr. 12-14): “Allahu mori zotimin e bijve të Izraelit dhe caktoi dymbëdhjetë prijës nga mesi i tyre. Allahu tha: “Unë jam me ju. Në qoftë se falni rregullisht namazin, jepni zekatin, u besoni të dërguarve të Mi, i ndihmoni e i respektoni ata dhe huazoni për hir të Allahut hua të mirë, pa dyshim që Unë do t'jua fal të këqijat tuaja dhe do t’ju fus në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Por në qoftë se pas kësaj ndonjë prej jush kundërshton, ai e ka humbur rrugën e drejtë”. Për shkak se ata e thyen zotimin e dhënë, Ne i mallkuam ata dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra. Ata i ndryshuan fjalët (në Libër) nga domethënia e tyre dhe e braktisën një pjesë të madhe të asaj (shpalljes) me të cilën u këshilluan. Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një pjese të tyre, përveç një pakice nga ata. Fali ata dhe, me butësi, tolero! Allahu i do ata që bëjnë mirë. Ne morëm zotimin edhe nga ata që thanë “Ne jemi nesara (pasues të Isait)”. Por edhe ata e harruan një pjesë të asaj (shpalljes)me të cilën u urdhëruan. Prandaj, Ne kemi hedhur ndërmjet tyre armiqësinë dhe urrejtjen midis njëri-tjetrit, deri në Ditën e Kijametit. Allahu do t’ua shpalosë se çfarë kanë bërë." Pastaj, Allahu i Lartësuar i urdhëron ata të pajisen me ato cilësi, që do t'ua bëjnë të mundur mbajtjen e premtimit të dhënë Atij. Ai u thotë atyre:Dhe vetëm Mua më kini frikë! -Kur njeriu e ka frikën dhe respektin ndaj madhështisë së Allahut, kjo patjetër që do ta detyrojë t’i përmbahet premtimit, duke realizuar dhe përmbushur urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Më pas vjen një urdhër i veçantë, një urdhër për diçka, pa të cilën kurrë nuk mund të plotësohet imani. Vetëm imani i atij që ka plotësuar këtë urdhër të veçantë, që Allahu i Lartësuar ua drejton krijesave, mund të quhet iman i vërtetë dhe i plotë. Kështu, i Madhëruari thotë:

2:41Page 7

وَءَامِنُواْ بِمَآ أَنزَلۡتُ مُصَدِّقٗا لِّمَا مَعَكُمۡ وَلَا تَكُونُوٓاْ أَوَّلَ كَافِرِۭ بِهِۦۖ وَلَا تَشۡتَرُواْ بِـَٔايَٰتِي ثَمَنٗا قَلِيلٗا وَإِيَّٰيَ فَٱتَّقُونِ ٤١

And believe in what I have sent down confirming that which is [already] with you, and be not the first to disbelieve in it. And do not exchange My signs for a small price, and fear [only] Me.

Besoni në atë (Kur'anin), që e shpalla si vërtetues të asaj (shpalljes) që e keni ju,…” –Kuptimi: Besojini Kur’ânit, të cilin Allahu i Lartësuar ia shpalli robit dhe Profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s). Allahu i Lartësuar i fton ata që ta besojnë dhe ta pasojnë Muhamedin (a.s), gjë që bën të detyrueshme edhe besimin e pasimin e Shpalljes (Kur’ânit dhe Sunetit) që i erdhi atij. Allahu i Lartësuar përmend edhe arsyen pse duhet pasuar ky Profet: që t'u shërbejë si nxitës më i madh për ta, pasi Ai thotë se libri që iu shpall këtij Profeti është: “muŝaddiķal-limâ meakum”, pra: “…si vërtetues të asaj që e keni ju”. Ky libër, ose kjo Shpallje, është në përputhje të plotë me atë Shpallje hyjnore që keni ju, pasi ndërmjet tyre (shpalljeve hyjnore) nuk ka dhe nuk duhet të ketë asnjë lloj kundërshtimi. Përse pra, duhet ta kundërshtoni këtë Shpallje? Nëse kjo Shpallje është në përputhje të plotë me traditën e të gjithë të dërguarve, atëherë përse refuzoni?! Përkundrazi, të parët që duhet ta pranojnë këtë Shpallje duhet të jeni pikërisht ju, që jeni të ditur rreth librave hyjnorë. Fjala e Allahut të Lartësuar: “muŝaddiķal-limâ meakum” – “…si vërtetues të asaj (shpalljes) që e keni ju”, përmban edhe një mesazh tjetër: Nëse ju nuk besoni atë që vërteton dhe argumenton vërtetësinë e librave tuaj, të cilët i ndiqni e i zbatoni (siç pretendoni), kështu ju keni hedhur poshtë edhe librat tuaj, sepse kjo Shpallje përmban të njëjtin mesazh që sollën edhe profetët që ju pretendoni se i pasoni, si Musai, Isai etj. Nëse ju e mohoni Shpalljen e Fundit, në të vërtetë keni hedhur poshtë edhe librat tuaj. Pra, i vetmi verifikues i saktësisë së mësimeve hyjnore që ju keni, është ky libër, i cili përmban të vërtetën e sigurt: “lâ rajbe fîhi”– tek ai nuk ka dyshime. Çdo tekst tjetër lë për të dëshiruar në mënyrën e përcjelljes së tij. Një arsye tjetër që duhet t'ju bëjë ta besoni këtë Shpallje është edhe fakti që: ky Profet dhe cilësitë e Tij janë përshkruar qartë në tekstet e mbetura ende në duart tuaja. Nëse ju mohoni ato pjesë të librave tuaj ku përshkruhet dhe, madje, përgëzohet ardhja e këtij Profeti, kjo konsiderohet si mohim i një pjese të asaj që ju është shpallur juve nga Zoti juaj. Por mohimi i një pjese të Shpalljes hyjnore konsiderohet si mohim i plotë i saj, ashtu sikurse ai që mohon dhe nuk pranon të pasojë qoftë edhe një profet të vetëm, konsiderohet si mohues dhe refuzues i pasimit të të gjithë profetëve. Allahu i Lartësuar, pasi i urdhëron ata për ta besuar këtë Profet dhe Shpalljen e Tij, i ndalon ata edhe nga e kundërta e kësaj, duke thënë:…e mos u bëni mohuesit e parë të tij! –Pra, të mos bëheni mohues të Kur’ânit dhe të Profetit (s.a.u.s). Vëreni me kujdes! Allahu i Lartësuar nuk ka thënë thjesht: "dhe mos u bëni mohues”, por ka thënë: “…mos u bëni mohuesit e parë të tij”. Vërtetësia e kësaj fjale zbulon një padrejtësi të madhe të tyre, sepse - sikurse e përmendëm më sipër - ata duhej të ishin të parët që ta besonin. Por duke u bërë mohuesit e parë, ata treguan nxitimin (e padrejtë) e tyre në mohimin dhe refuzimin e tij. Kjo nga njëra anë. Nga ana tjetër, duke qenë të parët që mohonin (të vërtetën e qartë), ata u bënë shembujt e të tjerëve, të cilët do t’i pasonin në rrugën e tyre. Kështu, ata do të mbartin në shpinën e tyre edhe gjynahet e pasuesve, të cilët i përhumbën dhe i devijuan nga rruga e drejtë. Në suren Maide, ajetet 77-79, i Madhëruari thotë: “Thuaju: “O ithtarë të Librit! Mos e teproni me fenë tuaj, duke dalë jashtë të vërtetës, dhe mos shkoni pas dëshirave të njerëzve para jush, që kanë humbur rrugën, kanë shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që janë larguar shumë prej rrugës së drejtë”. Ata bij të Israilit që mohuan të vërtetën u mallkuan prej gjuhës së Daudit dhe Isait, birit të Merjemes. Ndodhi kështu, sepse ata kundërshtuan dhe e tepruan. Ata nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga të këqijat që bënin. Sa e shëmtuar ishte sjellja e tyre!” Ndërsa në suren Ankebut, ajeti 12, Ai thotë: “Ata që nuk besojnë u thonë atyre që besojnë: “Ejani në rrugën (në fenë)tonë, se gjynahet tuaja do t’i bartim ne! Po, në fakt, ata nuk do të bartin asgjë nga gjunahet e tyre. Në të vërtetë, ata janë gënjeshtarë. Ata do të bartin veç barrën e vet, e me atë të vetën edhe barrë të tjera, ndërsa Ditën e Kijametit do të merren në përgjegjësi për atë që kanë trilluar”. Por cili është shkaku që i detyron ata të bëjnë këtë zgjedhje? Atëherë, Allahu i Lartësuar përmend shkakun e saj dhe i ndalon ata nga kjo vepër, duke thënë:Mos i fshihni ajetet e Mia për hir të një çmimi të ulët! –Kuptimi: Ajetet (argumentet) e Mia mos i ndërroni apo mos i shkëmbeni me vlera të pakta, që ju mund të përjetoni në të gjitha aspektet e jetës. Mos i shkëmbeni ato me pushtete dhe ofiqe që keni frikë se mos ju largohen nëse i përkushtoheni besimit të drejtë në Allahun dhe në Profetin e Tij. Me fjalë të tjera, mos i shpenzoni ajetet e Allahut për të blerë disa dobi të përkohshme e të pakta. Kurrë mos u jepni përparësi dobive të pakta të dynjasë, kundrejt besimit dhe pasimit të ajeteve (shpalljeve) të Allahut të Lartësuar. Për të arritur këtë triumf mbi vetveten, vjen një urdhër i prerë:…por vetëm prej Meje ruhuni! –Kuptimi: Asgjëje tjetër të mos i druheni, por vetëm Mua. Nëse do t'i druheni vetëm Allahut të Lartësuar, kjo do t’ju bëjë që t'i jepni përparësi besimit në ajetet (shpalljet) e Tij, kundrejt kënaqësive dhe interesave të kësaj bote të pavlerë dhe të parëndësishme. Po ta shohim anasjelltas, do të thonim: Nëse ju përzgjidhni çmimin e ulët të këmbimit, atëherë kjo dëshmon për zbrazëtinë e zemrave tuaja nga takua-ja (frika prej Allahut) dhe për mosvlerësim të madhështisë së Tij. Më pas, i Madhëruari thotë:

2:42Page 7

وَلَا تَلۡبِسُواْ ٱلۡحَقَّ بِٱلۡبَٰطِلِ وَتَكۡتُمُواْ ٱلۡحَقَّ وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ٤٢

And do not mix the truth with falsehood or conceal the truth while you know [it].

Mos e mbuloni të vërtetën me të pavërtetën! Në këtë mënyrë, ju po e fshihni të vërtetën, edhe pse e dini. –Këtu, Allahu i Lartësuar na ndalon nga dy gjëra:1. Na ndalon nga përzierja e të vërtetës me të pavërtetën.2. Nga fshehja e së vërtetës ose nga mossqarimi i të vërtetës.Ai na ndalon nga këto dy gjëra, sepse qëllimi dhe misioni i atyre që u është dhënë dije dhe kanë libra, argumente dhe informacion, është pikërisht e kundërta e asaj që u përmend. Qëllimi i tyre është dallimi i së vërtetës nga e kota dhe sqarimi e qartësimi i plotë i së vërtetës. Këto dy detyra janë të domosdoshme që, ata të cilët e duan udhëzimin ta gjejnë atë udhëzim, dhe atyre që janë të humbur t’u qartësohet rruga e pendimit dhe e kthimit. Ndërsa atyre që refuzojnë dhe kundërshtojnë, të mos u mbetet asnjë justifikim te Krijuesi për të argumentuar mospranimin e tyre. Allahu i Lartësuar i shtjelloi shpalljet e Tij dhe i sqaroi ato me hollësi, pikërisht për të dalluar të vërtetën nga e kota dhe me qëllim që të qartësohet rruga e të udhëzuarve nga rruga e zullumqarëve. Të gjithë dijetarët që kryejnë këtë detyrë janë mëkëmbës, zëvendësues dhe pasues të denjë të profetëve. Ata janë udhëzuesit e popujve. Ndërsa ata që e përziejnë të vërtetën me të kotën, ata që nuk e zbardhin të vërtetën, edhe pse e dinë atë, ata që e fshehin të vërtetën, të cilën e njohin shumë mirë dhe për të cilën janë urdhëruar që ta sqarojnë dhe ta shfaqin, pikërisht këta janë ftues për në Xhehenem, sepse njerëzit udhëzohen pikërisht nga dijetarët e tyre rreth çështjeve të fesë. Ata nuk pranojnë udhëzime nga askush tjetër, përveç dijetarëve të tyre. Atëherë, zgjidhni për veten cilën të doni prej dy mundësive dhe gjendjeve. Më pas, i Madhëruari thotë:

2:43Page 7

وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱرۡكَعُواْ مَعَ ٱلرَّٰكِعِينَ ٤٣

And establish prayer and give zakāh1 and bow with those who bow [in worship and obedience].

Përkryejeni namazin, jepeni zekatin dhe bini në ruku(falni namaz bashkë)me ata që bëjnë ruku!” –Domethënë: falni namaz bashkë me ata që falen. Nëse ju e bëni këtë, pasi i keni besuar profetët e Allahut dhe shpalljet e Tij, atëherë ju keni kryer dy gjëra të domosdoshme për shpëtimin tuaj, duke vënë në një nivel veprat e dukshme (të jashtme) me ato të padukshme (të brendshme). Ju keni realizuar njëkohësisht dy shkaqet e lumturisë, të cilat janë: sinqeriteti ndaj Krijuesit (me besim e namaz) dhe bamirësia ndaj krijesave (me anë të zekatit). Në këtë mënyrë, ju keni adhuruar Allahun me veprime trupore, me akte shpirtërore dhe me pasuritë tuaja. Thënia e Allahut: “Uer-keû mear-râkiaîn” (…dhe bini në ruku me ata që bëjnë ruku), tregon se:1. Ky është një urdhër për të falur namazin me xhemat.2. Falja e namazit me xhemat është e detyrueshme.3. Ruku-ja është shtyllë e namazit. Ajo është shtylla pa të cilën namazi është i pavlefshëm. Arsyeja është se vetë namazi është quajtur me emrin e kësaj pjese përbërëse të tij (që është e ruku-ja), dhe kjo tregon se ruku-ja është pjesë e domosdoshme për saktësinë e namazit. Në çdo rast, të quajturit e një adhurimi me emrin e një pjese përbërëse të tij tregon që ajo është pikërisht një nga pjesët e domosdoshme e tij, pa të cilën adhurimi është i pasaktë dhe i pavlefshëm.

2:44Page 7

۞ أَتَأۡمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلۡبِرِّ وَتَنسَوۡنَ أَنفُسَكُمۡ وَأَنتُمۡ تَتۡلُونَ ٱلۡكِتَٰبَۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ٤٤

Do you order righteousness of the people and forget1 yourselves while you recite the Scripture? Then will you not reason?

Si i urdhëroni njerëzit për të mira … –Të mirat këtu nënkuptojnë besimin dhe mirësitë që kryhen të nxitura prej besimit. Kjo pyetje përmban në vetvete qortim dhe habi. Pra: Si është e mundur që i urdhëroni njerëzit për të mira, dhe pastaj:“…dhe e harroni vetveten –Domethënë, harroni që, së pari, të urdhëroni veten për këto mirësi?! Pastaj, Allahu përmend edhe një fakt tjetër, që e shton më shumë habinë:…kur ju e lexoni Librin?! A nuk po mendoni?! –Kuptimi: A nuk logjikoni, kur ju e lexoni librin, i cili urdhëron të jeni ju përqafuesit e parë të imanit dhe të veprave të tij. Si mund ta harroni veten?! A nuk mendoni pak për këtë fakt?! Allahu i Lartësuar e ka pajisur njeriun me mendje, me anë të së cilës ai dallon gjërat që i sjellin dobi dhe mirësi. Me anë të mendjes, ai arrin të kuptojë, gjithashtu, çdo gjë që e dëmton. Kjo mendje e shtyn njeriun që të jetë zbatuesi i parë i atyre gjërave për të cilat ai i urdhëron të tjerët, dhe të jetë i pari që i largohet atyre gjërave për të cilat ai qorton dhe i ndalon të tjerët. Kush urdhëron të tjerët për diçka, dhe vetë nuk e vepron atë, apo që i ndalon të tjerët nga diçka, dhe vetë e vepron atë, është i mangët dhe nuk mendon e gjykon drejt. Kjo sjellje tregon paditurinë e tij të thellë. Kjo mangësi e mendjes bëhet më e spikatur kur ai është i vetëdijshëm për këtë, kur i ka kuptuar agumentat e, megjithatë, përsëri vazhdon të urdhërojë për punë të mira duke mos i vepruar vetë, dhe të ndalojë nga punët e këqija dhe t’i veprojë vetë ato. Ky ajet, edhe pse ka zbritur duke iu drejtuar çifutëve, ai është gjithëpërfshirës. Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Përse e thoni atë që vetë nuk e bëni? Për Allahun, është shumë e urryer që ta thoni atë gjë që vetë nuk e bëni.”. [Saf, 2-3]. Por kjo nuk do të thotë që, meqë nuk e praktikon vetë atë gjë për të cilën urdhëron apo ndalon të tjerët, atëherë njeriu ta braktisë edhe urdhërimin për të mira dhe ndalimin nga të këqijat. Përkundrazi, ky ajet është qortim për ata që nuk i plotësojnë të dyja këto detyra. Është e kuptueshme se njeriu ka dy detyra:1. Të nënshtrojë fillimisht veten për punë të mira dhe ta ndalojë atë nga të këqijat.2. Të urdhërojë të tjerët për këto të mira dhe t'i ndalojë ata nga ato të këqija.Kështu, lënia e njërës detyrë nuk mund të jetë justifikim për lënien e tjetrës. Përsosmëria i takon atij që i plotëson të dyja ato, kurse i mangët është ai që i lë të dyja. Kurse ata që plotësojnë njërin kusht dhe lënë tjetrin, qëndrojnë mes dy gradave. Nga ana tjetër, mund të themi se shpirtrat (në përgjithësi) janë të prirur që të mos i nënshtrohen atij njeriu, veprat e të cilit janë në kundërshtim me fjalët që thotë. Ndikimi që kanë tek ata veprat e kryera, është më i madh se ndikimi a gjurmët që lënë fjalët e pashoqëruara me punë.

2:45Page 7

وَٱسۡتَعِينُواْ بِٱلصَّبۡرِ وَٱلصَّلَوٰةِۚ وَإِنَّهَا لَكَبِيرَةٌ إِلَّا عَلَى ٱلۡخَٰشِعِينَ ٤٥

And seek help through patience and prayer; and indeed, it is difficult except for the humbly submissive [to Allāh]

Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz! -Allahu i Lavdëruar na urdhëron që, për të kërkuar ndihmë për çështjet tona, duhet të jemi të duruar. Ndihmën duhet ta kërkojmë me të gjitha llojet e durimit. Ka shumë lloje durimi, por ato më kryesoret janë:1. Durimi që tregohet në bindjen ndaj Allahut të Lartësuar për te kryer urdhëresat e Tij, derisa ta arrijmë atë në formën më të mirë.2. Durimi ndaj gjynaheve dhe mosbindjes. Pra, durimi që duhet të tregojmë për t’u larguar nga haramet dhe që të mos shkelim kufijtë e Allahut.3. Durimi gjatë ngjarjeve të dhimbshme, të cilat Allahu i Lartësuar i ka përcaktuar për ne. Ky durim konsiston në pranimin me zemër të kënaqur të këtyre përcaktimeve, duke mos shprehur as më të voglin zemërim apo pakënaqësi kundrejt tyre. Nëse do të tregohemi të durueshëm dhe të vetëpërmbajtur në situata të vështira, ashtu si na urdhëron Allahu i Lartësuar, atëherë kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe për kapërcimin e tyre. Kush përpiqet të jetë i duruar, Allahu i Lartësuar ka për t’ia lehtësuar këtë gjë dhe patjetër do ta bëjë të durueshëm.Të njëjtën gjë mund të themi edhe për namazin, i cili është treguesi i besimit në zemër dhe i cili e frenon dhe e ndalon njeriun nga çdo vepër e shëmtuar. Një namaz i tillë është rrugëzgjidhje dhe ndihmë për çdo çështje e problem.Vërtet, kjo është e vështirë, por jo për ata që kanë frikë… -Domethënë, për këta të fundit është e thjeshtë kjo mënyrë e kërkimit të ndihmës. Është e thjeshtë, sepse të tillë e bën droja e tyre ndaj Allahut dhe shpresa për të arritur shpërblimin e madh të Tij. Frikërespekti për Allahun dhe shpresa e madhe për shpërbilimin e Tij, e nxisin robin që të kërkojë ndihmë nëpërmjet këtyre mënyrave të vështira (me durim e me namaz). Madje, ai i bën ato duke qenë i kënaqur dhe me zemër të qetë, pasi kujton shpërblimin e Allahut dhe ka frikën e ndëshkimit. Ndërsa ata të cilët nuk i kanë këto ndjenja (frikën dhe shpresën), ata nuk ka se çfarë t’i shtyjë të ndërmarrin të tilla mënyra, për të kërkuar ndihmë dhe rrugëzgjidhje. Edhe sikur të përpiqeshin ndonjëherë të bënin ndonjë gjë të tillë, ajo do të ishte shumë e rëndë dhe e vështirë për shpirtrat e tyre, të cilat nuk janë pajisur me ndjenjën e frikërespektit (ħushû) ndaj Allahut. Por çfarë është, në fakt, ndjenja e ħushû-it, lehtësuesja e vetme e situatave të vështira? Ħushû është ndjenja e përuljes së zemrës ndaj Allahut. Ajo është prehja dhe qetësia që ndien zemra kur kujton Allahun. Ajo është një lloj përunjësie përpara Krijuesit, e shoqëruar me një ndjenjë nevoje dhe varfërie për mëshirën e Tij. Kjo përulje vjen si pasojë e besimit të patundur të adhuruesit, se do të takohet me Allahun e Lartësuar. Ky besim është burimi i këtyre ndjenjave. Prandaj i Madhëruari, duke shpjeguar cilësitë e atyre që e kanë këtë ndjenjë, thotë:

2:46Page 7

ٱلَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُم مُّلَٰقُواْ رَبِّهِمۡ وَأَنَّهُمۡ إِلَيۡهِ رَٰجِعُونَ ٤٦

Who are certain that they will meet their Lord and that they will return to Him.

Që janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se, pa dyshim, tek Ai do të kthehen. –Domethënë, të tillë janë ata që janë të sigurt se do ta takojnë Zotin e tyre dhe që Ai ka për t'i shpërblyer për veprat e tyre; janë ata të cilët janë të sigurt se, një ditë prej ditësh, do të kthehen sërish tek Ai që i solli për herë të parë në jetë. Është të kujtuarit e këtij takimi të rëndësishëm, ai që ua lehtëson atyre adhurimet që kryejnë për Allahun. Ky takim i ngushëllon ata gjatë fatkeqësive dhe sprovave. Ky takim ua lehtëson sfidat e mëdha. Takimi me Allahun ua lehtëson atyre, gjithashtu, largimin nga veprat e ndaluara e të këqija. Pikërisht për ata janë përgatitur mirësitë e përjetshme, mes atyre vendbanimeve të larta. Ndërsa ata që nuk shpresojnë takimin me Allahun, e kanë tmerrësisht të vështirë të kërkojnë ndihmë dhe rrugëzgjidhje me namaz apo me ndonjë adhurim tjetër përkushtuar Allahut të Lartësuar. Më, pas Allahu i Lartësuar u rikujton edhe një herë bijve të Israilit mirësitë e Tij ndaj tyre, me qëllim që kjo t’i kujtojë dhe t’u shërbejë si qortim dhe nxitje (për të qenë mirënjohës dhe të bindur). Kështu, i Lartësuari thotë:

2:47Page 7

يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتِيَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ وَأَنِّي فَضَّلۡتُكُمۡ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ ٤٧

O Children of Israel, remember My favor that I have bestowed upon you and that I preferred you over the worlds [i.e., peoples].

O bijtë e Israilit! Kujtoni të mirat e Mia, me të cilat ju begatova! Unë ju pata dalluar mbi njerëzit e tjerë(të asaj kohe)” -Pastaj Ai i kërcënon ata, për t’iu frikësuar Ditës së Kiametit. Atë ditë, askush nuk mund t’i bëjë dobi askujt. I Madhëruari thotë:

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском