As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Baqarah 2:78–96
2:78Page 12
وَمِنۡهُمۡ أُمِّيُّونَ لَا يَعۡلَمُونَ ٱلۡكِتَٰبَ إِلَّآ أَمَانِيَّ وَإِنۡ هُمۡ إِلَّا يَظُنُّونَ ٧٨
And among them are unlettered ones who do not know the Scripture except [indulgement in] wishful thinking, but they are only assuming.
Ka prej tyre që janë të paditur dhe nuk e njohin Librin. Ata njohin veçse trillime dhe jetojnë vetëm me shpresa. Ata vetëm hamendësojnë -Pra, prej ehlul kitab-ëve ka shumë që janë të paditur, njerëz të thjeshtë, që nuk kanë asnjë dije rreth librave të shenjtë. Ata nuk dinë më shumë sesa thjesht të lexojnë atë që u paraqitet. Ata nuk dinë asgjë se çfarë kanë bërë dijetarët e tyre të parë. Brezat e mëvonshëm dinë veçse të ndjekin teza dhe ide të pabazuara e të pasigurta, të cilat i pranojnë verbërisht prej ‘dijetarëve’ të tyre. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar përshkruan gjendjen e dijetarëve të tyre, nga njëra anë, dhe të njerëzve të thjeshtë, nga ana tjetër. Ai na tregon, gjithashtu, për betejën shpirtërore të shtiracakëve dhe të atyre që nuk pranuan të shtiren si besimtarë muslimanë. Dijetarët e ehlul kitab-ëve vazhdojnë me kokëfortësi dhe arrogancë në rrugën e tyre, edhe pse e dinë që ajo është e gabuar dhe të çon në Zjarr. Ndërsa njerëzit e zakonshëm janë pasues të verbër të dijetarëve të tyre, duke mos parë se kë pasojnë, dhe pse u besojnë. Ata janë krejtësisht të paqartë në rrugën që ndjekin. Këto dy grupe, pra, janë të pashpresë për t’u udhëzuar.
2:79Page 12
فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ يَكۡتُبُونَ ٱلۡكِتَٰبَ بِأَيۡدِيهِمۡ ثُمَّ يَقُولُونَ هَٰذَا مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ لِيَشۡتَرُواْ بِهِۦ ثَمَنٗا قَلِيلٗاۖ فَوَيۡلٞ لَّهُم مِّمَّا كَتَبَتۡ أَيۡدِيهِمۡ وَوَيۡلٞ لَّهُم مِّمَّا يَكۡسِبُونَ ٧٩
So woe1 to those who write the "scripture" with their own hands, then say, "This is from Allāh," in order to exchange it for a small price. Woe to them for what their hands have written and woe to them for what they earn.
Atëherë, mjerë për ata që, me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është prej Allahut...”, -Allahu i Lartësuar i kërcënon ata që i ndryshojnë, i tjetërsojnë ose që i keqinterpretojnë librat e Zotit, dhe ua përcjellin njerëzve si të vërteta nga Allahu i Lartësuar. Ata u thonë njerëzve: “Ky libër është shpallur prej Allahut.” Kështu, ata shfaqin të gabuarën dhe fshehin të vërtetën. Po çfarë i shtyu të veprojnë në këtë mënyrë? Thotë i Lartësuari:…për të arritur ndonjë fitim të paktë. -E gjithë dynjaja, nga fillimi deri në fund, vlen shumë pak, por ata e përdorin të kotën dhe gënjeshtrën si kurth dhe si mjet për të përfituar padrejtësisht nga pasuritë e njerëzve. Kësisoj, ata u bëjnë padrejtësi njerëzve në dy drejtime: duke u tjetërsuar e shkatërruar fenë dhe duke i penguar nga rruga e vërtetë, nga njëra anë, dhe duke ua zhvatur pasurinë, nga ana tjetër. Madje, kjo mënyrë e marrjes së pasurisë është nga më të shëmtuarat. Ajo është shumë herë më e madhe se vjedhja e zakonshme. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar u bën atyre dy kërcënime:Mjerë për ata, për çka shkruajnë me duart e tyre! -Pra, mjerë ata për mashtrimin, duke ndryshuar, keqinterpretuar dhe tjetërsuar fjalët e Allahut.Mjerë për ata, për çka fitojnë! -Pra, mjerë ata, për pasurinë e fituar në mënyrë pa të drejtë. Fjala ‘uejl’ nënkupton ashpërsinë e ndëshkimit dhe të dëshpërimit që i pret ata. Ky është vërtet një kërcënim i frikshëm dhe i ashpër. Shejhu i Islamit Ibn Tejmije, pasi përmend këto ajete (nr. 75-79), thotë: “Allahu i Madhëruar i ka qortuar dhe u ka tërhequr vërejtjen atyre që i ndryshojnë dhe i tjetërsojnë kuptimet e fjalëve të Allahut. Këtu përfshihen edhe ata që përpiqen t’i japin Kur’ânit dhe fjalëve të Profetit (a.s) kuptime të kota, që ata vetë i kanë sajuar, pa bazë të qëndrueshme. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar qorton nëpërmjet këtyre ajeteve edhe ata që nuk kuptojnë asgjë prej Librit. Këtu përfshihen edhe ata që nuk meditojnë rreth ajeteve kur’ânore, por që vetëm i lexojnë dhe i këndojnë ato. Në këtë qortim përfshihen edhe ata që shkruajnë vetë libra, në të cilët kundërshtohet Libri i Allahut, me qëllimin që të fitojnë diçka nga kjo dynja. Jo vetëm kaq, por ata pretendojnë se ajo çfarë shkruhet në librat e tyre është e vërteta prej Allahut, është ligji i Zotit dhe feja e pranuar prej Tij. Ata mëtojnë se në librat e tyre paraqitet kuptimi i saktë i Librit të Allahut dhe i Sunetit të Profetit (a.s), ose kuptimi i drejtë që patën selefët dhe imamët e mëdhenj të këtij umeti. Ata pretendojnë, gjithashtu, se shkrimet e tyre paraqesin themelet e fesë, të cilat duhet të besohen dhe pasohen nga të gjithë. Në këto ajete përfshihen edhe ata që i fshehin argumentet që gjejnë në Kur’ân dhe në Sunetin e Profetit (a.s), me qëllimin që të mos ua mundësojnë kundërshtarëve që t’i përdorin si argumente kundër tyre rreth së vërtetës. Këto cilësi gjenden të spikatura më shumë te pasuesit e egove dhe të ideve boshe, sikurse janë rafidi-të (sufitë, shiitët etj.), por ka të tillë edhe shumë dijetarë të fikh-ut.”
2:80Page 12
وَقَالُواْ لَن تَمَسَّنَا ٱلنَّارُ إِلَّآ أَيَّامٗا مَّعۡدُودَةٗۚ قُلۡ أَتَّخَذۡتُمۡ عِندَ ٱللَّهِ عَهۡدٗا فَلَن يُخۡلِفَ ٱللَّهُ عَهۡدَهُۥٓۖ أَمۡ تَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ ٨٠
And they say, "Never will the Fire touch us, except for [a few] numbered days." Say, "Have you taken a covenant with Allāh? For Allāh will never break His covenant. Or do you say about Allāh that which you do not know?"
Ata thonë: “Ne nuk do të na kapë Zjarri më shumë se disa ditë të caktuara!” -Pasi përmend veprat e tyre të shëmtuara, Allahu tregon edhe një tjetër cilësi të tyre të poshtër: faktin që ata lëvdohen dhe e paraqesin veten e tyre të pastër dhe larg gabimeve. Ata, me mendjemadhësi, pretendojnë se do të shpëtojnë prej ndëshkimit të Allahut dhe se do të shijojnë shpërblimin e Tij, duke thënë se Zjarri ka për t’i prekur veçse disa ditë të numëruara. Në këtë mënyrë, ata kryejnë njëkohësisht dy shkelje, pasi jo vetëm që bëjnë gjynahe, por edhe ndihen të sigurt prej ndëshkimit të Allahut. Megjithatë, Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këtë pretendim, duke sjellë një pyetje. Ai i thotë Profetit (a.s):Thuaju: “A mos keni marrë prej Allahut ndonjë premtim dhe Allahu nuk e thyen kurrë premtimin e vet?”! -Kuptimi: Thuaju atyre, o Profet (a.s): A kini marrë ndonjë premtim prej Allahut, se është vërtet kështu si thoni?! Dihet që premtimi i Allahut për ruajtje nga ndëshkimi dhe për dhënie shpërblimi është vetëm për ata që e meritojnë, dhe ato bëhen të meritueshme veçse kur pajisesh me iman dhe kur vepron sipas tij. Ky premtim është vetëm për ata që e besojnë vërtet Allahun dhe të Dërguarin e Tij, si dhe që iu binden atyre. Vetëm kundrejt këtyre është i vlefshëm premtimi i Allahut, dhe, pa dyshim, që ai do të shkojë në vend. Kështu që, kur ju shprehni të tilla pretendime, ose keni ndonjë premtim nga Allahu i Lartësuar, ose shpifni kundër Tij.Apo po thoni për Allahun diçka që nuk e dini? -Me këtë ajet, Allahu i Lartësuar na mëson se mëtimet e tyre mund të jenë:- ose të mbështetura te ndonjë premtim i Allahut të Lartësuar, dhe në këtë rast do të ishin të sakta;- ose ata shpifin ndaj Allahut të Lartësuar, dhe kështu pretendimet e tyre do të ishin të pavërteta, duke u bërë të meritueshëm për ndëshkimin dhe poshtërimin nga Allahu.Vetë gjendja dhe e kaluara e tyre dëshmon se ata kurrë nuk e kanë marrë ndonjë premtim të tillë, sepse ata kanë qenë gjithnjë të famshëm për mohimin e shumë profetëve. Madje, kanë shkuar edhe më larg se kaq: ata kanë patur guximin dhe paturpësinë që t’i vrasin disa profetë. Mosbindja ndaj urdhrave të profetëve dhe thyerja e pakteve dhe e premtimeve ka qenë një cilësi e pandashme e tyre, përgjatë gjithë kohërave. Kështu që, me këtë biografi të përlyer, për ta është e pashmangshme mundësia e dytë, që: ata shpifin dhe mashtrojnë kundrejt Allahut. Ata flasin në emër të Tij pa patur dije dhe pa fakte, por dihet shumë mirë që, të flasësh në emër të Allahut pa dije dhe pa fakte, konsiderohet një prej harameve më të mëdha. Ky është një veprim shumë i shëmtuar. Më tej, Allahu i Lartësuar përmend një gjykim gjithëpërfshirës. Përballë këtij ligji janë njëlloi si bijtë e Israilit, ashtu edhe të tjerët, pa asnjë ndryshim. Ky është një gjykim i pakthyeshëm, në të cilin nuk ndikojnë as ëndrrat dhe dëshirat boshe dhe as pretendimet e pabaza. Thotë i Lartësuari:
2:81Page 12
بَلَىٰۚ مَن كَسَبَ سَيِّئَةٗ وَأَحَٰطَتۡ بِهِۦ خَطِيٓـَٔتُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٨١
Yes, [on the contrary], whoever earns evil and his sin has encompassed him - those are the companions of the Fire; they will abide therein eternally.
Jo, përkundrazi! -Pra, çështja nuk është aspak ashtu si pretendoni ju. Përse? Përgjigjja:Ata që bëjnë të këqia … -Fjala “sejjieten” (e përkthyer ‘të këqia’) është (në arabisht) një emër i pashquar, i përdorur në fjali kushtore dhe, si e tillë, ajo përfshin të gjitha llojet e gjynaheve, duke filluar nga shirk-u (gabimi më i madh) e më poshtë. Kësisoj, kuptimi i fjalisë do të ishte: Çdokush që ka bërë keq, çfarëdo grade qoftë kjo e keqe, duke filluar nga shirku e gjithçka poshtë tij. Por sqarimi i mëpasshëm e kufizon kuptimin gjithëpërfshirës të kësaj fjale, duke treguar se qëllimi është për gjynahun e shirk-ut. I Madhëruari thotë:…dhe janë mbuluar nga gjynahet, -Pra, ky gjynah e ka mbuluar e pushtuar, pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi. Atëherë, dihet se nuk ka gjynah tjetër që nuk të lë asnjë mundësi shpëtimi, veç shirk-ut. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “S’ka dyshim se Allahu nuk e fal shirk-un, ndërsa përveç atij (gjynahu), Ai ia fal gjynahet kujt të dëshirojë. Kush adhuron dikë tjetër veç Allahut, ai ka bërë një gjynah të madh." [Nisa 48]. Nga ana tjetër, Allahu thotë: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar shpirtin tuaj me shumë gjynahe! Mos e humbni shpresën në Mëshirën e Allahut! Allahu i fal të gjitha gjynahet. Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” [Zumer 53]. Arsyeja është se njeriun që e ka imanin e pastër, kurrë nuk mund ta mbulojnë (ose mbysin) përfundimisht gabimet e tij. Atëherë, sipas ajetit, i përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit nuk do të jetë ai që ka bërë një të keqe çfarëdo, por ai që i ka bërë shirkZotit. Ky gabim do ta fundosë në humbje, pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi. Ajeti i mësipërm është përdorur padrejtësisht si argument nga hauarixhët, rreth rrugës dhe qëndrimit të tyre të gabuar. Ata pretendojnë se çdo gjynah, sado i vogël apo i madh qoftë ai, është kufër, domethënë konsiderohet si mohim i Zotit dhe, për këtë arsye, e bën të meritueshme përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit.“…janë banorë të Zjarrit, ku do të jenë përjetësisht. -Kështu, hauarixhët nuk i kanë dhënë rëndësi specifikimit që Allahu i Lartësuar ka bërë me pohimin e mëparshëm, që nënkupton shirk-un. Pra, ata nuk e marrin në konsideratë pjesën: “dhe janë mbuluar nga gjynahet”, domethënë, nga shirku i tij. Për më tepër, ky specifikim mbështetet edhe nga ajete të tjera, si, për shembull, ajeti 48 i sures Nisa, që e përmendëm më lart, por edhe shumë ajete të tjera, në të cilat kuptohet qartë që, të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit do të jenë vetëm ata që bëjnë gjynahun e madh të shirkut ose të kufrit, dhe që vdesin në këtë gjendje. Është e çuditshme se të gjithë sektet e humbura, sa herë që përpiqen t’i mbështesin idetë e tyre të kota me argumente nga Kur’âni dhe Tradita autentike e Profetit (a.s), kundërpërgjigjja ndaj tyre do të gjendet shumë thjesht në vetë argumentin që ata përdorin. Pra, faktet që ata përdorin bëhen argumente kundër tyre dhe jo pro tyre. Më tej, Allahu i Lartësuar vazhdon me një gjykim të patjetërsueshëm rreth krijesave, duke vijuar me përfundimin e të mirëve:
2:82Page 12
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٨٢
But they who believe and do righteous deeds - those are the companions of Paradise; they will abide therein eternally.
Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të jenë përjetësisht. -Domethënë, do të jenë ata që, përveçse besojnë Allahun, melekët, shpalljet dhe librat e Zotit, profetët e Zotit, Ditën e Gjykimit etj., bëjnë edhe vepra të mira. Veprat e njeriut mund të konsiderohen të mira, veçse nëse plotësojnë dy kushte:1. Të kryhen me nijet të sinqertë vetëm për hir të Allahut, duke synuar kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.2. Të jenë në përputhje me Traditën autentike të Profetit (a.s).Shkurtimisht, kuptimi i përmbledhur i këtij ajeti na çon në përfundimin se të shpëtuarit dhe fitimtarët e lumtur do të jenë vetëm ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira. Ndërsa të dëshpëruarit dhe të shkatërruarit përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit do të jenë mohuesit e Zotit dhe idhujtarët, domethënë ata që, përveç Allahut, adhurojnë zota të tjerë.
2:83Page 12
وَإِذۡ أَخَذۡنَا مِيثَٰقَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ لَا تَعۡبُدُونَ إِلَّا ٱللَّهَ وَبِٱلۡوَٰلِدَيۡنِ إِحۡسَانٗا وَذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينِ وَقُولُواْ لِلنَّاسِ حُسۡنٗا وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ ثُمَّ تَوَلَّيۡتُمۡ إِلَّا قَلِيلٗا مِّنكُمۡ وَأَنتُم مُّعۡرِضُونَ ٨٣
And [recall] when We took the covenant from the Children of Israel, [enjoining upon them], "Do not worship except Allāh; and to parents do good and to relatives, orphans, and the needy. And speak to people good [words] and establish prayer and give zakāh." Then you turned away, except a few of you, and you were refusing.
Në këto ajete (83-86), Allahu i Lartësuar sjell disa urdhra, të cilët përbëjnë themelet e kësaj feje. Në fakt, këto parime themelore kanë qenë gjithmonë të njëjta, të pandryshueshme për të gjithë popujt dhe në të gjitha kohërat. Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar të gjithë profetët për ruajtjen të paprekshme dhe të pandryshueshme të këtyre bazave të besimit dhe të fesë. Këto baza kanë qenë gjithmonë garantuese të mirësive të përgjithshme të të gjithë njerëzimit, në çdo vend dhe në çdo kohë. Ato nuk mund të tjetërsohen kurrë apo të anulohen nga parime të tjera të ndryshme. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar na urdhëron edhe në ajete të tjera, si: “Adhuroni Allahun e mos adhuroni asgjë tjetër përveç Tij! Silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin dhe me ata që janë nën pushtetin tuaj! Allahu nuk i do njerëzit arrogantë dhe mburravecë,”. [Nisa 36]. Ose: “Thuaju: “Ejani t’ju kumtoj ato që vërtet jua ka ndaluar Zoti juaj: Të mos adhuroni (askënd e) asgjë tjetër përveç Tij; të silleni mirë me prindërit; të mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju furnizojmë ju dhe ata; të mos u afroheni gjynaheve - të hapura apo të fshehta qofshin; dhe të mos vrisni atë që Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e do drejtësia. Këto janë porositë e Tij, që ju të mendoni thellë. Mos iu afroni pasurisë së jetimit, veçse në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë pjekurinë! Masni dhe peshoni me drejtësi! Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të veta. Kur të flisni, duhet të jeni të drejtë, edhe kur çështja është për të afërmit tuaj. Plotësojini zotimet që i bëni Allahut! Këto janë porositë e Tij, me qëllim që ju të kujtoni. Kjo është rruga Ime e drejtë. Prandaj përmbajuni asaj e mos ndiqni rrugë të tjera, të cilat ju largojnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, në mënyrë që ju të jeni të devotshëm.”” [En'am 151-153]. Ose: “Mos adhuro asnjë zot tjetër me Allahun, se do të bëhesh i qortuar e i braktisur! Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë) tjetër përveç Tij dhe të silleni mirë ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of” e as mos u sill vrazhdë ndaj tyre, por thuaju vetëm fjalë të mira! Dhe shtrije mbi ta krahun e butësisë dhe të mëshirës dhe thuaj (lutu): “Zoti im! Mëshiroji ata të dy, siç më edukuan mua kur isha i vogël!”. Zoti juaj e di më së miri atë që fshihni brenda shpirtit tuaj. Nëse jeni bamirës, atëherë (dijeni se) Ai është Falës i Madh ndaj atyre që pendohen. Jepi të afërmit, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën që i takon, por mos shpenzo tepër e më kot! Pa dyshim, ata që e teprojnë janë vëllezër të shejtanëve dhe shejtani është mohues i madh i Zotit të Tij. Nëse nuk mund t'i ndihmosh (të afërmit, të varfrit etj.) dhe i kthen ata, duke shpresuar mëshirë nga Zoti yt, atëherë thuaju atyre fjalë të mira! Mos e shtrëngo dorën tënde e as mos e lësho atë pa fre dhe të mbetesh i qortuar dhe duarthatë! S’ka dyshim se është Zoti yt Ai që i jep me mbushulli atij, që do dhe ia kufizon atij, që do. Ai di dhe sheh gjithçka mbi robërit e Tij. Mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve! Vrasja e tyre është, vërtet një krim i madh. Mos iu afroni imoralitetit! Ai është, vërtet një vepër e shëmtuar dhe një rrugë shumë e keqe. Mos e vrisni njeriun, që Allahu e ka ndaluar të vritet, përveç se me drejtësi (sipas Ligjit). Nëse dikush vritet pa të drejtë, Ne i kemi dhënë të drejtë kujdestarit të tij (të kërkojë drejtësi). Por edhe ai të mos e kalojë kufirin në (shpagimin për) vrasje, sepse ai është i ndihmuar (prej Zotit). Mos iu afroni pasurisë së jetimit, përveçse kur keni qëllim të mirë (për t’ia shtuar), derisa ai ta arrijë pjekurinë e vet! Zbatojini premtimet tuaja, sepse për premtimin ka përgjegjësi! mbusheni mirë masën kur matni (me enë) dhe peshoni me peshore të saktë! Kjo është më e dobishme për ju dhe ka përfundim më të mirë. Mos iu afro asaj për të cilën nuk ke njohuri! Dëgjimi, shikimi dhe zemra – për të gjitha ato ka përgjegjësi. Mos ec nëpër tokë me mburrje, sepse ti as nuk mund ta çash tokën, as nuk mund të arrish lartësinë e maleve! E keqja e të gjitha këtyre është e urryer nga Zoti yt. Këto (ajete)janë nga urtësia, që Zoti yt ta shpalli ty. Mos adhuro veç Allahut ndonjë zot tjetër që pastaj të hidhesh në Xhehenem si fajtor dhe i dëbuar.” [Isra, 22-39].Ne morëm zotimin e bijve të Israilit -Për shkak të ngurtësisë dhe ashpërsisë së zemrave të tyre, duhej që për çdo dispozitë që u shpallej, për çdo urdhër që u drejtohej, t'u merreshin shumë betime se do të ishin të bindur. Vetëm nëpërmjet përbetimeve mund të shpresohej se ata do të zbatonin ndonjë urdhër, sepse zakonisht nuk e mbanin fjalën e dhënë dhe gjithmonë i shkelnin dispozitat. E kështu, Allahu i Madhëruar mori premtimin e tyre për zbatimin e këtyre urdhrave:Mos adhuroni askënd, përveç Allahut! -Ky është një urdhër i qartë, për të adhuruar Allahun si Një të vetëm, pa i vënë të barabartë. Ky përbën themelin e fesë, mbi të cilin ngrihen të gjitha veprat e tjera. Asnjë punë nuk pranohet nëse nuk është ndërtuar mbi këtë bazë. Kjo është e drejta që ka Allahu i Lartësuar mbi krijesat e Tij. Pastaj i Madhëruari përmend një detyrë tjetër:Të silleni mirë ndaj prindërve, të afërmve, jetimëve, të varfërve! -Ky është urdhër për të gjitha llojet e bamirësisë. Ne jemi të urdhëruar, gjithashtu, t'u bëjmë atyre mirësi me të gjitha mënyrat, me fjalë dhe me vepra. Ky ajet na ndalon edhe nga e kundërta e bamirësisë, që është keqtrajtimi apo shkaktimi i mërzitjes për ta. Më konkretisht, ajeti na urdhëron që të jemi bamirës ndaj prindërve dhe na ndalon që të mos bëjmë bamirësi ndaj tyre apo që t’u shkaktojmë mundime, sepse urdhri për të kryer diçka të caktuar nënkupton gjithashtu edhe ndalimin nga e kundërta e saj. Dihet që, bamirësia ka dy të kundërta, të cilat janë:- Kryerja e të këqijave dhe keqtrajtimi.- Mosbërja bamirësi, edhe nëse nuk bëhet keqtrajtim.E para është krim shumë i madh, ndërsa e dyta është e ndaluar, haram. Sigurisht që këto dy gjynahe nuk kanë të njëjtën gradë. E njëjta gjë thuhet edhe për mbajtjen e lidhjeve me të afërmit, jetimët dhe me të varfërit. Bamirësia ndaj këtyre kategorive nuk mund të përkufizohet duke numëruar llojet dhe mënyrat e saj. Bamirësia (ihsan) është një emër përfshirës i të gjithë fjalëve dhe veprave që i kënaqin dhe ndihmojnë ato kategori njerëzish. Pastaj Allahu i Madhëruar na udhëron që të jemi bamirës ndaj të gjithë njerëzve:Njerëzve t'u thoni fjalë të mira(të vërteta)! -“Fjalë e mirë” konsiderohet urdhërimi i njerëzve për punë e fjalë të mira dhe ndalimi i tyre nga punët dhe fjalët e këqija. “Fjalë e mirë” konsiderohet edhe mësimi i dijes, përhapja e selamit, buzëqeshja e të tjera të ngjashme. Duke qenë se është e pamundur që të jesh bamirës ndaj të gjithë njerëzve me pasurinë tënde, Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të tregohemi bamirës ndaj tyre me diçka të përballueshme nga çdokush: me fjalët dhe me sjelljet tona. Sipas rregullit të përmendur më sipër (që urdhri për diçka konsiderohet edhe si ndalesë nga e kundërta e saj), ky ajet na ndalon, gjithashtu, nga përdorimi i çdo fjale të shëmtuar dhe të keqe. Madje kjo ndalesë është e përgjithshme. Ne jemi të ndaluar nga çdo fjalë e keqe dhe e shëmtuar qoftë, edhe kundër qafirëve apo në adresë të tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar, në një ajet tjetër në Kur’ân, na mëson dhe thotë: “Të polemizoni me ata që u është dhënë Libri (para jush)veçse në mënyrën më të mirë." [Ankebut, 46]. Një nga kushtet e moralit të lartë njerëzor, për të cilin Allahu i ka urdhëruar adhuruesit e Tij, është edhe zbatimi i urdhrit që ata të jenë të kontrolluar dhe të kujdesshëm në fjalët dhe në veprat e tyre. Ai i urdhëron adhuruesit e Tij që të mos jenë të vrazhdë ose ofendues dhe të mos polemizojnë në mënyrë të shëmtuar, por të jenë shembuj të moralit të lartë. Ai i ka urdhëruar ata që të jenë të butë, të mëshirshëm, tolerantë, të sjellshëm dhe respektues ndaj çdokujt. Ata duhet të jenë durimtarë dhe të përmbajtur gjatë ballafaqimit me fyerjet dhe mundimet që njerëzit u shkaktojnë, dhe të gjitha këto duhet t’i bëjnë duke llogaritur e shpresuar shpërblimin e Allahut të Lartësuar, duke çuar në vend urdhrin e Tij. Pastaj Allahu i Lartësuar i urdhëron ata për dy gjëra:Ta përkryeni namazin dhe të jepeni zekatin. -Sikurse e kemi thënë më përpara, falja e namazit simbolizon dhe kultivon sinqeritetin ndaj Allahut, ndërsa dhënia e zekatit është mishërim dhe kultivim i bamirësisë ndaj krijesave. Kush i sheh këto urdhra dhe ndalesa me kujdes e kupton se Allahu i Lartësuar paraqet me anë të tyre bamirësinë dhe mëshirën e Tij ndaj krijesave që urdhërohen dhe ndalohen rreth këtyre çështjeve të rëndësishme. Kjo mëshirë bëhet edhe më e dukshme kur Allahu i Lartësuar, për t'i bërë njerëzit më të përgjegjshëm në zbatimin e këtyre dispozitave të dobishme për ta, u kërkon të betohen për zbatimin e tyre. E me gjithë këto bamirësi, cili qe qëndrimi që mbajtën paraardhësit e çifutëve të sotëm? Thotë i Lartësuari:Por ju e thyet zotimin dhe ia kthyet shpinën(rrugës së drejtë), -Nga shprehja ‘teuel-lejtum’(ia kthyet shpinën) kuptohet se ky prapësim u bë në një mënyrë të atillë, që tregonte se ata nuk e kishin më dëshirën për t'u rikthyer në besimin dhe në rrugën e drejtë. Mes atyre që devijojnë dhe humbasin rrugën e drejtë, ka shpeshherë edhe nga ata që e dëshirojnë kthimin në të dhe afrimin tek Allahu i Lartësuar. Ndërsa këta u larguan që të mos ktheheshin kurrë. E lusim Allahun e Lartësuar të na ruajë nga të tilla shkatërrime dhe dëshpërime të papërballueshme! Nga këto fjali, ndonjë mund të kuptojë që askush prej tyre nuk qëndroi në rrugën e drejtë dhe nuk e ndoqi më udhëzimin, por Allahu i Lartësuar na lajmëron se mes tyre kishte edhe burra që qëndruan si malet, të patundur në rrugën e drejtë. Edhe pse të paktë në numër, gjithsesi ekzistonin, siç thotë i Lartësuari:…përveç një pakice prej jush -Pra, përveç një pakice, të cilët Allahu i Lartësuar i ruajti, të tjerët e humbën rrugën dhe shpresat. Në ajetet e mëposhtme, Allahu i Madhëruar na njofton për veprimet e ulëta të çifutëve që jetonin në Medinë, gjatë kohës së Muhamedit (a.s). Në Medinë, para Islamit, jetonin dy fise të mëdha arabe: Eusi dhe Hazrexhi. Ata ishin në idhujtari. Mes tyre zhvilloheshin luftëra të mëdha. Më pas, erdhën në Medinë edhe tri fise çifutësh: Benu Kurejdhat, Benu Nadirët dhe Benu Kajnukat. Secili nga këto tri fise bëri aleat nga një grup arabësh të Medinës. Në këtë mënyrë, nëse ndodhte luftë mes fiseve arabe, edhe çifutët merrnin pjesë nën flamurin e aleatëve përkatës. Kështu, në mënyrë të pashmangshme, çifuti vriste çifutin, ose e dëbonte, ose edhe e grabiste. Ndërsa pas lufte, nëse grupet kishin kapur robër, i shkëmbenin ata me njëri-tjetrin. Judejtë, sipas ligjit të tyre, ishin të urdhëruar që të mos derdhnin gjakun e njëri-tjetrit, të mos e dëbonin njëri-tjetrin prej shtëpive të tyre, dhe nëse mes tyre kishte robër, të nxitonin që t'i kompensonin dhe t'i lironin ata robër që ishin çifutë. I Madhëruari thotë:
2:84Page 13
وَإِذۡ أَخَذۡنَا مِيثَٰقَكُمۡ لَا تَسۡفِكُونَ دِمَآءَكُمۡ وَلَا تُخۡرِجُونَ أَنفُسَكُم مِّن دِيَٰرِكُمۡ ثُمَّ أَقۡرَرۡتُمۡ وَأَنتُمۡ تَشۡهَدُونَ ٨٤
And [recall] when We took your covenant, [saying], "Do not shed your [i.e., each other's] blood or evict one another from your homes." Then you acknowledged [this] while you were witnessing.
Dhe kujtoni kur Ne morëm zotimin tuaj që të mos derdhnit gjakun tuaj ndërmjet njëri-tjetrit dhe të mos e dëbonit njëri-tjetrin nga shtëpitë e tyre. Ju i pranuat solemnisht(këto kushte). Edhe ju(të sotmit)jeni dëshmitarë për këtë. -Por ata, në vend që t'i zbatonin këto rregulla të vendosura nga Allahu i Lartësuar mes tyre, i shkelën ato pa ngurruar. Ata shkelën dy urdhrat e parë dhe zbatuan të tretin:
2:85Page 13
ثُمَّ أَنتُمۡ هَٰٓؤُلَآءِ تَقۡتُلُونَ أَنفُسَكُمۡ وَتُخۡرِجُونَ فَرِيقٗا مِّنكُم مِّن دِيَٰرِهِمۡ تَظَٰهَرُونَ عَلَيۡهِم بِٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِ وَإِن يَأۡتُوكُمۡ أُسَٰرَىٰ تُفَٰدُوهُمۡ وَهُوَ مُحَرَّمٌ عَلَيۡكُمۡ إِخۡرَاجُهُمۡۚ أَفَتُؤۡمِنُونَ بِبَعۡضِ ٱلۡكِتَٰبِ وَتَكۡفُرُونَ بِبَعۡضٖۚ فَمَا جَزَآءُ مَن يَفۡعَلُ ذَٰلِكَ مِنكُمۡ إِلَّا خِزۡيٞ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يُرَدُّونَ إِلَىٰٓ أَشَدِّ ٱلۡعَذَابِۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ ٨٥
Then, you are those [same ones who are] killing one another and evicting a party of your people from their homes, cooperating against them in sin and aggression. And if they come to you as captives, you ransom them, although their eviction was forbidden to you. So do you believe in part of the Scripture and disbelieve in part? Then what is the recompense for those who do that among you except disgrace in worldly life; and on the Day of Resurrection they will be sent back to the severest of punishment. And Allāh is not unaware of what you do.
Por, jeni pikërisht ju(që dhatë besën), që masakruat njëri-tjetrin, ndërsa disa të tjerë(prej jush) i dëbuat nga shtëpitë e tyre, duke bashkëpunuar(me idhujtarët)kundër tyre me poshtërsi dhe armiqësi. Dhe nëse ata bien robër te ju, ju pranoni të merrni shpërblesën për t’i liruar ata(duke zbatuar kështu një urdhër të Teuratit). Por edhe dëbimi i tyre nga vendi është i ndaluar për ju. -Pra, nga njëra anë, ata pranonin çështjen e kompensimit të robërve, ndërsa, nga ana tjetër, kryenin vrasje dhe dëbime prej shtëpive. Prandaj Allahu i Lartësuar i qorton ashpër për këtë veprim të shëmtuar, që rridhte nga besimi i tyre i mangët:Atëherë a besoni vetëm një pjesë të Librit, e tjetrën e mohoni?! -Kuptimi: A po e besoni (dhe zbatoni) një pjesë të Librit (për çështjen e kompensimit të robërve) dhe pjesën tjetër (për vrasjen, dëbimin dhe plaçkitjen) po e mohoni?! Ky ajet flet për zbatimin e urdhrave dhe për largimin nga ndalesat, të cilat janë pjesë e imanit. Pastaj i Madhëruari na tregon se cili është ndëshkimi i atyre që bëjnë të tilla gjëra:A e dini çfarë ndëshkimi pritet për ata që bëjnë gjëra të tilla? Ata, veç poshtërimit në jetën e kësaj bote,… -Dhe vërtet, ashtu ndodhi. Allahu i Lartësuar i poshtëroi ata q ë në këtë jetë. Nëpërmjet Profetit të Tij, Ai i vrau ata që merituan vrasjen, i robëroi ata që merituan robërinë dhe i dëboi prej vendeve të tyre ata që e merituan dëbimin. Ky ishte poshtërimi në jetën e dynjasë.…në Ditën e Gjykimit do të flaken në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju. -Ditën e Gjykimit, ata do t’i nënshtrohen ndëshkimit më të rëndë. Pastaj i Lartësuari na tregon shkakun që nxiti tek ata besimin në një pjesë të Librit dhe mohimin e pjesës tjetër të tij:
2:86Page 13
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱشۡتَرَوُاْ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا بِٱلۡأٓخِرَةِۖ فَلَا يُخَفَّفُ عَنۡهُمُ ٱلۡعَذَابُ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ ٨٦
Those are the ones who have bought the life of this world [in exchange] for the Hereafter, so the punishment will not be lightened for them, nor will they be aided.
Këta janë njerëzit që e blenë jetën e kësaj bote me çmimin e Botës tjetër. -Ata mohuan sepse, nëse nuk do të shkonin në ndihmë të aleatëve të tyre arabë, kundër vëllezërve të tyre çifutë, do të turpëroheshin para njerëzve. Pra, zgjodhën si më të pranueshme që të thyenin urdhrin e Zotit dhe të vrisnin njëri-tjetrin, për shkak të turpit prej njerëzve. Por çfarë fituan me këtë? I Lartësuari thotë:…Por atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe kurrë nuk do të ndihmohen. -Pra, kurrë nuk do të gjejnë prehje dhe shpëtim prej dënimit të ashpër në zjarrin e Xhehenemit, i cili do të jetë vijimisht i ashpër. Qetësia do të jetë një emër i harruar për ta dhe akush nuk do t'i ndihmojë për të shpëtuar nga kjo bela.
2:87Page 13
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ وَقَفَّيۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِۦ بِٱلرُّسُلِۖ وَءَاتَيۡنَا عِيسَى ٱبۡنَ مَرۡيَمَ ٱلۡبَيِّنَٰتِ وَأَيَّدۡنَٰهُ بِرُوحِ ٱلۡقُدُسِۗ أَفَكُلَّمَا جَآءَكُمۡ رَسُولُۢ بِمَا لَا تَهۡوَىٰٓ أَنفُسُكُمُ ٱسۡتَكۡبَرۡتُمۡ فَفَرِيقٗا كَذَّبۡتُمۡ وَفَرِيقٗا تَقۡتُلُونَ ٨٧
And We did certainly give Moses the Scripture [i.e., the Torah] and followed up after him with messengers. And We gave Jesus, the son of Mary, clear proofs and supported him with the Pure Spirit [i.e., the angel Gabriel]. But is it [not] that every time a messenger came to you, [O Children of Israel], with what your souls did not desire, you were arrogant? And a party [of messengers] you denied and another party you killed.
Ne i dhamë Musait Librin,(Teuratin) … -Nga mirësitë më të mëdha që Allahu i Lartësuar u bëri Beni Israilëve, ishte dërgimi tek ta i Musait (a.s.) si profet, të cilit i shpalli Teuratin.…dhe pas tij dërguam profetë të tjerë. -Vargu i profetëve vazhdoi edhe pas Musait (a.s.).Isait, birit të Merjemes, i dhamë Shenja të qarta -Derisa u dërgoi Profetin e fundit nga mesi i tyre, Isain (a.s.), të cilin e pajisi me shenja dhe mrekulli të pamohueshme, të cilat çdokush duhet t'i besonte. Madje, i Lavdëruari e përforcoi atë edhe me Rûĥul Kudus-in, Shpirtin e Shenjtë, siç thotë Ai:…dhe e fuqizuam me Shpirtin e Shenjtë. -Disa shpjegues të Kur’ânit janë të mendimit se Rûĥul Kudus-i ishte meleku Xhibril. Disa janë të mendimit se Ruhul Kudusështë besimi i fortë që Allahu i Lartësuar mbjell në zemrat e besimtarëve, nëpërmjet të cilit ata bëhen të pathyeshëm. Por, me gjithë këto mrekulli dhe shenja të mëdha, ata përdorën të njëjtin kriter për të pranuar ose jo profetët dhe mësimet e tyre:Sa herë që ndonjë i dërguar(i Zotit)ju sillte diçka (ligje e porosi)që nuk ju pëlqente, ju tregoheshit kryeneçë! Disa prej tyre i mohuat e disa i vratë.Kuptimi: Kur ju erdhën profetët, ju i dhatë përparësi dëshirave tuaja. Ishin pikërisht dëshirat tuaja të pakontrolluara që ju bënë kryeneçë ndaj imanit. Ato ju shtynë t'i mohonit të dërguarit e Allahut, madje më keq, disa edhe t'i vrisnit. Shkaku ka qenë i njëjtë: parapëlqimi i dëshirave të veta kundrejt udhëzimit të Allahut, zgjedhja e kënaqësive të kësaj jete të shkurtër përkundër jetës së amshuar në kënaqësinë e Allahut të Madhëruar.
2:88Page 13
وَقَالُواْ قُلُوبُنَا غُلۡفُۢۚ بَل لَّعَنَهُمُ ٱللَّهُ بِكُفۡرِهِمۡ فَقَلِيلٗا مَّا يُؤۡمِنُونَ ٨٨
And they said, "Our hearts are wrapped."1 But, [in fact], Allāh has cursed them for their disbelief, so little is it that they believe.
Ata thonë: “Zemrat tona janë të vulosura! -Kështu, Allahu i Lartësuar tregon një justifikim qesharak nga ana e tyre, të cilin ata e përdornin shpesh, për të justifikuar mosbesimin që kishin ndaj ftesës së Muhamedit (a.s). Ata justifikoheshin se nuk mund ta besonin dhe ndiqnin atë, sepse zemrat e tyre ishin të vulosura e, rrjedhimisht, nuk mund t’i kuptonin dot ato që ai u thoshte. Kësisoj, ata pretendonin se ishin të justifikuar përpara Allahut të Lartësuar, pasi nuk kishin dije rreth këtij Profeti dhe argumenteve të tij. Por ky qe një mashtrim nga ana e tyre, për shkak të të cilit ata u mallkuan nga Allahu i Lartësuar, siç thotë Ai:Allahu i ka mallkuar ata për shkak të refuzimit të së vërtetës, prandaj shumë pak prej tyre besojnë. -Allahu i ka mallkuar ata për shkak të refuzimit të së vërtetës, prandaj shumë pak prej tyre besojnë.
2:89Page 14
وَلَمَّا جَآءَهُمۡ كِتَٰبٞ مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِ مُصَدِّقٞ لِّمَا مَعَهُمۡ وَكَانُواْ مِن قَبۡلُ يَسۡتَفۡتِحُونَ عَلَى ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَلَمَّا جَآءَهُم مَّا عَرَفُواْ كَفَرُواْ بِهِۦۚ فَلَعۡنَةُ ٱللَّهِ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ ٨٩
And when there came to them a Book [i.e., the Qur’ān] from Allāh confirming that which was with them - although before they used to pray for victory against those who disbelieved - but [then] when there came to them that which they recognized, they disbelieved in it; so the curse of Allāh will be upon the disbelievers.
Atyre u erdhi Libri(Kur'ani)prej Allahut, që vërteton atë që e kishin pranë, dhe përpara kësaj, ata shpresonin me ardhjen e tij(Muhamedit)ndihmën(e Allahut)kundër jobesimtarëve. -Pra, diçka ndodhi në momentin kur atyre iu erdhi Libri prej Allahut të Lartësuar, nëpërmjet më të mirit të krijesave dhe vulës së profetëve, libër i cili ishte vërtetuesi i Teuratit, që ata e kishin ende në duart e tyre. Ata ishin aq të sigurt për ardhjen e këtij Profeti, saqë kur luftonin kundra idhujtarëve, u kërcënoheshin atyre e u thonin se koha e Profetit të fundit po afrohej, dhe atëherë ata do të hakmerreshin ndaj tyre. Por kur u shfaq Profeti (a.s.), që me aq padurim po e prisnin, - e së bashku me të, edhe Libri i Zotit, - ata e mohuan, megjithëse e njihnin shumë mirë. I Madhëruari thotë:Por, kur u erdhi ai(Muhammedi)që e njihnin mirë, ata e mohuan atë. Mallkimi i Allahut qoftë mbi jobesimtarët! -Ata mohuan të nxitur thjesht nga smira. Ata nuk mund të duronin që Allahu i Lartësuar t’i dhuronte prej mëshirës së Tij cilit të dëshironte prej robërve të Vet. Vërtet, ky qe një shkëmbim i dështuar i tyre, siç thotë i Lartësuari:
2:90Page 14
بِئۡسَمَا ٱشۡتَرَوۡاْ بِهِۦٓ أَنفُسَهُمۡ أَن يَكۡفُرُواْ بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بَغۡيًا أَن يُنَزِّلَ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦۖ فَبَآءُو بِغَضَبٍ عَلَىٰ غَضَبٖۚ وَلِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٞ مُّهِينٞ ٩٠
How wretched is that for which they sold themselves - that they would disbelieve in what Allāh has revealed through [their] outrage that Allāh would send down His favor upon whom He wills from among His servants. So they returned having [earned] wrath upon wrath. And for the disbelievers is a humiliating punishment.
Sa i shëmtuar është çmimi, për hir të të cilit ata shitën veten! Atë që e shpalli Allahu, ata nuk e besuan nga zilia e tyre. Ata nuk mund ta pranonin që Allahu, me mirësinë e Tij, t’ia zbriste Shpalljen kujt të dëshironte prej robërve të Vet. -Dhe, për këtë arsye, ata u mallkuan dhe merituan zemërimin e Allahut.Prandaj ata merituan zemërim mbi zemërim. Jobesimtarët kanë dënim poshtërues. -Ata merituan tmerrin pas zemërimit, sepse në jetën tjetër ndëshkimi i tyre do të jetë i dhimbshëm e poshtërues. Ata do të flaken në mes të Zjarrit të ndezur fort, duke humbur përgjithmonë mundësinë për të qenë pranë Krijuesit të tyre. Sa i keq do të jetë përfundimi i tyre! Sa e ulët ishte ‘tregtia’ e tyre! Ata, në vend që të besonin Allahun, librat e Tij dhe profetët e Tij, zgjodhën mohimin e Tij dhe mohimin e librave e të profetëve të Tij. Meqenëse të gjitha këto i bënë duke qenë plotësisht të ndërgjegjshëm e duke e njohur mirë të vërtetën, ata e merituan ndëshkimin që i pret.
2:91Page 14
وَإِذَا قِيلَ لَهُمۡ ءَامِنُواْ بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ قَالُواْ نُؤۡمِنُ بِمَآ أُنزِلَ عَلَيۡنَا وَيَكۡفُرُونَ بِمَا وَرَآءَهُۥ وَهُوَ ٱلۡحَقُّ مُصَدِّقٗا لِّمَا مَعَهُمۡۗ قُلۡ فَلِمَ تَقۡتُلُونَ أَنۢبِيَآءَ ٱللَّهِ مِن قَبۡلُ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ ٩١
And when it is said to them, "Believe in what Allāh has revealed," they say, "We believe [only] in what was revealed to us." And they disbelieve in what came after it, while it is the truth confirming that which is with them. Say, "Then why did you kill the prophets of Allāh before, if you are [indeed] believers?"
Dhe kur atyre u thuhet: “Besoni në atë që e ka shpallur Allahu!” -Pra, çifutët u urdhëruan që ta besonin Kur’ânin, të cilin Allahu i Lartësuar ia shpalli Profetit Muhamed (a.s), por ata refuzuan me mendjemadhësi, duke thënë:“Ne besojmë atë që na është shpallur neve”, kurse atë (Shpalljen) që ka ardhur më pas e mohojnë, …” -Pra, ata pretenduan se besonin vetëm ato shkrime hyjnore që iu ishin shpallur atyre, dhe mohonin çdo libër tjetër të mëvonshëm. Ky qe një pretendim i padrejtë nga ana e tyre, sepse ata e kishin të detyrueshme që të besonin gjithçka që Zoti i shpallte njerëzimit, pa bërë dallime mes shpalljeve. Vetëm kjo mënyrë besimi është e vlefshme dhe e dobishme, pra: besimi i të gjitha shpalljeve të Allahut të Lartësuar, drejtuar të gjithë profetëve. Nëse dikush bën dallime në besim ndërmjet profetëve dhe librave hyjnore, domethënë në pranimin e disave dhe mospranimin e disa të tjerëve, në fakt ai nuk ka besuar asnjërin prej tyre, dhe kjo vepër konsiderohet si kufër i vërtetë. Për këtë, thotë i Madhëruari në suren Nisa, ajetet 150-152: “Ata që e mohojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë (besimin në) Allahun nga (besimi në) profetët e Tij, duke thënë “Disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duan të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme, pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. Ne kemi përgatitur një dënim poshtërues për mohuesit. Ndërsa atyre që besojnë në Allahun dhe profetët e Tij, pa bërë asnjë dallim mes tyre, Ai do t'ua japë (të plota) shpërblimet e tyre. Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Më pas, Allahu i Lartësuar e kundërshton gabimin e tyre me një argumentim të padiskutueshëm:…edhe pse ajo është e vërtetë dhe vërteton atë që e kanë ata… -Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë mohimin atyre me dy fakte:1. Duke thënë: ‘ue huel ĥaķķu’ (ajo është e vërtetë). Domethënë, Shpallja (ose Kur’âni) është e vërteta e sigurt në gjithçka që ajo përmban, nga të gjitha këndvështrimet. Ajo është e vërteta e sigurt, për sa u përket rrëfimeve që përmban dhe dispozitave për të cilat na urdhëron dhe na ndalon, dhe kjo për një arsye të thjeshtë: sepse është prej Allahut të Lartësuar. Kështu që mohimi i këtyre të vërtetave të pa kundërshtueshme të shpallura nga Allahu i Lartësuar, në të vertetë konsiderohet mohim dhe rebelim ndaj vetë Krijuesit, Allahut të Lartësuar.2. Duke thënë: ‘muŝaddiķal-limâ meahum’(vërtetuese e asaj që kanë ata). Pra, ajo është miratuese e të vërtetave që gjenden mes tyre, në librat e tyre. Por jo vetëm kaq. Ajo është, madje, edhe garantuese e argumentuese e vërtetësisë së tyre.Atëherë, (thotë kuptimi i ajetit) përse e besoni atë që ju ka zbritur juve dhe e mohoni simotrën e saj? A nuk tregon kjo thjesht një ndjekje të egos tuaj? E pra, veprimi juaj nuk mund të konsiderohet kurrsesi si ndjekje e udhëzimit të drejtë, por ai është vetë humbja dhe pasimi i të kotës. Këtu shfaqet një çështje tjetër, që duhet kuptuar mirë. Meqë Kur’âni është vërtetues dhe sigurues i saktësisë së teksteve hyjnore që ata kanë në duart e tyre, kjo do të thotë që ata duhet të jenë besimtarët e parë të tij. Ata nuk kanë mundësi tjetër që të provojnë saktësinë dhe autenticitetin e ndonjë pjese nga librat që kanë në duart e tyre, përveç verifikimit që mund t’u bëjë Shpallja e fundit e Allahut. Shpallja e fundit është e vetmja dëshmi për ta, që mund të vërtetojë, pra, saktësinë e ndonjë pjese nga librat e tyre, dhe kjo për shumë arsye. Por si mund ta vërtetojnë saktësinë e librave të tyre, kur ata shpërfillin, mohojnë dhe nuk pranojnë të vetmen rrugë për ta arritur këtë? A nuk është kjo një marrëzi apo një mendjelehtësi e theksuar? Si përfundim, themi se ata, duke mohuar Shpalljen e fundit, në të vërtetë kanë mohuar edhe ato tekste që kanë në duart e tyre. Më poshtë, Allahu i Lartësuar sjell edhe fakte të tjera, të cilat tregojnë qartë se ata, edhe librin e tyre nuk e kanë besuar ashtu sikurse pretendojnë. I Lartësuari thotë:Thuaju: “Nëse vërtet ju besoni, atëherë përse i vrisnit profetët e Allahut?” -Kuptimi: Mos vallë, vrasja e profetëve konsiderohet si shenjë e besimit tuaj tek ata?!
2:92Page 14
۞ وَلَقَدۡ جَآءَكُم مُّوسَىٰ بِٱلۡبَيِّنَٰتِ ثُمَّ ٱتَّخَذۡتُمُ ٱلۡعِجۡلَ مِنۢ بَعۡدِهِۦ وَأَنتُمۡ ظَٰلِمُونَ ٩٢
And Moses had certainly brought you clear proofs. Then you took the calf [in worship] after that, while you were wrongdoers.
Juve ju erdhi Musai me argumente të qarta… -Kuptimi: Musai (a.s.) u dërgua si profet ndër ju dhe solli argumente shumë të qarta dhe të sigurta të së vërtetës, por megjithatë:…por pas (largimit të) tij, ju adhuruat viçin,… -Por edhe pas këtyre argumenteve, ju bëtë gjynahun e madh. A konsiderohet kjo si shenjë besimi nga ana juaj? Jo, kurrsesi!…duke u bërë të padrejtë… -Pra, ju nuk keni asnjë justifikim për këtë padrejtësi tuajën. Ky veprim konsiderohet “padrejtësi”, dhe jo besim. Rastet kur ata kanë shprehur mosbesimin janë të shumta. Ja edhe një shembull tjetër, që tregon i Lartësuari:
2:93Page 14
وَإِذۡ أَخَذۡنَا مِيثَٰقَكُمۡ وَرَفَعۡنَا فَوۡقَكُمُ ٱلطُّورَ خُذُواْ مَآ ءَاتَيۡنَٰكُم بِقُوَّةٖ وَٱسۡمَعُواْۖ قَالُواْ سَمِعۡنَا وَعَصَيۡنَا وَأُشۡرِبُواْ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلۡعِجۡلَ بِكُفۡرِهِمۡۚ قُلۡ بِئۡسَمَا يَأۡمُرُكُم بِهِۦٓ إِيمَٰنُكُمۡ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ ٩٣
And [recall] when We took your covenant and raised over you the mount, [saying], "Take what We have given you with determination and listen." They said [instead], "We hear and disobey." And their hearts absorbed [the worship of] the calf because of their disbelief. Say, "How wretched is that which your faith enjoins upon you, if you should be believers."
Kur morëm prej jush premtimin dhe ngritëm mbi ju Malin Tur, ju thamë: “Mbahuni fort tek ajo që ju kemi dhënë dhe dëgjoni(urdhëresat)!”. -Kuptimi: Allahu i Lartësuar ju urdhëroi në të tilla kushte, që të bëheshit të dëgjueshëm. Shprehja: “ue smeû”(dëgjoni) është urdhër për të dëgjuar, që, në fakt, nënkupton bindjen dhe nënshtrimin ndaj urdhrave. Por, a dëgjuan ata në këtë mënyrë?Ata thanë: “Ne dëgjuam, por nuk bindemi”.. -Kështu, ata u kthyen në natyrën e tyre të përhershme, që nuk dinë tjetër të thonë, por veçse: “Semi'nâ ue aŝajnâ”(Dëgjuam, por nuk bindemi). Atëherë, ky lloj qëndrimi e meriton plotësisht vendimin e të Urtit për ta, i Cili thotë:Si pasojë e mosbesimit, për zemrat e tyre u bë i dashur adhurimi i viçit… -Domethënë, për shkak të mohimit të tyre të vazhdueshëm, ata e merituan që për zemrat e tyre të bëhej i dashur, madje një dëshirë e parezistueshme, adhurimi i viçit. Subhanallah! Po a mund të quhet imanai që të çon në të tilla përfundime? Thotë i Lartësuari:Thuaj: “Nëse jeni besimtarë, atëherë besimi juaj është duke ju udhëzuar për keq.” -Kuptimi: Ju pretendoni se keni besim, e madje lëvdoheni mes njerëzve për besimin tuaj, duke pretenduar se është e vërteta e sigurt. Por çfarë mund të thoni për vrasjen e profetëve të Allahut me duart tuaja? Po kur adhuruat viçin si zot, pasi Musai (a.s.) ju la vetëm për një moment? Çfarë mund të thoni për refuzimin e urdhrave dhe ndalesave që atij iu shpallën prej Zotit, edhe pas kërcënimit që ju bë me kodrën Tur, e cila u ngrit mbi kokat tuaja? E, megjithatë, ju e pranuat se do të ishit të rregullt, por vetëm me fjalë, sepse e shkelët premtimin me veprat tuaja. Kjo është feja që ju pretendoni? Nëse ky do të quhej besim, sipas pretendimit tuaj, atëherë, më e pakta që mund të thuhet është: U poshtëroftë dhe u harroftë ai besim që e shtyn njeriun të kalojë kufijtë e Zotit, duke e mohuar dhe kundërshtuar Atë dhe profetët e Tij! U poshtëroftë ai besim që e zhyt njeriun në gjynahe pa fund! Por dihet shumë mirë se besimi i sinqertë e nxit njeriun për vepra të mira dhe e ndalon nga çdo vepër e keqe. Atëherë, si përfundim, nuk ka dyshim në mashtrimin dhe kotësinë e pretendimeve të tyre.
2:94Page 15
قُلۡ إِن كَانَتۡ لَكُمُ ٱلدَّارُ ٱلۡأٓخِرَةُ عِندَ ٱللَّهِ خَالِصَةٗ مِّن دُونِ ٱلنَّاسِ فَتَمَنَّوُاْ ٱلۡمَوۡتَ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٩٤
Say, [O Muḥammad], "If the home of the Hereafter with Allāh is for you alone and not the [other] people, then wish for death, if you should be truthful."
Thuaj: “Nëse Bota tjetër është tek Allahu vetëm për ju e jo për njerëzit e tjerë,... -Kuptimi: Thuaju atyre, o Muhamed, duke i ftuar që të vërtetojnë pretendimin e tyre: Ju thoni se Xheneti është vetëm për ju dhe se atje do të hyjnë veçse ata që janë çifutë ose krishterë. Ju pretendoni, gjithashtu, se zjarri i Xhehenemit do t’ju prekë veçse për disa ditë të caktuara. Atëherë, nëse jeni të sinqertë dhe të sigurt në këtë pretendim:“…kërkojeni vdekjen, nëse jeni të sinqertë!” -Kjo qe një sfidë e hapur, në të cilën Profeti (a.s) i ftonte ata. Në fakt, flitet për një lloj “mubâheletu”, domethënë për një lloj përbetimi, ku dy grupe kundërshtare me njëri-tjetrin e lusin Allahun që të ndëshkojë dhe mallkojë atë palë që është mashtruese prej tyre. Pra, kjo duket si një ftesë që u bëhet atyre për një ballafaqim të tillë, ku të kërkohet mallkimi mbi mashtruesit e padrejtë. Në të tilla kushte, atyre nuk u mbetet gjë tjetër veçse të zgjedhin mes dy mundësive: ose të besojnë tek Allahu dhe te Profeti i Tij, ose të luten që mashtruesit dhe të padrejtët t'i kapë vdekja. Kjo mundësi e dytë duhej të ishte e thjeshtë për ata, me pretendimin që kishin, pasi vdekja do t’i afronte më shumë te Xhenetet e përjetësisë, që – sipas tyre – janë përgatitur vetëm për ta. Por ata nuk e pranuan një ballafaqim të tillë, dhe kjo ishte dëshmi e kryeneçësisë së tyre kundër Allahut dhe Profetit të Tij. Ata e dinin shumë mirë se ishin në gabim, siç thotë i Madhëruari:
2:95Page 15
وَلَن يَتَمَنَّوۡهُ أَبَدَۢا بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡۚ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِٱلظَّٰلِمِينَ ٩٥
But never will they wish for it, ever, because of what their hands have put forth. And Allāh is Knowing of the wrongdoers.
Por ata nuk do ta kërkojnë kurrë vdekjen për shkak të veprave të tyre. Allahu di gjithçka për keqbërësit. -Për shkak të mohimit, rebelimit dhe poshtërsive të tyre, ata kurrë nuk do ta dëshironin vdekjen. Ata e dinin shumë mirë se kjo do të thoshte përshpejtim i ndëshkimit të hidhur, për shkak të veprave të tyre të shëmtuara. Vdekja është gjëja më e trishtueshme dhe më e keqe për ta, madje:
2:96Page 15
وَلَتَجِدَنَّهُمۡ أَحۡرَصَ ٱلنَّاسِ عَلَىٰ حَيَوٰةٖ وَمِنَ ٱلَّذِينَ أَشۡرَكُواْۚ يَوَدُّ أَحَدُهُمۡ لَوۡ يُعَمَّرُ أَلۡفَ سَنَةٖ وَمَا هُوَ بِمُزَحۡزِحِهِۦ مِنَ ٱلۡعَذَابِ أَن يُعَمَّرَۗ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِمَا يَعۡمَلُونَ ٩٦
And you will surely find them the most greedy of people for life - [even] more than those who associate others with Allāh. One of them wishes that he could be granted life a thousand years, but it would not remove him in the least from the [coming] punishment that he should be granted life. And Allāh is Seeing of what they do.
Ju do të shihni se ata janë njerëzit më lakmitarë për të jetuar, madje edhe më lakmitarë se idhujtarët. -Ata janë njerëzit më të dhënë pas kësaj jete. Ata e duan këtë jetë me shumë se çdo njeri tjetër, madje edhe më shumë se idhujtarët, të cilët nuk besojnë asnjë profet dhe asnjë libër qiellor. Aq e madhe është dashuria e tyre për këtë jetë, sa Allahu i Lartësuar e përshkruan në këtë mënyrë:Çdokush prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet. Por edhe sikur të jetonte kaq, kjo nuk do ta shpëtonte atë prej dënimit. -Ky është përshkimi i një dashurie të pamatë për këtë jetë, sepse ata kërkojnë dhe dëshirojnë diçka të pamundur, për të kënaqur dëshirat e tyre kundrejt kësaj jete. Megjithatë, ata nuk arrijnë ta kuptojnë se, edhe sikur të jetonin aq kohë, kjo nuk do t'i shpëtonte ata nga dënimi i pashmangshëm që i pret. Kërcënimi i Allahut do t'i ndjekë gjithmonë nga pas, siç thotë i Madhëruari:Allahu sheh gjithçka që bëjnë ata. –Domethënë, ata kurrë nuk mund t'i ikin këtij kërcënimi të Allahut, që u kujton llogarinë e drejtë të Tij për punët e tyre të shëmtuara.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences