As-Sa'diTaha · 20:40–76

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Taha 20:40–76

20:40Page 314

إِذۡ تَمۡشِيٓ أُخۡتُكَ فَتَقُولُ هَلۡ أَدُلُّكُمۡ عَلَىٰ مَن يَكۡفُلُهُۥۖ فَرَجَعۡنَٰكَ إِلَىٰٓ أُمِّكَ كَيۡ تَقَرَّ عَيۡنُهَا وَلَا تَحۡزَنَۚ وَقَتَلۡتَ نَفۡسٗا فَنَجَّيۡنَٰكَ مِنَ ٱلۡغَمِّ وَفَتَنَّٰكَ فُتُونٗاۚ فَلَبِثۡتَ سِنِينَ فِيٓ أَهۡلِ مَدۡيَنَ ثُمَّ جِئۡتَ عَلَىٰ قَدَرٖ يَٰمُوسَىٰ ٤٠

[And We favored you] when your sister went and said, 'Shall I direct you to someone who will be responsible for him?' So We restored you to your mother that she might be content and not grieve. And you killed someone,1 but We saved you from retaliation and tried you with a [severe] trial. And you remained [some] years among the people of Madyan. Then you came [here] at the decreed time, O Moses.

Dhe ja. Motra jote ecte(pas teje)e thoshte: “A doni t’ju tregoj dikë që do të kujdeset për të?” -Motra e Musait shkoi tek ata dhe u tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të përkushtuar ndaj tij?” [Kasas 12].Kështu, Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej e të mos mbetej e pikëlluar. -Kështu, Zoti bëri të mundur kthimin e Musait në prehrin e së ëmës.Ti e pate vrarë një njeri dhe Ne të shpëtuam nga trishtimi... - Ndër momentet e kujdesit për Musain gjatë jetës së tij në Misir, Allahu përmend edhe vrasjen e Kibtiut. Allahu i Madhëruar tregon në ajete të tjera se: “Musai hyri në qytet pa u vënë re prej banorëve të tij. Atje ndeshi dy veta, që po përlesheshin me njëri-tjetrin. Njëri ishte prej popullit të tij (izraelit), ndërsa tjetri ishte prej armiqve. Kur izraeliti i kërkoi ndihmë kundër armikut të tij, Musai e shtyu atë me forcë atë, dhe ai vdiq. Ai (Musai)tha: “Kjo ishte vepër e shejtanit. Nuk ka dyshim se ai është armik i betuar që të çon në humbje.”. [Kasas 15]. Pas kësaj ngjarjeje aksidentale, Musai iu lut Allahut dhe Ai e fali. Megjithatë, Musai iku me të shpejtë në arrati kur dëgjoi se paria e vendit po e kërkonin për ta vrarë. Kështu, Allahu e shpëtoi nga dëshpërimi i vrasjes që kreu dhe nga dënimi që e priste....dhe të sprovuan me sprova të mëdha. -Ne të sprovuam dhe të gjetëm të qëndrueshëm. Ose: Ne të ndihmuam gjatë gjithë jetës, derisa arrite në këtë gjendje.Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit,... -Një nga fazat e jetës së Musait ishte edhe qëndrimi në Medjen, ku gjeti strehim pasi ishte arratisur nga Misiri për t’i shpëtuar Faraonit dhe pasuesve të tij. Kur mbërriti në Medjen, u martua dhe qëndroi atje 8 ose 10 vjet.... e pastaj erdhe, o Musa, siç u urdhërove, në kohën e caktuar. - Erdhe pikërisht sipas kaderit të Zotit. Zoti e dinte dhe ishte Ai që deshi që ti të vije në këtë moment dhe në këtë vend. Ardhja jote nuk ishte rastësore dhe pa shkak, por ishte tërësisht me përkujdesjen dhe dijeninë Tonë. Kjo tregon se sa e madhe ishte përkujdesja e Zotit për Musain, i cili u quajt edhe "Kelimullah" Ai të cilit i foli Zoti.

20:41Page 314

وَٱصۡطَنَعۡتُكَ لِنَفۡسِي ٤١

And I produced you for Myself.1

Dhe Unë të kam përgatitur ty për Vete (për të më shërbyer). – Unë të zgjodha për veten Time. Çfarë thënie e jashtëzakonshme! Zoti e zgjodhi Musain për Veten e Tij, duke hedhur mbi të mirësitë e Tij të shumta. Ai e edukoi, u përkujdes dhe e vështronte vazhdimisht me dashurinë e Tij të veçantë. Musa arriti në këtë aspekt një gradë që pakkush e kishte arritur më parë. Në këtë jetë, kur dikush kujdeset për të dashurin e tij, përkushtohet të rregullojë çështjet e tij në çdo kohë e gjendje dhe dëshiron ta bëjë atë të përkryer. Ai bën gjithçka për ta realizuar këtë gjë. Atëherë, si mendon se do të bënte Zoti i Plotpushtetshëm dhe Bujar me atë që e kishte zgjedhur për Veten e Tij dhe që e kishte dalluar mbi krijesat e tjera?

20:42Page 314

ٱذۡهَبۡ أَنتَ وَأَخُوكَ بِـَٔايَٰتِي وَلَا تَنِيَا فِي ذِكۡرِي ٤٢

Go, you and your brother, with My signs and do not slacken in My remembrance.

Pasi i kujtoi Musait (a.s) mirësitë e shumta që i kishte dhuruar në aspektin fetar dhe jofetar, Allahu i Madhëruar i thotë:Prandaj, ti dhe vëllai yt, shkoni me argumentet e Mia,... -Shkoni te Faraoni, ti dhe yt vëlla Haruni, me shenjat e Mia, që tregojnë besnikërinë tuaj si profetë dhe vërtetësinë e Shpalljes. Ato tregojnë të vërtetën dhe bukurinë e saj. Gjithashtu, ato tregojnë të kotën dhe shëmtinë e saj, duke qortuar njerëzit dhe porositur për t'iu larguar. Allahu e pajisi Musain me shenja të mëdha, siç qe dora që vezullonte me bardhësinë e saj, shkopi që shndërrohej në gjarpër të madh që zvarritej frikshëm etj. Allahu i dhuroi nëntë shenja të qarta për Faraonin dhe palën e tij. Pastaj i dha një porosi të mrekullueshme:...e mos harroni të më kujtoni Mua! - Asnjë çast mos reshtni e mos ndaloni nga kujtimi e përmendja Ime. Kurrë mos u dembelosni e ta lini përmendjen Time, por vazhdoni të më lavdëroni e përmendni, ashtu siç keni premtuar!” Musai tha: “O Zoti im! Zgjeroma gjoksin, lehtësoma këtë punë dhe zgjidhma nyjën e gjuhës (pengesën që kam kur flas), që ta kuptojnë fjalën time! Më jep një ndihmëtar nga familja ime, Harunin, timvëlla! Ma shto fuqinë me të Dhe bëma shok në punën time, Që të të lavdërojmë Ty shumë e më shumë Dhe të të kujtojmë Ty shumë e më shumë!" Përmendja e Zotit është ndihmë dhe lehtësim i madh për të gjitha veprat. Ajo lehtëson kryerjen e veprave dhe barrën e rëndë të vështirësive.

20:43Page 314

ٱذۡهَبَآ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ ٤٣

Go, both of you, to Pharaoh. Indeed, he has transgressed.

Shkoni që të dy te Faraoni, sepse ai vërtet e ka tepruar! - Faraoni i kishte kaluar kufijtë me padrejtësitë, tiraninë dhe ligësinë e tij. Megjithatë, shiko me kujdes porosinë e të Urtit:

20:44Page 314

فَقُولَا لَهُۥ قَوۡلٗا لَّيِّنٗا لَّعَلَّهُۥ يَتَذَكَّرُ أَوۡ يَخۡشَىٰ ٤٤

And speak to him with gentle speech that perhaps he may be reminded or fear [Allāh]."

Por, i flisni me fjalë të buta! Ndoshta ai mendohet e frikësohet. - Drejtoju me fjalë të lehta e të buta, me edukatë dhe dashamirësi, e jo me vrazhdësi. Drejtoju me fjalë të zgjedhura dhe me sjellje të mirë e të ngrohtë, me shpresë që të përfitojë dy gjëra: 1. të kujtojë e të kuptojë se çfarë i sjell dobi dhe të gjejë forcë të hedhë hapin drejt së mirës; 2. të frikësohet nga çfarë i kanoset dhe të mendojë për të shpëtuar prej saj. Fjalët e buta dhe sjellja e mirë e bëjnë të mundur diçka të tillë, ndërsa fjalët e ashpra dhe sjellja e keqe janë të dëmshme dhe e largojnë njeriun. Disa shpjegojnë se “fjalët e buta” ishin ato të Musait kur i tha Faraonit: “A dëshiron që të pastrohesh? Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën!”. [Naziat 17 – 19]. Këto ishin vërtet fjalë të buta e të thjeshta. Nëse i studion, e sheh se sa të ngrohta ishin këto fjalë: “A do të pastrohesh?” Pra, a dëshiron të fillosh të pastrosh zemrën e shpirtin?! Ky më shumë duket si një propozim i butë, sepse bashkëfolësit i lihet në dorë që ta bëjë vetë zgjedhjen, duke aluduar se ai është i urtë dhe i mençur. Musai e ftoi Faraonin që të pastrohej e të largohej nga cilësitë e ulëta, dhe më i rëndësishëm këtu ishte pastrimi nga shirku. Ajo ishte ftesë për të reflektuar mbi një çështje që të gjithë e pranojnë: largimin nga shirku. Musai nuk i tha: “Unë kam ardhur të të pastroj”, por: “Të pastrohesh dhe lartësoshesh ti vetë.” Pastaj Musai e ftoi në rrugën e Zotit, i Cili i kishte dhuruar Faraonit shumë mirësi dhe pushtet. Ai e nxiti të reflektonte dhe të meditonte për mirësitë e shumta që kishte, dhe kështu të falënderonte Zotin, që ia kishte dhuruar. Musai i tha: “Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën.”. Pra, të udhëzoj të jesh mirënjohës ndaj Zotit tënd, në mënyrë që të lartësohesh e pastrohesh. Por me gjithë këto fjalë të ngrohta, që ta rrëmbejnë zemrën, Faraoni nuk e pranoi ftesën. Atëherë, Musai e kuptoi se kjo ftesë nuk kishte efekt te Faraoni. Si pasojë, Allahu i Madhëruar e ndëshkoi atë, siç di të ndëshkojë Ngadhënjimtari i Plotpushtetshëm.

20:45Page 314

قَالَا رَبَّنَآ إِنَّنَا نَخَافُ أَن يَفۡرُطَ عَلَيۡنَآ أَوۡ أَن يَطۡغَىٰ ٤٥

They said, "Our Lord, indeed we are afraid that he will hasten [punishment] against us or that he will transgress."

Ata të dy(Musai e Haruni)thanë: “O Zoti ynë! Ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë, ose do t’i kalojë të gjithë kufijtë kundër nesh.” - Ne kemi frikës se mos Faraoni na ndëshkon pa na dëgjuar e pa ia përcjellë mesazhin Tënd. Ne druhemi se ai do ta refuzojë të vërtetën dhe do ta teprojë me pushtetin, forcën dhe ushtrinë e tij.

20:46Page 314

قَالَ لَا تَخَافَآۖ إِنَّنِي مَعَكُمَآ أَسۡمَعُ وَأَرَىٰ ٤٦

[Allāh] said, "Fear not. Indeed, I am with you both; I hear and I see.

Ai (Allahu)tha: “Mos u frikësoni, sepse Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh (gjithçka)”. - Mos u frikësoni nga ndëshkimi i tij, sepse: “Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh gjithçka”. Ju të dy jeni nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen Time. Unë i dëgjoj fjalët tuaja dhe ju shikoj në të gjitha gjendjet tuaja. Pra, mos kini frikë prej Faraonit! Kështu, me këtë premtim të Zotit, zemrat e tyre u qetësuan dhe u siguruan.

20:47Page 314

فَأۡتِيَاهُ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولَا رَبِّكَ فَأَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَلَا تُعَذِّبۡهُمۡۖ قَدۡ جِئۡنَٰكَ بِـَٔايَةٖ مِّن رَّبِّكَۖ وَٱلسَّلَٰمُ عَلَىٰ مَنِ ٱتَّبَعَ ٱلۡهُدَىٰٓ ٤٧

So go to him and say, 'Indeed, we are messengers of your Lord, so send with us the Children of Israel and do not torment them. We have come to you with a sign from your Lord. And peace1 will be upon he who follows the guidance.

Kështu, shkoni e i thoni atij: “Ne jemi të dërguar të Zotit tënd. Lëri bijtë e Israelit të vijnë me ne dhe mos i mundo! -Shkoni tek Faraoni me dy misione: së pari, ta ftoni për të pranuar Islamin dhe, së dyti, të lejojë popullin e Izraelit të largohet dhe të shpëtojë nga vuajtjet e torturat. Lejoi ata të zgjedhin atë që duan dhe që Musai të gjykojë mestyre me ligjin dhe fenë e Allahut.Ne kemi ardhur me argumente nga Zoti yt. -Këto shenja tregojnë për vërtetësinë tonë si profetë të Zotit. Pastaj Musai filloi të paraqiste shenjat e mëdha. Ai hodhi shkopin, dhe “ai u bë gjarpër i vërtetë. Pastaj nxori dorën e tij: ajo ishte e bardhë për të gjithë shikuesit.” [Araf 108].dhe shpëtimi është për atë që ndjek Rrugën e Drejtë." - Paqja e shpëtimi qoftë për këdo që ndjek rrugën e drejtë dhe ligjin e qartë të Zotit. Këta do të jetojnë në paqe e mirësi, në këtë botë dhe në ahiret.

20:48Page 314

إِنَّا قَدۡ أُوحِيَ إِلَيۡنَآ أَنَّ ٱلۡعَذَابَ عَلَىٰ مَن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ ٤٨

Indeed, it has been revealed to us that the punishment will be upon whoever denies and turns away.'"

"Neve na është shpallur... -Ky lajm na ka ardhur nga Allahu, pra, nuk e kemi shpikur vetë:... se dënimi është për atë që përgënjeshtron(të dërguarit)dhe ia kthen shpinën besimit”. - Kush i quan gënjeshtra lajmet e Zotit dhe të profetëve të Tij dhe u kthen shpinën atyre, duke mos u nënshtruar që t’i zbatojë e të jetojë sipas tyre, meriton dënimin e Tij të drejtë. Këto fjalë ishin nxitje për Faraonin që të besonte Zotin dhe të pasonte Shpalljen e Tij, por edhe një kërcënim, gjithashtu. Por ai njeri nuk përfitoi nga kjo dhe përsëri e mohoi Zotin, madje refuzoi me inat dhe arrogancë, duke thënë:

20:49Page 314

قَالَ فَمَن رَّبُّكُمَا يَٰمُوسَىٰ ٤٩

[Pharaoh] said, "So who is the Lord of you two, O Moses?"

Faraoni tha: “E kush është, atëherë Zoti juaj, o Musa?” - Duke mos pranuar të besonte, Faraoni e pyeti Musain: “E kush është Zoti juaj, o Musa?” Atëherë, Musai i kthen një përgjigje të plotë, të qartë dhe shteruese, duke thënë:

20:50Page 314

قَالَ رَبُّنَا ٱلَّذِيٓ أَعۡطَىٰ كُلَّ شَيۡءٍ خَلۡقَهُۥ ثُمَّ هَدَىٰ ٥٠

He said, "Our Lord is He who gave each thing its form and then guided [it]."

Musai Tha: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë formën e vet(të krijimit)dhe pastaj e ka udhëzuar.”” - Zoti ynë është Ai që ka krijuar të gjitha krijesat, duke i dhënë secilit formën e përshtatshme, që tregon për bukurinë e urtësinë e Krijuesit. Dikë e krijoi të madh, dikë të vogël e dikë të mesëm, në çdo cilësi e atribut. Pasi i krijon, Allahu e udhëzon çdo krijesë në qëllimin për të cilin e ka krijuar. Ky është udhëzimi i përgjithshëm, që mund të shihet në të gjitha krijesat. Çdo krijesë duket qartë që vepron ashtu si i përshtatet krijimit të vet, për të arritur dobitë e veta e për t’u ruajtur nga çdo e keqe. Madje edhe kafshëve u është dhënë një udhëzim i tillë, për t’iu mundësuar të arrijnë të mirat e të ruhen nga të këqijat. Kjo ngjan me ajetin tjetër kuranor: “Është Ai i cili e përsosi krijimin e çdo gjëje...”. [Sexhde 7]. Allahu jo vetëm që i krijoi, por edhe e përkreu dhe e zbukuroi krijimin e tyre. Askush nuk mund të bëjë diçka më të përkryer dhe të bukur se ajo që ka bërë Zoti. Ai i udhëzon krijesat tek më e dobishmja për ta. Allahu është Krijuesi, Furnizuesi e Sunduesi, dhe kushdo që mohon këtë fakt është njëlloj si të ketë mohuar çdo gjë që ekziston. Mohimi i Zotit në fakt është arrogancë, kokëfortësi dhe këmbëngulje në të kotën. Nëse dikush mohon ekzistencën e gjërave që dihet botërisht se ekzistojnë, madje dëshmohen edhe nga shqisat, ky veprim do të konsiderohej si mendjelehtësi, arrogancë e këmbëngulje në kotësi. Mohimi i Zotit është më i keq dhe më i padrejtë se ky lloj mohimi. Kështu, kur Faraoni nuk mundi të hidhte poshtë këtë argument të prerë dhe të padiskutueshëm, iu shmang bisedës dhe filloi të polemizonte jashtë temës, për t’iu larguar qëllimit bazë.

20:51Page 314

قَالَ فَمَا بَالُ ٱلۡقُرُونِ ٱلۡأُولَىٰ ٥١

[Pharaoh] said, "Then what is the case of the former generations?"

Faraoni tha: “Si është, atëherë gjendja e popujve të hershëm?” - Çfarë ka ndodhur me ta? Edhe ata, ashtu si ne, nuk i besuan këto që ti po na thua. Ata janë shembulli ynë. Atëherë, Musai i tha:

20:52Page 315

قَالَ عِلۡمُهَا عِندَ رَبِّي فِي كِتَٰبٖۖ لَّا يَضِلُّ رَبِّي وَلَا يَنسَى ٥٢

[Moses] said, "The knowledge thereof is with my Lord in a record. My Lord neither errs nor forgets."

Musai Tha: “Dija për ata është te Zoti im, e shënuar, ashtu siç duhet, në një libër. Zoti im nuk gabon asnjëherë e as nuk harron asnjëherë”. - Allahu i ka ruajtur të gjitha veprat e tyre, të mira ose të këqija, dhe i ka shënuar në një libër madhështor, - Leuhi Mahfudh. Allahu i di me hollësi veprat e gjithësecilit. Asgjë nuk i shpëton diturisë së Zotit dhe Ai nuk harron kurrë. Ata popuj për të cilët po pyet bënë çfarë bënë dhe morën atë që merituan. Ata do të shpërblehen për veprat e tyre, prandaj pyetja jote për ta është e pakuptimtë dhe e pavend. Nëse shenjat e mrekullitë që të treguam janë të vërteta prej Zotit, dhe të tilla janë, atëherë bindju të vërtetës dhe ftesës që po të jepet dhe largohu nga mohimi e padrejtësia! Lëre këtë polemikë të kotë! Gjithashtu, nëse pretendon se ato argumente nuk mjaftojnë, atëherë biseda është e hapur dhe ti mund të sjellësh argumente, që të hedhësh poshtë argumentet e mia! Me shmangie nga biseda, nuk ke për të shpëtuar! Allahu na njofton se Faraoni ishte i sigurt për vërtetësinë e Musait si profet, por sërish e mohoi. Allahu thotë: “Ata i mohuan ato (argumentet) në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, edhe pse ishin të bindur dhe të sigurt në to (se ishin nga Zoti). Shikoje se cili ishte fundi i shkatërrimtarëve!” [Neml 14]. Prandaj dhe Musai i tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato (mrekullitë) nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës. Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o Faraon, se ti je i shkatërruar.”. [Isra 102]. Nga kjo kuptohej qartë se ai po tregohej kokëfortë dhe i padrejtë në polemikën e tij. Qëllimi i tij ishte thjesht madhështia dhe tirania në Tokë.

20:53Page 315

ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ مَهۡدٗا وَسَلَكَ لَكُمۡ فِيهَا سُبُلٗا وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجۡنَا بِهِۦٓ أَزۡوَٰجٗا مِّن نَّبَاتٖ شَتَّىٰ ٥٣

[It is He] who has made for you the earth as a bed [spread out] and inserted therein for you roadways and sent down from the sky, rain and produced thereby categories of various plants.

... "(Zoti im)është Ai, i cili e ka bërë Tokën si qilim për ju... -Allahu është Ai që Tokën jua shtroi dhe e përshtati, që të mund të jetoni në të në mënyrë komode, të ndërtoni, të mbillni e ta kultivoni tokën, të hapni rrugë e ta shtroni atë, e shumë gjëra të tjera. Ai nuk e bëri Tokën të papërshtatshme për ju, që të mos përfitonit prej saj.... dhe për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të. -Allahu ju mundësoi rrugë nëpër tokë e mes malesh, dhe kështu mundësoi të ndërtoni lidhje mes vendeve të largëta. Njeriu mund të shkojë sot në çdo cep të botës me lehtësi. Nëpërmjet udhëtimeve, ai përfiton më shumë sesa në vendin e vet.Ai e ka zbritur ujin prej qielli dhe me të mbijnë në çift bimë të llojeve të ndryshme." - Allahu hedh nga qielli shiun, prej të cilit mbijnë në çift bimë të llojeve të ndryshme, me forma e karakteristika të veçanta për secilën. Është Allahu që e mundëson ujin, si furnizim e begati për ne dhe për kafshët tona. Nëse nuk do të binte shi prej qiellit, do të vdiste çdo gjallesë në tokë.

20:54Page 315

كُلُواْ وَٱرۡعَوۡاْ أَنۡعَٰمَكُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّأُوْلِي ٱلنُّهَىٰ ٥٤

Eat [therefrom] and pasture your livestock. Indeed in that are signs for those of intelligence.

"Hani(nga mirësitë e Tij)dhe kulloteni bagëtinë tuaj(në atë bimësi)!" - Në kontekstin e mirësive, kjo tregon se, në origjinë, bimësia që del nga toka është e lejuar për ushqim, përveç atyre që dihet se janë dëmtuese, si bimët helmuese etj.Vërtet, në të gjitha këto ka Shenja për ata që mendojnë. - Janë shenja të mjaftueshme për ata që kanë mendje të shëndoshë dhe të papërlyer, që të kuptojnë mirësinë, mëshirën, bujarinë dhe dhuratat e mëdha të Zotit. Çdo i logjikshëm e kupton përmes këtyre shenjave përkujdesjen e madhe të Allahut dhe bindet se Ai është i vetmi Zot, Krijues e i Plotpushtetshëm që meriton të adhurohet. Allahu është Sunduesi i Lavdëruar, i vetmi që meriton t’i përkushtohesh me adhurime, duke i shprehur dashurinë më të lartë dhe përunjësinë më të thellë. Vetëm Ai meriton të gjitha përlëvdimet, lavdërimet, mirënjohjen dhe adhurimin. Allahu është i vetmi që dhuron të gjitha mirësitë. Këto shenja tregojnë se Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. Ashtu siç e ringjall tokën pasi është tërësisht e shkretë e pa jetë, ashtu do t’i ringjallë edhe të vdekurit. Allahu i Madhëruar i përmendi veçmas njerëzit me logjikë dhe që kuptojnë, sepse janë ata që përfitojnë nga shenjat e Tij. Ata dinë të vështrojnë e të përfitojnë, ndërsa të tjerët janë si kafshët e bagëtitë, që nuk e kuptojnë qëllimin e këtyre shenjave. Ato hanë pinë, por zemrat i kanë të fjetura e të pavëmendshme, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, pranë të cilave kalojnë, por u kthejnë shpinën. Shumica e tyre e besojnë Allahun veçse duke bërë idhujtari.” [Jusuf 105].

20:55Page 315

۞ مِنۡهَا خَلَقۡنَٰكُمۡ وَفِيهَا نُعِيدُكُمۡ وَمِنۡهَا نُخۡرِجُكُمۡ تَارَةً أُخۡرَىٰ ٥٥

From it [i.e., the earth] We created you, and into it We will return you, and from it We will extract you another time.

Prej asaj(tokës)ju krijuam, në të do t’ju kthejmë përsëri e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë tjetër. - Allahu i Madhëruar na tregoi më lart për begatinë dhe bujarinë e tokës, e cila, kur bie shi, nxjerr prodhimet e saj, si falënderim dhe mirënjohje për Zotin e saj dhe me lejen dhe urdhrin e Tij. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se Ai na krijoi nga toka, tek ajo do të na kthejë kur të vdesim dhe të varrosemi, dhe prej saj do të na nxjerrë sërish, kur të vijë Dita e Llogarisë. Ashtu siç na krijoi kur nuk ekzistonim, dhe për këtë jemi të sigurt, do të vijë dita që Ai të na ringjallë pas vdekjes, për të na shpërblyer sipas veprave që kemi bërë në jetën e kësaj bote. Këto janë dy argumente logjike për vërtetësinë e ringjalljes: 1. nxjerrja e bimësisë nga toka e shkretë dhe e pajetë; 2. krijimi i njerëzve nga toka, kur ata nuk ekzistonin.

20:56Page 315

وَلَقَدۡ أَرَيۡنَٰهُ ءَايَٰتِنَا كُلَّهَا فَكَذَّبَ وَأَبَىٰ ٥٦

And We certainly showed him [i.e., Pharaoh] Our signs - all of them - but he denied and refused.

Ne ia treguam atij (Faraonit)të gjitha Argumentet Tona, por ai i përgënjeshtroi dhe i refuzoi ato. - Allahu i Madhëruar na tregon se Ai i mundësoi Faraonit që të shihte të gjitha llojet e shenjave, qoftë në horizont, qoftë në veten e tij, por ai nuk pranoi të nënshtrohej dhe të kthente rrugë. Ai nuk e besoi mesazhin e Zotit dhe nuk u bind të jetonte sipas urdhrave e ligjeve të Zotit. Të vërtetën e quante gënjeshtër dhe kotësi, ndërsa tiraninë e padrejtësitë e tij i quante drejtësi. Faraoni mbronte me fanatizëm të kotën, për të hedhur poshtë të vërtetën. Ai përdori çdo mjet për të devijuar e mposhtur njerëzit e tjerë.

20:57Page 315

قَالَ أَجِئۡتَنَا لِتُخۡرِجَنَا مِنۡ أَرۡضِنَا بِسِحۡرِكَ يَٰمُوسَىٰ ٥٧

He said, "Have you come to us to drive us out of our land with your magic, O Moses?

Faraoni tha: “O Musa! Mos vallë, na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës sonë(prej Egjiptit)?” - Faraoni pretendoi se shenjat e jashtëzakonshme që solli Musai ishin magji dhe mashtrime, që fshihnin një qëllim tjetër: dëbimin e popullit nga atdheu dhe marrjen e pushtetit. I mallkuari i thoshte këto fjalë që të ndikonte në zemrat e popullit, sepse dihet që njeriu e do atdheun e vet dhe kërkon ta mbrojë atë. Gjithashtu, njeriu e ka shumë të vështirë të largohet dhe ta braktisë vendin e vet. Kështu, duke i manipuluar me fjalë, Faraoni i bindi njerëzit se ky ishte qëllimi i vërtetë i Musait. Në këtë mënyrë, ata do ta urrenin dhe luftonin Musain, duke mos dashur të dëgjonin më prej tij.

20:58Page 315

فَلَنَأۡتِيَنَّكَ بِسِحۡرٖ مِّثۡلِهِۦ فَٱجۡعَلۡ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكَ مَوۡعِدٗا لَّا نُخۡلِفُهُۥ نَحۡنُ وَلَآ أَنتَ مَكَانٗا سُوٗى ٥٨

Then we will surely bring you magic like it, so make between us and you an appointment, which we will not fail to keep and neither will you, in a place assigned."1

"Por, Ne do të të sjellim ty një magji të ngjashme. -Edhe ne do të demonstrojmë një magji të ngjashme, prandaj na jep një afat:Cakto midis nesh e teje një kohë dhe vend të përshtatshëm takimi, që nuk do ta thyenim as ne e as ti!". - Vendos një ditë për një takim sfidues, që ta dimë të dyja palët. Gjithashtu, lër një vendtakim të njohur, që ta shohin të gjithë përballjen tonë! Atëherë, Musai tha:

20:59Page 315

قَالَ مَوۡعِدُكُمۡ يَوۡمُ ٱلزِّينَةِ وَأَن يُحۡشَرَ ٱلنَّاسُ ضُحٗى ٥٩

[Moses] said, "Your appointment is on the day of the festival when the people assemble at mid-morning."1

Musai tha: “Koha e caktuar le të jetë Dita e Festës, që njerëzit të tubohen paradite.”. – Ai e la përballjen në një ditë feste, kur njerëzit nuk kishin shumë punë e angazhime, prandaj do të vinin të merrnin pjesë të gjithë. Për më tepër që takimi u la paradite, që pjesëmarrja të ishte sa më e madhe dhe njerëzit ta shihnin me sytë e tyre realitetin.

20:60Page 315

فَتَوَلَّىٰ فِرۡعَوۡنُ فَجَمَعَ كَيۡدَهُۥ ثُمَّ أَتَىٰ ٦٠

So Pharaoh went away, put together his plan, and then came [to Moses].

Kështu, Faraoni u kthye, tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin)e caktuar. - Kështu, Faraoni mblodhi popull dhe magjistarë sa mundi, për intrigën e tij kundër Musait. Ai dërgoi njerëzit e tij në të gjitha qytetet për të mbledhur sa më shumë magjistarë të njohur dhe të zotë. Asokohe, magjia ishte e përhapur shumë dhe ishte bërë një njohuri e rëndësishme dhe e vlerësuar ndër njerëz. Si përfundim, Faraoni mblodhi një numër të madh magjistarësh. Të dyja palët dolën në kohën dhe vendin e caktuar. Ishin grumbulluar me mijëra njerëz: të pasur e të varfër, të pushtetshëm dhe popull i thjeshtë, të mëdhenj e të vegjël. Atëherë u bë një reklamë e madhe, që njerëzit të merrnin pjesë masivisht.

20:61Page 315

قَالَ لَهُم مُّوسَىٰ وَيۡلَكُمۡ لَا تَفۡتَرُواْ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا فَيُسۡحِتَكُم بِعَذَابٖۖ وَقَدۡ خَابَ مَنِ ٱفۡتَرَىٰ ٦١

Moses said to them [i.e., the magicians summoned by Pharaoh], "Woe to you! Do not invent a lie against Allāh or He will exterminate you with a punishment; and he has failed who invents [such falsehood]."

Musai u tha atyre(magjistarëve): “Mjerë ju! Mos trilloni gënjeshtra kundër Allahut dhe t’ju shkatërrojë me dënim. Nuk ka dyshim, se ai që trillon(gënjeshtra kundër Allahut), ka për të dështuar.”. - Mos e mbroni të kotën dhe, nëpërmjet magjisë tuaj, të bëheni palë me të! Mos luftoni kundër të vërtetës dhe të trilloni gënjeshtra kundër Allahut, sepse kjo do të sillte ndëshkimin shfarosës mbi ju! Çfarë do që të bëni, do të zhgënjeheni për trillimet e shpifjet tuaja. As ofiqet apo nderet që synoni nga Faraoni nuk do t’i merrni dhe as nga ndëshkimi i Allahut nuk do të shpëtoni. Nuk ka dyshim se fjala e vërtetë dhe e drejtë do të ndikojë te njerëzit dhe zemrat e tyre.

20:62Page 315

فَتَنَٰزَعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّجۡوَىٰ ٦٢

So they disputed over their affair among themselves and concealed their private conversation.

Ata(magjistarët)diskutuan(mes tyre)për këtë çështje, por e mbajtën të fshehtë bisedën. - Pasi dëgjuan fjalët e Musait, magjistarët filluan të grindeshin mes njëri-tjetrit, duke ngritur zërin. Mbase pjesë e polemikës së tyre ishte edhe pyetja: A është Musa me të vërtetën apo jo?! Sidoqoftë, besimi i tyre deri në ato çaste ende nuk po qartësohej. Ajo që Zoti kishte caktuar do të ndodhte patjetër, në mënyrë që, sikurse thuhet në Kur'an: “...jobesimtarët ta dinë se kanë mohuar, pasi e vërteta iu bë e qartë, ndërsa besimtarët të vazhdojnë të besojnë, pasi e vërteta u bë e qartë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.” [Enfal 42]. Ata e mbajtën sekret debatin mes tyre dhe ranë dakord që para njerëzve të dilnin me një qëndrim, me qëllim që populli të ishte i bashkuar në fenë dhe besimet e tyre të kota. Kësisoj, ata dolën në popull dhe thanë:

20:63Page 315

قَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَٰنِ لَسَٰحِرَٰنِ يُرِيدَانِ أَن يُخۡرِجَاكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِمَا وَيَذۡهَبَا بِطَرِيقَتِكُمُ ٱلۡمُثۡلَىٰ ٦٣

They said, "Indeed, these are two magicians who want to drive you out of your land with their magic and do away with your most exemplary way [i.e., religion or tradition].

Pastaj(sipas urdhrit të Faraonit)thanë: “Këta të dy janë magjistarë, që duan t’ju nxjerrin nga toka juaj me magjinë e tyre... -Ja pra këto ishin fjalët që ranë dakort se do t’ia thonë popullit. Kjo fjalë e thënë nga magjistarët para popullit ishte e ngjashme me fjalën e Faraonit thënë më parë. Ka mundësi që kjo përzgjedhje e fjalëve nga magjistarët të jetë rastësore, por ka mundësi që Faraoni t’u ketë dhënë urdhër atyre për t'i folur para popullit. Përveç fjalës së Faraonit ata shtuan edhe disa fjalë kur thanë:... dhe ta zhdukin rrugën tuaj që, pa dyshim, është më e drejta.”. - Këto ishin fjalët që magjistarët ranë dakord të thoshin publikisht, për të nxitur njëri- tjetrin edhe më shumë kundër Musait. Ata thoshin: Musai, nga smira që ka për prestigjin dhe famën tuaj, kërkon të bëhet i famshëm dhe t’ju komandojë ju, që jeni aq të njohur me magjitë tuaja. Ai kërkon t’ju rrëmbejë famën dhe pasurinë, që ju fitoni me magjinë, duke dalë kështu mbi ju.

20:64Page 315

فَأَجۡمِعُواْ كَيۡدَكُمۡ ثُمَّ ٱئۡتُواْ صَفّٗاۚ وَقَدۡ أَفۡلَحَ ٱلۡيَوۡمَ مَنِ ٱسۡتَعۡلَىٰ ٦٤

So resolve upon your plan and then come [forward] in line. And he has succeeded today who overcomes."

"Prandaj vendosni seriozisht për çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok e të bashkuar! Ai që triumfon sot, ai ka fituar!" - Hidhuni në veprim si një trup i vetëm, duke demonstruar gjithë fuqinë tuaj! Për të dalë triumfues, bëhuni të gjithë bashkë, që puna juaj të jetë më e fuqishme! Jepni gjithçka që keni, sepse kush fiton sot, ka fituar gjithçka që synon, qoftë pasuri apo pushtet. Nga fitorja e kësaj dite varen ditët që do të vijnë më pas. Subhanallah! Sa të përkushtuar ishin ata në mbrojtjen e së kotës! Sa këmbëngulës ishin arritjen e qëllimeve të tyre! Ata lëvizën çdo gur që të mposhtnin të vërtetën. Por Allahu dëshiron që të triumfojë vetëm e vërteta dhe të mposhtet e kota!

20:65Page 316

قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِمَّآ أَن تُلۡقِيَ وَإِمَّآ أَن نَّكُونَ أَوَّلَ مَنۡ أَلۡقَىٰ ٦٥

They said, "O Moses, either you throw or we will be the first to throw."

Ja ku erdhi edhe sfida e madhe. Pas përgatitjes së plotë të intrigës, nuk mbetej gjë tjetër veç përballjes:Ata thanë: “O Musa! A do të hedhësh ti, apo të hedhim ne të parët?” - Duke i dhënë të kuptojë se ata do të dilnin patjetër fitimtarë, i lanë Musait mundësinë të përzgjidhte se kush do të fillonte i pari. Musai u tha:

20:66Page 316

قَالَ بَلۡ أَلۡقُواْۖ فَإِذَا حِبَالُهُمۡ وَعِصِيُّهُمۡ يُخَيَّلُ إِلَيۡهِ مِن سِحۡرِهِمۡ أَنَّهَا تَسۡعَىٰ ٦٦

He said, "Rather, you throw." And suddenly their ropes and staffs seemed to him from their magic that they were moving [like snakes].

Musai tha: “Hidhni ju!” Dhe ja, atij iu duk, nga magjia e tyre se litarët dhe shkopinjtë(e magjistarëve)po lëviznin(si gjarpërinj). -Kështu, ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre. Musai iu duk sikur ata po lëviznin dhe zvarriteshin si gjarpërinj, për shkak të magjisë së tyre të fuqishme. Për këtë arsye, Musai ndjeu pak frikë në vete:

20:67Page 316

فَأَوۡجَسَ فِي نَفۡسِهِۦ خِيفَةٗ مُّوسَىٰ ٦٧

And he sensed within himself apprehension, did Moses.

Kështu, Musai ndjeu në vetvete njëfarë frike. - E tillë është natyra e njeriut. Musai vërtet u tremb pak nga ajo që pa, si njeri që ishte, por zemra e tij ishte e bindur dhe e qetë në premtimin e Allahut për ndihmë. Allahu kujdesej për robin dhe profetin e Tij të dashur, prandaj i tha:

20:68Page 316

قُلۡنَا لَا تَخَفۡ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡأَعۡلَىٰ ٦٨

We [i.e., Allāh] said, "Fear not. Indeed, it is you who are superior.

Ne i thamë atij: “Mos ki frikë! Sepse është e sigurt se ti do të jesh triumfues.” - Duke e qetësuar dhe duke i dhënë kurajë, Allahu e siguroi Musain se do të dilte triumfues dhe do t’i mundte ata. Madje, ata do t’i përuleshin Musait. Pastaj e urdhëroi dhe tha:

20:69Page 316

وَأَلۡقِ مَا فِي يَمِينِكَ تَلۡقَفۡ مَا صَنَعُوٓاْۖ إِنَّمَا صَنَعُواْ كَيۡدُ سَٰحِرٖۖ وَلَا يُفۡلِحُ ٱلسَّاحِرُ حَيۡثُ أَتَىٰ ٦٩

And throw what is in your right hand; it will swallow up what they have crafted. What they have crafted is but the trick of a magician, and the magician will not succeed wherever he is."

Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë(shkopin)që t’i gëlltisë menjëherë ato që bënë ata! Ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër, përveçse mashtrim magjistari dhe magjistari kurrë nuk fiton, kudo qoftë. - Hidh shkopin dhe do të shohësh se magjia e tyre nuk ka për t’u sjellë asgjë të pritshme. Gjithçka ishte thjesht iluzion magjistarësh, që mashtrojnë njerëzit dhe ua zbukurojnë të kotën, duke i bërë të mendojnë se janë në të vërtetën. Musai e hodhi shkopin, i cili filloi të gëlltiste gjithçka që paraqitën magjistarët, ndërkohë që njerëzit shihnin ç’po ndodhte. Atëherë, magjistarët e kuptuan se kjo nuk ishte magji, por një mrekulli e madhe nga Allahu, prandaj nxituan menjëherë të shfaqnin besimin e tyre:

20:70Page 316

فَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سُجَّدٗا قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ هَٰرُونَ وَمُوسَىٰ ٧٠

So the magicians fell down in prostration.1 They said, "We have believed in the Lord of Aaron and Moses."

Atëherë, magjistarët u hodhën në sexhde dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e Harunit dhe të Musait.” – Në këtë mënyrë u shfaq e qartë e vërteta dhe u shkatërrua magjia, kurthet dhe intrigat kundër së vërtetës. E gjithë kjo ndodhi para një tubimi të madh njerëzish. Nga ana tjetër, ngjarja ishte mëshirë dhe qartësim i madh për besimtarët. Ndërsa për pabesimtarët ishte dëshpërim, sepse ata nuk do të kishin më asnjë justifikim para Allahut të Madhëruar. Atëherë, Faraoni iu drejtua magjistarëve, tashmë të penduar dhe besimtarë:

20:71Page 316

قَالَ ءَامَنتُمۡ لَهُۥ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِي عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحۡرَۖ فَلَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٖ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمۡ فِي جُذُوعِ ٱلنَّخۡلِ وَلَتَعۡلَمُنَّ أَيُّنَآ أَشَدُّ عَذَابٗا وَأَبۡقَىٰ ٧١

[Pharaoh] said, "You believed him [i.e., Moses] before I gave you permission. Indeed, he is your leader who has taught you magic. So I will surely cut off your hands and your feet on opposite sides, and I will crucify you on the trunks of palm trees, and you will surely know which of us is more severe in [giving] punishment and more enduring."

Faraoni tha: “A i besuat atij para se unë t’ju jap leje?! Ai(Musai)është prijësi juaj, ai që jua mësoi magjinë! -Si guxuat të besonit atë pa më marrë leje e pa u konsultuar me mua?! Kjo ju duk shumë e çuditshme dhe e pa pranueshme Faraonit. Si qe e mundur që ata magjistarë, të cilët deri dje ishin shumë të nënshtruar e të bindur ndaj Faraonit për çdo çështje, të shndërroheshin komplet dhe të besonin Musain pa e pyetur fare atë? Megjithatë, edhe pas kësaj mrekullie të madhe, Faraoni u zhyt edhe më thellë në kufrin dhe tiraninë e tij. Ai filloi ta nënçmonte logjikën e popullit dhe të manipulonte mendjet e tyre. Ai punoi t’i bindte ata se Musai dhe magjistarët e kishin planifikuar gjithë këtë shfaqje, me qëllim që ta përzinin popullin nga Misiri. Pasi u foli gjatë, populli e besoi. I Lartësuari thotë: “Ai (Faraoni) e frikësoi popullin e vet dhe ata e dëgjuan. Ata ishin një popull i shkatërruar.” [Zuhruf 54]. Edhe pse kjo tezë nuk mund të pranohej edhe nga dikush me fare pak mend në kokë dhe që e njihte sadopak realitetin, ata e pranuan. Ata vërtet ishin popull mendjelehtë dhe i shfrenuar. A nuk menduan pak dhe të logjikonin drejt?! Musai erdhi nga Medjeni i vetëm dhe, kur mbërriti në Misir, nuk takoi as magjistarët dhe asnjë njeri tjetër, por direkt shkoi tek Faraoni, për ta ftuar në besimin e drejtë. Ai i tregoi disa shenja e mrekulli, por përsëri Faraoni, duke dashur ta kundërshtonte, dërgoi në çdo qytet njerëz, që t’i gjenin e sillnin magjistarët më të zotë dhe më të sprovuar. Magjistarët shkuan menjëherë te Faraoni, i cili u premtoi shpërblim dhe pushtet, nëse fitonin. Magjistarët shprehën nga ana e tyre përkushtimin më të madh për t’i shërbyer Faraonit dhe për t’u përballur me Musain. Atëherë, a është e mundur që, pas gjithë kësaj, të thuash se kjo u planifikua nga Musai?! Kjo është e pabesueshme. Pastaj Faraoni kërcënoi magjistarët, duke u thënë:Unë do t’jua pres duart e këmbët në të kundërtën e njëra-tjetrës e do t’ju mbërthej në trungjet e hurmave. -Ai i kërcënoi se do t’i ndëshkonte njëlloj si vrasësit dhe kusarët. Ai do t’u priste dorën e djathtë dhe këmbën e majtë, pastaj do t’i kryqëzonte e gozhdonte në trungjet e palmave, në mënyrë që t’i shihte e gjithë bota.Atëherë do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e të pandërprerë.” - Sipas pretendimit të tij, ai qenkësh më i fuqishëm se Allahu dhe dënimi i tij do të vazhdonte përgjithmonë. Kështu e përmbysi realitetin Faraoni, për të frikësuar ata që nuk kishin logjikë dhe që e pasonin si bagëtia. Megjithatë, kur magjistarët panë të vërtetën, pasi Allahu u pati dhënë logjikë të mjaftueshme për të njohur të drejtën dhe realitetin e gjërave, u përgjigjën plot besim e siguri:

20:72Page 316

قَالُواْ لَن نُّؤۡثِرَكَ عَلَىٰ مَا جَآءَنَا مِنَ ٱلۡبَيِّنَٰتِ وَٱلَّذِي فَطَرَنَاۖ فَٱقۡضِ مَآ أَنتَ قَاضٍۖ إِنَّمَا تَقۡضِي هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَآ ٧٢

They said, "Never will we prefer you over what has come to us of clear proofs and [over] He who created us.1 So decree whatever you are to decree. You can only decree for this worldly life.

Ata thanë: “Ne kurrë nuk do të të japim përparësi ty ndaj Argumentave të qarta, që na erdhën dhe ndaj Atij që na krijoi. -Kurrë nuk kemi për të të zgjedhur ty apo ato që ti na premtove, kundrejt asaj që na premton Zoti dhe mrekullive të Tij. Ne jemi të bindur tashmë se Allahu është Zoti i Gjithëfuqishëm, i Madhëruari dhe i Vetmi të cilit duhet t’i nënshtrohemi me adhurim. Çdo forcë tjetër veç Tij është e kotë. E si të të japim ty përparësi, kur Allahu është Ai që na krijoi. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.Prandaj, gjyko për ne si të duash! - Bëj ç’ke për të bërë nga ato që thua: tortura, vrasje apo kryqëzime, se ne nuk na tremb dot!Ti mund të gjykosh(dhe të dënosh)vetëm në jetën e kësaj bote.” - E shumta që ke për të arritur është ndëshkimi në këtë jetë, dhe çdo gjë do të përfundojë këtu. Ndërsa dënimi i Allahut për atë që vazhdon me mohim, ka për të qenë i përjetshëm dhe i tmerrshëm. Këto fjalët e fundit dukej sikur i ktheheshin fjalës së Faraonit, kur tha: “Atëherë do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e të pandërprerë.” Këto fjalë të magjistarëve na mësojnë se njeriu i mençur duhet të krahasojë gjithmonë ndëshkimin e kësaj bote me ndëshkimin e ahiretit, ashtu sikurse duhet të meditojë rreth kënaqësive të kësaj jete dhe atyre të ahiretit, për të ditur se cilës duhet t’i japë përparësi.

20:73Page 316

إِنَّآ ءَامَنَّا بِرَبِّنَا لِيَغۡفِرَ لَنَا خَطَٰيَٰنَا وَمَآ أَكۡرَهۡتَنَا عَلَيۡهِ مِنَ ٱلسِّحۡرِۗ وَٱللَّهُ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰٓ ٧٣

Indeed, we have believed in our Lord that He may forgive us our sins and what you compelled us [to do] of magic. And Allāh is better and more enduring."1

"Ne besuam në Zotin tone. Ai na i faltë gabimet tona dhe magjitë që ti na detyrove(t'i bënim). - Ne pendohemi për kufr-in dhe gjynahet tona. Besimi i shlyen të gjitha të këqijat, ashtu si pendimi i sinqertë fshin të gjitha gjynahet e shkuara. Vini re! Ata thanë: “Ai na i faltë gabimet tona dhe magjitë që ti na detyrove (t'i bënim).” Pra, duket ata nuk e bënë atë punë me dëshirën e tyre, por ishin të detyruar nga Faraoni. Ajo që kuptohet është se, kur Musai i këshilloi: “Mjerë ju! Mos trilloni gënjeshtra kundër Allahut dhe t’ju shkatërrojë me dënim. Nuk ka dyshim, se ai që trillon (gënjeshtra kundër Allahut), ka për të dështuar.”, ndikoi fort në zemrat e tyre, prandaj edhe filluan polemikat mes tyre rreth përballjes. Por Faraoni i detyroi të mbanin një qëndrim të caktuar dhe të fokusoheshin në punën që e kryen më pas. Kjo shpjegon edhe faktin se ata thanë të njëjtat fjalë që tha Faraoni për Musain: “Këta të dy janë magjistarë, që duan t’ju nxjerrin nga atdheu juaj me magjinë e tyre...”. Kështu, ata vazhduan me planin që Faraoni kishte hartuar dhe që ua kishte bërë të detyrueshëm për zbatim. Mbase ishte pikërisht ky detaj, që Zoti i mëshiroi. Ata nuk e dëshironin ta kundërshtonin të vërtetën me kotësi, por vepruan, si i thonë: “me sy mbyllur” dhe të detyruar nga Faraoni. Mbase ky reflektim në zemrat e tyre pas këshillës së Musait, bëri që ata t’i mëshironte Zoti dhe t’ua hapte zemrat për imanin e pastër dhe pendimin e sinqertë. Pastaj ata thanë:Allahu është më i Miri dhe i Përjetshmi." - Allahu është më i Miri shpërblyes dhe na ka premtuar mirësi më të mëdha se ato që na ofron ti. Gjithashtu, shpërblimi i Tij është i përhershëm dhe do të mbetet gjithmonë. Në çdo rast në Kur'an, kur Allahu tregon historinë e Musait dhe Faraonit me magjistarët, ka përmendur se Faraoni i kërcënoi ata se do t’ua këpuste duart e këmbët dhe se do t’i varte në trungje palmash, por asnjëherë nuk është thënë se Faraoni e ekzekutoi këtë ndëshkim. As në hadithe të sakta nuk thuhet se ai e bëri këtë. Që të themi me bindje se ai e ekzekutoi dënimin ose jo, kjo ka nevojë për hadith të saktë e argument të pranueshëm. Sidoqoftë, Allahu e di më mirë. Ndoshta, duke qenë se Faraoni i kërcënoi se do ta jepte atë ndëshkim dhe fakti se ai kishte pushtetin ta ekzekutonte, tregon në njëfarë mënyre se ai e ka kryer diçka të tillë. Gjithashtu, nëse nuk do ta kishte kryer, Allahu do ta përmendte diçka të tillë ose historianët do të zbulonin ndonjë gjë rreth saj.

20:74Page 316

إِنَّهُۥ مَن يَأۡتِ رَبَّهُۥ مُجۡرِمٗا فَإِنَّ لَهُۥ جَهَنَّمَ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحۡيَىٰ ٧٤

Indeed, whoever comes to his Lord as a criminal - indeed, for him is Hell; he will neither die therein nor live.

Atë që do të dalë para Zotit të vet si keqbërës e pret Xhehenemi, ku as nuk do të vdesë dhe as nuk do të jetojë. - Allahu i Madhëruar na njofton se cilido që del para Tij si keqbërës, domethënë i mbushur dhe zhytur në ligësi, gjë kjo që tregon mohimin e tij, dhe vazhdon kështu deri sa të vdesë, për të është përgatitur zjarri i Xhehenemit, brenda të cilit ka vuajtje të mëdha dhe dënime të tmerrshme. Fundi i Xhehenemit është shumë thellë, përvëlimi i tij është i dhimbshëm dhe dënimi i tij ta shkatërron zemrën. Ndëshkimi është i përjetshëm dhe i dënuari as nuk vdes e të qetësohet dhe as nuk bën jetë normale. Jeta në Zjarr është e mbushur me ndëshkime zemre, shpirti dhe trupi të papërshkrueshme e që nuk lehtësohen asnjëherë. I dënuari do të kërkojë ndihmë, por nuk do ta ndihmojë kush, do të lutet dhe askush nuk do ta dëgjojë lutjen e tij. E vetmja “ndihmë” që i vjen është ajo që thotë Zoti: “Ne kemi përgatitur për jobesimtarët një zjarr, muret e të cilit i rrethojnë ata. Nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran, që ua përzhit fytyrën. Sa e shëmtuar është ajo pije, e sa vend i keq është ai!”. [Kehf 28]. Dhe përgjigja e lutjeve të tij: “Heshtni aty e mos mëflisni!” [Muminunë 108].

20:75Page 316

وَمَن يَأۡتِهِۦ مُؤۡمِنٗا قَدۡ عَمِلَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلدَّرَجَٰتُ ٱلۡعُلَىٰ ٧٥

But whoever comes to Him as a believer having done righteous deeds - for those will be the highest degrees [in position]:

Ndërsa ata që do të dalin para Tij si besimtarë dhe kanë bërë vepra të mira, i presin grada të larta. - Ky është ai që shkon te Zoti si besimtar, që i ka besuar Profetit të Tij dhe ka pasuar shpalljet e Tij, me një besim të tillë që e ka nxitur të bëjë vepra të mira, të detyrueshme dhe të pëlqyeshme.

20:76Page 316

جَنَّٰتُ عَدۡنٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ وَذَٰلِكَ جَزَآءُ مَن تَزَكَّىٰ ٧٦

Gardens of perpetual residence beneath which rivers flow, wherein they abide eternally. And that is the reward of one who purifies himself.1

Ato janë Xhenetet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përjetë. -Për të tillët janë gradat e larta dhe të zbukuruara të Xhenetit. Ata do të lumturohen mes kënaqësive të pandërprera, nëpër lumenjtë e rrjedhshëm dhe jetës së këndshme, që do të vazhdojë përjetësisht. Atje ka gjëra që syri s’i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe mendja e njeriut kurrë nuk i ka menduar.Ky është shpërblimi i atyre që janë pastruar(nga mosbesimi). - Ky shpërblim i madh është përgatitur për ata që janë pastruar nga shirku, kufri, shkelja e kufijve të Zotit e mosbindja ndaj Tij. Këta ose i kanë lënë tërësisht të tilla vepra të këqija, ose gjithmonë janë penduar për to. Ata e kanë pastruar veten duke e mësuar dhe ushtruar imanin e pastër. Fjala “tezkije” përmban dy kuptime njëkohësisht: pastrimin nga ndyrësitë e ligësitë dhe shtimin e të mirave dhe mbarësisë. Edhe zekati quhet kështu, sepse ai është pastrim i pasurisë nga të ligat dhe, nga ana tjetër, dhënia e zekatit e shton dhe e përmirëson pasurinë.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском