As-Sa'diAl‑Anbya · 21:71–103

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Anbya 21:71–103

21:71Page 327

وَنَجَّيۡنَٰهُ وَلُوطًا إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَا لِلۡعَٰلَمِينَ ٧١

And We delivered him and Lot to the land which We had blessed for the worlds [i.e., peoples].

Ne e shpëtuam atë së bashku me Lutin, për t’i vënë në atë tokë, që e kemi bekuar për njerëzit. -Askush nuk e besoi Ibrahimin, përveç Lutit, i cili thuhet se ishte djali i të vëllait të Ibrahimit. Allahu i Madhëruar e shpëtoi dhe e bëri të emigronte në një vend, që Zoti thotë: “e kemi bekuar për njerëzit”, pra, në Sham. Luti u largua nga populli i tij, që ishte në Babiloni, për të shkuar në Sham. Prej bekimit dhe mirësisë së Shamit është fakti që shumë profetë kanë dalë në atë vend. Allahu i Madhëruar e zgjodhi Shamin si vendin e pëlqyer për të bërë hixhret i dashuri i Tij, Ibrahimi (a.s). Në Sham ndodhet edhe njëra nga tre xhamitë e shenjta, xhamia Bejtul Mukaddes.

21:72Page 327

وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ نَافِلَةٗۖ وَكُلّٗا جَعَلۡنَا صَٰلِحِينَ ٧٢

And We gave him Isaac and Jacob in addition, and all [of them] We made righteous.

Ne i falëm atij Is’hakun dhe më pas edhe Jakubin, si dhuratë. -Pasi Ibrahimi u distancua nga populli i tij, Allahu i Madhëruar i dhuroi si fëmijë Is’hakun, i cili më vonë u bë babai i profetit Jakub. Këta ia dhuroi pasi Ibrahimi ishte plakur, ndërsa gruaja e tij Sara ishte beronjë. Melekët e përgëzuan se Zoti do t’i dhuronte Is’hakun, dhe pas Is’hakut, do t’i dhurojë Jakubin (djali i Is’hakut). Jakubi është Israili, nga i cili do të rridhte një popull i madh (bijtë e Izraelit). Ndërsa nga Ismaili, që ishte djali i madh dhe i parë i Ibrahimit, do të rridhte populli i nderuar nga Zoti, populli arab, nga i cili do të dilte zotëria i gjithë bijve të Ademit, Muhamedi (a.s). Allahu thotë:Që të gjithë i bëmë të mirë. -Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin i bëmë të mirë. Ata i zbatonin me përpikmëri porositë dhe detyrimet ndaj Zotit, por edhe detyrimet ndaj krijesave.

21:73Page 328

وَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَئِمَّةٗ يَهۡدُونَ بِأَمۡرِنَا وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡهِمۡ فِعۡلَ ٱلۡخَيۡرَٰتِ وَإِقَامَ ٱلصَّلَوٰةِ وَإِيتَآءَ ٱلزَّكَوٰةِۖ وَكَانُواْ لَنَا عَٰبِدِينَ ٧٣

And We made them leaders guiding by Our command. And We inspired to them the doing of good deeds, establishment of prayer, and giving of zakāh; and they were worshippers of Us.

Ne i bëmë ata shembuj të mirë, që udhëzonin sipas urdhrit Tonë. -Ata u bënë udhëheqës, që, me urdhrin e Zotit, u treguan njerëzve udhën e drejtë. Kjo është mirësia më e madhe që Zoti i jep një njeriu: ta bëjë atë udhëheqës, nëpërmjet të cilit, udhëtarët drejt Zotit të gjejnë rrugën e duhur. Allahu i Madhëruar ua dha këtë mirësi atyre, pasi ata ishin të durueshëm dhe, njëkohësisht, ishin të bindur plotësisht në shpalljen dhe diturinë e madhe që Zoti u dhuroi. Allahu i Lartësuar thotë që: “udhëzonin sipas urdhrit Tonë.” Pra, ata i udhëzonin njerëzit në fenë dhe besimin që Zoti shpalli, jo sipas mendjes së tyre. Ata ftonin veçse në fenë e Zotit, pa shtuar ose hequr asgjë prej saj. Ata ftonin veçse në ato vepra dhe adhurime që Zoti i pëlqen dhe të cilat i ka shtjelluar në shpalljet e Tij. Njeriu kurrë nuk mund të bëhet udhëheqës i drejtë, derisa të udhëheqë në fenë e Zotit dhe sipas fesë së Zotit.Ne i orientuam në vepra të mira, në faljen e namazit dhe në dhënien e zekatit. Ata ishin adhurues të sinqertë. - Ata i përkryejnë adhurimet dhe veprat e mira që e kënaqin Allahun, madje i ftojnë edhe njerëzit e tjerë për këtë gjë. Këtu përfshihen të gjitha llojet e mirësive, qofshin adhurime që kanë lidhje me të drejtën e Zotit, qoftë bamirësi apo detyrime që kanë lidhje me krijesat. Megjithatë, duke treguar rëndësinë e madhe të disa adhurimeve të caktuara, Allahu i thekson në mënyrë të veçantë ato, duke shtuar: “...në faljen e namazit dhe në dhënien e zekatit...”. Ai njeri që i përkryen këto dy adhurime ashtu siç është urdhëruar, konsiderohet si një nga ata që përpiqen për lartësimin e fesë. Ndërsa ata që dështojnë në këto dy adhurime, në çështjet e tjera të fesë janë akoma më të humbur. Namazi është adhurimi më i mirë në drejtim të plotësimit të hakut të Zotit, ndërsa zekati është adhurimi më i mirë në drejtim të plotësimit të hakut dhe bamirësisë ndaj krijesave. Pastaj Zoti i Lartësuar i përshkruan si: “adhurues të sinqertë”. Ata ishin të sinqertë dhe të pastër, sepse adhuronin vetëm Allahun si Një e të vetëm. Ata ishin të vazhdueshëm në adhurimet me zemrën, gjuhën dhe trupin e tyre në të shumtën e kohës. Adhurimi i Allahut me teuhid, për hir të së cilit Ai i krijoi, por edhe i urdhëroi, ishte atributi kryesor i tyre.

21:74Page 328

وَلُوطًا ءَاتَيۡنَٰهُ حُكۡمٗا وَعِلۡمٗا وَنَجَّيۡنَٰهُ مِنَ ٱلۡقَرۡيَةِ ٱلَّتِي كَانَت تَّعۡمَلُ ٱلۡخَبَٰٓئِثَۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمَ سَوۡءٖ فَٰسِقِينَ ٧٤

And to Lot We gave judgement and knowledge, and We saved him from the city that was committing wicked deeds. Indeed, they were a people of evil, defiantly disobedient.

Edhe Lutin e bëmë profet dhe të ditur. -Allahu i Madhëruar e lavdëron Profetin e Tij, Lutin (a.s), duke e përshkruar si dijetar të madh të fesë dhe gjykatës të drejtë për njerëzit. Allahu ia dhuroi diturinë dhe gjykueshmërinë e drejtë dhe Ai e dërgoi si profet në popullin e tij. Luti e ftoi popullin në adhurimin e Allahut dhe i paralajmëroi për ndëshkimin, për shkak të veprave të poshtra që kryenin. Ai i ftoi pandërprerë dhe pa u lodhur, por ata vazhduan në perversitetin e tyre.Ne e shpëtuam atë prej atij vendi që bënte vepra të ndyra. - Ata nuk iu përgjigjën ftesës së tij, prandaj Allahu ua ktheu përmbys vendbanimet dhe u zbriti një dënim shfarosës, që nuk la asnjë të gjallë mbi dhe. Ata u ndëshkuan kështu, sepse - siç thotë edhe Allahu - ata ishin një popull i keq, që shkelën çdo kufi.Ata ishin një popull i keq dhe i shfrenuar. -Ata e refuzuan njeriun që i ftonte në rrugën e Zotit, madje e kërcënuan se do ta dëbonin nga vendi. Por Allahu i Madhëruar e shpëtoi Lutin dhe familjen e tij, duke e urdhëruar që të iknin herët, pa çelur dita, që të largoheshin sa më shumë nga ai vend, i cili do të goditej nga zemërimi dhe ndëshkimi i Allahut. Kështu, ata u larguan dhe shpëtuan, me mirësinë dhe kujdesin e madh të Allahut.

21:75Page 328

وَأَدۡخَلۡنَٰهُ فِي رَحۡمَتِنَآۖ إِنَّهُۥ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٧٥

And We admitted him into Our mercy. Indeed, he was of the righteous.

Atë e shpëtuam dhe e përfshimë në mëshirën Tonë. -Çdokush që hyn në mëshirën e Allahut është i siguruar nga e keqja, frika dhe ankthi dhe ka për të arritur lumturinë dhe emrin e mirë në botë.Ai ishte vërtet prej më të mirëve. –I tillë ishte Luti (a.s.), sepse ai bënte vepra të mira. Nuk ka dyshim se përmes veprave të mira, Allahu ndreq të metat që gjenden te njeriu. Veprat e mira janë shkaqe që të fusin në mëshirën e Allahut, ashtu sikundër gjynahet bëhen shkak që të privohesh nga mëshira e Allahut. Njerëzit që bëjnë më tepër vepra të mira janë profetët, prandaj Allahu i Madhëruar i përshkruan ata si punëmirë. Edhe Sulejmani u lut që të ishte vepërmirë, kur tha: “Zoti im, më mundëso që të falënderoj për të mirat e Tua, që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, që Ti i pëlqen! Me mëshirën Tënde, më fut në mesin e robërve të Tu të mirë!”. [Neml 19].

21:76–77Page 328

وَنُوحًا إِذۡ نَادَىٰ مِن قَبۡلُ فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ فَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ ٧٦

And [mention] Noah, when he called [to Allāh]1 before [that time], so We responded to him and saved him and his family from the great affliction [i.e., the flood].

وَنَصَرۡنَٰهُ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمَ سَوۡءٖ فَأَغۡرَقۡنَٰهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٧٧

And We aided [i.e., saved] him from the people who denied Our signs. Indeed, they were a people of evil, so We drowned them, all together.

(Kujto)Nuhun, kur na pati thirrur dikur e Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga tmerri i madh (përmbytja). Ne e mbrojtëm atë prej popullit që i përgënjeshtronte argumentet Tona. Me të vërtetë ai ishte një popull i dhënë pas së keqes, prandaj Ne i përmbytëm që të gjithë. -Kujtoni robin, adhuruesin e sinqertë dhe Profetin Tonë të dashur Nuh (a.s). Kujtoje atë duke e lavdëruar dhe treguar cilësitë dhe virtytet e tij të larta. Allahu e dërgoi Nuhun si profet te populli i tij. Ai qëndroi mes tyre 950 vjet, duke i ftuar të adhuronin Allahun e Madhëruar si Një të vetëm dhe për t’u larguar nga idhujtaria. Ai i këshillonte në çdo gjendje e kohë, natë e ditë, haptazi dhe fshehtazi. Por kur e pa që tek ata nuk ndikonin aspak paralajmërimet, kërcënimet dhe këshillat, Nuhu iu lut Zotit të tij, duke thënë: “O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët! Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë. O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”. [Nuh 26 - 28]. Dhe Allahu iu përgjigj lutjes së tij, duke i përmbytur të gjithë dhe duke mos lënë asnjë prej tyre gjallë. Allahu shpëtoi vetëm Nuhun, familjen e Nuhut dhe pasuesit e tij besimtarë, duke i bartur në një anije të mbushur plot. Allahu bëri që vetëm pasardhësit e familjes së tij të mbetur të vazhdonin jetën e të shtoheshin. E gjithë bota janë pasardhës të Nuhut. Kështu e ndihmoi Allahu Nuhun kundër popullit që u tall me të.

21:78Page 328

وَدَاوُۥدَ وَسُلَيۡمَٰنَ إِذۡ يَحۡكُمَانِ فِي ٱلۡحَرۡثِ إِذۡ نَفَشَتۡ فِيهِ غَنَمُ ٱلۡقَوۡمِ وَكُنَّا لِحُكۡمِهِمۡ شَٰهِدِينَ ٧٨

And [mention] David and Solomon, when they judged concerning the field - when the sheep of a people overran it [at night],1 and We were witness to their judgement.

Kujtoju njerëzve edhe këta dy profetë të nderuar, Daudin dhe Sulejmanin, duke i lavdëruar dhe duke treguar gradën e tyre të lartë. Allahu i Madhëruar u dhuroi atyre dituri të gjerë dhe i bëri udhëheqës të mëdhenj e gjykatës të drejtë mes njerëzve:(Kujto) Daudin e Sulejmanin, kur gjykonin për çështjen e tokës së mbjellë në të cilën kishin kullotur natën delet e disa njerëzve! Ne e dëshmuam gjykimin e tyre. –Historia thotë se pronari i një are u ankua tek Daudi se disa njerëz kishin kullotur bagëtitë në arën e tij, duke ia shkatërruar të mbjellat. Daudi (a.s) gjykoi që bagëtitë që kishin shkatërruar të mbjellat duhej t’i jepeshin të zotit të tokës, duke u nisur nga fakti se pronarët e bagëtive ishin treguar të pakujdesshëm. Kështu, ky vendim do të ishte një masë ndëshkimore për ta. Ndërsa Sulejmani gjykoi ndryshe. Ai sugjeroi që të zotët e bagëtive t’ia linin bagëtitë pronarit të tokës, që ai të përfitonte nga qumështi e leshi i tyre, ndërsa ata të punonin në arën e tij, derisa ta kthenin në gjendjen që ishte. Në fund, secili do të merrte pasurinë që kishte patur gjithmonë: ata do të merrnin bagëtitë mbrapsht dhe ai do të merrte arën në gjendjen që e kishte. Sigurisht që ky ishte një gjykim shumë i drejtë dhe i urtë, që dëshmonte për zgjuarsinë dhe mprehtësinë e Sulejmanit, siç thotë i Madhëruari:

21:79Page 328

فَفَهَّمۡنَٰهَا سُلَيۡمَٰنَۚ وَكُلًّا ءَاتَيۡنَا حُكۡمٗا وَعِلۡمٗاۚ وَسَخَّرۡنَا مَعَ دَاوُۥدَ ٱلۡجِبَالَ يُسَبِّحۡنَ وَٱلطَّيۡرَۚ وَكُنَّا فَٰعِلِينَ ٧٩

And We gave understanding of it [i.e., the case] to Solomon, and to each [of them] We gave judgement and knowledge. And We subjected the mountains to exalt [Us], along with David and [also] the birds. And We were doing [that].1

Ne ia mundësuam Sulejmanit të kuptonte(përgjigjen e saktë) për çështjen. -Në këtë çështje, Allahu i mundësoi Sulejmanit të jepte një gjykim më të drejtë. Kjo nuk do të thotë që Allahu nuk i kishte dhënë edhe Daudit urtësi për çështje të tjera, prandaj duke i lëvduar të dy, at e bir, thotë:Secilit(prej tyre)u patëm dhënë urtësi e dituri. -Kjo tregon, gjithashtu, se gjykatësi mund t’ia qëllojë së drejtës në gjykimin e tij, por mund edhe të gabojë. E rëndësishme është që ai të bëjë çdo gjë të mundshme për të vërtetën dhe drejtësinë. Më pas, Allahu i Madhëruar tregon edhe veçoritë e secilit prej tyre:Ne bëmë që malet dhe shpendët të Na madhërojnë(bëjnë tesbih)së bashku me Daudin. Ishim Ne që i bëmë (të gjitha këto). -Daudi ishte ndër më të përkushtuarit në adhurim, sidomos në drejtim të tesbih-ut, lavdërimit dhe madhërimit të Allahut, i Cili i kishte dhuruar një zë të mrekullueshëm. Zëri i tij ishte i pashembullt, aq sa kur ai i bënte tesbih Zotit, së bashku me të bënin tesbih malet e heshtura dhe zogjtë në qiell. Kjo ishte një dhunti e madhe nga Zoti, i Cili thotë: “Ne kemi mundësi dhe e bëmë”. Pra, ishte Allahu Ai që ia dhuroi dhe e bëri të ishte i tillë.

21:80Page 328

وَعَلَّمۡنَٰهُ صَنۡعَةَ لَبُوسٖ لَّكُمۡ لِتُحۡصِنَكُم مِّنۢ بَأۡسِكُمۡۖ فَهَلۡ أَنتُمۡ شَٰكِرُونَ ٨٠

And We taught him the fashioning of coats of armor to protect you from your [enemy in] battle. So will you then be grateful?

Ne i mësuam atij(Daudit) punimin e parzmoreve (të hekurta)për ju, që t’ju mbrojnë në raste lufte. -Allahu i Madhëruar i mësoi Daudit (a.s) punimin e parzmoreve. Ai ishte i pari që i punoi ato, pastaj të tjerët e morën prej tij. Allahu i Madhëruar ia zbuti Daudit hekurin dhe e mësoi si ta punonte atë. Dobia e kësaj aftësie është shumë e madhe. Allahu thotë: “Ne i mësuam atij punimin e parzmoreve, që t’ju mbrojnë në raste lufte.” Parzmoret ju mbrojnë trupin gjatë betejave.Atëherë a nuk do të jeni mirënjohës për këtë? - Përse nuk i shprehni Allahut mirënjohje për këto bekime? Është Allahu Ai që ia mësoi robit të Tij, Daudit, këtë aftësi dhe ia mundësoi ta përkryente, siç thotë në këtë ajet kuranor: “Ai ju mundësoi të keni veshje që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe veshje që ju mbrojnë në luftë. Kështu i plotëson Allahu të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni.” [Nahl 81]. Ka mundësi që Allahu ta ketë mësuar Daudin të bënte mburojat prej hekuri, duke ia zbutur mrekullisht hekurin, që ai ta punonte me dorë, si të ishte baltë. Shumë shpjegues të Kur'anit thonë se Allahu i Madhëruar ia mundësoi Daudit që ta punonte hekurin si të ishte baltë argjile, pa qenë e nevojshme që ta shkrinte në zjarr. Ky është njëri mendim. Një shpjegim tjetër thotë se Allahu e mësoi Daudin që ta punonte hekurin me mënyrat që njohim sot, duke e shkrirë atë në fillim. Ky mendim duket më i qartë, sepse Allahu e tregon këtë si mirësi të Tij ndaj njerëzve, që duhet ta falënderojnë Atë. Nëse kjo aftësi nuk do të ishte e mundur për ta sot, Allahu nuk do ta përmendte si mirësi ndaj tyre. Ajeti nuk synon të përmendë vetëm parzmoret që bëri Daudi me duart e tij, por synon parzmoret në përgjithësi, si një mirësi që Zoti u dhuroi krijesave. Pastaj, mendimi i parë nuk mbështetet në ndonjë argument të veçantë, përveç fjalës së Allahut: “Ne i mësuam atij punimin e parzmoreve.” Por në këtë ajet nuk thuhet se ato bëheshin me mënyra të jashtëzakonshme.

21:81Page 328

وَلِسُلَيۡمَٰنَ ٱلرِّيحَ عَاصِفَةٗ تَجۡرِي بِأَمۡرِهِۦٓ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَاۚ وَكُنَّا بِكُلِّ شَيۡءٍ عَٰلِمِينَ ٨١

And to Solomon [We subjected] the wind, blowing forcefully, proceeding by his command toward the land which We had blessed. And We are ever, of all things, Knowing.

Për Sulejmanin bëmë që era e furishme të frynte sipas dëshirës së tij duke e shoqëruar atë, drejt tokës që Ne e kemi bekuar. -Allahu e vuri erën nën komandën e Sulejmanit. Ai udhëtonte nga lindja në perëndim, duke filluar nga Shami, që ishte atdheu i tij. Ai shkonte ku shkonte e kthehej përsëri në Shamin e bekuar.Ne Dimë gjithçka. -Dituria e Allahut ka përfshirë gjithçka. Allahu di për Daudin dhe Sulejmanin dhe për përkushtimin e tyre, prandaj i ngriti në grada të larta.

21:82Page 329

وَمِنَ ٱلشَّيَٰطِينِ مَن يَغُوصُونَ لَهُۥ وَيَعۡمَلُونَ عَمَلٗا دُونَ ذَٰلِكَۖ وَكُنَّا لَهُمۡ حَٰفِظِينَ ٨٢

And of the devils [i.e., jinn] were those who dived for him and did work other than that. And We were of them a guardian.1

Disa nga shejtanët zhyteshin për të(në thellësi të ujërave)dhe bënin edhe punë të tjera për të. -Edhe kjo ishte një nga veçoritë e Sulejmanit. Allahu i Madhëruar i vuri shejtanët dhe xhindët ifritë nën kontrollin e Sulejmanit. Ai i kishte detyruar shejtanët dhe xhindët që të bënin për të punë, që askush tjetër nuk mund t’i bënte. Disa prej tyre zhyteshin në det për të nxjerrë smeralde, korale, diamante dhe shumë thesare të tjera. Disa të tjerë bënin për Sulejmanin faltore, skulptura, vaska të mëdha si oaze dhe kazanë të mëdhenj e të palëvizshëm.” [Sebe 13]. Një grup prej tyre, Sulejmani e detyroi për të ndërtuar faltoren në Palestinë, pra, xhaminë Aksa. Ata ia kishin aq shumë frikën, saqë edhe kur ai vdiq, ata vazhduan të punonin edhe një vit tjetër pas tij, derisa u siguruan se Sulejmani kishte vdekur.Dhe ishim Ne që i ruanim ata(të mos shmangeshin). -Ata nuk kishin mundësi që të refuzonin e të mos i bindeshin Sulejmanit. Ishte Allahu që i mbante ata të nënshtruar me forcën, pushtetin dhe sundimin e Tij.

21:83Page 329

۞ وَأَيُّوبَ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَسَّنِيَ ٱلضُّرُّ وَأَنتَ أَرۡحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ ٨٣

And [mention] Job, when he called to his Lord, "Indeed, adversity has touched me, and You are the most merciful of the merciful."

(Kujto) Edhe Ejubin, kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Mua më ka gjetur një e keqe dhe Ti je më Mëshiruesi ndër mëshiruesit.” - Tregoju atyre edhe për robin adhurues dhe Profetin Tonë, Ejubin duke nxjerë në pah virtytet e tij të larta dhe duke e lëvduar e nderuar kujtimin dhe gradat e tij! Allahu e sprovoi atë me një vështirësi shumë të madhe, por ai u tregua durimtar i pashembullt dhe i kënaqur me caktimin e Zotit. Përveç kësaj, edhe shejtani i mallkuar po e mundonte Ejubin në trup, si sprovë nga Allahu. Shejtani i mallkuar i fryu Ejubit në trup dhe atij iu hapën plagë të shumta, me të cilat ai lëngoi në shtrat për një kohë shumë të gjatë. Sprova u bë edhe më e dhimbshme me vdekjen e të gjithë familjes dhe me shkatërrimin e të gjithë pasurisë së tij. Por ky durimtar i pashembull përsëri i lutej Zotit me edukatë, duke thënë: “Mua më ka rënë një sprovë e madhe, kurse Ti je më Mëshiruesi ndër mëshiruesit.” Kështu, Ejubi kërkoi afrim me një mënyrë shumë të dashur për Allahun: së pari, duke i treguar dobësinë dhe gjendjen e tij nevojtare, iu ankua Allahut për dhimbjet e tij. Së dyti, duke përmendur një nga emrat dhe cilësitë e Zotit, si më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve, sepse për mëshirë kishte nevojë. Prandaj Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij:

21:84Page 329

فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ فَكَشَفۡنَا مَا بِهِۦ مِن ضُرّٖۖ وَءَاتَيۡنَٰهُ أَهۡلَهُۥ وَمِثۡلَهُم مَّعَهُمۡ رَحۡمَةٗ مِّنۡ عِندِنَا وَذِكۡرَىٰ لِلۡعَٰبِدِينَ ٨٤

So We responded to him and removed what afflicted him of adversity. And We gave him [back] his family and the like thereof with them as mercy from Us and a reminder for the worshippers [of Allāh].

Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam ato vuajtje dhe ia bëmë familjen e tij dyfish nga Mëshira Jonë. -Ejubi goditi tokën me këmbë dhe menjëherë prej saj buroi ujë i ftohtë, nga i cili ai u la dhe piu. Kështu Allahu i Madhëruar ia largoi të keqen, që e kishte zënë dhe munduar për një kohë të gjatë. Përveç kësaj, Allahu thotë: “ia dyfishuam familjen, nga mëshira Jonë.” Zoti i dhuroi familje e pasuri edhe më të madhe nga ajo që e kishte humbur. Ai i dhuroi më shumë pasardhës nga ata që iu larguan nga kjo botë. E gjitha kjo ishte, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “...nga mëshira Jonë.” Kështu e mëshiroi Zoti, sepse Ejubi bëri durim dhe u kënaq me caktimin e Tij. Zoti i dha një shpërblim të shpejtë që në këtë jetë, para shpërblimit të ahiretit, që sigurisht do të jetë shumë herë më i madh.Ne e bëmë atë si kujtim për të gjithë adhuruesit (e devotshëm). -Ky është shembulli që duhet të shohin adhuruesit e Allahut. Janë pikërisht adhuruesit, që mund të përfitojnë nga mësimet e Allahut. Kur ata shohin se si Allahu e sprovoi Ejubin (a.s.), dhe pastaj ia largoi të keqen dhe e shpërbleu me bujari, kuptojnë se shkak për këtë fund ishte durimi, ky virtyt kaq i lartë dhe i rëndësishëm për të qenë adhurues e rob i Rrahmanit. Allahu e lëvdon Ejubin pikërisht për këtë veti: “Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob i mirë ishte ai! Ai ishte i kthyer te Zoti.” [Sad 44]. Të gjithë adhuruesit e sinqertë e kanë Ejubin si shembull për durimin dhe nënshtrimin e tij plot përvuajtje e përulësi para Allahut, sa herë që sprovohen me halle e vuajtje.

21:85–86Page 329

وَإِسۡمَٰعِيلَ وَإِدۡرِيسَ وَذَا ٱلۡكِفۡلِۖ كُلّٞ مِّنَ ٱلصَّٰبِرِينَ ٨٥

And [mention] Ishmael and Idrees and Dhul-Kifl; all were of the patient.

وَأَدۡخَلۡنَٰهُمۡ فِي رَحۡمَتِنَآۖ إِنَّهُم مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٨٦

And We admitted them into Our mercy. Indeed, they were of the righteous.

(Kujto)Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin! Që të gjithë ishin durimtarë. Ne i përfshimë ata në mëshirën Tonë, sepse ishin prej të mirëve. -Kujto robërit dhe adhuruesit Tanë të zgjedhur. Kujto të dërguarit Tanë me respekt e nderime. Kujto Ismailin, birin e Ibrahimit, kujto Idrisin dhe Dhulkiflin. Të gjithë këta ishin ishin të dërguar të nderuar të Zotit. Allahu i përshkruan ata si të durueshëm. Durimi është përmbajtja dhe frenimi i vetes nga ato gjëra të ndaluara që ajo i kërkon, me natyrën e saj gabimtare. Këtu bëhet fjalë për të tre lloje të durimit:1. Durimi për të kryer urdhëresat në bindje ndaj Allahut.2. Durim për t’iu larguar dhe përmbajtur veten ndaj ndalesave e mosbindjes ndaj Zotit.3. Durimi në caktimin e Zotit, si dhe fatkeqësitë e dhimbshme.Kështu, nuk e meriton që të quhesh i durueshëm, derisa t’i plotësosh të treja këto lloje të durimit. Kjo tregon se profetët i arritën të gjitha llojet e durimit, sepse Allahu i përshkroi me këtë emër. Zoti i përshkruan ata edhe si të mirë. Ky cilësim është për të gjitha aspektet. Ata ishin të mirë dhe përmirësuan më shumë zemrat e tyre. Këtë e bënë duke njohur Zotin dhe duke marrë dituri për Të, duke e dashur Atë dhe duke u kthyer drejt Tij të nënshtruar e të penduar në çdo kohë. Ata ishin të mirë edhe në fjalët e tyre dhe përmirësuan më tepër gjuhën e tyre, sepse gjuha e tyre gjithmonë kujtonte Zotin dhe e lëvdonte Atë. Ata ishin të mirë dhe përmirësues në veprat e trupit. Ata e përdorën trupin e tyre për të bërë punë në bindje ndaj Allahut dhe e përmbajtën veten nga gjynahet dhe poshtërsitë. Kështu, prej durimit dhe mirësisë së tyre, Allahu i përfshiu në mëshirën e Tij dhe i tuboi së bashku me të gjithë vëllezërit e tyre profetë, për t’i shpërblyer në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Vetëm përmendja që Allahu u bën këtyre të zgjedhurve ndër shekuj e ndër brezat e popujve, do të mjaftonte si nderim e shpërblim i madh për ta.

21:87Page 329

وَذَا ٱلنُّونِ إِذ ذَّهَبَ مُغَٰضِبٗا فَظَنَّ أَن لَّن نَّقۡدِرَ عَلَيۡهِ فَنَادَىٰ فِي ٱلظُّلُمَٰتِ أَن لَّآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنتَ سُبۡحَٰنَكَ إِنِّي كُنتُ مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ ٨٧

And [mention] the man of the fish [i.e., Jonah], when he went off in anger1 and thought that We would not decree [anything] upon him.2 And he called out within the darknesses,3 "There is no deity except You; exalted are You. Indeed, I have been of the wrongdoers."

(Kujto)Edhe Dhen-nunin(Junusin)... -Ky ishte profeti Junus, djaloshi i peshkut. Përmende me nderim dhe respekt historinë e tij. Allahu i Madhëruar e dërgoi te populli i tij, por ata nuk e besuan, prandaj ai i kërcënoi se do t’i godiste dënimi në një kohë të caktuar. Kur dënimi filloi të zbriste dhe ata po e shihnin me sytë e tyre, ata nisën të qanin dhe të shprehnin pendimin tek Zoti i tyre. Allahu dëshiroi që t’ua largonte dhe t’i shpëtonte nga dënimi i Tij. Ky është i vetmi popull që Allahu ua largoi dënimin pasi ai nisi të zbriste. I Madhëruari thotë: “Përse nuk pati ndonjë vend, banorët e të cilit të besonin dhe t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin poshtërues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar.” [Junus 98]. Gjithashtu: “Ne e dërguam atë te njëqind mijë (njerëz) e më shumë, dhe ata i besuan. Ne i lamë të jetojnë, deri në kohën e caktuar.” [Safat 147, 148]. Ky popull i madh e besoi Zotin pasi ishte ftuar nga Junusi, dhe kjo është një nga mirësitë dhe vlerat më të mëdha të këtij Profeti. Tregohet se, për një moment, Junusi u largua i zemëruar nga populli i tij, që nuk po e besonte. Ai mendoi se Allahu nuk do të caktonte për të ndonjë masë, për këtë veprim të nxituar. Kështu, ai hipi në anije, së bashku me njerëz të tjerë. Gjatë lundrimit, njerëzit u detyruan të zvogëlonin peshën e anijes dhe ranë dakord që ta hidhnin në short dhe, kujt t’i binte shorti, do të hidhej në det. Shorti i ra Junusit, prandaj ai u hodh në det, ku e gëlltiti një peshk i madh. Peshku me Junusin në bark u zhyt në thellësi të detit. Atëherë, Junusi filloi t’i lutej Zotit, duke thënë: “La ilahe il-la ente subhaneke in-ni kuntu minedh-dhalimin”. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Teje. Ti je i Pastër nga çdo mangësi. Unë vërtet, kam qenë i pa drejtë." Me këto fjalë, ai dëshmoi njëshmërinë e Allahut në meritën e adhurimit dhe e dëlirësoi nga çdo mangësi e kotësi. Gjithashtu, Junusi pranonte që kishte gabuar dhe ishte nxituar. “Sikur ai të mos kishte qenë prej atyre që e përmendin shumë Zotin, ai do të mbetej në barkun e tij (peshkut) deri Ditën e Ringjalljes.” [Safat 143, 144]. “Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga dëshpërimi.” Allahu e shpëtoi Junusin nga telashi ku kishte rënë. Pastaj i Madhëruari thotë: “Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.” Ky është një premtim dhe lajm i mirë për çdo besimtar që ka rënë në ngushti e dëshpërim, se Allahu ka për ta shpëtuar e lehtësuar për shkak të besimit të tij, ashtu siç bëri me Junusin (a.s).

21:88–89Page 329

فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ وَنَجَّيۡنَٰهُ مِنَ ٱلۡغَمِّۚ وَكَذَٰلِكَ نُـۨجِي ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٨٨

So We responded to him and saved him from the distress. And thus do We save the believers.

وَزَكَرِيَّآ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥ رَبِّ لَا تَذَرۡنِي فَرۡدٗا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡوَٰرِثِينَ ٨٩

And [mention] Zechariah, when he called to his Lord, "My Lord, do not leave me alone [with no heir], while You are the best of inheritors."

(Kujto)Edhe Zekirijan kur iu lut Zotit të vet: “O Zoti im! Mos më lër të vetëm (pa fëmijë)! -Kujtoje adhuruesin dhe profetin Zekeria, që të nxjerrësh në pah vlerat e mëdha të tij! Një ndër cilësitë më të spikatura të tij ishte kujdesi i madh për popullin e tij, që mes tyre të kishte gjithmonë profetë e paralajmërues. Pikërisht me këtë qëllim, kur ishte në prag vdekjes, Zekeria u lut dhe tha: “O Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat e më është zbardhur koka nga thinjat. O Zoti im! Unë asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar me lutjet e mia drejtuar Ty.”. Unë kam frikë për popullin tim (se do të mbeten pa udhëheqës) pas meje dhe gruaja ime është beronjë. Më dhuro nga mirësia Jote një trashëgimtar (të denjë)të jetë trashëgimtari im dhe i familjes së Jakubit dhe bëje atë, o Zoti im, të mirë!” [Merjem 4 – 6]. Nga këto ajete kuptojmë qëllimin e lutjes së Zekerias: “O Zoti im! Mos më lër të vetmuar!” Pra, kur pa se po i afrohej vdekja, u druajt se askush nuk do të vazhdonte t’i ftonte njerëzit në rrugën e Allahut, që t’u mësonte atyre fenë e vërtetë dhe ritet e adhurimeve.Ti je trashëgimtari më i mirë. –Ti, o Zot, je më i miri dhe më i dashuri që do të kujdeset për popullin tim, pasi unë të vdes. Ti je më i mëshirshëm për njerëzit sesa unë, por unë dua të më qetësohet zemra e të më rehatohet shpirti. Unë dëshiroj që, nëpërmjet këtij fëmije, të më shtohet pesha e veprave të mia të mira.

21:90Page 329

فَٱسۡتَجَبۡنَا لَهُۥ وَوَهَبۡنَا لَهُۥ يَحۡيَىٰ وَأَصۡلَحۡنَا لَهُۥ زَوۡجَهُۥٓۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ يُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِ وَيَدۡعُونَنَا رَغَبٗا وَرَهَبٗاۖ وَكَانُواْ لَنَا خَٰشِعِينَ ٩٠

So We responded to him, and We gave to him John, and amended for him his wife. Indeed, they used to hasten to good deeds and supplicate1 Us in hope and fear, and they were to Us humbly submissive.

Ne ia pranuam lutjen dhe i dhuruam Jahjanë... -Allahu i dhuroi këtë djalë të dashur, që do të ishte një Profet shumë i nderuar. Askush para Jahjas nuk ishte quajtur ashtu.Ne e shëruam shterpësinë e bashkëshortes së tij për të. –Gruaja e tij, që më parë ishte beronjë dhe nuk bënte fëmijë, u rregullua. Zoti e bëri organizmin e saj të gatshëm për të bërë një fëmijë për Profetin e Tij të dashur. Kjo është dobia që të vjen nga shoku i mirë. Edhe ty të përfshin mirësia dhe bekimi, ashtu si shoku i mirë. Fryt i lidhjes martesore të Zekerias ishte Jahja, një fëmijë i dashur dhe plot cilësi të larta. Pasi i përmendi të gjithë këta profetë veç e veç, Allahu i Madhëruar i lëvdon ata së bashku, duke thënë:Ata përpiqeshin për punë të mira,... -Ata garonin për punë të mira e adhurime, në kohët më të mira. Ata i kryenin adhurimet në formën më të plotë dhe nuk linin asnjë mirësi pa e bërë, me sa mundësi që kishin. Ata i shfrytëzonin gjithashtu mundësitë që u jepeshin.Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar... -Ata luteshin për mirësitë e kësaj bote dhe të ahiretit. Ata luteshin gjithashtu për mbrojtje nga të këqijat në të dyja jetët. Zemrat e tyre ishin të mbushura gjatë gjithë kohës me shpresë dhe me frikë. Ata nuk ishin asnjëherë të pavëmendshëm, mospërfillës e të përhumbur në kotësira e lojëra.... dhe ishin respektues ndaj Nesh. –Ata na respepektonin duke qenë të nënshtruar, të përulur të përkushtuar në lutje e përgjërim. Ata ishin të tilë, sepse dituria e tyre për Zotin ishte e plotë dhe e thellë. E si mund të ishin ndryshe këta njohës të mirë të Zotit të Tokës dhe të qiejve?!

21:91Page 330

وَٱلَّتِيٓ أَحۡصَنَتۡ فَرۡجَهَا فَنَفَخۡنَا فِيهَا مِن رُّوحِنَا وَجَعَلۡنَٰهَا وَٱبۡنَهَآ ءَايَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ ٩١

And [mention] the one who guarded her chastity [i.e., Mary], so We blew into her [garment] through Our angel [i.e., Gabriel], and We made her and her son a sign for the worlds.

(Kujto)Edhe atë(Merjemen)që e ruajti nderin e saj! -Kujtoju në këtë libër Merjemen, paqja e Zotit qoftë mbi të! Kujto vlerat dhe gradën e saj të lartë duke e lëvduar dhe nderuar kujtimin e saj! Allahu i Madhëruar thotë për të, që “ajo e ruajti nderin e saj”. Ajo e ruajti nderin dhe dëlirësinë e saj nga harami. Madje, ajo as u martua, sepse ishte e dhënë pas adhurimeve të shumta dhe shërbimeve ndaj Zotit të saj. Kur asaj i shkoi meleku Xhibril në formën e një burri të kompletuar e të hijshëm, ajo u lut dhe tha: “Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse i frikësohesh Atij.” Subhanallah! Sa e ndershme dhe e ruajtur ishte! Sa adhuruese e pashembullt e Zotit të saj! Prandaj Zoti e shpërbleu sipas veprës së saj, duke i dhuruar një djalë, pa qenë nevoja e një babai njerëzor.Ne frymuam brenda saj një shpirt(të krijuar)nga Ne dhe e bëmë atë dhe të birin Shenjë për të gjithë njerëzit. -Xhibrili (a.s) fryu në rrobën e saj dhe, me lejen e Zotit, ajo ngeli shtatzënë me këtë fëmijë mrekulli, që do të ishte shenjë për botën. Zoti thotë: “...e bëmë atë dhe birin e saj shenjë për njerëzit.” Ajo ishte një shenjë e madhe e fuqisë së Zotit. Merjemja lindi një fëmijë, Isain (a.s.), pa u prekur nga askush. Më pas, ky fëmijë do të fliste dhe do të dëshmonte që në djep për pastërtinë e nënës së tij nga akuzat që i bënë. Ai dëshmoi se do të ishte profet dhe se Zoti do t’i jepte një libër shpalljeje. Me duart e këtij Profeti, Zoti do të shfaqte mrekulli dhe shenja të shumta, që bota do t’i dëshmonte edhe njëherë. Kështu, Merjemja dhe biri i saj do të ishin shenja të Zotit në këtë botë. Njerëzit do t’i kujtojnë brez pas brezi dhe të urtët do të përfitojnë prej tyre shumë mësime e mirësi.

21:92Page 330

إِنَّ هَٰذِهِۦٓ أُمَّتُكُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَأَنَا۠ رَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُونِ ٩٢

Indeed this, your religion, is one religion,1 and I am your Lord, so worship Me.

Pasi përmendi profetët (a.s), Allahu i Madhëruar u drejtohet njerëzve, duke u thënë:Kjo është féja juaj, e vetmja fé... -Të gjithë këta profetë që u përmendën janë udhëheqësit tuaj, pas të cilëve ju duhet të ecni dhe të ndriçoheni. Të gjithë ata kishin besim dhe fe të njëjtë. Ata ftuan në të njëjtën rrugë dhe në një Zot të vetëm.... dhe Unë jam Zoti juaj. -Allahu është Krijuesi ynë dhe Ai që kujdeset dhe rregullon çështjet tona të jetës, fesë dhe besimit. Le ta kujtojnë njerëzit këtë fakt. Zoti është Një i vetëm dhe rruga ku ftuan profetët është e njëjta: adhurimi i një Zoti të vetëm e të pashoq përmes të gjitha llojeve të adhurimeve të sjella përmes shpalljeve e profetëve të Tij. Atëherë, kuptojeni, o njerëz, se detyra juaj është që të përkushtoheni në adhurimin e Zotit tuaj!Pra, vetëm Mua më adhuroni! -Duke qenë se realiteti është siç u përmend më sipër, atëherë për ju është detyrë adhurimi i Zotit e nënshtrimi ndaj Tij. Pas kësaj porosie, njerëzit duhet të bashkoheshin rreth këtij urdhri dhe nuk duhet të përçaheshin, por armiqësia dhe kalimi i kufijve u bënë atribute të tyre. Kështu, ata u përçanë e u copëtuan në grupacione e fraksione:

21:93Page 330

وَتَقَطَّعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡۖ كُلٌّ إِلَيۡنَا رَٰجِعُونَ ٩٣

And [yet] they divided their affair [i.e., that of their religion] among themselves,1 [but] all to Us will return.

Ata u përçanë në çështjen e fesë... -Shumë nga ata që pretendonin se ndiqnin profetët u përçanë e ndanë në grupe dhe gjithësecili pretendonte se e vërteta ishte me ta, kurse të tjerët ishin të gjithë në humbje. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë: “...mos u bëni si idhujtarët, të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.” [Rum 31, 32]. Dihet se rrugë të drejtë është vetëm ai që ndjek fenë e drejtë dhe të vërtetë të të gjithë profetëve, Islamin. Rruga e drejtë është dorëzimi i plotë vetëm ndaj një Zoti , duke adhuruar vetëm Atë. Por këtë do ta kuptojnë kur t’u hiqet perdja dhe çdo e fshehtë të bëhet e dukshme. Ditën kur Allahu t’i tubojë të gjithë njerëzit për të dhënë gjykimin e drejtë, do të dallohet i vërteti nga gënjeshtari....por tek Ne do të kthehen të gjithë. -Të gjitha grupacionet që janë në kundërshti ose jo do të dalin para Zotit dhe Ai do t’i shpërblejë me atë që meritojnë. Allahu i Madhëruar sqaron më pas se si do të jepet shpërblimi i Tij, që njerëzit ta dëgjojnë dhe kuptojnë mirë:

21:94Page 330

فَمَن يَعۡمَلۡ مِنَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَا كُفۡرَانَ لِسَعۡيِهِۦ وَإِنَّا لَهُۥ كَٰتِبُونَ ٩٤

So whoever does righteous deeds while he is a believer - no denial will there be for his effort,1 and indeed We [i.e., Our angels], of it, are recorders.

Kush bën një vepër të mirë dhe është besimtar, mundi i tij nuk do të mohohet. -Është fjala për çdo njeri që bën vepra të mira, domethënë ato vepra që përcaktuan profetët dhe u qartësuan në shpalljet e Zotit, pasi plotësohet fillimisht kushti i domosdoshëm për pranimin e veprave, që është imani i vërtetë. Kështu, këta të zgjedhur fillimisht besojnë në Allahun, profetët dhe çdo gjë që ata urdhërojnë të besohet dhe, së dyti, bëjnë punë të mira sipas udhëzimeve të dhëna dhe me sinqeritetin për të kënaqur Allahun e Madhëruar. Ai që plotëson këto dy kushte ka premtimin e Allahut se: “...mundi i tij nuk do të hidhet poshtë”. Përpjekjet e këtij njeriu nuk do të shkojnë kot, madje shpërblimi do t’i shumëfishohet, me bujarinë e Allahut të Madhëruar.Ne i shënojmë ato(vepra)për të. - Allahu i Madhëruar i ka shkruar të gjitha në Leuhi Mahfudh dhe në librat e veprave të robërve , që i mbajnë melekët e Tij. Ai që nuk ka bërë vepra të mira, - ose që ka bërë shumë të tilla, por nuk është besimtar i rregullt sipas udhëzimeve të Zotit, - ai është i dështuar në fenë dhe në jetën e tij, duke mbetur i privuar nga shpërblimi dhe mirësitë e Zotit.

21:95Page 330

وَحَرَٰمٌ عَلَىٰ قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَآ أَنَّهُمۡ لَا يَرۡجِعُونَ ٩٥

And it is prohibited to [the people of] a city which We have destroyed that they will [ever] return1

Është e pamundur që banorët e një vendi, të cilët i kemi shkatërruar, të kthehen sërish në këtë botë. -Popujt që janë shkatërruar dhe zhdukur nga Zoti është e pamundur që të kthehen sërish në këtë botë dhe të mund të ndreqin atë që e kanë prishur. Për këtë arsye, le të frikësohen mohuesit e kohës së sotme, të cilëve u drejtohet ky Kur'an, se, nëse bëjnë të njëjtat vepra si të shkuarit, do të ndëshkohen si ata dhe nuk do të mund ta largojnë atë ndëshkim. Le të pendohen dhe të kthejnë rrugë tani, sa janë ende në kohë.

21:96Page 330

حَتَّىٰٓ إِذَا فُتِحَتۡ يَأۡجُوجُ وَمَأۡجُوجُ وَهُم مِّن كُلِّ حَدَبٖ يَنسِلُونَ ٩٦

Until when [the dam of] Gog and Magog has been opened and they, from every elevation, descend

Kur të hapet(penda e)Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, ata do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore. -Ky është një paralajmërim nga Allahu i Madhëruar drejtuar njerëzve, që të mos vazhdojnë në mosbesim dhe poshtërsi ndaj Tij, sepse është afruar koha kur në botë do të dalin jexhuxhët dhe maxhuxhët, dy fise të mëdhenj nga bijtë e Ademit, të cilët Dhulkarnejni i bllokoi me një pendë të madhe të hekurt. Një popull iu ankua Dhulkarnejnit se këto dy fise bënin shkatërrime, prandaj ai i bllokoi pas një pende të madhe dhe të fuqishme. Kur të vijë fundi i kësaj bote, ajo pendë do të çahet dhe ata do të dalin pikërisht ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: “do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.” Nga çdo vend i ngritur do të zbresin me furi. Kjo tregon se ata do të jenë të shumtë në numër dhe do të përhapen në tokë me shpejtësi të madhe. Kjo do të ndodhë ose ngaqë do të jenë njerëz shumë të shpejtë, ose Zoti do t’u japë mjete shpejtësie. Ata do të nënshtrojnë botën dhe askush nuk do të mund të luftojë kundër tyre.

21:97Page 330

وَٱقۡتَرَبَ ٱلۡوَعۡدُ ٱلۡحَقُّ فَإِذَا هِيَ شَٰخِصَةٌ أَبۡصَٰرُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يَٰوَيۡلَنَا قَدۡ كُنَّا فِي غَفۡلَةٖ مِّنۡ هَٰذَا بَلۡ كُنَّا ظَٰلِمِينَ ٩٧

And [when] the true promise [i.e., the resurrection] has approached; then suddenly the eyes of those who disbelieved will be staring [in horror, while they say], "O woe to us; we had been unmindful of this; rather, we were wrongdoers."

Kur të jetë shumë afër premtimi i vërtetë, sytë e jobesimtarëve do të ngrijnë: ... -Është afruar koha e plotësimit të premtimit për Kijametin. Ky është një premtim i vërtetë dhe i pakthyeshëm. Atë ditë, sytë e mohuesve do të zgurdullohen nga tmerri i ngjarjeve që përjetojnë, si dhe nga poshtërsitë që kanë bërë, të cilat do të dalin para Allahut. Ata të mjerë do të luten që të shkatërrohen e zhduken, duke shfaqur pendimin dhe dëshpërimin e tyre të madh për atë që tashmë nuk kthehet më:Të mjerët ne! Ne vërtet kemi qenë të shkujdesur për këtë. - Ne ishim të painteresuar për këtë ditë të madhe dhe ishim zhytur tërësisht në kënaqësitë e jetës, derisa vdekja na erdhi befas. Kurse tani po vuajmë tmerrin e kësaj dite. Nëse do të vdiste ndonjë nga dëshpërimi dhe pendimi, do të ishin ata.Madje, është e vërtetë se ne ishim keqbërës të mëdhenj. - Ata do të pranojnë se kanë bërë padrejtësi dhe se Allahu është i drejtë me dënimin e tyre. Në atë kohë do të urdhërohet që ata të flaken në zjarr, së bashku me idhujt e tyre. Allahu i Madhëruar thotë:

21:98Page 330

إِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ حَصَبُ جَهَنَّمَ أَنتُمۡ لَهَا وَٰرِدُونَ ٩٨

Indeed, you [disbelievers] and what you worship other than Allāh are the firewood of Hell. You will be coming to [enter] it.

Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e xhehenemit. Ju atje (pranë tij)do të kaloni. - Ju dhe çdo gjë që adhuruat veç Allahut do të jeni lënda djegëse e Xhehenemit. Ju së bashku me idhujt tuaj do të hyni në Zjarr. Në fakt, putat janë sende, që nuk kanë asnjë përgjegjësi, por megjithatë, Zoti do t’i fusë së bashku me adhuruesit në Xhehenem. Kjo ka urtësi në vetvete. Së pari, ky veprim bëhet për ta kuptuar se adhurimi i tyre ishte një mashtrim i shejtanit. Së dyti, ai shërben si ndëshkim plus për ata që i kanë adhuruar këta idhuj dhe tashmë, kur më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmën e tyre, ata nuk mund t’i ndihmojnë aspak. I Madhëruari thotë:

21:99Page 330

لَوۡ كَانَ هَٰٓؤُلَآءِ ءَالِهَةٗ مَّا وَرَدُوهَاۖ وَكُلّٞ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٩٩

Had these [false deities] been [actual] gods, they would not have come to it, but all are eternal therein.

Sikur këta të kishin qenë zota, nuk do të futeshin në të (në xhehenem). Por ata që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë. -Ky ngjan me ajetin tjetër: “Ai do t’i ringjallë ata, për t’ua bërë të qartë të vërtetën e asaj rreth së cilës kishin kundërshtime dhe për ta ditur mirë jobesimtarët se ishin gënjeshtarë.” [Nahl 39]. Kështu, të gjithë bashkë, të adhuruar dhe adhurues, do të jenë të gjithë në Xhehenem të përjetshëm. Ata nuk kanë për të dalë kurrë prej andej dhe nuk do të kenë as lehtësim dënimi.

21:100Page 330

لَهُمۡ فِيهَا زَفِيرٞ وَهُمۡ فِيهَا لَا يَسۡمَعُونَ ١٠٠

For them therein is heavy sighing, and they therein will not hear.

Atje ata do të gulçojnë... -Nga ndëshkimi i rëndë, ata do të marrin frymë me vështirësi.... dhe as nuk do të dëgjojnë. -Ata do të jenë të verbër, të shurdhër dhe memecë. Ata nuk dëgjojnë asnjë zë tjetër veç ushëtimës së xhehenemit nga që vlon fort dhe plot urrejtje për mohuesit. Duhet kuptuar se idhujt që do të hyjnë në zjarr së bashku me adhuruesit e tyre nuk janë vetëm putat, por edhe ata njerëz ose xhindë që kanë qenë të kënaqur me shirkun dhe adhurimet që këta idhujtarë u kanë bërë. Ndërsa Mesihu (a.s), Uzejri ose melekët e Zotit, që kanë qenë rob të mirë të Allahut, edhe pse janë adhuruar nga një pjesë idhujtarësh, do të jenë shumë larg zjarrit dhe të sigurt nga ndëshkimi i tij. Këta i përfshin fjala e Allahut në vijim:

21:101Page 330

إِنَّ ٱلَّذِينَ سَبَقَتۡ لَهُم مِّنَّا ٱلۡحُسۡنَىٰٓ أُوْلَٰٓئِكَ عَنۡهَا مُبۡعَدُونَ ١٠١

Indeed, those for whom the best [reward] has preceded from Us - they are from it far removed.

Ndërsa ata të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij(Xhehenemit). -Atyre iu prin mbarësia nga Zoti dhe do të jenë të lumtur. Ata kurrë nuk kanë për të hyrë në Zjarr, madje as do t’i afrohen atij. Ata nuk do t’ia dëgjojnë as zhurmën Xhehenemit dhe as do t'ia shohin pamjen e tij.

21:102Page 331

لَا يَسۡمَعُونَ حَسِيسَهَاۖ وَهُمۡ فِي مَا ٱشۡتَهَتۡ أَنفُسُهُمۡ خَٰلِدُونَ ١٠٢

They will not hear its sound, while they are, in that which their souls desire, abiding eternally.

Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën më të vogël të tij, dhe do të jenë “të përjetshëm” atje ku ua dëshiron shpirti. –Ata do të jenë duke shijuar ushqimet, pijet dhe kënaqësitë e trupit dhe të shpirtit. Ata do të shijojnë atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as mendja nuk e ka vizatuar. Kjo do të jetë e vazhdueshme për ta, ndërsa bukuria e Xhenetit do të vijë duke u shtuar gjithmonë e më tepër.

21:103Page 331

لَا يَحۡزُنُهُمُ ٱلۡفَزَعُ ٱلۡأَكۡبَرُ وَتَتَلَقَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ هَٰذَا يَوۡمُكُمُ ٱلَّذِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ ١٠٣

They will not be grieved by the greatest terror,1 and the angels will meet them, [saying], "This is your Day which you have been promised" -

Frika e Madhe nuk do t’i shqetësojë ata. -Kur të gjithë njerëzit të jenë të tmerruar nga ngjarjet e asaj dite, ata nuk do të shqetësohen aspak. Kur zjarri të afrohet dhe të vlojë me urrejtje për qafirët dhe gjynahqarët, këta fatlumë do të jenë të qetë, sepse e dinë mirë se çfarë kanë bërë për këtë ditë dhe janë të sigurt se Zoti i ka ruajtur nga çdo gjë e frikshme.Dhe melekët do t’i presin(duke i uruar): “Kjo është dita juaj që ju qe premtuar.” -Kur të dalin nga varret e tyre, melekët do t’i presin si një delegacion i nderuar, duke u dhënë lajme të bukura: Kjo është dita që ju premtohej. Kënaquni me mirësitë që Zoti ju premtoi! Kënaqësia juaj ka për të qenë e madhe dhe e ardhmja që ju pret tashmë para jush është e pashembullt në kënaqësitë dhe lumturinë që do të përjetoni. Gëzohuni e lumturohuni tani me sigurinë që Zoti ju fali!

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском