As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Hajj 22:41–66
22:41Page 337
ٱلَّذِينَ إِن مَّكَّنَّٰهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُاْ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَمَرُواْ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَنَهَوۡاْ عَنِ ٱلۡمُنكَرِۗ وَلِلَّهِ عَٰقِبَةُ ٱلۡأُمُورِ ٤١
[And they are] those who, if We give them authority in the land, establish prayer and give zakāh and enjoin what is right and forbid what is wrong. And to Allāh belongs the outcome of [all] matters.
(Ai ndihmon)ata, të cilët, kur Ne u mundësojmë të vendohen në një vend, e falin rregullisht namazin, japin zekatin,... -Kur ua japim tokën nën sundimin e tyre, që ta mbretërojnë pa pasur asnjë armik, ata, së pari, e përkryejnë namazin, duke e falur në kohën e vet e duke i plotësuar shtyllat, detyrat, kushtet e saktësisë së tij. Ata janë të kujdesshëm sidomos për faljen e namazit të xhumasë dhe namazit me xhemat. Së dyti, japin zekatin. Qofshin udhëheqës, qofshin nga populli i thjeshtë, ata e japin zekatin e pasurisë, duke ua dhënë atyre që e meritojnë.... urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë të keqen. -Këtu përfshihet çdo fjalë dhe vepër e mirë që ligji i Zotit dhe logjika e pastër e konsiderojnë të tillë. Kështu, ata urdhërojnë për të përmbushur të drejtën e Zotit dhe të drejtën e krijesave. Nga ana tjetër, ata ndalojnë nga çdo e keqe që feja dhe natyra e pastër njerëzore e ndalon. Urdhri dhe ndalesa për diçka është urdhër e ndalim edhe për ato gjëra pa të cilat ajo gjë nuk mund të realizohet. Kështu, nëse urdhrat dhe ndalesat mund të realizohen veçse duke i mësuar fillimisht vetë, dhe pastaj duke ua mësuar të tjerëve, atëherë njerëzit e kanë detyrë që të mësojnë këto çështje, ndërsa udhëheqësit duhet t'ua bëjnë detyrë që t’i mësojnë. Nëse është e nevojshme, udhëheqësi vendos edhe sanksione e dënime për ata që nuk janë të kujdesshëm me urdhëresat e ndalesat e Zotit. Këto dënime e sanksione mund të jenë të përcaktuara nga Sheriati, por mund t’i jenë lënë edhe udhëheqësit që t’i vendosë sipas nevojës, derisa urdhëresat e ndalesat të respektohen dhe ligji i Zotit të vendoset e zbatohet ndër njerëz. Nëse është e nevojshme që disa njerëz të specializohen veçse për këtë detyrë, pra, për urdhërimin për mirë e ndalimin nga të këqijat, atëherë udhëheqësi e krijon këtë mundësi. Pastaj i Madhëruari thotë:Allahut i takon përfundimi dhe vendimi për(të gjitha)çështjet. -Të gjitha çështjet janë në dorë të Zotit. Ai na ka bërë të qartë se përfundimi i mirë i takon devotshmërisë. Atij mbreti e sundimtari që kujdeset për fenë me sinqeritet, Zoti ka për t’i dhënë purfundim të mirë dhe një udhëheqje të drejtë. Ndërsa ata sundues e mbretër që e marrin pushtetin me forcë dhe gjykojnë sipas epsheve të tyre, edhe pse mund të marrin një pushtet të përkohshëm, përfundimi i tyre nuk është i mirë. Sundimi e udhëheqja e tyre është fatkeqësi dhe përfundimi i tyre edhe më i keq.
22:42–44Page 337
وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدۡ كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَعَادٞ وَثَمُودُ ٤٢
And if they deny you, [O Muḥammad] - so, before them, did the people of Noah and ʿAad and Thamūd deny [their prophets],
وَقَوۡمُ إِبۡرَٰهِيمَ وَقَوۡمُ لُوطٖ ٤٣
And the people of Abraham and the people of Lot
وَأَصۡحَٰبُ مَدۡيَنَۖ وَكُذِّبَ مُوسَىٰۖ فَأَمۡلَيۡتُ لِلۡكَٰفِرِينَ ثُمَّ أَخَذۡتُهُمۡۖ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ ٤٤
And the inhabitants of Madyan. And Moses was denied, so I prolonged enjoyment for the disbelievers; then I seized them, and how [terrible] was My reproach.
Ata po të mohojnë ty, por edhe të tjerët para tyre mohuan, si populli i Nuhut, Adi dhe Themudi, populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit, edhe banorët e Medjenit, gjithashtu. Kështu u mohua edhe Musai. -Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit të Tij dhe i thotë se, nëse e mohojnë ata idhujtarë, ta dijë se nuk është i vetmi profet që e kanë mohuar e luftuar! Po kështu, edhe ata nuk janë populli i parë që kanë mohuar profetin e tyre. Kështu mohuan edhe populli i Ibrahimit, Nuhut, Adit, Themudit, Lutit dhe populli i Shuajbit. Po kështu mohuan edhe populli i Musait (a.s).Unë u pata dhënë afat jobesimtarëve... -Allahu i Madhëruar u dha afat mohuesve të së vërtetës dhe nuk u nxitua t’i ndëshkonte. Ai i afatizoi, por ata vazhduan në të kotën dhe në shfrenimin e tyre në kalimin e kufijve të Zotit. Ata po zhyteshin edhe më thellë në mohimin e Zotit dhe në ligësitë e tyre....dhe më pas i dënova. -Ai i ndëshkoi ata ashtu siç di të ndëshkojë Krenari, Ngadhënjimtari dhe i Plotpushtetshmi.Por(a e di)si ishte dënim Im? -A e di se si e ndëshkoi Zoti mohimin e tyre? Ai ishte ndëshkimi më i ashpër dhe i pashembullt. Disa i ndëshkoi duke i përmbytur, të tjerë i rrëmbeu një britmë e fuqishme. Disa u ndëshkuan me furtunë shkatërruese e për ca të tjerë u hap toka dhe i përpiu brenda. Disave u dërgoi dënimin e "ditës së hijes"dhe i shkatërroi me rrufe. Atëherë, le të marin masa këta mohues të së vërtetës, që të mos i godasë ndonjë nga këto ndëshkime. Le ta dinë se nuk janë më të mirë e më të fortë se ata popuj, dhe as u është dhënë ndonjë premtim në librat e Zotit se do të jenë të ruajtur! Sa e sa popuj që bënin punë të ngjashme me këta të mjerë janë shkatërruar?U quajt dënimi i "Hijes" sepse Allahu iLartësuar u solli një ré në qiell në ato ditëtë nxehta dhe përvëluese, pikërisht kurata po kërkonin një hije që të gjenin pakfreski. Kështu, ata u mblodhën të gjithënën atë hije, që nuk do të ishte aspakfreskuese për ta. Pikërisht atje ku prisnintë gjenin freski, Zoti i përvëloi me njëndëshkim të dhembshëm, e kështumbetën në të si kufoma të ftohta, duke ilënë shtëpitë e tyre të shkreta. Ashtunisën rrugën drejt vendit të ndëshkimitdhe dëshpërimit të përjetshëm.
22:45Page 337
فَكَأَيِّن مِّن قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَا وَهِيَ ظَالِمَةٞ فَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا وَبِئۡرٖ مُّعَطَّلَةٖ وَقَصۡرٖ مَّشِيدٍ ٤٥
And how many a city did We destroy while it was committing wrong - so it is [now] fallen into ruin1 - and [how many] an abandoned well and [how many] a lofty palace.2
Sa e sa fshatra keqbërësish kemi goditur,... -Jaë të shumtë popujt që Ne i shkatërruam me ndëshkime të rënda e poshtërim që në jetën e dynjasë. Ata e merituan këtë, sepse ishin keqbërës dhe të zhytur në padrejtësi, që refuzonin besimin te Zoti dhe profetët e Tij. Ndëshkimi i Zotit nuk ishte aspak i padrejtë ndaj tyre. Pas këtij ndëshkimi të drejtë, vendbanimet e tyre u shkretuan, siç thotë Zoti:... që janë rrënuar tërësisht. -Ndërtesat, kështjellat e muret e tyre u shembën nga themelet. Ato që kishin qenë dikur aq të shndritshme e madhështore, me jetë plot kënaqësi e gjallëri, u shndërruan në gërmadha të frikshme e të braktisura.Puset janë braktisur e pallatet e larta janë shkretuar. -Ishin sa e sa burime e puse me ujë të freskët, ku njerëzit dhe kafshët e tyre shkonin për të pirë, ndërsa tashmë nuk ka kush shkon më atje, madje edhe burimet kanë shteruar. Ishin ndërtuar pallate e kështjella të bukura e madhështore, por kur erdhi ndëshkimi i Zotit, ato nuk u vlejtën aspak, madje u shkatërruan e u shndërruan në gërmadha. Kjo u bë që të shërbejë si mësim për të mençurit, që meditojnë rreth tyre. Më pas, Allahu i Madhëruar i fton adhuruesit e Tij që të udhëtojnë nëpër tokë, që të shohin dhe të nxjerrin mësime. Ai thotë:
22:46Page 337
أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَتَكُونَ لَهُمۡ قُلُوبٞ يَعۡقِلُونَ بِهَآ أَوۡ ءَاذَانٞ يَسۡمَعُونَ بِهَاۖ فَإِنَّهَا لَا تَعۡمَى ٱلۡأَبۡصَٰرُ وَلَٰكِن تَعۡمَى ٱلۡقُلُوبُ ٱلَّتِي فِي ٱلصُّدُورِ ٤٦
So have they not traveled through the earth and have hearts by which to reason and ears by which to hear? For indeed, it is not eyes that are blinded, but blinded are the hearts which are within the breasts.
A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë, që zemrat e tyre të mund të mësojnë urtësinë dhe veshët e tyre të mund të dëgjojnë (të mirën)?! -Pse nuk udhëtojnë ata me zemrat dhe trupin e tyre? Allahu i nxit të udhëtojnë me zemrat e tyre, që të kuptojnë shenjat e Tij dhe të meditojnë, për të nxjerrë mësimet që do Ai. Le të dëgjojnë edhe historitë e popujve të shkuar të ndëshkuar nga Zoti. Udhëtimi vetëm me qëllimin për të parë me sy e dëgjuar me veshë dhe lodhja trupore pa vënë në përdorim meditimin dhe pa përfituar mësime, është diçka e padobishme, që nuk sjell mirësitë e synuara.Vërtet, nuk verbohen sytë, por verbohen zemrat në kraharor. -Verbëria që dëmton e njeriun tek feja është verbëria e zemrës, që e pengon atë të shohë të vërtetën, ashtu si verbëria e syve nuk e lë njeriun që të shohë botën, por verbëria e syve është thjesht një sprovë e kësaj jete.
22:47Page 338
وَيَسۡتَعۡجِلُونَكَ بِٱلۡعَذَابِ وَلَن يُخۡلِفَ ٱللَّهُ وَعۡدَهُۥۚ وَإِنَّ يَوۡمًا عِندَ رَبِّكَ كَأَلۡفِ سَنَةٖ مِّمَّا تَعُدُّونَ ٤٧
And they urge you to hasten the punishment. But Allāh will never fail in His promise. And indeed, a day with your Lord is like a thousand years of those which you count.
Megjithatë ata kërkojnë prej teje t’ua përshpejtosh Dënimin! Por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet. -Këta mohues të së vërtetës të kërkojnë ngutjen e ndëshkimit, a thua sikur sfidojnë Zotin dhe shprehin haptas mohimin e profetëve. Por harrojnë këta të mjerë se Allahu i Madhëruar nuk e thyen premtimin e Tij. Nëse Zoti ka kërcënuar se do të ndodhë diçka, asgjë nuk mund ta pengojë atë. Ndëshkimit të Zotit nuk mund t’i shmanget e shpëtojë askush. Ndërsa përshpejtimi i ndëshkimit nuk është në dorën tënde, o Muhamed! Këto tone sfiduese të përdorura nga mohuesit nuk duhet të të shqetësojnë dhe ndikojnë tek ti. Para atyre të mjerëve është Kijameti, kur do të tubohen të parët dhe të fundit dhe të gjithë do të shpërblehen për veprat e tyre. Mbi ata të mjerë do të bjerë ndëshkimi i dhembshëm dhe i përjetshëm.Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogaritjes tuaj. -Kështu do të duket ajo ditë, nga dhimbjet e mëdha që do të përjetojnë të ndëshkuarit gjatë saj. Vonohet ose jo dënimi i tyre në këtë jetë, kjo nuk ka shumë rëndësi, por Ditës së Gjykimit nuk kanë për t’i shpëtuar dhe shmangur kurrë. Ky është njëri nga kuptimet e ajetit. Ka mundësi, gjithashtu, që kuptimi i ajetit të jetë se Allahu i Madhëruar është El Halim - i Mëshirshëm, që nuk nxitohet të ndëshkojë, edhe pse është i Plotfuqishëm, edhe pse ata e kërkojnë përshpejtimin e ndëshkimit. Një ditë tek Zoti është si 1000 vjet, ashtu i si llogarisni ju. Edhe pse ju duket larg dënimi i Tij, dijeni se Allahu - edhe pse mund të të afatizojë për një kohë të gjatë - Ai kurrë nuk ka për t’i lënë në harresë e braktisë krijesat e Tij. Por kur dënimi i Tij godet mbi zullumqarët, ata nuk mund t’i shpëtojnë.
22:48Page 338
وَكَأَيِّن مِّن قَرۡيَةٍ أَمۡلَيۡتُ لَهَا وَهِيَ ظَالِمَةٞ ثُمَّ أَخَذۡتُهَا وَإِلَيَّ ٱلۡمَصِيرُ ٤٨
And for how many a city did I prolong enjoyment while it was committing wrong. Then I seized it, and to Me is the [final] destination.
Sa e sa popuj që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë. -Edhe pse shumë popuj e teprojnë me poshtërsi e gjynahe, Allahu i Madhëruar nuk nxitohet në ndëshkimin e tyre, pa u lënë një afat. Por kur ata përmbushin afatin e tyre, Zoti i ndëshkon ashtu si e meritojnë.Por, në fund unë i dënova ato. Tek Unë është përfundimi(i të gjithëve). -Me gjithë ndëshkimin e tyre në këtë jetë, ata përsëri nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit të ahiretit. Tek Allahu do të kthehen të gjithë dhe Allahu do t’u japë atë që meritojnë. Prandaj le të marin mësim këta keqbërës, se edhe ata do t’i përfshijë ndëshkimi i Zotit. Gjithashtu, të mos mashtrohen nga afati që u lë Zoti i Gjithëmëshirshëm.
22:49Page 338
قُلۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّمَآ أَنَا۠ لَكُمۡ نَذِيرٞ مُّبِينٞ ٤٩
Say, "O people, I am only to you a clear warner."
Thuaj: “O ju njerëz! Unë jam veçse një paralajmërues i qartë.”. -Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e tij që t’i drejtohet të gjithë botës dhe t’i thotë se Ai është Profet besnik i Allahut dhe t’i përgëzojë besimtarët me shpërblime të mëdha nga Ai. Ai e urdhëron, gjithashtu, që të paralajmërojë edhe mohuesit dhe keqbërësit që të ruhen nga ndëshkimi i Tij. Allahu e përshkruan profetin e Tij si “mubin” - i qartë. Ai është një profet që i ka të qarta paralajmërimet. Pra, ai jo vetëm ju paralajmëron dhe frikëson, por jua sqaron plotësisht ato vepra e fjalë nga të cilat duhet të ruheni dhe jua tregon qartësisht rrugën e shpëtimit. Gjithashtu, ai sjell argumente të qarta e të dukshme për vërtetësinë e paralajmërimeve të tij. Në vijim, Allahu i Madhëruar sjell hollësitë e këtyre përgëzimeve e paralajmërimeve, duke thënë:
22:50Page 338
فَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَرِزۡقٞ كَرِيمٞ ٥٠
And those who have believed and done righteous deeds - for them is forgiveness and noble provision.
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë falje dhe rizk të begatshëm. -Ata, së pari, besojnë me zemër, me korrektësi e sinqeritet. Së dyti, ata bëjnë vepra të mira. Ata veprojnë sipas besimit të sinqertë, me qëllimin që të kënaqin Zotin dhe ashtu si i mëson Ai. Këta kanë një premtim të mirë: se do të jenë në Xhenetin e mirësive. Atje do të kënaqen e gëzohen me mirësi të shumta: ushqime e pije të këndshme, marrëdhënie të mrekullueshme dhe pamje të bukura, si dhe zëra të papërshkrueshëm. Por mbi të gjitha, atje do të lumturohen duke parë Zotin Bujar dhe duke dëgjuar Fjalën e Tij.
22:51Page 338
وَٱلَّذِينَ سَعَوۡاْ فِيٓ ءَايَٰتِنَا مُعَٰجِزِينَ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَحِيمِ ٥١
But the ones who strove against Our verses, [seeking] to cause failure1 - those are the companions of Hellfire.
Ndërsa, ata që u përpoqën t’i hedhin poshtë Argumentet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit të madh. -Ndërsa ata që mohojnë e tregohen mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit, duke refuzuar të besojnë profetët dhe shpalljet e Tij, ata do të jenë përgjithmonë banorë të Xhehenemit dhe kurrë nuk do të dalin nga ai. Atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe as do të gjejnë ndonjë çast qetësie prej tij.
22:52Page 338
وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ مِن رَّسُولٖ وَلَا نَبِيٍّ إِلَّآ إِذَا تَمَنَّىٰٓ أَلۡقَى ٱلشَّيۡطَٰنُ فِيٓ أُمۡنِيَّتِهِۦ فَيَنسَخُ ٱللَّهُ مَا يُلۡقِي ٱلشَّيۡطَٰنُ ثُمَّ يُحۡكِمُ ٱللَّهُ ءَايَٰتِهِۦۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ ٥٢
And We did not send before you any messenger or prophet except that when he spoke [or recited], Satan threw into it [some misunderstanding]. But Allāh abolishes that which Satan throws in; then Allāh makes precise His verses.1 And Allāh is Knowing and Wise.
Allahu i Madhëruar na tregon rreth urtësisë në përzgjedhjen dhe dallimet që ka bërë mes robërve të Tij. Ai krijon çfarë të dëshirojë dhe përzgjedh si të dojë. Ai edhe para Muhamedit ka dërguar profetë e lajmëtarë, që i urdhëronte t’u lexonin njerëzve shpalljet e Tij. Por shejtani i mallkuar, kur profetët u lexonin shpalljen njerëzve, fuste ngatërresa, që njerëzit të devijoheshin. Thotë i Madhëruari:Kurrë nuk dërguam Ne para teje asnjë të dërguar(resul)dhe asnjë lajmëtar(nebij)që shejtani të mos i ndërhynte në leximin e tij. -I mallkuari përpiqet që, nëpërmjet kurtheve e ngatërresave të tij, të devijojë njerëzit, por Allahu i Madhëruar i ka ruajtur profetët e Tij, prandaj ata janë të pagabueshëm në kumtimin e shpalljeve. Allahu e ruan shpalljen e Vet nga ngatërresat e shejtanit të mallkuar. Këto ngatërresa të shejtanit nuk janë të qëndrueshme dhe as të vazhdueshme. Ato thjesht hidhen nga shejtani në fillim, dhe pastaj largohen e zhduken. Allahu i Madhëruar thotë:Por, Allahu e zhduk atë që hedh shejtani... -Ai i largon dhe i shkatërron ngatërresat e shejtanit dhe ua qartëson njerëzve se këto ngatërresa nuk janë prej Shpalljes hyjnore.... dhe i forcon argumentet e Veta. -Ai i përkryen ajetet e Tij, i shtjellon, i qartëson dhe i ruan të paprekshme nga ato që mundohet të hedhë shejtani i mallkuar.Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. - Allahu është i Plotë në forcën dhe pushtetin e Tij. Me forcën dhe pushtetin e Tij të plotë, i Lartësuari e ruan Shpalljen dhe e largon atë që hedh shejtani. Allahu është Hakim - i Urtë, që e vendos çdo gjë në vendin që i takon dhe, sigurisht që me urtësinë e Tij, i lejon shejtanët që të hedhin ngatërresat e tyre, për një qëllim të caktuar. Ai dëshiron që të ndodhë kjo gjë, me qëllimin që e shpjegon më pas:
22:53Page 338
لِّيَجۡعَلَ مَا يُلۡقِي ٱلشَّيۡطَٰنُ فِتۡنَةٗ لِّلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡقَاسِيَةِ قُلُوبُهُمۡۗ وَإِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ لَفِي شِقَاقِۭ بَعِيدٖ ٥٣
[That is] so He may make what Satan throws in [i.e., asserts] a trial for those within whose hearts is disease1 and those hard of heart. And indeed, the wrongdoers are in extreme dissension.
Për ta bërë atë(ngatërresën)që hedh shejtani si sprovë për ata në zemrat e të cilëve kanë sëmundje(munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e ngurta. -Allahu dëshiron që këto ngatërresa që hedh shejtani i mallkuar, t’i bëjë si sprovë për dy grupe njerëzish, për të cilët Ai nuk do t’ia dijë. Ai thotë se, së pari, këto ngatërresa janë “sprovë për ata që kanë zemër të sëmurë (munafikët). Këta ose nuk kanë fare iman, ose e kanë imanin të dobët dhe u mungon siguria e plotë në fjalët e Zotit. Tek të tillë njerëz ndikon qoftë edhe një dyshim i vogël, që u del përpara. Këta, kur dëgjojnë diçka nga ato dyshime e ngatërresa të shejtanit, u futet pasiguria e dyshimi në zemër, dhe kjo bëhet sprovë për ta. Grupi i dytë janë “ata që i kanë zemrat e ngurta”, pra, ata me zemër të ashpër. Atyre nuk u sjell dobi asnjë lloj paralajmërimi ose qortimi. Për shkak të vrazhdësisë e ngurtësisë së tyre, ato zemra nuk janë në gjendje të kuptojnë asgjë nga Allahu dhe Profeti i Tij.Vërtet, njerëzit e padrejtë janë në një përçarje të madhe. -Ata janë në kundërshtinm të hapur me Allahun dhe inatçorë e mendjemëdhenj kundrejt së vërtetës, në të cilën ftohen ta pasojnë. Gjithmonë e kundërshtojnë me forcë të vërtetën dhe shkojnë shumë larg të drejtës. Ngatërresat e shejtanit bëhen sprovë për këta dy lloje grupesh. Prej këtyre sprovave del në pah ajo që ata fshehin në zemër, duke u shfaqur ligësia që mbajnë brenda. Ndërsa për një grup të tretë është mëshirë dhe mirësi çdo sprovë që i kap dhe ngatëresat e të mallkuarit nuk i dëmtojnë aspak. Thotë i Madhëruari:
22:54Page 338
وَلِيَعۡلَمَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ أَنَّهُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَيُؤۡمِنُواْ بِهِۦ فَتُخۡبِتَ لَهُۥ قُلُوبُهُمۡۗ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٥٤
And so those who were given knowledge may know that it is the truth from your Lord and [therefore] believe in it, and their hearts humbly submit to it. And indeed is Allāh the Guide of those who have believed to a straight path.
Dhe ata, të cilëve u është dhënë dije, të mësojnë se ai(Kur’ani)është e vërteta e sigurt prej Zotit tënd... -Allahu i Madhëruar u ka dhuruar dituri të madhe, me të cilën mund të njohin dhe të dallojnë të vërtetën nga e kota, udhëzimin e drejtë nga devijimi. Ata dinë të dallojnë të vërtetën e pandryshueshme e të përjetshme, nga e kota e trilluar dhe e huaj për Shpalljen e Zotit. Ata i njohin ligjet e pandryshueshme nga ato ligje që Zoti i anulon duke sjellë argument për secilin prej tyre. Ata e dinë mirë se Allahu i Madhëruar është i Urtë dhe Ai përcakton dhe lejon të ndodhin disa lloje sprovash, që të nxjerrë haptas atë që fshihet brenda shpirtit të njeriut. Nëpërmjet këtyre sprovave, Ai nxjerr në pah sinqeritetin e besnikëve të së vërtetës dhe hipokrizinë e mashtruesve. Të zgjedhurit e Zotit, kur vërejnë këto shenja treguese të urtësisë së Zotit, u shtohet besimi, sidomos kur me argumente nga Zoti, ata largojnë nga zemra edhe ngatërresat e shejtanit.... dhe kështu të besojnë në të dhe zemrat e tyre të mund t'i nështrohen Atij. -Zemra e tyre mbushet me frikërespekt e përunjësi, prandaj ata nënshtrohen para ligjeve dhe shpalljes së Zotit, që tregojnë urtësinë e Tij. Por sigurisht, edhe kjo është pjesë e udhëzimit të plotë, që Zoti u ka dhuruar dhe ua ka mundësuar, prandaj Ai thotë:Allahu është Udhëzuesi i atyre që besojnë(në rrugën e drejtë). -Ai u fal udhëzim dhe dritë të plotë, për shkak të imanit të tyre. Ky është udhëzimi në rrugën e drejtë, të qartë dhe të gjerë të Zotit. Kjo rrugë mund të shihet veçse nëpërmjet diturisë së vërtetë e të saktë, si dhe adhurimit të Zotit me sinqeritet sipas asaj diturie. Allahu i Madhëruar ka për t’i forcuar ata që besojnë me fjalën e vërtetë dhe të sigurt të teuhidit si në jetën e këtushme, edhe në ahiret. Është vetëm Allahu Ai që e forcon njeriun dhe e kompleton atë me këtë besim e fjalë të vërtetë. Në këto ajete tregohet se edhe Profeti (a.s) ishte si vëllezërit e tij besimtarë. Të gjithë duhet t’i mbështeten Allahut, për çdo ngatërresë që hedh shejtani në leximin e Kur'anit. Kur Profeti (a.s) po lexonte suren Nexhm, në ajetet: “Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj nuk ka humbur dhe nuk ka devijuar. Ai nuk flet sipas dëshirës, por ato janë veçse shpallje, që i vijnë atij….” deri në ajetin: “A i shihni Latin dhe Uzzanë? Dhe atë të tretin e të fundit, Menatin?” Pikërisht pas këtij ajeti, shejtani i mallkuar futi një ngatërresë, duke e bërë Profetin të thotë: "tilkel garanikul ula ue inne shefaatehunne le turxha" - “ato janë Garanikët e lartë, nga ndërmjetësimi i të cilëve shpresohet.”Kjo i solli një trishtim të madh Profetit (a.s) dhe, nga ana tjetër, u bë sprovë e madhe për një kategori njerëzish.Shejh Albani për hadithin në fjalë kagjykuar se është i dobët.
22:55Page 338
وَلَا يَزَالُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي مِرۡيَةٖ مِّنۡهُ حَتَّىٰ تَأۡتِيَهُمُ ٱلسَّاعَةُ بَغۡتَةً أَوۡ يَأۡتِيَهُمۡ عَذَابُ يَوۡمٍ عَقِيمٍ ٥٥
But those who disbelieve will not cease to be in doubt of it until the Hour comes upon them unexpectedly or there comes to them the punishment of a barren Day.1
Ata që nuk besojnë do të vijojnë të jenë në dyshim për të(për Kur’anin),... -Pastaj, Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e mohuesve dhe për faktin se ata do të vazhdojnë të jenë në dyshim rreth mesazhit të Profetit (a.s.). Kjo ndodh për shkak të inatit, arrogancës dhe shpërfilljes së tyre. Ata do të vazhdojnë në këtë gjendje, derisa:... derisa t’u vijë befas Ora(e Kjametit) ose Dënimi i një Dite shkatërrimtare. -Do të vazhdojnë ashtu deri kur të vijë befas Kijameti ose t’u vijë dënimi i një dite të zezë, kur nuk do të shohin asnjë të mirë. Kur t’u vijë kjo ditë, mohuesit e besimit të vërtetë do të pendohen, por nuk do t’u vlejë më ky pendim. Ata do të humbin çdo shpresë për të mirën dhe do të dëshironin shumë të kishin besuar Profetin e Zotit dhe të kishin marrë rrugën e tij. Ky ajet është një kërcënim për këta njerëz, që të mos vazhdojnë me dyshimet dhe trillimet e tyre ndaj së vërtetës.
22:56Page 339
ٱلۡمُلۡكُ يَوۡمَئِذٖ لِّلَّهِ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡۚ فَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ ٥٦
[All] sovereignty that Day is for Allāh;1 He will judge between them. So they who believed and did righteous deeds will be in the Gardens of Pleasure.
Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm Allahut dhe Ai do të gjykojë mes tyre. -Ditën e Kijametit, i gjithë mbretërimi e sundimi është vetëm në dorë të Allahut. Ai do të gjykojë mes njerëzve me drejtësi dhe bamirësi.Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë në xhenetet e kënaqësive. -Ata të cilët besojnë në Allahun, profetët dhe shpalljet e Tij, dhe pastaj bëjnë punë të mira sipas besimit, duke e vërtetuar me vepra këtë besim, këtyre u jepet premtim Xheneti i mirësive. Në kopshtet e Xhenetit do të shijojnë mirësitë e zemrës, shpirtit dhe trupit, mirësi që askush nuk mund t'i përshkruajë, madje as nuk mund t'i konceptojë në këtë botë.
22:57Page 339
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا فَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ ٥٧
And they who disbelieved and denied Our signs - for those there will be a humiliating punishment.
Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan Argumentet Tona, do të kenë një Dënim poshtërues. - Këta janë njerëzit që refuzojnë të besojnë në Allahun, profetët dhe shpalljet e Tij, që të udhëzojnë tek e vërteta dhe e drejta. Këta i kthejnë shpinën të vërtetës dhe tregohen kryeneçë ndaj saj. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë që: “do të kenë një dënim poshtërues.” Ky dënim është poshtërues dhe i dhembshëm. Ai do t’u depërtojë deri në zemra, në ato zemra që përçmuan Profetin dhe shpalljet e mrekullitë që ai solli prej Zotit. Kështu Allahu do t’i poshtërojë e përçmojë ata, duke i lënë të harruar në ndëshkimin e përjetshëm.
22:58Page 339
وَٱلَّذِينَ هَاجَرُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ ثُمَّ قُتِلُوٓاْ أَوۡ مَاتُواْ لَيَرۡزُقَنَّهُمُ ٱللَّهُ رِزۡقًا حَسَنٗاۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهُوَ خَيۡرُ ٱلرَّٰزِقِينَ ٥٨
And those who emigrated for the cause of Allāh and then were killed or died - Allāh will surely provide for them a good provision. And indeed, it is Allāh who is the best of providers.
Ata që mërguan për hir të Allahut e më pas u vranë(duke luftuar)ose vdiqën(në shtrat), Allahu do t’i shpërblejë me shpërblimin më të mirë. -Ky është një lajm i mirë për këdo që emigron për hir të Allahut. Këta besimtarë të mirë emigrojnë për hir të Allahut, duke lënë shtëpitë dhe dheun e tyre, pasuritë dhe njerëzit më të dashur. Ata kërkojnë thjesht të adhurojnë Allahun ashtu siç Ai kënaqet dhe e kërkon prej tyre. Ata dalin në rrugën e Zotit për të ndihmuar fenë e Tij dhe për të lartësuar fjalën e Tij. Këta e kanë të sigurt shpërblimin e tyre nga Allahu i Madhëruar, pavarësisht në vriten e vdesin në luftë, si luftëtarë në rrugën e Zotit apo në shtrat. Allahu i Madhëruar thotë: "Allahu do t’u japë shpërblimin më të mirë." Në jetën e varrit (berzah), Allahu i Madhëruar ka për t’u dhënë mirësi e kënaqësi të mrekullueshme. Ndërsa Ditën e Kijametit, Ai do t’i fusë në kopshte, ku janë mbledhur të gjitha bukuritë, mirësitë e lumturia. Atje do të shijojnë plotësisht kënaqësitë e shpirtit dhe trupit. Ajeti na jep edhe një kuptim: ai që emigron për hir të Allahut e ka të sigurt mirëqenien në këtë jetë, me një furnizim të gjerë dhe të bollshëm, pavarësisht se do të vdesë në shtrat apo do të vritet në luftë si dëshmor në rrugën e Zotit. Allahu e di mirë se si do të vdesin dhe ka siguruar mirëqenie për ta në këtë jetë.Nuk ka dyshim se Allahu është më i Miri Shpërblyes. -Askush të mos mendojë se, po të lërë vendin dhe pasurinë e vet për hir të Allahut, do të varfërohet e do të vuajë. Kurrsesi nuk ka për të qenë kështu, sepse Furnizuesi i tij është Allahu, dhe Ai është më i miri Furnizues. Kështu ka ndodhur dhe do të ndodhë gjithmonë. Kështu ndodhi me muhaxhirët e parë të Islamit. Ata lanë vendin, pasuritë dhe fëmijët e tyre, duke synuar të ndihmojnë fenë e Allahut. Por nuk kaloi shumë dhe Allahu u dha fuqi dhe kontroll në të gjitha vendet. Ai i bëri udhëheqës të botës, derisa filluan t’u vinin pasuritë dhe thesarët e tokës, duke u bërë kështu njerëzit më të pasur në faqen e dheut. Allahu i Madhëruar premton gjithashtu:
22:59Page 339
لَيُدۡخِلَنَّهُم مُّدۡخَلٗا يَرۡضَوۡنَهُۥۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَعَلِيمٌ حَلِيمٞ ٥٩
He will surely cause them to enter an entrance with which they will be pleased, and indeed, Allāh is Knowing and Forbearing.
Ai(Allahu)do t’i fusë në një vend(në xhenet)ku do të jenë të kënaqur. -Allahu i Madhëruar do t’u japë një vend të mirë, duke ua çliruar tokat dhe vendet në këtë botë, e për më tepër çlirimin e Mekës, në të cilën ata do të hyjnë plot gëzim e kënaqësi, si triumfatorë. Sipas një shpjegimi tjetër, bëhet fjalë për mirësinë në ahiret, duke i futur në Xhenet. Në këtë mënyrë, ajeti përfshin të mirat e kësaj jete dhe të jetës tjetër. Ajeti i përfshin të dyja kuptimet dhe që të dyja janë të sakta, pasi nuk ka ndonjë pengesë për t’i pranuar të dyja.Allahu është i Gjithëditur dhe shumë i Mëshirshëm. -Allahu është i Gjithëditur, pasi di për të gjitha veprat, të dukshmet dhe të padukshmet, të shkuarat dhe të ardhshmet. Ai është Halim, - i Butë e Mëshirshëm. Krijesat nuk i binden dhe marrin guximin të shkelin kufijtë e tyre me krime të mëdha, ndërsa Ai nuk nxitohet që t’i ndëshkojë, edhe pse është i Plotfuqishëm. Madje, përkundrazi, vazhdon t’i furnizojë e përkujdeset për ta, duke u dhënë nga mirësitë e bujaria e Tij.
22:60Page 339
۞ ذَٰلِكَۖ وَمَنۡ عَاقَبَ بِمِثۡلِ مَا عُوقِبَ بِهِۦ ثُمَّ بُغِيَ عَلَيۡهِ لَيَنصُرَنَّهُ ٱللَّهُۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٞ ٦٠
That [is so]. And whoever responds [to injustice] with the equivalent of that with which he was harmed and then is tyrannized - Allāh will surely aid him. Indeed, Allāh is Pardoning and Forgiving.1
Ja, kështu(do të jetë). Dhe kush e kërkon shpagimin me të njëjtën masë, me të cilën është dëmtuar dhe pastaj përsëri i bëhet padrejtësi, Allahu patjetër do ta ndihmojë atë. -Kështu është ligji i drejtë. Çdokush të cilit i është bërë padrejtësi dhe krim, ka të drejtën të kërkojë dënimin e agresorit me të njëjtën mënyrë dhe masë që e ka dëmtuar. Nëse do të drejtën, nuk i kërkohet llogari. Nëse i bëhet sërish padrejtësi, Allahu ka për ta ndihmuar, sepse atij i është bërë e padrejtë. Gjithashtu, është e palejueshme që të merret në përgjegjësi për shkak se e kërkon hakun e vet. Mendohu pak! Allahu i Madhëruar premton se do ta ndihmojë atë njeri që i bëhet padrejtësi pasi ka vënë në vend drejtësinë duke marrë hakun e vet. Kjo tregon se, nëse dikujt i është bërë padrejtësi dhe ai nuk e ka marrë hakun, Allahu ka për ta ndihmuar edhe më shumë se rasti i parë.Allahu është Mbulues i gjynaheve dhe Falës i Madh. -Allahu është Falës i madh ndaj atyre që janë gabimtarë dhe nuk nxitohet në ndëshkimin e tyre. Nëse shprehin pendimin e sinqertë e rregullohen, Ai ua fal dhe i mbulon gabimet e tyre, madje i fshin fare edhe gjurmët e ndikimin e tyre të keq tek njeriu. Ky është një atribut i përhershëm i Allahut. Mbi këtë falje janë ndërtuar edhe marrëdhëniet e Tij me njerëzit, në të gjitha kohët dhe gjendjet e tyre. Falja dhe mbulimi i gjynaheve është një portë e hapur për këdo që pendohet e do që të kthehet tek Zoti i tij i nënshtruar. Atëherë, edhe ju o njerëz që ju është bërë padrejtësi, duhet të shkoni drejt faljes e tolerancës, që Allahu t'ju falë e mëshirojë. Tregohuni falës ndaj njerëzve, ashtu siç dëshironi që Allahu t’ju falë ju!
22:61Page 339
ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ يُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِ وَأَنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٞ ٦١
That1 is because Allāh causes the night to enter the day and causes the day to enter the night and because Allāh is Hearing and Seeing.
Ja, kështu(do të jetë), sepse Allahu është Ai që e fut natën te Dita dhe Ai që e fut Ditën te Nata(duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën)... -Ai që bëri për ju këto ligje e dispozita të drejta dhe të mrekullueshme, është po Ai që kujdeset për krijesat dhe rregullon çështjet e tyre me ligjet e krijimit dhe të përcaktimit të Tij. Ai e fut natën në ditë dhe e fut ditën në natë. Ai e sjell ditën pas natës dhe natën pas ditës. Herë e zgjat njërën dhe shkurton tjetrën, e herë të kundërtën. Si pasojë e kësaj, formohen stinët. Kështu u dhuroi i Lartësuari krijesave mirësitë e natës dhe të ditës, të diellit dhe të hënës. Pa dyshim, këto janë nga mirësitë më të bukura për krijesat, madje janë domosdoshmëri për jetën e tyre.... dhe sepse Allahu është Ai që dëgjon dhe sheh gjithçka. -Ai i dëgjon të gjitha zërat, me gjithë ndryshimet e gjuhëve dhe larmishmërinë e nevojave. Ai është Basir - Gjithëshikues. Ai i sheh hapat e asaj milingonës së zezë, që ecën poshtë një shkëmbi të zi, në një natë të errët. “Allahu e di çfarë bart çdo femër dhe çfarë pakëson e çfarë shton barku i tyre. Tek Ai çdo gjë është me masë të caktuar. Ai e di të padukshmen dhe të dukshmen. Ai është i Madhi dhe i Lartësuari. Për Atë është njëlloj nëse dikush e fsheh fjalën, apo e shpreh atë haptazi, nëse vepron fshehtas natën, apo vepron haptazi ditën.” [Ra'd 8 - 10].
22:62Page 339
ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ هُوَ ٱلۡبَٰطِلُ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡكَبِيرُ ٦٢
That is because Allāh is the True Reality, and that which they call upon other than Him is falsehood, and because Allāh is the Most High, the Grand.
Ja, kështu(do të jetë), sepse Allahu, Ai është i Vërteti ... -Ai që vendosi ligjet e fesë dhe ligjet e krijimit dhe të përcaktimit, Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë. Ai është El Hak- i Vërteti, që kurrë nuk zhduket. Ai është i Pari, para të Cilit nuk ka gjë. Ai është i Fundmi, pas së Cilit nuk ka gjë. Ai është i Plotë, Absolut në emrat dhe atributet e Tij. Ai është i vërteti në premtimet e Tij. Premtimi i Tij është i vërtetë, takimi i ringjalljes për llogarinë e drejtë para Tij është i vërtetë, feja e Tij është e vërteta, dhe vetëm adhurimi i përkushtuar Atij është i vërtetë, i dobishëm dhe që do të mbetet përgjithmonë.... dhe se ata, të cilëve u luten përveç Tij janë veçse gënjeshtër e kotë. -Çdo gjë tjetër që injorantët adhurojnë, si puta, idhuj, kafshë e sende, është e kotë në vetvete. Adhurimi i përkushtuar këtyre gjëave është gjithashtu i kotë dhe i dënueshëm. Ai nuk të sjell asnjë dobi, sepse u përkushtohet gjërave që janë të destinuara të shkatërrohen e të zhduken. Pra, i kotë është adhurimi i tyre dhe i keq është përfundimi ku ata të çojnë.Allahu është Ai, i Lartësuari, i Madhëruari. -Allahu është i Lartësuari në Veten e Tij. Ai është lart të gjitha krijesave. Ai është i Lartësuar, me cilësitë dhe atributet e Tij. Ai ka nënshtruar të gjitha krijesat e Tij. Ai është më i Madhëruari me emrat, cilësitë dhe veprat e tij madhështrore. Tregues i madhështisë e ngadhënjimit të Allahut është edhe fakti që, Ditën e Gjykimit, Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të shpalosen në të djathtën e Tij. Tregues i krenarisë së Tij është fakti që Kursia e Tij ka përfshirë qiejt dhe Tokën. Ai është Ngadhënjimtari dhe i Madhëruari, sepse të gjitha krijesat janë në Dorën e Tij dhe të nënshtruar para pushtetit të tij. Asnjë nga krijesat nuk mund të veprojë pa lejen e Tij. Çdo gjë lëviz ose qëndron në prehje veçse me lejen dhe dëshirën e Allahut. Vërtetësinë dhe kuptimin e plotë të krenarisë dhe madhështisë së Allahut nuk e di askush, as ndonjë melek i afërt me Të dhe as ndonjë profet. Allahu është i emërtuar e i cilësuar me çdo emër e cilësi të madhështisë e krenarisë. Atij i takon grada më e lartë e të gjitha cilësive të plota. Pjesë treguese e krenarisë e madhështisë së Allahut është edhe fakti se të gjitha adhurimet e banorëve të qiellit dhe të tokës bëhen veçse për shkak të madhërimit, lartësimit e lavdërimit të Tij. Për këtë arsye, tekbiri “Allahu Ekber” është vendosur si simbol dallues i adhurimeve më të mëdha në Islam, siç janë namazi, haxhi etj.
22:63Page 339
أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَتُصۡبِحُ ٱلۡأَرۡضُ مُخۡضَرَّةًۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٞ ٦٣
Do you not see that Allāh has sent down rain from the sky and the earth becomes green? Indeed, Allāh is Subtle1 and Aware.2
A nuk e sheh ti se si e lëshon Allahu shiun prej qiellit dhe toka vishet me gjelbërim? -Allahu i Madhëruar na nxit që të vështrojmë me kujdes në ajetet e Tij, që tregojnë se Ai është Absolut dhe i vetëm në meritën e adhurimit. Ai thotë: “A nuk e sheh me sytë e tu dhe me mendjen e zemrën tënde, se si Allahu e lëshon shiun prej qiellit dhe se si toka gjelbëron? Ai e lëshon shiun nga qielli mbi tokën e thatë e të shkretuar, ku çdo bimë e pemë ka vdekur. Menjëherë sapo e lag shiu, ajo shndërrohet dhe gjallërohet me bimësi dhe jetë. Kjo pamje ka vërtet një bukuri të rrallë. Atëherë, Ai që e ngjall tokën, pasi ajo ka vdekur, Ai ka për t’i ngjallur krijesat pas vdekjes, edhe nëse janë shndërruar në dhé e në pluhur.Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur. -El Latif është Ai që di edhe detajet më të fshehta të gjërave. Është Ai i cili ia mundëson mirësitë robit të Tij dhe ia largon të ligat përmes mënyrave shumë të fshehta, që njerëzit nuk i kuptojnë e as nuk i ndiejnë. Përkujdesja dhe butësia e Allahut me robin del në pah shumë qartë kur, nëpërmjet sprovave, Ai i tregon robit pushtetin dhe madhështinë e Tij. Pikërisht kur robi i afrohet vdekjes, Ai i tregon butësinë dhe përkujdesin e Tij, duke e ruajtur e shpëtuar, jashtë çdo parashikimi nga robi. Allahu e di se ku bie çdo pikë shiu në tokë. Ai e di edhe ku fshihet fara brenda dheut dhe ia çon ujin atje brenda, edhe pse krijesat nuk mund ta dinë. Allahu e nxjerr prej tokës bimësinë e bukur dhe të shumëllojshme. Ai është Habir - i Gjithëdituri, që i sheh në hollësi edhe çështjet më të fshehta. Ai e di atë që fshihet brenda në gjoks dhe di çdo çështje edhe në detajet më të fshehta e të padukshme.
22:64Page 339
لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ ٦٤
To Him belongs what is in the heavens and what is on the earth. And indeed, Allāh is the Free of need, the Praiseworthy.
Vetëm e Tij është çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë. -Të gjithë janë krijesa dhe robër të përulur para pushtetit dhe fuqisë së Krijuesit. Ai vepron ndër ta dhe rregullon çështjet e tyre me sundimin dhe mbretërimin e Tij. Allahu vepron sipas urtësisë së Tij dhe me pushtetin e plotë mbi çdo gjë. Askush tjetër nuk ka gjë në dorë, veç Allahut i cili i ka të gjitha në dorë.Allahu është Ai, i Pasuri (i Panevojë) i Lavdëruari. -Allahu është i Pasur dhe i Vetëmjaftueshëm në të gjitha aspektet. Ai nuk ka nevojë për asgjë nga krijesat e Tij. Nëse e afron ndonjë prej tyre dhe i shpreh dashurinë, këtë nuk e bën se ka nevojë për ta, e as se dëshiron që të shtojë pushtetin e madhështinë e Tij. Ai është El Ganij - i Pasuri, që nuk ka nevojë për asgjë. Ai nuk ka nevojë as për bashkëshorte apo fëmijë. Allahu është Samedun - i Ploti, që nuk ka nevojë të hajë e të ushqehet dhe nuk ka nevojë për asgjë për të cilën kanë nevojë krijesat, në asnjë aspekt. Ai ushqen të tjerët dhe nuk ka nevojë të ushqehet. Ai është i Lavdëruari, prandaj të gjitha krijesat kanë nevojë për Të. Ata kanë nevojë fillimisht që Ai t’i krijojë, pastaj t’i furnizojë, udhëzojë e përkujdeset për ta. Kanë nevojë për Zotin si për çështjet e dynjasë, ashtu edhe për ato të fesë dhe të besimit. Allahu është i Pasuri, dhe si i tillë, edhe sikur të mblidheshin të gjitha krijesat, të gjallët e të vdekurit, në një vend të përbashkët dhe të luteshin secili me çfarë të dëshironte dhe Ai t’u jepte edhe më shumë sesa të kërkonin, kjo nuk do të t’i pakësonte asgjë prej pasurisë e pushtetit të Tij. Ai është El Ganij, dhe si i tillë duart e Tij janë të mbushura me mirësi, bujari e begati. Allahu jep natën dhe ditën. Ai u jep të mira krijesave në çdo frymëmarrje të tyre. Prej pasurisë së Allahut janë edhe gjithë ato mirësi që Ai ka vendosur në Vendin e Paqes dhe Shpërblimit të Tij. Në vendin e bujarisë së Tij, Allahu ka vendosur atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe zemra e askujt nuk e ka ëndërruar. Ai është El Hamid - i Përlëvduari në Veten dhe cilësitë e emrat e Tij. Të gjitha emrat dhe cilësitë e Allahut janë të bukura. Cilësitë e Tij janë të plota e absolute. Allahu është i lavdëruar për veprat e Tij, sepse ato qëndrojnë mes drejtësisë e bamirësisë së Tij, mëshirës dhe urtësisë. Ai është i Përlëvduar edhe për ligjet e Tij, sepse urdhëron veçse për atë që është e mirë dhe dobiprurëse, pa asnjë të keqe, ose që ka dobi më të madhe dhe më të qartë. Nëse ndalon nga diçka, Allahu e bën sepse është e keqe e dëmshme, që nuk ka asnjë dobi ose sepse dëmi i saj është më i madh se dobia. Allahu është i Lavdëruar dhe me lavdërimin për Të janë mbushur qiejt, Toka dhe gjithçka mes tyre e jashtë tyre. Askush nga krijesat nuk mund t’ia japë Atij lavdërime përlëvdimet, ashtu si e meriton Ai. Por Ai është i Lavdëruar ashtu siç e ka lavdëruar Veten e Vet. Ai është shumë më lart se lavdërimi që i thurin krijesat e Tij. Ai është i Lavdëruar për udhëzimin në rrugën e drejtë që u ka dhënë të udhëzuarve. Ai është i Pasur në lavdërimet e Tij dhe i Lavdëruar në pasurinë e Pushtetin e Tij.El hamdu, el med'hu dhe el thenau.Kemi tre terma që duhet ti kuptojmëmirë dhe të mësojmë ndryshimin dhedallimin mes tyre. Ĥamdun, med’ĥundhe thenâun. Allahu i madhëruar na kaurdhëruar që ta lavdërojmë Atë medashuri madhërim e frikërrespekt sepseAi e do veten e Tij. Nëse Ai nuk do tadonte veten e Tij nuk do të na kishteshpallur libra e as nuk do të dërgontemes nesh Profetë e të dërguar. Fjala "ElHamdu lil-âhi rabil alemin" është gjurmëprej gjurmëve të dashurisë së Allahut përveten e Tij. Hamdi përmban med’ĥlëvdim dhe diçka shtesë. Çdo ĥamdështë med’ĥ por jo çdo med’ĥ ështëĥamd. Me fjalë të tjera: med’ĥu(lëvdimi) i përzierë me dashuri përbënatë që quhet ĥamd lavdërim. Nëse sëbashku me med’ĥin (lëvdimin) nukshprehim dashuri, atëherë nuk kemi tëbëjmë me ĥamd. Pastaj, nëse ĥamdi(lavdërim) përsëritet e përsëritet shumë,atëherë kemi të bëjmë me atë që quhetEl thenâ përlëvdim. Këto janë dallimetmes ĥamd-it, med’ĥ-it dhe thenâ-it. Ekundërta e med’ĥ-it lëvdimit ështësharja, fyerja e cila tregon urrejtjen përtë sharin. Çdo kush që e shan dhe e fyendikë, e bën këtë sepse ai e urren atë,ashtu sikurse çdokush që e lëvdon dhe ithur ĥamde dikujt e bën këtë sepse e doatë. Dikush mund të bëjë med’ĥ, pra tëlëvdojë dikë sa për sy e faqe, ose ngafrika, por askush nuk mund të thuhet sebën ĥamd (lavdëron, thurr lavde) përdikë, pa pasur dashuri për atë. Kjo ështënjë çështje shumë e rëndësishme qëduhet kuptuar mirë.
22:65Page 340
أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ سَخَّرَ لَكُم مَّا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَٱلۡفُلۡكَ تَجۡرِي فِي ٱلۡبَحۡرِ بِأَمۡرِهِۦ وَيُمۡسِكُ ٱلسَّمَآءَ أَن تَقَعَ عَلَى ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا بِإِذۡنِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِٱلنَّاسِ لَرَءُوفٞ رَّحِيمٞ ٦٥
Do you not see that Allāh has subjected to you whatever is on the earth and the ships which run through the sea by His command? And He restrains the sky from falling upon the earth, unless by His permission. Indeed Allāh, to the people, is Kind and Merciful.
A nuk sheh se Allahu e ka nënshtruar çdo gjë që gjendet në tokë për të mirën tuaj… -A nuk i sheh me sytë dhe zemrën tënde ato mirësi të shumta të Zotit tënd? A nuk e sheh ndihmën dhe dhuratat e Tij të panumërta? Shiko se si Allahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj. Mirësitë e Zotit në tokë janë të shumta: kafshët, bimët, sendet etj., gjithçka që u bë në këtë tokë është në shërbim të njerëzve. Nga kafshët ata përfitojnë shërbimin e transportit, punë të ndryshme, ushqim etj. Frutat dhe bimësinë i magazinojnë dhe i përdorin si ushqim për vete dhe për kafshët e tyre. Allahu ua mësoi dhe ua mundësoi që t’i mbjellin e t’i kultivojnë bimët dhe t’i shfrytëzojnë me të gjitha mënyrat. Nga toka ata nxjerrin edhe mineralet, që kanë fitim të jashtëzakonshëm. Po kështu, Allahu ju mundësoi të përfitoni nga anijet, që lundrojnë:dhe se anijet lundrojnë në det me urdhrin e Tij? -Anijet ju mbajnë ju dhe mallrat tuaja të shumta. Ju udhëtoni me to në vende të largëta, për të bërë tregti e për qëllime të tjera. Po kështu, ju nxirrni nga deti smeralde e perla, për të bërë stoli. Nga mëshira e Tij e madhe Ai:Ai e mban qiellin të mos bjerë në Tokë, veç nëse dëshiron Ai. -Sikur të mos ishte mëshira dhe pushteti absolut i Zotit, qielli do të rrëzohej në tokë dhe do të shkatërronte gjithçka të saj, duke vdekur, gjithashtu, çdo gjallesë, siç thotë i Madhëruari: "Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos bien, pasi nëse bien, nuk ka kush tjetër që mund t’i mbajë. Ai është i Dashur dhe Falës i madh.” [Fatir 41].Sepse Allahu është i Butë e Mëshirëplotë me njerëzit. -Allahu është më i mëshirshëm me ta sesa vetë prindërit e tyre, madje edhe se ata vetë për veten e tyre. Ai dëshiron të mirën për ta, edhe pse ata duan të keqen. Nga mëshira e Tij, Ai u mundëson shumë e shumë gjëra të dobishme.
22:66Page 340
وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَحۡيَاكُمۡ ثُمَّ يُمِيتُكُمۡ ثُمَّ يُحۡيِيكُمۡۗ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَكَفُورٞ ٦٦
And He is the one who gave you life; then He causes you to die and then will [again] give you life. Indeed, mankind is ungrateful.
Është Ai që jua dha jetën, pastaj do t'ju bëjë të vdisni dhe pastaj do t'ju japë përsëri jetë(do t'ju ringjallë). -Allahu ju solli në ekzistencë nga hiçi. Pastaj, pasi të jetoni kohën e përcaktuar për ju, do t’ju bëjë të vdisni. Pastaj Ai ka për t’ju ringjallur nga vdekja, që të shpërblejë me bujarinë e Tij çdo punëmirë dhe të dënojë me drejtësinë e Tij çdo keqbërës.Vërtet, njeriu është mosmirënjohës i madh. - Njeriu është mosmirënjohës i madh dhe mohues i hapur, përveç atyre që Zoti i ruan dhe i shpëton. Njeriu nuk beson në Zotin dhe nuk tregon mirënjohje për mirësitë e Tij, por mohon edhe Ditën e Gjykimit, edhe fuqinë e Zotit për të ringjallur krijesat.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences