As-Sa'diAl‑Mu'minun · 23:103–118

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Mu'minun 23:103–118

23:103Page 348

وَمَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فِي جَهَنَّمَ خَٰلِدُونَ ١٠٣

But those whose scales are light - those are the ones who have lost their souls, [being] in Hell, abiding eternally.

Ndërsa, ata peshojat e të cilëve janë të lehta - ata e kanë humbur vetveten dhe janë në Xhehenem përgjithmonë. -Është fjala për ata të cilët kanë më shumë vepra të këqija se të mira. Për ata, Zoti thotë: "...ata e humbin vetveten...". Humbja e tyre është shumë e madhe, që kurrë nuk mund të kompensohet dhe të rregullohet. Ata humbin përjetësinë dhe e zhysin veten në dënimin dhe dëshpërimin e pafund. Ata e kanë patur mundësinë që të arrinin lumturinë e përjetshme pranë Zotit të botëve, por e humbin dhe e nënçmojnë veten, duke e lënë atë në dëshpërim e vuajtje të përjetshme. Allahu i Madhëruar thotë për ata që janë mbuluar tërësisht nga gjynahet se: "...janë në Xhehenem përgjithmonë." Kurrë nuk kanë për të dalë prej tij. Ky kërcënim, ashtu siç e theksuam, është për ata që janë mbuluar nga gjynahet e tyre, dhe të tillë mund të jenë veçse mohuesit. Këta lloj njerëzish nuk do ta kenë llogarinë si të tjerët, të cilëve u peshohen veprat e mira dhe të këqija, sepse këta nuk kanë ndonjë të mirë që t’u peshohet e t’u sjellë dobi, për shkak të kufrit të tyre. Por pasi të llogariten dhe përmblidhen veprat e tyre, ato do t’u paraqiten para syve të tyre dhe ata do t’i pranojnë se i kanë bërë dhe do të ndihen të poshtëruar. Ndërsa ata që e kanë themelin e imanit, teuhidin e Zotit, por kanë bërë shumë punë të këqija e gjynahe, aq sa ato peshojnë më shumë se veprat e mira të tyre, këta, edhe pse mund të hyjnë në zjarr, - nuk do të rrinë përjetësisht në të, ashtu siç tregojnë tekstet e Kur'anit dhe të Sunetit. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon përfundimin e keq të mohuesve:

23:104Page 348

تَلۡفَحُ وُجُوهَهُمُ ٱلنَّارُ وَهُمۡ فِيهَا كَٰلِحُونَ ١٠٤

The Fire will sear their faces, and they therein will have taut smiles.1

Zjarri do t’ua djegë atyre fytyrat... - Zjarri i rrethon nga të gjitha anët, derisa u mbulon edhe fytyrën, që është pjesa më fisnike e trupit. Flakët e zjarrit do t’ua përpijnë fytyrat atyre.... dhe ata do të duken(të shëmtuar)pa buzë e me dhëmbë jashtë. -Fytyrat e tyre do të jenë të shëmtuara, të mbledhura nga zjarri, ndërsa buzët janë të prera nga dhimbja e madhe. Duke ua shtuar dhimbjen dhe poshtërimin, atyre u thuhet:

23:105Page 349

أَلَمۡ تَكُنۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَكُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ ١٠٥

[It will be said], "Were not My verses recited to you and you used to deny them?"

(atyre do t'u thuhet): A nuk u janë lexuar juve Ajetet e Mia; ... -A nuk ju erdhën ajetet e Mia, që të merrnit mësim dhe të besonit Zotin dhe Shpalljen e tij?... e ju veçse i përgënjeshtruat? -Ju i mohuat ato padrejtësisht, me inat e arrogancë. Në fakt, nuk kishit asnjë të drejtë t’i mohonit, sepse ato ishin ajete të qarta dhe shumë mirë të shtjelluara. Ato jua bënin shumë të qartë të vërtetën nga e kota, të sinqertët nga gënjeshtarët. Atë ditë, ata do të pranojnë se ishin të padrejtë dhe keqbërës, por ky pendim e keqardhje tashmë nuk u vlen:

23:106Page 349

قَالُواْ رَبَّنَا غَلَبَتۡ عَلَيۡنَا شِقۡوَتُنَا وَكُنَّا قَوۡمٗا ضَآلِّينَ ١٠٦

They will say, "Our Lord, our wretchedness overcame us, and we were a people astray.

Ata do të thonë: “O Zoti ynë! Ne na mundën të këqijat, prandaj u bëmë njerëz të humbur. - Ata i mposhti padrejtësia dhe refuzimi i së vërtetës, prandaj gjithmonë i ndoqi e liga dhe poshtërimi. Ata u bënë fatzinj, për shkak të refuzimit dhe mosbindjes ndaj së drejtës. Ata u bënë të pafuqishëm për t’iu shmangur rrugës së humbjes, sepse vetë e zgjodhën atë që u sillte dëm dhe i largonte nga e mira. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, ne na mundën të këqijat, prandaj u bëmë njerëz të humbur." Ata e pranojnë se ishin të humbur e injorantë. Ata kishin njohuri për të vërtetën, por ishin të humbur sepse nuk kanë punuar sipas saj dhe nuk janë nënshtruar të adhurojnë Zotin sipas Shpalljes. Ata e pranojnë se vepronin si mendjelehtë e të humbur, që nuk arrijnë të dallojnë të mirën e vetes dhe dëmin e saj, si tregon Allahu në një tjetër ajet: "Ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim tani ndër banorët e Zjarrit.”. Pra, kështu i pranojnë ata gjynahet e veta. Larg mëshirës qofshin banorët e Zjarrit!" [Mulk 10, 11].

23:107Page 349

رَبَّنَآ أَخۡرِجۡنَا مِنۡهَا فَإِنۡ عُدۡنَا فَإِنَّا ظَٰلِمُونَ ١٠٧

Our Lord, remove us from it, and if we were to return [to evil], we would indeed be wrongdoers."

O Zoti ynë! Na nxirr prej këtu! E, nëse gabojmë përsëri, atëherë, vërtet jemi të padrejtë.” -Ata gënjejnë, në fakt, sepse Allahu i Madhëruar thotë: "Eh, sikur t’i shihje ata, kur të ndalen përpara Zjarrit! Ata do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim (në dynja)! Atëherë nuk do t'i mohonim Argumentat e Zotit tonë por do të bëheshim besimtarë.” Por, atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Por, edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.” [En'am 27, 28]. Kështu, Allahu i Madhëruar nuk u lë atyre asnjë shteg justifikimi, sepse Ai u ka dhënë kohë të mjaftueshme në jetën e kësaj bote, aq sa ai që dëshiron të kuptojë dhe të ndjekë të mirën, e ka mundësinë ta bëjë. Kjo është kohë mëse e mjaftueshme që i padrejti të pendohet dhe të kthejë rrugë. Prandaj, në përgjigje të lutjeve të tyre në Zjarr, Allahu i Madhëruar thotë:

23:108Page 349

قَالَ ٱخۡسَـُٔواْ فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ ١٠٨

He will say, "Remain despised therein and do not speak to Me.

Ai do t'u thotë: "Heshtni aty e mos më flisni!" - Zoti na ruajt nga zemërimi i Tij! Kjo është absolutisht fjala më tmerruese, më e dhimbshme dhe më poshtëruese, që u thuhet atyre të mjerëve. Ajo u këput çdo shpresë për ndonjë çlirim e të mirë dhe është paralajmëruese e vuajtjeve pa fund. Kjo fjalë dhe zemërimi i Zotit Mëshirëplotë do t’u duket shumë më e dhimbshme sesa frika nga dënimi i Zjarrit, që do të përjetojnë përjetësisht. Pastaj Allahu na tregon se çfarë i çon ata në Zjarr dhe ua këput shpresat për mëshirë e shpëtim:

23:109Page 349

إِنَّهُۥ كَانَ فَرِيقٞ مِّنۡ عِبَادِي يَقُولُونَ رَبَّنَآ ءَامَنَّا فَٱغۡفِرۡ لَنَا وَٱرۡحَمۡنَا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلرَّٰحِمِينَ ١٠٩

Indeed, there was a party of My servants who said, 'Our Lord, we have believed, so forgive us and have mercy upon us, and You are the best of the merciful.'

Disa prej robërve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besojmë. Prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i miri i mëshiruesve!” -Ata patën besim të sinqertë, i cili i nxiti të bëjnë punë të mira. Ata iu lutën Zotit për falje dhe mëshirë dhe kërkuan të afroheshin tek Ai duke dëshmuar aspektin rububije dhe faktin se ishte Ai që u dhuroi imanin. Ata kërkuan ndërmjetësim dhe afrim me Allahun duke e lëvduar dhe lutur me emrat dhe cilësitë e Tij, duke iu lutur me mëshirën e Tij dhe bamirësinë e Tij të përgjithshme. Të gjitha këto tregojnë se ata janë të nënshtruar e të mbushur me përunjësi e frikërespekt për Zotin. Ata e adhurojnë Zotin me përunjësi e frikë nga ndëshkimi i Tij dhe shpresë për shpërblimin e Tij.

23:110Page 349

فَٱتَّخَذۡتُمُوهُمۡ سِخۡرِيًّا حَتَّىٰٓ أَنسَوۡكُمۡ ذِكۡرِي وَكُنتُم مِّنۡهُمۡ تَضۡحَكُونَ ١١٠

But you took them in mockery to the point that they made you forget My remembrance, and you used to laugh at them.

Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit Mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta. -Në fakt, ata ishin zotërinjtë e vërtetë dhe më të zgjedhurit e njerëzve, po ju: "...i tallët ata." Ju, mohues të besimit, keqbërës, mendjelehtë e faqezinj, guxuat që të talleshit me njerëzit më të zgjedhur e më të lartë. Ju i përçmuat dhe u tallët me ta. Kjo vepër e ulët ju angazhoi aq shumë, saqë: "... ju bëri të harronit Mesazhin Tim." Kjo vepër e keqe u bë shkak që ata të harronin të përmendnin Zotin. Mospërmendja e Zotit i nxiste dhe ua bënte të thjeshtë talljen me besimtarët, vepër e cila i bëri të meritonin që zemrat e tyre çdo ditë e më shumë të largoheshin nga përmendja e Zotit. Këto janë të lidhura me njëra tjetrën. Kjo është humbja e sigurt.

23:111Page 349

إِنِّي جَزَيۡتُهُمُ ٱلۡيَوۡمَ بِمَا صَبَرُوٓاْ أَنَّهُمۡ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ ١١١

Indeed, I have rewarded them this Day for their patient endurance - that they are the attainers [of success]."

Unë do t'i shpërblej ata sot, sepse u treguan të durueshëm. -Sot, Unë po i shpërblej ata për bindjen ndaj Meje dhe për durimin kundrejt mundimeve që ju u jepnit me talljet tuaja. Me punë të mira dhe me durimin e plotë, arritën gradën e lartë, që Zoti thotë:Ata janë, vërtet fitimtarët. -Ata fituan mirësitë e përjetshme dhe shpëtimin nga Zjarri i ndezur fort, ashtu siç thuhet në një ajet tjetër: “Por sot janë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët. Duke qëndruar mbështetur në kolltukë, ata do të vështrojnë. A u shpërblyen plotësisht jobesimtarët për atë që kanë bërë?" [Mutaffifin 34 - 36]. Duke i qortuar, Allahu i Madhëruar u drejtohet atyre fatzinjve dhe, duke i bërë të shohin mendjelehtësinë e tyre, u thotë:

23:112Page 349

قَٰلَ كَمۡ لَبِثۡتُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ عَدَدَ سِنِينَ ١١٢

[Allāh] will say, "How long did you remain on earth in number of years?"

Atyre do t'u thuhet: “E sa vjet keni qendruar në tokë?” -Edhe pse koha ka qenë shumë e shkurtër, ata kanë bërë aq shumë të këqija sa meritojnë zemërimin dhe ndëshkimin e Allahut. Ata janë treguar mendjelehtë, sepse nuk e kanë shfrytëzuar këtë kohë të shkurtër për të bërë vepra të mira dhe për të fituar përjetësinë, ashtu siç veprojnë besimtarët, të cilëve Zoti u dhuroi urtësi e mençuri dhe ata fituan lumturinë e përjetshme dhe kënaqësinë e Zotit të tyre.

23:113Page 349

قَالُواْ لَبِثۡنَا يَوۡمًا أَوۡ بَعۡضَ يَوۡمٖ فَسۡـَٔلِ ٱلۡعَآدِّينَ ١١٣

They will say, "We remained a day or part of a day; ask those who enumerate."

Ata do të thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës. -Kjo fjalë tregon opinionin e tyre në lidhje me kohën e qëndrimit në dynja dhe për faktin se ata e shihnin si një kohë shumë të shkurtër. Por ky nuk ishte përcaktim i saktë, prandaj do të thonë:Por pyeti ata që dinë të mbajnë llogari!” - Pyesni ata që e dinë me saktësi kohën e qëndrimit. Thonë kështu sepse ata të mjerë janë të zhytur në një dënim që ta heq mendjen nga gjithçka.

23:114Page 349

قَٰلَ إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا قَلِيلٗاۖ لَّوۡ أَنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ١١٤

He will say, "You stayed not but a little - if only you had known.

Pastaj do t'u thuhet: “Me të vërtetë keni qëndruar pak, veç sikur ta dinit!” -Sido që të jetë, e përcaktuat apo jo saktësisht kohën e qëndrimit në dynja, ju keni qëndruar shumë pak, sikur ta dinit.

23:115Page 349

أَفَحَسِبۡتُمۡ أَنَّمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ عَبَثٗا وَأَنَّكُمۡ إِلَيۡنَا لَا تُرۡجَعُونَ ١١٥

Then did you think that We created you uselessly and that to Us you would not be returned?"

A menduat atëherë, ju se Ne ju patëm krijuar kot dhe se ju nuk do të ktheheshit te Ne(për llogari)? - Mos ju krijuam që të hani e të pini dhe të argëtoheni me stolitë e kësaj dynjaje? Mos, vallë, do t’ju linim pa urdhëruar dhe ndaluar, pa ju shpërblyer e ndëshkuar sipas veprave tuaja?!

23:116Page 349

فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡحَقُّۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡكَرِيمِ ١١٦

So exalted is Allāh, the Sovereign,1 the Truth;2 there is no deity except Him, Lord of the Noble Throne.

I lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi, i Vërteti! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim)përveç Tij. Ai është Zoti i Arshit të Nderuar. -U madhëroftë e u lartësoftë Zoti mbi të gjitha ato shpifje që cenojnë dhe hedhin dyshim mbi urtësinë e Tij. Ai është Sunduesi i vërtetë dhe, si i tillë, Ai është i vërteti në premtimet dhe kërcënimet e Tij. Allahu është i vetmi i Adhuruar, sepse Ai është i Plotë dhe Absolut. Ai është gjithashtu: Zot i Fronit madhështor dhe Zoti i gjithçkaje poshtë Fronit. Atëherë, është e pamundur që Ai t’i krijonte këto krijesa madhështore pa ndonjë qëllim.

23:117Page 349

وَمَن يَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ لَا بُرۡهَٰنَ لَهُۥ بِهِۦ فَإِنَّمَا حِسَابُهُۥ عِندَ رَبِّهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلۡكَٰفِرُونَ ١١٧

And whoever invokes besides Allāh another deity for which he has no proof - then his account is only with his Lord. Indeed, the disbelievers will not succeed.

Kush adhuron përveç Allahut ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, do të përgjigjet vetëm para Zotit të vet. Dhe mohuesit nuk do të shpëtojnë kurrë. - Çdokush që i lutet dikujt tjetër veç Allahut, pa patur asnjë argument, ai merr dënimin e merituar. Dhe dihet se nuk ka asnjë argument që të justifikojë idhujtarinë. Madje, të gjitha shpalljet e tëgjithë profetët sollën argumente të prera që idhujtaria është e dënueshme. Por ata që bien në idhujtari, i kthejnë shpinën padrejtësisht dhe me arrogancë këtyre fakteve. Për këta njerëz do të vijë dita që do të dalin para Zotit dhe Ai do t’u japë atë që meritojnë për veprat e tyre. Ata nuk do të arrijnë asnjë mirësi dhe nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi, sepse ai që mohon Zotin ose bie në idhujtari nuk ka pjesë në faljen dhe shpërblimin e Zotit.

23:118Page 349

وَقُل رَّبِّ ٱغۡفِرۡ وَٱرۡحَمۡ وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلرَّٰحِمِينَ ١١٨

And, [O Muḥammad], say, "My Lord, forgive and have mercy, and You are the best of the merciful."

Prandaj thuaj: “O Zoti im! Më fal e më mëshiro! Sepse Ti je më i Miri i mëshiruesve.” -Thuaj duke u lutur: "O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve! M’i mbulo gjynahet, që të më largosh prej ndëshkimin tënd dhe më mëshiro, që të më dhurosh me mëshirën Tënde çdo të mirë që synoj!” Pastaj thuaj: "Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve." Askush nuk e mëshiron njeriun më shumë se Allahu. Zoti është më i mëshirshëm sesa prindi për fëmijën e tij, madje më i mëshirshëm për njeriun sesa vetë njeriu për veten e vet.Këtu përfundon tefsiri i sures Muminunë. Falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar!

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском