As-Sa'diAn‑Nur · 24:1–17

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

النور

An-Nur

The Light · Medinan · 64 ayahs

24:1Page 350

سُورَةٌ أَنزَلۡنَٰهَا وَفَرَضۡنَٰهَا وَأَنزَلۡنَا فِيهَآ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖ لَّعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ ١

[This is] a sūrah which We have sent down and made [that within it] obligatory and revealed therein verses of clear evidence that you might remember.

Kjo është një Sure, të cilën Ne e zbritëm... -Kjo është një sure shumë e rëndësishme, të cilën Ne e shpallëm si mëshirë nga ana Jonë për njerëzit. Ne e kemi ruajtur këtë sure, ashtu si të gjithë Kur'anin, nga shejtani i mallkuar.... dhe e bëmë detyrë(zbatimin e dispozitave të saj)... -Kemi përcaktuar dhe bërë detyrë në këtë sure, dispozita të shumta për çështje të ndryshme, si për masat ndëshkimore, për dhënien e dëshmisë etj.... Në të kemi zbritur Argumente të Qarta, ... -Kemi përfshirë në të ligje shumë të rëndësishme dhe të mrekullueshme, urdhëresa e ndalesa, si dhe urtësi të mëdha.... me qëllim që të nxirrni mësime. - Të kujtoni këto ligje që Ne po jua qartësojmë dhe të mësoni gjërat që nuk i dini. Pastaj Allahu i Madhëruar vijon të shtjellojë këto ligje e dispozita:

24:2Page 350

ٱلزَّانِيَةُ وَٱلزَّانِي فَٱجۡلِدُواْ كُلَّ وَٰحِدٖ مِّنۡهُمَا مِاْئَةَ جَلۡدَةٖۖ وَلَا تَأۡخُذۡكُم بِهِمَا رَأۡفَةٞ فِي دِينِ ٱللَّهِ إِن كُنتُمۡ تُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۖ وَلۡيَشۡهَدۡ عَذَابَهُمَا طَآئِفَةٞ مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٢

The [unmarried] woman or [unmarried] man found guilty of sexual intercourse1 - lash each one of them with a hundred lashes,2 and do not be taken by pity for them in the religion [i.e., law] of Allāh,3 if you should believe in Allāh and the Last Day. And let a group of the believers witness their punishment.

(Është ligj që)Laviren dhe lavirin t’i rrihni, secilin prej tyre me nga njëqind kamxhikë, ... -Ky është gjykimi për imoralët, që nuk janë martuar asnjëherë dhe që kryejnë marrëdhënie intime jashtëmartesore. Secili prej tyre, burri dhe gruaja, goditet me njëqind kamzhikë. Ndërsa po të kenë qenë të martuar, dënimi është me vdekje, duke u goditur me gurë, ashtu siç tregojnë për këtë argumentet dhe tekstet e sakta të traditës profetike.... dhe mos u tregoni zemërbutë ndaj tyre, kur zbatoni dispozitat e Allahut,... -Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar na ndalon që të tregojmë keqardhje kur zbatojmë ligjin e Tij, qoftë kjo keqardhje e natyrshme apo për hir të afërsisë me të dënuarin.... nëse, vërtet besoni në Allahun dhe në Botën Tjetër. -Madje, imani i vërtetë duhet të bëjë që të mos ndiejmë mëshirë të tillë që të na pengojë nga ekzekutimi i dënimit të caktuar nga Zoti. Përkundrazi, mëshira e vërtetë tregohet duke kryer me përpikmëri dispozitat e Zotit. Nëse na vjen keq për çka i ndodh tjetrit, kjo është e natyrshme, por keqardhja jonë nuk duhet të na bëjë që të mos ekzekutojmë dënimin e ligjëruar nga Zoti, që është më Mëshiruesi i mëshiruesve. Në ajet, gjithashtu Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar që gjatë këtij ndëshkimi të jenë të pranishëm një grup besimtarësh dhe besimtaresh. Ai thotë:E gjatë zbatimit të ndëshkimit të tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh. - ...Kështu, njerëzit do të marrin mësim dhe ky dënim do t’u shërbejë më shumë. Nga ana tjetër, duke parë konkretisht ekzekutimin e ligjeve të Sheriatit, ato mësohen, kuptohen e konsolidohen më mirë në popull. Kështu, askush nuk shton dhe as nuk pakëson gjë në ligjin e Zotit. Allahu është më i dituri.

24:3Page 350

ٱلزَّانِي لَا يَنكِحُ إِلَّا زَانِيَةً أَوۡ مُشۡرِكَةٗ وَٱلزَّانِيَةُ لَا يَنكِحُهَآ إِلَّا زَانٍ أَوۡ مُشۡرِكٞۚ وَحُرِّمَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٣

The fornicator does not marry except a [female] fornicator or polytheist, and none marries her except a fornicator1 or a polytheist, and that [i.e., marriage to such persons] has been made unlawful to the believers.

Laviri nuk mund të martohet veçse me një lavire ose idhujtare. Dhe me laviren nuk mund të martohet kush, veçse një lavir ose idhujtar. -Ky ajet na tregon poshtërsinë e imoralitetit. Ajo është një vepër që e poshtëron vepruesin dhe atë që përzihet me të, më shumë se çdo lloj gjynahu tjetër. Kështu, imoralit mund t’i afrohet për grua veçse ndonjë imorale si ai, ose ndonjë idhujtare e mohuese e Zotit, që nuk beson në ringjallje e as në shpërblimin me drejtësi, dhe që nuk do t’ia dijë fare për ligjet e fenë e Zotit. Edhe për gruan imorale është e njëjta gjë.Ajo(imoraliteti ose martesa me ta)është e ndaluar për besimtarët. -Zoti ua ka bërë të ndaluar besimtarëve që të martohen me imorale ose me imoralë. Ajeti është shumë i qartë. Nëse dikush dëshiron të martohet me një imoral që nuk është penduar, atëherë të vetmet mundësi janë:1. Ai është idhujtar ose mohues i Zotit, që nuk do t’ia dijë fare për rregullat dhe ligjet e Zotit, prandaj edhe martohet me imorale duke dashur të përmbushë veçse dëshirat e nefsit.2. Ai është musliman, beson ligjet dhe dispozitat e Zotit, por gjithsesi martohet me një imorale, edhe pse e di që është e tillë. Atëherë, kjo lloj martese është njëlloj si zinaja, ndërsa ai që e bën atë është imoral dhe i përdalë. Nëse do të ishte besimtar i vërtetë në Allahun, nuk do të bënte këtë veprim, pra, të martohej me një imorale që nuk është penduar për imoralitetin.Ajeti është argument i qartë që tregon se martesa me imoralët është e ndaluar, derisa të ata pendohen (mashkull apo femër qoftë). Bashkimi në martesë me ta është shumë i dëmshëm dhe i dënueshëm, sepse lidhja bashkëshortore është nga lidhjet më të forta, për të cilën njeriu mban shumë përgjegjësi. Njeriu do të jetë me atë që e ka dashur dhe shoqëruar në dynja, siç thotë Zoti: "Kjo është dita e ndasisë, që ju e konsideruat gënjeshtër. Tubojini së bashku (në zjarr) ata që ishin keqbërës, (bashkëshortet dhe) shoqërinë e tyre dhe ata (idhujt) që i adhuruan përveç Allahut dhe shpjerini drejt rrugës së Xhahimit! Ndalini ata! Tani do të merren në përgjegjësi." Zoti e ndaloi një bashkim të tillë, sepse ka shumë të liga. Kjo lloj martese është shkatërruese e xhelozisë, sjell ngatërrim gjaku dhe përkatësish farefisnore, sepse fëmijët nuk kanë të sigurt atësinë. Gjithashtu, kjo lloj lidhjeje nuk e ruan nderin, sepse imoralët synojnë vetëm ngopjen e dëshirave dhe instikteve. Vetëm njëra prej këtyre ligësive do të mjaftonte që martesa me ta të ishte e ndaluar. Në këtë ajet tregohet se imorali nuk është besimtar me iman të plotë, sikurse ka thënë Profeti (a.s): "Kur vjedh hajduti, nuk është besimtar gjatë vjedhjes. Kur bëjnë imoralitet lavirët, nuk janë besimtarë gjatë imoralitetit." Këto vepra e cenojnë shumë imanin.

24:4Page 350

وَٱلَّذِينَ يَرۡمُونَ ٱلۡمُحۡصَنَٰتِ ثُمَّ لَمۡ يَأۡتُواْ بِأَرۡبَعَةِ شُهَدَآءَ فَٱجۡلِدُوهُمۡ ثَمَٰنِينَ جَلۡدَةٗ وَلَا تَقۡبَلُواْ لَهُمۡ شَهَٰدَةً أَبَدٗاۚ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ ٤

And those who accuse chaste women and then do not produce four witnesses - lash them with eighty lashes and do not accept from them testimony ever after. And those are the defiantly disobedient,

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar tregoi rëndësinë e madhe të ekzekutimit të ligjit për imoralin, pra, ose goditjen me 100 kamzhikë për ata që kanë qenë të pamartuar, ose vrasjen me gurë për imoralin që ka qenë i martuar. Ai na tregoi se nuk lejohet martesa me të tillë njerëz, derisa të pendohen, sepse kjo do të sillte sherr të madh. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon diçka tjetër, që është shumë e rëndë dhe e rrezikshme. Ai na ndalon nga shpifja për gratë (dhe burrat) e ndershme dhe na njofton se kjo vepër është shumë e dënueshme dhe e ulët.Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme... -Bëhet fjalë për ata që shpifin për gratë e lira dhe të ndershme, por përfshihen edhe burrat e ndershëm, sepse nuk ka dallim mes dy rasteve. Sigurisht, këtu bëhet fjalë për shpifjen për imoralitet, sepse vetë konteksti e tregon këtë....dhe nuk sjellin katër dëshmitarë... -Nuk sjellin si dëshmitarë katër burra të drejtë e të besueshëm, që dëshmojnë qartë se është kryer imoraliteti.... t’i rrihni me nga tetëdhjetë kamxhikë... -Goditen me 80 shkopinj me trashësi mesatare, që ta ndiejnë dhimbjen. Nuk teprohet aq as të shkaktojë vdekjen ose të sjellë dëmtime të rënda, sepse qëllimi është edukimi e jo shkatërrimi e dëmtimi i rëndë i njeriut. Ky është dënimi për krimin e përbaltjes së nderit të besimtarit. Megjithatë, ky dënim ekzekutohet veçse në rastin kur i prekuri nga shpifja plotëson dy kritere: 1) është besimtar dhe 2) është i martuar. Nëse nuk i plotëson këto kritere, shpifja ndëshkohet me mënyra të tjera, që i përcakton gjykata islame, si burgosje etj. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar thotë:...dhe atyre mos ua pranoni kurrë dëshminë!... -Ky është një dënim tjetër: lëshohet një vendim nga gjykata, që dëshmia e këtij njeriu nuk pranohet dhe është e pavlefshme, derisa ai të shfaqë pendim të dukshëm dhe të pastrojë figurën e tij. Pra, ky krim ka dy dënime: rrahja me 80 shkopinj dhe mospranimi i dëshmisë. Për këtë, Allahu i Madhëruar thotë:... Sepse ata janë keqbërës(e nuk u pranohet dëshmia). -Ata e kanë thyer bindjen ndaj Allahut. Ligësia e tyre është shumë e madhe, sepse ata i kanë shkelur kufijtë e Zotit dhe kanë shkuar te ndalesat e Tij. Veç kësaj, ata kanë shkelur mbi nderin e vëllait, duke përhapur thashetheme, duke rënduar kështu edhe vëllezërit e tjerë, për të cilët mbase është bërë shkaktar që ata të flasin, të përgojojnë e të përhapin thashethemet. Ai është bërë shkaktar për shkatërrimin e vëllazërisë së imanit, që Zoti ka urdhëruar të lidhet fort mes besimtarëve. Kjo tregon qartë se shpifja është gjynah i madh.

24:5Page 350

إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُواْ مِنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ وَأَصۡلَحُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٥

Except for those who repent thereafter and reform, for indeed, Allāh is Forgiving and Merciful.

Me përjashtim të atyre që më pas pendohen dhe përmirësohen. -Pendimi në të tilla raste shfaqet duke folur të vërtetën dhe duke përgënjeshtruar shpifjet e veta. Ai detyrimisht duhet ta pranojë se ka shpifur. Përderisa nuk sjell katër dëshmitarë, ai duhet të përgënjeshtrojë veten para njerëzve, edhe nëse është i sigurt se ka ndodhur imoraliteti. Kështu, nëse shpifësi pendohet dhe rregullon punët e tij, duke zëvendësuar çdo punë të keqe me të mira, hiqet prej tij vula e “fiskut”, pra, vendimi për mospranimin e dëshmisë, dhe kështu atij i pranohet dëshmia, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë, prandaj dhe i fal të gjitha gjynahet e atyre që pendohen.

24:6Page 350

وَٱلَّذِينَ يَرۡمُونَ أَزۡوَٰجَهُمۡ وَلَمۡ يَكُن لَّهُمۡ شُهَدَآءُ إِلَّآ أَنفُسُهُمۡ فَشَهَٰدَةُ أَحَدِهِمۡ أَرۡبَعُ شَهَٰدَٰتِۭ بِٱللَّهِ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٦

And those who accuse their wives [of adultery] and have no witnesses except themselves - then the witness of one of them1 [shall be] four testimonies [swearing] by Allāh that indeed, he is of the truthful.

Sa për ata që shpifin për gratë e veta … -Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një akuzë për imoralitet, së cilës i mungojnë katër dëshmitarë. Por në këtë rast nuk ndëshkohet pala akuzuese, që është bashkëshorti. Pse? Burri nuk do të bënte kurrë një akuzë të tillë për gruan e tij, pasi ky do të ishte cenim edhe i nderit të tij, gjithashtu. Normalisht, burri nuk do ta akuzonte kurrë bashkëshorten e tij, sepse kjo do të cenonte jo vetëm gruan, por edhe atë vetë. Prandaj, kjo është një lloj shenje që burri edhe mund të jetë i vërtetë në atë që thotë. Në fakt, ai ka të drejtë të mbrojë të drejtat e tij, që i sheh se janë të rrezikuara, të drejta që nuk i kanë akuzuesit e tjerë. Allahu i Madhëruar thotë: "... ata që shpifin për gratë e veta ..." Domethënë, ata që akuzojnë për imoralitet gratë e tyre. Bëhet fjalë për bashkëshortet e tyre të lira, e jo për skllavet.… dhe nuk kanë dëshmitar tjetër përveç vetvetes … -Nëse akuzojnë gratë e tyre për imoralitet dhe për këtë nuk kanë asnjë dëshmitar okular, përveç vetes së tyre, atëherë:…ata duhet të betohen katër herë në Allahun se po thonë solemnisht të vërtetën. -Burri duhet të deklarojë katër herë se thotë të vërtetën në dëshminë e tij, pra, se gruaja e vet ka bërë imoralitet (marrëdhënie intime jashtëmartesore). Ai duhet të thotë katër herë: “Dëshmoj para Zotit se them të vërtetën në akuzën time kundër saj për imoralitet!”

24:7Page 350

وَٱلۡخَٰمِسَةُ أَنَّ لَعۡنَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡهِ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ ٧

And the fifth [oath will be] that the curse of Allāh be upon him if he should be of the liars.

…ata duhet të betohen katër herë në Allahun se po thonë solemnisht të vërtetën. -Burri duhet të deklarojë katër herë se thotë të vërtetën në dëshminë e tij, pra, se gruaja e vet ka bërë imoralitet (marrëdhënie intime jashtëmartesore). Ai duhet të thotë katër herë: “Dëshmoj para Zotit se them të vërtetën në akuzën time kundër saj për imoralitet!”Dhe për herë të pestë ai duhet të thotë: "Mallkimi i Allahut qoftë mbi mua nëse po them gënjeshtër!" -Në herën e pestë, përveç asaj që thuhet në katër herët e para, shton mallkimin mbi veten, nëse gënjen. Pasi përfundon këtë lutje për mallkim, atëherë ai nuk ndëshkohet si shpifës. Kjo kuptohet nga ajetet. Nëse ai e tregon edhe burrin me të cilin gruaja ka bërë zina, edhe ai do të gjykohet në varësi të dëshmisë ose jo të gruas. Nëse gruaja nuk e pranon akuzën ndaj saj, atëherë ajo nuk dënohet (e po kështu edhe dënimi i atij burrit që akuzohet se bëri imoralitet). Por nëse gruaja nuk pranon të bëjë dëshmitë njëlloj si bashkëshorti i saj, a dënohet ajo me gurë, duke marrë për bazë betimet e burrit dhe mosbetimin e saj, apo dënohet me burgosje të përjetshme? Dy janë mendimet e dijetarëve. Por faktet tregojnë se ajo duhet të dënohet me masën e përcaktuar për imoralitetin nga Sheriati e jo me burgosje të përjetshme. Këtë e mbështet edhe fjala e Allahut të Madhëruar:

24:8Page 350

وَيَدۡرَؤُاْ عَنۡهَا ٱلۡعَذَابَ أَن تَشۡهَدَ أَرۡبَعَ شَهَٰدَٰتِۭ بِٱللَّهِ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ ٨

But it will prevent punishment from her if she gives four testimonies [swearing] by Allāh that indeed, he is of the liars.

Ndërsa gruaja e akuzuar mund ta largojë dënimin nga vetja e saj, duke u betuar katër herë në Allahun se ai(i shoqi)gënjen. -Nga ajetet kuptohet se dënimi, të cilin gruaja e largon nga vetja, është pikërisht dënimi për imoralitetin. Kjo mund të bëhet: "... duke u betuar katër herë në Allahun se ai (i shoqi) gënjen." Pra, kjo është e vetmja rrugë për të larguar dënimin nga vetja e saj. Edhe ajo duhet të deklarojë katër herë se burri gënjen.

24:9Page 350

وَٱلۡخَٰمِسَةَ أَنَّ غَضَبَ ٱللَّهِ عَلَيۡهَآ إِن كَانَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٩

And the fifth [oath will be] that the wrath of Allāh be upon her if he was of the truthful.

Për herë të pestë duhet të thotë: "Zemërimi i Allahut qoftë mbi mua nëse ai(im shoq)ka thënë të vërtetën!". -Në të pestën shton dhe thotë: "Zemërimi i Allahut qoftë mbi mua nëse ai (im shoq) ka thënë të vërtetën!". Pasi plotësohen procedurat, gjykohet dhe vendoset që ata të dy të ndahen për të mos u lejuar më të bashkohen në këtë jetë. Nëse gruaja është shtatzënë, pas këtij gjykimi ai fëmijë nuk i njihet bashkëshortit. Ajetet tregojnë se për saktësinë e këtij procesi gjykimi është kusht që të thuhen saktësisht formula e dëshmisë dhe mallkimit, me fjalët e sjella në Kur'an, qoftë nga burri, qoftë nga gruaja, dhe është kusht, gjithashtu, të bëhet betimi me radhë, në fillim burri, pastaj gruaja. Betimi duhet bërë pa hequr apo shtuar fjalët e formulës së përcaktuar në Kur'an. Mallkimi bie mbi burrin, nëse akuzon gruan e tij padrejtësisht, ashtu si zemërimi i Allahut bie mbi gruan nëse burri i saj thotë të vërtetën. Pasi realizohet procesi i betimit dhe mallkimit, burrit i hiqet e drejta për atësinë e fëmijës, edhe nëse mund të ketë ngjashmëri. Ngjashmëria nuk merret për bazë në këtë rast gjykimi, sepse ajo është nuk është fakt i prerë, që mund të shërbejë për të hedhur poshtë gjykimin. E drejta e atësisë mund të përfitohet veçse me argumente bindëse.Sot mbase këtë e lehtëson analiza eAND-së dhe metodat shkencore.

24:10Page 350

وَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَرَحۡمَتُهُۥ وَأَنَّ ٱللَّهَ تَوَّابٌ حَكِيمٌ ١٠

And if not for the favor of Allāh upon you and His mercy...1 and because Allāh is Accepting of Repentance and Wise.

Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju,(ju do të shkatërroheshit). Pa dyshim, Allahu e pranon pendimin dhe është i Urtë. -Nisur nga konteksti, ajeti jep një mesazh të qartë se sa e dënueshme është kjo vepër, pra, shpifja ndaj të ndershmëve. Sikur të mos ishte mëshira e Allahut, mbi mashtruesit do të godiste menjëherë zemërimi i Allahut dhe mallkimin i Tij, siç bëhet lutja. Nga mëshira e mirësia e Tij, Zoti e bëri dispozitën e mallkimit vetëm në rastin kur ndodh mes bashkëshortëve, sepse në këtë rast nevoja për të është më e madhe. Gjithashtu, shprehja e mëshirës së Tij është edhe në faktin që nëpërmjet këtyre ligjeve e dispozitave, ju tregon dhe paralajmëron se sa e keqe dhe e dënueshme është zinaja, dhe po kështu edhe shpifja për diçka të tillë. I Gjithëmëshirshmi e ka lënë hapur portën e pendimit për të gjitha gjynahet, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Sikur të mos ishte mëshira e mirësia e Zotit, ju nuk do të kishit gjetur këto mirësi e hapësira pendimi.

24:11Page 351

إِنَّ ٱلَّذِينَ جَآءُو بِٱلۡإِفۡكِ عُصۡبَةٞ مِّنكُمۡۚ لَا تَحۡسَبُوهُ شَرّٗا لَّكُمۖ بَلۡ هُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡۚ لِكُلِّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُم مَّا ٱكۡتَسَبَ مِنَ ٱلۡإِثۡمِۚ وَٱلَّذِي تَوَلَّىٰ كِبۡرَهُۥ مِنۡهُمۡ لَهُۥ عَذَابٌ عَظِيمٞ ١١

Indeed, those who came with falsehood1 are a group among you. Do not think it bad for you; rather, it is good for you. For every person among them is what [punishment] he has earned from the sin, and he who took upon himself the greater portion thereof2 - for him is a great punishment [i.e., Hellfire].

Ata që e trilluan shpifjen, janë një grup brenda jush. -Në ajetet e mësipërme Allahu i Madhëruar tregoi se sa e dënueshme dhe e keqe është shpifja ndaj grave të pastra e të ndershme. Kjo, në fakt, shërben edhe si parantezë për atë që do të vijë më pas, pra, për historinë e shpifjes ndaj më të pastrës grua, Aishes, vajzës së Sidikut dhe gruas më të dashur të Profetit të Zotit, Allahu qoftë i kënaqur prej saj! Këto ajete u shpallën për shkak të një shpifjeje të madhe, që është shtjelluar në librat e hadithit.Në këtë histori tregohet se Profeti (a.s) ishte rrugës në një nga ekspeditat e tij. Me vete kishte dhe Aishen. Në rrugën e kthimit, Aishes i humbet një gjerdan dhe ajo largohet nga kampi për të kërkuar gjerdanin. Ndërkohë, ushtria niset për udhëtimin e kthimit, pa vënë re mungesën e Aishes. Ata e ngritën lart koshin mbi devenë e Aishes dhe nuk e hetuan se Aishja nuk ishte brenda në të, sepse ajo ishte e lehtë dhe e dobët. Ushtria vazhdoi rrugën, ndërkohë që Aishja kishte mbetur pas. Atëherë, ajo mendoi të qëndronte në vend, duke menduar se, pasi të vinin re mungesën e saj, do të vinin ta merrnin. Pas kishte mbetur edhe Safuan Ibn Muatil el Sulemij, njëri nga më të nderuarit e sahabëve, i cili ishte në gjumë kur ushtria po largohej. Kur u zgjua dhe ushtria ishte larguar, ai e pa Aishen dhe e njohu për së largu. Atëherë ai i afroi asaj kafshën e tij, pa folur asnjë fjalë dhe ajo hipi në të. Pastaj ai vijoi udhëtimin, derisa mbëriti tek ushtria, që tashmë po pushonte në kohën e drekës. Por kjo nuk i shpëtoi shikimit të disa munafikëve, që e shoqëronin Profetin (a.s) në këtë udhëtim. Kaq u duhej këtyre munafikëve për të filluar atë shpifje të madhe. Kështu fjalët u përhapën dhe gjuhët e munafikëve të mbushura me helm e shpifje e përhapën me kënaqësi. Madje, edhe disa besimtarë u mashtruan nga të tilla fjalë dhe po i përhapnin ato. Ndërkohë, edhe Shpallja vonoi për një kohë disi të gjatë. Pas njëfarë kohe, këto thashetheme mbërrijnë edhe tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila u dëshpërua shumë. Por Allahu i Madhëruar shpalli dëlirësinë e Aishes në këto ajete. Ai i qortoi dhe u dha këshilla të shumta besimtarëve. Ai u tregoi atyre se sa e rëndë ishte kjo ngjarje tek Ai dhe u dha atyre porosi të dobishme. Allahu i Lartësuar tha: "Ata që e trilluan shpifjen, janë një grup brenda jush. Pra ata që sollën këtë shpifje të madhe për nënën e besimtarëve, Aishen, janë disa që duken si pjesë e juaja, o besimtarë. Disa prej tyre janë besimtarë të sinqertë në imanin e tyre, por ka edhe munafikë që hiqen si muslimanë, por fshehin hipokrizinë e mosbesimin. Pastaj Ai tha:Ju, kurrësesi mos e mendoni(këtë)se është një e keqe për ju! Përkundrazi, ajo është për të mirën tuaj. -Në këtë histori doli në pah pastërtia dhe dëlirësia e Aishes (r.a). Gjithashtu, Allahu solli një mesazh të qartë, se të gjitha gratë e Profetit janë të pastra e të dëlira. Nga kjo histori u vendosën dispozita të domosdoshme, që besimtarët duhet t'i dinë, t'i mësojnë dhe të punojnë me to deri në Ditën e Gjykimit. Të gjitha këto mirësi të shumta, nuk do të dilnin në pah sikur të mos ndodhte kjo histori shpifjeje. Kur Allahu dëshiron diçka, Ai i krijon kushtet për të. Vini re! Në këtë histori Allahu u drejtohet besimtarëve në numrin shumës, duke u dhënë kështu një mesazh të rëndësishëm: shpifja ndaj njëri-tjetrit është cenim për të gjithë bashkësinë. Të mirat dhe të këqijat ju i përjetoni së bashku. Gjithashtu, është edhe mesazhi tjetër: besimtarët, për sa i përket dashurisë, mëshirës e butësisë së ndërsjelltë dhe përkujdesit për çdo të mirë, janë si një trup i vetëm. Besimtarët dhe besimtaret janë si një ndërtesë, ku secili prej tyre mban tjetrin. Ata forcojnë njëri-tjetrin. Kështu, nëse dikush e urren që të përbaltet vetë me shpifje, po ashtu le të urrejë cenimin e nderit të vëllait të tij besimtar. Le ta trajtojë atë njëlloj si veten e vet. Nëse besimtari nuk ka arritur në këtë gradë të imanit, kjo tregon se imani i tij është ende i mangët dhe po e mangët është dhe vëllazëria islame, e cila kërkon që muslimanët të këshillojnë e të përmirësojnë njëri-tjetrin. Megjithatë, edhe pse kjo histori pati mirësitë e saj në këto aspekte që u përmendën, Allahu thotë:Secili prej tyre do të dënohet sipas pjesëmarrjes në këtë gjynah. -Ky është një kërcënim për të gjithë ata që e nisën këtë histori shpifjeje. Ai fatzi ishte munafiku i pështirë me emrin Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli, Allahu e mallkoftë! Për të, Allahu i Madhëruar thotë:Dhe ai që i priu (shpifjes), do të ketë një dënim të madh. -Ky dënim është përjetësia në humnerën më të thellë të zjarrit të Xhehenemit. Në vijim, Allahu i Madhëruar i udhëzon besimtarët si të sillen në situata të ngjashme dhe u jep një porosi të vyer. Ai thotë: Duke folur për këtë histori imam IbnulKajim thotë: "Tani ne do të tregojmëhistorinë e shpifjes së madhe. KështuAisheja shkoi së bashku me Profetin a.s.në atë ekspeditë, pas shortit që fitoi,sikurse ishte zakoni i Profetit a.s. megratë e tij. Gjatë rrugës së kthimit, atazbritën në një vendbanim të braktisur.Ndërkohë, Aisheja doli nga koçia me tëcilën udhëtonte, për disa nevoja të sajat,dhe, gjatë kthimit, i humbet një gjerdan,të cilin ajo ia kishte marrë hua motrës sësaj. Atëherë ajo kthehet të kërkojëgjerdanin e humbur. Njerëzin që bartninkoçinë e Aishes, e ngritën atë mbi devedhe vazhduan rrugën, duke menduar seajo ishte ende brenda, ngaqë Aishejaishte e vogël në moshë dhe e lehtë nëtrup; nuk ishte e shëndoshë dhe e rëndë.Pastaj, edhe fakti që ishin shumë njerëzqë e mbanin koçinë, ndikoi që ata të mose ndienin mungesën e saj; nëse mbartësitdo të ishin një ose dy vetë, ndoshta do tadallonin mungesën e saj. Aisheja, pasigjeti gjerdanin, u kthye te vend-fushimi,por nuk gjeti atje asnjë. Atëherë ajo u uldiku, në një qoshe, duke menduar se dota ndienin mungesën e saj dhe do tëktheheshin për ta marrë. Por Allahu iMadhëruar kujdeset dhe i rregullonçështjet e Tij ashtu si i dëshiron të jenë;Ai i administron çështjet që nga sipërArshit të Vet. Atëherë Aishen e kapifillimisht një dremitje e lehtë, pastaj ezuri gjumi. Ajo zgjohet veç nga zëri iSafuan Ibn Muatilit, i cili po thoshte: “TëAllahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!Qenka gruaja e Profetit të Allahut!”Safuani kishte mbetur pas ushtrisë, sepseflinte shumë, dhe ishte sistemuar dikularg ushtrisë, siç thuhet në librin “Sahih”të Ebu Hatimit dhe në “Sunen”. Ai e njohuAishen, sepse e kishte parë edhe përparase të shpalleshin ajetet mbi hixhabin.Safuani vazhdonte e thoshte lutjen. “TëAllahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”Pastaj ia afron Aishes kafshën e tij dheajo hipën. Safuani nuk i tha Aishes asedhe një fjalë të vetme. Aisheja nukdëgjonte tjetër gjë prej tij, veç shprehjes:“Të Allahut jemi dhe tek Ai do tëkthehemi!” Safuani e shoqëroi Aishenderisa mbërritën në kampin i ushtrisë, icili tashmë ndodhej në vendin e quajturNahru el Dhahira. Kur njerëzit i panë tëmbërrinin, atëherë secili foli sipas natyrësqë kishte. Këtu gjeti ku të kapet edhearmiku i Allahut, më i poshtri imunafikëve, Abdullah Ibn Ubeji. Këtu aimori frymë thellë dhe filloi të vjellë vrerine hipokrizisë dhe smirës që mbushninbrinjët e tij. Ai filloi të fliste mbarë eprapë, të trillonte dhe të përhapteshpifjen e madhe. Ata që rrinin rreth tij, iserviloseshin atij duke folur sa më shumëpër këtë ngjarje të shpifur dhe të trilluar.Me të mbërritur në Medinë, trilluesit epërhapën menjëherë shpifjen e tyre.Ndërkohë, Profeti a.s. vetëm heshte dhenuk fliste. Nën gjithë këtë trysni trillimeshdhe fjalësh të rënda, Profeti a.s. filloi tëkëshillohej me shokët e tij rrethmundësisë së ndarjes nga gruaja e tij. Aliur.a. i sugjeroi atij që të ndahej dhe tëmartohej me dikë tjetër, ndonëse kysugjerim nuk ishte i drejtpërdrejtë, por inënkuptuar nga fjalët e tij. Ndërsa Usamadhe të tjerë ngulmuan që Profeti a.s. tambante bashkëshorten dhe të mosndikohej nga fjalët dhe trillimet earmiqve të tij. Në fakt, Aliu, ia dha atësugjerim të nënkuptuar për divorc vetëmsepse pa Profetin a.s. të zhytur nëtrishtim dhe ankth. Përderisa fjalët epërhapura ishin të dyshimta, atëherë aigjykoi se, ndoshta, do të ishte lehtësuesepër Profetin a.s. që të merrte nëkonsideratë sigurinë dhe të qetësohejduke u ndarë nga gruaja e tij. NdërsaUsama gjykoi ndryshe, sepse ai e dinteshumë mirë dashurinë e madhe tëProfetit a.s. për Aishen dhe për të atin esaj. Usama e njihte mirë ndershmërinë,mirësinë, pastërtinë dhe besimin e lartëtë Aishes, virtyte këto të cilat bënin qëajo të ishte shumë e lartë dhe tejet largatij akti. Usama ishte gjithashtu shumë ibindur për madhështinë dhe gradën elartë të Profetit a.s. tek Allahu iMadhëruar, kësisoj nderi i tij nuk mund tëpërdhosej në atë mënyrë. Allahu iLartësuar është i Madhërishëm dhe iPastër nga çdo e metë, sa s’mund tëlejonte diçka të tillë. Nuk kishte mundësiqë Ai të lejonte që, zonja e shtëpisë sëProfetit a.s., e bija e të Sinqertit (EbuBekrit), të binte në atë nivel për të cilinflisnin dhe trillonin shpifësit. Vërtet,grada, nderimi, dhe rëndësia që Profetigëzonte tek Zoti i tij, e përjashtoninmundësinë që Ai të lejonte që Profeti a.s.të martohej dhe të jetonte me njëimorale. Gjithashtu Aisheja, bija e tëSinqertit, e dashura e Profetit a.s., ishteshumë e pastër dhe e dëlirë, sa nuk mundtë sprovohej dhe të binte në gabimin eimoralitetit, ndërkohë që ishte dhebashkëshorte e Profetit a.s. Pra, Allahunuk do ta sprovonte një grua kaq të lartëe kaq fisnike me një gabim të tillë. Ata tëcilët kishin njohje të thellë rreth Allahuttë Madhëruar, Profetit të Tij dhe gradëssë lartë të këtij Profeti tek Allahu, filluantë thoshin ashtu sikurse Ebu Ejubi dhesahabët e mëdhenj, kur dëgjuan këtoshpifje: “I Pastër je, o Zoti ynë, nga çdo emetë! Kjo është një shpifje shumë emadhe!” (Nur 16).136 Vëreni me kujdesshprehjen e tyre: “I Pastër je, o Zoti ynë,nga çdo e metë!” Kjo shprehje tregon njënjohje të thellë dhe një lavdërim të madhpër Allahun. Allahu i Lartësuar është largçdo të mete dhe mangësie në emrat,cilësitë, veprat dhe vendimet e Tij. Nukmund të pranohet që Ai të përzgjedhëpër t’i dhënë Profetit a.s., – njeriut më tëdashur të Tij, – një grua që bënimoralitet. Kush mendon se Allahu iMadhëruar mund ta bëjë një gjë të tillë,ka menduar vërtet shumë keq për Të. Ataqë e njohin thellë Allahun dhe Profetin, edinë shumë mirë se femrat imoralemeritojnë vetëm burrat imoralë, të sojittë tyre, siç thotë Allahu i Madhëruar:“Gratë imorale janë për burrat imoralëdhe burrat imoralë janë për gratëimorale. Gratë e ndershme janë për burratë ndershëm dhe burrat e ndershëm janëpër gra të ndershme. Ata janë të pastërnga shpifjet që thuhen (kundër tyre) dhedo të falen e do të kenë një shpërblimbujar (në Xhenet).” (Nur 26). Dukeshqyrtuar të tilla argumente, ata thanënë mënyrë të prerë se kishin të bënin menjë trillim dhe shpifje shumë e madhe.Dikush mund të pyesë: “Përse Profeti a.s.mbajti qëndrim pezull për këtë çështje,duke filluar të pyeste, të kërkontemendim dhe të këshillohej për të? A nukishte ai më njeriu i ditur rrethmadhështisë së Allahut, rreth gradës sëlartë të tij tek Allahu i Lartësuar?! Pse ainuk bëri atë që bënë më të zgjedhurit esahabëve, kur thanë: “I Pastër je, o Zotiynë, nga çdo e metë! Kjo është një shpifjeshumë e madhe!” Atëherë, përgjigjja ekëtyre pyetjeve do të shpjegohej mefaktin se kjo ishte një sprovë e madhe përProfetin a.s. dhe për të gjithë umetin,deri në Ditën e Gjykimit. Allahu iMadhëruar e bëri këtë ngjarje shkak përtë zbuluar shumë urtësi të Tij tëmrekullueshme. Vetë sjellja e Profetit a.s.shpalosi shumë bukur Urtësinë e Allahutnë përcaktimin e asaj ngjarjeje. Me atësprovë Allahu i Madhëruar lartësoi disanjerëz dhe uli disa të tjerë. Atyre qëndoqën Udhën e Drejtë, Allahu iMadhëruar ua shtoi edhe më shumëudhëzimin dhe imanin, ndërsa tëpadrejtëve u shtoi veçse shkatërrim dhehumbje. Urtësia e Allahut përcaktoi qëShpallja hyjnore, në lidhje me çështjen, tëvonohej plot një muaj. Allahu i Lartësuarnuk i shpalli Profetit a.s. asgjë gjatë kësajkohe, me qëllim që urtësitë dhe planet etë Madhëruarit të plotësoheshin dhe tëdilnin në pah sa më mirë. Gjatë kësajperiudhe besimtarëve të sinqertë iushtua imani, për shkak të dëlirësisë dhedrejtësisë së tyre. Ata menduan veçsemirë për Allahun e Lartësuar, Profetina.s., familjen e tij dhe për besimtarët esinqertë. Ndërsa munafikët shtonin dita-ditës shpifjet dhe hipokrizinë e tyre.Allahu i Madhëruar, me anë të asajngjarjeje, u shfaqi qartë Profetit a.s. dhebesimtarëve, cilësitë e munafikëve,llumin që rrinte i fshehur brenda tyre. Meatë ngjarje, Allahu i Madhëruar e plotësoiedhe më shumë adhurimin që kërkonteprej të Sinqertës dhe prindërve të saj, uashtoi atyre mirësinë e Tij. Me atë ngjarjeu bë më e fortë lidhja dhe mbështetja etë Sinqertës dhe prindërve të saj tekAllahu i Lartësuar. Përkushtimi, varfëriadhe nevoja që kjo familje shfaqte ndajAllahut të Madhëruar, u bënë më tëspikatura dhe më të thella. Kjo familje eshfaqi më fort se kurrë mendimin e mirëpër Allahun, shpresën ndaj Tij, dhe mëshumë se kurrë ata i prenë shpresat prejkrijesave. Gjatë këtyre ditëve, bindja etyre se ndihma vjen vetëm prej Allahut,dhe nuk pritet kurrsesi dhe asgjë prejkrijesave, doli më e qartë dhe ndikuese.Të tilla ndjenja u shfaqën haptazi nëmomentin kur u shpall argumenti idëlirësisë së saj dhe kur prindërit i thanë:“Çohu dhe falendero Profetin!” Çfarë -tha Aisheja r.a.? Ajo tha: “Për Zotin, unënuk ngrihem për të shkuar tek ai, dhe nukfalënderoj asnjë tjetër veç Allahut tëMadhëruar! Vetëm Ai e solli dheargumentoi pastërtinë time.” Një ngaurtësitë që u fshehën në vonesënnjëmujore të shpalljes hyjnore, ishteedhe fakti që çështja të shqyrtohej dhe tëbëhej më e qartë, në mënyrë që, në fund,ata ta prisnin me dëshirë të madheshpalljen e Allahut për Profetin a.s.Vonesa ua shtoi padurimin. Përfytyrojenigëzimin, kënaqësinë, çlirimin dheqetësinë e përjetuar nga besimtarët, kurShpallja zbriti në çastin më të volitshëm.Shpallja zuri vend në shpirtin e tyre, ashtusi shiu në tokën e etur. Nëse Shpallja dotë zbriste që në fillesat e ngjarjes, shumënga këto mësime e urtësi nuk do tëshfaqeshin, por do të mbeteshin nën hije.Gjithashtu, Allahu i Madhëruar, duke enxjerrë Profetin e tij jashtë kësajçështjeje, dhe duke e marrë Vetëpërsipër mbrojtjen e tij dhe të familjes sëtij, tregoi gradën dhe vlerën e lartë tëProfetit a.s. dhe të familjes së tij. PraAllahu i Madhëruar, duke mos e lënë këtëçështje në dorë të Profetit a.s., iposhtëroi hapur armiqtë të Tij, pa qenë enevojshme që Profeti a.s. të fliste apo tëvepronte diçka. Pastaj, nuk ka dyshim, seqëllimi dhe pikësynimi i shpifjeve ishtevetë Profeti a.s., dhe nuk ishte me vendqë përgjigjja të kthehej nga vetë ai. Epërse duhet të dëshmonte ai përpastërtinë e saj, ndërkohë që kjo nukishte e nevojshme, për faktin e thjeshtëse ai kishte dije të mjaftueshme përpastërtinë dhe ndershmërinë e saj, dhekurrë nuk do të mendonte një gjë të keqepër të. Ai dhe ajo qëndronin shumë lart elarg atyre lloj bisedave. Për këtë arsye,kur ai u kërkoi shpifësve që të kërkoninndjesë, shtoi dhe tha: “Kush do tajustifikonte qëndrimin tim nëse do tëndëshkojë dikë që më ka munduar dukefyer familjen time? Vallahi, nga familjaime kam parë veçse hajër. Ata flasinkundër një burri, për të cilin unë di veçsetë mira, dhe i cili kurrë nuk ka hyrë nëfamiljen time ndryshe, por veç së bashkume mua.” Për Profetin a.s. kishteargumente dhe shenja që tregoninpastërtinë e të Sinqertës më shumë sesadinin muslimanët, por, si pasojë e durimittë tij të përsosur, qëndrueshmërisë së tij,butësisë që e karakterizonte, mendimit tëmirë për Zotin e tij, sigurisë së plotë dhebesimit të patundur që ai kishte te Zoti itij, ai heshti. Ai i dha hakun të gjithagradave të besimit; ai shpalosi tëpërsosur durimin e tij, qëndrueshmërinënë kohë sprove, mendimin e mirë përAllahun, derisa zbriti Shpallja, që do t’iaqetësonte shpirtin dhe do t’ia gëzontesytë dhe zemrën. Kjo sprovë e madhe,padyshim, ia ngriti lart gradat dhe vlerat etij dhe ia qartësoi të gjithë umetitrëndësinë dhe kujdesin e madh që Allahui Madhëruar tregonte për profetët e tij tëzgjedhur dhe të dashur. Pas zbritjes sëajeteve që flisnin për pafajësinë dhepastërtinë e Aishes, Profeti a.s. urdhëroitë ndëshkoheshin ata që shfaqën haptazishpifjen. Për shpifësit që akuzojnë femrate dëlira për imoralitet, dënimi ipërcaktuar me ligj ishte 80 goditje mekamzhikë. Megjithatë, munafiku Ibn UbejIbn Seluli, edhe pse ishte koka dheorganizuesi i gjithë kësaj sprove dhebelaje, nuk e mori këtë dënim, dhe kjopër shumë arsye. Disa thonë se, meqëndëshkimet që parashikon Sheriati janëpër të pastruar të dënuarit nga pesha efajit, që në këtë jetë, atëherë i poshtri IbnUbej nuk ishte nga ata që e meritonte njënder dhe mirësi të tillë. Allahu i Lartësuare kërcënoi atë për një ndëshkim të madhnë jetën tjetër, gjë që i mjaftonte shumëmirë në vend të kamzhikëve. Sipas njëshpjegimi tjetër, shkak për këtë ishte faktise ky munafik, në të vërtetë, shpifte etrillonte dhe i shpërndante ato në formapyetjesh dhe aludimesh, në mënyrë që tëtjerët të kuptonin atë që ai dëshirontedhe që rrjedhimisht, askush të mosmundej të dëshmonte kundër tij se kishtetrilluar. Kështu pra, munafiku i poshtërshpifte duke përdorur forma tepër tëmaskuara. Një mendimi tjetër thotë sendëshkimi zbatohet vetëm pas pranimittë fajit nga i pandehuri ose në prani tëfakteve dhe dëshmive që vërtetojnë fajin,faktorë që asnjëri nuk u plotësua tek ai.Ai nuk pranoi ndonjëherë se kishteshpifur dhe askush nuk dëshmoi kundërtij, sepse trillimet ai i lëshonte hapurvetëm kur ishte mes shokëve të tij tëbesës dhe jo mes besimtarëve. Gjithashtuthuhet që e drejta për të kërkuar shpagimpër shpifjen, është e drejtë që i takonnjeriut kundër të cilit shpifet, kështuqë kudënim jepet veçse kur e kërkon idëmtuari. Por edhe nëse do të pranonimse ndëshkimi i shpifësit është një detyrimkarshi Allahut të Lartësuar, çka do tëthotë se nuk mund të mënjanohet,përsëri shpagimi duhet kërkuardomosdoshmërisht nga njeriu kundër tëcilit është shpifur, dhe dihet që Aishejanuk kërkoi të ndëshkohej Ibn Ubeji. Disatë tjerë kanë thënë që ndëshkimi kundërtij u la për hir të një dobie më të madhesesa ekzekutimi i ndëshkimi ndaj tij. Në tënjëjtën mënyrë Profeti a.s. ka vepruar meIbn Ubejin dhe në rastet kur ka shfaqurhaptazi dyfytyrësinë në lidhje me fenë, emadje disa herë ka merituar vrasjen. Aika merituar të vritet disa herë për fjalëtqë thoshte, por, për shkak të famës dhepozitës që gëzonte mes fisit të tij, ishtemë e dobishme që të mos ndodhnin këtondëshkime. Kjo bëhej, me qëllim që fisi itij të afrohej edhe më shumë në Islam,dhe jo të largohej i nxitur nga urrejtja dhehakmarrja që mund të shkaktonte vrasjae një përfaqësëuesi të elitës së tyre.Megjithatë, ndoshta ndëshkimi i tij u lapër të gjitha këto arsye të marra sëbashku. Ata që u gjykuan dhe që e morëndënimin sipas ligjit, ishin Mistah IbnEthathe, Hasan Ibn Thabiti dhe Hamnete,e Bija e Xhahshit. Këta ishin besimtarë tësinqertë, prandaj ky ndëshkim u shërbeusi pastrim dhe si shlyerja e fajit që në këtëdynja. Ndërsa Abdullah Ibn Ubeji atëherëu la sepse nuk i ishte i denjë për atëpastrim.Besimi i lartë i AishesKur zbriti ajeti i pafajësisë e pastërtisë sëAishes, prindërit e saj i thanë: “Çohu dheshko te Profeti a.s.” Ajo u përgjigj:“Vallahi, nuk ngrihem unë për të shkuartek ai, dhe nuk falënderoj asnjë tjetër veçAllahut të Madhëruar!” Kush meditonthellë rreth fjalës së Aishes, e kupton seajo kishte një njohje të thellë rreth Zotittë saj dhe një imantë fuqishëm, tëpatundur. Ajo e kishte kuptuar mirëfaktin se të gjitha mirësitë vinin vetëmnga Zoti i saj. Ajo e konsideronte Allahunsi të vetmin që meritonte lavdërimin dhemirënjohjen e saj. Sa i fuqishëm delpersonaliteti i saj dhe me dinjitet ajo embron pafajësinë dhe pastërtinë e saj!Me dinjitetin e saj, ajo tregon se ajo nukka bërë asgjë që ta paraqesë veten sidikush që ka bërë ndonjë faj dhe që kanevojë të rregullojë marrëdhëniet medikë. Ajo, duke pasur siguri të plotë nëdashurinë e madhe që gëzonte nëzemrën e Profetit a.s., i tha ato fjalë sishprehje e dinjitetit, me një nuancëpërkëdhelije të atij që ka të drejtë.Subhan-Allah! Sa shumë u shtua dashuriae Profetit a.s. për të, kur ajo tha plotdinjitet: “Nuk falënderoj asnjë tjetër, veçAllahut. Ai dhe vetëm Ai e qartësoipastërtinë dhe pafajësinë time!” Subhan-Allah! Sa i madh ishte durimi dheqëndrueshmëria e personalitetit të saj,në qëndrimin që mbajti, kur mendon seProfeti a.s. ishte njeriu më i dashur i saj,dhe durimi larg tij ishte ipapërballueshëm! Të mendosh se zemrae të dashurit të saj qëndroi për një muajlarg, dhe në momentin që ajo zemër ukthye e përmalluar dhe më e dashuruarse kurrë për të, ajo, me atë personalitetdhe dinjitet të jashtëzakonshëm, nuknxitoi të ngrihet dhe të shkonte tek ai!Gëzimi që i jepte kënaqësia e Profetit a.s.,afërsia dhe dashuria për të ishin shumëtë mëdha, por qëndrueshmëria,vetëpërmbajtja dhe durimi i saj ishin tëhabitshme." Shkëputur nga "Zad elMead" vëll 3.

24:12Page 351

لَّوۡلَآ إِذۡ سَمِعۡتُمُوهُ ظَنَّ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتُ بِأَنفُسِهِمۡ خَيۡرٗا وَقَالُواْ هَٰذَآ إِفۡكٞ مُّبِينٞ ١٢

Why, when you heard it, did not the believing men and believing women think good of themselves [i.e., one another] and say, "This is an obvious falsehood"?

Përse vallë, kur besimtarët dhe besimtaret e dëgjuan atë (shpifje), të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thoshin: “Kjo është një shpifje e qartë”? -Domethënë, është detyrë për besimtarët që të mendojnë mirë për njëri-tjetrin. Ata duhet të mendojnë gjithmonë se besimtarët janë të pastër nga shpifjet, pasi imani e largon besimtarin dhe besimtaren nga ato vepra të ulëta. Madje, besimtarët për të tilla shpifje thonë: “I Pastër dhe i Dëlirë je, o Zot, nga mendimi i gabuar se Ti mund t’i lësh besimtarët e mirë që të bien në të tilla poshtërsi!” Kështu, nëse do t’i pranonin si të vërteta të tilla shpifje për besimtarët e mirë, kjo do të ishte një shpifje për vetë Zotin, i cili kurrë nuk do t’i linte besimtarët dhe besimtaret e Tij të dashur që të bien në të tilla poshtërsi, sepse është i pastër nga të tilla gjëra, që bien ndesh me urtësinë dhe dashurinë e Tij për besimtarët. Ky duhet të jetë mendimi që duhet të mbizotërojë në mendjen dhe zemrat e besimtarëve për njëri-tjetrin dhe që është detyrë e domosdoshme dhe e ndërsjelltë për ta. Është detyrë që, së pari, të tilla fjalë të përgënjeshtrohen në zemër e të mos përhapen më tutje dhe, nga ana tjetër, të përgënjeshtrohen ata që i thonë, madje të mbahet qëndrim ndaj tyre.

24:13Page 351

لَّوۡلَا جَآءُو عَلَيۡهِ بِأَرۡبَعَةِ شُهَدَآءَۚ فَإِذۡ لَمۡ يَأۡتُواْ بِٱلشُّهَدَآءِ فَأُوْلَٰٓئِكَ عِندَ ٱللَّهِ هُمُ ٱلۡكَٰذِبُونَ ١٣

Why did they [who slandered] not produce for it four witnesses? And when they do not produce the witnesses, then it is they, in the sight of Allāh, who are the liars.

Përse nuk sollën katër dëshmitarë për ta provuar këtë? -Ata që shpifin duhet të sjellin katër dëshmitarë të drejtë e të besueshëm. Nëse nuk e bëjnë, atëherë ata janë gënjeshtarë tek Allahu:Përderisa nuk sollën dëshmitarë, atëherë ata janë gënjeshtarë para Allahut. -Domethënë, edhe sikur të jenë të sigurt për atë që dëshmojnë, ata janë gënjeshtarë në gjykimin e ligjet e Zotit nëse nuk sjellin katër dëshmitarë. Nëse nuk kanë katër dëshmitarë, nuk duhet të flasin fare. Pra, në këtë rast Zoti ua ka bërë haram që të flasin. Vini re se si Allahu thotë: “ata janë gënjeshtarë para Allahut.” dhe nuk thotë thjesht “janë gënjeshtarë”, për të treguar se sa e rëndësishme është ruajtja e nderit të besimtarit dhe sa e dënueshme është shpifja. Nuk lejohet të flasësh kurrë për nderin e besimtarit nëse nuk ke katër dëshmitarë të besueshëm. Edhe sikur imoraliteti të ketë ndodhur, nuk lejohet të flasësh.

24:14Page 351

وَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَرَحۡمَتُهُۥ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ لَمَسَّكُمۡ فِي مَآ أَفَضۡتُمۡ فِيهِ عَذَابٌ عَظِيمٌ ١٤

And if it had not been for the favor of Allāh upon you and His mercy in this world and the Hereafter, you would have been touched for that [lie] in which you were involved by a great punishment

Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju në këtë botë dhe në Botën Tjetër, ju do t’ju kapte një dënim shumë i madh për shkak të asaj(shpifjeje)në të cilën u përfshitë si pa të keq. -Është mëshira dhe mirësia e Zotit që ju ruan në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Ai i përfshin besimtarët me mirësinë e dhe mëshirën e Tij në dynja dhe në ahiret, prandaj ata i ndjek e mira dhe janë të ruajtur nga të këqijat. Në të kundërt: "...ju do t’ju kapte një dënim shumë i madh për shkak të asaj (shpifjeje) në të cilën u përfshitë si pa të keq." Për shkak të asaj shpifjeje, do t’ju godiste një dënim i madh. Këtë dënim e meritonit për ato fjalë të rënda që thatë. Nga mëshira dhe mirësia e madhe e Zotit, Ai jua bëri të mundur pendimin. Madje, edhe nëse sjell ndonjë ndëshkim mbi ju, me këtë ju pastron nga gjynahet dhe ju jep mundësinë që të ruani dhe të shpëtoni imanin tuaj.

24:15Page 351

إِذۡ تَلَقَّوۡنَهُۥ بِأَلۡسِنَتِكُمۡ وَتَقُولُونَ بِأَفۡوَاهِكُم مَّا لَيۡسَ لَكُم بِهِۦ عِلۡمٞ وَتَحۡسَبُونَهُۥ هَيِّنٗا وَهُوَ عِندَ ٱللَّهِ عَظِيمٞ ١٥

When you received it with your tongues1 and said with your mouths that of which you had no knowledge and thought it was insignificant while it was, in the sight of Allāh, tremendous.

Dhe ju e përcillnit atë(shpifjen)me gjuhën tuaj dhe flisnit për diçka për të cilën nuk kishit kurrfarë dijeje. -Ky është shkaku që edhe disa besimtarë u përfshinë në këtë thashethem të madh. Ata e menduan si diçka të vogël të folurit në këtë çështje. Megjithatë, Allahu i Madhëruar ua mundësoi të pendoheshin për këtë.Dhe ju e mendonit atë si diçka të vogël, por tek Allahu ajo është e madhe. -Ky është një kërcënim i madh dhe një ndalesë shumë e fortë nga ky lloj gjynahu, që shumë njerëz nuk i kushtojnë rëndësi. Çdokush duhet të dijë se nënvlerësimi i një gjynahu dhe të menduarit e tij si diçka e vogël nuk sjell ndonjë lehtësim dhe as nuk e zvogëlon atë gjynah, madje përkundrazi, e zmadhon edhe më shumë gjynahun. Njeriu ndoshta mund ta shohë si të lehtë, prandaj i kthehet disa herë atij gjynahu.

24:16Page 351

وَلَوۡلَآ إِذۡ سَمِعۡتُمُوهُ قُلۡتُم مَّا يَكُونُ لَنَآ أَن نَّتَكَلَّمَ بِهَٰذَا سُبۡحَٰنَكَ هَٰذَا بُهۡتَٰنٌ عَظِيمٞ ١٦

And why, when you heard it, did you not say, "It is not for us to speak of this. Exalted are You, [O Allāh]; this is a great slander"?

E përse vallë, kur e dëgjuat atë(shpifjen), nuk thatë: “Nuk është mirë të flasim për këtë. -Kur të dëgjonit këtë shpifje të madhe, ju duhet ta refuzonit prerë e të thoshit: “Nuk është mirë të flasim për këtë." Nuk është aspak e denjë për ne që të flasim për një gjë kaq të ulët. Është e qartë që kjo është shpifje, sepse imani e ndalon besimtarin të bëjë poshtërsi të tilla.I Dëlirë je Ti(o Zot). Kjo është një shpifje, vërtet e madhe.”-Është e qartë që kjo është një shpifje, prandaj ne nuk bëhemi kurrësesi pjesë e saj.

24:17Page 351

يَعِظُكُمُ ٱللَّهُ أَن تَعُودُواْ لِمِثۡلِهِۦٓ أَبَدًا إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ ١٧

Allāh warns you against returning to the likes of this [conduct], ever, if you should be believers.

Allahu ju këshillon që një sjellje e tillë të mos përsëritet kurrë,... -Allahu i Lartësuar ju urdhëron dhe porosit që kurrë të mos i ktheheni një gjynahu të tillë, kurrë të mos akuzoni e shpifni kundër besimtarëve dhe nderit të tyre! Sa të mrekullueshme janë porositë e Zotit tonë! Ne duhet t’i pranojmë ato me zemër të hapur e të kënaqur dhe me përunjësi t’i zbatojmë! Ne duhet të dorëzohemi e të jemi mirënjohës për të tilla ligje e qartësime nga Zoti ynë: "Vërtet, sa të mrekullueshëm janë urdhrat që ju jep Ai! Allahu dëgjon dhe sheh si veproni." [Nisa 58]. Pastaj thotë Zoti:...nëse jeni besimtarë(të vërtetë). -Kjo tregon se imani i sinqertë e ndalon besimtarin që të bëjë harame e t’u bëjë bisht detyrave të Zotit të tij.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском