As-Sa'diAn‑Nur · 24:18–34

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

An-Nur 24:18–34

24:18Page 351

وَيُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلۡأٓيَٰتِۚ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ ١٨

And Allāh makes clear to you the verses [i.e., His rulings], and Allāh is Knowing and Wise.

Dhe Allahu i sqaron për ju Argumentet... -Ajetet e Allahut të Madhëruar janë të mbushura me dobi të shumta. Në to ka këshilla, ligje e dispozita, qortime e kërcënime, inkurajime e nxitje për punë të mira. Të gjitha këto Allahu i Madhëruar na i sqaron në formën më të plotë dhe të kuptueshme....dhe Ai është i Gjithëditur dhe i Urtë. -Allahu është absolut dhe i plotë në diturinë e Tij dhe i paanë në urtësinë e Tij. Prej diturisë dhe urtësisë së Tij janë edhe këto njohuri që u dhuroi dhe u shpalli adhuruesve të Tij. Këto njohuri dhe ligje kanë për t’ju sjellë dobi në çdo kohë e vend. Madje, nuk mund të arrihet lumturia dhe rregullimi i njerëzve ndryshe, por veçse përmes këtyre porosive e ligjeve të sjella përmes Shpalljes. Askush nuk e di dhe gjykon të mirën për krijesat më mirë se Krijuesi i tyre i Gjithëditur dhe i Urtë.

24:19Page 351

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُحِبُّونَ أَن تَشِيعَ ٱلۡفَٰحِشَةُ فِي ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ وَأَنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ ١٩

Indeed, those who like that immorality1 should be spread [or publicized] among those who have believed will have a painful punishment in this world and the Hereafter. And Allāh knows2 and you do not know.

Ata, të cilët dëshirojnë që mes besimtarëve të përhapet imoraliteti, i pret dënimi i dhembshëm në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Allahu i di(të fshehtat)e ju nuk i dini. -Ata që dëshirojnë që mes besimtarëve të përhapin gjëra të shëmtuara dhe të ndaluara nga Zoti, që të përhapet imoraliteti e largimi nga feja, ata i pret një dënim i dhembshëm. Ai dënim do të torturojë zemrat dhe trupat e tyre. Kështu dënohen ata që bëjnë padrejtësi ndaj besimtarëve dhe përhapin sherrin mes tyre. Mendohu pak me kujdes! Nëse një dënim i tillë është për ata që thjesht dëshirojnë që të përhapet poshtërsia dhe imoraliteti, atëherë si mendon se do të jetë dënimi për ata të cilët marrin pjesë aktive duke folur dhe e përhapur ndër njerëz shpifjet për imoralitet? Sigurisht, pjesëmarrja aktive në të tilla fitne e vepra të këqija është shumë më e keqe dhe e rëndë sesa thjesht të dëshirosh dhe të kënaqesh me këtë. Nuk ka rëndësi në këtë mes, a ka ndodhur vërtet imoraliteti apo jo. Ajo që ka rëndësi është përfshirja në hapjen e shpifjes dhe imoralitetit ndër besimtarë. E gjitha kjo është tregues i mëshirës së Allahut të Lartësuar për besimtarët, për kujdesin e Tij të veçantë për ta dhe për mbrojtjen e nderit të tyre, ashtu siç kujdeset për të mbrojtur gjakun dhe pasurinë e tyre. Tregues i kësaj mëshire dhe përkujdesi të veçantë janë edhe këto urdhra, që u drejtohen atyre për dashuri dhe solidaritet vëllazëror. Çdokush duhet të dojë për vëllanë e tij atë që e dëshiron edhe për veten e vet dhe duhet të urrejë për vëllanë e vet atë që e urren për veten e vet.

24:20Page 351

وَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَرَحۡمَتُهُۥ وَأَنَّ ٱللَّهَ رَءُوفٞ رَّحِيمٞ ٢٠

And if it had not been for the favor of Allāh upon you and His mercy...1 and because Allāh is Kind and Merciful.

Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju,(do t’ju kapte një dënim i madh). ... -Prandaj ju mësoi ato ligje e porosi që nuk i dinit.Por Allahu është shumë i Butë dhe Mëshirëplotë. -Mirësitë e Allahut ju rrethojnë nga çdo anë. Ai ju mbulon vazhdimisht me mëshirën, butësinë si dhe përkujdesin e Tij. Pikërisht nga kjo mirësi e përkujdesje, që Ai ju mësoi këto ligje e dispozita dhe ju dhuroi këshilla të mrekullueshme dhe urtësi të vyera. Allahu është Mëshirëplotë dhe i Butë, prandaj edhe i afatizon jobesimtarët që kundërshtojnë fenë e ligjet e Tij. Mëshira dhe bamirësia janë atribute të Allahut dhe janë ato që ju sjellin mirësitë e dynjasë e të ahiretit, të cilat kurrë nuk mund t’i numëroni e t’i llogaritni. Pasi na ndaloi në mënyrë të veçantë nga ky lloj gjynahu e poshtërsie, Allahu i Madhëruar vijon të ndalojë nga gjynahet në përgjithësi, duke thënë:

24:21Page 352

۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَّبِعُواْ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيۡطَٰنِۚ وَمَن يَتَّبِعۡ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيۡطَٰنِ فَإِنَّهُۥ يَأۡمُرُ بِٱلۡفَحۡشَآءِ وَٱلۡمُنكَرِۚ وَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَرَحۡمَتُهُۥ مَا زَكَىٰ مِنكُم مِّنۡ أَحَدٍ أَبَدٗا وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يُزَكِّي مَن يَشَآءُۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٞ ٢١

O you who have believed, do not follow the footsteps of Satan. And whoever follows the footsteps of Satan - indeed, he enjoins immorality and wrongdoing. And if not for the favor of Allāh upon you and His mercy, not one of you would have been pure, ever, but Allāh purifies whom He wills, and Allāh is Hearing and Knowing.

O ju që keni besuar! Mos shkoni pas gjurmëve të shejtanit!... -Largojuni rrugëve dhe joshjeve të shejtanit. Te "hapat e shejtanit" hyjnë të gjitha llojet e gjynaheve që kanë të bëjnë me zemrën, gjuhën dhe gjymtyrët. Allahu i Madhëruar, me urtësinë e Tij, na urdhëron dhe na qartëson se e kemi të ndaluar të ndjekim hapat e shejtanit. Ai na sqaron urtësinë e kësaj ndalese dhe çfarë synohet me ndalimin e ndjekjes së hapave të shejtanit, duke thënë:... Kush ndjek gjurmët e shejtanit ai do ta urdhërojë veç për të punë shëmtuara e të këqia. -Kjo ndalesë synon të na ruajë nga përfundimi i keq dhe shkatërrimi, ku të çon ndjekja e hapave të shejtanit. Ai i mallkuar urdhëron veçse për poshtërsi e gjëra që janë të shëmtuara jo vetëm sipas gjykimit të Sheriatit, por edhe sipas mendjes së shëndoshë e natyrës së pastër së njerëzve, edhe pse disave të transformuar në shijet dhe natyrën e tyre mund t’ju duket e bukur dhe e kënaqshme. Shejtani i josh njerëzit në poshtërsi që natyra dhe mendjet e shëndetshme nuk i pranojnë, prandaj për ta janë të huaja, të panjohura dhe të refuzuara. Kështu janë poshtërsitë për të cilat nxit shejtani i mallkuar pa asnjë përjashtim. Prandaj Allahu na ndaloi nga të gjitha ato. Të gjitha këto porosi dhe ligje janë mirësi, për të cilat duhet t’i shprehim mirënjohjen dhe ta kujtojmë vazhdimisht Allahun. Kjo mirënjohje dhe ky kujtim i vazhdueshëm i mirësive të Allahut do t’i bëjë njerëzit që të ruhen nga poshtërsitë, turpet dhe çdo vepër e shëmtuar në të cilën i fton shejtani i mallkuar. Është Zoti që, me mirësinë e përkujdesin e Tij, ju ndalon nga të gjitha ato vepra, që janë si helmi vrasës për besimin dhe moralin e njeriut.Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju, askush prej jush nuk do të pastrohej ndonjëherë(prej gjynaheve). -Ai nuk do të ruante e pastronte asnjë nga ndjekja e hapave të shejtanit, sepse shejtani i mallkuar punon pareshtur, së bashku me ushtrinë e tij, për t’i joshur dhe tunduar njerëzit dhe për t’ua zbukuruar të kotën dhe paturpësinë. Shpeshherë nefsi i njeriut anon në të tilla shfrenime dhe gjithashtu nxit fort në to. Pastaj mangësia është një karakteristikë e pandashme e njeriut, për të mos lënë mënjanë edhe imanin e dobët. Duke parë këtë gjendje të njeriut, nëse Zoti do të hiqte dorë prej Tij dhe të mos e ruante, ndihmonte dhe pastronte, ai do të mbetej i pashpresë. Askush nuk do të pastrohej nga gjynahet dhe të këqijat dhe as do të mund të bënte vepra të mira, që e lehtësojnë dhe e kthejnë në rrugën drejt kënaqësisë së Zotit dhe Xhenetit të Tij. Kshtu kujdeset Zoti, duke e pastruar robin nga gjynahet dhe duke e përmirësuar gjendjen e tij me vepra të mira, që e afrojnë tek Ai. Por duhet të dihet mirë se vetëm duke kërkuar mëshirën dhe mirësinë e Tij mund të pastrohet ai që pastrohet. Një nga lutjet më të zgjedhura të Profetit (a.s) ishte: “Allahume ati nefsi takuaha ue zek-kiha ente hajru men zek-kaha ente uelijuha ue meulaha”, O Allah! Jepi shpirtit tim devotshmërinë dhe pastroje atë! Ti je më i Miri që e pastron atë. Tije Mbrojtësi dhe i Dashuri i shpirtit tim.", prandaj edhe tha:Por Allahu pastron atë që do Ai. -Allahu e pastron dhe lartëson atë që e di mirë se pastrohet dhe lartësohet. Ai është më i Dituri se kush e meriton dhe kush është për t’u pastruar, prandaj thotë:Allahu dëgjon e di gjithçka. -Ndër ata që morën pjesë në këtë shpifje e thashethem ishte edhe Mistah ibnu Uthathe, një i afërm i Ebu Bekrit. Mistahu ishte i varfër dhe muhaxhir. Duke qenë se u bë pjesë e kësaj fitneje, Ebu Bekri u betua se nuk do ta ndihmonte më me shpenzimet që i mbulonte, për shkak të fjalëve që fliste dhe pjesëmarrjen në thashetheme. Por Allahu i Madhëruar zbriti këtë ajet ku i ndalonte besimtarët nga betimi që të mos shpenzonin për të varfërin, dhe i nxit për të qenë falës e tolerantë. Madje, Ai u premton falje e mëshirë atyre që tregohen falës e tolerantë. prandaj edhe thotë:

24:22Page 352

وَلَا يَأۡتَلِ أُوْلُواْ ٱلۡفَضۡلِ مِنكُمۡ وَٱلسَّعَةِ أَن يُؤۡتُوٓاْ أُوْلِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينَ وَٱلۡمُهَٰجِرِينَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۖ وَلۡيَعۡفُواْ وَلۡيَصۡفَحُوٓاْۗ أَلَا تُحِبُّونَ أَن يَغۡفِرَ ٱللَّهُ لَكُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٌ ٢٢

And let not those of virtue among you and wealth swear not to give [aid] to their relatives and the needy and the emigrants for the cause of Allāh, and let them pardon and overlook. Would you not like that Allāh should forgive you? And Allāh is Forgiving and Merciful.

Bamirësit dhe të pasurit të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që i lanë shtëpitë e tyre për hir të Allahut, por le t’ua falin(gabimin)dhe të mos ua vënë re. A nuk dëshironi që Allahu t’ju falë ju? Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. -Nëse i trajtoni njerëzit me falje e tolerancë, edhe Ai do t’ju trajtojë me falje e tolerancë. Ebu Bekri, kur dëgjoi këtë ftesë bujare të Allahut të Madhëruar, tha: “Po, vallahi! Unë dua që Allahu të më falë mua!" Pas kësaj, ai vazhdoi ndihmën financiare për Mistahun. Në këtë ajet gjejmë argument që nxit për ndihmën e të afërmve dhe se ndihma nuk duhet lënë për shkak të gjynahut të njeriut. Ajeti na nxit për falje e tolerim, pavarësisht nga gjynahet e tjetrit. Falja e tolerimi janë zgjedhja më e mirë, nëse e kërkon urtësia dhe dobia. Pastaj Allahu i Madhëruar tregon për dënimin e madh që i pret ata që shpifën për gratë e ndershme e të pastra nga imoraliteti.

24:23Page 352

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَرۡمُونَ ٱلۡمُحۡصَنَٰتِ ٱلۡغَٰفِلَٰتِ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ لُعِنُواْ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ ٢٣

Indeed, those who [falsely] accuse chaste, unaware and believing women are cursed in this world and the Hereafter; and they will have a great punishment

Vërtet, ata që shpifin për gratë e ndershme, për ato besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në Botën Tjetër dhe ata i pret një Dënim shumë i madh, ... -Allahu i quan ato gra të pastra "el gafilat", pra, ato janë të tilla që as u shkon ndër mend kurrë një vepër e tillë e ulët. Kështu, ata që i akuzojnë për këto gra: "...janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër." Sigurisht që mallkimi jepet veçse për një gjynah të madh. Madje, Allahu i Madhëruar e përforcon këtë mallkim për ata, duke përmendur se do të vazhdojë në të dyja jetët: "... ata i pret një dënim shumë i madh.' Kjo është shtesë mbi mallkimin. Allahu i largoi nga mëshira e Tij dhe i mbuloi me ndëshkimin dhe zemërimin e Tij.

24:24Page 352

يَوۡمَ تَشۡهَدُ عَلَيۡهِمۡ أَلۡسِنَتُهُمۡ وَأَيۡدِيهِمۡ وَأَرۡجُلُهُم بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٢٤

On a Day when their tongues, their hands and their feet will bear witness against them as to what they used to do.

Ditën, kur kundër tyre do të dëshmojnë gjuhët e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre për atë që kanë bërë. -Ky ndëshkim do të jetë Ditën e Gjykimit. Çdo gjymtyrë dhe pjesë e trupit do të dëshmojë për çfarë ka bërë. Atë ditë Allahu do t’i japë mundësinë çdo gjëje që të flasë dhe të dëshmojë. Askush nuk do të mund të refuzojë apo mohojë gjë prej veprave të veta, sepse Allahu do të bëjë drejtësi absolute. Madje, dëshmitë do të vijnë nga vetë ata dhe gjymtyrët e tyre.

24:25Page 352

يَوۡمَئِذٖ يُوَفِّيهِمُ ٱللَّهُ دِينَهُمُ ٱلۡحَقَّ وَيَعۡلَمُونَ أَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ ٱلۡمُبِينُ ٢٥

That Day, Allāh will pay them in full their true [i.e., deserved] recompense, and they will know that it is Allāh who is the manifest Truth [i.e., perfect in justice].

Atë ditë Allahu do t'ua japë të plotë(gjithë) shpërblimin e merituar. -Do t’ua japë me drejtësi, barazi dhe të plotë shpërblimin për veprat e tyre.Dhe ata e dinë mirë se Allahu është i Vërteti i Qarti. - Në atë ditë të vështirë dhe të madhe, ata do ta mësojnë mirë se Allahu është e vërteta e qartë, Ai është i vetmi Zot i adhuruar me meritë, cilësitë e Tij madhështore janë të vërteta, veprat e Tij të drejta janë të vërteta, adhurimi i dedikuar Atij është i vërtetë, takimi me Të është i vërtetë, premtimet dhe kërcënimet e Tij janë të vërteta, ligji i tij i Sheriatit dhe ligji i shpërblimit e ndëshkimit janë të vërtetë. Domethënë, e vërteta është e kufizuar veçse tek Allahu dhe në atë që ka ardhur prej Tij.

24:26Page 352

ٱلۡخَبِيثَٰتُ لِلۡخَبِيثِينَ وَٱلۡخَبِيثُونَ لِلۡخَبِيثَٰتِۖ وَٱلطَّيِّبَٰتُ لِلطَّيِّبِينَ وَٱلطَّيِّبُونَ لِلطَّيِّبَٰتِۚ أُوْلَٰٓئِكَ مُبَرَّءُونَ مِمَّا يَقُولُونَۖ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَرِزۡقٞ كَرِيمٞ ٢٦

Evil words are for evil men, and evil men are [subjected] to evil words. And good words are for good men, and good men are [an object] of good words.1 Those [good people] are declared innocent of what they [i.e., slanderers] say. For them is forgiveness and noble provision.

Gratë e këqija janë për burra të këqij dhe burrat e këqij janë për grate e këqija, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit dhe të ndershmit janë për të ndershmet. -Çdo i poshtër, në fjalë dhe vepra, i përshtatet një të poshtri, që është i ngjashëm me të. Ata pohojnë, miratojnë dhe shoqërojnë njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, i miri në fjalë dhe në vepra i përshtatet një të miri të ngjashëm me të. Ata meritojnë dhe shoqërojnë njëri-tjetrin. Ata i ngjajnë njëri-tjetrit në fjalë e vepra. Ky është një përkufizim i përgjithshëm, nga e cili nuk përjashtohet asgjë. Ndër subjektet më të rëndësishme që bëjnë pjesë në këtë gjykim janë profetët dhe, mbi të gjithë, janë Ulul Azmi(pesë profetët më të zgjedhur Nuhu, Ibrahimi, Musa Isa, dhe Muhamedi) dhe më i miri mes gjithë profetëve është Profeti i Fundit, Muhamedi (a.s.). Ai është më i miri dhe i pastërti i krijesave të Zotit, prandaj atij i takon të ketë më të mirat e mirësive. Cenimi i nderit të Aishes është cenim i nderit të Muhamedit. Dhe, në fakt, ky ishte qëllimi i munafikëve në të gjithë këtë histori.Këta janë të pastër nga shpifjet që thuhen për ta. -Mjafton fakti që ajo ishte gruaja e Profetit (a.s), për të gjykuar për pastërtinë e dëlirësinë e saj. Ajo nuk mund të ishte ndryshe, përveçse e pastër, e mirë dhe larg atyre shpifjeve të neveritshme. E si mund të flisnin për Aishen që, përveç faktit të mësipërm, ajo ishte e sinqerta, e bija e të Sinqertit, e rritur në shtëpinë e të sinqertëve. Ajo ishte më e sinqerta e grave, më e mira, më e ditura dhe më e këndshmja mes tyre. Ajo ishte më e dashura e Profetit të Zotit të botëve. Ajo ishte gruaja e vetme në shtëpinë e së cilës iu zbrit Shpallja Profetit (a.s). Ndër gratë e Profetit (a.s.), vetëm në shtëpinë e Aishes ka zbritur Shpallja. Në fund të këtyre ajeteve, Allahu i Madhëruar e tregon qartë pastërtinë e Aishes:Për ta ka falje dhe shpërblim të begatshëm. -Në mënyrë të drejtpërdrejtë, fjala është për Aishen, ndërsa në mënyrë të përgjithshme është për të gjitha besimtaret e pastra e të ndershme. Për ta, Allahu i Madhëruar thotë: “ka falje dhe shpërblim të begatshëm." Pra, atyre Zoti ua ka falur të gjitha gjynahet dhe në Xhenetin e Tij do të kenë shpërblim e mirësi të shumta, si dhuratë nga Zoti i botëve.

24:27Page 352

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَدۡخُلُواْ بُيُوتًا غَيۡرَ بُيُوتِكُمۡ حَتَّىٰ تَسۡتَأۡنِسُواْ وَتُسَلِّمُواْ عَلَىٰٓ أَهۡلِهَاۚ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ ٢٧

O you who have believed, do not enter houses other than your own houses until you ascertain welcome and greet1 their inhabitants. That is best for you; perhaps you will be reminded [i.e., advised].

O ju që keni besuar! Mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa u përshëndetur me njerëzit në to! -Allahu i Madhëruar i udhëzon besimtarët që të pajisen me këtë edukatë në marrëdhëniet e tyre të përditshme. Ai i porosit që kurrë të mos hyjnë në ndonjë shtëpi të huaj pa kërkuar në fillim leje. Hyrja pa leje sjell shumë të këqija. Një nga ato të këqija e shpjegon edhe Profeti (a.s.) kur thotë: “Është bërë detyrë kërkimi i lejes para hyrjes, për shkak të shikimit (në haram) e ruajtjes së tij." Nëse hyn pa t’u dhënë leje, mund të kapë syri pamje brenda shtëpisë që nuk duhet t'i shohësh. Shtëpia është vendi ku njeriu fshihet nga shikimet e njerëzve jashtë saj. Ajo i ngjan rrobës, që mbulon vendet e turpshme të njeriut. Gjithashtu, hyrja pa leje e ekspozon njeriun ndaj keqkuptimeve, akuzave dhe problemeve të ndryshme, si akuza për vjedhje etj. Madje, edhe hyrja vjedhurazi tregon në vetvete ligësi e keqdashje. Kështu, Allahu i ndalon besimtarët që të hyjnë në ndonjë shtëpi të huaj, pa kërkuar fillimisht leje dhe pa iu dhënë ajo leje. Madje, duke na mësuar se si të kërkojmë leje për të hyrë në një shtëpi të huaj, Allahu na porosit duke përdorur fjalën "hat-ta jeste’nisu", pra: mos hyni derisa të siguroheni mirë dhe të qetësoheni se ju është dhënë leje. Me kërkimin dhe dhënien e lejes janë të qetë dhe të sigurt si banorët e shtëpisë, ashtu edhe ai që hyn në të. Ndërsa pa leje ndodh e kundërta, domethënë, pasiguria e frika nga e keqja e ndërsjelltë. Pastaj Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i përshëndesim banorët e shtëpisë. Mënyra e selamit është ajo e treguar në hadithin e Profetit: “Es-selamu alejkum! A mund të hyj brenda?”Kjo është më e mira për ju, në mënyrë që të kujtoni(atë që ju sjell mirësi). -Marrja e lejes dhe përshëndetja është shumë më e mirë për ju, për shumë e shumë arsye dhe mirësi që përmban. Ndër të tjera, ajo është prej virtyteve të larta, të cilat i keni detyrë t’i përvetësoni. Nëse ju jepet leje, hyni, e nëse jo:

24:28Page 353

فَإِن لَّمۡ تَجِدُواْ فِيهَآ أَحَدٗا فَلَا تَدۡخُلُوهَا حَتَّىٰ يُؤۡذَنَ لَكُمۡۖ وَإِن قِيلَ لَكُمُ ٱرۡجِعُواْ فَٱرۡجِعُواْۖ هُوَ أَزۡكَىٰ لَكُمۡۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ عَلِيمٞ ٢٨

And if you do not find anyone therein, do not enter them until permission has been given you. And if it is said to you, "Go back,"1 then go back; it is purer for you. And Allāh is Knowing of what you do.

Por, nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni derisa t’u jepet leje! E, nëse ju thuhet të ktheheni, kthehuni!... -Mos ngurroni të ktheheni e të largoheni dhe as të mos zemëroheni që nuk ju jepet leje për të hyrë. Nuk keni arsye të zemëroheni, sepse në fund të fundit, i zoti i shtëpisë nuk ju ka privuar nga ndonjë e drejtë e juaja. Nëse ju lejon të hyni, kjo është në dëshirën e tij. Askush nuk ka të drejtë që të zemërohet e të ndizet nga mendjemadhësia në një gjendje të tillë. Madje, Zoti thotë:Kjo është më e ndershme për ju. -Pra kjo është më afër pastrimit tuaj nga të këqijat dhe ndryshimit dhe animit tuaj drejt të mirës.Dhe Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju. -Ai do të shpërblejë çdo njeri sipas punës së tij, shumë apo pak, mirë apo keq. Ky është gjykimi për të hyrë në shtëpitë e banuara. Ndërsa në lidhje me shtëpitë e pabanuara, Allahu i Lartësuar thotë:

24:29Page 353

لَّيۡسَ عَلَيۡكُمۡ جُنَاحٌ أَن تَدۡخُلُواْ بُيُوتًا غَيۡرَ مَسۡكُونَةٖ فِيهَا مَتَٰعٞ لَّكُمۡۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا تُبۡدُونَ وَمَا تَكۡتُمُونَ ٢٩

There is no blame upon you for entering houses not inhabited in which there is convenience1 for you. And Allāh knows what you reveal and what you conceal.

Nuk është gjynah për ju, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, nëse keni ndonjë përfitim në to. -Ky ajet tregon se hyrja në shtëpitë e banuara ndalohet, derisa të jepet leje për të hyrë nga banorët e shtëpisë. Edhe nëse është shtëpi e pabanuar dhe nuk ka ndonjë interes për të hyrë në to, nuk lejohet të hyhet. Ndërsa në rastin kur është shtëpi e pabanuar dhe njeriu kërkon diçka aty dhe përfiton nga hyrja në të, nuk ka gjynah nëse hyn. Vini re! Në fillim, Allahu thotë: “Mos hyni në shtëpi të huaja (veç shtëpive tuaja), ...” dhe ky është një gjykim gjithëpërfshirës që na ndalon nga hyrja në çdo shtëpi tjetër, veç shtëpive tona. Pastaj përjashtoi nga ky gjykim gjithëpërfshirës ato shtëpi që, vërtet nuk janë pronë e jona, por ato janë të pabanuara dhe hyrja në to na shërben për diçka. Në të tilla raste, Ai e lejoi hyrjen në to dhe përfitimin prej tyre.Dhe Allahu e di atë që e shfaqni haptas dhe atë që e mbani të fshehtë. -Ai i di mirë gjendjet tuaja të dukshme dhe të fshehura. Ai e di mirë atë që ju shërben juve dhe jua lejoi atë për të cilën keni nevojë, prandaj i vendosi këto ligje.

24:30Page 353

قُل لِّلۡمُؤۡمِنِينَ يَغُضُّواْ مِنۡ أَبۡصَٰرِهِمۡ وَيَحۡفَظُواْ فُرُوجَهُمۡۚ ذَٰلِكَ أَزۡكَىٰ لَهُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرُۢ بِمَا يَصۡنَعُونَ ٣٠

Tell the believing men to reduce [some] of their vision1 and guard their private parts.2 That is purer for them. Indeed, Allāh is [fully] Aware of what they do.

Thuaju besimtarëve të të ulin sytë(para asaj që është e ndaluar)dhe të ruajnë nderin e tyre, sepse kjo është më e pastër për ta! -Ai udhëzoi dhe porositi me këto këshilla ata që kanë në zemër iman të tillë që i bën të dëgjojnë e t’i binden. Le ta dinë se këto porosi do t'i ndihmojnë ata për të ruajtur imanin e tyre. Këta janë njerëz që ruhen nga çdo vepër që cenon imanin e tyre. Kështu, Allahu i këshilloi që të ndalin frenojnë dhe ruajnë ruajnë sytë nga paturpësitë dhe gratë e huaja, shikimi i të cilave është i ndaluar. Ai e ndalon shikimin e çdo gjëje që të çon dhe nxit fitne dhe imoralitet. Gjithashtu, ndalohet edhe shikimi i stolive të kësaj dynjaje, që të shtyjnë në gjëra të ndaluara. Pastaj "...dhe të ruajnë nderin e tyre, ...". Pra, të ruhen nga marrëdhëniet intime jo të lejuara, si marrëdhëniet jashtëmartesore ose marrëdhëniet anale. Madje mos lejo që dikush, që nuk i lejohet, t’i shohë apo prekë vendturpin tënd. Allahu i njofton besimtarët se "...kjo është më e pastër për ta." Kështu, ruajtja e shikimit dhe vendturpit është më e pastër për ne, se na pastron nga gjynahet dhe na mundëson shumë të mira e begati. Ai që ruan shikimin dhe organin e tij është i pastër nga poshtërsitë me të cilat ndoten ata që bëjnë paturpësi. Nga ana tjetër, punët e tij do të jenë të begatshme dhe të dobishme, sepse ai e ka ruajtur veten nga haramet. Nefsi dhe dëshirat e shfrenuara e tundojnë robin, por kur ai e frenon veten nga paturpësitë, kjo bën që punët e tij të pastrohen dhe ai të lartësohet e rregullohet. Nëse ai lë diçka për hir të Allahut, Allahu do t’ia zëvendësojë me diçka edhe më të mirë se ajo. Ai që e lë shikimin në haram, Allahu ka për t’ia ndriçuar shikimin dhe mendjen e tij. Nëse robi arrin të ruajë shikimin dhe nderin e tij nga harami dhe rrugët që të çojnë në të, me gjithë animin e fortë të nefsit drejt tij, atëherë për çështje të tjera do të jetë, sigurisht, më i aftë për t’i përballuar. Vini re! Kur Allahu i Madhëruar na ka këshilluar për të ruajtur nderin dhe dëlirësinë (seksuale) ka përdorur fjalën ‘jahfedhu furuxhehum’ - të ruajnë me kujdes vendturpin. El hifdhu është ruajtja në mënyrë të vazhdueshme dhe me shumë kujdes, sepse në asnjë rast nuk lejohet ta shkelësh ligjin në këtë drejtim. Kështu, nëse robi nuk kujdeset në mënyrë të vazhdueshme e vigjilente për ruajtjen e ndershmërisë dhe dëlirësisë, dhe nëse nuk merr të gjitha masat mbrojtëse, nuk mund të arrihet ruajtja e saj. Madje, një pakujdesi në këtë drejtim do të çonte në sprova të forta. Ndërsa kur porositi për ruajtjen e shikimit, tha: “jegud-du min ebsarihim” - të ulin sytë (para asaj që është e ndaluar) pra le të ulin sytë nga disa lloj vështrimesh, jo nga të gjitha”. Të tërheq vëmendjen shprehja min ebsarihim që fjalë për fjalë do të thotë "disa lloj vështrimesh", e cila tregon pjesë të së tërës. Kjo është bërë për të treguar që jo të gjitha shikimet janë të ndaluara. Në disa raste e kur e lyp nevoja, është lejuar të shohësh diçka, që në kushte të tjera nuk do të lejohej, si për shembull, shikimi i dëshmitarit për identifikim në gjyq, ose për rast martese, kur sheh vajzën para se të vendosësh për martesë etj. Pastaj Allahu i Madhëruar i kujton ata për diturinë e Tij gjithëpërfshirëse rreth veprimeve të tyre.Allahu Di çdo gjë që bëjnë ata. -Ai ua përmend këtë që ata të përpiqen më shumë për të ruajtur veten nga haramet.

24:31Page 353

وَقُل لِّلۡمُؤۡمِنَٰتِ يَغۡضُضۡنَ مِنۡ أَبۡصَٰرِهِنَّ وَيَحۡفَظۡنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبۡدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنۡهَاۖ وَلۡيَضۡرِبۡنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَىٰ جُيُوبِهِنَّۖ وَلَا يُبۡدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوۡ ءَابَآئِهِنَّ أَوۡ ءَابَآءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوۡ أَبۡنَآئِهِنَّ أَوۡ أَبۡنَآءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوۡ إِخۡوَٰنِهِنَّ أَوۡ بَنِيٓ إِخۡوَٰنِهِنَّ أَوۡ بَنِيٓ أَخَوَٰتِهِنَّ أَوۡ نِسَآئِهِنَّ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُنَّ أَوِ ٱلتَّٰبِعِينَ غَيۡرِ أُوْلِي ٱلۡإِرۡبَةِ مِنَ ٱلرِّجَالِ أَوِ ٱلطِّفۡلِ ٱلَّذِينَ لَمۡ يَظۡهَرُواْ عَلَىٰ عَوۡرَٰتِ ٱلنِّسَآءِۖ وَلَا يَضۡرِبۡنَ بِأَرۡجُلِهِنَّ لِيُعۡلَمَ مَا يُخۡفِينَ مِن زِينَتِهِنَّۚ وَتُوبُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ ٣١

And tell the believing women to reduce [some] of their vision1 and guard their private parts and not expose their adornment2 except that which [necessarily] appears thereof3 and to wrap [a portion of] their headcovers over their chests and not expose their adornment [i.e., beauty] except to their husbands, their fathers, their husbands' fathers, their sons, their husbands' sons, their brothers, their brothers' sons, their sisters' sons, their women, that which their right hands possess [i.e., slaves], or those male attendants having no physical desire,4 or children who are not yet aware of the private aspects of women. And let them not stamp their feet to make known what they conceal of their adornment. And turn to Allāh in repentance, all of you, O believers, that you might succeed.

Thuaju besimtareve të ulin sytë(para asaj që është e ndaluar)... -Pasi i urdhëroi besimtarët që të ulin shikimet dhe të ruajnë dëlirësinë, Allahu i Madhëruar porosit për këtë edhe besimtaret: "Thuaju edhe besimtareve të frenojnë disa lloj vështrimesh". Pra, edhe ato ndalohen që të shohin vendturpin e burrave të huaj dhe t’i shohin ata me epsh apo me vështrime të palejueshme.... dhe të ruajnë nderin e tyre, ... -T’i ruajnë me kujdes, që të mos kryejnë marrëdhënie haram, por as të mos preken apo të shihen nga ata që nuk lejohet.... të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme! -Të mos lejojnë që të shikohen zbukurimet e tyre, siç janë rrobat e bukura dhe stolitë. Në fakt, i gjithë trupi i gruas është një ‘stoli’, që duhet mbajtur fshehur dhe mbuluar. Por duke qenë se rrobat që e mbulojnë do të duken patjetër, atëherë Allahu tha: "përveç atyre që janë të dukshme!" Pra, bëhet fjalë për rrobat e jashtme, që mbulojnë të gjitha stolitë e rrobat e bukura të brendshme. Rrobat e jashtme nuk duhet të tërheqin vëmendjen, por të jenë sa më normale dhe të mbulojnë mirë trupin.Le të hedhin shamitë mbi kraharorin e tyre ... -Kjo bëhet që të arrihet një mbulim sa më i plotë. Kjo tregon se “bukuritë” që duhen mbuluar dhe nuk duhen shfaqur përfshijnë të gjithë trupin, sikurse përmendëm më lart. Pastaj përsëritet edhe njëherë ndalimi për shfaqjen e bukurive e zbukurimeve, duke përjashtuar disa raste, si më poshtë:... dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt, përveçse burrave të vet, etërve të vet ose etërve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet,... -Kategoritë e përjashtuara janë:- Bashkëshortët, baballarët e tyre ose baballarët e burrave të tyre, e po kështu edhe gjyshërit e çka sipër tyre.- Fëmijët, djemtë e tyre dhe djemtë e burrave të tyre, e çka poshtë tyre, nipër e stërnipër.....vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet,... -Vëllezërit e tyre ose bijtë e vëllezërve të tyre, qofshin nga babai e nëna bashkë, qofshin vetëm nga njëra anë.... djemve të motrave të veta, -Bijtë e motrave të tyre.ose grave të tyre... -Pra, gratë mund të shohin njëra tjetrën. Këtu mund të jetë qëllimi të gjitha gratë, qofshin besimtare ose jo. Por ka mundësi që të jetë për gratë besimtare, gjë që kuptohet nga përkatësia e thënë në ajet "gratë e tyre”. Pra, gratë që janë nga lloji juaj. Kështu argumentojnë ata që thonë se një grua muslimane nuk duhet të shihet nga një jomuslimane (dhim-mijeh) që jeton në shtetin islam.... dhe robëreshave, të cilat i kanë në zotërimin e tyre,... -Domethënë, edhe skllavi lejohet të shohë zonjën e tij, nëse ai është tërësisht nën pronësinë e saj. Por nëse ai nuk është më pronë e saj ose pjesërisht bëhet pronë e dikujt tjetër, atëherë nuk lejohet më që ta shohë atë.... ose shërbëtorëve që nuk ndiejnë nevojë për femrat,... -Bëhet fjalë për ata burra që ju shërbejnë juve dhe të cilët nuk janë të dhënë pas epsheve, ose sepse janë të mangët në mendje dhe nuk dinë ç’bëhet, ose e kanë humbur këtë ndjesi, ose nuk kanë epsh ndaj femrave as në trupin e tyre e as në zemër. Edhe këta nuk ndalohen që të shohin.... ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. -Fëmijët që janë nën moshën e pjekurisë e të dallimit. Edhe këtyre u lejohet të shohin gratë e huaja. Allahu i Madhëruar e justifikon lejimin duke thënë: "nuk e kanë arritur pjekurinë për gra." Ata nuk kanë arritur të dallojnë me epsh bukurinë e femrave. Ata nuk dinë gjë në këtë aspekt e nuk mendojnë për të, sepse ata nuk kanë epsh. Kjo tregon se, nëse fëmija ka arritur moshën e pjekurisë, gruaja duhet të ruhet nga shikimi i tij, sepse ai arrin të dallojë me epsh bukurinë e femrës.Dhe të mos përplasin këmbët për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve për stolitë e tyre të fshehta. -Femrat të mos përplasin këmbët e tyre për tokë gjatë ecjes, që të ndihen stolitë që veshin nëpër gjymtyrë, si ato që lëshojnë zë kur ecën me nxitim. Në këtë rast, të tjerët i kuptojnë zbukurimet e fshehura dhe tek ta nxitet epshi. Në këto ajete e të tjera, flitet për atë që quhet "sed el dheria", pra, marrja e masave për mbylljen e rrugëve të së keqes, ose ligjet parandaluese të së keqes. Nëse një çështje të çon në haram, ajo bëhet vetë haram, edhe nëse në origjinë është e lejuar. Kështu, përplasja e këmbëve në tokë është e lejuar në vetvete, por duke qenë se nga kjo zbulohen stolitë që ka veshur gruaja dhe shkakton provokim e fitne tek të tjerët, bëhet e ndaluar. Allahu i Madhëruar u ka dhënë besimtarëve e besimtareve urdhëresa të bukura dhe të vyera. Por, sigurisht, besimtarët do të kenë mangësira në zbatimin e tyre, prandaj Allahu i Madhëruar urdhëroi për pendim dhe tha:O ju që keni besuar! Pendohuni të gjithë tek Allahu, që të gjeni shpëtim! -Ky është besimtari i vërtetë. Ai gjithmonë shkon drejt pendimit. Aq më tepër që Zoti e lidhi ngushtë fitoren e shpëtimin me këtë adhurim të veçantë - pendimin e sinqertë. Ai tha: "... Pendohuni të gjithë tek Allahu, që të gjeni shpëtim." Pra, nuk ka asnjë mundësi tjetër shpëtimi, veçse duke u penduar, duke hequr dorë nga gjithçka që Zoti nuk e do, qofshin ato të dukshme apo të fshehura, dhe të kthehesh tek Ai me vepra të mira që Ai i do, qofshin këto vepra të mira, të dukshme apo të fshehura. Kjo tregon se çdo besimtar ka nevojë për pendim, sepse Allahu i Lartësuar iu drejtua të gjithë besimtarëve pa përjashtim. Ajeti është nxitje për të qenë të sinqertë në pendimin tonë, sepse Allahu thotë: “Pendohuni të gjithë tek Allahu”. Pra, pendohuni vetëm për hir të Tij e jo për ndonjë qëllim tjetër veç kënaqësisë së Tij. Shpeshherë, njeriu pendohet që thjesht të shpëtojë nga vështirësitë që i krijohen në të për shkak të gjynaheve, ose pendohet që të rregullojë famën dhe figurën e tij ndër njerëz. Kështu synimet dhe qëllimet mund të jenë të shumta, por ajo që kërkohet është që pendimi të bëhet vetëm që të kënaqet Zoti me ty. Besimtari duhet ta kuptojë që kjo është më e mira, sepse nëse Allahu kënaqet me të, atëherë çdo e mirë e dynjasë dhe e ahiretit do t’i afrohet dhe ai do të shpëtojë nga çdo e keqe në të dyja jetët.

24:32Page 354

وَأَنكِحُواْ ٱلۡأَيَٰمَىٰ مِنكُمۡ وَٱلصَّٰلِحِينَ مِنۡ عِبَادِكُمۡ وَإِمَآئِكُمۡۚ إِن يَكُونُواْ فُقَرَآءَ يُغۡنِهِمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦۗ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٞ ٣٢

And marry the unmarried among you and the righteous among your male slaves and female slaves. If they should be poor, Allāh will enrich them from His bounty, and Allāh is all-Encompassing and Knowing.

Dhe martojini të pamartuarit e të pamartuarat,... -Allahu i Madhëruar i urdhëron kujdestarët ligjorë dhe zotërinjtë që u dëgjohet fjala në fis, që të martojnë ose të bëjnë të mundur martesën e atyre që quhen "el ejâma"- beqarë. Këtu përfshihen burrat, gratë e virgjëra apo ato të mbetura pa burra. Është detyrë për të afërmit dhe kujdestarët e jetimëve që të bëjnë të mundur martesën e beqarëve, për të cilët kanë detyrë përkujdesjen financiare. Kur ata janë urdhëruar të martojnë këtë kategori njerëzish, atëherë, sigurisht që urdhri për t’u martuar vetë është edhe më parësor për t’u përmbushur.... robërit tuaj të ndershëm e robëreshat tuaja të ndershme! -Ata robër e robëresha që janë të mirë, të ndershëm e të rregullt në besimin dhe moralin e tyre, është detyrë për zotërinjtë e tyre që t’i martojnë, si shpërblim për ndershmërinë dhe mirësinë e tyre, dhe për t’i nxitur edhe më shumë në këtë rrugë të mirësisë dhe besimit. Në fakt, ashtu siç u përmend në fillim të sures, me të përlyerit me imoralitet është e ndaluar martesa, derisa të pendohen. Duke marrë parasysh këtë, atëherë posaçërimi i këtij urdhri të Allahut për të martuar vetëm ata robër dhe robëresha që janë të mirë, merr një kuptim të veçantë. Ai është një përshkrim kufizues vetëm kur bëhet fjalë për martesën e skllevërve dhe skllaveve, e jo për martesën e atyre që janë të lirë, sepse zakonisht imoraliteti shfaqet tek skllevërit. Allahu i Lartësuar ka nxitur që padronët t’i martojnë skllevërit dhe skllavet, nëse janë të ruajtur nga ndyrësia e imoralitetit. Por ka mundësi që epiteti "të mirë" të ketë një kuptim tjetër: ata skllevër që janë ‘të mirë, të denjë për martesë dhe që kanë nevojë të madhe për martesë’. Këtë kuptim e mbështet edhe fakti që zotëria nuk e ka për detyrë që të martojë skllavin e tij para se ai ta ketë të nevojshme martesën. Sidoqoftë, nuk është e pamundur që të dyja kuptimet të jenë të sakta, pasi ajeti i përmban ato. Allahu është më i ditur.Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij. -Edhe nëse të sapomartuarit janë të varfër, Allahu ka për t’i pasuruar e furnizuar nga pasuria e Tij. Kurrë mos mendoni se, po të martoheni, atëherë do të varfëroheni dhe nuk do të keni mundësi ta përballoni jetesën, për shkak të fëmijëve. Ky ajet është një nxitje për martesë dhe një premtim nga Allahu se do ta pasurojë robin pas martese.Allahu është Bujar i Madh dhe i Gjithëditur. -Mirësitë e Allahut janë të shumta dhe bujaria e Tij është e paanë. Ai është gjithashtu Alim - i Gjithëdituri. Ai e di mirë se kush i meriton mirësitë e Tij fetare dhe të kësaj dynjaje, ose ata që mund të meritojnë vetëm njërën prej tyre. Çdokujt Ai i jep atë që e di mirë dhe e gjykon të drejtë, sipas urtësisë së Tij.

24:33Page 354

وَلۡيَسۡتَعۡفِفِ ٱلَّذِينَ لَا يَجِدُونَ نِكَاحًا حَتَّىٰ يُغۡنِيَهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦۗ وَٱلَّذِينَ يَبۡتَغُونَ ٱلۡكِتَٰبَ مِمَّا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُكُمۡ فَكَاتِبُوهُمۡ إِنۡ عَلِمۡتُمۡ فِيهِمۡ خَيۡرٗاۖ وَءَاتُوهُم مِّن مَّالِ ٱللَّهِ ٱلَّذِيٓ ءَاتَىٰكُمۡۚ وَلَا تُكۡرِهُواْ فَتَيَٰتِكُمۡ عَلَى ٱلۡبِغَآءِ إِنۡ أَرَدۡنَ تَحَصُّنٗا لِّتَبۡتَغُواْ عَرَضَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَمَن يُكۡرِههُّنَّ فَإِنَّ ٱللَّهَ مِنۢ بَعۡدِ إِكۡرَٰهِهِنَّ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٣٣

But let them who find not [the means for] marriage abstain [from sexual relations] until Allāh enriches them from His bounty. And those who seek a contract [for eventual emancipation] from among whom your right hands possess1 - then make a contract with them if you know there is within them goodness and give them from the wealth of Allāh which He has given you. And do not compel your slave girls to prostitution, if they desire chastity, to seek [thereby] the temporary interests of worldly life. And if someone should compel them, then indeed, Allāh is [to them], after their compulsion, Forgiving and Merciful.

Ata që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbahen... -Ky është gjykimi dhe porosia për ata që nuk mund të përballojnë financiarisht martesën. Allahu i Madhëruar i urdhëron që të bëjnë durim dhe të ruajnë dëlirësinë, duke iu shmangur harameve. Këta duhet të marrin masat që të mbrojnë nga haramet. Ata duhet të ruhen nga çdo shkak i mendimeve e shkëndijave joshëse, që nxisin epshet e zbukurimin e haramit. Gjithashtu, për ta dobësuar forcën e epshit duhet të përdorin këshillën profetike, që thotë: “O ju të rinj! Kush ka mundësi që të martohet, le të martohet, e kush nuk ka mundësi, le të agjërojë! Kjo do t’ju ndihmojë (në përballimin e epsheve)". Ata të cilët nuk kanë mundësi për martesë janë të llojeve të ndryshme dhe janë privuar për shkaqe të ndryshme: ose për shkak të varfërisë së tyre, ose të varfërisë së padronëve të tyre (kur bëhet fjalë për martesën e skllevërve). Por mund të jetë edhe për shkak të refuzimit të martesës nga vetë ana e tyre, kështu që nuk kanë mundësi që t’i detyrojnë për martesë. Disa janë të mendimit se ajeti ka kuptimin: “Ata që nuk kanë mundësi për mehër." Pra, në ajet nënkuptohet mehri (dhurata martesore që i jepet gruas nga burri). Megjithatë, shpjegimi i parë është më i pranueshëm, sepse është gjithëpërfshirës dhe nuk është nevoja që të nënkuptojmë gjë. Dhe dihet mirë që kuptimi i drejtpërdrejtë, pa qenë nevoja që të nënkuptojmë diçka tjetër, është më parësor të pranohet. Kuptimi i parë është më gjithëpërfshirës dhe ngërthen edhe rastin e martesës së robërve e robëreshave, përveç rastit të varfërisë e pamundësisë për martesë....derisa Allahu t’i begatojë me të mirat e Veta! -Allahu i Madhëruar u premton durimtarëve që kujdesen për të ruajtur nderin, se do t’ua lehtësojë çështjet. Allahu i porosit që të presin lehtësimin nga Ai dhe të mos nxitohen, sepse kjo do t’u sillte vështirësi mbi vështirësi. Me durim e vetëpërmbajtje, ata do ta kalojnë më lehtë gjendjen e vështirë.Dhe nëse ndonjë nga ata që i keni në zotërimin tuaj kërkon prej jush ta lironi kundrejt një kompensimi të caktuar, atëherë ia jepni këtë mundësi me marrëveshje mes jush, ... -Nëse skllevërit kërkojnë prej jush që të blejnë vetë lirinë e tyre, jepuani këtë mundësi.... nëse e dini se është i besueshëm... -Nëse tek ata që kërkojnë të blejnë lirinë e tyre shihni “hajran” - mirësi, pra, nëse janë të aftë që të fitojnë e jetojnë jetën ndershmërisht, janë të mirë dhe përpiqen në rujatjen e besimit të tyre. Me këtë procedurë arrihen dy mirësi:1. Mirësia e fitimit të lirisë për skllevërit.2. Mirësia e pasurisë që fiton padroni nga puna e robit për fitimin e lirisë.Madje në liri, ai mund të punojë e përpiqet më shumë për t’i sjellë dobi e pasuri zotërisë së tij, se sa po të ishte në robëri. Kështu, padroni jo vetëm që nuk dëmtohet nga liria që i jep robit të vet, por edhe përfiton më mirë dhe më shumë. Nga ana tjetër, robi gjithashtu përfiton dhe gëzon lirinë e tij. Nga ky ajet kuptohet se Allahu ka urdhëruar që zotërinjtë t'ua mundësojnë robërve të tyre këtë procedurë lirimi kundrejt pagesës. Disa mendojnë se ky urdhër është jo i detyrueshëm, por i pëlqyeshëm që të zbatohet nga zotërinjtë. Allahu ka urdhëruar gjithashtu që ata të ndihmohen financiarisht për të arritur lirimin. Madje, ata konsiderohen si njëra nga kategoritë që përfitojnë nga zekati e sadakatë e njerëzve. Allahu i Madhëruar thotë:... dhe jepini nga pasuria që ju ka dhënë Allahu! -Ky urdhër i drejtohet padronit, i cili mund t’ia lehtësojë e ulë detyrimin financiar që skllavi ka për të paguar. Ai u drejtohet gjithashtu edhe gjithë njerëzve të tjerë që të ndihmojnë skllavin el mukatib që të paguajë detyrimin financiar kundrejt zotërisë së tij, për të blerë lirinë e vet. El mukatibështë një ndër kategoritë që përfitojnë nga zekati i njerëzve. Allahu i Madhëruar, po të vërejmë me kujdes, thotë: "jepjini nga pasuria që ju ka dhënë Allahu!" Pra, ashtu sikurse kjo pasuri që keni është pasuri e Allahut, që e ka lënë në duart tuaja, po ashtu edhe ju duhet të jepni prej saj dhe të tregoheni bamirës me njerëzit nevojtarë. Tregohuni bamirës e të mëshirshëm, ashtu sikurse u tregua Zoti bamirës dhe i mëshirshëm me ju! Nga ajeti kuptohet se nëse robi nuk kërkon nga zotëria i tij blerjen e lirisë, nuk është detyrë për zotërinë që ta fillojë ose propozojë diçka të tillë. Gjithashtu, kuptohet se, nëse nuk ka hajër në lirimin e robit dhe ai nuk është i aftë që të ndërtojë jetën e vet ndershmërisht, atëherë nuk duhet bërë kjo procedurë lirimi, sepse kështu ai do të kthehet në barrë për njerëzit, i humbur e i pandihmuar. Edhe kur nuk ka fe dhe besim të mirë dhe, nëse lirohet, mund të shkaktojë probleme për shoqërinë, nuk i jepet kjo mundësi. Madje është e ndaluar që në të tilla raste të jepet liria, sepse është e dëmshme për të gjithë.Mos i detyroni robëreshat tuaja të bëjnë imoralitet, kur duan ndershmërinë, me qëllim që të fitoni nga të mirat e kësaj bote! -Ai ndaloi nga ajo praktikë në kohën e injorancës paraislamike, kur zotëria e detyronte skllaven e tij për prostitucion, për të fituar diçka nga kjo. Nuk lejohet që zotëria ta detyrojë skllaven për të bërë marrëdhënie intime që asaj nuk i lejohet, kur ajo do që të jetë e pastër. Madje, edhe nëse ajo është e përdalë, zotëria e ndalon dhe e ruan atë. Në kohën e injorancës ishte e përhapur praktika e përdorimit të skllaveve si prostituta, për të fituar nga ato.... kur duan ndershmërinë -Nuk lejohet që të bëni diçka të tillë. Si është e mundur që ato të jenë të pastra e të ndershme dhe ju të synoni imoralitetin dhe shfrytëzimin e tyre për qëllime fitimi të kësaj bote të përkohshme? Ju duhet të ruani veten dhe ato nga marrëdhëniet e paligjshme dhe imoraliteti? Mos u joshni nga fitimi i pakët, që shumë shpejt do të zhduket. Fitimi i dëlirësisë e pastërtisë dhe personaliteti i panjollosur, është një pasuri shumë më e mirë se ai. Kjo do të mjaftonte që ju t’i largoheshit asaj vepre të ulët, pa përmendur këtu shpërblimin e madh në ahiret ose dënimin për atë që nuk bindet. Pastaj Allahu i Madhëruar i fton në pendim të gjithë ata që e kanë bërë këtë punë:E kush i detyron ato(për imoralitet), Allahu i fal ato për shkak të atij detyrimi. -Le të pendohen tek Allahu i Lartësuar dhe le t’i japin fund kësaj vepre që e zemëron Atë. Nëse pendohen sinqerisht e ndalen, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.Allahu Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Ai ia mbulon gjynahet dhe e mëshiron atë rob që e mëshiron vetveten duke u larguar nga rruga e ndëshkimit. Allahu i mëshiron edhe ata që i mëshirojnë skllavet e tyre dhe i ruajnë nga vepra të tilla të ulëta.

24:34Page 354

وَلَقَدۡ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكُمۡ ءَايَٰتٖ مُّبَيِّنَٰتٖ وَمَثَلٗا مِّنَ ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلِكُمۡ وَمَوۡعِظَةٗ لِّلۡمُتَّقِينَ ٣٤

And We have certainly sent down to you distinct verses1 and examples from those who passed on before you and an admonition for those who fear Allāh.

Ne ju kemi shpallur argumente të qarta... -Ky është tregues i rëndësisë shumë të madhe të këtyre ajeteve, që njerëzit të njohin mirë vlerën e tyre dhe të përkushtohen tërësisht për t’i vënë në zbatim. Allahu i Madhëruar i quan këto ajete: ajat bejinat, pra, ajete të qarta në kumtin dhe në mësimet që përcjellin. Ato qartësojnë çdo urdhër që njerëzit kanë nevojë të dinë, qoftë prej themeleve apo degëzimeve të fesë. Këto ajete janë aq të qarta, sa nuk të lënë asnjë dyshim. Allahu i Lartësuar na njofton se në këtë libër ka sjellë edhe diçka tjetër:...shembuj nga historia e atyre që ishin para jush... -Rrëfime për popujt që shkuan para jush, të mirët dhe të këqijtë. Ai flet për cilësitë e veprat e tyre. Ai tregon se çfarë u ndodhi dhe çfarë veproi Zoti me ta, që ju t’i keni shembuj të dobishëm dhe mësime të vyera për jetën tuaj. Mesazhi është i qartë: çdokush që bën vepra të njëjta me ta do të marrë shpërblimin ose ndëshkimin e njëjtë. Gjithashtu, këto ajete dhe të tëra ajetet e Kur'anit do të shërbejnë përherë si këshillë. Ai thotë:...dhe këshilla për ata që e kanë frikë Allahun. -Si këshillë e dobishme për ata që janë të devotshëm. Ata që i frikësohen dhe i ruhen dënimit të Zotit duke kryer urdhëresat e duke u ruajtur nga ndalesat e Tij, në këto ajete gjejnë premtime të bukura nga Zoti i tyre, por shohin edhe kërcënime e paralajmërime të dobishme. Allahu i inkurajon për punë të mira, por edhe i qorton dhe kërcënon, që të ruhen. Ai u mundëson që zemrat e tyre të mbushen gjithmonë me shpresë për shpërblimin e Tij dhe me frikë për dënimin dhe zemërimin e Tij. Por këto mrekulli mund t’i shohin veçse të devotshmit. Kështu ata ruhen nga ato gjëra që nuk i do Zoti dhe përkushtohen për t’i kryer ato që Ai i do dhe i ka porositur t’i kryejnë.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском