As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
An-Nur 24:35–54
24:35Page 354
۞ ٱللَّهُ نُورُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ مَثَلُ نُورِهِۦ كَمِشۡكَوٰةٖ فِيهَا مِصۡبَاحٌۖ ٱلۡمِصۡبَاحُ فِي زُجَاجَةٍۖ ٱلزُّجَاجَةُ كَأَنَّهَا كَوۡكَبٞ دُرِّيّٞ يُوقَدُ مِن شَجَرَةٖ مُّبَٰرَكَةٖ زَيۡتُونَةٖ لَّا شَرۡقِيَّةٖ وَلَا غَرۡبِيَّةٖ يَكَادُ زَيۡتُهَا يُضِيٓءُ وَلَوۡ لَمۡ تَمۡسَسۡهُ نَارٞۚ نُّورٌ عَلَىٰ نُورٖۚ يَهۡدِي ٱللَّهُ لِنُورِهِۦ مَن يَشَآءُۚ وَيَضۡرِبُ ٱللَّهُ ٱلۡأَمۡثَٰلَ لِلنَّاسِۗ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ ٣٥
Allāh is the Light1 of the heavens and the earth. The example of His light2 is like a niche within which is a lamp;3 the lamp is within glass, the glass as if it were a pearly [white] star lit from [the oil of] a blessed olive tree, neither of the east nor of the west, whose oil would almost glow even if untouched by fire. Light upon light. Allāh guides to His light whom He wills. And Allāh presents examples for the people, and Allāh is Knowing of all things.
Allahu është Drita e qiejve dhe e tokës. -Ai është dritë fizike, konceptuale e shpirtërore. Allahu është Nur në veten e Tij. Sikur të mos ishte butësia e mëshira ndaj krijesave, rrezatimi i dritës së fytyrës së Tij do të digjte çdo gjë ku shkon shikimi i Tij, pra, të gjitha krijesat. Ai është Dritë dhe me të është ndriçuar e shkëlqen Froni i Tij, Kursija, Dielli, Hëna. Ai është Dritë, me të cilën vezullon dhe shkëlqen përjetësisht Xheneti. Po kështu edhe drita shpirtërore, për të cilën ka nevojë njerëzimi, e ka burimin nga drita e Zotit. Librat e shpalljet e Tij janë dritë, edhe Sheriati i Tij është dritë. Imani dhe dituria e thellë që gjendet në zemrat e profetëve dhe adhuruesve të Tij besimtarë është dritë. Sikur të mos ishte kjo dritë nga Zoti, errësirat do të mbulonin gjithçka, duke u dendësuar njëra mbi tjetrën. Çdo gjë që është e privuar nga Nuri i Tij, është në errësirë të thellë, e ngushtuar e në mangësi të plotë. Allahu i Lartësuar thotë:Shembulli i Dritës së Tij i ngjason një kandili... -Allahu i Lartësuar jep një shembull për dritën e Tij, pra, dritën e imanit e të Kur'anit në zemrat e besimtarëve. Shembulli i dritës së Tij i ngjason kandilit...të vendosur në një zgavër të errët. -Zgavra e mbledh dhe nuk e lë të humbasë e të largohet drita. Ai kandil ndodhet brenda një kristali, i cili, ngaqë është shumë i kthjellët e i pastër, duket sikur vezullon e shndrit. Allahu thotë:Kandili është brenda një qelqi e qelqi, si të ishte yll i shndritshëm. Ai(kandili) ndizet prej(vajit të)një Druri të bekuar, -prej ullirit, që nuk mund të quhet as i Lidjes e as i Perëndimit e vaji i të cilit gati ndriçon edhe pa e prekur zjarri. - Pra, shndërrohet në një smerald vezullues. Ky kandil brenda llampës së kristaltë ndizet e ndriçon "...prej një druri të bekuar", pra, nga vaji i ullirit, i cili jep zjarrin me ndriçim. Allahu e përshkruan këtë pemë të begatshme duke thënë: "... nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit." Pra, atë e kap dielli jo vetëm në fillim të ditës, por edhe në fund të saj. Të tillë janë ullinjtë e Shamit. Ata janë shumë të këndshëm dhe vaji që del prej tyre është shumë i kulluar: "...e vaji i të cilit gati ndriçon edhe pa e prekur zjarri", ngaqë është shumë i kulluar. Kur digjet, ai lëshon shumë dritë.Dritë mbi dritë! -Pra, ndriçimi i vajit dhe ai i zjarrit. Ky është një shembull që Allahu jep për të treguar gjendjen e zemrës së besimtarit dhe dritës së Tij në këtë zemër. Kështu, natyrshmëria e pastër, në të cilën e krijoi Zoti njeriun është si ai vaji i kulluar e i pastër. E tillë është natyra në të cilën Zoti i krijoi njerëzit. Kur është e pastër dhe e kulluar, ajo është e gatshme që të mësojë udhëzimet hyjnore, të pranojë ligjin e Zotit e të jetojë sipas tij. Kur i vjen dituria dhe imani i pastër, asaj i ndizet drita, që e ndriçon fort. Kjo i ngjan ndezjes së fitilit të kandilit, që është i lagur me vaj të pastër e të kulluar. Zemra e robit është e kulluar dhe e pastër nga synimet e këqija. Nëse zemra është e pastër dhe e papërlyer, ajo i kupton qartë mesazhet e Zotit. Kur në këtë zemër të kulluar ndizet zjarri i imanit, ajo lëshon një dritë të fortë, që ndriçon edhe ata rreth e rrotull saj. Kjo i ngjan llambës, që shpërndan dritën që vezullon brenda saj. Tek ky njeri bashkohen drita e natyrshmërisë së pastër, drita e imanit, drita e diturisë së Shpalljes, drita e njohurisë së Zotit dhe pastërtia që ajo i sjell shpirtit. Dritë mbi dritë. Por duke qenë se të gjitha këto lloje dritash janë prej dritës së Zotit, që jo çdokush e meriton ta ketë, Allahu i Madhëruar dhe i Urtë thotë:Allahu udhëzon drejt Dritës së Vet atë që do Ai. -Ai udhëzon në këtë Nur ata, pastërtinë dhe vlerat e të cilëve i di mirë. Ai u jep dritë, që të pastrohen dhe të rregullohen veprat e gjendja e tyre.Ja kështu, Allahu sjell shembuj për njerëzit -Në mënyrë që njerëzit të logjikojnë e të kuptojnë mesazhet e Tij. Kjo është mëshira e butësia e Zotit me robërit, bamirësia e Tij ndaj tyre. Kështu ua sqaron Ai të vërtetën nga e kota, të drejtën nga e gabuara. Shembujt e sjellin njeriun më pranë kuptimit të gjërave. Përmes shembujve, çështjet konceptohen e bëhen të qarta, njëlloj si ato të prekshmet nga shqisat, dhe njeriu qetësohet plotësisht rreth tyre.dhe Allahu Di gjithçka për çdo gjë. -Dituria e Allahut ka përfshirë gjithçka dhe shembujt që Ai sjell i di me hollësi. Ai e di mirë se shembujt janë të dobishëm për krijesat, të cilët duhet të përpiqen që të logjikojnë dhe meditojnë me kujdes rreth tyre e jo t’u kthejnë shpinën, t’i lënë në harresë ose t’i kundërshtojnë. Allahu e di dhe ata nuk e dinë.
24:36Page 354
فِي بُيُوتٍ أَذِنَ ٱللَّهُ أَن تُرۡفَعَ وَيُذۡكَرَ فِيهَا ٱسۡمُهُۥ يُسَبِّحُ لَهُۥ فِيهَا بِٱلۡغُدُوِّ وَٱلۡأٓصَالِ ٣٦
[Such niches are] in houses [i.e., mosques] which Allāh has ordered to be raised and that His name be mentioned [i.e., praised] therein; exalting Him within them in the morning and the evenings1
(Ajo dritë)Është në shtëpitë (xhamitë), që Allahu i lejoi të ngrihen, e të përmendet emri i Tij. Në to lavdërohet emri i Tij mëngjes e mbrëmje. -Allahu adhurohet në këto shtëpi madhështore e të nderuara, që janë vendet më të dashura për Të. Ato janë xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen, me qëllim që në to: "... të përmendet emri i Tij dhe t’i bëhet tesbih Atij mëngjes e mbrëmje." Këtu përmblidhen disa norma për xhamitë: si ndërtimi i tyre, pastrimi dhe përkujdesi për to, ruajtja e tyre nga papastërtitë e gjërat e ndaluara, ruajtja nga të marrët dhe fëmijët që nuk janë të ndërgjegjshëm për pastërtinë, mbrojtja nga jobesimtarët, shmangia e kotësive brenda xhamive, ngritja e zërit etj., përveç rastit kur bëhet dhikër, kur falen namazet, qofshin farze, synete a nafile, kur bëhet lexim Kur'ani, tesbih, tehlil etj., kur ka mësim, itikaf e shumë adhurime të tjera që kryhen në xhami. Kështu, ngritja e xhamive nënkupton dy forma: ngritje fizike, duke i ndërtuar dhe duke u kujdesur për to, dhe ngritja e tyre me përmendjen e Zotit, përmes namazeve e adhurimeve në to. Forma e dytë është më e rëndësishmja dhe më e mira, prandaj edhe u ligjërua namazi me xhemat dhe falja e xhumave. Madje, për shumë dijetarë, namazi me xhemat është detyrë, ndërsa për disa të tjerë është i pëlqyeshëm. Në vijim, Allahu i Madhëruar i lëvdon ata që i ndërtojnë këto xhami me adhurime e: “...që të përmendet emri i Tij dhe t’i bëhet tesbih Atij mëngjes e mbrëmje." Ata e dëlirësojnë Zotin dhe i shprehin adhurimet e tyre me sinqeritet të plotë në fillim të ditës e në fund të saj. Allahu i Madhëruar i veçon këto dy kohë për vetë vlerën e lartë dhe rëndësinë e veçantë të adhurimeve në këtë kohë, por edhe për një shkak tjetër. Në këto kohë mundësohet më mirë afrimi tek Zoti përmes adhurimeve. Ato janë kohët më të përshtatshme e më të lehta për adhurim. Po këtu futet tesbihu i namazeve e jashtë tyre. Gjithashtu, në këto kohë janë caktuar edhe dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes.
24:37Page 355
رِجَالٞ لَّا تُلۡهِيهِمۡ تِجَٰرَةٞ وَلَا بَيۡعٌ عَن ذِكۡرِ ٱللَّهِ وَإِقَامِ ٱلصَّلَوٰةِ وَإِيتَآءِ ٱلزَّكَوٰةِ يَخَافُونَ يَوۡمٗا تَتَقَلَّبُ فِيهِ ٱلۡقُلُوبُ وَٱلۡأَبۡصَٰرُ ٣٧
[Are] men whom neither commerce nor sale distracts from the remembrance of Allāh and performance of prayer and giving of zakāh. They fear a Day in which the hearts and eyes will [fearfully] turn about -
Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, për ta falur rregullisht namazin dhe për ta dhënë zekatin. -Në këto xhami i përkushtohen Zotit me adhurime e tesbih ata burra që nuk i mashtron dynjaja, që t’i japin përparësi asaj kundrejt Zotit. As stolitë e kënaqësitë e dynjasë, as shitblerja e pasuria nuk i bëjnë të shkujdesen nga adhurimi i Zotit. Në fakt, Allahu i Lartësuar thotë për këta se merren me tregti, por edhe pse merren me të tilla aktivitete njerëzore, kjo nuk i bën që të harrojnë adhurimin dhe përmendjen e Tij. Kështu, marrja me tregti e aktivitete të tjera nuk është e ndaluar, nëse ato nuk bëhen shkak për cenimin e detyrave të Zotit. Me gjithë angazhimet e tyre, ata e falin namazin e pëmendin shumë Allahun dhe e japin zekatin. Madje, bindja ndaj Allahut dhe adhurimi i Tij është qëllimi final dhe themelor i tyre. Çdo gjë që ndërhyn mes tyre dhe këtij qëllimi ata nuk ngurrojnë ta largojnë. Natyrisht që lënia e dynjasë dhe e atyre gjërave të saj aq të dashura për shpirtin, mund të jetë shumë e vështirë dhe, shpeshherë, dhënia përparësi hakut të Zotit mund të bjerë ndesh me këtë kënaqësi. Prandaj Allahu i Madhëruar na përmend një fakt që i ndihmon ata fatlumë që ta kenë të thjeshtë këtë përballje, që për të tjerët është e vështirë:Ata i frikësohen një Dite kur do të tronditen zemrat dhe sytë. -Kjo është ajo që ua lehtëson lënien e dynjasë e stolive të saj, kur ato bien ndesh me besimin dhe adhurimin e Zotit dhe të pengojnë prej tij. Ata i frikësohen asaj dite të tmerrshme. Ajo është dita kur do të tmerrohen zemrat dhe trupat do të dridhen nga frika. Duke kujtuar vazhdimisht atë ditë, atyre u bëhet e thjeshtë përgatitja për të. Kjo është një këshillë e vyer që Zoti u jep njerëzve për t’i bërë më të përkushtuar në adhurimin e Tij dhe për t’ua lehtësuar shkëputjen nga stolitë e kësaj dynjaje, nëse ato të largojnë nga diçka që është më e mirë, pra, nga adhurimi i Zotit e përgatitja për ditën e vështirë të llogarisë. Pas këtij kërcënimi vjen edhe inkurajimi e shpresa:
24:38Page 355
لِيَجۡزِيَهُمُ ٱللَّهُ أَحۡسَنَ مَا عَمِلُواْ وَيَزِيدَهُم مِّن فَضۡلِهِۦۗ وَٱللَّهُ يَرۡزُقُ مَن يَشَآءُ بِغَيۡرِ حِسَابٖ ٣٨
That Allāh may reward them [according to] the best of what they did and increase them from His bounty. And Allāh gives provision to whom He wills without account [i.e., limit].
(Ata luten) që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprat e tyre... -Këtu bëhet fjalë për veprat e mira, pra, për adhurimet që të afrojnë me Zotin dhe e kënaqin Atë. Njeriu bën edhe gjëra të lejuara, siç janë premtimet e ndryshme në këtë botë, por ai do të shpërblehet veçse për ato që janë të mira, dhe të tilla janë ato që i janë dedikuar vetëm Zotit, për ta kënaqur Atë, dhe që janë kryer sipas porosive të Tij, sikurse thotë Zoti: "Allahu do t’ua falë më të keqen e atyre (gjynaheve) që bënë dhe do t’u japë shpërblimet më të mira për ato (vepra të mira)që bënë." [Zumer 35].... dhe për t’ua shtuar të mirat prej(bujarisë së)Tij. -Allahu do t’ua shtojë më shumë shpërblimin, në krahasim me atë që kanë bërë.Allahu i dhuron pa masë atij që do. -Ai i jep më shumë shpërblim sesa njeriu mund të arrijë përmes veprave të tij, madje shumë herë më tepër nga sa mund ta imagjinojë. Allahu i jep shpërblim pa masë, pra, ky është tregues se do të jetë më i madh sesa mendohet.
24:39Page 355
وَٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَعۡمَٰلُهُمۡ كَسَرَابِۭ بِقِيعَةٖ يَحۡسَبُهُ ٱلظَّمۡـَٔانُ مَآءً حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَهُۥ لَمۡ يَجِدۡهُ شَيۡـٔٗا وَوَجَدَ ٱللَّهَ عِندَهُۥ فَوَفَّىٰهُ حِسَابَهُۥۗ وَٱللَّهُ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ ٣٩
But those who disbelieved - their deeds are like a mirage in a lowland which a thirsty one thinks is water until, when he comes to it, he finds it is nothing but finds Allāh before him, and He will pay him in full his due; and Allāh is swift in account.
Këto janë dy shembuj që Zoti i sjell për të na treguar e përshkruar veprat e mohuesve dhe faktin se ato do të shkojnë kot dhe nuk do të kenë asnjë dobi për ata që i kanë bërë, madje do të jenë dëshpërim për ata. Ai thotë:Kurse ata që nuk besuan, - veprat e tyre janë si mirazhi në një rrafshinë të cilin i eturi e merr për ujë, derisa kur i afrohet e sheh se është asgjë. Por ai e ka Allahun(gjithnjë)pranë tij dhe Ai do t’ia bëjë të plotë llogarinë. -Ata refuzojnë të besojnë Zotin dhe i mohojnë të dërguarit e Tij. Veprat e kësaj kategorie njerëzish janë: "... si mirazhi në shkretëtirë ..." Ato janë si një vegim në një tokë të shkretë, ku nuk ka pemë e as bimësi "...të cilin i eturi e mendon se është ujë." Kështu e sheh ai që është tharë nga etja e madhe. Njeriu i zhuritur për ujë sheh vegime që askush tjetër nuk i sheh. Këtë ia shkakton etja e madhe. Por sigurisht këto janë thjesht haluçinacione, të cilat ai i përjeton për të përballuar dhe larguar në njëfarë mënyre etjen. Ai ecën drejt atij vegimi me shpresën e kotë se do të gjejë ujë, por: "...kur i afrohet e sheh se është asgjë..." Kështu, ai dëshpërohet jashtë mase dhe i shtohet edhe më shumë etja, për shkak të shpresës që sapo iu këput. Të tilla janë veprat e jobesimtarit. Ato janë si vegimet, të cilat ai - për shkak të injorancës dhe mangësisë së tij për të peshuar drejt çështjet, - i sheh si punë të dobishme. Atë e mashtrojnë hijeshia e rreme e atyre veprave dhe hamendësia e pabazuar në dituri e dritë nga Zoti. Ai mendon se ato do t’i sjellin ndonjë dobi dhe, në të njëjtën kohë, do t’i përmbushin dëshirat e tij pa fre. Në fakt ai ka një nevojë të madhe, madje të domosdoshme për to, ashtu si nevoja e të eturit për ujë. Ditën e Gjykimit, njeriut do t’i bëjnë dobi veçse veprat e tij. Atë ditë njeriu do të ketë nevojë më të madhe për veprat e tij sesa i eturi për ujë. Por atë ditë, kur ai të kërkojë ndonjë punë të mirë dhe sheh te veprat e veta, do t’i shikojë ato të bëra pluhur e hi. Nuk mbetet për të asgjë që do t’i sillte dobi. Jo vetëm kaq, por ai do të gjejë atje Allahun, që do t'i japë atë që meriton: "Por ai e ka Allahun (gjithnjë)pranë tij dhe Ai do t’ia bëjë të plotë llogarinë." Allahut nuk i fshihet asnjë vepër, as e vogël e as e madhe, e fshehur apo e shfaqur. Asnjë punë e madhe ose e vogël nuk do të lihet pa shpërblim ose ndëshkim, sipas meritës.Allahu është i shpejtë në bërjen e llogarisë(së robërve). -Të mos u duket e largët mohuesve ky kërcënim. Ai do të vijë patjetër. Këto lloj punësh Allahu i Madhëruar i ka krahasuar me vegimin në shkretëtirë, ku nuk ka as pemë e as bimësi. Si kjo tokë e shkretë janë edhe zemrat e tyre, se ato nuk kanë hajër dhe mirësi. Në to nuk kultivohen veprat e mira e të dobishme, se ato janë të shkretuara nga mohimi i Zotit dhe i profetëve.
24:40Page 355
أَوۡ كَظُلُمَٰتٖ فِي بَحۡرٖ لُّجِّيّٖ يَغۡشَىٰهُ مَوۡجٞ مِّن فَوۡقِهِۦ مَوۡجٞ مِّن فَوۡقِهِۦ سَحَابٞۚ ظُلُمَٰتُۢ بَعۡضُهَا فَوۡقَ بَعۡضٍ إِذَآ أَخۡرَجَ يَدَهُۥ لَمۡ يَكَدۡ يَرَىٰهَاۗ وَمَن لَّمۡ يَجۡعَلِ ٱللَّهُ لَهُۥ نُورٗا فَمَا لَهُۥ مِن نُّورٍ ٤٠
Or [they are] like darknesses within an unfathomable sea which is covered by waves, upon which are waves, over which are clouds - darknesses, some of them upon others. When one puts out his hand [therein], he can hardly see it. And he to whom Allāh has not granted light - for him there is no light.
Dhe(gjendja e tyre)është si errësirat në një det të thellë, të cilin e mbulojnë dallgët mbi dallgë dhe mbi ato janë retë e zeza -Ky është shembulli i dytë për të treguar kotësinë e veprave të mohuesve. Ato janë si: "... është si errësirat në një det të thellë, të cilin e mbulojnë dallgët mbi dallgë dhe mbi ato janë retë e zeza "Errësira të thella njëra përmbi tjetrën, ... -Gjithë këto errësira njëra mbi tjetrën. Fillimisht është errësira e detit plot dallgë në thellësitë e tij më të mëdha. Pastaj sipër tij janë errësirat e dallgëve, që përplasen sipër njëra tjetrës. Pastaj sipër tyre, errësira që krijojnë retë e dendura e të zeza. Pastaj sipër kësaj, errësira e natës pa hënë. Aq e thellë është kjo errësirë e krijuar, saqë:... sa që njeriu nuk mund ta shohë as dorën e vet. -Edhe pse dorën e ka pranë, nuk mund ta shohë. Atëherë, çfarë mund të shohë më larg?! Kështu janë mohuesit e Zotit, të shpalljeve e profetëve të Tij. Zemrat e tyre janë mbuluar nga shtresa të shumta e të dendura errësire njëra mbi tjetrën. Fillimisht është natyra e tyre e përlyer dhe e devijuar. Nga ajo natyrë nuk vjen gjë e mirë. Mbi të është errësira e mohimit të Zotit. Sipër saj, errësira e injorancës. Mbi këto janë errësirat e shumta të veprave të këqija, që shkaktohen nga ato që u përmendën më sipër. Ata përhumben mes këtyre errësirave. Ata janë të dehur e të përhumbur dhe nuk e gjejnë dot rrugën. Ata ikin larg e më larg udhës së drejtë, të luhatur e të pasigurt. Kështu ndodh kur Zoti të braktis dhe të privon nga drita e Tij:Atij të cilit Allahu nuk i jep dritë, nuk ka për të pasur dritë. -E si mund t’ia japë dritën këtyre shpirtrave të errët, të padrejtë dhe kryeneçë, me injorancën e tyre. Në këta shpirta nuk ka mirësi dhe dritë dhe as pranim të dritës dhe mirësisë. Nuk ekziston asnjë dritë dhe mirësi tjetër përveç atyre që Allahu ia fal robit. Ai ua jep dritën dhe mirësinë e Tij vetëm atyre që dëshiron. Këta ishin dy shembuj për veprat e mohuesve. Ka mundësi që këta dy shembuj të jenë sjellë për të treguar se veprat e tyre janë të ngjashme me këta dy shembuj. Por ka mundësi që shembulli i parë të jetë për veprat e prijësve dhe i dyti për veprat e ndjekësve e pasuesve. Allahu është më i ditur.
24:41Page 355
أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يُسَبِّحُ لَهُۥ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَٱلطَّيۡرُ صَٰٓفَّٰتٖۖ كُلّٞ قَدۡ عَلِمَ صَلَاتَهُۥ وَتَسۡبِيحَهُۥۗ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِمَا يَفۡعَلُونَ ٤١
Do you not see that Allāh is exalted by whomever is within the heavens and the earth and [by] the birds with wings spread [in flight]? Each [of them] has known his [means of] prayer and exalting [Him], and Allāh is Knowing of what they do.
A nuk e sheh ti se Allahun e lartësojnë të gjitha qeniet në qiej e në Tokë edhe shpendët krahhapur? -Allahu i Madhëruar u kujton njerëzve madhështinë dhe pushtetin e Tij të plotë mbi gjithçka. Ata janë të varfër e nevojtarë për rububije-n dhe uluhije-n e Tij. Ata kanë nevojë për Zotin e tyre, që i krijon i furnizon, përkujdeset dhe rregullon çështjet e tyre. Ata kanë nevojë që t’i përkushtohen vetëm Atij me adhurime e përunjësi. Ata nuk mund të bëjnë dot pa këto dy gjëra. Prandaj i Lartësuar i thotë: "Allahun e lartësojnë të gjitha qeniet në qiej e në Tokë edhe shpendët krahhapur?" Kafshët, sendet edhe shpendët që i hapin krahët në qiell, i bëjnë tesbih Zotit.Secila(qenie)e di mënyrën si t'i lutet dhe si ta lartësojë Atë. -Secili i përkushtohet Zotit me namaz e adhurime, sipas mënyrës së vet, siç i ka mësuar Ai. Është Allahu, Ai që ua ka inspiruar këtë lloj namazi e tesbihu, ose nëpërmjet profetëve, siç është rasti i melekëve, njerëzve dhe xhindëve, ose me inspirim e mësim nga vetë Ai, siç ka bërë me të gjitha krijesat që ka krijuar, përveç tre kategorive të përmendura më lart. Në këtë rast, kuptimi i ajetit është: çdo krijesë e di mirë namazin e tesbihun që duhet të bëjë. Pra, kjo dituri u vjen nga Zoti me dy mënyrat që u përmendën më sipër.Dhe Allahu Di gjithçka që bëjnë ata. -Ai i di të gjitha veprat e krijesave dhe Atij nuk i fshihet asgjë prej tyre. Të përgjegjshmëve ligjërisht, pra, njerëzve dhe xhindëve, ai do t’u japë atë që meritojnë. Sipas këtij kuptimi, ajeti na tregon se Allahu i di të gjitha veprat e adhurimet e të gjitha krijesave, të përgjegjshëm ligjërisht ose jo të tillë, dituri e cila përmban edhe mesazhin se do t’i shpërblejë sipas veprave të tyre. Pra, ka mundësi që ajeti të jetë me kuptimin: Allahu e di mirë namazin dhe tesbihun e tyre. Ai i di mirë adhurimet e tyre, edhe pse ju nuk i dini (o ju njerëz). Ju dini dhe mund të dalloni veçse aq sa ju ka zbuluar Allahu të dini. Kështu, ky ajet i ngjan ajetit tjetër kuranor: "Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin (tesbihun) e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh." [Isra 44]. Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar tregoi nevojën e domosdoshme të krijesave për ta adhuruar Atë dhe për teuhidin e Tij. Ata kanë nevojë ta njohin dhe besojnë Atë si një të vetëm dhe nuk mund të bëjnë dot pa adhurimin ndaj Tij. Në vijim, Allahu tregon se ata janë të varfër përkundrejt pushtetit dhe sundimit të Tij, për përkujdesin që Ai tregon për ta dhe rregullimin e veprave të tyre. Ai thotë:
24:42Page 355
وَلِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَإِلَى ٱللَّهِ ٱلۡمَصِيرُ ٤٢
And to Allāh belongs the dominion of the heavens and the earth, and to Allāh is the destination.
Po. Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës... -Ai është Krijuesi dhe Furnizuesi i Vetëm. Ai rregullon të gjitha çështjet në to. Allahu rregullon çdo çështje në këtë botë me ligjin e Tij të krijimit e të përcaktimit të çdo gjëje. Po kështu, rregullon çështjet e njerëzve me ligjin e Tij të Sheriatit, që ua ka bërë detyrë të jetojnë sipas tij. Ndërsa në ahiret mbi të gjitha do të zbatohet ligji i Tij i shpërblimit dhe ndëshkimit, për të cilin njoftoi botën përmes shpalljeve dhe profetëve. Prandaj edhe në fund u kujton njerëzve kthimin tek Ai:... dhe te Allahu do të kthehen të gjithë. -Tek Ai do të kthehen dhe grumbullohen të gjitha krijesat. Atë ditë, Allahu do t’i shpërblejë sipas veprave e pasimit të ligjit të Sheriatit të Tij.
24:43Page 355
أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يُزۡجِي سَحَابٗا ثُمَّ يُؤَلِّفُ بَيۡنَهُۥ ثُمَّ يَجۡعَلُهُۥ رُكَامٗا فَتَرَى ٱلۡوَدۡقَ يَخۡرُجُ مِنۡ خِلَٰلِهِۦ وَيُنَزِّلُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مِن جِبَالٖ فِيهَا مِنۢ بَرَدٖ فَيُصِيبُ بِهِۦ مَن يَشَآءُ وَيَصۡرِفُهُۥ عَن مَّن يَشَآءُۖ يَكَادُ سَنَا بَرۡقِهِۦ يَذۡهَبُ بِٱلۡأَبۡصَٰرِ ٤٣
Do you not see that Allāh drives clouds? Then He brings them together; then He makes them into a mass, and you see the rain emerge from within it. And He sends down from the sky, mountains [of clouds] within which is hail, and He strikes with it whom He wills and averts it from whom He wills. The flash of its lightning almost takes away the eyesight.
A nuk e shikon ti se si Allahu i bën rete të lëvizin me të butë, pastaj i bashkon dhe i bën grumbull?... -A nuk e ke vështruar me sytë e tu madhështinë e pushtetit të Allahut? A nuk e ke parë si i mbledh Ai retë e vogla e të shpërndara, dhe pastaj i bashkon dhe i bën të mëdha, si male, njëra mbi tjetrën?Pastaj do të shohësh shiun se si pikon prej tyre. -Pastaj sheh se si fillojnë pikat e shiut të bien prej atyre reve, për të qenë të dobishme. Kështu fillojmë t’i mbushim burimet, liqenet, lumenjtë e përrenjtë, dhe krijesat përfitojnë prej tyre. Me këtë ujë, toka lulëzon e çelin çifte bimësh të bukura e të dobishme. Por, ndonjëherë, Zoti lëshon edhe breshër, me të cilin shkatërron çfarë të dojë:Ai lëshon breshër prej së larti nga retë e mëdha si male dhe me të godet atë që do dhe ia largon atij që do. -Të gjitha bëhen sipas ligjit të Tij të përcaktimit për njerëzit dhe sipas urtësisë, për të cilën Ai meriton të gjitha lavdërimet.Shkëlqimi i dritës së vetëtimës së Tij gati sa s’t'i merr sytë. -Ajo dritë që shkreptin nga mesi i reve gati të verbon, sepse është shumë e fortë. Është Allahu Ai që i krijon retë dhe shiun, që krijesat nevojtare të përfitojnë. Ai e zbret shiun që të jetë i dobishëm dhe jo i dëmshëm. A nuk tregojnë këto se Allahu është i Plotë, Absolut në Pushtetin e Tij, i gjerë në mëshirën e Tij? Vetëm ajo që do Ai zbatohet në këtë gjithësi.
24:44Page 356
يُقَلِّبُ ٱللَّهُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبۡرَةٗ لِّأُوْلِي ٱلۡأَبۡصَٰرِ ٤٤
Allāh alternates the night and the day. Indeed in that is a lesson for those who have vision.
Është Allahu Ai që bën ndërrimin e Natës dhe të Ditës. -Zoti e ndërron natën e errët dhe të ftohtë me ditën e shndritshme e të ngrohtë, e pastaj e kundërta. Është Ai që i ndërron ditët mes njerëzve, herë duke ngritur disa e herë duke i ulur, herë me mirësi e herë me bela e sprova.Në të gjitha këto ka fakte për ata që shohin qartë(Shenjat e Allahut). -Ka mësime për ata që kanë vështrim të mprehtë për çështjet që kërkohen prej tyre. Ata dinë të depërtojnë dhe të kuptojnë hollësisht çështjet, ashtu siç sheh qartë syri gjërat e dukshme. Sytë e tyre shohin në krijimin madhështor të Zotit me një mënyrë që synon të mësojë e të kuptojë mirë se çfarë është synuar me krijimin e tyre dhe çfarë kërkon Zoti prej tyre. Ndërsa të shkujdesurit shohin në këto krijesa me një mënyrë të padobishme, ashtu si bagëtitë.
24:45Page 356
وَٱللَّهُ خَلَقَ كُلَّ دَآبَّةٖ مِّن مَّآءٖۖ فَمِنۡهُم مَّن يَمۡشِي عَلَىٰ بَطۡنِهِۦ وَمِنۡهُم مَّن يَمۡشِي عَلَىٰ رِجۡلَيۡنِ وَمِنۡهُم مَّن يَمۡشِي عَلَىٰٓ أَرۡبَعٖۚ يَخۡلُقُ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٤٥
Allāh has created every [living] creature from water. And of them are those that move on their bellies, and of them are those that walk on two legs, and of them are those that walk on four. Allāh creates what He wills. Indeed, Allāh is over all things competent.
Dhe Allahu ka krijuar çdo gjallesë prej ujit. -Allahu u kujton robërve të Tij të meditojnë në ato krijesa që i shohin në jetën e tyre dhe faktin se është Ai që i krijoi të gjitha ato krijesa e gjallesa që ndodhen në botë. Lënda bazë e të gjitha atyre është uji, sikurse thotë i Madhëruari: "... ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi." [Enbija 30]. Shumë nga gjallesat që shumohen nëpërmjet lindjes pasi femra mbarset nga mashkulli, e kanë fillesën prej uji. Por edhe gjallesat e tokës formohen nga lagështira që gjendet në të. Nuk ka gjë që të mos lindë e formohet nga uji. Edhe pse lënda bazë e ekzistencës është uji, krijesat dhe gjallesat janë të ndryshme e të larmishme. Allahu i Madhëruar thotë:Ka prej tyre që ecin duke u zvarritur me bark,... -Siç janë gjarpërinjtë e familja e tyre....disa ecin me dy këmbë... -Siç janë njerëzit e shumë shpendë.... dhe disa që ecin me katër këmbë. -Si bagëtitë e kafshët e tjera. Shumëllojshmëria e këtyre gjallesave, edhe pse uji është baza e përbashëkt e tyre, tregon se në këtë botë zbatohet ligji dhe dëshira e Zotit, me pushtetin e sundimin e Tij gjithëpërfshirës.Allahu krijon çfarë të dojë. -Ai krijon çfarë krijese të dëshirojë, bashkë me karakteristikat e tyre.Allahu ka Fuqi për çdo gjë. -Nga i njëjti ujë dhe e njëjta tokë, Ai nxjerr larmishmëri krijesash e bimësie. Ai thotë: "Në Tokë ka hapësira që qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, ka vreshta dhe fusha të mbjella, ka palma që janë me shumë degë, por edhe pa të tilla. Të gjitha ujiten me të njëjtin ujë, por Ne i kemi bërë me shije të veçanta e të dallueshme nga njëra-tjetra. Vërtet, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që kuptojnë." [Ra'd 4].
24:46Page 356
لَّقَدۡ أَنزَلۡنَآ ءَايَٰتٖ مُّبَيِّنَٰتٖۚ وَٱللَّهُ يَهۡدِي مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٤٦
We have certainly sent down distinct verses. And Allāh guides whom He wills to a straight path.
Ne kemi shpallur argumente të qarta. -Kështu i kemi mëshiruar robërit Tanë, duke u zbritur atyre ajete të qarta. Ato tregojnë e argumentojnë qartë të gjitha çështjet dhe synimet bazë të Sheriatit, të gjitha virtytet e lavdërueshme, njohuritë e dobishme dhe udhëzuese në mirësi. Përmes këtyre ajeteve u ndriçua udha e mirësive, u bë e qartë rruga e drejtë nga devijimet e shejtanit. Asnjë i humbur që lidhet pas devijimeve të shejtanit nuk ka pse të ketë më paqartësi pas kësaj Shpalljeje, e cila sqaron gjithçka. Edhe ai që kërkon të drejtën nuk ka për të gjetur asnjë dyshim e paqartësi. Kështu do të jetë, sepse kjo shpallje i përket Allahut, që është i Plotë e Absolut në diturinë dhe mëshirën e Tij. Ai është i plotë në qartësimin e ajeteve të Tij. Pas qartësimit të Allahut nuk mund të ketë qartësim e udhëzim tjetër më të mirë: "... me qëllim që jobesimtarët të mund ta dinin se kanë mohuar pasi e vërteta iu bë e qartë, ndërsa besimtarët të mund të vazhdonin të besojnë pasi e vërteta u bë e qartë. Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka." [Enfal 42]. Të gjithë do të jetojnë dhe do të vdesin të qartë në atë që kanë zgjedhur....dhe Allahu e udhëzon në Rrugën e Drejtë atë që do. -Allahu udhëzon kë të dojë dhe udhëzimin e Tij ua jep atyre që u paraprin e mira dhe bëjnë vepra të mira në bindje e nënshtrim ndaj Tij. Ata e respektuan ftesën e Tij dhe me mirënjohje jetojnë sipas saj, prandaj u paraprin e mira dhe udhëzimi i plotë i Zotit. Këta, Ai i udhëzon në rrugë të drejtë. Allahu e përshkruan rrugën e tij si siratul mustekim, pra, rruga e qartë dhe më e shkurtra drejt destinacionit. Ajo është rruga që të çon me siguri drejt destinacionit, pra, në Xhenet, ku Allahu do t’i nderojë e mbulojë besimtarët me mirësitë e Tij. Kjo rrugë është e ndërtuar mbi diturinë e saktë rreth së vërtetës dhe parapëlqimin e saj kundrejt çdo diturie tjetër, si dhe mbi punën sipas kësaj diturie me sinqeritet vetëm për Zotin. Vini re! Allahu i Madhëruar na tregon se këto ajete janë të qarta e udhëzuese drejt rrugës së drejtë për të gjitha krijesat, dhe ky është udhëzimi i përgjithshëm. Ndërsa kur flet për udhëzimin në "siratul mustekim" - rrugën e drejtë që të çon në Xhenet, atë e veçon për ata që Ai dëshiron dhe i ka përzgjedhur. Ky është udhëzimi i posaçëm për të zgjedhurit e Tij. Këtë lloj udhëzimi, që përmban diturinë e saktë për të vërtetën dhe punën sipas saj me sinqeritet, Ai e ka dhuruar me bujarinë dhe mirësinë e Tij, e cila është e pakufishme, për ata që e njohin dhe i nënshtrohen me mirënjohje. Ndërsa udhëzimi i përgjithshëm dhe qartësimi i Shpalljes për të gjithë krijesat është tregues i drejtësisë së Allahut. Ai është i Drejtë dhe ua sqaron Shpalljen të gjithëve, që askush të mos ketë më justifikim para Tij. Allahu e di mirë se kujt ia jep udhëzimin e plotë me bujarinë dhe mirësinë e Vet.
24:47Page 356
وَيَقُولُونَ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَبِٱلرَّسُولِ وَأَطَعۡنَا ثُمَّ يَتَوَلَّىٰ فَرِيقٞ مِّنۡهُم مِّنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَۚ وَمَآ أُوْلَٰٓئِكَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٤٧
But they [i.e., the hypocrites] say, "We have believed in Allāh and in the Messenger, and we obey"; then a party of them turns away after that. And those are not believers.
Ata(hipokritët) thonë: “Ne besojmë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe u bindemi.". -Allahu i Madhëruar na njofton rreth gjendjes së keqbërësve, atyre që në zemra kanë sëmundje dhe iman të dobët ose kanë paqartësi, dyshime e mungesë diturie. Me gjuhët e tyre deklarojnë se kanë iman në Allahun dhe se i binden Atij, por pastaj nuk e zbatojnë atë që thonë me gojën e tyre.Por më pas, një grup prej tyre mbrapsen. -Një pjesë prej tyre i kthejnë shpinën bindjes ndaj Zotit dhe i kalojnë kufijtë e Tij. Madje bëjnë shkelje të rëndë, sepse këtë tregon fjala e Zotit, kur i përshkruan ata:Këta nuk janë(vërtet) besimtarë. -Ai që i kthen shpinën dhe e shpërfill bindjen ndaj Zotit, shpesh mund ta bëjë këtë me nijetin për t’iu kthyer përsëri rrugës së drejtë. Por ai që i kthen shpinën sepse është mu’rid - rrefuzues, ai e braktis rrugën për të mos u kthyer më kurrë. Ai as që ia hedh më sytë rrugës që braktis dhe i kthen shpinën. Kjo gjendje u shkon shumë për shtat disave që pretendojnë se e besojnë dhe i binden Allahut. Por, në fakt, këta janë me iman të dobët dhe i sheh që nuk kryejnë shumë adhurime, sidomos ato lloj adhurimesh që janë të vështira për nefsin, si dhënia e zekatit, shpenzimet e detyrueshme ose të pëlqyeshme, xhihadi në rrugën e Zotit etj.
24:48Page 356
وَإِذَا دُعُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ لِيَحۡكُمَ بَيۡنَهُمۡ إِذَا فَرِيقٞ مِّنۡهُم مُّعۡرِضُونَ ٤٨
And when they are called to [the words of] Allāh and His Messenger to judge between them, at once a party of them turns aside [in refusal].
E, kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i Dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen ftesës. -Kur ndodh që mes tyre e dikujt të kërkohet zbatimi i ligjit të Zotit, "... një grup prej tyre nuk i përgjigjen ftesës." Ata e refuzojnë me forcë dhe kërkojnë që të gjykojnë me ligjet e injorancës paraislamike. Ata preferojnë ligje e gjykime të tjera e jo Sheriatin e Zotit, sepse janë të bindur se e drejta është në anën e tyre dhe, sipas tyre, Sheriati duhet të përputhet me këtë “të drejtë”.
24:49Page 356
وَإِن يَكُن لَّهُمُ ٱلۡحَقُّ يَأۡتُوٓاْ إِلَيۡهِ مُذۡعِنِينَ ٤٩
But if the right is theirs, they come to him in prompt obedience.
Por, nëse(në atë gjykim)e drejta u takon atyre, ata i shkojnë atij krejt të bindur e me respekt. -Kur e drejta është në anën e tyre e gjykimi i Sheriatit i përkon dëshirës së tyre, ata kërkojnë me forcë Sheriatin. Por, në fakt ata e zgjedhin këtë jo se është gjykimi i Sheriatit, por sepse u shkon sipas dëshirave të tyre. Në këtë rast, ata nuk janë të lëvdueshëm për këtë gjykim, edhe pse pranojnë ta zbatojnë, sepse robi i drejtë dhe besimtar është ai që e ndjek dhe i nënshtrohet së vërtetës dhe të drejtës sido që ajo të jetë, pro edhe kundër tij, edhe kur e gëzon edhe kur e trishton. Ndërsa ata që e ndjekin Sheriatin veçse kur u shkon e përkon dëshirave të tyre dhe e refuzojnë kur nuk u shkon pas tyre, dhe atëherë parapëlqejnë dëshirën kundrejt Sheriatit të Zotit, këta nuk janë adhurues të vërtetë të Zotit. Duke i qortuar ata për refuzimin e gjykimit të Sheriatit të Tij, Allahu i Madhëruar thotë:
24:50Page 356
أَفِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ أَمِ ٱرۡتَابُوٓاْ أَمۡ يَخَافُونَ أَن يَحِيفَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡ وَرَسُولُهُۥۚ بَلۡ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ ٥٠
Is there disease in their hearts? Or have they doubted? Or do they fear that Allāh will be unjust to them, or His Messenger? Rather, it is they who are the wrongdoers [i.e., the unjust].
A thua kanë sëmundje në zemrat e tyre... -Kjo sëmundje ua çrregullon zemrat, duke ua larguar ndjesitë e mira, ashtu si i sëmuri humbet aftësitë e tij. Ato zemra nuk kanë ndjeshmërinë për të pasuar dhe vlerësuar atë që u bën dobi, madje përkushtohen pas asaj që i bën dëm.Apo mos dyshojnë(në të dërguarin)?!-A po kanë dyshime, e kështu zemrat e tyre ngurrojnë të pranojnë gjykimin e Allahut dhe të Profetit të Tij, pasi mëtojnë se ky nuk është gjykim me drejtësi?Apo mos kanë frikë se Allahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojnë padrejtësisht kundër tyre?! -Mos, vallë, kanë druhen se Allahu e Profeti i Tij do të japin një gjykim të padrejtë dhe të pamerituar? Atëherë, ata janë vërtet ashtu siç i përshkruan Zoti.Por jo. Ata dhe pikërisht ata janë vetë të padrejtët. -Në të gjitha këto hamendësime, ata janë të padrejtë e keqbërës. Gjykimi i Allahut dhe Profetit të Tij është në kufijtë me të lartë të drejtësisë e barazisë. Ai është plotësisht sipas urtësisë, siç thotë i Madhëruari: "Vallë, mos po kërkojnë gjykimin e kohës së Padijes? Por a ka gjykim më të mirë se ai i Allahut, për një popull që beson bindshëm?" [Maide 50]. Ky ajet dëshmon se imani nuk është thjesht fjalë që thuhet, por duhet të shoqërohet me vepra të mira sipas tij. Allahu i Madhëruar e ka mohuar imanin për ata që nuk i binden Atij. Ajeti tregon se është detyrë t’i bindesh gjykimit të Zotit dhe të nënshtrohesh ta zbatosh atë në çdo rast e gjendje. Ai që nuk nënshtrohet tregon se ka sëmundje në zemrën e tij, ka dyshim e luhatje në iman. Kjo vepër është e ndaluar njëlloj siç ndalohet të kesh mendim të keq për gjykimin e Sheriatit dhe të mendosh se Sheriati është kundër drejtësisë dhe urtësisë.
24:51Page 356
إِنَّمَا كَانَ قَوۡلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ إِذَا دُعُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ لِيَحۡكُمَ بَيۡنَهُمۡ أَن يَقُولُواْ سَمِعۡنَا وَأَطَعۡنَاۚ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ ٥١
The only statement of the [true] believers when they are called to Allāh and His Messenger to judge between them is that they say, "We hear and we obey." And those are the successful.
Kur besimtarët ftohen, që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i dërguari i Tij, e vetmja fjalë që thonë, është: “Dëgjuam dhe bindemi.” -Besimtarët e vërtetë janë ata të cilët e shprehin imanin nëpërmjet veprave të tyre. Një nga cilësitë e tyre është edhe bindja dhe nënshtrimi i plotë e pa rezerva ndaj ligjit dhe gjykimit të Zotit dhe Profetit të tij, në çdo rast, qoftë kur është pro dëshirave të tyre, qoftë kur është kundër. Kur ata ftohen që mes tyre të gjykojë Allahu e Profeti i Tij, "...e vetmja fjalë që thonë, është: “Dëgjuam dhe bindemi.” Domethënë, e dëgjuam me respekt ligjin dhe gjykimin e Zotit dhe të Profetit dhe iu përgjigjëm e iu bindëm atij që na fton në zbatimin e tij. Ne i bindemi tërësisht e pa asnjë rezervë këtij gjykimi. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë:Ata janë të shpëtuarit. -Allahun e përkufizon el felahu-n vetëm tek ata. El felahu është fitorja dhe realizimi i gjithçkaje të mirë që njeriu e synon dhe shpëtimi nga çdo gjë së cilës i druhet në të dyja botët. Askush nuk mund ta arrijë këtë mirësi, veçse atyre që gjykohen përmes ligjit të Allahut dhe Profetit, duke qenë të bindur dhe të kënaqur me të. Pasi përmendi vlerën dhe shpërblimin e madh të atyre që i binden dhe nënshtrohen ligjit dhe gjykimit të Zotit dhe Profetit në rastet që kërkojnë gjykim, i Lartësuari tregon shpërblimin e madh të atyre që i binden Atij dhe Profetit përgjithësisht, në të gjitha gjendjet dhe veprat. Ai thotë:
24:52Page 356
وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَيَخۡشَ ٱللَّهَ وَيَتَّقۡهِ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ ٥٢
And whoever obeys Allāh and His Messenger and fears Allāh and is conscious of Him - it is those who are the attainers.
Kush i bindet Allahun dhe të dërguarit të Tij dhe kush ka frikë Allahun dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, - ata do të jenë fitimtarët(që do të arrijnë çdo të mirë). -Këta i besojnë mesazhet dhe kumtet e Zotit dhe Profetit si të vërteta dhe u përmbahen me korrektësi dhe sinqeritet urdhëresave dhe ndalesave të tyre. Ata gjithashtu ia kanë frikën Allahut. Ata i frikësohen Zotit me një frikërespekt që buron nga njohuria e thellë për Të dhe madhështinë e Tij, me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Kjo frikë dhe njohuri e plotë i bën që gjithmonë të jenë të kujdesshëm në çdo ndalesë të Zotit dhe ta frenojnë veten, prandaj Allahu thotë: "...dhe i përmbahet udhëzimit të Tij." Ata i ruhen dhe i druhen zemërimit dhe dënimit të Zotit të tyre, që e njohin mirë, duke lënë çdo gjë të ndaluar. Termi “takua” (devotshmëri), kur përmendet i vetëm në një tekst Sheriati, nënkupton kryerjen e urdhëresave dhe lënien e ndalesave. Ndërsa kur përmenden së bashku me terma të tjerë, si birru (bamirësi) dhe ta’atu (bindje), atëherë takua nënkupton lënien e poshtërsive e ndalesave të Zotit, ndërsa bamirësia e bindja nënkuptojnë kryerjen e urdhëresave. Ata fatlumë të cilët i kanë të dyja këto cilësi, bindjen ndaj Zotit e Profetit (kryerjen e urdhëresave) dhe frikën ndaj Tij, dituri dhe takua, ata janë el faizunë - të shpëtuarit. El feuzu është shpëtimi nga ndëshkimi. Ata janë të shpëtuar nga ndëshkimi, sepse bëjnë atë që konsiderohet si mburojë nga ndëshkimi, pra:1. "El hashije", që është frika nga Zoti, e cila ndërtohet nga njohuria e plotë për Të dhe2. El takua, që është ruajtja nga gjynahet e ndalesat.Ata arritën gjithashtu edhe shpërblimin, sepse bëjnë atë që është shkak për të, pra, realizojnë bindjen ndaj Zotit e Profetit, duke kryer urdhëresat e tyre me sinqeritet vetëm për të kënaqur Zotin dhe korrektësisht siç janë urdhëruar. Prandaj el feuzu është i kufizuar veç për ta. Ndërsa ata që nuk janë përshkruar me cilësitë e këtyre të zgjedhurve, nuk e arrijnë kurrë ‘el feuzi’-n, për shkak të neglizhimit dhe cenimit të atyre cilësive të lavdërueshme (el hashije, el takua). Në këtë ajet përmendet një e drejtë që njerëzit duhet ta plotësojnë, në lidhje me Zotin dhe Profetin, dhe një e drejtë e veçantë vetëm ndaj Zotit. E drejta e përbashkët ndaj Zotit dhe Profetit është bindja e plotë në atë që ata urdhërojnë e ndalojnë dhe të gjykuarit sipas ligjeve të Sheriatit. Në varësi të kësaj bindjeje është edhe grada e imanit, sepse imani e presupozon bindjen ndaj Zotit dhe Profetit. Ndërsa haku i veçantë vetëm për Zotin është el hashijetu, - pra, frika ndaj Zotit, si pasojë e diturisë për madhështinë e Tij, dhe el takua - pra ruajtja nga zemërimi dhe dënimi i Tij. Ndërsa për sa i përket të drejtës që ka Profeti në mënyrë të veçantë, ai është respektimi dhe nderimi i figurës së tij. Të trija këto lloj të drejtash Allahu i Madhëruar i ka përmendur në suren Fet'h (ajetet 8, 9), kur thotë: "Ne të dërguam ty si dëshmitar, si përgëzues dhe paralajmërues. Që ju (o njerëz) ta besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të cilin ta përkrahni e ta respektoni, dhe që ta lartësoni (Allahun) mëngjes e mbrëmje.". Pra, e drejta e Zotit dhe Profetit është besimi në Zotin dhe Profetin me iman korrekt e të plotë, që presupozon gjithashtu edhe bindjen e nënshtrimin. E drejta e Profetit në mënyrë të veçantë është të ndihmojmë, t’i qëndrojmë në krah dhe ta respektojmë figurën e tij. E drejta e Zotit në mënyrë të veçantë është: t’i bëjmë lavde mëngjes e mbrëmje, ta lavdërojmë përmes emrave, cilësive e veprave të tij dhe ta dëlirësojmë e të dëshmojmë se është i pastër nga çdo mangësi dhe e metë.
24:53Page 356
۞ وَأَقۡسَمُواْ بِٱللَّهِ جَهۡدَ أَيۡمَٰنِهِمۡ لَئِنۡ أَمَرۡتَهُمۡ لَيَخۡرُجُنَّۖ قُل لَّا تُقۡسِمُواْۖ طَاعَةٞ مَّعۡرُوفَةٌۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ ٥٣
And they swear by Allāh their strongest oaths that if you ordered them, they would go forth [in Allāh's cause]. Say, "Do not swear. [Such] obedience is known.1 Indeed, Allāh is [fully] Aware of that which you do."
Ata(hipokritët)betohen me betime të forta në Allahun se nëse do t’i urdhëroje ti, ata do të dilnin në luftë. -Allahu na njofton për sjelljen e kundërshtarëve të Profetit (a.s) përkundrejt xhihadit. Ata janë ose munafikë, ose njerëz që kanë iman të dobët dhe zemër frikacake. Këto grupe shtiren para Profetit dhe besimtarëve se janë luftëtarë trima dhe sypatrembur. Ata hiqen sikur janë të bindur ndaj Profetit në çdo çështje që ai urdhëron. Ata thonë: "... nëse do t’i urdhëroje ti, ata do të dilnin në luftë." Pra, nëse do t’i urdhërosh, kanë për t’u bindur. Nëse i urdhëron për të dalë në luftë, ata do të të përgjigjen menjëherë. Me këtë kuptimin e dytë, ata sikur justifikoheshin për mospjesëmarrje për shkak se nuk u kishte ardhur urdhri i qartë. Por kuptimi i parë është më i qartë, pra: në të ardhmen, nëse na urdhëron, do të na shohësh se si do të të ndjekim e luftojmë së bashku me ty. Por Allahu i Madhëruar ua kthen atyre dhe thotë:Thuaj: “Mos u betoni! Dihet bindja juaj.” -Allahu nuk ka nevojë për betimet dhe justifikimet tuaja dhe as Profeti e besimtarët. Allahu i Lartësuar na ka njoftuar rreth jush dhe për çdo imtësi të gjendjes suaj. Sjellja dhe “bindja” që ofroni ju është e qartë për ne. Ne e kemi parë dembelizmin e mosbindjen tuaj të pajustifikueshme edhe më herët, prandaj nuk ka asnjë kuptim ky betim i juaji. Ai mund t’i vlejë dikujt tjetër, që vërtet mund të ketë ndonjë lloj justifikimi dhe që më parë e ka treguar veten dhe trimërinë e tij. Mbase këtij lloji mund t'i vlejë justifikimi, ndërsa juve nuk ju vlen aspak. Mbi ju pritet veçse të godasë zemërimi dhe dënimi i Zotit. Prandaj Zoti i kërcënon më pas:“Nuk ka dyshim se Allahu e di mirë atë që bëni ju.” - Ai do t’ju japë për këtë dënimin e merituar.
24:54Page 357
قُلۡ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُواْ ٱلرَّسُولَۖ فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَإِنَّمَا عَلَيۡهِ مَا حُمِّلَ وَعَلَيۡكُم مَّا حُمِّلۡتُمۡۖ وَإِن تُطِيعُوهُ تَهۡتَدُواْۚ وَمَا عَلَى ٱلرَّسُولِ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ ٥٤
Say, "Obey Allāh and obey the Messenger; but if you turn away - then upon him is only that [duty] with which he has been charged, and upon you is that with which you have been charged. And if you obey him, you will be [rightly] guided. And there is not upon the Messenger except the [responsibility for] clear notification."
Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të dërguarit!” -Në fakt, kjo është detyra e tyre, ndërsa detyra e Profetit (a.s) është që thjesht t’ju urdhërojë e t’ju ndalojë. Prandaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” Nëse bindeni dhe plotësoni urdhëresat, ky është fati juaj dhe fillimi i lumturisë suaj.Por, nëse ju refuzojnë, atëherë ai(i dërguari)është përgjegjës vetëm për atë që është i ngarkuar dhe ju jeni përgjegjës për atë që ju është ngarkuar. -Detyra e Profetit është kumtimi i qartë i Shpalljes dhe ai e plotësoi atë. Ndërsa pjesa juaj është: bindja dhe nënshtrimi sipas Shpalljes. Por tashmë duket qartë gjendja juaj. Tashmë doli qartë humbja dhe devijimi juaj, braktisja e rrugës së drejtë dhe merita e dënimit tuaj.Nëse ju i bindeni atij, atëherë e keni gjetur të Vërtetën. -Nëse i bindeni Profetit, atëherë do të gjeni plotësisht rrugën e drejtë në fjalët dhe veprat tuaja. Nuk ka asnjë mundësi që të gjeni udhëzimin e drejtë tjetërkund, përveçse nëpërmjet bindjes ndaj Allahut dhe Profetit. Pa bindje dhe nënshtrim është e pamundur që të udhëzoheni.I dërguari ka për detyrë vetëm ta kumtojë qartë(Mesazhin). -Ai ka si detyrë kumtimin e qartë, që nuk lë asnjë dyshim tek askush. Dhe, vërtet, Profeti (a.s) e bëri këtë. Ai e kumtoi qartësisht Shpalljen e Zotit. Por Ai që do t’ju llogarisë e shpërblejë për veprat tuaja, është veçse Allahu i Lartësuar. Profeti nuk ka asgjë në dorë në këtë drejtim, pavarësisht se detyrën e tij e kreu plotësisht.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences