As-Sa'diAl‑Furqan · 25:60–77

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Furqan 25:60–77

25:60Page 365

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱسۡجُدُواْۤ لِلرَّحۡمَٰنِ قَالُواْ وَمَا ٱلرَّحۡمَٰنُ أَنَسۡجُدُ لِمَا تَأۡمُرُنَا وَزَادَهُمۡ نُفُورٗا۩ ٦٠

And when it is said to them, "Prostrate to the Most Merciful," they say, "And what is the Most Merciful? Should we prostrate to that which you order us?" And it increases them in aversion.

Kur u thuhet atyre: “Bëjini sexhde të Gjithëmëshirshmit!”, ata thonë: “E kush është Rrahmani - i Gjithëmëshirshmi?" - Kur ftohen që ta adhurojnë dhe t’i bien në sexhde Rahmanit, i cili i begaton me gjithë ato mirësi dhe i ruan nga të gjitha ligësitë, ata thonë: “E kush është Rrahmani - i Gjithëmëshirshmi?", duke e refuzuar kështu adhurimin e Tij. Ata i thonë këto fjalë duke sjellë një pretendim të kotë se gjoja nuk e njohin Rahmanin. Madje këtë e përdorin si pretekst për të cenuar Profetin (a.s). Idhujtarët thoshin: Ai na ndalon që t’i lutemi zotave të tjerë, kurse për vete lutet dhe thotë: “O Rahman!” A thua se po i ftonte të adhuronin ndonjë zot tjetër! Prandaj Allahu i Madhëruar thotë në ajete të tjera: "Thuaj: “Lutuni (me emrin) Allah ose lutuni (me emrin) Er-Rahman - me cilindo (prej emrave)që t'i luteni, emrat e Tij janë më të bukurit." [Isra 110]. Kështu, emrat e Allahut janë shumë, e po kështu edhe cilësitë dhe atributet e Tij. Çdo cilësi e Tij është treguese e madhështisë së Tij dhe faktit që Ai është i Plotë dhe Absolut në të gjithë emrat dhe cilësitë e Tij. Allahu është i Pashoq dhe i Pashembullt. Por mohuesit që refuzojnë ta njohin Atë, gjithmonë do të gjejnë arsyetime për të refuzuar adhurimin dhe nënshtrimin ndaj Tij. Ata thonë gjithashtu:"A t’i bëjmë sexhde sepse na urdhëron ti?!” - Vallë, do t’i përulemi në sexhde veçse për shkak se po na urdhëron ti?! Ky qëndrim i tyre ishte sepse ata e mohonin Muhamedin si profet të Zotit dhe për shkak të mendjemadhësisë së tyre ndaj Zotit. Këtyre të mjerëve ftesa në të mirë veçse ua shton largimin nga e vërteta, siç thotë i Lartësuari:...dhe kjo ua shtoi edhe më shumë largimin(nga besimi i drejtë). -Ftesa për t’i rënë në sexhde Rahmanit ua shtoi edhe më shumë largimin nga e vërteta dhe e drejta, ua shtoi mohimin dhe dëshpërimin.

25:61Page 365

تَبَارَكَ ٱلَّذِي جَعَلَ فِي ٱلسَّمَآءِ بُرُوجٗا وَجَعَلَ فِيهَا سِرَٰجٗا وَقَمَرٗا مُّنِيرٗا ٦١

Blessed is He who has placed in the sky great stars and placed therein a [burning] lamp and luminous moon.

I madhëruar është Ai i cili vendosi në qiell yje... - Allahu i Lartësuar e përmend tri herë fjalën tebareke në këtë sure, sepse kuptimi i saj tregon për madhështinë e Krijuesit dhe cilësitë e Tij të lavdëruara, si dhe për mirësitë e Tij të shumta. Në këtë sure ka argumente që tregojnë për shumë çështje: për pushtetin dhe sundimin e gjerë të Allahut, për dijen e Tij gjithëpërfshirëse dhe për faktin se dëshira e Tij është ajo që realizohet dhe askush nuk mund ta ndalë apo ta pengojë atë. Pushteti i Allahut është i paanë, ashtu sikurse dituria e Tij. Ai është Mbreti, që vendosi ligjet e Sheriatit dhe po Ai vendosi ligjet e shpërblimit dhe të ndëshkimit. Ai është Absolut në urtësinë e Tij. Në të ka argumente që tregojnë për mëshirën e Tij të gjerë dhe bujarinë e Tij të paanë. Mirësitë e Allahut janë të panumërta, qoftë mirësitë e kësaj bote qoftë mirësitë e besimit, të fesë dhe ahiretit. Kjo është arsyeja që Ai e ka përdorur disa herë fjalën tebarek, pra: u lavdëroftë, u madhëroftë dhe u shtofshin edhe më shumë të mirat dhe begatitë e Tij! Këtu thotë: "I madhërishëm është Ai që vendosi në qiell yje...". Buruxhquhen yjet në përgjithësi, ose pozicionet dhe rruga e diellit dhe hënës, të cilat kalojnë nga një pozicion në tjetrin, duke formuar një mur, ashtu si ato muret që ndërtohen rreth e rrotull kështjellave për t’i ruajtur. Kështu i ka bërë Zoti edhe yjet, me qëllim që të gjuajnë shejtanët në qiell.dhe vendosi në të Diell(që ndriçon dhe ngroh)-Vendosi një trup qiellor që lëshon dritë dhe nxehtësi, pra, diellin.e Hënë të shndritshme. -Munir d.m.th një trup që ndriçon, por nuk ka nxehtësi. Ky është nga argumentet tregues të madhështisë dhe të mirësive të shumta të Allahut. Vështro me kujdes dhe medito pak, se çfarë krijesash ka bërë Zoti, se si i ka vendosur në një sistem perfekt dhe si i rregullon çështjet në të. Pastaj shiko bukurinë e krijimit madhështor e të pashembullt të këtij sistemi preciz. Të gjitha këto tregojnë për madhështinë e Krijuesit në të gjitha emrat, cilësitë dhe atributet e Tij. Pastaj shiko në mirësitë e shumta dhe të domosdoshme që Allahu vendosi në këto krijime të Tij, për të kuptuar se sa të mëdha janë mirësitë që vijnë nga Ai.

25:62Page 365

وَهُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ خِلۡفَةٗ لِّمَنۡ أَرَادَ أَن يَذَّكَّرَ أَوۡ أَرَادَ شُكُورٗا ٦٢

And it is He who has made the night and the day in succession for whoever desires to remember or desires gratitude.

Është Ai që krijoi Natën dhe Ditën që ndjekin njëra-tjetrën... -Pasi largohet njëra, vjen tjetra. Kështu vazhdon gjithmonë dhe asnjëherë nuk mund të bashkohen ose të largohen që të dyja.... për këdo që dëshiron të mendojë(në madhërinë e Tij)a dëshiron të jetë mirënjohës. -Këto janë shenja dhe argumente shumë të forta për të gjithë ata që dëshirojnë të nxjerrin mësime, që duan të kujtojnë qëllimet hyjnore dhe të jenë mirënjohës ndaj Zotit. Ato janë argumente edhe për ata që duan të përmendin shumë Allahun dhe t’i shprehin mirënjohjen përmes adhurimeve të përcaktuara gjatë natës dhe ditës. Kështu, atij që i ikën një adhurim që bëhet në njërën nga këto kohë, e bën në kohën tjetër që vjen pas. Po kështu, edhe zërat ndryshojnë gjatë netëve dhe ditëve: njëherë janë plot gjallëri e vrull, pastaj janë të lodhur e të mekur, njëherë janë të gjallë dhe e përmendin shumë Zotin dhe më pas janë të pakujdesshëm. Kështu ndryshojnë edhe zemrat gjatë ditëve dhe netëve në përkushtimin dhe largimin nga Zoti. Zoti i bëri që ditët dhe netët të vërtiten dhe njeriu të sprovohet me këto ndryshime, që ta kuptojë mirë dhe të bindet se sa nevojë ka për Zotin e tij që ta forcojë dhe ndihmojë në të gjitha gjendjet. Nëse rrëzohet e dobësohet në një kohë, Ai ua mundëson që të forcohen, të përmendin Zotin dhe t’i jenë mirënjohës Atij në një kohë tjetër. Edhe kohët e adhurimeve përsëriten çdo ditë e natë, që njeriu të ketë mundësi të marrë forca për adhurimin e Zotit. Ashtu siç përsëriten kohët, dita dhe nata, edhe robit i përsëriten kohët e dobësisë, por edhe të gjallërisë e vullnetit. Kështu, njeriu duhet të shfrytëzojë kohën e fuqisë e gjallërisë për t’i shërbyer atij në kohë dobësie. Të gjitha veprat në bindjen ndaj Zotit janë si vaditje për pemën e imanit në zemrën e robit. Nëse njeriu nuk kujdeset ta vadisë pemën e imanit në zemrën e tij përmes adhurimeve, ajo do të thahet dhe do të vdesë. I lavdëruar qoftë Zoti me më të plotat dhe të sinqertat lavdërime, për të gjitha këto mirësi dhe mundësi që u jep krijesave! Pastaj i Madhëruari përmend mes gjithë këtyre mirësive edhe atë që është më e madhja mirësi dhe përkujdesje e Tij: forca për të bërë punë të mira, nëpërmjet të cilave njerëzit do të arrijnë gradat e larta, që janë dhomat e zbukuruara në Xhenetin e Tij. Më poshtë jepen cilësitë e adhuruesve të Rahmanit, që do të jenë në Xhenet.

25:63Page 365

وَعِبَادُ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلَّذِينَ يَمۡشُونَ عَلَى ٱلۡأَرۡضِ هَوۡنٗا وَإِذَا خَاطَبَهُمُ ٱلۡجَٰهِلُونَ قَالُواْ سَلَٰمٗا ٦٣

And the servants of the Most Merciful are those who walk upon the earth easily,1 and when the ignorant address them [harshly], they say [words of] peace,2

Adhuruesit e të Gjithmëshirshmit janë ata që ecin nëpër Tokë të qetë,... -Nënshtrimi ndaj Zotit është dy llojesh:1. Nënshtrim ndaj rububijes së Tij. Këtë lloj nënshtrimi e kanë të gjitha krijesat, si muslimanët, ashtu edhe mohuesit, të mirët dhe të këqijtë. Pra, të gjithë janë rob dhe të nënshtruar ndaj Allahut, nën kujdesin dhe sundimin e Tij. Zoti thotë: "Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur Të Gjithëmëshirshmit si rob." [Merjem 93].2. Nënshtrim ndaj uluhijes, pra, të qenurit rob dhe i nënshtruar për të adhuruar Zotin dhe për të kërkuar mëshirën e Tij. Ky lloj nenshtrimi dhe adhurimi është nënshtrimi i profetëve dhe evlijave të Zotit. Është pikërisht ky lloj nënshtrimi dhe përunjësie që përmendet në këto ajete. Allahu i Madhëruar i quan ata ‘rob e të nënshtruar në adhurimin ndaj Rahmanit’, pra, rob të Rahmanit, për të treguar se ata arritën në këtë gradë nëpërmjet mëshirës së Tij. Ai thotë se cilësitë e tyre janë më të mirat. Ja si i përshkruan Ai robërit e Tij në një ajet tjetër: "... janë ata të cilët ecin nëpër tokë të qetë." Janë të qetë, modestë, të përulur ndaj Allahut dhe të sjellshëm dhe të mirë me krijesat e Tij. Ky është përshkrimi dhe pamja e tyre: ata janë plot fisnikëri, qetësi e modesti si në sjellen me Zotin, ashtu edhe në sjelljen me krijesat.... e kur injorantët u drejtohen atyre me fjalë (fyese), ata thonë: “Paqe(selâm)!”- Kur njerëzit u drejtohen me fjalë injorantësh dhe të padrejtësh, ata thonë: ‘Selam’. Pra, u thonë fjalë që nuk të ngarkojnë me gjynah dhe fjalë që nuk janë të njëjta me fjalët e injorantëve. Kjo është një lëvdatë për ta, sepse i përshkruan si të dhembsur, të mëshirshëm e të butë. Janë aq të butë e tolerantë, saqë edhe keqbërësve u përgjigjen me bamirësi dhe falje. Ata i karakterizon një logjikë e shumë ekulibruar dhe maturi e pashembullt. Janë pikërisht maturia dhe mençuria e tyre që i bën të sillen në këtë mënyrë të vetëpërmbajtur.

25:64Page 365

وَٱلَّذِينَ يَبِيتُونَ لِرَبِّهِمۡ سُجَّدٗا وَقِيَٰمٗا ٦٤

And those who spend [part of] the night to their Lord prostrating and standing [in prayer]

Janë ata, që për hir të Zotit të tyre, natën e kalojnë duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë(duke falur namaz). -Ata falin shumë namaze gjatë natës, me përunjësi dhe sinqeritet për Zotin e tyre. Allahu i latërsuar thotë: "Trupat e tyre largohen prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre me frikërrespekt dhe me shpresë dhe nga ajo me të cilën i kemi begatuar, ata japin." [Sexhde 16].

25:65Page 365

وَٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا ٱصۡرِفۡ عَنَّا عَذَابَ جَهَنَّمَۖ إِنَّ عَذَابَهَا كَانَ غَرَامًا ٦٥

And those who say, "Our Lord, avert from us the punishment of Hell. Indeed, its punishment is ever adhering;

Janë ata që thonë: “O Zoti ynë! Largoje prej nesh vuajtjen e Xhehenemit...” -Largoje atë prej nesh, duke na ruajtur nga çdo vepër që të afron pranë tij dhe duke na i falur dhe mbuluar ato gjëra që i kemi bërë dhe për të cilat meritojmë dënimin.... "sepse vuajtja në të është, vërtet gjëja më e rëndë!”. -Ndëshkimi është i pandashëm nga banorët e Zjarrit, ashtu siç nuk i ndahet borxhdhënësi borxhliut, sepse kërkon hakun e vet.

25:66Page 365

إِنَّهَا سَآءَتۡ مُسۡتَقَرّٗا وَمُقَامٗا ٦٦

Indeed, it is evil as a settlement and residence."

Shumë i keq është, vërtet ai(Xhehenemi), si vendbanim dhe vendqëndrim. -Kjo është shprehje përunjësie dhe lutje me përgjërim, që ia drejtojnë Zotit. Ata i qahen Atij dhe i thonë se nuk mund të përballojnë atë ndëshkim. Por e thonë edhe për të kujtuar mirësitë e Allahut ndaj tyre, sepse mirësia e largimit të së keqes është në varësi të asaj të keqeje dhe përmasave të saj. Sa më e madhe të jetë e keqja që është larguar, aq më i madh është gëzimi dhe lumturia për të.

25:67Page 365

وَٱلَّذِينَ إِذَآ أَنفَقُواْ لَمۡ يُسۡرِفُواْ وَلَمۡ يَقۡتُرُواْ وَكَانَ بَيۡنَ ذَٰلِكَ قَوَامٗا ٦٧

And [they are] those who, when they spend, do so not excessively or sparingly but are ever, between that, [justly] moderate

(Adhuruesit e të Gjithmëshirshmit) Janë ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar,... -Këtu përfshihen shpenzimet e detyrueshme dhe ato të pëlqyeshme. Pra, edhe në drejtim të shpenzimeve ata janë të ekuilibruar. Ata nuk e teprojnë duke shpenzuar vend e pa vend, duke hyrë në sërën e shpërdoruesve dhe të atyre që cenojnë detyrimet. Gjithashtu, ata "...nuk janë dorështrënguar ...", pra, nuk bëhen kopracë, që të mos plotësojnë detyrimet financiare. Ata gjejnë një të mesme të artë.... por mbajnë mesataren e janë të matur. -Ata nuk e teprojnë dhe nuk i përflasin shpenzimet e tyre. Allahu i përshkruan si kauama - të matur. Pra, ata shpenzojnë për plotësimin e detyrimeve, duke dhënë zekatin, duke kryer kompensimet dhe detyrimet financiare në formën e duhur dhe korrekte, pa shkaktuar dëme dhe pa neglizhenca. Kjo tregon për drejtësinë dhe për mirëmenaxhimin e pasurisë nga ana e tyre.

25:68Page 366

وَٱلَّذِينَ لَا يَدۡعُونَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ وَلَا يَقۡتُلُونَ ٱلنَّفۡسَ ٱلَّتِي حَرَّمَ ٱللَّهُ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَلَا يَزۡنُونَۚ وَمَن يَفۡعَلۡ ذَٰلِكَ يَلۡقَ أَثَامٗا ٦٨

And those who do not invoke1 with Allāh another deity or kill the soul which Allāh has forbidden [to be killed], except by right, and do not commit unlawful sexual intercourse. And whoever should do that will meet a penalty.

Janë ata që veç Allahut, nuk i luten asnjë zoti tjetër... -Ata e adhurojnë Alahun si një e të vetëm, me sinqeritet e korrektësi, duke zbatuar fenë e drejtë e të vërtetë. Ata i përkushtohen dhe dedikohen tërësisht Atij dhe heqin dorë nga gjithçka tjetër që të paditurit adhurojnë.... dhe nuk e vrasin atë, të cilin Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e meriton në bazë të drejtësisë, - Atë që Zoti e ka ndaluar të vritet është muslimani, ose edhe jomuslimani që ka marrëveshje paqeje me muslimanët. Vrasja e tyre lejohet veçse në raste të veçanta, të përcaktuara nga ligji i Zotit, si p.sh. në rastin e dënimit për krimin e vrasjes, ose të imoralitetit të atij që është i martuar ose kur e ka lejuar Zoti në ligjin e Tij.... dhe nuk bëjnë imoralitet. -Ata e ruajnë vendturpin, nderin dhe dëlirësinë e tyre, siç thotë i Madhëruari: "...edhe ata që e ruajnë ndershmërinë e vet dhe shkojnë veç me gratë e veta ose me robëreshat që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajësohen. Ndërsa ata që kërkojnë më tepër, ata janë të shfrenuarit." [Mu'minun 5 -7].Kush i bën këto, e pret ndëshkimi. -Ai që bën këto krime, si idhujtaria, vrasja e padrejtë dhe imoraliteti, "e pret ndëshkimi" Atë e presin dënime të shumta. Më pas, Allahu e përforcon këtë, duke thënë:

25:69Page 366

يُضَٰعَفۡ لَهُ ٱلۡعَذَابُ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَيَخۡلُدۡ فِيهِۦ مُهَانًا ٦٩

Multiplied for him is the punishment on the Day of Resurrection, and he will abide therein humiliated -

Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kjametit dhe aty mbetet përgjithmonë i poshtëruar. -Ata do të marrin ndëshkim poshtërues të përjetshëm. Ky ajet duhet kuptuar mirë. Ndëshkimi i përjetshëm në Xhehenem është i padiskutueshëm dhe i sigurt për atë që i bën të gjitha këto krime, si shirkun, vrasjen etj. Po kështu, ka ndëshkim të përjetshëm edhe ai që bën shirk edhe sikur të mos bëjë asnjë nga gjynahet e tjera të përmendura në ajet. Allahu ka kërcënuar me këtë ndëshkim të ashpër çdo njeri që bën një nga këto krime, ose për shkak të shirkut, ose për shkak se bën një nga gjynahet e mëdha që e bëjnë të meritueshëm këtë kërcënim. Por a e përjetësohet në Xhehenem vrasësi dhe imorali (nëse nuk bëjnë shirk)? Përgjigjja është jo. Ata nuk i përfshin përjetësimi në Xhehenem, sepse këtë e tregojnë shumë tekste të sakta nga Kur'ani dhe Suneti. Ato tregojnë se asnjë besimtar nuk do të përjetësohet në zjarrin e Xhehenemit, edhe sikur të bëjë shumë gjynahe. Allahu i Lartësuar ka përmendur në mënyrë të veçantë këto tri gjynahe, sepse ato janë gjynahet më të mëdha. Shirku shkatërron fenë dhe besimin, prandaj të përjetëson në Xhehenem, ndërsa vrasja dhe imoraliteti janë përkatësisht cenimi i jetës dhe i nderit të njerëzve.

25:70Page 366

إِلَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ عَمَلٗا صَٰلِحٗا فَأُوْلَٰٓئِكَ يُبَدِّلُ ٱللَّهُ سَيِّـَٔاتِهِمۡ حَسَنَٰتٖۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا ٧٠

Except for those who repent, believe and do righteous work. For them Allāh will replace their evil deeds with good. And ever is Allāh Forgiving and Merciful.

Përveçse nëse pendohet, beson (me besimin e drejtë) dhe bën vepra të mira.... -Ata që pendohen nga këto gjynahe e të tjera dhe heqin dorë menjëherë nga ato, duke shprehur pendesë për atë që ka shkuar dhe kanë vendosur që të mos u kthehen më atyre gjynaheve. Së dyti, "...besojnë". Pra, ata besojnë Allahun me një besim korrekt dhe të saktë, gjë që nënkupton largimin nga gjynahet dhe përmbushjen e urdhrave të Zotit. Së treti: "... bëjnë vepra të mira...". Të tilla janë veçse ato punë që i ka urdhëruar Sheriati të kryhen, duke synuar veçse kënaqësinë e Zotit. Këtyre njerëzve, Allahu i Lartësuar u premton diçka të mrekullueshme:Këtyre Allahu ua shndërron të këqijat në të mira. -Veprat dhe fjalët e tyre, që ishin gjynahe, tashmë shndërrohen në fjalë dhe vepra të mira, që sjellin sevape dhe bindje ndaj Zotit. Kështu, shirku i tyre shndërrohet në iman të pastër e korrekt, veprat e këqija e mosbindja shndërrohen në mirësi dhe bindje ndaj Zotit. Gjithashtu, të gjitha punët e këqija u shndërrohen në të mira, nëse për çdo punë të keqe që robi ka bërë është penduar dhe ka bërë punë të tjera të mira, të cilat i fshijnë të këqijat. Kjo kuptohet qartë nga ajeti. Në këtë lloj kuptimi është sjellë edhe një hadith, ku flitet për një burrë, të cilin Zoti e mori në llogari për disa nga gjynahet e Tij dhe ia numëroi ato. Pastaj ia zëvendësoi çdo punë të keqe me një punë të mirë. Atëherë njeriu i thotë: “O Zoti im! Unë kam bërë të këqija, të cilat nuk i shoh këtu!” Allahu është më i ditur për gjithçka.Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Ai është Gafuran - Falësi më i Madh. Allahu i fal të gjitha gjynahet, edhe ato më të mëdhatë, nëse robi pendohet e nënshtrohet të kthehet tek Ai. Allahu është Rrahim - Mëshirëplotë, për robërit e Tij adhurues, sepse i fton ata që të pendohen, edhe pse ata e kanë tepruar me gjynahe të mëdha, pastaj u jep sukses që të pendohen, dhe pastaj e pranon pendimin e tyre.

25:71Page 366

وَمَن تَابَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَإِنَّهُۥ يَتُوبُ إِلَى ٱللَّهِ مَتَابٗا ٧١

And he who repents and does righteousness does indeed turn to Allāh with [accepted] repentance.

Dhe kushdo që pendohet dhe bën vepra të mira, ai është kthyer, me të vërtetë tek Allahu me një pendim të sinqertë. -Le ta dinë këta fatlumë se pendimi i tyre është tërësisht i plotë, pasi është tregues i kthimit në një rrugë që të çon tek Allahu. Kjo është vetë lumturia, sepse është arritje e çdo të mire dhe shpëtim nga çdo e keqe. Prandaj, le të pendohet gjithmonë njeriu dhe të bëjë vepra të mira, duke patur të pastër qëllimin dhe sinqeritetin e tij. Qëllimi këtu është nxitja për ta bërë pendesën në formën më të plotë, sepse ajo do t’i paraqitet Allahut, i Cili do të shpërblejë në varësi të shkallës së kësaj pendese.

25:72Page 366

وَٱلَّذِينَ لَا يَشۡهَدُونَ ٱلزُّورَ وَإِذَا مَرُّواْ بِٱللَّغۡوِ مَرُّواْ كِرَامٗا ٧٢

And [they are] those who do not testify to falsehood, and when they pass near ill speech, they pass by with dignity.

(Adhuruesit e të Gjithëmëshirshmit janë)Edhe ata që nuk dëshmojnë duke gënjyer dhe, kur(rastësisht)kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e shmangur me dinjitet. -Këta nuk iu afrohen fjalëve dhe veprave të ndaluara. Ata iu largohen të gjitha vendeve dhe përzierjeve me fjalë dhe vepra të ndaluara. Të tilla janë p.sh., tallja me ajetet e Allahut, polemika me kotësi kundër të vërtetës, përgojimi, përçarja mes muslimanëve, fyerja dhe shpifjet, tallja e përqeshja, muzika, pijet dehëse, shtrojet e mëndafshta, etj. Kur ata as që u afrohen këtyre gjynaheve, sigurisht që edhe nuk i flasin apo bëjnë ato.

25:73Page 366

وَٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ لَمۡ يَخِرُّواْ عَلَيۡهَا صُمّٗا وَعُمۡيَانٗا ٧٣

And those who, when reminded of the verses of their Lord, do not fall upon them deaf and blind.

Edhe ata që, kur këshillohen me Ajetet e Kur’anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën sikur të ishin të shurdhër e të verbër. -Kur Ai i urdhëron që të dëgjojnë urdhëresat dhe të marrin udhëzim prej tyre, ata: "...nuk u kthejnë shpinën si të shurdhër e të verbër." Pra, nuk ua kthejnë shpinën ose të mbyllin veshët. I Lartësuari thotë: "Argumentet Tona i besojnë veç ata të cilët, kur këshillohen me to, bien me fytyrë në tokë (bëjnë sexhde), e madhërojnë dhe lëvdojnë Zotin e tyre me tesbiĥ dhe ata kurrë nuk bëjnë kryelartësi." [Sexhde 15]. Pra, ata i pranojnë me respekt dhe mirënjohje porositë dhe urdhëresat e Zotit të tyre, duke treguar varfërinë dhe nevojën e tyre të madhe për to, përkushtimin dhe impenjimin për t’i zbatuar, dorëzimin e plotë për të jetuar sipas tyre. Ata i dëgjojnë me vëmendje të plotë dhe zemrat e tyre i kuptojnë kumtet e Allahut, prandaj atyre u shtohet imani dhe u forcohet siguria. Atyre u shtohet vullneti dhe forca për punë të mira dhe ndiejnë kënaqësi dhe lumturi me gjallërinë që fitojnë në besimin e tyre.

25:74Page 366

وَٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا هَبۡ لَنَا مِنۡ أَزۡوَٰجِنَا وَذُرِّيَّٰتِنَا قُرَّةَ أَعۡيُنٖ وَٱجۡعَلۡنَا لِلۡمُتَّقِينَ إِمَامًا ٧٤

And those who say, "Our Lord, grant us from among our wives and offspring comfort to our eyes1 and make us a leader [i.e., example] for the righteous."

Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë! Na dhuro kënaqësinë që gratë tona dhe pasardhësit tanë të jenë kënaqësia e syve tanë,...” -Na jep shoqëri, miqësi dhe bashkëshorte të mira! Na jep edhe pasardhës të mirë, që të na kënaqin sytë dhe shpirtin tonë! Nëse lexojmë mirë gjendjen e këtyre fatlumëve, i kuptojmë mirë ambiciet dhe vullnetin e tyre të lartë. Me këtë gradë të lartë të besimit, ata nuk qetësohen, derisa t’i shohin qartë miqtë dhe fëmijët e pasardhësit e tyre të bindur ndaj Zotit dhe adhurues të mirë. Ata duan t’i shohin të ditur dhe punëtorë të palodhur me diturinë e tyre. Në fakt, duke u lutur për miqtë, gratë dhe pasardhësit e tyre, ata luten edhe për veten e vet, sepse dobia e gjithë kësaj kthehet tek ata vetë. Prandaj po të vëresh me kujdes, kur u lutën për këtë, ata e konsideruan si dhuratë për vetë ata, prandaj thonë heb lena - Na dhuro kënaqësinë që gratë tona dhe pasardhësit tanë të jenë kënaqësia e syve tanë. Kjo dua është në dobi të të gjithë muslimanëve, sepse rregullimi i këtyre që u përmendën, është shkak që sjell rregullim edhe për të tjerët."... e na bëj udhëheqës të të devotshmëve!" -Na ngrij, o Zoti ynë, në këtë gradë të lartë, në gradën e siddikinëve të sinqertëve dhe atyre adhuruesve që janë të kompletuar. Kjo është grada e imamit në fenë e Zotit dhe grada e të qenurit shembull për të devotshmit, në fjalë dhe vepra. Njerëzit marrin shembull nga veprat e tyre dhe gjejnë qetësi me fjalët e tyre. Njerëzit e mirë ecin pas tyre, gjejnë udhëzimin e drejtë dhe bëhen udhëzues të të tjerëve. Sigurisht që lutja për diçka është dhe lutja për gjithçka, pa të cilën ajo nuk mund të arrihet. Dhe kjo gradë, pra, grada e udhëheqësit në fenë e Zotit mund të arrihet veçse me sabër dhe jakin, siç thotë Zoti: "Prej tyre Ne bëmë prijës që, me urdhrin Tonë, udhëzojnë (në udhën e drejtë), pasi ata ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të sigurt. [Sexhde 24]. Pra, kjo është lutja që Zoti të të bëjë ty durimtar në bindjen ndaj Tij, durimtar që të ruhesh nga gjynahet dhe mosbindja, durimtar gjatë fatkeqësive dhe belave të caktuara nga Zoti. Është dua që Zoti të të japë diturinë e plotë që e çon robin në gradën e jakinit sigurisë së plotë. Këto cilësi dhe punët e mira i sjellin robit mirësi të shumta dhe dhurata të mëdha nga Zoti. Ata do të jenë në gradat më të larta që mund të arrijnë krijesat pas profetëve. Duke qenë se synimet dhe ambiciet e tyre ishin të larta, Allahu i shpërbleu sipas punës së tyre me grada të larta në xhenet. Ai thotë:

25:75Page 366

أُوْلَٰٓئِكَ يُجۡزَوۡنَ ٱلۡغُرۡفَةَ بِمَا صَبَرُواْ وَيُلَقَّوۡنَ فِيهَا تَحِيَّةٗ وَسَلَٰمًا ٧٥

Those will be awarded the Chamber1 for what they patiently endured, and they will be received therein with greetings and [words of] peace,

Këta janë ata që do të shpërblehen me vendin më të lartë në qiell për shkak se ishin durimtarë... -Ato janë grada shumë të larta dhe vendbanime të bukura, në të cilat është mbledhur çdo kënaqësi që të kënaq sytë dhe shpirtin. Të gjitha këto shpërblime janë produkt i durimit të tyre, siç thotë i Lartësuari: "(Për ta janë përgatitur) Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë. Melekët do t’i vizitojnë ata, duke u hyrë nga çdo portë: “Selamun alejkum! Me durimin tuaj gjetët shpëtimin. Sa e mirë është Shtëpia e tyre e përjetshme!”[Ra'd 23, 24]. Prandaj këtu thotë:dhe aty do të priten me përshëndetje dhe selam. - Selami u vjen prej Zotit, prej melekëve dhe prej njëri-tjetrit. Gjithashtu, ata janë në paqe dhe të sigurt për çdo gjë që i shqetëson nga lodhja e pakënaqësia. Janë në lumturi dhe prehje. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar i ka përshkruar adhuruesit e Tij të dashur me disa cilësi. Ata ecin të mbuluar nga qetësia dhe prehja, janë me moral shumë të lartë dhe edukatë të pashembullt, mëshirë e butësi, falje e tolerancë. Janë falës ndaj atyre që u bëjnë padrejtësi dhe që i fyejnë me fjalë, largohen plot finesë dhe mirësjellje nga ata injorantë, ata falen shumë gjatë natës me sinqeritet e pastërti për Zotin, janë të frikësuar nga zjarri i Xhehenemit, prandaj luten me përunjësi dhe përgjërim që të shpëtojnë nga ky ndëshkim. Ata japin nga pasuria e tyre, për shpenzime të detyrueshme ose të pëlqyeshme, por duke qenë të matur: ata nuk e teprojnë as duke dhënë e as duke mos dhënë. Atëherë, duke qenë të matur në këtë aspekt, - që zakonisht njerëzit e kanë të vështirë të jenë të matur, - në çështje të tjera janë edhe më të matur: ata janë të ruajtur nga gjynahet e mëdha dhe janë të kujdesshëm me sinqeritetin ndaj Zotit në të gjitha adhurimet. Ata ruhen nga derdhja e gjakut të pafajshëm dhe cenimi i nderit të ndokujt. Edhe nëse ndodh që të gabojnë, ata me të shpejtë pendohen dhe kthehen. Ata e ruajnë veten dhe nuk marrin pjesë në ato vende ku bëhen gjynahe qoftë me fjalë, qoftë me vepra, sepse ruhen që të mos i bëjnë vetë. Ata nuk thonë fjalë të ulta dhe nuk bëjnë vepra të shëmtuara ose të kota, në të cilat nuk ka mirësi. Kjo tregon për personalitetin, dinjitetin dhe humanizmin e tyre të plotë. Ata respektojnë dhe nderojnë veten duke u larguar nga çdo gjë e ulët, me fjalë apo me vepra. Ata i dëgjojnë me vëmendje dhe respekt ajetet e Allahut dhe përpiqen të kuptojnë drejt kumtet e tyre e t’i zbatojnë ato. Ata përpiqen me të gjitha mundësitë për të përmbushur ligjet që Zoti u ka ngarkuar. Ata dinë t’i drejtohen Zotit me lutjet më të përkryera dhe më të dobishme, lutje të cilat jo vetëm u sjellin dobi atyre, por edhe të tjerëve që janë të lidhur me ta. Nga këto lutje kanë dobi të gjithë muslimanët, sepse ato synojnë rregullimin e grave, miqve, fëmijëve e pasardhësve në përgjithësi. Këto lutje tregojnë, veç të tjerave, se ata përpiqen shumë për edukatën dhe mësimin e diturisë së dobishme fetare për gratë e pasardhësit e tyre. Gjithashtu, ata janë të vëmendshëm në këshillimin dhe përmirësimin e tyre. Në këtë mënyrë, kush kërkon të arrijë të mirën, duhet patjetër të përpiqet për atë dhe t’i lutet Allahut për t’ia mundësuar dhe ndihmuar, se kështu ka për t’ia arritur qëllimit. Edhe ata e lusin Allahun që t’i ngrejë në gradat më të larta të mundshme për ta, pra, që t’i bëjë imamë të të devotshmëve dhe në gradën e të sinqertëve. Subhanallah! Sa të larta janë këto cilësi! Sa të larta janë ambiciet dhe vullneti i këtyre njerëzve! Ata kanë, gjithashtu, qëllime të mira dhe shpirt të pastër. Ata janë më të zgjedhurit dhe më të dalluarit tek Zoti i tyre.

25:76Page 366

خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ حَسُنَتۡ مُسۡتَقَرّٗا وَمُقَامٗا ٧٦

Abiding eternally therein. Good is the settlement and residence.

Aty(në kënaqësitë e përjetshme)do të jenë përgjithmonë. Eh sa vendbanim dhe vendqëndrim i mirë është ai! -Subhanallah! Sa e madhe është mirësia e Zotit për ta! Me bujarinë dhe mëshirën e Zotit, ata lartësohen. Me butësinë dhe përkujdesin e Tij, ata arrijnë gradat më të larta. Subhanallah! Sa e madhe është mirësia e Zotit për të gjithë krijesat, kur u sqaron atyre ato cilësi me më të qartat fjalë. Ai tregon ambiciet dhe vullnetin e tyre të paepur për arritjen e qëllimeve të larta. Allahu na tregon shpërblimin për ta, që të përmallohemi dhe të përpiqemi t’i bëjmë tonat ato cilësi dhe të shpenzojmë çdo gjë të vyer për arritjen e tyre. Ai na udhëzon që edhe ne t’i lutemi Atij që i nderon dhe i lartëson këta të zgjedhur. Mirësia më e madhe në çdo kohë dhe vend është që të na udhëzojë ashtu siç udhëzoi ata dhe të përkujdeset në mënyrë të veçantë për ne, ashtu siç u përkujdes për ta. O Zoti ynë, Ty të takojnë të gjitha lavdërimet tek Ty ankohemi për dobësinë tonë! Vetëm Ty të kërkojmë ndihmë dhe mbrojtje. Nuk ka fuqi dhe ndryshim të gjendjes pa forcën Tënde. O Zoti ynë! Ne nuk kemi në dorë as vetet tona, për të gjetur ndonjë dobi ose për të shpëtuar nga të këqijat. Ne nuk mund të arrijmë asnjë të mirë, nëse nuk na e lehtëson dhe nuk na e bën mbarë Ti. Ne jemi të dobët dhe të pafuqishëm në çdo drejtim. Ne dëshmojmë dhe jemi të bindur se, nëse na le të mbështetemi në forcat tona, na ke lënë të mbështetemi tek më i dobëti, prandaj do të biem në gabime. Nuk kemi besim në asgjë tjetër, por veçse në mëshirën Tënde, me të cilën na krijove e na furnizon dhe me të cilën na ke bekuar me mirësitë e dukshme dhe të fshehura. Me mëshirën Tënde, Ti ke larguar prej nesh çdo ligësi. Na mëshiro, o Zot, na fut në mëshirën Tënde, që të mos kemi nevojë për mëshirën e askujt tjetër veç Teje! Askush nuk u dëshpërua nga ata që t’u lutën dhe shpresuan tek Ti. Ata përshkruhen si robër adhurues të Rrahmanit, pra, robër të mëshirës së Tij. Allahu i dallon ata duke i ngritur në gradat më të larta të adhuruesve të sinqertë, për vetë vlerat dhe veçoritë e tyre. Në këtë kontekst, ndoshta dikush mund të hamendësojë dhe të pyesë: Po të tjerët, përse nuk quhen adhurues dhe robër të Zotit? Allahu i Lartësuar njofton se Ai nuk pyet për të tjerë, veç këtyre të zgjedhurve. Ai tregon se, sikur të mos ishte lutja e tyre me të dyja mënyrat, lutjet e adhurimet dhe lutjet e kërkesës, as nuk do të kujdesej për krijesat dhe nuk do t’i donte ata. Ai thotë:

25:77Page 366

قُلۡ مَا يَعۡبَؤُاْ بِكُمۡ رَبِّي لَوۡلَا دُعَآؤُكُمۡۖ فَقَدۡ كَذَّبۡتُمۡ فَسَوۡفَ يَكُونُ لِزَامَۢا ٧٧

Say, "What would my Lord care for you if not for your supplication?"1 For you [disbelievers] have denied, so it [i.e., your denial] is going to be adherent.2

Thuaju(mohuesve): “E si të kujdeset për ju Zoti im, nëse ju nuk i luteni Atij?! Por ju e keni mohuar Atë, prandaj dënimi do të jetë i pashmangshëm.” -Do t’ju vijë një ndëshkim, që nuk do t’ju ndahet kurrë. Allahu do të bëjë ndarjen me drejtësi mes adhuruesve të Tij të sinqertë dhe të tjerëve.Këtu përfundon tefsiri i sures Furkan.Vetëm Allahut i takon lavdërimi, përlëvdimet dhe mirënjohja!

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском