As-Sa'diAsh‑Shu'ara · 26:61–128

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Ash-Shu'ara 26:61–128

26:61Page 370

فَلَمَّا تَرَٰٓءَا ٱلۡجَمۡعَانِ قَالَ أَصۡحَٰبُ مُوسَىٰٓ إِنَّا لَمُدۡرَكُونَ ٦١

And when the two companies saw one another, the companions of Moses said, "Indeed, we are to be overtaken!"

Kur dy grupet e panë njëri-tjetrin, njerëzit e Musait thanë: “Ata na zunë, me të vërtetë!” - Kur u panë dy grupet me njëra tjetrën, shokët e Musait thanë me trishtim dhe frikë: “Ata na zunë, me të vërtetë!” Por Musai duke i forcuar zemrat e tyre dhe duke u kujtuar premtimin e Zotit, që është i vërtetë dhe kurrë nuk kthehet pas, tha:

26:62Page 370

قَالَ كـَلَّآۖ إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهۡدِينِ ٦٢

[Moses] said, "No! Indeed, with me is my Lord; He will guide me."

Musai tha: “Kurrsesi!” -Nuk është ashtu si thoni ju!Zoti im është me mua dhe Ai do të më udhëzojë.” - Ai do të më udhëzojë në atë që është jeta ime dhe shpëtimi im dhe i juaji.

26:63Page 370

فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱضۡرِب بِّعَصَاكَ ٱلۡبَحۡرَۖ فَٱنفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرۡقٖ كَٱلطَّوۡدِ ٱلۡعَظِيمِ ٦٣

Then We inspired to Moses, "Strike with your staff the sea," and it parted, and each portion was like a great towering mountain.

Pastaj Ne i shpallëm Musait: “Bjeri detit me shkopin tënd!”. -Atëherë, Musai e goditi me shkopin e tij dhe në det u hapën dymbëdhjetë rrugë.Dhe deti u nda dhe çdo pjesë e tij u bë si mal i madh. - Mes rrugëve u formuan ndarje uji aq të larta, sa që dukeshin si male. Pas kësaj, Musai dhe populli i tij hynë në shtigjet e hapura brenda detit.

26:64Page 370

وَأَزۡلَفۡنَا ثَمَّ ٱلۡأٓخَرِينَ ٦٤

And We advanced thereto the others [i.e., the pursuers].

Ne e afruam palën tjetër(ata të Faraonit)atje. - Zoti e bëri të mundur që edhe Faraoni me ushtrinë e tij të afroheshin dhe të hynin në të njëjtën rrugë që u fut populli i Musait.

26:65Page 370

وَأَنجَيۡنَا مُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ ٦٥

And We saved Moses and those with him, all together.

Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të. - Ata dolën të gjithë nga deti dhe askush nuk mbeti pas.

26:66Page 370

ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ ٦٦

Then We drowned the others.

Ndërsa të tjerët i përmbytëm në ujë. - Ndërsa të tjerët u mbytën të gjithë dhe askush nuk shpëtoi.

26:67Page 370

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ٦٧

Indeed in that is a sign, but most of them were not to be believers.

Vërtet, në këtë(ngjarje)ka argumente. -Kjo është një shenjë e madhe dhe mrekulli e paparë, që tregon besnkërinë e Musait dhe për vërtetësinë e mesazhit që solli prej Zotit. Kjo tregon, gjithashtu, për humbjen dhe devijimin e Faraonit dhe pasuesve të tij.Por shumica e tyre (e njerëzve)nuk besojnë. - Me gjithë këto shenja dhe mrekulli, që të bëjnë të besosh me bindje, ata nuk besuan sepse zemrat e tyre ishin të prishura.

26:68Page 370

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٦٨

And indeed, your Lord - He is the Exalted in Might, the Merciful.

Nuk ka dyshim se Zoti yt është Ngadhënjimtari e Mëshirëploti. - Allahu është Krenari dhe Ngadhënjimtari, që, me krenarinë dhe fuqinë e Tij, shkatërroi mohuesit e profetëve dhe mohuesit e së vërtetës, ndërsa me mëshirën e Tij shpëtoi Musain dhe ata që ishin së bashku me të.

26:69Page 370

وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ إِبۡرَٰهِيمَ ٦٩

And recite to them the news of Abraham,

Dhe tregoju atyre diçka nga historia e Ibrahimit. - Këndoju dhe tregoju njerëzve historinë e Ibrahimit, të dashurit të Rahmanit. Tregoju historinë e tij madhështore dhe plot urtësi. Në mënyrë të veçantë, tregoju këtë pjesë të rëndësishme dhe kulmore të historisë së tij:

26:70Page 370

إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا تَعۡبُدُونَ ٧٠

When he said to his father and his people, "What do you worship?"

Kur i tha babait dhe popullit të vet: “Çfarë jeni duke adhuruar?” - Sigurisht që ndodhitë dhe tregimet për Ibrahimin janë të shumta, por pjesa më e bukur dhe e rëndësishme ishte pikërisht ajo kur ai, si një profet i zgjedhur nga Zoti i botëve, i drejtohet të atit dhe popullit për t’i ftuar te Zoti i botëve. Polemikat e tij me ta janë të njohura dhe të mbushura plot urtësi dhe mësime. Përmes argumentesh të shumta, ai ua hodhi poshtë idhujtarinë, në të cilën ishin zhytur. Por ata i thanë:

26:71Page 370

قَالُواْ نَعۡبُدُ أَصۡنَامٗا فَنَظَلُّ لَهَا عَٰكِفِينَ ٧١

They said, "We worship idols and remain to them devoted."

Ata i thanë: “Ne adhurojmë idhuj dhe u jemi gjithmonë besnikë atyre.” - Duke ju lëvduar dhe të dehur nga vetëkënaqësia, ata i thanë: “Ne adhurojmë idhuj dhe u jemi gjithmonë besnikë atyre. Këtyre idhujve dhe putave, që i gdhendim vetë me duart tona, ne u përulemi dhe i përkushtohemi me adhurime, duke u dedikuar shumë kohë prej jetës sonë.” Atëherë, Ibrahimi (a.s) duke u treguar se ata nuk e meritojnë adhurimin, u thotë:

26:72Page 370

قَالَ هَلۡ يَسۡمَعُونَكُمۡ إِذۡ تَدۡعُونَ ٧٢

He said, "Do they hear you when you supplicate?

Ibrahimi tha: “A ju dëgjojnë ata kur u luteni?!” - A i dëgjojnë lutjet, që t’ju përgjigjen atyre?

26:73Page 370

أَوۡ يَنفَعُونَكُمۡ أَوۡ يَضُرُّونَ ٧٣

Or do they benefit you, or do they harm?"

“A ju sjellin juve ndonjë dobi apo dëm?!” - A jua largojnë vështirësitë tuaja? A ju shpëtojnë nga fatkeqësitë dhe belatë?

26:74Page 370

قَالُواْ بَلۡ وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا كَذَٰلِكَ يَفۡعَلُونَ ٧٤

They said, "But we found our fathers doing thus."

Ata thanë: “Jo, por kështu vepronin edhe prindërit tanë.” - Ata e pohuan se asgjë nga këto nuk ndodhte. Idhujt nuk e dëgjojnë lutjen, as mund të ndihmojnë dhe as mund të të dëmtojnë. Prandaj dhe kur Ibrahimi i theu të gjithë idhujt, u tha: “Atë e ka bërë i madhi i tyre. Pyesni vetë ata, nëse mund të flasin”! [Enbija 63]. Ata më pas i thanë: “Po ti e di shumë mirë se këta nuk flasin. ” [Enbija 65]. Pra, fakti që ata idhuj nuk flisnin ishte një çështje që dihej dhe pranohej nga ata pa ngurrim. Pastaj ata nxorën tezën tjetër: pasimin e paraardhësve dhe etërve të tyre: “Jo, por kështu vepronin edhe prindërit tanë.” Pra, ne pasojmë rrugën dhe traditën e të parëve tanë. Ne u qëndrojmë besnikë zakoneve të tyre. Atëherë, Ibrahimi u tha: “Ju dhe etërit tuaj jeni të humbur”, dhe i bëri me dije se ftesa po u drejtohej të gjithëve pa përjashtim, etërve dhe bijve.

26:75–77Page 370

قَالَ أَفَرَءَيۡتُم مَّا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ ٧٥

He said, "Then do you see what you have been worshipping,

أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُمُ ٱلۡأَقۡدَمُونَ ٧٦

You and your ancient forefathers?

فَإِنَّهُمۡ عَدُوّٞ لِّيٓ إِلَّا رَبَّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٧٧

Indeed, they are enemies to me, except the Lord of the worlds,1

Ai tha: “A e shihni se çfarë po adhuroni ju dhe etërit tuaj të hershëm? Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju)- që të gjithë janë armiqtë e mi, por jo Zoti i botëve... - Le të mblidhen të gjithë dhe të më dëmtojnë, po mundën! Le të planifikojnë çfarë të duan, dhe do ta shohin se nuk do të mund të bëjnë asgjë. Dijeni se të gjithë ju jeni armiqtë e mi, por jo Zoti i botëve...

26:78Page 370

ٱلَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهۡدِينِ ٧٨

Who created me, and He [it is who] guides me.

...i Cili më krijoi mua dhe Ai më udhëzon... - Ai është i vetmi që u bën mirësi krijesave. Ai i udhëzon ata në mirësitë e besimit dhe të dynjasë, të kësaj jete dhe të jetës së përtejme. Pastaj Allahu i Lartësuar përmend disa lloje të veçanta mirësie:

26:79–82Page 370

وَٱلَّذِي هُوَ يُطۡعِمُنِي وَيَسۡقِينِ ٧٩

And it is He who feeds me and gives me drink.

وَإِذَا مَرِضۡتُ فَهُوَ يَشۡفِينِ ٨٠

And when I am ill, it is He who cures me

وَٱلَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحۡيِينِ ٨١

And who will cause me to die and then bring me to life

وَٱلَّذِيٓ أَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لِي خَطِيٓـَٔتِي يَوۡمَ ٱلدِّينِ ٨٢

And who I aspire that He will forgive me my sin on the Day of Recompense."

...i Cili më jep ushqim dhe më jep të pi. Kur sëmurem, është Ai që më shëron. Është Ai që do të më bëjë të vdes, e pastaj do të më ringjallë. Ai është i Vetmi, tek i Cili kam shpresë se do të m’i falë gjynahet e mia në Ditën e Gjykimit. - Ai është Një i vetëm dhe i Pashoq në të gjitha këto mirësi që u dhuron krijesave, prandaj dhe duhet të adhurohet si Një dhe i Vetëm. Vetëm Atij i duhen dedikuar të gjitha adhurimet dhe vetëm Atij duhet t’i nënshtrohesh me bindje e përunjësi, duke hequr dorë nga të gjithë idhujt, të cilët as nuk mund të krijojnë, nuk mund të udhëzojnë në rrugë të drejtë, nuk mund të të sëmurin e as të të shërojnë, nuk mund të të ushqejnë ose të të japin të pish, nuk marrin jetë ose të ta japin atë dhe as nuk mund të të ringjallin pas vdekjes. Ata nuk mund t’u sjellin asnjë dobi adhuruesve të tyre ose t'i shpëtojnë nga ligësitë. Ata nuk mund të falin gjynahet a t’i mbulojnë ato. Ky është një argument i prerë dhe i jashtëzakonshëm, që as ju dhe as etërit tuaj më të vjetër nuk mund ta kundërshtoni. Ajo tregon se të gjithë ju jeni në humbje të thellë, etër e bij. Të gjithë ju e keni braktisur rrugën e Zotit. I Lartësuari thotë: "Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?!” Unë nuk u frikësohem idhujve tuaj, por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka. Zoti im ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë. A nuk mendoni? E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj, kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë argumenti?! Cilës palë i takon të jetë e sigurt, nëse vërtet e dini?” Atyre që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë." [En'am 80 – 82]. Pastaj Ibrahimi ( a.s) u lut dhe tha:

26:83Page 370

رَبِّ هَبۡ لِي حُكۡمٗا وَأَلۡحِقۡنِي بِٱلصَّٰلِحِينَ ٨٣

[And he said], "My Lord, grant me authority and join me with the righteous.

O Zoti im! Më dhuro urtësi ... -Më jep dituri të madhe, që të njoh ligjet e Tua, hallallin dhe haramin, dhe të gjykoj me drejtësi mes njerëzve.... dhe më bashko me të mirët! - Më bashko me vëllezërit e mi profetë dhe të dërguar!

26:84Page 371

وَٱجۡعَل لِّي لِسَانَ صِدۡقٖ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ٨٤

And grant me a mention [i.e., reputation] of honor among later generations.

Bëj që të më përmendin për mirë ata që do të vijnë pas! - Bëj të jem i lëvduar dhe nderuar ndër njerëz, deri në kohën e fundit. Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij. Ai dhuroi Ibrahimit dituri të thellë e gjykim të drejtë. Ai u bë njëri ndër më të nderuarit dhe të dalluarit e profetëve dhe u bashkua me vëllezërit e tij profetë. Allahu e bëri atë të dashur për zemrat e njerëzve dhe të nderuar e të lavdëruar mes tyre. Të gjithë popujt e lëvdojnë figurën e tij dhe e respektojnë në çdo epokë dhe vend. I Lartësuari thotë: "Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm. Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi! Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë." [Saffat 108 - 111].

26:85Page 371

وَٱجۡعَلۡنِي مِن وَرَثَةِ جَنَّةِ ٱلنَّعِيمِ ٨٥

And place me among the inheritors of the Garden of Pleasure.

Më bëj prej trashëgimtarëve të Xhenetit të mirësive! - Më bëj nga banorët e Xhenetit, që Zoti do t’ua dhurojë dhe do t'ua lërë si trashëgim! Allahu iu përgjigj lutjes së tij dhe e bëri prej banorëve të Xhenetit të mirësive.

26:86Page 371

وَٱغۡفِرۡ لِأَبِيٓ إِنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ ٨٦

And forgive my father. Indeed, he has been of those astray.

Fale babain tim, se ai është, vërtet nga të humburit! - Kjo lutje u bë për të përmbushur një premtim që ia dha të atit, kur i tha: "... Unë do t'i lutem Zotit tim të të falë ty. Ai (Allahu) kujdeset gjithmonë për mua." [Merjem 47]. Sikur ka thënë Zoti në një ajet tjetër: "Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet u bë veçse për shkak të një premtimi, që ai kishte bërë më parë. Por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, ai u largua prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte shumë i ndjeshëm dhe i butë." [Teube 114]. Pastaj vazhdoi me lutje:

26:87Page 371

وَلَا تُخۡزِنِي يَوۡمَ يُبۡعَثُونَ ٨٧

And do not disgrace me on the Day they are [all] resurrected -

E mos më turpëro ditën kur(njerëzit)do të ringjallen ... - Mos më poshtëro me ndëshkim e duke më shfaqur gjynahet e mia, por më lumturo duke më falur atë ditë:

26:88–89Page 371

يَوۡمَ لَا يَنفَعُ مَالٞ وَلَا بَنُونَ ٨٨

The Day when there will not benefit [anyone] wealth or children

إِلَّا مَنۡ أَتَى ٱللَّهَ بِقَلۡبٖ سَلِيمٖ ٨٩

But only one who comes to Allāh with a sound heart."

Ditën, kur nuk bën dobi as pasuria dhe as fëmijët; Ditën kur do të shpëtojë vetëm ai që i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë!" - Kjo është ajo që sjell dobi tek Ti. Kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar nga ndëshkimi yt dhe për të fituar shpërblimin: el kalbu es-selim, pra, zemra e pastër e shëndoshë, domethënë, ajo zemër që është e pastër nga shirku, dyshimet dhe pasiguria në besim dhe nga dashuria për ligësinë. Ajo është e mbushur me sinqeritet, dituri, siguri dhe me dashuri për të mirën. Ajo zbukurohet me ndjenjat e adhurimit. Dashuria e saj është e lidhur ngushtë me dashurinë e Zotit dhe me ato gjëra që Zoti i do. Dëshirat dhe prirjet e saj janë ndjekëse të Shpalljes që vjen nga Zoti. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend disa ngjarje të asaj dite të madhe, si dhe shpërblimet dhe ndëshkimet që do të jepen atë dite:

26:90Page 371

وَأُزۡلِفَتِ ٱلۡجَنَّةُ لِلۡمُتَّقِينَ ٩٠

And Paradise will be brought near [that Day] to the righteous.

Xheneti do t'u afrohet atyre që kanë qenë të devotshëm. - Xheneti u afrohet shumë të devotshmëve, që janë ruajtur përmes zbatimit të urdhëresave. Ata gjithashtu janë ruajtur nga çdo gjë që sjell zemërimin e ndëshkimin e Zotit.

26:91Page 371

وَبُرِّزَتِ ٱلۡجَحِيمُ لِلۡغَاوِينَ ٩١

And Hellfire will be brought forth for the deviators,

Xhehenemi do t'u dëftohet plotësisht atyre që kanë qenë të humbur. - Xhehenemi është bërë gati dhe qëndron në pritë për gjithë gauin-ët, domethënë ata të cilët janë zhytur në gjynahe dhe kanë patur guximin dhe paturpësinë të mohojnë profetët dhe shpalljet që ata sollën prej Zotit.

26:92–93Page 371

وَقِيلَ لَهُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ ٩٢

And it will be said to them, "Where are those you used to worship

مِن دُونِ ٱللَّهِ هَلۡ يَنصُرُونَكُمۡ أَوۡ يَنتَصِرُونَ ٩٣

Other than Allāh? Can they help you or help themselves?"

Atyre do t'u thuhet: “Ku janë ata(zotat)që ju i adhuronit, veç Allahut? A mund t’ju ndihmojnë ata ju ose a mund të ndihmojnë veten e vet? - Asgjë nga këto nuk ndodh atë ditë. Atëherë do t’u dalë në shesh mashtrimi dhe ajo do të jetë dita e poshtërimit të tyre. Pendimi dhe keqardhja e tyre vetëm do t’u shtohet. Të gjitha veprat e tyre do të shkojnë kot dhe do të asgjësohen.

26:94–95Page 371

فَكُبۡكِبُواْ فِيهَا هُمۡ وَٱلۡغَاوُۥنَ ٩٤

So they will be overturned into it [i.e., Hellfire], they and the deviators

وَجُنُودُ إِبۡلِيسَ أَجۡمَعُونَ ٩٥

And the soldiers of Iblees, all together.

Pastaj ata do të hidhen në të(në Xhehenem)njëri mbi tjetrin - ata(idhujt)dhe adhuruesit e tyre, dhe e tërë ushtria e Iblisit(shejtanit), të gjithë së bashku. - Do të hidhen në zjarr ata dhe idhujt që ata adhurojnë. Adhurues dhe të adhuruar në zjarr së bashku me ushtrinë e Iblisit prej njerëzve dhe xhindëve, të cilët i nxisin dhe tundojnë për poshtërsi dhe gjynahe. Ata kanë forcë mbi këta të mjerë, sepse ata vetë ia kanë hapur portat e zemrës nëpërmjet gjynaheve të shumta dhe mohimit të besimit të pastër dhe të vërtetë. Madje, ata janë shndërruar në punëtorë që ftojnë në rrugën e shejtanit, që punojnë për çdo kënaqësi të shejtanit. Do t’i gjesh ata ose prej atyre që ftojnë në rrugën e shejtanit dhe në bindjen ndaj tij, ose prej atyre njerëzve që i përgjigjen ftesës së tij, ose prej atyre që pasojnë gjurmët e të humburve, për të shkuar në shkatërrim. Të mashtruarit e Iblisit u drejtohen idhujve të tyre:

26:96–98Page 371

قَالُواْ وَهُمۡ فِيهَا يَخۡتَصِمُونَ ٩٦

They will say while they dispute therein,

تَٱللَّهِ إِن كُنَّا لَفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ ٩٧

"By Allāh, we were indeed in manifest error

إِذۡ نُسَوِّيكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٩٨

When we equated you with the Lord of the worlds.

Aty brenda(në Xhehenem), ata do të grinden mes tyre, e do të thonë: “Betohemi në Allah! Ne vërtet kemi qenë krejtësisht të humbur, kur ju barazuam me Zotin e botëve. - Ne ishim në humbje të qartë kur ju bënim si të barabartë me Zotin e botës, në drejtim të përkushtimit të adhurimeve, dashurisë, frikës e shpresës. Ne ju luteshim ashtu si Zotit të botëve. Atëherë, atyre do t'u bëhet e qartë rruga e humbjes dhe do ta pranojnë drejtësinë e Allahut për ta. Ai do të jetë dënimi i merituar. Në fakt, ata i bëjnë shok Zotit në aspektin e adhurimeve, jo në aspektin e rububijes. Argument për këtë është fjala e tyre: “Ne vërtet kemi qenë krejtësisht të humbur, kur ju barazuam me Zotin e botëve.” Pra, e pranojnë se Ai është Zoti i të gjithë botëve, dhe pjesë e kësaj bote janë edhe idhujt.

26:99Page 371

وَمَآ أَضَلَّنَآ إِلَّا ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٩٩

And no one misguided us except the criminals.

Ne nuk na mashtroi nga e vërteta askush tjetër përveç të ligjve. - Ata të cilët na devijuan nga rruga e udhëzimit dhe e punëve të mira e të mbara, për të na çuar drejt rrugës së shfrenimit dhe mosbindjes ndaj Zotit, janë keqbërësit, pra, udhëheqësit e rrugës për në zjarr.

26:100Page 371

فَمَا لَنَا مِن شَٰفِعِينَ ١٠٠

So now we have no intercessors

Tani për ne nuk ka asnjë ndërmjetësues për tek Allahu... - Atë ditë nuk do të ketë ndërmjetësues që të mund të ndërhyjnë për ata e t’i shpëtojnë nga ndëshkimi i Allahut.

26:101Page 371

وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٖ ١٠١

And not a devoted friend.

...dhe asnjë mik të sinqertë. - Nuk kemi asnjë mik, që të na ndihmojë, siç ndodhte rëndom në dynja. Kështu, ata e humbin shpresën për çdo mirësi, për shkak të veprave të veta. Atë ditë do të dëshirojnë që të kthehen në dynja dhe të bëjnë ndonjë punë të mirë:

26:102Page 371

فَلَوۡ أَنَّ لَنَا كَرَّةٗ فَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٠٢

Then if we only had a return [to the world] and could be of the believers..."1

Ah, sikur të mund të ktheheshim (në dynja)edhe një herë, që të bëhemi besimtarë!" - Sikur të na mundësohej të ktheheshim në dynja, që të bëhemi besimtarë e të shpëtojmë nga ndëshkimi i kësaj dite dhe të marrim shpërblimin e Zotit. Ajo që shpresojnë është shumë e largët dhe e pamundur. Tashmë është bërë ndarja e përjetshme mes tyre dhe asaj që e dëshirojnë dhe nuk ka asnjë mundësi kompensimi.

26:103Page 371

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٠٣

Indeed in that is a sign, but most of them were not to be believers.

Vërtet, këto janë argumente, por shumica e tyre(e njerëzve)nuk besojnë. - Në gjithë këtë histori që ju treguam ka argumente dhe mësime të mrekullueshme për ju. Por me gjithë këto shenja e mrekulli që Zoti u dha profetëve, shumica e njerëzve nuk besojnë.

26:104Page 371

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٠٤

And indeed, your Lord - He is the Exalted in Might, the Merciful.

Nuk ka dyshim se Zoti yt është Ngadhënjimtari e Mëshirëploti.

26:105Page 371

كَذَّبَتۡ قَوۡمُ نُوحٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٠٥

The people of Noah denied the messengers1

Allahu i Madhëruar na tregon për ata që mohuan profetin Nuh dhe për mënyrën si iu përgjigjën ftesës së tij dhe se si i ftoi ai në rrugën e drejtë. Ai na tregon më pas për përfundimin e të gjithëve:Edhe populli i Nuhut mohoi të dërguarit. - Vëreni me kujdes! Ai tha: “....mohoi të dërguarit”. Pra, në numrin shumës. Kështu, mohimin e Nuhut e konsideroi si mohim të të gjithë profetëve, sepse ata kanë qenë të gjithë unanimë në mesazhin e tyre. Kështu mohimi i çdo njërit prej tyre konsiderohet si mohimi i të gjithëve dhe i asaj që ata sollën prej Zotit.

26:106Page 371

إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٠٦

When their brother Noah said to them, "Will you not fear Allāh?

Vëllai i tyre, Nuhu, u tha: “A nuk e keni frikë(Allahun)?” - Nuhu ishte vëllai i tyre nga gjaku dhe farefisnia. Zoti i zgjedh profetët nga mesi i popullit ku ata dërgohen, që bindja ndaj tyre të jetë më e thjeshtë. Ata, duke qenë se e njohin mirë prejardhjen e Profetit, nuk kanë nevojë të kërkojnë për të. Nuhu iu drejtua atyre me më të butat dhe të zgjedhurat fjalë, siç është zakon i të gjithë profetëve (paqja e Zotit qoftë mbi ta): “A nuk po i frikësoheni Allahut të Lartësuar dhe t’i largoheni adhurimit të idhujve? A nuk po i përkushtoheni Allahut me sinqeritet dhe të jeni me të shpëtuarit?”

26:107Page 371

إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ ١٠٧

Indeed, I am to you a trustworthy messenger.

Unë jam një Profet i besuar, i dërguar(veç)për ju. - Dërgimi i tij posaçërisht tek ju është shkak i mjaftueshëm që ju të respektoni dhe pranoni mesazhin e tij, të besoni në të dhe ta falenderoni Allahun, që ju dalloi duke ju dërguar këtë profet të nderuar. Përshkrimi i tij si ‘i besuar’ tregon e jep siguri se ai kurrë nuk flet të pavërteta për Zotin dhe as nuk shton dhe as nuk pakëson gjë në Shpalljen e Tij. Kjo duhet të bëjë që ju të besoni çdo lajm të sjellë prej tij dhe t’i bindeni çdo urdhërese të tij.

26:108Page 371

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٠٨

So fear Allāh and obey me.

Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua! - Frikësojuni Zotit dhe m’u bindni në urdhëresat që ju jap dhe në largimin nga ndalesat. Këto janë të detyrueshme, nëse e besoni se unë jam profet i dërguar tek ju. Duke qenë se unë jam profet i dërguar ndër ju dhe besnik i Shpalljes së Zotit, ju duhet t’i frikësoheni Zotit dhe të më bindeni në mesazhin tim prej Zotit. Pastaj, duke përmendur se nuk ka asnjë shkak ndalues për realizimin e urdhërimit të mësipërm, Allahu i Lartësuar thotë:

26:109Page 371

وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٠٩

And I do not ask you for it any payment. My payment is only from the Lord of the worlds.

Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. -Nëse do t’ju kërkoja ndonjë taksë e shpërblim për veten time, kjo do të shërbente si shkak që të thoshit se po rëndoheni nga taksat.Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të Botëve. - Me detyrën si profet, që sjell mesazhin e Zotit ndër ju, unë shpresoj që të afrohem tek Zoti i botëve dhe shpresoj në shpërblimin e madh të Tij. Ndërsa në lidhje me ju, ajo që kam është thjesht këshilla për të rregulluar gjendjen dhe lidhjet tuaja me Zotin. Unë dëshiroj për ju thjesht që të merrni rrugën e drejtë të Zotit tuaj.

26:110Page 371

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١١٠

So fear Allāh and obey me."

Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua! - Nuhu e përsërit këtë frazë, gjë që tregon se ai qëndroi gjatë në popullin e vet për t’i ftuar, sikurse tregon Zoti: "Ne e dërguam Nuhun te populli i vet dhe ai qëndroi ndër ata një mijë vjet pa pesëdhjetë vjet; por ata i përfshiu përmbytja sepse ishin keqbërës." [Ankebut 14]. Ai tha: “Ai tha: “O Zoti im! Unë e ftova popullin tim natën dhe ditën, Por ftesa ime vetëm sa ia shtoi largimin. Sa herë që unë i ftoja ata tek Ti, për t’ua falur gjynahet, ata i fusnin gishtat në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre, për të vazhduar në të tyren me një kryeneçësi të madhe. Unë i ftova ata haptazi. Ua drejtova thirrjen sheshazi e shumë herë edhe fshehurazi”. Unë u thashë: “Kërkojini falje Zotit tuaj! Ai vërtet është Falës i Madh...." [Nuh 5 – 10]. Siç shihet, ai gjithmonë i urdhëronte për këtë çështje të rëndësishme dhe të domosdoshme. Duke refuzuar ftesën e tij, ata u justifikuan me diçka që nuk vlen si arsye për të refuzuar ftesën e një profeti.

26:111Page 371

۞ قَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ لَكَ وَٱتَّبَعَكَ ٱلۡأَرۡذَلُونَ ١١١

They said, "Should we believe you while you are followed by the lowest [class of people]?"

Ata i thanë: “E si të të besojmë ty, kur ty të pasojnë më të ulëtit?” - Si të të pranojmë, kur ne shohim se pasuesit e tu janë veçse njerëzit e rëndomtë dhe të parëndësishëm, madje më të përbuzurit e të varfërit?! Kjo tregon se ata thjesht synonin të refuzonin ftesën dhe të vërtetën. Ajo tregonte, gjithashtu, injorancën e tyre të thellë rreth realitetit të gjërave. Nëse ata vërtet do të kishin si synim njohjen e të vërtetës dhe sigurinë rreth saj dhe nëse do të kishin ndonjë paqartësi e dyshim në ftesën e profetit, do të thoshin: “Na e trego dhe vërteto saktësinë e asaj në të cilën na fton me forma të drejta të argumentimit dhe arsyetimit!” Nëse do ta mendonin mirë çështjen, ata do të dilnin në përfundimin se pasuesit e Nuhut ishin vërtet më të zgjedhurit, më të mirët, më të dalluarit, më të mençurit, më të edukuarit dhe me moralin më të lartë. Nga ana tjetër, ata do të kuptonin se më të përçmuarit janë ata që u është hequr aftësia e të logjikuarit drejt dhe që u duket i bukur adhurimi i idhujve e gurëve; janë pikërisht ata të mjerë që adhurojnë, u përulen dhe lusin sende pa jetë e pa fuqi; janë ata që refuzojnë ftesën e njerëzve të përkryer, pra, të profetëve të Zotit. Vetëm një shikim i shpejtë në ftesën e profetëve do të mjaftonte për të gjykuar se kush mbron të vërtetën dhe kush flet e mbron të kotën, pa pasur nevojë për fakte shtesë. Kështu, kur populli refuzoi ftesën e Nuhut me fjalët: “E si të të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?”, ne arrijmë të kuptojmë se ata ishin të humbur dhe e refuzonin Shpalljen e Zotit pa asnjë të drejtë. Logjika e tyre ishte tërësisht e gabuar dhe e pamjaftueshme për të hedhur poshtë ftesën e një profeti të Zotit. Fjalët e tyre janë mëse të mjaftueshme për ne që të gjykojmë drejt, edhe sikur të mos njihnim asnjë mrekulli të Nuhut dhe asnjë informacion rreth ftesës së tij madhështore dhe këmbëngulëse, të cilat forcojnë sigurinë për vërtetësinë e tij si profet dhe të mesazhit që ai solli prej Zotit.

26:112Page 372

قَالَ وَمَا عِلۡمِي بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١١٢

He said, "And what is my knowledge of what they used to do?

Nuhu tha: “Unë nuk e di se çfarë kanë bërë ata(që ju i quani të ulët)”. - Unë nuk di asgjë prej punëve të atyre njerëzve, që ju i quani të ultët dhe të përçmuar. Punët e tyre i di vetëm Zoti dhe është Ai që do t’i marrë në llogari.

26:113Page 372

إِنۡ حِسَابُهُمۡ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّيۖ لَوۡ تَشۡعُرُونَ ١١٣

Their account is only upon my Lord, if you [could] perceive.

Përgjegjësia e tyre është vetëm para Zotit tim, nëse kuptoni(këto që po ju them). - I dërguari ka detyrë vetëm kumtimin e qartë për të gjithë. Pra, ju mendoni vetëm për ftesën time. Nëse ajo është e vërtetë, atëherë nuk kemi punë me njerëzit e tjerë. Detyra juaj është e thjesht t’i nënshtroheni të vërtetës. Secili do të përgjigjet i vetëm përpara Zotit:

26:114Page 372

وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١١٤

And I am not one to drive away the believers.

Unë nuk kam për t’i përzënë kurrë ata që besojnë. - Me sa duket ata mohues, - Allahu i shëmtoftë! - i kërkuan Nuhut që t’i dëbonte të varfërit dhe "njerëzit e rëndomtë", siç i quanin. Me mendjemadhësi e arrogancë, ia vunë si kusht për të pranuar besimin, që ai të largonte të varfërit, por Nuhu u tha: “Unë nuk kam për t’i përzënë kurrë besimtarët." Ata nuk meritojnë dëbimin dhe poshtërimin, por meritojnë nderimin dhe vlerësimin me fjalë dhe me vepra, ashtu siç thotë Zoti: "Kur të vijnë tek ti ata që i besojnë ajetet Tona, thuaju: “Selamun alejkum! Zoti juaj ia bëri detyrë Vetes së Vet mëshirën. Nëse ndonjëri prej jush bën ndonjë të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë." [En'am 54].

26:115Page 372

إِنۡ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٞ ١١٥

I am only a clear warner."

Unë jam dërguar vetëm si një paralajmërues i qartë. - Unë jam thjesht një paralajmërues dhe kumtues besnik i Shpalljes nga Zoti. Unë përpiqem me çdo mundësi të këshilloj njerëzit dhe të rregulloj gjendjen e tyre. Unë nuk kam në dorë asnjë pushtet. E gjithë çështja është në dorë të Allahut. Kështu vazhdoi Nuhu me ftesën e tij natën e ditën, fshehtaz dhe haptazi, por ajo nuk u shtoi atyre gjë tjetër, veç largimit dhe armiqësisë dhe thanë:

26:116Page 372

قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰنُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمَرۡجُومِينَ ١١٦

They said, "If you do not desist, O Noah, you will surely be of those who are stoned."

Ata thanë: “O Nuh! Nëse nuk heq dorë(nga kjo që po bën), do të të vrasim me gurë.” - Nëse nuk ndalesh nga ftesa jote për të adhuruar një Zot të Vetëm, "...do të të vrasim me gurë.” Do të të vrasim me mënyrën më të keqen, me gurë, ashtu siç vrasim qentë. Allahu i mallkoftë, sa e shëmtuar ishte kjo përgjigje! Këshilluesit të mirë e besnik, që ishte më i dhembshuri për ta sesa ata për veten e tyre, i dhanë me të keqen përgjigje që mund të mendohet. Atëherë, nuk është çudi që, pas forcimit të kufrit dhe teprimit me padrejtësitë e tyre, Nuhu të bënte një mallkim, që do t’i përfshinte ata nga çdo anë. Ai tha: “Nuhu tha: “O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët! Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu (nga rruga e drejtë) dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë. O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”. [Nuh 26 - 28]. Ndërsa këtu tha:

26:117–118Page 372

قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوۡمِي كَذَّبُونِ ١١٧

He said, "My Lord, indeed my people have denied me.

فَٱفۡتَحۡ بَيۡنِي وَبَيۡنَهُمۡ فَتۡحٗا وَنَجِّنِي وَمَن مَّعِيَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١١٨

Then judge between me and them with decisive judgement and save me and those with me of the believers."

“O Zoti im! Populli im më ka mohuar. Gjyko, atëherë, me drejtësinë Tënde ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që vijnë pas meje!” - Shkatërroji ata që i kanë kaluar kufijtë. Nuhu e dinte mirë se ishin ata mohues që i kishin kaluar kufijtë, prandaj dhe tha: “Gjyko me drejtësinë tënde ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që vijnë pas meje!”

26:119Page 372

فَأَنجَيۡنَٰهُ وَمَن مَّعَهُۥ فِي ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ ١١٩

So We saved him and those with him in the laden ship.

Dhe Ne i shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot. - U shpëtuan Nuhun dhe ata që besimtarë të pakët që ishin me të, duke i mbartur në anijen e mbushur plot me krijesa të ndryshme, sipas urdhrit të Zotit.

26:120Page 372

ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا بَعۡدُ ٱلۡبَاقِينَ ١٢٠

Then We drowned thereafter the remaining ones.

Dhe i mbytëm në ujë ata që mbetën pas. - Pas Nuhut dhe besimtarëve që ishin me të, Zoti i përmbyti të gjithë të tjerët.

26:121Page 372

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٢١

Indeed in that is a sign, but most of them were not to be believers.

Vërtet, këtu ka fakte, por shumica e tyre nuk besojnë. - Në këtë histori, ku Zoti shpëtoi Nuhun dhe përmbyti mohuesit, ka shenja të qarta për vërtetësinë e profetëve Tanë dhe për saktësinë e mesazhit që ata sollën. Nga ana tjetër, ajo tregon edhe për kotësinë dhe përfundimin e keq të idhujtarisë dhe të atyre që mohojnë profetët e Zotit dhe shpalljet e tyre.

26:122Page 372

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٢٢

And indeed, your Lord - He is the Exalted in Might, the Merciful.

Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti. - Me krenarinë dhe forcën e tij, Allahu i poshtëroi e i mposhti mohuesit, duke i mbytur që të gjithë me atë tufan të pashembullt. Allahu është Mëshirëplotë për të dashurit e Tij, që i ka zgjedhur të kujdeset për ta. Ai e shpëtoi Nuhun dhe ata që besuan së bashku me të.

26:123–124Page 372

كَذَّبَتۡ عَادٌ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٢٣

ʿAad denied the messengers

إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٢٤

When their brother Hūd said to them, "Will you not fear Allāh?

Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit. Vëllai i tyre, Hudi, u tha: “A nuk e keni frikë(Allahun)?” - Edhe ky popull i quajtur Ad mohoi profetët e Zotit. Edhe pse mohuan vetëm profetin e tyre Hud, kjo u konsiderua si mohim i të gjithë profetëve të Zotit, sepse mesazhi dhe ftesa e të gjithëve ishte e njëjtë. Vëllai i tyre nga gjaku dhe farefisnia u tha plot urtësi dhe butësi: “A nuk e keni frikë (Allahun)? A nuk po i frikësoheni Zotit dhe të braktisni adhurimin e idhujve?

26:125Page 372

إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ ١٢٥

Indeed, I am to you a trustworthy messenger.

Unë jam një Profet i besuar i dërguar (veç)për ju. - Mua më dërgoi Zoti posaçërisht tek ju dhe për t’u kujdesur për ju. Unë jam besnik i Shpalljes së Tij, dhe ju e dini mirë këtë fakt për mua.

26:126Page 372

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٢٦

So fear Allāh and obey me.

Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua! - Përmbushni hakun e Zotit të Lartësuar, që është devotshmëria ndaj Tij. Kryeni detyrën edhe ndaj meje, pra, bindjen në atë që ju urdhëroj dhe largohuni nga ajo që ju ndaloj. Nuk ka asgjë që t’ju pengojë të bëni një gjë të tillë.

26:127Page 372

وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٢٧

And I do not ask you for it any payment. My payment is only from the Lord of the worlds.

Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. -Për ftesën dhe kumtimin e së vërtetës ndër ju, unë nuk po ju kërkoj ndonjë shpërblim. Unë thjesht dëshiroj të përmirësoj gjendjen tuaj dhe t’ju këshilloj. Nuk po ju rëndoj me asnjë kërkesë.Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve. - Ai është edhe Zoti juaj, që kujdeset për ju me mirësitë e Tij. Ai ju mbulon me mirësitë dhe bujarinë e Tij. Përkujdesi i Allahut për të dashurit e Tij, që e adhurojnë, është shumë më i madh, dhe pikërisht këtë duhet të synoni.

26:128Page 372

أَتَبۡنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ ءَايَةٗ تَعۡبَثُونَ ١٢٨

Do you construct on every elevation a sign,1 amusing yourselves,

A po ndërtoni në çdo kodër përmendore sa për lojë? - Ju ngrini në lugina, kodra e male ndërtesa të kota dhe pa asnjë funksion dhe dobi për dynjanë ose fenë tuaj.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском