As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
النمل
An-Naml
The Ant · Meccan · 93 ayahs
27:1Page 377
طسٓۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡقُرۡءَانِ وَكِتَابٖ مُّبِينٍ ١
Ṭā, Seen.1 These are the verses of the Qur’ān [i.e., recitation] and a clear Book
Allahu i Madhëruar i njofton robërit e Tij për madhështinë e këtij Kur'ani, duke iu referuar me përemër dëftor që përdoret për larg, një stil ky që në gjuhën arabe shërben për të treguar madhështinë dhe rëndësinë e diçkaje. Ai tha:Ta, Sin. Këto janë ajete të Kur'anit, Librit të qartë. - Ato janë shenjat më të larta dhe më të qarta, që të udhëzojnë drejt synimeve më të larta dhe qëllimeve më të rëndësishsme dhe të pastra. Ky Kur'an na udhëzon drejt punëve me të mira dhe që të stolisemi me moralet më të pastra dhe të bukura. Ajetet e këtij libri tregojnë dhe përshkruajnë qartësisht imanin e pastër dhe korrekt që Zoti e do prej nesh dhe që të mundëson që të arrish gradën e jakinit, pra, të sigurisë dhe të bindjes së plotë. Në këtë Libër gjejmë lajmet dhe historitë e popujve të shkuar dhe të atyre që do të vijnë, korrektësisht siç kanë ndodhur dhe do të ndodhin në realitet. Ajetet e këtij libri na ftojnë dhe na mundësojnë që të njohim Zotin e Madhëruar me të gjithë emrat e Tij të bukur, cilësitë e Tij të larta dhe veprat e Tij të plota në çdo drejtim. Ato na prezantojnë profetët dhe evlijatë e Zotit, me një përshkrim aq të qartë, sa duket sikur i shohim me sytë tanë. Megjithatë, shumë njerëz dhe xhindë nuk përfitojnë udhëzimin e plotë dhe nuk mund të gjejnë e të shohin rrugën e drejtë. Të gjithë inatçorët arrogantë e mendjemëdhenj nuk mund të përfitojnë udhëzimin e plotë nga ky Libër, sepse Allahu i Madhëruar e ka ruajtur dhe lartësuar atë nga ata që nuk kanë hajër, nuk e meritojnë të udhëzohen dhe zemrat e të cilëve nuk janë pastruar për t’u ardhur udhëzimi dhe drita e tij. Ata që udhëzohen dhe ndriçohen janë vetëm ata që Allahu i dallon dhe veçon për t’i stolisur me iman. Nëpërmjet Kur'anit ndriçohen zemrat dhe pastrohen shpirtrat. Duke na treguar ndikimin e mrekullueshëm të Kur'anit në zemrat e këtyre fatlumëve, Ai thotë:
Janë udhërrëfyes dhe lajm i mirë për besimtarët -I udhëzon dhe forcon ata që të ndjekin rrugën e drejtë. Kjo shpallje u tregon, mëson dhe qartëson atyre rrugën ku duhet të ecin dhe atë nga e cila duhet të ruhen dhe të largohen. Kur'ani i përgëzon ata për shpërblimin e madh të Zotit dhe i mëson se ky shpërblim do t’u jepet në bazë të udhëzimit dhe nënshtrimit ndaj këtij Libri dhe të jetuarit sipas tij. Nëse dikush pyet: Ata që pretendojnë se kanë iman janë shumë. A pranohet ky pretendim nga çdokush? A ka ndonjë mënyrë për t’i vërtetuar pretendime të tilla të rëndësishme? Këto janë pyetje me vend dhe shumë të rëndësishme, për të cilat të gjithë duhet të mendojnë. Prandaj Allahu i Lartësuar i përshkruan besimtarët e vërtetë duke thënë:
27:3Page 377
ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤۡتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُم بِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ يُوقِنُونَ ٣
Who establish prayer and give zakāh, and of the Hereafter they are certain [in faith].
për ata që e falin rregullisht namazin -Falin namazet e detyrueshme, të pëlqyeshme e vullnetare. Ata i përkryejnë veprat dhe fjalët e namazit, si ato tëjashtmet, ashtu edhe ato të brendshmet. Ata përpiqen vazhdimisht që të plotësojnë shtyllat e namazit, kushtet e saktësisë së tij, veprimet e domosdoshme madje edhe ato të pëlqyeshmet gjatë namazit. Ata kujdesen edhe për punët e brendshme e të fshehta të namazit, për atë që quhet El Hushu’u - frika dhe ndjenja e mbikëqyrjes së Zotit. Pikërisht ky është shpirti dhe thelbi i namazit. Ndjenja e afërsisë dhe pranisë së Zotit është thelbi dhe synimi i namazit. Kjo kërkon, ndër të tjera, që adhuruesi të meditojë me qartësi dhe kujdes në atë që thotë dhe bën gjatë namazit.dhe japin zekatin -Ata japin nga pasuria dhe mirësitë që u ka dhënë Zoti. Ata bëjnë si shpenzimet e detyrueshme, ashtu edhe ato të pëlqyeshme.dhe janë të bindur për botën tjetër. - Imani arrin deri në atë pikë sa zemrat e tyre mbushen me jakin, me siguri të plotë dhe pa asnjë dyshim në të. El Jakin është rezultat i diturisë së plotë që Zoti vendos në zemrën e robit. Ai të nënshtron për të punuar sipas imanit të pastër. Siguria e tyre e plotë për ahiretin i bën që të përpiqen shumë, për të dalë faqebardhë dhe për të fituar atje. Për këtë arsye, ata janë të kujdesshëm dhe të ruhen nga çdo fjalë, punë e vepër që shkakton ndëshkimin. Kjo siguri në zemër për ditën e llogarisë para Zotit është themeli i çdo mirësie, prandaj duhet shumë punë për ta arritur dhe ruajtur në zemër. Nëse ajo cenohet dhe largohet, fatkeqësia është shumë e madhe. I Lartësuari thotë:
27:4Page 377
إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ زَيَّنَّا لَهُمۡ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَهُمۡ يَعۡمَهُونَ ٤
Indeed, for those who do not believe in the Hereafter, We have made pleasing to them their deeds, so they wander blindly.
Sa për ata që nuk besojnë botën tjetër, Ne ua kemi hijeshuar veprat (e këqija) në sytë e tyre -Këta janë ata që e mohojnë ringjalljen dhe jetën e përjetshme dhe e konsiderojnë gënjeshtar çdo njeri që e pranon dhe e beson atë. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë:dhe ata janë të hutuar. -Këta janë të çoroditur, të hallakatur e të pasigurt. Ata i japin përparësi dhe parapëlqejnë zemërimin e Zotit kundrejt kënaqësisë së Tij. Në sytë e tyre janë transformuar dhe përmbysur realiteti dhe vërtetësia e gjërave. Ata të vërtetën e shohin të gënjeshtërt dhe kotësinë e shohin si mirësi dhe drejtësi.
27:5Page 377
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَهُمۡ سُوٓءُ ٱلۡعَذَابِ وَهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ هُمُ ٱلۡأَخۡسَرُونَ ٥
Those are the ones for whom there will be the worst of punishment, and in the Hereafter they are the greatest losers.
Këta janë ata që do të dënohen me dënimin e rëndë... -Ai është dënimi më i madh, më poshtërues dhe më i dhembshëm.dhe do të jenë më të humburit në botën tjetër. - Shiko se si përshkruhet dështimi i tyre, sepse ata humbin veten dhe familjen e tyre Ditën e Kijametit. Ata nuk kanë imanin, në të cilin ftuan profetët, që është kushti i domosdoshëmpër çdo mirësi dhe shpëtimi nga çdo ligësi e fatkeqësi.
27:6Page 377
وَإِنَّكَ لَتُلَقَّى ٱلۡقُرۡءَانَ مِن لَّدُنۡ حَكِيمٍ عَلِيمٍ ٦
And indeed, [O Muḥammad], you receive the Qur’ān from one Wise and Knowing.
Nuk ka dyshim se ti(o Muhamed) po e merr Kur'anin nga Ai që është i Urtë dhe i Gjithëditur. - Këtë Kur'an që po të zbret dhe po të shpallet, dije se po e mer nga Ai që është El Hakim - i Urtë, që i vendos gjërat në vendin e vet dhe u jep hakun që i takon. Ai është gjithashtu El Alim - i Gjithëditur, që i di të gjitha gjërat, madje edhe fshehtësitë më të mëdha të tyre. E fshehta dhe e dukshmja janë njëlloj për Të. Atëherë, duke qenë se ky libër po të jepet nga Ai që është i Urtë dhe i Gjithëditur, kuptohet se ai është tërësisht urtësi dhe udhëzues për të arritur çdo mirësi për njerëzit, sepse Allahu e di më mirë se cilat janë mirësi për njerëzit dhe nevojat e tyre.
27:7Page 377
إِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِأَهۡلِهِۦٓ إِنِّيٓ ءَانَسۡتُ نَارٗا سَـَٔاتِيكُم مِّنۡهَا بِخَبَرٍ أَوۡ ءَاتِيكُم بِشِهَابٖ قَبَسٖ لَّعَلَّكُمۡ تَصۡطَلُونَ ٧
[Mention] when Moses said to his family, "Indeed, I have perceived a fire. I will bring you from there information or will bring you a burning torch that you may warm yourselves."
Kujto kur Musai i tha familjes së vet: -Kujto këtë pjesë të bukur dhe madhështore të historisë së Musait, të birit të Imranit. Në këtë pjesë të historisë flitet për fillesat e shpalljes dhe për faktin se Zoti e përzgjodhi dhe e dalloi Musain mbi të tjerët, duke i shpallur dhe duke i folur drejtpërdrejt. Musai qëndroi në Medjen për disa vite dhe më pas u nis së bashku me familjen e vet për t’u kthyer në Egjipt. Gjatë këtij udhëtimi, ai humbi rrugën në një natë të errët dhe të ftohtë. Në këtë gjendje, ai i thotë familjes së tij.“Unë po shoh një zjarr, prandaj shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose t’ju sjell një dru të ndezur, që të ngroheni.” -Unë pashë një zjarr për së largu dhe shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose t’ju sjell një dru të ndezur që të ngroheni. Pra, shpresoj që atje të gjej ndonjë udhërrëfyes, që të gjejmë rrugën dhe të marr ndonjë dru të ndezur, që edhe ne të ngrohemi. Kjo tregon se ai nuk po e gjente dot rrugën dhe gjithashtu po ndiente ftohtë, e po ashtu edhe familja e tij.
27:8Page 377
فَلَمَّا جَآءَهَا نُودِيَ أَنۢ بُورِكَ مَن فِي ٱلنَّارِ وَمَنۡ حَوۡلَهَا وَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٨
But when he came to it, he was called, "Blessed is whoever is at the fire and whoever is around it. And exalted is Allāh, Lord of the worlds.
Kur arriti te zjarri, u dëgjua një zë: -Atë e thirri Allahu i Lartësuar, që e njoftoi se ai ishte një vend i pastër, i shenjtë dhe i bekuar. Do të mjaftonte si bekim fakti që Allahu i Lartësuar e zgjodhi për t’i folur Musait (a.s) dhe për ta bërë atë Profet.I bekuar është Ai pranë zjarrit dhe ata përreth Tij. I lavdëruar qoftë Allahu, Zot i botëve! -I Dëlirë dhe i Pastër është Zoti nga çdo mendim i keq ose mangësi në përshkrimin dhe veprat e Tij.
27:9Page 377
يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّهُۥٓ أَنَا ٱللَّهُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٩
O Moses, indeed it is I - Allāh, the Exalted in Might, the Wise."
O Musa! Unë jam Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti! - Allahu i Madhëruar e njofton atë se Ai është i vetmi që mertiton të adhurohet. Ashtu siç ka ardhur në një ajet tjetër: "Jam Unë Allahu. Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Meje. Pra, vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin rregullisht për të më kujtuar Mua!" [Ta Ha 14]. Ai është El Aziz - i Plotfuqishmi, Krenari, Ngadhënjimtari, i cili i ka nënshtruar të gjitha gjërat dhe çdo krijesë është nën pushtetin e Tij. Allahu është El Hakim - i Urtë. Ai është i urtë në çdo gjë që ka krijuar. Prej urtësisë së Allahut është edhe fakti se Ai e dërgoi si Profet Musain, birin e Imranit. Allahu e dinte mirë se Ai vlente dhe ishte i duhuri për të mbajtur peshën e profetësisë dhe për t’i folur drejtpërdrejt. Allahu është Krenari e Ngadhënjimtari, dhe për këtë tregon edhe fakti se zemra e robit anon tek Ai dhe ndien qetësi e siguri pranë Tij edhe kur robi është i vetmuar e kundër armiqve të shumtë, të ashpër, tiranë dhe të pamëshirshëm. Edhe sikur kundër teje të jetë e gjithë bota, je i qetë dhe në prehje pranë Allahut, që është Aziz, Krenar Ngadhënjimtar, sepse të gjitha krijesat janë në dorë të Allahut dhe nën pushtetin e Tij. Asgjë nuk lëviz ose të qëndrojë në prehje pa lejen e Zotit të Plotpushtetshëm.
27:10Page 377
وَأَلۡقِ عَصَاكَۚ فَلَمَّا رَءَاهَا تَهۡتَزُّ كَأَنَّهَا جَآنّٞ وَلَّىٰ مُدۡبِرٗا وَلَمۡ يُعَقِّبۡۚ يَٰمُوسَىٰ لَا تَخَفۡ إِنِّي لَا يَخَافُ لَدَيَّ ٱلۡمُرۡسَلُونَ ١٠
And [he was told], "Throw down your staff." But when he saw it writhing as if it were a snake, he turned in flight and did not return.1 [Allāh said], "O Moses, fear not. Indeed, in My presence the messengers do not fear.
Dhe ti hidhe shkopin tënd! Por, kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër,(nga frika) ai u kthye prapa duke mos vështruar pas. - Kur e hodhi shkopin, ai u shndërrua në një gjarpër të madh mashkull, që lëvizte shumë shpejt. Atëherë Musai u kthye të largohej me vrap pa i hedhur sytë pas, nga frika, ashtu siç është natyra njerëzore. Por Allahu i Lartësuar i thotë: “Mos u frikëso!“. Në një ajet tjetër thotë: "Kthehu ku ishe e mos u frikëso se ti je nga ata që janë të sigurt (nga çdo e keqe)." [Kasas 31].(I'u tha)O Musa! Mos u frikëso, se të dërguarit nuk frikësohen pranë Meje! -Sepse të gjitha gjërat e rrezikshme që e frikësojnë robin janë nën caktimin dhe ligjin e Zotit, që vendos për gjithçka. Kështu, ata që Zoti i ka zgjedhur për t’u dhënë shpalljen dhe i ka dalluar mbi të tjerët nuk duhet të kenë frikë nga asgjë, përveç Zotit, e sidomos kur janë pranë Madhërisë së Tij dhe po përjetojnë kënaqësinë dhe privilegjin e madh që Ai po u flet.
27:11Page 377
إِلَّا مَن ظَلَمَ ثُمَّ بَدَّلَ حُسۡنَۢا بَعۡدَ سُوٓءٖ فَإِنِّي غَفُورٞ رَّحِيمٞ ١١
Otherwise, he who wrongs, then substitutes good after evil - indeed, I am Forgiving and Merciful.
Por në qoftë se ndonjë ka bërë gjynah e pastaj e zëvendëson të keqen me të mirën, atëherë s’ka dyshim se Unë jam Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Këta janë ata që frikësohen dhe duhet të frikësohen për shkak të gjynaheve dhe padrejtësive të shkruara. Ndërsa të dërguarit nuk kanë pse të kenë frikë vetminë dhe asgjë tjetër. Megjithatë, edhe ata të cilët kanë bërë padrejtësi e gjynahe, por pastaj janë penduar dhe i kanë zëvendësuar gjynahet me sevape e punë të mira, mosbindjen ndaj Zotit me bindjen ndaj Tij dhe nënshtrim, le ta dinë se Allahu është Falësi i Madh e Mëshirëplotë. Për këtë arsye, askush nuk duhet t’i humbë shpresat nga mëshira dhe falja e Zotit. Allahu i fal dhe mbulon të gjitha gabimet. Ai është më i mëshirshëm me robërit e Tij sesa një nënë me fëmijën e saj.
27:12Page 377
وَأَدۡخِلۡ يَدَكَ فِي جَيۡبِكَ تَخۡرُجۡ بَيۡضَآءَ مِنۡ غَيۡرِ سُوٓءٖۖ فِي تِسۡعِ ءَايَٰتٍ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَقَوۡمِهِۦٓۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ ١٢
And put your hand into the opening of your garment [at the breast]; it will come out white without disease. [These are] among the nine signs [you will take] to Pharaoh and his people. Indeed, they have been a people defiantly disobedient."
Fute dorën nën gjoksin tënd dhe ajo do të dalë e bardhë, pa asnjë njollë! -Pra, pa ndonjë të keqe e sëmundje, si lebra etj. Madje, ajo do të ketë një bardhësi vezulluese, që mrekullon shikuesit nga rrezatimi i saj.Këto janë dy nga nëntë shenjat për Faraonin dhe popullin e tij... - Këto shenja, shkopi që shndërrohet në gjarpër të shpejtë dhe dorës e bardhë vezulluese, ishin dy nga nëntë shenjat që Zoti i dha Musait për të shkuar tek Faraoni dhe populli i tij e për t’i ftuar në rrugën e drejtë....sepse ata janë popull keqbërës. -Ata i kanë kaluar të gjitha kufijtë me shirkun dhe kufrin e tyre, me arrogancën dhe tiraninë ndaj robërve të Zotit. Ata tregohen kryeneçë dhe tiranë në tokë, pa asnjë arsye. Kështu, Musai (a.s) shkoi tek Faraoni dhe rrethi i tij për t’i ftuar të nënshtrohen në Allahun dhe për t’i treguar shenjat e mëdha të Zotit.
27:13Page 377
فَلَمَّا جَآءَتۡهُمۡ ءَايَٰتُنَا مُبۡصِرَةٗ قَالُواْ هَٰذَا سِحۡرٞ مُّبِينٞ ١٣
But when there came to them Our visible signs, they said, "This is obvious magic."
Kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Këto janë sigurisht magji.” -Ato ajete ishin ndriçuese dhe tregonin për të vërtetën. Ato i jepnin dritë njeriut që të shohë të vërtetën, ashtu si dielli që i jep dritë shikimit. Por ata të mjerë thanë: “Kjo është magji e qartë.” Nuk u mjaftoi të thoshin se është magji, por shtuan dhe fjalën “mubin” – pra, e qartë dhe e dukshme lehtësisht për çdo kënd. Kjo është vërtet çudia më e madhe! Ato shenja të mëdha që të hapin sytë dhe që të ndriçojnë shpirtin e zemrën, t’i krahasosh me magjinë dhe punët e shëmtuara?! A nuk tregon kjo për më të madhen poshtërsi dhe më të shëmtuarin mohim e përmbysje të realitetit?!
27:14Page 378
وَجَحَدُواْ بِهَا وَٱسۡتَيۡقَنَتۡهَآ أَنفُسُهُمۡ ظُلۡمٗا وَعُلُوّٗاۚ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُفۡسِدِينَ ١٤
And they rejected them, while their [inner] selves were convinced thereof, out of injustice and haughtiness. So see how was the end of the corrupters.
Ata i mohuan ato në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi... -Ata i mohuan ajetet e Allahut, duke e ditur që nuk kishin të drejtë....edhe pse shpirtrat e tyre ishin të bindur për to(se ishin nga Zoti). -Mohimi dhe refuzimi i tyre nuk ishte për shkak të ndonjë dyshimi e paqartësie nga ata, sepse ata kishin dije të plotë dhe siguri se ato shenja ishin të vërteta nga Zoti dhe se Musai ishte i sinqertë. Kështu, ata me vetëdije po tregoheshin të padrejtë, duke shkelur mbi hakun e Zotit dhe të padrejtë me vetveten, duke zgjedhur me vetëdije ndëshkimin. Ata ishin të padrejtë edhe me robërit e Zotit, duke i penguar nga e vërteta. Gjithashtu, ishin të padrejtë edhe me Profetin e Zotit, prej hakut të të cilit është pasimi e bindja ndaj ftesës së tij.Dhe shikoje se si qe fundi i shkatërrimtarëve! -Ky ishte ndëshkimi i atyre që përhapin shkatërrimin. Ai ishte më i keqi përfundim. Allahu i shkatërroi dhe i mbyti në det. Ai i poshtëroi dhe pasurinë dhe mbretërimin e tyre ua la popullit të përvuajtur, që ishin adhurues të Tij.
27:15Page 378
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا دَاوُۥدَ وَسُلَيۡمَٰنَ عِلۡمٗاۖ وَقَالَا ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي فَضَّلَنَا عَلَىٰ كَثِيرٖ مِّنۡ عِبَادِهِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٥
And We had certainly given to David and Solomon knowledge, and they said, "Praise [is due] to Allāh, who has favored us over many of His believing servants."
Ne u dhamë Daudit dhe Sulejmanit dituri -Allahu i Madhëruar na tregon në Kur'an rreth Daudit dhe birit të tij, Sulejmanit. Allahu u pati dhënë atyre dituri të madhe dhe të gjerë. Thotë i Lartësuari: “Daudi e Sulejmani gjykonin për çështjen e tokës së mbjellë, në të cilën kishin kullotur natën delet e disa njerëzve! Ne e dëshmuam gjykimin e tyre. Ne ia mundësuam Sulejmanit të kuptonte (përgjigjen e saktë) për çështjen. Secilit (prej tyre)u patëm dhënë urtësi e dituri." [Enbija 78, 79]. Ata u treguan mirënjohës dhe falënderues për mirësitë e Zotit të tyre dhe thanë:...dhe ata të dy thanë: “Të gjitha lavdërimet qofshin vetëm për Allahun, që na dalloi mbi shumë robër të Tij besimtarë!”. -Ata e falënderuan dhe e lavdëruan Zotin, sepse, së pari, i bëri besimtarë dhe, së dyti, i bëri besimtarë nga më të zgjedhurit. Allahu i dalloi me shumë veçori mes besimtarëve të mirë e të lumtur. Nuk ka dyshim se besimtarët ndahen në katër grada:1. Salihun - punëmirë.2. Shuheda - dëshmorët.3. Sidikinët - të sinqertët.4. Profetët.Daudi dhe Sulejmani ishin nga profetët më të zgjedhur, edhe pse pak më poshtë se Ulul Azmi (5 profetët më të dalluar). Nuk ka dyshim se ata ishin nga profetët më të dalluar, që Zoti i ka përmendur dhe lavdëruar shpesh në Librin e Tij. Kështu, ata e lavdëruan Allahun, që i ngriti në këtë gradë. Kjo është shenja e lumturisë së robit: që ai të tregojë mirënjohje ndaj Allahut për të gjitha mirësitë, të fesë e besimit dhe ato të dynjasë, dhe të shohë dhe besojë se të gjitha mirësitë vijnë prej Allahut; të mos lëvdohet e vetëkënaqet, por përkundrazi, të shohë mangësitë e veta dhe të besojë se ato mirësi meritojnë shumë e më shumë mirënjohje e lavdërim të Allahut. Pasi i lëvdoi të dy, Allahu i Madhëruar vijoi të lëvdojë në mënyrë të veçantë Sulejmanin (a.s), për vetë faktin se i kishte dhuruar një pushtet dhe mbretërim të madh, veçori që nuk ia kishte dhënë të atit. Ai thotë:
27:16Page 378
وَوَرِثَ سُلَيۡمَٰنُ دَاوُۥدَۖ وَقَالَ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ عُلِّمۡنَا مَنطِقَ ٱلطَّيۡرِ وَأُوتِينَا مِن كُلِّ شَيۡءٍۖ إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَضۡلُ ٱلۡمُبِينُ ١٦
And Solomon inherited David. He said, "O people, we have been taught the language of birds, and we have been given from all things. Indeed, this is evident bounty."
Sulejmani qe trashëgimtari i Daudit. - Ai trashëgoi profetësinë dhe diturinë nga i ati, por Zoti i shtoi edhe dituri tjetër. Sulejmani përfitoi nga dituria e të atit, por Zoti e dalloi duke i mësuar diçka tjetër, sikurse tregon për këtë ajeti në vijim:-Ai tha: “O njerëz! Neve na ka mësuar Allahu gjuhën e shpendëve” -Duke lavdëruar Allahun dhe i gëzuar për këtë mirësi që Ai i kishte dhënë, Sulejmani u drejtohet njerëzve dhe u thotë: “O njerëz! Neve na ka mësuar Allahu gjuhën e shpendëve...". Sulejmani (a.s) e kuptonte çfarë flisnin shpendët dhe e fliste gjuhën e tyre, siç foli me pupëzën, ose siç kuptoi fjalët e milingonës, që do të tregohet më pas. Kjo mirësi nuk i ishte dhënë askujt, përveç Sulejmanit (a.s).“...e na ka dhuruar nga çdo mirësi.” - Allahu na dhuroi nga çdo mirësi dhe të gjitha mjetet e kushtet për një pushtet dhe mbretërim, që askush nuk e ka pasur. Në fakt, Sulejmani ishte lutur për diçka të tillë, kur tha: “O Zoti im! Më fal (gabimin)dhe më dhuro një pushtet të tillë, që askush pas meje nuk do ta ketë! Vërtet, Ti je dhuruesi më i madh!" [Sad 35]. Kështu, ndër të tjera, Allahu i Lavdëruar ia nënshtroi atij shejtanët (xhindët), që bënin për të çdo gjë që ai dëshironte dhe punë që askush tjetër nuk mund t'i kryente. Allahu i Lartësuar i nënshtroi gjithashtu erën, me të cilën udhëtimin e një muaji e bënte brenda paradites dhe kthimin e bënte brenda një pasditeje.“Vërtet kjo është një mirësi e madhe (nga Allahu)”. -Kjo mirësi që na dhuroi Zoti dhe na dalloi mbi shumë e shumë të tjerë është një bekim i madh. Kështu, Sulejmani e pranoi me përunjësi e mirënjohje se të gjitha këto ishin mirësi prej Allahut të Lartësuar.
27:17Page 378
وَحُشِرَ لِسُلَيۡمَٰنَ جُنُودُهُۥ مِنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ وَٱلطَّيۡرِ فَهُمۡ يُوزَعُونَ ١٧
And gathered for Solomon were his soldiers of the jinn and men and birds, and they were [marching] in rows
Sulejmanit i ishin rreshtuar ushtritë e veta, - xhindët, njerëzit dhe shpendët, - dhe të gjitha mbanin rregull dhe disiplinë. -U grumbulluan përpara tij ushtritë e përbëra nga lloje të ndryshme krijesash, - njerëz, xhindë, shejtanë dhe zogj. Ata rreshtoheshin me një rregull të jashtëzakonshëm, kur lëviznin dhe kur qëndronin. Të gjithë ishin gati për luftë në çdo moment kur u kërkohej. Të gjithë merrnin urdhër direkt nga Sulejmani dhe askush nuk mund të dilte jashtë rregullave të vendosura nga komandanti apo të rebeloheshin. I Lavdëruari thotë: "Kjo është dhurata Jonë (për ty). Dhe ti jep (prej pasurisë) ose mos jep (prej saj), se për këtë nuk do të merresh në përgjegjësi." [Sad 39]. Pra, ishte ai që vendoste në çdo çështje. Kështu, Sulejmani (a.s) u nis në një nga udhëtimet e tij ushtarake me disa prej këtyre ushtrive të mëdha.
27:18Page 378
حَتَّىٰٓ إِذَآ أَتَوۡاْ عَلَىٰ وَادِ ٱلنَّمۡلِ قَالَتۡ نَمۡلَةٞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّمۡلُ ٱدۡخُلُواْ مَسَٰكِنَكُمۡ لَا يَحۡطِمَنَّكُمۡ سُلَيۡمَٰنُ وَجُنُودُهُۥ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ١٨
Until, when they came upon the valley of the ants, an ant said, "O ants, enter your dwellings that you not be crushed by Solomon and his soldiers while they perceive not."
Më në fund, kur mbërritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O ju milingona, hyni në foletë tuaja, që të mos ju shtypin Sulejmani dhe ushtria e tij pa dashje!”. - Milingona paralajmëroi llojin e saj, që kishin mbushur atë luginë, që të ruheshin nga ushtria e Sulejmanit, se mos i shkelte. Kjo ka mundësi të ketë ndodhur ose me një mrekulli nga Zoti, që fjalët e asaj milingone të dëgjoheshin për të gjitha milingonat e luginës, ose milingona njoftoi ato rreth saj dhe lajmi u përhap mes tyre me shpejtësi. Mënyra e ruajtjes nga ushtria e Sulejmanit do të ishte duke u fshehur në vendbanimet e tyre. Milingona e dinte mirë madhështinë e Sulejmanit dhe të ushtrive të tij, por e dinte edhe drejtësinë e tij, prandaj edhe e justifikoi Sulejmanin duke thënë se ai mund t’i dëmtonte pa dashje. Sulejmani (a.s) dëgjoi fjalët e saj dhe i kuptoi.
27:19Page 378
فَتَبَسَّمَ ضَاحِكٗا مِّن قَوۡلِهَا وَقَالَ رَبِّ أَوۡزِعۡنِيٓ أَنۡ أَشۡكُرَ نِعۡمَتَكَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَيَّ وَأَنۡ أَعۡمَلَ صَٰلِحٗا تَرۡضَىٰهُ وَأَدۡخِلۡنِي بِرَحۡمَتِكَ فِي عِبَادِكَ ٱلصَّٰلِحِينَ ١٩
So [Solomon] smiled, amused at her speech, and said, "My Lord, enable me1 to be grateful for Your favor which You have bestowed upon me and upon my parents and to do righteousness of which You approve. And admit me by Your mercy into [the ranks of] Your righteous servants."2
Sulejmani buzëqeshi me fjalët e saj dhe tha: “O Zoti im! më jep forcë, që të të falënderoj për të mirat e Tua që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, që Ti i pëlqen! Gjithashtu, me mëshirën Tënde, më fut në mesin e robërve të Tu të mirë!” - Atij i pëlqyen shumë fjalët e milingonës dhe kujdesi i saj për popullin e vet. Subhanallah! Sa të mirë dhe me moral kanë qenë profetët e Zotit! Çuditeshin kur duhej dhe gëzimi i tyre ishte me masë. Asnjëherë nuk e kalonin masën e buzëqeshjes. I tillë ishte edhe Profeti ynë (a.s), që buzëqeshte dhe gjithmonë e shihje buzagaz. Të qeshurit me të madhe dhe me zë të lartë tregon mendjelehtësi dhe mangësi, si dhe një edukatë të ulët. Nga ana tjetër, të qëndruarit i vrenjtur dhe pa buzëqeshur kurrë është shumë e çuditshme dhe jo e këndshme. Ai tregon gjithashtu vrazhdësi morali dhe natyrë të ashpër. Profetët kanë qenë të ruajtur nga të tilla mangësi. Pastaj Sulejmani e falënderon Allahun për këtë mirësi që i pati dhuruar dhe tha: “O Zoti im! më jep forcë..." Pra, më frymëzo dhe më jep forcë e udhëzim që: "...të të falënderoj për të mirat e Tua, që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi..." Sigurisht që mirësitë ndaj prindërve janë mirësi edhe për fëmijën, për të cilat fëmija duhet të falënderojë Zotin. Kështu, Sulejmani u lut që Zoti t’i jepte frymëzim e forcë, që të mund të tregohej mirënjohës për mirësitë e besimit dhe mirësitë e dynjasë, që i kishte dhënë atij dhe prindërve të tij. Ai u lut gjithashtu dhe tha: "...dhe që të bëj vepra të mira, që Ti i pëlqen!" Pra, më jep forcë e sukses, më bëj të aftë që të bëj punë të mira, që Ti i do dhe je i kënaqur! Dhe dihet se Zoti kënaqet me ato punë që plotësojnë dy kushte: së pari, ato punë janë në përputhje me porositë e Tij dhe, së dyti, kryhen me sinqeritet dhe janë të pastra nga mangësitë dhe gjërat që i prishin ato. Pastaj u lut për mëshirë nga Zoti dhe për ta bërë prej besimtarëve të mirë, duke thënë: "Me mëshirën Tënde, më fut në mesin e robërve të Tu të mirë!”. Mëshira e posaçme është bërë për të mirët, me gjithë gradat dhe nivelet e tyre. Ky ishte një shembull që na tregon reagimin e Sulejmanit, kur dëgjoi milingonën. Në vijim, Allahu i Lavdëruar na tregon një tjetër shembull dhe sjellje të Sulejmanit gjatë bisedës me zogjtë.
27:20Page 378
وَتَفَقَّدَ ٱلطَّيۡرَ فَقَالَ مَالِيَ لَآ أَرَى ٱلۡهُدۡهُدَ أَمۡ كَانَ مِنَ ٱلۡغَآئِبِينَ ٢٠
And he took attendance of the birds and said, "Why do I not see the hoopoe - or is he among the absent?
Ai bëri shikimin rreshtor të shpendëve e tha: “Përse nuk po e shoh pupëzën? Apo, vallë, mungon?! -Kjo tregon për rigorozitetin e Sulejmanit në ndjekjen me përkushtim të çështjeve të ushtrisë, qofshin ato të vogla në dukje, qofshin të mëdha. Atij nuk i shpëtonte asgjë nga lëvizjet e ushtarëve të tij. Aq i vëmendshëm ishte, saqë nuk la pas dore edhe çështjen e kësaj pjesëtareje të vogël të ushtrisë, pupëzës. Ai tha: “Përse nuk po e shoh pupëzën? Apo mungon?” Pra, shikoni a është prezent dhe në vendin e caktuar? A është e gjithë ushtria prezent apo mungon dikush? Ky është kuptimi i ajetit dhe jo siç thonë disa që nuk kanë asnjë argument dhe pretendojnë se Sulejmani pyeti për pupëzën sepse kishte nevojë që ajo t’i tregonte ku ishin burimet e ujit. Sipas tyre, pupëza mund të shohë ujin edhe nën tokën e ngjeshur dhe të fortë. Por ky mendim nuk ka asnjë argument ku të mbështetet. Madje argumentet logjike tregojnë për pavërtetësinë e saj. Sa për argumentin logjik, është e ditur nga përvoja dhe njohuritë e njerëzve se nuk ka ndonjë gjallesë që të arrijë të shohë poshtë shtresave të tokës. Nëse do të ishte kështu, do ta përmende Zoti, sepse kjo do të ishte nga shenjat më të mëdha dhe të veçanta. Ndërsa nga ajeti mund të themi se, nëse do të ishte e vërtetë ai pretendim, do të thuhej shprehimisht se Sulejmani kërkoi pupëzën që t’i tregonte për vendndodhjen e ujit. Por e vërteta është se Sulejmani kërkoi për pupëzën thjesht për të parë e kontrolluar ushtrinë e tij. Pastaj Sulejmani (a.s) nuk kishte nevojë që të pyeste dhe të priste ndihmën e një zogu për të gjetur ujë. Ai kishte në shërbimin e tij ifritë e shejtanë që mund t’i gërmonin e gjenin ujë, edhe sikur të ishte shumë thellë në tokë, mjaft që ai t'i urdhëronte. Gjithashtu, Allahu i kishte vënë në shërbim erën, që ishte shumë e shpejtë. Atëherë, si mund të kishte nevojë për pupëzën?! Në shumë tefsirë sillen të tilla shpjegime, që, në fakt, i marrin nga gojëdhënat e çifutëve, të ashtuquajtura israilijate, duke harruar dhe duke u treguar të pavëmendshëm që mund të bien ndesh me kuptimin e saktë të ajeteve. Kjo është shumë e keqe, sepse brezat i transmetojnë fjalët nga njëri tjetri, dhe kështu brezat pasardhës i mendojnë si të vërteta. Kështu mbushen tefsiret me fjalë të tilla të pabazuara. I dituri e di mirë se ky është një libër madhështor, që Zoti e ka sjellë në gjuhë arabe të pastër, nëpërmjet të cilit Zoti u foli të gjithë njerëzisë, si të diturve, ashtu edhe të paditurve dhe i urdhëroi që të meditojnë në kuptimet dhe kumtet e tij dhe t’i kuptojnë ato sipas rregullave dhe kuptimeve të sakta të arabishtes, që e kuptojnë arabët. Nëse dikush gjen fjalë nga popuj të tjerë, atëherë i kthen këto kuptime dhe i sheh nën dritën e kuptimeve të qarta të arabishtes. Nëse u përputhen atyre kuptimeve dhe nuk bien ndesh me to, pranohen. Por nëse bien ndesh me termat dhe kuptimet që ato sjellin, ose me njërin nga dy drejtimet, atëherë refuzohet, madje mund të dëshmohet për papranueshmërinë e tyre, sepse kemi një themel që e dëshmon këtë, që është gjuha arabe dhe kuptimet e saj. E rëndësishme, shkaku që Sulejmani e kërkoi pupëzën ishte përkushtimi dhe rregullsia e tij në kontrollin mbi ushtrinë e tij. Ai ishte aq i kujdesshëm saqë kontrollonte edhe një zog si pupëza kur thotë: “Përse nuk po e shoh pupëzën? Apo mungon? Mos, vallë, unë jam i pakujdesshëm dhe më shpëtoi, apo unë kam të drejtë dhe ajo ende nuk është rreshtuar, duke thyer urdhrin tim dhe duke vepruar pa lejen time?” Prandaj shprehu zemërim dhe e kërcënoi më pas për dënim, duke thënë:
27:21Page 378
لَأُعَذِّبَنَّهُۥ عَذَابٗا شَدِيدًا أَوۡ لَأَاْذۡبَحَنَّهُۥٓ أَوۡ لَيَأۡتِيَنِّي بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ ٢١
I will surely punish him with a severe punishment or slaughter him unless he brings me clear authorization."1
Unë do ta dënoj atë ashpër ose do ta ther, në qoftë se nuk më sjell arsye të fortë (për mungesën)!” - Pra, ose do ta dënoj rëndë, ose do ta vras fare, në qoftë se nuk më sjell arsye të fortë për mungesën. Pra, ose do të më sjellë argument të qartë dhe të justifikueshëm për moskryerjen e urdhrit, ose e pret ky dënim. Kjo tregon ndër të tjera për drejtësinë dhe mosnxitimin e Sulejmanit. Ai nuk nxitohet që të kërcënojë me ndëshkim ata që thyejnë urdhrin e tij, por tregon se u jep mundësi që të arsyetohen.
27:22Page 378
فَمَكَثَ غَيۡرَ بَعِيدٖ فَقَالَ أَحَطتُ بِمَا لَمۡ تُحِطۡ بِهِۦ وَجِئۡتُكَ مِن سَبَإِۭ بِنَبَإٖ يَقِينٍ ٢٢
But he [i.e., the hoopoe] stayed not long and said, "I have encompassed [in knowledge] that which you have not encompassed, and I have come to you from Sheba with certain news.
Por nuk zgjati shumë dhe ajo(pupëza)erdhi. - Kjo tregon për respektin e madh të ushtarëve dhe se sa të kujdesshëm ishin ata për përmbushjen e urdhrave të Sulejmanit. Madje edhe pupëza, që ishte e justifikuar për vonesën e saj, nuk ia lejoi vetes të vonohej shumë, por erdhi me të shpejtë dhe i tha:Unë isha në vende që ti nuk ke qenë... -Unë kam një informacion që ti nuk e di, me gjithë diturinë e gjerë dhe gradën tënde të lartë....dhe vij nga Sebei me lajme të vërteta. -Po të sjell një lajm të sigurt nga Sebei, një mbretëri e njohur ne Jemen. Pastaj filloi t’i shtjellonte këtë lajm:
27:23Page 379
إِنِّي وَجَدتُّ ٱمۡرَأَةٗ تَمۡلِكُهُمۡ وَأُوتِيَتۡ مِن كُلِّ شَيۡءٖ وَلَهَا عَرۡشٌ عَظِيمٞ ٢٣
Indeed, I found [there] a woman ruling them, and she has been given of all things, and she has a great throne.
Atje pashë se ata i sundonte një grua. -Një grua ishte në krye të popullit të saj. Ajo ishte një grua e mençur që:Asaj i ishte dhënë nga çdo gjë dhe kishte një fron madhështor. -Asaj i ishte dhënë gjithçka që mund të kishte një mbret, si pasuri, armë, ushtri, kështjella etj. Mes të tjerash, asaj i ishte dhënë: "... një fron madhështor." Froni i mbretërisë së saj ishte i jashtëzakonshëm. Madhështia e fronit tregonte madhështinë e mbretërimit dhe këshilltarët e shumtë.
27:24Page 379
وَجَدتُّهَا وَقَوۡمَهَا يَسۡجُدُونَ لِلشَّمۡسِ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَصَدَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّبِيلِ فَهُمۡ لَا يَهۡتَدُونَ ٢٤
I found her and her people prostrating to the sun instead of Allāh, and Satan has made their deeds pleasing to them and averted them from [His] way, so they are not guided,
Gjithashtu, pashë që ajo dhe populli i saj adhuronin Diellin e jo Allahun. -Ata ishin popull idhujtar, që adhuronin diellin.Shejtani ua kishte hijeshuar veprat në sytë e tyre dhe i kishte larguar nga rruga... -Ata pandehnin se ishin në të drejtën.... kështu që ata nuk e kishin gjetur udhën e drejtë. - Sepse ai që mendon se është në të drejtën nuk ia hedh sytë asnjë ftese tjetër dhe nuk ka shpresë në udhëzimin e tij, derisa të mendojë seriozisht dhe me objektivitet.
27:25Page 379
أَلَّاۤ يَسۡجُدُواْۤ لِلَّهِ ٱلَّذِي يُخۡرِجُ ٱلۡخَبۡءَ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَيَعۡلَمُ مَا تُخۡفُونَ وَمَا تُعۡلِنُونَ ٢٥
[And] so they do not prostrate to Allāh, who brings forth what is hidden within the heavens and the earth and knows what you conceal and what you declare -
(Shejtani i kishte mashtruar) Që të mos i përuleshin Allahut, i Cili zbulon çdo të fshehtë në qiej e në Tokë dhe që e di atë që fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi. -Allahu i di të gjitha fshehtësitë në lartësitë e qiejve dhe thellësitë e tokës, edhe krijesat më të vogla, farat e bimëve dhe fshehtësitë e gjokseve e shpirtrave. Ai e nxjerr atë që fshihet në qiell dhe në tokë, duke lëshuar shiun dhe duke bërë farat e fshehura të mbijnë dhe të rriten. Allahu do të nxjerrë ato që fshihen në tokë kur t’i fryhet Surit Ditën e Ringjalljes dhe kur të vdekurit të dalin të gjithë dhe të llogariten e të shpërblehen sipas punëve të tyre. Ai e di mirë atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi.
27:26Page 379
ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ۩ ٢٦
Allāh - there is no deity except Him, Lord of the Great Throne."
Është Allahu! Nuk ka zot tjetër(që e meriton të adhurohet) përveç Tij! Ai është Zoti i Fronit të Madh. -Vetëm Atij i duhet dedikuar adhurimi, dashuria e plotë, pendimi i sinqertë dhe dorëzimi. Ai është i Vetmi i Adhuruar për vetë cilësitë dhe përshkrimet e Tij të plota dhe absolute dhe për mirësitë e Tij të shumta, që e bëjnë detyrë mirënjohjen ndaj Tij dhe dashurinë e plotë për Të. Ai është Zoti i Fronit të madh, i cili është mbulesa e të gjithë krijimit të Zotit dhe ka përfshirë qiejt dhe Tokën. Ai është Mbreti dhe Sunduesi me pushtetin madhështor, i Lartësuari dhe i Lavdëruari. Ai është Zoti i Vetëm, para të Cilit duhet të përulesh, t’i biesh në ruku dhe në sexhde. Kështu pupëza shpëtoi nga ndëshkimi duke i sjellë këtë lajm të madh. Sulejmani u çudit si nuk kishte patur informacion për këtë lajm. Duke treguar maturinë dhe kujdesin që të mos pranonte çdo lajm pa e vërtetuar, ai tha:
27:27–28Page 379
۞ قَالَ سَنَنظُرُ أَصَدَقۡتَ أَمۡ كُنتَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ ٢٧
[Solomon] said, "We will see whether you were truthful or were of the liars.
ٱذۡهَب بِّكِتَٰبِي هَٰذَا فَأَلۡقِهۡ إِلَيۡهِمۡ ثُمَّ تَوَلَّ عَنۡهُمۡ فَٱنظُرۡ مَاذَا يَرۡجِعُونَ ٢٨
Take this letter of mine and deliver it to them. Then leave them and see what [answer] they will return."
Do të shohim shpejt, nëse ke thënë të vërtetën apo ke gënjyer! Shko me këtë letrën time dhe jepua tyre! Pastaj largohu(pak)nga ata dhe përgjo se çfarë do të thonë! -Pra, e ngarkoi me misionin e ri që të dërgonte atje letrën e tij dhe të shihte se si do të vepronin. Dhe ashtu veproi Pupëza. Atëherë, mbretëresha Belkisë i thotë rrethit të saj të ngushtë:
27:29Page 379
قَالَتۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ إِنِّيٓ أُلۡقِيَ إِلَيَّ كِتَٰبٞ كَرِيمٌ ٢٩
She said, "O eminent ones, indeed, to me has been delivered a noble letter.
Ajo(mbretëresha)tha: “O fisnikë! Mua më ka ardhur një mesazh i rëndësishëm.” -Sapo më ra në dorë një mesazh i rëndësishëm dhe shumë i vlefshëm nga mbreti më i madh dhe më i njohur në botë.
27:30Page 379
إِنَّهُۥ مِن سُلَيۡمَٰنَ وَإِنَّهُۥ بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٣٠
Indeed, it is from Solomon, and indeed, it is [i.e., reads]: 'In the name of Allāh, the Entirely Merciful, the Especially Merciful,
Ai është prej Sulejmanit dhe (thotë): “Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit.” (Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.)-Pastaj sqaroi përmbajtjen e këtij mesazhi:
27:31Page 379
أَلَّا تَعۡلُواْ عَلَيَّ وَأۡتُونِي مُسۡلِمِينَ ٣١
Be not haughty with me but come to me in submission [as Muslims].'"
Mos ngrini krye kundër meje, por ejani të bindur në fenë e vërtetë! -Mos ngrini krye kundër meje, por duhet të pranoni të jeni nën pushtetin Tim. Nënshtrohuni nën urdhrat e mi dhe të më vini si muslimanë. Një mesazh i shkurtër dhe i qartë në përmbajtjen e tij. I ndaloi nga arroganca dhe rebelimi, i ndaloi që të vazhdonin në gjendjen që ishin, i urdhëroi që të nënshtroheshin nën sundimin dhe urdhrat e Tij dhe të pranonin ftesën e tij në Islam. Nga kjo kuptohet se është e pëlqyeshme që letrat të fillohen me “Bismilah” dhe të vendoset emri i autorit në fillim të mesazhit.
27:32Page 379
قَالَتۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ أَفۡتُونِي فِيٓ أَمۡرِي مَا كُنتُ قَاطِعَةً أَمۡرًا حَتَّىٰ تَشۡهَدُونِ ٣٢
She said, "O eminent ones, advise me in my affair. I would not decide a matter until you witness [for] me."1
Ajo tha: “O fisnikë! Më këshilloni për këtë çështje!” - Ngaqë ishte një grua e mençur dhe e urtë, ajo mblodhi të mëdhenjtë e mbretërisë së saj dhe tha: “O fisnikë! Më këshilloni për këtë çështje!" Pra, më këshilloni çfarë përgjigje t’i japim këtij mesazhi? A të hyjmë nën mbretërimin e tij dhe të nënshtrohemi, apo si të veprojmë?Për asnjë çështje nuk kam vendosur pa ju(pa pëlqimin tuaj)! -Kurrë nuk kam vendosur vetëm, pa marrë fillimisht mendimin, këshillimin dhe arsyetimin tuaj.
27:33Page 379
قَالُواْ نَحۡنُ أُوْلُواْ قُوَّةٖ وَأُوْلُواْ بَأۡسٖ شَدِيدٖ وَٱلۡأَمۡرُ إِلَيۡكِ فَٱنظُرِي مَاذَا تَأۡمُرِينَ ٣٣
They said, "We are men of strength and of great military might, but the command is yours, so see what you will command."
Ata (paria)i thanë: “Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por vendimi të takon ty.” -Nëse vendos ta refuzosh urdhrin e tij, dije se ne jemi luftëtarë të sprovuar dhe të fortë. Me sa duket, ata anonin më shumë në këtë mendim që, nëse do të merrej për bazë do të shënonte fundin e tyre. Sidoqoftë, nuk e dhanë si një version përfundimtar, por e lanë të hapur mundësinë, duke thënë:Prandaj vendos se çfarë urdhri do të na japësh!-Je ti ajo që vendos. - E thanë këtë, sepse ishin të bindur për urtësinë dhe mençurinë e Belkisës në vendimet që merrte. Pra mendohu dhe vendos me urtësi dhe qetësi se çfarë do të veprojmë. Kështu, ajo filloi t’u fliste dhe t’i bindte për saktësinë e mendimit dhe vendimit të saj, si dhe për rrezikshmërinë e mendimit të tyre. Ajo tha:
27:34Page 379
قَالَتۡ إِنَّ ٱلۡمُلُوكَ إِذَا دَخَلُواْ قَرۡيَةً أَفۡسَدُوهَا وَجَعَلُوٓاْ أَعِزَّةَ أَهۡلِهَآ أَذِلَّةٗۚ وَكَذَٰلِكَ يَفۡعَلُونَ ٣٤
She said, "Indeed kings - when they enter a city, they ruin it and render the honored of its people humbled. And thus do they do.
Mbretërit - kur e pushtojnë një vend, e shkatërrojnë atë dhe i poshtërojnë fisnikët e atij vendi. Kështu veprojnë ata. -Kështu veprojnë mbretërit kur hyjnë me luftë: ata vrasin, skllavërojnë dhe marrin pasuritë e njerëzve. Ata shkatërrojnë vendin dhe i shndërrojnë udhëheqësit në robër e të poshtëruar, prandaj vendimi për luftë nuk është shumë i urtë dhe i dobishëm. Gjithashtu, nuk kam për t’iu bindur atij menjëherë, derisa të zbuloj qëllimet e tij. Do të bëjmë edhe një lëvizje të fundit, që pastaj të jemi të qartë në çdo gjë që do të vendosim. Më pas. Belkisa zbuloi planin e saj të veprimit:
27:35Page 379
وَإِنِّي مُرۡسِلَةٌ إِلَيۡهِم بِهَدِيَّةٖ فَنَاظِرَةُۢ بِمَ يَرۡجِعُ ٱلۡمُرۡسَلُونَ ٣٥
But indeed, I will send to them a gift and see with what [reply] the messengers will return."
Po unë do t’i dërgoj atij një dhuratë të madhe dhe do të shoh se çfarë(përgjigje)do të më sjellin të dërguarit(e mi).” -Do të shoh, a do të vazhdojë me qëndrimin e tij të mëparshëm apo do të ndryshojë? Pastaj do të shohim edhe reagimin e ushtrisë së tij. Kështu, ajo i dërgoi Sulejmanit shumë dhurata, nëpërmjet një delegacioni me burra të mençur dhe të urtë nga rrethi i saj.
27:36Page 380
فَلَمَّا جَآءَ سُلَيۡمَٰنَ قَالَ أَتُمِدُّونَنِ بِمَالٖ فَمَآ ءَاتَىٰنِۦَ ٱللَّهُ خَيۡرٞ مِّمَّآ ءَاتَىٰكُمۚ بَلۡ أَنتُم بِهَدِيَّتِكُمۡ تَفۡرَحُونَ ٣٦
So when they came to Solomon, he said, "Do you provide me with wealth? But what Allāh has given me is better than what He has given you. Rather, it is you who rejoice in your gift.
Kur(të dërguarit)shkuan te Sulejmani, ai tha: “Vallë, me pasuri do të më joshni mua?!”” - Kur të dërguarit e mbretëreshës shkuan tek Sulejmani me dhuratat e saj Sulejmani e refuzoi i zemëruar, sepse ata nuk i qenë përgjigjur ftesës. Ai u tha:“Ajo që ma ka dhënë Allahu mua, është shumë më e mirë se ajo që jua ka dhënë juve.” - Këto dhurata nuk më bëjnë asnjë përshtypje, sepse ato që më ka dhuruar Allahu janë shumë më të mira se ajo që keni ju.“Jeni ju ata që gëzoheni me dhurata!” -Ju gëzoheni e mashtroheni me dhurata, sepse ju e doni këtë dynja. Ato që keni në duart tuaja janë shumë më të pakta se ato që Zoti më ka dhënë me bujarinë e Tij. Pastaj i dha korrierit këtë mesazh gojarisht, pa e shkruar, duke vërejtur se ishte i mençur dhe do ta përcillte me saktësi:
27:37Page 380
ٱرۡجِعۡ إِلَيۡهِمۡ فَلَنَأۡتِيَنَّهُم بِجُنُودٖ لَّا قِبَلَ لَهُم بِهَا وَلَنُخۡرِجَنَّهُم مِّنۡهَآ أَذِلَّةٗ وَهُمۡ صَٰغِرُونَ ٣٧
Return to them, for we will surely come to them with soldiers that they will be powerless to encounter, and we will surely expel them therefrom in humiliation, and they will be debased."
Kthehuni atje, - u tha të dërguarve - dhe të jeni të sigurt se ne do t’u shkojmë me ushtri të papërballueshme nga ata dhe do t’i dëbojmë prej andej të poshtëruar e të përulur! -Shko tek ata dhe jepu mesazhin e Sulejmanit. Ai i urdhëroi që të niseshin me në krye mbretëreshën e të vinin tek Sulejmani. Ai e dinte se atyre nuk u mbetej gjë tjetër veçse të vinin tek ai të dorëzuar.
27:38Page 380
قَالَ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ أَيُّكُمۡ يَأۡتِينِي بِعَرۡشِهَا قَبۡلَ أَن يَأۡتُونِي مُسۡلِمِينَ ٣٨
[Solomon] said, "O assembly [of jinn], which of you will bring me her throne before they come to me in submission?"
Pastaj Sulejmani tha: “O fisnikë! Cili prej jush do të ma sjellë fronin e saj(Belkisës), para se ata të më vijnë të dorëzuar?” -Ai u tha xhindëve dhe njerëzve që uleshin pranë tij: “O fisnikë! Cili prej jush do të ma sjellë fronin e saj (Belkisës), para se ata të më vijnë të dorëzuar? Pra, të bëjmë diçka me pasurinë e tyre, para se të vijnë, sepse kur të bëhen muslimanë, pasuria e tyre do të jetë e paprekshme.
27:39Page 380
قَالَ عِفۡرِيتٞ مِّنَ ٱلۡجِنِّ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبۡلَ أَن تَقُومَ مِن مَّقَامِكَۖ وَإِنِّي عَلَيۡهِ لَقَوِيٌّ أَمِينٞ ٣٩
A powerful one from among the jinn said, "I will bring it to you before you rise from your place, and indeed, I am for this [task] strong and trustworthy."
Ifriti, - një prej xhindëve - tha: “Unë do të ta sjell atë para se të ngrihesh nga vendi ku je ulur. Unë kam fuqi të plotë për këtë(detyrë) dhe jam besnik(i sprovuar).” -El-Ifrit është një xhind shumë i fortë dhe i shkathët. Ai tha: “Unë do të ta sjell atë para se të ngrihesh nga vendi ku je ulur. Unë kam fuqi të plotë për këtë (detyrë) dhe jam besnik (i sprovuar).” Në atë kohë Sulejmani ishte në Sham dhe për të shkuar në Jemen do t’i duhej dy muaj që të shkonte e dy muaj që të kthehej. Megjithatë, ky Ifrit jep fjalën që, megjithëse ishte një fron i madh dhe i rëndë: “unë do të ta sjell para se të ngrihesh nga ky vend në të cilin je ulur”. Zakonisht kuvendet mund të zgjasin 3-5 orë. Mendo pak për këtë mbret madhështor, që kishte në popullin e tij dikë me një forcë dhe aftësi të tilla të pashembullta!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences