As-Sa'diAn‑Naml · 27:40–77

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

An-Naml 27:40–77

27:40Page 380

قَالَ ٱلَّذِي عِندَهُۥ عِلۡمٞ مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبۡلَ أَن يَرۡتَدَّ إِلَيۡكَ طَرۡفُكَۚ فَلَمَّا رَءَاهُ مُسۡتَقِرًّا عِندَهُۥ قَالَ هَٰذَا مِن فَضۡلِ رَبِّي لِيَبۡلُوَنِيٓ ءَأَشۡكُرُ أَمۡ أَكۡفُرُۖ وَمَن شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشۡكُرُ لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ رَبِّي غَنِيّٞ كَرِيمٞ ٤٠

Said one who had knowledge from the Scripture, "I will bring it to you before your glance returns to you." And when [Solomon] saw it placed before him, he said, "This is from the favor of my Lord to test me whether I will be grateful or ungrateful. And whoever is grateful - his gratitude is only for [the benefit of] himself. And whoever is ungrateful - then indeed, my Lord is Free of need and Generous."

Ndërsa një që kishte dituri nga Libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa hap e mbyll sytë.” -Mufesirët kanë thënë se ai ishte një burrë besimtar dhe i ditur pranë Sulejmanit, që quhej Asif ibn Burhije. Thuhej se ai dinte emrin më të madh të Allahut, atë emër që, nëse e lusje Allahun me të, Ai të përgjigjej dhe nuk ta kthente duanë. Ky i tha: “Unë ta sjell atë ty sa hap e mbyll sytë.” Pra, ai do ta luste Allahun me emrin e Tij më të madh dhe Ai do t’i përgjigjej. Si përfundim, ai e luti Zotin dhe e kreu atë detyrë. Allahu e di më mirë se si ndodhi. A ndodhi sepse dinte emrin e Allahut dhe iu realizua menjëherë ajo që kërkoi, apo ai kishte një lloj njohurie nga Libri nëpërmjet së cilës mund të transportonte pesha të rënda? E rëndësishme është që Sulejmani e pa atë fron madhështor para syve të vet.Kur Sulejmani e pa atë(fron)para vetes, tha: “Kjo është mirësia e Zotit tim, që të më sprovojë mua a do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës.” -Allahu dëshiron të më sprovojë, a do jem një besimtar i mirë e mirënjohës për dhuntitë e dhuruara nga Ai, apo një mohues, mosmirënjohës dhe arrogant, siç janë mbretërit tiranë të kësaj bote? Sigurisht, Sulejmani nuk ishte i vetëmashtruar nga pushteti dhe forca e madhe që i ishte dhuruar, por e kuptoi mirë dhe e lexoi si duhet gjendjen ku ndodhej. Ai ishte në sprovë nga Zoti dhe u frikësua se a do t’i jepte Atij hakun e falënderimit, mirënjohjes dhe lavdërimit Allahut? Pastaj ai qartësoi faktin se kjo lloj mirënjohjeje nuk i sjell asnjë dobi Allahut, por vetë njeriut që e ka:“Kush është mirënjohës, është për të mirën e vet dhe kush është mosmirënjohës(ta dijë se), Zoti im është i Pasur e Bujar!” -Ai është El Ganij - i Pasuri, Jonevojtari për krijesat dhe punët e tyre. Ai nuk ka nevojë për asgjë dhe gjithçka ka nevojë për Të. Ai është El Kerim - Bujari me mirësi të shumta, mirësi që përfshijnë mohuesin dhe besimtarin, mirënjohësin dhe mosmirënjohësin. Pra, pa dyshim që mirënjohja për mirësitë e Tij sjell shtim të të mirave dhe mohimi i tyre sjell largimin e mirësive.

27:41Page 380

قَالَ نَكِّرُواْ لَهَا عَرۡشَهَا نَنظُرۡ أَتَهۡتَدِيٓ أَمۡ تَكُونُ مِنَ ٱلَّذِينَ لَا يَهۡتَدُونَ ٤١

He said, "Disguise for her her throne; we will see whether she will be guided [to truth] or will be of those who is not guided."

Pastaj tha: “Ndryshojeni fronin, që ta shohim a do ta dallojë atë, apo është njeri që nuk kupton.” -I tha rrethit të tij që ta ndryshonin pamjen e fronit, duke shtuar ose hequr ndonjë gjë prej tij: "...që ta shohim a do (do të ketë mprehtësinë) ta dallojë atë, apo është njeri që nuk kupton. A është vërtet një mbretëreshë e urtë dhe e mprehtë apo është e pavëmendshme dhe jo në nivelin që thonë se është?

27:42Page 380

فَلَمَّا جَآءَتۡ قِيلَ أَهَٰكَذَا عَرۡشُكِۖ قَالَتۡ كَأَنَّهُۥ هُوَۚ وَأُوتِينَا ٱلۡعِلۡمَ مِن قَبۡلِهَا وَكُنَّا مُسۡلِمِينَ ٤٢

So when she arrived, it was said [to her], "Is your throne like this?" She said, "[It is] as though it was it." [Solomon said], "And we were given knowledge before her, and we have been Muslims [in submission to Allāh].

Kur ajo(Belkisa)erdhi, e pyetën: “I tillë është froni yt?” Ajo tha: “Si të ishte vetë ai?!” -Kjo përgjigje tregonte për mprehtësinë dhe urtësinë e Belkisës. Ajo nuk tha është “Ai është ”, sepse atij i ishin bëra disa ndryshime. Por edhe nuk tha që nuk ishte ai, sepse e njihte mirë fronin e saj. Kështu dha një përgjigje që i përmbante të dyja mundësitë. Sulejmanit i pëlqeu përgjigjja e kujdesshme e mbretëreshës dhe mençuria e saj në analizën e çështjeve. Më pas, duke shprehur edhe mirënjohjen për begatitë e mëdha që i kishte dhuruar Zoti, tha:Neve na është dhënë dituria përpara kësaj ... -Ne na është dhuruar udhëzimi, mençuria dhe strategjia për çdo çështje, para kësaj mbretëreshe....dhe jemi besimtarë të nënshtruar(ndaj Zotit). -Mbi të gjitha, na është dhuruar udhëzimi në besimin e pastër, që është baza e çdo mirësie. Por ka mundësi që këto fjalë të jenë të mbretëreshës Belkisë. Pra ajo tha: "Neve na është dhënë dija dhe informacioni për mbretërimin dhe pushtetin e Sulejmanit dhe aftësive të tij të jashtëzakonshme që para këtij rasti që e pamë me sytë tanë, kur ai e solli fronin tonë nga ajo distancë e largët, prandaj dhe kemi ardhur si muslimanë të nënshtruar dhe të bindur. Ne pranojmë të jemi nën mbretërimin dhe pushtetin e Sulejmanit." Allahu i Madhëruar thotë:

27:43Page 380

وَصَدَّهَا مَا كَانَت تَّعۡبُدُ مِن دُونِ ٱللَّهِۖ إِنَّهَا كَانَتۡ مِن قَوۡمٖ كَٰفِرِينَ ٤٣

And that which she was worshipping other than Allāh had averted her [from submission to Him]. Indeed, she was from a disbelieving people."

Atë(Belkisën)e kishte penguar(nga besimi i drejtë)ajo që adhuronte përveç Allahut. -Ajo ishte vërtet një grua e zgjuar e urtë dhe e mençur, por e kishin penguar nga pranimi i Islamit ato besime të kota, që e largojnë dritën nga zemra dhe forcën për pranuar udhëzimin e drejtë. Me mendjen e saj ishte e aftë të dallonte të mirën nga e keqja, të drejtën nga kotësia, por kur besimet e kota të verbojnë zemrën, njeriu vazhdon në të kotën, derisa t’i vijë drita e të ndriçohet.Ajo ishte nga një popull jobesimtar. -Prandaj edhe ajo kishte fenë e humbjes. Është shumë e vështirë për një njeri që të kundërshtojë gjithë popullin e vet që janë në humbje dhe kotësi, prandaj nuk është e çuditshme që ajo kishte fenë e tyre, sidomos kur nuk kishte shtytje nga e mira dhe ftesë të qartë drejt saj. Sulejmani (a.s) deshi që t’i tregonte Belkisës diçka prej pushtetit të tij, që ajo të kuptonte më mirë mbretërimin dhe pasuritë e mëdha që ai zotëronte. Ai e ftoi atë në sallonin madhështor të pritjes, i cili ishte shumë i gjerë dhe i lartë. Dyshemeja e tij ishte prej xhami dhe poshtë xhamit kishte ujë që lëvizte, prandaj të jepte përshtypjen se po shkelje mbi ujë.

27:44Page 380

قِيلَ لَهَا ٱدۡخُلِي ٱلصَّرۡحَۖ فَلَمَّا رَأَتۡهُ حَسِبَتۡهُ لُجَّةٗ وَكَشَفَتۡ عَن سَاقَيۡهَاۚ قَالَ إِنَّهُۥ صَرۡحٞ مُّمَرَّدٞ مِّن قَوَارِيرَۗ قَالَتۡ رَبِّ إِنِّي ظَلَمۡتُ نَفۡسِي وَأَسۡلَمۡتُ مَعَ سُلَيۡمَٰنَ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٤٤

She was told, "Enter the palace." But when she saw it, she thought it was a body of water1 and uncovered her shins [to wade through]. He said, "Indeed, it is a palace [whose floor is] made smooth with glass." She said, "My Lord, indeed I have wronged myself, and I submit with Solomon to Allāh, Lord of the worlds."

Pastaj i thanë: “Hyr në pallat!”. Kur e pa atë (dyshemenë e kristaltë), mendoi se ishte ujë(që dallgëzonte), prandaj i zbuloi kërcinjtë e saj (duke ngritur fustanin). - Kur u fut brenda, Belkisa pandehu se po ecte mbi ujë, sepse dyshemeja ishte xham i kristaltë dhe mund të shihje ujin poshtë saj, që rridhte. Për këtë shkak, ajo ngriti rrobën, aq sazbuloi kërcinjtë e saj, për t’u ruajtur nga uji. Edhe kjo tregon për edukatën dhe maturinë e saj. Belkisa nuk refuzoi të hynte në pallat kur pa këtë gjendje, por me kujdes vijoi të ecte, sepse ajo e dinte mirë se ishte ftuar për ta nderuar. Ajo e dinte mirë se ky mbret madhështor kishte rregulluar çdo aspekt të pritjes së saj dhe asgjë e keqe nuk do të ndodhte. Kur ajo u fut në sallon, ai i tha:“Ky është pallat i shtruar me pllaka xhami të lëmuara.” - Është dysheme prej xhami të lëmuar, prandaj nuk ka nevojë që të ngresh rrobën dhe të zbulosh këmbët. Kështu, kur pa ato çudira dhe mësoi rreth profetësisë së Sulejmanit, Belkisa u pendua dhe u kthye nga kufri, në besimin e pastër dhe të natyrshëm. Ajo tha:-“O Zoti im! Unë kam qenë vërtet e padrejtë ndaj vetes sime dhe tani, së bashku me Sulejmanin, po i dorëzohem Allahut, Zotit të Botëve!”. -Kjo është ajo që na ka treguar Allahu i Lartësuar rreth mbretëreshës së Sebeit dhe asaj çfarë ndodhi mes asaj dhe Sulejmanit. Ndërsa çdo zgjatim e hollësi tjetër rreth kësaj historie, që na vjen nga historitë e bijve të Izraeilit, nuk ka lidhje me tefsirin e Fjalës së Allahut. Ato informacione pranohen veçse nëse shoqërohen me argumente të sakta nga Sheriati i Zotit. Në fakt, të gjitha ato histori, ose shumica e tyre, nuk janë të bazuara në argumente të sakta. Këshilloj që të bëjmë shumë kujdes që të mos fusim këto histori të pasigurta në tefsirin e Librit të Allahut të Lartësuar. Në fund, Allahu e di më mirë.

27:45Page 381

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمۡ صَٰلِحًا أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ فَإِذَا هُمۡ فَرِيقَانِ يَخۡتَصِمُونَ ٤٥

And We had certainly sent to Thamūd their brother Ṣāliḥ, [saying], "Worship Allāh," and at once they were two parties conflicting.

Ne dërguam te populli i Themudit vëllanë e tyre (nga gjaku), Salihun(që u tha): “Adhuroni Allahun!”. - Allahu i Madhëruar na njofton se ai dërgoi në popullin e njohur të Themudit vallanë e tyre nga gjaku, Salihun. Ai i urdhëroi ata që të adhuronin Allahun si një dhe të vetëm dhe të largoheshin nga putat.Por ja, ata u përçanë në dy grupe kundërshtare. - Pati prej tyre që besuan, por pati edhe që nuk besuan, që ishin shumica.

27:46Page 381

قَالَ يَٰقَوۡمِ لِمَ تَسۡتَعۡجِلُونَ بِٱلسَّيِّئَةِ قَبۡلَ ٱلۡحَسَنَةِۖ لَوۡلَا تَسۡتَغۡفِرُونَ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ ٤٦

He said, "O my people, why are you impatient for evil before [i.e., instead of] good?1 Why do you not seek forgiveness of Allāh that you may receive mercy?"

Ai(Salihu)tha: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen(dënimin)përpara së mirës? - Përse nxitoni të bëni punë të këqija, para se të mendoheni dhe të bëni punë të mira? A nuk mendoni pak se, përmes punëve të mira, rregullohet gjendja juaj e fesë dhe e dynjasë? Asgjë nuk ju detyron juve që të bëni poshtërsi, por jeni të lirë dhe vendosni vetë çfarë bëni e çfarë jo.Përse nuk i kërkoni falje Allahut që të mund të mëshiroheni? -A nuk po i kërkoni falje Allahut dhe të pendoheni dhe të ktheheni nga shirku juaj dhe mosbindja? A nuk po i luteni që t'ju falë e me shpresë që t'ju mëshirojë? A nuk e dini se mëshira e Zotit është pranë punëmirëve dhe të penduarve? Edhe të penduarit nga gjynahet konsiderohen punëmirë, pranë të cilëve është mëshira e Zotit. Por duke mohuar e refuzuar Profetin e tyre, ata thanë:

27:47Page 381

قَالُواْ ٱطَّيَّرۡنَا بِكَ وَبِمَن مَّعَكَۚ قَالَ طَٰٓئِرُكُمۡ عِندَ ٱللَّهِۖ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ تُفۡتَنُونَ ٤٧

They said, "We consider you a bad omen, you and those with you." He said, "Your omen [i.e., fate] is with Allāh. Rather, you are a people being tested."1

Ata thanë: “Ne parandiejmë ogur të keq prej teje dhe prej atyre që janë me ty.” - Allahu i shëmtoftë! Pretenduan se nuk shihnin në ftesën e Salihut ndonjë të mirë, madje pretenduan se Salihu dhe besimtarët që e pasuan ishin bërë shkak për shumë privime në çështjet e dynjasë. Atëherë, Salihu u tha:“E mira dhe e keqja janë prej Allahut(me drejtësi prej Tij)... - Gjithçka ju ka ndodhur për shkak të gjynaheve tuaja.“... por ju jeni popull që jeni vënë në provë.” - Edhe ju jeni të sprovuar si të gjithë, me të mira dhe të këqija, me kënaqësi e fatkeqësi, në mënyrë që të dalë në pah a do të logjikoni dhe të pendoheni, apo jo?

27:48Page 381

وَكَانَ فِي ٱلۡمَدِينَةِ تِسۡعَةُ رَهۡطٖ يُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا يُصۡلِحُونَ ٤٨

And there were in the city nine family heads causing corruption in the land and not amending [its affairs].

Në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë dhe nuk donin të përmirësonin. -Në qytetin ku ishte Salihu, ishin nëntë veta që Zoti thotë se synonin dhe përhapin veçse shkatërime në tokë dhe nuk sillnin asnjë përmirësim. Ata ishin përgatitur që të luftonin kundër Salihut dhe për të shpifur kundër besimit dhe fesë, ku i ftonte njerëzit. Ata punonin me të gjitha mënyrat për të bërë sa më shumë për vete, në rrugën e tyre, sikurse thotë i Madhëruari: "Pra, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua! Mos shkoni pas atyre që janë të shfrenuar (kalojnë çdo kufi), që bëjnë shkatërrime në tokë dhe nuk përmirësojnë." [Shuara 150 – 152]. Kështu vazhduan në atë gjendje dhe me ato punë të shëmtuara, aq sa nga urrejtja dhe armiqësia e madhe që ushqenin në zemrat e tyre, ata u betuan mes njëri-tjetrit për të kryer një vepër të tmerrshme:

27:49Page 381

قَالُواْ تَقَاسَمُواْ بِٱللَّهِ لَنُبَيِّتَنَّهُۥ وَأَهۡلَهُۥ ثُمَّ لَنَقُولَنَّ لِوَلِيِّهِۦ مَا شَهِدۡنَا مَهۡلِكَ أَهۡلِهِۦ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ ٤٩

They said, "Take a mutual oath by Allāh that we will kill him by night, he and his family. Then we will say to his executor,1 'We did not witness the destruction of his family, and indeed, we are truthful.'"

Ata thanë: “Të betohemi në Allahun, se do ta vrasim atë dhe familjen e tij gjatë natës...” -Do t’i vrasim natën dhe, kur të na akuzojnë në mëngjes, do ta mohojmë të gjithë bashkë këtë, duke u betuar. Kështu ranë dakord dhe i dhanë fjalën njëri-tjetrit....dhe pastaj do t’u themi të afërmve të tij: "Ne nuk morëm pjesë në vrasjen e familjes së tij dhe ne po themi të vërtetën.” - Ata thurën një plan për vrasjen e Salihut dhe të familjes epasuesve të tij fshehtas. Ata do ta mbanin të fshehtë edhe nga populli i tyre, sepse i friksoheshin fisit të Salihut. Por Allahu i Lartësuar thotë:

27:50Page 381

وَمَكَرُواْ مَكۡرٗا وَمَكَرۡنَا مَكۡرٗا وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ٥٠

And they planned a plan, and We planned a plan, while they perceived not.

Ata përgatitën një kurth por edhe Ne u bëmë një kurth dhe ata nuk e dinin. -Edhe Allahu bëri planin për të ndihmuar profetin e tij Salih. Ai ia lehtësoi Salihut çështjet dhe e shkatërroi popullin mohues. Ai i shkatërroi ata pa e kuptuar fare.

27:51Page 381

فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ مَكۡرِهِمۡ أَنَّا دَمَّرۡنَٰهُمۡ وَقَوۡمَهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٥١

Then look how was the outcome of their plan - that We destroyed them and their people, all.

Dhe shiko se si qe përfundimi i dredhisë së tyre! -A e arritën, vallë, atë që planifikuan dhe synuan, apo iu kthyen kundër vetes? Prandaj i Lartësuari thotë:Ne i shkatërruam të gjithë ata dhe popullin e tyre. - Ne i shkatërruam dhe i shfarosëm të gjithë. Atyre u erdhi britma e ndëshkimit dhe u shkatërruan nga i pari, tek i fundit.

27:52Page 381

فَتِلۡكَ بُيُوتُهُمۡ خَاوِيَةَۢ بِمَا ظَلَمُوٓاْۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ ٥٢

So those are their houses, desolate because of the wrong they had done. Indeed in that is a sign for people who know.

Këto janë gërmadhat e shtëpive të tyre. -Shtëpitë u rrënuan dhe mbetën të shkreta, pa banorë dhe pa vizitorë. Askush nuk shkeli më në atë vend, sepse:Ata u shkretuan për shkak të padrejtësive të tyre. -Ky ishte përfundimi i padrejtësisë dhe i idhujtarisë së tyre në tokë.Nuk ka dyshim se në gjithë këtë(ndodhi)ka argument për njerëzit që kuptojnë. - Ka për ata njerëz që e njohin mirë realitetin dhe meditojnë gjatë në ndodhitë e historitë, që Zoti na ka lënë. Ata dinë të nxjerrin mësime nga veprat e Zotit me të dashurit e Tij dhe ndëshkimin mbi armiqtë e Tij. Ata dinë të marrin mësime nga të gjitha këto dhe e dinë se përfundimi i padrejtësisë është gjithmonë shkatërrimi dhe përfundimi i imanit dhe drejtësisë është shpëtimi dhe arritja e lumturisë.

27:53Page 381

وَأَنجَيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ ٥٣

And We saved those who believed and used to fear Allāh.

Dhe Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të devotshëm. - Ky është premtimi për ata që besojnë në Allahun, në melekët e Tij, Librat, profetët, Ditën e Gjykimit dhe në caktimit e të mirës dhe të keqes prej Zotit, dhe që pasi besuan, ata u ruajtën dhe u bënë të devotshëm. Ata u ruajtën nga shirku dhe gjynahet dhe punuan në bindje ndaj Allahut dhe ndaj Profetit (a.s).

27:54Page 381

وَلُوطًا إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَتَأۡتُونَ ٱلۡفَٰحِشَةَ وَأَنتُمۡ تُبۡصِرُونَ ٥٤

And [mention] Lot, when he said to his people, "Do you commit immorality1 while you are seeing?2

(Kujto)Kur Luti i tha popullit të vet: “Si e bëni atë punë të shëmtuar, që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?!” -Kujto adhuruesin dhe profetin Tonë të sinqertë, me përpjekjet e tij të lëvdueshme në ftesën e popullit të tij. Duke i ftuar në besimin e drejtë dhe largimin nga poshtërsitë, ai u tha: “Si e bëni atë punë të shëmtuar, që edhe vetë ju e kuptoni se është e keqe?! Ajo është një poshtërsi e madhe, të cilën e urren çdo natyrë e pastër dhe çdo mendje e shëndoshë. Në çdo ligj që ka zbritur Zoti, ajo është e ndaluar. Edhe pse e shihni dhe e dini mirë sa e shëmtuar dhe e poshtër është kjo vepër, ju tregoheni inatçorë e të shfrenuar dhe e bëni atë gjë. Kjo është një padrejtësi dhe paturpësi ndaj Zotit të Madhëruar! Pastaj e shtjelloi, duke e treguar qartë atë poshtërsi që e bënin:

27:55Page 381

أَئِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلرِّجَالَ شَهۡوَةٗ مِّن دُونِ ٱلنِّسَآءِۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ تَجۡهَلُونَ ٥٥

Do you indeed approach men with desire instead of women? Rather, you are a people behaving ignorantly."

Ju, për shkak të epshit, kontaktoni me meshkujt dhe braktisni gratë tuaja! -Si është e mundur që arritët në këtë gjendje dhe epshet tuaja tjetërsuan e u bënë për burrat?! Ajo është një gjë e pështirë e jo e natyrshme. Ju bëni këtë gjë të pështirë dhe lini gratë, që Zoti i krijoi për ju, me atë trup e konstrukt të bukur dhe të hijshëm, që çdokush është i prirur dhe është krijuar t’i dëshirojë?! Ju i kini kthyer përmbys gjërat, prandaj shihni të bukur diçka të shëmtuar dhe shihni të shëmtuar diçka të bukur.Ju jeni popull shumë injorant. -Ju i kaloni të gjitha kufijtë e Zotit dhe keni guxim të bëni haramet e Tij.

27:56Page 382

۞ فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ أَخۡرِجُوٓاْ ءَالَ لُوطٖ مِّن قَرۡيَتِكُمۡۖ إِنَّهُمۡ أُنَاسٞ يَتَطَهَّرُونَ ٥٦

But the answer of his people was not except that they said, "Expel the family of Lot from your city. Indeed, they are people who keep themselves pure."

Por përgjigjja e popullit të tij ishte veçse kjo: “Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi...” -Ata nuk morën mësim dhe nuk treguan pendim, përkundrazi refuzuan me forcë dhe filluan të kërcënonin profetin Lut, atë profet besnik që dëshironte të mirën dhe rregullimin për ta. Ata e kërcënuan se do ta dëbonin dhe largonin nga vendi i tij....sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë! - Duket sikur u kanë thënë: “Çfarë gabimi kanë bërë, që të meritojnë dëbimin nga vendi?” Atëherë thanë: "...sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!” Pra, ata e quanin gabim atë vepër nga e cila duhet të ruhesh dhe ta mbash veten të pastër. Allahu i shëmtoftë! Atë vepër që konsiderohetpastërti dhe dëlirësi e konsideronin si gabimin më të madh. Nuk mjaftoi që e mohuan dhe refuzuan besimin në të cilin i ftoi profeti i tyre, por arritën deri aty sa ta dëbonin nga vendi. Mendoni se deri ku kishte arritur e keqja që kishte kapluar mendjet dhe zemrat e tyre. Ata thanë: “Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!” Duke qenë se ata ishin të zhytur në mohim e poshtërsi, atëherë përfundimi i kësaj vepre ishte i ditur. Të gjithë ata që do mbeteshin brenda do të shkatëroheshin dhe të gjithë ata që do të dilnin do të shpëtonin. Prandaj Zoti thotë:

27:57Page 382

فَأَنجَيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ إِلَّا ٱمۡرَأَتَهُۥ قَدَّرۡنَٰهَا مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ ٥٧

So We saved him and his family, except for his wife; We destined her to be of those who remained behind.

Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. E kishim përcaktuar që ajo të mbetej me të dënuarit. -Kur dy melekët shkuan tek Luti në formën e dy djemve të bukur, si miq tek ai, këtë lajm e mori vesh edhe ai popull i mbrapshtë. Kështu, ata shkuan tek shtëpia e Lutit me synim të keq. Atëherë, Luti e mbylli portën nga brenda dhe gjendja e tij u rëndua shumë nga pamundësia për të mbrojtur miqtë. Megjithatë, melekët e njoftuan se kush ishin dhe e përgëzuan se kishin ardhur për ta shpëtuar dhe për ta nxjerrë atë nga ai vend i poshtëruar dhe i mbushur me gjynahe. Ata njoftuan se ata ishin dërguar për ta shkatërruar dhe dënuar atë popull. Koha e dënimit të tyre do të ishte agimi. Ata e urdhëruan dhe porositën Lutin që të nisej që në pjesën e parë të natës pa u ndier, përveç gruas së tij, e cila do të mbetej pas dhe do të dënohej së bashku me atë popull të ulët. Kështu, ata u nisën që në fillim të natës dhe shpëtuan, ndërsa atë popull të mjerë e kapi agimi me ndëshkimin e pashembullt. Allahu i Lartësuar e ktheu përmbys atë qytet të poshtër dhe i gjuajti prej së larti me gurë të ndezur, siç tha: "Kur erdhi caktimi Ynë, Ne e kthyem çdo gjë përmbys dhe lëshuam mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar. Të shenjuar nga Zoti yt. Një dënim i tillë nuk është larg për të padrejtët." [Hud 82, 83]. Ndërsa këtu thotë:

27:58Page 382

وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرٗاۖ فَسَآءَ مَطَرُ ٱلۡمُنذَرِينَ ٥٨

And We rained upon them a rain [of stones], and evil was the rain of those who were warned.

Atyre u lëshuam një rrebesh (gurësh). Sa i keq ishte ai shi (si dënim) për ata, të cilëve u erdhi paralajmërimi(dhe nuk ia vunë veshin)! -Sa i keq dhe i dhembshëm ishte ndëshkimi i tyre dhe sa i keq ishte ai shi, që i rrënoi. Ky ishte ndëshkimi, sepse atyre iu tërhoq vërejtja dhe u kërcënuan, por nuk morën mësim e as u penduan. Ky është ndëshkimi i Zotit për të tilla poshtërsi.

27:59Page 382

قُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ وَسَلَٰمٌ عَلَىٰ عِبَادِهِ ٱلَّذِينَ ٱصۡطَفَىٰٓۗ ءَآللَّهُ خَيۡرٌ أَمَّا يُشۡرِكُونَ ٥٩

Say, [O Muḥammad], "Praise be to Allāh, and peace upon His servants whom He has chosen. Is Allāh better or what they associate with Him?"

Thuaj(o i Dërguar): “Lavdërimi i qoftë Allahut dhe shpëtimi qoftë me robërit e Tij, që Ai i ka zgjedhur(për mesazhin e tij)! -Të gjitha lavdet, të gjitha përlëvdimet dhe madhërimet i meriton veçse Allahu, sepse Ai është i Plotë dhe Absolut në emrat, cilësitë dhe përshkrimet e Tij. Ai është i Vetmi dhe i Pashoq në mirësitë dhe begatitë që dhuron, në drejtësinë, urtësinë dhe bujarinë e Tij. Ai është i Drejtë dhe i Urtë edhe në ndëshkimet dhe dënimin që zbret mbi mohuesit e besimit të drejtë dhe keqbërësit e zhytur në padrejtësi. Pasi të lëvdosh Allahun, lutu edhe për paqen dhe begatinë për robërit e zgjedhur dhe të dalluar të Zotit. Lutu e ço selam profetëve e lajmëtarëve të Zotit, të cilët janë më të zgjedhurit e të gjithë botës. Kjo bëhet duke lartësuar kujtimin e tyre, duke respektuar figurën dhe mesazhin e tyre, duke pastruar figurën e tyre nga çdo shpifje dhe e paqenë për ta, duke pastruar mesazhin dhe kumtet që përcollën nga Zoti i tyre nga çdo shpifje e trillim që u është mveshur e ngjitur padrejtësisht.Kush është më i mirë, Allahu, apo zotat e rremë që ia bëjnë shok Atij? -Kjo është një pyetje që i dihet mirë përgjigjja. Allahu është Zoti, Krijuesi, Sunduesi i Plotpushtetshëm. Ai është i plotë në pushtetin e Tij, madhështor në veprat dhe kujdesin ndaj krijesave të Tij. A është më i mirë Allahu apo ato idhuj e puta që të paditurit adhurojnë?! Ato janë të mangëta nga çdo aspekt. Ato nuk sjellin asnjë dobi e as dëm. Ato nuk kanë në dorë t’u bëjnë asnjë thërrmijë mirësie as për veten e as për ata që u përkushtohen me adhurime. Allahu është më i miri dhe i vetmi i Adhuruar. Pastaj Allahu vijon të përmendë hollësitë dhe njohuritë, përmes të cilave kuptohet dhe mësohet se Ai është i vetmi që meriton të adhurohet dhe faktin që vetëm adhurimi i Tij është i drejtë dhe i vërtetë, ndërsa adhurimi i çdo gjëje tjetër është i kotë. Ai thotë:

27:60Page 382

أَمَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَنۢبَتۡنَا بِهِۦ حَدَآئِقَ ذَاتَ بَهۡجَةٖ مَّا كَانَ لَكُمۡ أَن تُنۢبِتُواْ شَجَرَهَآۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٞ يَعۡدِلُونَ ٦٠

[More precisely], is He [not best] who created the heavens and the earth and sent down for you rain from the sky, causing to grow thereby gardens of joyful beauty which you could not [otherwise] have grown the trees thereof? Is there a deity with Allāh?1 [No], but they are a people who ascribe equals [to Him].

Është Ai që ka krijuar qiejt e Tokën dhe që lëshon për ju shi nga qielli. -Kush i krijoi qiejt, Tokën dhe ç’ka mes tyre, si Diellin, Hënën, yjet, melekët? Po tokën, malet, detet e oqeanet, lumenjtë, pemët e çdo krijesë në të?Ne bëjmë që me të (ujin) të lulëzojnë kopshte të bukura. - Për ju dhe për të mirën tuaj, Ai zbriti nga qielli ujin, nëpërmjet të cilit dalin kopshte të bukura me pamje të mrekullueshme e të mbushura me pemë të ndryshme, plot fruta të larmishme.Për ju do të ishte e pamundur që ta bënit bimësinë që të mbijë (e të rritet). - Sikur mos të ishte mëshira dhe mirësia e Allahut nëpërmjet shiut që ju lëshon, ju nuk do të mund ta kishit këtë mirësi.A ka ndonjë zot tjetër(që meriton adhurimet)përveç Allahut? - A ka mundësi që, pas gjithë këtyre veprave madhështore të Zotit, ju përsëri të adhuroni dikë tjetër veç Allahut?!Jo. Por ata janë një popull që dredhon(nga e vërteta). -Ata devijojnë dhe marrin të barabartë me Zotin idhuj të krijuar, edhe pse e dinë mirë se Allahu është i vetmi Krijues i botës të sipërme dhe të poshtme dhe Ai që e zbret furnizimin e krijesave. Mos, vallë, këta idhuj që janë të mangët e të varfër e nevojtarë nga çdo aspekt dhe as nukmund të sjellin ndonjë dobi apo të furnizojnë janë më të mirë, apo është Allahu i Lartësuar?

27:61Page 382

أَمَّن جَعَلَ ٱلۡأَرۡضَ قَرَارٗا وَجَعَلَ خِلَٰلَهَآ أَنۡهَٰرٗا وَجَعَلَ لَهَا رَوَٰسِيَ وَجَعَلَ بَيۡنَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ حَاجِزًاۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٦١

Is He [not best] who made the earth a stable ground and placed within it rivers and made for it firmly set mountains and placed between the two seas a barrier? Is there a deity with Allāh? [No], but most of them do not know.

Është Ai që e ka bërë tokën vendqëndrim për ju e që nëpër të bëri të rrjedhin lumenj. -Ai e bëri Tokën të qëndrueshme e të përshtatshme, që krijesat të mund të banojnë, të mbjellin, të punojnë, të ndërtojnë sipër saj dhe të udhëtojnë përmes rrugëve, që i ndërtojnë dhe shtrojnë nëpër të. Ai : "... nëpër të, bëri të rrjedhin lumenj." Nëpërmjet këtyre lumenjve, që Zoti i bëri të rrjedhin nëpër tokë, robërit përfitojnë ujë për të mbjellat, për kafshët e për veten e tyre. Nëpërmjet tyre gëlon jeta në tokë.Ai vuri në të (tokë)male të palëvizshme... -Ai vendosi malet si shtylla e pyka për tokën, që të mos lëkundet dhe që të mos jetë e paqëndrueshme....dhe mes dy deteve vuri një ndarje. - Mes ujërave të kripur dhe ujërave të ëmbël bëri ndarje, që i pengon të përzihen me njëri-tjetrin, sepse kështu të dëmtohet roli i secilit me cilësitë përkatëse të veçanta. Ndër këto pengesa është edhe toka. Kështu, Ai i bëri lumenjtë e liqenet me ujë të pijshëm të ëmbël, që të jenë të ndarë nga deti dhe që njerëzit të mund të përfitojnë prej tyre.A ka ndonjë zot tjetër(që meriton të adhurohet)përveç Allahut? -E si mund të adhurosh zot tjetër veç Allahut, i cili e bëri të mundur diçka të tillë?!Jo. Por shumica e tyre nuk e dinë. -Ata i bëjnë shok Allahut duke ndjekur verbërisht të parët e tyre. Nëse do të mendoheshin pak në diturinë e vërtetë, kurrë nuk do t’i bënin shok Zotit.

27:62Page 382

أَمَّن يُجِيبُ ٱلۡمُضۡطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكۡشِفُ ٱلسُّوٓءَ وَيَجۡعَلُكُمۡ خُلَفَآءَ ٱلۡأَرۡضِۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ ٦٢

Is He [not best] who responds to the desperate one when he calls upon Him and removes evil and makes you inheritors of the earth?1 Is there a deity with Allāh? Little do you remember.

Është Allahu Ai që i përgjigjet nevojtarit kur ai i lutet dhe Ai që ia largon të keqen - El mudtar quhet ai i cili është mbuluar nga hallet dhe dëshpërimi, i janë mbyllur rrugët dhe i janë lidhur duart, dhe pret zgjidhje e çlirim. Vetëm Allahu është Ai që i përgjigjet këtij njeriu në nevojë. Askush veç Allahut nuk ka në dorë që ta largojë të keqen dhe vështirësitë.dhe ju bën ju sundues në tokë. -Kush është Ai që ju bën sundimtarë në tokë duke ju bërë trashëgimtarë të njëri-tjetrit dhe pushtetit, duke ju dhënë forcë e begati të shumta? A nuk është Ai që ju bëri udhëheqës pas brezave të mëparshëm? Po njëlloj ju do të vdisni e Ai do të sjellë të tjerë pas jush.A ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Allahut? - A ka ndonjë zot tjetër, veç Allahut, që të bëjë të tilla gjëra? Edhe ju vetë, o idhujtarë, e pohoni se askush veç Zotit nuk ka pushtetin të bëjë të tilla gjëra. Prandaj edhe idhujtarët, kur i godiste ndonjë fatkeqësi, i luteshin me sinqeritet veçse Allahut, sepse e dinin se Ai ishte i vetmi që e largon fatkeqësinë dhe të shpëton nga belaja.Jo. Por, ju shumë pak po kujtoni(mesazhin e Tij). - Është shumë i pakët reflektimi dhe të menduarit tuaj rreth fakteve, të cilat, nëse do t’i kujtonit dhe mendonit me kujdes, do të mernit mësime të mrekullueshme dhe do të ktheheshit në udhën e drejtë. Por pakujdesia juaj është e thellë dhe refuzimi juaj është gjithëpërfshirës, prandaj as merrni mësim dhe as nuk gjeni udhëzim.

27:63Page 382

أَمَّن يَهۡدِيكُمۡ فِي ظُلُمَٰتِ ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِ وَمَن يُرۡسِلُ ٱلرِّيَٰحَ بُشۡرَۢا بَيۡنَ يَدَيۡ رَحۡمَتِهِۦٓۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ تَعَٰلَى ٱللَّهُ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٦٣

Is He [not best] who guides you through the darknesses of the land and sea and who sends the winds as good tidings before His mercy? Is there a deity with Allāh? High is Allāh above whatever they associate with Him.

Është Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit... -Kush është ai që ju tregon rrugën, kur gjendeni mes errësirave të tokës dhe të detit dhe nuk keni asnjë udhërrëfyes dhe asnjë mjet për të gjetur shpëtim? I vetmi udhëzim është ai që ju jep Allahu dhe i vetmi lehtësim ju vjen nga Ai. Ai ju lehtëson dhe ju jep mundësinë që të gjeni rrugën.... dhe Ai që dërgon erërat si përgëzim përpara mëshirës së Tij (shiut). -Përpara shiut, Allahu lëshon erëra, të cilat grumbullojnë retë, dhe i bën që të ngarkohen dhe pastaj lëshojnë shiun. Kështu, njerëzit gëzohen dhe lumturohen që kur shohin këto re të bashkohen, para se të zbresë shiu.A ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimin), përveç Allahut? -A ka kush mund ta bëj këtë veç Zotit? Apo Ai është i Vetmi që mund ta bëjë këtë? Atëherë, përse ju i shoqëroni shokë Atij dhe adhuroni zota të tjerë veç Tij?I dëlirë dhe i lartësuar qoftë Ai nga çfarë i përshkruajnë si shok! -U madhëroftë, u dëlirësoftë dhe u lartësoftë mbi gjithçka që ata i shoqërojnë, si idhuj e gjithçka që ata adhurojnë përveç Tij.

27:64Page 383

أَمَّن يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ وَمَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ قُلۡ هَاتُواْ بُرۡهَٰنَكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٦٤

Is He [not best] who begins creation and then repeats it and who provides for you from the heaven and earth? Is there a deity with Allāh? Say, "Produce your proof, if you should be truthful."

Është Ai që e fillon krijimin(e njeriut), e pastaj e përsërit atë (pas vdekjes), dhe Ai që ju furnizon nga qielli dhe nga toka. - Kush është ai që e filloi krijimin nga hiçi, duke i shpikur krijesat, pa asnjë shembull të mëparshëm, dhe pastaj e rifillon dhe e rikthen krijimin në ditën e ringjalljes dhe të llogarisë me drejtësi? Kush është Ai që ju zbret riskun nga qielli dhe nga toka nëpërmjet shiut dhe gjithçkaje që merr jetë nëpërmjet tij?A ka ndonjë zot tjetër(që meriton adhurimin)përveç Allahut? - A ka ndonjë zot që ka fuqinë për diçka të tillë, përveç Allahut?Thuaj: “Sillni argumentin tuaj...” -Sillini argumentet dhe faktet tuaja për këtë që thoni.“...nëse thoni të vërtetën!” -Ju pretendoni se idhujt janë partnerë të Zotit në këtë çështje, por kjo nuk mbështetet në asnjë fakt e argument. Mësojeni, o të mjerë, se ju jeni thjesht ndjekës të kotësisë, të pa mbështetur në asnjë argument. Ftesa për ju është që të ktheheni në argumentet e sigurta logjike dhe faktet fetare dhe të Shpalljes, që tregojnë në mënyrë të prerë dhe të sigurt se Allahu i Lartësuar është i vetmi që ka në dorë të gjitha çështjet e krijesave dhe Ai është i vetmi, drejt të cilit duhet të kthehen dhe përkushtohen të gjitha llojet e adhurimeve.

27:65Page 383

قُل لَّا يَعۡلَمُ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ ٱلۡغَيۡبَ إِلَّا ٱللَّهُۚ وَمَا يَشۡعُرُونَ أَيَّانَ يُبۡعَثُونَ ٦٥

Say, "None in the heavens and earth knows the unseen except Allāh, and they do not perceive when they will be resurrected."

Thuaj: “Askush në qiej dhe në tokë nuk e di të fshehtën, përveç Allahut ...” -Allahu i Lartësuar na njofton se Ai është i vetmi që di të fshehtat e qiejve dhe të tokës, siç thotë edhe në këtë ajet: "Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë." [En'am 59]. Ose kur thotë: "Vetëm Allahu e di se kur do të ndodhë Kjameti dhe është Ai që e zbret shiun. Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave). Askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër dhe askush nuk e di se në ç’vend do të vdesë. Allahu është i Gjthëdituri që e di mirë çdo fshehtësi." [Lukman 34]. Të tilla fshehtësi, Allahu i Madhëruar i ka veçuar për Veten e tij, prandaj ato nuk i di askush veç tij, as melek i afërt, as profet i dërguar. Duke qënë se Ai është i vetmi që i di të fshehtat dhe dituria e Tij ka përfshirë gjithçka të dukshme apo të fshehur, atëherë Ai duhet të jetë i vetmi që duhet adhuruar. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon për paditurinë e mohuesve rreth ahiretit. Pasi tregoi se ata nuk kanë dituri rreth të fshehtave të qiejve dhe të Tokës, vijon të tregojë se ata janë edhe më të paditur se kaq, ata nuk dinë asgjë edhe për ditën kur do të ringjallen dhe as që do ta ndiejnë atë.“...dhe as nuk e dinë se kur do të ringjallen(për gjykim)!” - Ata nuk e dinë ditën kur do të rringjallen, kur do të tubohen dhe të qëndrojnë në këmbë pasi të dalin nga varret, prandaj dhe as që përgatiten për atë ditë.

27:66Page 383

بَلِ ٱدَّٰرَكَ عِلۡمُهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِۚ بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ مِّنۡهَاۖ بَلۡ هُم مِّنۡهَا عَمُونَ ٦٦

Rather, their knowledge is arrested concerning the Hereafter. Rather, they are in doubt about it. Rather, they are, concerning it, blind.

Madje, më e pakët është dija e tyre për botën tjetër ... -Kjo lloj njohurie është shumë e dobët dhe për këtë arsye ata janë të pasigurt. Madje shumë prej tyre nuk kanë asnjë njohuri rreth saj....prandaj janë në dyshim (e në pasiguri) për atë. - Ata kanë dyshime rreth ahiretit. Thjesht dyshimi për diçka tregon se nuk ke asnjë lloj diturie rreth saj, sepse sado e vogël dhe e pakët të jetë dituria, ajo nuk bashkohet në një zemër me dyshimin, mëdyshjen e pasigurinë.Madje, ata janë të verbër ndaj saj. - Ata janë tërësisht të verbër. Zemrat e tyre nuk shohin asnjë mundësi se ajo do të ndodhë. Zemrat e tyre as nuk e shohin fare mundësinë e ndodhisë së ringjalljes, për shkak të verbërisë që kanë.

27:67Page 383

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَءِذَا كُنَّا تُرَٰبٗا وَءَابَآؤُنَآ أَئِنَّا لَمُخۡرَجُونَ ٦٧

And those who disbelieve say, "When we have become dust as well as our forefathers, will we indeed be brought out [of the graves]?

Ndërsa ata të cilët nuk besojnë, thonë: “Vallë, pasi ne dhe prindërit tanë të bëhemi dhé e pluhur, (a thua) do të ringjallemi? - Kjo është diçka shumë e largët për t’u besuar se mund të ndodhë. Ata krahasojnë pushtetin e Allahut, që është i Plotë e Absolut në çdo aspekt, me mundësitë dhe forcën e krijesave, që janë të dobëta në çdo drejtim.

27:68Page 383

لَقَدۡ وُعِدۡنَا هَٰذَا نَحۡنُ وَءَابَآؤُنَا مِن قَبۡلُ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٦٨

We have been promised this, we and our forefathers, before. This is not but legends of the former peoples."

Kjo na është premtuar neve dhe prindërve tanë para nesh. -Ringjallja na është thënë si neve, ashtu edhe etërve tanë të parë të hershëm, por asgjë nuk ka ndodhur. Prandaj ne themi se:Por këto nuk janë gjë tjetër veçse përralla të të parëve. -Janë thjesht histori e legjenda, që tregohen sa për të kaluar kohën dhe për argëtim dhe nuk ka asgjë të vërtetë në to. Vërej me kujdes! Fillimisht, Allahu na tregoi gjendjen e atyre që refuzojnë besimin dhe shpalljet, pastaj rreth faktit se ata nuk e dinë kohën kur do të ndodhë Dita e Gjykimit, pastaj rreth dobësisë së kësaj diturie në zemrat e tyre, pastaj rreth dyshimit që ka zënë vend në ato zemra, pastaj rreth verbërisë së atyre zemrave. Ndërsa në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se ata e mohojnë kategorikisht se kjo do të ndodhë dhe e konsiderojnë si diçka të largët për t’u besuar e ndodhur. Të gjitha këto na tregojnë gjendjen e tyre të pashpresë dhe bindjet që kanë zemër. Pikërisht për këtë shkak, frika për ahiretin largohet nga ato zemra dhe ata harrohen tërësisht në poshtërsitë ndaj Zotit. Të tillë njerëzve u duket i thjeshtë refuzimi i të vërtetës dhe pranimi i të kotës. Ata i lejojnë vetes çdo lloj poshtërsie e përmbushje të epsheve dhe braktisin çdo adhurim me të cilin Zoti i ka ngarkuar, prandaj humbin dynjanë dhe ahiretin e tyre. Në vijim, Allahu i Lartësuar u kujton atyre që të mendojnë rreth ngjarjeve të profetëve dhe fakteve që shohin në dynja dhe që vërtetojnë fjalët e tyre. Ai thotë:

27:69Page 383

قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ٦٩

Say, [O Muḥammad], "Proceed [i.e., travel] through the land and observe how was the end of the criminals."

Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i mohuesve (të besimit të vërtetë)!” - Asnjë keqbërës nuk ka vazhduar gjatë në poshtërsinë e tij, sepse Allahu i Madhëruar e ka ndëshkuar me formën më të ashpër. Çdokujt i jepet dënimi që meriton, sipas të keqes që ka bërë.

27:70Page 383

وَلَا تَحۡزَنۡ عَلَيۡهِمۡ وَلَا تَكُن فِي ضَيۡقٖ مِّمَّا يَمۡكُرُونَ ٧٠

And grieve not over them or be in distress from what they conspire.

Po ti (o Muhamed) mos u trishto për ta dhe as mos u ngushto nga komplotet që ata bëjnë! -Mos u trishto, o Muhamed, për mosbesimin e këtyre njerëzve, që të refuzojnë dhe të mohojnë. Nëse do të dije ligësinë që fshehin brenda vetes dhe faktin se ata nuk e meritojnë të mirën dhe besimin, nuk do të trishtoheshe dhe nuk do të ndieje aspak atë keqardhje për ata. Zemra jote nuk do të ngushtohej dhe shpirti nuk do të shqetësohej aspak nga intrigat dhe kurthet e tyre, sepse të gjitha ato do t'u kthehen kundër: "Ata bënin kurthe, por edhe Allahu u ngrinte kurthe. Allahu është më i miri planifikues." [Enfal 30]. Mohuesit e profetëve që nuk i besojnë shpalljet e Zotit, duke kërkuar në formë sfide përshpejtimin e ndëshkimit, thonë:

27:71Page 383

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٧١

And they say, "When is [the fulfillment of] this promise, if you should be truthful?"

Ata thonë, gjithashtu: “E kur do të përmbushet ky premtim? Thuajeni, nëse jeni në të vërtetën?” -Kjo tregon për mendjelehtësinë dhe logjikën e tyre të dobët, sepse dihet mirë se Allahu i Lartësuar ka përcaktuar një afat dhe kohë të caktuar se kur do të ndodhë Kijameti ose ndëshkimi i tyre. Pra, fakti që Ai nuk po ua përshpejton nuk tregon vërtetësinë e pretendimeve të tyre. Megjithatë, duke i paralajmëruar se realizimi i kërcënimit mund të jetë afër, Allahu i Lartësuar thotë:

27:72Page 383

قُلۡ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ رَدِفَ لَكُم بَعۡضُ ٱلَّذِي تَسۡتَعۡجِلُونَ ٧٢

Say, "Perhaps it is close behind you [i.e., very near] - some of that for which you are impatient.

Thuaju: “Tanimë ju është afruar një pjesë e atij premtimi që ju kërkoni t'ju vijë shpejt.” -Ai mund të jetë shumë afër jush dhe gati që t’ju godasë. Pra, një pjesë e atij ndëshkimi që ju e kërkoni shpejt, tashmë mund t'ju jetë afruar dhe është gati t'ju godasë.

27:73Page 383

وَإِنَّ رَبَّكَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَشۡكُرُونَ ٧٣

And indeed, your Lord is the possessor of bounty for the people, but most of them are not grateful."

Me të vërtetë, Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve. Megjithatë, shumica e tyre nuk janë mirënjohës. -Allahu i Lartësuar i kujton njerëzve për gjerësinë e bujarisë dhe për mirësitë e Tij të paana dhe i nxit ata për të qenë mirënjohës. Megjithatë, shumica e njerëzve i kanë kthyer shpinën dhe hutohen pas të mirave, në vend që të falënderojnë Allahun dhe të përkushtohen me adhurimin e Atij që ua dhuroi.

27:74Page 383

وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَعۡلَمُ مَا تُكِنُّ صُدُورُهُمۡ وَمَا يُعۡلِنُونَ ٧٤

And indeed, your Lord knows what their breasts conceal and what they declare.

Nuk ka dyshim se Zoti yt e di mirë çfarë fshehin zemrat e tyre dhe çfarë shfaqin haptazi. - Ai e di gjithë atë që fshihet brenda gjoksit dhe atë që shfaqet haptazi, ndaj le të kenë frikë nga shikimi i Atij që di gjithçka dhe e di të dukshmen dhe të padukshmen.

27:75Page 383

وَمَا مِنۡ غَآئِبَةٖ فِي ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٍ ٧٥

And there is nothing concealed1 within the heaven and the earth except that it is in a clear Register.2

Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në Tokë që të mos jetë e shënuar në Librin e saktë. -Ky libër ka përfshirë brenda tij, çdo gjë e fshehtë në qiell dhe në të tokë dhe çdo gjë që ndodh në botën e sipërme dhe të poshtme, gjithçka që ka qenë dhe do të jetë në këtë botë, deri kur të ndodhë Kijameti. Çdo gjë që ka ndodhur dhe do të ndodhë në botë është tërësisht sipas asaj që është shkuar në Leuhi Mahfudh.

27:76Page 383

إِنَّ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ يَقُصُّ عَلَىٰ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ أَكۡثَرَ ٱلَّذِي هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ ٧٦

Indeed, this Qur’ān relates to the Children of Israel most of that over which they disagree.

Vërtet, ky Kur'an u tregon bijve të Izraelit më të shumtën e asaj, për të cilën ata u përçanë. - Ky ajet flet për sqarimin e plotë që ky Kur'an u bën shpalljeve të mëparshme dhe për faktin se ai është kriteri i së vërtetës dhe themeli bazë për të dalluar të vërtetën që gjendet në ato shpallje. Çdo paqartësi në ato libra dhe çdo kundërshtim që kanë patur njerëzit rreth shpalljeve të shkuara sqarohet plotësisht nga ky Kur'an madhështor, dhe kështu ai largon çdo dyshim rreth së vërtetës. Ai tregon të vërtetën rreth çdo çështjeje, që të parët ranë në kundërshtim dhe u përçanë. Duke qenë se ai është një libër i qartë dhe sqarues i çdo kundërshtie, atëherë kjo e bën atë mirësinë më të madhe që Allahu u ka dhënë botës dhe robërve . Por jo çdokush tregon mirënjohje për këto, prandaj dhe Allahu na tregon se mirësia, drita dhe udhëzimi i këtij Kur'ani u bën dobi veçse beimtarëve dhe pasuesve të mësimeve të tij. Ai tha:

27:77Page 384

وَإِنَّهُۥ لَهُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ ٧٧

And indeed, it is guidance and mercy for the believers.

Dhe, pa dyshim, ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët. -Kur'ani është udhëzues dhe udhërrëfyes për të dalë e shpëtuar nga humbja, dyshimet e të gjitha pasiguritë. Ai është gjithashtu mëshirë, me të cilën freskohen zemrat e besimtarëve dhe rregullohen çështjet e fesë dhe të dynjasë së tyre. Por kjo është vetëm për besimtarët, të cilët besojnë në vërtetësinë e këtij libri që vjen prej Zotit. Ata pranojnë gjithçka që vjen nga Kur'ani dhe përkushtohen në meditimin dhe kuptimin e saktë të mesazheve të tij. Vetëm këtyre u jepet drita e udhëzimit për të ecur në rrugën e drejtë të Zotit. Vetëm këtyre u jepet forcë dhe i përfshin mëshira e Zotit, e cila u mundëson lumturinë, fitoren e çdo të mire dhe shpëtimin nga çdo e keqe.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском