As-Sa'diAl-'Ankabut · 29:37–60

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-'Ankabut 29:37–60

29:37–38Page 400

فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلرَّجۡفَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دَارِهِمۡ جَٰثِمِينَ ٣٧

But they denied him, so the earthquake seized them, and they became within their home [corpses] fallen prone.

وَعَادٗا وَثَمُودَاْ وَقَد تَّبَيَّنَ لَكُم مِّن مَّسَٰكِنِهِمۡۖ وَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَصَدَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّبِيلِ وَكَانُواْ مُسۡتَبۡصِرِينَ ٣٨

And [We destroyed] ʿAad and Thamūd, and it has become clear to you from their [ruined] dwellings. And Satan had made pleasing to them their deeds and averted them from the path, and they were endowed with perception.

Ne i shkatërruam edhe Adët e Themudët, vendbanimet e të cilëve ju i dini. -Po kështu vepruam me Adin dhe Themudin, dhe ju e dini atë histori. Tashmë ju i keni parë dhe dëshmuar me sytë tuaj disa nga vendbanimet dhe rrënojat e vendit ku ata jetuan. Profetët u erdhën atyre me shenja të qarta e shumë të dobishme, që të hapnin sytë dhe të arsyetonin drejt, por ata i mohuan ato dhe polemizuan padrejtësisht kundër të vërtetës.Shejtani ua zbukuroi veprat e tyre dhe i shmangu nga e vërteta, edhe pse arritën ta shihnin(e kuptonin)qartë atë. -Shejtani ua zbukuroi veprat e tyre, prandaj dhe menduan se prirjet dhe kotësitë e tyre ishin më të mira se ajo që u sollën profetët.

29:39Page 401

وَقَٰرُونَ وَفِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَۖ وَلَقَدۡ جَآءَهُم مُّوسَىٰ بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَٱسۡتَكۡبَرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا كَانُواْ سَٰبِقِينَ ٣٩

And [We destroyed] Qārūn and Pharaoh and Hāmān. And Moses had already come to them with clear evidences, and they were arrogant in the land, but they were not outrunners [of Our punishment].

(Kujtoni) Edhe Karunin, Faraonin dhe Hamanin. - Po kështu vepruan Karuni, Firauni dhe Hamani, kur Allahu i Madhëruar dërgoi ndër ta Musain, birin e Imranit, me shenja të qarta dhe fakte të pamohueshme. Por ata nuk iu nënshtruan të vërtetës. Ata u treguan kryeneçë dhe të padrejtë me njerëzit. Ata u bënë armiq të së vërtetës duke e refuzuar atë, prandaj nuk i shpëtuan ndëshkimit.Musai u solli atyre argumente të qarta, por ata u treguan kryeneçë, prandaj nuk mundën t’i shpëtonin dënimit. -Kurrë nuk mund t’i shpëtonin dhe shmangeshin dënimit të Allahut, prandaj nuk u mbeti gjë tjetër veçse të dorëzoheshin dhe të poshtëroheshin.

29:40Page 401

فَكُلًّا أَخَذۡنَا بِذَنۢبِهِۦۖ فَمِنۡهُم مَّنۡ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِ حَاصِبٗا وَمِنۡهُم مَّنۡ أَخَذَتۡهُ ٱلصَّيۡحَةُ وَمِنۡهُم مَّنۡ خَسَفۡنَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ وَمِنۡهُم مَّنۡ أَغۡرَقۡنَاۚ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيَظۡلِمَهُمۡ وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ ٤٠

So each We seized for his sin; and among them were those upon whom We sent a storm of stones, and among them were those who were seized by the blast [from the sky], and among them were those whom We caused the earth to swallow, and among them were those whom We drowned. And Allāh would not have wronged them, but it was they who were wronging themselves.

Secilin prej tyre e dënuam për krimin e vet. -Secilin nga këta popuj mohues e dënuam sipas asaj që merituan dhe me një ndëshkim që u shkonte për shtat. Kështu:Disa prej tyre, Ne i dënuam me furtunë të fuqishme(me rrebesh gurësh), -Disave u dërgoi furtunë shkatërrimtare, siç veproi me popullin e Adit: "Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. " [Hakka 6, 7]....disa i shkatërruam me krisma (të forta) nga qielli... - Kështu bëri me popullin e profetit Salih, siç thotë i Lartësuari: "Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me një ushtimë të tmerrshme. " [Hakka 5]....kurse disa të tjerë i fundosëm në tokë... -Siç bëri me Karunin....dhe disa i mbytëm në ujë. - Siç bëri me Firaunin, Hamanin dhe ushtrinë e tyre:Nuk qe Allahu Ai që u bëri atyre padrejtësi... - Është e pavërtetë dhe nuk i shkon urtësisë dhe drejtësisë së Allahut që t'u bënte padrejtësi atyre. Allahu është i Plotë dhe Absolut në drejtësinë e Tij dhe është i Pasur dhe Jonevojtar për krijesat e Tij.por ata i bënë padrejtësi vetvetes. -Ata e privuan vetveten nga e vërteta që iu ofrua. Ata u krijuan që të adhurojnë Allahun si një e të vetëm, porse e poshtëruan vetveten duke u marrë jo me atë për të cilën u krijuan. Ata u zhytën në përmbushjen e epsheve dhe gjynaheve, duke i shkaktuar vetes një dëm shumë të madh, madje duke menduar se ishte në të mirën e tyre.

29:41Page 401

مَثَلُ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوۡلِيَآءَ كَمَثَلِ ٱلۡعَنكَبُوتِ ٱتَّخَذَتۡ بَيۡتٗاۖ وَإِنَّ أَوۡهَنَ ٱلۡبُيُوتِ لَبَيۡتُ ٱلۡعَنكَبُوتِۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ ٤١

The example of those who take allies other than Allāh is like that of the spider who takes [i.e., constructs] a home. And indeed, the weakest of homes is the home of the spider, if they only knew.

Shembulli i atyre që marrin idhujt për mbrojtës veç Allahut, është ajo merimanga, që thur (për vete) një shtëpi. -Ky është një shembull rreth atyre që adhurojnë idhuj veç Allahut të Lartësuar, për të gjetur krenari, mbështeje dhe dobi. Ai na tregon se çështja është tërësisht ndryshe. Ai i shëmbëlleu ata me një merimangë që ndërton shtëpinë prej rrjete. Por a mund të të shërbejë një shtëpi e tillë për t’u ruajtur nga e nxehta, e ftohta dhe rreziqet? Dihet se:Por më e dobëta shtëpi është ajo e merimangës, nëse do ta dinin. -Merimanga është nga krijesat më të dobëta dhe shtëpia që ajo thur është nga më të dobëtat. Ajo veçse ia shton asaj dobësinë. Të tillë janë ata që zgjedhin për veten mbrojtës e të adhuruar të tjerë veç Allahut. Ata vetë, dhe po kështu edhe idhujt e tyre, janë të varfër, të dobët e të pafuqishëm në të gjitha aspektet. Duke qenë se ata zgjedhin të dobëtit për mbështetës dhe mbrojtës, kjo ka për t'u shtuar veçse dobësinë dhe poshtërimin. Këta të mjerë mbështeten dhe i varin shpresat tek ato krijesa të dobëta në shumë çështje, që i duan dhe synojnë që t’i arrijnë. Ata ua lënë tërësisht në dorë çështjet atyre krijesave të dobëta e të varfra, duke menduar se ata do t’i ndihmojnë dhe do t’i përmbushin ato, por befasohen kur ata i tradhtojnë dhe i lënë në baltë. Kështu nuk arrijnë të përmbushin asgjë nga ato që synojnë dhe nuk marrin asnjë ndihmë që shpresonin. Sikur të shihnin me dije e urtësi gjendjen dhe dobësinë e vetvetes dhe të atyre që i marrin si mbështetës dhe ndihmës, kurrë nuk do të mbështeteshin tek ata. Përkundrazi, do të rrinin sa më larg tyre dhe do t’i mbështeteshin vetëm Zotit të Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë, i Cili, nëse robi e zgjedh si mbështetësin dhe mbrojtësin e tij dhe i mbështet plotësisht Atij, Ai ka për t’i mjaftuar për çështjet e dynjasë dhe të fesë. Allahu ka për t’ia shtuar fuqinë, mbi fuqinë që i ka dhënë. Do t’ia shtojë fuqinë trupore e shpirtërore dhe do t'ia bekojë veprat të tij. Më pas, i Lartësuari na tregon se idhujt e idhujtarët janë shumë më të dobët sesa u përmend më sipër, madje tregon se ata janë një hiç.

29:42Page 401

إِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ مِن شَيۡءٖۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٤٢

Indeed, Allāh knows whatever thing they call upon1 other than Him. And He is the Exalted in Might, the Wise.

Allahu e di çfarë (kotësirash) adhurojnë ata veç Tij. - Ata idhuj janë thjesht emra të vendosura nga ata vetë dhe iluzione, që ata i krijojnë me mendje. Por nëse robi mendohet me kujdes, del në pah kotësia dhe fakti se ata janë të pavërtetë. Allahu i Lartësuar është Ai që di të fshehtën dhe atë që shfaqet dhe Ai e di mirë se ata janë duke iu lutur diçkaje që nuk ekziston, siç thotë në një ajet tjetër: “Ata (idhujt)nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i keni caktuar. Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata ndjekin vetëm hamendësimet dhe dëshirat e veta, megjithëse u ka ardhur udhëzimi i qartë prej Zotit të tyre." [Nexhm 23].Ai është Ngadhënjimtari e i Urti. -Atij i takon i gjithë pushteti dhe fuqia dhe me pushtetin e Tij Ai ka ngadhënjyer mbi të gjitha krijesat. Ai është i Urti, i cili i vendos gjërat në vendin e vet. Ai e ka përkryer krijimin e vet dhe e ka bërë në formën më të bukur. Çdo urdhër e ligj i Tij është drejtësi e mirësi.

29:43Page 401

وَتِلۡكَ ٱلۡأَمۡثَٰلُ نَضۡرِبُهَا لِلنَّاسِۖ وَمَا يَعۡقِلُهَآ إِلَّا ٱلۡعَٰلِمُونَ ٤٣

And these examples We present to the people, but none will understand them except those of knowledge.

Këta janë shëmbuj që Ne i sjellim për njerëzit, por vetëm ata që kanë dije i kuptojnë ato. -Shëmbuj për të mirën e për të lehtësuar njohuritë. Ato i sjellin çështjet konceptuale më pranë shqisave dhe i bëjnë më të dukshme dhe të kuptueshme ato. Nëpërmjet tyre merret kuptimi i synuar. Ato janë nga rrugët më të dobishme të kuptimit të saktë të njohurive për të gjithë njerëzit. Sjellja e shembujve është mënyra më e mirë e të kuptuarit. Por ata që i kuptojnë vërtet me zemër janë vetëm ata që Zoti i quan: “alimun”, të diturit, që dituria iu ka hyrë thellë në zemra. Ky ajet është një tregues i rëndësisë dhe dobisë së madhe të këtyre shembujve që Allahu i Madhëruar sjell në Kur'an dhe një nxitës për të medituar rreth tyre. Gjithashtu, ajeti është edhe një lëvdatë për ata që meditojnë dhe i logjikojnë drejt këta shembuj. Të medituarit dhe nxjerrja e mësimeve nga këto shembuj është tregues se ata janë dijetarë. Po ashtu, nga kjo kuptohet se ata që nuk i kuptojnë e nuk logjikojnë rreth tyre nuk janë dijetarë. Shkak për këtë konstatim është fakti që Allahu i Lartësuar i ka sjellë këto shembuj në Kur'an, për të treguar çështje madhore dhe shumë të rëndësishme prej qëllimeve të larta. Dhe ata që janë të ditur e kuptojnë se të tilla çështje janë më të rëndësishme se çështjet e tjera, për të cilat nuk janë sjellë shembuj. Rëndësia duket në faktin që Allahu i Madhëruar i ka dhënë më shumë shpjegim e trajtim se të tjerat dhe ka nxitur që ato të meditohen dhe logjikohen me kujdes. Madje ka urdhëruar që robërit të shpenzojnë çdo kapacitet mendor për të mësuar mesazhin e kumtuar. Kështu, ata që nuk logjikojnë dhe as meditojnë rreth këtyre shembujve, me gjithë këtë rëndësi të madhe, tregojnë me neglizhencën e tyre se ata nuk janë dijetarë. Nëse ata nuk njohin çështjet më të rëndësishme, atëherë për çështjet e tjera do të jenë më të paditur. Po të meditosh me kujdes, e kupton se shumica e çështjeve për të cilat Zoti ka sjellë shembuj në Kur'an janë rreth bazave më të rëndësishme të fesë dhe besimit.

29:44Page 401

خَلَقَ ٱللَّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ ٤٤

Allāh created the heavens and the earth in truth. Indeed in that is a sign for the believers.

Allahu i krijoi qiejt dhe tokën me një(qëllim) urtësi të madhe. -Allahu i Lartësuar është i vetëm në krijimin e qiejve dhe të Tokës, me gjithë lartësinë, gjerësinë e thellësinë e tyre, me gjithë bukurinë dhe ato që ndodhen brenda dhe mes tyre, si Dielli, Hëna, yjet, melekët etj. Ai e krijoi edhe Tokën me gjithçka në të, malet, oqeanet, shkretëtirat, humnerat, pyjet e çdo gjallesë brenda saj. Të gjitha këto i krijoi me një qëllim dhe urtësi të madhe. Ai nuk i krijoi kot, pa ndonjë qëllim e pa ndonjë dobi, por i krijoi që në to të zbatohet ligji i krijimit dhe ligji i Sheriatit të Tij. Ai krijoi çdo gjë në funksion të mirësisë dhe kompletimit të saj për njerëzit. Ai e krijoi ketë madhështi që njerëzit të mund të shohin urtësinë, pushtetin dhe administrimin e Tij të çdo gjëje që ekziston dhe kështu të binden dhe të jenë të sigurt që Ai është i vetmi që meriton dashurinë e plotë dhe të gjitha adhurimet e përkushtimet e tyre. Vetëm Ai duhet të jetë i Adhuruari, të Cilit duhet t'i përulen dhe ta madhërojnë dhe sipas vullnetit dhe ligjit të Tij të jetojnë.Në këtë (krijim)ka argumente për ata që besojnë. - Në të gjenden argumente të shumta për qëllimet e larta dhe çështjet e rëndësishme të imanit. Nëse robi mediton për to, ka për t'u bindur plotësisht në çështjet e besimit të pastër dhe njësimit të Zotit.

29:45Page 401

ٱتۡلُ مَآ أُوحِيَ إِلَيۡكَ مِنَ ٱلۡكِتَٰبِ وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَۖ إِنَّ ٱلصَّلَوٰةَ تَنۡهَىٰ عَنِ ٱلۡفَحۡشَآءِ وَٱلۡمُنكَرِۗ وَلَذِكۡرُ ٱللَّهِ أَكۡبَرُۗ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا تَصۡنَعُونَ ٤٥

Recite, [O Muḥammad], what has been revealed to you of the Book and establish prayer. Indeed, prayer prohibits immorality and wrongdoing, and the remembrance of Allāh is greater. And Allāh knows that which you do.

Kumtoje (e pasoje me përpikmëri)atë që po të shpallet nga libri(Kur'ani) dhe fale(rregullisht) namazin! -Allahu i Madhëruar na urdhëron për të lexuar e pasuar Shpalljen e Tij, këtë libër madhështor. Ai porosit që të përmbushim urdhëresat e Tij dhe të largohemi nga ndalesat e Tij. Na urdhëron që të ndjekim udhëzimet e Tij dhe të shohim rrugën përmes dritës së Tij. Ne duhet t’i besojmë ato që janë thënë në të, t’i lexojmë me kujdes fjalët e Tij dhe të meditojmë thellë në kumtet e Tij. Ne jemi urdhëruar të lexojmë librin e Tij dhe të jetojmë sipas kumteve e urdhëresave të Tij. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend konkretisht disa nga urdhëresat e Tij, duke treguar kështu rëndësinë dhe vlerën e madhe të tyre dhe për përfundimin e mirë që ato sjellin tek robi. Ai thotë:Me të vërtetë, namazi të largon nga gjynahet(e mëdha) dhe ligësitë. Përmendja e Allahut është më e madhja(e adhurimeve). -Namazi sjell shumë dobi e mirësi për robin. Ai të ndalon nga dy gjëra:1. El-faĥshâu, pra, nga gjynahet e mëdha dhe dëshirat e shfrenuara, që shpirti i dëshiron t'i kryejë.2. El-munker - të këqijat ose të gjtha ato gjynahe që konsiderohen të tilla nga natyra e pastër dhe mendja e shëndoshë.Por si është e mundur që namazi të ndalojë dhe ta ruajë robin nga këto të dyja? Nëse robi e përkryen namazin duke kompletuar shtyllat, kushtet e saktësisë së tij, si dhe frikërespektin për Zotin gjatë kryerjes së tij, atëherë zemra i ndriçohet dhe shpirti i pastrohet e dëlirësohet. Kështu, atij i shtohet imani dhe i shtohet dëshira, ambicia dhe vullneti për të bërë edhe më shumë mirësi. Nga ana tjetër, pakësohet ose zhduket dëshira për ligësinë. Në këtë mënyrë, ai që e përkryhen vazhdimisht namazin në këtë formë, atëherë ai namaz do ta ndalojë nga veprat e shfrenuara dhe ligësitë. Dhe pikërisht ky është nga qëllimet kryesore të namazit. Këto janë fryte të pashmangshme të një namazi të përkryer e të plotësuar. Por në namaz gjendet një qëllim, i cili është shumë më i madh dhe më i rëndësishëm se të gjitha këto: përmendja e Allahut gjatë tij. Gjatë namazit përmendet Zoti me zemër, me gjuhë, dhe me gjymtyrë. Allahu i Lartësuar i krijoi krijesat veçse që ta adhurojnë Atë dhe adhurimi më i përkryer dhe më madhështor që i përkushtohet Atij është pikërisht namazi. Në këtë lloj adhurimi janë bashkuar të gjitha gjymtyrët e robit për të shprehur adhurimin, përulësinë ndaj Allahut të Lartësuar dhe madhërimin e Tij. Për këtë arsye, Allahu thotë: “Përmendja e Allahut është më e madhja (e adhurimeve)." Sipas një mendimi tjetër, ka mundësi që me këto fjalë të jetë pasur për qëllim përmendja e Allahut jashtë namazit. Sipas këtij mendimi, pasi Allahu i Madhëruar përmendi urdhrin për namazin dhe na tregoi rëndësinë e tij, vijoi të përmendë dhikrin pas namazit dhe na tregoi se ai është më i rëndësishëm dhe më i dobishëm sesa thjesht namazi. Shumë mufesirë e kanë parapëlqyer këtë qëndrim, por mendimi i parë është më i pranueshëm dhe i saktë, sepse nuk ka asnjë dyshim që falja e namazit është më e mirë dhe e rëndësishme sesa dhikri jashtë namazit. Arsye tjetër është se vetë namazi është mënyra më madhështore e përmendjes, adhurimit dhe madhërimit të Allahut.Allahu i di të gjitha veprat që bëni ju. -Ai i di të gjitha gjërat që i bëni ju, si të mirat, ashtu edhe të këqijat dhe ka për t’ju dhënë shpërblimin më të plotë për gjithçka që keni bërë.

29:46Page 402

۞ وَلَا تُجَٰدِلُوٓاْ أَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ إِلَّا بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ إِلَّا ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنۡهُمۡۖ وَقُولُوٓاْ ءَامَنَّا بِٱلَّذِيٓ أُنزِلَ إِلَيۡنَا وَأُنزِلَ إِلَيۡكُمۡ وَإِلَٰهُنَا وَإِلَٰهُكُمۡ وَٰحِدٞ وَنَحۡنُ لَهُۥ مُسۡلِمُونَ ٤٦

And do not argue with the People of the Scripture except in a way that is best, except for those who commit injustice among them, and say, "We believe in that which has been revealed to us and revealed to you. And our God and your God is one; and we are Muslims [in submission] to Him."

Polemizoni me ithtarët e Librit, (kur i ftoni në fenë tuaj) veçse ashtu si është më e mira, përveç atyre që janë të padrejtë... -Allahu i Lartësuar i ndalon polemikat me ithtarët e Librit (të krishterë e jehudë), nëse muslimani nuk zotëron dituri të mjaftueshme dhe qetësi dhe nëse bëhet jo mbi baza dhe rregulla të qarta e të kënaqshme, për një polemikë të rregullt e korrekte. Ai na urdhëron që polemika me ta të bëhet në mënyrën më të mirë, me dituri, me edukatë, butësi dhe me fjalë të zgjedhura e të kujdesshme, duke i ftuar në të vërtetën dhe duke u shfaqur bukurinë e saj, duke e refuzuar të kotën dhe duke e nxjerrë në pah pavërtetësinë dhe kotësinë e saj, me fakte e argumenta të kuptueshme dhe me rrugët më të shkurtra. Qëllimi në të tilla polemika, nuk duhet të jetë kundërshtimi, fitorja mbi kundërshtarin dhe dëshira për t’u dukur, por duhet të jetë qartësimi i të vërtetës dhe udhëzimi i njerëzve. Megjithatë, nëse ndonjë nga ithtarët e Librit dëshiron të polemizojë me qëllimin që të sjellë dyshime e të tregojë veten fitimtar, ky lloj njeriu duhet larguar sepse polemika me të nuk ka asnjë vlerë. Kjo lloj polemike nuk sjell realizimin e qëllimit të saj.dhe thuajuni: “Ne i besojmë Shpalljes që na u zbrit neve dhe Shpalljes që ju zbriti juve.” -Polemika me ithtarët e Librit le të jetë e bazuar mbi faktin se ju besoni në të gjitha shpalljet e Zotit, si ato që ju zbritën juve, ashtu edhe ato që u zbritën më parë dhe se ju besoni Profetin tuaj dhe profetët e tyre, si dhe në faktin se ju besoni në një Zot të vetëm, që meriton të adhurohet. Këto janë disa baza, mbi të cilat duhet të zhvillohet dialogu juaj. Dialogu nuk duhet të zhvillohet mbi cënimin e ndonjërit prej librave të Zotit ose mbi cënimin dhe mohimin e ndonjërit prej profetëve të Zotit. Kështu veprojnë veçse injorantët, të cilët mohojnë çdo gjë që ka kundështari i tyre, e vërtetë apo e kotë qoftë ajo. Kjo është padrejtësi dhe shkelje e edukatës së detyrueshme të dialogut dhe polemikës. Është detyrë që të pranosh të vërtetën që është në dorën e kundështarit dhe të mos pohosh të kotën dhe të gabuarën. E vërteta nuk mund të refuzohet për shkak të atij që e thotë, edhe sikur të jetë qafir. Ndërtimi i dialogut me ithtarët e Librit mbi bazat e përmendura më sipër është i dobishëm, sepse mund të sjellë pranimin nga ana e tyre të Kur'anit dhe të Profetit, që e solli këtë Kur'an nga Zoti. Ata do të jenë të detyruar ta pranojnë këtë, sepse Kur'ani sjell ato të vërteta fetare për të cilat kanë rënë dakord të gjithë profetët dhe librat e Zotit, të vërteta të cilat dialoguesit duhet t'i pranojnë që në fillim si të padiskutueshme. Nëse Kur'ani dhe Muhamedi (a.s), ashtu si dhe librat e shkruar, i kanë mbrojtur këto principe bazë dhe i kanë qartësuar dhe kumtuar me forcë ndër njerëz, atëherë ato duhen besuar, dhe po kështu duhen besuar të gjitha shpalljet dhe profetët që kumtojnë ato të vërteta. Në fakt, besimi në të gjitha shpalljet dhe në të gjithë profetët është prej veçorive të Islamit dhe muslimanëve. Ndërsa të thuash se besojmë këtë libër dhe nuk besojmë librin tjetër, edhe pse ai është i vërtetë dhe në përputhje me të gjithë librat e tjerë, kjo është padrejtësi dhe pabarazi. Madje kjo tregon se po mohon edhe librin dhe profetin që pretendon se e beson. Ai që mohon Kur'anin, i cili është pohues dhe garantues i mesazheve të librave të mëparshëm, në fakt është mohues i ligjeve e librave të shkruar, edhe pse pretendon se i beson ato. Pastaj le të mendojnë me kujdes! Çdo argument nëpërmjet të cilit plotësohet profecia e çdo profeti dhe shërben si shenjë e vërtetësisë së tij, është përmbushur edhe për Muhamedin, madje në formën më të plotë. Gjithashtu, çdo dyshim që ngrejnë për profecinë e Muhamedit (a.s), të njëjta dyshime janë të detyruar të pranojnë edhe për profetët që i besojnë, madje edhe më shumë. E nëse i refuzojnë ato dyshime për profetët e tyre, atëherë janë të detyruar t’i refuzojnë edhe për Muhamedin (a.s), madje për të drejtën e tij kjo është më e dukshme dhe e detyrueshme.“Zoti ynë dhe Zoti juaj është Një dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.” -Ne i jemi nënshtruar dhe dorëzuar tërësisht Atij dhe jetojmë sipas urdhëresave të Tij. Dhe dihet mirë se ai që beson Allahun, duke e adhuruar si një e të vetëm, beson në të gjitha librat dhe profetët e tij, i nënshtrohet Zotit dhe pason profetët e Tij, pikërisht ai është i lumtur. Çdokush që devijon nga kjo rrugë është i humbur dhe po e çon veten drejt dëshpërimit dhe dënimit të Zotit.

29:47Page 402

وَكَذَٰلِكَ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَۚ فَٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ يُؤۡمِنُونَ بِهِۦۖ وَمِنۡ هَٰٓؤُلَآءِ مَن يُؤۡمِنُ بِهِۦۚ وَمَا يَجۡحَدُ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَّا ٱلۡكَٰفِرُونَ ٤٧

And thus We have sent down to you the Book [i.e., the Qur’ān]. And those to whom We [previously] gave the Scripture believe in it. And among these [people of Makkah] are those who believe in it. And none reject Our verses except the disbelievers.

Po kështu(siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne të zbritëm edhe ty Librin. -Kështu ta zbritëm ty këtë libër madhështor, që përmban lajme të mëdha dhe fton në virtyte të larta dhe urdhëresa të mrekullueshme e të urta. Ky libër vërteton Shpalljen e mëparshme dhe për këtë libër kanë njoftuar të gjithë profetët e shkuar.Ata të cilëve Ne ua kemi dhënë librin më parë, e besojnë këtë Kur'an. -Ata të cilët u patëm dhënë Libër dhe kanë njohuri të plotë rreth tij, dhe të cilët nuk u prekën nga smira dhe as nuk ndjekin dëshirat e tyre, ata besojnë këtë Kur'an. Ata e besojnë atë, sepse janë të sigurt për vërtetësinë e tij, nga vetë ngjashmëria e ligjeve e porosive që gjenden në to, si dhe nga përgëzimet e profetëve të parë për këtë shpallje madhështore dhe këtë Profet të fundit të kohës. Ata e dallojnë se ai është i vërtetë, sepse ata janë dijetarë të dalluar në fushën e njohjes dhe dallimit të së mirës dhe të keqes, të vërtetës dhe gënjeshtrës.Edhe nga këta (fiset arabe)ka të tillë që e besojnë këtë Kur'an. - Ata kanë iman të vërtetë të nxitur nga dituria dhe siguria e plotë për të vërtetën, pra, jo të frikësuar ose për ndonjë interes dynjaje.Argumentet Tona i refuzojnë veçse jobesimtarët. - Domethënë, vetëm ata që e kanë zakon ta refuzojnë padrejtësisht të vërtetën dhe të tregohen kryeneçë ndaj saj. Kjo ndodh veçse nga ata që janë të mbushur me mohim dhe nuk kanë asnjë grimë qëllimi për të gjetur të vërtetën dhe për ta pasuar atë. Atëherë, është e sigurt se, çdokush që ka një qëllim të mirë dhe synon vërtet që të gjejë udhëzimin, ka për ta gjetur atë udhëzim dhe ka për ta besuar këtë Kur'an. E si të mos besojë në këtë libër, i cili ka përmbledhur brenda tij argumente shumë të qarta, për çdo njeri që ka logjikë, që dëgjon me vëmendje dhe dëshmon vetëm të vërtetën. Ndër faktet që tregojnë për vërtetësinë e Kur'anit është edhe fakti që atë e solli prej Zotit një profet besnik, sinqeritetin dhe besnikërinë e të cilit populli i tij e dinin dhe e njihnin shumë mirë. Ata e njihnin mirë atë njeri dhe e shihnin në të gjitha gjendjet dhe në jetën e tyre të përditshme. Për dyzet vjet, që ai kishte jetuar mes tyre, ata e kishin parë dhe e dinin që ai nuk dinte të shkruante dhe as të lexonte ndonjë libër të shkruar. Kësisoj, sjellja prej tij e një libri të tillë është nga më të qartat dhe të prerat argumente, që nuk pranojnë asnjë dyshim, se ai është prej Zotit, që është Ngadhnjimtar dhe i Lavdëruar:

29:48Page 402

وَمَا كُنتَ تَتۡلُواْ مِن قَبۡلِهِۦ مِن كِتَٰبٖ وَلَا تَخُطُّهُۥ بِيَمِينِكَۖ إِذٗا لَّٱرۡتَابَ ٱلۡمُبۡطِلُونَ ٤٨

And you did not recite before it any scripture, nor did you inscribe one with your right hand. Then [i.e., otherwise] the falsifiers would have had [cause for] doubt.

Ti(Muhamed)nuk pate mundësi të lexoje ndonjë Libër para këtij (Kur'anit), e as nuk pate mundësi të shkruaje ndonjëherë me dorën tënde të djathtë. Po ta kishe bërë këtë, atëherë ata që e refuzojnë të vërtetën, do të kishin ngritur dyshime. - Nëse do të ishte e kundërta, pra, nëse ti do të dije të lexoje dhe të shkruaje, atëherë do të dyshonin dhe ngjallnin pasiguri ata që gjithmonë refuzojnë të vërtetën. Ata do të thoshin që “e mësoi nga ndonjë libër tjetër ose e kopjoi prej tyre”. Por nuk është aspak kështu. Ky libër u zbrit në zemrën tënde nga Zoti i botëve, i Cili i sfidoi të gjithë oratorët dhe elokuentët, për të sjellë qoftë edhe një sure si ai, dhe ata mbetën të gjithë të paaftë që t’i përgjigjen sfidës, edhe pse ishin të mbushur me një urrejtje e armiqësi të papërshkrueshme, që i nxiste për të kundërtën. Madje nuk guxuan as ta mendojnë se mund të përballeshin me Kur'anin, për vetë gradën e lartë dhe të paaritshme të tij. E si mundet që fjala e një njeriu të mund t’i afrohet fjalës së Zotit të botëve apo edhe t’i përngjajë asaj?!

29:49Page 402

بَلۡ هُوَ ءَايَٰتُۢ بَيِّنَٰتٞ فِي صُدُورِ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَۚ وَمَا يَجۡحَدُ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَّا ٱلظَّٰلِمُونَ ٤٩

Rather, it [i.e., the Qur’ān] is distinct verses [preserved] within the breasts of those who have been given knowledge. And none reject Our verses except the wrongdoers.

Por, ja! Ai (Kur'ani)është plot me argumente të qarta, që ruhen në zemrat e atyre të cilëve u është dhënë dituria. -Kur'ani është një libër me ajete të qarta dhe jo të mistershme për zemrat e dijetarëve, të cilët janë me të mirët e krijesave, me të mençurit dhe më të urtët. Ata janë më të kompletuarit mes njerëzve. Nëse në sytë dhe në zemrat e këtyre të zgjedhurve ky libër është argument i qartë dhe dukshëm i vërtetë, atëherë ai duhet të jetë i pranuar si i tillë edhe nga të tjerët. Mohimi i të tjerëve nuk e dëmton aspak madhështinë dhe vërtetësinë e tij. Madje, ky mohim është një padrejtësi dhe paudhësi e qartë.Argumentet Tona nuk i mohon kush, përveç të padrejtëve. - Sepse këtë libër e mohon veçse një i mjerë, që flet për të pa dituri dhe nuk ndjek rrugën e dijetarëve, që dinë si të njohin të vërtetën dhe shenjat e saj. Ose e mohon ndonjë që bën sikur nuk di, e në fakt, e di mirë se ai është i vërtetë, po me kokëfortësi e refuzon atë.

29:50Page 402

وَقَالُواْ لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡهِ ءَايَٰتٞ مِّن رَّبِّهِۦۚ قُلۡ إِنَّمَا ٱلۡأٓيَٰتُ عِندَ ٱللَّهِ وَإِنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٞ مُّبِينٌ ٥٠

But they say, "Why are not signs sent down to him from his Lord?" Say, "The signs are only with Allāh, and I am only a clear warner."

Ata thonë: “Përse nuk i zbret atij ndonjë shenjë (mrekulli)nga Zoti i tij?” - Edhe këta mohues të padrejtë, që mohuan profetët dhe shpalljet që ata sollën prej Zotit, kërkojnë shenja dhe mrekulli, me mendjet e qëllimet e tyre të prishura. Kjo i ngjan fjalës së Allahut, kur tregon për ata që thonë: “Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të na nxjerrësh burime prej tokës; ose të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh që mes e tyre të rrjedhin vazhdimisht lumenj; ose, ashtu sikurse mëton ti (se do të na dënojë Zoti), le të bjerë mbi ne qielli copa-copa; ose derisa të na sjellësh Allahun dhe melekët pranë nesh (t’i shohim haptazi); ose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh lart në qiell. Madje, edhe sikur të ngjitesh lart në qiell, ne nuk do të të besojmë, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë.” Thuaj: “I madhëruar qoftë Allahu!” A mos, vallë, jam gjë tjetër unë, përveçse një njeri profet?!” [Isra 90 - 93]. Kështu, përcaktimi i shenjave dhe mrekullive nuk është në dorën e tyre dhe as të profetëve. Kjo kërkesë ishte ndërhyrje në kompetencat e Zotit. Duke qenë e tillë, atëherë kërkesa e tyre ishte e kotë dhe një shmangie nga e vërteta:Thuaj: “Çështja e shenjave (mrekullive)është vetëm në dorë të Allahut...” -Nëse dëshiron, Ai i zbret ato e nëse nuk dëshiron, nuk i zbret.“...dhe unë nuk jam tjetër, përveçse paralajmërues i qartë.” -Unë nuk pretendoj të jem sipër kësaj grade. Nëse unë kam për qëllim dhe detyrë që të dalë në pah e vërteta dhe të dallohet nga e kota, atëherë kjo është realizuar me dërgimin tim dhe Shpalljen, që Zoti solli nëpërmjet meje. Me fjalë të tjera, nëse ajo që synohet është qartësimi i të vërtetës nga e kota, me çfarëdo mënyre që të bëhet ajo, atëherë kërkimi i shenjave e mrekullive të caktuara është një padrejtësi e dukshme dhe shprehje e mendjemadhësisë para Zotit dhe refuzim i padrejtë i së vërtetës. Por edhe sikur të vendoste Zoti që t’i zbriste ato shenja që ju i kërkoni dhe propozoni, ky nuk do të ishte një iman i vërtetë dhe i pranueshëm, që në momentin që ju e kushtëzoni besimin tuaj me to. Ky nuk është iman i vërtetë dhe i saktë, por është thjesht ndjekje e epshit dhe dëshirës tuaj, pra, jo sepse ai është i vërtetë dhe sepse e meriton. Kështu, edhe sikur të supozohej që ju do të besonit pas zbritjes së shenjave, ai do të ishte një iman jo korrekt dhe solid, sepse nuk do të ishte i ndërtuar mbi njohjen dhe pranimin me bindje të së vërtetës, por për shkak të shenjave të dukshme. Duke qenë se qëllimi me dërgimin e profetëve është qartësimi i së vërtetës, Allahu i Madhëruar vijon që të na tregojë rrugën e saktë të arritjes së këtij qëllimi të madh. Ai thotë:

29:51Page 402

أَوَلَمۡ يَكۡفِهِمۡ أَنَّآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ يُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَرَحۡمَةٗ وَذِكۡرَىٰ لِقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ٥١

And is it not sufficient for them that We revealed to you the Book [i.e., the Qur’ān] which is recited to them? Indeed in that is a mercy and reminder for a people who believe.

Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne të shpallëm ty një libër, që u këndohet atyre(besnikërisht)? -A nuk u mjafton atyre për të gjykuar drejt për besnikërinë tënde dhe vërtetësinë e Shpalljes që t’u dha ty, fakti që ne u kemi zbritur një libër madhështor, që u lexohet atyre me besnikëri nga ana jote? Ky ajet është shumë i gjerë, me kuptime e kumte shumë të rëndësishme, edhe pse i shkurtër. Në të ka argumente madhështore dhe një mesazh të mrekullueshëm. Sikurse e thamë më sipër, thjesht fakti që Profeti (a.s) ishte umij(nuk dinte shkrim e lexim) dhe solli një libër të tillë, kjo do të ishte shenja më e madhe që tregon për sinqeritetin e tij. Pastaj, ata u treguan të pafuqishëm për t’iu kundërpërgjigjur sfidës për të sjellë një Kur'an ose qoftë një sure si ai. Pastaj le të mendojnë se si Profeti a.s. e shfaqi haptazi këtë Kur'an ndër njerëz, që ta dëgjonin të gjithë, edhe pse mbështetësit e tij ishin të pakët. Profeti (a.s) kurrë nuk u thye dhe as nuk u spraps, me gjithë armiqtë e shumtë që e luftonin. Ai e ngriti zërin duke ua lexuar këtë Kur'an haptazi, duke deklaruar se “ky është Libri dhe Fjala e Zotit tim”. Ai i sfidoi të gjithë duke thënë: A ka ndonjë që ka mundësi që ta kundërshtojë e të sjellë një fjalë të ngjashme me të, apo ta hedhë poshtë? Pastaj mendo pak për historitë e shumta të popujve të shkuar dhe të fshehtat e shumta të së shkuarës dhe së ardhmes, që ky Kur'an përmend dhe që janë tërësisht në përputhje me realitetin. Gjithashtu, mendo për saktësimin që ai u bën librave dhe shpalljeve të shkuara, duke pohuar atë që është e saktë e ka mbetur e tillë ndër ta dhe duke qartësuar atë që është ndryshuar dhe tjetërsuar nga duart e njerëzve. Shiko udhëzimin e drejtë që ai ofron në çdo fushë e drejtim! Kur ai urdhëron për diçka, është e pamundur që mendja të thotë “Ah, sikur të mos urdhëronte për këtë!” Edhe kur ndalon nga diçka, është e pamundur që mendja e shëndoshë dhe natyra e pastër dhe e papërlyer të thotë: “Ah, sikur të mos kishte ndaluar nga kjo!” Çdo ligj e dispozitë e vendosur nga Ai është me drejtësi e barazi, është në përputhje të plotë me urtësinë, që arrijnë ta logjikojnë dhe pranojnë mendjet e pastra, të cilat shohin dhe gjykojnë drejt. Mendja e shëndetshme dhe natyra e pastër gjykon me bindje se ligjet dhe udhëzimet e ofruara nga Kur'ani janë të vetme ligje e udhëzime që rregullojnë çështjet e krijesave në çdo vend e kohë. Çështjet e tyre rregullohen veçse nëpërmjet tyre. Të gjitha këto janë mëse të mjaftueshme për atë që dëshiron dhe synon të gjejë, të pranojë e të besojë të vërtetën, si dhe do sinqerisht për ta zbuluar dhe kuptuar atë. Allahu mos e kënaqtë kurrë atë që nuk i mjafton Kur'ani dhe mos e shëroftë atë që nuk e shëron Kur'ani, dalluesi i së vërtetës nga e kota! Ai që udhëzohet me këtë Kur'an, ka për t’i mjaftuar ai, sepse ai është më i mirë se çdo gjë tjetër.Nuk ka dyshim se kjo është mëshirë e këshillë për njerëzit që besojnë. -Kjo do të ndodhë për shkak se në të do të gjejnë dituri e mirësi të mëdha, pastrim për zemrat dhe shpirtrat, pastrim e rregullim të besimit, plotësim të moralit të lartë dhe frymëzim të madh nga vetë Zoti, që do t’u japë dritë të kuptojnë shumë të fshehta dhe udhëzime, që të tjerët nuk arrijnë t’i kuptojnë.

29:52Page 402

قُلۡ كَفَىٰ بِٱللَّهِ بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡ شَهِيدٗاۖ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱلۡبَٰطِلِ وَكَفَرُواْ بِٱللَّهِ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ ٥٢

Say, "Sufficient is Allāh between me and you as Witness. He knows what is in the heavens and earth. And they who have believed in falsehood and disbelieved in Allāh - it is those who are the losers."

Thuaj: “Mjafton që Allahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. " -Unë kam sjellë Zotin si dëshmitar dhe gjykues mes nesh, prandaj nëse unë do të isha gënjeshtar, atëherë mbi mua do të godiste dënimi i Tij. Por duke qenë se Ai më ndihmon e më mbështet mua, duke më bërë të triumfoj mbi armiqtë e mij dhe m’i lehtëson të gjitha çështjet e mia, a nuk mjafton kjo si dëshmi nga vetë Zoti, të cilën Ai e tregon me mënyrën se si më trajton? Nëse pretendoni se ju nuk e keni dëgjuar e as e keni parë dëshminë e Zotit, dijeni se kjo nuk ju mjafton si argument për qëndrimin tuaj mohues, sepse:Ai e di ç’ka në qiej e në tokë. -Nuk ka dyshim se Atij nuk i fshihet gjendja ime dhe gjendja juaj, si dhe kjo që po ju them rreth mbështetjes dhe ndihmës që Ai më ofron. Nëse Ai dëgjon që unë them diçka të tillë padrejtësisht, Ai kurrë nuk do të më linte pa ndëshkuar, sepse Ai është i Plotpushtetshëm dhe lënia e ndëshkimit të një mashtruesi do të ishte cenim i diturisë, pushtetit dhe urtësisë së Tij. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë, pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës, e askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij. " [Haka 44 - 47].Ata që besojnë të kotën e nuk besojnë në Allahun, pikërisht ata janë të humburit. -Sepse ata nuk kanë iman të saktë për Allahun, melekët, librat, profetët e Tij dhe Ditën e Fundit. Kështu atyre iu ikin përfundimisht mirësitë e përjetshme të Xhenetit. Ata janë të humbur se për çdo të vërtetë të mohuar ata sprovohen me kotësinë, që i mbulon me shëmtinë e saj. Për çdo mirësi që iu ikën prej duarsh, i pret një dënim i dhembshëm, e kështu shkatërrojnë dhe humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Gjykimit.

29:53Page 403

وَيَسۡتَعۡجِلُونَكَ بِٱلۡعَذَابِ وَلَوۡلَآ أَجَلٞ مُّسَمّٗى لَّجَآءَهُمُ ٱلۡعَذَابُۚ وَلَيَأۡتِيَنَّهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ٥٣

And they urge you to hasten the punishment. And if not for [the decree of] a specified term, punishment would have reached them. But it will surely come to them suddenly while they perceive not.

Ata kërkojnë prej teje përshpejtimin e dënimit(për ta). -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon rreth injorancës së atyre që mohojnë Profetin dhe refuzojnë të besojnë Shpalljen që ai solli prej Zotit. Ata të mjerë thanë: “Na i përshpejto dënimin!” Duke treguar se nuk e besojnë diçka të tillë, ata thanë: “Kur do të realizohet ky premtim, nëse thoni të vërtetën?” [Junus 48]. Por Allahu i Madhëruar u thotë:Sikur të mos ishte afati i caktuar(nga Allahu), dënimi do t’u vinte menjëherë. - Allahu i Lartësuar ka vendosur një afat për dënimin e tyre dhe ai afat akoma nuk ka ardhur. Po të mos ishte ky afat i vendosur nga Zoti: "dënimi do t’u vinte menjëherë", për shkak të mohimit të së vërtetës dhe kësaj sfide të paturpshme që i bëjnë Zotit. Sikur Zoti t’i ndëshkonte, sipas injorancës së tyre, ai do të sillte një ndëshkim të shpejtë dhe të ashpër. Megjithatë, të mos nxitohen duke kërkuar përshpejtimin e ndëshkimit, se ai ka për t’u ardhur, siç thotë Allahu:Por ai sigurisht do t’u vijë, por do t'u vijë befas, atëherë kur ata nuk e presin. -Dhe ndodhi vërtet ashtu siç njoftoi Zoti i Madhëruar, kur ata shkuan me këmbët e veta në luftën e Bedrit, duke u lëvduar para njerëzve dhe të bindur plotësisht se do t’ia arrinin qëllimit. Allahu i Madhëruar i poshtëroi në atë luftë, kur u vranë krerët e tyre dhe u goditën të gjithë armiqtë e Profetit. Nuk mbeti shtëpi nga idhujtarët pa u goditur nga ajo fatkeqësi. Atyre u erdhi dënimi atëherë kur nuk e prisnin.

29:54Page 403

يَسۡتَعۡجِلُونَكَ بِٱلۡعَذَابِ وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةُۢ بِٱلۡكَٰفِرِينَ ٥٤

They urge you to hasten the punishment. And indeed, Hell will be encompassing of the disbelievers

Ata kërkojnë shpejtimin e dënimit (dhe ai do t'u vijë). -Edhe sikur ata të shpëtojnë dhe të mos i kapë dënimi në këtë dynja, ata i pret dënimi në ahiret nga i cili nuk ka për të shpëtuar askush prej tyre, pavarësisht nëse në dynja iu jepet menjëherë apo iu shtyhet dënimi.Sigurisht, Xhehenemi ka për t’i rrethuar jobesimtarët nga të gjitha anët. -Ata nuk mund të gjejnë rrugëdalje e shpëtim prej Zjarrit. Ai ka për t’i përfshirë në flakë nga të gjitha anët, ashtu sikurse në këtë dynja ata u pushtuan dhe u zhytën në gjynahet e tyre, në poshtërsitë dhe mohimin e Zotit. Ai është një dënim i ashpër.

29:55Page 403

يَوۡمَ يَغۡشَىٰهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِن فَوۡقِهِمۡ وَمِن تَحۡتِ أَرۡجُلِهِمۡ وَيَقُولُ ذُوقُواْ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٥٥

On the Day the punishment will cover them from above them and from below their feet and it is said, "Taste [the result of] what you used to do."

Ditën kur ata do t'i mbulojë dënimi(i Zjarrit) prej së larti dhe prej së poshtmi nën këmbët e tyre, do t'u thuhet: “Shijojeni dënimin për atë që keni bërë!” - Punët tuaja të këqija ju janë kthyer në dënim, që ju mbulon pikërisht ashtu siç u mbuluat nga mohimi i Zotit dhe gjynahet ndaj Tij.

29:56Page 403

يَٰعِبَادِيَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ أَرۡضِي وَٰسِعَةٞ فَإِيَّٰيَ فَٱعۡبُدُونِ ٥٦

O My servants who have believed, indeed My earth is spacious, so worship only Me.

O robërit e Mi, që keni besuar! - Allahu iu drejtohet adhuruesve të Tij, që besojnë Atë dhe të gjithë profetët e Tij, dhe thotë:Toka Ime është e gjerë, prandaj vetëm Mua më adhuroni! - Nëse ju ndalohet adhurimi i Zotit në një vend, largohuni prej tij, për të shkuar në një vend tjetër, atje ku i gjithë adhurimi i kushtohet Allahut një dhe të vetëm. Vendet ku mund të adhurohet Zoti janë të shumta dhe të gjera dhe i vetmi që meriton adhurimet tuaja është Allahu.

29:57Page 403

كُلُّ نَفۡسٖ ذَآئِقَةُ ٱلۡمَوۡتِۖ ثُمَّ إِلَيۡنَا تُرۡجَعُونَ ٥٧

Every soul will taste death. Then to Us will you be returned.

Çdo njeri do ta shijojë vdekjen dhe, në fund, te Ne do të ktheheni të gjithë. - Vdekja do t’ju vijë dhe askush nga ju nuk mund ta shmangë atë. Pastaj të gjithë ju do të ktheheni tek Zoti, që do t’ju shpërblejë sipas veprave tuaja. Zoti vijon dhe na tregon se si do t’i shpërblejë ata:

29:58Page 403

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَنُبَوِّئَنَّهُم مِّنَ ٱلۡجَنَّةِ غُرَفٗا تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ نِعۡمَ أَجۡرُ ٱلۡعَٰمِلِينَ ٥٨

And those who have believed and done righteous deeds - We will surely assign to them of Paradise [elevated] chambers beneath which rivers flow, wherein they abide eternally. Excellent is the reward of the [righteous] workers

Por atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’u japim në Xhenet banesa (të larta), poshtë të cilave rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë; një shpërblim ky i shkëlqyer për ata që bëjnë punë të mira... -Ata të cilët kanë besim të saktë dhe e vërtetojnë këtë besim me veprat e mira dhe adhurimet e sinqerta vetëm për Zotin dhe sipas kënaqësisë së Tij, Ai do t’i shpërblejë me banesat më të larta dhe të bukura, ku do të gjejnë çdo gjë që ua dëshiron shpirti dhe u kënaq sytë. Ai i tregon se ata do të jetojnë dhe kënaqen përjetësisht. Sa të mira janë ato shpërblime në Xhenetet e larta për ata që punojnë për hir të Allahut dhe i përkushtohen Atij me adhurime! Por cilat janë cilësitë e këtyre fatlumëve? Allahu i Lartësuar thotë:

29:59Page 403

ٱلَّذِينَ صَبَرُواْ وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ ٥٩

Who have been patient and upon their Lord rely.

...për ata të cilët bëjnë durim dhe vetëm Zotit të tyre i mbështeten. -Janë të durueshmit në përmbushjen e adhurimeve për Allahun e Madhëruar, që forcën për këtë e gjetën vetëm duke iu mbështetur Allahut të Madhëruar. Kur thuhet se ata bëjnë durim për të përmbushur dhe plotësuar adhurimin dhe bindjen ndaj Tij, kjo tregon se ata shpenzojnë çdo energji dhe mundësi të tyre në këtë çështje dhe bëjnë një luftë shumë të madhe me shejtanin e mallkuar, që gjithmonë synon të cënojë diçka prej adhurimeve dhe ta zbehë e dobësojë përkushtimin e robit ndaj Zotit. Ndërsa këtu Allahu thotë: “...dhe vetëm Zotit të tyre i mbështeten.” Kjo tregon se sa të përkushtuar janë ata në mbështetjen tek Allahu dhe në lënien e çështjeve tërësisht në dorën e Tij. Kjo tregon se ata kanë mendim të mirë për Zotin, mendim ky që buron nga njohja dhe dituria e thellë për Të. Ata janë thellësisht të përulur ndaj Tij dhe plot besim se Ai do t’i përmbushë të gjitha veprat që ata ia dedikojnë Atij dhe do t’i pranojë ato, me gjithë mangësitë e shumta. Mbështetja e plotë te Zoti është pjesë përbërëse dhe shoqëruese e durimit. Megjithatë, edhe pse durimi u përmend më parë, mbështetja (teuekul) u përmend në mënyrë të veçantë, sepse teuekul-i është ai që i jep jetë durimit dhe e ushqen atë. Me fjalë të tjera, pa ndihmën e Zotit dhe forcën që jep Ai, nuk mund të realizohet durimi për të përmbushur detyrimet, urdhëresat e për të lënë ndalesat. Mbështetja në Zotin është sekreti i forcës së adhuruesit, nëse jep sinqerisht gjithë sa ka mundësi të japë.

29:60Page 403

وَكَأَيِّن مِّن دَآبَّةٖ لَّا تَحۡمِلُ رِزۡقَهَا ٱللَّهُ يَرۡزُقُهَا وَإِيَّاكُمۡۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٦٠

And how many a creature carries not its [own] provision. Allāh provides for it and for you. And He is the Hearing, the Knowing.

Allahu i Madhëruar është Krijuesi dhe Furnizuesi i krijesave. Ai ka në dorë rizkun e krijesave, qoftë atyre të forta, qoftë atyre që janë të dobëta. Ai thotë:Sa e sa gjallesa nuk kanë mundësi ta gjejnë rizkun. -Sa e sa gjallesa që janë të dobëta e nuk kanë forcë e aftësi të gjejnë rizkun për veten e vet, por është Allahu i Gjithëmëshirshëm që i ushqen e kujdeset për to në çdo çast.Është Allahu Ai që i ushqen edhe ato edhe ju. - Të gjithë ju jeni krijesa nevojtare, që Zoti jua siguron ushqimin. Është Ai që jua mundëson rizkun tuaj, siç është i Vetmi Ai që ju krijoi dhe administron të gjitha çështjet tuaja e përkujdeset për ju.Ai dëgjon dhe di gjithçka. -Atij nuk mund t’i fshihet asgjë. Asnjë gjallesë nuk shkatërrohet nga mungesa e rizkut dhe shkak për këtë të jetë se Zoti nuk e di. Zoti di gjithçka dhe çdo gjë ndodh me lejen dhe diturinë e Tij të plotë, siç thotë i Madhëruari: “Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. Gjithçka gjendet në një Libër të qartë (Leuhi mahfudh). " [Hud 6].

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском