As-Sa'diAli 'Imran · 3:108–128

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Ali 'Imran 3:108–128

3:108Page 63

تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ نَتۡلُوهَا عَلَيۡكَ بِٱلۡحَقِّۗ وَمَا ٱللَّهُ يُرِيدُ ظُلۡمٗا لِّلۡعَٰلَمِينَ ١٠٨

These are the verses of Allāh. We recite them to you, [O Muḥammad], in truth; and Allāh wants no injustice to the worlds [i.e., His creatures].

Këto janë Argumentet e (drejta të) Allahut, që po t’i lexojmë ty me vërtetësi. -Këto rregulla e ligje janë cilësuar si “argumente të drejta”, sepse urdhrat dhe ndalesat e Allahut të Lartësuar përmbajnë urtësinë dhe mëshirën e Tij. Ato janë përcaktuese të shpërblimit dhe të ndëshkimit të Tij. Po kështu, edhe ligjet dhe dispozitat e shpërblimit dhe të ndëshkimit përmbajnë mëshirën dhe urtësinë absolute të të Lartësuarit, prandaj janë larg çdo padrejtësie. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë fakt me fjalët vijuese:Allahu nuk e do padrejtësinë për botën. -Allahu i Lartësuar thotë se nuk e dëshiron padrejtësinë për botën, e jo më ta ushtrojë atë. Askujt nuk do t’i pakësohet gjë prej mirësive që ka bërë, ashtu si asnjë i padrejtë nuk do të ndëshkohet më tepër sesa padrejtësitë e tij. Çdokush do të shpërblehet vetëm për aq sa ka bërë.

3:109Page 64

وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ ١٠٩

To Allāh belongs whatever is in the heavens and whatever is on the earth. And to Allāh will [all] matters be returned.

Të Allahut janë çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë dhe vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet(për gjykim).-Allahu është Malik, Sunduesi dhe Pronari i gjithçkaje që gjendet në qiell dhe në tokë. Ai i ka krijuar ato dhe Ai i furnizon dhe përkujdeset për to. Ai vepron në mbretërinë e Tij sikurse e kërkon dija dhe urtësia e Tij. Me dije dhe urtësi, Allahu ka përcaktuar dhe ligjëruar gjithçka në këtë ekzistencë. Ai ka vendosur ligjin, që duhet të zbatohet dhe respektohet, dhe për këtë ligj, Allahu do t’i marrë krijesat në llogari Ditën e Gjykimit. Kush kryen vepra të mira sipas ligjit të Tij, ka për të gjetur të mirën, e kush bën të këqija, ka për të gjetur të keqen.

3:110Page 64

كُنتُمۡ خَيۡرَ أُمَّةٍ أُخۡرِجَتۡ لِلنَّاسِ تَأۡمُرُونَ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَتَنۡهَوۡنَ عَنِ ٱلۡمُنكَرِ وَتُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِۗ وَلَوۡ ءَامَنَ أَهۡلُ ٱلۡكِتَٰبِ لَكَانَ خَيۡرٗا لَّهُمۚ مِّنۡهُمُ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَأَكۡثَرُهُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ ١١٠

You are the best nation produced [as an example] for mankind. You enjoin what is right and forbid what is wrong and believe in Allāh. If only the People of the Scripture had believed, it would have been better for them. Among them are believers, but most of them are defiantly disobedient.

Ju jeni populli më i mirë, i ardhur për të mirën e njerëzve. Ju urdhëroni për mirë, ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allahun. -Allahu i Lartësuar e lëvdon këtë umet, duke na treguar se është populli më i mirë që Ai ka nxjerrë në jetën e njerëzimit. Por a ka një shkak që i bën ata të tillë? Po, ata e meritojnë këtë gradë, sepse plotësojnë disa kushte mjaft të rëndësishme. Kështu, ata e përsosin veten e vet duke u pajisur me besim të sinqertë, që i shtyn ata të zbatojnë çdo gjë për të cilën i urdhëron Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij. Ata punojnë, gjithashtu, që të përmirësojnë edhe të tjerët, duke i urdhëruar për të mira dhe duke i ndaluar nga të këqijat. Ata bëjnë të gjitha përpjekjet për t’i ftuar krijesat në rrugën e mëshirës dhe për t’i larguar ata nga rruga e mosbindjes dhe mashtrimit. Me këtë pikësynim, ata luftojnë në rrugën e Allahut me të gjitha mënyrat që mund të luftohet. Për të gjitha këto cilësi, ata janë populli më i mirë që ka dalë ndonjëherë për të mirën e njerëzimit. Disa ajete më lart, Allahu i Lartësuar i urdhëronte muslimanët që t’i thërrasin të tjerët për tek e mira dhe të ndalojnë nga të këqijat: “Le të dalë nga ju një grup që fton në të mirën, që urdhëron për vepra të mira dhe ndalon nga e keqja. Këta janë të shpëtuarit.” Por i urdhëruari mund ta zbatojë urdhrin ose mund ta shpërfillë dhe braktisë atë. Por në këtë ajet Allahu i Lartësuar na tregon se ky popull e zbaton plotësisht këtë detyrë. Ata e përmbushin urdhrin e Zotit të tyre, prandaj e meritojnë nderimin mbi të gjithë popujt.Sikur ithtarët e Librit të besonin(Islamin), do të ishte shumë më mirë për ta. -Kjo është një ftesë e bukur dhe me një stil shumë të butë, që ithtarët e Librit të besojnë të vërtetën e sjellë prej Zotit nëpërmjet Muhamedit (a.s). Por jo të gjithë e pranuan këtë ftesë nga i Mëshirshmi:Disa prej tyre bëhen besimtarë(muslimanë), po shumica e tyre janë shkelës së kufijve të Zotit. –Në fakt, të paktë janë ata që e pranojnë ftesën. Shumica e tyre preferojnë të qëndrojnë në zullumin e tyre, jashtë kufijve dhe urdhrave të Zotit. Ata parapëlqejnë mosbindjen ndaj Profetit të mëshirës dhe armiqësinë me të dashurit e Zotit dhe të zgjedhurit e Tij. Ata përpiqen me të gjitha mënyrat për të dëmtuar të dashurit e Zotit të bindurit ndaj Tij. Por Allahu i Lartësuar është shumë më i dashur dhe i mëshirshëm me të dashurit e Tij, prandaj kurrë nuk do t’i braktisë e t’i lërë viktima të armiqve të tyre. Kurthet e tyre tinzare nuk do t’i dëmtojnë kurrë besimtarët, siç thotë i Lartësuari:

3:111Page 64

لَن يَضُرُّوكُمۡ إِلَّآ أَذٗىۖ وَإِن يُقَٰتِلُوكُمۡ يُوَلُّوكُمُ ٱلۡأَدۡبَارَ ثُمَّ لَا يُنصَرُونَ ١١١

They will not harm you except for [some] annoyance. And if they fight you, they will show you their backs [i.e., retreat]; then they will not be aided.

Ata nuk mund t’ju sjellin ndonjë dëm, përveç ndonjë shqetësimi të vogël. -Me kurthet e tyre, ata nuk do t’ia arrijnë kurrë që t’i dëmtojnë muslimanët, qoftë fizikisht apo fetarisht. E shumta që mund të arrijnë është thjesht lëndimi me fjalët e tyre. Nëse ata guxojnë që të fillojnë luftën kundër të dashurve të Allahut dhe të përzgjedhurve të tij, do të ndodhë sikurse e ka përshkruar i Madhëruari:Por, edhe në ju luftofshin, ata do të sprapsen prej jush dhe kurrë nuk do të ndihmohen. –Sa herë që të përpiqen të hapin luftë me besimtarët, do ta kthejnë shpinën të poshtëruar, dhe ky poshtërim do t’i ndjekë gjithmonë nga pas. Ata nuk kanë për t’u ndihmuar asnjëherë, përkundrazi:

3:112Page 64

ضُرِبَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلذِّلَّةُ أَيۡنَ مَا ثُقِفُوٓاْ إِلَّا بِحَبۡلٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَحَبۡلٖ مِّنَ ٱلنَّاسِ وَبَآءُو بِغَضَبٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَضُرِبَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلۡمَسۡكَنَةُۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَانُواْ يَكۡفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَيَقۡتُلُونَ ٱلۡأَنۢبِيَآءَ بِغَيۡرِ حَقّٖۚ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَواْ وَّكَانُواْ يَعۡتَدُونَ ١١٢

They have been put under humiliation [by Allāh] wherever they are overtaken, except for a rope [i.e., covenant] from Allāh and a rope [i.e., treaty] from the people [i.e., the Muslims].1 And they have drawn upon themselves anger from Allāh and have been put under destitution. That is because they disbelieved in [i.e., rejected] the verses of Allāh and killed the prophets without right. That is because they disobeyed and [habitually] transgressed.

Ata do të jenë të poshtëruar kudo që të gjenden,... –Pra, ata janë të poshtëruar në shpirtin e tyre. Ndërsa fjala “el meskeneh”tregon që edhe pamja e jashtme e tyre do të jetë e përvuajtur dhe e poshtëruar....veç nëse kapen pas “litarit” të Allahut ose nëse hyjnë në besën e njerëzve. -Çifutët nuk do të mund të gjejnë kurrë stabilitet, përveçse në këto dy raste: Së pari, kur i mbron shteti Islam. Nëse ata paguajnë xhizjen në shtetin Islam, ata kanë të siguruar jetën, nderin dhe pasurinë e tyre. Ky është kuptimi i thënies së Allahut të Lartësuar: “il-lâ bi ĥablim-minell-llâhi”veç nëse kapen pas “litarit” të Allahut. Mundësia e dytë për ta që të gjejnë stabilitet dhe qetësi është pakti që mund të bëjnë me të krishterët. Edhe në këtë rast ata mund ta arrijnë qëllimin e tyre, por, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:Ata kanë shkaktuar kundër vetes zemërimin e Allahut dhe do t'i kaplojë mjerimi. –Pra, ata meritojnë zemërimin e Allahut të Lartësuar, dhe ky është ndëshkimi më i rëndë për ta. Shkakun e këtij ndëshkimi, Allahu i Lartësuar e tregon në vijim:Kjo, për shkak se ata kanë mohuar argumentet e Allahut... –Pra, ata mohojnë ajetet e Allahut, të cilat Ai ia shpalli Profetit të mëshirës, Muhamedit (a.s.). Ata mohojnë Librin e ndritur, Kur’ânin, që përmban të vërtetën e padiskutueshme dhe që është i vetmi burim dhe ushqyes i imanit. Këtë gjë e bëjnë të nxitur nga urrejtja dhe armiqësia, të cilat kanë pushtuar zemrat e tyre....dhe kanë vrarë profetët pa kurëfarë të drejte. Ata kanë qenë të pabindur dhe i kanë tejkaluar kufijtë me armiqësi. –Me profetët, të cilët i sollën njerëzimit mirësinë më të madhe prej Zotit, ata u sollën në mënyrën më brutale e më kriminale të mundshme, pra, duke i vrarë ata. A ka ndonjë krim më të madh se ky?! Gjithçka qe pasojë e armiqësisë, poshtërsisë dhe mosbindjes së tyre.

3:113Page 64

۞ لَيۡسُواْ سَوَآءٗۗ مِّنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ أُمَّةٞ قَآئِمَةٞ يَتۡلُونَ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ ءَانَآءَ ٱلَّيۡلِ وَهُمۡ يَسۡجُدُونَ ١١٣

They are not [all] the same; among the People of the Scripture is a community1 standing [in obedience], reciting the verses of Allāh during periods of the night and prostrating [in prayer].

Pasi na përshkroi shumë qartë gjendjen e shumicës së ithtarëve të Librit, të cilët janë jashtë rrugës së drejtë, dhe pasi na foli për veprat e tyre të këqija dhe ndëshkimet që ata meritojnë, Allahu i Lartësuar vijon të na tregojë edhe për një pjesë shumë të vogël mes tyre, të cilët janë të udhëzuar drejt. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar përshkruan veprat që kryen ky grup i shpëtuar dhe shpërblimin që i pret ata. Kështu, Ai thotë:Jo të gjithë prej tyre janë njëlloj. –Kuptimi: Ata të grupit të parë, që ishin të pabindur ndaj Zotit dhe profetëve të Tij dhe që bënin ato vepra aq të këqija, kurrsesi nuk mund të jenë të njëjtë me disa të tjerë, që janë një grup i dytë me disa cilësi të tjera, që Allahu i Lartësuar do t’i përmendë në vazhdim:Disa nga ithtarët e Librit i qëndrojnë besnikë të vërtetës -Këtë grup prej ithtarëve të Librit, të vetmit të shpëtuar prej tyre, Allahu i Lartësuar i cilëson si: “ķâimetun”, pra, të patundur nga rruga e drejtë e Zotit të tyre. Ata janë të përqendruar në zbatimin e fesë së Zotit. Ata janë të kujdesshëm për zbatimin e urdhrit më të madh për adhurimin e Zotit të tyre, për faljen e namazit.duke lexuar ajetet e Librit të Allahut(Kur'anin)gjatë natës dhe bien në sexhde(duke u lutur). -I tillë është namazi i tyre i natës. Ata e zgjasin namazin për Allahun e Lartësuar, duke lexuar ajetet e Kur’ânit dhe duke u përulur në ruku dhe në sexhde.

3:114Page 64

يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَيَأۡمُرُونَ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَيَنۡهَوۡنَ عَنِ ٱلۡمُنكَرِ وَيُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡخَيۡرَٰتِۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ١١٤

They believe in Allāh and the Last Day, and they enjoin what is right and forbid what is wrong and hasten to good deeds. And those are among the righteous.

Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit,... -Ata e besojnë Allahun ashtu sikurse besimtarët e vërtetë. Ata i besojnë të gjithë profetët dhe shpalljet që Allahu u zbriti atyre. Allahu i Lartësuar e ka veçuar besimin e tyre rreth Ditës së Gjykimit, sepse është pikërisht ky besim që i nxit besimtarët të afrohen tek Zoti i tyre me fjalë e vepra të mira. Ajo është dita e shpërblimit apo e shpagimit me drejtësi për veprat e bëra në këtë jetë. Ajo ditë e nxit besimtarin që të zbatojë çdo urdhër për të cilin do të shpërblehet dhe t’i largohet çdo ndalese, që t’i ruhet kërcënimit të të Drejtit....këshillojnë për të mirë, ndalojnë nga e keqja... -Pasi e kanë plotësuar veten me besim të sinqertë ndaj Allahut dhe Profetit të mëshirës, besim ky i cili përmirëson edhe veprat e tyre, ata përpiqen për të ftuar edhe të tjerët në rrugën e drejtë. Ata urdhërojnë për çdo vepër të mirë dhe ndalojnë nga çdo vepër e keqe. Ata nxisin edhe të tjerët prej ithtarëve të Librit që ta besojnë Profetin e mëshirës, Muhamedin (a.s.). Pastaj Allahu i Lartësuar i cilëson ata si njerëz me vullnet dhe ambicie të larta:...dhe garojnë për vepra të mira. –Pra, ata nxitojnë që të kryejnë çdo vepër të mirë që Allahu dhe Profeti i Tij i urdhëron. Ata nuk e vonojnë aspak çdo punë të mirë që i afron tek Zoti. Ata shfrytëzojnë çdo rrugë, mënyrë dhe kohë për të kryer adhurime ndaj Allahut të Lartësuar. Kjo etje e tyre për të kryer vepra të mira e ka një shkak: ata e dëshirojnë shumë shpërblimin dhe dashurinë e Allahut për ta. Ata janë shumë të vetëdijshëm për mirësitë që sjell adhurimi i Allahut dhe bindja ndaj Tij, e pikërisht ata i quan Allahu i Lartësuar si “ŝâliĥîn”- të mirë:Ata janë prej të mirëve. -Dihet shumë mirë se Allahu i Lartësuari do t’i përfshijë ŝâliĥîn-ët në mëshirën e Tij dhe do t’i trajtojë ata me butësinë dhe faljen e Tij të gjerë. Ai do t’i nderojë duke u dhuruar nga mirësitë e Tij të mrekullueshme. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se asnjë vepër e tyre nuk do të shpërfillet, e vogël apo e madhe qoftë ajo, por do të shpërblehet me formën më të mirë:

3:115Page 64

وَمَا يَفۡعَلُواْ مِنۡ خَيۡرٖ فَلَن يُكۡفَرُوهُۗ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِٱلۡمُتَّقِينَ ١١٥

And whatever good they do - never will it be denied them. And Allāh is Knowing of the righteous.

Çfarëdo e mire që ata bëjnë, nuk do t’u mohohet. –Pra, kurrë nuk do të shpërfillet apo të lihet pa shpërblim, por do t’i jepet shpërblimi më bujar. Dihet shumë mirë që masa e shpërblimit është në varësi të devotshmërisë dhe qëllimit të robit, prandaj Allahu i Lartësuar u rikujton njerëzve që të nxitojnë të futen në mëshirën e Tij. Kjo është shumë e rëndësishme për pranimin e veprave dhe për shpërblimin e tyre.Allahu i di mirë të devotshmit. –Pra, Ai i di se cilët janë ata që meritojnë emrin “mutteķîn” – të devotshëm. Ai e di kush i ruhet ndëshkimit dhe zemërimit të Tij, duke zbatuar porositë e Tij dhe të Profetit (a.s.). Vetëm këtyre Allahu do t’u pranojë veprat e mira dhe do t’ua shpërblejë ato, sikurse thotë Ai në suren Maide: “Pa dyshim, Allahu i pranon veprat e mira veçse prej të devotshmëve.”

3:116Page 65

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَن تُغۡنِيَ عَنۡهُمۡ أَمۡوَٰلُهُمۡ وَلَآ أَوۡلَٰدُهُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيۡـٔٗاۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ١١٦

Indeed, those who disbelieve - never will their wealth or their children avail them against Allāh at all, and those are the companions of the Fire; they will abide therein eternally.

S’ka dyshim se atyre që nuk besojnë nuk do t’u bëjnë dobi tek Allahu as pasuria e as fëmijët e tyre. -Allahu i Lartësuar na tregon se qafirëve nuk do t’u vlejnë aspak as pasuria dhe as fëmijët e tyre. Fëmijët dhe pasuria nuk mund ta largojnë ndëshkimin e Allahut dhe as afrojnë shpërblimin e Tij, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “As pasuria dhe as fëmijët tuaj nuk janë ata që ju afrojnë tek Ne. I afruar është vetëm ai që beson dhe bën vepra të mira. Të tillët do të shpërblehen shumëfish për veprat që kanë bërë dhe do të jenë të sigurt në dhoma të larta.” [Sebe, 37]. Madje, pasuritë dhe fëmijët e qafirëve do të jenë shkak që ata të hyjnë në Zjarr, do të jenë argument kundër tyre dhe për to do të merren në përgjegjësi. Ato janë mirësi të mëdha, me të cilat njeriu testohet: a do të jetë mirënjohës apo jo. Nëse nuk tregohet mirënjohës ndaj Dhuruesit të tyre, ai do të mbajë përgjegjësi Ditën e Gjykimit, siç thotë i Lartësuari: “Pastaj, atë ditë do të pyeteni për të mirat...”. [Tekathur 5] Më tej, i Lartësuari thotë:Ata do të jenë banorë të Zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë. –Kjo do të ndodhë për shkak të mohimit të Zotit dhe mosmirënjohjes ndaj Tij.

3:117Page 65

مَثَلُ مَا يُنفِقُونَ فِي هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا كَمَثَلِ رِيحٖ فِيهَا صِرٌّ أَصَابَتۡ حَرۡثَ قَوۡمٖ ظَلَمُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فَأَهۡلَكَتۡهُۚ وَمَا ظَلَمَهُمُ ٱللَّهُ وَلَٰكِنۡ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ ١١٧

The example of what they spend in this worldly life is like that of a wind containing frost which strikes the harvest of a people who have wronged themselves [i.e., sinned] and destroys it. And Allāh has not wronged them, but they wrong themselves.

Gjithçka që ata(jobesimtarët)shpenzojnë në këtë jetë(kundër të vërtetës), është si një furtunë e acartë, e cila godet e shkatërron të mbjellat e një populli që e ka dëmtuar vetveten me padrejtësitë e tij. -Këtu tregohet se si është shembulli i pasurisë që qafirët e shpenzojnë për të penguar njerëzit nga rruga e Zotit dhe nëpërmjet të cilës kërkojnë të shuajnë dritën e Tij. Allahu i Lartësuar na tregon se përpjekjet e tyre do të shkojnë kot, pa ia arritur qëllimit, ashtu sikurse ndodh me dikë që mbjell një arë dhe shpreson shumë të arrijë prodhime të larta, por në momentin që ai pret frytet aq shumë të ëndërruara, vjen një stuhi me erë të fortë dhe të acartë. Kjo “furtunë” u shkakton të padrejtëve veçse lodhje të kotë dhe dëshpërim të madh. E tillë është, pra, edhe gjendja e mohuesve të Zotit. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që nuk besojnë, e shpenzojnë pasurinë e tyre për t'i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. Dhe kështu do të vijojnë ata ta shpenzojnë atë; por në fund ata do të kenë vetëm dëshpërim; dhe pastaj ata do të mposhten. Të gjithë mohuesit do të grumbullohen në Xhehenem.” [Enfalë 36]. Ose: “Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojën e tyre. Por Allahu veçse do ta përkryejë dritën e Tij edhe pse jobesimtarët e urrejnë (këtë). Është Ai që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim (të qartë) e fe të vërtetë, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe pse (këtë)e urrejnë idhujtarët.” [Teube 32, 33].Allahu nuk u bën padrejtësi atyre, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetes së vet. -Kur ata mohojnë dhe nuk pranojnë t’u binden librave të Zotit, kur refuzojnë të binden dhe të pasojnë profetët e Tij, kur punojnë dhe përpiqen për të shuar dritën e Allahut, ata dëshmojnë se janë mosmirënjohës dhe dëmtues të vetvetes. Me këtë sjellje, ata i shkatërrojnë dhe asgjësojnë të gjitha veprat e tyre. Pastaj thotë i Lartësuari:

3:118Page 65

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَّخِذُواْ بِطَانَةٗ مِّن دُونِكُمۡ لَا يَأۡلُونَكُمۡ خَبَالٗا وَدُّواْ مَا عَنِتُّمۡ قَدۡ بَدَتِ ٱلۡبَغۡضَآءُ مِنۡ أَفۡوَٰهِهِمۡ وَمَا تُخۡفِي صُدُورُهُمۡ أَكۡبَرُۚ قَدۡ بَيَّنَّا لَكُمُ ٱلۡأٓيَٰتِۖ إِن كُنتُمۡ تَعۡقِلُونَ ١١٨

O you who have believed, do not take as intimates those other than yourselves [i.e., believers], for they will not spare you [any] ruin. They wish you would have hardship. Hatred has already appeared from their mouths, and what their breasts conceal is greater. We have certainly made clear to you the signs, if you will use reason.

O ju që keni besuar! Mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, sepse ata nuk do të pushojnë së vepruari në dëmin tuaj dhe dëshirojnë gjithçka që ju mundon. -Allahu i Lartësuar na ndalon që të bëjmë si miq të ngushtë dhe të afërt të tjerë veç muslimanëve. Nuk u lejohet muslimanëve që të miqësohen dhe afrohen me jomuslimanët, qofshin ata idhujtarë, ithtarë të Librit apo të tjerë, deri në atë gradë sa t’u besojnë atyre sekretet e veta. Nuk lejohet që atyre t’u lihen në dorë vepra të ndryshme që lidhen me çështjen islame. E si mund t’u besosh atyre çështje të tilla të rëndësishme, kur Allahu i Lartësuar thotë se ata nuk dëshirojnë kurrë të mirën dhe përparimin tonë, madje gjithmonë dëshirojnë gjithçka që ne na dëmton?! Allahu thotë se: “...ata nuk do të pushojnë së vepruari në dëmin tuaj”. Pra, ata janë aq të angazhuar që t’ju dëmtojnë, saqë nuk lejojnë t’u shpëtojë asnjë rast që u jepet për t’ju dëmtuar. Ata janë të papërtuar në çdo punë që ju shkakton dëmtime dhe gjithmonë ndihmojnë armiqtë tuaj kundër jush. E si mund t’u besosh të tillëve sekretet e tua dhe veprat e tjera më të rëndësishme?! Allahu i Lartësuar i përshkruan ata me një cilësi mjaft të ulët:Urrejtja kundër jush shfaqet nga goja e tyre, por ajo që fshehin në gjoksin e tyre është edhe më e madhe. –Kuptimi: Zemrat e tyre janë aq të mbushura me armiqësi dhe urrejtje kundër jush, saqë kjo shfaqet edhe në fjalët që thonë me gojën e tyre. Megjithatë, ajo çfarë ata e mbajnë të fshehur në gjoks është edhe më e madhe sesa ajo që shprehin me fjalë.Ne, pa dyshim, jua kemi sqaruar argumentet, që ju t’i kuptoni. -Allahu i Lartësuar na i qartëson dispozitat e Tij, të cilat ruajnë të mirat e dynjasë dhe të ahiretit tonë. Dispozitat e Allahut i ruajnë të paprekshme mirësitë e muslimanit, qofshin ato mirësi të kësaj bote qofshin mirësi që lidhen me fenë dhe jetën tjetër. Këto dispozita, Allahu i Lartësuar i ka shpallur që ne t’i kuptojmë, dhe jo që t’i lëmë mënjanë dhe t'i shpërfillim. Ai i ka shpallur dispozitat e Tij që ne, në fillim, t’i kuptojmë e të meditojmë rreth tyre, dhe pastaj të jemi në gjendje të dallojmë të mirën nga e keqja, mikun nga armiku, kujt t’i besojmë e kujt jo, sepse jo çdokujt lejohet t'i besosh për çështjet e tua të rëndësishme. Nëse muslimani është i detyruar që të jetojë mes mohuesve dhe idhujtarëve, nuk lejohet t’u hapet atyre për çështjet e tij të brendshme, edhe nëse ata shfaqen sikur janë miqtë e tij më të ngushtë. Për t’i paralajmëruar besimtarët rreth rrezikut të këtij veprimi, Allahu i Lartësuar tregon disa detaje rreth këtyre armiqve të poshtër dhe tinzarë. Ai thotë:

3:119Page 65

هَٰٓأَنتُمۡ أُوْلَآءِ تُحِبُّونَهُمۡ وَلَا يُحِبُّونَكُمۡ وَتُؤۡمِنُونَ بِٱلۡكِتَٰبِ كُلِّهِۦ وَإِذَا لَقُوكُمۡ قَالُوٓاْ ءَامَنَّا وَإِذَا خَلَوۡاْ عَضُّواْ عَلَيۡكُمُ ٱلۡأَنَامِلَ مِنَ ٱلۡغَيۡظِۚ قُلۡ مُوتُواْ بِغَيۡظِكُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ١١٩

Here you are loving them but they are not loving you, while you believe in the Scripture - all of it.1 And when they meet you, they say, "We believe." But when they are alone, they bite their fingertips at you in rage. Say, "Die in your rage. Indeed, Allāh is Knowing of that within the breasts."

Ja, ju i doni ata, ndërsa ata nuk ju duan ju dhe ju i besoni të gjitha librat(kurse ata jo). –Kuptimi: Ju, me pastërtinë tuaj, tregoni mëshirë dhe dashuri për ta, ndërsa ata kurrë nuk mund t’ju duan. Ju i besoni të gjithë librat e shpallur nga Zoti, ndërsa ata nuk e besojnë dhe nuk e respektojnë Librin e zbritur nga Zoti juaj, edhe nëse shfaqen se e besojnë atë para jush.Kur ata ju takojnë, thonë: “Ne kemi besuar.” Por kur veçohen, ata kafshojnë majat e gishtërinjve nga mllefi kundër jush. –Kuptimi: Ata janë aq të poshtër, saqë para jush shtiren sikur e besojnë Shpalljen tuaj, por kur veçohen me njëri-tjetrin, nga marazi dhe urrejtja e madhe për ju, ata kafshojnë mollëzat e gishtërinjve.Thuaju: “Vdisni me mllefin tuaj!” Allahu e di shumë mirë se çfarë mbajnë ata në zemrat e tyre. -Ky ishte një përgëzim për besimtarët: çdokush që do të mundohet t'i dëmtojë ata, do t’ia bëjë të keqen vetes së tij. Kështu, kuptimi i ajetit është: Me marazin që ata kanë në shpirtin e tyre, kurrë nuk do të jenë në gjendje që t’ju dëmtojnë ju. Mllefi i tyre do të vazhdojë gjithmonë t'i trazojë dhe torturojë zemrat e tyre, derisa t’u vijë vdekja e hidhur, dhe pastaj të kalojnë për të vuajtur të plotë edhe ndëshkimin e përjetshëm të ahiretit.

3:120Page 65

إِن تَمۡسَسۡكُمۡ حَسَنَةٞ تَسُؤۡهُمۡ وَإِن تُصِبۡكُمۡ سَيِّئَةٞ يَفۡرَحُواْ بِهَاۖ وَإِن تَصۡبِرُواْ وَتَتَّقُواْ لَا يَضُرُّكُمۡ كَيۡدُهُمۡ شَيۡـًٔاۗ إِنَّ ٱللَّهَ بِمَا يَعۡمَلُونَ مُحِيطٞ ١٢٠

If good touches you, it distresses them; but if harm strikes you, they rejoice at it. And if you are patient and fear Allāh, their plot will not harm you at all. Indeed, Allāh is encompassing of what they do.

Nëse ju gëzoni ndonjë të mirë, kjo i dëshpëron ata, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për këtë. -Nëse besimtarëve u zbret ndonjë e mirë, siç janë fitoret kundër armiqve apo suksese të tjera në jetë, ata trishtohen. Ndërsa kur ndodh e kundërta, ata gëzohen. Megjithatë, Allahu i Lartësuar na mëson diçka shumë të rëndësishme :Po në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe të devotshëm, dinakëria e tyre nuk do t’ju dëmtojë aspak. Allahu përfshin me dijen dhe pushtetin e Tij gjithçka që ata punojnë. –Pra, nëse ne do të bëjmë përpjekjet tona, për të cilat Allahu ka premtuar fitoren dhe suksesin, ne do të jemi të sigurt prej kurtheve të tyre. Por cilat janë ato shkaqe për të cilat Zoti ka premtuar fitoren dhe suksesin?! Ato janë durimi dhe devotshmëria. Pra, nëse jemi të durueshëm dhe nëse kemi devotshmëri, kurthet e tyre nuk do të na dëmtojnë aspak, përkundrazi, ato do të godasin vetë thurësit e tyre.

3:121Page 65

وَإِذۡ غَدَوۡتَ مِنۡ أَهۡلِكَ تُبَوِّئُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ مَقَٰعِدَ لِلۡقِتَالِۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ١٢١

And [remember] when you, [O Muḥammad], left your family in the morning to post the believers at their stations for the battle [of Uḥud] - and Allāh is Hearing and Knowing -

Këto ajete flasin rreth betejës së Uhudit. Kjo histori është shumë e njohur dhe e trajtuar në librat e historisë dhe kronikave. Urtësia e përmendjes së saj në këtë vend, bashkë me ngjarjen e betejës së Bedrit, ndoshta mund të jetë vërtetimi i premtimit të Allahut të Lartësuar që, nëse besimtarët bëjnë durim dhe ruhen prej të këqijave, gjithmonë do të dalin të fituar dhe do të shpëtojnë nga kurthet dhe intrigat e armiqve të tyre. Ky është një rregull i padiskutueshëm, nëse plotësohen kushtet për realizimin e tij. Kështu, në betejën e Bedrit, kur besimtarët treguan durim, qëndrueshmëri dhe devotshmëri të plotë, Allahu i Lartësuar u dhuroi fitoren e madhe, edhe pse ishin të pakët në numër dhe përgatitje. Ndërsa në luftën e Uhudit, kur ata cenuan devotshmërinë, duke bërë lëshime në disa urdhra të Profetit (a.s), ata provuan disfatën, trishtimin dhe dhimbjen. Allahu i Lartësuar i ka përmendur pranë njëra tjetrës këto dy ngjarje të mëdha edhe për një urtësi tjetër. Allahu i Lartësuar dëshiron prej adhuruesve të Tij që, kur t’i godasë ndonjë e keqe, ata të rikujtojnë të mirat e shumta që Ai u dhuron vazhdimisht. Kjo sigurisht që do t’ua lehtësojë atyre dhimbjen. Nëse ata kujtojnë të mirat e pakufishme që Allahu i Lartësuar u dhuron të dashurve të Tij, atëherë sprovat që kalojnë, që, në të vërtetë, përsëri sjellin mirësi për ta, do t'u duken shumë të vogla. Kjo jo vetëm që do t'ua lehtësojë dhimbjet dhe trishtimin për të keqen që i ka prekur, por do të nxisë tek ta ndjenjën e fortë të mirënjohjes dhe falënderimit për Allahun e Urtë dhe Bujar. Kjo është urtësia e Allahut të Lartësuar kur thotë: “Në qoftë se ju përjetuat dhembje (në Uhud), të jeni të sigurt se edhe të tjerët (armiqtë tuaj) provuan dhembje si kjo juaja (në Bedër). Ne i këmbejmë të tilla ditë mes njerëzve, që Allahu ti nxjerrë në pah ata që besojnë dhe për t’i zgjedhur disa prej jush si dëshmorë. Allahu nuk i do të padrejtët. Kështu Allahu i pastron besimtarët dhe i shkatërron jobesimtarët. A mos mendoni ju se do të hyni në Xhenet pa i provuar Allahu ata që luftuan (në rrugën e tij)dhe pa i nxjerrë në pah durimtarët?!” [Al Imran 140, 141, 142]. Ose në ajetet e tjera: “Kur një disfatë e vetme ju goditi, ndërkohë që ju ia patët shkaktuar më parë dyfish armikut tuaj, thatë: “Si ndodhi kjo?”. Thuaj: “Ajo ndodhi nga vetë ju.” S’ka dyshim se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. Ajo që ju goditi ditën e ballafaqimit të dy ushtrive ndodhi me lejen e Allahut, për të sprovuar besimtarët e sinqertë dhe për t’i nxjerrë në pah munafikët.” [Al Imran 165, 167]. Lufta e Uhudit erdhi si dëshirë e idhujtarëve për hakmarrje. Pasi u kthyen nga beteja e Bedrit të dërrmuar e të shpartalluar, ata nisën që të përgatiteshin fort për të marrë hak për të vrarët në Bedër, ngjarje kjo që kishte ndodhur në vitin e dytë të hixhretit. Kështu, ata mblodhën të gjitha forcat për të arritur atë që donin: shërimin e plagës dhe dhimbjes për të humburit në Bedër. Me një ushtri prej 3000 luftëtarësh, ata u nisën prej Mekës dhe u vendosën pranë Medinës. Profeti (a.s.), nga ana e tij, pas këshillimit me sahabët, doli nga Medina me 1000 luftëtarë për t’u ballafaquar me armikun. Por, gjatë rrugës për në sheshbetejë, në Uhud, një e treta e ushtrisë, e cila përbëhej nga munafikë, me në krye Ibn Ubej Ibn Selulin, u kthye mbrapsht në Medinë. Madje, kthimin e tentuan edhe dy grupe besimtarësh të sinqertë: fisi Benu Seleme dhe fisi Benu Harithe. Por Allahu i Lartësuar i forcoi dhe përqëndroi zemrat e tyre dhe, përfundimisht, ata nuk iu larguan luftës. Pasi mbërritën në Uhud, Profeti (a.s.) i rreshtoi besimtarët në formacione lufte. Ata u vendosën në një pozicion të tillë që malin e Uhudit ta kishin pas shpine dhe armikun para tyre. Për të ruajtur shpinën e ushtrisë, Profeti (a.s.) vendosi mbi Uhud një skuadër prej 50 harkëtarësh dhe i urdhëroi që të mos e linin pozicionin e tyre në asnjë rast. Në fillim të betejës, u duk se muslimanët po arrinin një fitore të habitshme dhe të rrufeshme kundër idhujtarëve. Ata depërtuan deri në prapavijën e armikut dhe vazhduan të korrnin me shpatat e tyre idhujtarët dhe të robëronin shumë prej tyre. Në këto çaste, kur harkëtarët mbi Uhud po shihin fitoren e rrufeshme të muslimanëve, i thanë njëri-tjetrit: “Filloi plaçka e luftës, vëllezër! Përse të qëndrojmë këtu, kur idhujtarët u mundën tashmë?!” Komandanti i kësaj skuadre, Abdullah Ibn Xhubejri u kujtoi urdhrin e Profetit (a.s.) që të mos lëviznin prej vendit, por ata nuk e dëgjuan fjalën e tij. Kështu, pasi shumica e tyre u largua dhe kur në pozicion mbeti veçse një grup i vogël, filloi disfata. Kalorësit idhujtarë u lëshuan mbi muslimanët pa mëshirë. Muslimanët, të çoroditur, filluan të shpërndaheshin dhe të largoheshin. Në përfundim, muslimanët pësuan një humbje shumë të rëndë, me të cilën Allahu i Lartësuar ua fali gabimin e mosbindjes dhe i bëri që të nxirrnin mësime. Ai i bëri kështu të provonin shijen e hidhur të mosbindjes ndaj Tij dhe ndaj Profetit (a.s.). Pastaj besimtarët u tërhoqën diku në majë të malit të Uhudit. Allahu i Lartësuar i pengoi idhujtarët që të vazhdonin luftën më tej dhe, më pas, të dyja palët u kthyen në vendet e tyre përkatëse. Kështu, Profeti (a.s.) dhe shokët e tij u kthyen në Medinë. Thotë i Madhëruari në ajet:Kujto atë mëngjes, kur dole herët nga shtëpia jote, që t’u përcaktoje besimtarëve pozicionet e luftës! -Profeti (a.s.) u nis për në Uhud, pasi fali njëherë namazin e xhumasë, dhe u përcaktoi atje ushtarëve pozicionet e tyre të luftës. Angazhimi personal i vetë Profetit (a.s.) në marrjen e masave për luftë tregon për dijen dhe aftësitë e tij në organizimin e të gjitha çështjeve. Ai tregon, gjithashtu, guximin e tij të madh – paqja e Zotit qoftë mbi të!Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka. -Allahu dëgjon gjithçka. Ai dëgjon fjalët e besimtarëve, edhe fjalët e munafikëve. Të gjithë ata flasin dhe tregojnë atë që mbajnë në zemrat e tyre. Por Allahu i di edhe qëllimet e njerëzve, të cilët Ai do t’i shpërblejë me drejtësi. Allahu i Lartësuar është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur dhe përkujdeset për çështjet e besimtarëve. Është Ai që i ndihmon ata për të patur sukses. Në ajete të tjera, në suret Ta Ha, Murselat etj., Allahu i Lartësuar thotë: “Unë jam me ju të dy, dëgjoj dhe shikoj.”. Allahu i Lartësuar është i Dashur, i Mëshirshëm dhe i Butë me besimtarët. Kjo del shumë qartë kur Ai thotë:

3:122Page 66

إِذۡ هَمَّت طَّآئِفَتَانِ مِنكُمۡ أَن تَفۡشَلَا وَٱللَّهُ وَلِيُّهُمَاۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ١٢٢

When two parties among you were about to lose courage, but Allāh was their ally; and upon Allāh the believers should rely.

Dy grupe prej jush gati u sprapsën... -Kur dy grupet e besimtarëve, përkatësisht nga fiset Benu Seleme dhe Benu Harithe, gati sa nuk dezertuan, Allahu i Lartësuar i forcoi ata dhe u dha durim. Kjo ishte një mirësi e madhe e dhuruar prej Tij. Ajo ishte një mirësi për ato dy fise dhe për të gjithë besimtarët e tjerë, gjë kjo që tregonte përkujdesjen e Tij të posaçme për ta. Prandaj Allahu e thekson këtë fakt shumë të rëndësishëm kur thotë:...por Allahu ishte Kujdestari i tyre... –Pra, është Allahu Ai që, me butësinë dhe mëshirën e Tij, tregon përkujdesje të veçantë ndaj tyre, duke u dhënë sukses për arritjen e çdo të mire dhe për ruajtjen nga çdo e keqe. Edhe në këtë rast u shfaq qartë përkujdesja e Tij ndaj besimtarëve. Kur ata donin të linin fushëbetejën dhe të braktisnin Profetin (a.s.), Allahu i Lartësuar i ruajti ata nga kjo poshtërsi e madhe, sepse në zemrat e tyre kishte iman të fortë dhe Allahu përkujdeset për ata që besojnë, siç thotë në një ajet tjetër: “Allahu është Mbrojtësi (i dashur)i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare, 257]. Pastaj Allahu i Lartësuar vijon të jap një urdhër shumë të rëndësishëm.Prandaj vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët. -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na urdhëron për një vepër të zemrës, që quhet ‘teuekkul’, mbështetje. Teuekkul do të thotë: mbështetja e zemrës tek Allahu i Lartësuar për të arritur të mirën dhe për t’i shpëtuar të këqijave dhe çdo gjëje të dëmshme, duke pasur besim të plotë dhe të palëkundur në ndihmën dhe suksesin e dhënë prej Allahut. Mbështetja e adhuruesve tek Allahu i Lartësuar është në varësi të besimit të tyre tek Ai. Besimtarët janë njerëzit më të denjë që t'i mbështeten Allahut të Lartësuar. Kjo del më e qartë në momentet e vështirësisë ose gjatë luftës, kur ata e ndiejnë më tepër nevojën që t'i mbështeten Zotit të tyre për çlirimin nga e keqja dhe për arritjen e fitores. Besimtarët i mbështeten vetëm Atij, dhe jo tek forca e tyre, që Ai t'u dhurojë fitoren. Ata vërtet japin maksimumin e tyre, por mbështetja dhe shpresa e zemrave të tyre lidhet vetëm me Allahun e Lartësuar, me forcën, pushtetin dhe suksesin e dhuruar prej Tij. Me këtë mbështetje të sinqertë, ata e meritojnë përkujdesjen e Allahut dhe suksesin e dhuruar prej Tij. Kështu largohen fatkeqësitë dhe kështu vjen çlirimi dhe mirësia.

3:123Page 66

وَلَقَدۡ نَصَرَكُمُ ٱللَّهُ بِبَدۡرٖ وَأَنتُمۡ أَذِلَّةٞۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ١٢٣

And already had Allāh given you victory at [the battle of] Badr while you were weak [i.e., few in number]. Then fear Allāh; perhaps you will be grateful.

Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur ju ishit të paktë në numër. -Kjo ishte një shprehje e bamirësisë së Allahut ndaj adhuruesve të Tij, por ajo ishte edhe një kujtesë shumë e rëndësishme për besimtarët, që ata të analizonin shkaqet e fitores dhe të humbjes. Allahu u rikujton atyre që Ai është i Plotpushtetshëm t'i ndihmojë dhe t'u dhurojë fitoren, edhe nëse janë të pakët në numër dhe të dobët në mjete ushtarake, sikurse veproi në luftën e Bedrit, ku Ai u dha fitoren, edhe pse armiku ishte i madh në numër dhe i përgatitur mirë ushtarakisht. Beteja e Bedrit ndodhi në vitin e dytë të hixhretit. Profeti (a.s.) doli nga Medina në krye të 320 e ca luftëtarëve. Me vete kishin vetëm 70 deve dhe dy kuaj. Në fakt, ata nuk dolën për luftë, por në kërkim të një karvani të kurejshve që do të kalonte në ato vise gjatë kthimit nga tregtia e Shamit. Kur idhujtarët e Mekës dëgjuan për synimin e Profetit (a.s.) drejt karvanit, ata u përgatitën mirë ushtarakisht dhe u nisën për të mbrojtur karvanin e tyre. Ishin më tepër se 1000 luftëtarë të armatosur plotësisht dhe një numër i madh kuajsh. Palët u takuan në një burim të quajtur Bedër, mes Mekës dhe Medinës. Aty u zhvillua dhe beteja e ashpër dhe e madhe, që mbahet mend në historinë e Islamit. Fitorja e dhuruar nga Allahu i Lartësuar ishte e jashtëzakonshme. Atje u vranë shtatëdhjetë vetë nga krerët dhe më trimat e idhujtarëve. Shtatëdhjetë të tjerë u kapën rob, ndërkohë që i gjithë kampi i tyre u rrethua nga muslimanët. Megjithatë, kjo ngjarje do të shtjellohet më tej në suren Enfal. Allahu i Lartësuar e sjell këtë ilustrim të suksesit të dhuruar prej Tij që ne të meditojmë rreth shkaqeve të fitores dhe ndihmës së Tij. Ai e ka bërë këtë, gjithashtu, që ne të ruhemi dhe të jemi mirënjohës për mirësitë e Tij, siç thotë më pas:Atëherë frikësojuni Zotit, për të treguar mirënjohje ndaj Tij! –Ata që mvishen me devotshmëri janë treguar falënderues dhe mirënjohës ndaj Zotit të tyre, ndërsa ata që i shpërfillin urdhrat dhe ndalesat e Tij nuk janë treguar falënderues dhe nuk mund të quhen mirënjohës ndaj Zotit të tyre.

3:124Page 66

إِذۡ تَقُولُ لِلۡمُؤۡمِنِينَ أَلَن يَكۡفِيَكُمۡ أَن يُمِدَّكُمۡ رَبُّكُم بِثَلَٰثَةِ ءَالَٰفٖ مِّنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ مُنزَلِينَ ١٢٤

[Remember] when you said to the believers, "Is it not sufficient for you that your Lord should reinforce you with three thousand angels sent down?

Ti u thoshe besimtarëve... –Këtu, Allahu i Lartësuar i drejtohet Muhamedit (a.s.) që t'u kujtojë besimtarëve momentin kur ai u jepte lajmin e mirë për ndihmën dhe fitoren e premtuar nga Allahu në luftën e Bedrit. Ja fjalët përgëzuese:"A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mijë melekë të zbritur(nga qielli)?"

3:125Page 66

بَلَىٰٓۚ إِن تَصۡبِرُواْ وَتَتَّقُواْ وَيَأۡتُوكُم مِّن فَوۡرِهِمۡ هَٰذَا يُمۡدِدۡكُمۡ رَبُّكُم بِخَمۡسَةِ ءَالَٰفٖ مِّنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ مُسَوِّمِينَ ١٢٥

Yes, if you remain patient and conscious of Allāh and they [i.e., the enemy] come upon you [attacking] in rage, your Lord will reinforce you with five thousand angels having marks [of distinction]."

Por nëse jeni durimtarë e të devotshëm,... –Kuptimi: Nëse ju realizoni shkaqet e ndihmës dhe të fitores prej Allahut, pra, nëse tregoni durim dhe devotshmëri, ju do të ndihmoheni me një tjetër kontigjent nga Zoti i gjithësisë:...edhe sikur armiku t’ju sulmonte me furi, Zoti juaj do t’ju ndihmonte me pesë mijë melekë të dalluar(për luftë). –Pesë mijë melekët e zbritur në atë betejë madhështore janë cilësuar si ‘museuuimîn’, domethënë të dalluar për guxim e trimëri. Kështu, Allahu i Lartësuar e kushtëzoi zbritjen e ndihmës së Tij dhe të fitores së muslimanëve me tri faktorë: 1. durimi; 2. devotshmëria ndaj Allahut dhe Profetit të Tij, duke kryer çdo urdhër dhe duke u larguar nga ndalesat, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Allahun; 3. ardhja e shpejtë e idhujtarëve për luftë kundër muslimanëve. Ndërsa për të dhuruar fitoren dhe për të shkatërruar kurthet e idhujtarëve dhe qafirëve, Allahu i Lartësuar na ka porositur që të plotësojmë dy kushte të rëndësishme, që u përmendën edhe më sipër: “Por nëse jeni durimtarë e të devotshëm, dinakëria e tyre nuk do t’ju dëmtojë aspak.” Pra, nëse tregohet durim dhe devotshmëri, kurthet e qafirëve dhe armiqve të Islamit nuk do t’i dëmtojnë aspak besimtarët.

3:126Page 66

وَمَا جَعَلَهُ ٱللَّهُ إِلَّا بُشۡرَىٰ لَكُمۡ وَلِتَطۡمَئِنَّ قُلُوبُكُم بِهِۦۗ وَمَا ٱلنَّصۡرُ إِلَّا مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ ١٢٦

And Allāh made it not except as [a sign of] good tidings for you and to reassure your hearts thereby. And victory is not except from Allāh, the Exalted in Might, the Wise -

Allahu e zbriti atë ndihmë si përgëzim për ju dhe që zemrat tuaja të qetësoheshin me të. -Allahu i Madhëruar tregon se ndihmën madhështore me anë të melekëve Ai e dha për të sjellë gëzim dhe qetësi në zemrat e besimtarëve. Kjo ngjarje ishte, gjithashtu, një mësim i pashlyeshëm nga kujtesa për besimtarët, të cilëve, në këtë mënyrë, iu tha: Qetësia juaj mund të vijë si rezultat i masave të ndërmarra prej jush. Megjithatë, për të arritur fitoren mbi armikun, nuk duhet të mbështeteni në forcën tuaj apo në masat që keni marë. Ato thjesht mund të sjellin një lloj qetësie, por fitorja e vërtetë mund të vijë veçse nëse e lejon Allahu i Lartësuar, i Cili thotë më tej:Ndihma vjen veçse prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit. –Pra, ndihmën dhe fitoren e vërtetë mund ta japë veçse Allahu i Lartësuar për kë dëshiron Ai prej robërve të Tij. Nëse dëshiron Ai, ua jep fitoren atyre që janë përgatitur mirë për arritjen e fitores, sikurse ndodh zakonisht te njerëzit. Por nëse Ai dëshiron, mund t'ua dhurojë fitoren edhe atyre adhuruesve të Tij që janë të dobët e të pafuqishëm, për t’u qartësuar atyre se fitorja dhe ndihma është vetëm në dorën e Tij, për t'u treguar se Atij i takon pushteti dhe mbretërimi mbi gjithçka. Prandaj Allahu i Lartësuar përmend dy cilësi të Tij në këtë kontekst:1. Aziz – Ngadhënimtar, i Pamposhtur, domethënë asnjë krijesë nuk mund të dalë mbi Të, por të gjithë i janë nënshtruar madhështisë së Tij, sepse të gjithë janë nevojtarë për përkujdesjen e Ngadhënjimtarit, Sunduesit dhe të Madhërishmit.2. El Hakim - i Urtë, domethënë Ai që i vendos gjërat në vendin e tyre të duhur. Edhe në ato raste kur qafirët fitojnë mbi muslimanët, është pikërisht urtësia e Tij e madhe që e lejon një gjendje të tillë të përkohshme. Thotë i Lartësuari: “Kur të ndesheni me jobesimtarët, goditini në qafë, derisa t’i mposhtni! Më pas, lidhini mirë, e kështu mund t’i lironi falas ose mund të kërkoni çmim për ta, derisa të përfundojë lufta. Po të donte, Allahu do t'i shkatërronte ata, por Ai dëshiron që t’ju sprovojë me njëri-tjetrin. Allahu nuk do ua humb veprat atyre që bien dëshmorë në rrugën e Tij. Ai do t'i udhëzojë (drejt lumturisë) dhe do t'ua përmirësojë gjendjen e tyre. Ai do t’i fusë ata në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë. O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'jua forcojë këmbët tuaja.”. [Muhamed 4 - 7].

3:127Page 66

لِيَقۡطَعَ طَرَفٗا مِّنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَوۡ يَكۡبِتَهُمۡ فَيَنقَلِبُواْ خَآئِبِينَ ١٢٧

That He might cut down a section of the disbelievers or suppress them so that they turn back disappointed.

Kjo, që ta shkatërrojë një grup të jobesimtarëve, ose për t’i poshtëruar ata dhe të kthehen pas të zhgëjyer. - Allahu i Lartësuar na tregon se ndihma e Tij për besimtarët vjen me dy objektiva:1. Për të rrënuar bazat ose shtyllat më të forta të qafirëve, duke i vrarë, robëruar apo duke nënshtruar dhe marrë pasuritë e tyre. Në këtë mënyrë, forcohen muslimanët dhe dobësohen qafirët. Dihet, gjithashtu, që lufta e tyre kundër Islamit mbështetet te numri i forcave ushtarake, armatimi, pasuria dhe fuqia ekonomike dhe epërsia territoriale. Kësisoj, duke shkatërruar një pjesë të këtyre faktorëve që u përmendën, është shuar një pjesë e fuqisë së tyre kundër Islamit dhe muslimanëve.2. Objektivi i dytë është turpërimi i qafirëve dhe i synimeve të tyre kundër muslimanëve, duke i kthyer ata të poshtëruar, me gjithë forcën dhe potencialin e tyre të madh. Ata shpenzojnë të gjitha energjitë e tyre për të goditur muslimanët, por Allahu i Lartësuar ua jep fitoren muslimanëve, për t’i kthyer qafirët të dëshpëruar dhe të dështuar në përpjekjet dhe pikësynimet e tyre.Nëse sheh realitetin, do të vëresh se ndihma e Allahut për besimtarët synon dy objektivat e lartpërmendura, pra: ose fitoren mbi ta, ose sprapsjen e tyre me poshtërim.

3:128Page 66

لَيۡسَ لَكَ مِنَ ٱلۡأَمۡرِ شَيۡءٌ أَوۡ يَتُوبَ عَلَيۡهِمۡ أَوۡ يُعَذِّبَهُمۡ فَإِنَّهُمۡ ظَٰلِمُونَ ١٢٨

Not for you, [O Muḥammad, but for Allāh], is the decision whether He should [cut them down] or forgive them or punish them, for indeed, they are wrongdoers.

Kur gjatë luftës së Uhudit ndodhi ajo që ndodhi dhe Allahu i Lartësuar deshi ta lartësonte gradën e Profetit të Tij, Muhamedi (a.s.) u sprovua tek njerëzit e dashur, madje u plagos rëndë në kokë dhe iu thyen disa dhëmbë. Në këtë gjendje, i gjakosur, ai filloi të mallkonte krerët e idhujtarëve si Ebu Sufjanin, Ibn Haibin, Safuan Ibn Umejen, Suhejl Ibn Amrin, Harith Ibn Hishamin e të tjerë. Ai thoshte nën zë: “E si mund të shpëtojë një popull që plagos Profetin e tij?!” Por Allahu i Lartësuar zbriti këto ajete, që e ndaluan Profetin t’i mallkonte ata:Nuk është në dorën tënde, a do t’ua pranojë Ai pendimin, apo do t’i dënojë ata, sepse, vërtet, ata janë keqbërës. –Kuptimi: E vetmja detyrë e jotja është përcjellja e qartë e mesazhit të Zotit. Detyra jote është vetëm edukimi dhe mësimi i krijesave. Ti duhet të kujdesesh që t'i udhëzosh krijesat të arrijnë çdo të mirë dhe të largohen nga të këqijat. Pas këtyre, çështja i takon vetëm Allahut të Lartësuar. Është Ai që administron çështjet e krijesave të Tij. Është Ai që udhëzon në rrugën e drejtë e që jep suksesin për ta ndjekur atë dhe punuar sipas saj. Është Allahu që i lë në humbje ata që nuk meritojnë suksesin e dhënë prej Tij dhe mëshirën e Tij. Prandaj ti nuk duhet të lutesh kundër tyre dhe t'i mallkosh, sepse çështja e tyre është vetëm në dorën e Zotit të tyre. Nëse urtësia dhe mëshira e Zotit të tyre e ka përcaktuar që t’ua hapë zemrën për të pranuar Islamin, ata do të udhëzohen. Por nëse urtësia e Tij përcakton lënien e tyre në humbje dhe mohim, janë pikërisht ata, me padrejtësinë e tyre, shkaku i këtij përfundimi të hidhur dhe të frikshëm. Dhe, vërtet, disa prej tyre Allahu i Lartësuar i udhëzoi në Islam. Ky ajet tregon se përzgjedhja e Allahut dhe përcaktimi i Tij qëndrojnë mbi përzgjedhjen e robit dhe janë më të mira për të. Njeriu, sado gradë të lartë të ketë arritur, mund të zgjedhë dhe të gjykojë për diçka, por ndodh që diçka tjetër të jetë edhe më e dobishme dhe më e mirë se ajo që ai ka menduar. Nga ajeti kuptojmë se Profeti (a.s.) nuk ka patur asgjë në dorë për të falur apo udhëzuar ndonjë, apo për t'i sjellë ndokujt dëm apo dobi. Çdo gjë është në dorën e Zotit. Lind pyetja: Nëse për Profetin (a.s.) është ky gjykim, po për të tjerët çfarë mund të thuhet?! Sigurisht që të tjerët janë shumë herë më larg mundësisë për të sjellë dëm apo dobi. Ky ajet është një argument shumë i qartë dhe i fortë që hedh poshtë besimin e atyre që janë lidhur pas profetëve dhe njerëzve të mirë, me mendimin e gabuar se ata mund t'u sjellin dobi dhe t'i ruajnë nga të këqijat. Madje, kjo vepër e tyre konsiderohet si shirk në adhurim dhe si mangësi e të menduarit. Ata braktisin adhurimin e Allahut, në dorën e të Cilit është i gjithë pushteti, dhe i përkushtohen atyre që nuk kanë asnjë grimcë pushteti e mundësie për t'iu përgjigjur lutjeve dhe nevojave të lutësve. Kjo, pa dyshim, është një humbje dhe devijim shumë i qartë dhe i largët nga e vërteta. Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur edhe një detaj mjaft interesant. Kur Allahu i Lartësuar thotë se Ai mund t'u japë sukses për t'u penduar dhe t'ua pranojë pendimin, ia atribuon këtë dhunti Vetes së Tij. Pra, Allahu nuk përmend ndonjë shkak që mund ta bëjë robin t’i pranohet pendimi nga Ai. Kjo tregon se mirësitë dhe suksesi për të bërë vepra të mira dhe për t’u larguar nga të këqijat është thjesht dhuratë nga Bamirësi dhe i Mëshirshmi, pa qenë e nevojshme që vetë robi të bëjë ndonjë gjë për ta “merituar” atë dhuratë. Ndërsa kur Allahu i Lartësuar thotë se është në dorën e Tij që t'i ndëshkojë ata, menjëherë më pas thotë se shkak i ndëshkimit është padrejtësia e tyre. Kjo tregon se Allahu i Lartësuar është Absolut në drejtësinë dhe në urtësinë e Tij. Urtësia dhe drejtësia e Tij ia japin ndëshkimin atij që e meriton. Ai kurrë nuk i bën padrejtësi robit të Tij, por është vetë robi që i bën padrejtësi vetes. Më pas, Allahu i Lartësuar vijon që të ritheksojë pushtetin dhe mbretërimin e Tij mbi gjithçka:

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском