As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Ali 'Imran 3:149–166
3:149Page 69
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِن تُطِيعُواْ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يَرُدُّوكُمۡ عَلَىٰٓ أَعۡقَٰبِكُمۡ فَتَنقَلِبُواْ خَٰسِرِينَ ١٤٩
O you who have believed, if you obey those who disbelieve, they will turn you back on your heels, and you will [then] become losers.
O ju që keni besuar! Nëse ju u bindeni jobesimtarëve, ata do t’ju kthejnë prapa, aty ku ishit më parë(në mosbesim), dhe atëherë do të jeni të humbur. -Në këto ajete, Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që t'u binden qafirëve, të çdo ngjyre e kategorie qofshin ata, idhujtarë apo munafikë. Ai u sqaron atyre se, nëse u binden, le ta dinë se ata synojnë veçse sulmin, shkatërrimin dhe dëmtimin e muslimanëve. Qëllimi final i tyre është kthimi i besimtarëve në qafirë, përfundim ky tejet poshtërues dhe shkak i ndëshkimit të përjetshëm. Pastaj i Madhëruari tregon se Ai është Ndihmëtari, që kujdeset dhe i ruan besimtarët nga çdo e keqe:
3:150Page 69
بَلِ ٱللَّهُ مَوۡلَىٰكُمۡۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلنَّٰصِرِينَ ١٥٠
But Allāh is your protector, and He is the best of helpers.
Allahu është Mbrojtësi juaj dhe Ai është Ndihmëtari më i mirë. -Allahu bën të ditur se Ai është Kujdestari dhe Ndihmëtari i vetëm i besimtarëve, me qëllim që ata të mos e kërkojnë ndihmën askund tjetër, por veçse tek Ai. Vetëm Atij duhet t’i drejtohen besimtarët për ndihmë dhe për sukses. Ky ajet është edhe një përgëzim për ta, që, nëse veprojnë kështu, ndihma dhe përkujdesi i Allahut të Lartësuar do të jetë gjithmonë pranë tyre, me butësi dhe mëshirë. Bujaria e Tij është gjithmonë pranë atyre që i mbështeten dhe që vetëm Atë adhurojnë. Përkujdesja e Tij nënkupton dhënien e çdo të mire dhe ruajtjen nga çdo e keqe. Sigurisht që kjo është një nxitje e qartë dhe e fortë për ta konsideruar Allahun e Lartësuar si të vetmin të Adhuruar me dashuri, madhërim, bindje dhe përkushtim. Vetëm prej Tij duhet të kërkohet ndihma dhe fitorja. Askush tjetër nuk mund të ofrojë sukses dhe askush nuk mund të ruajë nga dështimi dhe dëshpërimi, përveç Allahut të Lartësuar dhe të Vetëm. Më pas, i Lartësuari sjell një shembull të përkujdesjes së Tij bujare dhe të posaçme për të zgjedhurit e Tij:
3:151Page 69
سَنُلۡقِي فِي قُلُوبِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلرُّعۡبَ بِمَآ أَشۡرَكُواْ بِٱللَّهِ مَا لَمۡ يُنَزِّلۡ بِهِۦ سُلۡطَٰنٗاۖ وَمَأۡوَىٰهُمُ ٱلنَّارُۖ وَبِئۡسَ مَثۡوَى ٱلظَّٰلِمِينَ ١٥١
We will cast terror into the hearts of those who disbelieve for what they have associated with Allāh of which He had not sent down [any] authority.1 And their refuge will be the Fire, and wretched is the residence of the wrongdoers.
Ne do të mbjellim frikën në zemrat e jobesimtarëve... –Pra, Allahu i Lartësuar përkujdeset për besimtarët e Tij të sinqertë që t'u dhurojë fitoren në luftë, duke futur tmerrin në zemrat e armiqve të tyre. Kjo frikë e madhe i pengon shpesh qafirët të ndërmarrin shumë veprime, që ata synojnë ndaj muslimanëve. Dhe, vërtet, Allahu i Lartësuar e ka dëshmuar këtë të vërtetë gjatë gjithë kohërave. Për shembull, pasi u larguan nga fushëbeteja e Uhudit, idhujtarët u këshilluan me njëri-tjetrin e thanë: “Si po tërhiqemi pas gjithë atyre të vrarëve që u shkaktuam?! Ne nuk duhet të largohemi pa i shfarosur ata plotësisht. Ne duhet të kthehemi sërish!” Kështu, ata e synuan fillimisht një veprim të tillë, por Allahu i Lartësuar futi frikën në zemrat e tyre, prandaj ata nuk guxuan më të vepronin, por u larguan të poshtëruar. Kjo konsiderohet, pa dyshim, një nga ndihmat më të mëdha dhe më të rëndësishme nga Allahu i Lartësuar. Sikurse e kemi thënë edhe më parë, ndihma dhe fitorja që Allahu i Lartësuar u ofron besimtarëve është njëra nga këto dy alternativa: “Kjo, që ta shkatërrojë një grup të jobesimtarëve, ose për t’i poshtëruar ata dhe të kthehen pas të zhgëjyer.” [Al imran 127]. Në këtë rast, atyre u është dhuruar e dyta. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon shkakun pse kjo frikë i pushton zemrat e mohuesve të Tij:...sepse ata adhurojnë zota të tjerë, veç Allahut, pa pasur asnjë fakt. -Zemrat e tyre mbushen me frikë, për shkak se ato mbështeten dhe kërkojnë ndihmë nga idhujt e tyre. Ata mbështeten dhe kërkojnë ndihmë e sukses nga gjëra që edhe vetë nuk janë të sigurt për vërtetësinë e tyre, dhe nuk e shpresojnë ndihmën e Mëshiruesit, të Plotpushtetshmit dhe Atij që është i Vetëm në sundimin e Tij. Duke qenë se mbështeten në gjëra të paqena, ata tmerrohen shumë nga besimtarët, sepse forca e tyre buron nga lidhja e ngushtë që ata kanë me Zotin e tyre të vetëm në pushtetin dhe sundimin e Tij. Idhujtarët nuk i mbështet askush, ndërsa besimtarët kanë mbështetjen e Zotit dhe Sunduesit të gjithçkaje. Idhujtarët nuk gjejnë mbështetje dhe shpresë në momentet e vështira të jetës së tyre, por gjithmonë janë të mbushur me ankth dhe dëshpërim. Kjo është një nga format e ndëshkimit të tyre që në dynja, ndërsa në ahiret, thotë i Lartësuari:Vendbanimi i tyre do të jetë Zjarri. –Pra, vendi ku do të gjejnë “strehim” dhe nga ku nuk do të dalin më është Zjarri.Sa i shëmtuar është vendi i keqbërësve! -Për shkak të padrejtësisë së tyre në të gjitha fushat, Zjarri është qëndrimi dhe “shpërblimi” i tyre i meritueshëm. Për shkak të armiqësisë së tyre ndaj Allahut, Profetit dhe besimtarëve, ata do të jenë në vendin më të keq dhe trishtues.
3:152Page 69
وَلَقَدۡ صَدَقَكُمُ ٱللَّهُ وَعۡدَهُۥٓ إِذۡ تَحُسُّونَهُم بِإِذۡنِهِۦۖ حَتَّىٰٓ إِذَا فَشِلۡتُمۡ وَتَنَٰزَعۡتُمۡ فِي ٱلۡأَمۡرِ وَعَصَيۡتُم مِّنۢ بَعۡدِ مَآ أَرَىٰكُم مَّا تُحِبُّونَۚ مِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلدُّنۡيَا وَمِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلۡأٓخِرَةَۚ ثُمَّ صَرَفَكُمۡ عَنۡهُمۡ لِيَبۡتَلِيَكُمۡۖ وَلَقَدۡ عَفَا عَنكُمۡۗ وَٱللَّهُ ذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٥٢
And Allāh had certainly fulfilled His promise to you when you were killing them [i.e., the enemy] by His permission until [the time] when you lost courage and fell to disputing about the order [given by the Prophet (ﷺ)] and disobeyed after He had shown you that which you love.1 Among you are some who desire this world, and among you are some who desire the Hereafter. Then He turned you back from them [defeated] that He might test you. And He has already forgiven you, and Allāh is the possessor of bounty for the believers.
Allahu e përmbushi premtimin e Vet ndaj jush, kur ju, me vullnetin e Tij, po i shfarosnit ata (në fillim të betejës).... –Kuptimi: Ai ju ndihmoi që në fillim, duke ju dhënë epërsi të dukshme kundër tyre. Ju filluat t’i korrnit ata me shpatat tuaja. Por kjo ndihmë u ndërpre atëherë kur ju vetë e kërkuat dhe e shkaktuat atë me veprat tuaja.Por kur ju u dobësuat... –Pra, ishit ju vetë që e shkaktuat humbjen tuaj dhe që e ndihmuat armikun kundër vetes suaj. Me dobësinë tuaj në zbatimin e urdhrit të Profetit dhe në largimin nga harami, ju ulët qëndrueshmërinë tuaj përpara armikut....dhe u përçatë me njëri-tjetrin për çështjen e urdhrit (të Profetit)-Ata u grindën dhe u përçanë me njëri-tjetrin për një çështje tepër të rëndësishme, në vend që të ishin të bashkuar. Kështu, disa prej tyre thanë: “Duhet të qëndrojmë në pozicionin ku na vendosi Profeti (a.s.) dhe të mos lëvizim prej tij, sikurse u urdhëruam!” Të tjerët thanë: “Nuk kemi pse të rrimë më këtu, sepse armiku ynë tashmë u mund.” Por ky qëndrim i dytë ishte thyerje e një urdhri të rëndësishëm – ashtu siç e konsideron Allahu i Lartësuar – të dhënë nga Profeti (a.s.). Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:...dhe e thyet atë urdhër pasi e patë atë që e dëshironit(plaçkën e luftës). –Kuptimi: Ju e thyet urdhrin, pasi patë atë që e dëshironit (fitoren), ndërkohë që përgjegjësia juaj pas mirësisë së dhuruar nga Allahu i Lartësuar duhej të ishte më e madhe, sepse mirënjohësi duhet të jetë më i bindur se çdokush tjetër. Mesazhi është shumë i qartë. Për të arritur fitoren dhe për ta ruajtur atë, detyra është gjithmonë e njëjta: Zbatimi i urdhrave të Allahut të Lartësuar dhe të Profetit të Tij ose, me fjalë të tjera, ruajtja e devotshmërisë.Pati prej jush që u pëlqeu kjo jetë, por pati edhe të tjerë prej jush që parapëlqyen Jetën Tjetër. -Kuptimi: Disa prej jush pëlqyen dynjanë dhe të mirat e saj (plaçkën e luftës). Këta ishin ata që thyen urdhrin e Profetit (a.s.), dhe kjo u solli pasojat që dihen. Megjithatë, pati edhe të tjerë prej jush që dëshiruan ahiretin, pra, shpërblimin e Allahut të Lartësuar të rezervuar për ata që i binden Atij dhe Profetit të Tij, ose për ata që e ruajtën të pacenuar devotshmërinë. Këta ishin ata që iu përmbajtën deri në fund urdhrit të Profetit (a.s.), duke qëndruar të patundur nga pozicionet e tyre, derisa u vranë.Pastaj, Ai bëri që ju të zbrapseni nga armiku, për t’ju sprovuar. –Pra, pasi ju vepruat në atë mënyrë, Allahu i Lartësuar e shndërroi epërsinë tuaj në disfatë. Armiqtë filluan të fitonin dhimbshëm kundër jush. Allahu i Lartësuar e bëri këtë si sprovë për ju, që të dallohet qartë besimtari nga qafiri, i binduri nga i pabinduri. Allahu i Lartësuar e bëri, gjithashtu, që t’ju falë gjynahet dhe t’ju mbulojë të metat e gabimet që ju vepruat. Prandaj thotë i Lartësuari më tej:Ai, pa dyshim, jua fali juve(atë gabim). Allahu ka mirësi të mëdha për besimtarët. -Mirësia e Allahut ndaj tyre ishte shumë e madhe. Së pari, Ai i udhëzoi ata në Islam. Ai i udhëzoi ata të kuptonin dhe të jetonin sipas dispozitave të Tij. Allahu ua mbuloi të metat dhe ua fali gabimet. Ai i shpërbleu ata për veprat e mira, madje edhe për sprovën që i goditi. Nga mirësitë e mëdha të Allahut të Lartësuar për besimtarët është edhe fakti që të gjitha përcaktimet e Tij për ta janë mirësi dhe në dobi të tyre. Çdo mirësi apo sprovë që i godet besimtarët është në të mirë dhe në dobi të tyre. Nëse u vijnë të mirat, ata, me mirësinë dhe suksesin e dhënë prej Zotit të tyre, tregohen mirënjohës ndaj Tij, dhe kështu fitojnë shpërblimin e madh që Allahu i Lartësuar ka rezervuar për mirënjohësit dhe falënderuesit. E nëse i godet ndonjë sprovë apo fatkeqësi, ata, me suksesin e dhënë prej Zotit të tyre, tregohen durimtarë, dhe në këtë mënyrë fitojnë shpërblimin që Zoti i tyre ka rezervuar për durimtarët.
3:153Page 69
۞ إِذۡ تُصۡعِدُونَ وَلَا تَلۡوُۥنَ عَلَىٰٓ أَحَدٖ وَٱلرَّسُولُ يَدۡعُوكُمۡ فِيٓ أُخۡرَىٰكُمۡ فَأَثَٰبَكُمۡ غَمَّۢا بِغَمّٖ لِّكَيۡلَا تَحۡزَنُواْ عَلَىٰ مَا فَاتَكُمۡ وَلَا مَآ أَصَٰبَكُمۡۗ وَٱللَّهُ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ ١٥٣
[Remember] when you [fled and] climbed [the mountain] without looking aside at anyone while the Messenger was calling you from behind. So Allāh repaid you with distress upon distress so you would not grieve for that which had escaped you [of victory and spoils of war] or [for] that which had befallen you [of injury and death]. And Allāh is [fully] Aware of what you do.
Siç shihet, Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve momentin e humbjes, çastin kur ata shfaqën atë anë të errët të tyre. Allahu i Lartësuar i qorton ata për dobësinë, e cila prej tyre nuk duhej të shfaqej kurrsesi. Kështu, thotë i Lartësuari:Ju largoheshit(nga sheshluftimi)pa ia hedhur sytë askujt,... –Kuptimi: Kujtoni ato momente dobësie kur askush nuk pyeste për asnjë, kur nuk ia hidhnit vështrimin askujt. I vetmi merak i juaji ishte t'ia mbathnit dhe t’i shpëtonit luftës dhe vdekjes. Ndërkohë, në realitet, gjendja nuk ishte kaq e rrezikshme, sepse ju nuk ishit njerëzit më pranë armikut, që të kishit aq frikë. Përkundrazi, më pranë armikut ishte Profeti i Allahut, i cili ju ftoi të ktheheshit në rrugën që ju jep jetë....ndërsa i Dërguari ju thërriste të ktheheshit.... -Profeti (a.s.) ju ftonte, duke ju thënë me trimëri dhe vendosmëri: “Ejani tek unë, o adhuruesit e Allahut!”Por ju as që e përfillët këtë thirrje, edhe pse e kishit plotësisht mundësinë për t'u përgjigjur. Vetëm largimi juaj nga fushëbeteja do të mjaftonte si gabim i madh. Po të llogarisim edhe thirrjen e Profetit (a.s.), së cilës duhet t'i jepnit përparësi mbi vetet tuaja, atëherë gabimi juaj bëhet edhe më i rëndë. Prandaj thotë i Lartësuari më tej:...Atëherë Allahu ju goditi me dëshpërim pas dëshpërimi,... –Domethënë, që t’ju “shpërblente” për veprën tuaj, Allahu i Lartësuar ju goditi me dëshpërim pas dëshpërimi: dëshpërim për humbjen e luftës, dëshpërim për humbjen e plaçkës së luftës, dëshpërim për dështimin tuaj në qëndresë dhe, në fund, ju goditi me një dëshpërim, që ju bëri të harronit çdo dëshpërim tjetër: dëshpërimin kur dëgjuat se Muhamedi (a.s.) u vra. Por Allahu i Lartësuar, me butësinë dhe mëshirën e Tij për adhuruesit e Tij besimtarë, të gjitha këto sprova i solli si mirësi për ta, sepse me çdo përcaktim të Tij për besimtarët, Ai synon të mirën e tyre, siç thotë më pas:...që të mos pikëlloheshit më as për atë (plaçkën e luftës)që humbët e as për atë që ju goditi. -Kuptimi: Që të mos trishtoheni për pasuritë dhe fitoren, që ju shpëtuan nga duart. Gjithashtu, të mos trishtoheni për humbjen e thellë, vrasjet dhe plagët e shumta. Kur ju u siguruat që Profeti (a.s.) nuk ishte vrarë, të gjitha plagët dhe dhimbjet tuaja u qetësuan. Për çdo sprovë dhe fatkeqësi që kaluat, ju u ngushëlluat me praninë e tij (a.s.). Subhanallah! Sa të shumta janë urtësitë që fshihen në përcaktimin e fatkeqësive dhe sprovave nga Allahu i Lartësuar. Pa dyshim, të gjitha këto urtësi burojnë nga dija absolute e Tij mbi gjithçka. Ai di gjithçka me hollësi për veprat e njerëzve. Ai i njeh të fshehtat dhe të dukshmet e krijesave të Tij, siç thotë më pas:Allahu di me hollësi gjithçka që ju bëni. -Po ashtu, është e mundur që ajeti: “që të mos pikëlloheshit më as për atë që ju shpëtoi e as për atë që ju goditi”, të ketë kuptimin se: kjo ngjarje ndodhi që ju të përgatitni dhe stërvitni shpirtrat tuaj për të qenë të durueshëm në çdo fatkeqësi dhe sprovë. Ju kaliteni me anë të sprovave, sepse kështu çdo vështirësi do t'ju duket e përballueshme.
3:154Page 70
ثُمَّ أَنزَلَ عَلَيۡكُم مِّنۢ بَعۡدِ ٱلۡغَمِّ أَمَنَةٗ نُّعَاسٗا يَغۡشَىٰ طَآئِفَةٗ مِّنكُمۡۖ وَطَآئِفَةٞ قَدۡ أَهَمَّتۡهُمۡ أَنفُسُهُمۡ يَظُنُّونَ بِٱللَّهِ غَيۡرَ ٱلۡحَقِّ ظَنَّ ٱلۡجَٰهِلِيَّةِۖ يَقُولُونَ هَل لَّنَا مِنَ ٱلۡأَمۡرِ مِن شَيۡءٖۗ قُلۡ إِنَّ ٱلۡأَمۡرَ كُلَّهُۥ لِلَّهِۗ يُخۡفُونَ فِيٓ أَنفُسِهِم مَّا لَا يُبۡدُونَ لَكَۖ يَقُولُونَ لَوۡ كَانَ لَنَا مِنَ ٱلۡأَمۡرِ شَيۡءٞ مَّا قُتِلۡنَا هَٰهُنَاۗ قُل لَّوۡ كُنتُمۡ فِي بُيُوتِكُمۡ لَبَرَزَ ٱلَّذِينَ كُتِبَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقَتۡلُ إِلَىٰ مَضَاجِعِهِمۡۖ وَلِيَبۡتَلِيَ ٱللَّهُ مَا فِي صُدُورِكُمۡ وَلِيُمَحِّصَ مَا فِي قُلُوبِكُمۡۚ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ١٥٤
Then after distress, He sent down upon you security [in the form of] drowsiness, overcoming a faction of you, while another faction worried about themselves, thinking of Allāh other than the truth - the thought of ignorance, saying, "Is there anything for us [to have done] in this matter?" Say, "Indeed, the matter belongs completely to Allāh." They conceal within themselves what they will not reveal to you. They say, "If there was anything we could have done in the matter, we [i.e., some of us] would not have been killed right here." Say, "Even if you had been inside your houses, those decreed to be killed would have come out to their death beds." [It was] so that Allāh might test what is in your breasts and purify what is in your hearts. And Allāh is Knowing of that within the breasts.
Pastaj, pas atij dëshpërimi, Ai zbriti si qetësim mbi ju, një dremitje, e cila kaploi një grup prej jush. -Pa dyshim, kjo ishte mëshirë e Allahut të Lartësuar për ata, një mirësi e madhe dhe përforcim për zemrat e tyre, sepse dremitja ua shtoi prehjen atyre. Kur njeriu është i frikësuar, atë nuk mund ta zërë gjumi, sepse zemra e tij është e mbushur me frikë, por kur i largohet frika nga zemra, atëherë i vjen gjumi dhe e qetëson. Njerëzit që Allahu i Lartësuar u bëri mirësi duke u sjellë gjumë çlodhës, ishin pikërisht adhuruesit e Tij të sinqertë, të cilët kishin si të vetmin shqetësim të ndihmonin fenë e Allahut të Lartësuar. Qëllimi i tyre i vetëm ishte kënaqësia e Allahut të Lartësuar dhe bindja ndaj Profetit të Tij. Ata ishin të shqetësuar për çështjen e muslimanëve në tërësi, prandaj nuk mund të qëndronin indiferentë.Kurse një grup tjetër ishte i shqetësuar vetëm për veten. Ata menduan për Allahun diçka të padrejtë, ashtu si mendonin injorantët. -Ndërsa grupi tjetër mendonte dhe shqetësohej veçse për vetveten. Shkak për këtë ishte ose hipokrizia, ose besimi i dobët i tyre, prandaj ata nuk i zuri ai gjumë i ëmbël dhe qetësues, sikurse ndodhi me grupin e parë. Ata menduan lloj-lloj gjërash për Allahun e Madhëruar dhe nxorën gjithfarë justifikimesh për veten e tyre.Ata thoshin: “Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje.” –Ky qe një lloj justifikimi për dobësinë dhe largimin e tyre nga lufta. Me fjalë të tjera, ata thanë: “Ne nuk mund të bëjmë gjë për të ndihmuar muslimanët të fitojnë.” Pra, në këtë mënyrë, ata thjesht treguan mendimin e tyre të keq për Allahun e Lartësuar, për fenë dhe Profetin e Tij. Ata menduan padrejtësisht se Allahu i Lartësuar nuk do ta ndihmonte çështjen e Profetit të Tij. Nën trysninë e frikës, ata menduan se kjo do të ishte goditja përfundimtare kundër fesë së Allahut. Në përgjigje të tyre, Allahu i Lartësuar thotë:Thuaju: “Me të vërtetë, e tërë çështja i takon Allahut.” –Pra, në dorë të Allahut janë të gjitha çështjet, pa përjashtim: çështjet e krijimit dhe përcaktimit të ekzistencës së gjërave, dhe çështjet e dispozitave dhe të ligjeve të Tij për njerëzit. Çdo gjë në këtë ekzistencë ndodh me përcaktimin dhe urtësinë e Allahut. Në ligjet e Tij të padiskutueshme dhe të patjetërsueshme bën pjesë edhe ky ligj madhështor: Fitorja dhe përfundimi i mirë gjithmonë ka për të qenë në anën e të zgjedhurve dhe të të dashurve të Tij, në anën e të bindurve dhe adhuruesve të sinqertë, edhe nëse mund të goditen nga sprova të mëdha.Ata fshehin në vetvete diçka që ty nuk ta shprehin. –Kuptimi: Munafikët fshehin në zemrat e tyre diçka që nuk ta shfaqin ty. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë mbanin të fshehtë ata në zemrat e tyre:Ata thoshin: “Sikur të ishte në dorën tonë kjo çështje, ne nuk do të merrnim pjesë në këtë vrasi.” -Kuptimi: Nëse çështja do të na lihej në dorën tonë, pra, nëse do të na merrej mendimi, ne nuk do të vriteshim këtu. Ky pohim i tyre tregon shumë gjëra. Së pari, ai është refuzim i përcaktimit të urtë të Allahut të Lartësuar, duke menduar që mund ta ndryshonin këtë përcaktim. Së dyti, ata fajësonin dhe nënçmonin vendimin e Profetit (a.s.) dhe të sahabëve për të luftuar në Uhud. Së treti, ai ishte lavdërim për veten e tyre dhe përpjekje për t’i shpëtuar përgjegjësisë. Por Allahu i Lartësuar u ktheu një përgjigje të plotë:Thuaju: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata që u është shkruar të vriten, do të shkonin patjetër në vendin e vrasjes.” -Kuptimi: Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, shumë larg nga fushëbeteja, ju nuk do mund t’i shpëtoni përcaktimit të të Urtit, sepse asgjë nuk mund ta ndalë dhe ndryshojë përcaktimin e Tij. Vërtet ekziston një lidhje mes shkakut dhe pasojës, por sado i madh të jetë shkaku, nëse bie ndesh me caktimin e Zotit, të shkruar në Leuhi Mahfudh, ai kurrë nuk mund ta sjellë pasojën. Ajo që do të ndodhë ka për të ndodhur sikurse është caktuar nga Allahu i Lartësuar, i Ditur, i Urtë dhe i Drejtë. Jeta dhe vdekja janë të pandashme nga caktimi i Zotit. Ky përcaktim i të Lartësuarit kishte urtësi të shumta, ndër të cilat:Allahu e bëri këtë që të provonte atë që është në gjokset tuaja... –Pra, që Allahu i Lartësuar të provonte besimin, hipokrizinë apo dobësinë e besimit të tyre. Me të tilla përcaktime, del sheshazi besimi i të sinqertëve, hipokrizia e munafikëve dhe dobësia e besimit të disa të tjerëve. Një urtësi është edhe ajo që tregon vetë Allahu kur thotë:...dhe që të shfaqë hapur atë që fshihet në zemrat tuaja.... -Për të shfaqur qartë vesveset e Shejtanit dhe ndikimin e keq që ato sjellin në personalitetin dhe sjelljet e njerëzve. Në të tilla situata shfaqet gjithçka, madje, çdo aspekt i karakterit dhe i hileve të armikut.Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tuaja. -Allahu di gjithçka që qëndron e fshehur në gjoks. Megjithatë, urtësia dhe dija e Tij ka përcaktuar të tilla shkaqe, të cilat nxjerrin në pah çdo të fshehtë që rri në kraharor.
3:155Page 70
إِنَّ ٱلَّذِينَ تَوَلَّوۡاْ مِنكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡتَقَى ٱلۡجَمۡعَانِ إِنَّمَا ٱسۡتَزَلَّهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ بِبَعۡضِ مَا كَسَبُواْۖ وَلَقَدۡ عَفَا ٱللَّهُ عَنۡهُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ حَلِيمٞ ١٥٥
Indeed, those of you who turned back on the day the two armies met [at Uḥud] - it was Satan who caused them to slip because of some [blame] they had earned. But Allāh has already forgiven them. Indeed, Allāh is Forgiving and Forbearing.
Për sa u përket atyre që u zmbrapsën ditën e përballjes së dy ushtrive, vërtet ishte Shejtani ai që i shtyu të zmbrapseshin, për shkak të disa veprave (gjynaheve)që kishin bërë. -Allahu i Lartësuar na përshkruan gjendjen e atyre që u mundën në betejën e Uhudit, duke na treguar shkaqet që sollën atë humbje dhe shkaqet që ata u larguan nga fushëbeteja. Kështu, shkaku i parë për atë humbje ishte Shejtani i mallkuar, i cili arriti të ndikonte mbi ta me mashtrimet e tij. Megjithatë, kjo ndodhi përsëri për shkak të disa gjynaheve të tyre. Pra, ishin vetë ata që, me gjynahet dhe lëshimet e tyre, i krijuan mundësinë të Mallkuarit të ndikonte dhe t’i dëmtonte ata. Duke cenuar takua-n, ata i hapën rrugë Shejtanit që të vepronte kundër tyre. Pa dyshim, gjynahet dhe thyerja e urdhrave që bëjnë ndonjëherë besimtarët janë arma kryesore që Shejtani shfrytëzon kundër tyre. Në të kundërt, nëse adhuruesit do të armatoseshin me bindje të plotë ndaj Allahut, Zotit të gjithësisë, atëherë ai do të ishte i pafuqishëm mbi ta, siç thotë i Lartësuari: “...se ti ndaj robërve të Mi të sinqertë nuk ke kurrfarë fuqie, përveç atyre të humburve që vijnë pas teje. E s’ka dyshim që Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata.” [Hixhr 42, 43]. Pastaj i Lartësuari na tregon se Ai i fali besimtarët e sinqertë, pas atij veprimi që meritonte ndëshkim. Nëse do t’i ndëshkonte për atë gjynah, Ai do t'i shfaroste rrënjësisht.Por, Allahu ua fali atyre(gabimin)sepse Allahu është Falës i Madh dhe i Butë. -Ai është Falës dhe Mbulues i gjynaheve të robërve të Tij. Prej faljes së Tij, atyre u jepet mundësia të pendohen sinqerisht dhe të kërkojnë falje. Prej kësaj cilësie të Allahut ndodhin edhe fatkeqësitë, që për besimtarin janë falje gjynahesh dhe përmirësim i gjendjes së tij. Allahu është gjithashtu i Butë. Ai nuk nxitohet të ndëshkojë atë që nuk i bindet, por e afatizon butësisht dhe me mëshirë, duke e nxitur vazhdimisht të pendohet dhe t’i kthehet devotshmërisë. Më pas, nëse robi pendohet dhe ndërron rrugë, Allahu ia pranon pendimin e tij, madje e konsinderon atë sikur të mos kishte gabuar kurrë. I lavdëruar qoftë i Mëshirshmi, për bujarinë dhe bamirësinë e Tij të pafundme!
3:156Page 70
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَقَالُواْ لِإِخۡوَٰنِهِمۡ إِذَا ضَرَبُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَوۡ كَانُواْ غُزّٗى لَّوۡ كَانُواْ عِندَنَا مَا مَاتُواْ وَمَا قُتِلُواْ لِيَجۡعَلَ ٱللَّهُ ذَٰلِكَ حَسۡرَةٗ فِي قُلُوبِهِمۡۗ وَٱللَّهُ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ ١٥٦
O you who have believed, do not be like those who disbelieved and said about their brothers when they traveled through the land or went out to fight, "If they had been with us, they would not have died or have been killed," so Allāh makes that [misconception] a regret within their hearts. And it is Allāh who gives life and causes death, and Allāh is Seeing of what you do.
O ju që keni besuar! Mos u bëni si jobesimtarët... -Allahu i Lartësuar i ndalon adhuruesit e tij besimtarë që t'u përgjasojnë mohuesve të Tij, të cilët nuk e besojnë dhe as adhurojnë Zotin e gjithësisë, të cilët nuk e besojnë kaderin e Tij, munafikë qofshin apo të tjerë. Ky ndalim është gjithëpërfshirës, por në mënyrë të veçantë në aspektin vijues:...që thoshin për vëllezërit e vet që niseshin për rrugë ose për luftë: “Sikur të qëndronin me ne, ata nuk do të vdisnin dhe nuk do të vriteshin.” –Kështu thonin ata për vëllezërit e tyre të gjakut apo të fesë, kur niseshin në udhëtim për tregti ose për të luftuar.Allahu ka për ta bërë këtë një dëshpërim të madh për zemrat e tyre(mohuesve). –Ata kundërshtonin caktimin e Allahut, a thua se kishin ndonjë mundësi për t'i shpëtuar atij. Ky qe një vetëmashtrim i qartë i tyre, sepse i Lartësuari thotë: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata që do të ishin caktuar të vriteshin, do të shkonin patjetër në vendin ku do të vriteshin.” [Al Imran 154]. Ose: “Kudo që të jeni, vdekja do t’ju kapë, edhe në qofshi në kështjella të fortifikuara mirë.” [Nisa 78]. Të mjerët! Nuk donin ta pranonin se ky vetëmashtrim nuk do t'i ndihmonte aspak të shpëtonin nga caktimi dhe gjykimi i drejtë i të Urtit, të Gjithëditurit. Të tilla fjalë ishin thjesht burim i dëshpërimit në shpirtin e tyre. Ato e thellonin edhe më shumë fatkeqësinë e tyre. Ndërsa besimtarët e sinqertë të Allahut e dinë me siguri dhe e pranojnë se çdo gjë vjen veçse me caktimin e Allahut. Ata e dinë se detyra e tyre e vetme është të besojnë dhe ta pranojnë me kënaqësi caktimin e Allahut të Lartësuar, sepse vetëm në këtë mënyrë Ai do t'i ndriçojë dhe udhëzojë zemrat e tyre dhe do t'i forcojë ata të përballojnë çdo situatë dhe sprovë, sado të rënda qofshin ato. Pastaj Allahu i Lartësuar i qorton ata duke përmendur disa fakte të padiskutueshme të madhështisë dhe pushtetit të Tij absolut.Allahu është Ai që jep jetë dhe jep vdekje. -Allahu është i vetmi që ka fuqi për një gjë të tillë, ndërkohë që kujdesi i njeriut nuk mund ta ndryshojë aspak kaderin.Allahu shikon gjithçka që bëni ju. -Ai do t'ju shpërblejë sipas punëve apo mohimit tuaj. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se martirizimi në rrugën e Tij nuk është diçka negative. Përkundrazi, ai është një gradë e lartë për të cilin duhet garuar, sepse është një shkak për faljen dhe mëshirën e Allahut. Martirizimi në rrugën e Tij është shumë herë më i mirë se ajo që grumbullojnë ata që adhurojnë dynjanë prej saj, siç thotë i Lartësuari:
3:157–158Page 70
وَلَئِن قُتِلۡتُمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ أَوۡ مُتُّمۡ لَمَغۡفِرَةٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَحۡمَةٌ خَيۡرٞ مِّمَّا يَجۡمَعُونَ ١٥٧
And if you are killed in the cause of Allāh or die - then forgiveness from Allāh and mercy are better than whatever they accumulate [in this world].
وَلَئِن مُّتُّمۡ أَوۡ قُتِلۡتُمۡ لَإِلَى ٱللَّهِ تُحۡشَرُونَ ١٥٨
And whether you die or are killed, unto Allāh you will be gathered.
Dhe nëse vriteni ose vdisni në rrugën e Allahut, atëherë falja dhe mëshira prej Allahut janë shumë më të mira se gjithçka që grumbullojnë ata. Dhe nëse vdisni ose vriteni, patjetër që tek Allahu do të mblidheni. -Pastaj krijesat, në çfarëdo lloj mënyre të vdesin, kthimin e tyre do ta kenë gjithmonë tek Allahu i Lartësuar. U vrave në luftë apo vdiqe në shtrat, tek Allahu i Lartësuar do të shkosh dhe Ai do të të llogarisë për veprat që ke bërë. Si mund të shpëtosh a të fshihesh prej Allahut? E pra, për krijesat nuk ka shpëtim tjetër, por veçse të kapen fort për litarin e Allahut të Lartësuar dhe të qëndrojnë palëkundur në rrugën e Tij.
3:159Page 71
فَبِمَا رَحۡمَةٖ مِّنَ ٱللَّهِ لِنتَ لَهُمۡۖ وَلَوۡ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ ٱلۡقَلۡبِ لَٱنفَضُّواْ مِنۡ حَوۡلِكَۖ فَٱعۡفُ عَنۡهُمۡ وَٱسۡتَغۡفِرۡ لَهُمۡ وَشَاوِرۡهُمۡ فِي ٱلۡأَمۡرِۖ فَإِذَا عَزَمۡتَ فَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُتَوَكِّلِينَ ١٥٩
So by mercy from Allāh, [O Muḥammad], you were lenient with them. And if you had been rude [in speech] and harsh in heart, they would have disbanded from about you. So pardon them and ask forgiveness for them and consult them in the matter. And when you have decided, then rely upon Allāh. Indeed, Allāh loves those who rely [upon Him].
Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. –Kuptimi: Nga mëshira e Allahut të Lartësuar për ty dhe për shokët e tu, është edhe butësia që Ai të dhuroi ty. Me mëshirën e Zotit tënd, ti, o Muhamed, u pajise me virtytet më të mira, dhe për këtë shkak, njerëzit të duan, janë mbledhur të gjithë rreth teje dhe zbatojnë gjithçka që ti u urdhëron.Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. -Pra, nëse do të ishe me moral të ulët dhe i ashpër, ata do të largoheshin prej teje, sepse është normale që njerëzit të largohen për shkak të cilësive të tilla. Morali i keq i largon njerëzit dhe ngjall urrejtjen e tyre. Morali i mirë i udhëheqësit të fesë është një faktor shumë i fortë që tërheq njerëzit në fenë e Allahut të Lartësuar dhe ua bën atë të dashur, pa përmendur këtu gradën e lartë tek Allahu i Lartësuar. Ndërsa morali i keq, nga ana tjetër, i udhëheqësit të fesë është shkak shumë i fortë që i largon njerëzit nga feja e Allahut të Lartësuar dhe ua bën atë shumë të urryer, pa përmendur ndëshkimin e merituar që e pret atë personalisht prej Allahut të Drejtë dhe Madhështor. Mendoje pak mirë! Kur Allahu i Lartësuar i drejtohet në këtë mënyrë Profetit të Tij, që ishte i ruajtur nga çdo cilësi e ulët, çfarë mund të thuash për të tjerët?! A nuk del si detyra më urgjente që ne të pajisemi me moral të lartë, që t'i trajtojmë njerëzit me mënyrën më të bukur, siç na ka mësuar Profeti i Zotit, mësuesi ynë më i madh?! Pa dyshim, butësia, toleranca, falja, morali i mirë, bashkimi i radhëve dhe afrimi i zemrave, duke zbatuar urdhrat dhe porositë e Allahut të Lartësuar, si edhe afrimi i njerëzve në fenë e Allahut të Lartësuar, duhet të jenë synimet tona më të rëndësishme. Pastaj Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të jetë falës dhe tolerant ndaj besimtarëve:Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! -Tregohu falës dhe tolerant ndaj mangësive dhe dobësive të tyre në adhurimet ndaj Allahut të Lartësuar. Kjo është një porosi e vyer për të patur dy cilësi të mrekullueshme: faljen dhe bamirësinë.Këshillohu me ta për të gjitha çështjet,... -Këshillohu me ata për çështjet që kërkojnë mendim më të gjerë. Këshillimi me të tjerët ka dobi të mëdha, qoftë për çështjet e fesë, qoftë për çështjet e dynjasë. Së pari, ai është respekt i ndjenjave dhe personalitetit të tyre. Së dyti, ai largon dilemat ku zakonisht bien njerëzit, kur janë në situata të vështira. Nëse në gjendjet e jashtëzakonshme, udhëheqësi mbledh elitën e vendit dhe fillon me ta një diskutim dhe këshillim të sinqertë, kjo do të qetësojë dhe kënaqë zemrat e tyre dhe, rrjedhimisht, ata do ta duan dhe respektojnë atë. Ky gjest tregon se ai nuk është një tiran apo sundimtar arrogant dhe egoist, por tregon se ai shqetësohet dhe interesohet për dobinë e përgjithshme dhe zgjidhjen më të mirë të mundshme. Rezultat tjetër është që ata, me bindje dhe respekt, do të shpenzojnë të gjitha energjitë dhe vlerat e tyre për të ekzekutuar urdhrat e tij, sepse e shohin që ai synon dobinë dhe rregullimin e përgjithshëm. Ndërsa kur udhëheqësi nuk është i tillë, nuk mund të shpresojë se do të gëzojë dashurinë e pastër dhe bindjen e plotë të vartësve të tij. Duke u këshilluar, ndriçohet mendja, sepse kështu përdoret pikërisht në fushën për të cilën është krijuar. Sa më shumë mendje dhe aftësi gjykuese të hyjnë në përdorim, aq më e mirë është zgjidhja që jepet. Këshillimi sjell zgjidhje më të sigurta dhe më të pranueshme për çështjet e rëndësishme dhe të koklavitura. Duke këqyrur të gjitha aspektet e çështjes, njeriu që kërkon këshillë nuk del kurrë i humbur. Ai rrallë mund të gabojë në veprat e tij. Por edhe nëse dështon apo gabon, ai nuk do të qortohet nga populli dhe inteligjenca e vendit, sepse vendimet janë marrë bashkarisht dhe të diskutuara hollësisht mes tyre. Nëse Allahu i Lartësuar i drejtohet me një porosi të tillë Profetit të Tij, njeriut me dijen më të gjerë, me gjykimin më të plotë dhe me zgjedhjen më të saktë, atëherë ç’mund të mendohet për të tjerët poshtë tij? Porosia: “Konsultohu me ta për të gjitha çështjet!” duhet të qëndrojë para çdo udhëheqësi si detyra më kryesore. Pastaj i Lartësuari thotë:...e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij. –Kuptimi: Kur të marrësh vendimin përfundimtar, pas këshillimit me këshilltarët, atëherë mbështetju Allahut për realizimin e vendimit. Mbështetu plotësisht në ndihmën dhe suksesin e Allahut, duke u distancuar plotësisht nga mundësitë dhe forcat e tua. Pra, kërkoje suksesin veç nga Allahu i Plotpushtetshëm, që është i Vetmi në dorën e të Cilit është ndihma dhe suksesi. Aq më tepër që Allahu i Lartësuar i do ata të cilët i mbështeten Atij dhe drejtohen tek Ai për të gjitha çështjet e tyre.
3:160Page 71
إِن يَنصُرۡكُمُ ٱللَّهُ فَلَا غَالِبَ لَكُمۡۖ وَإِن يَخۡذُلۡكُمۡ فَمَن ذَا ٱلَّذِي يَنصُرُكُم مِّنۢ بَعۡدِهِۦۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ١٦٠
If Allāh should aid you, no one can overcome you; but if He should forsake you, who is there that can aid you after Him? And upon Allāh let the believers rely.
Nëse ju ndihmon Allahu, atëherë askush nuk mund t’ju mposhtë. Por nëse Ai ju lë pa ndihmë, atëherë kush është ai që mund t’ju ndihmojë?! –Kuptimi: Nëse Allahu i Lartësuar ju jep fitoren dhe ndihmën e Tij, atëherë askush nuk mund t’ju mposhtë, edhe sikur të mblidheshin kundër jush të gjithë njerëzit, nga të gjitha skajet e globit, me të gjitha përgatitjet dhe arsenalin e tyre ushtarak, mendor, fizik etj., sepse askush nuk mund ta mposhtë Zotin e gjithësisë. Si mund të mendohet diçka e tillë, kur Ai është Sunduesi i botëve dhe të gjitha krijesat janë në dorë të Tij. Asnjë krijesë nuk mund të lëvizë dhe nuk mund të rrijë në prehje pa lejen e Tij. Nëse Allahu ju braktis dhe ju mbështeteni thjesht në forcat tuaja, dështimi është i padiskutueshëm, edhe nëse ju ndihmojnë të gjitha krijesat.Pra, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët. –Këtu urdhërohet që, ndihmën, fitoren dhe mbështetjen ta kërkojmë vetëm tek Allahu i Lartësuar, duke u larguar nga mbështetja thjesht në forcat dhe aftësitë tona. Sigurisht që duhet të japim maksimumin e vlerave dhe mundësive tona, por ndihmën dhe fitoren ta kërkojmë prej të Diturit, të Urtit, Krenarit, të Plotpushtetshit, prej Allahut të Lartësuar. Pra, vetëm Allahut të Lartësuar t'i mbështetemi dhe t'i kërkojmë ndihmë, fitore dhe sukses, e askujt tjetër, sepse dihet shumë mirë se, Ndihmuesi, Dhuruesi i fitores dhe suksesit është Allahu i Vetëm dhe i Pashoq në pushtetin dhe sundimin e Tij. Vetëm me teuhid mund të arrihet qëllimi. Mbështetja te dikush tjetër veç Allahut konsiderohet shirk, i cili nuk i sjell asnjë dobi atij që e vepron, përkundrazi, vetëm e dëmton. Nga ky ajet kuptohet, gjithashtu, se në varësi të gjendjes së besimit tek Allahu i Lartësuar, do të jetë edhe shkalla e mbështetjes tek Ai.
3:161Page 71
وَمَا كَانَ لِنَبِيٍّ أَن يَغُلَّۚ وَمَن يَغۡلُلۡ يَأۡتِ بِمَا غَلَّ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ ثُمَّ تُوَفَّىٰ كُلُّ نَفۡسٖ مَّا كَسَبَتۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ ١٦١
It is not [attributable] to any prophet that he would act unfaithfully [in regard to war booty]. And whoever betrays, [taking unlawfully], will come with what he took on the Day of Resurrection. Then will every soul be [fully] compensated for what it earned, and they will not be wronged.
El ĝulûluquhet fshehja e një sendi prej plaçkës së luftës, me qëllim për ta përvetësuar atë, ose përvetësim i çdo lloji pasurie me anë të mashtrimit. Kjo vepër është haram, dhe për këtë nuk ka asnjë kundërshtim, madje konsiderohet si një prej gjynaheve të mëdha, sikurse dëshmon ky ajet dhe tekste të tjera. Këtu Allahu i Lartësuar na tregon se përvetësimi i pasurisë me anë të mashtrimit nuk mund të jetë kurrë vepër e profetëve. Kurrë nuk mund të mendohet se një profet mund t'i afrohej një vepre të tillë, e cila – siç u tha – konsiderohet një nga gjynahet e mëdha dhe të turpshme. Allahu i Lartësuar i ruajti profetët e Tij nga çdo ves që cenonte personalitetin e tyre dhe i bëri ata njerëzit me moralin më të mirë e me shpirtin më të pastër. Ata ishin të ruajtur nga çdo mangësi. E si të mos ndodhte kështu, kur ata ishin mbartësit e shpalljeve të Zotit të gjithësisë?! Profetët ishin thesare të mbushur me urtësitë e Zotit të gjithësisë. Në një ajet kur’ânor thuhet: “Allahu e di shumë mirë se kujt ia jep profetësinë.” Nuk ka nevojë për shumë argumente për të hedhur poshtë shpifjet që armiqtë e profetëve trillojnë kundër tyre, por mjafton vetëm fakti se Ai që i zgjodhi ata ishte vetë Zoti i Plotfuqishëm, i Gjithëditur dhe i Urtë. Mjafton, gjithashtu, që të njohësh diçka të vërtetë rreth virtyteve të profetëve, për të gjykuar rreth pastërtisë së tyre në çdo aspekt tjetër. Për këtë arsye, kur flet për pacenueshmërinë e tyre, Allahu i Lartësuar përdor një formulim gjuhësor që tregon se është e pamundur që veprime të tilla t’i bëjë një profet i Zotit. Ai thotë:Është e pamundur që një profet të përvetësojë diçka padrejtësisht(nga plaçka e luftës). -Pra, është e pamundur që një profet të bëjë ĝulûl, sepse Ai që e zgjodhi për të qenë profet është Allahu i Lartësuar. Pastaj Allahu i Lartësuar tregon ndëshkimin për ata që e kryejnë një veprim të tillë:Çdo kush që përvetëson diçka padrejtësisht, në Ditën e Kijametit do të vijë i ngarkuar me atë që ka marrë. -Domethënë, do të vijë Ditën e Gjykimit i ngarkuar në shpinën e tij me plaçkën që ka marrë pa të drejtë, çfarëdo qoftë ajo: kafshë, send etj. Ky do të jetë ndëshkim dhe vuajtje për të në Ditën e Gjykimit.Çdo njeriu do t’i jepet ajo që vetë e ka fituar, pa iu bërë asnjë lloj padrejtësie.... -Çdokush do të shpërblehet për gjërat që ka kryer, të mira apo të këqija qofshin ato; do të ‘shpërblehet’ edhe ai që ka bërë gulul. Secili do të marrë shpërblimin ose ndëshkimin e merituar. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. Askujt nuk do t’i shtohen të këqijat dhe askujt nuk do t’i pakësohen të mirat që i meriton. Shihni se sa i kujdesshëm është formulimi i këtij ajeti, me kuptim aq të qartë. Kur Allahu i Lartësuar foli për ata që përvetësojnë pasuri me anë të mashtrimit, tha se ata do të ndëshkohen me drejtësi Ditën e Gjykimit për gjynahun e tyre, por kjo mund të kuptohej gabimisht se vetëm ata do ta ‘paguajnë’ me drejtësi atë që kanë bërë, ndërsa të tjerët jo. Pra, për të larguar këtë keqkuptim, Allahu i Lartësuar sjell një gjykim më të përgjithshëm, që tregon se kjo llogaridhënie e drejtë, një për një, është e vlefshme dhe do të zbatohet për të gjithë, domethënë: “...pa iu bërë asnjë lloj padrejtësie.”
3:162Page 71
أَفَمَنِ ٱتَّبَعَ رِضۡوَٰنَ ٱللَّهِ كَمَنۢ بَآءَ بِسَخَطٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَمَأۡوَىٰهُ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ ١٦٢
So is one who pursues the pleasure of Allāh like one who brings upon himself the anger of Allāh and whose refuge is Hell? And wretched is the destination.
A është i njëjtë ai që i bindet Allahut dhe që kërkon kënaqësinë e Tij, me atë që meriton veç zemërimin e Allahut dhe që e ka strehimin në Xhehenem?! Ai është përfundimi më i keq. -Allahu i Lartësuar na tregon se tek Ai nuk konsiderohen njëlloj, si ai që synon kënaqësinë e Tij dhe punon për këtë qëllim, edhe ai që është zhytur në gjynahe dhe bën vepra që e zemërojnë të Madhëruarin. Këta nuk mund të jenë të barabartë në gjykimin e Allahut. Urtësia dhe drejtësia e Allahut të Lartësuar nuk e lejon që ata të konsiderohen dhe të shpërblehen njëlloj. Madje edhe logjika e shëndoshë njerëzore nuk e pranon shenjën e barazimit mes këtyre dy kategorive në gjykim dhe shpërblim. Ja se si thotë i Lartësuari në disa ajete të tjera kur’ânore: “A mos është një besimtar njëlloj me atë që ndodhet jashtë rrugës? Jo, këta nuk janë të barabartë. Për sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata, për hir të veprave që bëjnë, kanë si vendpritje Xhenetin. Ndërsa ata që nuk e respektojnë Allahun, kanë si skutë të tyre Zjarrin. Sa herë që do të tentojnë të dalin nga ai, do të kthehen sërish brenda dhe do t’u thuhet: “Shijojeni dënimin e Zjarrit, që ju e konsideronit gënjeshtër”. [Sexhde 18-20]. “A do t’i konsiderojmë keqbërësit njëlloj si muslimanët? Ç’është me ju? Si gjykoni ashtu?! A mos keni ndonjë libër, nga i cili mësoni se ju do të keni atje çfarë të dëshironi?! A mos keni ndonjë zotim të madh prej Nesh, që vazhdon deri në Kijamet, se do ta arrini atë që gjykoni dhe dëshironi?!” [Kalem 35-39]. “Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën dhe ç'ka mes tyre, pa qëllim. Kështu mendojnë ata që nuk besojnë. Mjerë ata që nuk besojnë nga Zjarri (i Xhehenemit).” Mos vallë, do t’i trajtojmë njëlloj ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me ata që bëjnë shkatërrime në tokë? Apo mos vallë do t’i konsiderojmë njëlloj si të devotshmit dhe ata që janë gjynahqarë?” [Sad 27, 28]. Pastaj thotë i Lartësuari:
3:163Page 71
هُمۡ دَرَجَٰتٌ عِندَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِمَا يَعۡمَلُونَ ١٦٣
They are [varying] degrees in the sight of Allāh, and Allāh is Seeing of whatever they do.
Ata kanë dallim(në gradat e tyre)tek Allahu. -Të gjithë këta janë me grada të ndryshme tek Allahu i Lartësuar, në varësi të punëve që bëjnë. Ata që ndjekin udhëzimin e drejtë, për kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, dhe që rendin të arrijnë gradat e larta dhe shtëpitë e mrekullueshme në Xhenet, ata kanë për të marrë si dhuratë nga Allahu i Lartësuar shumë mirësi të Tij, në varësi të veprave që kryejnë në këtë dynja. Ndërsa ata që ndjekin rrugët të cilat zemërojnë Allahun e Lartësuar, ata janë duke rendur drejt shtresave më të ulëta të Xhehenemit, në varësi të veprave që po kryejnë. Këtu duhet kujtuar vazhdimisht se Ai që i vështron, regjistron dhe i gjykon veprat e njerëzve është Allahu i Lartësuar, i Gjithëditur dhe i Drejtë:Allahu sheh mirë se çfarë bëjnë ata. -Ai vështron gjithçka që bëjnë ata. Atij nuk i fshihet asgjë nga veprat e tyre. Allahu është i Gjithëdituri, i Cili i di ato imtësisht dhe i ka shkruar në Leuhi Mahfudh. Përveç kësaj, Ai ka ngarkuar disa nga melekët e Tij, të cilët janë besnikë në detyrën e ngarkuar, që të shkruajnë me përpikmëri çdo vepër të robërve të Tij.
3:164Page 71
لَقَدۡ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ إِذۡ بَعَثَ فِيهِمۡ رَسُولٗا مِّنۡ أَنفُسِهِمۡ يَتۡلُواْ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتِهِۦ وَيُزَكِّيهِمۡ وَيُعَلِّمُهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَإِن كَانُواْ مِن قَبۡلُ لَفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ ١٦٤
Certainly did Allāh confer [great] favor upon the believers when He sent among them a Messenger from themselves, reciting to them His verses and purifying them and teaching them the Book [i.e., the Qur’ān] and wisdom,1 although they had been before in manifest error.
Është e vërtetë se Allahu u ka falur besimtarëve një mirësi të madhe, kur ndër ta dhe nga mesi i tyre, dërgoi një Profet,... -Kjo është mirësia më e madhe që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar adhuruesve të Tij. Me dërgimin e Profetit, Allahu i Lartësuar i shpëtoi ata nga humbja dhe shkatërrimi. Ata e njihnin shumë mirë prejardhjen, cilësitë dhe gjuhën e tij. Ai ishte nga populli i tyre, madje nga fisi më i nderuar ndër ta. Ai synonte të mirën dhe ishte i butë me ta....që t’u lexonte ajetet e(shpalljes së)Tij, që t’i dëlirësonte... -Profeti u lexonte me besnikëri ajetet e Allahut, u mësonte leximin e fjalëve të Kur’ânit dhe u sqaronte kuptimin e tyre. Veç kësaj, Profeti i largonte e i pastronte ata nga idhujtaria, gjynahet, mosbindja, injoranca dhe nga cilësitë e këqija....dhe që t’u mësonte Librin dhe Urtësinë,... -Profeti u mësoi atyre Librin. Fjala ‘libër’ këtu mund të nënkuptojë Kur’ânin ose aftësinë e të shkruarit. Nëse nënkupton Kur’ânin, atëherë shprehja “argumentet e Tij” në ajet iu referohet shenjave dhe argumenteve të Allahut të Lartësuar, që gjenden në gjithësinë e krijuar nga Ai. Por fjala ‘libër’ (kitab) mund të ketë edhe kuptimin “shkrim”. Nëse ka këtë kuptim, atëherë Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve mirësinë që u ka bërë duke u mësuar atyre shkrimin, nëpërmjet të cilit ruhen dhe transmetohen të gjitha njohuritë. Profeti u mësoi gjithashtu Urtësinë (el ĥikmete). Edhe kjo fjalë ka dy kuptime:1. Suneti ose Tradita profetike, nëpërmjet së cilës kuptohet dhe qartësohet Kur’âni. Pra, ‘Urtësi’ quhet në këtë rast çdo gjë që i është shpallur Profetit (a.s.), përveç Kur’ânit.2. Urtësia ose aftësia për të gjykuar drejt dhe për të vendosur çdo gjë në vendin që i takon. Kjo aftësi mund të arrihet veçse duke njohur fshehtësitë dhe hollësitë e Sheriatit.Pra, Profeti u mësoi besimtarëve ligjet e Zotit, tekstet prej të cilave nxirren ligjet e Zotit dhe Urtësinë, nëpërmjet së cilës kuptohen mësimet e fjalëve të Zotit. Pa dyshim, brezi i parë në mënyrë të veçantë dhe i tërë umeti në përgjithësi, arritën gradat më të larta të urtësisë. Ata u ngritën mbi të gjitha krijesat dhe meritojnë të quhen dijetarë dhe edukatorë të njerëzimit. Sigurisht që ky ishte sukses i dhuruar nga Allahu i Lartësuar, sidomos kur mendon se si ishin përpara Islamit, sikurse thotë i Lartësuari:...kurse më parë ata ishin krejtësisht të humbur. -Pra, para shfaqjes së Profetit, ata ishin në humbje të qartë. Ata nuk e njihnin rrugën e Zotit të tyre. Ata nuk dinin se çfarë i pastronte shpirtrat e tyre dhe çfarë i lartësonte ata. Ata bënin thjesht vepra që ua kërkonte e zbukuronte nefsi dhe dëshirat e tyre të çekuilibruara. Çfarë u shkonte pas oreksit, ata e kryenin, edhe nëse ishte kundër logjikës së të gjithë botës.
3:165Page 71
أَوَلَمَّآ أَصَٰبَتۡكُم مُّصِيبَةٞ قَدۡ أَصَبۡتُم مِّثۡلَيۡهَا قُلۡتُمۡ أَنَّىٰ هَٰذَاۖ قُلۡ هُوَ مِنۡ عِندِ أَنفُسِكُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ١٦٥
Why [is it that] when a [single] disaster struck you [on the day of Uḥud], although you had struck [the enemy in the battle of Badr] with one twice as great, you said, "From where is this?" Say, "It is from yourselves [i.e., due to your sin]." Indeed, Allāh is over all things competent.
Kur një disfatë e vetme ju goditi, ndërkohë që ju ia patët shkaktuar më parë dyfish armikut tuaj,... -Ky qe një ngushëllim nga Allahu i Lartësuar për të qetësuar adhuruesit e Tij të sinqertë, pas humbjes së dhimbshme në Uhud, ku u vranë rreth shtatëdhjetë vetë prej tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar u kujtoi besimtarëve dhimbjet që ata u kishin shkaktuar armiqve të tyre në Bedër, ku vranë shtatëdhjetë vetë prej krerëve të kufrit dhe robëruan shtatëdhjetë të tjerë. Kështu, kuptimi i ajetit është: Le të qetësohen zemrat tuaja dhe të mos ju duket shumë e rëndë kjo fatkeqësi. Pastaj, kujtoni edhe diçka tjetër, që duhet t'ju lehtësojë krejt: ju dhe ata nuk jeni kurrë njëlloj në humbjet që ju godasin, sepse të vrarët tuaj janë tashmë në Xhenet, ndërsa të vrarët e tyre përfundojnë në Zjarr....thatë: “Si ndodhi kjo?”. Thuaj: “Ajo ndodhi nga vetë ju.” –Ata pyetën se nga u erdhi ajo goditje. Përse kjo humbje e tillë? Allahu i Lartësuar u dha përgjigjen dhe u qartësoi se shkaku ishin ata vetë dhe veprat e tyre. Humbja filloi kur ata nisën të diskutonin dhe kundërshtonin urdhrin e Profetit (a.s.), edhe pse po e shihnin me sy atë që aq shumë e dëshironin (fitoren). Pra, Allahu u thotë: Kthejuni vetes suaj me qortim dhe me kërkesë llogarie të imët. Jini të kujdesshëm nga çdo gjë që shkakton humbje dhe shkatërrim. Për asnjë moment mos harroni se:S’ka dyshim se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. –Kini kujdes që kurrë të mos mendoni për Allahun e Lartësuar ndonjë gjë të keqe. Të jeni të sigurt se Ai është i Plotfuqishëm për t'ju ndihmuar dhe për t’ju dhuruar fitoren. Por Ai është Absolut në urtësinë e Tij të madhe për gjithçka që përcakton t'ju godasë. Pas çdo sprovë dhe fatkeqësie, fshihet urtësia e Tij madhështore. Kështu, në një sure tjetër, i Plotpushtetshmi thotë: “Kur të ndesheni me jobesimtarët, goditini në qafë, derisa t’i mposhtni! Më pas, lidhini mirë, e kështu mund t’i lironi falas ose mund të kërkoni çmim për ta, derisa të përfundojë lufta. Po të donte, Allahu do t'i shkatërronte ata, por Ai dëshiron që t’ju sprovojë me njëri-tjetrin. Allahu nuk do ua humbë veprat atyre që bien dëshmorë në rrugën e Tij. Ai do t'i udhëzojë (drejt lumturisë) dhe do t'ua përmirësojë gjendjen e tyre.” [Muhamed 4, 5].
3:166Page 72
وَمَآ أَصَٰبَكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡتَقَى ٱلۡجَمۡعَانِ فَبِإِذۡنِ ٱللَّهِ وَلِيَعۡلَمَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٦٦
And what struck you on the day the two armies met [at Uḥud] was by permission of Allāh that He might make evident the [true] believers
Ajo që ju goditi ditën e ballafaqimit të dy ushtrive ndodhi me lejen e Allahut,... -Kështu, i Lartësuari tregon se humbja e madhe që i goditi besimtarët në luftën e Uhudit ndodhi me vullnetin dhe përcaktimin e Tij. Përcaktimi i Zotit është i padiskutueshëm dhe i pakthyeshëm, pandaj nuk mbetet gjë tjetër, por veçse t'i dorëzohesh dhe ta pranosh atë i kënaqur. Besimtarët duhet ta dinin se pas ngjarjes fshiheshin urtësi dhe dobi të shumta, ndër të cilat:
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences