As-Sa'diAli 'Imran · 3:189–200

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Ali 'Imran 3:189–200

3:189Page 75

وَلِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ ١٨٩

And to Allāh belongs the dominion of the heavens and the earth, and Allāh is over all things competent.

Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe Allahu është i Fuqishëm për gjithçka. -Allahu është Pronari dhe Sunduesi i qiejve, i tokës dhe i gjithçkaje mes tyre. Ai vepron, rregullon dhe administron çështjet e krijesave me pushtetin e Tij të plotë e absolut mbi gjithçka në këtë ekzistencë. Veprat dhe përcaktimet e Tij janë të mrekullueshme. Askush nuk mund t'i fshihet shikimit, dëgjimit, dijes dhe pushtetitit të Tij. Askush nuk mund t'i shpëtojë gjykimit të Sunduesit.

3:190Page 75

إِنَّ فِي خَلۡقِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَٱخۡتِلَٰفِ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ لَأٓيَٰتٖ لِّأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ ١٩٠

Indeed, in the creation of the heavens and the earth and the alternation of the night and the day are signs for those of understanding -

Në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndryshimin e natës e të ditës... -Ky ajet është nxitje për adhuruesit, që ata të mendojnë thellë rreth këtyre shenjave madhështore, siç është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shenja të tjera. Në këtë ajet, fjala ‘âjât’- argumente është në trajtën e pashquar, domethënë, nuk është përcaktuar se për çfarë drejtimi shërbejnë këto argumente. Kjo është bërë, së pari, për të treguar se argumentet e përfituara nga vrojtimi dhe meditimi mbi krijimin e qiejve dhe tokës janë të shumta dhe, së dyti, për të treguar se ato argumente janë gjithëpërfshirëse e jo vetëm për një lëmë të caktuar dijesh. Është e vërtetë se shenjat që shfaqen në qiej dhe në tokë mrekullojnë çdo vështrues. Ato janë shumë bindëse për ata që mendojnë thellë rreth tyre dhe janë tërheqëse e lumturuese për zemrën e çdo njeriu të sinqertë. Ato udhëzojnë mendjet e ndritura rreth qëllimeve dhe të vërtetave hyjnore. Krijesat mund të shohin në këto shenja aq sa u ka mundësuar i Urti, ndërsa për sa u përket imtësive që fshihen brenda tyre, krijesat nuk mund ta konceptojnë plotësisht, pasi të kuptuarit dhe njohuritë e tyre janë shumë të kufizuara. Megjithatë, diçka është shumë qartë: madhësia dhe gjerësia e qiejve dhe e Tokës, rregulli i përpiktë i çdo lëvizjeje të vendosur në të, dëshmojnë fort për madhështinë e Krijuesit të tyre dhe të pushtetit të Tij. Përpikmëria dhe rregulli fantastik që ekziston në qiej dhe në Tokë, bukuria e krijimit dhe detajet e mrekullueshme që shfaqen në çdo lëvizje brenda tyre janë dëshmues të padiskutueshëm për urtësinë e të Gjithëditurit, që vendos gjithçka në vendin që i takon, për dijen e Tij të pakufishme për gjithçka që ka krijuar. Çdo gjë e dobishme për krijesat që ndodhet në qiej në tokë dhe mes tyre, tregon për mëshirën dhe bujarinë e madhe të Mëshiruesit, si edhe për detyrën e falënderimit dhe të mirënjohjes ndaj Tij. Pa dyshim, të tilla përsiatje bëjnë që zemra e njeriut të lidhet ngushtë me Krijuesin e këtyre mrekullive, me Atë që i solli në ekzistencë pas inekzistencës, pa pasur nevojë për ndonjë shembull të mëparshëm. Këto shenja madhështore nxisin këdo që mendon drejt dhe me qetësi që të përpiqet maksimalisht për të kënaqur Allahun e Lartësuar, duke e adhuruar Atë si Një, të Vetëm e të Pashoq në çdo aspekt. Ato nxisin që robi t’i përkushtohet Allahut me dashuri, madhërim, frikërespekt, shpresë dhe bindje të plotë, duke iu larguar adhurimit dhe bindjes ndaj çdo krijese, e cila nuk ka asnjë pushtet dhe mundësi në qiej dhe në tokë. Çdo i krijuar është i varfër, i dobët dhe i pafuqishëm kundrejt Zotit të qiejve dhe të tokës....ka argumente të qarta për ata që kanë mend. -Allahu i Lartësuar na thotë në këtë ajet se këto shenja ndikojnë vetëm tek të mençurit, të urtët e të maturit. Ata që përfitojnë vërtet prej shenjave të Zotit janë njerëzit që vështrojnë drejt tyre me sytë e mendjes, jo vetëm me sytë e ballit. Pastaj Allahu i Lartësuar na përshkruan gjendjen e këtyre fatlumëve:

3:191Page 75

ٱلَّذِينَ يَذۡكُرُونَ ٱللَّهَ قِيَٰمٗا وَقُعُودٗا وَعَلَىٰ جُنُوبِهِمۡ وَيَتَفَكَّرُونَ فِي خَلۡقِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ رَبَّنَا مَا خَلَقۡتَ هَٰذَا بَٰطِلٗا سُبۡحَٰنَكَ فَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ ١٩١

Who remember Allāh while standing or sitting or [lying] on their sides and give thought to the creation of the heavens and the earth, [saying], "Our Lord, You did not create this aimlessly; exalted are You [above such a thing]; then protect us from the punishment of the Fire.

Janë ata që e përmendin Allahun, kur janë në këmbë, kur janë ulur dhe kur janë shtrirë. –Ata e kujtojnë Allahun në çdo gjendje: kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë shtrirë apo të mbështetur. Këtu bëhet fjalë edhe për namazin, pra, ata e falin namazin në këmbë, e nëse nuk munden, e falin ulur, e nëse nuk munden as ulur, e falin shtrirë.Ata thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve dhe të Tokës... –Ata meditojnë rreth qëllimit të krijimit të tyre dhe i shohin si argumente të qarta. Kjo tregon se meditimi për nxjerrjen e urtësive apo dobive të krijimit konsiderohet si adhurim, madje si një nga cilësitë më të spikatura të të dashurve të Allahut. Kur meditojnë rreth këtyre shenjave, ata dalin në përfundimin se çdo gjë nuk është krijuar kot e pa qëllim, prandaj thonë:“Zoti ynë! Këtë nuk e ke krijuar kot. Ti je i pastër nga çdo e mete. –Kuptimi: Mangësia në emrat, cilësitë dhe veprat e Allahut është e pamundur.Na ruaj prej dënimit të Zjarrit!" -Kuptimi: Na ruaj nga dënimi i Zjarrit, duke na ruajtur në këtë jetë nga mendimet, fjalët dhe veprat e këqija, si dhe duke na dhënë sukses për vepra të mira. Vetëm me suksesin dhe mëshirën e dhuruar prej Teje mund të shpëtojmë nga Zjarri. Kërkesa për të shpëtuar nga Zjarri është në vetvete edhe lutje për t'u futur në Xhenet. Kështu, frikërespekti në zemrat e medituesve i shtyn ata që të luten për gjërat më të rëndësishme.

3:192Page 75

رَبَّنَآ إِنَّكَ مَن تُدۡخِلِ ٱلنَّارَ فَقَدۡ أَخۡزَيۡتَهُۥۖ وَمَا لِلظَّٰلِمِينَ مِنۡ أَنصَارٖ ١٩٢

Our Lord, indeed whoever You admit to the Fire - You have disgraced him, and for the wrongdoers there are no helpers.

"Zoti ynë! Atë që Ti e fut në Zjarr, e ke mbuluar me turp. -Atë që i Gjithëdituri, i Urti e i Drejti e fut në Zjarr, ai do të jetë i poshtëruar, sepse meriton zemërimin dhe dënimin e të Gjithëmëshirshmit. Ai do të jetë i poshtëruar, për shkak të zemërimit të Allahut, të melekëve dhe të të dashurve të Allahut. Ata do të turpërohen përpara gjithë krijesave dhe kurrë nuk mund t'i shmangen këtij poshtërimi. Askush nuk do të mund t'i shpëtojë ata nga ky turp. I Madhëruari ua kujton atyre këtë fakt, kur thotë:Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar." -E kush mund t'i shpëtojë ata nga ndëshkimi i të Urtit, të Drejtit?! Fjala ‘dhalimin’ pra keqbërës dhe i padrejtë, tregon se ata do të hyjnë në Zjarr për shkak të ligësive dhe padrejtësisë së tyre.

3:193Page 75

رَّبَّنَآ إِنَّنَا سَمِعۡنَا مُنَادِيٗا يُنَادِي لِلۡإِيمَٰنِ أَنۡ ءَامِنُواْ بِرَبِّكُمۡ فَـَٔامَنَّاۚ رَبَّنَا فَٱغۡفِرۡ لَنَا ذُنُوبَنَا وَكَفِّرۡ عَنَّا سَيِّـَٔاتِنَا وَتَوَفَّنَا مَعَ ٱلۡأَبۡرَارِ ١٩٣

Our Lord, indeed we have heard a caller [i.e., Prophet Muḥammad (ﷺ)] calling to faith, [saying], 'Believe in your Lord,' and we have believed. Our Lord, so forgive us our sins and remove from us our misdeeds and cause us to die among the righteous.

"Zoti ynë! Ne dëgjuam një thirrës që ftonte për Besim(e që thoshte): “Besoni në Zotin!” -Këtu është fjala për Muhamedin (a.s.), sepse ai i ftoi njerëzit në besimin e pastër monotesit dhe i nxiti ata që ta pasojnë rrugën e shpëtimit. Ai i tregoi të gjitha piketat e kësaj rruge. Profeti (a.s.) sqaroi si themelet e besimit të vërtetë ashtu edhe degëzimet e tij.E ne besuam! –Kuptimi: Ne iu përgjigjëm thirrjes së tij dhe shpejtuam drejt udhës së treguar prej tij. Në këtë lutje të mrekullueshme që këta fatlumë i drejtojnë Allahut të Lartësuar ka ngjyra të forta mirënjohjeje dhe dashurie për Atë që u dhuroi besimin. Ajo është gjithashtu një kërkesë me edukatë, përgjërim dhe përulje, që Allahu t'ua vazhdojë dritën që ua ka dhënë fillimisht. Ky është një ndërmjetësim i mrekullueshëm tek i Madhëruari me një nga mënyrat më të bukura të ndërmjetësimit: me veprat e mira të kryera për hir të Tij. Është vetëm suksesi i falur nga Bujari, që i bëri këta njerëz që të luten me të tilla fjalë.Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona, na i mbulo të metat, -Pra, pas kësaj hyrjeje me edukatë, vjen lutja për falje e mbulim gjynahesh dhe lutja për sukses në kryerjen e veprave të mira, të cilat i fshijnë të këqijat. Kjo është shprehje e bindjes së patundur se Ai që u dhuroi mirësinë e besimit të pastër dhe të vërtetë, po Ai do t'ua japë shpëtimin e përjetshëm....ndërsa pas vdekjes na bashko me të mirët!" -Ata i luten Allahut që t’u japë sukses në kryerjen e të mirave dhe në lënien e të këqijave, sepse vetëm në këtë mënyrë robi mund të quhet ‘vepërmirë’. Kjo është, gjithashtu, lutje për të qenë i vazhdueshëm e sistematik në këtë rrugë të mirë, deri në vdekje.

3:194Page 75

رَبَّنَا وَءَاتِنَا مَا وَعَدتَّنَا عَلَىٰ رُسُلِكَ وَلَا تُخۡزِنَا يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۖ إِنَّكَ لَا تُخۡلِفُ ٱلۡمِيعَادَ ١٩٤

Our Lord, and grant us what You promised us through Your messengers and do not disgrace us on the Day of Resurrection. Indeed, You do not fail in [Your] promise."

"Zoti ynë! Na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të Dërguarve të Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premtimin." -Këta fatlumë, pasi kujtojnë me falënderim dhe mirënjohje të thellë suksesin që Allahu i Lartësuar u ka dhënë me udhëzimin në besim, dhe pasi i luten që t'ua plotësojë deri në fund këtë mirësi, ata kërkojnë shpërblimin që Allahu u ka premtuar nëpërmjet profetëve të Tij, - që t'i ndihmojë dhe t'i bëjë fitues në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër t’i shpëtojë nga çdo e keqe dhe t’u japë mirësitë e pafundme në Xhenet. Dhe Allahu i Lartësuar nuk e shkel kurrë premtimin, prandaj Ai i përgjigjet lutjes së tyre dhe i mëshiron ata.

3:195Page 76

فَٱسۡتَجَابَ لَهُمۡ رَبُّهُمۡ أَنِّي لَآ أُضِيعُ عَمَلَ عَٰمِلٖ مِّنكُم مِّن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰۖ بَعۡضُكُم مِّنۢ بَعۡضٖۖ فَٱلَّذِينَ هَاجَرُواْ وَأُخۡرِجُواْ مِن دِيَٰرِهِمۡ وَأُوذُواْ فِي سَبِيلِي وَقَٰتَلُواْ وَقُتِلُواْ لَأُكَفِّرَنَّ عَنۡهُمۡ سَيِّـَٔاتِهِمۡ وَلَأُدۡخِلَنَّهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ ثَوَابٗا مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِۚ وَٱللَّهُ عِندَهُۥ حُسۡنُ ٱلثَّوَابِ ١٩٥

And their Lord responded to them, "Never will I allow to be lost the work of [any] worker among you, whether male or female; you are of one another. So those who emigrated or were evicted from their homes or were harmed in My cause or fought or were killed - I will surely remove from them their misdeeds, and I will surely admit them to gardens beneath which rivers flow as reward from Allāh, and Allāh has with Him the best reward."

Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre(e tha): "Unë nuk ia humb mundin për punët e mira asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. -Allahu i Lartësuar iu përgjigj dhe i pranoi lutjet dhe adhurimet e tyre. Ai i pranoi të dyja llojet e duave që ata i drejtuan: duanë e adhurimit dhe duanë e kërkesave. Allahu i Lartësuar premtoi se nuk do të humbasë çdo vepër të kryer nga adhuruesit dhe adhurueset e Tij. Çdokush do ta marrë të plotë e të pacunguar shpërblimin e punëve të veta.Ju jeni njëlloj(në shpërblim). –Kuptimi: Të gjithë jeni të barabartë përballë shpërblimit dhe ndëshkimit që meritoni. Të gjithë do të llogariten dhe shpërblehen me drejtësi.Atyre që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, që u munduan vetëm pse ishin në Rrugën Time, që luftuan dhe u vranë... -Këtu flitet për ata të cilët i bashkoi feja dhe emigrimi për hir të Zotit dhe që, për hir të kësaj feje, ata braktisën çdo gjë të dashur të tyre: atdheun, pasurinë dhe gjithçka që zotëronin. Ata lanë gjithçka, vetëm për hir të besimit dhe kënaqësisë së Allahut, të Adhuruarit të tyre të vetëm. Ata duruan gjithçka për hir të besimit dhe për hir të tij luftuan me gjithçka që zotëronin, madje edhe me jetën e tyre. Për këtë arsye, ata meritonin një shpërblim të madh nga i Urti, i Mëshirshmi, Bamirësi e Bujari, që thotë:atyre patjetër do t’ua mbuloj gjynahet dhe do t’i fus në Xhenete, nëpër të cilët rrejdhin lumenj. Ky është një shpërblim prej Allahut." -Është qartësisht i kuptueshëm dhe i gëzueshëm ky premtim i mrekullueshëm. Allahu i Lartësuar është Ai që jep shpërblim të madh edhe për vepra të vogla. Shpërblimi i Tij është shumë i madh dhe Ai na nxit që ta kërkojmë atë me këmbëngulje, kur thotë:Tek Allahu është shpërblimi më i mirë. –Pra, vetëm tek Allahu mund të shpresohet shpërblimi më i mirë. Atje ka mirësi e mrekulli që as syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe as zemra nuk i ka imagjinuar. E pra, kjo është një ftesë për këdo që e kërkon dhe e synon këtë mirësi. Çdokush që e do këtë nderim, le ta ndihmojë veten me vepra e fjalë të mira në bindje ndaj Allahut të Lartësuar dhe duke u afruar drejt Tij me çdo rrugë të ligjëruar nga Ai vetë, nëpërmjet Profetit të Tij.

3:196Page 76

لَا يَغُرَّنَّكَ تَقَلُّبُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي ٱلۡبِلَٰدِ ١٩٦

Be not deceived by the [uninhibited] movement of the disbelievers throughout the land.

Mos të të mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besojnë. -Këto ajete janë një ngushëllim për besimtarët, një qetësim i zemrave të tyre, nëse shohin mohuesit që shijojnë kënaqësitë e kësaj bote. Mohuesit e Zotit kënaqen të shfrenuar me bukuritë e kësaj bote. Ata vërtiten nëpër tokë, duke përvetësuar të mirat e saj materiale dhe duke përjetuar kënaqësi të shumta. Në disa momente, atyre u jepet mundësi të zotërojnë dhe të shfaqin krenari dhe epërsi në aspekte të caktuara të kësaj jete. Sigurisht, këto pamje ndikojnë në zemrën e muslimanit dhe mund të bëhen shkak për t'u joshur dhe për t'u mashtruar prej tyre. Për këtë arsye, i Urti dhe i Madhëruari na tërheq vërejtjen dhe na qetëson zemrën njëkohësisht, që të mos mashtrohemi dhe të joshemi nga jeta dhe përjetimet e tyre të përkohshme, sepse vështrimi ynë duhet të shkojë më larg, llogaritë tona duhet të bëhen me urtësi. Allahu na rikujton se është një jetë tjetër e pafundme, e cila meriton çdo sakrificë. Kjo jetë dhe këto përjetime janë të shkurtra, ndërsa përjetësia është në ahiret.

3:197Page 76

مَتَٰعٞ قَلِيلٞ ثُمَّ مَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمِهَادُ ١٩٧

[It is but] a small enjoyment; then their [final] refuge is Hell, and wretched is the resting place.

E vogël është ajo kënaqësi, sepse pastaj fundi i tyre do të jetë Xhehenemi, që është një vend mjerimi. –Kënaqësitë e dynjasë janë cilësuar si ‘të vogla’, që nuk kanë vazhdimësi. Pas përjetimit të shkurtër të tyre, ata do të ndëshkohen pafundësisht. Kjo është e vetmja shpresë e mohuesve të Zotit. Kënaqësitë e tyre e kanë përfundimin të hidhur.

3:198Page 76

لَٰكِنِ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ رَبَّهُمۡ لَهُمۡ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا نُزُلٗا مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِۗ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ خَيۡرٞ لِّلۡأَبۡرَارِ ١٩٨

But those who feared their Lord will have gardens beneath which rivers flow, abiding eternally therein, as accommodation from Allāh. And that which is with Allāh is best for the righteous.

Ndërsa për ata që e kanë frikë Zotin e tyre,... -Muteķin-ët, pra, të devotshmit, ata me besim të pastër e të sinqertë, do të gëzojnë krenarinë dhe kënaqësitë në këtë jetë, por shpresojnë edhe një premtim të sigurt nga i Adhuruari i tyre i Vetëm, që thotë:...do të ketë Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në të cilët do të jenë përgjithmonë. Kjo është një dhuratë e mrekullueshme nga Allahu. -Edhe sikur ata të kishin vetëm vuajtje, dhimbje e vështirësi në këtë dynja, të gjitha do të ishin të papërfillshme sapo thjesht të përkujtonin premtimin e madh të të Lavdëruarit, Bamirësit e Bujarit. Mirësitë dhe kënaqësitë në Xhenet janë të pasosura, atje nuk njihet lodhja, vështirësia dhe vuajtja. Atje ka vend veçse për gëzimin, lumturinë, kënaqësinë dhe prehjen. Përpara këtij premtimi, pra, çdo vështirësi kthehet në kënaqësi. Kështu, besimtarët, përveç mirësive që shijojnë në këtë dynja, do të përjetojnë atë që është më mirë tek Allahu i Lartësuar. Prandaj thotë i Mëshirshmi:Ajo çka gjendet tek Allahu është më e mirë për punëmirët. -Zemrat e besimtarëve janë të pastra, prandaj edhe ndjenjat, fjalët dhe veprat e tyre janë të mira. Për këtë arsye, Bamirësi, Mirënjohësi dhe i Lavdëruari u jep atyre, me mëshirën e Tij, një shpërblim të madh, dhurata të shumta e të mrekullueshme dhe një fitore të përhershme.

3:199Page 76

وَإِنَّ مِنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ لَمَن يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيۡكُمۡ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيۡهِمۡ خَٰشِعِينَ لِلَّهِ لَا يَشۡتَرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ ثَمَنٗا قَلِيلًاۚ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ أَجۡرُهُمۡ عِندَ رَبِّهِمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ ١٩٩

And indeed, among the People of the Scripture are those who believe in Allāh and what was revealed to you and what was revealed to them, [being] humbly submissive to Allāh. They do not exchange the verses of Allāh for a small price. Those will have their reward with their Lord. Indeed, Allāh is swift in account.

Ka nga ithtarët e Librit të tillë që me të vërtetë besojnë në Allahun. Ata besojnë në atë që ju është shpallur juve dhe në atë që u është shpallur atyre -Nga ithtarët e Librit ka edhe prej atyre që Allahu i Lartësuar u ka dhënë sukses për të pranuar udhëzimin e vërtetë. Ata kanë disa cilësi: ata besojnë Allahun e Lartësuar, ata besojnë Kur’ânin dhe Sunetin, ata besojnë edhe Shpalljen që u është dhënë atyre. I tillë është besimi i drejtë, ndryshe nga ata të cilët disa shpallje hyjnore i besojnë dhe disa i mohojnë. Duke qenë se besimi i tyre është i drejtë dhe i plotë, në zemrat e tyre lind droja ndaj Allahut të Lartësuar.dhe i frikësohen me përulësi Allahut.... -Ky besim i sinqertë bëri që ata të nënshtrohen të bindur para madhështisë së Allahut të Lartësuar dhe të jenë të kujdesshëm në zbatimin e çdo urdhri dhe largimin nga çdo ndalesë që sqarohet në Librin e Allahut dhe nga Profeti i Tij. Këta e meritojnë të quhen ‘ithtarë të Librit’ dhe përqafues të dijes dhe të së vërtetës, sikurse thotë i Lartësuari: “Prej robërve të Tij, Allahut i frikësohen veçse dijetarët”. Shenjë e drojës së vërtetë të tyre ndaj Allahut të Lartësuar është edhe një fakt i rëndësishëm, siç thotë i Lartësuari:Ata nuk i shesin argumentet e Allahut për hir të ndonjë çmimi të paktë. –Ata nuk e preferojnë kurrë këtë jetë dhe përjetimet e saj mashtruese kundrejt të vërtetës së pakundërshtueshme, sikundër veprojnë të devijuarit, të prishurit e të humburit, të cilët e fshehin të vërtetën e zbritur nga Zoti për hir të një çmimi të vogël. Të sinqertët janë shumë të dashuruar pas të vërtetës, prandaj nuk mund ta shesin aq lehtë. Ata e dinë se kjo tregti është gjithnjë e humbur. E si mund të kënaqen me humbjen të diturit, të urtët, të mençurit dhe të sinqertët?! Dëshirat dhe qëllimet vetjake nuk janë kurrë arsye për ata që jetojnë për të vërtetën. Ata e ndiejnë kënaqësinë që të ofron e vërteta dhe jeta sipas saj. Pa dyshim, kjo është fitorja më e madhe që mund të arrijë njeriu në këtë jetë dhe në tjetrën. Për këtë arsye, ata i japin përparësi të vërtetës dhe qartësimit të saj ndër njerëz. Ata jetojnë për të ftuar dhe inkurajuar njerëzit që ta pranojnë të vetmen mundësi për të qenë të lumtur. Ata qortojnë dhe këshillojnë njerëzit që t'i largohen të kotës. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i shpërblen ata shumëfish:Ata do ta marin(të plotë)shpërblimin nga Zoti i tyre. -Ky është premtim për një shpërblim të madh. Më tej, Allahu i përgëzon me diçka tjetër:Allahu është i shpejtë në llogarinë Tij. –Pra, mos e mendo si të largët shpërblimin e mrekullueshëm të Allahut të Lartësuar, sepse ai është shumë afër. Allahu i Lartësuar llogarit dhe shpërblen shpejt. Më pas, Allahu i Lartësuar u drejtohet të gjithë besimtarëve me një këshillë, e cila është shumë të vlefshme për këdo që synon suksesin e vërtetë, fitoren, lumturinë dhe shpërblimin:

3:200Page 76

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱصۡبِرُواْ وَصَابِرُواْ وَرَابِطُواْ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ ٢٠٠

O you who have believed, persevere1 and endure2 and remain stationed3 and fear Allāh that you may be successful.

O ju që keni besuar! Bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini vigjilentë dhe ruajuni dënimit të Allahut, që të shpëtoni! -Rruga drejt suksesit kalon, së pari, përmes durimit. Është e domosdoshme të mos largohesh asnjë çast nga rruga e durimit. Durim do të thotë të nënshtrosh vetveten për të kryer detyrimet dhe veprat e mira, edhe nëse është e vështirë për ta bërë këtë, do të thotë të lësh gjynahet dhe mosbindjen ndaj Allahut, do të thotë të pranosh me kënaqësi caktimin e Allahut gjatë sprovave e fatkeqësive, do të thotë, pra, të zbatosh të gjitha këto detyrime, që janë të vështira për nefsin. Së dyti, Allahu na urdhëron për të qenë sistematikë e të vazhdueshëm në durim dhe në luftën kundër armiqve, në çdo kohë e gjendje. Së treti, Allahu urdhëron për vigjilencë ndaj armikut. Pra, të ruhemi nga qëllimet dhe sulmet e armikut, t’ia zëmë atij çdo shteg e mundësi për të na sulmuar e dëmtuar. Të mos e lejojmë atë të godasë qëllimet tona. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpresohet për suksesin, që të fitojmë çdo të mirë të dynjasë dhe të ahiretit dhe që të shpëtojmë nga çdo e keqe e dynjasë dhe e ahiretit. Me pak fjalë, suksesi i vërtetë arrihet veçse me durim, qëndrueshmëri sistematike, vigjilencë ndaj planeve të armikut dhe, sigurisht, me devotshmëri. Megjithatë, Allahu është i vetmi që jep sukses. Nuk ka forcë e ndryshim të gjendjes e mënyrë tjetër, por veçse me ndihmën e Allahut të Lartësuar.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском