As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Ali 'Imran 3:18–28
3:18Page 52
شَهِدَ ٱللَّهُ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَأُوْلُواْ ٱلۡعِلۡمِ قَآئِمَۢا بِٱلۡقِسۡطِۚ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ١٨
Allāh witnesses that there is no deity except Him, and [so do] the angels and those of knowledge - [that He is] maintaining [creation] in justice. There is no deity except Him, the Exalted in Might, the Wise.
Allahu dëshmon, e po ashtu edhe melekët, dhe njerëzit e dijes, se nuk ka Zot tjetër(që meriton të adhurohet) përveç Tij. -Ky është një argument shumë i fortë, që vërteton se adhurimi i takon veçse Allahut të Lartësuar, prandaj është i detyrueshëm pranimi i tij. Ai përmban: dëshminë e Zotit të Lartësuar, që është e sigurt dhe e pakundërshtueshme; dëshminë e melekëve të Tij, këtyre krijesave të pastra, të drejta e besnike; dhe dëshminë e dijetarëve, të mençurve e të urtëve. Dëshmia e Allahut të Lartësuar që vërteton njëshmërinë e Tij në adhurimin që meriton, është shumë e thjeshtë, e kuptueshme dhe bindëse. Fakti që nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me dashuri dhe nënshtrim të plotë, është shumë i kuptueshëm për robërit e Allahut, nëse ata dinë të vështrojnë te krijimi në përgjithësi dhe te vetet e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kur’âni)është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmitar për çdo gjë?” [Fusilet, 53]. Mjaftojnë vetëm disa shenja që duken qartë në këtë botë, që njerëzit të binden plotësisht për këtë të vërtetë të madhe e të pakundërshtueshme: që askush nuk meriton të adhurohet me dashuri dhe nënshtrim të plotë, përveç Allahut të Lartësuar, Krijuesit dhe Kujdestarit të të gjitha krijesave. Çdokush që e njëson Zotin e tij me adhurime, me dashuri, bindje dhe nënshtrim total ndaj Tij, do të jetë i pamposhtur e gjithmonë fitimtar mbi çdo idhujtar, që refuzon ta njësojë Allahun në adhurim ose që refuzon çdo mësim të sjellë prej Zotit nëpërmjet profetëve. Njësuesi i Zotit do të triumfojë gjithmonë, mbi çdo lloj idhujtari e mohuesi, edhe nëse kjo do të ishte jashtë çdo mundësie njerëzore. A nuk është kjo shenjë, që vërtet Allahu është Një, i Pashoq dhe i Gjithëpushtetshëm?! Sigurisht që po. Ky triumf i përhershëm është argument i pakundërshtueshëm, që vërteton se Zoti është Një, i Plotfuqishëm, Absolut dhe Vetëvendosës. Ai është Allahu, i Vetëm dhe i Plotfuqishëm për gjithçka. Nëse shohim natyrën e mirësive dhe përkujdesjes së Allahut të Lartësuar për krijesat, do të kuptojmë që Ai është Një, i Vetëm, i Pashoq në sundimin dhe pushtetin e Tij. Nuk ka asnjë mirësi që krijesat ta shijojnë e të mos jetë prej Tij. Vetëm Ai i dhuron mirësitë dhe vetëm Ai i largon të këqijat, fatkeqësitë dhe dhimbjet. Krijesat janë absolutisht të pafuqishme për të sjellë të mira dhe për të larguar të këqijat, qoftë nga vetja e tyre, qoftë për të tjerët. Nëse me adhurimin që krijesat bëjnë, kërkohet apo synohet arritja e çdo të mire dhe largimi i çdo të keqeje, në këtë jetë dhe në jetën tjetër, atëherë shumë thjesht duhet të pranohet se i vetmi që meriton adhurimin është Allahu i Lartësuar, sepse është Ai që e ka në dorë dhurimin e të mirave dhe ndalimin e të këqijave. Nëse me adhurimin që bëjnë krijesat synohet që të kënaqet Allahu, Krijuesi, Ai që përkujdeset për ta, atëherë shumë thjesht duhet pranuar që vetëm Allahu meriton të kënaqet me adhurimet që i përkushtohen Atij. A nuk është ky një argument i padiskutueshëm që Allahu i Lartësuar është i Vetmi që meriton adhurimet tona?! Pa dyshim, argumentet e Zotit janë të pafundme. Ato tregojnë se Ai është i Vetmi të Cilit duhet t’i përkushtohesh me dashuri, madhërim dhe nënshtrim të plotë. Këto janë fakte mëse të mjaftueshme për njerëzit që dinë të mendojnë. Për sa i përket dëshmisë së melekëve, ajo është përcjellë tek ne nëpërmjet Librit të Allahut dhe fjalëve autentike të Profetit (a.s.). Nuk ka dyshim që Kur’âni dhe Tradita profetike janë përcjellë tek ne me rrugët më të sigurta të kalimit të informacionit. Edhe dëshmia e dijetarëve të mençur e të urtë është tepër bindëse, sepse ata janë pika e referimit të njerëzimit për kuptimin dhe qartësimin e të gjithave çështjeve, qofshin ato të fesë, por edhe të dynjasë. Sigurisht që për këtë çështje të madhe, referimi tek të diturit është i domosdoshëm dhe të gjithë ata janë të një mendimi të përbashkët se Allahu është Një i vetëm. Të gjithë ata e besojnë këtë fakt, prandaj i ftojnë të tjerët që ta pranojnë dhe t’i binden këtij realiteti. Ata gjithmonë u tregojnë njerëzve rrugën që duhet të ndjekin për të njësuar Allahun me adhurimet e tyre. Pas këtyre tri dëshmive të padiskutueshme, është e detyrueshme për krijesat që ta besojnë dhe ta pranojnë të nënshtruar këtë të vërtetë të sigurt, të përcjellë deri tek ne sipas rregullave më strikte të transmetimit. Është detyrë për ta që ta besojnë se Zoti që meriton të adhurohet me dashuri, madhërim dhe përkushtim, është Allahu i Lartësuar, Një dhe i Pashoq. Është detyrë për ta, gjithashtu, që pas këtij besimi, të veprojnë në përputhje me të. Ky ajet tregon se dija më e vyer është njohja e njëshmërisë së Allahut të Lartësuar. Vlera e kësaj dijeje qëndron në faktin se, për të vërtetuar saktësinë e saj, Allahu i Lartësuar e ka dëshmuar Vetë, duke sjellë madje edhe dëshminë e krijesave më të zgjedhura të Tij. Dihet shumë mirë se dëshmia mund të jetë e pranueshme veçse kur bazohet mbi një dije të sigurt e të palëkundshme, njëlloj sikur të jetë parë me sytë e ballit. Edhe një herë, pra, dija e sigurt rreth njëshmërisë së Allahut në meritën e adhurimit, është dija më e rëndësishme, sepse ajo vërteton dëshminë më të rëndësishme, atë të teuhidit. Ajeti tregon se ai që nuk ka arritur këtë nivel të dijes rreth teuhidit të Allahut, saqë të dëshmojë me drejtësi për këtë çështje, nuk e meriton që të quhet dijetar i urtë. Gjithashtu, ky ajet vlerëson lart diturinë, në përgjithësi. Për të dëshmuar mbi çështjen më të rëndësishme në këtë ekzistencë, njësimin e Tij në meritën e adhurimit, Allahu i Lartësuar dalloi e përzgjodhi dijetarët mbi njerëzit e tjerë. Vetëm dëshmia e tyre është e vlefshme si argument në këtë çështje. A nuk është ky një vlerësim i lartë për diturinë? Dëshminë e dijetarëve, Allahu i Lartësuar e vuri pranë dëshmisë së Tij dhe të melekëve të Tij. A nuk është ky një vlerësim i lartë për diturinë? Kaq do të ishte e mjaftueshme, pra, për të treguar vlerën e lartë të diturisë dhe të dijetarëve. Allahu e ka përmendur diturinë si cilësi të lartë të dijetarëve, kur i quan ata: “njerëzit e dijes”. Dituria i lartëson njerëzit. Për shkak të dijes së tyre, Allahu i Lartësuar i bëri dijetarët dëshmitarë te njerëzit. Ata janë argumentet e Zotit te njerëzit. Prania e tyre në mesin e njerëzve hedh poshtë çdo justifikim para Zotit, nëse këta njerëz nuk i përfillin fjalët dhe porositë e Tij, të përcjella dhe të sqaruara nga dijetarët. Allahu ua ka bërë detyrim njerëzve që të binden dhe të punojnë sipas këshillave të dijetarëve të drejtë. Dijetarët ndikojnë që njerëzit të punojnë dhe t’i kryejnë adhurimet sipas udhëzimeve të Zotit. Për këtë arsye, ata kanë shpërblime të mëdha. Po ashtu, çdokush që punon sipas këshillave të dijetarëve të drejtë, do të ketë shpërblim të madh. Në peshoren e dijetarëve do të futen shpërblimet e të gjithë njerëzve që punojnë dhe e adhurojnë Allahun sipas dijes dhe udhëzimit të drejtë të përcjellë prej tyre. Kjo tregon vlerën e madhe të dijes së drejtë dhe të saktë, të punës me të dhe të përhapjes së saj ndër njerëz. Kjo është begati prej Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dëshirojë. Vlera e dijes duket edhe nga fakti që Allahu i Lartësuar i ka përzgjedhur dijetarët për të dëshmuar pikërisht për shkak të dijes së tyre. Kjo tregon se Allahu i Lartësuar i konsideron dijetarët, si dëshmues të drejtë e të pranueshëm. Njerëzit me dije të drejtë, të thellë e të saktë janë një garanci e mirë për krijesat, sepse i ruajnë nga devijimi prej së vërtetës. Nëse njerëzit u përmbahen udhëzimeve të dijetarëve të drejtë, ata gjithmonë do të jenë të udhëzuar. Ky, pa dyshim, është vlerësim për dijen. Pasi pohon dhe dëshmon meritën e Tij për t’u adhuruar i Vetëm, Allahu i Lartësuar vijon të dëshmojë se Ai është i Drejtë. Pra, Ai na tregon se argumentet dhe dëshmitë e Veta i ka sjellë me drejtësi:Ai është Zbatuesi i drejtësisë. –Allahu ka qenë dhe është gjithmonë i Drejtë në veprat e Tij, në administrimin e çështjeve të krijesave të Tij dhe përkujdesjen për ta. Ai i udhëzon në rrugë të drejtë krijesat, me të gjitha urdhrat e Tij dhe me të gjitha ndalesat e Tij. Ai është i Drejtë në gjithçka që ka krijuar dhe që ka përcaktuar në këtë ekzistencë. Pastaj Allahu i Lartësuar dhe i Drejtë e përsërit edhe një herë dëshminë e mrekullueshme, duke thënë:Nuk ka Zot tjetër(që meriton të adhurohet)përveç Tij, Ngadhnjimtarit e të Urtit. -Kjo dëshmi është vërtetuar dhe mbështetur me plot argumente, qofshin ato logjike, qofshin të transmetuara saktësisht prej Allahut dhe Profetit të Tij. Aq të qarta, bindëse dhe të kuptueshme janë këto argumente, saqë kjo dëshmi është e pakundërshtueshme për ata që dinë të shohin dhe të kuptojnë. Për sa u përket argumenteve të ardhura në Kur’ân dhe Sunet për teuhidin, ato janë të shumta dhe të larmishme. Në shumë prej tyre urdhërohet dhe nxitet për ta besuar dhe për ta dëshmuar atë. Në Kur’ân dhe në Sunet ka shumë tekste që na urdhërojnë që t’i duam ata që e besojnë, që dëshmojnë dhe që punojnë sipas dëshmisë për njëshmërinë e Allahut të Lartësuar. Në Kur’ân dhe në Sunet ka shumë tekste, gjithashtu, që na nxisin të urrejmë çdo njeri që nuk e beson, që nuk e dëshmon dhe që nuk punon sipas kësaj dëshmie. Ato na nxisin që ta urrejmë dhe ta konsiderojmë si armik këdo që nuk e njëson Allahun e Lartësuar me adhurime, me dashuri dhe nënshtrim të plotë. Në Kur’ân dhe në Sunet ka shumë tekste që tregojnë për ndëshkimin që i pret ata që adhurojnë të tjerë zota veç Allahut, të Vetmit që meriton adhurimin. Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij i kanë paralajmëruar idhujtarët që e shpërfillin dëshminë: “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë, përveç Allahut”, e cila është e vetmja shpresë për të qenë të lumtur. Madje kur lexon Kur’ânin, të krijohet bindja se ai është shpallur vetëm për të qartësuar këtë dëshmi te krijesat. Për sa u përket argumenteve logjike rreth vërtetësisë së kësaj dëshmie të madhe, edhe ato janë të shumta dhe të thjeshta për t’u kuptuar. Madje, është vetë Kur’âni, i cili na nxit dhe na udhëzon që të fusim në punë logjikën për të kuptuar se i vetmi Zot që meriton të adhurohet me dashuri, madhërim dhe nënshtrim është Allahu, Një dhe i Pashoq. Më poshtë mund të përmendim disa nga mënyrat kryesore të Kur’ânit që na nxisin të argumentojmë logjikisht rreth vërtetësisë së shehadetit: Kështu, Kur’âni argumenton dhe vërteton se Allahu i Lartësuar është i Vetëm e Absolut në veprat e Tij. Pra, Ai është i vetmi Krijues, Furnizues, Sundues, i vetmi që përkujdeset dhe rregullon çështjet e gjithësisë. Kur’âni na kujton se të gjithë njerëzit e pranojnë këtë fakt të pamohueshëm, që është skalitur thellë në shpirtin e çdonjërit prej tyre. Më konkretisht, Allahu i Lartësuar na udhëzon që të përdorim një logjikë shumë të thjeshtë për t’u kuptuar, duke na thënë: Nëse ju, o krijesa, e dini dhe keni siguri të plotë se Allahu i Lartësuar është Absolut dhe i Vetëm në krijimin, pushtetin, furnizimin dhe përkujdesjen ndaj krijesave të Tij, a nuk do të thotë kjo që Ai duhet të jetë i Vetmi që të meritojë dashurinë, nënshtrimin, madhërimin dhe përkushtimin tuaj të plotë? Pa dyshim që, pas këtij argumentimi logjik, në zemrat tuaja nuk do të ketë të adhuruar tjetër, përveç Allahut. Janë të shumta ajetet që sqarojnë dhe vërtetojnë se Allahu i Lartësuar është i vetmi Krijues, Sundues, Furnizues e Kujdestar i krijesave. Nëse një fakt i tillë zë vend në zemrat dhe mendjet e krijesave, ai bëhet një shtysë e fortë dhe një argument i qartë që edhe i vetmi i adhuruar me meritë të jetë po Allahu, Absoluti, i vetmi në pushtetin e Tij madhështor. Kur’âni argumenton dhe vërteton se Allahu i Lartësuar është i vetmi Dhurues i mirësive të kësaj jete dhe të jetës tjetër. Allahu është i vetmi që mund të largojë të keqen, të dëmshmen, dëshpërimin dhe fatkeqësitë. Çdo mirësi që gëzojnë krijesat, e madhe apo e vogël qoftë, e dukshme apo e fshehur, është thjesht dhuratë dhe mëshirë nga Zoti i gjithësisë. Çdo e keqe a dëshpërim, çdo fatkeqësi a mundim që largohet ndodh thjesht prej Zotit, që me urtësi dhe butësi vepron ndër krijesa. Ai është i vetmi që mund të ndikojë në këtë gjithësi. Asnjë krijesë nuk ka mundësi për të ndihmuar veten apo të tjerët, ose të grumbullojë të mirat dhe të largojë të këqijat për veten a për të tjerët. I vetmi që i ka në dorë të gjitha këto është Allahu i Lartësuar, i Mëshirshëm dhe i Urtë. Ajetet që e pohojnë një fakt të tillë janë të shumta në Kur’ân dhe po kështu edhe tekstet në Sunet. Atëherë, e gjithë kjo, a nuk të bind se i vetmi të cilit duhet t’ia përkushtosh adhurimet është Allahu, sepse Ai ka në dorë të mirën dhe të keqen? Nëse me adhurimet tona duam të arrijmë të mirat e kësaj jete dhe të jetës tjetër, atëherë ç’kuptim do të kishte të adhuronin dikë që nuk ka në dorë asgjë nga këto?! Kësisoj, veçse Ai që është i Plotpushtetshëm e i Vetëm në sjelljen e të mirave dhe në largimin e të këqijave prej nesh, vetëm Ai duhet të adhurohet. A nuk ishte Kur’âni që na shtyu të mendonim e logjikonim në këtë mënyrë? Allahu i Lartësuar ka bërë në Kur’ân një përshkrim të hollësishëm të idhujve, që njerëzit i adhurojnë së bashku me Atë. Të gjithë idhujt kanë një të përbashkët: të gjithë janë të dobët, të papushtetshëm e të pafuqishëm për të sjellë të mira apo për të larguar të këqijat. Ata nuk janë në gjendje të ndihmojnë as veten dhe as të tjerët, për nevojat e tyre. Ata nuk shohin dhe as dëgjojnë. Edhe nëse janë nga ata që mund t’i dëgjojnë kërkesat e lutësve, ata janë krejt të pafuqishëm t’u përgjigjen lutjeve të tyre. Ata janë të mangët e nevojtarë. Ky përshkrim është një nxitje për të përdorur logjikën: A mund të adhurohet diçka e tillë, e mangët, e pafuqishme dhe e papushtetshme? Nga ana tjetër Allahu i Lartësuar flet në Kur’ân shumë qartë rreth emrave, cilësive dhe veprave të Tij të mrekullueshme. Ai na tregon për pushtetin e tij absolut mbi gjithçka, e për shumë atribute të tjera, që përshkruajnë madhështinë dhe lavdinë e Tij. Edhe kjo është një nxitje shumë e fortë për të vënë në punë logjikën e pastër. Nëse një mendje e shëndoshë e njeh Allahun e Lartësuar dhe cilësitë e Tij, nga njëra anë, e nëse njeh edhe mangësitë e gjithçkaje tjetër veç Tij, nga ana tjetër, sigurisht që do ta kuptojë se kë duhet të adhurojë. Një mendje e shëndoshë nuk mund të pranojë që të adhurohet dikush tjetër veç Allahut Madhështor, Unik e Absolut në çdo cilësi të Tij. Dashuria e plotë, madhërimi, nënshtrimi e bindja totale duhet t’i kushtohen veçse Madhështorit, Absolutit, e Unikut në meritën për t’u adhuruar. Ai është i Ploti, që s’ka mangësi, i Lavdishmi, Krenari, i Plotpushtetshmi, i Pamposhturi. Ndërsa krijesat janë të nënshtruara, të varfëra, nevojtare e të mangëta. Ato nuk mund të dëgjojnë, që të përgjigjen, nuk mund të shikojnë, që të ndihmojnë, dhe nuk mund të gjykojnë drejt e as të logjikojnë. Një argument tjetër logjik shumë i fortë bazohet në përvojën e njohur të njerëzve, gjatë gjithë kohërave. Njerëzimi ka dëshmuar përgjatë gjithë historisë së tij, se Allahu i Lartësuar i ka ndihmuar dukshëm adhuruesit e Tij të sinqertë, të cilët i janë përkushtuar vetëm Atij me dashuri, madhërim, nënshtrim dhe bindje. Ai gjithmonë i ka nderuar ata me një larmi mirësish dhe dhuratash. Ndërsa, nga ana tjetër, Ai i ka poshtëruar e shkatërruar që në këtë jetë të gjithë ata që kanë adhuruar zota të tjerë veç Tij. E gjithë kjo, pa dyshim, ka ndodhur për një shkak të vetëm: sepse Allahu i Lartësuar e ka bërë teuhidin shkak dhe mënyrë që mundëson arritjen e çdo të mire dhe që largon çdo të keqe të kësaj jete dhe të jetës tjetër. Ndërsa idhujtarinë, Allahu i Lartësuar e ka bërë shkak që të çon në përjetimin e çdo të keqeje të kësaj jete dhe të jetës tjetër. Çdo ndëshkim dhe fatkeqësi që u ndodh njerëzve në fenë e tyre dhe në çështjet e dynjasë, vjen si pasojë e idhujtarisë dhe e formave të saj. Logjika e këtij argumenti është shumë e thjeshtë: Ndihma që Allahu u ofron adhuruesve të sinqertë e njësuesve të bindur, dëshmon se ata janë në rrugë të drejtë. Në shumë histori të profetëve me popujt e tyre, Allahu i Lartësuar përmend se Ai i ka ndihmuar gjithnjë të bindurit ndaj Tij dhe ndaj profetëve dhe i ka shkatërruar idhujtarët. Pastaj, në fund të këtyre historive, Allahu i Lartësuar na udhëzon që të përdorim logjikën, duke thënë, për shembull: “Vërtet, në të gjitha këto histori ka argumente bindëse”. Për çfarë? Në këto ngjarje ka fakte e argumente për të mençurit, që ata të kuptojnë se njësimi i Allahut me adhurim është e vetmja mundësi shpëtimi e suksesi në të dyja jetët. Ndërsa braktisja e teuhidit, nga ana tjetër, është rruga e shkatërrimit, ndëshkimit dhe dëshpërimit. Ky është një argument logjik shumë i fortë, që përforcon atë të vërtetë të madhe e të pamohueshme. Allahu i Lartësuar ka bërë shumë mënyra të tilla argumentimi në Kur’ân, me qëllim që ne të meditojmë. Argumentet e Tij janë të qarta e të kuptueshme, në mënyrë që askush të mos ketë ndonjë lloj justifikimi. Allahut i qoftë lavdia, mirënjohja dhe falënderimi!
3:19Page 52
إِنَّ ٱلدِّينَ عِندَ ٱللَّهِ ٱلۡإِسۡلَٰمُۗ وَمَا ٱخۡتَلَفَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلۡعِلۡمُ بَغۡيَۢا بَيۡنَهُمۡۗ وَمَن يَكۡفُرۡ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ ١٩
Indeed, the religion in the sight of Allāh is Islām. And those who were given the Scripture did not differ except after knowledge had come to them - out of jealous animosity between themselves. And whoever disbelieves in the verses of Allāh, then indeed, Allāh is swift in [taking] account.
Feja e pranueshme tek Allahu është Islami. -Allahu i Lartësuar, pasi argumentoi bindshëm se vetëm Ai është Zoti që meriton të adhurohet me dashuri, madhërim, përkushtim, nënshtrim e bindje, vijon që të sqarojë fenë, domethënë ligjin dhe mënyrën e adhurimit që Ai pëlqen dhe e ka përzgjedhur për njerëzimin. Ai na tregon se feja, me anë të së cilës njerëzit duhet të adhurojnë Atë, është Islami. Islami është: dorëzim, përkushtim dhe nënshtrim ndaj Zotit të vetëm. Islam do të thotë që t’i dorëzohesh një Zoti të vetëm, duke e adhuruar me dashuri dhe me bindje, ashtu sikurse të është shtjelluar prej Profetit të Zotit. Islam do të thotë të zbatosh gjithçka që Zoti e ka sqaruar në Librin e Tij ose nëpërmjet Profetit dhe traditës së tij. Islami është feja e vetme e pranuar nga Zoti i gjithësisë. Kjo fe ndërtohet mbi bazën e sinqeritetit ndaj Zotit në dashurinë ndaj Tij, frikërespektin për Të, në shpresën, pendimin dhe lutjet e shprehura Atij. Islami mbështetet, gjithashtu, mbi sinqeritetin në pasimin e traditës dhe udhëzimit të sjellë prej Profetit të Zotit. Ky është thelbi i fesë së vetme, që e kanë sjellë të gjithë profetët. Të gjithë kanë ftuar për sinqeritet në adhurimin e Allahut, dhe që ky adhurim të jetë sipas mësimeve dhe udhëzimeve të Tij. Megjithatë, ithtarët e Librit filluan të kishin kundërshtime mes njëri-tjetrit, për shkak të urrejtjes dhe smirës së tyre.Njerëzit e Librit kundërshtuan veçse të nxitur nga zilia mes tyre, pasi u erdhi e vërteta. -Urrejtja dhe smira e tyre shkaktoi padrejtësi dhe armiqësi mes njëri-tjetrit, edhe pse Allahu i kishte urdhëruar që të bashkoheshin të gjithë në fenë e Tij. Shkak i kësaj fatkeqësie ishin ata vetë, sepse refuzuan të vërtetën që u erdhi prej Zotit, e cila është mundësia e vetme e shpëtimit dhe mëshirës. Ata e refuzuan Muhamedin (a.s) dhe Kur’ânin, dhe kjo ndodhi prej mosbindjes së tyre.E kush i mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogarinë e Tij. -Allahu është Llogaritës i shpejtë i veprave të robit dhe Gjykues i drejtë. Allahu do t’i japë secilit atë që i takon dhe që e ka fituar me duart e veta. Në mënyrë të veçantë do të trajtohen ata që nuk e kanë pranuar të vërtetën, pasi e kanë njohur në fillim; këta lloj njerëzish meritojnë dënim të dhembshëm. Më pas, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që, kur të diskutonte e polemizonte me të krishterët apo me të tjerë si ata, t’u deklaronte atyre hapur Islamin:
3:20Page 52
فَإِنۡ حَآجُّوكَ فَقُلۡ أَسۡلَمۡتُ وَجۡهِيَ لِلَّهِ وَمَنِ ٱتَّبَعَنِۗ وَقُل لِّلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡأُمِّيِّـۧنَ ءَأَسۡلَمۡتُمۡۚ فَإِنۡ أَسۡلَمُواْ فَقَدِ ٱهۡتَدَواْۖ وَّإِن تَوَلَّوۡاْ فَإِنَّمَا عَلَيۡكَ ٱلۡبَلَٰغُۗ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِٱلۡعِبَادِ ٢٠
So if they argue with you, say, "I have submitted myself to Allāh [in Islām], and [so have] those who follow me." And say to those who were given the Scripture and [to] the unlearned,1 "Have you submitted yourselves?" And if they submit [in Islām], they are rightly guided; but if they turn away - then upon you is only the [duty of] notification. And Allāh is Seeing of [His] servants.
E, nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaju: “Unë, me tërë qenien time, i jam dorëzuar Allahut; e po kështu edhe pasuesit e mi. -Kuptimi: “Thuaju atyre se unë dhe ata që ndjekin rrugën time, i jemi dorëzuar plotësisht dhe vetëm Allahut të Lartësuar. Ne kemi braktisur çdo fe tjetër, veç Islamit, sepse jemi të sigurt për kotësinë e tyre.” Kjo deklaratë ua pret shpresat atyre të cilët duan që ju të lini fenë Islame dhe të përqafoni fetë e tyre të humbura. Ajo shërben, gjithashtu, si rifreskim i besimit tuaj në momente lëkundjesh. Ajo hedh poshtë justifikimet e çdokujt që ndjek rrugët e gabuara për të adhuruar Allahun e Lartësuar. Dikush mund të pyesë: Pse kjo deklaratë hedh poshtë justifikimet e çdokujt që ndjek rrugët e humbjes? Për t’u përgjigjur, duhet të kujtojmë ato që kemi thënë më sipër. Allahu i Lartësuar e argumentoi vërtetësinë e njëshmërisë së Tij në meritën për adhurim me dëshminë e dijetarëve, e cila është argument për të gjitha krijesat. Pas qartësimit të së vërtetës, askush nuk mund të justifikohet para Allahut, nëse nuk i dorëzohet plotësisht Atij. Po ashtu, është e padiskutueshme që më i miri, më i dalluari dhe më i dituri i krijesave rreth Allahut të Lartësuar, ishte dhe mbetet Profeti ynë, Muhamedi (a.s). Pas tij, më të ditur ishin sahabët që e pasuan atë, të cilët kishin grada të ndryshme diturije. Në përgjithësi, mendjet e tyre ishin të ndritura dhe dija e tyre ishte e saktë, e sigurt dhe e padiskutueshme. Askush nuk mund t’u afrohet atyre në këto aspekte, e jo më që të jetë i barabartë me ta. Kështu, meqë njëshmëria e Allahut në meritën e adhurimit është vërtetuar me aq shumë argumente logjike dhe tradicionale, që i përmendëm më sipër, dhe meqë ajo është shpjeguar nga më i dituri dhe më i përsosuri i krijesave, atëherë nuk ka më vend për as më të voglin dyshim në saktësinë e saj. Kjo do të thotë se feja e vetme e pranuar nga Allahu i Lartësuar është feja që ushtroi dhe predikoi ky Profet i ditur dhe umeti i tij. Çdo fe tjetër është e kotë, e papranueshme dhe e pajustifikueshme nga Allahu i Lartësuar. Më tej, i Lartësuari thotë:Thuaju atyre që u është dhënë Libri dhe injorantëve: “A e pranoni fenë Islame?” –Pra, Allahu i Lartësuar na udhëzon që t’u drejohemi atyre që u është dhënë Libri (të krishterëve dhe çifutëve) dhe të paditurve, paganëve, idhujtarëve, arabë e joarabë, dhe t’u themi: “Dorëzohuni dhe nënshtrohuni ndaj një Zoti të vetëm, duke e adhuruar me dashuri, madhërim, përkushtim, nënshtrim e bindje!”Nëse e pranojnë Islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën, e nëse refuzojnë, ti ke për detyrë vetëm kumtimin. –Kuptimi: Nëse ata pranojnë që të adhurojnë dhe t’i nënshtrohen një Zoti të vetëm, atëherë ata janë udhëzuar tek e vërteta. Kështu, ata kanë gjetur rrugën e drejtë, ashtu sikurse ju, dhe janë bërë vëllezërit tuaj, duke patur përgjegjësi dhe të drejta të njëjta me ju. Por nëse ata refuzojnë që ta pranojnë Islamin, dhe ndjekin fe të tjera veç tij, atëherë dije (o Profet) se detyra jote është, thjesht, kumtimi i mesazhit të Zotit në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Nëse e kryen këtë detyrë, ti do ta marrësh shpërblimin tënd. Askush nuk mund të justifikohet para Zotit, nëse nuk pason rrugën tënde (o Profet). Pas qartësimit të së vërtetës, shpagimi i drejtë i Zotit është i pashmangshëm mbi të padrejtët. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Allahu është Gjithëvështrues i krijesave. –Që do të thotë se Ai tashmë e ka përgatitur shpagimin, me drejtësinë e Tij absolute.
3:21Page 52
إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكۡفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَيَقۡتُلُونَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ بِغَيۡرِ حَقّٖ وَيَقۡتُلُونَ ٱلَّذِينَ يَأۡمُرُونَ بِٱلۡقِسۡطِ مِنَ ٱلنَّاسِ فَبَشِّرۡهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ ٢١
Those who disbelieve in the signs of Allāh and kill the prophets without right and kill those who order justice from among the people - give them tidings of a painful punishment.
Ata të cilët i mohojnë argumentet e Allahut... -Këta njerëz kanë kryer krimin më të madh dhe më të shëmtuar. Ata mohojnë argumentet e pakundërshtueshme të Zotit, të cilat tregojnë të vërtetën e sigurt. Kështu, ata dëshmojnë se janë në gradën më të çmendur të mohimit, kokëfortësisë dhe arrogancës....dhe, me padrejtësinë më të madhe, vrasin profetët dhe njerëzit që i këshillojnë për të drejtën, -Ata kanë vrarë profetët e Zotit, të cilët janë krijesat që duhen dashur, respektuar dhe pasuar më shumë, pas Allahut. E drejta e profetëve është e drejta më e rëndësishme pas së drejtës së Zotit. Allahu i Lartësuar e ka bërë të detyrueshme për krijesat bindjen ndaj profetëve të dërguar mes tyre. Krijesat e kanë detyrë që t’i besojnë ata plotësisht, t’i mbështesin dhe ndihmojnë ata në misionin e tyre, t’i respektojnë dhe t’i duan më shumë se çdo njeri tjetër në këtë botë. Ndërsa këta kriminelë bënë të kundërtën e asaj për të cilën ishin urdhëruar. Ata vrasin edhe njerëzit që udhëzojnë për vepra të mira dhe ndalojnë nga të këqijat. Ata vrasin bamirësit ndaj krijesave dhe këshilluesit për mirë. Bamirësisë së tyre ata iu përgjigjen me krimin më të ulët. Prandaj, për shkak të atij krimi të ulët, ata meritojnë ndëshkimin më të dhembshëm....lajmëroji për një ndëshkim të dhembshëm e pikëllues. -Ndëshkimi i tyre nuk mund të tregohet apo përshkruhet me fjalë. Ai do përfshijë trupat e tyre, zemrat e tyre dhe shpirtrat e tyre. Për shkak të krimeve të shëmtuara, veprat e tyre do të fshihen dhe asgjësohen:
3:22Page 52
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ حَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ ٢٢
They are the ones whose deeds have become worthless in this world and the Hereafter, and for them there will be no helpers.
Veprat e tyre nuk kanë asnjë vlerë në këtë botë dhe as në Botën tjetër. Ata nuk kanë për të pasur ndonjë ndihmëtar. –Atyre nuk do t’u bëjë dobi asnjë vepër, sepse gjithçka iu është asgjësuar nga krimet e tyre të shëmtuara. Akush nuk do t’i ndihmojë ata që t’i shpëtojnë dënimit apo që t’iu lehtësohet ai. Kështu, ata do të humbin çdo fije shprese për ndonjë të mirë dhe shpëtim, por do të jenë të zhytur pa shpresë në mes të së keqes dhe dëshpërimit. Këto janë cilësi të çifutëve dhe pasuesve të tyre. Allahu i shëmtoftë dhe i ndëshkoftë ata! Sa të poshtër janë treguar ndaj Allahut, profetëve të Tij dhe ndaj atyre që udhëzojnë njerëzit në rrugën e drejtë!
3:23Page 53
أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ أُوتُواْ نَصِيبٗا مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِ يُدۡعَوۡنَ إِلَىٰ كِتَٰبِ ٱللَّهِ لِيَحۡكُمَ بَيۡنَهُمۡ ثُمَّ يَتَوَلَّىٰ فَرِيقٞ مِّنۡهُمۡ وَهُم مُّعۡرِضُونَ ٢٣
Do you not consider, [O Muḥammad], those who were given a portion of the Scripture? They are invited to the Scripture of Allāh that it should arbitrate between them;1 then a party of them turns away, and they are refusing.
A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë një pjesë nga Libri e kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë Libri i Allahut, një grup prej tyre kthejnë shpinën duke rrefuzuar? -Në këto ajete Allahu i Lartësuar përshkruan disa cilësi të atyre që i begatoi fillimisht, duke u dhuruar libër hyjnor. Për këtë mirësi të mrekullueshme ndaj tyre, ata duhej të tregoheshin mirënjohës, duke qenë të parët që do t’i besonin dhe që do të punonin me të. Ata duhej të ishin të parët që duhej të nxitonin t’i nënshtroheshin dhe t’i përkushtoheshin zbatimit të ligjeve dhe dispozitave të shpallura prej Zotit. Allahu i Lartësuar na tregon se, kur ata ftohen që të gjykojnë dhe të zbatojnë gjykimin e Zotit, të sjellë në Librin e Tij, një grup prej tyre kthen shpinën dhe refuzojnë t’i nënshtrohen zbatimit të tij. Me trup, ata kthyen shpinën, ndërsa zemrat e tyre kundërshtuan urdhrin. Ky përshkrim është shumë i rëndë për ta. Ai është edhe një vërejtje për ne, që kurrë të mos veprojmë sikurse ata të mjerë, në mënyrë që të mos na godasë ndëshkimi që goditi edhe ata. Përkundrazi, është e detyrueshme për këdo që ftohet të gjykojë me Librin e Allahut, që të dëgjojë me kujdes, të bindet dhe të nënshtrohet. Thotë Allahu i Lartësuar: “Kur besimtarët ftohen, që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i dërguari i Tij, e vetmja fjalë që thonë, është: “Dëgjuam dhe bindemi.” Ata janë të shpëtuarit. Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe kush ka frikë Allahun dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, - ata do të jenë fitimtarët (që do të arrijnë çdo të mirë).” [Nur 51-52]. Është një shkak i caktuar që i bëri ithtarët e Librit që të shpërfillnin ligjin e Zotit dhe të zhyteshin në krime e mosbindje. Ky ishte një mendim i gabuar dhe i pabazë nga ana e tyre, që Allahu i Lartësuar e shpjegon:
3:24Page 53
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَالُواْ لَن تَمَسَّنَا ٱلنَّارُ إِلَّآ أَيَّامٗا مَّعۡدُودَٰتٖۖ وَغَرَّهُمۡ فِي دِينِهِم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ ٢٤
That is because they say, "Never will the Fire touch us except for [a few] numbered days," and [because] they were deluded in their religion by what they were inventing.
Kjo sepse ata thonë: “Ne nuk do të na djegë Zjarri, përveçse disa ditë të numëruara.” Shpifja që bënë i ka mashtruar keq për fenë e tyre. -Ata e trilluan vetë këtë pretendim të tyre dhe tashmë e konsiderojnë si të vërtetë të pamohueshme. Madje, ata punojnë duke u mbështetur në këtë supozim të pabazë. Atyre nuk u ka bërë dobi asnjë këshillë dhe kërcënim prej Zotit. Përkundrazi, të dehur nga një ëndërr e pabazë, ata janë zhytur në poshtërsi dhe harame. Ata mashtrojnë veten me mendimin se do të hyjnë në Xhenet, dhe e marrin këtë si një fakt të kryer. Por ky është veçse një mashtrim, që nuk ka asnjë bazë të besueshme dhe të sigurt. Përfundimi i të tillëve është i tmerrshëm:
3:25Page 53
فَكَيۡفَ إِذَا جَمَعۡنَٰهُمۡ لِيَوۡمٖ لَّا رَيۡبَ فِيهِ وَوُفِّيَتۡ كُلُّ نَفۡسٖ مَّا كَسَبَتۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ ٢٥
So how will it be when We assemble them for a Day about which there is no doubt? And each soul will be compensated [in full for] what it earned, and they will not be wronged.
E si do të jetë gjendja e tyre, kur t’i tubojmë një Ditë, për të cilën nuk ka dyshim dhe kur çdo njeriu do t’i jepet ajo që ka fituar? Atyre nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. –Kuptimi: Si do të jetë gjendja e këtyre të vetëmashtruarve atë ditë të tmerrshme? Sa e frikshme do të jetë përballja me tmerrin e asaj dite të vështirë! Gjendja e tyre atë ditë është e paimagjinueshme për ne sot. E tillë do të jetë gjendja e këtyre mashtruesve të vetes dhe të të tjerëve, sepse ajo është dita e shpagimit me drejtësi për çdo vepër të paraqitur. Atë ditë nuk do t’i mohohet askujt shpërblimi dhe e drejta e vet. Në varësi të punëve, do të jetë edhe shpërblimi i merituar. Prandaj, nëse sheh veprat e këtyre fatzinjve, e kupton se ata do të jenë njerëzit që do të kalojnë ndëshkimin më të ashpër dhe më të dhembshëm.
3:26Page 53
قُلِ ٱللَّهُمَّ مَٰلِكَ ٱلۡمُلۡكِ تُؤۡتِي ٱلۡمُلۡكَ مَن تَشَآءُ وَتَنزِعُ ٱلۡمُلۡكَ مِمَّن تَشَآءُ وَتُعِزُّ مَن تَشَآءُ وَتُذِلُّ مَن تَشَآءُۖ بِيَدِكَ ٱلۡخَيۡرُۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٢٦
Say, "O Allāh, Owner of Sovereignty, You give sovereignty to whom You will and You take sovereignty away from whom You will. You honor whom You will and You humble whom You will. In Your hand1 is [all] good. Indeed, You are over all things competent.
Thuaj: “O Allah! O Sundues i gjithçkaje! –Këtu, Profeti udhëzohet se si t’i drejtohet Allahut të Madhërishëm. Pra, thuaj: “O Zoti im! Ti je pronari i çdo pasurie. Ti je Sunduesi i Plotpushtetshëm. Në dorën Tënde është gjithçka. Gjithçka është pronë e të Madhërishmit. Pushteti suprem të përket vetëm Ty. Çdo gjë është pasuri e Jotja dhe vetëm e Jotja. Askush tjetër nuk vepron dhe nuk rregullon çështjet e krijesave, veç Teje. Asgjë nuk lëviz në gjithësi pa lejen Tënde të bazuar në urtësi dhe mëshirë.” Pastaj përmenden disa vepra dhe gjykime që i përkasin vetëm Zotit të botëve:Ti ia jep pushtetin atij që do, dhe ia heq pushtetin atij që do! -Ky ajet është tregues se Allahu i Lartësuar do t’ia heqë pushtetin çdo tirani zullumqar dhe do t’ia dhurojë atë popullit që ndjek Muhamedin (a.s) dhe udhëzimin që ai solli prej Zotit të tij. Dhe, vërtet, Ai e bëri diçka të tillë. Marrja e pushtetit varet plotësisht nga vullneti i Allahut të Madhëruar. Por kjo nuk do të thotë që faktorët e forcimit dhe të mbajtjes së pushtetit, që Zoti i ka përcaktuar si të tillë, të jenë të pavlefshëm. Marrja dhe humbja e pushtetit varet nga disa shkaqe, që zakonisht e bëjnë të mundur një gjë të tillë. Në varësi të plotësimit të këtyre shkaqeve, që Zoti i ka lejuar të jenë të tilla, merret apo hiqet pushteti. Një gjë është e sigurt: asgjë në gjithësi, qoftë ajo shkak apo pasojë, nuk ndodh jashtë vullnetit suprem të Allahut. Është Ai që ka përcaktuar gjithçka me ekuilibër, i bazuar në dijen dhe drejtësinë e Tij. Asnjë shkak nuk mund të sjellë pasoja, nëse i Dituri e i Urti nuk e lejon një gjë të tillë. Disa nga shkaqet që Allahu i Lartësuar i ka përcaktuar si të tilla për të fituar pushtetin dhe sundimin në tokë, janë:1. Besimi dhe veprat e mira. Besimi i pastër, i vërtetë, i bazuar në dije të saktë nga Zoti, dhe veprat e mira të bazuara në këtë dije dhe besim të saktë, janë shkaqe vendimtare që sjellin afrimin, vëllazërimin dhe unifikimin e radhëve të muslimanëve.2. Përpjekja maksimale dhe pajisja me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për arritjen e pushtetit. Pra, marrja e masave me të gjitha fuqitë mendore, fizike e shpirtërore.3. Durimi, me të gjitha format e tij, dhe mospërçarja e radhëve të besimtarëve. Thotë Allahu i Lartësuar: “Allahu u ka premtuar atyre që besuan dhe bënë vepra të mira se do t’i bëjë sundues në tokë, ashtu si i pati bërë sundues ata (besimtarë të mirë) që ishin para tyre. Ai do ta forcojë fenë - atë që Ai e ka zgjedhur për ta dhe në vend të frikës do t’u dhurojë siguri dhe paqe. Ata më adhurojnë vetëm Mua e nuk më shoqërojnë askënd e asgjë. Por, kushdo që mohon pas kësaj, - ata janë të prishur (që kalojnë çdo kufi). Atëherë faleni rregullisht namazin dhe jepeni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit që të mëshiroheni!” [Nur 55, 56]. Pra, besimi dhe veprat e mira janë faktorë shumë të fuqishëm të marrjes së pushtetit. I Madhërishmi thotë gjithashtu: “O ju që keni besuar! Kur të ndesheni me ndonjë forcë, qëndroni fort dhe përmendeni shumë (dhe shpesh)Allahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar! Bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij, e mos u grindni ndërmjet jush, sepse kështu do të dobësoheshit e do t’ju linte fuqia. Bëhuni durimtarë sepse Allahu është me durimtarët.". [Enfal 45. 46]. Siç shihet, Allahu i Madhëruar na tregon se afrimi mes zemrave të besimtarëve, qëndrueshmëria e tyre në rrugën e drejtë, mospërçarja dhe bashkimi i tyre si një trup i vetëm, janë faktorë që sjellin fitoren mbi armiqtë e tyre. Nëse studion mbretëritë e muslimanëve, do të shohësh se shkaku i dobësimit dhe i rrëzimit të tyre ka qenë gjithnjë largimi nga feja e Zotit. Largimi nga besimi dhe nga veprat e mira ka sjellë përçarjen dhe armiqësinë e muslimanëve mes njëri-tjetrit, gjë të cilën e synojnë aq shumë armiqtë e Islamit.Ti e lartëson atë që do dhe e poshtëron atë që do. -Ti, o Zot, lartëson e nderon atë që Ti do, duke i dhënë sukses që të besojë të vërtetën dhe t’i nënshtrohet me bindje asaj. O Zot! Me drejtësinë dhe urtësinë Tënde, Ti e poshtëron atë që do, për shkak të poshtërsive dhe mosbindjes ndaj Teje.Vetëm në dorën Tënde është çdo e mirë. Vërtet, Ti je i Fuqishëm për gjithçka.” -Asgjë nuk del jashtë pushtetit Tënd! Çdo gjë i nënshtrohet pushtetit dhe dëshirës së Tij, e cila është e bazuar mbi drejtësinë, urtësinë dhe mëshirën e Tij.
3:27Page 53
تُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَتُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِۖ وَتُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَتُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتَ مِنَ ٱلۡحَيِّۖ وَتَرۡزُقُ مَن تَشَآءُ بِغَيۡرِ حِسَابٖ ٢٧
You cause the night to enter the day, and You cause the day to enter the night; and You bring the living out of the dead, and You bring the dead out of the living. And You give provision to whom You will without account [i.e., limit or measure]."
“Ti e fut natën në ditë dhe e fut ditën në natë. -Në këtë mënyrë kalojnë ditët dhe vitet. Herë zvogëlohet nata e herë dita, dhe kështu krijohen stinët, errësira, drita, lëvizja, aktiviteti, pushimi dhe qetësia. Këto janë ndër argumentet më të mëdha, që vërtetojnë dhe tregojnë për pushtetin madhështor të Allahut të Lartësuar, bashkë me urtësinë dhe mëshirën e Tij.Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin. -Ai nxjerr të gjallin prej të vdekurit, si për shembull, kur nxjerr zogun prej vezës, pemën e madhe plot fruta prej një fare të vogël, bimët prej filizave etj. Ai nxjerr gjithashtu, të vdekurin nga i gjalli, si për shembull, kur nxjerr vezën nga zogu, farën nga pema, kokrrat nga bimët, mohuesin nga besimtari. Këto janë shenja shumë të mëdha për pushtetin absolut të Allahut. Çdo gjë është e nënshtruar ndaj pushtetit dhe përcaktimit të Allahut të Lartësuar. Krijesat nuk kanë asnjë lloj pushteti dhe mundësie. Allahu i Lartësuar i ka bërë krijesat në çifte. Kjo tregon që çdo krijesë mposhtet shpesh nga e kundërta e saj, duke iu nënshtruar ligjit gjithëpërfshirës të të Plotpushtetshmit, që rregullon forcat e të kundërtave.Ti e begaton pa masë atë që do.” –Allahu e furnizon me mbushulli atë që Ai dëshiron. Ai furnizon me një mënyrë që krijesës nuk i shkon mendja dhe, ndonjëherë, pa qenë e nevojshme që krijesa të lodhet shumë për ta mbledhur dhe fituar atë bollëk.
3:28Page 53
لَّا يَتَّخِذِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلۡكَٰفِرِينَ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۖ وَمَن يَفۡعَلۡ ذَٰلِكَ فَلَيۡسَ مِنَ ٱللَّهِ فِي شَيۡءٍ إِلَّآ أَن تَتَّقُواْ مِنۡهُمۡ تُقَىٰةٗۗ وَيُحَذِّرُكُمُ ٱللَّهُ نَفۡسَهُۥۗ وَإِلَى ٱللَّهِ ٱلۡمَصِيرُ ٢٨
Let not believers take disbelievers as allies [i.e., supporters or protectors] rather than believers. And whoever [of you] does that has nothing [i.e., no association] with Allāh, except when taking precaution against them in prudence.1 And Allāh warns you of Himself, and to Allāh is the [final] destination.
Besimtarët nuk duhet të marrin për miq (e aleatë) jobesimtarët, por besimtarët -Allahu i Lartësuar i ndalon rreptësisht besimtarët që të miqësohen dhe të bëhen palë me qafirët, duke u dhënë atyre dashuri, ndihmë dhe mbështetje kundër besimtarëve, për çfarëdolloj çështjeje. Madje, Allahu i Lartësuar ka bërë një kërcënim të hapur për cilindo që vepron ashtu, duke thënë:Kush e bën këtë, ai nuk ka asgjë nga feja e Allahut –Domethënë që, kush vepron ashtu, i ka ndërprerë marrëdhëniet me Allahun e Lartësuar. Njerëz të tillë nuk kanë pjesë në fenë e Zotit, sepse miqësia dhe bashkëpunimi me qafirët kundër besimtarëve janë vepra që nuk përputhen kurrë me imanin; ato nuk bashkohen kurrë me imanin në të njëjtën zemër. Imani e udhëzon besimtarin që të dojë më shumë Allahun dhe që të miqësohet e të ndihmojë të dashurit e Allahut, pra, besimtarët e sinqertë. Imani e udhëzon muslimanin që të dojë, të miqësojë e të ndihmojë besimtarët e drejtë, të cilët bashkëpunojnë që feja Islame të ngadhënjejë. Imani urdhëron që t’i duash dhe t’i ndihmosh besimtarët që luftojnë në rrugën e Allahut, kundër armiqve të Tij, dhe nuk të urdhëron të duash dhe të miqësohesh me armiqtë e Allahut dhe të besimtarëve. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit; ata urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja, falin rregullisht namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu do t’i mëshirojë ata. Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë.”. [Teube, 71]. Ndërsa ata që miqësohen me qafirët dhe i ndihmojnë ata kundër muslimanëve, duke bashkëpunuar me ata që duan ta shuajnë dritën e Allahut, që duan të devijojnë dhe të sprovojnë të dashurit e Zotit, ata janë jashtë grupit të besimtarëve. Kështu, ata janë bërë palë me qafirët. I Lartësuari: “O ju që keni besuar! Mos i merrni për miq (e aleatë) as judejtë e as të krishterët. Ata janë miq (e aleatë) për njëri-tjetrin. E kush prej jush i merr për miq (e aleatë)ata, ai është prej tyre. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë.”. [Maide 51]. Ky ajet urdhëron që të largohemi nga qafirët dhe të mos përzihemi dhe miqësohemi me ta. Nuk duhet kurrsesi që të mbështetemi sadopak tek ata dhe të kërkojmë ndihmën e tyre. Nuk lejohet, gjithashtu, që të lihet në gjykimin e qafirit ndonjë çështje që ka të bëjë me muslimanët. Nuk lejohet të kërkohet ndihmë e mbështetje tek ata për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë dhe dobinë në përgjithësi të muslimanëve. Pastaj i Lartësuari thotë:...veç nëse është për qëllim ruajtja prej së keqes së tyre. -Përjashtim nga gjykimi i mësipërm bëjnë vetëm rastet e jashtëzakonshme, kur kërcënohet jeta e muslimanëve. Kështu, nëse keni frikë për jetën tuaj, atëherë ju lejohet që të bëni diçka për t’u mbrojtur. Por kjo “diçka” që lejohet është e sqaruar dhe me kriter. Për shembull, në të tilla raste lejohet fshehja e besimit, por duhet pasur kujdes që të mos teprohet në përzierjet me ta. Gjithashtu, nuk është e nevojshme që të shfaqim kufër dhe miratim të tyre, në kësi rastesh.Allahu ju paralajmëron që të ruheni prej Tij. -Allahu ju kërcënon me madhështinë e Tij, prandaj mos lejoni që të meritoni zemërimin e Tij duke mos iu bindur dhe duke kryer poshtërsi, sepse këto gjëra e bëjnë të meritueshëm për ju ndëshkimin nga i Drejti dhe i Urti.Tek Allahu do të ktheheni të gjithë. - Krijesat do të kthehen tek Allahu Ditën e Llogarisë. Ai i ka shënuar veprat e tyre, të cilat Ai do t’ua llogarisë me drejtësi dhe po me drejtësi do t’i shpërblejë ata. Kujdes, pra, nga veprat e shëmtuara, që të mos ju godasë ndëshkimi i të Drejtit e të Urtit. Përpiquni maksimalisht për veprat që sjellin shpërblimin dhe kënaqësinë e Zotit tuaj.Në një kopje tjetër të këtij libri, shejh Sadi shkruan në futnotë për këtë çështje: “Në librin e tij “Minhaxh Sunetin-Nebeuijeh”, shejhu i Islamit Ibn Tejmije thotë: “Për sa i përket fjalës së Allahut të Lartësuar: “...veç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre.”, Muxhahidi ka thënë: “Kjo nuk do të thotë që, duke u shtirur, të pajtohesh dhe të përzihesh plotëisht me ta. Kjo nuk do të thotë që të thuash me fjalë atë që nuk e ke në zemrën tënde, sepse një gjë e tillë quhet shtirje ose hipokrizi. Përkundrazi, ti duhet të bësh maksimumin për ndryshimin e së keqes dhe për të luftuar kufrin, sikurse ka thënë Profeti (a.s.) në një hadith të saktë: “Kushdo prej jush që shikon ndonjë të keqe, le ta ndryshojë atë me dorën e tij; nëse nuk mundet, le ta ndryshojë atë me fjalë, dhe nëse as për këtë nuk mundet, le ta ndryshojë atë të keqe me zemrën e tij”. Kështu, nëse një musliman jeton dhe gjendet mes qafirëve, nuk e ka për detyrë dhe nuk i takon që t’i luftojë ata me dorën e tij, pra, me forcë. Por, nëse mundet, le ta ndryshojë këtë të keqe me fjalë, duke i sqaruar të vërtetën me argumente bindëse. Por nëse as për këtë nuk ka mundësi, atëherë le ta ndryshojë të keqen me zemrën e tij, domethënë, duke e urryer dhe duke u distancuar prej saj. Në këtë proces, ai nuk duhet të mashtrojë e të shtiret duke thënë me gojë gjëra që nuk ia beson zemra e tij. Ai ka vetëm dy zgjidhje: ose ta shfaqë hapur fenë e tij, ose ta fshehë atë, por kurrsesi të mos i miratojë ata për fenë e tyre. E shumta që mund t’i lejohet këtij njeriu është ajo që bënin besimtari dhe gruaja e Faraonit në shtëpinë e këtij të fundit. Ata të dy nuk i miratonin veprat e tyre (jobesimtarëve), kur ishte fjala për çështjet e besimit të tyre. Ata, gjithashtu, nuk shprehnin me vepra dhe as me fjalë atë gjë që nuk e kishin në zemër. Ata thjesht e fshihnin besimin e tyre. Fshehja e besimit është diçka, dhe shfaqja e kufrit ose miratimi i fesë së të humburve është diçka tjetër. Shfaqja ose miratimi i ndonjë feje të kotë nuk është i lejuar, përveç ndonjë rasti të jashtëzakonshëm, kur të detyrojnë ose të kërcënojnë seriozisht.”
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences