As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Ali 'Imran 3:48–69
3:48Page 56
وَيُعَلِّمُهُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَٱلتَّوۡرَىٰةَ وَٱلۡإِنجِيلَ ٤٨
And He will teach him writing and wisdom1 and the Torah and the Gospel
“Ai (Allahu)do t’i mësojë atij Librin, Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin...” -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai do t’i mësonte Isait Librin. Fjala ‘libër’ mund të kuptohet këtu në dy mënyra:1. Librat e shenjtë hyjnorë, dhe në mënyrë të veçantë Teuratin dhe Ungjillin, për shkak të madhështisë së përmbajtjes së tyre. Ata ishin burim drite, udhëzimi dhe ligjesh, të tillë që bijtë e Israilit të gjykonin me drejtësi. Allahu i Lartësuar do t’i mësonte Isait leximin e teksteve të shenjta, por edhe kuptimet e tyre të thella dhe të urta. Ndërsa kuptimi i dytë i fjalës ‘libër’ është:2. Shkrimi. Pra, Allahu i Lartësuar do t’i mësonte Isait aftësinë për të shkruar. Të shkruarit është nga mirësitë më të mëdha me të cilën Allahu i Lartësuar e ka privilegjuar njeriun. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e përdor këtë mirësi ndaj njerëzve, si argument për të treguar mëshirën dhe përkujdesjen e Tij të madhe ndaj tyre, siç thotë në ajetet e para të shpallura nga Kur’âni madhështor: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” [Alak 1-5]. Allahu i Lartësuar i mësoi Isait edhe urtësinë. Urtësia është njohja e thellë e ligjit të Zotit. Urtësi quhet edhe vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon. Pra, urtësia është aftësia për të gjykuar me dije dhe drejtësi. Ajo është një nga mirësitë më të mëdha që mund t’i jepet njeriut. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se do ta nderonte Isain me një cilësi më të lartë se këto që u përmendën. Ai do ta dallonte atë me gradën e profetit:
3:49Page 56
وَرَسُولًا إِلَىٰ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ أَنِّي قَدۡ جِئۡتُكُم بِـَٔايَةٖ مِّن رَّبِّكُمۡ أَنِّيٓ أَخۡلُقُ لَكُم مِّنَ ٱلطِّينِ كَهَيۡـَٔةِ ٱلطَّيۡرِ فَأَنفُخُ فِيهِ فَيَكُونُ طَيۡرَۢا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۖ وَأُبۡرِئُ ٱلۡأَكۡمَهَ وَٱلۡأَبۡرَصَ وَأُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۖ وَأُنَبِّئُكُم بِمَا تَأۡكُلُونَ وَمَا تَدَّخِرُونَ فِي بُيُوتِكُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لَّكُمۡ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ ٤٩
And [make him] a messenger to the Children of Israel, [who will say], 'Indeed I have come to you with a sign from your Lord in that I design for you from clay [that which is] like the form of a bird, then I breathe into it and it becomes a bird by permission of Allāh. And I cure the blind [from birth] and the leper, and I give life to the dead - by permission of Allāh. And I inform you of what you eat and what you store in your houses. Indeed in that is a sign for you, if you are believers.
“...Dhe do ta çojë si profet te bijtë e Israilit..." -Allahu i Lartësuar e përzgjodhi Isain që të ishte Profet i Tij në atë popull të zgjedhur mbi të gjitha kombet e tjera të asaj kohe. Profeti u dërgua që t’i ftonte ata në adhurimin e një Zoti të vetëm, Allahut të Lartësuar, dhe në zbatimin e plotë të ligjeve të Zotit, të shkruar në librat e shenjtë. Allahu i Lartësuar e pajisi Isain (a.s.) me shenja dhe mrekulli të shumta, që tregonin dhe vërtetonin se ai ishte Profet i Zotit të botëve. Prandaj Isai (a.s.) i drejtohet popullit dhe i thotë:"Unë kam ardhur nga Zoti juaj me një argument(të jashtëzakonshëm). –Kuptimi: Unë kam ardhur me argumente dhe mrekulli prej Zotit tuaj, që dëshmojnë se unë jam Profet i Tij dhe them të vërtetën, të cilën ju duhet të pasoni dhe t’i nënshtroheni. Më tej përmenden disa mrekulli të Isait (a.s.), me dhuntinë e falur prej Zotit të tij.Unë do të bëj nga balta diçka në formën e shpendit. Pasi t’i fryj atij, ai, me lejen e Allahut, do të bëhet shpend i gjallë. -Kuptimi: Unë do të formoj me baltë figurën e një zogu, e cila, pasi unë t’i fryj, do të shndërrohet në një zog të vërtetë, të gjallë, që fluturon dhe jeton. E gjithë kjo do të ndodhë me lejen dhe fuqinë e Zotit tim.Unë shëroj të verbrit(e lindur të tillë)dhe të sëmurët me lebër. Unë, me lejen e Allahut, i ngjall të vdekurit.” -Me lejen dhe dhuntinë e dhënë nga Zoti im, unë shëroj ata që lindin të verbër dhe lebrozët. Unë, gjithashtu, ringjall edhe të vdekurit. Sa herë që përmendte këto mrekulli, Isai (a.s.) nuk harronte të thoshte se gjithçka ndodhte me lejen dhe fuqinë e Allahut. Të gjitha këto mrekulli ishin dhuratë e Zotit, si shenja që vërtetonin se ai ishte Profet i vërtetë i Tij.“Unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depozitoni në shtëpitë tuaja.” –Pra, di gjëra të fshehta, sepse është Allahu i Lartësuar që më mundëson t’i di.“Vërtet, këto janë fakte të pakundërshtueshme për ju, nëse jeni besimtarë.” -Të gjitha janë argumente, që ju të besoni se unë vërtet jam Profet i zgjedhur i Allahut ndër ju. A ka shenjë më të madhe sesa të shohësh para syve që një send i pajetë të shndërrohet në një qenie të gjallë?! Po shërimi i sëmundjeve të pashërueshme?! Po ringjallja e të vdekurve dhe rrëfimet për gjërat e fshehta? Do të mjaftonte vetëm një prej këtyre mrekullive për ta besuar atë Profet. Po kur vijnë të gjitha bashkë?! Pa dyshim që të tilla shenja duhet të të bëjnë të besosh dhe t’i nënshtrohesh udhëzimeve të Profetit.
3:50Page 56
وَمُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيَّ مِنَ ٱلتَّوۡرَىٰةِ وَلِأُحِلَّ لَكُم بَعۡضَ ٱلَّذِي حُرِّمَ عَلَيۡكُمۡۚ وَجِئۡتُكُم بِـَٔايَةٖ مِّن رَّبِّكُمۡ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ٥٠
And [I have come] confirming what was before me of the Torah and to make lawful for you some of what was forbidden to you. And I have come to you with a sign from your Lord, so fear Allāh and obey me.
“Unë jam dëshmues i vërtetësisë së Teuratit, që është shpallur para meje, dhe do t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. -Isai (a.s.) i bën të qartë popullit të tij se ai ishte miratues dhe përforcues i ligjit të sjellë më parë prej Musait (a.s.). Pra, libri hyjnor që po i shpallej atij (Ungjilli), ishte i të njëjtit burim me Teuratin. E përbashkëta e shpalljeve hyjnore është se të gjitha ato përmbajnë kumte të vërteta e të sigurta dhe sjellin dispozita të drejta. Ato nuk kanë asnjë kundërthënie mes njëra tjetrës. Nëse do të dallosh sharlatanët dhe shpalljet e rreme, shiko përmbajtjen e tyre dhe se për ku i ftojnë njerëzit. Ata do të jenë në kundërshtim me linjën e profetëve të Zotit dhe të shpalljeve të Tij. Mashtruesve gjithmonë u del fytyra, sepse ata bien ndesh me lajmet e vërteta dhe me shumë ligje të pandryshueshme të Zotit. Ky është tregues i mëshirës së madhe të Allahut të Lartësuar dhe i përkujdesjes së Tij për udhëzimin e krijesave, duke u mundësuar atyre dallimin e së vërtetës nga e kota. Nëse përdorin kriteret e mësipërme, krijesat nuk do të bien kurrë pre e sharlatanëve dhe profetëve të rremë. Është e vërtetë që disa çështje dytësore mund të ngatërrohen dhe njeriu mund të gabojë, por kjo është e pamundur nëse bëhet fjalë për të dalluar profetin e vërtetë nga i gënjeshtërti. Kriteret dalluese për këtë çështje janë shumë të qarta dhe të kuptueshme për këdo, dhe të tilla duhet të jenë, nëse njohim urtësinë dhe mëshirën e Allahut për krijesat. Nëse nuk do të ishte kështu, të gjitha krijesat do të devijonin. Është e pamundur që Zoti të vështirësonte dallimin e profetëve të vërtetë, ndërkohë që prej kësaj zgjedhjeje varet lumturia apo ndëshkimi i përjetshëm, Xheneti apo Xhehenemi. Profeti i vërtetë është shumë thjesht i dallueshëm nga sharlatani. Profeti i vërtetë është një nga krijesat më të mira, ndërsa profeti i rremë është nga njerëzit më të ulët dhe më të fëlliqur. Me urtësinë dhe mëshirën e Tij, Allahu i Lartësuar ka bërë të mundur që mes tyre të ketë dallime të dukshme, në mënyrë që mund t’i kuptojë çdokush që ka logjikë e di të mendojë. Pastaj Isai (a.s.) e mëson popullin e tij se Ungjilli përmban një ligj, i cili ka lehtësime:Unë kam ardhur me argumenta(të qarta) nga Zoti juaj,. –Kuptimi: Unë erdha me mrekulli nga Zoti juaj, që dëshmojnë se unë jam vërtet Profet i Allahut. Këto shenja të qarta e bëjnë të detyrueshme për ju të pasoni rrugën time dhe t’u bindeni udhëzimeve të mia, që unë i sjell prej Zotit tim. Të gjitha këto shenja kanë qëllim të kuptueshëm. Kjo këshillë ka qenë fjala e Allahut të Lartësuar për të gjithë profetët, që ata t’ua përcillnin popujve të tyre:...prandaj kijeni frikë Allahun... -Pajisuni me devotshmëri ndaj Allahut, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave....dhe bindmuni mua!” –M’u bindni mua në çdo porosi që ju jap, sepse bindja ndaj Profetit është bindje ndaj Allahut.
3:51Page 56
إِنَّ ٱللَّهَ رَبِّي وَرَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُوهُۚ هَٰذَا صِرَٰطٞ مُّسۡتَقِيمٞ ٥١
Indeed, Allāh is my Lord and your Lord, so worship Him. That is the straight path.'"
“Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Atë adhurojeni, sepse kjo është Rruga e drejtë! -Isai (a.s.) e provoi njëshmërinë e Allahut të Lartësuar në meritën e adhurimit me faktin se Allahu është Zoti, Krijuesi, Sunduesi i botës. Pra, ai u argumentoi atyre një të vërtetë që ata e mohohin me një fakt që ata e pranonin. Të gjithë e pranojnë se Allahu është Absolut dhe i Vetëm në aspektin e zotërimit, krijimit, furnizimit, sundimit dhe përkujdesjes ndaj krijesave. Atëherë, fjala e Isait (a.s.) kuptohet kështu: Ashtu sikurse e pranojmë dhe e pohojmë faktin që Allahu i Lartësuar është Ai që na krijoi, që na furnizon dhe që përkujdeset për ne, duke na dhuruar shumë mirësi, po ashtu le të besojmë dhe të pohojmë natyrshëm që Ai duhet të jetë i vetmi që meriton adhurimet tona. Vetëm Atij le t’ia përkushtojmë adhurimet tona. Dashuria e plotë le të jetë për Të. Të shpresojmë për faljen dhe shpërblimet e Tij të pakufishme. Frikërespekti për Të të jetë i plotë. Lutjet, mbështetja dhe kërkimi i ndihmës le t’i drejtohen vetëm Atij. Të gjitha mënyrat e adhurimit duhet t’i kushtohen vetëm Allahut. Në ajet gjejmë një argument kundër të krishterëve, të cilët pretendojnë padrejtësisht se Isai (a.s.) është Zoti i tyre, e disa thonë që është biri i Zotit. Këto pretendime boshe dhe të padrejta hidhen poshtë nga vetë dëshmia e Isait (a.s.), që deklaronte se ishte njeri, krijesë dhe adhurues i Zotit të tij. Vetë ai dëshmonte se ishte i nënshtruar e i krijuar, si gjithë krijesat e tjera. Allahu i Lartësuar na e sjell dëshminë e Isait (a.s.) për veten e tij në një vend tjetër në Kur’ân: “Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë mua Librin dhe më ka bërë profet. Më ka bërë të bekuar kudo që të jem dhe më ka urdhëruar për namaz dhe për zekat sa të jem gjallë. Më ka bërë të dashur ndaj nënës sime e nuk më ka bërë mendjemadh e as të padëgjueshëm. Paqja (e Allahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë.” Kjo është e vërteta për Isanë, birin e Merjemes, për të cilën ata (më kot) rragaten (polemizojnë). Nuk i shkon (madhështisë së) Allahut që të ketë bir. I pastër është Ai (nga çdo mangësi)! Kur Ai vendos për një çështje, vetëm thotë: Bëhu!”, dhe ajo bëhet. (Isai i tha popullit të vet) Dhe Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj vetëm Atë adhuroni! Kjo është rrugë e drejtë. Por grupet e kundërshtojnë njëri-tjetrin (rreth Isait). Mjerë ata që nuk besuan se ç'kanë për të parë në Ditën e madhe!” [Merjem 30-37]. Ose: “Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!?” Ai do të thotë: “Qofsh i lartësuar (o Zoti im)! Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë. Po ta kisha thënë atë, Ti do ta kishe ditur. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di atë që është tek Ty. Ti i di të gjitha të fshehtat. Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, veç asaj që Ti më urdhërove: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta. Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka.” Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robt e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti. Allahu thotë: “Kjo është dita kur të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky është shpëtimi i madh.” Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçka që është ndërmjet tyre. Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka." [Maide 116-120]....kjo është rruga e drejtë!” -Adhurimi i Allahut si një i vetëm, devotshmëria ndaj Tij, bindja e plotë ndaj Tij dhe Profetit të Tij, të gjitha këto janë rruga e drejtë dhe e vetmja që të mundëson të arrish tek Allahu i Lartësuar. Çdo rrugë tjetër të çon veçse në zjarrin e Xhehenemit.
3:52Page 56
۞ فَلَمَّآ أَحَسَّ عِيسَىٰ مِنۡهُمُ ٱلۡكُفۡرَ قَالَ مَنۡ أَنصَارِيٓ إِلَى ٱللَّهِۖ قَالَ ٱلۡحَوَارِيُّونَ نَحۡنُ أَنصَارُ ٱللَّهِ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَٱشۡهَدۡ بِأَنَّا مُسۡلِمُونَ ٥٢
But when Jesus felt [persistence in] disbelief from them, he said, "Who are my supporters for [the cause of] Allāh?" The disciples said, "We are supporters for Allāh. We have believed in Allāh and testify that we are Muslims [submitting to Him].
Kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim, tha: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” –Kështu, Isai (a.s.) vuri re tek ata mosbindje. Jo vetëm kaq, por ata lëshuan edhe shpifje e fyerje kundër tij, duke thënë që mrekullitë që ai shfaqte ishin magji. Madje, ata u përpoqën edhe që ta vrisnin. Kur Isai (a.s.) vërejti një sjellje të tillë, tha: “Kush do të jenë ndihmëtarët e mi për të vazhduar në rrugën e Zotit? Kush do të më ndihmojë mua që të përhapim fenë e Zotit?”Dishepujt e tij thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarë të(rrugës së)Allahut. Ne besojmë në Allahun, ndaj ti dëshmo për ne që jemi muslimanë!” -Dishepujt, pra, nxënësit e Isait (a.s.) thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e (rrugës së) Allahut”. Dhe, vërtet, ata ia përkushtuan jetën e tyre këtij misioni. Ata thanë:
3:53Page 57
رَبَّنَآ ءَامَنَّا بِمَآ أَنزَلۡتَ وَٱتَّبَعۡنَا ٱلرَّسُولَ فَٱكۡتُبۡنَا مَعَ ٱلشَّٰهِدِينَ ٥٣
Our Lord, we have believed in what You revealed and have followed the messenger [i.e., Jesus], so register us among the witnesses [to truth]."
“O Zoti ynë! Ne besojmë në atë që ke shpallur dhe e pasojmë të Dërguarin(Isanë). Na bashko me ata që dëshmojnë!” -Ne e besojmë të vërtetën që Ti ke shpallur dhe e pasojmë me besnikëri Profetin Tënd, prandaj na shkruaj edhe neve mes atyre që quhen dëshmues të drejtë. Asnjë dëshmi nuk mund të jetë më e drejtë dhe më e dobishme, sesa dëshmia për njëshmërinë e Allahut në meritën e adhurimit dhe dëshmia për besim të plotë ndaj Profetit dhe për të vepruarit sipas këtij besimi. Kjo ishte dëshmia e tyre e madhe, prej së cilës merituan që Allahu i Lartësuar t’i nxirrte faqebardhë dhe triumfues mbi ata që nuk pranonin të besonin dhe të pasonin rrugën e Profetit të tyre. Më tej, i Madhëruari thotë:
3:54Page 57
وَمَكَرُواْ وَمَكَرَ ٱللَّهُۖ وَٱللَّهُ خَيۡرُ ٱلۡمَٰكِرِينَ ٥٤
And they [i.e., the disbelievers] planned, but Allāh planned. And Allāh is the best of planners.
Ata(jobesimtarët)përgatitën një kurth, por edhe Allahu përgatiti një kurth. Allahu është planifikuesi më i mirë. -Mohuesit dhe refuzuesit e udhëzimit të Allahut bënë plane dhe ngritën kurthe për të vrarë Profetin dhe për të shuar dritën e Allahut, por Allahu është planifikuesi më i mirë, prandaj ua ktheu kurthet që ata ngritën me kurthe kundër vetë atyre.
3:55Page 57
إِذۡ قَالَ ٱللَّهُ يَٰعِيسَىٰٓ إِنِّي مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِلَيَّ وَمُطَهِّرُكَ مِنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَجَاعِلُ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوكَ فَوۡقَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِۖ ثُمَّ إِلَيَّ مَرۡجِعُكُمۡ فَأَحۡكُمُ بَيۡنَكُمۡ فِيمَا كُنتُمۡ فِيهِ تَخۡتَلِفُونَ ٥٥
[Mention] when Allāh said, "O Jesus, indeed I will take you and raise you to Myself and purify [i.e., free] you from those who disbelieve and make those who follow you [in submission to Allāh alone] superior to those who disbelieve until the Day of Resurrection. Then to Me is your return, and I will judge between you concerning that in which you used to differ.
(Kujto kur)Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr ty e do të të ngre pranë Meje. Unë do të të shpëtoj ty prej(sherrit të)atyre që nuk besojnë –Kështu, Allahu i Lartësuar e ngriti Isain (a.s.), Profetin dhe adhuruesin e Tij të sinqertë, pranë Vetes. Allahu i Lartësuar bëri që pamja ose shëmbëlltyra e Isait (a.s.) t’i vihej dikujt tjetër. Në këtë mënyrë, armiqtë e Profetit morën atë tjetrin, që mori pamjen e Isait (a.s.), e vranë dhe pastaj e mbërthyen. Megjithatë, ndëshkimi që i pret ata do të jetë shumë i rëndë, sepse ata patën si qëllim vrasjen e Profetit dhe për atë gjë do të shpaguhen. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Allahu e ngriti atë pranë Vetes.” [Nisa 158]. Kjo fjali tregon se Allahu është lart, mbi Fron. Qëndrimi i Tij mbi Fron është diçka e vërtetë dhe nuk ka nevojë për interpretime e devijime. Këtë fakt e konfirmojnë shumë tekste të sigurta e të sakta nga Kur’âni dhe Suneti. Allahu i Lartësuar është Ngadhënjimtar, i Plotfuqishëm dhe Sundues i gjithçkaje. Ishte Ai që ua mbajti dorën dhe ua prishi planet bijve të Israilit, që donin të vrisnin profetin Isa, të zgjedhurin e Tij. Asgjë nuk mund t’i pengonte ata nga vrasja e Isait, veç të Madhërishmit e Ngadhënjimtarit. Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i Urtë. Ishte urtësia e Tij që vuri shëmbëllimin e Isait mbi dikë tjetër dhe i la bijtë e Israilit të mashtroheshin, duke menduar se vranë Profetin.” Ai gjithashtu thotë: “Në fakt, ata as nuk e vranë, as nuk e kryqëzuan, por ashtu iu duk. Ata që nuk pajtohen për çështjen e tij janë gjithë dyshime për të. Ata nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, por veç hamendësime. Në të vërtetë, ata nuk e vranë atë. Jo. Allahu e ngriti atë pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë..” [Nisa 157, 158]. Pastaj thotë Allahu i Lartësuar:...dhe ata që të pasojnë ty do t’i lartësoj mbi ata që mohojnë, deri në Ditën e Kijametit.”. -Sikurse u tha më lart, Allahu i Lartësuar i ndihmoi pasuesit e vërtetë të Isait për të qëndruar në fenë e Tij. Dëshmi tjetër që tregon se Allahu i ndihmoi pasuesit e Isait kundër çifutëve është edhe fakti që të krishterët kanë qëndruar gjithmonë mbi çifutët dhe i kanë shtypur ata. Megjithatë, kur ata devijuan të gjithë nga rruga e drejtë e Isait (a.s.), Allahu i Lartësuar dërgoi Profetin e mëshirës, Muhamedin (a.s.), i cili, bashkë me pasuesit e tij të denjë, do të bëheshin pasuesit e vërtetë të udhëzimit të sjellë nga Isai (a.s.). Dhe, vërtet, ndihma e Allahut ka qenë gjithmonë e dukshme për këtë bashkësi kundër çdo ngjyre të kufrit. Muslimanët kanë triumfuar gjithmonë kundër çifutëve, të krishterëve dhe të gjithë llojeve të mohuesve të Zotit. Edhe nëse në ndonjë periudhë të shkurtër mund të vërejmë se mohuesit, qofshin ata të krishterë, çifutë etj., fitojnë mbi muslimanët, kjo ndodh me lejen e Zotit dhe urtësinë e Tij, për të udhëzuar muslimanët që t’i kthehen fesë së tyre, sepse pikërisht për shkak të devijimit dhe lëshimit të fesë së Zotit vjen humbja dhe dështimi.“Pastaj, vetëm tek Unë është kthimi juaj dhe Unë do të gjykoj mes jush për ato çështje për të cilat ratë në kundërshti”.”. -Të gjithë pretendojnë se e vërteta është me ta. Të gjithë pretendojnë se kanë të drejtë dhe se të tjerët janë të gabuar. Por asnjë pretendim nuk mund të pranohet pa u provuar dhe argumentuar. I vetmi pretendim i pranuar është ai që argumentohet qartë dhe saktë, dhe i vetmi që do të gjykojë për këtë çështje është Allahu i Urtë dhe i Drejtë.
3:56Page 57
فَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَأُعَذِّبُهُمۡ عَذَابٗا شَدِيدٗا فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ ٥٦
And as for those who disbelieved, I will punish them with a severe punishment in this world and the Hereafter, and they will have no helpers."
Ata që nuk besojnë, Unë do t’i ndëshkoj ashpër në këtë botë dhe në Botën tjetër, ... -Për sa i përket ndëshkimit në jetën e dynjasë, ai është shumë i dukshëm dhe çdokush e vëren atë, në çdo kohë. Ai shfaqet me shkatërrime e fatkeqësi të mëdha, të cilat quhen rëndom “fatkeqësi natyrore”. Ai shfaqet edhe në formën e poshtërsive apo shfarosjes së njerëzve nëpërmjet luftrave. Të gjitha këto janë shumë pak, në krahasim me ndëshkimin që i pret ata në jetën tjetër të pasosur. Ai është tmerri, fatkeqësia dhe dëshpërimi më i madh. Ai është zjarri i Xhehenemit dhe zemërimi i Krenarit, të Plotfuqishmit, të Pamposhturit. Ai është humbja e përjetshme e mundësisë për të shijuar mirësitë e besimtarëve dhe shpërblimin e mrekullueshëm të Allahut të Lartësuar....dhe ata nuk do të kenë askënd që t'i ndihmojë. -Askush nuk do t’i ndihmojë ata që të shpëtojnë prej ndëshkimit të merituar. Madje, edhe ata që në këtë jetë i mendojnë si ndërmjetësues tek Allahu, nuk do të mund t’u bëjnë aspak dobi. Të pafuqishëm do të jenë edhe miqtë dhe të dashurit e tyre, të cilët i adhurojnë përveç Allahut. Të gjithë janë të pafuqishëm për të ndihmuar ndonjë, madje as veten e tyre.
3:57Page 57
وَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَيُوَفِّيهِمۡ أُجُورَهُمۡۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ ٱلظَّٰلِمِينَ ٥٧
But as for those who believed and did righteous deeds, He will give them in full their rewards, and Allāh does not like the wrongdoers.
E për sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, atyre do t'ua jap shpërblimin të plotë. -Tjetër gjykim kanë pjesa tjetër, të cilët plotësojnë disa kushte:1. Ata besojnë gjithçka që duhet besuar, që Zoti dhe Profeti i Tij kanë urdhëruar të besohet. Pra, ata besojnë Allahun, të gjithë profetët, shpalljet hyjnore, Ditën e Ringjalljes, etj.2. Ata bëjnë vepra të mira. Dihet që veprat mund të quhen “të mira” vetëm nëse plotësojnë dy kushte: së pari, të kryen me sinqeritet për Allahun e Lartësuar, pra, vetëm për të kënaqur Atë dhe, së dyti, të jenë sipas mësimeve dhe udhëzimeve të sjella nga Profeti (a.s). Ato duhet t’i ketë porositur dhe përshkruar Profeti plotësisht dhe saktësisht, dhe të jetë transmetuar deri tek ne në mënyrë të sigurt dhe të qartë.Kështu, fatlumët që besuan të vërtetën që u erdhi nga Zoti i tyre dhe punuan sipas saj, ata do të kenë tjetër shpërblim, ndryshe nga të parët. Allahu i Lartësuar, për të përshkruar shpërblimin e tyre, thotë: “ju-uef-fîhim uxhûrahum” – “...do t'ua jap shpërblimin të plotë.”. Kjo tregon se ata do ta shijojnë që në dynja shpërblimin e veprave të mira, i cili shfaqet në shumë forma. Krenaria, lumturia, fama, nderimi e respekti ndër njerëz janë shenja të shpërblimit të Allahut për veprat e mira që në këtë jetë. Ndihma e Allahut, suksesi dhe fitorja mbi armiqtë janë gjithashtu shenja të shpërblimit. Jeta e këndshme, e lumtur, e gëzuar, larg brengave e anktheve janë tregues të tjerë të shpërblimit të Allahut. Megjithatë, shpërblimi i plotë për veprat e mira do të jetë në jetën tjetër, në Ditën e Gjykimit. Për çdo të mirë që bëhet me sinqeritet për Allahun e Lartësuar dhe sipas mësimeve dhe udhëzimeve të Profetit, do të jepet shpërblimi më i plotë dhe më i bukur, ashtu siç di të shpërblejë i Mëshirshmi, Bamirësi, Mirënjohësi e Bujari. Madje, përveç shpërblimit të merituar, do të jepet edhe shtesë mbi të, sepse shpërblyesi është Allahu Bujar dhe Mëshirëplotë.Allahu nuk i do të padrejtët. -Madje, Allahu i Lartësuar e urren padrejtësinë dhe të padrejtët dhe për ta ka përgatitur ndëshkimin e Tij të drejtë. Mbi ta do të godasë me drejtësi zemërimi i Tij.
3:58Page 57
ذَٰلِكَ نَتۡلُوهُ عَلَيۡكَ مِنَ ٱلۡأٓيَٰتِ وَٱلذِّكۡرِ ٱلۡحَكِيمِ ٥٨
This is what We recite to you, [O Muḥammad], of [Our] verses and the precise [and wise] message [i.e., the Qur’ān].
Këto(ngjarje)që po të lexohen ty(o Profet)janë argumenta (për besnikërinë tënde)dhe këshilla (nga Kur'ani) plot urtësi. -Shpallja e këtyre ajeteve është një mirësi e jashtëzakonshme që iu dhurua Muhamedit (a.s.) nga Zoti i botëve. Këto ajete janë një mirësi e madhe edhe për këtë popull të zgjedhur, që ndjek rrugën e Profetit të mëshirës. Allahu i Lartësuar e ka quajtur këtë Shpallje me një fjalë madhështore: “Dhikrul Hakîm” – “Këshillë e urtë” ose këshilla plot urtësi. Kur’âni është absolutisht i urtë, i saktë, i sigurt dhe i vërtetë në gjithçka që përmban. Ligjet e tij, që tregojnë kufijtë e Zotit, janë të sqaruara me hollësi. Ngjarjet e shkuara dhe të ardhme vijnë me vërtetësi dhe saktësi. Në të rrëfehen historitë e profetëve të Zotit dhe popujve të tyre. Aty tregohen mrekullitë e profetëve, të cilat Zoti ua dha atyre, që popujt të besonin dhe t’u bindeshin urdhrave e udhëzimeve të tyre. Me pak fjalë, Kur’âni na tregon gjithçka që kemi nevojë të dimë, qoftë nga ngjarjet e së shkuarës dhe të së ardhmes, qoftë nga ligjet dhe dispozitat e domosdoshme për njerëzit, për të qenë të lumtur dhe në paqe me Krijuesin, me veten dhe me të tjerët. Nga Kur’âni përfitohen mësime, merret përvojë dhe forcohet besimi në zemrat e krijesave, prandaj ai është mirësia më e madhe e Zotit të botëve mbi krijesat e Tij.
3:59Page 57
إِنَّ مَثَلَ عِيسَىٰ عِندَ ٱللَّهِ كَمَثَلِ ءَادَمَۖ خَلَقَهُۥ مِن تُرَابٖ ثُمَّ قَالَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ٥٩
Indeed, the example of Jesus to Allāh1 is like that of Adam. He created him from dust; then He said to him, "Be," and he was.
Rasti i Isait tek Allahu, është sikurse rasti i Ademit, të cilin Ai e krijoi nga dheu, e pastaj i tha: “Bëhu!” dhe ai u bë. -Allahu i Lartësuar sjell një argument shumë të thjeshtë dhe të kuptueshëm për t’u qartësuar të krishterëve gabimin e tyre trashanik dhe të papranueshëm. Ata thonë për Isain (a.s.) diçka të pavërtetë, duke mos pasur asnjë argument ku mund të mbështeten, madje atyre nuk u lejohet as ta mendojnë një gjë të tillë. Shikoni se çfarë argumentimi qesharak sjellin të krishterët për të vërtetuar se Isai (a.s.) është “bir” i Zotit. Sipas tyre, meqë Isai (a.s.) nuk pati baba biologjik, atëherë ai ishte biri i Zotit dhe, si i tillë, ai ka cilësi të njëjta me Atin. Subhanallah! Ky nuk vlen të quhet as keqkuptim, jo më të jetë një argument i mirëfilltë për një temë kaq delikate. Ne mund të themi të njëjtën gjë edhe për krijesat e tjera të Zotit. Ato janë thjesht krijesa të të Plotfuqishmit. Ato tregojnë se i vetmi Krijues e Furnizues, që përkujdeset për ta dhe administron çështjet e tyre është Allahu Absolut e Madhështor. Të gjitha shkaqet dhe pasojat i nënshtrohen dëshirës dhe vullnetit të Tij të padiskutueshëm. Asgjë nuk del jashtë vullnetit të Tij. Të krishterët mendojnë se lindja e Isait (a.s.) pa baba biologjik është argument mbështetës i tezës së tyre të gabuar, ndërkohë që, faktikisht, ai është argument kundër tyre. Ai tregon se Allahu i Lartësuar dhe i Gjithëpushtetshëm është aq i Madhërishëm në pushtetin dhe mbretërimin e Tij saqë askush nuk mund t’i afrohet në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Them nuk mund t’i afrohet, e jo më të jetë i njëjtë me Të. Allahu i Lartësuar ka krijuar diçka më të çuditshme sesa Isain. Ai e krijoi Ademin (a.s.) prej dheu, pa nënë dhe pa baba. Atëherë, nëse Ademi nuk mund të jetë fëmijë i Zotit dhe i barabartë me Të, pse duhet që të jetë Isai (a.s.)?! Duke përdorur logjikën e tyre të papjekur, duhet ta pranonim Ademin si fëmijë të Zotit dhe të barabartë me Të. Por nëse nuk e pranojmë një gjë të tillë për Ademin (a.s.), atëherë për Isain nuk duhet të kenë diskutime, sepse ai të paktën e kishte një nënë. Prandaj thotë i Lartësuari:
3:60Page 57
ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَلَا تَكُن مِّنَ ٱلۡمُمۡتَرِينَ ٦٠
The truth is from your Lord, so do not be among the doubters.
E vërteta vjen vetëm nga Zoti yt -E vërteta në të tilla raste mund të sqarohet veçse me argumente të sigurta nga Allahu i Lartësuar, që di gjithçka. Kumti i sigurt që na ka ardhur prej Allahut të Lartësuar, është e vërteta e padiskutueshme, sepse ajo është shpallje e Zotit të gjithësisë. Kjo shpallje e sigurt dhe e ruajtur bën pjesë në ato mirësi dhe dhurata të shumta të Allahut të Lartësuar, që tregojnë përkujdesjen e veçantë për Profetin e Tij të zgjedhur dhe pasuesit e tij të denjë. Të tilla janë të gjitha rrëfimet rreth profetëve të Zotit në kohëra. Duke marë parasysh këto, nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në vërtetësinë e tyre. Megjithatë, Allahu i Lartësuar e përforcon një gjykim të tillë, kur thotë:Prandaj ti mos u bëj kurrë nga ata që dyshojnë! -Pra, asnjëherë mos ki dyshime rreth saktësisë së Shpalljes nga Zoti yt. Të jesh i sigurt se vetëm ajo është e vërteta, ndërsa gjithçka tjetër është mashtrim. Ky ajet dhe të tjerë si ai vërtetojnë rregullin e mrekullueshëm, që thotë: Nëse argumentet e sakta vërtetojnë se një çështje apo një mendim i caktuar është i vërtetë, qoftë në temat e besimit, qoftë në temat e tjera, atëherë është detyrë për njeriun që, çdo mendim tjetër që bie ndesh me këtë mendim të saktë dhe të argumentuar ai ta refuzojë dhe ta gjykojë si të gabuar dhe të papranueshëm. Çfarëdo dyshimi që mund të hidhet rreth asaj çështjeje është i padrejtë dhe i pavlefshëm. Po ashtu, pamundësia e dikujt për të hedhur poshtë dyshimet mbi një çështje të argumentuar saktë, të cilën ai e mbron, nuk tregon se ajo çështje nuk qëndron. Një gjë është e sigurt: gjithçka që kundërshton të vërtetën e sigurt është e kotë dhe e gënjeshtërt (edhe nëse nuk je në gjendje të argumentosh kotësinë e saj). I Lartësuari thotë: “Pas së vërtetës nuk ka asgjë tjetër, veç kotësisë.” [Junus 32]. Me këtë rregull të mrekullueshëm, besimtari gjen prehje dhe qetësi nga shumë dyshime të ngritura nga filozofët. Njeriu nuk është i detyruar që t’u japë përgjigje dhe të zgjidhë çdo dyshim që ata shfaqin. Nëse njeriu u jep përgjigje të gjitha dyshimeve të tyre, kjo tregon për mjeshtërinë e tij në argumentim, por ai nuk e ka detyrë një gjë të tillë. E domosdoshme për njeriun është që të njohë të vërtetën dhe ta sqarojë atë me argumente bindëse dhe të kuptueshme. Po ashtu, ai duhet t’i ftojë të tjerët që ta pasojnë këtë të vërtetë, të mbështetur në argumente të sigurta dhe të qarta.
3:61Page 57
فَمَنۡ حَآجَّكَ فِيهِ مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَكَ مِنَ ٱلۡعِلۡمِ فَقُلۡ تَعَالَوۡاْ نَدۡعُ أَبۡنَآءَنَا وَأَبۡنَآءَكُمۡ وَنِسَآءَنَا وَنِسَآءَكُمۡ وَأَنفُسَنَا وَأَنفُسَكُمۡ ثُمَّ نَبۡتَهِلۡ فَنَجۡعَل لَّعۡنَتَ ٱللَّهِ عَلَى ٱلۡكَٰذِبِينَ ٦١
Then whoever argues with you about it after [this] knowledge has come to you - say, "Come, let us call our sons and your sons, our women and your women, ourselves and yourselves, then supplicate earnestly [together] and invoke the curse of Allāh upon the liars [among us]."
Atyre që të kundërshtojnë ty në çështjen e tij(Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta,... -Allahu i Lartësuar i bën të ditur Profetit (a.s.) se, pas ardhjes së argumenteve të qarta, çdokush që polemizonte me të rreth çështjes së Isait (a.s.), duke pretenduar se ai (Isai)ishte i barabartë me vetë Allahun, është i padrejtë dhe kryeneç, që mohon të vërtetën. Allahu na ka treguar se Isai (a.s.) ishte një prej krijesave të Tij, adhurues i sinqertë dhe Profet nga më të nderuarit dhe të zgjedhurit. Me njerëzit të cilët e shpërfillin të vërtetën e ardhur prej Zotit nuk vlen më diskutimi dhe argumentimi, sepse ata nuk diskutojnë për të arritur të vërtetën, por thjesht për të kundërshtuar e për të treguar veten. Nga diskutime të tilla nuk përfiton askush, prandaj Allahu i Lartësuar na ka udhëzuar që të ndjekim një tjetër rrugë me kësi njerëzish....thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju... -Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij që t’i ftonte ata arrogantë në një sfidë të hapur, që quhet mubâheleh. Mubâhelehdo të thotë: grumbullimi i dy grupeve kundërshtare në një vend, që të lusin Allahun e Lartësuar që ta mallkojë dhe ta ndëshkojë atë grup që është gënjeshtar në pretendimin e tij. Të dyja palët duhet të marrin me vete fëmijët, gratë dhe njerëzit më të dashur të tyre....dhe të lutemi për mallkimin e Allahut mbi gënjeshtarët.”. -Profeti (a.s.) i ftoi ata në një procedurë të tillë, pasi ata nuk pranuan argumentimin dhe faktet e qarta të sjella prej tij. Por ata nuk e pranuan këtë sfidë të Profetit (a.s.). E si mund të pranonin një sfidë të tillë, kur e dinin se kjo do të thoshte që të shfaroseshin totalisht me gjithë familjet e tyre, duke u ndëshkuar kështu që në këtë jetë! Ata pranuan që të qëndronin në fenë e tyre, edhe pse ishin të sigurt për kotësinë e saj. Një sjellje e tillë dëshmon për poshtërsinë dhe motivin e sëmurë që fshihej brenda zemrave të tyre. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë:
3:62Page 58
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡقَصَصُ ٱلۡحَقُّۚ وَمَا مِنۡ إِلَٰهٍ إِلَّا ٱللَّهُۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٦٢
Indeed, this is the true narration. And there is no deity except Allāh. And indeed, Allāh is the Exalted in Might, the Wise.
Nuk ka dyshim se këto janë rrëfime të vërteta(rreth Isait). -Kjo është e vërteta e padiskutueshme. Çdo gjë tjetër që bie ndesh me të është shpifje dhe gënjeshtër.Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër(me meritë)përveç Allahut. -Ai është Zoti që meriton të gjitha adhurimet tona. Allahu është i Vetmi që meriton të adhurohet me dashuri, me durim dhe nënshtrim total. Askush tjetër nuk meriton asnjë grimcë adhurimi, përkushtimi e bindjeje totale, sepse:Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti -Allahu është El Azîz, Krenar, i Plotfuqishëm, Ngadhënjimtar e i Pamposhtur. Çdo gjë i është nënshtruar madhështisë dhe krenarisë së Tij. Allahu është El Ĥakîm, i Urtë. Ai vendos gjithçka në vendin që i takon. Me urtësinë e Tij të madhe, Ai sprovon besimtarët me jobesimtarët, sepse kështu shfaqet dashuria dhe sakrifica e besimtarëve për Zotin e tyre. Për hir të Zotit të tyre, ata luftojnë dhe polemizojnë me qafirët me argumente dhe me Librin e ndritur të dhuruar nga Zoti i gjithësisë.
3:63Page 58
فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَإِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِٱلۡمُفۡسِدِينَ ٦٣
But if they turn away, then indeed - Allāh is Knowing of the corrupters.
Por, nëse ata refuzojnë(besimin e drejtë), atëherë Allahu di gjithçka për ata që përhapin shkatërrimin.... -Allahu e dinte shumë mirë se çfarë fshihnin në zemër ata përhapës të shkatërrimit në tokë, prandaj do t’i ndëshkojë ata ashtu sikurse e meritojnë.
3:64Page 58
قُلۡ يَٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ تَعَالَوۡاْ إِلَىٰ كَلِمَةٖ سَوَآءِۭ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكُمۡ أَلَّا نَعۡبُدَ إِلَّا ٱللَّهَ وَلَا نُشۡرِكَ بِهِۦ شَيۡـٔٗا وَلَا يَتَّخِذَ بَعۡضُنَا بَعۡضًا أَرۡبَابٗا مِّن دُونِ ٱللَّهِۚ فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَقُولُواْ ٱشۡهَدُواْ بِأَنَّا مُسۡلِمُونَ ٦٤
Say, "O People of the Scripture, come to a word that is equitable between us and you - that we will not worship except Allāh and not associate anything with Him and not take one another as lords instead of Allāh."1 But if they turn away, then say, "Bear witness that we are Muslims [submitting to Him]."
Thuaju: “O ithtarë të Librit! Ejani në një fjalë të përbashkët, mes nesh dhe mes jush -Allahu i Lartësuar na mëson që t’i ftojmë ithtarët e Librit të bashkohen në një fjalë të vetme, për të cilën kanë rënë dakord të gjithë profetët e Zotit. Këtë fjalë e kanë kundërshtuar veçse armiqtë e Zotit, arrogantët e humbur. Ajo është e përbashkët për të gjithë ne, dhe askush nga ne nuk duhet ta kundërshtojë. E tillë është metoda që duhet të ndiqet në mënyrën e debatit me të tjerët: fillimisht, le të biem dakord për pikat e përbashkëta, të pranuara nga të gjithë. Kjo fjalë e përbashkët, pra, e cila pranohet nga të gjithë është pohimi që: askush nuk meriton të adhurohet veç Allahut, të Vetmit, Absolutit, Zotit të botëve, siç thuhet në vijim:Të mos adhurojmë asnjë tjetër, përveç Allahut e të mos i bëjmë Atij shok në adhurim! –Ejani, pra, që të adhurojmë vetëm Allahun dhe vetëm Atij t’i përkushtohemi, duke i shprehur dashurinë, nënshtrimin e bindjen tonë të plotë ndaj Tij. Vetëm Atij t’i shprehim frikërespektin, vetëm prej Tij të shpresojmë dhe të kërkojmë ndihmë, mbështetje dhe udhëzim. Adhurimi, dashuria, madhërimi, frika, shpresa, duhet t’i përkushtohen vetëm Atij, e asgjëje tjetër.Të mos e konsiderojmë njëri-tjetrin si zota përveç Allahut!” -Asnjë e asgjë tjetër, përveç Allahut, të mos e pranojmë si Zotin tonë. Bindja dhe nënshtrimi duhet të jenë vetëm për Allahun e Lartësuar dhe udhëzimet e sjella prej Profetit (a.s.). Të mos pranojmë t’u bindemi krijesave duke kundërshtuar Krijuesin, sepse kjo do të thotë që krijesave t’u japësh gradën e Krijuesit, kur dihet që Allahu është i Vetëm e i Pashoq në zotërimin e Tij. Vetëm Ai është i Pushtetshmi, i Cili urdhëron dhe ndalon, shpërblen dhe ndëshkon me drejtësi. Vetëm Ai është Sunduesi, të Cilit i takon bindja dhe nënshtrimi i plotë. Nëse ithtarët e Librit e pranojnë këtë ftesë tuajën, atëherë ata janë si ju dhe kanë të njëjtat përgjegjësi dhe të drejta si ju. Por nëse nuk i pranojnë këto parime të drejta, të sjella nga të gjithë profetët, atëherë dijeni se ata janë arrogantë e të pabindur.E në qoftë se ata refuzojnë, thuaju: “Dëshmoni se ne jemi muslimanë(të nënshtruar ndaj Tij)!” -Të tillëve mjafton t’u dëshmoni se ju jeni muslimanë (të dorëzuar dhe të nënshtruar ndaj një Zoti të vetëm). Dobia e ftesës së tyre në pranimin e parimeve të tilla themelore, ndoshta është një qartësim më i madh për ta dhe nxitje e tyre për të menduar më thellë. Ndoshta ata do të përfitojnë nga dija e sigurt e muslimanëve rreth parimeve të të gjithë profetëve. E nëse nuk përfitojnë, atëherë ajo e hedh poshtë justifikimin e arrogantëve para Zotit. Pas një sqarimi të tillë, në fakt, atyre nuk u mbetet asnjë justifikim për të shpëtuar nga ndëshkimi i merituar që do t’u japë Allahu. Pastaj, kur ju që e dini të vërtetën, dëshmoni se jeni bërë muslimanë, pra, jeni dorëzuar dhe jeni të nënshtruar ndaj një Zoti të vetëm, të tjerët janë të parëndësishëm, refuzimi i të cilëve dëmton veçse ata. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Thuaj: “Besoni në atë (Kur'anin) apo jo, atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur'ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.”. Dhe thonë: “I Lartësuar qoftë Zoti ynë! Premtimi i Zotit tonë është përmbushur.”Ata lëshohen me fytyrë në tokë duke qarë dhe ai (Kur'ani) ua shton edhe më shumë përuljen.” [Isra 107-109]. Një dobi tjetër që përfitohet nga debatet me mohuesit është edhe fakti që, duke respektuar argumentimin e qartë e të saktë, besimtari përtërin besimin dhe bindjen e tij. Ai e shfaq hapur dhe me krenari Islamin, sepse besimi i tij është i ndërtuar mbi një siguri të plotë. Në këtë mënyrë, ai tregon, gjithashtu, mirënjohje për mirësitë e Zotit të tij.
3:65Page 58
يَٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ لِمَ تُحَآجُّونَ فِيٓ إِبۡرَٰهِيمَ وَمَآ أُنزِلَتِ ٱلتَّوۡرَىٰةُ وَٱلۡإِنجِيلُ إِلَّا مِنۢ بَعۡدِهِۦٓۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ٦٥
O People of the Scripture, why do you argue about Abraham while the Torah and the Gospel were not revealed until after him? Then will you not reason?
Çifutët dhe krishterët pretendojnë secili se Ibrahimi (a.s.) ishte i fesë së tyre, dhe për këtë çështje diskutonin me muslimanët. Por Allahu i Lartësuar ua hodhi poshtë pretendimet e tyre me tri argumente:O ithtarë të Librit! Pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit, kur Teurati dhe Ungjilli janë shpallur pas tij?! -Çifutët pasojnë dhe zbatojnë ligjet e Teuratit, ndërsa të krishterët zbatojnë ligjet e Ungjillit, siç pretendojnë. Por që të dy këta libra, Teurati dhe Ungjilli, janë shpallur shumë kohë pas Ibrahimit (a.s.). Atëherë, përse pretendojnë se ai ka qenë çifut ose i krishterë? Këto dy emërtime fetare u shfaqën shumë vonë pas Ibrahimit, prandaj thotë i Lartësuari:A nuk e kuptoni? –Pra, nëse do të mendoheshit pak më thellë dhe të logjikonit, nuk do ta thonit një gjë të tillë.
3:66Page 58
هَٰٓأَنتُمۡ هَٰٓؤُلَآءِ حَٰجَجۡتُمۡ فِيمَا لَكُم بِهِۦ عِلۡمٞ فَلِمَ تُحَآجُّونَ فِيمَا لَيۡسَ لَكُم بِهِۦ عِلۡمٞۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ وَأَنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ ٦٦
Here you are - those who have argued about that of which you have [some] knowledge, but why do you argue about that of which you have no knowledge? And Allāh knows, while you know not.
Ja, ju polemizoni për atë që keni njëfarë njohurie. Po përse polemizoni për atë për të cilën s’keni kurrfarë dijenie? Është vetëm Allahu Ai që e di(dhe e shpall)të vërtetën, kurse ju nuk e dini. –Ky është argumenti i dytë i Allahut të Lartësuar, që hedh poshtë pretendimet e çifutëve dhe të krishterëve për Ibrahimin. Kështu, Allahu i Lartësuar u tregon çifutëve dhe të krishterëve se nuk lejohet të diskutosh rreth një çështjeje për të cilën nuk ke dije. Ata mund të diskutojnë për ndonjë çështje që mund të dinë diçka, po për çështjen e Ibrahimit, për të cilën nuk dinë asgjë, ata duhet të heshtin. Prandaj u thuhet: Ju duhet ta pranoni që nuk dini asgjë të saktë rreth Ibrahimit, prandaj nuk ju lejohet të hapni gojë dhe të diskutoni për diçka që nuk keni njohuri. Pastaj i Madhëruari sjell argumentin e tretë, që hedh poshtë pretendimet e tyre: dëshmia e Tij se Ibrahimi ishte besimdrejtë, që adhuronte një Zot të vetëm dhe i dorëzuar plotësisht Allahut të Lartësuar.
3:67Page 58
مَا كَانَ إِبۡرَٰهِيمُ يَهُودِيّٗا وَلَا نَصۡرَانِيّٗا وَلَٰكِن كَانَ حَنِيفٗا مُّسۡلِمٗا وَمَا كَانَ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ٦٧
Abraham was neither a Jew nor a Christian, but he was one inclining toward truth, a Muslim [submitting to Allāh]. And he was not of the polytheists.1
Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë, por ai ishte në besimin e vërtetë(në një Zot të vetëm). Ai ishte musliman (i nënshtruar ndaj Zotit) dhe nuk ishte idhujtar. -Ky ajet është argumenti i tretë që hedh poshtë pretendimet e tyre. Allahu, Krijuesi i Ibrahimit (a.s), dëshmon se Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë e as idhujtar, por ishte besimdrejtë (ĥanîfen), që adhuronte një Zot të vetëm, Allahun e Lartësuar, Krijuesin e gjithësisë. Ai ishte musliman, pra, i dorëzuar, i përkushtuar dhe i nënshtruar vetëm ndaj një Zoti të Pashoq në çdo aspekt. Ai ishte i dorëzuar dhe i përkushtuar vetëm ndaj Allahut të Lartësuar. Kjo është dëshmi e bazuar në dije absolute, të padiskutueshme. Pastaj vazhdon i Madhëruari të tregojë se njerëzit që kanë më shumë meritë për t’u quajtur “të fesë së Ibrahimit” janë besimtarët e kohës së tij, që ndoqën rrugën e Ibrahimit, dhe pastaj profeti Muhamed (a.s)me pasuesit e tij. Kështu, thotë i Lartësuari:
3:68Page 58
إِنَّ أَوۡلَى ٱلنَّاسِ بِإِبۡرَٰهِيمَ لَلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ وَهَٰذَا ٱلنَّبِيُّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۗ وَٱللَّهُ وَلِيُّ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٦٨
Indeed, the most worthy of Abraham among the people are those who followed him [in submission to Allāh] and this prophet [i.e., Muḥammad (ﷺ)] and those who believe [in his message]. And Allāh is the Ally1 of the believers.
Sigurisht, ndër njerëzit më të afërt të Ibrahimit janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet(Muhamedi)së bashku me ata që e kanë besuar. -Këta janë pasuesit dhe pasardhësit e denjë të Ibrahimit dhe të rrugës së tij. Ata e ndoqën rigorozisht udhëzimin e Ibrahimit. Për këta, Allahu i Lartësuar ka bërë një premtim madhështor, duke thënë:Allahu është Mbrojtësi i besimtarëve. –Pra, Allahu është Uelijju i besimtarëve. Uelijj i dikujt quhet i dashuri, miku ose kujdestari i tij, që e ndihmon dhe përkujdeset vazhdimisht për të. Ndërsa çifutët, të krishterët e idhujtarët, të cilët e braktisën fenë, besimin dhe ligjin e sjellë nga Ibrahimi, ata janë shumë larg nga Ibrahimi, por dhe Ibrahimi është larg tyre. Pretendimet e tyre të pabaza janë të pavlefshme. Këto ajete tregojnë se ndalohet të diskutojmë për çështje të cilat nuk i njohim. Për ato gjëra që nuk i dimë, më mirë të heshtim sesa të flasim. Këto ajete tregojnë, gjithashtu, se njohja e historisë njerëzore është diçka e mirë, prandaj jemi të nxitur që të hulumtojmë në këtë drejtim. Nëpërmjet kësaj dijeje, ne mund të gjykojmë dhe argumentojmë saktë për shumë çështje, sikurse shtjelluam çështjen e përkatësisë fetare të Ibrahimit. Pastaj i Urti thotë:
3:69Page 58
وَدَّت طَّآئِفَةٞ مِّنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ لَوۡ يُضِلُّونَكُمۡ وَمَا يُضِلُّونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمۡ وَمَا يَشۡعُرُونَ ٦٩
A faction of the People of the Scripture wish they could mislead you. But they do not mislead except themselves, and they perceive [it] not.
Disa nga ithtarët e Librit dëshirojnë t’ju shtyjnë në rrugë të gabuar. -Allahu i Lartësuar na tregon rreth një grupi njerëzish, që gjithmonë do të ekzistojnë mes ithtarëve të Librit. Poshtërsia e këtyre ka arritur kulmin. Ata nuk mjaftohen me faktin që janë të humbur dhe po shkojnë drejt zjarrit të Xhehenemit, por dëshirojnë dhe përpiqen që të humbasin edhe muslimanët nga rruga e drejtë. Në ajetin 109 të sures Bekare, i Lartësuari thotë: “Shumë ithtarë të Librit do të dëshironin që, pasi keni besuar, t’ju kthejnë në jobesimtarë, të shtyrë nga zilia e tyre, edhe pasi u ishte bërë e qartë e Vërteta. Falini dhe tolerojini ata, derisa Allahu ta sjellë urdhrin e Vet! Allahu ka pushtet për gjithçka.” Dihet shumë mirë se ai që e dëshiron fort një gjë, përpiqet që t’ia arrijë qëllimit me çdo mënyrë e rrugë që mundet. Kështu veprojnë ata të mallkuar. Ata mundohen që t’i devijojnë muslimanët nga rruga e tyre, duke u futur dyshime. Por Allahu i Lartësuar është i Mëshirshëm me adhuruesit e Tij të sinqertë dhe përkujdeset për ta. Kurthet godasin veçse ata që i kurdisin ato. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:Por ata nuk devijojnë tjetër njeri veç vetes së tyre dhe nuk e kuptojnë. -Përpjekjet e tyre për të devijuar dhe çoroditur muslimanët nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për t’u zhytur edhe më thellë në humbjen e tyre. Me këtë veprim, ata ia shtojnë edhe më shumë vuajtjet vetes së tyre. Thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Atyre, që nuk besuan dhe penguan nga rruga e Allahut, do t'u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.” [Nahl 88]. Ata janë aq fatkeqë në këto përpjekje të dëshpëruara për të kënaqur smirën dhe armiqësinë e tyre, saqë nuk e ndiejnë se po dëmtojnë vetveten. Ata janë aq të verbuar nga zilia dhe urrejtja për të zgjedhurit dhe të dashurit e Zotit, saqë nuk e shikojnë se përpjekjet e tyre nuk dëmtojnë asnjë tjetër, veçse ata vetë.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences