As-Sa'diAli 'Imran · 3:93–107

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Ali 'Imran 3:93–107

3:93Page 62

۞ كُلُّ ٱلطَّعَامِ كَانَ حِلّٗا لِّبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ إِلَّا مَا حَرَّمَ إِسۡرَٰٓءِيلُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦ مِن قَبۡلِ أَن تُنَزَّلَ ٱلتَّوۡرَىٰةُۚ قُلۡ فَأۡتُواْ بِٱلتَّوۡرَىٰةِ فَٱتۡلُوهَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٩٣

All food was lawful to the Children of Israel except what Israel [i.e., Jacob] had made unlawful to himself before the Torah was revealed. Say, [O Muḥammad], "So bring the Torah and recite it, if you should be truthful."

Të gjitha llojet e ushqimeve ishin të lejuara për bijtë e Israilit, përveç atij(ushqimi)që Israili ia ndaloi vetvetes, para se të zbriste Teurati. -Çifutët pretendonin se shfuqizimi i një norme është diçka e papranueshme kur bëhet fjalë për normat e caktuara dhe të sjella nga Zoti i gjithësisë. Për hir të këtij “parimi” të tyre, që në fakt edhe ata vetë nuk e pranojnë dhe zbatojnë plotësisht, ata mohuan Isain dhe Muhamedin (a.s.) si profetë, sepse këta të dy, me ligjin hyjnor që sollën, shfuqizuan disa dispozita të përcaktuara në Teurat. Pra, judejtë e justifikuan mospranimin e dy profetëve të mëdhenj nga ana e tyre me faktin që ata anuluan disa norma të përcaktuara prej Zotit në Teurat. Por Allahu i Lartësuar ua hodhi poshtë këtë pretendim të tyre për të justifikuar refuzimin e dy profetëve të mëdhenj. Mënyra më e mirë për të hedhur poshtë pretendimin e kundërshtarit është që të përdorësh të njëjtat kritere dhe rrugë argumentimi që përdor ai. Me këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar sjell një pjesë nga historia e Jakubit (ose Israilit) (a.s.). Allahu i Lartësuar na tregon se për bijtë e Israilit ishin të lejuara të gjitha ushqimet deri në momentin kur Jakubi (a.s.) ia ndaloi vetvetes mishin e devesë dhe qumështin e saj. Shkak për këtë vendim të Jakubit u bë një sëmundje që atij iu shkaktua nga mishi dhe qumështi i devesë. Gjatë kësaj sëmundjeje, Jakubi iu betua Zotit se do t’ia ndalonte vetes këtë ushqim dhe pije, të cilat ishin nga më të dashurat për të, dhe ashtu veproi. Edhe pasardhësit e tij e pasuan atë në këtë ligj, të cilin ai ia imponoi vetvetes. E gjithë kjo ndodhi para shpalljes së Teuratit. Pastaj, pas shpalljes së Teuratit në kohën e Musait (pra, shumë vjet pas Jakubit), u ndaluan edhe shumë gjëra të tjera, të cilat më parë kishin qenë të lejuara për bijtë e Israilit. Për këtë, Allahu i Lartësuar thotë: “Për shkak të padrejtësisë së hebrejve dhe për shkak se ata penguan shumë nga rruga e Allahut, Ne ua bëmë haram disa të mira, që më parë ishin të lejuara. Edhe për shkak të përfitimit nga kamata, ndërkohë që e kishin të ndaluar atë, si dhe për shkak të ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të dhembshëm për ata prej tyre që nuk besuan.” [Nisa 160, 161]. Atëherë, kuptimi i ajetit është: A nuk është ky një shembull i mirë që tregon se shfuqizimi i disa dispozitave të Zotit është diçka e pranueshme edhe nga vetë ju? Atëherë, përse sillni si justifikim për të mohuar dy profetë të mëdhenj faktin se ata kanë bërë shfuqizime të disa normave të mëparshme, ndërkohë që kjo pranohet edhe në librat që ju i besoni?! Nëse e kundërshtojnë një fakt të tillë, atëherë i Madhëruari thotë:Thuaju: “Silleni, pra, Teuratin dhe lexojeni atë, nëse jeni njerëz të së vërtetës!” -Por ata vazhduan me arrogancë e kokëfortësi në qëndrimin e tyre, edhe pse e vërteta ishte shumë e qartë. Prandaj Allahu i Lartësuar kërcënon dhe thotë:

3:94Page 62

فَمَنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَ مِنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ ٩٤

And whoever invents about Allāh untruth after that - then those are [truly] the wrongdoers.

Çdokush që, edhe pas kësaj, shpif gënjeshtra kundër Allahut, është me të vërtetë keqbërës. -Vërtet ky është një krim dhe padrejtësi e pashembullt. Të ftohesh për të gjetur të vërtetën, duke u bazuar në Librin e Zotit, dhe të mos e pranosh një gjë të tillë?! Kjo vërtet tregon arrogancë, kokëfortësi dhe padrejtësi të pamatë. Nga ana tjetër, kjo është një dëshmi shumë bindëse për profetësinë dhe vërtetësinë e Muhamedit (a.s.). Ai ishte Profet i Zotit, të cilit i shpallej e vërteta. Ose, në të kundërt, si mund të shpjegohet që ai dinte imtësi të tilla, të cilat nuk mund t’i dinte askush tjetër, veç atij që Zoti ia zbulon e tregon?! Prandaj thotë i Lartësuari:

3:95Page 62

قُلۡ صَدَقَ ٱللَّهُۗ فَٱتَّبِعُواْ مِلَّةَ إِبۡرَٰهِيمَ حَنِيفٗاۖ وَمَا كَانَ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ٩٥

Say, "Allāh has told the truth. So follow the religion of Abraham, inclining toward truth; and he was not of the polytheists."1

Thuaj: “Allahu thotë të vërtetën. –Pra, Allahu i Lartësuar është i saktë dhe i vërtetë në gjithçka që lajmëron dhe që gjykon. Këtu urdhërohet Profeti (a.s.) dhe besimtarët që të deklarojnë me gojë se Allahu i Lartësuar e thotë të vërtetën qartë dhe bindshëm. Por kjo deklaratë duhet të shoqërohet me besim dhe siguri në zemër. Ajo duhet të jetë e bazuar në dije dhe argumente të sakta, sepse vetëm në këtë mënyrë ajo do të zërë vendin që duhet në polemikat kundër mohuesve të Zotit. Madje, është detyrë për adhuruesit e Allahut të Lartësuar që t’i argumentojnë fjalët e drejta të Allahut dhe t’ua paraqesin ato qartë dhe shkoqur refuzuesve të së vërtetës. Nga ky ajet kuptohet se njerëzit më të mëdhenj në besimin dhe dashurinë për Allahun, janë ata më të diturit, që kanë siguri më të plotë në argumentet fetare dhe logjike, të cilat vërtetojnë imanin dhe udhëzimet e Allahut. Për këtë arsye, njeriu duhet të synojë që ta përsosë dijen dhe sigurinë e tij, në aspektet e besimit dhe të udhëzimeve të Allahut të Lartësuar, për të qenë nga njerëzit më të dashur dhe më të afruar tek Ai. Pastaj Allahu i Lartësuar i urdhëron ata që të pasojnë fenë dhe udhëzimin e sjellë prej Ibrahimit (a.s.):Ndiqeni atëherë fenë e pastër të Ibrahimit, i cili kurrë nuk ishte prej idhujtarëve!” -Ibrahimi (a.s.) ishte ĥanîf ose besimdrejtë. Ĥanîf është ai që adhuron një Zot të vetëm me dashuri, madhërim, nënshtrim dhe bindje totale, duke u larguar nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Allahut. Njësimi me adhurim i Allahut të Lartësuar dhe largimi nga çdo formë e politeizmit janë rruga e vetme për të arritur lumturinë në të dyja jetët. Me lënien dhe shpërfilljen e kësaj rruge, është i pashmangshëm dëshpërimi në të dyja jetët. Ky ajet tregon, gjithashtu, se çifutët dhe të tjerët, të cilët nuk e pasojnë fenë dhe udhëzimin e Ibrahimit, nuk janë njësues të Allahut në adhurim. Pasi i urdhëroi që të pasonin fenë dhe udhëzimin e Ibrahimit, që do të thotë teuhid dhe largim nga shirku, Allahu i Lartësuar vijon t’i nxisë adhuruesit e Tij që të madhërojnë dhe respektojnë një nga shenjtëritë më të mëdha të Zotit në tokë, Qaben, duke urdhëruar që ta vizitojmë atë për umra dhe për haxh.

3:96Page 62

إِنَّ أَوَّلَ بَيۡتٖ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِي بِبَكَّةَ مُبَارَكٗا وَهُدٗى لِّلۡعَٰلَمِينَ ٩٦

Indeed, the first House [of worship] established for mankind was that at Bakkah [i.e., Makkah] - blessed and a guidance for the worlds.

Shtëpia e parë e ndërtuar për njerëzit është ajo në Bekë (Mekë), plot bekime dhe udhëzuese për mbarë botën. -Allahu i Lartësuar na tregon këtu për madhështinë dhe mirësinë e Shtëpisë së Shenjtë në Mekë. Ajo është e para ndërtesë që Allahu i Lartësuar e përcaktoi për njerëzit si vend ku të kryejnë adhurimet e tyre për Krijuesin e dashur dhe të mëshirshëm. Gjithashtu, në këtë faltore adhurohet Zoti, falen gjynahet, mbulohen të metat, lëshimet dhe mangësitë. Tek ajo kryhen shumë lloje adhurimesh dhe përkushtimesh, nëpërmjet të cilave krijesat afrohen tek Allahu dhe fitojnë kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Atje fitohet shpërblimi i Allahut dhe shpëtohet prej ndëshkimit të Tij, prandaj Allahu i Lartësuar e ka cilësuar si “mubaraken” - plot bekime. Allahu i Lartësuar e ka përshkruar këtë shtëpi edhe me një cilësi tjetër: “udhëzuese për mbarë botën.”. Ka dy forma udhëzuesish: udhëzues drejt dijeve të vlefshme dhe udhëzues drejt veprave të mira. Sigurisht, Shtëpia e Shenjtë është udhëzuese për njerëzimin me të dyja format e lartpërmendura. Për sa u përket udhëzuesve që gjenden në këtë Shtëpi dhe në rrethinat e saj, çdo gjë është shumë e qartë. Atje janë shumë të qarta dhe të dukshme vendet ku duhet të kryhen ritet dhe përkushtimet e caktuara për Zotin e gjithësisë. Ndërsa për sa u përket udhëzuesve drejt dijeve të vlefshme, mund të themi se Qabja dhe rrethinat e saj të bukura janë të mbushura plot shenja dhe mrekulli të qarta. Atje ndodhen plot shenja, të cilat dëshmojnë për madhështinë, urtësinë, dijen dhe mëshirën e gjerë të Krijuesit të tyre. Prej tyre, ne kuptojmë qëllimet e larta dhe të urta të Krijuesit dhe Mëshiruesit të dashur. Në Shtëpinë e Shenjtë gjen shenja që flasin për njëshmërinë e Allahut në meritën e adhurimit. Atje gjen argumente rreth mëshirës, urtësisë dhe madhështisë së Allahut. Ato dëshmojnë për gjerësinë e dijes së Tij dhe për bamirësinë e pakufishme të Allahut për adhuruesit e Tij. Ato tregojnë, gjithashtu, për mirësitë e shumta që Ai u ka dhuruar të dashurve dhe profetëve të Tij. Ndër shenjat dhe argumentet që na udhëzojnë drejt dijeve të vlefshme, Allahu i Lartësuar përmend:

3:97Page 62

فِيهِ ءَايَٰتُۢ بَيِّنَٰتٞ مَّقَامُ إِبۡرَٰهِيمَۖ وَمَن دَخَلَهُۥ كَانَ ءَامِنٗاۗ وَلِلَّهِ عَلَى ٱلنَّاسِ حِجُّ ٱلۡبَيۡتِ مَنِ ٱسۡتَطَاعَ إِلَيۡهِ سَبِيلٗاۚ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِيٌّ عَنِ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٩٧

In it are clear signs [such as] the standing place of Abraham. And whoever enters it [i.e., the Ḥaram] shall be safe. And [due] to Allāh from the people is a pilgrimage to the House - for whoever is able to find thereto a way. But whoever disbelieves [i.e., refuses] - then indeed, Allāh is free from need of the worlds.1

Atje ka shenja të qarta, siç është Vendi i Ibrahimit -Allahu i Lartësuar e ka konsideruar “Mekamu Ibrahim” – Vendin e Ibrahimit, si shenjë që të udhëzon në shumë dije të vërteta. Po çfarë nënkupton “Mekamu Ibrahim”? Çfarë është ajo shenjë a mrekulli që Zoti ka vendosur në të?! Dijetarët kanë mendime të ndryshme për këto çështje: Kështu, disa mendojnë se këtu flitet për gurin e njohur, mbi të cilin hipte Ibrahimi (a.s.) për të ndërtuar muret e Qabes. Ky gur ka qëndruar ngjitur pranë Qabes deri në kohën e Omer Ibn Hatabit, i cili e zhvendosi atë në pikën ku ndodhet edhe sot. Shenjat e Zotit që ndodhen në këtë gur janë pikërisht gjurmët e këmbëve të Ibrahimit (a.s.), të cilat mrekullisht i kanë rezistuar kohës deri më sot. Është vërtet e jashtëzakonshme ruajtja me shekuj e këtyre gjurmëve. Disa thonë se mrekullia qëndron në respektin dhe dashurinë e madhe që Allahu ka vendosur në zemrat e njerëzve për Ibrahimin (a.s.). Sipas tyre, “Meķâmu Ibrâhîm” do të thotë “Grada e lartë e Ibrahimit”. Të gjithë njerëzit e duan, e respektojnë dhe e nderojnë figurën dhe gradën e lartë të Ibrahimit (a.s.). Megjithatë, të tjerë mendojnë se “Meķâmu Ibrâhîm”ka kuptimin: “Vendadhurimi i Ibrahimit”. Kështu, përderisa ky grup emëror është i formës pronë - pronar, sipas rregullave gjuhësore të arabishtes, ai përfshin në kuptimin e tij të gjitha vendadhurimet e Ibrahimit (a.s.) në Qabe dhe rreth saj, ku Ibrahimi kreu adhurimet dhe përkushtimet e Tij ndaj Allahut të Lartësuar. Nën dritën e këtij kuptimi, të gjitha adhurimet që kryen në Qabe dhe rreth saj, si tavafi, sa'ji, namazi, qëndrimi në Muzdelife etj., janë argumente të madhështisë së kësaj Shtëpie dhe të adhurimeve të kryera në të ndër shekuj, që prej kohës së Ibrahimit (a.s.) e deri tani. Të gjitha këto rite, që nuk reshtin në këtë vend të bekuar çdo vit, çdo muaj e çdo ditë nga miliona njerëz, dëshmojnë për qëllimet e larta të Krijuesit kundrejt kësaj toke të begatë dhe kundrejt popullit që e adhuron Zotin Një në të. Një shenjë e madhe dhe argument i mrekullueshëm është edhe dashuria e malli që Allahu i Lartësuar ka futur në zemrat e njerëzve për të vizituar këtë Shtëpi të Shenjtë. Ata durojnë shumë vështirësi e mundime, janë gati të shpenzojnë gjithçka prej jetës dhe pasurisë së tyre vetëm për ta vizituar dhe për të shprehur në të adhurimin dhe dashurinë e tyre ndaj Zotit të saj, ndaj Allahut të Lartësuar. Në të gjitha ritet e përkushtimet që kryhen në Qabe ka urtësi të mrekullueshme dhe qëllime shumë të larta. Adhurimet e lidhura me atë vend janë aq dobiprurëse dhe të mrekullueshme saqë njerëzit nuk mund të përkufizojnë edhe një pjesë të vogël të tyre. Një mrekulli tjetër e Xhamisë të Shenjtë, që dëshmon për pushtetin dhe vërtetësinë absolute të Allahut të Lartësuar është edhe një fakt tjetër, që tregohet në këtë ajet:...dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. -Çdokush që hyn në Mekë është i sigurt nga çdo e keqe, ligjërisht dhe realisht. Themi ligjërisht, sepse nëpërmjet profetit Ibrahim (a.s.) e më pas edhe nëpërmjet Muhamedit (a.s.), Allahu i Lartësuar ka caktuar dispozita sigurie, të cilat mundësojnë që ai vend të madhërohet dhe të nderohet. Kështu, çdokush që hyn në Vendin e Shenjtë duhet të jetë i sigurt dhe i ruajtur nga çdo e keqe. Madje, atje është ndaluar edhe vrasja e kafshëve të gjuetisë apo prerja e pemëve dhe e bimësisë së saj. Lidhur me çështjen, disa dijetarë mbështeten në këtë ajet e thonë se kush bën një krim jashtë Vendit të Shenjtë dhe më pas hyn në të, ai është i sigurt dhe nuk dënohet, derisa të dalë prej atij vendi. Ndërsa për sa i përket sigurisë reale të këtij vendi, mund të themi se Allahu i Lartësuar, me urtësinë dhe pushtetin e Tij absolut mbi gjithçka, ka përcaktuar dhe vendosur që Qabja të ketë një nderim dhe vend të veçantë në zemrat e të gjithë njerëzve. Madje edhe idhujtarët apo qafirët (kur Vendi i Shenjtë ende nuk ishte pastruar prej tyre) e nderonin dhe e respektonin shenjtërinë dhe sigurinë e atij vendi. Kështu, për shembull, edhe pse ata ishin në përgjithësi të papërmbajtur, nëse ndonjëri prej tyre shihte vrasësin e babait të vet në Qabe, nuk e ngacmonte apo dëmtonte atë. Një tjetër shenjë e mrekullueshme që tregon për pushtetin absolut të Allahut dhe për faktin se Ai e ka përcaktuar këtë vend që të jetë i shenjtë e i sigurt, është edhe mbrojtja që Zoti i ka siguruar Qabes gjatë kohërave. Çdokush që ka dashur të bëjë diçka të keqe në të apo, aq më keq, ta shembë e shkatërrojë atë vend të shenjtë, e ka vuajtur ndëshkimin e hidhur që në këtë jetë, para atij të ahiretit. Kështu ndodhi me të ashtuquajturën “Ushtria e Elefantit”, por edhe me të tjerë.Për hir të Allahut, është detyrë për njerëzit vizita e Shtëpisë... -Rreth këtij ajeti ka folur shumë bukur Ibn Kajjimi, të cilin unë do të doja ta citoja këtu. Kështu, pasi i bën një analizë gjuhësore kësaj fjalie, duke shfaqur disa dobi që fshihen pas formulimit të saj, Imam Ibn Kajjimi tregon se ajo përcjell tre mesazhe njëri pas tjetrit, të cilët janë renditur sipas rëndësisë së secilit. Renditja e tyre në fjali është në këtë mënyrë: Së pari: “Për hir të Allahut”. Ky është qëllimi që duhet të ketë njeriu në kryerjen e kësaj detyre. Në fakt, çdo adhurim duhet kryer për hir të Allahut, për të arritur kënaqësinë e Tij. Kështu, fjalia nis duke treguar së pari qëllimin e veprës dhe duke përmendur emrin e Tij të mrekullueshëm, Allah. Përmendja e këtij emri në fillim bëhet edhe për të treguar rëndësinë e madhe të kësaj detyre, madje përmban në vetvete edhe një lloj kërcënimi për ata që nuk e përfillin atë. Vërtet, kjo detyrë është një nga shtyllat e Islamit. Vizita e Shtëpisë së Zotit është një detyrë e madhe për njeriun, sikurse namazi, agjërimi etj. Ajo dispozitë që është bërë e detyrueshme nga vetë Allahu i Lartësuar, nuk është njëlloj si dispozitat e tjera, të ligjëruara për qëllime të tjera. Së dyti: “është detyrë për njerëzit”. Pra, më pas përmenden ata mbi të cilët rëndon kjo detyrë, që janë të gjithë njerëzit. Së treti: “vizita e Shtëpisë”. Në rend të tretë tregohet vetë detyra që rëndon mbi tërë njerëzimin në përgjithësi, dhe që duhet kryer me qëllim që të arrihet kënaqësia e Allahut të Lartësuar. Kjo detyrë kaq e rëndësishme është, pra: “vizita e Shtëpisë së Shenjtë”. Pastaj Allahu i Lartësuar tregon një hollësi tjetër:...për atë që ka mundësi të shkojë tek ajo. -Në shpjegimin e kësaj pjese, imam Ibn Kajjimi ka analizuar fjalinë nga ana gjuhësore dhe ka thënë se vizita e Shtëpisë së Shenjtë është detyrim për të gjithë njerëzit në përgjithësi, ndërsa përjashtimi që bëhet në fjalinë e fundit tregon se ata që nuk kanë mundësi që ta kryejnë këtë vizitë, Allahu i Lartësuar nuk do t’i marrë në llogari. Përgjegjësinë e kanë vetëm ata të cilët e kanë mundësinë që ta kryejnë një detyrë të tillë. Pra, analiza gjuhësore që i është bërë kësaj fjalie tregon saktësinë e qëndrimit të mësipërm, sepse dikush mund të mendojë gabimisht se vizita e Shtëpisë së Shenjtë është thjesht një detyrim kolektiv (farz kifaje) që, po të përmbushet nga një individ i bashkësisë, hiqet përgjegjësia nga të tjerët, dhe jo detyrim individual (farz ajn). Shikoni me kujdes fjalinë! Fragmenti: “...për atë që ka mundësi të shkojë tek ajo” tregon që përgjegjësia për kryerjen apo jo të kësaj detyre është lidhur ngushtë me mundësinë për ta kryer atë. Pra, njeriu nuk do të merret në përgjegjësi tek Allahu i Lartësuar për kryerjen apo jo të saj, derisa të ketë mundësinë që ta kryejë. Nëse i krijohet mundësia dhe nuk e kryen, atëherë ai do të jetë përgjegjës. Ky është kuptimi i saktë i këtij ajeti. Një përfitim tjetër nga ky ajet është edhe mënyra e formulimit të dispozitave të Allahut të Lartësuar për adhuruesit e Tij. Për të përforcuar rëndësinë e një dispozite të caktuar, Ai përdor stile të ndryshme gjuhësore. Për shembull, kur Allahu i Lartësuar bën të detyrueshme diçka ose kërkon diçka të caktuar, Ai përdor forma të tillla si: “Kutibe alejkumus-sijamu” (Është shkruar për ju (si detyrë) agjërimi), ose: “Hur-rimet alejkumul mejtetu” (Është bërë haram për ju e ngordhura), ose: “Kul teâleu etlu mâ ĥar-rame rab-bukum alejkum” (Thuaj: “Ejani t’ju lexoj se çfarë ka bërë haram Zoti juaj për ju..). Por kur sjell ligjin për detyrimin e kryerjes së haxhit, Allahu përdor disa elementë gjuhësorë përforcues, për të treguar rëndësinë e madhe të këtij adhurimi. Disa nga këta elementë janë:1. Shprehja hyrëse: “Për hir të Allahut”. Pra, kjo detyrë është vetëm për hir të Allahut, prandaj merreni atë në konsideratë në mënyrë të veçantë.2. Shprehja: “(detyrë) për njerëzit”. Kjo është një nga mënyrat më të forta (në arabisht) të ligjërimit të urdhërave.3. Përsëritja e pohimit të këtij detyrimi, duke u rikujtuar njerëzve se kanë përgjegjësi të madhe për kryerjen e tij, kur thotë: “...për atë që ka mundësi”. Pra, Allahu u rikujton njerëzve se kjo është një përgjegjësi që rëndon mbi ta, sidomos kur ata e kanë mundësinë për ta kryer atë. Kjo është një nxitje për të qenë më shumë të kujdesshëm ndaj këtij detyrimi.4. Në shprehjen: “...për atë që ka mundësi”, fjala “sebîlâ”(mundësi, rrugë) është (në arabisht) në trajtën e pashquar, në një fjali kushtore. Si e tillë, ajo jep kuptimin që: duhet kërkuar çdo rrugë e mundësi për ta kryer këtë detyrim. Pra, haxhi është i detyrueshëm të kryhet, duke kërkuar e gjetur çdo mënyrë që ta mundësojë atë.Një formë tjetër përforcimi është edhe kërcënimi vijues:Kush nuk beson(këtë dispozitë)le ta dijë se, Allahu nuk ka nevojë për botën. -Ky vërtet konsiderohet si kërcënim, sepse Allahu i Lartësuar e ka konsideruar mohimin e kësaj detyre si kufër (mohim të Zotit), dhe ky është, gjithashtu, përforcues i kësaj detyre. Allahu i Lartësuar ka deklaruar diçka, që vërtet konsiderohet si qortim, këshillë e kërcënim për njerëzit. Ai ka thënë që: “Allahu nuk ka nevojë për botën.” Allahu nuk ka nevojë për ibadetin që ia përkushtojnë njerëzit. Pra, Allahu i Lartësuar është i Pasur e Jonevojtar për adhurimet që kryejnë krijesat. Allahu nuk ka nevojë për adhurimin e askujt. Ai është i Lavdëruar dhe i Madhëruar në Veten e Tij. Çdo adhurim që Ai ka ligjëruar e ka bërë me mëshirën e Tij për lumturinë e njeriut. Kush e pranon ftesën, fiton kënaqësinë e Zotit, e kush e refuzon, dëmton veçse vetveten, duke merituar zemërimin dhe ndëshkimin e Zotit të tij. Siç kuptohet, kërcënimi është shumë i fortë dhe tregon rëndësinë e këtij urdhri. Për ta theksuar kërcënimin, Allahu i Lartësuar ka thënë se është Jonevojtar ndaj të gjithë botës, e nuk ka thënë që është Jonevojtar ndaj adhurimit të njërit apo tjetrit, që nuk dëshiron ta bëjë atë adhurim. Ky është element më i fuqishëm që tregon se Ai është i Pasur e i Lavdëruar, që nuk ka nevojë për asnjë dhe për asgjë, në çdo aspekt. Kështu përforcohet edhe kërcënimi ndaj atyre që e shpërfillin këtë detyrë. Element tjetër është pjesëza “inne” (vërtet) që përdoret në gjuhën arabe për të përforcuar kumtin e fjalisë. Edhe kjo është bërë, pra, në funksion të përforcimit të kësaj detyre, që quhet “vizita te Shtëpia e Zotit”. Të gjithë elementët përforcues tregojnë së bashku rëndësinë e madhe të këtij riti. Medito pak se si Allahu i Lartësuar e ka përsëritur dy herë që ky adhurim është detyrë: një herë për njerëzit në përgjithësi, dhe pastaj për ata që kanë mundësi dhe gjejnë rrugë dhe mjete për kryerjen e kësaj detyre, në veçanti. Përsëritja e një urdhri tregon për rëndësinë e tij. Pastaj medito pak edhe për faktin që Allahu i Lartësuar, para se të sjellë urdhrin e përforcuar për kryerjen e këtij adhurimi, përmend shumë vlera e mirësi të Shtëpisë së Shenjtë. Pa dyshim që ky stil është i mrekullueshëm për të nxitur shpirtrat dhe zemrat e njerëzve që ta vizitojnë atë vend të begatë. Subhanallah! Allahu i Lartësuar i bën shpirtrat që të përmallohen dhe ta duan fort vizitën e Qabes, që ata të shkojnë atje, edhe nëse nuk do të ishte detyrim për ta. Në ajetet e mësipërme numërohen shumë mirësi, që tregojnë madhështinë e Shtëpisë së Lashtë. Më konkretisht, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar këtë shtëpi me pesë cilësi:1. Ajo është e para Shtëpi adhurimi e vendosur në faqen e dheut për njerëzimin.2. Ajo është ‘mubâreken’, e bekuar. Nuk ka ndërtesë në faqen e dheut që të jetë e bekuar me mirësi dhe begati të shumta, sikurse kjo Shtëpi e Lashtë. Mirësitë dhe begatitë e saj janë të shumta, të larmishme dhe të vazhdueshme për krijesat.3. Qabja është udhëzuese për njerëzit. Allahu i Lartësuar ka përdorur fjalën “hudâ”, që është një emër foljor e jo një folje. Kjo bëhet për të treguar peshën dhe fushën e gjerë të udhëzimit që përmban kjo Shtëpi. Ajo është udhëzuese, me të dyja kuptimet e udhëzimit, që i përmendëm më sipër. Pra, Allahu nuk ka thënë që ajo Shtëpi të udhëzon në këtë apo atë të mirë, por ka thënë se ajo është “udhëzuese”. Pra, a thua se ajo është vetë udhëzimi, e jothjesht një mjet që të ndihmon të gjesh rrugën e drejtë.4. Në atë Shtëpi ka shenja e mrekulli të shumta, sikurse u tha më lart, që tregojnë madhështinë e Krijuesit dhe qëllimin e Tij me njerëzit.5. Kush hyn në Qabe është i sigurt. Edhe kjo është një cilësi e mrekullueshme e kësaj shtëpie, që ia ka dhënë Allahu.Të tilla cilësi të shkëlqyera janë një nxitje e madhe për të vizituar Xhaminë e Shenjtë, edhe nëse nuk do të kishte urdhër për ta bërë këtë. Ato e shkurtojnë rrugën drejt saj dhe mundimet për të shkuar atje bëhen të papërfillshme. Më tej, pas përshkrimit të cilësive të Qabes, i Madhëruari e sjell urdhrin për ta kryer atë detyrim, të përforcuar me shumë elementë të tjerë. Kjo tregon për kujdesin e veçantë që Allahu i Lartësuar i ka kushtuar kësaj faltoreje dhe për gradën e lartë të saj. Po ashtu, sikur të mos ishte asnjë fjalë tjetër për të treguar madhështinë dhe shenjtërinë e Qabes, por vetëm fakti që Allahu e ka quajtur atë “Shtëpia Ime”, kaq do të mjaftonte. Allahu i Lartësuar ka thënë për të: “Pastroje Shtëpinë Time”. Kjo është një shenjë e madhe për famën, shenjtërinë dhe madhështinë e saj. Kësisoj, është normale që zemrat dhe shpirtrat e krijesave të nxitojnë të përmalluara drejt kësaj faltoreje, që Allahu e ka quajtur “Shtëpia Ime”. Aq e dashur është ajo për shpirtin e atyre që e duan Zotin, saqë kurrë nuk u shuhet malli për të, qoftë edhe kur e vizitojnë vazhdimisht. Madje, sa më shumë e vizitojnë, aq më shumë shtohet dëshira për ta parë e vizituar edhe një herë. As prania afër saj nuk ua shuan mallin, e as largësia prej saj nuk i ngushëllon dhe i lë të qetë, siç thuhet në një vjershë:Sillem rreth saj, por prapë e dëshiroj,Më pranë se kaq, a mund t’i qëndroj?! ...

3:98–99Page 62

قُلۡ يَٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ لِمَ تَكۡفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَٱللَّهُ شَهِيدٌ عَلَىٰ مَا تَعۡمَلُونَ ٩٨

Say, "O People of the Scripture, why do you disbelieve in the verses of Allāh while Allāh is Witness over what you do?"

قُلۡ يَٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ لِمَ تَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ مَنۡ ءَامَنَ تَبۡغُونَهَا عِوَجٗا وَأَنتُمۡ شُهَدَآءُۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ ٩٩

Say, "O People of the Scripture, why do you avert from the way of Allāh those who believe, seeking to make it [seem] deviant, while you are witnesses [to the truth]? And Allāh is not unaware of what you do."

Thuaj: “O ithtarë të Librit, përse i mohoni ajetet e Allahut, kur dihet se Allahu mbikqyr gjithçka që bëni?!” Thuaj: “O ithtarë të Librit! Përse i pengoni nga rruga e Allahut ata që besojnë, duke kërkuar që ta paraqitni atë të shtrembër, ndërkohë që vetë ju jeni dëshmitarë(se ajo është rruga e vërtetë)? -Allahu i Lartësuar u shpalli profetëve libra të ndritur e të shenjtë. Ata janë mëshirë për krijesat. Vetëm nëpërmjet tyre udhëzohen krijesat për të shkuar te Krijuesi i tyre. Nëpërmjet këtyre librave madhështorë, ata njohin qëllimet e jetës dhe përfitojnë dije të dobishme. Por ata që Zoti iu dha Libër, domethënë çifutët e të krishterët, nuk i trajtuan si duhet librat e Tij. Ata i mohuan dhe i shpërfillën argumentet e qarta dhe rrugën e drejtë, të sjellë si mëshirë nga Zoti i gjithësisë. Prandaj, në këtë ajet, Allahu i Lartësuar i qorton ata për këto padrejtësi. Çifutët e të krishterët bënë shumë të këqija njëherazi. Ata refuzuan udhëzimin e drejtë, të sjellë prej Allahut dhe Profetit të Tij. Jo vetëm kaq, por ata penguan besimtarët që ta pasonin rrugën e drejtë dhe të jetonin sipas saj. Çifutët dhe të krishterët e shtrembëruan të vërtetën, duke i dhënë asaj pamje dhe drejtim tjetër nga autentikja. E keqja më e madhe është që, këto të këqija dhe padrejtësi, ata i kryenin me vetëdije të plotë. Ata ishin të ndërgjegjshëm për kufrin e madh që po kryenin, i cili meriton ndëshkimin e madh dhe me të cilin ata do të përballen një ditë. Prandaj i Madhëruari i kërcënon ata me fjalët:Allahu nuk është aspak i Pavëmendshëm ndaj asaj që ju bëni.” –Madje, Allahu është i Gjithëditur rreth asaj që ju punoni. Ai i di shumë mirë qëllimet dhe kurthet tuaja të zeza. Por, sigurisht, Ai ka për t’ju shpaguar me drejtësi për çdo gjë që keni bërë. Pas këtij kërcënimi të frikshëm, Allahu i Lartësuar flet për mëshirën dhe bamirësinë e Tij ndaj adhuruesve të sinqertë, që ata të mos mashtrohen dhe të mos bien viktima të kurtheve të mohuesve të Zotit. Thotë i Lartësuari:

3:100Page 62

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِن تُطِيعُواْ فَرِيقٗا مِّنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ يَرُدُّوكُم بَعۡدَ إِيمَٰنِكُمۡ كَٰفِرِينَ ١٠٠

O you who have believed, if you obey a party of those who were given the Scripture, they would turn you back, after your belief, [to being] unbelievers.

O ju që keni besuar! Nëse i bindeni një grupi nga ata që u është dhënë Libri, ata, pas besimit tuaj, do t’ju kthejnë në jobesimtarë. -E çfarë mund të pritet tjetër prej smirëzinjve të mbushur plot urrejtje dhe armiqësi ndaj jush?! Ata janë të paduruar dhe ngulmues për t’ju devijuar nga rruga e drejtë ku ju ecni. Ata mezi presin që ju të braktisni udhëzimin hyjnor, me dritën e të cilit ecni të sigurt drejt kënaqësisë së Zotit tuaj, sikurse thotë i Madhëruari: “Shumë ithtarë të Librit do të dëshironin që, pasi keni besuar, t’ju kthejnë në jobesimtarë, të shtyrë nga zilia e tyre, edhe pasi u ishte bërë e qartë e Vërteta. Falini dhe tolerojini ata, derisa Allahu ta sjellë urdhrin e Vet! Allahu ka pushtet për gjithçka.” [Bekare 109]. Pastaj, Allahu i Lartësuar dhe Mëshirëplotë, me butësinë dhe përkujdesin e Tij të pamatë, i udhëzon besimtarët, adhuruesit e Tij të sinqertë, në disa mënyra, nëpërmjet të cilave ata do të jenë të patundur në besimin e tyre dhe në ndjekjen e udhës të drejtë, që të çon drejt kënaqësisë së Tij. Nëse ata i shfrytëzojnë këto mënyra, atëherë devijimi dhe humbja e tyre nga rruga e drejtë do të ishte e pamundur. Prandaj thotë i Lartësuari:

3:101Page 63

وَكَيۡفَ تَكۡفُرُونَ وَأَنتُمۡ تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ وَفِيكُمۡ رَسُولُهُۥۗ وَمَن يَعۡتَصِم بِٱللَّهِ فَقَدۡ هُدِيَ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ١٠١

And how could you disbelieve while to you are being recited the verses of Allāh and among you is His Messenger? And whoever holds firmly to Allāh1 has [indeed] been guided to a straight path.

Si mund të mos besoni, kur juve po ju lexohen ajetet e Allahut, dhe në mesin tuaj gjendet i Dërguari i Tij?! -Profeti (a.s.) ju lexon juve ajetet e udhëzimet e Zotit tuaj vazhdimisht dhe është ende mes jush. Ajetet e sjella prej Tij janë shumë të qarta, prandaj duhet t’i besoni ato. Ju duhet, gjithashtu, të zbatoni çdo mësim të nxjerrë prej tyre. Nëpërmjet udhëzimit dhe dritës së sjellë prej Profetit tuaj nga Zoti i gjithësisë, ju keni marrë dijen e sigurt, që nuk pranon asnjë lloj dyshimi në asnjë aspekt të saj. Origjinalitetin dhe sigurinë e këtij udhëzimi e shton edhe më shumë fakti që transmetuesi dhe qartësuesi i saj është më i miri i krijesave dhe më i dituri i tyre rreth Zotit të gjithësisë, si edhe më oratori dhe më i afti mes tyre në qartësimin e çështjeve. Ai është vërtet njeriu më i butë, më i dashur dhe më i mëshirshëm me besimtarët, që e dëshiron udhëzimin dhe të mirën e adhuruesve të Zotit më shumë se çdo krijesë tjetër. Ai përpiqet me çdo mënyrë për të qartësuar dhe për të udhëzuar krijesat drejt adhurimit të Zotit të tyre. Paqja, mëshira dhe gjithë begatitë e Allahut qofshin mbi Muhamedin (a.s.)! Me të vërtetë, ai i dha njerëzimit këshillën më të qartë dhe e përcolli mesazhin e Zotit të tij te njerëzit me mënyrën më të bukur dhe më të ëmbël. Pas qartësimit të tij të plotë, nuk mbeti më vend për asnjë që të flasë dhe të kundërshtojë, ndërsa kërkuesve të rrugës së mirësisë nuk u mbeti gjë pa iu treguar dhe pa iu shpjeguar.E kush i përmbahet fesë së Allahut, ai është udhëzuar në rrugën e drejtë. -Allahu i Lartësuar na mëson të përdorim këto armë të mrekullueshme, që të ruajmë besimin dhe udhëzimin e drejtë. Çdokush që kërkon ndihmë, strehim dhe mbrojtje tek Allahu i Lartësuar, çdokush që i mbështetet plotësisht të Plotpushtetshmit, çdokush që kërkon mbrojtje nga çdo e keqe tek i Plotfuqishmi dhe i Mëshirshmi, pa dyshim që është i udhëzuar në rrugën e drejtë. Mundësia më e madhe që ka njeriu për të arritur qëllimet e tij është pajisja me këto dy armë të mrekullueshme:1. Mbështjetja e plotë tek Allahu i Lartësuar, duke e kërkuar ndihmën, mbrojtjen dhe suksesin prej Tij.2. Ndjekja e përpiktë e Profetit (a.s.) në fjalët, veprat dhe në të gjitha gjendjet e tij.

3:102Page 63

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِۦ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسۡلِمُونَ ١٠٢

O you who have believed, fear Allāh as He should be feared and do not die except as Muslims [in submission to Him].

O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun ashtu siç duhet të kihet frikë Ai, dhe mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë! -Ky është një urdhër nga Allahu i Lartësuar drejtuar besimtarëve, që ata t’i frikësohen dhe ta respektojnë Atë me një devotshmëri (taķuâ) të vërtetë. Ai i këshillon ata që të jenë të vazhdueshëm në këtë rrugë dhe të jenë të përqendruar në ruajtjen e kufijve të Tij deri në vdekje, sepse çdokush që jeton në një gjendje të caktuar, do të vdesë po në atë gjendje. Për shembull, një njeri që në kohën e rinisë, fuqisë dhe shëndetit të plotë tregon devotshmëri të vazhdueshme ndaj Zotit të tij, duke iu bindur urdhrave të Tij dhe duke u kthyer gjithmonë tek Ai për gjithçka e në çdo gjendje, pa dyshim që Allahu i Lartësuar ka për ta forcuar atë në momentin e vdekjes dhe ka për t’ia mundësuar atij një mbyllje të mirë. Por çfarë do të thotë që t’i frikësohesh Zotit me një devotshmëri të vërtetë?! Ibn Mesudi shpjegon: “Kjo do të thotë që t’i bindesh Allahut dhe të mos e kundërshtosh Atë, ta përkujtosh dhe të mos e harrosh Atë, ta falënderosh e të mos e mohosh Atë.”Ky ajet flet për devotshmërinë, që Allahu i Lartësuar e meriton t’ia përkushtosh. Ndërsa për sa i përket masës së devotshmërisë që adhuruesi e ka të detyrueshme ta ketë, atë e sqaron ajeti tjetër kur’ânor, që thotë: “Kini taķuâ ndaj Allahut aq sa të mundeni!” Për taķuâ-n ka shumë shpjegime, që janë të lidhura me veprat e zemrës dhe të gjymtyrëve, por më bukur i përmbledh përkufizimi se: “Taķuâ është kryerja e urdhrave të Allahut dhe largimi nga ndalesat e Tij.” Pastaj Allahu i Lartësuar urdhëron besimtarët për diçka, që është një ndihmë e domosdoshme për të ruajtur devotshmërinë. Kështu, devotshmëria e tyre do të jetë gjithmonë e paluhatshme nëse ata i përmbahen kësaj këshille të Zotit të tyre:

3:103Page 63

وَٱعۡتَصِمُواْ بِحَبۡلِ ٱللَّهِ جَمِيعٗا وَلَا تَفَرَّقُواْۚ وَٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ إِذۡ كُنتُمۡ أَعۡدَآءٗ فَأَلَّفَ بَيۡنَ قُلُوبِكُمۡ فَأَصۡبَحۡتُم بِنِعۡمَتِهِۦٓ إِخۡوَٰنٗا وَكُنتُمۡ عَلَىٰ شَفَا حُفۡرَةٖ مِّنَ ٱلنَّارِ فَأَنقَذَكُم مِّنۡهَاۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ ١٠٣

And hold firmly to the rope1 of Allāh all together and do not become divided. And remember the favor of Allāh upon you - when you were enemies and He brought your hearts together and you became, by His favor, brothers. And you were on the edge of a pit of the Fire, and He saved you from it. Thus does Allāh make clear to you His verses that you may be guided.

Dhe kapuni fort që të gjithë pas “litarit”(fesë)të Allahut e mos u përçani! –Pra, i Lartësuari na urdhëron që të mblidhemi të gjithë rreth fesë së Tij, duke zbatuar porositë dhe udhëzimet e Tij. Ne duhet të njësojmë radhët tona, duke u bashkuar dhe duke iu larguar përçarjes mes nesh. Nëse ndjekim udhëzimet dhe fenë e Zotit të gjithësisë dhe nëse ndihmojmë e mbështesim njëri-tjetrin, sigurisht që do të rregullohen çështjet e dynjasë dhe të fesë tonë. Suksesi i shumë çështjeve është i lidhur ngushtë me bashkimin e zemrave të këtij umeti. Për t’i qëndruar sfidave të kësaj bote, është e domosdoshme që ne të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të kryer vepra të mira dhe për devotshmëri ndaj Zotit. Vetëm duke mbështetur dhe mbajtur njëri-tjetrin mund të ecim të sigurt dhe të bëjmë hapa të mëdha në rrugën e Zotit. Por nëse përçahemi dhe braktisim njëri-tjetrin, duke shfaqur armiqësi dhe urrejtje, atëherë çdokush do të punojë sipas qejfit dhe, sigurisht, sistemi ynë do të shkatërrohet. Kështu do të jemi të pafuqishëm në përballjen me armiqtë tanë, që janë aq të shumtë dhe të pamëshirshëm. Pastaj Allahu i Lartësuar u përkujton besimtarëve mirësinë e Tij ndaj tyre dhe i urdhëron ata që gjithmonë ta përmendin dhe ta çmojnë këtë mirësi të mrekullueshme që u ka dhurar:Dhe kujtojeni(me mirënjohje)mirësinë e Allahut ndaj jush, kur ju ishit të armiqësuar me njëri-tjetrin e Ai i bashkoi zemrat tuaja,... –Kuptimi: Dikur, ju vrisnit dhe plaçkisnit njëri-tjetrin. Brenda fiseve, qyteteve e fshatrave tuaja kishte luftëra të ashpra e të përhershme. Vërtet, ju ishit në një gjendje tepër të rëndë para shfaqjes së Profetit të mëshirës. Pasi Allahu i Lartësuar e dërgoi Profetin tek ju, Ai ju dha sukses që ta besoni dhe të bashkoheni të gjithë rreth Islamit, rreth fesë së paqes. Kështu, ju u bëtë si një trup i vetëm, që e doni dhe e ndihmoni njëri-tjetrin. Më pas, thotë i Lartësuari:...dhe kështu, me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër. -Mirësia e Tij është besimi. Pra, me mirësinë e Zotit tuaj, ju u bëtë vëllezër për hir të Tij dhe të bashkuar, sikur të kishit një zemër të vetme.Ju ishit buzë Gropës së Zjarrit dhe Ai ju shpëtoi prej saj. -Me gjendjen tuaj para besimit, ju ishit gati për të rënë në zjarrin e Xhehenemit. Asgjë nuk qëndronte mes jush dhe Xhehenemit, veçse vdekja. Pra, nëse do të vdisnit në atë gjendje, pa besim dhe me armiqësi me njëri-tjetrin, ju do të hynit pashmangshmërisht në Zjarr. Porse Allahu i Lartësuar ju shpëtoi prej Zjarrit, duke ju dhënë sukses që të besoni dhe të pasoni udhëzimin e qartë dhe të sigurt, të sjellë nëpërmjet Muhamedit (a.s).Kështu jua sqaron Allahu Argumentet e Veta, që ju ta gjeni udhëzimin e sigurt. –Kuptimi: Allahu i Lartësuar jua sqaron juve të vërtetën nga e gabuara, udhëzimin e drejtë nga rruga e shtrembër, me argumente të kuptueshme, që ju të gjeni rrugën dhe ta shihni qartë atë. Allahu i Lartësuar na i qartëson të vërtetën, që ne ta njohim atë, të krijojmë siguri të plotë rreth saj dhe të punojmë me sinqeritet për ta kënaqur Atë, Zotin tonë, sipas ligjeve të Tij. Ky ajet tregon se Allahu i Lartësuar e dëshiron dhe kënaqet që adhuruesit e Tij të kujtojnë dhe t’i përmendin me zemër dhe me fjalë mirësitë që Ai u ka dhuruar. Duke i kujtuar ato vazhdimisht, besimtarët do ta shtojnë mirënjohjen dhe dashurinë për Allahun. Pastaj, duke qenë mirënjohës ndaj Tij dhe duke e dashur Atë, atëherë, sikurse ka premtuar vetë Allahu, Ai do t’ua shtojë edhe më shumë mirësitë atyre. Pa dyshim që nga mirësitë më të mëdha që duhen kujtuar është mirësia e udhëzimit në rrugën e drejtë, në fenë Islame, është ndjekja e udhëzimeve të sakta e të qarta të Profetit (a.s), është bashkimi i zemrave dhe i radhëve tona dhe mospërçarja midis nesh.

3:104Page 63

وَلۡتَكُن مِّنكُمۡ أُمَّةٞ يَدۡعُونَ إِلَى ٱلۡخَيۡرِ وَيَأۡمُرُونَ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَيَنۡهَوۡنَ عَنِ ٱلۡمُنكَرِۚ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ ١٠٤

And let there be [arising] from you a nation inviting to [all that is] good, enjoining what is right and forbidding what is wrong,1 and those will be the successful.

Le të dalë nga ju një grup që fton në të mirën, që urdhëron për vepra të mira!... -Allahu i Lartësuar u drejtohet besimtarëve të cilëve u bëri mirësi, duke i udhëzuar që të kapen fort pas “litarit” të Tij, dhe i nxit që një grup prej tyre të ftojnë njerëzit tek e mira. “E mira” është një nocion që përfshin të gjitha ato fjalë dhe vepra që të afrojnë tek Allahu dhe të largojnë e të ruajnë prej zemërimit të Tij....që urdhëron për vepra të mira dhe që ndalon nga e keqja -Ata duhet të urdhërojnë për të mirën, që ligji hyjnor dhe logjika e shëndoshë e pranon si të tillë, dhe të ndalojnë nga e keqja, e cila është konsideruar si e tillë përsëri nga ligji hyjnor dhe logjika e shëndoshë. Kjo, pra, është një nxitje nga Allahu i Lartësuar që një grup besimtarësh të marrin përsipër përgjegjësinë e thirrjes së njerëzve në rrugën e Tij dhe të sqarimit të kësaj feje madhështore. Te ky grup futen disa kategori të përzgjedhurish, si:- Dijetarët, që u mësojnë njerëzve fenë e Zotit. Hatibët dhe vaizët, të cilët, me stilin e tyre të lartë të ligjërimit, i ftojnë njerëzit e të gjitha feve që të pranojnë Islamin. Ata ftojnë, gjithashtu, të devijuarit dhe të larguarit nga rruga e drejtë, që t’i kthehen asaj rruge dhe të përqendrohen në rrugën e shpëtimit.- Luftëtarët në rrugën e Allahut, që luftojnë për t'u lartësuar feja e Tij.- Çdokush që kujdeset për njerëzit, duke i kontrolluar dhe duke i nxitur ata që të jenë të rregullt me ritet e Islamit, si me namazin, zekatin, agjërimin, haxhin etj.- Çdokush që këshillon njerëzit për të peshuar e matur drejt, për t’ju larguar mashtrimeve dhe padrejtësive të ndryshme në tregti apo në fusha të tjera të marrëdhënieve ndërnjerëzore.Thirrja në rrugën e Zotit është përgjegjësi e të gjithë umetit, derisa një grup prej tyre ta kryejë një gjë të tillë; vetëm atëherë hiqet përgjegjësia nga të tjerët. Kjo duket nga fjala e Allahut: “Le të dalë nga ju një grup...”. Dihet mirë se urdhri për të realizuar një objektiv është urdhër edhe për çdo gjë tjetër pa të cilën ai objektiv nuk mund të arrihet. Kështu, është detyrë që gjithmonë një grup besimtarësh të përpiqen që të mundësojnë dhe të krijojnë mënyrat dhe mjetet pa të cilat nuk mund të arrihet objektivi i mësipërm, që është thirrja në rrugën e Allahut. Ndër to, mund të përmendim:- Përgatitjen për xhihad me të gjitha format e saj, nëpërmjet të cilave arrihet qëllimi i xhihadit dhe kryerja e tij.- Mësimi i dijes së dobishme, pa të cilën nuk mund të mendohet ftesa e të tjerëve në veprat e mira. Është detyrë, gjithashtu, që të krijohen mjetet dhe mundësitë për kryerjen e një detyre të tillë, për shembull, duke ndërtuar shkolla, ku të studiohet dhe të përhapet e vërteta dhe dija e dobishme.- Është detyrë e popullit, gjithashtu, që të ndihmojë udhëheqësit dhe punonjësit e shtetit që të zbatojnë ligjin dhe drejtësinë. Ndihma e tyre ndaj shtetit mund të bëhet me fjalë, me vepra, me mbështetje financiare etj.; pra, me çdo lloj mënyre për të cilën shteti i drejtë, që gjykon me ligjin e Zotit, ka nevojë.Për sa i përket grupit që ka marë përsipër përgjegjësinë e urdhërimit të njerëzve për të mirë dhe të ndalimit nga të këqijat, ata janë më të zgjedhurit mes besimtarëve. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë për ta:Këta janë të shpëtuarit. -Këtyre u është dhënë suksesi që të arrijnë çdo të mirë dhe të shpëtojnë nga çdo e keqe. Pastaj Allahu i Lartësuar na këshillon që të mos bëhemi si çifutët e të krishterët, të cilët u përçanë dhe u kundërshtuan mes njëri-tjetrit:

3:105Page 63

وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ تَفَرَّقُواْ وَٱخۡتَلَفُواْ مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلۡبَيِّنَٰتُۚ وَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ ١٠٥

And do not be like the ones who became divided and differed after the clear proofs had come to them. And those will have a great punishment

E mos u bëni si ata që janë përçarë dhe që kundërshtojnë njëri-tjetrin, pasi u kanë zbritur Argumentet e qarta! -Është e çuditshme se përçarja e tyre erdhi pasi iu ishte bërë e qartë e vërteta. Ishin shumë porosi dhe urdhra të Zotit që i ndalonin ata të përçaheshin mes njëri-tjetrit. Kështu, ata duhej të ishin ndër të parët që do t’i përkushtoheshin plotësimit dhe zbatimit të fesë së Zotit. Megjithatë, edhe pse të bindur se po kundërshtonin të vërtetën e sjellë nga Zoti, ata bënë të kundërtën e asaj që Zoti i urdhëroi, duke merituar në këtë mënyrë ndëshkimin e madh, siç thotë i Lartësuari:Për ata do të ketë një dënim të madh.

3:106Page 63

يَوۡمَ تَبۡيَضُّ وُجُوهٞ وَتَسۡوَدُّ وُجُوهٞۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱسۡوَدَّتۡ وُجُوهُهُمۡ أَكَفَرۡتُم بَعۡدَ إِيمَٰنِكُمۡ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ ١٠٦

On the Day [some] faces will turn white and [some] faces will turn black. As for those whose faces turn black, [to them it will be said], "Did you disbelieve [i.e., reject faith] after your belief? Then taste the punishment for what you used to reject."

Ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen... -Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon rreth gjendjes së njerëzve në Ditën e Gjykimit. Atë ditë, gjykimi i Zotit, i bazuar në drejtësinë dhe bamirësinë e Tij absolute, do të lërë gjurmët e tij te krijesat. Kjo, sigurisht, është një mënyrë kërcënimi dhe përgëzimi, që nxit frikën dhe shpresën ndaj Zotit të Drejtë dhe Bamirës. I Lartësuari thotë se atë ditë do të zbardhen disa fytyra. Ato do të jenë fytyrat e atyre që pasojnë Librin e Allahut dhe që qëndrojnë të bashkuar me njëri-tjetrin. Atë ditë do të ketë edhe fytyra që nxihen, të cilat do të jenë fytyrat e atyre që do të meritojnë ndëshkimin dhe dëshpërimin e përjetshëm. Arsyeja është se ata bëjnë fjalë e vepra të këqija dhe nxisin kundërshtimet dhe përçarjen, prandaj poshtërimi që do të ndiejnë brenda zemrave të tyre do t’ua nxijë fytyrat atë ditë. Ndërsa të lumturve, për shkak të mirësisë dhe lumturisë që u gjenden në zemër, do t’u zbardhen fytyrat e tyre, sepse është lumturia që do të përjetojnë atë ditë, e cila do të lërë gjurmë edhe në fytyrat e tyre, sikurse thotë i Lartësuari në suren Insan, ajeti 11: “...e do t’i stolisë ata me ndriçim (në fytyrë) dhe me gëzim (në zemër).” Ose në një ajet tjetër: “Atyre, që bëjnë vepra të mira u takon e mira, madje edhe më shumë. Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi e as nënçmimi. Ata janë banorë të Xhenetit. Ata do të jenë atje përjetësisht. Për ata që bënë të këqija, (le ta dinë se)dënimi i të keqes është aq sa e keqja. Ata do t’i mbulojë poshtërimi. Ata nuk mund t’i mbrojë kush nga Allahu. Fytyrat e tyre do të jenë sikur t’i ketë mbuluar një pjesë nga terri i natës. Ata janë banorë të Zjarrit. Ata do të jenë atje përjetësisht.” [Junus 26, 27]....atyre të cilëve u janë nxirë fytyrat do t'u thuhet:... –Për shkak të padrejtësisë që kanë bërë këta, do t’u thuhen disa fjalë, të cilat shprehin habi dhe qortim të rëndë njëkohësisht:A mohuat edhe pasi kishit besuar?! –Kuptimi: Si është e mundur që ju i dhatë përparësi kufrit dhe rrugës së humbjes kundrejt besimit dhe udhëzimit në rrugën e drejtë?! Si është e mundur që e braktisët rrugën e drejtë të lumturisë dhe ndoqët rrugën e humbjes drejt dëshpërimit?! Për shkak të kësaj zgjedhjeje të keqe nga ana juaj, ju meritoni veçse Zjarrin. Ai është vendi i vetëm ku meritoni të hyni:Atëherë, vuajeni dënimin, për shkak të mohimit tuaj! -Vuajeni poshtërimin, dëshpërimin dhe ndëshkimin, që i fituat vetë me kufrin tuaj!

3:107Page 63

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱبۡيَضَّتۡ وُجُوهُهُمۡ فَفِي رَحۡمَةِ ٱللَّهِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ١٠٧

But as for those whose faces turn white, [they will be] within the mercy of Allāh. They will abide therein eternally.

Ndërsa ata të cilëve u janë zbardhur fytyrat, ata janë në mëshirën e Allahut, ku do të jenë përjetësisht. -Nëse ata do të jenë përjetësisht në mëshirën e Allahut, kjo do të thotë se ata do të gëzojnë përjetësisht mirësitë e Xhenetit, sepse Xheneti është një shenjë e mëshirës së Allahut të Lartësuar. Ata do të kënaqen dhe lumturohen përjetësisht me mirësitë e pafundme, pranë më të Mëshirshmit të të mëshirshmëve. Pas sqarimit të rregullave që lidhen me urdhrat dhe ndalesat e Tij, si edhe të çështjes së shpërblimit me drejtësi, Allahu i Lartësuar thotë:

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском