As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Ar-Rum 30:31–60
30:31Page 407
۞ مُنِيبِينَ إِلَيۡهِ وَٱتَّقُوهُ وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَلَا تَكُونُواْ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ٣١
[Adhere to it], turning in repentance to Him, and fear Him and establish prayer and do not be of those who associate others with Allāh
Kthehuni tek Ai(me pendim e bindje), kijeni frikë Atë, faleni rregullisht namazin ... -Ky është një shpjegim më i hollësishëm për mënyrën se si ta kthejmë fytyrën drejt Zotit. Kjo bëhet me kthim te Zoti i penduar, i nënshtruar ndaj Tij, duke drejtuar të gjithë forcat për të kënaqur Atë. Kjo presupozon që trupi t’i bindet asaj që gjendet në zemër. Me fjalë të tjera, duhet përkushtim për të përmbushur të gjitha adhurimet, qofshin ato që shfaqen haptaz, qoftë ato që bëhen fshehtaz dhe brenda në zemër. Gjithashtu, kthimi tek Zoti nuk mund të realizohet veçse duke iu larguar edhe gjynaheve, si atyre të dukshme e të shfaqura, ashtu edhe atyre të fshehura. Prandaj i Lartësuari thotë: "... kijeni frikë Atë dhe faleni rregullisht namazin ...". Kështu, kthimi i fytyrës drejt fesë së Zotit bëhet përmes kryerjes së urdhëresave dhe largimit nga ndalesat. Allahu i Lartësuar përmend në mënyrë të veçantë faljen e namazit, sepse falja e namazit të mundëson një kthim të sinqertë tek Zoti me nënshtrim e përunjësi, si dhe të mundëson arritjen e devotshmërisë, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: "... fale (rregullisht) namazin! Me të vërtetë, namazi të largon nga veprat e këqija dhe padrejtësitë.". Kjo do të thotë se falja rregullisht e namazit të mundëson devotshmërinë. Pastaj thotë: "Përmendja e Allahut është më e madhja (e adhurimeve). Allahu i di të gjitha veprat që bëni ju." [Ankebut 45]. Kjo është një nxitje për kthim të vazhdueshëm tek Zoti, duke e përmendur Atë në çdo gjendje. Në vijim, i Lartësuari thotë:...e mos u bëni si idhujtarët... - Mes ndalesave, Ai përmendi ndalesën më të rëndësishme që, nëse robi nuk i largohet atij, nuk i pranohet asnjë punë, pra, shirkun. Ai tha: "... e mos u bëni si idhujtarët ..." Shirku bie ndesh tërësisht me kthimin tek Allahu, në bazë të së cilës është sinqeriteti me Allahun në çdo drejtim. Në vijim, duke folur për gjendjen e shëmtuar të idhujtarëve, Allahu i Madhëruar thotë:
30:32Page 407
مِنَ ٱلَّذِينَ فَرَّقُواْ دِينَهُمۡ وَكَانُواْ شِيَعٗاۖ كُلُّ حِزۡبِۭ بِمَا لَدَيۡهِمۡ فَرِحُونَ ٣٢
[Or] of those who have divided their religion and become sects, every faction rejoicing in what it has.1
...të cilët e përçanë fenë e tyre... -Feja e Zotit është një e vetme, - sinqeritet i plotë në adhurimin e Allahut si një i vetëm, - por këta idhujtarë u përçanë dhe u ndanë në grupacione. Prej tyre ka që adhurojnë idhujt dhe putat, e të tjerë adhurojnë Hënën dhe Diellin. Ka të tjerë që adhurojnë evlijatë dhe njerëzit e mirë. Prej tyre ka që janë jehudë e të tjerë janë krishterë....dhe u ndanë në grupe... -Çdo grup i shirkut i qëndron besnik vetëm doktrinës së vet, duke hedhur poshtë çdo grup tjetër, madje duke i luftuar ata.... ku secili grup i gëzohet idesë së vet. -Secili grup gëzohet me njohuritë që ka, edhe pse janë në kundërshti me diturinë e profetëve. Thjesht u gëzohen ideologjisë së tyre dhe mendojnë se ajo është e vërteta dhe çdo gjë tjetër është e kotë. Kjo është një këshillë e qartë për muslimanët, që të mos përçahen dhe të largohen nga e vërteta. Ata nuk duhet të përçahen për çështje jo të qarta. Nuk duhet që, për kundërshtime të justifikueshme, ata të gjykojnë njëri-tjetrin si të humbur dhe të largohen nga njëri tjetri. Ata duhet të kuptojnë se përçarja mes muslimanëve është një nga veprat më të synuara të shejtanit dhe një nga kurthet e tij, me të cilat ai i lufton muslimanët. Nga ana tjetër, puna për bashkimin e muslimanëve është një nga veprat më të mira, madje nga llojet më të pëlqyera të xhihadit në rrugën e Zotit dhe një nga veprat që të afrojnë më shumë tek Allahu i Lartësuar. Në ajetet më sipër, Allahu i Lartësuar përmendi kthimin tek Ai me pendim, përulje e nënshtrim, ose atë që quhet “el inâbeh”. Kjo është e lëvdueshme kur bëhet me zgjedhje si në kohë vështirësish, ashtu edhe në kohë qetësie, si në kohë sprove, ashtu edhe në kohë mirësie e begatie. Ndërsa në ajetet në vijim ai përmend atë që quhet el-inâbeh idtirarije, pra, kthim i detyruar, që ndodh veçse në rast vështirësie e ngushtësie. Në këtë rast, kur vështirësia mbaron, me të përfundon edhe kthimi tek Zoti. Sigurisht ky lloj kthimi është i padobishëm. I Lartësuari thotë:
30:33Page 408
وَإِذَا مَسَّ ٱلنَّاسَ ضُرّٞ دَعَوۡاْ رَبَّهُم مُّنِيبِينَ إِلَيۡهِ ثُمَّ إِذَآ أَذَاقَهُم مِّنۡهُ رَحۡمَةً إِذَا فَرِيقٞ مِّنۡهُم بِرَبِّهِمۡ يُشۡرِكُونَ ٣٣
And when adversity touches the people, they call upon their Lord, turning in repentance to Him. Then when He lets them taste mercy from Him, at once a party of them associate others with their Lord,
Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij. -Kur ata i kap ndonjë sëmundje, frikë, humbje pasurie etj., ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij. Ata i harrojnë idhujt e tyre, sepse e dinë mirë se fatkeqësitë i largon veçse Allahu.Por kur Allahu u jep atyre nga të mirat e Tij, disa prej tyre i përshkruajnë shok Atij. -Pasi Ai i shëron nga sëmundja, ia largon frikën e fatkeqësinë, atëherë disa prej tyre i përshkruajnë shok Allahut. Kështu e shikojnë ata kthimin te Zoti. Ata i kthehen përsëri shirkut dhe i përkushtohen atyre lidhjeve që nuk kanë në dorë asgjë, as të largojnë fatkeqësi e as të sjellin mirësi, as të shpëtojnë nga varfëria apo të dhurojnë pasuri.
30:34Page 408
لِيَكۡفُرُواْ بِمَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡۚ فَتَمَتَّعُواْ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ ٣٤
So that they will deny what We have granted them.1 Then enjoy yourselves, for you are going to know.
Le të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë dhe le të kënaqen, se më vonë do ta kuptojnë. -Kjo është mosmirënjohje për atë që u dha Allahu, duke i shpëtuar nga vështirësitë. Përse nuk i pranojnë këto mirësi të mëdha, duke shprehur mirënjohjen dhe sinqeritetin e vazhdueshëm për Allahun në të gjitha gjendjet.
30:35Page 408
أَمۡ أَنزَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ سُلۡطَٰنٗا فَهُوَ يَتَكَلَّمُ بِمَا كَانُواْ بِهِۦ يُشۡرِكُونَ ٣٥
Or have We sent down to them an authority [i.e., a proof or scripture], and it speaks of what they have been associating with Him?
A mos, vallë, u kemi shpallur atyre ndonjë argument, që u flet për atë(idhujt)që ata më përshkruajnë Mua? - Mos, vallë, iu kemi zbritur atyre ndonjë argument për saktësinë e idhujtarisë së tyre, apo që i bën të këmbëngulin në rrugën e idhujtarisë, apo që u mëson se rruga e profetëve është rrugë e kotë dhe rruga e tyre është e vërteta e sigurt?! Ku është ky argument që i bëjnë të kapen fort pas idhujtarisë së tyre dhe refuzimit të rrugës së profetëve? Argumentet logjike dhe ato të Shpalljes, librat e qiellit, profetët dhe më të zgjedhurit e krijesave kanë ndaluar rreptësisht nga shirku dhe nga ndjekja e çdo rruge që të çon tek ai. Të gjithë kanë gjykuar se çdo mendje dhe fe që urdhëron për shirk është e kotë dhe e shkatërruar dhe kjo rrugë është veçse një trillim dhe mashtrim i dënueshëm dhe i pafalshëm nga Zoti. Kështu, shirku i këtyre nuk bazohet në asnjë argument, por është thjesht prej devijimit të shejtanit të mallkuar dhe ndjekje e pasioneve të ndaluara e të shfrenuara.
30:36Page 408
وَإِذَآ أَذَقۡنَا ٱلنَّاسَ رَحۡمَةٗ فَرِحُواْ بِهَاۖ وَإِن تُصِبۡهُمۡ سَيِّئَةُۢ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡ إِذَا هُمۡ يَقۡنَطُونَ ٣٦
And when We let the people taste mercy, they rejoice therein, but if evil afflicts them for what their hands have put forth, immediately they despair.
Kur Ne u japim njerëzve (begati e të mira)nga mëshira Jonë, ata gëzohen me to. -Allahu i Lartësuar na tregon për gjendjen e shumicës së njerëzve gjatë sprovave, qoftë gjatë vështirësive, qoftë gjatë mirësive dhe bollëkut. Kështu ata, kur Allahu i Lartësuar u jep të kënaqen nga mëshira e Tij pasuri, fitime të shumta, ndihmë etj., ata gëzohen në atë mënyrë që i çon në mendjemadhësi e vetëkënaqësi. Ata nuk gëzohen në mënyrë të tillë që t’i nxisë për mirënjohje ndaj Zotit dhe përunjësi për begatitë e dhuruara nga Ai.Por nëse ata i godet ndonjë e keqe për shkak të veprave të tyre, atëherë ata humbin çdo shpresë. - Për shkak të gjynaheve të tyre, Allahu i Lartësuar u lëshon ndonjë fatkeqësi e sprovë, dhe "...atëherë ata humbin çdo shpresë." Ata humbin çdo shpresë, duke menduar se varfëria kurrë nuk do t’u largohet, se sëmundja kurrë nuk do të shërohet etj. Kjo tregon injorancën e tyre të thellë dhe se sa të paditur janë ata rreth Zotit dhe veprave të Tij të urta dhe të mëshirshme.
30:37Page 408
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ٣٧
Do they not see that Allāh extends provision for whom He wills and restricts [it]? Indeed in that are signs for a people who believe.
Po, a nuk e shohin ata se Allahu ia shton rizkun atij që do dhe ia pakëson atij që do? - E gjithë e mira dhe e keqja është në dorë të Allahut të Lartësuar. Është Allahu Ai që e shton, e pakëson dhe e përcakton për robërit. Nëse robi e di dhe është i bindur për këtë fakt, atëherë është tërësisht e pavend dhe e pakuptueshme që të dëshpërohet. Kështu, o ti njeri i logjikshëm, mos e kufizo shikimin veçse në shkaqet dhe të mendosh se pasojat vijnë ose mungojnë vetëm nëse krijohen ose jo shkaqet, por lidhe zemrën tënde me Atë që krijon si shkaqet, ashtu edhe pasojat. Është Allahu Ai që ka në dorë shkaqet dhe pasojat, dhe vetëm me lejen e Tij funksionon ky ligj. Besimtari e di mirë këtë fakt dhe është i qetë, prandaj i Lartësuar i thotë:Në gjithë këtë ka argumente për njerëzit që besojnë. -Këta janë ata që dinë të kuptojnë dhe të lexojnë drejt shtimin dhe ngushtimin e rizkut që Zoti u bën njerëzve. Ata e kuptojnë dhe e shohin qartë urtësinë, mëshirën, bamirësinë dhe bujarinë e Allahut. Të gjitha këto janë të mjaftueshme që zemrat e tyre të përkushtohen në lutjet drejtuar Zotit për shtimin e rizkut dhe për çdo çështje tjetër.
30:38Page 408
فَـَٔاتِ ذَا ٱلۡقُرۡبَىٰ حَقَّهُۥ وَٱلۡمِسۡكِينَ وَٱبۡنَ ٱلسَّبِيلِۚ ذَٰلِكَ خَيۡرٞ لِّلَّذِينَ يُرِيدُونَ وَجۡهَ ٱللَّهِۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ ٣٨
So give the relative his right, as well as the needy and the traveler. That is best for those who desire the face [i.e., approval] of Allāh, and it is they who will be the successful.
Prandaj, jepi të afërmit atë që i takon, edhe të varfërit, edhe udhëtarit! - Jepi nga pasuria jote të afëmve të tu, në varësi të afërsisë dhe të nevojës së tyre. Jepu atyre hakun ashtu siç ka nxitur sheriati i Zotit, përmes shpenzimeve të detyrueshme, zekatit, sadakave, dhuratave, bamirësisë, selamit e nderimit, gjithashtu, duke toleruar gabimet e tyre, me mirësjellje e durim ndaj vrazhdësisë së tyre. Kështu iu jepet haku të afërmve. Po kështu jepi edhe miskin-it, që e ka rënduar varfëria e skamja, atë që ka nevojë për të plotësuar nevojat dhe për të përmbushur domosdoshmëritë e jetës së tij, me ushqime, pije, veshmbathje e strehim. Ibnu sebilquhet ai udhëtar që ka mbetur larg vendit të tij dhe supozohet që të jetë në nevojë të madhe, sepse ai nuk ka pasuri dhe as nuk mund të punojë e të fitojë gjatë udhëtimit të tij; ndryshe nga ai që është në vendin e vet, i cili, edhe nëse nuk ka ndonjë pasuri të madhe, në të shumtën e rasteve mund të ketë ndonjë zanat dhe aftësi, që të punojë në vendin e vet dhe të përmbushë nevojat. Kjo është arsyeja që i Lartësuari i ka bërë të varfërin dhe udhëtarin e mbetur në mes të rrugës prej kategorive që përfitojnë nga zekati.Kjo është shumë më e mirë për ata që synojnë kënaqësinë e Allahut. -Dhënia prej pasurisë për të afërmit, të varfërit dhe udhëtarit është: "...shumë më e mirë për ata që synojnë kënaqësinë e Allahut”, domethënë, për ata që me këtë punë synojnë kënaqësinë e Allahut. Kjo është një mirësi shumë e madhe dhe sjell shpërblime të pamata. Ajo është nga veprat më të mira dhe të shpërblyeshme tek Zoti, që u sjell dobi edhe të tjerëve, përveç atyre që punojnë. Megjithatë, nëse ajo nuk bëhet me sinqeritet për kënaqësinë e Allahut, atëherë kjo nuk i sjell mirësi dhënësit, edhe pse mund të përfitojë marrësi. Allahu i Madhëruar thotë: "Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka asnjë të mirë, përveç atyre që këshillojnë për sadaka, për ndonjë të mirë ose për pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut,Ne do t’i japim shpërblim të madh." [Nisa 114]. Nga ajeti kuptohet se këto vepra të përmendura kanë mirësi, sepse përfitojnë edhe të tjerët, por ai që i bën ato duke synuar të kënaqë Allahun, ai do të marrë shpërblime edhe më të mëdha nga Allahu.Ata janë të shpëtuarit. - Ata që i bëjnë këto punë të mira me qëllimin e pastër për të kënaqur Allahun, pikërisht ata janë: “muflihun”., që fitojnë shpërblimin e Allahut dhe shpëtojnë nga ndëshkimi i Tij.
30:39Page 408
وَمَآ ءَاتَيۡتُم مِّن رِّبٗا لِّيَرۡبُوَاْ فِيٓ أَمۡوَٰلِ ٱلنَّاسِ فَلَا يَرۡبُواْ عِندَ ٱللَّهِۖ وَمَآ ءَاتَيۡتُم مِّن زَكَوٰةٖ تُرِيدُونَ وَجۡهَ ٱللَّهِ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُضۡعِفُونَ ٣٩
And whatever you give for interest [i.e., advantage] to increase within the wealth of people1 will not increase with Allāh. But what you give in zakāh,2 desiring the face [i.e., approval] of Allāh - those are the multipliers.3
Në ajetet më sipër, Allahu na tregoi për veprat me të cilat arrihet kënaqësia e Tij. Ndërsa në vijim Allahu na tregon për ato punë me të cilat arrihet përfitimi në këtë botë. Ai thotë:Ajo pasuri që e jepni për ta shtuar(me kamatë), nga pasuritë e njerëzve, nuk ka për t'u shtuar tek Allahu. -Nëse pasurinë shtesë, për të cilën nuk keni nevojë, ua jepni njerëzve, me qëllim që të fitoni më shumë prej tyre, kjo lloj pune nuk ju sjell ndonjë fitim tek Zoti, sepse asaj i mungon kushti kryesor për pranimin e një vepre: sinqeriteti për të kënaqur Zotin. Po kështu është e padobishme edhe ajo vepër me të cilën synohen fama dhe dukja te njerëzit. Ajo është e pavlefshme tek Allahu dhe nuk e shton pasurinë e njeriut.Ndërsa ata që japin pasuri si zekat, me qëllim që të kënaqin Allahun, atyre do t'u shumëfishohet (shpërblimi). - Pasurinë që jepet për hir të Tij, Allahu e quan “zekat”, domethënë, pastrues, që ju pastron nga cilësitë e këqija (si koprracia e zemërngurtësia); si dhe pastrues i pasurisë suaj nga mosdhënia. Ajo është një vepër e mrekullueshme, që përmbush nevojat e të varfërve. Por, edhe njëherë, është kusht i domosdoshëm që me këtë vepër të synohet kënaqësia e Allahut, sepse Ai thotë: “...ata që japin pasuri si zekat, me qëllim që të kënaqin Allahun, atyre do t'u shumëfishohet (shpërblimi).” Këtyre, Allahu i Lartësuar premton se do t'ua shtojë shpërblimin dhe sevapet. Allahu i Lartësuar e ka quajtur pasurinë që e shpenzojnë për hir të Tij si zekat, pra, pastrues të shpirtit dhe të pasurisë së robit. Por nëse jepet sadaka nga një njeri i cili ka njerëz nën përgjegjësinë e tij, që kanë nevojë të domosdoshme ose kanë borxhe që duhen shlyer, dhe ky i jep sadaka dikujt tjetër, kjo është e papranueshme ligjërisht dhe nuk është sadaka e shpërblyer. Me fjalë të tjera, pastrimi arrihet ashtu siç udhëzon Sheriati, pra, duke përmbushur detyrimet e përgjegjësitë fillimisht, pastaj duke dhënë nga pasuria me qëllimin që të kënaqësh Zotin. Kështu, thjesht dhënia e pasurisë nuk i mundëson njeriut pastrim dhe të mira, derisa të jetë me këto cilësi që e përshkruan Zoti: "Ndërsa më i devotshmi do të jetë larg tij (dënimit); ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet, jo për të shpërblyer dikë, që i ka bërë mirë më parë, por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit. Padyshim, ai do ta gëzojë atë kënaqësi." [Lejl 17 - 21.] Dhe kjo arrihet duke përmbushur udhëzimet e Sheriatit, përgjegjësitë e detyrueshme, dhe pastaj ato që vinë pas tyre.
30:40Page 408
ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ ثُمَّ رَزَقَكُمۡ ثُمَّ يُمِيتُكُمۡ ثُمَّ يُحۡيِيكُمۡۖ هَلۡ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَفۡعَلُ مِن ذَٰلِكُم مِّن شَيۡءٖۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٤٠
Allāh is the one who created you, then provided for you, then will cause you to die, and then will give you life. Are there any of your "partners" who does anything of that? Exalted is He and high above what they associate with Him.
Është Allahu Ai që ju ka krijuar ju, që ju furnizon, që ju bën të vdisni, e pastaj do t'ju ringjallë. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? I pastër dhe i Lartësuar është Ai nga ajo që ata i shoqërojnë. - Allahu i Lartësuar është i vetmi dhe i pashoq në fuqinë për t’ju krijuar, furnizuar, për t'ju bërë të vdisni dhe që t'ju japë përsëri jetën. Asnjë dhe asgjë nga idhujt, që u luten idhujtarët, nuk kanë në dorë asgjë nga këto çështje. Atëherë, si mundet që ata t’i shoqërojnë Atij, që është i vetëm në gjithë pushtetin e Tij, diçka që është e mangët dhe nuk ka asnjë thërrmijë pushteti në asnjë drejtim? I lavdëruar dhe i madhëruar qoftë Allahu! I pastër është Ai nga çdo gjë që i shoqërojnë të paditurit. Atë nuk e dëmton asgjë, por dënimi bie mbi ata që bëjnë shirk.
30:41Page 408
ظَهَرَ ٱلۡفَسَادُ فِي ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِ بِمَا كَسَبَتۡ أَيۡدِي ٱلنَّاسِ لِيُذِيقَهُم بَعۡضَ ٱلَّذِي عَمِلُواْ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ ٤١
Corruption has appeared throughout the land and sea by [reason of] what the hands of people have earned so He [i.e., Allāh] may let them taste part of [the consequence of] what they have done that perhaps they will return [to righteousness].
Për shkak të veprave(të këqija)të njerëzve, janë shfaqur të këqija në tokë e në det... -Është përhapur dhe mbizotëron prishja në tokë dhe në det. Është prishur mënyra e jetesës, me mangësitë, dëmet e transformimet që janë përhapur. Po kështu, edhe në vetet tuaja janë përhapur sëmundje e fatkeqësi të shumta. Të gjitha këto kanë ndodhur për shkak të punëve shkatërrimtare të vetë njeriut. Allahu i Madhëruar na njofton se të gjitha këto kanë ndodhur:...që ata të shijojnë një pjesë të ndëshkimit që meritojnë -Që ta kuptojnë se Allahu ka për t’i ndëshkuar për veprat e tyre, dhe një pjesë të këtij ndëshkimi, Ai ua jep si shembull në këtë dynja, në mënyrë që ata:... dhe me shpresë që të kthejnë rrugë(nga të këqijat). - Të kthejnë rrugë dhe të reshtin së punuari ato punë që u shkaktojnë e sjellin shkatërrimin. Kështu do të bëhet i mundur rregullimi i gjendjes dhe veprave të tyre. I lavdëruar qoftë Ai që është i Butë dhe i Mëshirshëm edhe kur sjell ndëshkime, për të rregulluar gjendjen e tyre. Nëse do t’i ndëshkonte për të gjitha padrejtësitë që bënin, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë.
30:42Page 409
قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلُۚ كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّشۡرِكِينَ ٤٢
Say, [O Muḥammad], "Travel through the land and observe how was the end of those before. Most of them were associators [of others with Allāh].
Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si qe përfundimi i atyre që ishin më parë!” -Ky është një urdhër për të udhëtuar me trup, me mendje dhe me zemër, në mënyrë që të meditojmë dhe të nxjerrim mësime rreth fundit të këtyre popujve të shkuar, të cilët:Shumica prej tyre ishin idhujtarë! - Kështu do ta shihni se përfundimi i tyre ishte më i keqi. Mbi ta goditi një dënim shfarosës dhe i ndoqi një mallkim i pandashëm nga gjithë krijesat e Zotit. Kështu, atyre nuk ka për t'iu ndarë poshtërimi e ndëshkimi i Zotit. Kështu do të jeni të kujdesshëm që të mos veproni njëlloj siç vepruan ata që të mos ju përfshijë edhe ju dënimi i tyre. Të jeni të bindur se drejtësia dhe urtësia e Allahut vepron në çdo kohë e në çdo vend.
30:43Page 409
فَأَقِمۡ وَجۡهَكَ لِلدِّينِ ٱلۡقَيِّمِ مِن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَ يَوۡمٞ لَّا مَرَدَّ لَهُۥ مِنَ ٱللَّهِۖ يَوۡمَئِذٖ يَصَّدَّعُونَ ٤٣
So direct your face [i.e., self] toward the correct religion before a Day comes from Allāh of which there is no repelling. That Day, they will be divided.1
Prandaj, përqendrohu në fenë e drejtë, -Përkushtohu me zemër dhe nënshtroje tërësisht trupin tënd, që të plotësosh fenë e drejtë të Zotit në jetën tënde. Përmbushi urdhëresat, ruaju nga ndalesat me këmbëngulje, përkushtim gjallëri dhe zbato porositë, si ato që zbatohen haptazi edhe ato që duhen përmbushur e zbatuar fshehtazi. Nxito të shfrytëzosh kohën dhe rininë, para se të jetë vonë....para se të vijë dita (e Kjametit) e caktuar nga Allahu, të cilën askush nuk mund ta pengojë (që të ndodhë). -Ajo është Dita e Kijametit, e cila, kur të vijë, askush nuk mund ta kthejë. Atëherë njerëzit nuk mund t'ia nisin punëve të tyre nga e para dhe të rregullojnë ndonjë gjë. Në atë çast, kapitulli i veprave është mbyllur dhe mbetet veçse shpërblimi për to.Atë ditë, ata(njerëzit dhe xhindet)do të ndahen(në dy grupe- të shpëtuar e të dënuar). -Atë ditë do të shpërndahen dhe do të tubohen në grupe të ndryshme për t'u llogaritur veprat e tyre.
30:44Page 409
مَن كَفَرَ فَعَلَيۡهِ كُفۡرُهُۥۖ وَمَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا فَلِأَنفُسِهِمۡ يَمۡهَدُونَ ٤٤
Whoever disbelieves - upon him is [the consequence of] his disbelief. And whoever does righteousness - they are for themselves preparing,
Çdokush që nuk beson(në Allahun)do të përgjigjet për mosbesimin e vet... -Çdokush do të mbajë peshën e vet të mohimit dhe gjynaheve. Askush nuk do të mbajë barrën e tjetrit....e çdokush që bën punë të mira, ai po përgatitet për veten e vet. -Janë ata që bëjnë punë të mira duke përmbushur detyrimet ndaj Zotit dhe detyrimet ndaj krijesave, ose duke bërë punë të pëlqyeshme e vullnetare në këto drejtime. Çdokush që bën këto punë të mira, i bën për veten e vet. Ata kështu po përgatiten për ahiretin e tyre dhe po e ndërtojnë dynjanë me mirësi e mbarësi. Ata po përgatiten për mirësitë e mëdha në vendbanimet e kështjellat e larta në Xhenetin e përjetësisë. Pastaj i Lartësuar premton me bujarinë e Tij:
30:45Page 409
لِيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ مِن فَضۡلِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٤٥
That He may reward those who have believed and done righteous deeds out of His bounty. Indeed, He does not like the disbelievers.
Ai (Allahu) ka për t’i shpërblyer me mirësinë e Tij, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. -Shpërblimi i tyre nuk është i kufizuar vetëm me veprat që paraqesin, por Allahu i Lartësuar ka për t’u dhënë nga mirësitë e Tij të pakufishme, prej bujarisë së Tij të paanë, shumë më tepër sesa ç’mund të arrijnë me veprat e tyre. Kështu do të ndodhë, sepse Allahu i Lartësuar i do ata dhe kur Allahu i Madhëruar e do dikë, e mbulon atë me mirësitë e Tij të mëdha, ia shton dhuratat dhe begatitë dhe e lumturon me mirësi që duken, por edhe me ato që janë të fshehta e të padukshme. Kështu i trajton Allahu besimtarët, ndryshe nga mohuesit. Duke qenë se Allahu i urren ata, u jep dënimin e merituar, por nuk thotë se do të shtojë dënimin mbi ata që e meritojnë:Me të vërtetë, Ai nuk i do ata që refuzojnë të besojnë. -Përfundimi i tyre është dënimi i merituar, me drejtësinë e Allahut.
30:46Page 409
وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦٓ أَن يُرۡسِلَ ٱلرِّيَاحَ مُبَشِّرَٰتٖ وَلِيُذِيقَكُم مِّن رَّحۡمَتِهِۦ وَلِتَجۡرِيَ ٱلۡفُلۡكُ بِأَمۡرِهِۦ وَلِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ٤٦
And of His signs is that He sends the winds as bringers of good tidings and to let you taste His mercy [i.e., rain] and so the ships may sail at His command and so you may seek of His bounty, and perhaps you will be grateful.
Nga argumentet e Tij janë edhe erërat, që Ai i dërgon(të mbledhin retë)si përgëzim(para shiut)-Ndër argumentet që tregojnë për mëshirën e Tij dhe për faktin që Ai do t’i ringjallë të vdekurit dhe se Ai është i vetmi Zot që meriton adhurimin, që Ai është Mbreti dhe i Lavdëruari, janë edhe erërat që Ai i dërgon si përgëzim (para shiut). Ai dërgon erërat, që mbledhin retë, dhe kështu shpirtrat qetësohen e lumturohen sepse do të bjerë shiu i shumëpritur....që ju të mund të përfitoni mirësi (të shumta) nga mëshira e Tij; -Nga mëshira e Tij, Allahu ju lëshon shiun, nëpërmjet të cilit Ai ngjall tokën pas vdekjes së saj, dhe gjallërohen bimësia, njerëzit e të gjitha gjallesat. Kështu, ju e përjetoni mëshirën e Tij dhe e kuptoni mirë se është Ai, me mëshirën e Tij, që kujdeset për gjallesat, duke u dhënë jetë dhe furnizim. Duke medituar në këtë fakt, juve ju shtohet dëshira për të kryer edhe më shumë punë të mira, të cilat akoma më shumë bëhen shkak që të hapen depot e mirësive të Allahut dhe mëshirës së Tij.... që anijet të lundrojnë me vullnetin e Tij në kërkim të mirësive të Tij ... -Në mes të errësirës, në dete e oqeane, lundrojnë anije, me ligjin që Ai ka përcaktuar të realizohet në këtë botë. Ai e bëri të mundur diçka të tillë, që anijet të lundrojnë, me vullnetin e Tij në kërkim të mirësive të Tij, që të arrini e tërealizoni jetën tuaj. Ai jua lehtësoi çështjet që:...dhe që të jeni mirënjohës. -Të jeni mirënjohës ndaj Atij që ju lehtësoi shkaqet dhe vendosi ligje që jua lehtësojnë punën në këtë jetë. Ky është qëllimi i zbritjes së mirësive: që robi të tregohet mirënjohës ndaj Zotit. Nëse robi e bën këtë, atëherë Zoti jo vetëm që do t'ia ruajë të mirat, por edhe do t’ia shtojë ato, me mirësinë e bujarinë e Tij. Ndërsa ata që, në vend të mirënjohjes, mohojnë e shpërfillin mirësitë e Allahut, ata e kanë transformuar mirësinë e Tij në dëmtim, dhe ajo mirësi do t’u ikë e do të dëshpërohen.
30:47Page 409
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ رُسُلًا إِلَىٰ قَوۡمِهِمۡ فَجَآءُوهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَٱنتَقَمۡنَا مِنَ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْۖ وَكَانَ حَقًّا عَلَيۡنَا نَصۡرُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٤٧
And We have already sent messengers before you to their peoples, and they came to them with clear evidences; then We took retribution from those who committed crimes, and incumbent upon Us was support1 of the believers.
Ne edhe para teje dërguam profetë ndër popuj, të cilët u sollën atyre argumente të qarta. -Edhe në popujt e hershëm para teje kemi dërguar profetë, kur popujt e cenuan teuhidin e Zotit dhe refuzuan të besojnë në fenë e vërtetë dhe të drejtë. Kur njerëzit binin në shirk, Allahu i Lartësuar u dërgonte profetë, që t’i ftonte për të njësuar Atë, për të qenë të sinqertë dhe për të pranuar të vërtetën. Ata u qartësonin popujve kotësinë e besimeve të tyre dhe i paralajmëronin për rrezikun e mohimit të Zotit dhe humbjes, ku ishin zhytur. Ata u sillnin popujve argumente dhe fakte të shumta për besimin dhe ftesën e vërtetë të Zotit, por përsëri shumë nga ata nuk i besonin dhe nuk nënshtroheshin për të besuar. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:Pastaj i ndëshkuam ata që bënin padrejtësi e ligësi. -Kështu i ndihmonte Allahu besimtarët e sinqertë, pasuesit e vërtetë të profetëve. Ai thotë:Është detyrimi Ynë që të ndihmojmë besimtarët. -Zoti ia ka bërë detyrë Vetes që do t’i ndihmojë besimtarët. Kjo është diçka që do të ndodhë patjetër. Kështu, o ju që nuk besoni Muhamedin (a.s), nëse vazhdoni me mohimin e së vërtetës, edhe mbi ju do të godasë dënimi dhe Ne kemi për t’i dhuruar atij fitoren mbi ju.
30:48Page 409
ٱللَّهُ ٱلَّذِي يُرۡسِلُ ٱلرِّيَٰحَ فَتُثِيرُ سَحَابٗا فَيَبۡسُطُهُۥ فِي ٱلسَّمَآءِ كَيۡفَ يَشَآءُ وَيَجۡعَلُهُۥ كِسَفٗا فَتَرَى ٱلۡوَدۡقَ يَخۡرُجُ مِنۡ خِلَٰلِهِۦۖ فَإِذَآ أَصَابَ بِهِۦ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦٓ إِذَا هُمۡ يَسۡتَبۡشِرُونَ ٤٨
It is Allāh who sends the winds, and they stir the clouds and spread them in the sky however He wills, and He makes them fragments so you see the rain emerge from within them. And when He causes it to fall upon whom He wills of His servants, immediately they rejoice
Allahu i Lartësuar na njofton rreth pushtetit të Tij të plotë dhe mirësisë së Tij të gjerë:Është Allahu Ai që i dërgon erërat për të ngritur retë. Pastaj i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë ... -Erërat formojnë dhe i mbledhin retë dhe pastaj i përhapin ato në qiell, ashtu si Ai dëshiron. Ai i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë. Atëherë, formohen re të dendura, që duket sikur qëndrojnë mbi njëra tjetrën.derisa nga mesi i tyre fillojnë të dalin pikat e shiut. -Ju shikoni se nga retë dalin pika shiu, që bien me hijeshi. Nëse ky ujë i shumtë do të binte i tëri njëherësh, do të shkatërronte gjithçka në tokë.Ai ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të Vet, që ata gëzohen... - Kur shiu bie me ngadalë e butësisht, njerëzit gëzohen dhe kënaqen, sepse nevoja e tyre është shumë e madhe për të.
30:49Page 409
وَإِن كَانُواْ مِن قَبۡلِ أَن يُنَزَّلَ عَلَيۡهِم مِّن قَبۡلِهِۦ لَمُبۡلِسِينَ ٤٩
Although they were, before it was sent down upon them - before that, in despair.
pasi para se të bjerë ai(shiu), ata janë të dëshpëruar. -Para shiut, njerëzit janë të dëshpëruar, por kur ai bie, gëzimi në zemrat e tyre është i papërshkrueshëm.
30:50Page 409
فَٱنظُرۡ إِلَىٰٓ ءَاثَٰرِ رَحۡمَتِ ٱللَّهِ كَيۡفَ يُحۡيِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَآۚ إِنَّ ذَٰلِكَ لَمُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٥٠
So observe the effects of the mercy of Allāh - how He gives life to the earth after its lifelessness. Indeed, that [same one] will give life to the dead, and He is over all things competent.
Shikoji(o njeri)gjurmët e mëshirës së Allahut, se si Ai e ngjall tokën pasi është shkretuar. - Toka trazohet, çahet dhe gëlon nga bimësia.Kështu do t'u japë jetë Ai njerëzve që janë të vdekur, sepse Ai ka fuqi për gjithçka. -Pushteti i Allahut është absolut dhe asgjë nuk është e pamundshme për Të; edhe pse mund të duket e pamundur për mendjet dhe logjikën e njerëzve.
30:51Page 410
وَلَئِنۡ أَرۡسَلۡنَا رِيحٗا فَرَأَوۡهُ مُصۡفَرّٗا لَّظَلُّواْ مِنۢ بَعۡدِهِۦ يَكۡفُرُونَ ٥١
But if We should send a [bad] wind and they saw [their crops] turned yellow, they would remain thereafter disbelievers.1
Nëse Ne lëshojmë ndonjë furtunë mbi të mbjellat e tyre dhe ata i shohin ato të zverdhura(e të shkatërruara), pas kësaj, ata do të nxitojnë të mohojnë besimin(në Zot). -Allahu i Lartësuar na tregon gjendjen e krijesave, që nuk tregojnë mirënjohje për Atë, me gjithë mirësitë e Tij dhe faktin se Ai e ngjall tokën pasi ka vdekur dhe është shkretuar, duke shpërndarë në të mëshirën e Tij. Nuk e mendojnë ata të mjerë se çfarë do të ndodhte nëse Allahu do t’u lëshonte atyre bimëve një erë të fuqishme e shkatërruese? Si do të veprojnë kur ta shohin atë të zverdhur, gati për t’u shkatërruar? Këta mosmirënjohës do të nxitojnë të mohojnë besimin e drejtë. Ata harrojnë të gjitha mirësitë e shkuara dhe nguten të shprehin mohimin e Zotit. Këtyre të mjerëve nuk u bëjnë dobi këshillat e qortimet.
30:52Page 410
فَإِنَّكَ لَا تُسۡمِعُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَلَا تُسۡمِعُ ٱلصُّمَّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا وَلَّوۡاْ مُدۡبِرِينَ ٥٢
So indeed, you will not make the dead hear, nor will you make the deaf hear the call when they turn their backs, retreating.
Ti(o Muhamed)nuk mund t’i bësh të vdekurit të dëgjojnë dhe as nuk mund t'i bësh të shurdhërit që ta dëgjojnë thirrjen,(sidomos) kur ata të kthejnë shpinën e largohen. -Dhe sidomos kur ata: "... të kthejnë shpinën e largohen." Aq e pamundur është që këta të dëgjojnë e të kuptojnë atë që u bën dobi, saqë krahasohet me pamundësinë që të dëgjojë i shurdhëri ose i vdekuri.
30:53Page 410
وَمَآ أَنتَ بِهَٰدِ ٱلۡعُمۡيِ عَن ضَلَٰلَتِهِمۡۖ إِن تُسۡمِعُ إِلَّا مَن يُؤۡمِنُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُم مُّسۡلِمُونَ ٥٣
And you cannot guide the blind away from their error. You will only make hear those who believe in Our verses so they are Muslims [in submission to Allāh].
Ti as nuk mund t'i udhëzosh të verbërit që të shpëtojnë nga rruga e humbjes. -Sepse ata nuk kanë mundësi të shohin, për shkak të verbërisë së tyre.Ti mund t'i bësh të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në argumentet Tona dhe janë nështruar në Islam(për t'i zbatuar ato). -Këta janë ata që përfitojnë dhe u bën dobi dëgjimi i udhëzimeve të Zotit. Janë ata që i besojnë argumentet e Zotit me zemrat e tyre dhe dorëzohen tërësisht në fenë e Tij. Ata i shoqëron vazhdimisht një forcë e madhe, që i shtyn të pranojnë këshillat dhe paralajmërimet. Zemrat e tyre e pranojnë imanin dhe janë të përshtatshme e të përgatitura për ta pranuar dhe vepruar sipas tij. Ata besojnë çdo shenjë të sjellë nga Zoti dhe shprehin gatishmërinë për të zbatuar çdo urdhëresë dhe të largohen nga çdo ndalesë e Zotit, që është brenda mundësive të tyre.
30:54Page 410
۞ ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَكُم مِّن ضَعۡفٖ ثُمَّ جَعَلَ مِنۢ بَعۡدِ ضَعۡفٖ قُوَّةٗ ثُمَّ جَعَلَ مِنۢ بَعۡدِ قُوَّةٖ ضَعۡفٗا وَشَيۡبَةٗۚ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ وَهُوَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡقَدِيرُ ٥٤
Allāh is the one who created you from weakness, then made after weakness strength, then made after strength weakness and white hair. He creates what He wills, and He is the Knowing, the Competent.
Është Allahu Ai që ju krijon ju në një gjendje të dobët, dhe pas asaj dobësie ju jep fuqi, dhe pas fuqisë Ai sjell dobësi e thinja në kokë(pleqëri). -Allahu i Lartësuar na njofton rreth diturisë së Tij të gjerë, pushtetit madhështor dhe urtësisë së Tij absolute. Në fillim të krijimit, njeriu është shumë i dobët. Ai fillon si një pikë lëng, pastaj si një droçkë gjaku, pastaj si një copë mishi si kafshatë e pëtypur, derisa ai bëhet një krijesë me shpirt në barkun e nënës, nga ku pastaj lind e del në këtë botë. Gjatë kohës së fëmijërisë, kjo krijesë është shumë e dobët, e pafuqishme dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Pastaj Allahu i Lavdëruar e forcon dhe i jep fuqi këtij njeriu pak e nga pak, derisa ai arrin në kohën e rinisë, kur forcat dhe aftësitë e tij fillojnë e plotësohen. Njeriu forcohet qoftë nga ana fizike, qoftë ajo intelektuale e shpirtërore nëse do të besojë. Më vonë, vjen sërish faza e dobësimit dhe kthimit pas, që është koha e pleqërisë.Ai krijon siç dëshiron Ai. Ai është i Gjithëdituri e i Plotpushtetshmi. -Ai këtë e bën me urtësinë e Tij të madhe dhe të paanë. Një urtësi e kësaj është që njeriu të shohë dhe të bindet për dobësinë e tij, që të kuptojë mirë se koha e fuqisë së tij është e kufizuar nga dy faza dobësie, njëra para saj, në kohën e fëmijërisë, dhe njëra pas saj, në kohën e pleqërisë. Njeriu duhet të kuptojë se nga vetja e tij nuk pritet gjë tjetër veç mangësisë. Sikur të mos ishte fuqia që i jep Zoti, ai nuk do të arrinte atë forcë, me të cilën krenohet. Ai duhet të mendojë edhe diçka tjetër: nëse fuqia e tij do të vazhdonte të shtohej, ai do të kalonte çdo kufi në padrejtësi e rebelim. Prej urtësisë së këtij rregulli të vendosur nga Zoti është që njerëzit ta njohin mirë pushtetin e Zotit mbi çdo gjë.Ai krijon gjërat, administron e rregullon çështjet dhe asgjë nga këto nuk e lodh Atë, nuk e dobëson e nuk ia pakëson forcën e pushtetin. Asnjë mangësi nuk mund të mendohet për pushtetin e cilësitë e Zotit të gjithësisë.
30:55Page 410
وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يُقۡسِمُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ مَا لَبِثُواْ غَيۡرَ سَاعَةٖۚ كَذَٰلِكَ كَانُواْ يُؤۡفَكُونَ ٥٥
And the Day the Hour appears the criminals will swear they had remained but an hour. Thus they were deluded.
Ditën kur të vijë Ora(e Gjykimit), (për t'u shfajësuar)keqbërësit do të betohen se paskan qëndruar(në këtë botë)veçse një orë. -Allahu i Lartësuar na njofton rreth Ditës së Kijametit dhe faktit se ajo do të vijë befas dhe shumë shpejt. Kur të ndodhë Ora e Kijametit, keqbërësit do të betohen se kanë qëndruar (në këtë botë), veçse një orë. Ata do të betohen se kanë qëndruar në këtë dynja shumë pak, madje vetëm një orë. Këto fjalë i thonë në formën e justifikimit për mosbesimin e tyre, me shpresën se mbase u sjell ndonjë dobi. Ata duan të justifikohen me kohën e shkurtër, që nuk patën mundësi të reflektonin dhe të besonin. Por kjo është gënjeshtër dhe e papranueshme:Po kështu kanë gënjyer ata edhe më parë(në dynja). -Edhe kur kanë qenë në këtë jetë, ata bënin mashtrime e shpifje, për të justifikuar mosbesimin e tyre në Zot dhe mospasimin e besimit të pastër. Ata e kanë refuzuar udhëzimin që profetët sollën nga Zoti i tyre. Ndërsa në ahiret ata mohojnë edhe atë që ka qenë për ta diçka e prekshme, pra, qëndrimin e gjatë në dynja dhe të mjaftueshëm për të besuar dhe reflektuar drejt. Ky është zakoni dhe morali tyre i ulët dhe i shëmtuar, dhe njeriu do të ringjallet në atë gjendje që ka vdekur.
30:56Page 410
وَقَالَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ وَٱلۡإِيمَٰنَ لَقَدۡ لَبِثۡتُمۡ فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡبَعۡثِۖ فَهَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡبَعۡثِ وَلَٰكِنَّكُمۡ كُنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ ٥٦
But those who were given knowledge and faith will say, "You remained the extent of Allāh's decree until the Day of Resurrection, and this is the Day of Resurrection, but you did not used to know."1
Kurse ata të cilëve u është dhënë dituri dhe besim, do të thonë: “Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në Ditën e Ringjalljes. -Allahu i Lartësuar i ka nderuar me dituri dhe iman. Dituria rreth së vërtetës është cilësi e tyre. Imani i tyre është i sinqertë, sepse ata i japin përparësi së vërtetës. Kështu, duke qenë se ata e njohin mirë të vërtetën dhe i japin përparësi asaj mbi çdo gjë tjetër, atëherë edhe fjalët e tyre janë të vërteta dhe në përputhje të plotë me veprat e tyre. Ata janë të parët që bëjnë ato punë të mira që ua mësojnë të tjerëve. Ata gjithmonë thonë të vërtetën kur flasin. Ata thonë atë ditë: “Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në Ditën e Ringjalljes. Ju keni qëndruar në atë jetë aq sa ishte caktuar në kaderin dhe ligjin e Zotit. Ju jetuat në dynja mjaftueshëm, aq sa çdo njeri mund të mendojë e të meditojë dhe kush dëshiron, të mund të nxjerrë mësim. Megjithatë, ju vazhduat me mohim, derisa tani jeni të ringjallur përpara Zotit, në pritje të llogarisë.Kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e pranonit! - Ju e mohonit ringjalljen, prandaj tani, në Ditën e Gjykimit, pretendoni se në dynja nuk qëndruat mjaftueshëm për të besuar e gjykuar drejt. A thua se nuk patët kohë të mjaftueshme që të ktheheshit tek Zoti të penduar e të nështruar për ta adhuruar Atë! Padituria ishte ajo që ju priu dhe mosbesimi e mohimi i të vërtetës u bë i pandashëm për ju.
30:57Page 410
فَيَوۡمَئِذٖ لَّا يَنفَعُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مَعۡذِرَتُهُمۡ وَلَا هُمۡ يُسۡتَعۡتَبُونَ ٥٧
So that Day, their excuse will not benefit those who wronged, nor will they be asked to appease [Allāh].
Kështu, atë ditë atyre që kanë bërë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi… -Edhe nëse pretendoni se nuk dinit gjë dhe nuk ju patën ardhur argumentet ose se nuk patët kohë e mundësi të mjaftueshme për të besuar. Kështu do të dalë i qartë mashtrimi juaj. Kjo do të ndodhë me dëshminë e njerëzve të ditur dhe besimtarë. Madje, për këtë do të dëshmojnë edhe vetë lëkurat, duart e këmbët e tyre! Edhe nëse kërkojnë që t’u jepet mundësia të kthehen në dynja, që të mos bëjnë ashtu siç bënë, por të pendohen e besojnë, atyre nuk do t’u jepet kjo mundësi. Tashmë koha për të shprehur pendesë dhe për të ndryshuar ka marrë fund dhe askujt nuk i pranohet justifikimi.e as që u kërkohet të arsyetohen. -Ata nuk do të mund të largojnë dënimin, që e meritojnë, kundër vetes së tyre, e as do t’u jepet mundësia për këtë.
30:58Page 410
وَلَقَدۡ ضَرَبۡنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ مِن كُلِّ مَثَلٖۚ وَلَئِن جِئۡتَهُم بِـَٔايَةٖ لَّيَقُولَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا مُبۡطِلُونَ ٥٨
And We have certainly presented to the people in this Qur’ān from every [kind of] example. But, [O Muḥammad], if you should bring them a sign, the disbelievers will surely say, "You [believers] are but falsifiers."
Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an çdo lloj shembulli. -Kjo tregon për përkujdesin e madh të Zotit për ne, për mëshirën e butësinë e Tij të madhe kur Ai na mëson atë që nuk e dimë. Ai thotë: "Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an çdo lloj shembulli." Nëpërmjet këtyre shembujve, Allahu na sqaron të vërtetën dhe çështjet që duhet t’i dimë. Kështu, askush nuk do të ketë më justifikim para Zotit. Nëpërmjet disa shembujve, Allahu i Lartësuar i përafron gjërat konceptuale përmes gjërave të prekshme e të dëshmueshme nga shqisat, që njerëzit t'i kuptojnë më mirë. Ndërsa në disa raste të tjera, Ai i pasqyron e i përshkruan ngjarjet që do të ndodhin aq realisht, saqë duket se ato tashmë kanë ndodhur dhe kanë përfunduar. Në Kur'an sillen shumë shembuj të tillë. Edhe në këto ajete kemi një shembull të tillë. I Lartësuari na tregon se çfarë do të ndodhë Ditën e Kijametit dhe për gjendjen e keqbërësve atë ditë. Ai na tregon për keqardhjen e tyre të madhe dhe se prej tyre nuk do të pranohen justifikimet, autokritikat apo keqardhjet. Mohuesit e fesë janë të padrejtë dhe dinë veçse të mohojnë me kokëfortësi e inat të vërtetën e qartë:Megjithatë, çfarëdo argumenti që t’u sjellësh atyre, ata që nuk besojnë gjithmonë do të thonë: “Ju nuk bëni gjë tjetër, veçse thoni kotësira!” - Edhe nëse u sjell ndonjë shenjë mrekulli, që tregon se ajo që solle prej Zotit është e vërtetë, ata që nuk besojnë gjithmonë do të thonë: “Ju thoni kotësira!” Kështu, thonë për të vërtetën se ajo është e kotë. Në këtë mëyrë reagojnë ata ndaj shenjave e mrekullive të Allahut, sepse zemrat e tyre janë të mbushura me kufër, refuzim dhe padrejtësi, si dhe për shkak të vulosjes së zemrave të tyre. Ato zemra i vulos Zoti, ndaj janë tërësisht të painteresuara rreth Zotit e besimit të vërtetë.
30:59Page 410
كَذَٰلِكَ يَطۡبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَ ٥٩
Thus does Allāh seal the hearts of those who do not know.1
Kështu i vulos Allahu zemrat e atyre që nuk duan të kuptojnë. - Në ato zemra nuk hyn mirësia dhe ata nuk arrijnë që t’i konceptojnë gjërat ashtu siç duhet. Madje, të vërtetën e shohin të kotë dhe të kotën e shohin si të vërtetë.
30:60Page 410
فَٱصۡبِرۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞۖ وَلَا يَسۡتَخِفَّنَّكَ ٱلَّذِينَ لَا يُوقِنُونَ ٦٠
So be patient. Indeed, the promise of Allāh is truth. And let them not disquiet you who are not certain [in faith].
Prandaj, bëj durim, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë... -Ki durim për të zbatuar urdhëresat e Zotit dhe në përpjekjet për të ftuar njerëzit në rrugën e Tij. Nëse ata kundërshtojnë, mos u dëshpëro dhe mos ndalo nga rruga jote! Gjithmonë mbaj mend se: premtimi i Allahut është i vërtetë. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Kujtimi i vazhdueshëm i këtij fakti është një ndihmë e madhe dhe një nxitje e fortë e durimit. Kur njeriu sigurohet se veprat e tij kurrë nuk do të humbasin, por do të gjejnë të plotë shpërblimin, i duket e lehtë dhe e përballueshme çdo vështirësi e vuajtje gjatë rrugës. Çdo gjë e vështirë i bëhet e thjeshtë dhe çdo punë e madhe që kryen i duket e vogël dhe e pakët, prandaj punon gjithmonë e më shumë.... e kurrë mos lejo të të lëkundin vendosmërinë ata që kanë dyshime! -Këta kanë iman të dobët dhe nuk kanë siguri, prandaj dhe qëllimet i kanë të ulta dhe durimin e pakët. Kurrë mos të të plogështojnë dhe frenojnë këta lloj njerëzish! Nëse nuk tregohesh i kujdeshëm me ta, do të të plogështojnë dhe do të të bëjnë të paqëndrueshëm në zbatimin e urdhëresave. Dobësia e shpirtit njerëzor i ndihmon ata, ndaj të shtyjnë që t'u përgjasosh dhe t’i miratosh ata. Ajeti tregon se çdo besimtar i mirë që ka siguri të fortë në besim dhe gëzon një mendje të shëndoshë, e ka të lehtë të jetë i durueshëm dhe këmbëngulës në jetën sipas fesë së tij. Ndërsa ai që është i dobët në sigurinë dhe logjikën e tij, është i dobët edhe në durimin për të jetuar sipas fesë së tij. I pari është si thelpinjtë e arrës, ndërsa i dyti është si lëvozhga e saj! E lus Allahun të na ndihmojë e të na ruajë!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences