As-Sa'diAr‑Rum · 30:1–30

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

الروم

Ar-Rum

The Romans · Meccan · 60 ayahs

30:1–3Page 404

الٓمٓ ١

Alif, Lām, Meem.1

غُلِبَتِ ٱلرُّومُ ٢

The Byzantines have been defeated1

فِيٓ أَدۡنَى ٱلۡأَرۡضِ وَهُم مِّنۢ بَعۡدِ غَلَبِهِمۡ سَيَغۡلِبُونَ ٣

In the nearest land.1 But they, after their defeat, will overcome

Elif, Lam, Mim. Romakët u mundën, në tokën më të afërt(me arabët)… -Rreth gërmave të përmendura në fillim të sureve është folur dhe qartësuar më parë se cili është qëndrimi ynë. Persia dhe Roma, në atë kohë, ishin fuqitë më të mëdha në botë dhe mes tyre zhvilloheshin shpesh luftëra e përplasje, ashtu siç ndodh zakonisht mes fuqive të barabarta. Persianët ishin idhujtarë dhe adhuronin zjarrin, ndërsa romakët besonin Teuratin dhe Ungjillin, gjë që i bënte ata të ishin më afër besimtarëve sesa persët. Për këtë arsye, muslimanët shpresonin dhe e dëshironin fitoren e romakëve kundër persëve. Ndërsa idhujtarët kurejshë, duke qenë të ngjashëm në idhujtari me persët, dëshironin fitoren e persëve. Ndodhi që persët fituan kundër romakëve në një luftë të zhvilluar mes tyre në pjesën më të afërt të Tokës, që e kishin nën sundim persianët. Kjo solli gëzimin e idhujtarëve kurejshë të Mekës dhe trishtimin e muslimanëve, por në ajetin vijues Allahu i Lartësuar i njofton muslimanët se romakët do të fitojnë në një përballje tjetër të tyre me persët.

30:4Page 404

فِي بِضۡعِ سِنِينَۗ لِلَّهِ ٱلۡأَمۡرُ مِن قَبۡلُ وَمِنۢ بَعۡدُۚ وَيَوۡمَئِذٖ يَفۡرَحُ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٤

Within three to nine years. To Allāh belongs the command [i.e., decree] before and after. And that day the believers will rejoice

…por pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë, brenda pak viteve. -Domethënë, brenda një afati 3 - 9 vjet. Ai na njofton, gjithashtu, se si fitorja e persëve, ashtu edhe ajo e romakëve ndodhën me dëshirën e përcaktimin e Allahut:Çështja është në dorë të Allahut, fillim e mbarim. - Fitorja nuk është produkt vetëm i marrjes së masave njerëzore dhe përgatitjes, por ajo është e lidhur ngushtë dhe nuk mund të dalë jashtë përcaktimit dhe vullnetit të Zotit.

30:5Page 404

بِنَصۡرِ ٱللَّهِۚ يَنصُرُ مَن يَشَآءُۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٥

In the victory of Allāh.1 He gives victory to whom He wills, and He is the Exalted in Might, the Merciful.

Atë ditë, besimtarët do të gëzohen për ndihmën e Allahut. -Ditën kur romakët do t’i mundin persianët do të gëzohen besimtarët muslimanë. Ata do të gëzoheshin me fitoren e romakëve mbi persët, edhe pse të dyja palët ishin mohues të besimit të drejtë, por një e keqe mund të jetë më e vogël se një e keqe tjetër. Ndërsa idhujtarët do të trishtoheshin.Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i Gjithëfuqishëm e Mëshirëplotë. -Ai është Ngadhënjimtari e Krenari, që me pushtetin dhe krenarinë e Tij ka ngadhënjyer mbi të gjitha krijesat dhe i ka nënshtruar ata. Allahu ia jep pushtetin dhe mbretërimin atij që Ai do dhe ia heq prej duarsh atij që Ai do. Ai krenon dhe lartëson atë që Ai do edhe e poshtëron dhe e përul atë që dëshiron. Allahu është edhe mëshirëplotë me robërit e Tij besimtarë. Me mëshirën e Tij të plotë, Ai u mundëson atyre çdo gjë që bën të mundur lumturinë dhe triumfin e tyre. Me mëshirën e Tij, Ai u sjell atyre mirësi dhe ndihmë përmes rrugëve që ata as nuk i mendojnë e llogarisin.

30:6Page 405

وَعۡدَ ٱللَّهِۖ لَا يُخۡلِفُ ٱللَّهُ وَعۡدَهُۥ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ ٦

[It is] the promise of Allāh. Allāh does not fail in His promise, but most of the people do not know.

Ky është premtimi i Allahut, dhe Allahu nuk e thyen premtimin e Vet … -Të jeni të sigurt në këtë premtim dhe kini bindje të plotë se kjo do të ndodhë patjetër. Kur zbritën ajetet me këtë premtim, besimtarët u gëzuan dhe e pritën plot shpresë e gëzim atë, ndërsa idhujtarët Mekas e mohuan dhe i vunë në dyshim këto premtime. Madje, disa besimtarë diskutonin me idhujtarët, duke shprehur sigurinë e plotë se ajo ngjarje do të ndodhte brenda një periudhe jo më shumë se 10-vjeçare, duke vënë bast për këtë çështje. Allahu i Lartësuar bëri që të fitonin romakët dhe t’i dëbonin persët nga ajo tokë që ua patën marrë më parë, dhe kështu u plotësua premtimi i Allahut të Madhëruar. Kjo ishte një profeci rreth çështjeve të fshehta, që u vërtetuan e u dëshmuan nga muslimanët dhe idhujtarët e asaj kohe.…por shumica e njerëzve nuk e dinë. -Ata nuk e dinë se premtimi i Allahut është i vërtetë. Ka shumë njerëz, të cilët nuk i besojnë premtimet e Allahut dhe i mohojnë shenjat dhe shpalljet e Tij.

30:7Page 405

يَعۡلَمُونَ ظَٰهِرٗا مِّنَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَهُمۡ عَنِ ٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ غَٰفِلُونَ ٧

They know what is apparent of the worldly life, but they, of the Hereafter, are unaware.

Ata njohin anën e jashtme nga jeta e kësaj bote... - Këta janë ata të cilët nuk dinë, pra, nuk dinë realitetin e gjërave dhe as gjykojnë drejt për përfundimin e çështjeve. Allahu i Lartësuar na tregon se ata njohin anën e jashtme nga jeta e kësaj bote. Vështrimi i tyre është i kufizuar vetëm në lidhjen shkak-pasojë. Për ta ka rëndësi vetëm përmbushja e kushteve për të ardhur pasoja. Nëse kushtet janë plotësuar, atëherë - sipas tyre - pasoja duhet të realizohet patjetër dhe është e pamundur që të mos ndodhë. Gjithashtu, nëse shkaqet nuk janë plotësuar, është e pamundur që të ndodhin pasojat dhe përfundimet. Ata i kanë zemrat të lidhura veçse me shkaqet dhe nuk shohin aspak tek Ai që sjell shkaqet dhe bën të mundur pasojat; tek Ai që i ka në dorë shkakun, pasojën dhe forcën ndikuese të çdo gjëje....por ndaj jetës tjetër janë plotësisht të pavëmendshëm. -Zemrat, prirjet, motivet dhe dëshirat e tyre janë lidhur ngushtë dhe kufizuar veçse me stolitë dhe kënaqësitë mashtruese të kësaj dynjajeje. Ata punojnë vetëm për këtë botë dhe përkushtohen tërësisht e plotësisht pas saj, duke i kthyer shpinën tërësisht ahiretit dhe duke e lënë tërësisht në harresë ditën e takimit me Zotin. Për ta nuk ka Xhenet, që të përmallohen për të hyrë në të dhe nuk ka Zjarr, nga i cili të frikësohen dhe të ruhen. Ata nuk besojnë që një ditë do të dalin para Allahut për t’u marrë në llogari, që t’i shqetësojë në çdo çast dhe të ruhen nga padrejtësitë dhe mosbesimi. Kjo është shenjë për fatkeqësinë e robit dhe faktin që ai është tërësisht i pavëmendshëm për ahiretin. I çuditshëm është fakti se shumë nga ky lloj njerësish kanë arritur në çështjet e dynjasë nivel të jashtëzakonshëm të inteligjencës dhe diturisë. Ata kanë arritur të prodhojnë e shpikin gjëra të habitshme në fusha nga më të ndryshmet të shkencës. Kanë ndërtuar mjete tokësore, detare, ajrore, elektrike. Ata kanë çuditur botën me këto arritje dhe i shohin të tjerët shumë të dobët. Madje, i shohin të tjerët me nënçmim e përbuzje, ndërkohë që, nga ana tjetër, janë njerëzit më të lehtë e më të paditur në çështjet e fesë dhe besimit të Zotit. Ata janë më të pavëmendshmit e më të shkujdesurit për ahiretin. Ata nuk dinë asgjë rreth përfundimit të çështjeve. Vetëm të urtët dhe të mençurit që shohin me dritën e Zotit dinë të dallojnë injorancën e këtyre të mjerëve, që koten në mosbesimin dhe humbjen e tyre, që enden të pasigurt nëpër skutat e kësaj dynjaje, pa iman dhe pa qëllim për jetën e tyre. Ata kanë harruar Allahun, ndaj Allahu i bën të harrojnë vetveten dhe tëmirën e saj. Pikërisht këta janë njerëzit më të prishur, që kalojnë çdo kufi të Zotit. Njerëzit e urtë dhe të ditur, kur shohin aftësitë e mëdha dhe mprehtësinë e këtyre në çështjet e dynjasë dhe që, nga ana tjetër, janë të privuar nga logjika dhe urtësia për të gjykuar drejt rreth besimit në Zot dhe qëllimit të jetës, ata e kuptojnë mirë dhe binden se çdo çështje dhe gjykim për njerëzit është në dorën e Zotit. Ai udhëzon ata që Ai do dhe lë në humbje atë që Ai do; udhëzimi dhe ndriçimi i mendjes është në dorën e Zotit. Kjo ua shton edhe më shumë frikën ndaj Zotit. Ne e lusim Allahun që të na e plotësojë dhe vazhdojë atë që ne i kërkojmë, pra, dritën e urtësisë, mençurisë dhe imanit të pastër, derisa ta takojmë Atë dhe të dalim para Tij! Në fakt, nëse njohurive dhe mprehtësisë në çështjet e dynjasë do t’i shtohej edhe imani i pastër, atëherë kjo do të sillte një mirësi të madhe dhe një jetë të këndshme që në këtë dynja. Por duke qenë se shumë nga njohuritë e kësaj dynjaje janë ndërtuar mbi mosbesimin dhe për t’i shërbyer mosbesimit e mohimit të Zotit, atëherë ato prodhuan veçse shkatërrimin e moralit

30:8Page 405

أَوَلَمۡ يَتَفَكَّرُواْ فِيٓ أَنفُسِهِمۗ مَّا خَلَقَ ٱللَّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَأَجَلٖ مُّسَمّٗىۗ وَإِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلنَّاسِ بِلِقَآيِٕ رَبِّهِمۡ لَكَٰفِرُونَ ٨

Do they not contemplate within themselves?1 Allāh has not created the heavens and the earth and what is between them except in truth and for a specified term. And indeed, many of the people, in the meeting with their Lord, are disbelievers.

A nuk meditojnë ata për veten e tyre? - Këta mohues të profetëve të Zotit dhe të takimit me të, a nuk meditojnë pak në veten e tyre? Pa dyshim, mjafton të meditojnë në veten e tyre, për të gjetur shenja të mëdha, që tregojnë se Ai që i bëri të ekzistojnë nga hiçi e ka pushtetin për t’i rikthyer sërish pas vdekjes; Ai që i bëri të kalojnë nëpër faza të ndryshme: nga një pikë uji, në droçkë gjaku, pastaj në një kafshatë mishi si e përtypur, pastaj i jep shpirt dhe e bën një krijesë të gjallë një njeri, që do të dalë në këtë botë si fëmijë i dobët, pastaj rritet dhe bëhet një i ri, pastaj rritet, piqet dhe më pas, nëse Zoti e lë në këtë jetë, plaket deri në pleqëri të thellë; pra, është e pamundur që Ai t’i lerë të shpërfillur e pa u vendosur rregulla e ligje për jetën në këtë botë, pa i urdhëruar dhe pa i ndaluar, pa i shpërblyer e pa i ndëshkuar.Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre me një qëllim të madh... -Dhe ky qëllim i vërtetë dhe i rëndësishëm është që t’ju sprovojë se cili nga ju është më vepër mirë:...dhe për një kohë të përcaktuar, -Allahu vendosi një afat për jetën tuaj në këtë dynja. Kjo dynja e ka një afat dhe, kur të mbarojë ajo, atëherë ka ardhur koha e ahiretit. Atë ditë, Toka do të shndërrohet në tjetër Tokë dhe qiejt do të shndërrohen në të tjerë qiej.…por shumë njerëz e mohojnë takimin me Zotin e tyre (Ditën e Ringjalljes). -Për këtë arsye edhe nuk përgatiten për takimin me Të. Ata të mjerë nuk i besojnë profetët e Zotit, që njoftuan për Ditën e Gjykimit, dhe ky ishte tregues i mohimit të tyre pa asnjë argumet dhe fakt ku të mbështeteshin. Madje, argumente të shumta dhe të prera tregojnë se ringjallja dhe llogaria me drejtësi është e vërtetë që nuk mund të mohohet dhe të hidhet poshtë.

30:9Page 405

أَوَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَانُوٓاْ أَشَدَّ مِنۡهُمۡ قُوَّةٗ وَأَثَارُواْ ٱلۡأَرۡضَ وَعَمَرُوهَآ أَكۡثَرَ مِمَّا عَمَرُوهَا وَجَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِۖ فَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيَظۡلِمَهُمۡ وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ ٩

Have they not traveled through the earth and observed how was the end of those before them? They were greater than them in power, and they plowed [or excavated] the earth and built it up more than they [i.e., the Makkans] have built it up, and their messengers came to them with clear evidences. And Allāh would not ever have wronged them, but they were wronging themselves.

A nuk meditojnë ata për veten e tyre? -Këta mohues të profetëve të Zotit dhe të takimit me të, a nuk meditojnë pak në veten e tyre? Pa dyshim, mjafton të meditojnë në veten e tyre, për të gjetur shenja të mëdha, që tregojnë se Ai që i bëri të ekzistojnë nga hiçi e ka pushtetin për t’i rikthyer sërish pas vdekjes; Ai që i bëri të kalojnë nëpër faza të ndryshme: nga një pikë uji, në droçkë gjaku, pastaj në një kafshatë mishi si e përtypur, pastaj i jep shpirt dhe e bën një krijesë të gjallë një njeri, që do të dalë në këtë botë si fëmijë i dobët, pastaj rritet dhe bëhet një i ri, pastaj rritet, piqet dhe më pas, nëse Zoti e lë në këtë jetë, plaket deri në pleqëri të thellë; pra, është e pamundur që Ai t’i lerë të shpërfillur e pa u vendosur rregulla e ligje për jetën në këtë botë, pa i urdhëruar dhe pa i ndaluar, pa i shpërblyer e pa i ndëshkuar.Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre me një qëllim të madh... - Dhe ky qëllim i vërtetë dhe i rëndësishëm është që t’ju sprovojë se cili nga ju është më vepër mirë:...dhe për një kohë të përcaktuar, -Allahu vendosi një afat për jetën tuaj në këtë dynja. Kjo dynja e ka një afat dhe, kur të mbarojë ajo, atëherë ka ardhur koha e ahiretit. Atë ditë, Toka do të shndërrohet në tjetër Tokë dhe qiejt do të shndërrohen në të tjerë qiej.…por shumë njerëz e mohojnë takimin me Zotin e tyre(Ditën e Ringjalljes). -Për këtë arsye edhe nuk përgatiten për takimin me Të. Ata të mjerë nuk i besojnë profetët e Zotit, që njoftuan për Ditën e Gjykimit, dhe ky ishte tregues i mohimit të tyre pa asnjë argumet dhe fakt ku të mbështeteshin. Madje, argumente të shumta dhe të prera tregojnë se ringjallja dhe llogaria me drejtësi është e vërtetë që nuk mund të mohohet dhe të hidhet poshtë.A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin më parë? Ata ishin edhe më të fortë se këta dhe e punuan dhe e ndërtuan tokën më shumë sesa këta. Atyre u erdhën të dërguarit me fakte të qarta. Allahu nuk u bëri asnjë padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. - Allahu i Madhëruar na nxit që të udhëtojmë në tokë dhe të shohim e mësojmë se si që përfundimi i atyre që i mohuan profetët dhe kundërshtuan rrugën dhe porositë e tyre. Ata popuj të zhdukur ishin më të fortë se këta të sotmit dhe lanë në tokë më shumë gjurmë, si kështjella apo vepra të çuditshme. Ata jetuan mes pemëve të shumta, me bimësi të dendur e ujë të bollshëm. Por atyre nuk u bënë dobi këto gjëra kur mohuan profetët, që u sollën argumente e shenja të qarta, që tregonin për të vërtetën dhe saktësinë e kumteve që sollën prej Zotit. - Kur të udhëtoni nëpër tokë, në vendbanimet e popujve të zhdukur do të shihni që ato kanë mbetur si gërmadha të frikshme, pa jetë e pa banorë në to; përveç kësaj, ata i ndjek nga pas edhe nami i keq e përbuzja e krijesave për ta. Ky, në fakt, është një nga ndëshkimet e tyre në këtë dynja, i cili është edhe fillimi i dënimit në ahiret. Të gjithë ata popuj të shkatërruar ishin të padrejtë e keqbërës. Allahu nuk u bëri asnjë padrejtësi, por ishin ata që i bënë padrejtësi vetvetes, duke u bërë shkaktarë të dënimit.

30:10Page 405

ثُمَّ كَانَ عَٰقِبَةَ ٱلَّذِينَ أَسَٰٓـُٔواْ ٱلسُّوٓأَىٰٓ أَن كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَكَانُواْ بِهَا يَسۡتَهۡزِءُونَ ١٠

Then the end of those who did evil was the worst [consequence] because they denied the signs of Allāh and used to ridicule them.

Në fund, përfundimi i atyre që bënë punë të këqija ishte më i keqi... -I tillë ishte përfundimi i atyre që bënë ligësi. Ai qe një përfundim i shëmtuar dhe i tmerrshëm. Shkak për këtë përfundim ishte fakti se:…për shkak se ata i mohonin argumentet e Allahut dhe talleshin me to. - Ky ishte ndëshkimi për ligësitë dhe gjynahet e tyre. Për talljet dhe mohimin e tyre, ata do të marrin ndëshkimin më të madh dhe të dhembshëm.

30:11Page 405

ٱللَّهُ يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ ثُمَّ إِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ١١

Allāh begins creation; then He will repeat it; then to Him you will be returned.

Allahu e fillon krijimin, pastaj e rikthen atë dhe, në fund, tek Ai do të ktheheni të gjithë. - Allahu i Madhëruar na njofton se Ai është i Vetmi që e fillon krijimin e çdo gjëje dhe e rikthen atë dhe tek Ai do të kthehen të gjithë. Kur Ai t’i ringjallë, ka për t’i shpërblyer për veprat e tyre në këtë dynja. Më pas përmendet ndëshkimi i punëkëqijve dhe shpërblimi i punëmirëve. Ai thotë:

30:12Page 405

وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يُبۡلِسُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ ١٢

And the Day the Hour appears the criminals will be in despair.

Ditën kur të vijë Ora, keqbërësit do të humbin çdo shpresë. - Kur të vijë ora e Kijametit, atë ditë do të ngrihen njerëzit për të dalë para Zotit të botëve dhe kanë për ta parë Kijametin me sy e do ta përjetojnë vetë. Atë ditë, keqbërësit do të humbin çdo shpresë, sepse ata nuk kanë bërë për atë ditë asgjë, veç mosbesimit, idhujtarisë dhe gjynaheve. Ata nuk bëjnë në këtë dynja ndonjë të mirë, që të mund të shpresonin atë ditë. Atyre do t’u zhduket gjithçka që ata besonin, si ajo shpresë e kotë që idhujt e putat do t’i ndihmojnë ose ndërmjetësojnë për ta.

30:13Page 405

وَلَمۡ يَكُن لَّهُم مِّن شُرَكَآئِهِمۡ شُفَعَٰٓؤُاْ وَكَانُواْ بِشُرَكَآئِهِمۡ كَٰفِرِينَ ١٣

And there will not be for them among their [alleged] partners any intercessors, and they will [then] be disbelievers in their partners.

Ata nuk do të gjejnë ndonjë ndërmjetësues prej idhujve të tyre dhe kanë për t'i mohuar ata. - Mes gjithë atyre idhujve që ata i adhurojnë përveç Allahut në këtë dynja, ata nuk mund të gjejnë asnjë mik që të ndërmjetësojë për ta. Madje qoftë idhujtarët, qoftë idhujt do të distancohen nga njëri tjetri. Kështu, idhujt do të thonë:"... Ne tashmë distancohemi para Teje (e dëshmojmë), se ata nuk na adhuronin ne.” [Kasas 63]. Ata do të mallkojnë njëri-tjetrin dhe do të largohen nga njëri tjetri. Atë ditë, të mirët do të ndahen nga të ligjtë, ashtu siç edhe në këtë dynja veprat e tyre dallohen dhe ndahen nga njëri tjetri:

30:14Page 405

وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يَوۡمَئِذٖ يَتَفَرَّقُونَ ١٤

And the Day the Hour appears - that Day they will become separated.

Dita kur vjen Ora është Dita e Ndarjes. - Edhe shpërblimi që do të marrin atë ditë do të jetë i ndryshëm.

30:15Page 405

فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَهُمۡ فِي رَوۡضَةٖ يُحۡبَرُونَ ١٥

And as for those who had believed and done righteous deeds, they will be in a garden [of Paradise], delighted.

Sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar nëpër kopshte. - Këta besojnë në Allahun me një besim të pastër, korrekt dhe të sinqertë, që e vërtetojnë edhe me veprat e tyre të mira e korrekte. Pikërisht këta fatlumë: "... do të jenë të gëzuar nëpër kopshte (të Xhenetit)." Atje ka nga të gjitha llojet e bimësisë dhe kënaqësive të shumta, prandaj edhe ata lumturohen dhe kënaqen me ushqimet e shijshme, pijet e këndshme dhe hyritë mahnitëse. Atyre u shërbejnë të rinj dhe shërbëtorë të hijshëm e të shkathët. Atje do të kënaqen me zërat e mrekullueshëm, që këndojnë me fjalë aq të bukura dhe do të shijojnë pamje të pashembullta. Aromat në të do të jenë të këndshme dhe të gjitha këto do t’u sjellin një gëzim, lumturi e kënaqësi, që askush nuk ka forcë e mundësi që t'ua shpjegojë e përshkruajë në këtë dynja.

30:16Page 406

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَلِقَآيِٕ ٱلۡأٓخِرَةِ فَأُوْلَٰٓئِكَ فِي ٱلۡعَذَابِ مُحۡضَرُونَ ١٦

But as for those who disbelieved and denied Our verses and the meeting of the Hereafter, those will be brought into the punishment [to remain].

Për sa u përket atyre që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, ata do të kenë ndëshkim të pandërprerë. - Këta tregojnë mosmirënjohje për mirësitë e Allahut, duke refuzuar besimin e drejtë dhe duke mos u nënshtruar të jetojnë sipas Shpalljes së Zotit. Ata refuzojnë t’i besojnë shenjat dhe shpalljet e Zotit, që sollën profetët e Tij. Për këtë arsye, këta lloj njerëzish do të jenë në ndëshkim të pandërprerë. Xhehenemi i përfshin ata nga të gjitha drejtimet. Dhimbja u depërton thellë në shpirt. Zjarri u pjek fytyrën dhe u copëton zemrën e organet e barkut. Ky është dallimi që Zoti do të bëjë mes dy grupeve: mes të lumturve me kënaqësitë e përjetshme dhe të ndëshkuarve në dhimbjet e përjetshme.

30:17–18Page 406

فَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ حِينَ تُمۡسُونَ وَحِينَ تُصۡبِحُونَ ١٧

So exalted is Allāh when you reach the evening and when you reach the morning.

وَلَهُ ٱلۡحَمۡدُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَعَشِيّٗا وَحِينَ تُظۡهِرُونَ ١٨

And to Him is [due all] praise throughout the heavens and the earth. And [exalted is He] at night and when you are at noon.

I madhëruar qoftë Allahu(dhe madhërojeni Atë), kur vjen mbrëmja dhe kur agon mëngjesi! I lavdëruar qoftë Ai në qiej dhe në tokë (dhe lavdërojeni Atë), gjatë natës dhe në drekë. - Allahu i Lartësuar na njofton se Ai është i Pastër nga çdo e metë dhe mangësi. Ai është i Lartësuar dhe i Madhëruar, prandaj asnjë krijesë nuk mund të jetë e ngjashme me të. Ky ajet është një urdhër që krijesat ta lartësojnë dhe madhërojnë atë mëngjes e mbrëmje, në kohën e mbrëmjes dhe të paradites. Këto janë vaktet e 5 namazeve të ditës, kur Allahu i urdhëron robërit e Tij që t’i bëjnë Atij tesbih (subhanall-llah) dhe t’i thurin hamde (el hamdu lil-lah). Në këtë urdhër hyn dhikri i detyrueshëm, domethënë, falja e 5 kohëve të namazit të detyrueshëm; por edhe dhikri i pëlqyeshëm, siç janë namazet e pëlqyeshme, dhikri pas namazeve dhe dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes. Fakti që Allahu i Lartësuar i ka përmendur këto kohë në mënyrë të veçantë tregon se dhikri dhe adhurimi gjatë këtyre kohëve (5 vaktet e namazit dhe koha para lindjes së djellit dhe para perëndimit të tij) është më i mirë dhe i dobishëm sesa dhkri në kohë të tjera. Kështu, edhe tesbihu dhe tahmidi është shumë më i vyer dhe i shpërblyeshëm se në kohë të tjera. Madje, çdo adhurim, edhe nëse në të nuk përmenden fjalët ‘subhanallah’ (tesbihu) dhe ‘elhamdulilah’ (tahmidi) konsiderohet tesbih për Allahun, nëse bëhet me sinqeritet dhe përkushtim vetëm për Të. Madje, ky është tesbih dhe tahmid me vepra, duke treguar me adhurimet e tua se Allahu është i Pastër dhe shumë i Lartësuar, që të ketë shokë dhe të barabartë në meritën e adhurimit. Me veprat dhe adhurimet e tua, ti tregon se askush prej krijesave nuk meriton sinqeritetin dhe kthimin me përunjësi, por është vetëm Zoti që e meriton atë.

30:19Page 406

يُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَيُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتَ مِنَ ٱلۡحَيِّ وَيُحۡيِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَاۚ وَكَذَٰلِكَ تُخۡرَجُونَ ١٩

He brings the living out of the dead and brings the dead out of the living and brings to life the earth after its lifelessness. And thus will you be brought out.1

Ai e nxjerr të gjallin prej të vdekurit... -Ashtu siç e nxjerr bimën e gjallë nga toka e vdekur, e nxjerr sythin nga kokrra e pajetë, e nxjerr pemën e madhe nga një farë, e nxjerr zogun e vogël nga veza, e nxjerr besimtarin nga mohuesi që është i vdekur etj.dhe të vdekurin prej të gjallit. -E kundërta e asaj që u përmend më sipër.Ai e ngjall tokën pasi është shkretuar.. -Kështu, Ai ia lëshon asaj shiun kur ajo është e thatë, e shkretë dhe pastaj e sheh se si ajo bymehet dhe fillon të gëlojë nga bimësia e larmishme dhe e bukur....dhe po ashtu do të nxirrenitë gjallë edhe ju(prej varrezave). - Kështu do të nxirreni të gjallë nga varret tuaja. Ky është një argument shumë i qartë, i prerë dhe shumë lehtë i kuptueshëm se Ai që e ngjall dhe i jep jetë tokës, pasi ajo është e shkretë, e thatë, e pajetë në të, Ai ka për t’i ringjallur edhe të vdekurit nga varret e tyre. Nga ana logjike, nuk ka asnjë dallim në të dyja rastet dhe nuk ka kuptim mohimi dhe mospranimi i njërit, kur tjetrin e dëshmon dhe e sheh në realitet.

30:20Page 406

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦٓ أَنۡ خَلَقَكُم مِّن تُرَابٖ ثُمَّ إِذَآ أَنتُم بَشَرٞ تَنتَشِرُونَ ٢٠

And of His signs is that He created you from dust; then, suddenly you were human beings dispersing [throughout the earth].

Nga argumentete Tij është edhe se Ai ju krijoi prej dheu ... -Në këtë ajet, i Allahu i Lartësuar na tregon shenjat dhe argumentet që tregojnë se Ai është i Vetmi që meriton adhurimet e njerëzve dhe na tregon madhështinë e Tij të plotë dhe absolute; na tregon se ajo që ndodh në gjithësi është vullneti i Tij dhe nën pushtetin dhe mbretërimin e Tij të plotë. Ai na tregon sa i bukur është krijimi dhe përkujdesja e Tij, sa e gjerë është mëshira, bamirësia dhe bujaria e Tij. Ai thotë: "Ai ju krijoi prej dheu..." Kështu ishte krijimi i njeriut të parë, Ademit (a.s), nga i cili do të dilte i gjithë lloji njerëzor.... dhe ju u bëtë njerëz(të shumtë), që shpërndaheni nëpër Tokë. - Ai i cili ju krijoi nga dheu, pra, nga një origjinë e vetme, dhe pastaj ju bëri të shumoheni e të shpërndaheni në skajet e tokës, Ai e meriton që të jetë i vetmi i Adhuruari me meritë në zemrat tuaja; sepse Ai është Zoti, Krijuesi, Furnizuesi, Mbretëruesi, i Lavdëruari, i përshkruar me çdo cilësi të lartë të bukur dhe absolute. Ai është Mëshirëploti i Dashur, i cili ka për t’ju ringjallur pas vdekjes tuaj.

30:21Page 406

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦٓ أَنۡ خَلَقَ لَكُم مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ أَزۡوَٰجٗا لِّتَسۡكُنُوٓاْ إِلَيۡهَا وَجَعَلَ بَيۡنَكُم مَّوَدَّةٗ وَرَحۡمَةًۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ ٢١

And of His signs is that He created for you from yourselves mates that you may find tranquility in them; and He placed between you affection and mercy. Indeed in that are signs for a people who give thought.

Nga argumentet e Tij është që, Ai krijoi për ju bashkëshorte nga lloji juaj, që të gjeni prehje tek ato dhe bëri që mes jush të ketë dashuri dhe mëshirë. -Nga shenjat madhështore që i dëshmojmë në këtë jetë dhe që tregojnë mëshirën e Tij, përkujdesin e madh për krijesat, urtësinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe diturinë e Tij madhështore është edhe fakti që Ai: "... krijoi për ju bashkëshorte nga lloji juaj ...", të tilla që ju përshtaten juve dhe ju u përshtateni atyre. Ai ju ka bërë për njëri-tjetrin dhe vendosi ngjashmëri mes jush në aspekte të shumta. Me diturinë, urtësinë e mëshirën e Tij, Ai i bëri këto gjëra që: "... të gjeni prehje tek ato dhe bëri që mes jush të ketë dashuri dhe mëshirë." Ai bëri të mundur që ju të gjeni prehje, qetësi, dashuri e mëshirë tek njëri tjetri, që përmbushen gjatë martesës suaj. Ai ju dhuron kënaqësi trupore e shpirtërore, por edhe shumë dobi e përjetime të mrekullueshme kur ju dhuron fëmijë. Në këtë mënyrë, mes jush forcohet dashuria e mëshira dhe ju merrni përsipër përgjegjësitë e familjes. Shtëpia juaj bashkëshortore është vendi i qetësisë dhe prehjes suaj mes gruas dhe fëmijëve, që i doni dhe ju duan. Njeriu nuk e gjen diku tjetër dashurinë, prehjen e mëshirën që gjen në familjen e tij.Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë. - Ata vënë në përdorim mendjen e tyre, për të medituar në shenjat e argumentet e Allahut në krijimin e Tij. Nëse mediton në çdo fazë të jetës së njeriut, e sheh përkujdesin e vazhdueshëm të Zotit në çdo çast të jetës.

30:22Page 406

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦ خَلۡقُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَٱخۡتِلَٰفُ أَلۡسِنَتِكُمۡ وَأَلۡوَٰنِكُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّلۡعَٰلِمِينَ ٢٢

And of His signs is the creation of the heavens and the earth and the diversity of your languages and your colors. Indeed in that are signs for those of knowledge.

Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i Tokës ... -Dijetarë janë ata njerëz që e kërkojnë diturinë, të cilët arrijnë të kuptojnë mesazhet dhe mësimet e nxjerra nga ato, duke medituar në ajetet e Zotit. Ajetet që na tregojnë për këtë janë të shumta. Prej shenjave madhështore të Zotit është edhe krijimi i qiellit dhe i Tokës dhe i gjithçkaje mes tyre. Kjo tregon për madhështinë e pushtetit dhe mbretërimit të Allahut të Lartësuar, për fuqinë e Tijabsolute për gjithçka, nëpërmjet së cilës i bëri të ekzistojnë të gjitha këto krijesa madhështore. Nëse do të shohim përpikmërinë dhe rregullsinë e këtij krijimi, do të bindemi se Ai që i përkreu dhe vuri atë rregull të përpiktë në të është i Urtë dhe me dituri të gjerë dhe të pakufishme; sepse Krijuesi duhet të dijë mirë gjithçka që ka lidhje me ata që krijon. Allahu thotë: "I fshihni ose i thoni fjalët tuaja haptas, nuk ka dyshim se Ai e di çfarë fshihni në zemrat tuaja. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur Ai di në imtësi çdo sekret." [Mulk 13, 14]. Nëse do të shohim dobitë e mëdha që ka vendosur në to dhe gjërat e domosdoshme për jetën dhe gjallesat, atëherë do të bindemi se Allahu është i Gjithëmëshirshëm, që kujdeset për krijesat me bujarinë dhe mirësitë e Tij të panumërta. Nga ky krijim madhështor kuptojmë, gjithashtu, se Allahu vepron gjithçka që Ai e dëshiron dhe zgjedh e vendos çfarë të dëshirojë për çdo çështje, me urtësinë e Tij të pashembullt. Për këtë arsye, Ai e meriton që të jetë i Vetmi që meriton adhurimet e krijesave, si një dhe i pashoq. Të gjitha këto janë argumente logjike, për të cilat Allahu i Lartësuar i nxit njerëzit që të meditojnë dhe nxjerrin mësime prej tyre. Gjithashtu, ndër argumentet e Tij janë edhe:... ndryshimi i gjuhëve dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëzit e ditur. - Mendoni sa të shumta dhe të ndryshme janë gjuhët tuaja, edhe pse origjina juaj është e njëjtë dhe aparati i nxjerrjes së gërmave është i njëjtë tek të gjithë. Megjithatë, nuk mund të gjesh dy zëra plotësisht të njëjtë. Çdo zëri e gjuhe, Allahu i ka dhënë karakteristika të veçanta, që të dallohen nga njëri tjetri. Të gjitha këto tregojnë për fuqinë dhe pushtetin e Tij të plotë dhe për faktin se çdo gjë që përmbushet dhe ndodh është veçse dëshira dhe ajo që Ai ka vendosur të jetë. Gjithashtu, kjo tregon se Allahu kujdeset shumë për njerëzit, duke bërë që larmishmëria e gjuhëve, zërave, e ngjyrave të tyre e pamjeve të tyre të shërbejë si lehtësim për marrëdhëniet mes tyre. Mendo pak si do të ishte, nëse këto do të ishin të njëjta dhe sa dobi do të mungonin.

30:23Page 406

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦ مَنَامُكُم بِٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ وَٱبۡتِغَآؤُكُم مِّن فَضۡلِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَسۡمَعُونَ ٢٣

And of His signs is your sleep by night and day and your seeking of His bounty. Indeed in that are signs for a people who listen.

Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj gjatë natës dhe ditës, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për njerëz që dëgjojnë. - Për ata që dëgjojnë me një mënyrë të tillë që bën të mundur të kuptohen mesazhet e urta të ajeteve të Zotit. Kjo tregon për mëshirën e madhe të Allahut, siç ka thënë: "Prej mëshirës së Tij, jua bëri natën dhe ditën - për të pushuar dhe për të përfituar nga begatitë e Tij dhe që të jeni mirënjohës." [Kasas 73]. Gjithashtu, kjo tregon edhe për urtësinë e Tij të madhe. Kjo urtësi e kërkon që njerëzit të qetësohen në një kohë të caktuar dhe të çlodhen e rigjejnë forcat, që pastaj të ngrihen e të shpërndahen në një kohë tjetër, që t’i mundësojnë vetes të mirat e dynjasë dhe të ahiretit. E gjitha kjo nuk mund të ndodhë aq bukur dhe natyrshëm, nëse nuk ka natë dhe ditë, që zëvendësojnë njëra tjetrën. Pra, Allahu, që është i Vetmi që i ka krijuar këto mirësi, Ai meriton që ta adhurosh si një dhe të vetëm.

30:24Page 406

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦ يُرِيكُمُ ٱلۡبَرۡقَ خَوۡفٗا وَطَمَعٗا وَيُنَزِّلُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَيُحۡيِۦ بِهِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَآۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ ٢٤

And of His signs is [that] He shows you the lightning [causing] fear and aspiration, and He sends down rain from the sky by which He brings to life the earth after its lifelessness. Indeed in that are signs for a people who use reason.

Nga argumentet e Tij është edhe vetëtima që Ai jua tregon për t'ju frikësuar dhe për të shpresuar dhe nga qielli lëshon shi, me të cilin e ngjall tokën pasi ka vdekur. -Nga shenjat e Tij është edhe zbritja e shiut nga qielli, nëpërmjet të cilit marrin jetë vendet dhe gjallesat. Përpara se të zbresë shiun, Ai ju nxjerr disa shenja, rrufenë dhe bubullimën, nga e cila njerëzit frikësohen, por edhe u ngjall shpresë për shiun që pritet më pas.Në këtë ka argumente për një popull që mendon. - Të gjitha këto tregojnë për bamirësinë gjithëpërfshirëse, diturinë e gjerë të Allahut dhe perfeksionin në të cilën Ai krijoi çdo gjë. Ato tregojnë, gjithashtu, edhe për urtësinë e Tij dhe se Ai do t'i ngjallë të vdekurit, ashtu siç e ngjall tokën pasi është shkretuar dhe ka vdekur. Por kush i sheh këto ajete dhe përfiton prej tyre? Allahu i Lartësuar thotë: "Në këtë ka argumente për një popull që mendon." Pra, vetëm ata që kanë logjikë e mend në kokë, që të kuptojnë e përfitojnë nga ato që dëgjojnë e shohin. Këta arrijnë që t’i fiksojnë këto ajete, dhe pastaj të argumentojnë nëpërmjet tyre.

30:25Page 407

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦٓ أَن تَقُومَ ٱلسَّمَآءُ وَٱلۡأَرۡضُ بِأَمۡرِهِۦۚ ثُمَّ إِذَا دَعَاكُمۡ دَعۡوَةٗ مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ إِذَآ أَنتُمۡ تَخۡرُجُونَ ٢٥

And of His signs is that the heaven and earth stand [i.e., remain] by His command. Then when He calls you with a [single] call from the earth, immediately you will come forth.

Nga argumentet e Tij është edhe se Ai i bën të qëndrojnë qielli dhe Toka, me urdhrin e Tij. Pastaj, kur Ai t’ju bëjë thirrjen e Tij (për ringjallje), ju menjëherë do të dilni prej tokës. - Me urdhrin e Tij qëndrojnë qiejt dhe Toka dhe nuk bien e të shkatërrohen. Me pushtetin dhe fuqinë e Tij, Allahu i bën ato të qëndrojnë dhe, kur Ai të dëshirojë, do t'i bëjë që, me një thirrje, ato të dalin nga toka për llogarinë para Tij. Kështu, Ai që i mban qiejt dhe Tokën, Ai e ka pushtetin për ringjalljen dhe llogarinë, siç thotë i Lartësuari: "S’ka dyshim se, krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë." [Gafir 57].

30:26–27Page 407

وَلَهُۥ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ كُلّٞ لَّهُۥ قَٰنِتُونَ ٢٦

And to Him belongs whoever is in the heavens and earth. All are to Him devoutly obedient.

وَهُوَ ٱلَّذِي يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ وَهُوَ أَهۡوَنُ عَلَيۡهِۚ وَلَهُ ٱلۡمَثَلُ ٱلۡأَعۡلَىٰ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٢٧

And it is He who begins creation; then He repeats it, and that is [even] easier for Him. To Him belongs the highest description [i.e., attribute] in the heavens and earth. And He is the Exalted in Might, the Wise.

Pronë e Tij është gjithçka që ndodhet në qiej e në Tokë dhe vetëm Atij i janë nënshtruar të gjithë. Është Ai që e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë, dhe kjo(përsëritja)është edhe më e lehtë për Të. -Rikrijimi e risjellja në jetë e krijesave pas vdekjes është më e lehtë për Të, sesa fillimi i krijimit. Duhet thënë se kjo vlen sipas logjikës dhe arsyetimit tonë, sepse për Allahun çdo gjë është e lehtë. Atëherë, sipas logjikës sonë, nëse Ai është i Plotfuqishëm që të fillojë krijimin nga hiçi, dhe kjo është diçka që e pranojmë dhe e pohojmë, rikthimi i këtyre krijesave në jetë pas vdekjes së tyre është më i thjeshtë dhe më i pranueshëm logjikisht. Në ajetet e mësipërme, Ai përmendi shenja madhështore, nëpërmjet të cilave mund të nxjerrin mësime ata që dinë të marin mësim, mund të marrin këshillë besimtarët dhe të shohin e të ndriçohen të udhëzuarit. Në vijim, Ai përmend një çështje shumë të rëndësishme dhe madhështore, në të cilën kërkohet që të meditojmë thellë dhe të pohojmë me bindje e forcë:Atij i takon përshkrimi më i lartë në qiej e në Tokë... -Allahut i takon përshkrimi me cilësitë më të larta, të plota dhe absolute. Nga çdo cilësi e plotë dhe e bukur, Atij i takon më e plota dhe absolutja. Atij i takon dashuria e plotë, pendimi i sinqertë e kthimi me përunjësi nënshtrim e bindje nga adhuruesit e Tij të dashur, besimtarët e sinqertë. Vetëm Ai meriton ta lavdërojnë, ta përlëvdojnë, ta kujtojnë dhe adhurojnë robërit e Tij. Ky është kuptimi i "shembullit dhe përshkrimit më të lartë" të përmendur në ajet. Prandaj dhe dijetarët, kur flasin për cilësitë e Allahut, thonë: për çdo cilësi të plotë dhe të bukur, me të cilën përshkruhen krijesat, Krijuesi i tyre është më parësor dhe i merituar që të përshkruhet me to, por në formën më të plotë e absolute, të tillë që askush nuk mund të krahasohet e t’i përafërsohet Atij në ato cilësi. Nga ana tjetër, për çdo cilësi të mangët, që krijesat e konsiderojnë si mangësi, ndaj i urrejnë ato, Allahu e meriton më tepër që të jetë i pastër prej tyre dhe të mos përshkruhet me to.Ai është Ngadhënjimtarie i Urti. - Allahut i takon krenaria, fuqia e pushteti i plotë dhe urtësia e gjerë. Me pushtetin, forcën e ngadhënjimin e Tij, Ai krijoi krijesat dhe vendosi për to urdhëresat dhe ligjet. Ndërsa me urtësinë e Tij, Ai e përkreu gjithçka që e bëri të ekzistonte dhe çdo ligj, që e vendosi ndër krijesat dhe sipas të cilit duhet ta adhurojmë Atë e të jetojmë.

30:28Page 407

ضَرَبَ لَكُم مَّثَلٗا مِّنۡ أَنفُسِكُمۡۖ هَل لَّكُم مِّن مَّا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُكُم مِّن شُرَكَآءَ فِي مَا رَزَقۡنَٰكُمۡ فَأَنتُمۡ فِيهِ سَوَآءٞ تَخَافُونَهُمۡ كَخِيفَتِكُمۡ أَنفُسَكُمۡۚ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ ٢٨

He presents to you an example from yourselves. Do you have among those whom your right hands possess [i.e., slaves] any partners in what We have provided for you so that you are equal therein [and] would fear them as your fear of one another [within a partnership]?1 Thus do We detail the verses for a people who use reason.

Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju. -Ky është një shembull, që Allahu i Lartësuar e sjell për të treguar se sa i shëmtuar është shirku, shembull të cilin nuk ke nevojë të mundohesh shumë për ta kuptuar.Mos vallë, ju i konsideroni si shokë(ortakë) ata që i keni në zotërimin tuaj, në atë që Ne jua dhamë juve(në pronësi), dhe kështu të jeni të barabartë në të? -A ka ndonjë nga skllevërit e skllavet, që ju zotëroni, që të pretendojë se ka pjesë dhe të drejtë të barabartë në pasurinë tuaj, sikurse edhe ju? A e pranoni që ata dhe ju të keni të drejta të barabarta në pasurinë tuaj? Përgjigjja është: sigurisht që jo. Madje:Ju frikësoheni prej tyre, ashtu siç frikësoheni nga njëri tjetri. -Ju frikësoheni prej tyre ashtu siç frikësoheni nga të lirët, nga të cilët druheni se mund të pretendojnë (edhe me të drejtë) ndonjë pjesë nga pasuria juaj. Me fjalë të tjera, ju kurrë nuk do të dëshironit që dikush prej atyre që i keni nën zotërimin tuaj të ketë pjesë në pasurinë dhe pushtetin tuaj. Dhe të mendosh se, nuk jeni ju ata që i keni krijuar ata dhe as e keni ju në dorë rizkun e tyre. Madje, si ju, ashtu edhe ata, jeni të gjithë krijesa të barabarta para Zotit. Atëherë, pyetja që ju shtrohet: Si është e mundur që të pretendoni se Zoti ka shok e partner në krijimin e Tij dhe i konsideroni ata si të barabartë, të njëjtë e të ngjashëm me Të në meritën e adhurimit, ndërkohë që ju për veten tuaj nuk e pranoni një gjë të tillë?! Kjo është nga gjërat më të çuditshme dhe të papranueshme. Gjithashtu, është tregues i mendjelehtësisë së atyre që i shoqërojnë Zotit shok në pushtetin e Tij dhe në meritën e adhurimit të Tij si një të vetëm. Ajo që ata trillojnë është e kotë dhe e gabuar dhe kurrsesi nuk mund të jetë e ngjashme me Zotin dhe as të meritojë ndopak adhurim.Kështu ua sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë. -Kështu i qartëson Zoti argumentet e Tij, duke sjellë shembuj të qartë e të kuptueshëm. Por këto i kuptojnë veçse njerëzit që mendojnë, ata që e logjikojnë realitetin e gjërave dhe arsyetojnë të vërtetën. Ndërsa ata që nuk logjikojnë, edhe nëse ua shtjellon e qartëson argumentet dhe u sjell çdo shembull për të kuptuar, ata nuk kanë logjikë që të mund të shohin mesazhin, të qetësohen dhe të gjejnë rrugën. Ajetet dhe shembujt u jepen të mençurve, që ata t’i kuptojnë dhe të logjikojnë rreth tyre. Nga ky shembull kuptohet qartë se ai që i shoqëron Zotit shokë e të barabartë dhe i adhuron ata, u mbështetet e u kërkon ndihmë atyre për çështjet e tij, ai nuk ka asnjë argument për këtë që bën. Atëherë, shtrohet pyetja: Çfarë i bën ata që t’i përkushtohen kësaj kotësie, e cila është shumë e qartë dhe e dukshme? Përgjigjja: pasimi i epsheve të tyre dhe parapëlqimi i tyre mbi të vërtetën dhe Zotin e Madhëruar.

30:29Page 407

بَلِ ٱتَّبَعَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ أَهۡوَآءَهُم بِغَيۡرِ عِلۡمٖۖ فَمَن يَهۡدِي مَنۡ أَضَلَّ ٱللَّهُۖ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ ٢٩

But those who wrong follow their [own] desires without knowledge. Then who can guide one whom Allāh has sent astray? And for them there are no helpers.

Por ata që e ngarkuan veten me padrejtësi, shkuan pas dëshirave të tyre, pa patur aspak dituri. -Ata janë shpirtra të mangët, dhe kjo mangësi duket qartë në atë se me çfarë janë të lidhura dhe çfarë dëshirojnë e synojnë. Si të tillë, ata lidhen me diçka që çdo logjikë e pastër dëshmon se është jo e drejtë dhe çdo natyrë e papërlyer e refuzon dhe nuk e pranon. Ata pasojnë kotësitë pa pasur asnjë lloj njohurie dhe asnjë fakt që do t’i udhëzonte drejt tyre.E kush mund ta sjellë në rrugë të drejtë atë që Allahu e ka lënë të humbur? -Mos u çudit aspak në mosudhëzimin e tyre, sepse Allahu i ka lënë në humbje për shkak të padrejtësisë dhe ligësive të tyre. Dhe atë që Allahu e ka lënë në humbje, askush nuk mund ta udhëzojë. Askush nuk mund të kundërshtojë Zotin dhe ta ndalojë vullnetin e Tij, sepse Ai është i vetmi dhe absolut në pushtetin dhe sundimin e Tij. Ai nuk e ndan pushtetin e Tij me asnjë.Ata nuk do të kenë asnjë ndihmëtar. -Askush nuk ka për t’i ndihmuar kur mbi ta të përmbushet urdhri për dënim. Atëherë, ata nuk do të kenë asnjë forcë e mundësi për të shpëtuar nga ky dënim.

30:30Page 407

فَأَقِمۡ وَجۡهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفٗاۚ فِطۡرَتَ ٱللَّهِ ٱلَّتِي فَطَرَ ٱلنَّاسَ عَلَيۡهَاۚ لَا تَبۡدِيلَ لِخَلۡقِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلۡقَيِّمُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ ٣٠

So direct your face [i.e., self] toward the religion, inclining to truth. [Adhere to] the fiṭrah1 of Allāh upon which He has created [all] people. No change should there be in the creation of Allāh.2 That is the correct religion, but most of the people do not know.

Allahu i Lartësuar na urdhëron për të patur sinqeritet me Të në çdo gjendje dhe për t’u përkushtuar në zbatimin e fesë dhe urdhëresave të saj. Ai thotë:Përkushtohu me gjithë qënien tënde në fenë e drejtë monoteiste, -natyrën e pastër fillestare, në të cilën Allahu i krijoi njerëzit. - Përkushtohu dhe drejtohu tërësisht në fenë e Tij, pra, në islam, iman dhe ihsan. Përkushtohu, o njeri, me gjithë zemrën, trupin dhe synimet e tua, për të përmbushur me përpikmëri urdhëresat e kësaj feje, qoftë ato të dukshmet e të shfaqurat, qoftë ato të fshehurat e të padukshmet. Ndër adhurimet e shfaqura janë namazi, zekati, agjërimi, haxhi etj. Nga adhurimet e fshehta e të padukshme janë dashuria për Zotin dhe fenë e Tij, frika prej Tij, shpresa për mëshirën e shpërblimin e Tij, kthimi, pendimi e nënshtrimi ndaj Tij. Grada më e lartë në të gjitha këto lloj adhurimesh është grada e ihsanit, që do të thotë ta adhurosh Zotin ashtu siç do të bëje po ta shihje haptazi, sepse edhe nëse nuk mund të shohësh haptazi në këtë dynja, Ai të sheh ty. Kjo kërkohet: të gjitha adhurimet t’i bësh me këtë përkushtim. Po të vëresh me kujdes, Allahu i Lartësuar kaurdhëruar që “të kthejmë fytyrën”, sepse kjo shprehje përmban edhe kthimin e zemrës dhe trupit. Ndërsa “hanifen” domethënë: duke u drejtuar me gjithë zemër drejt Allahut dhe duke iu larguar çdo gjëje tjetër veç Tij. Pastaj i Lartësuari tregon se ky urdhër që po na jep është në përputhje të plotë me natyrën e pastër që Ai na ka krijuar. Ai thotë: "... në fenë e drejtë monoteiste, në natyrën e pastër fillestare, në të cilën Allahu i krijoi njerëzit”. Ai e ka bërë që kjo fe të jetë e pranuar dhe e bukur në mendjet e njerëzve, ndërsa çdo devijim e largim nga ajo të jetë i shëmtuar dhe i papranuar. Allahu i Lartësuar ka bërë që të gjitha dispozitat e ligjet e Tij, si ato që rregullojnë punët e jashtme e të dukshme ashtu edhe ato që rregullojnë punët e brendshme e të fshehura, të jenë mëse të logjikshme, të pranueshme për zemrat e të gjithë njerëzve. Madje, Ai ka bërë që ata të anojnë drejt tyre. Allahu ka bërë që krijesat ta duan të vërtetën dhe të drejtën. Kjo është natyra e pastër, për të cilën Zoti na tregon. Ai që del nga kjo origjinë, e bën këtë për shkak të ndonjë faktori, që e ka trazuar dhe dëmtuar natyrën e tij, siç thotë Profeti (a.s): “Çdo njeri lind në natyrën e pastër islame, pastaj prindërit e tij e kthejnë në jehud, në të krishterë ose në zjarrputist.”Askush nuk mund ta tjetërsojë atë që ka krijuar Allahu. -Askush nuk mund të transformojë krijimin e Allahut dhe të bëjë që krijesat të kenë formë dhe natyrë tjetër fillestare nga ajo që u ka dhënë Zoti.Ajo është feja e drejtë -Kjo që ne po ju urdhërojmë është:"... feja e drejtë", feja dhe rruga e drejtë që të çon drejt Zotit dhe shpërblimit e bujarisë së Tij. Ai që drejtohet me fytyrën, zemrën dhe gjithë qenien e vet drejt Zotit si “hanif”, pra, duke njësuar Zotin dhe duke u larguar nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Tij, ky njeri përpiqet e lufton që të ndjekë rrugën e drejtë në të gjitha ligjet e porositë e Zotit.... por shumica e njerëzve nuk e dinë. -Nuk e njohin fenë dhe rrugën e vërtetë, por edhe nëse e njohin, nuk e pasojnë atë.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском