As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Ya-Sin 36:42–83
36:42Page 443
وَخَلَقۡنَا لَهُم مِّن مِّثۡلِهِۦ مَا يَرۡكَبُونَ ٤٢
And We created for them from the likes of it that which they ride.
Dhe Ne kemi krijuar për ta(mjete)të ngjashme me të, me të cilat udhëtojnë. -Për njerëzinë që do të vijnë më pas, Ne do të krijojmë të tjera mjete, të ngjashme me ato (anijet), që ata të hipin. Kur përmendi mirësinë që u bëri duke i mbartur në anije, Allahu përmendi se ajo ishte mirësi për pasardhësit, sepse mirësia për paraardhësit është mirësi edhe për pasardhësit, të cilëve Ai do t'u mundësojë mjete të tjera të ngjashme me ato të paraardhësve, që ata të udhëtojnë e ngarkojnë mallrat e tyre. Por ka mundësi që me fjalën "pasardhësit" të jetë pasur për qëllim "lloji njerëzor" ose "njerëzimi". Në këtë rast, kuptimi do të ishte: "Ne i bartëm pasardhësit e tyre (pra të njerëzimit) në anijen e ngarkuar (të Nuhut)." Kështu nuk do të ishte e nevojshme që të nënkuptonim "paraardhësit", siç u përmend më sipër. Allahu i Madhëruar u drejtohet atyre njerëzve që iu drejtua ky Kur'an në fillim, që të kujtojnë mirësinë e Tij kur e shpëtoi llojin e tyre duke i mbartur në anije. Ai e dinte mirë se shumë shenja më të mëdha do t'u shfaqeshin njerëzve edhe në kohët më pas, kur Ai t'u mësonte njerëzve të ndërtonin mjete të tjera për lundrim, fluturim e për lëvizje në tokë. Për këtë arsye, në fillim tha: "Argument për ta është edhe se Ne i bartëm pasardhësit e tyre (të njerëzimit) në anijen e ngarkuar (të Nuhut)." Le të shërbejnë si shenja madhështore për ju, këto anije të mbushura plot me njerëz dhe mallra, të cilat Allahu i ruan nga mbytja.
36:43Page 443
وَإِن نَّشَأۡ نُغۡرِقۡهُمۡ فَلَا صَرِيخَ لَهُمۡ وَلَا هُمۡ يُنقَذُونَ ٤٣
And if We should will, We could drown them; then no one responding to a cry would there be for them, nor would they be saved
Po të donim, Ne mund t'i përmbytnim ata dhe askush nuk do t'i dëgjonte kur të kërkonin ndihmë dhe as nuk do të mund të shpëtonin, -Ai u kujton pushtetin e Tij dhe faktin se Ai edhe mund të bëjë që ata të mbyten dhe askush nuk do të mund t'i ndihmojë e shpëtojë apo t'ua largojë fatkeqësinë dhe as ata vetë nuk do të mund të shpëtojnë.
36:44Page 443
إِلَّا رَحۡمَةٗ مِّنَّا وَمَتَٰعًا إِلَىٰ حِينٖ ٤٤
Except as a mercy from Us and provision for a time.
Përveçse me Mëshirën Tonë, për t'i lënë të jetonin deri në një kohë të caktuar. -Nëse ata nuk mbyten, kjo është nga mirësia dhe butësia e Zotit, sepse Ai po i lë që vazhdojnë jetën deri në afatin e caktuar prej Tij, ndoshta ata mund të kthejnë rrugë dhe të besojnë e rregullojnë marrëdhëniet e tyre me Zotin.
36:45Page 443
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّقُواْ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيكُمۡ وَمَا خَلۡفَكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ ٤٥
But when it is said to them, "Beware of what is before you and what is behind you;1 perhaps you will receive mercy..."2
Dhe kur atyre u thuhet: “Kijeni frikë atë që është para jush dhe atë që do të vijë pas jush, që të mëshiroheni(ata nuk dëgjojnë). -Kur ata këshillohen që të ruhen dhe të kenë frikë nga ajo që i pret më pas në jetën e varrit, në ahiret, por edhe nga ndëshkimet e Zotit në këtë dynja, me shpresë që të mëshirohen, ata i kthejnë shpinën kësaj këshille e ftese dhe as që përfitojnë gjë nga ajo. Ata nuk e pranojnë këshillën, edhe sikur t'u sjellësh çdo lloj shenje.
36:46Page 443
وَمَا تَأۡتِيهِم مِّنۡ ءَايَةٖ مِّنۡ ءَايَٰتِ رَبِّهِمۡ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهَا مُعۡرِضِينَ ٤٦
And no sign comes to them from the signs of their Lord except that they are from it turning away.
Sa herë që u vjen atyre ndonjë argument nga argumentet e Zotit të tyre, ata i kthejnë shpinën. -Shiko me kujdes se si i atribuohen ato shenja Zotit, për të treguar se ato janë argumente dhe shenja të plota, të qarta dhe të pakundërshtueshme. Nuk ka më të mëdha dhe më të qarta se shenjat dhe argumentet e Allahut të Madhëruar, dhe Ai gjithmonë u ka sjellë njerëzve të tilla shenja. Ai gjithmonë kujdeset për robërit dhe ndër aspektet më të rëndësishme të kujdesit të Tij për ta është pikërisht dërgimi në mënyrë të vazhdueshme i këtyre shenjave dhe argumenteve, nëpërmjet të cilave ata të mund të mësojnë dhe arrijnë atë që u sjell dobi në fenë dhe dynjanë e tyre.
36:47Page 443
وَإِذَا قِيلَ لَهُمۡ أَنفِقُواْ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَنُطۡعِمُ مَن لَّوۡ يَشَآءُ ٱللَّهُ أَطۡعَمَهُۥٓ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ ٤٧
And when it is said to them, "Spend from that which Allāh has provided for you," those who disbelieve say to those who believe, "Should we feed one whom, if Allāh had willed, He would have fed? You are not but in clear error."
Dhe kur u thuhet: “Jepni nga ajo, me të cilën Allahu ju begatoi!" mohuesit(e besimit)u thonë besimtarëve: “Pse, ne do t'i ushqejmë ata, të cilët, nëse do të donte Allahu, do t'i kishte ushqyer (Vetë)? Ju jeni në një humbje të qartë.”. -Jepni për hir të Allahut nga ajo pasuri që Ai ju ka dhënë dhe kujtoni se, nëse Ai do të dëshironte, edhe mund t'ju privonte prej tij. Kur atyre u thuhej që të shpenzonin nga ajo pasuri, mohuesit (e besimit) u thoshin besimtarëve: “Pse, ne do t'i ushqejmë ata, të cilët, nëse do të donte Allahu, do t'i kishte ushqyer (Vetë)" Kështu ata e refuzuan urdhërin e Zotit, duke përdorur padrejtësisht si argument faktin se kjo na qenkësh dëshira e Zotit. Sipas tyre, meqë Zoti dëshiroi t'i lerë të varfër, as ata nuk duhej që t'u jepnin atyre. Madje, ata thoshin më shumë se kaq: "Ju jeni në një humbje të qartë. Ju, o besimtarë, që na urdhëroni t'u japim të varfërve, jeni shumë të gabuar.” Kjo tregon për injorancën dhe padrejtësinë e tyre të pashembullt. Dëshira dhe caktimi i Zotit nuk mund të shërbejnë kurrsesi si justifikim për të padrejtin dhe gjynahqarin. Është e vërtetë se ajo që dëshiron Zoti të jetë është dhe ajo që Ai dëshiron të mos jetë, ajo nuk është, por, po ashtu është e vërtetë se Allahu e ka pajisur njeriun me forcë të mjaftueshme që të ketë të gjitha mundësitë të kryejë urdhëresat dhe të mund t'i largohet ndalesave të Tij. Kështu, nëse njerëzit nuk përmbushin urdhëresat e Zotit, ky është një veprim me zgjedhjen e tyre të lirë, që askush nuk i detyron apo i imponon që ta kryejnë. Pastaj këta të mjerë, duke treguar se nuk e besojnë ringjalljen dhe e shohin si diçka të largët, thanë:
36:48Page 443
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٤٨
And they say, "When is this promise, if you should be truthful?"
Dhe thonë: “Kur do të përmbushet ky premtim, nëse ajo që thoni është e vërtetë?” -Allahu i Madhëruar u tregon se ajo mund të jetë afër, prandaj të mos e shohim si larg. Për këtë arsye, u thotë:
36:49Page 443
مَا يَنظُرُونَ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ تَأۡخُذُهُمۡ وَهُمۡ يَخِصِّمُونَ ٤٩
They do not await except one blast1 which will seize them while they are disputing.
Ata nuk kanë për të pritur gjë tjetër veçse një zë të fuqishëm që do t'i rrëmbejë ata, kur janë duke u zënë njëri me tjetrin. -Ajo është fryrja e Bririt, e cila do t'i përfshijë ata "...kur janë duke u zënë njëri me tjetrin.". Ajo do t'i përfshijë kur ata të jenë fare të pavëmendshëm dhe duke polemizuar mes njëri-tjetrit.
36:50Page 443
فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ تَوۡصِيَةٗ وَلَآ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمۡ يَرۡجِعُونَ ٥٠
And they will not be able [to give] any instruction, nor to their people can they return.
Dhe nuk do të mund të lënë as porosi e as nuk do të mund të kthehen në familjet e tyre. -Kur ata të zhyten në pakujdesi, do të jenë të papërgatitur dhe as nuk do t'u jepet kohë për të lënë asnjë porosi, as të madhe, as të vogël dhe as do të mund të kthehen tek familja e vet.
36:51Page 443
وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَإِذَا هُم مِّنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ يَنسِلُونَ ٥١
And the Horn will be blown;1 and at once from the graves to their Lord they will hasten.
Pastaj do t'i fryhet Bririt dhe ata do të dalin prej varrezave me të shpejtë, për te Zoti i tyre. -Fryrja e parë e Bririt do të jetë për t’u bërë Kijameti, dhe atëherë do të vdesin të gjithë. Ndërsa këtu bëhet fjalë për fryrjen e dytë, e cila është fryrja për ringjalljen dhe tubimin para Zotit. Kështu, kur t'i fryhet Surit, të vdekurit do të dalin nga varret e tyre dhe do të nxitojnë të grumbullohen përpara Zotit. Askush nuk do të vonohet. Ajo është një ditë kur mohuesit e besimit të vërtetë do të dëshpërohen dhe do të shfaqin pendesën e tyre dhe keqardhjen:
36:52Page 443
قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا مَنۢ بَعَثَنَا مِن مَّرۡقَدِنَاۜۗ هَٰذَا مَا وَعَدَ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَصَدَقَ ٱلۡمُرۡسَلُونَ ٥٢
They will say, "O woe to us! Who has raised us up from our sleeping place?" [The reply will be], "This is what the Most Merciful had promised, and the messengers told the truth."
Ata do të thonë: “Ah! Të mjerët ne! Po kush na ka ngritur prej shtretërve ku qemë shtrirë?” -Në disa hadithe transmetohet se të vdekurit në varreza do të kenë një lloj gjumi (mes fryrjes së parë të Bririt dhe fryrjes së dytë), përpara se t’i fryhet Bririt për ringjallje. Për këtë arsye, ata do të pyesin: “Kush na ngriti nga "merkadi", pra, nga gjumi ynë në varr? Dhe atyre do t'u jepet kjo përgjigje:Kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi dhe e vërtetë qe fjala e të dërguarve. -Kjo është ajo që ju premtoi Zoti se do të ndodhte, ashtu siç ju paralajmëruan profetët, dhe tashmë u shfaq vërtetësia e tyre dhe ju po e shihni me sytë e ballit. Mos mendo se përmendja e emrit Er-Rahman këtu është bërë pa qëllim, pasi ajo është bërë për të treguar se atë ditë krijesat do të shohin prej mëshirës së Zotit atë që as nuk u ka shkuar ndër mend dhe nuk e kanë llogaritur ndonjëherë se mund të ndodhë. Edhe në ajete të tjera që flasin për Ditën e Gjykimit Allahu i Madhëruar përmend emrin e Tij Er-Rahman, si: "Atë ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit." [Furkan 26]. Ose: "Të gjitha zërat do të ulen para të Gjithëmëshirshmit dhe nuk do të dëgjohet asgjë përveçse pëshpërimë." [Ta Ha 108].
36:53Page 443
إِن كَانَتۡ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ فَإِذَا هُمۡ جَمِيعٞ لَّدَيۡنَا مُحۡضَرُونَ ٥٣
It will not be but one blast, and at once they are all brought present before Us.
Ai do të jetë veçse një zë i fuqishëm -Ringjallja nga varret do të bëhet veçse pas një fryrje të Bririt nga Israfili, kur të gjithë të vdekurit do të dalin të gjallë.dhe ja, ata do të sillen të gjithë para Nesh. - Të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët do të dalin të gjithë para Nesh, që të llogariten për veprat e tyre dhe të marrin atë që meritojnë, prej shpërblimit ose ndëshkimit.
36:54Page 443
فَٱلۡيَوۡمَ لَا تُظۡلَمُ نَفۡسٞ شَيۡـٔٗا وَلَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٥٤
So today [i.e., the Day of Judgement] no soul will be wronged at all, and you will not be recompensed except for what you used to do.
Sot askujt nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi -Nuk do t'u pakësohet gjë nga të mirat që kanë bërë dhe as do t'u shtohet gjë nga të këqijat që kanë bërë.dhe ju do të merrni shpërblimin e veprave tuaja. - Do të shpërbleheni veçse për atë që keni bërë, të mira ose të këqija. Ai që gjen mirësi të falënderojë dhe lavdërojë Allahun e Madhëruar, kurse ai që gjen diçka tjetër, të mos qortojë asnjë, veç vetvetes.
36:55Page 444
إِنَّ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ ٱلۡيَوۡمَ فِي شُغُلٖ فَٰكِهُونَ ٥٥
Indeed the companions of Paradise, that Day, will be amused in [joyful] occupation -
Pasi përmendi faktin se çdokush do të shpërblehet veçse për veprat e veta, Allahu i Madhëruar flet për njërin nga dy grupet, pra, për banorët e Xhenetit:Banorët e xhenetit sot janë të preokupuar mes kënaqësive. -Ata do të jenë të zënë me kënaqësi, që ua lumturojnë shpirtin. Ata do të shijojnë çdo gjë që u sjell kënaqësi. Ata do të shijojnë gjithçka që do të dëshirojnë dhe ua ka ënda. Mes këtyre kënaqësive janë edhe gratë e tyre të bukura. I Lartësuari thotë:
36:56Page 444
هُمۡ وَأَزۡوَٰجُهُمۡ فِي ظِلَٰلٍ عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ مُتَّكِـُٔونَ ٥٦
They and their spouses - in shade, reclining on adorned couches.
Ata dhe bashkëshortet e tyre janë nën hije të gjera e të mbështetur në kolltukë. -Ata do të jenë së bashku me gratë e tyre, hyri symëdha, të cilat kanë mbledhur gjithë bukurinë. Ato janë të bukura në fytyrat dhe trupin e tyre, por edhe në moralin dhe sjelljen e tyre me burrin e tyre. Ashtu së bashku, të lumtur dhe të dashuruar, do të jenë "nën hije të gjera e të mbështetur në kolltukë." Ata do të qëndrojnë të shtrirë dhe mbështetur mbi shtretër të stolisur bukur. Ata do të qëndrojnë të mbështetur, gjë kjo që tregon se do të jenë në rehati dhe kënaqësi të plotë, të patrazuar nga asgjë shqetësuese. Ata do të jenë të përkushtuar dhe të zhytur tërësisht veç në kënaqësi.
36:57Page 444
لَهُمۡ فِيهَا فَٰكِهَةٞ وَلَهُم مَّا يَدَّعُونَ ٥٧
For them therein is fruit, and for them is whatever they request [or wish]
Aty u shërbehen fruta -Ata do të shijojnë çdo lloj frute të shijshme, si rrush, ulli, shegë etj., që dëshirojnë.dhe do t'u jepet gjithçka që kërkojnë. -Atje do t'u jepet gjithçka që do të dëshirojnë dhe i ëndërrojnë. Mjafton që ata ta dëshirojnë diçka, dhe ajo u jepet në çast.
“Selam” është fjala që do t'u thotë (atyre) Zoti Mëshirëplotë. -Ata do të përjetojnë edhe diçka, që ia kalon çdo kënaqësie tjetër në Xhenet. Ata do të përshëndeten me selam nga Allahu i Lartësuar. Ky ajet është argument shumë i qartë që Allahu i Madhëruar do t'u flasë dhe do t'i përshëndesë me selam besimtarët në Xhenet. Këtë Allahu i Madhëruar e përforcon me fjalën “Kaulen min Rab-bir-Rahim”, domethënë, fjalë nga Zoti i tyre, që është Mëshirëplotë. Kur t'u flasë dhe përshëndesë me selam Zoti Mëshirëplotë, ata do të përjetojnë paqen dhe lumturinë me të gjitha përmasat e saj. Nuk ka përshëndetje më lumturisjellëse, më të madhe dhe të mrekullueshme sesa përshëndetja e Tij. Asnjë kënaqësi nuk mund të krahasohet me të. Si mendon se mund të jetë përshëndetja e Mbretit të gjithësisë, Zotit të Madhërishëm të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit në atë vend të mirësive dhe lumturisë, kur t'u drejtohet të dashurve të Tij dhe t'i njoftojë se është i kënaqur prej tyre dhe kurrë nuk ka për t'u zemëruar me ta?! Sikur Allahu të mos e kishte përcaktuar që ata të jenë të përjetshëm dhe të mos vdesin në Xhenet, zemrat e tyre do të dilnin jashtë nga ai gëzim, nga ajo kënaqësi e lumturi. E lusim Zotin tonë që të mos na privojë nga ajo mirësi dhe i përgjërohemi që të na lumturojë duke na mundësuar të shohim fytyrën e Tij të nderuar. Pasi përmendi shpërblimin dhe pritjen e nderuar të të devotshmëve, Allahu tregon edhe dënimin e keqbërësve. Ditën e Gjykimit, atyre do t'u thuhet:
36:59Page 444
وَٱمۡتَٰزُواْ ٱلۡيَوۡمَ أَيُّهَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٥٩
[Then He will say], "But stand apart today, you criminals.1
Dhe ju o keqbërës(mohues të besimit)! Veçohuni sot(nga besimtarët)! -Ndahuni nga besimtarët, që Allahu t'ju poshtërojë para gjithë krijesave, përpara se të hyni në Zjarr.
36:60Page 444
۞ أَلَمۡ أَعۡهَدۡ إِلَيۡكُمۡ يَٰبَنِيٓ ءَادَمَ أَن لَّا تَعۡبُدُواْ ٱلشَّيۡطَٰنَۖ إِنَّهُۥ لَكُمۡ عَدُوّٞ مُّبِينٞ ٦٠
Did I not enjoin upon you, O children of Adam, that you not worship Satan - [for] indeed, he is to you a clear enemy -
A nuk ju pata paralajmëruar ju, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuronit shejtanin, sepse ai ishte armiku juaj i hapët? -A nuk ju kam këshilluar ju përmes profetëve? A nuk ju kam thënë: "... që të mos e adhuronit shejtanin, sepse ai ishte armiku juaj i hapët? Gjithmonë ju kam paralajmëruar që të mos i bindeni shejtanit dhe t'i shkoni pas atij!” Ky është një qortim për të gjitha llojet e mohimit dhe poshtërsive ndaj Zotit, sepse çdo mohim dhe poshtërsi ndaj Zotit konsiderohet si bindje ndaj shejtanit dhe si një lloj adhurimi i tij. Allahu e përshkruan të mallkuarin si "armiku juaj i hapur". Allahu gjithmonë ka paralajmëruar për rrezikun e bindjes ndaj shejtanit dhe mashtrimit të tij. Allahu tregon se çfarë synon ai i mallkuar dhe si është përfundimi i atyre që i shkojnë pas, duke u mashtruar nga ai. Nga ana tjetër, Allahu i ka urdhëruar që ta adhurojnë Atë si një të vetëm. Ai thotë:
36:61Page 444
وَأَنِ ٱعۡبُدُونِيۚ هَٰذَا صِرَٰطٞ مُّسۡتَقِيمٞ ٦١
And that you worship [only] Me? This is a straight path.
dhe që të më adhuroni vetëm Mua... -Unë ju urdhërova që të më adhuroni vetëm Mua, duke përmbushur urdhëresat e Mia dhe duke u larguar nga ndalesat e Mia.... sepse kjo ishte rruga e drejtë? -Pikërisht adhurimi Im si Një i Vetëm, bindja ndaj Meje dhe refuzimi i bindjes ndaj shejtanit është rruga e drejtë. Të gjitha dituritë rreth rrugës së drejtë lidhen ngushtë me këto dy çështje: bindje ndaj Zotit dhe refuzim i shejtanit të mallkuar. Por ju, o njerëz, nuk iu përmbajtët premtimit ndaj Meje dhe as nuk punuat sipas porosive të Mia, por u miqësuat me armikun tuaj dhe i latë në duart e tij frerët e çështjeve tuaja.
36:62Page 444
وَلَقَدۡ أَضَلَّ مِنكُمۡ جِبِلّٗا كَثِيرًاۖ أَفَلَمۡ تَكُونُواْ تَعۡقِلُونَ ٦٢
And he had already led astray from among you much of creation, so did you not use reason?
Dhe ai çoi në humbje shumë prej jush. -Të shumta janë brezat që ai i mallkuar i ka humbur dhe devijuar.A nuk e kuptonit atëherë? -A nuk keni logjikë, që të kuptoni se duhet t'i bindeni Zotit tuaj, i Cili është mbrojtësi dhe i dashuri juaj i vërtetë? Ai ju mëson dhe porosit që të ruheni e të mos bëni mik armikun tuaj më të urryer dhe të përbetuar. Nëse vërtet do të kishit logjikë, ju nuk do ta bënit atë. Nëse i bindeni shejtanit, ju do të armiqësoheni dhe i kundërviheni Rahmanit dhe do të mohoni takimin me Të. Por ta dini se do të vijë dita kur ju të ktheheni në vendin e shpërblimit dhe ndëshkimit dhe mbi ju do të bëhet i pashmangshëm vendimi i dënimit. Atë ditë do t'ju thuhet:
36:63Page 444
هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ ٦٣
This is the Hellfire which you were promised.
Ky është xhehenemi për të cilin ju jeni paralajmëruar. -Ky është Zjarri, që ju nuk e besuat. Tashmë, ju po e shihni haptas, me sytë tuaj. Sot do të mbushen me frikë e tmerr shpirtrat tuaj dhe sytë do t’ju mbeten hapur. Kjo është dita e tmerrit më të madh. Kështu do të vazhdojë frika t'jua mbushë zemrat, derisa të finalizohet gjithçka me urdhrin për t'ju flakur në Xhehenem. Atëherë do t’u thuhet:
36:64Page 444
ٱصۡلَوۡهَا ٱلۡيَوۡمَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ ٦٤
[Enter to] burn therein today for what you used to deny."1
Hyni sot në të, për shkak të mohimit tuaj! -Do të zhyteni në Zjarr, në mënyrë që flakët e tij t'ju rrethojnë dhe përpijnë trupin tuaj nga çdo anë. Kështu do të përvëloheni, për shkak se ju mohoni besimin e vërtetë dhe shenjat e Allahut. Ju nuk besoni profetët e Allahut dhe nuk pasoni rrugën e tyre. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e tyre në vendin e dëshpërimit:
36:65Page 444
ٱلۡيَوۡمَ نَخۡتِمُ عَلَىٰٓ أَفۡوَٰهِهِمۡ وَتُكَلِّمُنَآ أَيۡدِيهِمۡ وَتَشۡهَدُ أَرۡجُلُهُم بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ٦٥
That Day, We will seal over their mouths, and their hands will speak to Us, and their feet will testify about what they used to earn.
Sot Ne do t'ua vulosim gojët. Por do të na flasin duart e tyre; ndërsa këmbët e tyre do të dëshmojnë për gjithçka që bënë. -Ata janë bërë memecë dhe nuk do të mundin të flasin asnjë fjalë. Ata nuk do të mund të mohojnë veprat e tyre, mosbesimin e gjynahet që kanë bërë. Diçka tjetër do të ndodhë atë ditë: "...do të na flasin duart e tyre; ndërsa këmbët e tyre do të dëshmojnë për gjithçka që bënë." Do të jenë gjymtyrët e tyre që do të dëshmojnë për gjithçka që kanë bërë. Allahu do t'i bëjë që të flasin dhe të dëshmojnë.
36:66Page 444
وَلَوۡ نَشَآءُ لَطَمَسۡنَا عَلَىٰٓ أَعۡيُنِهِمۡ فَٱسۡتَبَقُواْ ٱلصِّرَٰطَ فَأَنَّىٰ يُبۡصِرُونَ ٦٦
And if We willed, We could have obliterated their eyes, and they would race to [find] the path, and how could they see?1
Sikur të kishim dashur Ne mund t’ua kishim verbuar sytë. Atëherë ata do ta kërkonin rrugën, por si vallë do të mund ta shihnin? -Po të donim Ne, do t'ua fshinim fare sytë nga fytyra, ashtu siç ua hoqëm mundësinë për të folur. Në këtë gjendje, edhe nëse nxitojnë për të ecur në rrugën e vendosur nga Zoti për në Xhenet, nuk do të munden. Allahu i Madhëruar thotë: “Por si do të mund të shihnin? Si mund të hyjnë në rrugën e Xhenetit, nëse ua zhdukim sytë?!”
36:67Page 444
وَلَوۡ نَشَآءُ لَمَسَخۡنَٰهُمۡ عَلَىٰ مَكَانَتِهِمۡ فَمَا ٱسۡتَطَٰعُواْ مُضِيّٗا وَلَا يَرۡجِعُونَ ٦٧
And if We willed, We could have deformed them, [paralyzing them] in their places so they would not be able to proceed, nor could they return.1
Sikur të kishim dashur Ne do t’i kishim shndërruar ata (në krijesa të tjera)në vendet e tyre dhe ata nuk do të mund të shkonin e as nuk do të mund të ktheheshin. -Do t'i bënim të paaftë për të lëvizur, domethënë, do t'i paralizonim, që të mos lëviznin e të arratiseshin nga Zjarri. Kuptimi është që këta mohues dhe keqbërës do të dënohen pashmangshmërisht dhe asgjë nuk do të mund t'u bëjë dobi. Vendimi i dënimit për ta ka marrë fund. Ata nuk mund të shpresojnë Xhenetin dhe as nuk mund të shpëtojnë nga Zjarri. Tashmë pranë këtyre është Zjarri, i cili është shfaqur, ndërsa rruga e vetme për në Xhenet është kalimi mbi Sirat, që mund ta kalojnë veçse besimtarët që kanë iman në zemrat e tyre. Besimtarët do të ecin me dritën e imanit të tyre. Ndërsa këta të mjerë nuk kanë premtim nga Allahu për shpëtim, prandaj nëse Ai dëshiron, ua fshin shikimet dhe i paralizon nga lëvizjet e tyre, e atëherë, edhe nëse dëshirojnë që të nxitojnë për të kaluar në Sirat, nuk do të munden ta bëjnë, sepse nuk mund të shohin. Nëse Allahu dëshiron, Ai ua largon edhe forcën për të lëvizur, dhe kështu ata nuk mund të bëjnë as para dhe as pas. Përfudimisht, kuptimi është që ata nuk do të mund të kalojnë në Sirat dhe të mund të shpëtojnë nga Zjarri.
36:68Page 444
وَمَن نُّعَمِّرۡهُ نُنَكِّسۡهُ فِي ٱلۡخَلۡقِۚ أَفَلَا يَعۡقِلُونَ ٦٨
And he to whom We grant long life We reverse in creation;1 so will they not understand?
Nëse dikë e bëjmë të jetojë gjatë, Ne e kthejmë pas(nga forca)në dobësinë e tij. -Nëse dikush nga bijtë e Ademit jeton gjatë, Allahu e bën që ai të rikthehet në gjendjen e fillimit, një gjendje kjo e dobët fizikisht e mendërisht.A nuk mendojnë ata për këtë? -A nuk logjikojnë dhe të kuptojnë se biri i Ademit është i dobët dhe i mangët nga çdo aspekt? Le të shërbejë kjo që njeriu të logjikojë dhe t'i përdorë forcat e tij në bindje ndaj Zotit dhe në dobi të dynjasë dhe ahiretit të tij.
36:69Page 444
وَمَا عَلَّمۡنَٰهُ ٱلشِّعۡرَ وَمَا يَنۢبَغِي لَهُۥٓۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ وَقُرۡءَانٞ مُّبِينٞ ٦٩
And We did not give him [i.e., Prophet Muḥammad (ﷺ)] knowledge of poetry, nor is it befitting for him. It is not but a message and a clear Qur’ān
Ne nuk ia kemi mësuar atij(Muhamedit)poezinë dhe ajo as nuk është për të. -Allahu i Lartësuar dëshmon pastërtinë e figurës së Profetit të Tij nga shpifjet që trillonin për të idhujtarët, se ai na qenkësh një poet dhe se ajo që solli ishte thjesht një poezi. Ai thotë: "…Ne nuk ia kemi mësuar atij (Muhamedit)poezinë dhe ajo as nuk është për të.” Nuk i takon një të përzgjedhuri që të jetë poet. Është e pamundur që ai të jetë poet, sepse është i udhëzuar dhe i drejtuar nga Zoti, ndërsa poetët kryesisht janë të çoroditur dhe të devijuar, që pasohen veçse nga të humburit dhe të mashtruarit. Allahu i Madhëruar i ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet dhe trillimet e mohuesve për të Dërguarin e Tij. Profeti nuk dinte shkrim e lexim dhe Allahu nuk i pati mësuar atij poezinë, pasi kjo është diçka që nuk i shkonte figurës së këtij Profeti madhështor.Ky(Libër)është veçse një Mesazh... -Shpallja që Profeti (a.s.) solli nga Zoti është veçse një kujtim e këshillë për të urtët dhe të mençurit, që ata të zbulojnë mesazhet e Zotit dhe synimet e larta të Tij. Kur'ani përmban të gjitha porositë dhe synimet e larta në formën më të plotë. Ai ka një forcë këshilluese e kujtuese shumë të fortë. Ai bën të mundur që natyrat e pastra të kuptojnë çdo urdhër që është i mirë dhe i bukur dhe se çdo gjë e ndaluar është e ligë dhe e dënueshme. Kur'ani i nxjerr në pah dhe vë në provë natyrat e pastra, që të kuptojnë të mirën dhe t'i largohen të keqes....dhe një Kur’an i qartë. -Ai është qartësuesi i gjithçkaje që ka nevojë të qartësohet. Allahu i Madhëruar nuk përcakton se për çfarë çështjesh është qartësues, që të kuptohet se Kur'ani është qartësues për gjithçka dhe për të gjithë të vërtetën. Këtë e bën nëpërmjet argumenteve të përgjithshme dhe ato specifike. Kur'ani bën të qartë, gjithashtu, edhe të kotën dhe na sjell argumentet e kotësisë së saj. Por Allahu e shpalli këtë libër edhe për një qëllim tjetër:
36:70Page 444
لِّيُنذِرَ مَن كَانَ حَيّٗا وَيَحِقَّ ٱلۡقَوۡلُ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ ٧٠
To warn whoever is alive1 and justify the word [i.e., decree] against the disbelievers.
Për të paralajmëruar këdo që është i gjallë -Për të paralajmëruar ata që e kanë zemrën e gjallë dhe të vëmendshme, për të kuptuar e pranuar të vërtetën. Këta janë ata që pastrohen me Shpalljen dhe përfitojnë prej saj. Atyre ua shton diturinë dhe i bën që të punojnë me të. Kur'ani, për këto lloj zemrash, është si ai shiu që zbret në një tokë pjellore dhe të pastër, që jep jetë dhe fryte të shumta.dhe që të përmbushet fjala e Tij për jobesimtarët. -Kështu do të veprohet me mohuesit. Dënimi për ta do të jetë i pakthyeshëm, sepse ata nuk kanë më justifikim para Zotit. Pas shpalljes së Kur'anit, atyre iu këput çdo mundësi justifikimi për mosbesimin e tyre, kur të dalin para Zotit.
36:71–72Page 445
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا خَلَقۡنَا لَهُم مِّمَّا عَمِلَتۡ أَيۡدِينَآ أَنۡعَٰمٗا فَهُمۡ لَهَا مَٰلِكُونَ ٧١
Do they not see that We have created for them from what Our hands1 have made, grazing livestock, and [then] they are their owners?
وَذَلَّلۡنَٰهَا لَهُمۡ فَمِنۡهَا رَكُوبُهُمۡ وَمِنۡهَا يَأۡكُلُونَ ٧٢
And We have tamed them for them, so some of them they ride, and some of them they eat.
A nuk e shohin ata se jemi Ne që kemi krijuar për ta kafshë që ata i kanë nën zotërimin e tyre? Dhe jemi Ne që ua nështruam ato për t'i përdorur. Disa i mbajnë si kafshë barre dhe disa i mbajnë për ushqim. -Allahu i Madhëruar i urdhëron njerëzit që të shohin në gjithë ato mirësi dhe kafshë që Ai i krijoi dhe nënshtroi të jenë në shërbim të tyre. Ai i bëri njerëzit të jenë pronarë të kafshëve, që ato t’u binden atyre në çdo gjë. Allahu i Madhëruar u mundësoi njerëzve që të kenë shumë dobi nga kafshët, siç thotë në ajetin kuranor: "Edhe kafshët, Ai i krijoi për ju. Nëpërmjet tyre ju siguroni mjete për ngrohje dhe dobi të tjera. Prej tyre ushqeheni. Ju shihni pamje të bukura kur i ktheni ato në mbrëmje (nga kullota) dhe kur i lëshoni në mëngjes (për në kullotë). Ato bartin ngarkesat tuaja (të rënda) në vende të largëta, ku ju do të arrinit me shumë vështirësi. Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe Mëshirëplotë. Edhe kuajt, mushkat dhe gomarët i krijoi që t’i përdorni si kafshë barre dhe si zbukurim. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini." [Nahl 5 - 8]. Përveç këtyre, ka edhe shumë mirësi të tjera.
36:73Page 445
وَلَهُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ وَمَشَارِبُۚ أَفَلَا يَشۡكُرُونَ ٧٣
And for them therein are [other] benefits and drinks, so will they not be grateful?
Ata kanë prej tyre edhe dobi të tjera dhe pije të këndshme(qumësht). A nuk do të jenë mirënjohës? -Ju duhet t’i jeni Atij mirënjohës për këto mirësi që ju dhuroi dhe të tregoheni të sinqertë në përkushtimin e adhurimeve vetëm për Të. Një ndër mënyrat e shprehjes së mirënjohjes është që këto mirësi të mos i shfrytëzojmë apo shijojmë, pa medituar pak për to dhe për Atë që na i dhuroi. Sa herë që kënaqemi me diçka, le të meditojmë për Atë që na i dhuroi dhe për mirësitë e Tij të përjetshme në Xhenet, që nuk do të kenë fund.
36:74Page 445
وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ ءَالِهَةٗ لَّعَلَّهُمۡ يُنصَرُونَ ٧٤
But they have taken besides Allāh [false] deities that perhaps they would be helped.
Ata adhurojnë zota të tjerë në vend të Allahut, me shpresë se do të mund të ndihmohen prej tyre. -Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar na tregon për kotësinë e idhujve dhe të adhurimit të idhujtarëve për ta. Ata të mjerë shpresojnë ndihmën dhe ndërmjetësimin e tyre, edhe pse është e sigurt se ata janë të dobët dhe të mangët. Ata janë, siç thotë Allahu:
36:75Page 445
لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَهُمۡ وَهُمۡ لَهُمۡ جُندٞ مُّحۡضَرُونَ ٧٥
They are not able to help them, and they [themselves] are for them soldiers in attendance.1
Ata(idhujt)as që mund t’u vijnë në ndihmë -Ata as veten e tyre nuk mund ta ndihmojnë. Atëherë, kur këta nuk mund të ndihmojnë as vetveten, si mund të shpresohet se do t'i ndihmojnë të tjerët? Të ndihmosh dikë duhet të plotësosh dy kushte:1. Mundësi e forcë për të ndihmuar.2. Dëshira për të bërë diçka të tillë, sepse mund të jesh i aftë dhe i fuqishëm për të ndihmuar, por nuk e dëshiron këtë gjë.Duke na treguar se këta idhuj nuk kanë mundësi që të ndihmojnë as vetveten e jo më të tjerët, Allahu i Madhëruar na tregon se asnjë nga kushtet nuk plotësohet, prandaj kurrë nuk ka për të patur ndihmë prej tyre.dhe të gjithë bashkë do të sillen para Nesh si një trupë(për t'u dënuar). -Të gjithë, si lutësit, edhe idhujt do të jenë në Zjarr dhe do të mallkojnë njëri-tjetrin. A nuk është koha që të distancohen prej tyre që në këtë dynja e të largohen nga adhurimi i këtyre kotësive? A nuk duhet të përkushtohen që tani me sinqeritet në adhurimin e Allahut, në dorë të të Cilit është i gjithë pushteti, e gjithë mirësia e ruajtja nga e keqja? Në dorën e Tij është të japë ose të privojë dhe Ai është më i miri Mbrojtës dhe Ndihmëtar, më i miri Kujdestar, në dorën e të Cilit duhet t'i lësh të gjitha çështjet e tua.
36:76Page 445
فَلَا يَحۡزُنكَ قَوۡلُهُمۡۘ إِنَّا نَعۡلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعۡلِنُونَ ٧٦
So let not their speech grieve you. Indeed, We know what they conceal and what they declare.
Atëherë mos u brengos për fjalët e tyre! -Mos u shqetëso dhe trishto për fjalët e mohuesve të së vërtetës! Sipas kontekstit, këtu është fjala për çdo lloj shpifjeje që ata trillonin kundër Profetit ose kundër Shpalljes që ai solli prej Zotit.Ne dimë atë, që e mbajnë të fshehtë dhe atë, që e shfaqin haptas. -Për këtë arsye, do t'i shpërblejmë ata sipas asaj që Ne e dimë mirë. Ndërsa fjalët e tyre nuk kanë për të të dëmtuar aspak ty.
36:77Page 445
أَوَلَمۡ يَرَ ٱلۡإِنسَٰنُ أَنَّا خَلَقۡنَٰهُ مِن نُّطۡفَةٖ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٞ مُّبِينٞ ٧٧
Does man not consider that We created him from a [mere] sperm-drop - then at once1 he is a clear adversary?
Në këto ajete jepet një nga dyshimet që hedhin ata që e mohojnë vërtetësinë e ringjalljes, por edhe përgjigjja ndaj tyre me formën më të mirë, më të bukur, më të qartë e më të kuptueshme. Allahu i Lartësuar thotë:A nuk e sheh njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike (fare)? Por, ja! Ai bëhet një kundërshtar i hapur. -A nuk e sheh ai që e mohon vërtetësinë e ringjalljes dhe është në dyshim rreth saj se si Allahu e filloi krijimin? Kjo është një çështje që, nëse mendon rreth saj, do të arrije siguri të plotë rreth ringjalljes dhe vërtetësisë së saj. Le të mendojë njeriu se si e krijon Allahu njeriun, duke e nisur krijimin nga një pikë lëngu, të cilën Ai e kalon nga një gjendje në tjetrën, derisa njeriu forcohet dhe plotësohet fuqia e tij trupore dhe mendore. Por kur atij i kërkohet që të pendohet dhe të ndjekë rrugën e Zotit, "ai bëhet një kundërshtar i hapur." Ai tregohet kryeneç dhe arrogant, edhe pse fillesa e tij është nga një pikë lëngu. Le të shohë njeriu ndryshimin mes këtyre dy rasteve dhe të bindet se Ai që e krijoi dhe e bëri të jetë kur nuk ishte fare, është i plotfuqishëm që ta rikthejë në jetë edhe pasi të jetë tretur dhe shpërndarë nëpër tokë, dhe kjo është edhe më e thjeshtë dhe më e pranueshme logjikisht.
36:78Page 445
وَضَرَبَ لَنَا مَثَلٗا وَنَسِيَ خَلۡقَهُۥۖ قَالَ مَن يُحۡيِ ٱلۡعِظَٰمَ وَهِيَ رَمِيمٞ ٧٨
And he presents for Us an example1 and forgets his [own] creation. He says, "Who will give life to bones while they are disintegrated?"
Dhe Ai(njeriu) bën krahasime për Ne dhe e harron se si është krijuar. Ai thotë: “Kush i ngjall eshtrat pasi të jenë kalbur?“ -Ai na solli një shembull, gjë që askush nuk duhet ta bëjë, sepse është gabim i madh që të gjykosh duke krahasuar fuqinë e Krijuesit me atë të krijesës. Sipas kësaj logjike, ajo që është e pamundur për forcën e krijesës është e pamundur edhe për fuqinë dhe pushtetin e Zotit! Kjo është e gabuar dhe e papranueshme. Ai njeri solli këtë shembull: “Kush i ngjall eshtrat pasi të jenë kalbur? A ka ndonjë që mund t'i ringjallë? Kjo është një pyetje mohuese, që e mohon këtë mundësi kategorikisht. Domethënë, sipas saj, askush nuk mund t'i risjellë në jetë kockat, pasi janë tretur ose bërë pluhur. Meqenëse kjo është e pamundur për krijesat, atëherë duhet të jetë e pamundur edhe për Allahun. Por këto fjalë tregojnë se njeriu është fare i pavëmendshëm rreth fillesave të krijimit të tij. Nëse do të mendonte për faktin që Zoti e krijoi kur njeriu nuk ekzistonte fare, nuk do të sillte një shembull të tillë. Megjithatë, Allahu i Madhëruar jep për këtë dyshim një përgjigje të plotë e shteruese. Ai thotë:
36:79Page 445
قُلۡ يُحۡيِيهَا ٱلَّذِيٓ أَنشَأَهَآ أَوَّلَ مَرَّةٖۖ وَهُوَ بِكُلِّ خَلۡقٍ عَلِيمٌ ٧٩
Say, "He will give them life who produced them the first time; and He is, of all creation, Knowing."
Thuaj: “Do t'i ngjallë Ai që i krijoi për herë të parë."! -Mjafton të mendosh për këtë përgjigje, për të krijuar siguri të plotë, që nuk të le asnjë dyshim se, Ai që e krijoi njeriun herën e parë është i plotfuqishëm për ta rikthyer edhe njëherë në jetë. Madje, nëse logjikon, kjo është më e thjeshtë.Ai, për çdo krijim, është i Gjithëditur. -Edhe kjo është një cilësi tjetër e Allahut, që tregon se Ai ka fuqi të rikthejë në jetë të vdekurit. Ai është i Gjithëditur për të gjitha krijesat e Tij, në të gjitha gjendjet e tyre, në të gjitha kohët. Ai e di mirë se çfarë ha toka nga trupat e të vdekurve dhe çfarë lë pa tretur. Ai e di mirë atë që fshihet dhe atë që shfaqet. Nëse robi e pranon se Allahu ka këtë dituri të gjerë, atëherë e kupton se Ai është shumë madhështor dhe i plotpushtetshëm për të ringjallur të vdekurit nga varret e tyre. Dituria e Tij është shumë më e madhe sesa thjesht ringjallja nga varri i të vdekurve. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend edhe një argument të tretë:
36:80Page 445
ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلشَّجَرِ ٱلۡأَخۡضَرِ نَارٗا فَإِذَآ أَنتُم مِّنۡهُ تُوقِدُونَ ٨٠
[It is] He who made for you from the green tree, fire, and then from it you ignite.
Ai nxjerr për ju zjarrin prej drurit të gjelëbr dhe ja, ju prej tij (drurit)ndizni(zjarre). -Ai që e bën të dalë zjarr i nxehtë nga druri i njomë, edhe pse këto janë dy gjëra të kundërta dhe përjashtojnë njëra tjetrën, edhe për ringjalljen e të vdekurve ka fuqi dhe pushtet të plotë. Pastaj përmendi një argument të katërt:
36:81Page 445
أَوَلَيۡسَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يَخۡلُقَ مِثۡلَهُمۚ بَلَىٰ وَهُوَ ٱلۡخَلَّٰقُ ٱلۡعَلِيمُ ٨١
Is not He who created the heavens and the earth Able to create the likes of them? Yes, [it is so]; and He is the Knowing Creator.
A nuk mundet Ai, që krijoi qiejt e tokën t'i rikrijojë ata(njerëzit)? -A nuk është i Plotfuqishëm Ai që i krijoi qiejt e tokën me gjithë gjerësinë dhe madhështinë e tyre, që t’i rikrijojë ata (njerëzit)ashtu siç ishin? Po, pa dyshim, Ai është i Plotfuqishëm dhe ka pushtetin për këtë, sepse krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve.Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëdituri. -Edhe ky është një argument, madje, i pesti i sjellë në këtë ajet. Ai është Krijuesi madhështor dhe çdo krijesë, nga i pari, deri tek i fundit, të gjitha janë gjurmë të krijimit, pushtetit dhe fuqisë së Tij. Nuk ka ndonjë gjë që të jetë e vështirë të krijohet nga Zoti. Çdo gjë që e dëshiron ta krijojë, Ai e krijon pa më të voglën vështirësi. Rikthimi i krijesave është thjesht një prej gjurmëve të krijimit dhe pushtetit të Tij.
36:82Page 445
إِنَّمَآ أَمۡرُهُۥٓ إِذَآ أَرَادَ شَيۡـًٔا أَن يَقُولَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ٨٢
His command is only when He intends a thing that He says to it, "Be," and it is.
Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm të thotë: “Bëhu!” Dhe ajo menjëherë bëhet. -Fjala ‘diçka’ këtu përfshin çdo gjë pa përjashtim, sipas rregullave të gjuhës arabe. Kuptimi është: Çdo gjë pa përjashtim, nëse Ai dëshiron që të jetë, ajo do të jetë. Mjafton që t’i thotë: “Bëhu!”, e ajo menjëherë bëhet, pa asnjë pengesë dhe vështirësi.
36:83Page 445
فَسُبۡحَٰنَ ٱلَّذِي بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٨٣
So exalted is He in whose hand is the realm of all things, and to Him you will be returned.
I madhëruar qoftë Ai në dorën e të Cilit është pushteti mbi gjithçka! -Ky është argumenti i gjashtë. Allahu është Pronari dhe Mbretëruesi i gjithçkaje. Çdo krijesë në botën e sipërme dhe atë të poshtme është pronë dhe nën sundimin e Tij. Të gjithë janë rob e të nënshtruar nën pushtetin e Allahut dhe Ai vepron dhe administron veprat e tyre, me caktimin dhe urtësinë e Tij të krijimit, me ligjet e Tij të Sheriatit. Mbi ta zbatohen edhe ligjet e Tij të shpërblimit dhe ndëshkimit. Ringjallja e tyre për t'u zbatuar mbi ta rregullat e Tij të shpërblimit dhe ndëshkimit është domosdoshmëri e sundimit dhe mbretërimit të Tij absolut, me të cilin është përshkruar.Dhe vetëm tek Ai do të ktheheni ju(për tu gjykuar dhe shpërblyer me drejtësi). -Për këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim, sepse argumentet janë të plota dhe të qarta. I lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë Allahu, që e bëri fjalën e Tij qartësuese të gjithçkaje, shërim dhe dritë!Këtu përfundon tefsiri i sures Ja Sin.Allahut qoftë i përlëvduar, ashtu siç e meriton Lartësia e Tij! Ai qoftë i Madhëruar, siç e meriton Madhëria e Tij!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences