As-Sa'diAs‑Saffat · 37:61–132

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

As-Saffat 37:61–132

37:61Page 448

لِمِثۡلِ هَٰذَا فَلۡيَعۡمَلِ ٱلۡعَٰمِلُونَ ٦١

For the like of this let the workers [on earth] work.

Ja, për një mirësi të tillë le të punojnë të gjithë punëmirët! - Kjo është rruga, për hir të së cilës duhet të shpenzosh gjërat më të shtrenjta që zotëron. Kjo është rruga që ndjekin më të diturit dhe më të mençurit. Mjerimi dhe humbja më e madhe është që njeriut t'i kalojnë çaste duke mos punuar për ahiretin e tij e për t'u afruar tek Zoti i tij. Si mendon se është gjendja e atyre të mjerëve që jo vetëm që nuk bëjnë vepra të mira, por përkundrazi, bëjnë poshtërsi, që i zhysin edhe më thellë në dënimin e Zotit dhe i afrohen Xhehenemit çdo ditë e më shumë?!

37:62Page 448

أَذَٰلِكَ خَيۡرٞ نُّزُلًا أَمۡ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ ٦٢

Is that [i.e., Paradise] a better accommodation or the tree of zaqqūm?

A është më i mirë ky premtim(në xhenet), apo Pema e Zekumit? -Mendohuni dhe zgjidhni, o ju njerëz, dhe krahasoni dy vendet! A është më i mirë Xheneti, që Zoti ju premtoi dhe jua përshkroi, apo Zjarri dhe llojet e dënimit në të? Cili ushqim është më i mirë: ai që do të gjeni në Xhenet apo ushqimi i banorëve të Zjarrit, pra, zekumi?

37:63Page 448

إِنَّا جَعَلۡنَٰهَا فِتۡنَةٗ لِّلظَّٰلِمِينَ ٦٣

Indeed, We have made it a torment for the wrongdoers.

Ne e kemi bërë atë sprovë për keqbërësit. - Allahu i bëri ato ndëshkim për ata që e kanë ngarkuar veten me padrejtësi të shumta, me mosbesim dhe poshtërsi.

37:64Page 448

إِنَّهَا شَجَرَةٞ تَخۡرُجُ فِيٓ أَصۡلِ ٱلۡجَحِيمِ ٦٤

Indeed, it is a tree issuing from the bottom of the Hellfire,

Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehenemit. - Ajo është një pemë që mbin mu në mes të Zjarrit dhe frytet e saj janë frytet më të shëmtuara. Pikërisht vendi ku ajo mbin na tregon se sa e keqe është. I Lartësuari na tregon se ajo mbin mu në mes të Zjarrit për të na treguar se sa e ligë është. Më pas përshkruan edhe frutat e saj.

37:65Page 448

طَلۡعُهَا كَأَنَّهُۥ رُءُوسُ ٱلشَّيَٰطِينِ ٦٥

Its emerging fruit as if it was heads of the devils.

Frutat e saj janë si koka shejtanësh. - Për këtë arsye, mos pyet për shijen e saj dhe për atë se çfarë u bën ajo atyre që mundohen ta gëlltisin. Ata vuajnë, por përsëri u duhet që të hanë e ta fusin në bark atë.

37:66Page 448

فَإِنَّهُمۡ لَأٓكِلُونَ مِنۡهَا فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ ٦٦

And indeed, they will eat from it and fill with it their bellies.

Ata do të hanë dhe do të mbushin barqet prej saj. - Ky është ushqimi më i keq dhe torturues. Pastaj vjen pija e tyre:

37:67Page 448

ثُمَّ إِنَّ لَهُمۡ عَلَيۡهَا لَشَوۡبٗا مِّنۡ حَمِيمٖ ٦٧

Then indeed, they will have after it a mixture of scalding water.

Pastaj, pas kësaj, atyre do t'u jepet një përzierje me ujë të valë. - Pra, menjëherë pas atij ushqimi të tmerrshëm, ata do të kenë ujë të vuar, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: "Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr, muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë, që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”. [Kehf 29]. "A mund të konsiderohen këta (banorët e Xhenetit) njëlloj me ata që do të rrinë përgjithmonë në Zjarr, ku etja do t’u shuhet me ujë të valë, që ua copëton zorrët?!" [Muhamed 15].

37:68Page 448

ثُمَّ إِنَّ مَرۡجِعَهُمۡ لَإِلَى ٱلۡجَحِيمِ ٦٨

Then indeed, their return will be to the Hellfire.

Pastaj, kthimi i tyre do të jetë në Zjarrin flakërues. - Domethënë, kthehen përsëri në zjarr të ndezur, që të shijojnë djegien e madhe, që nuk mund të krahasohet me asnjë lloj fatkeqësie e dhimbje tjetër. Me sa duket, dikush do të pyesë: "Çfarë i solli ata në këtë vend?" Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar thotë:

37:69Page 448

إِنَّهُمۡ أَلۡفَوۡاْ ءَابَآءَهُمۡ ضَآلِّينَ ٦٩

Indeed they found their fathers astray.

Ata i gjetën etërit e tyre në humbje (të plotë)- Ata i gjetën etërit e tyre në një rrugë të gabuar dhe:

37:70Page 448

فَهُمۡ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ يُهۡرَعُونَ ٧٠

So they hastened [to follow] in their footsteps.

Dhe kështu u turrën pas hapave të tyre. - Edhe këta nxituan që t'i pasonin në humbjen e tyre, pa u hedhur as shikimin ftesës së profetëve, shpalljeve të Zotit dhe as këshillave të këshilluesve. Fjala e vetme mospërfillëse ishte: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje.”. [Zuhruf 22].

37:71Page 448

وَلَقَدۡ ضَلَّ قَبۡلَهُمۡ أَكۡثَرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٧١

And there had already strayed before them most of the former peoples,

Edhe para këtyre(popullit tënd)shumë nga popujt e lashtë shkuan në humbje. - Edhe para tyre, shumica ishin në humbje dhe pak prej tyre patën besim të vërtetë, duke pranuar udhëzimin e Zotit.

37:72Page 448

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ ٧٢

And We had already sent among them warners.

Ne u patëm dërguar atyre profetë për t'i paralajmëruar. - Ne gjithmonë kemi dërguar ndër popuj profetë, që t'i paralajmërojnë për t'u larguar nga rruga e humbjes dhe të pranojnë besimin e vërtetë dhe të pastër.

37:73Page 448

فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُنذَرِينَ ٧٣

Then look how was the end of those who were warned -

Dhe shih se si qe fundi i atyre që u paralajmëruan! - Fundi i të gjithëve ishte dënimi, shkatërrimi, poshtërimi e turpërimi. Për këtë arsye, le të kenë kujdes këta mohues, që të mos vazhdojnë në rrugën e tyre të humbjes, që t'i godasë i njëjti dënim si ata që shkuan. Por duke qenë se jo të gjithë janë mohues të besimit të vërtetë, pasi ka edhe nga ata që besojnë me sinqeritet, Allahu i Madhëruar i përjashton nga dënimi:

37:74Page 448

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ٧٤

But not the chosen servants of Allāh.

(Të gjithë u dënuan)Përveç robërve të Allahut që ishin të sinqertë. - Domethënë, përveç atyre që janë të sinqertë dhe të vërtetë me Allahun. Ai i veçon ata, që t'i fusë në mëshirën e Tij të posaçme dhe t'i shpërblejë. Për këtë arsye, përfundimi i tyre do të jetë i mirë. Pastaj i Lartësuari na flet për disa nga popujt e humbur dhe të ndëshkuar:

37:75–82Page 448

وَلَقَدۡ نَادَىٰنَا نُوحٞ فَلَنِعۡمَ ٱلۡمُجِيبُونَ ٧٥

And Noah had certainly called Us, and [We are] the best of responders.

وَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ ٧٦

And We saved him and his family from the great affliction.

وَجَعَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلۡبَاقِينَ ٧٧

And We made his descendants those remaining [on the earth]

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ٧٨

And left for him [favorable mention] among later generations:

سَلَٰمٌ عَلَىٰ نُوحٖ فِي ٱلۡعَٰلَمِينَ ٧٩

"Peace upon Noah among the worlds."

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٨٠

Indeed, We thus reward the doers of good.

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٨١

Indeed, he was of Our believing servants.

ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ ٨٢

Then We drowned the others [i.e., disbelievers].

(Herët)Ne na pati thirrur(në ndihmë)Nuhu. Dhe Ne jemi më të mirët që i përgjigjemi lutjes. Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej Katastrofës së madhe. E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën. Dhe Ne e lamë këtë (histori) si kujtim për popujt e ardhshëm. Paqja qoftë mbi Nuhun në mbarë botën! Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë. Të tjerët(që nuk besuan)i përmbytëm. -profetit të Tij të dashur dhe adhuruesit të sinqertë, Nuhut (a.s). Ai ishte i pari profet i dërguar ndër njerëz. Pasi ai e ftoi popullin e vet në adhurimin e Allahut për një kohë shumë të gjatë, por ftesa e Tij ua shtoi edhe më shumë largimin, Nuhu iu lut Zotit të Tij duke thënë: “O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët! Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu (nga rruga e drejtë) dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë. O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”. [Nuh 26 - 28]. Dhe Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij. Aq mirë iu përgjigj asaj lutjeje, saqë Allahu e lëvdoi Veten e vet, duke thënë: "... Ne jemi më të mirët që i përgjigjen lutjes." Nuk ka më të mirë se Allahu, që i përgjigjet lutjeve të adhuruesve dhe që dëgjon përgjërimet e tyre. Ai iu përgjigj pikërisht ashtu sikurse ishte lutja. Allahu i Madhëruar shpëtoi Nuhun dhe familjen e tij nga dëshpërimi i madh dhe i mbyti të gjithë mohuesit. Të vetmit që do të vazhdonin jetën më pas ishin pasardhësit e tij. Kështu, i gjithë njerëzimi sot janë pasardhës të Nuhut (a.s) dhe ai do të ketë gjithmonë kujtim dhe emër të mirë ndër njerëz, gjë që do të vazhdojë deri në fund të botës. Kështu do të ndodhë sepse ai ishte "muĥsin", domethënë, në gradën e iĥsanit në adhurimin e Krijuesit, por edhe në marrëdhënie me krijesat. Ky është ligji i pandryshueshëm i Zotit për robërit e Tij vepërmirë. Ai gjithmonë do të përhapë emrin e mirë të tyre, si shpërblim për ihsanin dhe sipas gradës së atij iĥsani. Allahu i Lartësuar thotë: "Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë." Kjo tregon se imani është grada më e lartë që mund të arijë një rob. Ajo gradë përfshin të gjitha ligjet e fesë, si themelet e saj, ashtu edhe degëzimet e saj, sepse me këtë atribut Allahu i Madhëruar lavdëroi krijesat e Tij më të zgjedhura.

37:83Page 449

۞ وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبۡرَٰهِيمَ ٨٣

And indeed, among his kind was Abraham,

Nga ata që pasuan rrugën e tij, qe Ibrahimi. - Një nga njerëzit që ishin si Nuhu, - profetë e adhurues të sinqertë për Zotin, - ishte edhe Ibrahimi (a.s). Edhe ai ishte profet i dërguar nga Zoti, për t'i ftuar krijesat në rrugën e drejtë. Edhe atij iu pranuan lutjet. Ai ishte Ibrahimi, i dashuri i Allahut, - paqja dhe bekimet e Allahut qofshin me të!

37:84Page 449

إِذۡ جَآءَ رَبَّهُۥ بِقَلۡبٖ سَلِيمٍ ٨٤

When he came to his Lord with a sound heart

Ja, ai shkoi te Zoti i vet me zemër të pastër. - Me një zemër të pastër, të ruajtur nga idhujtaria e dyshimet, nga epshet, të cilat të shpërqendrojnë dhe të pengojnë që të konceptosh dhe të kuptosh të vërtetën saktësisht. Ato bëhen pengesë që njeriu të mos punojë dhe adhurojë Zotin sipas asaj diturie. Nëse zemra e njeriut është e shëndetshme dhe e pastruar, atëherë ai është i sigurt dhe i ruajtur nga çdo e keqe dhe ka për të arritur çdo të mirë. Ai që ka zemër të shëndetshme nuk ka në zemër smirë dhe zili për krijesat dhe as urrejtje për to. Zemra e tij është e pastër nga të tilla cilësi të ulta. Edhe Ibrahimi (a.s.) dëshironte të mirën për krijesat dhe rregullimin e tyre. Ai i ftonte në besim dhe pastrim, pa u lodhur. Ibrahimi (a.s.) e filloi thirrjen me babën e vet, dhe pastaj vazhdoi me popullin e tij.

37:85Page 449

إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَاذَا تَعۡبُدُونَ ٨٥

[And] when he said to his father and his people, "What do you worship?

Ai i tha të atit dhe popullit të vet: “Ç'është ajo që ju po adhuroni?” - Kjo ishte një pyetje qortuese dhe ftesë për t'i bërë të mendonin mirë në argumentet që u ishin ofruar, të cilat tregonin kotësinë e adhurimeve të idhujtarëve.

37:86–87Page 449

أَئِفۡكًا ءَالِهَةٗ دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ ٨٦

Is it falsehood [as] gods other than Allāh you desire?

فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٨٧

Then what is your thought about the Lord of the worlds?"

“Vallë, në vend të Allahut po merrni zota të trilluar? Atëherë, çfarë mendoni ju për Zotin e botëve?" - Si po ja lejoni vetes të adhuroni idhuj, që janë veçse mashtrim dhe nuk vlejnë aspak për t’u adhuruar?! Çfarë mendoni se do të bëjë me ju Zoti i botëve, kur ju adhuroni diçka tjetër veç Tij?! Ky qe një paralajmërim për ndëshkim, nëse ata vazhdonin me idhujtari. Çfarë mangësie vërejtët në Zotin e botëve, që devijuat dhe gjetët idhuj për t'i adhuruar? Më pas, Ibrahimi (a.s) planifikoi të thyente idhujt e tyre, sapo t'i krijohej mundësia për këtë. Kështu, ai shfrytëzoi rastin kur ata ishin të pavëmendshëm, sepse po merreshin me një festë të tyre. Kur i kërkuan që të dilte edhe ai me ta, Ibrahimi (a.s.) tha:

37:88–89Page 449

فَنَظَرَ نَظۡرَةٗ فِي ٱلنُّجُومِ ٨٨

And he cast a look at the stars

فَقَالَ إِنِّي سَقِيمٞ ٨٩

And said, "Indeed, I am [about to be] ill."

Pastaj, ai u hodhi një vështrim yjeve dhe tha: “Unë jam i sëmurë.” - Në hadith të saktë është thënë se: "Nuk ka gënjyer kurrë Ibrahimi, përveçse në tri raste: Kur tha “unë jam i sëmurë" (sepse donte që të mos dilte me ta, dhe kështu të mund të thyente putat); kur tha: “I theu i madhi i tyre” (kur e pyetën që të tregonte kush i theu idhujt e tjerë); dhe kur tha: "Kjo është motra ime", kur e pyetën për gruan e tij Sarën.” E rëndësishme, ai i tha këto fjalë sepse dëshironte t'u shmangej dhe të mund ta realizonte planin e tij për thyerjen e idhujve. Dhe, në fakt, Ai ia arriti qëllimit.

37:90Page 449

فَتَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ مُدۡبِرِينَ ٩٠

So they turned away from him, departing.

Ata i kthyen shpinën dhe u larguan. - Atëherë, ai e shfrytëzoi rastin dhe:

37:91–92Page 449

فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمۡ فَقَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ ٩١

Then he turned to their gods and said, "Do you not eat?1

مَا لَكُمۡ لَا تَنطِقُونَ ٩٢

What is [wrong] with you that you do not speak?"

Iu kthye zotave të tyre dhe tha: “A nuk po hani ju?” Ç'është me ju, që nuk po flisni?" - Duke nxituar fshehtas drejt tyre, u afrua dhe, duke i përçmuar, u tha: “A nuk po hani ju? Pse nuk flisni? Si është e mundur që ju të jeni të adhuruarit e njerëzve?!” Idhujt janë më të mangët sesa kafshët, të cilat edhe hanë, edhe mund të nxjerrin zë. Ndërsa idhujt janë sende që as hanë e as flasin.

37:93Page 449

فَرَاغَ عَلَيۡهِمۡ ضَرۡبَۢا بِٱلۡيَمِينِ ٩٣

And he turned upon them a blow with [his] right hand.

Pastaj iu kthye atyre e i gjuajti me dorën e djathtë. - Ai filloi t'i godiste fort dhe shpejt, derisa i bëri copa e pluhur, përveç idhullit më të madh, që e la për të përmbushur një plan të tijin, kur ata t'i drejtoheshin atij për atë ndodhi.

37:94Page 449

فَأَقۡبَلُوٓاْ إِلَيۡهِ يَزِفُّونَ ٩٤

Then they [i.e., the people] came toward him, hastening.

Ata (populli)iu afruan atij me të shpejtë. - Duke u ngutur për ta ndëshkuar, pasi hetuan rreth çështjes, thanë: "Kush e bëri këtë me zotat tanë?” - thanë ata. - “Ai qenka kriminel” Disa thanë: “Kemi dëgjuar për një djalë, që i përçmonte ato, i cili quhej Ibrahim.” Atëherë, - thanë ata, - silleni atë këtu në sy të njerëzve, që ta shohin të gjithë!” Ata e pyetën: “Ti e bëre këtë me zotat tanë, o Ibrahim?” [Enbija 59]. Pasi e qortuan dhe akuzuan për veprën e tij, ai u tha: “Atë e ka bërë i madhi i tyre. Pyesni vetë ata, nëse mund të flasin.” Ata u ndalën pak dhe, pasi u menduan, i thanë njëri-tjetrit: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë,” Por pastaj iu kthyen sërish mosbesimit dhe i thanë atij (Ibrahimit): “Po ti e di shumë mirë se këta nuk flasin!” Ai u tha: “Vallë, po adhuroni në vend të Allahut ata që nuk ju sjellin asnjë dobi e as dëm? Mjerë për ju dhe për ata që ju adhuroni veç Allahut! A nuk e kuptoni?"

37:95Page 449

قَالَ أَتَعۡبُدُونَ مَا تَنۡحِتُونَ ٩٥

He said, "Do you worship that which you [yourselves] carve,

Ai(Ibrahimi)tha: “Po dhuroni atë që vetë e keni gdhendur?”. - Si e adhuroni atë që vetë me duart tuaja e gdhendni dhe, nga ana tjetër, i braktisni argumentet e Zotit dhe adhurimin e Tij si një të vetëm?!

37:96Page 449

وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ وَمَا تَعۡمَلُونَ ٩٦

While Allāh created you and that which you do?"

Por, është Allahu Ai që ju ka krijuar ju dhe atë që ju bëni. - Ju jeni tërësisht të varur prej Tij dhe keni nevojë që Ai t'ju udhëzojë e të bëni vepra të mira. Dijeni mirë se vetëm duke e adhuruar Allahun mund t'ia arrini që të plotësoni nevojën tuaj për udhëzimin e plotë, që vetëm Ai e jep. Megjithatë, ata përsëri vendosën që ta dënonin.

37:97Page 449

قَالُواْ ٱبۡنُواْ لَهُۥ بُنۡيَٰنٗا فَأَلۡقُوهُ فِي ٱلۡجَحِيمِ ٩٧

They said, "Construct for him a structure [i.e., furnace] and throw him into the burning fire."

Ata thanë: “Bëni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin përvëlues!” - Ndërtoni një vatër të lartë e të ngritur nga toka dhe ndizni zjarr. Pastaj: "... hidheni në zjarrin përvëlues! Ky është dënimi për atë që shkaktoi thyerjen e idhujve.’

37:98Page 449

فَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَسۡفَلِينَ ٩٨

And they intended for him a plan [i.e., harm], but We made them the most debased.

Ata thurën kurthe kundër tij, por Ne bëmë që ata të jenë më të poshtëruarit. - Kështu, ata donin ta ndëshkonin me dënimin më të tmerrshëm, me djegie për së gjalli. Por Allahu i Madhëruar thotë: "... por Ne bëmë që ata të jenë më të poshtëruarit." Allahu ua ktheu kurthin mbi kokat e tyre dhe e shndërroi zjarrin e Ibrahimit në freski dhe paqe për të. Pasi ata bënë këtë dhe Ibrahimi u solli argumente të mjaftueshme për kotësinë e shirkut të tyre, nuk i mbeti gjë tjetër për të bërë me ta, prandaj:

37:99Page 449

وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهۡدِينِ ٩٩

And [then] he said, "Indeed, I will go to [where I am ordered by] my Lord; He will guide me.

Ai(Ibrahimi)tha: “Unë do të shkoj te Zoti im dhe Ai do të më udhëzojë.” - Unë kërkoj strehë te Zoti im, ndaj do të shkoj drejt tokave të bekuara të Shamit. Unë shpresoj që Ai do të më drejtojë në çdo gjë të mirë për çështjet e fesë dhe dynjasë. Ndërsa në një ajet tjetër thuhet: "Unë po largohem prej jush dhe prej asaj që ju adhuroni përveç Allahut dhe shpresoj se me lutjet drejtuar Zotit tim nuk do të jem i humbur.” [Merjem 48]. Pastaj filloi t'i lutej Zotit:

37:100Page 449

رَبِّ هَبۡ لِي مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ١٠٠

My Lord, grant me [a child] from among the righteous."

O Zoti im! Më dhuro mua pasardhës të mirë! - Domethënë, më dhuro pasardhës punëmirë! E gjitha kjo ndodhi pasi Ibrahimi e humbi shpresën nga populli i tij dhe pa se në të nuk kishte mirësi. Kështu, ai e luti Zotin që t'i dhuronte një djalë të mirë, që Allahu ta bënte të dobishëm gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes së tij. Allahu iu përgjigj lutjes së tij:

37:101Page 449

فَبَشَّرۡنَٰهُ بِغُلَٰمٍ حَلِيمٖ ١٠١

So We gave him good tidings of a forbearing boy.

Ne e gëzuam atë me një djalë të butë(ismailin). - Ky ishte padyshim Ismaili (a.s), sepse pas tij u përmend përgëzimi për Is'hakun. Për Is'hakun, Allahu thotë: "Ne e përgëzuam atë me Is’hakun, e pas Is’hakut, me Jakubin." Pra, është e pamundur që të ishte Is'haku ai që do të bëhej kurban dhe në të njëjtën kohë ta përgëzonte se pas Is'hakut do të lindte Jakubi. Kjo tregon se djali që Ibrahimit do t'i kërkohej që ta bënte kurban, ishte Ismaili e jo Is'haku. Allahu i Madhëruar e përshkroi Ismailin (a.s) si një djalë të dhembshur, të durueshëm, me moral të mirë, të përmbajtur e me zemër të madhe, që i falte edhe ata të cilët e mundonin:

37:102Page 449

فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعۡيَ قَالَ يَٰبُنَيَّ إِنِّيٓ أَرَىٰ فِي ٱلۡمَنَامِ أَنِّيٓ أَذۡبَحُكَ فَٱنظُرۡ مَاذَا تَرَىٰۚ قَالَ يَٰٓأَبَتِ ٱفۡعَلۡ مَا تُؤۡمَرُۖ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰبِرِينَ ١٠٢

And when he reached with him [the age of] exertion,1 he said, "O my son, indeed I have seen in a dream that I [must] sacrifice you, so see what you think." He said, "O my father, do as you are commanded. You will find me, if Allāh wills, of the steadfast."

Dhe kur ai(djali)u rrit aq sa të punonte së bashku me të atin, ai(Ibrahimi)i tha: “O biri im! Unë kam parë në ëndërr se duhet të të bëj kurban”. -U rrit djaloshi i dhembshur, derisa arriti moshën që të vrapojë. Kjo është mosha kur fëmija duhet shumë nga prindërit, sepse nuk ka nevojë për shumë shërbime dhe sjell vetëm kënaqësi. Pikërisht në këtë moment erdhi edhe sprova e madhe e pashembullt. Profeti Ibrahim i tha djalit të vet: “O biri im! Unë kam parë në ëndërr se duhet të të bëj kurban." Pra, pashë ëndërr në gjumë se Allahu më urdhëroi që të të bëj kurban për Të. Dihet se ëndrra e profetëve është realitet.“Çfarë mendon ti?” -Si mendon? Ti e di se kur Allahu jep një urdhër, ai duhet përmbushur patjetër. Atëherë, Ismaili durimtar dhe i bindur, duke treguar se ishte i kënaqur me vendimin e Zotit për të dhe duke qenë bamirës dhe respektues i prindit, tha.Ai(Ismaili) tha: “O babai im! Bëj siç je urdhëruar!” -Zbatoje atë urdhër që të dha Zoti yt, sepse:Në dashtë Allahu unë do të jem durimtar. -I tha të atit se do ta nënshtronte veten për të bërë durim. Mbi të gjitha, këtë e lidhi ngushtë me vullnetin e Allahut, sepse asgjë nuk ndodh pa ndihmën dhe lejen e Allahut.

37:103Page 450

فَلَمَّآ أَسۡلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلۡجَبِينِ ١٠٣

And when they had both submitted1 and he put him down upon his forehead,

E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit(të Allahut)dhe ai(Ibrahimi)e shtriu (Ismailin) përmbys. -Kështu, ata që të dy, atë e bir, u dorëzuan për të zbatuar urdhrin. Babai u bë gati që të bënte kurban frytin e zemrës së tij, për të zbatuar urdhrin e Zotit, të Cilin e donte dhe i frikësohej më shumë se gjithçkaje tjetër. Ndërsa djali e përgatiti veten që të bënte durim, duke nënshtruar veten për kënaqësinë e Zotit të tij dhe për të respektuar atin e tij. Atëherë: "... e shtriu (Ismailin) përmbys." Pra, Ibrahimi e uli Ismailin me fytyrën poshtë, për ta bërë gati për ta bërë kurban. E ktheu me fytyrë poshtë, që të mos shihte fytyrën e tij gjatë aktit sublim. Pikërisht në ato çaste:

37:104Page 450

وَنَٰدَيۡنَٰهُ أَن يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ ١٠٤

We called to him, "O Abraham,

Ne i thirrëm atij: “O Ibrahim! Tashmë ti e përmbushe ëndrrën”. - Iu tha: "Tashmë ti e përmbushe ëndrrën." Ti e nënshtrove veten dhe bëre çdo gjë për ta zbatuar urdhrin e Zotit, deri te momenti i kalimit të thikës në qafën e tij!”

37:105Page 450

قَدۡ صَدَّقۡتَ ٱلرُّءۡيَآۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٠٥

You have fulfilled the vision." Indeed, We thus reward the doers of good.

Kështu i shpërblejmë Ne të mirët. - Ky është shpërblimi i atij që ka arritur gradën e ihsanit në adhurimin e Zotit. Kështu janë ata të cilët i japin përparësi kënaqësisë së Allahut, kundrejt dëshirave dhe qëllimeve të tyre.

37:106Page 450

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡبَلَٰٓؤُاْ ٱلۡمُبِينُ ١٠٦

Indeed, this was the clear trial.

Kjo ishte, vërtet një sprovë e madhe. - Kjo ishte vërtet një sprovë e madhe, që nxori në pah pastërtinë e Ibrahimit dhe dashurinë e tij të plotë për Zotin e tij. Kur Allahu i Lartësuar i dhuroi Ibrahimit (a.s) Ismailin, ai e deshi shumë të birin. Por Ibrahimi ishte Halili i Rahmanit - pra, i dashuri i Rahmanit, dhe kjo dashuri nuk duhej të trazohej nga dashuri të tjera. Zemra e Ibrahimit duhej të ishte e lidhur tërësisht me Allahun. Duke qenë se zemra e Ibrahimit u lidh pakëz me djalin e tij, Ismailin, Allahu i Lartësuar donte ta pastronte atë dhe ta qartësonte për ne faktin se e gjithë zemra dhe dashuria e Ibrahimit ishte vetëm për Allahun. Për këtë arsye, Ai e sprovoi Ibrahimin, që ai të zgjidhte dashurinë për Allahun mbi çdo dashuri tjetër, edhe mbi dashurinë për të birin, që dukej se po merrte një pjesë të zemrës së Ibrahimit. Por duke qenë se Ibrahimi zgjodhi dashurinë për Zotin, pasi mori çdo masë për ta ekzekutuar urdhrin e Tij, atëherë bërja e flijimit nuk ishte më e nevojshme. Atëherë:

37:107Page 450

وَفَدَيۡنَٰهُ بِذِبۡحٍ عَظِيمٖ ١٠٧

And We ransomed him with a great sacrifice,1

Dhe Ne e zëvendësuam atë(Ismailin)me një kurban shumë të madh. - Pra, në vend të Ismailit, Ibrahimi tani do të bënte fli një dash të madh. Ai kurban ishte madhështor, sepse ishte në vend të Ismailit dhe sepse u bë një prej adhurimeve më të rëndësishme për Allahun, që do të vazhdonte deri në Kijamet.

37:108Page 450

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ١٠٨

And We left for him [favorable mention] among later generations:

Dhe Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm. - Emrin e tij e bëmë të famshëm në brezat e mëvonshëm, ashtu siç ishte i famshëm dhe i lavdëruar ndër të parët. Nuk do të ketë ndonjë kohë dhe brez, kur kujtimi dhe figura e Ibrahimit (a.s.) të mos jetë e dashur dhe e respektuar për njerëzit.

37:109Page 450

سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ ١٠٩

"Peace upon Abraham."

Paqja qoftë mbi Ibrahimin! - Kjo është një përshëndetje për Ibrahimin, ashtu siç thuhet edhe në një ajet tjetër: "Thuaj (o i Dërguar): “Lavdërimi i qoftë Allahut dhe shpëtimi qoftë me robërit e Tij, që Ai i ka zgjedhur (për mesazhin e tij)!"

37:110Page 450

كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١١٠

Indeed, We thus reward the doers of good.

Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. - Ky është shpërblimi i muhsininëve, domethënë, i atyre që e plotësuan gradën e ihsanit në adhurimet që i përkushtuan Zotit dhe me bamirësinë ndaj krijesave. Allahu gjithmonë do t'u sjellë çlirim atyre në çdo vështirësi dhe fitorja është gjithmonë në krahun e tyre. Ata do të jenë përherë të lavdëruar dhe me emër të mirë ndër njerëz.

37:111Page 450

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١١١

Indeed, he was of Our believing servants.

Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë. - Ishte nga ata besimtarë që besojnë gjithçka që Zoti ka urdhëruar që të besohet, me gradën më të plotë të imanit, gradën e sigurisë së plotë, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: "Kështu, i mundësuam Ibrahimit të shihte mbretëritë e qiejve e të Tokës, për t’u bërë edhe më i bindur." [En'am 75]. Më pa, Allahu i Madhëruar i dha një përgëzim tjetër. Ky ishte përgëzimi për Is'hakun, pas të cilit do të vinte Jakubi. Allahu i Madhëruar thotë:

37:112Page 450

وَبَشَّرۡنَٰهُ بِإِسۡحَٰقَ نَبِيّٗا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ١١٢

And We gave him good tidings of Isaac, a prophet from among the righteous.1

Dhe Ne i dhamë atij lajmin e mirë për lindjen e Is'hakut - profet e një prej njerëzve punëmirë. - Allahu i Madhëruar e përgëzoi se do t'i jepej Is'haku, i cili do të jetonte dhe do të bëhej me një djalë, Jakubin, prej të cilit do të vinin pasardhës të tjerë. Ata do të ishin profetë të zgjedhur. Siç shihet, këto ishin përgëzime të njëpasnjëshme.

37:113Page 450

وَبَٰرَكۡنَا عَلَيۡهِ وَعَلَىٰٓ إِسۡحَٰقَۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحۡسِنٞ وَظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ مُبِينٞ ١١٣

And We blessed him and Isaac. But among their descendants is the doer of good and the clearly unjust to himself [i.e., sinner].

Ne e bekuam atë dhe Is’hakun. Ndër pasardhësit e tyre do të ketë njerëz punëmirë, por do të ketë edhe nga ata që e ngarkojnë shpirtin dukshëm me gjynahe. - Kuptimi: Ne zbritëm mbi ta begati e bekime të shumta. Allahu i Madhëruar do t'u dhuronte dituri të madhe dhe të dobishme dhe do t'i bënte që të punonin dhe të ishin adhurues të mirë. Nga këta dy fëmijë, Ismailin dhe Is'hakun, Allahu do të përhapte në botë tre popuj të mëdhenj. Nga Ismaili do të sillte popullin arab dhe Profetin më të zgjedhur të fundit të kohës, Muhamedin (a.s.). Ndërsa nga Is'haku do të vinte populli i bijve të Izraelit dhe populli i romakëve pasardhës të Is'hakut. Megjithatë, "... por do të ketë edhe nga ata që e ngarkojnë shpirtin dukshëm me gjynahe." Pra, jo të gjithë do të jenë të mirë. Prej tyre do të ketë të mirë, por edhe të këqij. Do të ketë të drejtë, por edhe të padrejtë ose keqbërës të mëdhenj, të zhytur në mohimin e Zotit dhe idhujtari. Kjo u tha në mënyrë që të mos keqkuptohej fjala: "Ne e bekuam atë dhe Is’hakun ...". Domethënë, ky bekim nuk do të kalonte tek të gjithë pasardhësit e tyre. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur.

37:114–118Page 450

وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ١١٤

And We did certainly confer favor upon Moses and Aaron.

وَنَجَّيۡنَٰهُمَا وَقَوۡمَهُمَا مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ ١١٥

And We saved them and their people from the great affliction,

وَنَصَرۡنَٰهُمۡ فَكَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ ١١٦

And We supported them so it was they who overcame.

وَءَاتَيۡنَٰهُمَا ٱلۡكِتَٰبَ ٱلۡمُسۡتَبِينَ ١١٧

And We gave them the explicit Scripture [i.e., the Torah],

وَهَدَيۡنَٰهُمَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ ١١٨

And We guided them on the straight path.

Ne i dhamë Musait e Harunit mirësi të shumta. Dhe i shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej mjerimit të madh. Ne i ndihmuam, prandaj ata ngadhënjyen. Ne u dhamë atyre të dyve një Libër të qartë. Dhe i udhëzuam në rrugën e drejtë. -Allahu i Lartësuar na tregon mirësitë e shumta që u dhuroi dy profetëve dhe adhuruesve të Tij të dashur, Musait dhe Harunit, dy bijve të Imranit. Ai i dalloi ata duke i bërë profetë dhe ndër më të dalluarit që ftuan njerëzimin në rrugën e Zotit. Ai i shpëtoi ata të dy dhe popullin e tyre nga Faraoni dhe ushtritë e tij dhe i bëri të triumfonin kundër tyre. Madje Zoti i mbyti ata mu para syve të bijve të Izraelit. Ai u shpalli atyre një libër madhështor dhe të qartë, Teuratin. Në atë libër ishin drita e ligjit të Zotit dhe shpjegimi për gjithçka. Allahu i drejtoi Musain dhe Harunin në rrugën e drejtë dhe të qartë, duke u shpallur atyre ligje dhe dispozita të drejta, që të afronin tek Ai dhe i bëri ata të denjë që t'i zbatonin e të jetonin sipas tyre. Të gjitha këto ishin nga mirësitë e shumta që Zoti u dhuroi atyre.

37:119Page 450

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِمَا فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ١١٩

And We left for them [favorable mention] among later generations:

Ne kemi lënë për ta një kujtim të mirë ndër brezat e mëvonshëm. - Allahu bëri që ata të kishin emër të mirë ndër brezat e mëvonshëm.

37:120–122Page 450

سَلَٰمٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ١٢٠

"Peace upon Moses and Aaron."

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٢١

Indeed, We thus reward the doers of good.

إِنَّهُمَا مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٢٢

Indeed, they were of Our believing servants.

Paqja qoftë mbi Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. Vërtet, ata të dy ishin nga robërit Tanë besimtarë. - Këto janë shpërblimet dhe premtimet e Zotit për besimtarët bamirës.

37:123–126Page 450

وَإِنَّ إِلۡيَاسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٢٣

And indeed, Elias was from among the messengers,

إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ ١٢٤

When he said to his people, "Will you not fear Allāh?

أَتَدۡعُونَ بَعۡلٗا وَتَذَرُونَ أَحۡسَنَ ٱلۡخَٰلِقِينَ ١٢٥

Do you call upon Baʿl1 and leave the best of creators -

ٱللَّهَ رَبَّكُمۡ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٢٦

Allāh, your Lord and the Lord of your first forefathers?"

Edhe Iljasi qe prej të dërguarve Tanë. Kujto, kur ai i tha popullit të vet: “A nuk keni frikë(Allahun)A “Bea'l-it”(idhull)po i luteni dhe e braktisni më të mirin Krijues, Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e etërve tuaj të hershëm?!” -Allahu i Lartësuar e lëvdon adhuruesin e Tij të dashur dhe Profetin e Tij, Iljasin (a.s). Ai e dalloi atë duke i dhuruar profetësinë dhe duke e bërë ftues në rrugën e drejtë. Iljasi e urdhëroi popullin e vet që t'i frikësoheshin dhe bindeshin Allahut dhe ta adhuronin si një e të vetëm. Ai i ndaloi dhe paralajmëroi ata që të largoheshin nga idhujtaria dhe pikërisht nga adhurimi i një idhulli, që e quanin Bea'li. Ata kishin braktisur adhurimin e Allahut, i Cili i krijoi të gjitha krijesat në formën më të mirë, Ai që kujdeset dhe rregullon çështjet e tyre. Allahu u dhuroi atyre mirësi të shumta, të shfaqura dhe të fshehura. Duke i këshilluar, Iljasi u tha: Si e braktisni e i ktheni shpinën adhurimit të Allahut, që ka këto cilësi, dhe i dedikoheni adhurimit të një pute, që nuk ka në dorë të sjellë dëm apo dobi, që nuk mund të krijojë gjë, që nuk mund të furnizojë, madje as mund të kujdeset për veten e të flasë?! A nuk është kjo humbja dhe çmenduria më e madhe?!

37:127Page 451

فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ ١٢٧

And they denied him, so indeed, they will be brought [for punishment],

Por ata e përgënjeshtruan atë, prandaj të gjithë do të jenë në Xhehenem. - Ata refuzuan që t'i bindeshin dhe që të pasonin rrugën e tij. Për këtë arsye, duke i kërcënuar me ndëshkim, Allahu i Madhëruar thotë: "... të gjithë do të jenë në Xhehenem." Kështu, Allahu i Madhëruar i kërcënoi me dënim në Ditën e Gjykimit dhe nuk përmendi ndonjë ndëshkim në këtë jetë për ta.

37:128Page 451

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ١٢٨

Except the chosen servants of Allāh.

Përveç robërve të sinqertë të Allahut. - Të vetmit që shpëtojnë nga ky kërcënim janë ata që Allahu i pastroi dhe zgjodhi për veten e Tij. Ata ndjekin Profetin e Zotit. Ata nuk do të jenë në ndëshkim, por do të kenë shpërblime të mëdha nga Zoti i tyre.

37:129Page 451

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ١٢٩

And We left for him [favorable mention] among later generations:

Dhe Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm. - Edhe për Iljasin bëmë emër dhe famë të mirë ndër njerëzit e mëvonshëm.

37:130Page 451

سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِلۡ يَاسِينَ ١٣٠

"Peace upon Elias."1

Paqja qoftë mbi Iljasin! - Selami qoftë mbi Iljasin, nga Allahu dhe nga robërit e Tij.

37:131–132Page 451

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٣١

Indeed, We thus reward the doers of good.

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٣٢

Indeed, he was of Our believing servants.

Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë. - Kështu e lëvdoi Allahu Iljasin, ashtu siç lëvdoi vëllezërit e tij profetë. Ai i lëvdoi për besimin e pastër dhe për veprat e mira e të sinqerta.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском