As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
ص
Sad
The Letter "Saad" · Meccan · 88 ayahs
Allahu i Lartësuar na jep një përshkrim të Kur'anit dhe na tregon sjelljen dhe gjendjen e idhujtarëve në lidhje me këtë libër dhe Profetin që e solli atë. Ai thotë:Sad! Betohem në Kur'anin plot këshilla! -Kur'ani është i famshëm dhe grada e tij është shumë e lartë. Ai është këshillë dhe dituri për besimtarët. Ai u mëson atyre gjithçka që kanë nevojë dhe që është e dobishme. Ata mësojnë në Kur'an rreth emrave dhe cilësive të Allahut të Madhëruar, rreth veprave të Tij të mrekullueshme. Ata mësojnë aty rreth ligjeve të Zotit. Atje marrin dituri të sigurt rreth asaj që i pret njerëzit dhe për mënyrën se si Zoti do t'i shpërblejë e ndëshkojë robërit. Kur'ani i mëson besimtarët për çështjet e fesë së tyre dhe për dispozitat e saj, duke sjellë hollësi të shumta. Në fakt, ky është një betim për Kur'anin dhe me Kur'anin. Domethënë, edhe betimi, edhe subjekti i betimit janë të njëjtë. Allahu i Madhëruar betohet në Kur'an për të na treguar madhështinë pikërisht të Kur'anit. Duke qenë me këtë rëndësi të veçantë, atëherë kuptohet lehtësisht nevoja e domosdoshme e njerëzve për të. Nevoja për të ia kalon çdo gjëje tjetër. Për këtë arsye, është detyrë për njerëzit që ta besojnë e pranojnë këtë libër me zemrat e tyre dhe të përkushtohen totalisht për të nxjerrë mësime nga lënda e tij. Allahu i Drejtë, i Gjithëditur dhe i Urtë i udhëzon besimtarët pikërisht për besimin e tyre të sinqertë në Kur'an. Ndërsa ata të cilët e mohojnë dhe refuzojnë të marrin udhëzimin e Kur'anit, me ata ndodh diçka tjetër:
38:2Page 453
بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي عِزَّةٖ وَشِقَاقٖ ٢
But those who disbelieve are in pride and dissension.
Por ata që nuk besojnë janë kryeneçë e kundërshtarë të hapur. -Ata kanë mendjemadhësi, që nuk e besojnë Kur'anin. Madje, ata tregohen armiqësorë dhe e luftojnë atë. Ata përpiqen të polemizojnë me kotësi, për ta hedhur poshtë këtë libër. Ata luftojnë me çdo mënyrë për të shpifur për Kur'anin dhe kundër atij që e solli atë nga Zoti. Por Allahu i Madhëruar i kërcënon, duke u kujtuar se i ndëshkoi brezat e mëparshëm, të cilët i mohuan dhe refuzuan të besonin dhe pasonin profetët e tyre. Ata të mjerë, kur i përfshiu dënimi, bërtisnin dhe ulërisnin, për ta larguar atë dënim, por më kot, sepse:
38:3Page 453
كَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِن قَبۡلِهِم مِّن قَرۡنٖ فَنَادَواْ وَّلَاتَ حِينَ مَنَاصٖ ٣
How many a generation have We destroyed before them, and they [then] called out; but it was not a time for escape.
Sa e sa breza kemi shkatërruar Ne para tyre. Në fund, ata u lutën për(mëshirë e)shpëtim, por nuk kishte më kohë për shpëtim. -Nuk ishte më koha kur mund të shpëtonin dhe t’u pranohej pendimi për atë që kishin bërë. Kështu, le të kenë frikë këta kryeneçë tani dhe të mos vazhdojnë me arrogancën, refuzimin e së vërtetës dhe armiqësinë ndaj saj, sepse i pret i njëjti fund.
38:4Page 453
وَعَجِبُوٓاْ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٞ مِّنۡهُمۡۖ وَقَالَ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا سَٰحِرٞ كَذَّابٌ ٤
And they wonder that there has come to them a warner [i.e., Prophet Muḥammad (ﷺ)] from among themselves. And the disbelievers say, "This is a magician and a liar.
Ata u habitën që nga gjiri i tyre u erdhi një paralajmërues. -Këta mohues të së vërtetës çuditen me një çështje, nga e cila nuk duhet kurrë të çuditesh. Atyre u duket habi që u erdhi një paralajmërues nga lloji dhe mesi i tyre. Por kjo është pikërisht zgjedhja më e mirë, në mënyrë që ata të mund të marrin këshilla dhe të mësojnë prej tij. Ai u zgjodh nga mesi i tyre, që ata ta njohin mirë dhe ta pranojnë ftesën e tij dhe, nga ana tjetër, të mos shtyhen nga përkatësia farefisnore për ta refuzuar. Kështu, duke qenë ky Profet nga mesi i popullit të tyre, do të ishte më e lehtë për ta pranuar dhe pasuar rrugën e tij. Kjo duhet që të nxiste tek ata ndjenjën e mirënjohjes për këtë profet të madh dhe përkushtimin për t'u nënshtruar dhe pasuar rrugën e tij. Por me ata ndodhi krejtësisht e kundërta, aq sa shprehën edhe çudi, që tregonte mosbesim dhe një refuzim të fortë të kësaj çështjeje. Për ta refuzuar dhe fyer, ata thanë:Jobesimtarët thonë: “Ky është magjistar e mashtrues.”. -Po çfarë nuk u pëlqente tek ky profet, që e refuzuan kaq me forcë dhe shpifën për të se ishte magjistar dhe mashtrues? Allahu na tregon arsyet që nxjerrin këta të mjerë. Ata thanë:
38:5Page 453
أَجَعَلَ ٱلۡأٓلِهَةَ إِلَٰهٗا وَٰحِدًاۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيۡءٌ عُجَابٞ ٥
Has he made the gods [only] one God? Indeed, this is a curious thing."
A po i zëvendëson zotat me një Zot të vetëm?! -Si është e mundur të na ndalojë nga idhujt e ndërmjetësuesit tanë tek Allahu? Si na urdhëron që t’i përkushtohemi me sinqeritet veçse adhurimit të Allahut?!Kjo është vërtet shumë e çuditshme. -Sipas tyre, besimi dhe feja që ai propozon është diçka e çuditshme, që kurrsesi nuk mund të jetë e saktë dhe e drejtë. Të mjerët, jo vetëm që refuzuan ta pasonin ftesën e Profetit, por ata më të pushtetshmit dhe paria, të cilëve u dëgjohej fjala ndër popull, filluan punën me njerëzit e thjeshtë, që t'i pengonin nga ftesa e Profetit. Allahu i Madhëruar thotë:
38:6Page 453
وَٱنطَلَقَ ٱلۡمَلَأُ مِنۡهُمۡ أَنِ ٱمۡشُواْ وَٱصۡبِرُواْ عَلَىٰٓ ءَالِهَتِكُمۡۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيۡءٞ يُرَادُ ٦
And the eminent among them went forth, [saying], "Continue, and be patient over [the defense of] your gods. Indeed, this is a thing intended.1
Paria e tyre i thanë njëri-tjetrit: "Vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj!” -Ata filluan të nxisin popullin që t'i përmbaheshin idhujtarisë dhe traditës së të parëve të tyre, duke u thënë: "Vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj ...". Bëhuni të qëndrueshëm dhe të patundur në këtë rrugë, madje mbrojeni me luftë e me veten tuaj! Shpenzoni të gjitha energjitë dhe bëni durim në adhurimet që u përkushtoni idhujve tuaj dhe kurrë mos lejoni njeri që t'ju pengojë e largojë nga kjo rrugë.Sepse kjo(largimi nga feja e të parëve tuaj)është një gjë e kurdisur(kundër jush)." -Kjo fe që po sjell Muhamedi është një plan ogurzi dhe me qëllime jo të mira. Ky lloj arsyetimi nuk mund të pranohet nga të mençurit, që kanë sy të shohin dhe zemër që të gjykojnë drejt. Ai mund mashtrojë veçse mendjelehtët. Për të gjykuar për saktësinë e vërtetësinë e thirrjes së dikujt nuk mjafton që të nisesh nga nijeti i tij, duke thënë se ka nijet të keq. Veprimet dhe qëllimi i dikujt janë çështje të tij dhe për ta hedhur poshtë do të duhet të sjellësh argumente të forta, të drejta dhe të vërteta. Qëllimi i shpifjeve të tyre ishte që të bindnin popullin se Muhamedi (a.s.) kishte qëllim që të ishte prijës dhe jo se idhujtaria është e gabuar. Sipas tyre, Profeti (a.s.) thjesht dëshironte që populli të nënshtrohej ndaj tij.
38:7Page 453
مَا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِي ٱلۡمِلَّةِ ٱلۡأٓخِرَةِ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا ٱخۡتِلَٰقٌ ٧
We have not heard of this in the latest religion.1 This is not but a fabrication.
Ne kurrë nuk kemi dëgjuar për diçka të tillë (monoteizëm) nga njerëzit këto kohët e fundit. Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një trillim. -Kuptimi: Këtë lloj feje nuk e kemi dëgjuar askund dhe as nga etërit tanë. Për këtë arsye, mbahuni fort pas asaj që kanë lënë etërit tanë, sepse ajo është e vërteta. Kjo fe është thjesht një trillim i mendjes së tij, është një mashtrim dashakeqës. Por edhe ky arsyetim është shumë i dobët dhe jo i drejtë. Është tërësisht e padrejtë që të refuzosh fjalën e tjetrit vetëm e vetëm se bie ndesh me mendimin tënd, pa ofruar asnjë argument vërtetues të këtij qëndrimi. Cili është arsyetimi se ajo tezë është e papranueshme? Pastaj vjen një tjetër arsyetim i tyre për të refuzuar Profetin e Zotit. Ata thanë:
38:8Page 453
أَءُنزِلَ عَلَيۡهِ ٱلذِّكۡرُ مِنۢ بَيۡنِنَاۚ بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ مِّن ذِكۡرِيۚ بَل لَّمَّا يَذُوقُواْ عَذَابِ ٨
Has the message been revealed to him out of [all of] us?" Rather, they are in doubt about My message. Rather, they have not yet tasted My punishment.
Vallë, ky është ai që u zgjodh nga mesi ynë, për t'iu dërguar Mesazhi? -Çfarë ka ai më shumë se ne, që Allahu ta dallojë m0i ne dhe t'i sjellë Shpallje, siç pretendon? Edhe ky ishte një argument i pasaktë. Ai nuk përmban asnjë arsye të logjikshme që mund të hedhë poshtë ftesën e Profetit (a.s.) për njësimin e Allahut. Të gjithë profetët kanë qenë njerëz, si gjithë njerëzit e tjerë, domethënë që kjo cilësi nuk ishte vetëm e Muhamedit (a.s.). Është Allahu Ai që e dallon kë të dëshirojë duke e bërë profet e duke i shpallur libër të ndritur, që ai të ftojë njerëzit në monoteizëm. Duke qenë se të gjitha arsyet që ata sollën për të refuzuar të vërtetën nuk mund të shërbejnë kurrsesi si argument ku mund të mbështetesh, Allahu i Madhëruar na tregon se ku e kanë burimin ato. Ai thotë:Ata janë në dyshim për Mesazhin Tim. -Ata nuk kanë asnjë dituri dhe argument të qartë ku të mbështeten. Ata kanë vetëm dyshime dhe kënaqen me këtë gjendje. Kur u erdhi e vërteta e qartë, ata ishin të vendosur që nuk do ta pranonin, për të qëndruar në atë gjendje dyshimi. Për këtë arsye, ata bëjnë arsyetime boshe e kontradiktore, pa patur asnjë argument. Dhe dihet mirë për të tillë njerëz, që flasin të shtyrë nga inati, pasiguria dhe dyshimet e pabaza, se atyre nuk u pranohet fjala, madje fjalët e tyre nuk ndikojnë aspak në të vërtetën. Ata thjesht ngarkojnë veten e tyre me gjynahe dhe e bëjnë të meritueshëm dënimin e Zotit. Për këtë arsye, i Madhëruari i kërcënon ata, duke thënë:Nuk e kanë shijuar ende dënimin Tim. -Ata i thonë ato fjalë dhe marrin guximin të trillojnë kundër të vërtetës, sepse ende janë në dynja dhe akoma nuk i ka kapur dënimi i Zotit. Po nëse do të shihnin këtë ndëshkim, nuk do të merrnin guximin për të tilla shpifje e trillime:
38:9Page 453
أَمۡ عِندَهُمۡ خَزَآئِنُ رَحۡمَةِ رَبِّكَ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡوَهَّابِ ٩
Or do they have the depositories of the mercy of your Lord, the Exalted in Might, the Bestower?1
Apo mos i kanë ata vallë Thesaret e mëshirës së Zotit tënd - Ngadhënjimtarit, Dhuruesit të të gjitha mirësive? -Mos, vallë, i kanë ata në dorë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjimtarit, Dhuruesit (të të gjitha mirësive), dhe kështu mund t’i japin atij që duan dhe të privojnë atë që ata duan? Këta mendjelehtë, ndër fjalët boshe që guxuan të thoshin për të refuzuar Profetin, ishin dhe: "Vallë, ky është ai që u zgjodh nga mesi ynë, për t'iu dërguar Mesazhi?" Kjo është mirësia e Allahut, që Ai ia jep atij që dëshiron, me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Nuk u takon atyre të vendosin se kujt ia jep Zoti profetësinë dhe çdo mirësi tjetër.
38:10–11Page 453
أَمۡ لَهُم مُّلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَاۖ فَلۡيَرۡتَقُواْ فِي ٱلۡأَسۡبَٰبِ ١٠
Or is theirs the dominion of the heavens and the earth and what is between them? Then let them ascend through [any] ways of access.1
جُندٞ مَّا هُنَالِكَ مَهۡزُومٞ مِّنَ ٱلۡأَحۡزَابِ ١١
[They are but] soldiers [who will be] defeated there among the companies [of disbelievers].
Apo mos e kanë ata vallë pushtetin e qiejve e të tokës dhe ç'ka ndërmjet tyre? -Mos, vallë, kanë ndonjë pushtet në qiej dhe në tokë, dhe kjo u mundëson që të arrijnë gjithçka që dëshirojnë?!Le të përpiqen atëherë me çdo rrugë e mjet(e të sundojnë)! -Le të ngrihen në qiej dhe le ta presin e shkëpusin mëshirën që Allahu i dhuroi Profetit të Tij. Atëherë, si është e mundur që të flasin e të trillojnë fjalë të tilla, kur ata janë krijesat më të dobëta? E vërteta është se ata thonë të tilla fjalë që të grumbullojnë pas vetes sa më shumë pasues, që të mbështesin kotësinë e tyre dhe të luftojnë të vërtetën. Ky është realiteti. Por edhe ky qëllim nuk ka për t'u përmbushur dhe përpjekjet e tyre do të dështojnë. Ushtria e tyre do të poshtërohet dhe mposhtet, siç thuhet më pas:Edhe ata janë një ushtri e mposhtur, si të gjitha ushtritë e tjera(që luftuan kundër së vërtetës).
38:12–13Page 453
كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَعَادٞ وَفِرۡعَوۡنُ ذُو ٱلۡأَوۡتَادِ ١٢
The people of Noah denied before them, and [the tribe of] ʿAad and Pharaoh, the owner of stakes,1
وَثَمُودُ وَقَوۡمُ لُوطٖ وَأَصۡحَٰبُ لۡـَٔيۡكَةِۚ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلۡأَحۡزَابُ ١٣
And [the tribe of] Thamūd and the people of Lot and the companions of the thicket [i.e., people of Madyan]. Those are the companies.1
Në vijim, Allahu i Lartësuar i kërcënon ata se do t'i ndëshkojë ashtu siç bëri me popujt e shkuar, të cilët ishin edhe më të fuqishëm dhe me ushtri më të mëdha e të shumta se këto, që u rreshtuan rreth të kotës, në mbështetje të saj.Para tyre mohuan populli i Nuhut, ai i Adit … -Populli i Nuhut dhe populli i Adit, domethënë, populli i profetit Hud.dhe Faraoni me ushtrinë e tij. Edhe Themudët -Edhe Faraoni, me ushtritë shumta e madhështore. Edhe Themudi, populli i profetit Salih.edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. -Edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes, atij vendi me kopshte e pyje të dendura, me dëgë të ndërthuruara me njëra tjetrën. Ky ishte populli i profetit Shuajb.Ato ishin grupe të mëdha(mohuesish). - Të gjitha këto ushtri u bashkuan me të gjithë fuqinë e arsenalin e tyre, për të hedhur poshtë të vërtetën, por kjo nuk u solli asnjë të mirë dhe nuk arritën asnjë qëllim. Ata nuk u mbrojtën dot nga dënimi i Allahut.
38:14Page 453
إِن كُلٌّ إِلَّا كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ عِقَابِ ١٤
Each of them denied the messengers, so My penalty was justified.
Të gjithë ata i mohuan të dërguarit, prandaj e bënë hak dënimin Tim. -Të gjithë këta i mohuan profetët, prandaj iu bë i merituar dënimi. A nuk mendojnë këta të sotmit dhe të kenë frikë? Çfarë i bën këta të jenë të sigurt që nuk do t'i rrëmbejë edhe këta dënimi i njëjtë me popujt e shkuar? Çfarë presin t'u ndodhë?
38:15Page 453
وَمَا يَنظُرُ هَٰٓؤُلَآءِ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ مَّا لَهَا مِن فَوَاقٖ ١٥
And these [disbelievers] await not but one blast [of the Horn]; for it there will be no delay.1
Edhe këta nuk janë duke pritur gjë tjetër veçse një ushtimë të vetme që nuk ka(nevojë për) të dytë(për t'i shkatërruar). -Nëse vjen ndëshkimi, askush nuk ka mundësi ta kthejë pas apo ta ndalojë atë. Ai ka për t'i shkatërruar dhe shfarosë, nëse ata vazhdojnë në atë që po bëjnë.
38:16Page 453
وَقَالُواْ رَبَّنَا عَجِّل لَّنَا قِطَّنَا قَبۡلَ يَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ ١٦
And they say, "Our Lord, hasten for us our share [of the punishment] before the Day of Account."
Dhe ata(jobesimtarët)thanë: “O Zoti ynë! Përshpejtoje pjesën tonë(të dënimit)përpara ditës së Gjykimit!” -Këto janë fjalët e mendjelehtëve, të cilët e mohojnë të vërtetën e të cilët i thanë ato nga inati, armiqësia dhe urrejtja kundër të vërtetës. Duke treguar se nuk e besojnë ndëshkimin që u kërcënohet, ata thanë: “O Zoti ynë! Përshpejtoje pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Gjykimit! Atë dënim që ke vendosur të na e japësh, na e përshpejto dhe na e jep që në këtë dynja, para Ditës së Llogarisë! Nuk ka pse të presësh deri në Ditën e Gjykimit, për të na e dhënë atë dënim!” Kështu, ata e kthyen polemikën deri në atë pikë, sa dukej sikur thoshin: “O Muhamed! Nëse je vërtetë i vërtetë në atë që thua, atëherë shenja e vërtetësisë le të jetë që të na e japësh dënimin që tani në këtë dynja!” Por Allahu i Madhëruar e porosit Profetin e Tij për durim duke i thënë:
38:17Page 454
ٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَٱذۡكُرۡ عَبۡدَنَا دَاوُۥدَ ذَا ٱلۡأَيۡدِۖ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ ١٧
Be patient over what they say and remember Our servant, David, the possessor of strength; indeed, he was one who repeatedly turned back [to Allāh].
Por ti bëj durim ndaj çfarë thonë ata dhe kujto robin Tonë Daudin, të fuqishmin(në fé e në trup)! -Bëj durim, ashtu sikurse bënë durim edhe profetët para teje! Dije se fjalët e tyre nuk e dëmtojnë aspak të vërtetën dhe as ty! Ata dëmtojnë veç vetveten. Pasi e urdhëroi Profetin e Tij që të bënte durim përballë keqtrajtimit nga populli i tij, Allahu i Madhëruar e urdhëron që të jetë i durueshëm, nëpërmjet adhurimit të Allahut si një dhe i vetëm dhe të kujtojë gjendjen e adhuruesve të sinqertë të Zotit, siç thotë edhe në ajetin tjetër: "Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe lavdëroje dhe falenderoje Zotin tënd, para se të lindë dielli dhe para se të perëndojë, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, që të mund të gjesh kënaqësi. Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarë), për t’i sprovuar me të! Shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. Urdhëroje familjen tënde që të falë namaz, dhe ji i qendrueshëm në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (as për ty, as për familjen tënde). Ne të furnizojmë ty (dhe ata). Përfundimi i mirë vjen nga devotshmëria. [Ta Ha 130 – 132]. Kjo do të thotë që adhurimet e shumta të ndihmojnë të jesh i durueshëm dhe të përballosh peshën e rëndë të përgjegjësive dhe sfidave. Ndër adhuruesit më të mëdhenj ishte edhe profeti Dauud (a.s), të cilin Allahu e përshkruan duke thënë: "… kujto robin Tonë, Davudin, të fuqishmin (në fé e në trup)!" Ai ishte shumë i fortë dhe i gjallë në adhurimet që i përkushtonte Allahut me trupin dhe zemrën e tij.Ai gjithmonë kthehej tek Allahu(me pendim të sinqertë e bindje të plotë)- Ai kthehej gjithmonë tek Zoti me pendim të sinqertë dhe të vërtetë. Për të gjitha çështjet e tij, ai i mbështetej Allahut, duke i kërkuar gjithmonë ndihmë. Ai i kthehej Zotit duke i shprehur dashurinë e madhe, adhurimet e sinqerta, frikën dhe respektin për Të, por edhe shpresën e madhe tek Ai. Gjithmonë e shihje të përulur kur i përgjërohej Zotit. Ai kthehej tek Zoti i vet sa herë që bënte ndonjë gabim, duke u larguar me nxitim prej gabimit.
38:18Page 454
إِنَّا سَخَّرۡنَا ٱلۡجِبَالَ مَعَهُۥ يُسَبِّحۡنَ بِٱلۡعَشِيِّ وَٱلۡإِشۡرَاقِ ١٨
Indeed, We subjected the mountains [to praise] with him, exalting [Allāh] in the [late] afternoon and [after] sunrise.
Ne bëmë që edhe malet - së bashku me të(Daudin)- të bënin tesbih(lavdërime për Allahun)në mbrëmje e në mëngjes. - Aq i përkushtuar ishte në adhurim, saqë Allahu i Lartësuar i nënshtroi edhe malet që të bënin tesbih së bashku me Daudin.
38:19Page 454
وَٱلطَّيۡرَ مَحۡشُورَةٗۖ كُلّٞ لَّهُۥٓ أَوَّابٞ ١٩
And the birds were assembled, all with him repeating [praises].
Edhe shpendët mblidheshin tufë dhe të gjithë, së bashku me të (Daudin)i drejtoheshin Allahut(me lavdërime e madhërime). -Po kështu, ia nënshtroi edhe zogjtë, që të grumbulloheshin me të dhe të gjithë së bashku adhuronin Zotin, duke iu përgjigjur fjalës së Tij. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: "Ne i dhamë Davudit një dhunti të madhe nga ana Jonë: “O male dhe shpendë! Thurni lavde (për Allahun) së bashku me të (me Daudin)!” [Sebe'e 10]. Këto ishin disa nga mirësitë që Allahu i kishte dhënë atij në lidhje me adhurimet ndaj Tij. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend mirësitë që i bëri, duke i dhuruar pushtet dhe mbretërim të madh:
38:20Page 454
وَشَدَدۡنَا مُلۡكَهُۥ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡحِكۡمَةَ وَفَصۡلَ ٱلۡخِطَابِ ٢٠
And We strengthened his kingdom and gave him wisdom and discernment in speech.
Ne e forcuam sundimin e tij dhe i dhamë urtësinë dhe drejtësi në gjykim. - E fuqizuam atë me mjete, ushtri dhe mbështetës. Kështu e fuqizoi Zoti mbretërimin e tij. Pasi na tregoi për mirësinë e diturisë që i dhuroi, Ai thotë: "… i dhamë urtësinë dhe drejtësi në gjykim." Urtësia që është përmendur këtu është profetësia dhe dituria e madhe. Ndërsa në lidhje me "drejtësinë në gjykim", këtu bëhet fjalë për gjykimin me urtësi e drejtësi mes njerëzve dhe zgjidhja me mençuri e mosmarrëveshjeve të tyre.
38:21–22Page 454
۞ وَهَلۡ أَتَىٰكَ نَبَؤُاْ ٱلۡخَصۡمِ إِذۡ تَسَوَّرُواْ ٱلۡمِحۡرَابَ ٢١
And has there come to you the news of the adversaries, when they climbed over the wall of [his] prayer chamber -
إِذۡ دَخَلُواْ عَلَىٰ دَاوُۥدَ فَفَزِعَ مِنۡهُمۡۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ خَصۡمَانِ بَغَىٰ بَعۡضُنَا عَلَىٰ بَعۡضٖ فَٱحۡكُم بَيۡنَنَا بِٱلۡحَقِّ وَلَا تُشۡطِطۡ وَٱهۡدِنَآ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلصِّرَٰطِ ٢٢
When they entered upon David and he was alarmed by them? They said, "Fear not. [We are] two adversaries, one of whom has wronged the other, so judge between us with truth and do not exceed [it] and guide us to the sound path.
Daudi ishte i njohur për urtësinë dhe gjykimin e tij të drejtë, prandaj njerëzit e kërkonin gjykimin e tij. Në vijim, Allahu na tregon për dy palë kundërshtare, që kërkuan gjykimin e tij, një çështje kjo që u bë sprovë dhe mësim për Daudin, për shkak të një gabimi që bëri gjatë gjykimit. Por Allahu i Madhëruar ia pranoi pendimin dhe e fali atë. Sidoqoftë, Zoti e bëri që Daudi të gjykojë në këtë çështje dhe ia tregon këtë histori Profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s). Ai thotë:A të ka mbërritur Historia e dy kundërshtarëve? Ja, ata u ngjitën fshehurazi në dhomën e tij(Daudit)të lutjeve. Kur ata hynë tek Dauudi, ai u frikësua prej tyre. Por ata i thanë: “Mos ki frikë! -Ata nuk hynë nga porta dhe për këtë arsye e befasuan Daudin, madje ai u tremb prej tyre. Por ata i thanë: “Ne jemi dy palë kundërshtare,” që kërkojmë gjykimin tënd për drejtësi, ndaj mos u tremb.Ne jemi dy palë kundërshtare. Njëri (nga ne) i ka bërë padrejtësi tjetrit. -Ne po të parashtrojmë ty një çështje padrejtësie që të gjykosh mes nesh.Prandaj ti gjyko mes nesh me drejtësi e mos devijo(nga e drejta)! -Gjyko mes nesh me drejtësi dhe mos mbaj anën e askujt.Dhe na udhëzo në rrugë të drejtë!” -Nga kjo kuptojmë se të dyja palët po kërkonin të vërtetën e qartë, pa asnjë devijim. Duke qenë se ata po të kërkonin gjykimin e drejtë, nga kjo mund të kuptohet se ata do ta tregonin versionin e tyre saktësisht, pa shtrembërime. Vëreni me kujdes, kur thonë: "gjyko mes nesh me drejtësi e mos devijo (nga e drejta)!" Në fakt, të tilla fjalë mund ta nervozojnë një gjykatës. Por Daudi (a.s) nuk u zemërua dhe as nuk i qortoi për vrazhdësinë e tyre. Njëri prej tyre tha:
38:23Page 454
إِنَّ هَٰذَآ أَخِي لَهُۥ تِسۡعٞ وَتِسۡعُونَ نَعۡجَةٗ وَلِيَ نَعۡجَةٞ وَٰحِدَةٞ فَقَالَ أَكۡفِلۡنِيهَا وَعَزَّنِي فِي ٱلۡخِطَابِ ٢٣
Indeed this, my brother, has ninety-nine ewes, and I have one ewe; so he said, 'Entrust her to me,' and he overpowered me in speech."
Ky burrë është vëllai im. -Fillimisht tregoi se kundërshtari i tij ishte për të si vëlla, pra, vëlla në fe, besim, në gjak ose ndoshta për shoqërinë e ngushtë që kishin. Kjo nënkupton që mes tyre nuk duhet të ketë padrejtësi dhe ligësi. Nëse do të ndodhte ndonjë padrejtësi mes dy njerëzve të tillë, kjo do të ishte një ligësi më e madhe sesa në ndonjë rast tjetër. Për këtë arsye, ai filloi të shpjegonte mosmarrëveshjen:Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa unë kam vetëm një. -Ai ka nëntëdhjetë nea'xhehpra, gra. Kjo ishte mirësi e madhe, që duhet ta bënte atë të ishte i kënaqur me atë që i pati dhënë Allahu.Ai më thotë: “Ma jep mua atë!” dhe më mundi me fjalë. -Dhe ai kërkoi të ma marrë mua atë. Ai më tha: “Ma jep mua atë!” Pra, ma lër mua atë, nën kujdesin tim! Pastaj tha: "… më mundi me fjalë." Pra, vazhdoi ta kërkonte atë me ngulm prej meje dhe gati ma mori atë. Daudi (a.s) e dëgjoi dhe duke u nisur nga fjalët e tyre të mëparshme, të cilat të jepnin të kuptoje se ata thoshin të vërtetën, gjykoi se nuk kishte nevojë të dëgjonte edhe palën tjetër. Kështu, askush nuk mund të thotë se Daudi gaboi sepse nuk dëgjoi edhe palën tjetër para se të jepte gjykimin. Atëherë, pasi dëgjoi me kujdes çështjen, tha:Fjala neaxheh në arabisht domethënë‘dele’. Po kështu quhet edhe një nga llojet e lopëve të egra. Kjo fjalënënkupton edhe gratë, gjithashtu.
38:24Page 454
قَالَ لَقَدۡ ظَلَمَكَ بِسُؤَالِ نَعۡجَتِكَ إِلَىٰ نِعَاجِهِۦۖ وَإِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلۡخُلَطَآءِ لَيَبۡغِي بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٍ إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَقَلِيلٞ مَّا هُمۡۗ وَظَنَّ دَاوُۥدُ أَنَّمَا فَتَنَّٰهُ فَٱسۡتَغۡفَرَ رَبَّهُۥ وَخَرَّۤ رَاكِعٗاۤ وَأَنَابَ۩ ٢٤
[David] said, "He has certainly wronged you in demanding your ewe [in addition] to his ewes. And indeed, many associates oppress one another, except for those who believe and do righteous deeds - and few are they." And David became certain that We had tried him, and he asked forgiveness of his Lord1 and fell down bowing [in prostration] and turned in repentance [to Allāh].
Daudi tha: “Ai është treguar i padrejtë me ty duke të kërkuar delen tënde(të vetme)ta bashkojë me tufën e deleve të veta. Është e vërtetë, shumë prej ortakëve i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit. Por nuk veprojnë kështu ata që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira. Por, sa të pakët janë ata!”. -Kështu bëjnë zakonisht ortakët në çështje të ndryshme: "Shumë ortakë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit ...", sepse padrejtësia është pjesë e shpirtrave të njerëzve. Por pastaj tha: "Por nuk veprojnë kështu ata që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira.". Sepse ata kanë iman të sinqertë në shpirt, që i bën të kryejnë punë të mira dhe që i largon nga padrejtësia. Megjithatë, Allahu i Lartësuar thotë "Por, sa të pakët janë ata!”. Ata që janë të drejtë dhe bëjnë punë të mira, sipas besimit të drejtë, janë të pakët, sikurse thotë në ajet tjetër: "Pak nga robërit e Mi janë mirënjohës." [Sebe'e 13].Dhe Daudi e kuptoi se Ne e vumë në prove atë. Prandaj i kërkoi falje Zotit të vet, u përkul(ra në sexhde) dhe u kthye(tek Allahu i penduar). -Daudi mendoi se Zoti e sprovoi kur e ngarkoi që të gjykonte ata të dy, që ai të mësonte dhe të ishte i kujdesshëm në gjykim. Për këtë arsye, ai i kërkoi falje Zotit të vet, për atë gjykim. Pastaj, “u përul dhe u kthye”, pra, ra në sexhde dhe iu kthye Zotit të tij me pendim dhe adhurime të shumta.
38:25Page 454
فَغَفَرۡنَا لَهُۥ ذَٰلِكَۖ وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلۡفَىٰ وَحُسۡنَ مَـَٔابٖ ٢٥
So We forgave him that; and indeed, for him is nearness to Us and a good place of return.
Ne ia falëm atë(gabim). -Zoti ia fali atë që bëri dhe e nderoi me shumë të mira. Ai thotë:Dhe ai është tek Ne nga më të afruarit dhe ka një fund(e shpërblim) të mirë. -Ka një gradë të lartë dhe afërsi tek Ne. Gjithashtu, ai do të ketë një përfundim të mirë, një vend të mirë, kur të kthehet tek Ne. Për sa i përket gabimit që bëri Daudi (a.s) Allahu i Madhëruar nuk na i ka treguar, sepse është e panevojshme. Kësisoj, çdo përpjekje për të gjetur çfarë gabimi ishte, është e tepruar dhe e pavend. Dobia nga kjo histori është ajo që Allahu i Madhëruar na tregoi, siç ishte mirësia që i dhuroi i Daudit (a.s) kur i mundësoi që të pendohej dhe që ia pranoi pendimin dhe kërkimin e faljes. Ai ia ngriti pozitën Daudit, saqë pas pendimit, ai u bë më i mirë dhe më i nderuar sesa para gabimit.
38:26Page 454
يَٰدَاوُۥدُ إِنَّا جَعَلۡنَٰكَ خَلِيفَةٗ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱحۡكُم بَيۡنَ ٱلنَّاسِ بِٱلۡحَقِّ وَلَا تَتَّبِعِ ٱلۡهَوَىٰ فَيُضِلَّكَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَضِلُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدُۢ بِمَا نَسُواْ يَوۡمَ ٱلۡحِسَابِ ٢٦
[We said], "O David, indeed We have made you a successor upon the earth, so judge between the people in truth and do not follow [your own] desire, as it will lead you astray from the way of Allāh." Indeed, those who go astray from the way of Allāh will have a severe punishment for having forgotten the Day of Account.
O Daud! Ne të kemi bërë sundimtar në tokë. -Që të gjykosh me drejtësi çështjet fetare dhe çështjet e zakonshme të dynjasë.Prandaj, gjyko me drejtësi mes njerëzve -Gjyko mes tyre me drejtësi dhe barazi. Kjo është e mundur veçse nëpërmjet diturisë së domosdoshme fetare, diturisë rreth realitetit dhe duke pasur fuqi për ta nxjerrë në pah të vërtetën dhe për ta vënë në vend atë.dhe mos u shko pas dëshirave(të padrejta)e kështu të devijosh prej rrugës së Allahut! -Kurrë mos e paso epshin, që ai të të bëjë që të anosh padrejtësisht nga i afërmi, miku apo i dashuri, ose të ndikohesh nga urrejtja për tjetrin, sepse kështu do të devijosh prej rrugës së Allahut, që është rruga e drejtë.Ata që largohen nga rruga e Allahut i pret një dënim i rëndë, për shkak se harrojnë Ditën e Llogarisë. -Ky është shkaku që njerëzit bien në gjynah dhe i largohen të drejtës, sepse nëse do ta kujtonin vazhdimisht Ditën e llogarisë, frika do t'ua mbushte zemrën dhe kurrë nuk do të anonin nga dëshirat devijuese.
38:27Page 455
وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا بَٰطِلٗاۚ ذَٰلِكَ ظَنُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنَ ٱلنَّارِ ٢٧
And We did not create the heaven and the earth and that between them aimlessly. That is the assumption of those who disbelieve, so woe to those who disbelieve from the Fire.
Allahu i Madhëruar na njofton për urtësinë e Tij të madhe në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe për faktin se Ai nuk i krijoi ato pa qëllim e pa dobi.Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën dhe ç'ka mes tyre, pa qëllim(shkel e shko). Kështu mendojnë ata që nuk besojnë. -Këta e mohojnë Zotin e tyre dhe mendojnë rreth Tij gjëra që nuk i shkojnë madhështisë së Tij.Mjerë ata që nuk besojnë, nga zjarri që i pret! -Zjarri ka për t'ua treguar të vërtetën atyre. Nxehtësia e tij do të hyjë në çdo skutë të shpirtit të tyre. Allahu i Lartësuar i krijoi qiejt dhe Tokën me të vërtetën dhe për të vërtetën. Ai i krijoi ato që njerëzit të mund të njohin diturinë e Tij të plotë, pushtetin e Tij të gjerë dhe të besojnë se Ai është i vetmi që meriton adhurimet, dhe askush tjetër veç Tij. Të gjithë, përveç Tij, janë krijesa dhe nuk mund të krijojnë asnjë thërrmijë në qiej dhe në Tokë. Allahu i krijoi që njerëzit ta dinë se Ai që i krijoi është i Plotfuqishëm që t'i ringjallë dhe Ai do të bëjë ndarjen mes atyre që pasojnë të mirën dhe atyre që zhyten në ligësi dhe mosbesim. Të mos mendojnë injorantët, që nuk e njohin urtësinë e Allahut, se Ai do t’i trajtojë njëlloj në gjykimin e Tij të mirët dhe të këqijtë, siç thotë më pas:
38:28Page 455
أَمۡ نَجۡعَلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ كَٱلۡمُفۡسِدِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ نَجۡعَلُ ٱلۡمُتَّقِينَ كَٱلۡفُجَّارِ ٢٨
Or should We treat those who believe and do righteous deeds like corrupters in the land? Or should We treat those who fear Allāh like the wicked?
Vallë, mos do t’i bëjmë njëlloj ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me ata që bëjnë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të devotshmit dhe ata që janë gjynahqarë?! - Kjo bie ndesh me urtësinë dhe gjykimin e drejtë të Allahut.
38:29Page 455
كِتَٰبٌ أَنزَلۡنَٰهُ إِلَيۡكَ مُبَٰرَكٞ لِّيَدَّبَّرُوٓاْ ءَايَٰتِهِۦ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٢٩
[This is] a blessed Book which We have revealed to you, [O Muḥammad], that they might reflect upon its verses and that those of understanding would be reminded.
Ky është një libër plot bekime. -Në të ka mirësi dhe bekime të shumta, si edhe dituri të pafund. Në Kur'an qartësohet udhëzimi në rrugën e drejtë dhe paralajmërohen njerëzit që të ruhen nga çdo rrugë e humbjes. Atje na tregohen të gjitha sëmundjet tona dhe mënyra si të shërohemi. Ai është dritë, me të cilën robi ndriçohet mes errësirave. Atje shtjellohet çdo gjykim, për të cilin kanë nevojë të përgjegjshmit ligjërisht. Për çdo çështje, atje do të gjesh argumentet më të plota dhe shteruese dhe për çdo synim e qëllim të lartë do të gjesh udhëzimet më të qarta. Për këtë arsye, ai është libri më madhështor që ka ardhur në botë, që kur Zoti e krijoi atë. Këtë libër të begatshëm e plot mirësi, Allahu e zbriti që ne të meditojmë për argumentet dhe ajetet e tij. Ai thotë:Ne ta zbritëm ty atë, që ata të meditojnë në argumentet e tij -Kjo është urtësia e zbritjes së këtij libri: që njerëzit të meditojnë në ajetet e tij, dhe kështu të nxjerrin prej tyre diturinë si dhe të meditojnë rreth të fshehtave dhe urtësive të tij të shumta. Nëse do të meditojnë gjatë, kanë për të përfituar shumë nga mirësitë e Tij të pafundme. Ky ajet është një nxitje për të medituar rreth Kur'anit, që konsiderohet nga punët më të mira. Një lexim i ngadaltë, duke medituar gjatë në ajetet e Librit është shumë më i mirë sesa një lexim i shpejtë, që nuk shoqërohet me meditim e me të kuptuarit.dhe që të marrin mësim njerëzit që kuptojnë. -Domethënë, ata të cilët kanë logjikë të pastër dhe të shëndetshme. Duke medituar, ata do të mund të mësojnë e kujtojnë vazhdimisht nga ky libër atë që u sjell dobi. Ky ajet tregon se përfitimi nga Kur'ani është i lidhur ngushtë me logjikën, urtësinë dhe mençurinë e besimtarit. Nëse njeriu përfiton shumë nga Kur'ani, kjo tregon për mençurinë dhe mendjen e tij të shëndoshë.
38:30Page 455
وَوَهَبۡنَا لِدَاوُۥدَ سُلَيۡمَٰنَۚ نِعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ ٣٠
And to David We gave Solomon. An excellent servant, indeed he was one repeatedly turning back [to Allāh].
Pasi lëvdoi Daudin, duke përmendur mirësitë e shumta që i dhuroi atij, Allahu i Madhëruar lëvdon edhe djalin e Daudit, Sulejmanin (a.s), duke thënë:Ne i dhuruam Davudit(një djalë,) Sulejmanin - rob shumë i mirë dhe i kthyer te Zoti. -E begatuam Daudin, duke i dhuruar Sulejmanin, duke i kënaqur kështu syrin dhe zemrën e Tij. Sa i mirë ishte Sulejmani! Allahu e përshkroi atë me cilësi të lëvdueshme, duke thënë: "… rob shumë i mirë dhe i kthyer te Zoti." Ai kthehej vazhdimisht tek Zoti, në çdo gjendje, me adhurime të shumta, pendim e përunjësi, duke i shprehur dashurinë e madhe, duke e lavdëruar shumë Zotin dhe duke iu përgjëruar Atij me lutje. Ai përpiqej shumë që të kënaqte Allahun e Lartësuar dhe i jepte Atij përparësi mbi gjithçka.
38:31Page 455
إِذۡ عُرِضَ عَلَيۡهِ بِٱلۡعَشِيِّ ٱلصَّٰفِنَٰتُ ٱلۡجِيَادُ ٣١
[Mention] when there were exhibited before him in the afternoon the poised [standing] racehorses.
Ja. Një pasdite u prunë para tij kuaj të rracës më të mirë e shumë të shpejtë. - Ata ishin kuaj shumë të shpejtë, nga më të mirët. Zoti i përshkruan si me pamje të bukur, kur qënronin me njërën këmbë lart. Në mënyrë të veçantë, ata iu bënin përshtypje atyre që kishin nevojë për kuaj të stërvitur dhe të shpejtë lufte më shumë se të tjerët, siç ishin mbretërit. Kështu, Sulejmani vazhdoi t'i sodiste me vëmendje, derisa dielli perëndoi dhe ai harroi të falte namazin e pasdites dhe të përmendte Zotin. Atëherë, duke shprehur keqardhjen e madhe këtë harresë dhe duke kërkuar të afrohet tek Allahu me pendesë, Sulejmani tha:
38:32Page 455
فَقَالَ إِنِّيٓ أَحۡبَبۡتُ حُبَّ ٱلۡخَيۡرِ عَن ذِكۡرِ رَبِّي حَتَّىٰ تَوَارَتۡ بِٱلۡحِجَابِ ٣٢
And he said, "Indeed, I gave preference to the love of good [things] over the remembrance of my Lord until it [i.e., the sun] disappeared into the curtain [of darkness]."
Ai tha: “Për shkak të pasionit për kuajt, unë harrova të përmend Zotin tim, derisa dielli u fsheh dhe perëndoi.” - Kuptimi: Unë i dhashë përparësi dashurisë për pasurinë, që në këtë rast ishin kuajt, dhe kjo më bëri që të harroja të përmendja Zotin tim, derisa dielli perëndoi.
38:33Page 455
رُدُّوهَا عَلَيَّۖ فَطَفِقَ مَسۡحَۢا بِٱلسُّوقِ وَٱلۡأَعۡنَاقِ ٣٣
[He said], "Return them to me," and set about striking1 [their] legs and necks.
“M’i ktheni ata(kuajt)!” Atëherë filloi t’u mëshojë këmbëve e qafave(të tyre). - Ai i goditi me shpatë në qafë dhe në këmbët e tyre.Pra, i bëri kurban. Disa thonë sethjesht i fërkoi dhe përkëdheli ata.
38:34Page 455
وَلَقَدۡ فَتَنَّا سُلَيۡمَٰنَ وَأَلۡقَيۡنَا عَلَىٰ كُرۡسِيِّهِۦ جَسَدٗا ثُمَّ أَنَابَ ٣٤
And We certainly tried Solomon and placed on his throne a body;1 then he returned.2
Ne e sprovuam Sulejmanin - Allahu i Madhëruar e sprovoi Sulejmanin, duke bërë që ta rrëzonin nga froni i mbretërimit për shkak të një gabimi, siç ndodh me njerëzit dhe natyrën e dobët njerëzore.dhe bëmë që në fronin e tij të ulet një shejtan. -Vendin e tij në fronin e mbretërimit e zuri një shejtan, por me caktimin e Zotit, si sprovë për Sulejmanin.Pastaj ai u kthye(nga Ne me pendim e përkushtim). -Sulejmani u pendua dhe kthye tek Zoti. Ai tha:
38:35–38Page 455
قَالَ رَبِّ ٱغۡفِرۡ لِي وَهَبۡ لِي مُلۡكٗا لَّا يَنۢبَغِي لِأَحَدٖ مِّنۢ بَعۡدِيٓۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡوَهَّابُ ٣٥
He said, "My Lord, forgive me and grant me a kingdom such as will not belong to anyone after me. Indeed, You are the Bestower."
فَسَخَّرۡنَا لَهُ ٱلرِّيحَ تَجۡرِي بِأَمۡرِهِۦ رُخَآءً حَيۡثُ أَصَابَ ٣٦
So We subjected to him the wind blowing by his command, gently, wherever he directed,
وَٱلشَّيَٰطِينَ كُلَّ بَنَّآءٖ وَغَوَّاصٖ ٣٧
And [also] the devils [of jinn] - every builder and diver
وَءَاخَرِينَ مُقَرَّنِينَ فِي ٱلۡأَصۡفَادِ ٣٨
And others bound together in irons.
Tha: “O Zoti im! Më fal dhe më dhuro një sundim që të mos e ketë askush tjetër pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi më i madh. Ne ia nënshtruam erën që të frynte lehtë me urdhër të tij nga të dëshironte ai. Ne ia nënshtruam edhe shejtanët - të gjitha llojet e ndërtuesve dhe të zhytësve. Edhe të tjerë(shejtanë), të lidhur në pranga. - Allahu iu përgjigj dhe e fali atë duke ia kthyer mbretërimin, madje i dha një pushtet që askujt para dhe pas tij nuk ia pati dhënë. Allahu ia nënshtroi edhe shejtanët, të cilët bënin punë të vështira, ndërtonin çfarë ai dëshironte, zhyteshin në thellësi të detit dhe nxirrnin për Sulejmanin diamante, smeralde dhe rubinë. Çdonjërin që nuk i bindej, Sulejmani e lidhte me zinxhirë dhe e burgoste. Me gjithë këtë mirësi që i dhuroi, tha:
38:39Page 455
هَٰذَا عَطَآؤُنَا فَٱمۡنُنۡ أَوۡ أَمۡسِكۡ بِغَيۡرِ حِسَابٖ ٣٩
[We said], "This is Our gift, so grant or withhold without account."
Këto janë të mirat Tona (për ty). Dhe ti jep(prej pasurisë)ose mos jep(prej saj)se për këtë nuk do të kesh asnjë përgjegjësi. -Kënaqu me këto mirësi dhe jepi kujt të dëshirosh ose privo kë të dëshirosh, "… se për këtë nuk do të kesh asnjë përgjegjësi" Pra, nuk ke asnjë detyrim e ngarkesë. Gjithçka është në dëshirën tënde. Kështu e nderoi Zoti Sulejmanin, sepse Ai e njihte mirë drejtësinë e Sulejmanit dhe gjykimin e tij të urtë. Askush të mos mendojë se kjo mirësi iu dha Sulejmanit që të kënaqej vetëm në këtë botë. Madje, në ahiret atij do t’i jepen shumë më tepër mirësi. Për këtë arsye, Zoti thotë:
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences