As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Sad 38:40–80
38:40Page 455
وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلۡفَىٰ وَحُسۡنَ مَـَٔابٖ ٤٠
And indeed, for him is nearness to Us and a good place of return.
Dhe ai është tek Ne nga më të afruarit dhe ka një fund(e shpërblim)të mirë. -Në ahiret, ai është nga më të afruarit tek Allahu, i nderuar dhe me shpërblime të shumta. Më poshtë janë disa dobi që menduam të nxjerrim nga historia e Daudit dhe Sulejmanit.1. Allahu i Madhëruar i tregoi Muhamedit (a.s) disa histori të popujve të shkuar, me qëllim që të fuqizonte zemrën e tij dhe ta bënte të durueshëm dhe të qetë. Ai i tregoi për adhurimet e profetëve të shkuar, për durimin e tyre të madh, si dhe këmbënguljen në rrugën e Zotit. Ai i tregoi, gjithashtu, se ata i ktheheshin Zotit me adhurime e përkushtime të shumta. Kjo u bë që Muhamedi (a.s) të nxitej dhe të garonte me ata të zgjedhur, me dëshirën për ta kënaqur Allahun e Madhëruar. Kështu, ai do të punonte më shumë, që t'i afrohej Zotit me adhurime, ashtu si ata, madje edhe më mirë se ata. Ai do të bëhej më i qëndrueshëm dhe durimtar përballë mundimeve që i jepte populli i vet. Për këtë arsye, kur Allahu e këshillon Profetin që të bënte durim përballë mundimeve të popullit të tij, i thotë që të kujtojë historinë e Daudit: “Por ti bëj durim ndaj asaj, që ata thonë dhe kujto robin Tonë, Dauudin, të fuqishmin (në fé e në trup)! Ai gjithmonë kthehej tek Allahu (me pendim të sinqertë e bindje të plotë)." Kështu, ai do të gjente ngushëllim dhe qetësi, me ndihmën e sigurt të Zotit.2. Allahu i Madhëruar e lëvdon Daudin me dy cilësi të bukura: fuqinë trupore dhe shpirtërore, përkushimin në bindje ndaj Tij dhe adhurime. Një njeri me fuqi trupore dhe shpirtërore kryen adhurime të mrekullueshme dhe përmbush urdhëresat e Allahut shumë më mirë se një njeri i dobët dhe i pafuqishëm. Njeriu duhet të marë çdo masë dhe të ndjekë çdo rrugë për të përmbushur urdhëresat e Zotit. Ai nuk duhet t'i dorëzohet plogështisë, dembelizmit, indiferentizmit e pafuqisë. Ai duhet të jetë i gjallë, optimist, plot vullnet dhe ambicie për të arritur qëllimin final, adhurimin e Zotit dhe kënaqësinë e Tij. Ai duhet të marrë masat për t'ia prerë rrugën çdo gjëje që e dobëson dhe e plogështon, çdo gjëje që e ngadalëson nga synimet e tij.3. Kthimi tek Zoti në çdo çështje, duke i kërkuar ndihmë me adhurime e mbështetje të plotë, është nga cilësitë më të mrekullueshme dhe përshkrimi i saktë i profetëve e traditës së tyre. Allahu i Madhëruar lëvdoi Daudin dhe Sulejmanin me këto cilësi. Për këtë arsye, le të jenë ata shembuj për të gjithë ata që duan Xhenetin dhe le të ndjekin rrugën e tyre ata që duan të kënaqin Allahun, i Cili thotë: "Këta ishin ata të cilët Allahu i udhëzoi në rrugë të drejtë, prandaj me udhëzimin e tyre udhëhiqu." [En'am 90].4. Në këto ajete mësojmë për mirësitë e mëdha që Allahu i dhuroi Daudit. Ai i dhuroi atij një zë jashtëzakonisht të bukur, aq sa malet e ngurtë dhe zogjtë këndonin dhe i bënin tesbih Zotit së bashku me Daudin, në mëngjes e në mbrëmje.5. Ndër mirësitë më të mëdha të Allahut për robin e Tij është që t'i dhurojë dituri të dobishme, t'i mësojë që të gjykojë me drejtësi dhe t'i japë të drejtën çdokujt. Kështu e dalloi Allahu i Madhëruar Daudin (a.s).6. Në këto ajete del në pah kujdesi i madh i Allahut të Lartësuar për Profetin e Tij dhe për adhuruesit e sinqertë. Ai i sprovon ata për shkak të ndonjë gabimi të tyre, por pastaj ua largon sprovën, që ata të kthehen më të plotë, të përmirësuar dhe më të kompletuar sesa më parë. Kështu ndodhi me Daudin dhe Sulejmanin. Allahu kujdeset për të dashurit e Tij duke i mjekuar dhe pastruar nga çdo mangësi dhe gabim.7. Profetët kanë qenë të ruajtur nga gabimet që kanë lidhje me kumtimin e saktë të Shpalljes së Zotit, sepse në të kundërt qëllimi i Shpalljes nuk do të realizohej. Por ata edhe mund të bënin ndonjë gabim, ashtu siç është natyra njerëzore, por Allahu shumë shpejt i përmirësonte ata dhe nga këto gabime dilnin shumë dobi dhe mësime, me mëshirën e Allahut.8. Daudi (a.s) qëndronte gjatë në mihrabin e tij për t'iu përkushtuar Zotit, prandaj ata dy njerëzit që kërkuan gjykimin e tij u hodhën nga muri fshehtaz, sepse vetëm në atë moment mund të gjeje Daudin pa njerëz rreth e rrotull. Në vendin e adhurimit atë nuk e shqetësonte kush. Ai nuk ua kishte kushtuar të gjithë kohën e tij njerëzve, edhe pse dukej e nevojshme, pasi çështjet që i vinin për gjykim ishin të shumta. Me gjithë këto aktivitete, ai kishte veçuar kohë për Zotin e tij, për t'u veçuar me Të e për të gjetur kënaqësinë e prehjen, duke e adhuruar dhe thurur lavde për Të. Ky ushqim shpirtëror ishte i domosdoshëm për të, sepse e mbushte me sinqeritet dhe forcë për të gjitha punët e tjera.9. Ruajtja e edukatës dhe etikës me gjykatësit është detyrë dhe normë e domosdoshme, që duhet përmbushur. Kur dy njerëzit hynë tek vendfalja e Daudit në mënyrë jo normale, kjo e shqetësoi atë, sepse ishte sjellje e papëlqyeshme, madje e qortueshme.10. Gjykatësi nuk duhet të ndikohet në gjykimin e tij nga sjellja e keqe e njerëzve me të. Ai duhet të gjykojë me drejtësi dhe objektivitet, i pandikuar nga sjellja jo e hijshme e njerëzve.11. Në këto ajete del në pah mirësia dhe dhembshuria e Daudit, falja dhe toleranca e tij e madhe. Ai nuk u zemërua me dy burrat, që hynë pa leje dhe pa edukatë në vendfaljen e tij. Ai ishte mbreti i tyre, por as i qortoi dhe as rëndoi ata me fjalë.12. Lejohet që dikush që i është bërë padrejtësi t'i thotë kundërshtarit të tij “Më ke bërë padrejtësi”, sepse të dyja palët e ngjarjes i thanë Daudit: “Ne jemi dy palë kundërshtare. Njëri (nga ne) i ka bërë padrejtësi tjetrit."13. Besimtari, edhe nëse ka dituri të madhe, gradë të larta dhe është i respektuar ndër njerëz, përsëri, nëse dikush e këshillon dhe i tërheq vërejtjen, nuk duhet të zemërohet apo të revoltohet, por duhet që menjëherë të pranojë këshillën dhe t’i shprehë mirënjohjen atij që ia jep këshillën. Kur dy burrat e këshilluan Daudin, ai nuk u zemërua nga këshilla e tyre, dhe kjo nuk e devijoi nga e vërteta, madje gjykoi me drejtësi.14. Nga ajetet kuptohet se përzierja e shpeshtë me miqtë dhe marrëdhëniet e shumta financiare me ta mund të shkaktojnë armiqësi dhe grindje. Nga të tilla sprova të shpëton veçse devotshmëria ndaj Zotit, durimi, kujdesi, imani i sinqertë dhe veprat e mira. Sigurisht, njerëz të tillë janë shumë të rrallë.15. Kërkimi i faljes, adhurimet e shumta e në mënyrë të veçantë namazi me përkushtim janë disa nga veprat që bëhen shkak për falje gjynahesh. Po ta vëresh me kujdes, Allahu i Madhëruar e lidh ngushtë faljen e gjynaheve të Daudit me kërkimin e faljes dhe me rënien në sexhde, duke falur namaz. Ai thotë: “Dhe Daudi e kuptoi se Ne e vumë në prove atë. Prandaj i kërkoi falje Zotit të vet, u përkul (ra në sexhde) dhe u kthye (tek Allahu i penduar).”16. Në këto ajete del qartë nderimi i madh i Allahut për dy robërit e Tij adhurues dhe profetë, Daudin dhe Sulejmanin (a.s). Ai na tregon se ishin nga më të afërmit tek Ai dhe se do t'i shpërblejë me mirësi të shumta. Askush të mos mendojë se ato sprova apo gabime që u ndodhën e ulin figurën dhe gradën e tyre tek Allahu i Lartësuar. Përkundrazi, ato tregojnë se butësia dhe përkujdesi i Tij ndaj atyre ishte shumë i madh. Kështu kujdeset Allahu për robërit e tij të sinqertë. Edhe kur ata gabojnë, Ai ua fal gjynahet, ua mbulon të metat dhe i bën të kthehen edhe më të mirë dhe të pastër se përpara. Me faljen e Tij largohet çdo gjurmë e keqe që lënë pas gjynahet. Allahu është i Plotfuqishëm që të largojë nga zemra e njerëzve çfarëdo gjurme pakënaqësie kur dëgjohet për ndonjë gabim të atyre të zgjedhurve. Zakonisht, kur dëgjon për dikë se ka gabuar, në sytë e tu bie vlerësimi dhe respekti për të, por jo për këta të zgjedhur e të dalluar, sepse nga falja dhe dashuria e madhe e Zotit për ata, largohet nga zemrat e njerëzve edhe thërrmija më e vogël e këtyre ndjenjave. Kështu, ata janë gjithmonë të dashur dhe të respektuar në zemrat e besimtarëve, dhe kjo për Allahun është e lehtë, sepse Ai është Bujari e Falësi i madh.17. Roli i gjykatësit është një gradë dhe detyrë fetare, që e kanë patur profetët e Zotit dhe dijetarët pas tyre. Detyra e çdo njeriu që merr këtë detyrë është që të gjykojë me drejtësi dhe t'u largohet epsheve dhe interesave të padrejta. Por, sigurisht, që gjykimi me drejtësi kërkon që gjykatësi të njohë mirë çështjet dhe njohuritë fetare fillimisht. Ai duhet të ketë informacion dhe një pasqyrë të plotë të çështjes, duke e lidhur me ligjet e Sheriatit. Ai që është i paditur në këto drejtime nuk bën si gjykatës dhe nuk i lejohet që të marrë këtë lloj detyre.18. Gjykatësi duhet të jetë i kujdesshëm dhe të ruhet nga emocionet dhe ndjekja e dëshirave dhe interesave të njëanshme. Ai duhet të luftojë me egon, që synimi i vetëm të jetë e vërteta dhe e drejta. Gjatë ushtrimit të gjykimit, ai duhet të shmangë çdo ndjenjë dashurie ose urrejtjeje për palët që gjykon.19. Edhe Sulejmani ishte një vlerësim dhe shpërblim për Daudin (a.s), që Allahu ia dhuroi. Ndër mirësitë më të mëdha të Allahut të Lartësuar, është që Ai të dhurojë një fëmijë të mirë dhe besimtar. Kjo është dritë mbi dritë.20. Lavdërimi i madh për Sulejmanin, kur Allahu thotë: “Ne i dhuruam Davudit (një djalë,) Sulejmanin - rob shumë i mirë dhe i kthyer te Zoti.”21. Mirësitë e Allahut për adhuruesit e Tij të sinqertë janë të shumta. Ai i bekon dhe kujdeset që ata gjithmonë të bëjnë punë të mira. Ai i edukon dhe ndihmon të arrijnë gradat më të larta të moralit. Pastaj i lëvdon ata për këto cilësi të mira dhe u lë emër të mirë ndër njerëz. Allahu është Bamirës i Madh dhe Dhurues i çdo mirësie.22. Dashuria e Sulejmanit për Allahun qëndronte mbi çdo dashuri tjetër.23. Çdo lloj dashurie që e pengon robin nga dashuria dhe adhurimi i Allahut është e qortuar dhe e keqe. Për këtë arsye, njeriu duhet të dojë dhe t'i përkushtohet veçse atyre gjërave që i sjellin dobi.24. Në këto ajete gjejmë një argument të fortë vërtetues të rregullit të mrekullueshëm që thotë: "Çdokush që e lë diçka për hir të Allahut, Allahu ka për t'ia zëvendësuar me diçka edhe më të mirë se ajo që lë." Kështu, kur Sulejmani hoqi dorë nga kuajt e mësuar dhe të shpejtë, Allahu ia zëvendësoi me diçka më të shpejtë dhe të mirë sa ata. Ai i nënshtroi erën, që mund ta çonte e transportonte atë dhe ushtritë e tij në çdo vend ku ai dëshironte. Ajo ishte aq e shpejtë, saqë udhëtimin e një muaji e bënte për një pasdite. Allahu i nënshtroi atij edhe shumë shejtanë të fuqishëm, të cilët i kryenin punë të tilla, që askush prej njerëzve apo kafshëve nuk mund t’i kryente.25. Nënshtrimi i xhindëve ishte i veçantë për Sulejmanin (a.s). Askush tjetër nuk e ka pasur këtë pushtet.26. Sulejmani (a.s) ishte mbret dhe profet. Atij i ishte dhënë liri që të vepronte si të dëshironte. Pavarësisht nga kjo, ai ishte njeri i drejtë. Profetët që nuk kanë qenë mbretër e sundimtarë i kanë patur të gjitha dëshirat dhe prirjet e tyre të nënshtruara sipas urdhëresave të Allahut. Sa herë që vepronin ose nuk vepronin, e bënin veçse me urdhër nga Allahu.I tillë ishte profeti ynë Muhamedi (a.s) dhe, pa dyshim, që grada e Muhamedit ishte më e lartë se të gjithë të tjerët.
38:41Page 455
وَٱذۡكُرۡ عَبۡدَنَآ أَيُّوبَ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَسَّنِيَ ٱلشَّيۡطَٰنُ بِنُصۡبٖ وَعَذَابٍ ٤١
And remember Our servant Job, when he called to his Lord, "Indeed, Satan has touched me with hardship and torment."
Kujto edhe robin tonë Ejubin! Ja, ai iu drejtua Zotit të vet me lutje dhe tha: “Shejtani më ka goditur me mundim e vuajtje.”! -Kujto në këtë libër të famshëm dhe plot mësime të vyera edhe Ejubin, kur iu drejtua Zotit të vet me lutje. Kujtoje atë me fjalët më të mira dhe lëvdatat më të bukura. Tregoju për durimin e tij të pashembullt, kur atë e zunë fatkeqësitë dhe sëmundjet. Ai asnjëherë nuk iu ankua kujt, veç Allahut, të Cilit iu drejtua me lutje e përgjërime. Me edukatë dhe moral të lartë, i tha Allahut: “Shejtani më ka goditur me mundim e vuajtje. Ai më ka rënduar me një sëmundje të dhimbshme dhe rraskapitëse!” Ai i mallkuar i kishte fryrë dhe ai ishte mbushur me plagë, të cilat ishin rënduar shumë. Madje, në të njëjtën mënyrë të dhimbshme, kishin vdekur e gjithë familja e tij dhe ishte zhdukur e gjithë pasuria e tij, që më parë ishte e madhe. Atëherë, kur Allahu deshi që ta shëronte, i tha:
38:42Page 455
ٱرۡكُضۡ بِرِجۡلِكَۖ هَٰذَا مُغۡتَسَلُۢ بَارِدٞ وَشَرَابٞ ٤٢
[So he was told], "Strike [the ground] with your foot; this is a [spring for a] cool bath and drink."
Bjeri tokës me këmbën tënde! Ky është ujë i ftohtë, për t'u larë dhe për të pirë. - Me të goditur tokën, do të dalë prej saj një burim uji, nga i cili do të lahesh dhe do të pish. Kështu do të largohet prej teje çdo sëmundje e plagë. Kështu veproi Ejubi, dhe Allahu e shëroi atë.
38:43Page 456
وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ أَهۡلَهُۥ وَمِثۡلَهُم مَّعَهُمۡ رَحۡمَةٗ مِّنَّا وَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٤٣
And We granted him his family and a like [number] with them as mercy from Us and a reminder for those of understanding.
Ne ia rikthyem familjen e tij, duke ia shtuar dyfish, si mëshirë nga Ne dhe si mësim për të gjithë ata që kuptojnë. - Jo vetëm kaq, por i ktheu edhe familjen e tij. Thuhet se Allahu e ringjalli familjen e tij, duke ia shtuar dyfish dhe i dhuroi pasuri të madhe. E gjitha kjo ishte nga mëshira e Zotit për Ejubin. Ai ishte durimtar dhe i kënaqur me Zotin, prandaj Ai i dhuroi shpërblime të shumta që në jetën e kësaj bote, dhe i premtoi shpërblimin e mrekullueshëm në ahiret. Allahu i Lartësuar e bëri këtë histori: "… si mësim për të gjithë ata që kuptojnë." Që të mençurit të kujtojnë vazhdimisht gjendjen e Ejubit (a.s), me durimin dhe moralin e tij të lartë me Zotin, dhe ta marrin atë si shembull. Le të mësojnë dhe të jenë të bindur se çdokush që bën durim gjatë vështirësive e sprovave, duke qënë i kënaqur me caktimin e Allahut, Allahu ka për ta shpërblyer shumëfish që në këtë dynja dhe përjetësisht në ahiret. Gjithashtu, Ai ka për t'iu përgjigjur lutjeve të tij.
38:44Page 456
وَخُذۡ بِيَدِكَ ضِغۡثٗا فَٱضۡرِب بِّهِۦ وَلَا تَحۡنَثۡۗ إِنَّا وَجَدۡنَٰهُ صَابِرٗاۚ نِّعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٞ ٤٤
[We said], "And take in your hand a bunch [of grass] and strike with it and do not break your oath."1 Indeed, We found him patient, an excellent servant. Indeed, he was one repeatedly turning back [to Allāh].
Dhe merre me dorën tënde një tufë thuprash dhe bjeri lehtë me to(gruas tënde)dhe mos e thyej betimin tënd! -Merr një grumbull thuprash dhe godite me to atë (gruan), që të mos e thyesh betimin. Mufesirët tregojnë dhe thonë se gjatë kohës së sëmundjes, Ejubi u zemërua me të shoqen për diçka dhe u betua se, kur ta shëronte Allahu, do ta godiste me 100 kamzhikë. Kur Allahu e shëroi, ai duhej që të përmbushte këtë betim. Por gruaja e tij ishte bamirëse dhe besimtare e mirë, prandaj Allahu e mëshiroi atë dhe i dha këtë zgjidhje të thjeshtë, që edhe betimi të mos prishej, por edhe gruaja të mos dëmtohej. Ai e mësoi që të merrte një tufë me 100 thupra të holla dhe ta godiste vetëm një herë, duke e përmbushur kështu betimin e tij.Vërtet, Ne e gjetëm atë durimtar. -Edhe kur kaloi këtë sprovë të madhe, ai bëri durim të madh, për hir të Allahut. Për këtë arsye, Allahu thotë për atë:Sa rob i mirë ishte ai! -Ai i plotësoi gradat e adhurimit dhe tregoi se e donte Allahun dhe ishte i kënaqur me Të qoftë kur ishte në mirësi, qoftë në fatkeqësi, qoftë kur ishte i shëndetshëm, me fuqi e pasuri të madhe, qoftë kur ishte i varfër dhe i dobët.Ai ishte i kthyer(me përunjësi)te Zoti. -Ejubi kthehej shumë tek Zoti i tij qoftë për çështjet e dynjasë, qoftë në çështjet fetare. Ai e përmendte shumë Allahun me lutje dhe i tregoi se e donte shumë atë, me durimin, sjelljen dhe adhurimet e shumta që bënte.
38:45Page 456
وَٱذۡكُرۡ عِبَٰدَنَآ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ أُوْلِي ٱلۡأَيۡدِي وَٱلۡأَبۡصَٰرِ ٤٥
And remember Our servants, Abraham, Isaac and Jacob - those of strength and [religious] vision.
Kujto robërit tanë, - Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin! Ata ishin të fortë dhe të ditur. -Kujto me lëvdata adhuruesit e sinqertë e të përkushtuar ndaj Nesh, Ibrahimin, të dashurin e Allahut, Is'hakun birin e Ibrahimit, dhe Jakubin, nipin e tij. Këta Allahu i quajti "uli ejdin" - të zellshëm e plot gjallëri në adhurimet që bënin. Ata ishin edhe të ditur e të urtë në fenë e Allahut.
38:46Page 456
إِنَّآ أَخۡلَصۡنَٰهُم بِخَالِصَةٖ ذِكۡرَى ٱلدَّارِ ٤٦
Indeed, We chose them for an exclusive quality: remembrance of the home [of the Hereafter].
Ne i dalluam ata me një virtyt të veçantë - të kujtonin gjithmonë botën tjetër. - Ne i dalluam dhe pajisëm ata me një cilësi jashtëzakonisht të rëndësishme: të kujtonin gjithmonë botën tjetër. Ne i bëmë që të kenë gjithmonë të gjallë besimin në jetën tjetër. Kjo do t'i shtynte që kohën më të çmuar dhe energjitë më të mira t'i kalonin veçse në punë të mira, që do të ngrinin gradën e tyre tek Zoti dhe do të sillnin shpëtim e shpërblim të madh në jetën tjetër. Mbikëqyrja e Zotit i shoqëronte vazhdimisht. Ai i bëri ata më të përmendurit dhe më të lavdëruarit ndër njerëz. Çdokush do të ndriçohet me historinë e tyre, duke nxjerrë mësime të shumta. Ata do të kujtohen ndër njerëz me lëvdatat më të larta. E si të ndodhë ndryshe, kur ata:
38:47Page 456
وَإِنَّهُمۡ عِندَنَا لَمِنَ ٱلۡمُصۡطَفَيۡنَ ٱلۡأَخۡيَارِ ٤٧
And indeed they are, to Us, among the chosen and outstanding.
Nuk ka dyshim se ata ishin për Ne të zgjedhurit më të mirë. - Allahu i zgjodhi dhe veçoi ata mes krijesave më të mira. Ata kishin cilësitë më të larta dhe veprat më të mira e më të dobishme.
38:48Page 456
وَٱذۡكُرۡ إِسۡمَٰعِيلَ وَٱلۡيَسَعَ وَذَا ٱلۡكِفۡلِۖ وَكُلّٞ مِّنَ ٱلۡأَخۡيَارِ ٤٨
And remember Ishmael, Elisha and Dhul-Kifl, and all are among the outstanding.
Kujto Ismailin, Eljesan dhe Dhulkiflin! Që të gjithë ishin prej të zgjedhurve. - Kujtoji këta profetë me lëvdatat më të larta, sepse të gjithë ata ishin nga më të zgjedhurit, që Allahu i dalloi. Për këtë arsye, Ai i bëri me cilësitë më të larta në diturinë, veprat dhe moralin e tyre.
38:49Page 456
هَٰذَا ذِكۡرٞۚ وَإِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ لَحُسۡنَ مَـَٔابٖ ٤٩
This is a reminder. And indeed, for the righteous is a good place of return -
Ky është Mesazh paralajmërimi. -Sjellja e historive të këtyre profetëve në Kur'an është një mësim i vyer për të gjithë ata që duan të përfitojnë nga Kur'ani plot mësime e dobi. Të mençurit përfitojnë duke kujtuar dhe studiuar këta të përzgjedhur dhe marrin mësime të vyera nga cilësitë dhe sjellja e tyre. Ata mund të shohin mirësitë e shumta, me të cilat Zoti i begatoi ata. Ai bëri që ata të jenë gjithmonë të lavdëruar e të nderuar ndër breza. Të gjitha këto janë prej cilësisë së Kur'anit si "dhikër", domethënë, kujtim dhe mësim për gjërat e dobishme dhe të vyera. Përmendja e historive dhe cilësive të të mirëve është nga mënyrat më të dobishme të nxënies aë mësimeve të Zotit, që janë të pafundme. Lum ai që përfiton nga këto mirësi dhe mësime!Dhe është e sigurt se të devotshmit kanë një përfundim të mirë … -Të gjithë ata që plotësojnë devotshmërinë ndaj Zotit, duke plotësuar urdhrat dhe duke lënë ndalesat, burra apo gra qofshin, kanë këtë premtim të mrekullueshëm nga Zoti i tyre. Ai na siguron se "… të devotshmit kanë një përfundim të mirë." Ata do të kenë një përfundim të mirë dhe një pritje të bukur tek Zoti:
38:50Page 456
جَنَّٰتِ عَدۡنٖ مُّفَتَّحَةٗ لَّهُمُ ٱلۡأَبۡوَٰبُ ٥٠
Gardens of perpetual residence, whose doors will be opened to them.
Xhenetet e Adnit me dyer të hapura për ata. - Ato janë kopshtet e qëndrimit të përjetshëm, nga të cilat askush nuk kërkon të largohet apo që t'i zëvendësohen me diçka tjetër, sepse ato janë të përkryera në çdo mirësi brenda tyre. Bukuritë e tyre janë të plota dhe ata kurrë nuk kanë për të dalë prej andej. Ato janë “me dyer të hapura për ata." Portat e kështjellave dhe dhomave të tyre nuk janë të mbyllura, që ata të kenë nevojë që t'i hapin. Atyre do t’u shërbehet me shumë kujdes. Kjo tregon, gjithashtu, se ata do të jenë në qetësi të plotë, të patrazuar nga asnjë lloj frike dhe shqetësimi. Në Xhenetet e Adnit nuk është e nevojshme që ata t'i mbyllin dyert. Çdo gjë është e qetë dhe u përket atyre. Askush nuk i shqetëson apo prish kënaqësitë e banorëve të Xhenetit.
38:51Page 456
مُتَّكِـِٔينَ فِيهَا يَدۡعُونَ فِيهَا بِفَٰكِهَةٖ كَثِيرَةٖ وَشَرَابٖ ٥١
Reclining within them, they will call therein for abundant fruit and drink.
Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe do të kërkojnë fruta e pije të ndryshme. - Do të ulen dhe mbështeten në shtretër e kolltukë të zbukuruar, në vende të hijshme. Ndërkohë, ata do të kërkojnë fruta e pije të ndryshme. Ata do të urdhërojnë shërbëtorët, që janë djem të rinj, që të sjellin atyre fruta dhe pije të këndshme, nga të gjitha llojet që ua do shpirti. Kjo tregon për mirësitë e shumta, rehatinë e madhe dhe kënaqësitë që ata përjetojnë.
38:52Page 456
۞ وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ أَتۡرَابٌ ٥٢
And with them will be women limiting [their] glances1 and of equal age.
Ata do të kenë pranë vetes(hyri)sypërulura të një moshe. -Pranë tyre qëndrojnë hijshëm hyritë sybukura, të cilat janë të mahnitura pas burrave të tyre dhe burrat e tyre janë të mahnitur pas hyrive, aq sa nuk mund ta largojnë shikimin nga njëri tjetri. Ata janë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe nuk shikojnë diçka tjetër, që mund t'ua heqë vëmendjen nga ata. Allahu i përshkruan ato si "etrab", pra, janë të një moshe, në moshën më të përkryer, plot afsh dhe dëshirë për kënaqësi.
38:53Page 456
هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِيَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ ٥٣
This is what you, [the righteous], are promised for the Day of Account.
Këto janë ato mirësi që ju premtohen për ditën e llogarisë. - Këto ju premtohen për Ditën e Gjykimit, o ju të devotshëm! Kjo do t'ju jepet për punët tuaja të mrekullueshme, të nxitura nga imani i pastër dhe i sinqertë.
38:54Page 456
إِنَّ هَٰذَا لَرِزۡقُنَا مَا لَهُۥ مِن نَّفَادٍ ٥٤
Indeed, this is Our provision; for it there is no depletion.
Ky është rizku Ynë, - ai nuk ka të mbaruar. - Këto mirësi që u japim banorëve të Xhenetit janë dhuratë nga ana Jonë. Për mirësitë që Allahu u dhuron, thotë që ato nuk mbarojnë kurrë. Ato janë të përjetshme dhe të pandërprera, madje në rritje të vazhdueshme në çdo kohë. Kjo nuk është ndonjë gjë e madhe për Zotin Bujar, të Dashur dhe Mëshirëplotë, Bamirës dhe të Gjerë në dhuratat e Tij. Ai është i Pasuri, i Lavdëruari, i Gjithëmëshirshmi, që kujdeset edhe për detajet më të vogla me mëshirën e Tij. Ai është Mbreti, Sunduesi, që gjykon me drejtësinë e Tij. Ai është i Madhërishmi dhe i Bukuri në çdo cilësi të Tij. Bujaria e Tij është e pashtershme. Mirësitë e dhuratat e Tij nuk mund të numërohen. Njeriu nuk ka mundësi të konceptojë qoftë edhe një pjesë të vogël të bamirësisë së Zotit.
38:55Page 456
هَٰذَاۚ وَإِنَّ لِلطَّٰغِينَ لَشَرَّ مَـَٔابٖ ٥٥
This [is so]. But indeed, for the transgressors is an evil place of return -
Ja, kështu do të jetë. -Ky është shpërblimi për të devotshmit, siç jua përshkruam.Por keqbërësit (që kaluan çdo kufi)do të kenë fundin më të keq... -Për ata që i kanë kaluar kufijtë me mohimin e Zotit dhe poshtërsitë, është përgatitur një kthim i tmerrshëm dhe i dhembshëm.
38:56Page 456
جَهَنَّمَ يَصۡلَوۡنَهَا فَبِئۡسَ ٱلۡمِهَادُ ٥٦
Hell, which they will [enter to] burn, and wretched is the resting place.
... Xhehenemin, ku do të hidhen(për dënim). -Në Xhehenem janë grumbulluar të gjitha ndëshkimet. Nxehtësia e tij është e pashembullt. Ata do të ndëshkohen atje me një dënim përvëlues, që do t'i përfshijë nga çdo anë: "Për ata është përgatitur Xhehenemi, si shtrat nga poshtë dhe si mbulesë nga lart." [El ea'raf 41]. "Ata do të kenë shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë i frikëson Allahu robërit e Vet: “O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!” [Zumer 16].Ai është vendi më i shëmtuar. -Sa vend i keq është ai! Ai është vendi më i tmerrshëm, ku janë mbledhur të gjitha llojet e dënimit, poshtërimit e dëshpërimit
38:57Page 456
هَٰذَا فَلۡيَذُوقُوهُ حَمِيمٞ وَغَسَّاقٞ ٥٧
This - so let them taste it - is scalding water and [foul] purulence.
Ja, kështu do të jetë. Pastaj, ata do të shijojnë ujë të valë dhe të ndyrë. - Shijojeni ndëshkimin me ujin përvëlues! Sa herë që ta pini, do t’ju këputen zorrët e barkut. Pini "gasakun", pra, pijet më të këqija që mund të ekzistojnë. Ajo është një përzierje prej qelbi dhe gjaku e lëngut të kockave të shkrira të xhehenemlinjve. Ajo është e hidhur, me erë të pështirë.
38:58Page 456
وَءَاخَرُ مِن شَكۡلِهِۦٓ أَزۡوَٰجٌ ٥٨
And other [punishments] of its type [in various] kinds.
Ata do të kenë edhe dënime të tjera të ngjashme me to. - Atje do të vuajnë edhe tortura të tjera të ngjashme me këto që u përmendën.
38:59Page 456
هَٰذَا فَوۡجٞ مُّقۡتَحِمٞ مَّعَكُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِهِمۡۚ إِنَّهُمۡ صَالُواْ ٱلنَّارِ ٥٩
[Its inhabitants will say], "This is a company bursting in with you. No welcome for them. Indeed, they will burn in the Fire."
Ky - (i thuhet parisë së jobesimtarëve) - është një grup që do të bashkohet me ju(në zjarr). Mos qofshin të mirëpritur -(thotë paria e jobesimtarëve)- ata do të digjen në zjarr. -Këto fjalë fyese dhe mallkime do të dëgjojnë nga njëri tjetri kur hyjnë në zjarr. Gjatë futjes në zjarr, ata shajnë dhe mallkojnënjëri-tjetrin, duke thënë: "Mos qofshin të mirëpritur - (thotë paria e jobesimtarëve) - ata do të digjen në zjarr." Ndërsa grupi tjetër iu përgjigjet dhe thotë:
38:60Page 456
قَالُواْ بَلۡ أَنتُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِكُمۡۖ أَنتُمۡ قَدَّمۡتُمُوهُ لَنَاۖ فَبِئۡسَ ٱلۡقَرَارُ ٦٠
They will say, "Nor you! No welcome for you. You, [our leaders], brought this upon us, and wretched is the settlement."
Ata(pasuesit)do të thonë: “Ju mos qofshi të mirëpritur! Jeni ju ata që na e bëtë këtë!” -Ju na ftuat në rrugën tuaj dhe u bëtë sprovë për ne. Ju na sollët në këtë shkatërrim!Sa vendqëndrim i keq që është! -Ky është vendqëndrimi i të gjithë neve! Ky është më i keqi vendqëndrim! Pastaj ata luten dhe mallkojnë krerët e tyre, që i udhëhoqën dhe ftuan në humbje.
38:61Page 456
قَالُواْ رَبَّنَا مَن قَدَّمَ لَنَا هَٰذَا فَزِدۡهُ عَذَابٗا ضِعۡفٗا فِي ٱلنَّارِ ٦١
They will say, "Our Lord, whoever brought this upon us - increase for him double punishment in the Fire."
O Zoti ynë! - do të thonë pasuesit - “Atyre që na e bënë këtë, shtoja dyfish dënimin në Zjarr!” -Në një ajet tjetër thuhet: "Melekët do t’u thonë: “Hyni në Zjarr, mes popujve që shkuan para jush - xhinde dhe njerëz.” Sa herë që një popull hyn aty, mallkon atë të mëparshmin. Dhe, kur të gjithë të tubohen në të, grupi i fundit thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje, prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” Ai do të thotë: “Për secilin nga ju dënimi është i shumëfishuar, por ju nuk e dini.”. [El ea'raf 38] Pastaj, gjatë kohës kur hyjnë në Zjarr, ata të mjerë thonë:
38:62–63Page 457
وَقَالُواْ مَا لَنَا لَا نَرَىٰ رِجَالٗا كُنَّا نَعُدُّهُم مِّنَ ٱلۡأَشۡرَارِ ٦٢
And they will say, "Why do we not see men whom we used to count among the worst?1
أَتَّخَذۡنَٰهُمۡ سِخۡرِيًّا أَمۡ زَاغَتۡ عَنۡهُمُ ٱلۡأَبۡصَٰرُ ٦٣
Is it [because] we took them in ridicule, or has [our] vision turned away from them?"
Dhe do të thonë: “Ç’ka ndodhur me ne që nuk po i shohim disa burra, që ne i numëronim prej të këqijve? A talleshim ne me ta, apo mos vallë na kanë humbur sysh?” -Ne mendonim se ata ishin prej atyre që meritojnë zjarrin? Allahu i shëmtoftë ata, që do të dëshironin që edhe besimtarët të jenë atje në zjarr me ata: “Ç’është me ne që nuk po i shohim disa burra, që ne i konsideronim prej të këqijve? A talleshim ne me ta?" Duke qenë se ata nuk janë në zjarr, atëherë janë dy mundësi: E para: ata i patën konsideruar gabimisht si të këqij dhe talleshin me ata në jetën e kësaj bote. Në fakt, tallja ishte një vepër që vazhdimisht e bënin dhe nuk hiqnin dorë prej saj. Duke na treguar për banorët e Zjarrit dhe talljen e tyre me besimtarët, Allahu i Madhëruar thotë: "Disa prej robërve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besojmë. Prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i miri i mëshiruesve!” Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit Mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta. Unë do t'i shpërblej ata sot, sepse u treguan durimtarë. Ata janë, vërtet fitimtarët.” [Mu'minun 109 - 111]. Ndërsa mundësia e dytë është se ata janë në Xhehenem, por ata nuk po i shohim. Ka mundësi që kështu mendojnë ata në zemrat e tyre, si rezultat i besimit të tyre të gabuar në këtë botë. Në dynja ata i gjykojnë besimtarët si të këqij dhe të devijuar, që do të dënohen në zjarr. Ky gjykim u është ngulitur në shpirt dhe nuk u ndahet. Për këtë arsye, edhe kur hyjnë në Xhehenem, ata vazhdojnë të jenë me ato mendime në zemër dhe thonë të tilla fjalë. Gjithashtu, ka mundësi që këto fjalë të jenë thjesht trillime të tyre për besimtarët, ashtu siç bëjnë në këtë jetë. Allahu i Lartësuar thotë: "A nuk janë këta njerëzit për të cilët ju betoheshit se mëshira e Allahut nuk kishte për t’i përfshirë kurrë?”. Kështu besojnë këta të mjerë për besimtarët, por atë ditë besimtarëve do t'u thuhet: "Hyni në Xhenet, se për ju nuk do të ketë as frikë e as brenga!” [El ea'raf 49]. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se gjithë kjo që Ai na tregoi rreth banorëve të Zjarrit është e vërtetë e padiskutueshme, dhe Ai është më i vërteti në çdo fjalë që thotë:
38:64Page 457
إِنَّ ذَٰلِكَ لَحَقّٞ تَخَاصُمُ أَهۡلِ ٱلنَّارِ ٦٤
Indeed, that is truth [i.e., reality] - the quarreling of the people of the Fire.
Kjo polemikë mes banorëve të Zjarrit është pa dyshim e vërtetë. - Kjo që ju treguam rreth polemikave mes banorëve të Zjarrit është e vërteta dhe askush nuk duhet të dyshojë për to.
38:65Page 457
قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ مُنذِرٞۖ وَمَا مِنۡ إِلَٰهٍ إِلَّا ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ ٦٥
Say, [O Muḥammad], "I am only a warner, and there is not any deity except Allāh, the One, the Prevailing,1
Thuaj: “Unë jam vetëm paralajmërues.” -Nëse ata të kërkojnë ty, o i Dërguar, diçka që nuk është në dorën tënde, thuaju: Unë jam vetëm një paralajmërues. Kjo është gjithçka që unë kam mundësi. Çdo çështje është në dorë të Allahut. Unë jam ngarkuar veçse që t'ju kumtoj urdhëresat dhe ndalesat e Zotit, t’ju tregoj për mirësinë e t'ju nxis drejt saj, t'ju këshilloj për t'iu larguar të keqes dhe tju mësoj mënyrat e shpëtimit prej saj. Ai që e gjen rrugën dhe dritën e udhëzimit të plotë, le ta dijë se e ka për të mirën e vet. Kush largohet dhe e shpërfill udhëzimin, le ta dijë se ka dëmtuar veçse vetveten. Për këtë arsye, mësojeni të vërtetën e sigurt se:Nuk ka asnjë zot tjetër(që meriton adhurimin), përveç Allahut, që është Një i Vetëm e Ngadhënjimtar(mbi gjithcka). -Askush tjetër nuk meriton të adhurohet me meritë, veç Allahut. Ai është Një i Vetëm e Ngadhënjimtar. Ky përshkrim mjafton për ta besuar se Ai është i vetmi që meriton adhurimin si një dhe i pashoq. Ai dhe vetëm Ai meriton të adhurohet si një i vetëm, sepse Ai është Një në të gjitha aspektet dhe është Ai që ka nënshtruar dhe përulur gjithçka. Nuk mund të ketë dy me cilësinë Ngadhënjimtar ‘Nënshtrues i Gjithçkaje’. Allahu është Një i vetëm dhe si i tillë është i vetmi që e meriton ta adhurosh, t'i përulesh dhe t'i nënshtrohesh ligjit të Tij. Pasi solli këto dy cilësi për Veten, Allahu sjell edhe një argument tjetër: njëshmërinë e Tij në Rububije, pra, në pohimin e Tij si i vetmi Krijues, Furnizues dhe Kujdestar i qiejve dhe Tokës. Ai thotë:
38:66Page 457
رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفَّٰرُ ٦٦
Lord of the heavens and the earth and whatever is between them, the Exalted in Might,1 the Perpetual Forgiver."2
Zoti i qiejve, i tokës dhe i gjithë ç'ka mes tyre, Ngadhënjimtari, Falësi i Madh”. - Ai është i Vetmi Krijues, Kujdestar dhe Rregulluesi i çdo çështjeje, që kujdeset me të gjitha mënyrat. Ai është Krenari e Ngadhënjimtari, që e ka gjithë fuqinë në dorën e Tij. Me këtë fuqi dhe pushtet, Allahu krijoi të gjitha krijesat madhështore. Allahu është Falësi i Madh i të gjitha gjynaheve, të vogla a të mëdha qofshin, për të gjithë ata që pendohen dhe largohen nga këto gjynahe. Allahu është Ai që duhet me gjithë shpirt dhe që e meriton të adhurohet, e jo ata që nuk mund të krijojnë, të furnizojnë, që nuk mund të sjellin dëm apo dobi dhe që nuk kanë në dorë asnjë çështje. Ata nuk kanë në dorë as faljen e gjynaheve dhe as pranimin e pendimit. Të gjitha këto janë në dorë të Allahut.
Thuaj: “Ky(Kur’ani)është një Lajm i madh” -Këto janë fjalë që shërbejnë si frikësim dhe paralajmërim për ta. Ato duhet të bëjnë që ata të zgjohen dhe të marrin masat, që të ruhen. Allahu thotë: “Ky (Kur’ani) është një Lajm i madh” Kjo përfshin të gjitha lajmet për ringjalljen dhe tubimin para Zotit, për llogarinë me drejtësi dhe shpërblimin e ndëshkimin sipas punëve. Këto janë lajme shumë të mëdha dhe të rëndësishme. Ato duan përkushtim të madh dhe shumë serioz, që të përgatitesh. Këto lajme kurrsesi nuk duhen shpërfillur apo të lihen në harresë.
të cilit ju i ktheni shpinën. - Ju i keni kthyer shpinën, a thua sikur para jush nuk ju pret llogaria dhe nuk do të jepet as shpërblim e as ndëshkim. Nëse keni dyshim në fjalën time, atëherë mendoni pak rreth faktit që unë po ju flas për gjëra që nuk i trilloj nga mendja ime dhe as i kam studiuar në ndonjë libër tjetër. Atëherë, si është e mundur që unë t'ju njoftoj për ato me saktësi, pa shtuar dhe pakësuar gjë nga shpalljet e shkuara? Kjo duhet të shërbejë si argument shumë i madh për ju, që të mësoni për besnikërinë time dhe për vërtetësinë e asaj që solla nga Zoti im.
38:69Page 457
مَا كَانَ لِيَ مِنۡ عِلۡمِۭ بِٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰٓ إِذۡ يَخۡتَصِمُونَ ٦٩
I had no knowledge of the exalted assembly [of angels] when they were disputing [the creation of Adam].
Unë nuk kam pasur asnjë dije për elitën e lartë (melaiket), kur ata polemizonin (rreth Ademit). - Unë nuk do të dija gjë rreth melekëve dhe asaj që flasin ata, sikur të mos më mësonte Allahu dhe të mos më kishte ardhur Shpallje.
38:70Page 457
إِن يُوحَىٰٓ إِلَيَّ إِلَّآ أَنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٞ مُّبِينٌ ٧٠
It has not been revealed to me except that I am a clear warner."
Mua më është shpallur se jam veçse një paralajmërues i qartë." - Unë ju kumtoj veçse atë që më shpallet nga Zoti dhe mua më është shpallur se jam veçse një paralajmërues i qartë, që ju tregon gjithçka nga e cila duhet të ruheni dhe si duhet të ruheni. Nuk ka paralajmërues më të qartë se Muhamedi (a.s). Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për polemikën e melekëve:
38:71Page 457
إِذۡ قَالَ رَبُّكَ لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّي خَٰلِقُۢ بَشَرٗا مِّن طِينٖ ٧١
[So mention] when your Lord said to the angels, "Indeed, I am going to create a human being from clay.
(Kujto) Kur Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj një njeri nga balta. - Allahu i njoftoi ata: “Unë po krijoj një njeri nga balta.” Kjo ishte lënda e krijimit të Ademit (a.s.).
38:72Page 457
فَإِذَا سَوَّيۡتُهُۥ وَنَفَخۡتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُۥ سَٰجِدِينَ ٧٢
So when I have proportioned him and breathed into him of My [created] soul,1 then fall down to him in prostration."
Kur t’i kem dhënë formë dhe t’i kem fryrë shpirt prej Meje, përuljuni atij në sexhde.”. - Pasi ta kem formuar trupin e Tij, atëherë ju do t’i përuleni atij në sexhde. Pas këtij urdhëri, melekët u përgatitën që ta përmbushin atë në mënyrën më të plotë, siç iu kërkua, duke e nderuar figurën e Ademit (a.s). Allahu i Lartësuar e plotësoi krijimin e Ademit me trup dhe me shpirt dhe i vuri në provë melekët dhe Ademin, në lidhje me diturinë. Pasi doli në pah dituria e Ademit (a.s), atëherë Allahu i urdhëroi ata për të rënë në sexhde.
38:73Page 457
فَسَجَدَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ كُلُّهُمۡ أَجۡمَعُونَ ٧٣
So the angels prostrated - all of them entirely,
Kështu, të gjithë melekët së bashku u përulën në sexhde, - Të gjithë melekët e Zotit ranë në sexhde, pa përjashtim.
38:74Page 457
إِلَّآ إِبۡلِيسَ ٱسۡتَكۡبَرَ وَكَانَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٧٤
Except Iblees;1 he was arrogant and became among the disbelievers.
përveç Iblisit. Ai refuzoi, tregoi mendjemadhësi dhe u bë prej atyre që mohojnë(besimin). - Iblisi nuk pranoi të binte në sexhde, duke treguar mendjemadhësi e kryelartësi para Allahut dhe duke shprehur nënçmim për Ademin (a.s). Allahu thotë: "Ai refuzoi, tregoi mendjemadhësi dhe u bë prej atyre që mohojnë (besimin). Pra, në diturinë e Zotit, ai ishte mohuesi së vërtetës dhe i Zotit. Më pas, Allahu i Lartësuar tha, duke kërcënuar Iblisin, që nuk iu bind urdhrit të Tij:
38:75Page 457
قَالَ يَٰٓإِبۡلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَن تَسۡجُدَ لِمَا خَلَقۡتُ بِيَدَيَّۖ أَسۡتَكۡبَرۡتَ أَمۡ كُنتَ مِنَ ٱلۡعَالِينَ ٧٥
[Allāh] said, "O Iblees, what prevented you from prostrating to that which I created with My hands?1 Were you arrogant [then], or were you [already] among the haughty?"
“O Iblis! Çfarë të pengoi ty që të mos i përulesh atij që Unë e krijova me dy Duart e Mia? A je mendjemadh, apo je nga ata që ngrenë krye?” - Ademin e dallova dhe e veçova Unë nga të gjitha krijesat me këto cilësi, prandaj mos tregoni kryelartësi e mosbindje e as të nënçmoni Ademin. Atëherë, pse e kundërshton urdhrin? Prej mendjemadhësisë apo sepse e sheh veten më të mirë? Atëherë, Iblisi duke treguar mosbindjen ndaj Allahut, tha:
38:76Page 457
قَالَ أَنَا۠ خَيۡرٞ مِّنۡهُ خَلَقۡتَنِي مِن نَّارٖ وَخَلَقۡتَهُۥ مِن طِينٖ ٧٦
He said, "I am better than him. You created me from fire and created him from clay."
Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.” - Sipas pretendimit të tij, zjarri është më i mirë sesa balta e toka. Por ky ishte një arsyetim i gabuar. Në fakt, zjarri është bazë për sherr dhe shkatërrim. Ai është lehtësisht i kontrollueshëm dhe i paqëndrueshëm. Ndërsa dheu është një lëndë e fortë, e qëndrueshme, e pjekur dhe e thjeshtë. Prej tij mbijnë e rriten shumë pemë e bimë dhe ai mund të shuajë zjarrin dhe ta mposhtë atë. Nga ana tjetër, zjarri është një diçka që ka nevojë për diçka tjetër që të ekzistojë e qëndrojë i ndezur. Ndërsa dheu qëndron vetë e nuk ka nevojë për gjë tjetër. Mendo pak me kujdes në arsyetimin e Iblisit, i cili konsiderohej se ishte më i dituri dhe më i madhi në mesin e xhindëve. Atëherë, si mendon se arsyetojnë ata që janë nga lloji i tij dhe poshtë tij? Ata do të refuzojnë dhe luftojnë të vërtetën me analogjitë dhe arsyetimet e tyre, por që të gjitha do të jenë si arsyetimi i kotë i të parit të tyre, madje edhe më të dobëta.
38:77Page 457
قَالَ فَٱخۡرُجۡ مِنۡهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٞ ٧٧
[Allāh] said, "Then get out of it [i.e., Paradise], for indeed, you are expelled.
Allahu tha: “Atëherë dil prej këtej(prej xhenetit)...” -Atëherë, Zoti tha: “Dil nga qielli dhe ai vendi nderuar!” ku Zoti e kish lejuar në fillim të rrinte.sepse ti je i mallkuar! - Ti do të jesh i dëbuar dhe i nënçmuar!
38:78Page 457
وَإِنَّ عَلَيۡكَ لَعۡنَتِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلدِّينِ ٧٨
And indeed, upon you is My curse until the Day of Recompense."
Dhe Mallkimi Im ka për të ndjekur deri në Ditën e Gjykimit.” - Mbi të do të rëndojë mallkimi e largimi nga mëshira Ime, deri në Ditën e Gjykimit, pra, përjetë.
38:79Page 457
قَالَ رَبِّ فَأَنظِرۡنِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ ٧٩
He said, "My Lord, then reprieve me until the Day they are resurrected."
Ai(Iblisi)tha: “O Zoti im! Më jep afat deri në ditën kur(të vdekurit)do të ringjallen!” -Ai e kërkoi kot afatin, sepse ishte i mbushur me armiqësi e urrejtje të madhe për Ademin dhe pasardhësit e tij. Ai dëshironte që t’i largojë edhe ata nga mëshira dhe rruga e Zotit. Atëherë, Allahu i Madhëruar, duke iu përgjigjur kërkesës së tij, tha:
38:80Page 457
قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلۡمُنظَرِينَ ٨٠
[Allāh] said, "So indeed, you are of those reprieved
Allahu tha: “Ti je prej të afatizuarve,” - Kështu vendosi Zoti, me urtësinë e Tij, që t'ia jepte këtë afat, dhe ky qe caktimi i Tij.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences