As-Sa'diAn‑Nisa · 4:101–115

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

An-Nisa 4:101–115

4:101Page 94

وَإِذَا ضَرَبۡتُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَلَيۡسَ عَلَيۡكُمۡ جُنَاحٌ أَن تَقۡصُرُواْ مِنَ ٱلصَّلَوٰةِ إِنۡ خِفۡتُمۡ أَن يَفۡتِنَكُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْۚ إِنَّ ٱلۡكَٰفِرِينَ كَانُواْ لَكُمۡ عَدُوّٗا مُّبِينٗا ١٠١

And when you travel throughout the land, there is no blame upon you for shortening the prayer,1 [especially] if you fear that those who disbelieve may disrupt [or attack] you.2 Indeed, the disbelievers are ever to you a clear enemy.

Këto dy ajete (101-102)janë faktet kryesore për lejimin e shkurtimit të namazit dhe për namazin e frikës. Allahu i Lartësuar thotë:Kur të jeni në udhëtim, nuk është gjynah për ju nëse e shkurtoni një pjesë të namazit, nëse keni frikë se mos jobesimtarët mund t’ju sulmojnë. Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur. -Ajeti tregon se ky është lehtësim që përfshin të gjitha llojet e udhëtimit, madje edhe nëse është për qëllime të këqija dhe të palejueshme nga Sheriati. Ky është mendimi i imam Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë!), sepse shumica e dijetarëve, ku futen edhe tre imamët e tjerë kryesorë (Imam Maliku, imam Shafiu dhe imam Ahmedi), mendojnë ndryshe. Ata nuk e lejojnë lehtësimin për udhëtimet që kanë si qëllim gjynahet. Sipas tyre, ky ajet gjithëpërfshirës duhet kuptuar si i posaçëruar vetëm për udhëtimet e lejuara. Shkurtimi i namazit gjatë udhëtimit është një lehtësim nga Zoti për adhuruesit e Tij, por nga ky lehtësim nuk mund të përfitojnë ata që me këtë udhëtim synojnë mosbindjen ndaj Zotit. Në ajet thuhet: “Kur të jeni në udhëtim, nuk është gjynah për ju të shkurtoni një pjesë namazi...”. Kur thuhet se “nuk është gjynah për ju që të shkurtoni namazin”, nuk duhet të kuptojmë që mosshkurtimi i namazit është më i mirë se shkurtimi i tij. Kjo shprehje nuk bie ndesh as me faktin që shkurtimi duhet kryer në rastin e caktuar. Kjo çështje është e ngjashme me atë në ajetin 158 të sures Bekare. Namazi është përcaktuar që të falet i plotë dhe dikush mund të ndihet keq po ta shkurtojë atë, prandaj kjo mënyrë e të shprehurit shërben për të qetësuar shpirtrat se nuk ka asnjë gjynah në një veprim të tillë, përderisa është i ligjëruar nga Zoti. Faktet që tregojnë se falja e namazit të shkurtuar është më e mirë për udhëtarin sesa falja e tij e plotë janë dy: Së pari, Profeti (a.s.) vazhdimisht e ka shkurtuar namazin në udhëtimet e tij. Së dyti, ajo është prej mëshirës, lehtësimit dhe butësisë së Allahut të Lartësuar për krijesat e Tij dhe, si e tillë, ajo duhet të pranohet duke shprehur mirënjohje për Të. Allahu i Lartësuar kënaqet kur i pranohen lehtësimet e Tij, ashtu sikundër e urren kur kryhen gjynahe. Vini re se si Allahu i Lartësuar ka thënë: “shkurtoni një pjesë namazi” dhe nuk ka thënë: “shkurtoni namazin”. Nga kjo mënyrë të shprehuri dalin dy përfitime:1. Nëse do të thoshte “shkurtoni namazin”, masa e shkurtimit do të ishte krejt e papërcaktuar dhe dikush do mund ta shkurtonte më tepër se ç’duhet, duke falur, për shembull, vetëm një rekat e duke menduar se kjo është e lejueshme. Por duke thënë: “shkurtoni një pjesë namazi” aludohet se ky shkurtim është i përcaktuar, ashtu siç dëshmohet nga Tradita e Profetit dhe e shokëve të tij.2. Kur thuhet: “një pjesë namazi” , nënkuptohet gjithashtu se jo të gjitha namazet shkurtohen, dhe dihet që vetëm namazet katër-rekatësh shkurtohen, ndërsa namazi i sabahut dhe ai i akshamit nuk shkurtohen.Në ajet bëhet edhe një kufizim tjetër: “...nëse keni frikë se mos jobesimtarët mund t’ju sulmojnë.”. Dijetarët e tefsirit kanë dhënë mendime të ndryshme lidhur me këtë kusht. I parë në kuptimin e drejtpërdrejtë, duket sikur namazi duhet të shkurtohet nëse jemi në udhëtim dhe kemi frikë nga ndonjë rrezik. Pra, në këtë këndvështrim, shkurtimi lejohet veçse kur plotësohen dy kushtet e mësipërme. Po nëse kushti i dytë nuk plotësohet, domethënë kur nuk ekziston frika, a lejohet shkurtimi i namazit? Kjo është një pyetje që ka shqetësuar edhe Omer Ibn Hatabin, i cili e pyeti Profetin (a.s.): “ O i Dërguari i Allahut, përse vazhdojmë të shkurtojmë namazin (gjatë udhëtimit) tani që jemi në paqe dhe të sigurt? A nuk thotë Allahu: “Kur të jeni në udhëtim, nuk është gjynah për ju nëse e shkurtoni një pjesë të namazit, nëse keni frikë se mos jobesimtarët mund t’ju sulmojnë.?” Profeti (a.s.) i tha: “Kjo është një sadaka që Zoti ju fali me bujari, prandaj pranojeni sadakanë e Tij!” Atëherë mund të themi se ky kusht është përmendur për arsye se kështu ndodhte zakonisht me Profetin (a.s.) dhe sahabët gjatë udhëtimeve të tyre. Ato ishin kryesisht udhëtime ushtarake dhe gjithmonë shoqëroheshin me rreziqe. Këtu shfaqet edhe një dobi tjetër, që duhet përmendur, duke zbuluar urtësinë e shkurtimit të namazit. Namazi është lejuar që të shkurtohet për shkak të vështirësive që zakonisht shoqërojnë udhëtimet. Përmendja e frikës së bashku me udhëtimin mund të kuptohet sikur shkurtimi lejohet veçse në raste udhëtimi të shoqëruara nga frika. Por kjo nuk është e saktë, siç e shpjeguam edhe më lart. Shkurtimi i namazit bëhet në dy mënyra: në formë dhe në numër rekatësh. Kur udhëtimi shoqërohet me frikë, namazi reduktohet në formë dhe në numër rekatësh. Kur udhëtimi nuk shoqërohet me frikë, namazi nuk reduktohet në formë, por në numër rekatësh. Ndërsa kur ekziston frika dhe nuk ndodhesh në udhëtim, lejohet reduktimi vetëm në formë. Më poshtë Allahu i Lartësuar shpjegon formën e namazit të frikës:

4:102Page 95

وَإِذَا كُنتَ فِيهِمۡ فَأَقَمۡتَ لَهُمُ ٱلصَّلَوٰةَ فَلۡتَقُمۡ طَآئِفَةٞ مِّنۡهُم مَّعَكَ وَلۡيَأۡخُذُوٓاْ أَسۡلِحَتَهُمۡۖ فَإِذَا سَجَدُواْ فَلۡيَكُونُواْ مِن وَرَآئِكُمۡ وَلۡتَأۡتِ طَآئِفَةٌ أُخۡرَىٰ لَمۡ يُصَلُّواْ فَلۡيُصَلُّواْ مَعَكَ وَلۡيَأۡخُذُواْ حِذۡرَهُمۡ وَأَسۡلِحَتَهُمۡۗ وَدَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡ تَغۡفُلُونَ عَنۡ أَسۡلِحَتِكُمۡ وَأَمۡتِعَتِكُمۡ فَيَمِيلُونَ عَلَيۡكُم مَّيۡلَةٗ وَٰحِدَةٗۚ وَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ إِن كَانَ بِكُمۡ أَذٗى مِّن مَّطَرٍ أَوۡ كُنتُم مَّرۡضَىٰٓ أَن تَضَعُوٓاْ أَسۡلِحَتَكُمۡۖ وَخُذُواْ حِذۡرَكُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ أَعَدَّ لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٗا مُّهِينٗا ١٠٢

And when you [i.e., the commander of an army] are among them and lead them in prayer,1 let a group of them stand [in prayer] with you and let them carry their arms. And when they have prostrated, let them be [in position] behind you and have the other group come forward which has not [yet] prayed and let them pray with you, taking precaution and carrying their arms. Those who disbelieve wish that you would neglect your weapons and your baggage so they could come down upon you in one [single] attack. But there is no blame upon you, if you are troubled by rain or are ill, for putting down your arms, but take precaution. Indeed, Allāh has prepared for the disbelievers a humiliating punishment.

Kur të jesh mes tyre(o Muhamed)e dëshiron t’u prijsh në faljen e namazit(në luftë), atëherë disa prej tyre le të vijnë e të falen me ty dhe le t’i mbajnë pranë edhe armët e veta. Kur të mbarojnë sexhden, këta le të qëndrojnë prapa jush(në roje)e le të vijnë ata të tjerët, që ende nuk janë falur e le të falen me ty! Le të jenë në gjendje gatishmërie, duke mbajtur armët e veta! -Kuptimi: Kur të falësh së bashku me ta namazin, duke e kryer atë në formën që duhet, ti u sqaron atyre rregullat dhe gjithçka duhet rreth namazit. Pastaj shtjellohet forma e namazit: Disa prej besimtarëve shkojnë e falen me Profetin (a.s.). Ndërkohë, grupi tjetër qëndon në rojë dhe gatishmëri kundër armikut. Menjëherë sa grupi i parë mbarojnë sexhden, domethënë namazin, ata largohen dhe, pas tyre, shkojnë ata që vigjilonin dhe falin namazin me Profetin (a.s.). Në ajet thuhet “Kur të mbarojnë sexhden”, në vend të: “Kur të mbarojnë namazin”, për të treguar rëndësinë e sexhdes dhe faktin që ajo është një nga shtyllat e domosdoshme të namazit. Ajeti tregon se imami, pas përfundimit të namazit nga grupi i parë, vazhdon të qëndojë në namaz për të pritur grupin e dytë. Ai vazhdon të falë me grupin e dytë pjesën e mbetur të namazit dhe pret derisa ata të plotësojnë faljen e tyre. Përfundimisht, imami jep selam së bashku me ta. Kjo është njëra nga mënyrat e faljes së namazit të frikës, e transmetuar saktësisht edhe si praktikë e Profetit (a.s.), bashkë me mënyrat e tjera. Ky ajet tregon, gjithashtu, se falja e namazit me xhemat është detyrim individual. Kjo kuptohet nga dy momente të ajetit. Së pari, Allahu i Lartësuar e bëri detyrë të falemi me xhemat edhe gjatë luftës, kur frika dhe rreziku është aq i madh, e kjo tregon se në kushte të tjera më komode, ajo është edhe më tepër e detyrueshme. Së dyti, gjatë namazit të frikës, tolerohen shumë mangësi të tij, vetëm e vetëm që të bëhet e mundur falja e namazit me xhemat. Kjo tregon rëndësinë e madhe të xhematit. Sikur të mos ishte i detyrueshëm namazi me xhemat, nuk do të lejohej lënia e disa veprave të tjera, që në kushte normale nuk do të liheshin. Ajeti, gjithashtu, tregon se më e mira dhe më e drejta është falja me xhemat vetëm pas një imami, jo pas disa imamëve. Duke qenë se atëherë ekzistonte mundësia që besimtarët të faleshin me disa imamë, por ata u urdhëruan të faleshin vetëm me një imam, kjo tregon rëndësinë e madhe të kësaj çështjeje. Përçarja në grupe nuk është e lejuar, ndërsa bashkimi rreth një imami të vetëm tregon unitet, krenari dhe forcë kundrejt armikut. Allahu i Lartësuar urdhëroi secilin grup që të mbajnë me vete dhe gati armët dhe të jenë të vëmendshëm e të kujdesshëm gjatë namazit të frikës. Edhe pse kjo mund të çojë në disa lëvizje dhe veprime të palejueshme gjatë namazit, ato konsiderohen të tolerueshme, për shkak të dobisë dhe nevojës. Dobia në këtë rast është kryerja njëkohësisht edhe e namazit, edhe e xhihadit. Nevoja është ruajtja nga qafirët, të cilët në çdo moment synojnë dëmtimin e muslimanëve dhe grabitjen e të mirave të tyre. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Jobesimtarët dëshirojnë që ju të jeni të pakujdesshëm ndaj armëve e pajimeve tuaja, me qëllim që t’ju sulmojnë me tërë fuqitë. -Pastaj Allahu i Lartësuar ua lejon atyre që janë të sëmurë apo kur është mot me shi, që të mos i mbajnë armatimet, por gjithmonë duke qenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm:Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është gjynah për ju që t’i lini armët, por edhe atëherë jini syçelë! Allahu ka përgatitur për jobesimtarët një dënim poshtërues. -Pjesë e ndëshkimit poshtërues është edhe urdhri i Zotit për besimtarët, për t’i vrarë armiqtë e tyre kudo që t’i zënë dhe për të qenë gjithmonë vigjilentë, që armiqtë të mos ia arrijnë kurrë qëllimit të tyre të zi. Allahu qoftë i Lavdëruar dhe i Lartësuar për mirësitë e shumta me të cilat Ai i ka dalluar besimtarët e Tij mbi të tjerët! Ndër mirësitë më të mëdha janë këto lehtësime, me të cilat Ai i ka ngritur ata në gradat e larta të përsosmërisë dhe krenarisë. Me të tilla dhunti, ata nuk do të mposhten kurrë.

4:103Page 95

فَإِذَا قَضَيۡتُمُ ٱلصَّلَوٰةَ فَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ قِيَٰمٗا وَقُعُودٗا وَعَلَىٰ جُنُوبِكُمۡۚ فَإِذَا ٱطۡمَأۡنَنتُمۡ فَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَۚ إِنَّ ٱلصَّلَوٰةَ كَانَتۡ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ كِتَٰبٗا مَّوۡقُوتٗا ١٠٣

And when you have completed the prayer, remember Allāh standing, sitting, or [lying] on your sides. But when you become secure, re-establish [regular] prayer. Indeed, prayer has been decreed upon the believers a decree of specified times.

Pasi të falni namazin(e frikës), përmendeni Allahun kur jeni në këmbë, ulur a të mbështetur. -Kuptimi: Pasi të përfundoni namazin e frikës apo namazet normale, përmendeni Allahun e Lartësuar në të gjitha gjendjet dhe situatat tuaja. Allahu i Lartësuar përmend namazin e frikës në mënyrë të veçantë, për arsye të veçanta:1. Përmirësimi i zemrës dhe lumturia e saj arrihet veçse nëpërmjet kthimit tek Allahu i Lartësuar me pendesë, bindje, përulje, dashuri dhe drojë ndaj Tij, me përmendje të Tij dhe me lavdërime për Të. Sigurisht, në momente frike, nevoje apo lufte, njeriu ka më tepër nevojë për këto ndjenja, që sjellin forcë, lumturi dhe qëndrueshmëri.2. Nuk ka dyshim se namazi është vepra më e mirë, përmes të cilit arrihen këto qëllime të larta, sepse namazi është lidhja e robit me Zotin e tij. Namazi është vepra më e rëndësishme që vërteton besimin dhe sigurinë në të, prandaj dhe Allahu i Lartësuar e ka bërë detyrim për adhuruesit e Tij që të falen gjatë natës dhe ditës.3. Përgjatë namazit të frikës, shumë nga elementët e tij, që shkaktojnë ndjenja të fuqishme tek adhuruesi, nuk realizohen plotësisht, prandaj dhe urdhri për ta përmendur Allahun pas këtij namazi është me shumë vend. Kjo bëhet, pra, për të përmbushur edhe ndonjë boshllëk a mangësi të mbetur.4. Frika shkakton dobësimin e zemrës dhe të trupit, dhe kështu ajo sjell dobësi në përballjen me armikun. Prandaj vjen urdhri për të përmendur sa më shpesh Allahun, sepse dhikri është një nga forcuesit dhe qetësuesit më të mëdhenj të zemrës.5. Përmendja e Zotit, e shoqëruar me durimin dhe qëndrueshmërinë, është një nga faktorët më vendimtarë për arritjen e suksesit dhe fitores. I Lartësuari thotë: “O ju që keni besuar! Kur të ndesheni me ndonjë forcë, qëndroni fort dhe përmendeni shumë (dhe shpesh)Allahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar! Bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij, e mos u grindni ndërmjet jush, sepse kështu do të dobësoheshit e do t’ju linte fuqia. Bëhuni durimtarë sepse Allahu është me durimtarët.” [Enfal 45, 46].Kështu, nxitja për përmendjen e Zotit në gjendje të tilla të vështira është shumë e vlefshme dhe me vend.E, kur të jeni të qetë(nga rreziku), atëherë, faleni namazin në mënyrë të rregullt,...” -Nëse mbaron gjendja e luftës ose largohet rreziku dhe ju qetësoheni, atëherë kryejeni namazin në formën më të plotë, qoftë me veprimet e tij të jashtme, qoftë me veprimet e brendshme të zemrës....sepse namazi është detyrim i përcaktuar për besimtarët. -Namazi është bërë detyrë për besimtarët që ta kryejnë në kohët e përcaktuara nga Zoti, prandaj nuk lejohet të neglizhohet ky kusht. Këto kohë u janë qartësuar muslimanëve të vegjël dhe të mëdhenj, të diturve dhe të paditurve. Të gjithë i kanë mësuar këto kohë nga Profeti i tyre, Muhamedi (a.s.), i cili i porositi: “Faluni ashtu siç më keni parë mua të falem!” Shprehja: “...për besimtarët” tregon se falja e namazit është matës dhe tregues i besimit. Në varësi të besimit, do të jetë edhe kryerja e namazit në sasi dhe cilësi. Ajo tregon, gjithashtu, se jomuslimanët që jetojnë në shtetin islam, edhe pse janë të detyruar që të respektojnë ligjet e tij, ata nuk urdhërohen që të ushtrojnë ritet fetare islame, siç është falja e namazit. Madje, namazi i tyre është i pavlefshëm, përderisa ata vazhdojnë të jenë në kufër. Ndërsa në ahiret, ata do të ndëshkohen për lënien e adhurimeve.

4:104Page 95

وَلَا تَهِنُواْ فِي ٱبۡتِغَآءِ ٱلۡقَوۡمِۖ إِن تَكُونُواْ تَأۡلَمُونَ فَإِنَّهُمۡ يَأۡلَمُونَ كَمَا تَأۡلَمُونَۖ وَتَرۡجُونَ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا يَرۡجُونَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا ١٠٤

And do not weaken in pursuit of the enemy. If you should be suffering - so are they suffering as you are suffering, but you expect from Allāh that which they expect not. And Allāh is ever Knowing and Wise.

Mos u tregoni të dobët kur të ndiqni armikun! -Pra, mos tregoni dobësi e plogështi në ndjekjen dhe sulmin kundër armiqve jobesimtarë. Mos tregoni dobësi e plogështi në zhvillimin e luftës në rrugën e Zotit dhe gjithmonë qëndroni syçelë e në gatishmëri. Dijeni se dobësia e zemrës sjell dobësimin trupor, dhe kjo dëmton qëndrueshmërinë në luftën kundër qafirëve. Pra, jini të fuqishëm dhe aktivë në luftë! Pastaj Allahu i Lartësuar thotë diçka që i forcon zemrat e besimtarëve:Nëse ju ndieni dhimbje,(dijeni se)edhe ata, sikurse ju, ndiejnë dhimbje. Por ju shpresoni nga Allahu atë çka ata nuk e shpresojnë. -Kuptimi: Nëse ju ndieni dhimbje e lodhje, ta dini se nuk jeni të vetmit që i provoni. Edhe qafirët i vuajnë ato, dhe në këtë aspekt jeni të barabartë, prandaj nuk ju takon juve të shkurajoheni për hir të këtyre dhimbjeve e plagëve. Dinjiteti juaj nuk duhet t’ju lejojë që të përuleni përpara të tilla vështirësish. Është e pranueshme që herë të mundesh e herë të fitosh mbi armiqtë, por që të shkurajohesh para tyre tregon dobësi nga ana juaj. Ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë. Ju shpresoni të gëzoni mirësitë e Tij të mrekullueshme dhe të shpëtoni nga ndëshkimi i Tij. Madje, besimtarët e zgjedhur kanë qëllime më të larta. Ata synojnë dhe punojnë për të ndihmuar fenë e Allahut, për të zbatuar Sheriatin dhe për të përhapur më gjerë Islamin. Ata përpiqen për udhëzimin e të humburve dhe për mposhtjen e armiqve të besimit. Këto objektiva të larta i motivojnë besimtarët e sinqertë dhe iu japin atyre forcë dhe guxim të vazhdueshëm. Nuk ka të krahasuar mes atyre që synojnë vetëm krenarinë e kënaqësinë në këtë botë, që edhe mund të mos e arrijnë, dhe atyre që synojnë dhe luftojnë për arritjen e lumturisë së dynjasë dhe të ahiretit, për fitoren e kënaqësisë së Zotit dhe për Xhenetin e premtuar nga Ai, dhe që sigurisht do t’i arrijnë. I Lartësuar dhe i Lavdëruar qoftë Allahu i Madhërishëm, që i dalloi robërit e Tij të sinqertë me mirësi të shumta mbi njerëzit e tjerë. Dallimi i tyre është bërë prej diturisë dhe urtësisë së Tij të madhe dhe absolute. Prandaj i Lartësuari thotë në fund të këtij ajeti:Allahu është i Ditur e i Urtë. -Pra, Allahu është i plotë në dijen e Tij dhe në urtësinë e Tij.

4:105Page 95

إِنَّآ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ لِتَحۡكُمَ بَيۡنَ ٱلنَّاسِ بِمَآ أَرَىٰكَ ٱللَّهُۚ وَلَا تَكُن لِّلۡخَآئِنِينَ خَصِيمٗا ١٠٥

Indeed, We have revealed to you, [O Muḥammad], the Book in truth so you may judge between the people by that which Allāh has shown you. And do not be for the deceitful an advocate.

Ne të kemi zbritur ty(o Muhamed)Librin(Kur'anin)me të vërtetën, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi Allahu. -Allahu i Lartësuar tregon se ia shpalli Kur’ânin robit të Tij, Muhamedit (a.s.), me vërtetësi, të ruajtur dhe të sigurt nga ndikimi i Shejtanit të mallkuar, si edhe të ruajtur nga devijimet dhe shtrembërimet. Ai është një libër i vërtetë, ashtu si ka dashur Zoti i Lartësuar. Kumtet e tij janë të vërteta, ndërsa urdhrat dhe ndalesat e përcaktuara në të janë të drejta. Thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Fjalët e Zotit janë të plota në vërtetësinë dhe drejtësinë e tyre.”Allahu i Lartësuar na tregon se e shpalli Kur’ânin që njerëzit të gjykojnë me të. Në një ajet tjetër, Ai thotë: “Ne edhe para teje nuk dërguam veçse burra, të cilëve u dhamë Shpallje. Pyesni, pra dijetarët nëse nuk dini! (I patëm dërguar ata) me Argumente e me libra të shenjtë. Ndërsa ty ta shpallëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, që ata të mendojnë (në këtë shpallje).”[Nahl 43, 44]. Ka mundësi që ky ajet t’i referohet gjykimit të atyre çështjeve për të cilat njerëzit kanë mosmarrëveshje, ndërsa ajeti i sures Nisa, të cilin po komentojmë, t’i referohet sqarimit të çështjeve fetare në tërësi, kryesore qofshin apo degëzime të saj. Megjithatë, ka mundësi që të dy ajetet të kenë të njëjtin kuptim: të pohojnë se Kur’âni është shpallur për t’u dhënë gjykim të drejtë të gjitha çështjeve, pa përjashtim. Allahu i Lartësuar e dërgoi Profetin (a.s)për të gjykuar me drejtësi mes njerëzve, për çdo lloj çështjeje. Allahu i Lartësuar ka thënë diçka në këtë ajet, që na jep të kuptojmë shumë. Ai thotë: “...të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi Allahu”. Pra, jo sipas dëshirës së Profetit a.s, por duke u bazuar në dijen që i mësoi Zoti. Kjo do të thotë që Profeti (a.s)gjykonte vetëm i bazuar në dijen dhe udhëzimin që i jepte Zoti, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Ai nuk flet sipas dëshirës, por ato janë veçse shpallje, që i vijnë atij.” [Nexhm 3, 4]. Siç kuptohet, Profeti (a.s)ishte i ruajtur nga gabimet në drejtim të përcjelljes së Shpalljes hyjnore dhe nga gabimet në gjykimet fetare. Gjithashtu, ajeti tregon se një gjykim i drejtë duhet të jetë i bazuar në dije dhe në drejtësi. Allahu i Lartësuar thotë: “me atë që të mësoi Allahu”, dhe nuk thotë: “sipas dëshirës tënde”. Kështu, për të gjykuar drejt mes njerëzve, duhet të njohim Kur’ânin. Duke na urdhëruar që të gjykojmë mes njerëzve me drejtësi dhe paanshmëri, Allahu i Lartësuar na ka ndaluar në të njëjtën kohë edhe nga padrejtësia, e cila është e kundërta e drejtësisë:Mos u dil kurrë në krah tradhtarëve! -Pra, kurrë mos polemizo për të mbrojtur një njeri tradhtia e të cilit të është bërë e qartë dhe e ditur, ose një njeri që pretendon të marrë diçka që nuk i takon, ose atë që mohon përgjegjësitë e veta me ndërgjegje të plotë! Ky ajet tregon për ndalimin e polemikës për çështje të pabaza, si dhe ndalimin e mbështetjes së të padrejtëve, qoftë në polemikat fetare, qoftë në ato për çështjet e kësaj bote. Në vështrim të anasjelltë, ajeti tregon se lejohet të mbështesësh një njeri, për të cilin nuk dihet të ketë bërë padrejtësi.

4:106Page 96

وَٱسۡتَغۡفِرِ ٱللَّهَۖ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورٗا رَّحِيمٗا ١٠٦

And seek forgiveness of Allāh. Indeed, Allāh is ever Forgiving and Merciful.

Kërkoji falje Allahut, sepse Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Kërkoji falje Allahut, nëse ke bërë ndonjë gabim në raste të tilla ose në raste të tjera, se Ai është Falës i gjynaheve. Allahu fal edhe gjynahet e mëdha, nëse njeriu pendohet dhe kthehet tek Ai me përunjësi, i bindur dhe i nënshtruar. Madje, jo vetëm që ia pranon pendimin dhe ia mbulon gabimet, por i jep forcë dhe sukses që të vazhdojë adhurimin me vepra të mira, për të cilat Allahu ka premtuar shpërblim të madh.

4:107Page 96

وَلَا تُجَٰدِلۡ عَنِ ٱلَّذِينَ يَخۡتَانُونَ أَنفُسَهُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ مَن كَانَ خَوَّانًا أَثِيمٗا ١٠٧

And do not argue on behalf of those who deceive themselves. Indeed, Allāh loves not one who is a habitually sinful deceiver.

Mos polemizo në emër të atyre që tradhtojnë vetveten! -Fjala: “jaħtânûne” vjen nga “el ħijânetu”, e cila ka kuptimin: krim, tradhti, padrejtësi, gjynah etj. Pra, Allahu i Lartësuar na ndalon të mbështesim ata që i bëjnë padrejtësi vetes dhe të tjerëve me gjynahet dhe pabesitë e tyre. Më kryesorët janë ata që bëjnë gjynahe për të cilat Sheriati ka vendosur masa ndëshkimore. Është e palejueshme që një besimtar të dalë në mbrojtje të këtyre lloj njerëzve, për t’i shpëtuar ata prej ndëshkimit të përcaktuar në Sheriat. E si mund të dalësh në mbrojtje të dikujt që Zoti nuk e do?!Allahu nuk i do ata që janë tradhtarë e gjynahqarë. -Allahu i Lartësuar nuk i do ata që bëjnë padrejtësi, gjynahe e tradhti. Nëse Ai thotë se nuk i do, kjo nënkupton se i urren ata. Kështu kuptojmë shkakun dhe urtësinë e ndalesës së mësipërme. Pra, ne nuk duhet të ndihmojmë ata që bëjnë tradhti dhe padrejtësi, sepse Allahu i urren ata. Më poshtë, Allahu i Lartësuar përshkruan gjendjen e këtyre të pabesëve dhe të padrejtëve, kur thotë:

4:108Page 96

يَسۡتَخۡفُونَ مِنَ ٱلنَّاسِ وَلَا يَسۡتَخۡفُونَ مِنَ ٱللَّهِ وَهُوَ مَعَهُمۡ إِذۡ يُبَيِّتُونَ مَا لَا يَرۡضَىٰ مِنَ ٱلۡقَوۡلِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا يَعۡمَلُونَ مُحِيطًا ١٠٨

They conceal [their evil intentions and deeds] from the people, but they cannot conceal [them] from Allāh, and He is with them [in His knowledge] when they spend the night in such as He does not accept of speech. And ever is Allāh, of what they do, encompassing.

Ata fshihen prej(shikimit të)njerëzve e nuk ruhen prej(shikimit të)Allahut, dhe Ai është afër tyre kur thurin plane me të cilat Ai nuk është i kënaqur. -Kjo vjen nga dobësia e imanit të tyre. Pra, duke qenë se kanë besim të dobët, ata kanë më shumë frikë nga njerëzit sesa nga Allahu i Madhërishëm, prandaj përpiqen me çdo mënyrë, e lejuar apo e palejuar qoftë, që t’i shpëtojnë demaskimit para njerëzve, për padrejtësitë e tyre të dënueshme. Ndërkohë, ata harrojnë që Allahu i Madhërishëm i ka parë dhe i ka dëshmuar padrejtësitë e tyre të mëdha. Allahu i Gjithëditur dhe i Plotpushtetshëm është gjithmonë pranë tyre me dijen e Tij, në çdo gjendje, sidomos kur ata thonë fjalë e thurin kurthe të cilat i Gjithëmëshirshmi nuk i do. Ata bënin plane si të nxirrnin të pafajshëm kriminelin dhe si të fajësonin një të pafajshëm, dhe për këtë qëllim argumentonin para Profetit (a.s.). Kështu ata bënin disa padrejtësi, pa e përfillur mbikëqyrjen e Zotit të qiejve dhe të tokës, i Cili e dinte dhe e shihte se çfarë fshihnin brenda shpirtrave. Prandaj i Madhëruari i kërcënoi ata, duke u përmendur këtë fakt:Allahu i përfshin të gjitha veprimet e tyre. -Allahu i Lartësuar përfshin gjithçka me dijen dhe pushtetin e Tij. Megjithatë, Ai nuk nxitohet për t’i ndëshkuar të padrejtët. Ai i afatizon dhe vazhdimisht i fton për t’u penduar dhe për të mos vazhduar me gjynahet e tyre. Ai u tërheq vazhdimisht vëretjen, sepse ndëshkimi i Tij është i drejtë dhe i rreptë.

4:109Page 96

هَٰٓأَنتُمۡ هَٰٓؤُلَآءِ جَٰدَلۡتُمۡ عَنۡهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا فَمَن يُجَٰدِلُ ٱللَّهَ عَنۡهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ أَم مَّن يَكُونُ عَلَيۡهِمۡ وَكِيلٗا ١٠٩

Here you are - those who argue on their behalf in [this] worldly life - but who will argue with Allāh for them on the Day of Resurrection, or who will [then] be their representative?

Ju polemizoni për t’i mbrojtur ata në jetën e kësaj bote. Por kush do të polemizojë me Allahun për ta Ditën e Gjykimit dhe kush do të bëhet përfaqësuesi i tyre?! -Kuptimi: Le ta supozojmë se i shpëtuat ata nga turpërimi para njerëzve në këtë botë. Po sa do t’u vlejë atyre kjo Ditën e Gjykimit?! Kush mund të polemizojë me Allahun për t’i mbrojtur atë ditë, kur e vërteta do të shpallet para fytyrave të tyre?! Atë ditë, gjuha, duart dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë me vërtetësi se çfarë kanë bërë ata. Në suren Nur, ajeti 25, i Lartësuari thotë: “Atë ditë Allahu do t'ua japë të plotë (gjithë) shpërblimin e merituar. Dhe ata e dinë mirë se Allahu është vetë e Vërteta.”. E kush mund të polemizojë me Atë që njeh të fshehtat vetë dhe të fshehtat e të fshehtave, aq më tepër atë ditë kur Ai do të sjellë dëshmi të pamohueshme dhe dëshmitarë të pakundërshtueshëm? Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na jep një porosi shumë të rëndësishme. Ai na nxit që të meditojmë dhe të krahasojmë mirësitë e dynjasë me mirësitë e ahiretit, të cilat varen nga zbatimi i urdhrave të Tij. Pra, Ai sikur na thotë: “Kur nefsi ju nxit për të mos zbatuar ndonjë urdhër të Zotit, me pretendimin e arritjes së ndonjë të mirë në këtë dynja, shqyrtojeni me kujdes këtë ftesë tinzare e thuajini vetes: “Ja, e le pa zbatuar këtë urdhër të Zotit tënd, por çfarë përfitove nga kjo dynja? Po në jetën tjetër, çfarë shpërblimi të Zotit ke për të humbur?” Kujto, gjithashtu, dëshpërimin dhe ndëshkimin që mund të vuash, për shkak të shpërfilljes së urdhrit të Zotit!” Gjithashtu, nëse nefsi ju nxit drejt dëshirave të shfrenuara, të cilat Zoti i ka ndaluar, thuajini atij: “Edhe nëse ti arrin ta plotësosh një dëshirë të shfrenuar, që Zoti e ka ndaluar, dije se ajo është një kënaqësi e shkurtër dhe e përkohshme. Kur ajo të mbarojë, vendin e saj do ta zërë dëshpërimi, mërzitia, ankthi dhe trishtimi për shpërblimet e humbura dhe për ndëshkimin që e pret.” Vetëm një pjesë e hidhërimit të këtyre që përmendëm do të ishte e mjaftueshme që njeriu të largohej prej këtyre “ftesave” dashakeqe. Vërtet, meditimi i sjell robit dobi të shumta, sidomos kur peshon drejt të mirat dhe të këqijat. Ata që pretendojnë se janë të logjikshëm, por që i japin përparësi kënaqësive të përkohshme të kësaj jete, ata nuk janë të tillë, por janë veç injorantë dhe të padrejtë. Allahu na ndihmoftë!

4:110Page 96

وَمَن يَعۡمَلۡ سُوٓءًا أَوۡ يَظۡلِمۡ نَفۡسَهُۥ ثُمَّ يَسۡتَغۡفِرِ ٱللَّهَ يَجِدِ ٱللَّهَ غَفُورٗا رَّحِيمٗا ١١٠

And whoever does a wrong or wrongs himself but then seeks forgiveness of Allāh will find Allāh Forgiving and Merciful.

Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten me padrejtësi, pastaj kërkon falje tek Allahu, do ta gjejë Allahun Falës e Mëshirëplotë. -Çdokush që merr guximin e bën gjynahe, por më pas i kërkon falje Allahut të Madhëruar, ai ka për ta gjetur Allahun Falës dhe Mëshirues. Kërkimi i plotë i faljes nënkupton që ai të pranojë gabimin, të ndiejë keqardhje për veprimin e tij, të largohet nga ai dhe të jetë i vendosur që të mos kthehet më në të. Atyre që plotësojnë këto kushte, Allahu u ka premtuar falje dhe mëshirë, dhe Ai nuk e thyen kurrë premtimin. Ai ua fal gjynahet, ua mbulon dhe plotëson të metat që lënë gjynahet dhe ua rikthen të plotë shpërblimin. Përveç kësaj, Ai u jep forcë dhe sukses që, në pjesën e mbetur të jetës së tyre, ata të vazhdojnë të adhurojnë, duke mos lejuar që gjynahet të bëhen pengesë për në rrugën e drejtë. Kur Allahu i Madhëruar e fal dikë, Ai ia mbulon të metat dhe ia fshin pasojat që gjynahet lënë në jetën e njeriut. Allahu i Lartësuar në ajet thotë: “Kush bën ndonjë të keqe...”. Fjala “sûen” - “e keqe”, nëse përdoret si e papërcaktuar në fjali, i përfshin të gjitha llojet e gjynaheve, të mëdha dhe të vogla. Kjo fjalë e ka prejardhjen nga “sâe jesû’u”, që do të thotë “trishtuese, dëshpëruese”. Pra, gjynahet janë quajtur kështu, sepse ato sjellin ndëshkim dhe dëshpërim për vepruesit e tyre, dhe sepse ato në vetvete nuk janë të mira. Edhe në fjalinë: “...e ngarkon veten me padrejtësi”, fjala “padrejtësi” është e papërcaktuar, prandaj ajo i përfshin të gjitha llojet e padrejtësive, duke filluar nga padrejtësia më e madhe, që është idhujtaria, dhe duke vazhduar me të tjerat poshtë saj. Por kur këto dy fjalë përdoren të shoqëruara me njëra-tjetrën, domethënë “e keqe dhe padrejtësi”, secila prej tyre ka një kuptim më specifik, të përshtatshëm me kontekstin. Kështu, në rastin tonë, fjala “e keqe” ka për qëllim padrejtësitë ndaj njerëzve, që cenojnë jetën, pasurinë dhe nderin e tyre. Ndërsa “padrejtësia ndaj vetes” nënkupton padrejtësinë ndaj Zotit, domethënë gjynahet që cenojnë të drejtat e Zotit. Allahu i Lartësuar ka thënë: “...e ngarkon veten me padrejtësi”, sepse vetja jote nuk është prona jote, me të cilën mund të veprosh si të duash. Ajo është pronë e Allahut të Madhërishëm, të cilën ta ka lënë amanet për ta mbajtur në rrugën e drejtë dhe që ta nënshtrosh të ruajë drejtësinë. Ai të ka urdhëruar që ta ushqesh veten tënde me dituri të vlefshme dhe që ta nënshtrosh atë për të vepruar sipas kësaj dijeje, me sinqeritet vetëm për Të, Zotin e vetëm, Allahun e Madhërishëm. Njeriu duhet të mësojë porositë që i janë dhënë dhe duhet të punojë sipas tyre. Çdo rrugë tjetër e ndryshme është dhunë ndaj vetvetes, tradhti ndaj saj dhe largim nga drejtësia.

4:111Page 96

وَمَن يَكۡسِبۡ إِثۡمٗا فَإِنَّمَا يَكۡسِبُهُۥ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا ١١١

And whoever earns [i.e., commits] a sin only earns it against himself. And Allāh is ever Knowing and Wise.

Kush bën gjynah, ka ngarkuar veç vetveten! -Kjo përfshin çdo lloj vepre që të ngarkon me gjynah, e madhe apo e vogël qoftë. Pra, kushdo që bën ndonjë të keqe, ta dijë se pasojat e saj në dynja dhe në ahiret do të rëndojnë veçse mbi atë vetë, që e bëri të keqen, e mbi asnjë tjetër. Kështu thotë Allahu i Madhërishëm në një ajet tjetër: “Thuaj: “A të kërkoj tjetër zot veç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje?! Secilit i rëndon e keqja e vet dhe askush nuk do ta mbartë barrën e tjetrit. Kthimi juaj është te Zoti juaj. Ai do t’jua tregojë të vërtetën e asaj për të cilën kundërshtoheshit.” [En’am 164]. Por çfarë ndodh nëse gjynahet shtohen dhe askush nuk urdhëron për të mirë dhe nuk ndalon nga e keqja? Në të tilla raste, ndëshkimi është gjithëpërfshirës; ai rëndon mbi të gjithë njerëzit. Kur njerëzit nuk urdhërojnë për të mira dhe nuk ndalojnë nga e keqja, edhe kjo është një e keqe në vetvete, prandaj meriton ndëshkimin. Pra, ajeti i mësipërm e përfshin edhe këtë rast. Ky ajet tregon qartë drejtësinë dhe urtësinë e Allahut të Madhërishëm, i Cili nuk ndëshkon asnjë për faj të dikujt tjetër dhe nuk ndëshkon asnjë më shumë sesa e meriton për gjynahet që ka bërë. Prandaj Allahu i Lartësuar e mbyll ajetin duke thënë:Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -Allahut i takon dija absolute dhe urtësia e plotë. Ai e di shumë mirë se çfarë gjynahesh bën robi dhe gjithçka tjetër. Ai i di edhe shkaqet që e kanë shtyrë dikë për të bërë një gjynah, ashtu siç di edhe ndëshkimin që është përcaktuar për atë gjynah. Ai e di shumë mirë gjendjen e gjynahqarit, prandaj, nëse ai e ka kryer gabimin i mposhtur nga vetvetja, e cila e urdhëron për keq, por që është kthyer tek Allahu i Madhërishëm me pendim, i nënshtruar dhe i bindur, Ai pa dyshim që do ta falë, do t’ia mbulojë të metat dhe do t’ia pranojë pendimin. Por nëse ai vazhdimisht bën gjynahe, duke shpërfillur mbikëqyrjen e Allahut e duke mos marrë në konsideratë ndëshkimin e Tij, atëherë ai është shumë larg faljes dhe vështirë se i jepet sukses për t’u penduar. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:

4:112Page 96

وَمَن يَكۡسِبۡ خَطِيٓـَٔةً أَوۡ إِثۡمٗا ثُمَّ يَرۡمِ بِهِۦ بَرِيٓـٔٗا فَقَدِ ٱحۡتَمَلَ بُهۡتَٰنٗا وَإِثۡمٗا مُّبِينٗا ١١٢

But whoever earns an offense or a sin and then blames it on an innocent [person] has taken upon himself a slander and manifest sin.

Kush bën një gabim ose gjynah, e pastaj ia hedh atë një të pafajshmi, në të vërtetë, është ngarkuar me fajin e shpifjes dhe me një gjynah të qartë. -Kushdo që bën një gabim të madh apo të vogël, dhe pastaj akuzon për këtë faj dikë tjetër, që është i pafajshëm, ai është ngarkuar me fajin e shpifjes e me gjynah të qartë. Ai e ka ngarkuar veten me gjynahun e shpifjes kundër një të pafajshmi dhe ka bërë një vepër të rëndë për të merituar ndëshkimin. Kjo tregon se një vepër e tillë konsiderohet si një nga gjynahet e mëdha dhe shkatërruese. Ajo përmban në vetvete disa të këqija, si: kryerja e gjynahut, akuzimi i një të pafajshmi, mashtrimi, pretendimi i pafajësisë në mënyrë të padrejtë dhe ndëshkimi i padrejtë i një të pafajshmi. Përveç kësaj, është edhe cënim i figurës së të pafajshmit në shoqëri. Këto janë padrejtësi të shëmtuara, që sjellin probleme të mëdha në shoqëri. E lusim Allahun të na ruajë nga çdo e keqe! Më pas, Allahu i Lartësuar tregon mirësinë e madhe me të cilën Ai e dalloi Profetin e Tij, duke e ruajtur nga çdo devijim e padrejtësi të provokuar nga zullumqarët. Ai thotë:

4:113Page 96

وَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكَ وَرَحۡمَتُهُۥ لَهَمَّت طَّآئِفَةٞ مِّنۡهُمۡ أَن يُضِلُّوكَ وَمَا يُضِلُّونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمۡۖ وَمَا يَضُرُّونَكَ مِن شَيۡءٖۚ وَأَنزَلَ ٱللَّهُ عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَعَلَّمَكَ مَا لَمۡ تَكُن تَعۡلَمُۚ وَكَانَ فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكَ عَظِيمٗا ١١٣

And if it was not for the favor of Allāh upon you, [O Muḥammad], and His mercy, a group of them would have determined to mislead you. But they do not mislead except themselves, and they will not harm you at all. And Allāh has revealed to you the Book and wisdom and has taught you that which you did not know. And ever has the favor of Allāh upon you been great.

Po të mos ishte Mirësia e Allahut dhe Mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të kishin tentuar të të devijonin. -Dijetarët e tefsirit kanë treguar shkakun e shpalljes së këtyre ajeteve. Kështu, dikush kreu një vjedhje në Medinë. Më pas, kur dyshoi se mund të ishte pikasur nga njerëzit, ai, prej frikës nga demaskimi, e hodhi sendin e vjedhur në oborrin e një shtëpie tjetër, që nuk kishte lidhje me vjedhjen. Fisi i hajdutit shkuan te Profeti dhe kërkuan prej tij që të shpallte publikisht pafajësinë e tyre dhe se vjedhësi ishte ai në shtëpinë e të cilit u gjend sendi i vjedhur. Profeti (a.s.) gati e plotësoi kërkesën e tyre, por ajetet nuk vonuan të shpallnin të vërtetën. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e ruajti Profetin e Tij të mos bëhej mbështetës i padrejtësisë dhe të mos largohej nga e vërteta. Devijimi nga e vërteta është dy llojesh: devijim në dituri, duke mos e njohur të vërtetën, dhe devijim në veprimtari, duke punuar pa patur dije nga Zoti. Allahu i Lartësuar e ruajti Profetin (a.s.) nga të dyja këto lloje të devijimit. Ai na njoftoi se kurthet e tyre goditën dhe dëmtuan vetëm ata, ashtu sikurse ndodh me çdo intrigant e tradhtar. I Lartësuari thotë:Por ata nuk devijojnë asnjë, veç vetes së tyre, dhe nuk mund të të dëmtojnë ty aspak. -Nëpërmjet kësaj intrige, ata nuk mundën t’ia arrinin qëllimit të tyre. Përkundrazi, ata dështuan, u turpëruan, u mbushën me gjynahe dhe u privuan nga mirësitë. Ruajtja dhe përkujdesja e Allahut të Lartësuar për Profetin (a.s.) ishte një mrekulli. Ai jo vetëm që i dhuroi dije e urtësi të Dërguarit të Vet (a.s.), por edhe e udhëzoi dhe e ndihmoi që të punonte me atë dije madhështore, duke zbatuar urdhrat e Tij. Për mirësinë e diturisë dhe të urtësisë, i Lartësuari thotë:Allahu të shpalli ty Librin dhe Urtësinë e të mësoi atë që nuk e dije. -Ai të shpalli ty Kur’ânin dhe Urtësinë, që sqarojnë çdo gjë dhe ku ndodhen njohuritë e të parëve dhe të fundit. Për kuptimin e fjalës “Urtësi” janë dhënë dy mendime:1. Ajo nënkupton Sunetin, Traditën e Profetit (a.s.). Disa selefë kanë thënë: “Profetit (a.s.) i shpallej Suneti ashtu sikurse i shpallej Kur’âni.2. Ajo nënkupton urtësitë dhe zbërthimet e Sheriatit. Pra, është diçka më shumë se thjesht njohja e ligjeve të tij.Urtësi do të thotë t’i vendosësh gjërat në vendin që u takon. Allahu i Lartësuar thotë: ...e të mësoi çka nuk dije”. Gjithashtu, Ai thotë: “Ti nuk e dije se ç’është Libri dhe as imani...”. Ose një ajet tjetër: “...të gjeti të humbur, e të udhëzoi në rrugën e drejtë”. [Duha, 7]. Kështu vazhdoi pandërprerë mirësia e Zotit mbi profetin Muhamed a.s, duke i mësuar atij dituri dhe urtësi, që askush prej të parëve dhe të fundit nuk i kanë arritur e nuk do t’i arrijnë. Ai mbetet krijesa më e ditur, në mënyrë të padiskutueshme, dhe më i kompletuari me cilësitë më të larta. I Lartësuari thotë:Mirësia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe. -Mirësitë që Allahu i Lartësuar i fali Muhamedit (a.s)janë më të mëdha se çdo mirësi tjetër që Ai u ka dhënë krijesave. Ato janë vërtet të panumërta.

4:114Page 97

۞ لَّا خَيۡرَ فِي كَثِيرٖ مِّن نَّجۡوَىٰهُمۡ إِلَّا مَنۡ أَمَرَ بِصَدَقَةٍ أَوۡ مَعۡرُوفٍ أَوۡ إِصۡلَٰحِۭ بَيۡنَ ٱلنَّاسِۚ وَمَن يَفۡعَلۡ ذَٰلِكَ ٱبۡتِغَآءَ مَرۡضَاتِ ٱللَّهِ فَسَوۡفَ نُؤۡتِيهِ أَجۡرًا عَظِيمٗا ١١٤

No good is there in much of their private conversation, except for those who enjoin charity or that which is right or conciliation between people. And whoever does that seeking means to the approval of Allāh - then We are going to give him a great reward.

Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë të mire,... -Nuk ka mirësi në shumë biseda të fshehta që bëhen mes njerëzve. Ato ose janë biseda thjesht të padobishme, ose janë të dëmshme, sikurse janë fjalët e këqija e të ndaluara nga Zoti. Pastaj i Lartësuari ka përjashtuar nga ky gjykim një lloj të caktuar bisedash:...përveç atyre që këshillojnë për sadaka, për ndonjë të mirë ose për pajtim mes njerëzve. -Sadakaja mund të jetë me pasuri, dituri apo me çfarëdolloj mirësie qoftë. Madje, sadaka konsiderohen edhe adhurimet, si për shembull: të thuash subhânallâh, të thuash elhamdulil-lâh etj., sikurse ka thënë Profeti a.s: “Për çdo tesbih (shprehje subhânallâh) shënohet një sadaka, për çdo tekbir (Allâhu Ekber) një sadaka, për çdo tehlil (lâ ilâhe il-lall-llâh) një sadaka, urdhërimi për të mirë shënohet sadaka, ndalimi nga të këqijat shënohet sadaka, madje edhe shijimi i kënaqësive trupore të lejuara (me bashkëshorten) shënohet sadaka”...për ndonjë të mirë… -Pra, përveç atyre që urdhërojnë për të mira. “E mira” nënkupton bamirësinë ndaj krijesave dhe bindjen ndaj Zotit të madhëruar dhe Profetit a.s, ose, thënë ndryshe, çdo vepër që Sheriati e ka konsideruar si të mirë dhe që logjika e pranon si të tillë. Këtu është përmendur urdhërimi për të mira dhe jo ndalimi nga të këqijat. Megjithatë, nëse përmendet vetëm urdhërimi për të mira, ai nënkupton edhe ndalimin nga të këqijat, sepse moskryerja e haramit konsiderohet gjithashtu si punë e mirë. Po ashtu, e mira nuk mund të konsiderohet e plotë pa e lënë të keqen. Sidoqoftë, nëse përmenden bashkë urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga të këqijat, secili prej tyre merr kuptimin e vet specifik: urdhërimi për të mirë nënkupton kryerjen e të mirave, ndërsa ndalimi nga të këqijat nënkupton lënien e ndalesave.…ose për pajtim mes njerëzve... -Pajtimi vlen për rastet kur ka grindje dhe konflikte. Urrejtja, armiqësia dhe zemërimi gjatë konflikteve sjell, pa dyshim, përçarje dhe një të keqe të paimagjinueshme. Për këtë arsye, Sheriati ka urdhëruar dhe ka nxitur për pajtim mes njerëzve, në rastet e gjakmarrjes, të cenimit të pasurisë dhe të nderit, madje edhe në çështjet e fesë, sikurse thotë i Lartësuari: “Kapuni fort pas litarit të Allahut dhe mos u përçani!”. Ai thotë gjithashtu: “Nëse dy grupe besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, ju pajtojini ata! Nëse njëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë ju luftoni atë grup që ka sulmuar pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut! Nëse kthejnë rrugë, atëherë bëni pajtimin e tyre me drejtësi dhe paanësi! Allahu i do të drejtët.” [Huxhuratë, 9]. Ose: “Pajtimi është më i miri” [En-nisa 128]. Ai që punon për pajtimin është më i mirë se ai që qëndron duke u falur, agjëruar e dhënë sadaka. Pa dyshim që Allahu i Madhëruar ka për t’ia rregulluar çështjet dhe gjendjen e atij që sjell pajtimin e njerëzve. E kundërta ndodh me atë që punon për të futur përçarjen dhe urrejtjen mes njerëzve. Allahu i Lartësuar kurrë nuk ka për t’ia rregulluar punët dhe gjendjen e tij, sikurse thotë Ai në një ajet: “Allahu nuk e rregullon punën e prishësve.” Kështu, këto vepra të mira përjashtohen nga gjykimi i mësipërm. Ato janë mirësi dhe sjellin mirësi. Megjithatë, duhet të kujtojmë se shpërblimi i plotë arrihet nëpërmjet nijetit të mirë dhe sinqeritetit, prandaj i Lartësuari e thekson këtë fakt kur thotë:E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim shpërblim të madh. -Është detyrë për robin që, si qëllim të tijin, të ketë kënaqësinë e Allahut të Madhërishëm dhe çdo punë të mirë t’ia përkushtojë Atij, në çdo kohë dhe gjendje. Në këtë mënyrë, ai do të arrijë shpërblimin e madh dhe do të arrijë të bëhet prej të sinqertëve. Ai do ta fitojë shpërblimin, e përfundon punën apo jo, sepse nijeti është vendimtar në plotësimin e shpërblimit, nëse robi jep gjithçka që mundet për të kryer një vepër.

4:115Page 97

وَمَن يُشَاقِقِ ٱلرَّسُولَ مِنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ ٱلۡهُدَىٰ وَيَتَّبِعۡ غَيۡرَ سَبِيلِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ نُوَلِّهِۦ مَا تَوَلَّىٰ وَنُصۡلِهِۦ جَهَنَّمَۖ وَسَآءَتۡ مَصِيرًا ١١٥

And whoever opposes the Messenger after guidance has become clear to him and follows other than the way of the believers - We will give him what he has taken1 and drive him into Hell, and evil it is as a destination.

Kush i kundërvihet të Dërguarit, edhe pasi i është bërë e qartë e vërteta,... -Këtu bëhet fjalë për këdo që kundërshton Profetin (a.s) me arrogancë, pasi i është bërë e qartë e vërteta. Profeti (a.s.) e qartësoi të vërtetën e Zotit të Lartësuar nëpërmjet Kur’ânit dhe Traditës së tij. Është detyrë për çdo njeri që të pasojë rigorozisht udhëzimin e tij (a.s.), të përcjellë deri tek ne me saktësi nga besimtarët e parë të këtij umeti, që ishin sahabët, më pas tabiinët dhe nxënësit e tyre. Allahu i Lartësuar thotë:...dhe ndjek tjetër rrugë nga ajo e besimtarëve,... -Ata që kundërshtojnë këtë udhëzim dhe rrugën e besimtarëve të sinqertë, në mënyrën si besojnë, kuptojnë dhe zbatojnë Kur’ânin dhe Sunetin, ata do të kenë dënimin, të cilin Zoti i Lartësuar e ka përmendur më pas:Ne e lëmë në zgjedhjen e tij dhe e fusim në Xhehenem. Ky është përfundimi më i keq. -Allahu i Lartësuar do t’i lërë në zgjedhjen e tyre, duke mos i dhënë sukses që të pasojnë të vërtetën. Ky është një ndëshkim tërësisht i merituar, sepse këta lloj njerëzish e kanë mësuar qartë të vërtetën, por e kanë braktisur duke e shpërfillur atë. Drejtësia e Allahut të Lartësuar i shpërblen ata duke i lënë të enden në humbjen e tyre dhe të zhyten thellë e më thellë në të. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” [Saf, 5]. Ai thotë gjithashtu: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën).” [En’am 110, 111]. Po ta shohim ajetin anasjelltas, do të kuptojmë se çdokush që nuk kundërshton udhëzimin e Profetit (a.s)dhe nuk ndahet nga rruga e besimtarëve të sinqertë, Zoti i Lartësuar nuk do ta ndëshkojë me dënimin e përmendur më sipër. Me fjalë të tjera, çdokush që përpiqet të bëjë vepra të mira, duke pasur si qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut, pasimin e rrugës dhe traditës së Profetit të Tij, duke qëndruar gjithmonë pranë xhematit të muslimanëve, edhe nëse mund të bëjë gjynahe apo të anojë drejt tyre, karakteristikë kjo e shpirtit njerëzor, Allahu i Lartësuar nuk ka për ta braktisur kurrë atë dhe nuk do ta lërë të nënshtrohet përfundimisht përballë nefsit dhe shejtanit. Allahu i Lartësuar, me butësinë, bujarinë dhe mëshirën e Tij, do të kujdeset për të, duke e ruajtur dhe mbrojtur nga e keqja dhe duke i mundësuar të vazhdojë rrugën drejt Tij, sikurse Ai thotë për Jusufin (a.s.): “Kështu, Ne vendosëm që të largonim prej tij të keqen dhe poshtërsinë. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë.”. [Jusuf 24]. Kuptimi është shumë i qartë: Për shkak të sinqeritetit të tij, Ne larguam prej tij çdo të keqe. Kështu vepron Allahu i Lartësuar me të sinqertët. Duke treguar ndëshkimin e atyre që kundërshtojnë profetët dhe rrugën e besimtarëve të drejtë dhe të sinqertë, Allahu i Lartësuar thotë: “...e fusim në Xhehenem. Ky është përfundimi më i keq...”. Pra, Ai ka përgatitur për të tillët një ndëshkim të rëndë në Xhehenem, dhe nuk ka ndëshkim më të keq sesa ky. Ndëshkimi që Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar për ata që kundërshtojnë profetët dhe rrugën e besimtarëve të sinqertë, është i gradave të ndryshme, të cilat i di vetëm Ai. Ato janë përcaktuar në varësi të gradës së gjynahut, të madhësisë apo vogëlsisë së tij. Disa prej tyre do të dënohen përjetësisht në Zjarrin e Xhehenemit, duke merituar të gjithë poshtërimin. Por do të ketë edhe të tjerë, që nuk do të jenë në këtë gradë. Ndoshta ajeti vijues është pikërisht një shpjegim më i hollësishëm për këtë çështje. I Lartësuari thotë:

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском