As-Sa'diAn‑Nisa · 4:149–172

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

An-Nisa 4:149–172

4:149Page 102

إِن تُبۡدُواْ خَيۡرًا أَوۡ تُخۡفُوهُ أَوۡ تَعۡفُواْ عَن سُوٓءٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَفُوّٗا قَدِيرًا ١٤٩

If [instead] you show [some] good or conceal it or pardon an offense - indeed, Allāh is ever Pardoning and Competent.1

Nëse ju bëni ndonjë punë të mirë haptazi ose fshehtazi -Këtu bëhet fjalë për çdo lloj të mire, me fjalë a me vepra, punë të shfaquara a të fshehta, punë të detyrueshme a të pëlqyeshme....ose falni dikë për ndonjë vepër të keqe... -Pra, tregohuni falës dhe tolerantë ndaj atyre që ju kanë dëmtuar në trup, në pasuri, në nder apo në dinjitetin tuaj, sepse shpërblimi do të jepet sipas veprave që ju bëni. Kush tregohet falës dhe tolerant, ta dijë se edhe Allahu i Madhërishëm do të tregohet Falës dhe Mëshirues ndaj tij. Kush tregohet bamirës, ta dijë se Allahu do të jetë Bamirës me të.Allahu është Falës i madh e i Plotfuqishëm. -Allahu i fal gabimet dhe gjynahet e mëdha të robërve të Tij. Ai ua mbulon mangësitë dhe i trajton me faljen dhe mëshirën e Tij të madhe, që burojnë nga pushteti i Tij absolut. Ky ajet është nxitje për t’u thelluar në kuptimin e emrave dhe cilësive të Allahut të Madhërishëm. Krijimi dhe pushteti janë vetëm në dorën e Tij, dhe kjo tregohet nga emrat dhe cilësitë e Tij. Atëherë, përse duhet të jemi falës dhe tolerantë ndaj të tjerëve? Sepse Allahu i Madhërishëm është Falës i madh dhe i Plotpushtetshëm, i Cili i shpërblen ata që falin të tjerët me të njëjtën mënyrë. Ky shpërblim nuk është përmendur konkretisht, por është nënkuptuar duke përmendur emrat dhe cilësitë e Tij të mësipërme. Për ata që mendojnë, kaq mjafton si nxitje për të bërë punë të mira.

4:150Page 102

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكۡفُرُونَ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ وَيُرِيدُونَ أَن يُفَرِّقُواْ بَيۡنَ ٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ وَيَقُولُونَ نُؤۡمِنُ بِبَعۡضٖ وَنَكۡفُرُ بِبَعۡضٖ وَيُرِيدُونَ أَن يَتَّخِذُواْ بَيۡنَ ذَٰلِكَ سَبِيلًا ١٥٠

Indeed, those who disbelieve in Allāh and His messengers and wish to discriminate between Allāh and His messengers and say, "We believe in some and disbelieve in others," and wish to adopt a way in between -

Ata që e mohojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë(besimin në)Allahun nga(besimi në) profetët e Tij, duke thënë “Disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duan të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme,... -Këtu janë përmendur dy grupe, me cilësi të qarta për këdo. Njëri grup beson në Allahun, në të gjithë profetët dhe librat e Tij, ndërsa grupi tjetër mohon gjithçka nga këto. Megjithatë, mbetet edhe një grup i tretë, i cili pretendon se u beson disa profetëve, por mohon disa të tjerë, duke pretenduar se në këtë mënyrë do të shpëtojnë nga ndëshkimi i Zotit. Por kjo është thjesht ëndërr me sy hapur nga ana e tyre. Ata dëshirojnë të ndajnë besimin në Allahun nga besimi në profetët e Tij. Në të vërtetë, ai që e do Allahun e Madhërishëm duhet të dojë të gjithë profetët e Tij. Dashuria për të gjithë profetët e Zotit është plotësuese dhe shenjë treguese e dashurisë për Zotin. Armiqësia qoftë edhe ndaj njërit prej profetëve të Tij, konsiderohet si armiqësi ndaj Allahut dhe ndaj të gjithë profetëve të Tij, sikurse thotë i Madhëruari: “Kush është armik i Allahut, i melekëve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit, ta dijë se Allahu është armik i jobesimtarëve.” [Bekare 98]. Kështu, çdokush që mohon një profet, ka mohuar të gjithë profetët, madje edhe Profetin të cilin pretendon se e beson. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:

4:151Page 102

أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَٰفِرُونَ حَقّٗاۚ وَأَعۡتَدۡنَا لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٗا مُّهِينٗا ١٥١

Those are the disbelievers, truly. And We have prepared for the disbelievers a humiliating punishment.

... pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. -Allahu i Lartësuar deklaron gjykimin për të tillë njerëz, me qëllim që askush të mos mendojë se ata qëndrojnë mes dy grupeve të para, pra, mes besimit dhe kufrit. Ata janë qafirë të vërtetë, sepse çdo argument nëpërmjet të cilit ata kanë besuar, - siç pretendojnë, - Profetin e tyre, nuk është më i fortë se argumenti që u sillet për të besuar edhe profetët e tjerë. Argumentet e vërtetësisë së profetëve të tjerë janë po aq të fortë dhe të qartë apo ndoshta edhe më të fortë se argumentet për Profetin e tyre. Çdo pretendim dhe dyshim që hedhin kundra profetëve që i mohojnë, mund të pretendohet padrejtësisht edhe kundra Profetit që ata pandehin se e besojnë. Kështu, arsyeja e vetme që mbetet është thjesht pretendimi i pabazuar, përballë së cilit çdokush mund të sjellë një të ngjashëm me të. Pasi deklaroi se të tillët janë qafirë të vërtetë, i Lartësuari tregon ndëshkimin e dhimbshëm për ta dhe për çdo qafir tjetër:Ne kemi përgatitur një dënim poshtërues për mohuesit. -Për shkak të mendjemadhësisë që ata tregojnë ndaj besimit, Allahu i Madhërishëm do t’i poshtërojë me dënim të dhimbshëm dhe poshtërues e turpërues.

4:152Page 102

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ وَلَمۡ يُفَرِّقُواْ بَيۡنَ أَحَدٖ مِّنۡهُمۡ أُوْلَٰٓئِكَ سَوۡفَ يُؤۡتِيهِمۡ أُجُورَهُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا ١٥٢

But they who believe in Allāh and His messengers and do not discriminate between any of them - to those He is going to give their rewards. And ever is Allāh Forgiving and Merciful.

Ndërsa atyre që besojnë në Allahun dhe profetët e Tij, pa bërë asnjë dallim mes tyre, -Pra, së pari, ata besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij. Kjo nënkupton besimin në të gjithë emrat dhe cilësitë e Tij, që vetë Allahu na i ka treguar, si edhe besimin në çdo lajm dhe gjykim të sjellë prej profetëve të Tij. Ndërsa, së dyti, ata nuk bëjnë dallim mes asnjërit prej tyre. Ata i besojnë të gjithë profetët, pa përjashtim, dhe ky është imani i vërtetë, i ndërtuar mbi themele të drejta.Ai do t'ua japë(të plota)shpërblimet e tyre. -Ai do t’u japë shpërblimin për imanin e tyre dhe për veprat, fjalët dhe moralin e tyre të mirë, të ndërtuar mbi këtë iman. Secili do të shpërblehet sipas gradës së vet.Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. -Allahu i mbulon gabimet dhe i pranon e shpërblen punët e mira.

4:153–161Page 102

يَسۡـَٔلُكَ أَهۡلُ ٱلۡكِتَٰبِ أَن تُنَزِّلَ عَلَيۡهِمۡ كِتَٰبٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِۚ فَقَدۡ سَأَلُواْ مُوسَىٰٓ أَكۡبَرَ مِن ذَٰلِكَ فَقَالُوٓاْ أَرِنَا ٱللَّهَ جَهۡرَةٗ فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ بِظُلۡمِهِمۡۚ ثُمَّ ٱتَّخَذُواْ ٱلۡعِجۡلَ مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡهُمُ ٱلۡبَيِّنَٰتُ فَعَفَوۡنَا عَن ذَٰلِكَۚ وَءَاتَيۡنَا مُوسَىٰ سُلۡطَٰنٗا مُّبِينٗا ١٥٣

The People of the Scripture ask you to bring down to them a book from the heaven. But they had asked of Moses [even] greater than that and said, "Show us Allāh outright," so the thunderbolt struck them for their wrongdoing. Then they took the calf [for worship] after clear evidences had come to them, and We pardoned that. And We gave Moses a clear authority.

وَرَفَعۡنَا فَوۡقَهُمُ ٱلطُّورَ بِمِيثَٰقِهِمۡ وَقُلۡنَا لَهُمُ ٱدۡخُلُواْ ٱلۡبَابَ سُجَّدٗا وَقُلۡنَا لَهُمۡ لَا تَعۡدُواْ فِي ٱلسَّبۡتِ وَأَخَذۡنَا مِنۡهُم مِّيثَٰقًا غَلِيظٗا ١٥٤

And We raised over them the mount for [refusal of] their covenant; and We said to them, "Enter the gate bowing humbly"; and We said to them, "Do not transgress on the sabbath"; and We took from them a solemn covenant.

فَبِمَا نَقۡضِهِم مِّيثَٰقَهُمۡ وَكُفۡرِهِم بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَقَتۡلِهِمُ ٱلۡأَنۢبِيَآءَ بِغَيۡرِ حَقّٖ وَقَوۡلِهِمۡ قُلُوبُنَا غُلۡفُۢۚ بَلۡ طَبَعَ ٱللَّهُ عَلَيۡهَا بِكُفۡرِهِمۡ فَلَا يُؤۡمِنُونَ إِلَّا قَلِيلٗا ١٥٥

And [We cursed them]1 for their breaking of the covenant and their disbelief in the signs of Allāh and their killing of the prophets without right and their saying, "Our hearts are wrapped" [i.e., sealed against reception]. Rather, Allāh has sealed them because of their disbelief, so they believe not, except for a few.2

وَبِكُفۡرِهِمۡ وَقَوۡلِهِمۡ عَلَىٰ مَرۡيَمَ بُهۡتَٰنًا عَظِيمٗا ١٥٦

And [We cursed them] for their disbelief and their saying against Mary a great slander1

وَقَوۡلِهِمۡ إِنَّا قَتَلۡنَا ٱلۡمَسِيحَ عِيسَى ٱبۡنَ مَرۡيَمَ رَسُولَ ٱللَّهِ وَمَا قَتَلُوهُ وَمَا صَلَبُوهُ وَلَٰكِن شُبِّهَ لَهُمۡۚ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِ لَفِي شَكّٖ مِّنۡهُۚ مَا لَهُم بِهِۦ مِنۡ عِلۡمٍ إِلَّا ٱتِّبَاعَ ٱلظَّنِّۚ وَمَا قَتَلُوهُ يَقِينَۢا ١٥٧

And [for] their saying, "Indeed, we have killed the Messiah, Jesus the son of Mary, the messenger of Allāh." And they did not kill him, nor did they crucify him; but [another] was made to resemble him to them. And indeed, those who differ over it are in doubt about it. They have no knowledge of it except the following of assumption. And they did not kill him, for certain.1

بَل رَّفَعَهُ ٱللَّهُ إِلَيۡهِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمٗا ١٥٨

Rather, Allāh raised him to Himself. And ever is Allāh Exalted in Might and Wise.

وَإِن مِّنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ إِلَّا لَيُؤۡمِنَنَّ بِهِۦ قَبۡلَ مَوۡتِهِۦۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يَكُونُ عَلَيۡهِمۡ شَهِيدٗا ١٥٩

And there is none from the People of the Scripture but that he will surely believe in him [i.e., Jesus] before his death.1 And on the Day of Resurrection he will be against them a witness.

فَبِظُلۡمٖ مِّنَ ٱلَّذِينَ هَادُواْ حَرَّمۡنَا عَلَيۡهِمۡ طَيِّبَٰتٍ أُحِلَّتۡ لَهُمۡ وَبِصَدِّهِمۡ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ كَثِيرٗا ١٦٠

For wrongdoing on the part of the Jews, We made unlawful for them [certain] good foods which had been lawful to them, and for their averting from the way of Allāh many [people],

وَأَخۡذِهِمُ ٱلرِّبَوٰاْ وَقَدۡ نُهُواْ عَنۡهُ وَأَكۡلِهِمۡ أَمۡوَٰلَ ٱلنَّاسِ بِٱلۡبَٰطِلِۚ وَأَعۡتَدۡنَا لِلۡكَٰفِرِينَ مِنۡهُمۡ عَذَابًا أَلِيمٗا ١٦١

And [for] their taking of usury while they had been forbidden from it, and their consuming of the people's wealth unjustly. And We have prepared for the disbelievers among them a painful punishment.

Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje(o Muhamed)t’u zbresësh një libër nga qielli. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe dhe thanë “Na trego Allahun haptazi!” Atëherë, ata i kapi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë. Pastaj adhuruan(për zot) viçin, edhe pasi u patën ardhur shenja të qarta. Ne i falëm ata dhe i dhamë Musait pushtet të qartë.Që ata t’i përmbaheshin besës, Ne ngritëm mbi ta malin Tur. Ne u thamë: “Hyni te porta të përulur!”. Gjithashtu, u thamë: “Mos e përdhosni të shtunën!”dhe patëm marë prej tyre një besë të fortë.(Ata u mallkuan)Për shkak të shkeljes së besëlidhjes(me Zotin), të mohimit të shpalljeve të Allahut, të vrasjes së profetëve pa kurrfarë të drejtë dhe të thënies së tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura”. Allahu ua vulosi ato (zemrat)për shkak të mohimit të tyre, prandaj vetëm pak prej tyre do të besojnë.(Ata u mallkuan)Edhe për shkak të mosbesimit të tyre dhe të shpifjes së rëndë kundër Merjemes,edhe për shkak se thoshin(me mburrje): “Ne e vramë Mesihun - Isanë, birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut”. Në fakt, ata as nuk e vranë, as nuk e kryqëzuan, por ashtu iu duk. Ata që nuk pajtohen për çështjen e tij janë gjithë dyshime për të. Ata nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, por veç hamendësime. Në të vërtetë, ata nuk e vranë atë.Jo. Allahu e ngriti atë pranë Vetes Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë.Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij dhe Ditën e Kiametit, ai do të dëshmojë kundër tyre.Për shkak të padrejtësisë së hebrejve dhe për shkak se ata penguan shumë nga rruga e Allahut, Ne ua bëmë haram disa të mira, që më parë ishin të lejuara.Edhe për shkak të përfitimit nga kamata, ndërkohë që e kishin të ndaluar atë, si dhe për shkak të ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të dhimbshëm për ata prej tyre që nuk besuan.Kjo kërkesë që ithtarët e Librit i drejtuan Profetit (a.s)buronte nga inati dhe ngaqë nuk e pranonin si profet të Zotit. Ata e bënë këtë kërkesë, duke e caktuar si të vetmin kusht për të besuar Muhamedin (a.s)si profet të Zotit. Kështu, ata i kërkuan Profetit (a.s)që Allahu t’ua zbriste Kur’ânin atyre njëherësh, ashtu sikurse zbriti Teuratin dhe Ungjillin. Kjo ishte padrejtësia dhe injoranca më e madhe, sepse profetët janë thjesht njerëz të udhëzuar dhe të nënshtruar ndaj Zotit, që nuk kanë asnjë çështje në dorën e tyre. Çdo çështje është tërësisht në dorën e Zotit dhe është vetëm Ai që i dërgon profetët dhe u shpall atyre çfarë të dëshirojë. Si mund të kërkohet prej profetëve diçka të cilën e ka në dorë vetëm Zoti? Prandaj, kur mohuesit kërkuan mrekulli prej Profetit a.s, i Lartësuari e urdhëroi këtë të fundit që t’u kujtonte atyre faktin që ai ishte veçse një njeri. Tregon i Lartësuari në suren Isra, ajete 88 - 93: “Thuaj (o Muhamed): “Sikur njerëzit dhe xhindet të bashkoheshin të gjithë bashkë, për të sjellë një Kur’ân si ky, nuk do të mund t’ia arrinin kurrë të sillnin as një të ngjashëm me të edhe po ta ndihmonin njëri-tjetrin”. Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj të çdo lloji, por shumica e njerëzve zgjedhin veçse mohimin. Ata thanë: “Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të na nxjerrësh burime prej tokës; Ose të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh që mes e tyre të rrjedhin vazhdimisht lumenj; Ose, ashtu sikurse mëton ti (se do të na dënojë Zoti), le të bjerë mbi ne qielli copa-copa; ose derisa të na sjellësh Allahun dhe melekët pranë nesh (t’i shohim haptazi); Ose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh lart në qiell. Madje, edhe sikur të ngjitesh lart në qiell, ne nuk do të të besojmë, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë.” Thuaj: “I madhëruar qoftë Allahu!” A mos jam unë tjetër, përveçse një njeri profet?”” Përcaktimi i kësaj kërkese si i vetmi kusht për vërtetësinë apo jo të profetësisë së Muhamedit a.s, ishte thjesht një pretendim bosh, pa asnjë lidhje me realitetin. Ku është parë e dëgjuar që, nëse një profeti nuk i shpallet Libri i plotë dhe menjëherë, ai nuk duhet besuar?! Përkundrazi, pikërisht zbritja pjesë-pjesë e Kur’ânit është argument shumë i qartë, që tregon përkujdesjen e plotë dhe të madhe të Zotit për profetin Muhamed (a.s)dhe për popullin pasues të tij. I Lartësuari ka thënë: “Ata që nuk besojnë thonë: “Përse të mos i zbriste Kur'ani atij (Muhamedit) i gjithi përnjëherë?” Ne e shpallëm ashtu (pjesë-pjesë), në mënyrë që të forcojmë zemrën tënde nëpërmjet tij. Ne ta sollëm atë ca nga ca, ajet pas ajeti. Dhe ata nuk të bëjnë ndonjë pyetje që Ne të mos ta zbresim të vërtetën dhe shpjegimin më të mirë.” [Furkan, 32, 33]. Pasi përmendi arsyetimin e tyre të mbrapshtë dhe të kotë, Allahu i Madhërishëm na tregon se kjo lloj sjellje e tyre nuk është e huaj dhe e papritur, sepse ata janë treguar edhe më të ndyrë e të ligj më parë, me qëndrimet e shëmtuara që kanë mbajtur, madje edhe ndaj profetëve që pretendojnë se i besojnë. Kështu, ata kanë kërkuar që ta shohin Zotin haptazi ose kanë adhuruar si Zot viçin, pas gjithë atyre shenjave dhe mrekullive që i dëshmuan dhe i jetuan, shenja që askush tjetër nuk e pati mundësinë që t’i shohë. Aq të prirur kanë qenë për të mos i pranuar ligjet e Librit të tyre, pra, të Teuratit, saqë u nënshtruan veçse prej kërcënimit me malin Tur mbi kokat e tyre, që ishte gati të binte mbi ta, nëse nuk do të pranonin të nënshtroheshin. Kështu, ata u bindën vetëm të detyruar, domethënë gati pa vetëdije. Ata, paturpësisht, e shpërfillën edhe ftesën e Zotit për t’ua falur gjynahet dhe vepruan në kundërshtim me urdhrin që morën. Nga “bëmat” e tyre ishte, gjithashtu, edhe mosrespektimi i rregullit të së shtunës, kur nuk duhej të peshkonin, por ata bën hile, prandaj Zoti iu dha atë ndëshkim poshtërues e shëmtues. Çdo premtim që jepnin, shoqërohej shpejt me shkeljen e tij, mohimin e Shpalljes së Zotit dhe deri me padrejtësinë më të madhe, - vrasjen e profetëve. Pastaj, si për t’u justifikuar, erdhi pretendimi i tyre i thatë dhe i paarsyeshëm: “Zemrat tona janë të mbyllura”, prandaj gjoja nuk kuptonin. Jo, ata e kuptonin shumë mirë mesazhin e profetëve, por, për shkak të mohimit dhe kundërshtimit të tyre, ata merituan që Zoti t’ua vuloste zemrat, për t’i bërë që të mos nënshtroheshin. Rrjedhimisht, vetëm një pakicë e tyre e besoi të vërtetën. Të zeza ishin fjalët dhe veprat e tyre. Ata jo vetëm që tregoheshin të pabindur dhe të panënshtruar, por edhe shpifnin për njerëzit e mirë dhe për profetët. Ata pretenduan se e vranë dhe e kryqëzuan Isain, të birin e Merjemes. Por e vërteta është se ata as e vranë, as e kryqëzuan atë, por atyre iu duk ashtu, ndërkohë që vranë dikë tjetër në vend të tij, që u përngjau si ai. Ata jo vetëm që nuk besuan, por pengonin edhe të tjerët nga rruga e Zotit, madje i ftonin për t’u bërë si ata, të pabindur, të devijuar nga udha e Zotit, marrës të rryshfetit e të fajdesë, edhe pse Zoti i ndaloi rreptësisht nga këto vepra, duke i kërcënuar me ndëshkim të madh. E pra, nuk është çudi që të tillë njerëz t’i kërkonin profetit Muhamed (a.s)që të zbriste nga qielli një libër, si kusht të domosdoshëm për ta besuar atë si profet. Kjo është një nga mënyrat më të mira për të polemizuar me të tillë njerëz, të cilët nuk kërkojnë të vërtetën, por thjesht arsyetojnë për të justifikuar veten. Kështu, kur ata nxjerrin dyshime dhe pretendime për të refuzuar të vërtetën, duke e bërë këtë edhe si justifikim për të tjerët, që edhe ata të mohojnë, atëherë le t’u përmendet atyre çdo cilësi e turpshme dhe punë e keqe që i karakterizon. Në këtë mënyrë, njerëzit do ta kuptojnë se pretendimet e tyre vijnë nga po i njëjti llum dhe pisllëk. Çdo argument që ata përdorin për mospranimin e profetësisë së Muhamedit (a.s)mund të pretendohet gjithashtu edhe për Profetin që ata gjoja besojnë dhe e pasojnë. Me të tilla mënyra argumentimi kundër tyre, ndoshta ata do të reshtin dhe do të shpartallohen. Gjithashtu, të gjitha argumentet që përdorin për të arsyetuar pranimin dhe besimin e Profetit të tyre, të njëjtët - ndoshta edhe më fort - vërtetojnë edhe profetësinë e Muhamedit a.s. Duke qenë se qëllimi këtu i përmendjes së poshtërsive të tyre ishte thjesht për t’i bërë që të ndalen nga shpifjet dhe trillimet, Allahu i Lartësuar nuk i përmendi ato në mënyrë të hollësishme, por vetëm shkurtimisht. Megjithatë, në vende të tjera në Kur’ân, Ai i ka treguar “bëmat” e tyre më gjerësisht. Le të qëndrojmë pak te fjala e Allahut të Lartësuar:Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij dhe Ditën e Kiametit, ai do të dëshmojë kundër tyre. -Cilit i referohet përemri pronor “së tij” në këtë fjali? Dy janë mundësitë:1. Para vdekjes së çdo ithtari të Librit. Sipas kësaj, çdo ithtar i Librit ka për ta besuar Isain (a.s.) në çastet e agonisë së vdekjes ashtu si duhej ta besonte gjatë jetës, pra me besimin e saktë dhe të drejtë që ai është veç një profet i Zotit. Por ky besim nuk i sjell dobi atij, sepse është i detyruar, pa vullnetin e tij. Sipas këtij kuptimi, ajeti është kërcënim për ithtarët e Librit, që të mos vazhdojnë në besimin e gabuar, por të ndalen para se t’u vijë momenti i vdekjes, në të cilin do të pendohen, por kjo do të jetë e padobishme atëherë. Dëshpërimi i atij momenti do të jetë shumë i madh, ndësa dëshpërimi i Ditës së Gjykimit do të jetë i papërshkrueshëm. Kjo ishte mundësia e parë.2. Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait, para vdekjes së Isait. Kjo do të ndodhë në kohën e shfaqjes së shenjave të mëdha të Kijametit. Hadithet e sakta që flasin për zbritjen e Isait (a.s)përpara Kijametit janë të shumta. Në to tregohet që ai do të vrasë Dexhallin, do të zhvleftësojë xhizjen dhe ithtarët e Librit do ta besojnë atë ashtu sikurse e besojnë besimtarët e drejtë. Ditën e Gjykimit, Isai (a.s)do të dëshmojë për ta: a kanë punuar drejt apo në kundërshtim me ligjin e Zotit. Sigurisht që atë ditë Isai (a.s)do të dëshmojë për pasaktësinë e besimit të ithtarëve të Librit sot. Ai do të dëshmojë se besimi i tyre ka qenë i devijuar dhe në kundërshtim me ligjin e Zotit, të sjellë në Kur’ân dhe në të cilin ftoi Muhamedi a.s. Ne jemi të sigurt për këtë dëshmi, për shkak të njohjes që kemi rreth Isait (a.s)dhe faktit se ai do dëshmojë veçse të drejtën. Shpallja e Zotit, e sjellë nëpërmjet Muhamedit a.s, është e vërteta e sigurt dhe çdo gjë tjetër veç saj është e kotë dhe devijim nga rruga e drejtë.Më pas, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai ua bëri haram ithtarëve të Librit shumë mirësi, të cilat më parë ishin të lejuara për ta. Ky ndalim u bë në formë ndëshkimi për ta, për shkak të padrejtësive dhe armiqësisë së tyre, të pengimit dhe devijimit të njerëzve nga rruga e Zotit, për shkak të ushtrimit të kamatës, edhe pse ishin ndaluar rreptësisht nga ajo. Ata i privonin të tjerët nga drejtësia dhe haku i tyre, prandaj dhe i Lartësuari i ndëshkoi ata sipas punës që kryen. Kështu, ato mirësi të cilat i kishin të lejuara, sepse ishin të mira dhe të dobishme, Ai ua bëri të ndaluara. Edhe një herë, ky ishte një ndalim ndëshkimor, ndërsa ndalimet në Sheriatin islam nuk janë ndëshkimore, por synojnë që t’i ruajnë muslimanët nga çdo gjë e pisët, e keqe dhe e dëmshme, që cenon dynjanë dhe fenë e tyre.

4:162Page 103

لَّٰكِنِ ٱلرَّٰسِخُونَ فِي ٱلۡعِلۡمِ مِنۡهُمۡ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ يُؤۡمِنُونَ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيۡكَ وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبۡلِكَۚ وَٱلۡمُقِيمِينَ ٱلصَّلَوٰةَۚ وَٱلۡمُؤۡتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ أُوْلَٰٓئِكَ سَنُؤۡتِيهِمۡ أَجۡرًا عَظِيمًا ١٦٢

But those firm in knowledge among them and the believers believe in what has been revealed to you, [O Muḥammad], and what was revealed before you. And the establishers of prayer [especially] and the givers of zakāh and the believers in Allāh and the Last Day - those We will give a great reward.

Pasi tregoi të metat e ithtarëve të Librit, Allahu i Lartësuar përmend edhe cilësitë e pjesës së mirë të tyre:Mirëpo të thelluarit në dituri prej tyre dhe besimtarët(e vërtetë), besojnë në atë që të është shpallur ty(O Muhamed)dhe në atë që është shpallur para teje. Kështu besojnë edhe ata që falin rregullisht namazin, dhënësit e zekatit dhe besimtarët(e vërtetë)në Allahun dhe në Ditën e Kijametit. -Pra, janë ata njerëz, në zemrat e të cilëve ka zënë vend dija dhe kanë siguri të plotë në vërtetësinë e fjalës së Allahut, që i besojnë plotësisht Shpalljes që iu zbrit Muhamedit (a.s)dhe shpalljeve që zbritën para tij. Fryte të këtij besimi të saktë janë veprat e mira, si falja e rregullt e namazit dhe dhënia e zekatit, të cilat janë, në fakt, ndër veprat më të mira dhe më të dobishme. Ato janë të tilla, sepse nëpërmjet tyre kultivohet sinqeriteti ndaj Zotit dhe bamirësia ndaj krijesave. Ata gjithashtu besojnë në Ditën e Gjykimit, duke iu frikësuar kërcënimit të Zotit dhe duke shpresuar premtimet e Tij. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:Atyre do t’u japim shpërblim të madh. -Ky shpërblim u premtohet atyre, sepse ata kanë dijen e saktë e të dobishme, besimin, punën e mirë në përputhje me këtë besim dhe besimin në të gjithë librat dhe profetët e Zotit, pa përjashtim.

4:163–165Page 104

۞ إِنَّآ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ كَمَآ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ نُوحٖ وَٱلنَّبِيِّـۧنَ مِنۢ بَعۡدِهِۦۚ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡمَٰعِيلَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ وَٱلۡأَسۡبَاطِ وَعِيسَىٰ وَأَيُّوبَ وَيُونُسَ وَهَٰرُونَ وَسُلَيۡمَٰنَۚ وَءَاتَيۡنَا دَاوُۥدَ زَبُورٗا ١٦٣

Indeed, We have revealed to you, [O Muḥammad], as We revealed to Noah and the prophets after him. And We revealed to Abraham, Ishmael, Isaac, Jacob, the Descendants,1 Jesus, Job, Jonah, Aaron, and Solomon; and to David We gave the book [of Psalms].

وَرُسُلٗا قَدۡ قَصَصۡنَٰهُمۡ عَلَيۡكَ مِن قَبۡلُ وَرُسُلٗا لَّمۡ نَقۡصُصۡهُمۡ عَلَيۡكَۚ وَكَلَّمَ ٱللَّهُ مُوسَىٰ تَكۡلِيمٗا ١٦٤

And [We sent] messengers about whom We have related [their stories] to you before and messengers about whom We have not related to you. And Allāh spoke to Moses with [direct] speech.

رُّسُلٗا مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى ٱللَّهِ حُجَّةُۢ بَعۡدَ ٱلرُّسُلِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمٗا ١٦٥

[We sent] messengers as bringers of good tidings and warners so that mankind will have no argument against Allāh after the messengers. And ever is Allāh Exalted in Might and Wise.

Ne të dërguam ty(o Muhamed)me Shpallje, ashtu siç dërguam me Shpallje Nuhun dhe profetët pas tij; siç dërguam me shpallje edhe Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin. Edhe Davudit i dhamë Zeburin.(Ne dërguam)Profetë për të cilët të kemi treguar më parë dhe profetë për të cilët nuk të kemi treguar. Ndërsa Musait, Allahu i foli me fjalë.Profetë që të ishin përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kishin justifikim para Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë. -Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai, ashtu sikurse veproi me të gjithë profetët e tjerë, i shpalli Muhamedit a.s, robit dhe Profetit të Tij të zgjedhur, Sheriatin madhështor dhe këto rrëfime të vërteta. Kështu ka vepruar me të gjithë profetët që ka dërguar: i ka pajisur ata me ligj dhe udhëzim të drejtë. Në këto ajete ka shumë dobi. Kështu, ato dëshmojnë se Muhamedi (a.s)nuk është i vetmi profet, sepse para tij janë dërguar shumë profetë të tjerë nga Zoti i Lartësuar. Për këtë arsye, është fare pa vend habia që mohuesit tregojnë për faktin se Zoti i shpalli atij ligj dhe udhëzim. Kjo habi nuk ka asnjë shpjegim, përveç injorancës dhe kryeneçësisë së tyre. Allahu i Lartësuar i solli Muhamedit (a.s)një Shpallje, që në themelet e saj është e njëjtë me shpalljet që u ka dhënë të dërguarve të tjerë. Të gjitha këto shpallje përmbajnë drejtësinë dhe vërtetojnë njëra-tjetrën. Cilësitë e Muhamedit (a.s)janë të njëjta me cilësitë e vëllezërve të tij të tjerë profetë. Ftesa që ai u drejtoi njerëzve është e njëjtë me ftesën e tyre, morali i tij i njëjtë me moralin e tyre, burimi i shpalljeve të tyre është i njëjtë dhe pikësynimi i tyre është po i njëjtë. Kushdo që bën një krahasim të tillë mes tij dhe profetëve të tjerë, me siguri do të arrijë në përfundimin që ai nuk qe kurrsesi një mashtrues apo një sundues zullumqar. Përmendja e këtyre profetëve, duke i lëvduar dhe duke treguar vlerat e tyre, shtojnë imanin e besimtarit dhe dashurinë për ta. Kjo nxit për t’i marrë ata si shembull, për të pasuar traditën dhe rrugën e tyre. Gjithashtu, kjo nxit për të njohur sa më mirë të drejtat ndaj tyre, ashtu sikurse nxit Allahu i Lartësuar në disa ajete, si për shembull: “Selam për Ibrahimin!”, ose: “Selam për Musain dhe Harunin!”, ose: “Selam për Iljasin!” [Saffat 109, 120, 130]. Çdo bamirës meriton një përkujtim të mirë ndër njerëz, në varësi të gradës së bamirësisë së tij. Padyshim të gjithë profetët dhe në mënyrë të veçantë këta të përmendurit janë në gradën më të lartë të ihsanit bamirësisë. Pasi tregoi se u ka dhënë Shpallje të gjithë profetëve, Allahu i Lartësuar përmend në mënyrë të veçantë disa profetë, për t’i dalluar ndër të tjerë. Kështu, Ai përmend Daudin (a.s)dhe Librin që ju shpall atij, Zeburin, librin me të cilin Ai e dalloi nga profetët e tjerë. Ndërsa Musait, Allahu i Lartësuar i foli direkt me fjalë, pa ndërmjetës. Madje, Musai njihet gjerësisht si Profeti të cilit i Gjithëmëshirshmi i foli drejtpërdrejt. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon se jo për të gjithë profetët i ka rrëfyer Profetit të Tij të fundit, Muhamedit a.s. Kjo tregon se numri i profetëve ka qenë shumë i madh. Megjithatë, një gjë është e sigurt: ata u dërguan si përgëzues për një lumturi të madhe në dynja dhe ahiret për të gjithë ata që i binden Allahut dhe pasojnë rrugën dhe udhëzimet e tyre. Ata u dërguan edhe si paralajmërues të një ndëshkimi dhe dëshpërimi në të dyja jetët, për këdo që nuk i bindet Allahut dhe refuzon rrugën dhe udhëzimin e sjellë prej tyre. Allahu i Lartësuar i dërgoi profetët edhe për një arsye tjetër: që askush të mos ketë justifikim para Allahut dhe të thotë: “Neve nuk na erdhi i dërguar që të na përgëzonte e të na tërhiqte vërejtjen”. Ja, pra, ku ju erdhi Përgëzuesi dhe Paralajmëruesi. Allahu ka pushtet për gjithçka.” [Maide 19]. Pas dërgimit të profetëve njëri pas tjetrit, askush nuk mund të justifikohet para Allahut se ishte i paditur. Profetët kishin si detyrë që t’u qartësonin njerëzve plotësisht çështjet e fesë së tyre, çdo gjë që e kënaq Zotin dhe çdo gjë që e zemëron Atë, rrugën që të çon në Xhenet dhe rrugët që të çojnë në Zjarr. Për këtë arsye, çdokush që i mohon dhe i kundërshton ata, pas këtij sqarimi, të qortojë veçse vetveten. Dërgimi i profetëve dhe zbritja e librave për t’i udhëzuar njerëzit që të arrijnë mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit tregon krenarinë dhe urtësinë e plotë të Allahut të Lartësuar, ashtu sikurse tregon edhe bamirësinë dhe mëshirën e Tij për ta. Allahu i Urtë dhe i Gjithëmëshirshëm nuk do ta linte kurrsesi njerëzimin pa i plotësuar nevojën e domosdoshme për profetët dhe mesazhin që ata sjellin. Ai e plotësoi këtë nevojë në mënyrën më të përkryer, dhe vetëm Atij i takon lavdia dhe mirënjohja e plotë. E lusim Allahun e Lartësuar që, ashtu sikurse e filloi këtë mirësi, duke dërguar profetët dhe shpalljet, ta plotësojë atë mbi ne, duke na dhënë sukses dhe forcë për të ecur në rrugën e tyre! Pa dyshim, Allahu është Bamirës dhe Bujar i madh.

4:166Page 104

لَّٰكِنِ ٱللَّهُ يَشۡهَدُ بِمَآ أَنزَلَ إِلَيۡكَۖ أَنزَلَهُۥ بِعِلۡمِهِۦۖ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يَشۡهَدُونَۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدًا ١٦٦

But Allāh bears witness to that which He has revealed to you. He has sent it down with His knowledge, and the angels bear witness [as well]. And sufficient is Allāh as Witness.

Por Allahu dëshmon se atë(shpallje)që ta zbriti ty, ta zbriti nga dija e Vet dhe melekët dëshmojnë. Por mjafton që Allahu është dëshmues. -Pasi bëri të ditur se i solli Shpallje Profetit të Tij, Muhamedit (a.s.), ashtu sikurse u kishte sjellë vëllezërve të tij profetë më herët, Allahu i Lartësuar dëshmon Vetë për saktësinë dhe vërtetësinë e kësaj Shpalljeje. Kështu, Allahu i Lartësuar dëshmon se e ka shpallur Kur’ânin “nga dija e Vet”. Shprehja “nga dija e Vet” mund të kuptohet në dy mënyra:1. “Ta zbriti nga dija e Vet”, domethënë, kjo Shpallje, të cilën e ka zbritur Allahu i Lartësuar, përmban në vetvete dituri prej dijes së Zotit. Ajo përmban dituri hyjnore, dispozita ligjore dhe rrëfime të panjohura, të cilat janë një pjesë e dijes së Zotit dhe që Ai ua mëson robërve të Tij nëpërmjet kësaj Shpalljeje.2. “Ta zbriti nga dija e Vet”, domethënë, kjo Shpallje ka zbritur me djeninë e plotë të Allahut të Lartësuar, prandaj dhe Ai dëshmon për vërtetësinë e saj të padiskutueshme.Është Allahu i Lartësuar Ai që e shpalli Kur’ânin me urdhëresa, ndalesa dhe dispozita të rëndësishme, dhe këtë e bëri me dijen e Tij të plotë dhe absolute. Ai e di se çfarë përmban ky libër dhe e gjithë shpallja, të cilën ia përcolli Profetit të fundit, dhe e dinte shumë mirë gjendjen e atij të cilit ia shpalli këtë libër. Ai e dinte shumë mirë se Profeti i ftoi pa u lodhur njerëzit në adhurimin e Zotit të tyre, prandaj çdokush që e besoi dhe iu përgjigj ftesës së Profetit do të konsiderohet si miku i Zotit, ndërsa çdokush që e mohoi dhe shprehu armiqësi ndaj Profetit do të konsiderohet armiku i Zotit. Allahu i Lartësuar e ndihmoi profetin Muhamed a.s, duke i dhuruar fitore pas fitoreje, duke iu përgjigjur lutjeve të tij, duke poshtëruar armiqtë e tij dhe ndihmuar miqtë e tij. E ku ka dëshmi më të madhe dhe më të qartë për sinqeritetin dhe vërtetësinë e këtij Profeti, sesa këto që u përmendën. Për çështjet e mëdha dhe të rëndësishme kërkohen dëshmi të forta, nga dëshmuesit më të rëndësishëm, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: “Allahu dëshmon, e po ashtu edhe melekët, dhe njerëzit e dijes, se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij. Ai është Zbatuesi i drejtësisë. Nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij, Ngadhnjimtarit e të Urtit.” [Al imran 18]. Mjafton, pra, Allahu si dëshmues.

4:167Page 104

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ قَدۡ ضَلُّواْ ضَلَٰلَۢا بَعِيدًا ١٦٧

Indeed, those who disbelieve and avert [people] from the way of Allāh have certainly gone far astray.

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregoi rreth shpalljeve të profetëve dhe në mënyrë të veçantë për shpalljen dhuruar Profetit të fundit, Muhamedit a.s. Ai dëshmoi për saktësinë dhe vërtetësinë e tyre. Po kështu kanë dëshmuar edhe melekët e Tij. Kjo tregon se shpalljet janë të vërteta, prandaj është detyrë që të pohohen, të besohet gjithçka e sjellë në to dhe të punohet dhe jetohet sipas tyre. Në ajetet në vijim, Allahu i Lartësuar kërcënon të gjithë ata që mohojnë shpalljet e Tij, duke thënë:Ata që kanë mohuar dhe kanë penguar njerëzit nga rruga e Allahut, ata kanë humbur shumë larg prej Udhës së Drejtë. -Këta jo vetëm që e mohuan dhe refuzuan Shpalljen për veten e tyre, por penguan edhe të tjerët nga rruga e Zotit. Këta janë udhëheqësit e kufrit dhe ftuesit për në rrugën e humbjes. Në fakt, ata kanë humbur shumë larg prej udhës së drejtë. E kush mund të jetë më i humbur dhe devijuar sesa ai që ka humbur vetveten dhe devijon të tjerët, duke u ngarkuar me gjynahe të shumëfishuara?! Këta janë shumë larg nga e vërteta dhe nga falja e Zotit. Për ta, Ai thotë:

4:168–169Page 104

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَظَلَمُواْ لَمۡ يَكُنِ ٱللَّهُ لِيَغۡفِرَ لَهُمۡ وَلَا لِيَهۡدِيَهُمۡ طَرِيقًا ١٦٨

Indeed, those who disbelieve and commit wrong [or injustice] - never will Allāh forgive them, nor will He guide them to a path,

إِلَّا طَرِيقَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٗا ١٦٩

Except the path of Hell; they will abide therein forever. And that, for Allāh, is [always] easy.

Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu as nuk ka për t’i falur e as nuk ka për t’i drejtuar në asnjë rrugë tjetër, përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë.... -Kufri është padrejtësia më e madhe, por, megjithatë, Allahu i Madhëruar ka shtuar e ka thënë: “...dhe bëjnë padrejtësi...”. Kjo është bërë për të treguar se sa të thelluar dhe të shfrenuar kanë qenë në kufrin e tyre. Ata jo vetëm që kanë mohuar Zotin dhe gjithçka që duhej të besohej dhe të respektohej, por kanë bërë vepra të këqija dhe padrejtësi, të diktuara nga kufri i tyre, duke u zhytur thellë në të. Këta janë shumë larg faljes së Allahut të Lartësuar dhe udhëzimit në rrugën e drejtë, dhe kjo ndodh për shkak të veprave të tyre. Allahu i Lartësuar për ta thotë: “Allahu as nuk ka për t’i falur e as nuk ka për t’i drejtuar në asnjë rrugë tjetër, përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë”. Falja e Zotit dhe udhëzimi i Tij janë shumë larg tyre. Shkak për këtë u bënë vazhdimësia e tyre në kalimin e kufijve të Zotit dhe thellimi në kufrin e tyre. Njerëzve me të tilla cilësi Allahu i Lartësuar ua vulos zemrat dhe ua mbyll dyert e udhëzimit, duke i shpërblyer pikërisht me atë që kanë fituar me duart e tyre. Allahu i Lartësuar nuk i bën padrejtësi asnjë njeriu. Ai thotë:Dhe kjo për Allahun është e lehtë. -Allahu i Lartësuar nuk u kushton asnjë lloj rëndësie atyre dhe as nuk i vështron, sepse ata nuk meritojnë të mirën. Ata meritojnë veçse atë që vetë e kanë zgjedhur.

4:170Page 104

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدۡ جَآءَكُمُ ٱلرَّسُولُ بِٱلۡحَقِّ مِن رَّبِّكُمۡ فَـَٔامِنُواْ خَيۡرٗا لَّكُمۡۚ وَإِن تَكۡفُرُواْ فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا ١٧٠

O mankind, the Messenger has come to you with the truth from your Lord, so believe; it is better for you. But if you disbelieve - then indeed, to Allāh belongs whatever is in the heavens and earth. And ever is Allāh Knowing and Wise.

O njerëz! Juve ju ka ardhur i Dërguari me të vërtetën nga Zoti juaj. Prandaj besoni, se kjo është më mirë për ju! -Allahu i Lartësuar urdhëron të gjithë njerëzit që ta besojnë Atë dhe Profetin e Tij, Muhamedin a.s. Ai tregon edhe shkakun që duhet të na shtyjë për ta besuar Atë, dobinë e këtij besimi dhe dëmin e shpërfilljes dhe të mosbesimit tek Ai. Shkaku që duhet të na shtyjë ta besojmë Profetin është fakti se ai erdhi me të vërtetën e sigurt nga Zoti i tij. Vetë ardhja e tij ishte e drejtë, ligji që ai solli prej Zotit të tij është i drejtë. Çdo njeri i logjikshëm e di se lënia e krijesave në injorancë dhe në kufër, pa u sjellë atyre një shpallje si udhëzim për ta, bie ndesh me urtësinë dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar. Kështu, dërgimi i Profetit është shenjë e urtësisë dhe mëshirës së madhe të Allahut të Lartësuar, sepse nëpërmjet atij, krijesat arrijnë të dallojnë udhëzimin e drejtë nga humbja, të vërtetën nga e kota. Mjafton të shohësh në përmbajtjen e Shpalljes që ai solli nga Zoti i tij, për të gjykuar se ai ishte vërtet profet nga Zoti. Kjo siguri shtohet akoma më shumë nëse meditojmë thellë rreth Sheriatit dhe porosive të mrekullueshme të Profetit për njerëzimin. Në Shpalljen që ai solli prej Zotit të tij gjenden rrëfime të panjohura të së kaluarës dhe të së ardhmes, përshkrime rreth Allahut të Lartësuar dhe Ditës së Gjykimit etj., të cilat mund të njihen veçse nëpërmjet shpalljeve hyjnore. Ky Profet ka urdhëruar për çdo të mirë, për ndjekjen e rrugës së drejtë, për mbajtjen e drejtësisë, për sinqeritet dhe vërtetësi, për ruajtjen e lidhjeve që duhen ruajtur, për moral të mirë, fisnikëri dhe bujari. Ai ka ndaluar nga çdo e keqe, nga kalimi i kufijve dhe padrejtësia, nga morali i keq, nga gënjeshtrat dhe mashtrimet, nga shpërfillja dhe nëpërkëmbja e të drejtave të krijesave etj. Të tilla porosi të mrekullueshme dhe të domosdoshme për shoqërinë njerëzore, sidomos në atë kohë, nuk të lenë asnjë dyshim, por të japin bindjen e plotë se me të vërtetë ai ishte profet i dërguar nga Zoti. Sa më shumë ta njohë njeriu këtë Shpallje, aq më shumë i shtohet besimi dhe siguria për vërtetësinë e Profetit. Këto që përmendëm janë të gjitha shkaqe që duhet të na shtyjnë ta besojmë këtë Profet. Për sa i përket dobisë dhe mirësisë që sjell besimi në profetin Muhamed a.s, Allahu i Lartësuar ka thënë se besimi tek ai është më mirë për ne. Kështu besimi është më mirë për besimtarët, është më i mirë për trupin, për zemrat dhe shpirtrat e tyre, më i mirë për dynjanë dhe ahiretin e tyre. Besimi te ky Profet është më i mirë për besimtarët, për shkak të mirësive dhe dobive që lidhen ngushtë me këtë besim. Çdo shpërblim, qoftë ai në këtë botë apo i premtuar për në ahiret, është fryt i imanit, fitore dhe ndihmë nga Zoti. Udhëzimi në rrugën e drejtë, dija e vërtetë, e sigurt dhe e dobishme, veprat e mira sipas kësaj dijeje, çdo lumturi dhe gëzim, madje edhe Xheneti e gjithçka që ai përmban, të gjitha këto vijnë nga besimi i drejtë dhe i saktë te profeti Muhamed a.s. Nga ana e kundërt, çdo vuajtje dhe dëshpërim i kësaj dynjaje dhe i ahiretit vjen nga mungesa e këtij imani ose nga mangësia e tij. Dëmet që sjell mosbesimi te profeti Muhamed (a.s)janë pikërisht të kundërtat e mirësive që sjell ky besim. Por le ta dijë çdokush se robi dëmton veçse veten e vet dhe se Allahu i Lartësuar është jonevojtar për të. Atë nuk e dëmton aspak mosbindja dhe mosbesimi i krijesave. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Por, nëse ju nuk e besoni, ta dini se vetëm Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -Gjithçka është krijesë dhe pronë e Tij dhe është e nënshtruar nën pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për çdo gjë që e ka krijuar dhe e sundon. Ai është i Urtë për çdo gjë që e ka krijuar dhe çdo urdhër që ka lëshuar. Ai është më i Dituri, si për ata që meritojnë udhëzimin, edhe për ata që meritojnë humbjen. Me urtësinë e Tij, Ai udhëzon ose lë në humbje ata që e meritojnë atë.

4:171Page 105

يَٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ لَا تَغۡلُواْ فِي دِينِكُمۡ وَلَا تَقُولُواْ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡحَقَّۚ إِنَّمَا ٱلۡمَسِيحُ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَ رَسُولُ ٱللَّهِ وَكَلِمَتُهُۥٓ أَلۡقَىٰهَآ إِلَىٰ مَرۡيَمَ وَرُوحٞ مِّنۡهُۖ فَـَٔامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦۖ وَلَا تَقُولُواْ ثَلَٰثَةٌۚ ٱنتَهُواْ خَيۡرٗا لَّكُمۡۚ إِنَّمَا ٱللَّهُ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ سُبۡحَٰنَهُۥٓ أَن يَكُونَ لَهُۥ وَلَدٞۘ لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلٗا ١٧١

O People of the Scripture, do not commit excess in your religion1 or say about Allāh except the truth. The Messiah, Jesus the son of Mary, was but a messenger of Allāh and His word which He directed to Mary and a soul [created at a command] from Him. So believe in Allāh and His messengers. And do not say, "Three"; desist - it is better for you. Indeed, Allāh is but one God. Exalted is He above having a son. To Him belongs whatever is in the heavens and whatever is on the earth. And sufficient is Allāh as Disposer of affairs.

Allahu i Lartësuar i ndalon ithtarët e Librit nga teprimi me fenë dhe kalimi i kufijve të vendosur nga Ai. Ata largohen nga veprat që janë të ligjëruara dhe bëjnë ato gjëra që Zoti nuk i ka ligjëruar, madje i ka ndaluar. Kështu, mund të përmendim teprimin e të krishterëve në lidhje me Isain, duke e ngritur atë mbi gradën e profetësisë dhe duke e përshkruar atë me cilësitë që i takojnë vetëm se Allahut të Lartësuar. Më tej, i Lartësuari thotë:O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në fenë tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! -Kjo fjali përmban dy ndalesa dhe një urdhër. Dy ndalesat janë:1. Mos thoni gënjeshtra lidhur me Allahun e Lartësuar.2. Mos flisni pa patur dije rreth emrave, cilësive dhe veprave të Allahut, si edhe për ligjet e profetët e Tij.Ndërsa urdhri është: Thoni të vërtetën për këto çështje që u përmendën më lart. Këto rregulla janë të përgjithshme dhe duhet të zbatohen gjithmonë. Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i zbatojmë ato kur flasim për çështjen e Isait, ndryshe nga ç’veprojnë çifutët dhe të krishterët. Allahu i Lartësuar thotë:Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, ishte vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij(Allahut)që ia drejtoi Merjemes, si dhe shpirt(i krijuar)nga Ai. -Fillimisht, thuhet se ai ishte “Resulullah”- i Dërguar i Allahut. Kjo është grada më e lartë që mund të arrijë një njeri. Së dyti, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Isain si “Fjala e Tij, që ia drejtoi Merjemes..”. Isai u krijua nëpërmjet një fjale të thënë nga Allahu i Lartësuar. Kështu, Isai nuk ishte vetë fjala, porse ai erdhi në ekzistencë nëpërmjet saj. Së treti, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Isain si “shpirt nga Ai.” Pra, Isai ishte një shpirt i krijuar nga Allahu i Lartësuar, i pajisur me cilësi dhe virtyte të larta. Allahu i Lartësuar dërgoi Xhibrilin, i cili fryu në trupin e Merjemes dhe, me lejen e Allahut, në barkun e saj u ngjiz Isai.Prandaj besoni në Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe mos thoni: “Është Trini”! Hiqni dorë, sepse është më mirë për ju! -Pasi qartësoi plotësisht të vërtetën rreth Isait, Allahu i Lartësuar urdhëron ithtarët e Librit që të kenë besim të drejtë për Allahun dhe profetët e Tij. Ai urdhëron ata që të largohen nga koncepti i Trinisë dhe besimet e trilluara, sepse kështu është më mirë për ta dhe se kjo është e vetmja mundësi dhe rrugë për të shpëtuar. Çdo rrugë tjetër, që nuk është e bazuar në Shpalljen e Zotit, por thjesht në hamendësime, të çon në shkatërrim. Më pas, Allahu i Lartësuar dëshmon se Ai është i Pastër nga të tilla shpifje dhe trillime, duke thënë:Allahu është Një Zot i vetëm. Qoftë i lavdëruar! Ai është i Lartësuar dhe i Pastër nga mangësitë, për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. -Ai është i vetmi që meriton adhurimin, prandaj askush e asgjë tjetër nuk duhet të adhurohet së bashku me Të. Ai është i Pastër, i Lartësuar dhe i Madhërishëm që të ketë fëmijë, sepse gjithçka që gjendet në qiell dhe në tokë është krijesë dhe pronë e Tij. Të gjithë janë të nevojshëm, të varfër e të varur tërësisht nga Allahu i Lartësuar. Atëherë, si mund të mendohet që, mes krijesave, të gjendet ndonjë partner apo fëmijë për Të?!Mjafton Allahu si rregullues i çështjeve të gjithësisë. -Pasi bëri të ditur se Ai është i Gjithëpushtetshmi dhe Mbretëruesi i botës qiellore dhe tokësore, Allahu i Lartësuar tregon se është pikërisht dhe vetëm Ai që kujdeset për çështjet e robërve , qofshin ato çështje të dynjasë apo të ahiretit. Ai i ka ruajtur me saktësi veprat e tyre dhe do ta shpërblejë secilin, sipas drejtësisë dhe bamirësisë së Tij.

4:172Page 105

لَّن يَسۡتَنكِفَ ٱلۡمَسِيحُ أَن يَكُونَ عَبۡدٗا لِّلَّهِ وَلَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ ٱلۡمُقَرَّبُونَۚ وَمَن يَسۡتَنكِفۡ عَنۡ عِبَادَتِهِۦ وَيَسۡتَكۡبِرۡ فَسَيَحۡشُرُهُمۡ إِلَيۡهِ جَمِيعٗا ١٧٢

Never would the Messiah disdain to be a servant of Allāh, nor would the angels near [to Him]. And whoever disdains His worship and is arrogant - He will gather them to Himself all together.

Pasi foli për teprimin e krishterëve në çështjen e Isait (a.s)dhe konfirmoi se ai ishte robi dhe i dërguari i Tij, Allahu i Lartësuar tregon në këto ajete një realitet, kuptimi i të cilit është shumë i rëndësishëm për të gjetur të vërtetën. Ai thotë:Mesihu nuk do të refuzonte kurrë të ishte rob dhe adhurues i Allahut, dhe as melekët më të zgjedhur. -Pra, as Isai dhe as melekët e afërt të Allahut të Madhërishëm nuk e konsiderojnë për ulje statusin si rob e adhurues të Allahut. Ata nuk do të tregoheshin kurrsesi arrogantë e të refuzonin këtë pozitë. Duke mohuar këtë cilësi për ta, Allahu i Lartësuar ka pohuar të kundërtën. Me fjalë të tjera, Isai dhe melekët e afërt të Zotit janë shumë të përkushtuar në adhurimin ndaj Zotit të tyre. Sigurisht, ata e meritojnë këtë nderim të madh, sepse janë rob të nënshtruar dhe të sinqertë ndaj Allahut të Lartësuar, si në aspektin e rububije-s, ashtu edhe në atë të uluhije-s. Askush të mos mendojë se ngritja e Isait (a.s.), apo e dikujt tjetër, sipër gradës së krijesës është përsosmëri. Po kështu, edhe sjellja arrogante dhe mosbindja për adhurimin e Zotit nuk mund të jetë përsosmëri. Përkundrazi, këto janë qëndrime të dënueshme për krijesat. Prandaj i Lartësuari thotë:Ai që i largohet adhurimit të Tij dhe bëhet mendjemadh,(le ta dijë se)Ai(Allahu)do t’i tubojë të gjithë para Tij(për llogarinë me drejtësi).” -Allahu do t’i ringjallë të gjitha krijesat dhe do t’i tubojë përpara Tij, pa përjashtim, si kryeneçët dhe të pabindurit, ashtu edhe adhuruesit e Tij besimtarë. Ajo është dita kur Ai do të gjykojë me drejtësi dhe do të shpërblejë sipas meritës. Pastaj i Lartësuari e shtjellon këtë gjykim të Tij kur thotë:

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском